Në gusht të 1368-ës, "Këshilli i të Dhjetëve"
http://it.wikipedia.org/wiki/Consiglio_dei_Dieci
, një grup personash të devotshëm, (me siguri me origjinë shqiptare,
edhe pse kjo nuk është e specifikuar në dokumente) vendosi të ngrinte
një shkollë.
http://www.veneziamuseo.it/TERRA/San_Marco/Maurizio/mau_sn_albanesi.htm
-Është fjala për bashkë vëllazërinë që u quajt "Shkolla e shqiptarëve"
(Scuola degli Albanesi), një qendër e rëndësishme e arsimit, artit dhe
kulturës shqiptare në Venedik aty nga fillimi i shekullit XVtë.
"Shkolla e shqiptarëve" në Venedik, që u ngrit si ndërtesë më 1368-ën,
është i pari institucion arsimor i njohur i shqiptarëve në mërgim dhe
Marin Beçikemi i pari mësues shqiptar që njihet deri më sot.
Siç
shkruan G. Molneti në "La storia di Venecia nella vita private", “ndër
mësuesit e tjerë, këtu punonte edhe Marin Beçikemi, që u quajt thjesht
Marin Shkodrani, i cili në fillim të 1500-ës mësonte në Venedik me
titullin "Mësues Popullor".
Ai, përpara se të fillonte si mësues në
Venedik, më 1503, kishte shërbyer si redaktor i Shkollës Letrare të
Raguzës si dhe ambasador i Republikës në Francë dhe në Napoli.
Në
këtë bashkëvëllazëri merrnin pjesë edhe artistë e humanistë të dëgjuar
me origjinë shqiptare si Leonik Tomeo, Marin Barleti, Viktor Karpaci e
Mark Bazaito etj., dijetarë që punuan në gjallërimin e kësaj vatre
shqiptare.
Leonik Tomen(1456-1531) erdhi në Venedik më 1504, por
ardhja e tij i dha një impuls të ri bashkë vëllazërisë
shqiptare."Shkolla e shqiptarëve" ishte për Leonik Tomen një arenë e
gjerë veprimi për të punuar në dobi të vendit, për ruajtjen e traditave
liridashëse dhe kulturore se sa katedra e filozofisë në Padova, ku ai
shërbeu për 8 vjet me radhë.
Në këtë shkollë ishte mësues edhe
Marin Barleti, njëri nga figurat kryesore të mendimtarëve tanë të shquar
përparimtarë, të shekujve XV dhe XVI. Ai, për nevojat e shkollës
shkruan dhe boton "Rrethimin e Shkodrës" më 1504 dhe më 1508, "Historia e
Jetës dhe Veprave të Skënderbeut, Princit të Epirotëve". Në parathënien
- kushtrim të veprës së parë "Rrethimi i Shkodrës", ai thotë se u vu të
shkruajë për Shqipërinë "nga fuqia e dashurisë për atdheun, për të
cilin me arsye e me të drejtë, çdo qytetar e ka për detyrë të derdhë
edhe gjakun deri në pikën e e fundit të tij".
http://mescarnetsvenitiens.blogspot.com/2010_04_01_archive.html
Në ballin e ndërtesës së kësaj shkolle, ndodhej e vendosur midis dy
dritareve, një bazoreliev kushtuar rrethimit të Shkodrës. Kjo është
vepër e piktorit me origjinë shqiptare, Viktor Karpacit (1455-1526).
Mjediset brenda saj i zbukuroi në afreske piktori tjetër me origjinë
shqiptare Mark Bazaiti(1470-1530). Të dy këta artistë, për nevojat e
shkollës, punuan edhe si arkitektë e dekoratorë. Elena Gjika(Dora
d'Istria), në një letër dërguar Jeronim De Radës më 1866, i shkruan ndër
të tjera se "Shqipëria duket gjithandej, nëpër përmendore, nëpër
kujtime, nëpër institucione, madje edhe në një shoqatë shqiptare".
Motivi kryesor i jetës së këtyre shqiptarëve në këtë komunitet të
qëndrueshëm, ishte: "Për nderin dhe lavdinë e Atdheut", motiv ky
thellësisht patriotik.
Tani të lindin vetvetiu disa pyetje:
- Këta dijetarë të shquar shqiptarë, ndër kokat më të shquara të kohës
së tyre në arenë botërore, nga kush e mësuan shkrimin shqip?
- Kujt i jepnin mësim?
- Ku shkuan librat e tyre, kur bëhet fjalë për një shkollë të shek. të XIV-të? (Meshari i Gjon Buzukut daton i vitit 1555)
P.s Leonik Tomeo ishte i pari që solli në latinisht, shkrimet e Aristotelit nga Greqishtja e Lashtë.
Pra, nga një gjuhë e vdekur si Greqishtja e Lashtë, i rishkroi sërish
në një gjuhë tjetër të vdekur siç ishte Latinishtja asokohe, pikërisht
një shqiptar.
Për kuriozitet, Nikola Koperniku ka qenë student i tij...