Për krijimin e shtetit të ri grek, shqiptarët ose arvanitët kanë
kontribuar në të gjitha drejtimet për ecurinë përpara të Greqisë.
Arvanitet
ishin profesoret e pare qe themeluan Akademine e Athines. Dhe
investuesi i nderteses se Akademise se Athines ishte shqiptar.
Qe
ne vitet e para te Revolucionit te 1821, luftetaret e lirise kishin
deshire te themelonin Akademine, sepse besonin se arma me e fuqishme
nder te gjitha ishte ndricimi i trurit, pra Universiteti, Akademia, me
pak fjale arsimimi.
U bene shume perpjekje per te hapur Akademine, por deshtuan. Vetem ne vitin 1926 ministri i atehershem i arsimit
Dhimiter Egjiniti,
arvanitas nga Egjina, raportoi dhe u botuan Urdheresat Kryesore me 18
mars 1925 ku behej realitet Akademia e Athines me pamjen e brendeshme
dhe misionin e sotem.
Ndertesa ku strehohet Akademia ka nje histori interesante sepse u financua nga nje shqiptar prej Voskopoje.
Me 1856 tregtari teper i pasur nga Voskopoja e Korces ne Vjene te Austrise,
Simon Sina,
deshironte t/i bente nje dhurate te madhe Greqise, brenda ne Athine.
Simon Sina ishte djali i Gjergj Sines, ish-Konsull i Pergjithshem ne
vitin 1834 i qeverise greke ne Austri. Familja Sina ishte me origjine
nga Vithkuqi (sot Vithkuq) i Korces, por qe andej ishin ngulur ne
Voskopoje dhe me vone u vendosen ne Vjene. Sinajt u moren ne fillim me
zhvillimin e tregtise midis Austrise dhe Perandorise Otomane. Me vone
themeluan fabriken e penjeve dhe te stofrave te pambukta.
Themeluan
Banken Kombetare te Austrise. Familja Sina bene shume dhurata
bamirese, midis se cilave uren e varur te Budapestit e cila kushtoi
atehere 500 mije sterlina angleze.
Gjergj Sina ishte
nenpresident i Bankes Austriake, president i shoqerise se hekurudhave ne
Austri, pronar tokash ne Austri, Bohem, Moldavi, Rumani, Serbi
etj. Sinajt jane dekoruar nga qeverite Ruse, Turke, Greke per
bamiresite e tyre ne keto vende. Gjergj Sina vdiq me 18 maj 1856.
Djali
tij, Simon Sina, ndoqi gjurmet e te atit, duke bere edhe ky dhurata te
medha bamirese. Sinajt nuk harruan kurre atdheun e tyre, Shqiperine.
Ata derguan shume bije shqiptaresh me bursa ne Universitetet e Europes.
Me
1859 filluan punimet e para. Me 15 prill 1876 Simon Sina vdes, duke
lene trashegimtar vetem dy vajza dhe, ne baze te testamentit te tij, e
vazhdoi dhe e mbaroi vepren gruaja e tij Ifigjenia Sina, me 1885.
Keshtu
hapja e Akademise se Athines u dedikohet, pra, dy arvanitasve te
vertete, Teodor Pangallo, qe ishte atehere ne brendesi te punimeve, dhe
arvanitasi tjeter Dhimitri Egjiniti, qe ishte atehere minister i
Arsimit.
Disa nga akademiket me origjine aravanitase jane:
Dhimiter Egjiniti, Angjelo Gjini, Sotiri Shqipi, Spiridon Doda, Vasil
Egjiniti, Gjergj Sotiriu, Kostandin Horemi, Aleksander Diomidhi, Maksim
Micopulos, Vasil Malamo, Dhimitri Kaburoglu, Teofil Vorea etj.
Kontributi i arvanitasve ne kulturen artistike greke
Menyra
e jeteses dhe veshja arvanitase ka terhequr vemendjen e shume
studiuesve te huaj, qe kane vizituar ballkanin ne shekujt e mepareshem.
Shume
piktore te huaj, te frymezuar nga lloji i menyres se jeteses dhe
veshjes arvanitase ose shqiptare, mbushen tablote e tyre me keto tema.
Shume
tablo me portretin e luftetarit arvanit gjenden neper muzete e medha
te Europes dhe kane terhequr vemendjes e vizitoreve te shumte.
Por nuk ishin vetem piktoret e huaj qe u frymezuan nga menyra e jeteses, veshja dhe figura e luftetarit arvanitas ose shqiptar.
Nga
fara arvanitase dolen shume piktore dhe disa prej tyre u bene me fame
boterore. Temat frymezuese te ketyre piktoreve te medhenj arvanitas
ishin betejat fitimtare te princit te Arberise dhe Epirit, Skenderbeut,
i njohur nga Papa Piu i 2-te, mbret i Albanise dhe Maqedonise me 1458.
Lufta shekullore e kombit te Arberit per liri, shpernguljet me dhune
nga trojet tona shekullore etj.
Disa nga keta piktore me fame boterore jane:
Polikron
Lebeshi, Eleni Bukura, Jani Altamura Bukura, Niko Voko, Niko
Engonopulos, Alqi Gjini, Jani Kuci, Taso Haxhi, Stamati Lazeru, Thanasi
Cinko, Andrea Kryezi, Niko (Gjika)Haxhiqiriako, Buzani, Gizi, Biskini
etj. Te gjithe keta piktore te medhenj me fame boterore jane me
prejardhje shqiptare, kane deklaruar vete qe jane arvanitas nga zonat e
banuara me shumice derrmuese me arvanite, si ishulli i Hidres, Eubea,
Atikia, etj. qe jane zemra e Greqise se lashte, dhe jane banuar dhe
banohen edhe sot nga kjo race.
Arvanitasit kane ndertuar dhe teatrin e pare prej guri te Greqise.
Pas revolucionit te 1821, arvanitasi Jani Bukura ndertoi teatrin e
pare prej guri te Greqise se Re ne Athine. Jani Bukura ishte nje detar,
luftetar i zoti, por mbi te gjitha kishte nje shpirt te pasur prej
artisti.
Jani Bukura eshte babai i piktores se madhe greke
Eleni Bukura-Altamura dhe djali i kryeplakut te fundit te ishullit te Specas, Gjergj Bukura.
Detari
Jani Bukura, nje luftetar i guximshem, kishte edhe nje dashuri te
vecante per artin, per arsimin. Vdiq me 1861, ne krahet e vajzes se tij
Eleni Bukura, piktores se pare femer ne Greqi, e cila krijoi
parakushtet per emancipimin e gruas.
Zhdukja e gjuhes, kultures dhe elementit arvanitas ne Greqi
Me
kalimin e dhjetravjecareve arvanitasit u ‘’binden’’ ose u detyruan te
binden se duhet te braktisin gjuhen e tyre, nese deshiroheshin te
beheshin qytetare te denje te shtetit te ri grek.
Numri i sakte i
arvanitasve ose shqiptareve ne Greqi nuk dihet, por nga biseda fundit
qe kam pasur me studiuesin, historianin dhe shkrimtarin e njohur
arvanitas Aristidh Kolia, qe vdiq ne vitin 2000, kam mesuar se ‘’Ne
Greqi pak njeres nuk e kane gjyshen apo gjyshin arvanitas’’.
Sot
burimet historike, gjuhesore, muzikore jane shume te kufizuara, ose
mungojne plotesisht, ne drejtim te arvanitasve te Greqise.
Ne
vitin 1983 arvanitasi Jorgo Maruga do formonte ‘’Lidhja e Arvanitasve
te Greqise’’. Por ne kete vit, Jorgo Maruga vdes, duke u zgjedhur
studiuesi i njohur Aristidh Kola kryetar, qe me punen e tij madhore,
mund te quhet me te drejte, “De Rada” i arvanitasve te Greqise.
“Lidhja
e Arvanitasve te Greqise”, me ne krye Aristidhin dhe pasuesit e tij,
Jorgo Miha dhe Jorgo Gjeru, do te ngrinte ne nje fare menyre larte
figuren e arvanitit qe luftoi dhe krijoi shtetin e ri Grek.
Lidhja
do te botonte revisten “Besa” dhe broshura te ndryshme per historine
shqiptare. Ne vitin 1986, do te behej koncerti i pare me kenge dhe valle
arvanitase.
Kenga arvanitase ka terhequr vemendjen e shume studiuesve dhe muzikologeve greke dhe te te huajve te tjere.
Kenget
arvanite i perkasin teksteve te kengeve dhe poezise te lirikave te
vjetra arvanitase. Kenge per lirine, dashurine dhe te tipit kacak, pra
te njeriut te lire prej nje shpirti te pathyeshem dhe te ndjenjes
popullore. Kenget arberore jane ruajtur me fanatizem nga populli arvanit
deri me sot dhe kendohen shpesh neper dasma.
Menyra se
si eshte ruajtur kenga arvanitase eshte interesante, per faktin se
gjuha arvanitase, ose shqipe, nuk shkruhej me pare, nuk e lane te
tjeret qe te shkruhej!
Keshtu populli arvanit zgjodhi rrugen e te
kenduarit per te ruajtur gjuhen e tij arvanitase. Menyre tjeter nuk
kishte, kur osmanet turq te pritnin koken po te flisje shqip, ndersa
injorantet prifterinj te helmonin edhe me buke po te degjonin te
kuvendoje ne gjuhen e memes shqipe.
Nje deshmi qe kemi
nga P.Joti, i cili shkruajti ”Historine e Shtate Ishujve” te vitit
1866, na verteton se “Suljotet qe ishin ne Korfuz, kur pastronin armet e
tyre, kendonin kenget arvanitase te heronjve te tyre.
Ne kenget arvanitase te Suljoteve nuk kishte asnje fjale greke.
Dy
kenge qe kendoheshin nga arvanitet Suljote, gjenden ne librin me
titull “Bleta Shqiptare“, me autor Thimi Mitko, botuar ne vitin 1878 ne
Aleksandri.
Ne vitin 1891, gjermani Arthur Milchkofer, ne vepren e tij me titull “Attika und seine Heutigen”, nder te tjera shkruan.
“Nga c’di une, kenget popullore greke, i jane pershtatur kengeve te vjetra arvanite te dashurise, lirise dhe kacake”.
Pergjegjesia e institucioneve mbareshqiptare
Shume kenge arvanite jane shkruajtur ne gjuhen greke, keshtu kane humbur indentitetin e tyre te vertete shqiptar.
Keto
15 vjetet e fundit, fale vullnetit dhe ambicjes te studiuesit
arvanitas Aristidh Kolia, Dhimitri Leka dhe kengetarit Thanasi Moraiti, u
be e mundur qe te prodhohen dy CD me kenget arvanitase, me titull
“Kenget Arvanitase” dhe “Trendafilat e Shkembit”, qe kane permbledhjen e
disa kengeve arbereshe te Italise se jugut dhe te arvanitasve te
Greqise. Keto dy CD jane te vetmit qe jane prodhuar ne historine
mbareshqiptare ne gjuhen tone arbereshe.
Orkestra qe
shoqeron Thanasi Moraitin mbeshtetet tek instrumentet e tradites se
lashte arbereshe, qe krijon nje bote interesante dhe te kendeshme
muzikale. Veglat kryesore qe perdorin muzikantet arvanitas jane,
pipeza, daullja, fyelli, zilja, lahuta, mandolina etj.
Vitet
kalojne, gjuha shqipe qe flasin arvanitasit e Greqise, traditat,
zakonet dhe doket e bukura shqiptare po harrohen dhe humbasin.
Ndoshta,
brezi i fundit qe flet gjuhen dhe ruan karakteristikat e arvanitasve
sa vjen e zhduket. Eshte, pra, pergjegjesi e madhe qe institucionet
kulturore mbareshqiptare, te ruajne dhe te regjistrojne te dhenat
kulturore te arberesheve, kudo qe ndodhen ata sot, larg zemres te memes
Shqipni.
Ne menyre qe brezat qe vijne te njohin
qytetrimin e gjere dhe kontributin e races shqiptare per formimin dhe
zhvillimin e shteteve te popujve te tjere ku raca shqiptare jetonte dhe
jeton bashke me ta.
Te gjithe, dashamire dhe
dashakeqinje, duhet ta kuptojne se asnje e keqe nuk vjen ndokujt nga
vetenjohja dhe krenaria e ligjeshme per ruajtjen e vlerave tradicionale
te kultures dhe gjuhes shqipe te arvaniteve.
Pa arvanitet Greqia mbetet pa histori
Shteti
grek duhet te kujdeset me shume per ruajtjen e gjuhes dhe kultures te
arvaniteve ne Greqi, sepse pa ruajtjen e elementit arvanitas, Greqia
nuk munde te kete histori te re. Arvanitasit ne Greqi jane nje baze e
forte dhe e patundme, qe tregon per lidhjen e ngushte qe ka ekzistuar,
ekziston dhe duhet te ekzistoje midis Greqise dhe Shqiperise. Ata jane
nje tregues i vlerave te larta dhe te pasterta qe ka shqiptari te
ruajtur me fanatizem ndershekuj.
Shqiptaret dhe greket i
lidhin shume gjera te perbashketa, traditat dhe zakonet, i nderlidhin
ngushte dy popujt me te lashte te Europes, prandaj sot nuk duhet te
mendojme se si mund te ngreme pengesa dhe kurthe njeri-tjetrit, por se
si mund te ndihmojme njeri-tjetrin per kapercimin e veshtiresive qe
sjellin vitet.
Per kete studim jane shfrytezuar revista
“Besa” dhe arkivi i shoqates “Lidhja e Arvanitasve te Greqise”. Revista
“Arvanon” dhe librat “Arvanitasit dhe prejardhja e grekeve”, “Gjuha e
Zotit”, te autorit Aristidh Kolia. Librat “Fjalori dy gjuhesh i Marko
Bocarit” dhe “Arvaniti dhe arvanitica e ishullit te Andros”, te autorit
Tito Johala.
Libri “Enigma” i autorit francez Robert
D’Angly. Libri “Shqiptaret” i autorit Edwin E. Jacquen. Libri
“Arvanitet”, i autorit Irakli Kocollari. Libri “Revolucioni grek 1821
dhe kontributi shqiptar“, i autorit Koli Xoxi. Biblioteka dhe revista
greko-italiane-shqiptare “Lidhja”, e priftit arberesh Antonio Bellushi.
“Problemi i ndergjegjies se arvanatisve”, i Tolke Xhillari.
http://www.kombetare.al
http://www.albanians.gr/lajme/sociale/7827-cilet-jane-akademiket-greke-me-origjine-shqiptare-.html