Tuesday, August 14, 2012

Realitete Paralele!



Shqipëri
Djali që shihni në foton e mësipërme është Armando Kasaj, ish shefi i IT në Kryeministri, i akuzuar nga Prokuroria shqiptare se kishte fshirë pamjet filmike që kishin rregjistruar 4 vrasjet e 21 janarit.

Gjykata e le të lirë dhe e shpall të pafajshëm dhe ai pritet të nisë madje edhe proçedurat për të fituar dëmshpërblimin.

SHBA
Gruaja që shikoni në foton e mëposhtëme është një nënë 45-vjeçare nga Pensilvania, e cila kishte ndërhyrë në sistemin kompjuterik të shkollës së fëmijëve të saj, për të përmirësuar notat e tyre.

Sipas ligjeve amerikane, ajo jo vetëm që rrezikon 42 vite burg, por gjithashtu do të gjobitet edhe me një shumë prej 90 mijë dollarësh.

Shkroi: Stop Injorancës

Vrasjet e Zotit


Një studim statistikor biblik me referenca, mbi ekzekutimet që ka kryer Zoti.


Zoti

Zanafilla 19
26 Por gruaja e Lotit solli kryet për të shikuar prapa dhe u bë një statujë prej kripe.
1

Zanafilla 38
7 Por Eri, i parëlinduri i Judës, ishte i keq në sytë e Zotit dhe Zoti e bëri të vdesë.
8 Atëherë Juda i tha Onanit: "Shko te gruaja e vëllait tënd, martohu me të dhe krijoi trashëgimtarë vëllait tënd".
9 Por Onani, duke ditur se këta pasardhës nuk kishin për të qënë të vetët, kur bashkohej me gruan e të vëllait, e hidhte farën e tij përtokë për të mos i dhënë pasardhës vëllait të tij.
10 Kjo nuk i pëlqeu Zotit, që e bëri të vdesë edhe atë.
2

Eksodi 32
35 Kështu Zoti goditi popullin, sepse kishte bërë viçin që Aaroni kishte modeluar.
3'000

Levitiku 10
2 Atëherë një zjarr doli nga prania e Zotit dhe i përpiu ata; dhe ata vdiqën përpara Zotit.
2

Levitiku 24
14 "Çoje atë blasfemues jashtë kampit; të gjithë ata që e kanë dëgjuar të vënë duart e tyre mbi kokën e tij dhe gjithë asambleja ta vrasë me gurë.
15 Pastaj folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: "Kushdo që mallkon Perëndinë e tij, do të mbajë fajin e mëkatit të tij.
1

Numrat 15
32 Ndërsa bijtë e Izraelit ishin në shkretëtirë, gjetën një njeri që mblidhte dru ditën e shtunë.
33 Ata që e gjetën duke mbledhur dru, e çuan te Moisiu, tek Aaroni dhe para tërë asamblesë.
34 Dhe e futën në burg, sepse nuk ishte përcaktuar akoma se ç`duhet t`i bënin.
35 Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Ky njeri duhet të vritet; e tërë asambleja do ta vrasë me gurë jashtë kampit".
36 Kështu tërë asambleja e çoi jashtë kampit dhe e vrau me gurë; dhe ai vdiq, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
1

Numrat 16
27 Kështu ata u larguan nga afërsia e banesës së Koreut, të Datanit dhe të Abiramit. Datani dhe Abirami dolën dhe u ndalën në hyrje të çadrave të tyre bashkë me gratë e tyre, me bijtë e tyre dhe me të vegjëlit e tyre.
28 Atëherë Moisiu tha: "Nga kjo do të mësoni që Zoti më ka dërguar për të bërë tërë këto vepra dhe se nuk kam vepruar me kokën time.
29 Në qoftë se këta njerëz vdesin si vdesin gjithë njerëzit, në qoftë se fati i tyre është fati i përbashkët i të gjithë njerëzve, Zoti nuk më ka dërguar;
30 por në qoftë se Zoti bën diçka të re, në qoftë se toka hap gojën e saj dhe gëlltit ata dhe çdo gjë që ata kanë, dhe ata zbresin të gjallë në Sheol, atëherë do të pranoni që këta njerëz kanë përçmuar Zotin.
31 Por ndodhi që, posa mbaroi shqiptimi i këtyre fjalëve, dheu u ça poshtë tyre,
32 toka hapi gojën e saj dhe i gëlltiti me gjithë familjet e tyre, me të gjithë njerëzit që mbanin anën e Koreut, me të gjitha pasuritë e tyre. (më pëlqen që sqarojnë hollësisht dhe çështjen e pasurisë së ktyne... çifo çifo o kërnac vjedh me kuç edhe me maç)
3 dhe ca si shumë të tjerë

35 Dhe një zjarr doli nga prania e Zotit dhe gëlltiti dyqind e pesëdhjetë veta që ofronin temjanin.
250

49 Ata që vdiqën nga fatkeqësia ishin katërmbëdhjetë mijë e shtatëqind veta, përveç atyre që kishin vdekur për ngjarjet e Koreut.
14'700


Numrat 25
4 Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Merr të gjithë krerët e popullit, vriti e vari para Zotit përjashta, në diell me qëllim që zemërimi i zjarrtë i Zotit të largohet nga Izraeli".
9 Nga kjo fatkeqësi vdiqën njëzet e katër mijë veta.
24'000

Gjyqtarët 3
28 Dhe u tha atyre: "Ejani pas meje, sepse Zoti ju ka dhënë në dorë Moabitët, armiqtë tuaj". Ata zbritën pas tij, zunë vatë e Jordanit që çojnë në Moab, dhe nuk lanë të kalojë asnjeri.
29 Në atë kohë mundën rreth dhjetë mijë Moabitë, të gjithë të fortë dhe trima; nuk shpëtoi as edhe një.
10'000

Gjyqtarët 14
19 Atëherë Fryma e Zotit erdhi mbi të në mënyrë të fuqishme, dhe ai zbriti deri në Ashkelon, vrau tridhjetë njerëz nga ata, mori plaçkat e tyre dhe u dha ndërresat e rrobave atyre që e kishin shpjeguar gjëzën. Kështu zemërimi i tij u ndez; pastaj ai u ngjit përsëri në shtëpinë e të atit.
30

Gjyqtarët 15
14 Kur arriti në Lehi, Filistejtë i dolën përpara me klithma gëzimi; por Fryma e Zotit erdhi fuqishëm mbi të dhe litarët që kishte në krahë u bënë si fije liri që digjen; dhe lidhjet i ranë nga duart.
15 Gjeti pastaj një nofull gomari akoma të freskët, shtriu dorën dhe e kapi; me të vrau një mijë njerëz.
1'000

Gjyqtarët 16
27 që të mund të mbështetem në to". Shtëpia ishte pot me burra dhe gra; aty ndodheshin tërë princat e Filistejve, dhe mbi çati tre mijë veta, burra e gra, që shikonin Sansonin ndërsa ky bënte palaçon.
28 Atëherë Sansoni kërkoi ndihmën e Zotit dhe tha: "O Zot, o Zot, të lutem mos më harro! Më jep forcën e nevojshme për këtë herë vetëm, o Perëndi që të hakmerrem me Filistejtë me një goditje të vetme, për shkak të humbjes së dy syve të mi".
29 Pastaj Sansoni kapi dy shtyllat qendrore, që mbanin tempullin, dhe u mbështet tek ato, tek njera me dorën e djathtë dhe tek tjetra me dorën e majtë;
30 pastaj Sansoni tha: "Le të vdes bashkë me Filistejtë!". U përkul pastaj me të gjithë forcën e tij, dhe shtëpia u shemb mbi princat dhe mbi gjithë popullin që ndodhej brenda; dhe qenë më shumë ata që ai vrau duke vdekur se ata që kishte vrarë kur qe gjallë.
3'000

Gjyqtarët 20
35 Kështu Zoti mundi Beniaminin para Izraelit; dhe bijtë e Izraelit vranë atë ditë njëzet e pesë mijë e njëqind burra të Beniaminit, të gjithë të zotë të përdornin shpatën
25'100

44 Beniaminitët humbën tetëmbëdhjetë mijë njerëz, të gjithë burra trima.
18'000

45 Ata që mbetën gjallë kthyen kurrizin dhe ua mbathën në drejtim të shkretëtirës, të shkëmbit të Rimonit; dhe ata zunë rrugës pesë mijë prej tyre i ndoqën deri në Gidon dhe vranë dy mijë të tjerë.
7'000

1 i Samuelit 6
19 Zoti goditi disa njerëz të Beth-Shemeshit, sepse kishin shikuar brenda arkës së Zotit; ai goditi shtatëdhjetë njerëz të popullit. Populli mbajti zi për ta, sepse Zoti e kishte prekur me një fatkeqësi të madhe.
70 dhe ca si shumë të tjerë

1 i Samuelit 14
12 Pastaj njerëzit e garnizonit iu kthyen Jonathanit dhe shqyrtarit të tij dhe thanë: "Ejani te ne se kemi diçka për t`ju thënë". Atëherë Jonathani i tha shqyrtarit të tij: "Eja pas meje, sepse Zoti i ka dhënë në duart e Izraelit".
13 Jonathani u ngjit duke u kacavarur me duar dhe me këmbë, i ndjekur nga shqyrtari i tij. Filistejtë binin përpara Jonathanit, dhe shqyrtari pas tij i vriste.
14 Kjo qe masakra e parë e kryer nga Jonathani dhe nga shqyrtari i tij; në të humbën jetën rreth njëzet veta, në një sipërfaqe prej rreth gjysmë jugeri tokë.
20

1 i Samuelit 15
31 Kështu Samueli u kthye me Saulin, dhe Sauli ra përmbys përpara Zotit.
1

1 i Samuelit 25
38 Rreth dhjetë ditë më vonë Zoti e goditi Nabalin dhe ai vdiq.
1

2 i Samuelit 6
6 Kur arritën te lëmi i Nakonit, Uzahu zgjati dorën drejt arkës së Perëndisë dhe e mbajti atë, sepse qetë u penguan.
7 Atëherë zemërimi i Zotit u ndez kundër Uzahut, dhe Perëndia e goditi për fajin e tij; ai vdiq në atë vend pranë arkës së Perëndisë.
1

2 i Samuelit 12
13 Atëherë Davidi i tha Nathanit: "Kam mëkatuar kundër Zotit". Nathani iu përgjigj Davidit: "Zoti e ka hequr mëkatin tënd; ti nuk ke për të vdekur.
14 Megjithatë, duke qenë se më këto veprime u ke dhënë rastin armiqve të Zotit të blasfemojnë, djali që ka lindur duhet të vdesë".
15 Pastaj Nathani u kthye në shtëpinë e vet. Kështu Zoti goditi fëmijën që bashkëshortja e Uriahut i kishte lindur Davidit, dhe ai u sëmur.
16 Atëherë Davidi iu lut Perëndisë për fëmijën dhe agjëroi; pastaj hyri në shtëpi dhe e kaloi natën i shtrirë për tokë.
17 Pleqtë e shtëpisë së tij ngulën këmbë që ai të ngrihej nga toka, por ai nuk deshi dhe nuk pranoj të hante me ta.
18 Ditën e shtatë fëmija vdiq
(ky është kapitull i mirë për klasa psikologjie, shënojeni dhe diskutojeni se ka plot material - http://www.albkristian.com/bibla_shqip/b10c012.htm)
1

2 i Samuelit 24
15 Kështu Zoti dërgoi murtajën në Izrael, nga ai mëngjes deri në kohën e caktuar. Shtatëdhjetë mijë veta të popullit vdiqën nga Dani deri në Beer-Sheba.
(Në fakt Davidi është për t'u studiuar i gjithi jo në klasë psikologjie, por në spital tamom)
70'000

1 i Mbretërve 20
28 Atëherë një njeri i Perëndisë iu afrua mbretit të Izraelit dhe i tha: "Kështu thotë Zoti: "Me qenë se Sirët kanë thënë: Zoti është Perëndia i maleve dhe nuk është Perëndia i luginave unë do të jap në duart e tua tërë këtë mizëri të madhe; dhe ju do të mësoni që unë jam Zoti"".
29 Shtatë ditë me radhë qëndruan në kampet e tyre njeri përballë tjetrit, por ditën e shtatë filloi beteja dhe bijtë e Izraelit vranë brenda një dite të vetme njëqind mijë këmbësorë sirë.
30 Ata që shpëtuan ikën në qytetin e Afekut, ku muret ranë mbi njëzet e shtatë mijë prej tyre. Edhe Ben-Hadadi iku dhe shkoi në qytet përt`u fshehur në një dhomë të brendshme.
127'000

2 i Mbretërve 1
9 Atëherë mbreti dërgoi tek Elia një kapiten pesëdhjetësheje me pesëdhjetë njerëzit e tij; ai u ngjit tek ai dhe e gjeti Elian të ulur në majë të malit. Kapiteni i tha: "O njeriu i Perëndisë, mbreti të urdhëron të zbresësh".
10 Elia u përgjigj dhe i tha kapitenit të pesëdhjetëshes: "Në rast se jam një njeri i Perëndisë, të zbresë zjarr nga qielli dhe të të zhdukë ty dhe të pesëdhjetë njerëzit që janë me ty!". Dhe nga qielli zbriti një zjarr, që zhduku atë dhe të pesëdhjetë njerëzit e tij.
11 Atëherë mbreti i dërgoi një kapiten tjetër pesëdhjetësheje me pesëdhjetë njerëzit e tij, që iu drejtua Elias dhe i tha: "O njeriu i Perëndisë, mbreti të urdhëron të zbresësh menjëherë".
12 Elia u përgjigj dhe u tha atyre: "Në qoftë se jam një njeri i Perëndisë, le të zbresë zjarr nga qielli dhe të të zhdukë ty dhe pesëdhjetë njerëzit e tu". Dhe nga qielli zbriti zjarri i Perëndisë që zhduku atë dhe të pesëdhjetë njerëzit e tij.
102

2 i Mbretërve 2
23 Që andej Eliseu u ngjit në Bethel. Ndërsa po ngjitej nëpër rrugë dolën nga qyteti disa të rinj dhe filluan të tallen me të, duke thënë: "Ngjitu, o kokë tullaci! Ngjitu, o kokë tullaci".
24 Ai u kthye, i pa dhe i mallkoi në emër të Zotit, atëherë dolën nga pylli dy arinj, që i bënë copë-copë dyzet e dy nga këta të rinj.
(wtf omg lol)
42

2 i Mbretërve 19
31 Sepse nga Jeruzalemi ka për të dalë një pakicë dhe nga mali i Sionit ata që kanë shpëtuar. Zelli i Zotit të ushtrive do ta bëjë këtë.
32 Prandaj kështu thotë Zoti për mbretin e Asirisë: "Ai nuk ka për të hyrë në këtë qytet as ka për të hedhur shigjeta, nuk ka për t`i dalë përpara me mburoja as ka për të ndërtuar ndonjë ledh kundër tij.
33 Ai do të kthehet nëpër rrugën që ndoqi kur erdhi dhe nuk ka për të hyrë në këtë qytet, thotë Zoti.
34 Unë do ta mbroj këtë qytet për ta shpëtuar, për dashurinë që kam ndaj vetes dhe për dashurinë e Davidit, shërbëtorit tim".
35 Atë natë ndodhi që engjëlli i Zotit doli dhe vrau në kampin e Asirëve njëqind e tetëdhjetë e pesë mijë njerëz; kur njerëzit u ngritën në mëngjes, ja të gjithë ishin bërë kufoma.
185'000

2 i Kronikave 13
15 Pastaj njerëzit e Judës lëshuan një britmë dhe, ndërsa njerëzit e Judës ulërinin, ndodhi që Perëndia goditi Jeroboamin dhe tërë Izraelin përpara Abijahut dhe Judës.
16 Kështu bijtë e Izraelit ikën përpara Judës, dhe Perëndia i dorëzoi në duart e tij.
17 Abijahu dhe njerëzit e tij i mundën keq; nga radhët e Izraelitëve ranë të vdekur pesëqind mijë luftëtarë të zgjedhur.
18 Kështu në atë kohë bijtë e Izraelit u poshtëruan, ndërsa bijtë e Judës u përforcuan sepse ishin mbështetur tek Zoti, Perëndia i etërve të tyre.
19 Abijahu e ndoqi Jeroboamin dhe i mori qytetet që vijojnë: Bethelin me fshatrat përreth, Jeshanahun me fshatrat përreth dhe Efraimin me fshatrat përreth.
20 Kështu gjatë jetës së Abijahut, Jeroboami nuk e mblodhi më veten; pastaj Zoti e goditi dhe ai vdiq.
500'001

2 i Kronikave 14
9 Kundër tyre doli Zerahu, Etiopasi, me një ushtri prej një milion burrash dhe me treqind qerre dhe arriti deri në Mareshah.
10 Asa doli atëherë kundër tij dhe u vendosën në rend beteje në luginën e Tsefathahut pranë Mareshahut.
11 Atëherë Asa i klithi Zotit, Perëndisë të tij, dhe tha: "O Zot, nuk ka njeri veç teje që mund të ndihmojë në luftimet midis një të fuqishmi dhe atij që i mungon forca. Na ndihmo, o Zot, Perëndia ynë, sepse ne mbështetemi te ti dhe dalim kundër kësaj shumice në emrin tënd. O Zot, ti je Perëndia ynë; mos lejo që njeriu të ta kalojë ty!".
12 Kështu Zoti goditi Etiopasit përpara Asas dhe përpara Judës, dhe Etiopasit ua mbathën këmbëve.
13 Atëherë Asa dhe njerëzit që ishin me të i ndoqën deri në Gherar. Prandaj Etiopasit u mundën, prej tyre nuk mbeti asnjë i gjallë, sepse ata u shkatërruan përpara Zotit dhe ushtrisë së tij. Dhe ata morën një plaçkë shumë të madhe.
1'000'000

2 i Kronikave 21
18 Mbas tërë kësaj Zoti e goditi në zorrët me një sëmundje të pashërueshme.
19 Kështu, me kalimin e kohës, në fund të vitit të dytë, nga shkaku i sëmundjes, zorrët i dolën jashtë dhe vdiq duke hequr mundime të tmerrshme. Populli i tij nuk dogji parfume për nder të tij, ashtu si kishte bërë për etërit e tij.
1

Ezekieli 24
15 Fjala e Zotit m`u drejtua, duke thënë:
16 "Bir njeriu, ja, unë do të të heq me një goditje të vetme kënaqësinë e syve të tu; por ti mos u trishto, mos vajto dhe mos derdh asnjë lot.
17 Vajto në heshtje, mos mbaj zi për të vdekurit, lidhe kokën me çallmë, mbath sandalet, mos e mbulo mjekrën dhe mos ha bukën e njerëzve që mbajnë zi".
18 Në mëngjes i fola popullit dhe në mbrëmje më vdiq gruaja; të nesërmen në mëngjes veprova ashtu si më kishin urdhëruar.
1

Veprat e Apostujve 12
23 Në atë çast një engjëll i Zotit e goditi, sepse nuk i kishte dhënë lavdi Perëndisë; dhe, i brejtur nga krimbat, vdiq.
1

Satani

Lexojmë Jobin 1 http://www.albkristian.com/bibla_shqip/b18c001.htm , ku shikojmë që Jahvehu në bashkëpunim me Satanin duke lujt bixhoz me familjen e këtij i vrasin 10 anëtarë të familjes.
10

Kaq nga Satanai i qelbur.


Citim:
Mbledhim vrasjet e kryera nga Zoti

1 + 2 + 3'000 + 2 + 1 + 1 + 3 e ca të tjerë + 250 + 14'700 + 24'000 + 10'000 + 30 + 1'000 + 3'000 + 25'100 + 18'000 + 7'000 + 70 e ca të tjerë + 20 + 1 + 1 + 1 + 70'000 + 127'000 + 102 + 42 + 185'000 + 500'001 + 1'000'000 + 1 + 1 + 1
---------------------------
2,270,365

(pa llogaritur këtu Sodomën, Gomorran, përmbytjen botërore në kohë të Noes, mmm... foshnjet e Egjyptit, etj. - meqë janë në numra ekstravagantë dhe të papërcaktuar)

Citim:
Satani

10


Vrasje gjithsej:


Zoti = 2,270,365

Satani = 10Kush është i keqi?
http://answeringchristian.wordpress.com/2011/01/17/how-many-people-did-god-kill-in-the-bible/

Hipokrizia!

Rasti i I-rë
- Humba celularin, kisha një Iphone 4 të bardhë, por më tepër m'u dhimbsën kontaktet që humba.
- Po çfarë dreq kontaktesh humbe ti?!
Kush është i interesuar të telefon përsëri, ose të kontakton nëpërmjet rrjeteve sociale. Ti gjysmat e kontakteve i kishe numra picerie... Thuaj që t'u këput shpirti, se s'ke me çfarë shet më mend e s'të blen më babi Iphonin...

Rasti i II-të
- Humba portofolin. Varja lekëve që kisha aty, se për t'u prishur atë natë i kisha, por humba të gjitha kartat që kisha.
- Po normalisht që s'do të të dhimbsen lekët se ndoshta nuk ke patur më shumë sesa ka kushtuar portofoli, po ç'ne të qenkan dhimbsur karta e identitetit, kartivizitat e mobilerive apo kalendari i 2012-tës?!
Shkroi: Stop Injorancës

Meshkuj të jetës sime...

Meshkuj të jetës sime
shkërdhimtarë fisnikë,
stacione, e jo më shumë,
por shumë më tepër!

E di se nuk do të vdes vetëm
por do të vdes në vetmi,
por së paku unë kam bërë dashuri,
me shumë njerëz,
ndërsa e vetmja që ka bërë dashuri
me ju,
jam unë.

Meshkuj të jetës sime
e vërteta duket e thjeshtë,
por nuk është e vështirë.

Padrejtësia nuk mund të jetë
ekskluziviteti juaj që prej zanafille.
Kryqëzoni gënjeshtrat dhe tradhëtitë,
jo sepse i urreni, por mbi to doni të keni
monopolin, sikurse orgazmat mekanike.
Gjykomëni,
në sforcime thatanike.
dhe mësoni:
"Fitimtari nuk gjykohet! Dashuria duket e thjeshtë,
por nuk është e vështirë.

Unë kam bërë dashuri
në çdo stacion të praruar
me meshkuj
që kurrë nuk kam takuar.
Quamëni femër primitive
a shpirt-kurvë,
vetëm quamëni!
Quamëni gjithçfarë, gjithëherë,
mos rreshtni së më quajturi kurrë!
Sepse të jetosh duket e thjeshtë
por nuk është e vështirë.
Sepse të jetosh nuk është
e rëndësishme,
e domosdoshme është të lundrohet.

Lundromëni!
Që vulva e ngazëllyer të lotojë,
dhe lëndomeni që të ndjej aq thellë sa të jetoj.
Masakromëni, me prekje...
të tronditem në penetrime
përdëllyese,
ti brohoras dashurisë sublime,
drejt përjetësisë të bëheni pasaporta ime.
Të mposht frikën e të qenit e harruar
e së fundi t'iu tymos
pa ju mëshiruar.

Nuk është faji juaj
që nuk mund të ndjeni kështu. Fitimtari nuk gjykohet!
E vërteta mund të jetë e lakuriqtë,
por jo për këtë,
mund të përdhunohet.
Falmëni nëse ju kam përdorur,
por betohem ju kam përdorur sinqerisht!
Falmëni nëse ju kam dashuruar
dhe ju dashuroj posesivisht,
por besomëni,
dashuroj narcistikisht!
Ju dashuroj-asgjë personale!
Meshkuj të jetës sime, mos ulni kokën!
Mos më ktheni shpinën!
Unë nuk e kam bërë,veçse në shtrat.


Sepse të jesh femër duket e thjeshtë,
por nuk është e vështirë.
Sepse të jem femër nuk do të thotë të pretendoj respekt
dhe tolerancë,
lërmëni ti meritoj!

Meshkuj të jetës sime,
të fortë dhe të vërtetë,
mos më denoni pse ndjeheni të dobët para meje.
Ajo që në dukje është një betejë e
pashpallur,
është mënyrë imja e të dashuruarit
e jo më shumë,
por shumë më tepër.

Sepse të dashurosh
nuk është e vështirë,
por është kryevepër.

Lundromëni dhe do t'ju krijoj!

Lamia Crusade

Si shkruhen dhe si lexohen gjuhët?

Kur mësoni gjuhë të huaja, a ju ka bërë përshtypje fakti, se vetëm shqipja e ka cilësinë që të shkruhet e të lexohet po njësoj? (S.I)

Përse nuk munden gjuhët e tjera të lexojnë a-në A dhe e-në si E?

Zoti na ndihmoftë!

Dje u betua Presidenti i 6 i Republikës së Shqipërisë, Z. Bujar Nishani.
Ai u zotua se do të qëndronte mbi palët dhe do të ishte Presidenti i të gjithë qytetarëve shqiptarë.
Duke lënë mënjanë zgjedhjen e njëanshme si President, apo delirimin e 'qëndrimit të tij mbi palët', ajo që më bëri përshtypje gjatë ceremonisë së djeshme ishte fakti se në momentin kur kryetari i Gjykatës Kushtetuese Z. Bashkim Dedja i dorëzon kushtetutën Presidentit të Republikës Z. Nishani, e mbylli fjalimin me fjalinë "Zoti të ndihmoftë"!

Kur Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i lexoi formulën gjatë Betimit me dorë mbi Kushtetutë para kuvendit, e mbylli fjalën e saj me fjalinë: "Zoti të ndihmoftë".

Kur vetë Presidenti i sapozgjedhur i Republikës së Shqipërisë mori fjalën pas Betimit, e mbylli atë me fjalinë "Zoti më ndihmoftë".

Tani rishtaz të lindin e të grishin disa pyetje:

- A nuk ju ngjason sadopak shprehja "Zoti ju ndihmoftë", me shprehjen migjeniane "Zoti të dhashtë"?
- Kaq në pikë të hallit dhe i pashpresë paska mbetur ky vend saqë duhet të kthejmë sytë për zgjidhje nga Perëndia?
- Nëse ia lemë vërtetë Perëndisë në dorë të zgjidhë problemet tona, ç'rëndësi ka më kush zgjidhet President i vendit?
- A jemi shtet laik, apo jemi kthyer në shtet fetar?
Apo vallë nuk i rezistojmë dot tundimit për t'u bërë gjithmonë më katolikë se Papa, më islamikë se arabët, më stalinistë se rusët, dhe më amerikanë sesa amerikanët që betohen mbi Bibël?
Jo për ndonjë arsye tjetër, por sepse edhe Presidenti Obama nuk u betua më mbi bibël...

Ta shkrijmë sistemin zgjedhor dhe në vend të kutive të votimit të shkojmë e të falemi nëpër vendet e shenjta?
Epo, Zoti na ndihmoftë atëherë!

Shkroi: Stop Injorancës

Grafiti më i përhapur sot për sot nëpër rrugët e kryeqytetit Shqiptar!

Stop Injorancës

Gjeni 55 ndryshimet!

What's that ?

Gatishmëria e ushtrisë, 72 orë 750 mijë ushtarë “nën armë”


Strukturat ushtarake e viteve ‘80 lejonte që për 72 orët e para, të mund të bëheshin gati për luftë të paktën 750 mijë njerëz.
Nëse lufta do të fillonte krejt papritur, pa paralajmërime dhe pa përqendrim të trupave armike në vijën e kufirit, ushtria shqiptare ishte përgatitur që për 2-3 minuta nga shkelja e territorit shqiptar, të hapte zjarrin e parë me mitralozat e rëndë të cilësuara si “armë roje”, apo me anë të batalioneve që gjithashtu quheshin “art-mitraljer”. Kjo sa për fillim, pasi strukturat ushtarake e viteve ‘80 lejonte që për 72 orët e para, të mund të viheshin nën armë të paktën 750 mijë njerëz me uniformë jeshile. Por si ishte e organizuar ushtria shqiptare në vitet ’75-’85, gjë që daton dhe me kulmin e fuqisë së saj? Ish drejtuesit e lartë të saj kanë dhënë këto shifra:

Kolonel Edip Ohri, ish-komandanti i Aviacionit Shqiptar
Aviacioni, 240 mjete fluturuese


“I gjithë aviacion u inkuadrua në 3 regjimente gjuajtës-bombardues të cilët u inkuadruan në tre aerodrome: Gjadri, Rinasi e Kuçova. Reparti i parë u krijua në Tiranë në vitin ’51. Regjimenti i parë i Aviacionit Reaktiv u krijua në vitin 1955 në Kuçovë. Ai do të pasohej me krijimin e Repartit të Transportit Ushtarak në Tiranë, Regjimentin e Rinasit, Shkollën e Aviacionit, Regjimentin e Helikopterëve, Regjimentin e Gjadrit. Të paktën 240 ishte numri i mjeteve fluturuese, që përbënin armën e Aviacionit Luftarak.

Kolonel Estref Musabelli zv/komandant i Grupimit të 6-të operativ për tanket
Ushtria, 1200 mjete të blinduara

“Ushtria shqiptare në fund të vitit ‘80 dispononte thuajse se 1200 tanke e mjete të blinduara në arsenalin e saj. Kompania e parë e tankeve u krijua në 1 prill 1946 me prodhimin italian “Spali” trofe nga Lufta II B. Në prill 1948 u krijua Regjimenti i parë i tankeve “Vojo Kushi”, ku përfshinë tipet T-34 dhe AVL-76 m/m, të ardhura nga BS. Brigada e Parë u krijua në 24 prill 1963 në përbërje të të cilës ishin tanket tip T-59 të prodhimit kinez. Në vitet ’70 ushtria shqiptare kishte 10 brigada tankiste me nga 100 tanke të tipeve T-59 (54), T-62, si dhe disa batalione autonome me drejtime të caktuara me tanke tip T-34, AVL-76 dhe 100 m/m. Ushtria shqiptare zotëronte dhe 3-4 batalione të mekanizuara me transportues të blinduar.

Bajram Mane, ish-zëvendësministri i Mbrojtjes në vitet ‘82- ‘90
Organizimim me 9 korpuse

         “Ushtria jonë rreth viteve ’80 erdhi pas një riorganizimi të thellë dhe të gjerë në strukturë dhe në përmbajtje, duke filluar nga njësitë e repartet e vogla ushtarake deri në Shtabin e Përgjithshëm. Në ato vite ushtria kishte në strukturë 7 Korpuse dhe 2 Grupime Operative në rang Korpusi, të cilat përmbanin njësi rezervë të Komandës Përgjithshme të pajisura me armë dhe teknikën e nevojshme. Gjithashtu kishte Komandën e Mbrojtjes Kundërajrore, Komandën e Aviacionit, Komandën e Flotës Luftarake Detare, njësi e reparte autonome, si dhe 4 Baza Furnizimi, Forca Vullnetare dhe Rininë Shkollore të armatosur.

Kolonel Dashamir Ohri, ish -komandanti i Brigadës së Nëndetëseve
Flota Luftarake Detare me 100 anije

“Në vitin 1980 flota detare shqiptare kishte anije rreth 100 luftarake të tipave dhe destinacioneve të ndryshme, luftarake e ndihmuese, të ardhura nga BS e Kina”

Hetem Halili, ish- Komisari i Korpusit të 7-të
Normat e gadishmërisë, njësoj me Izraelin

 “Nivelin e normave të gatishmërisë e kishim më të lartin në botë. Me këto norma na afrohej vetëm Izraeli. Në 6 orë deri në 6 e 30 minuta kompletohet një brigadë, efektivi i të cilës varionte nga 5 mijë deri në 7 mijë trupa. Ndërsa një korpus vihej në gatishmëri të plotë brenda 9-10 orëve. Për rastin konkret, kur flitej që Shqipëria kërcënohej  nga trupat e Traktatit të Varshavës, merrej parasysh që pika më e afërt, nga ku mund të ngriheshin avionët desantues, ishte aeroporti i Sofies në Bullgari, me një largësi prej 650 kilometrash.”

Kostaq Karoli-ish shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë
Shkelja e kufirit, për 3 minuta zjarr i përqendruar


Forcat e Armatosura kishin një efektiv shumë të madh, si aktiv ashtu edhe rezervist. Efektivi përbëhej nga rreth 16.500 oficerë, rreth 9.000 nën/oficerë, rreth 60.000 ushtarë si dhe nga rreth 8.000 civilë. Ndërkohë që rezervistë kishte rreth 450.000 vetë, dhe 230.000 Forca Vullnetare. Këto forca përfshiheshin në 22 Divizione dhe tre Forca që ishin: Mbrojtja Kundër Ajrore, Flota Luftarako-Detare dhe Aviacioni.  Ishin 127 Brigada Këmbësorie, Brigada Artilerie dhe Brigada Sulmuese; rreth 1050 tanke, rreth 4.000 gryka zjarri artilerie tokësore; 34 regjimente të artilerisë kundërajrore pa llogaritur artilerinë kundërajrore të Brigadave, etj. Në kufi, mitralozët e rëndë (armët roje), bateritë e gatshme të artilerisë kundërajrore, hapnin zjarr për 2-3 minuta. Për 20-30 minuta, batalionet mitraliere në vijën e kufirit kishin bërë gati për luftim. Po kështu për 15– 20 minuta, artileria tokësore e gatshme kishte hapur zjarr.

Namik Shehaj, ish-komisari i Regjimentit të Raketave
Mbrojtja kundërajrore me 240 raketa

Në përbërje të ushtrisë shqiptare janë 3-Grupe luftarake raketash një Grup tjetër që përdoret për qëllime mësimore si dhe një grup teknik. Katër grupet e raketave janë të vendosura në Petrelë, Sukth, në Patos dhe Krujë. Çdo Grup ka nga 6-të shtretë raketash. Pra gjithësej 24 shtretë. Është përllogaritur që çdonjëri nga shtretet të lëshojë deri në 10 raketa. Realisht 240 raketa. Ato kanë një gjatësi prej 10.,88 metrash. Raketat që kanë qenë pjesë e armatimit të Mbrojtjes Kundër Ajrore të Ushtrisë Shqiptare nuk kanë pasur mbushje bërthamore, por kanë pasur vetëm mbushje luftarake, e cila kur shpërthente ndahej në 3600 copa.

Irfan Lulo ish-shefi i Katedrës në Zall-Herr
Artileria 6 gryka zjarri për çdo kilometër të frontit

“Ndërmjet viteve 1954-1955. Ushtria Shqiptare u pajis me bateri KA 85 mm e mjete radioteknike më të sofistikuara, ndërsa në vitet 1957-1958 u pajis me bateri 57 dhe 100mm. Në vitet 1959-1969, në armatim futen edhe raketat e drejtuara, topat AKA 37 mm, topat 57mm dhe 100mm me drejtim automatik, mitralozet 14,5 mm me katër tyta, dhe me radarë të zbulimit të largët. Në vitet '70 kishte 22 regjimente të AKA, 18 batalione mitraliere AKA, që llogarisnin rreth 6 gryka zjarri për çdo kilometër të frontit”.

Kolonel Thoma Lakra, ish-komisari i Divizionit të Xhenjos
100 mijë qendra zjarri në 5 vjet

“Tërë procesi i projektimit, prodhimit dhe montimit të mbi 100 mijë qendrave zjarri u bë për afro 4-5 vjet, (1975-1980). U bënë njëkohësisht qendrat e zjarrit të montuara me kërkesën e Mehmet Shehut, të cilat iu nënshtruan eksperimentimit me qitje direkte me të gjithë kalibrat e armëve, ku u nxorën konkluzionet dhe reflektime në projektimin dhe prodhimin e tyre. Në Shqipëri u prodhuan dhe u montuan rreth 100 mijë qendra zjarri. Vitet me intensitet më të lartë kanë qenë 1976-1980”.

Bazat e Betonizuara

-Aerodromit të Gjadrit, i tunelizuar
-Baza e Shëngjinit të Tunelizuar
-Baza në Porto Palermo
-Tunelizimi i Uzinës në Poliçan
-Tunelizimi i Bazës Ajrore në Kuçovë
-Depove të tunelizuar në Vermsh Gjerbes, Qafë -Shtamë
-Ndërtimi i Radiostacioneve për kohë lufte, në Bizë, Livadhe e Hamet, Puke, Teqe e Dushkut, Gramsh etj”.

Përbërja e Aviacionit Ushtarak

95 avionë MIG-19-S,
12 avionë MIG-21,
12 avionë MIG-17,
3 avionë IL-14 për shërbime qeveritare
1 avion bombardues IL-28.
36 helikopterë MI-4.
12 avionë AN-2 transporti

Ushtria
Fuqia njerëzore dhe ajo e zjarrit

Ushtria Shqiptare në vitet ’80-‘90 ka pasur në përbërjen e saj:

-22 Divizione
-Mbrojtja Kundër Ajrore (MKA),
-Flota Luftarako-Detare (FLD)
-Aviacioni

-Efektivi përbëhej nga:

-rreth 16.500 oficerë
-rreth 9.000 nën/oficerë
-rreth 60.000 ushtarë
-rreth 8.000 civilë
-rreth 450.000 rezervistë
-rreth 230.000 Forca Vullnetare

-Ishin 127 Brigada, Këmbësorie, Artilerie dhe Sulmuese
-Ishin 34 regjimente të artilerisë kundërajrore
-Ishin rreth 1050 tanke inkuadruar në 9 brigada e dy batalione
-Ishin 4.000 gryka zjarri artilerie tokësore
-Ishin më shumë se 100 anije të të Luftës Luftarake Detare
-Ishin rreth 240 avionë e helikopterë të Flotës Ajrore

Flota Luftarake Detare

1. Katër silurues               80 copë rus + kinez
2. Dragamina rade             6 copë rus
3. Dragamina bazë             2 copë rus
4. Gjuajtësa detarë             4 copë rus
5. Nëndetëse                     4 copë rus
6. Motovedetë tip Shangai II         6 copë kineze

                                                                                                                                                   
Leonard Veizi - Shekulli

Personazhet VIP - Agjërim Part-time ose Full time

- Disa nga këngëtaret shqiptare që kanë zgjedhur agjërimin me kohë të pjesshme, gjatë natës së parë apo në natën e Kadrit janë: Çiljeta, Zajmina, Anjeza Branka etj.

- Këngëtarë agjërues me kohë të plotë:
Ledri Vula, Lyrical Son, Mc Kresha, Teuta Kurti, Sidrit Bejleri, Adelajda Xhamani, Marin Orhanasi, Shpat Kasapi, Adrijan Gaxha, Gili, Leonora Jakupi, Tuna, Big Mama, etj

- Nga deputetët e intervistuar, askush nuk ka pranuar të ketë nisur agjërimin, madje as Enkeled Alibeaj, i cili pas udhëtimit në Mekë ka marrë edhe titullin "Haxhi".
Përjashtim bën Kryeministri Berisha dhe familja e tij, e cila jo vetëm agjëron me kohë të plotë, por shtron edhe iftarë për agjëruesit e tjerë.

Marrë me shkurtime nga Balkanweb
http://www.balkanweb.com/metropol/2693/zbuloni-personazhet-qe-mbajne-ramazan-97027.html