Wednesday, January 6, 2010

Toskë epirotët dhe toskë etruskët

Toskët e Epirit në antikitet janë quajtur pellazgë, po kështu shpesh janë quajtur edhe etruskët, që tregon se ka lidhje etnike midis toskëve shqiptarë dhe toskëve etruskë. Gjuha e toskëve është sot gjuha zyrtare e Shqipërisë dhe gjuha e Toskanës në Itali, është shumë zyrtare e Italisë.

Fakti qe sot shqiptaret i kuptojne shume lehte gjuhet latine si ajo italiane, spanjolle apo portugeze, tregon lidhjet e qarta etnike midis pasardhesve te ketyre kombeve me pasardhesit e shqiptareve.




Latinishtja e vjeter dhe e re ka nje ngjashmeri te madhe gjuhesore me shqipen dhe gjenden fjale qe shqipja nuk i ka huazuar ashtu sic mund te thuhet, pasi ato shpjegimin e kane vetem me anen e gjuhes shqipe.
Ne nje kohe kur spanjolli shkon ne Itali dhe flet spanjisht, italiani nuk e kupton dhe anasjelltas, ndersa nese qe ted y vijne ne Shqiperi, pjesa me e madhe e popullsise I kupton menjehere se cfare duan te thone. Pra latinet nuk kuptojne njeri-tjetrin, ndersa shqiptaret qe flasin shqip, I kuptojne shume mire ata.

Çfarë tregon kjo ?

Kjo tregon se keto gjuhe kane pasur per baze nje gjuhe qe ka qene e folur ne Evrope para krijimit te kombeve, por qe ate gjuhe per shkak te maleve e ruajten vetem shqiptaret. Ajo gjuhe eshte baza e gjuheve latine, por edhe e gjuheve te tjera evropiane.
Kur behet historia dhe kur deshiron qe ti tregosh se kujt i ka perkitur ky apo ai shkrim, se pari shikohet se cili popull ka banuar aty. Shikohet se cila gjuhe apo cili popull eshte sot me afer nga ana etnike me kete popull dhe merret gjuha e tij per ta provuar. Padyshim se kjo shume pak studiuesve u ka shkuar ne mendje dhe atyre qe e njohin shqipen. Keshtu disa autore franceze qe kane pasur njohuri per shqipen kane shpjeguar nje numer te madh shkrimesh nga estruskishtja me anen e shqipes. E thene me qarte, te vetmet fjale qe njohim nga estruskishtja jane perkthyer vetem me anen e shqipes. Pra nga pikepamja etnike etrusket jane pellazge apo ilire.
Edhe tek etrusket varrimet kane qene ne disa periudha me tuma si ne te gjithe Europen, gjithashtu mbizoteron sopata dyteheshe, tipike ilire.


Afresk etruks. Vini re edhe plisin-qeleshe. Shek V


Disa fjale etruske me shqipen, te nxjerra nga Z. Manjani jane :

Etruskisht Shqip
Kortona - gurtona, nga fjala gur
Thura - hura, qe quhej fortesa si ne lidisht dhe ne
- Etruskisht.
Ape rucen, hape ruken, apo rrugën. Ne Spanje ka ekzistuar nje term I tille “arrugia” per galerite e minierave, pra qe hap rrugen per ne galeri.
Ap - ap,hap
Athna - at
Ast - asht
At, ati - at, ati
Atranes - atrit, etrit
Kan - qan
Kur - gur
Kuie - kuje
Etna - eterit
Ersi - eret, erret, behet nate
Ve - vendos
Vras - vras
Vanth - vand, vend
Vaze - vajze
Zar - ziarr, zjarr
Zi - zi
Ha - ha
Hulu - hulli
Dalius - dal
Dhusk - dushk
Theruse - ther
Ikni - ikni
Ika - ika
Kru - e kry, u krye, pra u be
Lart - lart
Lur - lyr
Lus, lut - lut
Lar - lar
Malava - mali
Maie - maje
Mir - mir
Neri - njeri
Nuk - nuk
Nuna - nena
Pi - pi
Pleni - bleni
Preve - preva
Se - she
Ri - re, apo i ri (mashk.)
Rit - rit
Ru - ruaj, kujdesem
Repin - rrepin
Ranem - i rranëm, pra i rene
Sa - sa
Siune - syne
Stre - shtrij
Sil - sill, sjell
Tur - Thur
Treci - tregu
Tesi - deshi
Ithi - udhi, udha
Fler - fle, flijoj
Calus - kale, etj etj etj.

Dionis i Halikarnasit thote se “disa nga pellazget qe banonin ne te ashtequajturen tani Thesali, te detyruar te lene vendin e tyre, u vendosen prane Oborigeve dhe se bashku me keta luftonin kunder sicilioteve. Aboriget i pranuan ata me shprese se do te perfiton nga keta, por sipas mendimim tim i pranuan me shume per faktin qe ishin te aferm. Madje nje pjese e tyre jane vendosur deri ne Francen juglindore.

Venetët, jane quajtur enet. Homeri i permend enetet te cilet kane marre pjese ne luften e Trojes perkrahe trojaneve. Enetet apo venetet nga burimet antike dalin si ilire dhe ndonjehere si koloni e trojaneve.
Ventet gjenden edhe ne detin Baltik ne gjirin e Dancingut dhe ky emer u trashegua nga sllavet, qe u vendosen ne keto toka dhe u quajten vendas, gjenden prane tribaleve trako-ilire, ne Paflagoni kemi henetet qe jane thjeshte ilire. Venetet sic na njofton Straboni gjendeshin edhe ne Belgjiken e sotme.

Mesapët, ishin nje fis ilir qe banonin pjesen me jugore te Italise se sotme. Me emrin mesap ka disa emra: ne Krete, nga mendon Herodoti se kane ata kane ardhur ka nje lume me emrin Mesap, ne Peloponez dhe sot ne Shqiperi ka nje vend te quajtur Mesaplik. Plini e konsideron Jypaksin heroin eponym te fisit te ilireve te japigeve, vella te Daunit dhe te Peuketit.

Dauni, Mesapi dhe Peuketi jane bijte e ilirit Lykaon, birit te Pellazgut. Dauni me vellezerit e tij ne krye ten je ushtrie ilire u hodh ne Italine e jugut, perzuri auzonet dhe ne vendin e tyre formoi tre mbretere : te dauneve, te mesapeve dhe te peuketeve. (Ovidi, Fastes, IV 76 )

Ira, ose Iria ishte qyteti me i vjeter i mesapeve dhe ka nje zhvillim kulturor te larte, qe eshte i nje niveli me ate etrusk, apo Trojan me ndertime madheshtore, qe tregon qarte qe iliret kane qene nje popullsi me nivel te larte kulturor. Qyteti i Veretos eshte quajtur edhe Hyria, qe perdoret edhe sot ne shqip per emra vajzash dhe e ka origjinen tek fjala Hy, qe tregon hyjnite.
Ne Mesapi grate kishin te drejta te barabarta me burrat, pothuajse edhe me teper se burrat.

Fjale mesape jane:
Bilia - bija
Ara - ara
Rhinos - re
Anda - nde a-nde, qe eshte nder
Brendon - dre nga bri
Dalamia - delm
Ikka - ika
Menzana - mëzi

Japigët, nje fis i rendesishem ilir kane patur kultin e quajtur Jupiter Mezana. Ata i flijonin mezat per nder te Jupiterit dhe sot ne kete forme fjalen mez e ruan vetem shqipja.

Kaonët e Italise vijne nga Iliria po ne te njejten kohe, kaonet jane edhe ne Troje. Ajo qe eshte interesante eshte edhe fakti se kaonet e Epirit me te Italise mbanin marredhenie shume te mira, pasi e dinin qe vinin nga nje fis i perbashket.
Popullsine e Kalabrise anktike, studiuesit e quajne me origjine nga dardanet e Ilirise apo Shqiperise se sotme. Umbret, Plini i quan si nje fis i vjeter pellazg.

Per Ligurët, Hesiodi deshmon se banonin afer Skitheve Hypomologian. Aristoteli flet per Ligur dhe per nje pjese tjeter te ligureve qe jetonin ne kapadoki te Azise se vogel. Pra liguret e Italise kane banuar ne Skithi apo edhe ne Traki e Azi te vogel, para se te dilnin ne Italine e sotme. Kjo do te thote se liguret jane nje popullsi qe ose ka emigruar nga zonat e Skithise, Azise se vogel, Trakses, ne kohet e hershme prehistorike dhe jane vendosur ne Itali, ose at ate italikut kane emigruar ne lindje. Dy qytetet me te rendesishme te ligureve kane qene Alba dhe Albia.
Oenotri ku banonin jukanet dhe bretianet, shtrihej nga Posedonia deri ne Otranto. Oentori eshte i biri i Lykaonit te birit te pellazgut.

Pisa, me pare eshte quajtur me emrin Teuta, te cilet ishim me origjine nga Elida, qe e ka marre kete emer nga Pintinet, fis ilir.

Retët, sipas Apianit, qe eshte i vetmi qe ka shkruar nje veper te plote per iliret, jane ilire.

“Romaket, jo vetem iliret po edhe paionet qe jane afer tyre, retet si edhe noriket, i quajne ilire.

Fjale rete :
Retia nga fjala re e shqipes dhe ky fis banonte ne alpe
Barga - kasolle me bar, nga fjala bar
Ber - ne lombaridsht i thoshin deles qe ne shqip eshte edhe fjala bër
Criu - ngriu, pra ftohte
Lope - fjala nga Savoja dhe Zvicra qe lidhet me fjalen lopë te shqipes
Palta - Ne Lombardi eshte balta, si edhe ne shqip.

Dardanet e Romës
Burimet historike tregojne se Ene dardani, prince Trojan, pas luftes vendoset ne Itali dhe pasardhesit e tij themeluan Romen dhe e bene ate nje perandori. Pra ne antikitet Roma eshte banuar nga dardanet e Trojes si dhe nga fise te tjera pellazgo-ilire. Por dardanet e Trojes jane dardanet e Ilirise, sepse per kete deshmon Straboni dhe autoret romake.

Emrat deti Adriatik dhe Jon, i kane marre na fiset ilire te adrianeve dhe nga emri i nje prince ilir , qe quhej Jon.

Sipas nje varianti “Joni eshte biri i Dyrrahut. Ai eshte vrare aksidentalisht nga Herkuli. Kufoma e tij u hodh ne detin jon dhe keshtu deti mban emrin e tij. Varianti tjeter eshte se Joni eshte biri I nje mbreti ilir, Adrit, emrit e te cilit mban deti Adriatik.

Pra ne antikitet, por edhe gjate periudhes kur Roma u shnderrua nga nje qytet dardan ne nje perandori te dyte me rrenje dardane, elementi ilir ishte mbizoterues, ose e thene qarte, romaket apo vete italiket ishin ilire. Ajo qe ne histori njihet si kultura romake, nuk eshte gje tjeter vecse kultura e krijuar nga tosket, dardanet dhe fiset e tjera ilire.

Germat e alfabetit i sollen ne Lat, pallazget. Pra ata jane te paret kudo, ne zbulimin e shkrimit dhe te qyteterimit.
Ne kohet antike Italiku ka folur te njejten gjuhe me iberikun dhe Galine. Ne ato kohe ata merreshin vesh me njeri tjetrin. M.q.s italiket edhe latinet e tjere flsinin nje gjuhe pellazgo-ilire, ajo ka shume nga gjuha shqipe brenda saj.

Madje italishtja e sotme e toskanes dhe toskerishtja e shqipes kane shume ngjashmeri me njera-tjetren.

Gjuha latine sipas studiuesve ishte krijimi i nje kaste te pasur shfrytezuesish bujqesor, te cilet pushtuan Romen pasi kishin debuar prej aty, etrusket. Romaket per tu dalluar nga paraardhesit e tyre duhet te kene krijaur kete dialekt, i cili me pas u be gjuha zyrtare e Romes, pastaj rajonale dhe me pas kombetare me ate prestigj qe pati ne te gjithe Europen.
Dionisi halikarnasit thote se Romaket flisnin nje gjuhe e cila nuk eshte as krejtesisht barbare as plotesisht greke, por nje perzierje e ketyre te dyjave, ku mbizoteruese eshte gjuha eoliane, por eolet vete ishin me origjine pellazge.

Ketu vertetohet edhe njehere se fiset helene kane folur te njejten gjuhe si fiset e tjera ilire, pasi ata mund te kuptoheshin lehtesisht ndermjet tyre.


Konstandini, nga Nishi i Ilirisë


Megjithate latinishtja mund te kete qene nje gjuhe e krijuar, por qe si baze ka patur shqipen, pasi fjalet e saj nuk kane kuptim pa shqipen.
Kultura etrusko-romake eshte nje kulture pellazgo-ilire, pasi etrusket ishin pellazge dhe fiset e tjera italike ishin me origjine ilire dhe sigurisht ishin po ato qe krijuan kete qyteterim dhe kulture te larte.
Po te shikosh qytetet e vjetra ne Italine pararomake, te ndertuara nga iliret, nuk bejne dallim nga ndertimet madheshtore, qe njohim sot. Roma dardane arriti qe te behej nje perandori e fuqishme, e cila mbajti te pushtuar pjesen me te madhe te botes se atehershme, per 5 shekuj duke qene e vetmja superfuqi mbi toke. Roma per te drejten, arriti majat dhe sot pothuajse pjesa me e madhe e sistemeve juridike te vendeve me te zvhilluara jane mbeshtetur tek e drejta romake, sidomos Evropa me sistemin romano-gjermanike te se drejtes.

Pra origjina e etnisë, gjuhës dhe kulturës romake antike, është pellazgo-ilire.

Shkëputur nga libri : Roli pellazgo-ilir i E. Kocaqi, shkroi: Stop Injorancës

Ndiqni videon që shpjegon shumë fjalë, sesi latinishtja i ka ndërtuar me anë të shqipes, që ato fjalë i ka të sajat, madje i përdor edhe sot:1) http://www.youtube.com/watch?v=UMLAWedKmtk 2) http://www.youtube.com/watch?v=5YMHQNEB3k0

Pse na bien flokët ?!

A është i mundur parandalimi i këtij fenomeni? Si mund të trajtohet rënia e tyre?Flokët kanë një rëndësi shumë të madhe për estetikën e njeriut. Rënia e tyre është e dukshme tek femrat dhe tek meshkujt, por më e theksuar është tek meshkujt. Por përse bien flokët? A është i mundur parandalimi i këtij fenomeni? Si mund të trajtohet rënia e tyre?



Rënia e flokëve ashtu si ngjyra e syve, është një tipar i trashëgueshëm. Me kalimin e kohës, floku bëhet i hollë dhe bie kur folikulat vdesin. Gjenet që provokojnë rënien e flokut janë të transmetueshme nga të dy prindërit. Është i kotë riti që ndiqet shpesh nga prindërit për të qethur fëmijët e vegjël, në mënyrë që të rritet dhe shtohet floku. Nëse njeri nga prindërit vuan rënien e flokut, ajo do transmetohet tek fëmija nëse ai ka marrë gjenet e tij.

Por nga ana tjetër nuk është e thënë që prindi vuan rënien e flokut dhe patjetër duhet ta ketë dhe fëmija. Kjo është në varësi se nga cili prind i janë transmetuar gjenet fëmijës. Pikërisht me këtë fakt shpjegohen dhe rastet e shumta që ndodhin brenda një familjeje, ku njëri vëlla është tullac, ndërsa tjetri ka një dendësi të madhe të flokëve. Rënia e flokëve fillon që 20 vjeç, por ajo vihet re vetëm kur personi arrin në të 30-t. Rënia e flokëve nga trashëgimia është tipike në pjesën ballore dhe anash ballit.

Stresi

Stresi është një faktor shumë rëndues në rënien e flokut. Në ndryshim me faktorin gjenetik, rënia e flokëve, për arsye stresi, është e shpërndarë në të gjithë zonën ku ka flokë ose e lokalizuar në formë rrethore. Sipas specialistëve, dietat e keqbalancuara sjellin si rezultat një keqekuilibrim të ushqimeve të nevojshme për organizmin. Mungesa e proteinave mund të ndryshojë prodhimin normal të flokëve dhe të bëjnë që flokët të hyjnë në një fazë pushimi dhe për dy apo tre muaj do të shfaqet humbja e flokëve në masë.



Sëmundjet

Ndodh shpesh që shfaqet dukuria e humbjes së flokëve pas kalimit të ndonjë infeksioni, si ethe të forta, operacione, etj. Gjithashtu, dhe pas çrregullimeve të funksionimit të gjëndrave tiroide ndodh rënia e flokëve. Në këto raste është e nevojshme t’i jepet fund me trajtim për t’i normalizuar. Gjithashtu, shfaqet ky fenomen kur ka mosfunksionim të hormoneve mashkullore të njohura si androgjene, ose femërore të njohura si estrogjene. Në këto raste, korrigjimi i disekuilibrit eviton rënien e flokut. Gjithashtu, disa sëmundje shoqërohen nga rënia e flokëve, siç është rasti i diabetit dhe e kundërta. Rënia e flokëve është një paralajmërim se ndonjë sëmundje serioze po fillon të shfaqet. Medikamentet që përdorim për shërimin e sëmundjeve ndikojnë në rënien e flokut. Në këto raste lind si domosdoshmëri shtyrja e kurës së sëmundjes ose duhen marrë parasysh më parë pasojat e marrjes së këtyre medikamenteve. Rënia e flokëve nga marrja e medikamenteve zakonisht është e kthyeshme dhe përgjithësisht pa probleme.

Pakujdesia

Veset e këqija dhe pakujdesia. Abuzimi me trajtimet kozmetike me cilësi të keqe, agresive dhe përdorimi i vazhdueshëm i tyre thyejnë kapilarët e flokut duke bërë të mundur rënien e tyre. Një armik i flokut është edhe larja e tyre shumë e shpeshtë dhe krehja me avuj të nxehtë që bëjnë të mundur këputjen e tyre dhe provokojnë disekuilibër në shtresën e yndyrshme të lëkurës.



Kujdes!

1-Kontrolloni stresin
2-Mbani një dietë të përshtatshme
3-Pini të paktën dy kg ujë në ditë
4-Konsumoni fruta, perime dhe proteina, me ane të të cilave marrim vitaminat, minerale dhe materiale strukturale thelbësore në rikonstruktimin kapilar.
5-Evitoni sa më shumë konsumimin e yndyrave shtazore, duke i zëvendësuar me vajra natyrale, veçanërisht me vajin e ullirit.
6-Evitoni ushqimet e skuqura.
7-Përdorni sallata të ndryshme.
8-Dielli i pishinës dhe i detit është i dëmshëm për flokët.
9-Mos e ndërroni shpesh shampon.


Si të kujdesemi për flokët ?

Një njeri i shëndetshëm ka nga 100.000 deri 130.000 qime flokësh. Floku i njeriut zgjatet me rreth 2 milimetra në javë. Ushqimi i keq dhe sëmundjet e ndërpresin procesin e rritjes së flokëve. Është thelbësore mbajtja e higjienës për flokun. Me këtë duhet të kuptohet zgjedhja e shampos së përshtatshme për tipin e flokut. Nuk është e këshillueshme ndërrimi i shpeshtë i llojit e shampos. Nëse flokët i lyeni, boja duhet aplikuar së pari në një tufë të vogël flokësh për shmangien e efekteve anësore. 70% e meshkujve në botë, sipas studimeve, vuajnë nga rënia e flokëve. Sipas specialistëve, përveç trashëgimisë, fajin për këtë e ka edhe hormoni testosterone, i cili është armiku numër një për rënien e flokëve.

E sigurt që rënien e flokut e ndalon padyshim ... dyshemeja.

Kombi shqiptar në Evropë

Shumë kombe në Evropë, por edhe në Ballkan, lehtas mund të lidhen me përcaktimin fetar, që në të shumtën i përkasin një besimi fetar. Kjo sigurisht që nuk mund të thuhet për kombin shqiptar, i cili edhe në këtë rast është sui generis, sepse kombi shqiptar përbëhet nga shqiptarët e besimit katolik, ortodoks dhe mysliman.

Çka i bashkoi shqiptarët e tri besimeve që të jenë një komb unik?

I bashkon gjuha, territori, tradita shekullore e përbashkët, kultura, psikologjia, historia e lavdia e përbashkët, i bashkojnë përrallat e legjendat, epet e mitet, mbitoka e nëntoka etj. Formimi i kombit shqiptar nuk e ka për bazë asnjë fe.



“Fe” e formimit të shqiptarëve ishte Shqiptaria.

Po ta njohim mirë historinë e formimit të kombit shqiptar, nuk e kemi vështirë të shohim se ideologët fillestarë të kombit shqiptar i përkisnin ritit ortodoks, të cilëve më pas iu bashkuan intelektualët e ritit mysliman dhe katolik. Shpesh idetë fillestare të shqiptarizmës u iniciuan dhe u avancuan nga njerëz të përgatitur për predikime fetare, si: papë (Papa Kristo Negovani), hoxhallarë (Hoxhë Thasini) e priftërinj (Ndre Mjeda). Këtë komb, që nuk arritën ta ndajnë e përçajnë ndër shekuj pushtuesit e besimeve të ndryshme fetare, vështirë e kanë t’ia arrijnë partizanët e “kombit” kosovar sot në kohën moderne.

Ku zë fill ideja e formimit të kombit shqiptar?

Idetë fillestare kombëtare shqiptare i hasim në fund të shekullit të XVIII, ndoshta edhe më herët të papët e ritit ortodoks shqiptar, të cilët duke e parë rrezikun e asimilimit nga ndikim fetar grek, i cili po e kufizonte përdorimin e gjuhës shqipe brenda familjes, e filluan përkthimin e librave fetare në gjuhën shqipe, e cila duhej të predikohej edhe në kisha. Edhe pse përkthimi i veprave fetare si ai i Formulës së Pagëzimit kishte filluar në fillimet e shekullit XV, për disa shekuj që ndërprerë. Kjo ishte përpjekje për ta nxjerrë përdorimin e gjuhës shqipe jashtë shtëpisë, për t’i shpëtuar asimilimit ku po e çonte kisha greke dhe administrata shtetërore turke e më vonë ajo greke. Kështu filloi interesimi për përkthimin e librave fetare përfshirë edhe Biblën në gjuhën shqipe, të cilën punë më vonë do ta përfundojë Kostandin Kristoforidhi. Ky cikël do të përmbyllet nga Fan Noli me themelimin e Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare në Boston të SHBA-ve. Këto janë ato veprimet kryesore që u bënë digë e pakapërcyeshme për përpjekjet shoviniste të Kishës Ortodokse Greke për asimilimin e shqiptarëve të ritit ortodoks. Kjo përpjekje nuk ka pushuar as sot e kësaj dite. Shumë arvanitas (shqiptar të Greqisë) në familjet e tyre vazhdojnë ta flasin gjuhën e mëmës – gjuhën arvanitase, por jo edhe jashtë familjes. Shekulli ynë nuk duhet të lejojë zhdukjen e gjuhës arvanitase (shqipe) në një vend evropian, sepse vlerat evropiane nuk e lejojnë diskriminimin me zhdukje e asimilim. Madje, vlerat evropiane nuk e durojnë as asimilimin dhe zhdukjen e botës shtazore e bimore.
Më vonë kjo përpjekje do të vazhdojë për shkronjat, për librat (Evetari) dhe shkollën shqipe, përpjekje kjo e pasuar nga Dhaskal Thodhri, Naum Veqilharxhi, Pandeli Sotiri me shokë. Gjithë këto personalitete të kulturës e të kombit shqiptar, nuk e patën fatin të kishin vdekje të natyrshme, por u vranë në pusira, u helmuan apo u dogjën për së gjalli së bashku me abetaret e gjuhës shqipe.
Në gjysmën e dytë të shekullit XX, idesë së gjuhës shqipe, të shkronjave shqipe, të shkollës shqipe, për ta ndërprerë trendin e asimilimit të shqiptarëve iu bashkuan intelektualë shqiptarë të të gjitha besimeve fetare. Këto përpjekje e forcuan idenë e bashkimin të të gjithë shqiptarëve në një komb, me një gjuhë dhe një shtet (atdhe). Për të ardhur deri te ky unifikim u desh pashmangshëm të “shpikej” një “fe” e re që do t’i bashkonte të gjithë shqiptarët dhe kjo fe u bë shqiptarizmi si kupolë e bashkimit të të gjithë shqiptarëve të ndarë në tri besime të ndryshme fetare. Arkitekti i këtij zbulimi të madh të kombit shqiptar u bë rilindësi ynë Pashko Vas Shkodrani, i njohur edhe si Vaso Pashë Shkodrani, me poemën e tij famëmadhe: “O moj Shqypni…”. Poema ishte një himn i fuqishëm i kryengritësve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të cilët u ndeshën fuqishëm më të gjithë armiqtë e bashkimit të shqiptarëve e të Shqipërisë. Edhe sot tingëllojnë fuqishëm vargjet e poemës së shqiptarizmës:

Çonju shqyptarë prej gjumit çonju,
Të gjithë si vllazën ni
gjuhë bashkonju.
Mos shikoni kisha e xhamia,
Fe e shqyptarit asht shqyptaria.


Shqiptarizmi ishte ombrella e përbashkët e të gjithë shqiptarëve, “nga Tivari e në Përvezë. Një ishte kombi, një ishte gjuha, “Toskë e gegë, Malci Jallia, janë një komb, m’u nda s’duron” - e gjithë Kosova dhe Çamëria vendosmërisht për një komb luftonin. Kështu shqiptarizmi i bëri shqiptarët kombin më unikal në Evropë. Kombi ynë nuk është formuar as si komb ortodoks, as si mysliman ose si katolik, është formuar si komb shqiptar me gjuhë, atdhe, histori, traditë e kulturë evropiane. Nga paraardhësit e tyre të largët, pellazgët - janë formuar edhe kombe të tjera evropiane.

Formimi i kombit shqiptar, ka lindur edhe si rezultat i depërtimit të ideve të iluminizmit evropian që në shekullin e XIX i revolucionarizuan shqiptarët me idetë e arsimit, të drejtësisë, të barazisë, të vëllazërisë e të bashkimit të territorit e të kombit, siç ishte vepruar më herët në pjesët e tjera të Evropës dhe më vonë në ato të Evropës Juglindore. Këto ishin ide që bënin thirrje për një botë të lirë, progresiste, të arsimuar e demokratike. Në këto ide, rilindësit tanë gjetën idenë e bashkimit të të gjithë shqiptarëve në një fe të përbashkët dhe kjo ide e përkthyer në shqip u bë “Fe e shqiptarëve – shqiptaria”.



Kjo “Fe” e “re” për kombin shqiptar ishte dhe mbeti zbulim epokal që brezi ynë se paku duhet t’i rrijë gatitu. Shqiptarët u formuan si komb i dalë mbi fetë, por jo kundër tyre. Edhe kjo është një e veçantë tjetër e kombit tonë në Evropë. Shikuar në këtë rrafsh popujt e Evropës kanë çka të mësojnë nga shqiptarët, të cilët nuk patën fatin e mirë që me kohë të kishin “qeveri që e meritonin”. Asnjëra nga fetë ekzistuese nuk mund ta merrte formimin e kombit shqiptar, se po të ndodhte kjo, kombi ynë nuk do të ekzistonte, sepse do të asimiloheshim në grekë, turq e latinë. S’jemi turq, grekë, shkije e as latinë, jemi veç shqiptarë, thoshte Naimi ynë i Madh. Ndoshta, përpjekjet e armiqve për t’i asimiluar shqiptarët i nxitën ideologët tanë të Rilindjes Kombëtare, ideologët e kombit tonë ta zbulonin armën e shpëtimit të shqiptarëve - shqiptarizmin, fenë e bashkimit të shqiptarëve: për një gjuhë, për një komb e për një atdhe – Shqipërinë.


Formimi i kombit shqiptar në shekullin XIX, i formuar në kuptimin më të mirë të fjalës, në shtrirjen horizontale të tij pas Luftës së Dytë Botërore, kur arsimi, shkenca dhe të gjitha lëmenjtë e kulturës u shtrinë në të gjitha shtresat e kombit ose në shtresa të gjera të tij, si të qytetit ashtu edhe të fshatit, u formua, u konsolidua dhe u kulmua si komb shqiptar evropian.


*Kryetar i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, G. Shqiptare

Monday, January 4, 2010

Përmbytjet, alarmi i projektuesit të portave të hidrocentraleve

Me ujin, me zjarrin dhe me qeverinë mos luaj, uji të mbyt, zjarri të djeg, qeveria të merr shpirtin. Kjo aksiomë fataliste ngjan si një profeci ogurzezë që edhe mund të ndodhë. Të paktën kur bie fjala për ujin. Të paktën për ujin që ndodhet në hidrocentralet e kaskadës së Drinit.

Aty ku dhe prodhohet shumica dërmuese e energjisë së nevojshme për vendin. "Portat e punës së remont-avarisë në Koman kanë mbi 20 vjet që nuk janë përdorur. Në Fierzë, edhe më shumë vjet, kurse në Vaun e Dejës, rrjedhja e tyre dallohet dhe me sy të lirë mbi digë Teknikisht këto porta duhet të vihen në funksionim një herë në gjashtë muaj për provë e për t´i mbajtur në gatishmëri, ndryshe, dalja e tyre jashtë funksionit, mund të shkaktojë tragjedi të paimagjinueshme. Ajo që ndodhi me portat shkarkuese të liqenit të Tiranës, përballë asaj që mund të ndodhë me hidrocentralet e Drinit, do të ishte vetëm një inskenim banal studioje filmike. Sepse portat e mbyllura mund t´i hapin derën fatkeqësisë"!




Alarmi i jashtëzakonshëm vjen nga inxhinier Dhimitër Cico, njeriu që plot 21 vjet më parë ishte një nga autorët e projektimit dhe montimit të këtyre portave në hidrocentralin e Komanit. Një punë e vështirësisë së epërme, nga e cila i ka mbetur si kujtim një çmim Republike, një nga dekoratat më të larta që jepte dikur regjimi komunist. Sot profesionist i lirë, Cico shtyhet dhe më tej, kur thotë se një situatë e ngjashme është dhe në dy hidrocentralet e tjera, në Fierzë dhe në Vaun e Dejës, ku portat e punës së remont-avarisë, me siguri, janë jashtë funksionit. "Skenari më i keq i mundshëm është ai që, kur portat duhet të vihen në përdorim, të mos jenë funksionale; uji i liqenit të Fierzës të dëmtojë digën e saj dhe pastaj, me reaksion zinxhir e njëjta gjë të ndodhë në Koman dhe në Vaun e Dejës. Pastaj, nuk do të ketë më as Shkodër dhe as Lezhë, së paku", - thotë inxhinier Cico.

Ai pohon se e ka shprehur shqetësimin e tij ku ka mundur, por askush nuk i ka kthyer përgjigje. E ka ndarë me kolegët e tij, me zyrtarët e lartë të shtetit shqiptar, por i është përgjigjur vetëm heshtja. Dhe, i dëshpëruar, mendon t´i drejtohet publikut duke e paralajmëruar direkt për rrezikun, në mënyrë që kush e ka për detyrë dhe përgjegjësi për ta shmangur atë, të marrë masa. "Asnjë qeveri nuk e ka menduar një gjë të tillë. E majtë dhe e djathtë. Këtu nuk është e rëndësishme të gjendet se kush është fajtori, e rëndësishme është që faji i shtresëzuar në gjithë këto vite, të mos sjellë nesër një tragjedi të jashtëzakonshme njerëzore", - thotë me dëshpërim inxhinieri Cico.

Në këtë intervistë ai flet për të shkuarën, për vitet kur hidrocentralet ndërtoheshin nga njerëz që punonin si skllevër dhe ushqeheshin si skllevër me çaj, djathë dhe fasule, me njerëzit e ish-Sigurimit të Shtetit që vigjilonin për "sabotime" të mundshme dhe me tekat e projekteve të tilla gjigante që sot i japin energji gjithë Shqipërisë.

Kush është inxhinieri Dhimitër Cico?

E kam të vështirë, si çdokush tjetër, besoj, që të flas për veten. Në kohën tonë, CV-të, siç i quajmë sot, na i bënin të tjerët. Mund t´ju them që kam kaluar tërë jetën time nëpër kantiere ndërtimi, kryesisht në hidrocentralet e veriut. Kam punuar si projektues dhe ndjekës i cilësisë së punimeve në hidrocentralet e Vaut të Dejës, Fierzës, Komanit, Banjës, në ujëmbledhësin e Bovillës e të tjerë. Kam pasur fatin e pakrahasueshëm të punoj me profesorët e mëdhenj të ndërtimit në Shqipëri, me Farudin Hoxhën, specialistin e digave, Egon Gjadrin, specialistin e tuneleve, Petrit Radovickën, projektuesin e kaskadës, Thoma Meksin e papërsëritshëm apo dhe me mjeshtrin e turbinave Mihal Jorgoni. Nuk dua të bëj lista, sepse pastaj do të më duhet të përmend emër për emër të gjitha ata individë pa emër e pothuaj anonimë, kryesisht nga zonat e veriut, që kanë punuar në këto vepra me çmimin e sakrificës së epërme, që kanë punuar vërtet si skllevër, por plot nder, në kushte të paimagjinueshme.

Në vitin 1985, në kushtet e izolimit të plotë të vendit dhe në krizën ekonomike ku kishte hyrë regjimi, së bashku me një grup projektuesish, morëm përsipër të prodhonim në vend portat e remont-avarisë në Koman. Sot, kur Shqipëria nuk prodhon pothuaj asgjë, fjalë të tilla ngjajnë të çuditshme. Me çmimet e kohës, nga importi ato kushtonin mbi 8 milionë dollarë - sot disa fish më shumë - por ne mundëm t´i prodhojmë ato në vend për vetëm gjysmë milioni.

Çfarë janë këto porta?

Është e pamundur të shpjegohet me fjalë të thjeshta se çfarë janë ato dhe çfarë roli luajnë në hidrocentral. Teknikisht ato janë disa mekanizma gjigantë, me peshë totale 60 tonë dhe mekanizma ngritës me fuqi ngritëse 260 tonë. Në Koman janë 12 të tilla. Portat shërbejnë për devijimin e lumit, që të krijohen kushtet për ndërtimin e digës dhe veprave të tjera në kompleksin e një hidrocentrali dhe po ashtu, për shfrytëzimin dhe shkarkimin e plotave (prurjeve) të ujit në rastet e kalimit të niveleve maksimale në kupën e liqenit. Portat nevojiten për të bërë shkarkimin e ujit, në mënyrë që niveli i liqenit të mos kalojë mbi digë, sepse, në rast të kundërt, nuk do të kishte më digë e pasojat, pastaj, vetëm mund të merren me mend. Për funksionimin e këtyre portave ka një rregullore rigoroze, të miratuar që në ato kohë.


Në dijeninë tuaj, a është zbatuar rregullorja?

Mendoj që jo. Nga përvoja ime, por dhe nga kontaktet me kolegë të Akademisë së Shkencave që janë marrë me digat e larta, këto rregullore të shfrytëzimit dhe mirëmbajtjes, jo vetëm që nuk janë zbatuar, por ato me siguri i ka zënë dhe myku në sirtarët e arkivave. Unë po ju sjell për botim rregulloren origjinale të kohës për hidrocentralin e Komanit, që saktëson se si duhet të sillemi teknikisht me këto vepra. Por, nëse rregulloret them se i ka zënë myku, si specialist po ju them se portat e punës së remont-avarisë në këto hidrocentrale i ka zënë ndryshku. I ka salduar plotësisht ndryshku. Që do të thotë, nëse troket ora e ligë, kur të kërkohet që ato të vihen në punë, fatkeqësisht nuk do të funksionojnë e do të jemi përpara një katastrofe që, përballë saj, gjithçka e ligë ka ndodhur me këtë vend ndonjëherë, do të ngjante si ëndërr vere.


Cili do të ishte ky skenar i keq apo dhe më i keqi i mundshëm që mund të ndodhte në një rast të tillë?

Shpesh ne shqiptarët bëhemi trima pas lufte dhe të mençur pas kuvendit. Keni parë në filma se çfarë është cunami? Po, po!

Pa asnjë ekzagjerim, Shqipëria do të goditej ndoshta në mënyrë të pariparueshme dhe me një kosto të paimagjinueshme nga një cunam i vërtetë uji e balte. Do të zhdukej ndoshta edhe Shkodra e Lezha, kurse viktimat në njerëz do të ishin si bilanci i shumë e shumë luftërave të marra së bashku.

Po ju bëj vetëm një krahasim. Po ju kujtoj përmbytjen e disa lagjeve në Tiranë nga mosfunksionimi i portës së shkarkimit në liqenin artificial të Tiranës. Një portë e përmasave fare të vogla, diçka më shumë se një metër katror. Ajo që ndodhi në Tiranë, është vetëm miniatura e asaj që mund të ndodhë, nëse shpërthejnë digat e veriut në rast të mosfunksionimit të portave të hidrocentralit, kur të jetë nevoja. Është një reaksion zinxhir, që do të niste me shkatërrimin e digës së dheut në Fierzë e më pas me radhë, me digën e Komanit dhe të Vaut të Dejës. Dua të paralajmëroj për këtë rrezik maksimal që sot mund të duket i tepruar dhe i largët për të ndërhyrë sa jemi në kohë. Ndryshe, asnjë mendje njerëzore nuk mund të llogarisë fatkeqësitë që do të na bien të gjithëve në kokë. E bëj këtë alarm si shqiptar, si qytetar, si inxhinier, me shpresë e besim se dikush do të kujtohet që "lopët e arta" që na japin dritë nga veriu, nga pakujdesia kriminale njerëzore, mund të shndërrohen në dema të tërbuar që do të na shkatërrojnë.


Kjo që thoni ngjan si një skenar apokaliptik. Keni paralajmëruar më parë për një gjë të tillë?

Shpeshherë e kemi ngritur këtë shqetësim me kolegët dhe me ta kemi ngritur e pranuar të njëjtin shqetësim maksimal. Sot ka pak vend për zërin e shkencëtarëve dhe për ta, njëlloj si me doktorët, shoqëria kujtohet vetëm në momentin e fundit, ndoshta edhe atëherë kur e keqja ka ndodhur. Personalisht i jam drejtuar me shkrim Ministrisë së Energjitikës, por nuk kam pasur asnjë përgjigje. Asnjë reagim. Vendosa t´i përgjigjem pyetjeve tuaja, me shpresë, jo për të pasur një përgjigje vetjake, por për të gjetur një mundësi transmetimi të këtij paralajmërimi, jo për të folur për të shpëtuar shpirtin tim siç thoshin latinët e vjetër, por për të parë një reagim konkret përballë një rreziku që është konkret në çdo kohë. Nesër, dhe askush nuk mund ta thotë me siguri se kur mund të jetë kjo nesër, do të jetë vonë. Dhe atëherë nuk do të ketë kohë për të pyetur se cilët ishin fajtorët dhe pse ndodhi. Atëherë, lum kush të shpëtojë!


Lorenc Vangjeli, Shekulli

Prodhimi i greqizimit

Në fshatrat e Himarës në fund të Tetorit e në Nëntor disa banorë festuan sundimin kalimtar të Shqipërisë jugore nga ushtria greke.
Ky është prodhimi i greqizimit të shkollave private greke dhe të “punës fetare” të prifterinjëve greke, të cilët me ndihmën e qeverive shqiptare nga 1992 pushtojnë kishën ortodokse shqiptare.


Lë të shikojmë së bashku


Ne te tokajone.com besojmë që çdo njeri duhet të ketë të drejtën të veprojë si të dojë sipas ligjeve. Por këto “mbledhje” nuk janë projekte e një minoriteti të vërtetë grekofon, por projekte të një grupi artificial të krijuar nga fondet e shtetit grek. Paga mujore në Shqipëri është rreth 300 euro. 300 euro është dhe “pensioni” mujor që jepë shteti grek të çdo shqiptar që quan vetveten “grek”.

Në të njëjtën kohë shkolla private greke të paligjshme hapen në Shqipëri. Le të shikojmë ç’thuhet te faqja zyrtare e shkollës (private) greke të Himarës.

Νë një pjesë të kësaj faqe mund të lexojmë për “çlirimin e epirit të veriut nga ushtria greke”.

Në një pjesë tjetër mund të lexojmë për ndihmën të madhe që dha Anastasios Janullatos, kryepeshkopi grek i kishës ortodokse shqiptare dhe Vasil Bollano, ekstremisti grekofon shqiptar për hapjen e saj.

Gjithashtu ditën e hapjes së kësaj shkolle, u bë ceremoni fetare ortodokse nga prifterinjë grekë, sigurisht në greqisht.




Redaktorët e tokajone.com kanë një pyetje për qeveritarët shqiptarë:

Është e ligjshme një shkollë private e cila :

1. Përkrah copëtimin e Shqipërisë
2. Përkrah dhunën kundër popullit shqiptar
3. Bën propagandë fetare

Sot mësove, nesër çdo bësh ?

tokajone.com