Saturday, March 13, 2010

Kur ta "shpifin" puthjet në publik...

Pasi u ula në një bar kafe të pija diçka, dhe të shijoja ditët e fundit të pushimeve, po mendoja se ça duhet të bëja me Veten time kur të vija në Tiranë. Kur papritur, ulen aty, fare pranë meje, një djalë dhe një vajzë, që filluan të flisnin e stërflisnin për punë dashurie. Ja krisën puthjeve; ashtu kot si pa të keq.

Mirë bënë! I pashë një herë! Më pas seç më kapi edhe mua një acarim dëshire, që edhe unë desha të përqafoja dhe të puthja ndonjë vajzë në atë moment. Ata ndaluan dhe vazhduan disa herë. Nuk është se mua nuk më vinte keq kur i shikoja, po edhe me bezdisnin, jo për faktin se unë isha një i vetëm me Veten dhe nuk e kisha shtrëngimin apo puthjen time në atë moment, por për faktin se puthjet e tyre ishin aq idiote, aq shpifëse për veshin dhe të ndjerin. Aq herë sa puthëtinin në tingull puthjeje, po aq herë më dukeshin sikur i gjuanin me shpulla në faqe njëri tjetrit, nga tingujt e puthjeve. Përveç pjesës që më bezdisën, e që duhet të putheshin më mirë, u ngrita për të bërë një xhiro. E kam vënë re, së të rinjtë shpeshherë duan ta shfaqin dashurinë e tyre, dhe për këtë mirë bëjnë, por jo kur janë pranë shumë të tjerëve: por edhe të ruajnë edhe një farë mase. Ata mund të largohen dhe të bëjnë ç’të duan. Nuk është snobizëm të puthesh në publik kur ke pranë teje edhe shumë të tjerë që nuk po bëjnë të njëjtën gjë si ty, por që shohin momentin e tyre. Është ndryshe koha kur të gjithë puthen rrugëve, bareve, stolave, cepave, apo edhe në shumicë për Shën Valentin. Ajo është dita e lirshmërisë së puthjeve ndërkombëtare. I “bukur” është edhe rasti kur puthjet bëhen sa për të thënë e për të rënë në sy tek të tjerët se shikoni se si po puthemi ne…!

Puthja duhet bërë në vendin dhe në kohën e duhur. Tu thuash më falni, a ka mundësi të putheni pak me më edukatë, ose të largoheni pak më tutje, nuk shkon. Ça të bësh, të kruash zërin kur i ke pranë dhe të picërrosh sytë për tu thënë: Eh, pak më andej! Është rasti kur e bukura dhe ndjenja bëhen edhe të bezdisshme. Duhet ta kuptosh, sa herë që kamerieri vjen disa herë në tavolinë për të marrë diçka kur po stërputhesh, kjo do të thotë se, kujdes, puthja juaj po shqetëson të tjerët.. Nëse je në autobus, dhe të pëlqen e dashura jote, mirë bën që të pëlqejnë buzët e saj, ti mund ta puthësh, por jo aq marrëzisht sikur ke kohë që nuk e ke parë. Prit të zbresësh, ndoshta ka të tjerë që i fyen ose i erekton keq. Përmbaju! Më kujtohet një herë kur udhëtova me avion. Kur puthjet e një çifti shumë të kundshëm vunë në siklet një prift katolik, që e kishin aty pranë tyre. Pastaj jo më kot bëhen baret e errtë dhe me cepa pranë universiteteve ose më shumë pranë gjimnazeve. Unë nuk po them që ti mos të puthësh kur je në shkallët e ndonjë universiteti, apo në stol, por jo aq rëndshëm kur ke të tjerë pranë teje. Por ti mund të thuash, të vijë njëri këtu pranë meje e të më thotë të mos puthem? -Puthu, puthu, por jo kur pllaqpuritjet e tua shqetësojnë edhe të tjerët. Ka edhe nga ato më të fundit, “PUÇ-PUÇ”. Që janë ajrore, dhe më pak problematike; por jo se shprehin ndonjë dashuri të madhe nga të dyja gjinitë. Nuk e di, por mua më çudit mënyra se si mendojnë të rinjtë kur janë të dashuruar. Ata thonë: e dashura dhe i dashuri, dashnorja e dashnori, ma ka marrë ai, me ka dhënë ajo dhe deri këtu nuk ka asgjë të keqe; por më shumë kur thonë: sot do takoj burrin apo sot do takoj “grun”...Ta trajtosh partnerin tënd ose partneren tënde si grua dhe burrë, në një moshë kur mund të mendosh se do kesh edhe të dashur apo të dashura të tjera, të bën të thuash, se e gjitha kjo është shumë baritore.
Kur dy njerëz dashurohen, në sensin e romantizmit, e gjithë bota u duket se është e tyre, madje edhe bari ku ata vete gjenden, apo bota për rreth tyre nuk u intereson ose u duket sikur nuk ekziston. Problemi nuk është puthja por ajo mbas puthjes. Në Shqipëri, në Tiranë, sot puthja nuk është problem, por baret e Tiranës edhe e kanë problem mbas-puthjen, dhe nuk duan që puthja të degjenerohet. Kur puthja është më e gjatë në një ambient publik, ajo sigurisht do të tërheqë vëmendjen dhe është shumë e vështirë të mos ta kapi syri; e të rrish indiferent, sepse të gjithë dinë të puthin, edhe ata që nuk e kanë për momentin puthjen e tyre apo të dashurën e tyre. Puthja është konfirmim dashurie, dhe kur e konfirmon atë në publik bëhet disi e ligjshme. Për mbas-puthjen, ka motele apo vende të tjera, dhe nuk është etike që kur mungojnë këto, të zëvendësohen nga baret, kur shqetësojnë edhe të tjerët... Jetojmë një botë që gjërat po bëhen kështu sa për qejf, dhe jo me qëllim. Shkrimin tim, nëse do ta lexonte një francez apo një italian, do çuditej shumë me trajtesën time. Kjo nuk do të thotë se çdo gjë e huaj është edukative për kulturën e vendit tonë. Por ende jam në bindjen time se puthjet duhen bërë në vendin dhe kohën e duhur. Shija, prekja, aroma, e intensifikojnë dhe e shndërrojnë në një përvojë të fortë ndjesie. Nga më i ëmbli te më i zjarrti, plot pasion, dëshira dhe pasioni në gojë provon, kafshon, lëpin, gëlltit, thith. I gjithë trupi humbet në kënaqësitë dhe përkëdheljet orale të gjuhës dhe buzëve, që shijohen nga njëri tek tjetri. Puthja mes partnerëve seksualë ose romantikë ndodh në 90 për qind të rasteve në kulturën njerëzore.

Edhe në kulturat ku puthja nuk është e pranishme ose është e ndaluar, partnerët e seksit mund të fryjnë në fytyrat e njëri-tjetrit, të lëpijnë, thithin, ose prekin fytyrat përpara penetrimit. Puthja është madhësia më jetësore e seksualizmit njerëzor, gjë që kurrë nuk rresht së mbaruari. Të gjithë gabohemi duke menduar se puthja është hyrja e një takimi seksual, por në të vërtetë është një akt seksual më vete. Ajo të rrit eksitimin, kur është e gjatë dhe e thellë. Por çfarë rëndësie ka, rëndësi ka që bëhet. Prandaj them që, seksi oral në publik nuk mund të bëhet kudo. Ose të duhet të thuash: - Më fal, oralizma para meje e gjete të bësh?! Prandaj, poeti lidhur me puthjen shkruan:

Sharjet, fyerjet, zënkat

gjithçka e keqe në këtë botë

bëhet hapur në rrugë të madhe

më e madhërishmja, më hyjnorja

puthja, ka mbetur ilegale
.

Mirë e ka poeti, çdo gjë që është ilegale shijohet më shumë. Përsëri në një ditë tjetër, në një bar serioz, u ula me mamanë time për të pritur një shoqe të sajën. Një çift, e gjetëm aty pranë nesh dhe dukeshin shumë të qetë në fillim. Ndërsa një çift tjetër, erdhën më pas, dhe u ulën. Këta të fundit filluan të putheshin sikur nuk ishin takuar kurrë më parë. Ndërsa ata që ishin aty para nesh, i shikonin dhe më pas filluan edhe ata. Unë dhe mamaja ime ishim gati në mes të këtyre dy tavolinave dhe i shikonim shumë mirë që të dyja anët. Ndërkohë e pashë se mamaja u vu pak si në siklet, dhe për të bërë pak shaka i thashë: - Ma, të të puth edhe unë ty tani?! Dashuria është e pandërgjegjshme, për më shumë puthjet.

Një proverb i vjetër kinez thotë: Të puthësh është sikur të pish ujë të kripur. Sa më shumë të pish, aq më i etur je.

Eljan Tanini

Këtu më poshtë eshtë edhe qëndrimi, që stafi i Stop Injorancës mban rreth puthjes në publik, duke e quajtur të tepërt madje edhe diskutimin rreth saj... ----> http://stopinjorances.blogspot.com/2009/10/puthjet-ne-publik.html

Fotot e ndaluara të natës së 8 Marsit

Zbulohen fotot e ndaluara të nates se 8 Marsit, ditës së gruas në Tiranë. Një festë në një lokal të njohur, kur meshkuj e femra ishin thuajse nudo në lokal. Në FOTO , shihni çfarë ndodhi atë natë...

Tamam ashtu siç u kishim premtuar, në numrin e datës 9 mars, po sjellim fotot e vijimit të festës së 8 marsit tek ai lokali i natës ku nuk lejoheshin burrat.

Ju kujtohet që e lamë tek rripi i pantallonave? Epo ne dhe ju paskemi qenë pak naivë. Shikoni fotot dhe kuptojeni ç'është bërë më pas.
Hajde harbim, hajde.

Kjo festa ishte Funny Party apo Nami Party? Besojmë arrini të bëni dallimin mes fotove që ju sollëm në Mini Sh2 në mëngjesin e 9 Marsit, dhe këtyre të sotmeve.

Atë natë, për shkak se donim t'u sillnim lajmin, ne u shkëputëm herët nga festa, por lamë "porosi" që të na dërgoheshin fotot e vijimit të festës. Dhe ja... këto janë fotot e asaj që ka ndodhur gjatë natës. Duket qartë që atmosfera është nxehur së tepërmi...

Mund të ketë dhe nga ata burra që pasi të shohin këto foto do jenë bërë pishman që i kanë lënë gratë të shkonin vetëm në atë festë :) Mirë t'ju bëhet o burra. Herë tjetër mos besoni kaq kollaj që aty brenda pihet vetëm... Coca Cola! :)

Shekulli

Këtu gjeni artikullin e parë : ---> http://stopinjorances.blogspot.com/2010/03/nate-e-nxehte-ne-tirane-kete-here.html

Dita e Verës, nga Ilirët në lashtësi, te tempulli Elbasan

Dita e Verës njihet si festa e gjithë shqiptarëve, por Elbasani dhe ballokumja është zemra e saj.

Një festë pagane, që e ka origjinën në kohën kur njerëzit i faleshin perëndive. Tempulli ka qenë në zonën e Çermenikës, në afërsi të Librazhdit të sotëm.
Pamje nga festimet e vjetshme të ditës së verës në Tiranë

Ne kalendarin e vjeter, njerezia orientohej ne diellin, henen dhe gjelberimin. Ndersa sot eshte fiksuar 14 marsi, dite e festes se lashte, qe shenon ndryshe fundin e dimrit te acarte dhe hyrjen e pranveres se celjes se luleve. Ne kohen antike, te paret tane, Iliret, udhetonin nga te kater anet per t'ju falur perendise se riperteritjes dhe gjithesise, Diana Candieviensis. Dita e Veres eshte feste e te gjitheve, e te pasurve dhe te varferve, eshte feste mbarepopullore ku te gjithe gezojne. As feja, as ideologjia dhe së fundi as politika, nuk munden ta kenë të tyre. Kohet shkuan dhe tempulli i festes qendroi ne Elbasan, ne qytetin e luleve dhe kenges, te dashurise dhe begatise.

Konica

Faik Konica, shkrimtari yne i ndjenjës, arriti të shpjegojë shpirtin e Dites se Veres. Ai e perkufizonte keshtu kete feste: "Dita e Veres eshte dita ne te cilen stergjysherit tane, kur s'kish lindur Krishterimi, kremtonin bashke me romaket dhe grekerit e vjeter perendite e luleve, te shelgjeve. Kur shkrin dimri, kur qaset vera e buzeqeshur, e holle dhe e gjate si ne pikture te Boticelit, zemra e njeriut shkarkohet nga nje barre, shijon nje qetesi, nje lumturi te embel. Ne kete gezim stergjysherit tane ndjenin nje detyre, tu faleshin perendive qe sillnin keto miresira. Dhe ashtu leu festa hiroshe qe e quajne Dita e Veres....".

Sipas shkrimtarit, kjo eshte nje feste e vjeter e races sone. "Nuk i bejne dem njeriu, sjellin gezim te kulluar ne shtepi. Ne nje vend ku jeta e te vegjelve eshte aq e trishtuar, djelmuria dhe vajzat kane nje rast te rralle per t'u defryer. Per me te medhenjte, Dita e Veres ka nje shije poetike, te holle e te rralle....", shkruan Konica.

Ballokumja
Ballakume

Eshtë ëmbëlsirë karakteristike vetem ne Elbasan. Ka qene dhe eshte sinonim i Dites se Veres. Ka nje formule te vecante gatimi, e njohur vetem ne kete qytet. Ne vija te pergjithshme, nje ballokume pergatitet si vijon:
Ne nje ene te posacme prej bakri futen sipas radhes gjalpe i fresket, sheqer, veze, maje miell misri dhe pak finje zjarri. Te gjitha asortimentet perzgjidhen ne kushte natyrale. Gjalpi duhet te jete prodhuar ne fshat dhe te kete nje ngjyre te vecante. Gjalpi i fresket tretet dhe vendoset ne enen e ballokumes. Mbi gjalp hidhet pak e nga pak sheqer dhe te dyja rrihen gjate nga nje luge druri. Me pas hidhen vezet nje e nga nje nderkohe qe rrahja me luge vazhdon. Pastaj e ka radhen hedhja e majes se miellit te misrit. Maja e miellit hidhet me ngadale dhe perzihet vazhdimisht me lugen e drunjte. Ne masen e formuar hidhet pak finje zjarri. Rrahja duhet te behet me dore. Brumi i formuar nga kjo perzierje merret me luge druri dhe vendoset ne topa ne tepsi dhe futet ne furren me dru zjarri. Piqet dhe sherbehet ne formen e kulaceve.

Rituali i Ditës së Verës, katër fazat e festës

Festa pagane ka ritualin e saj. Ritet jane trasheguar brez pas brezi ndoshta per 24 shekuj me radhe. Dikur dedikimet i kushtohen perendise Diane, sot ato praktikohen per nje jete me te mire te mbushur me gezim, dashuri dhe begati. Studiuesi dhe muzikologu i njohur Thanas Meksi e ndan ne kater faza Festen e Dites se Veres.
-Faza e pare eshte faza pergatitore qe nis me grumbullimin e zaireteve qe jane te nevojshme per Diten e Veres.
-Faza e dyte eshte nata e Veres qe nis me 13 mars me zjarrin,
-faza e trete mengjesi i Dites se Veres qe nis me 14 mars
-dhe se fundi pikniku i Dites se Veres ne mesditen e 14 marsit.

Ne vigjilje te nates se Dites se Veres, cdo shtepi e ketij qyteti eshte e mbushur me nje gezim te vecante, eshte nje ndjesi qe i pushton njerezit fare pa e kuptuar. Ndoshta nga ndikimi i diellit, gjelberimit apo shperthimit te fares dhe sytheve qe jane shprehje e begatise dhe vazhdimesise. Shtepia mbushet plot me gjera te mira dhe me bollek. Porta zbukurohet me lule dhe lastare te gjelber, te cilet simbolizojne futjen e miresise dhe natyres. Gjate kesaj nate te afermit, por edhe shoke e miq te ardhur nga viset e tjera, kendojne kenge te vjetra te shoqeruar me kuzhinen me nam te Elbasanit. Disa nga gjellet, qe nuk i gjen ne vend tjeter, jane tava me pistil, tava e kosit, kabunia, comleku, gjeli i detit etj. Gjate kesaj nate fillon te ndahet edhe hiseja e neserme per njerezit me te aferm. Mengjesi eshte i gezuar dhe festiv. Elbasanasit zgjohen heret me 14 mars dhe me nje perkushtim te vecante hapin deren qe te futet e mira dhe të dalë e liga.

Buka e derrit

Syte lahen me lulet e veres, me manushaqe dhe me karakafte (lloj luleje) dhe me pas pihet uje ne "buken e derrit", qe eshte nje zhardhok qe gjendet nen toke ne zonat me pyje dhe gjelberim. Uji ne "buken e derrit" simbolizon nje vit te shendetshem dhe te begate.


Vizitat

Mengjesi i 14 marsit nis me vizitat tek te afermit, ku djali me i vogel i familjes nxiton te dergoje hisen e ndare. Pikniku nis ne oren 10:00. Por vitet e fundit aktivitetet per rastin e festes nisin nje ore me pare. Ne piknikun e Dites se veres elbasanasit lene qytetin dhe u drejtohen pikave turistike ne Byshek, Gjinar, Gurren e Labinotit, Ullirit te Qefit, Kroit te Kalit, Cezmes se Lepurit, Ujit te Ftohte ne Labinot etj.


Kopshtarët e luleve dhe këngët e traditës

Dita e Veres nuk ka kuptim pa lulet dhe kenget. Prej kohesh elbasanasit njihen si kopshtare me nam dhe kengetare te shpirtit. Lulet me karakteristike ne Elbasan jane: jasemini, karafili, trendafili, zymbyli, karakaftet etj. Kultivuesit kujdesen per lulet ne menyre qe ato te shperthejne Diten e Veres. Vitet e fundit ansambli i luleve eshte pasuruar me trendafila dhe karafila te ardhur nga disa vende te botes, nga Egjipti deri ne Hollande. Gjate nates dhe Diten e Veres kendohen me pasion te vecante kenget e mjeshtrit te muzikes popullore qytetare Isuf Myzyrit. Kenge te tilla si; "Nje lulishte me trendafila", "C'u deshiruesh me te pa", "Ma mire n'pyll se sa n'qytet, "Si bilbili ne pranvere" etj., kendohen jo vetem nga elbasanasit, por ne mbare trojet shqiptare.


Koha dhe ritet sot, cfare ka ndryshuar

Nga viti ne vit, festa pasurohet me gjerat qe burojne nga shpirti i vete njerezve. Me 14 mars, Elbasani kthehet ne epiqendren e pelegrinazhit. Festa ka nje ndikim te cuditshem tek te gjithe. Jo vetem shtepite, por i gjithe qyteti vishet me dekor shumengjyresh, ashtu si lulet e pranveres. Ne vigjilje te festes, ndermarrja e dekorit zbukuron rruget dhe sheshet kryesore te qytetit. Ndersa ndermarrja e gjelberimit mbjell lule dhe siperfaqe te gjelberuara. Per cdo vit bashkia Elbasan akordon nje fond te vecante per festen. Ne pikat turistike dhe ne parqe jane programuar te organizohen koncerte, lojera popullore, pjese humori etj.

Fatos Salliu, Koha jonë

Homofobia, sërish protesta në Lezhë kundër Klodit të BB

Afro 400 qytetarë lezhjanë kanë organizuar një tjetër protestë në rrugët e qytetit të Lezhës, duke apeluar "Lezha është e pastër, nuk ka homoseksualë". Një protestë e tillë u zhvillua edhe me 5 mars kundër "fenomenit Klodi" që erdhi si rezultat i dëshmisë së bërë nga Klodi, ku ai deklaroi që ishte homoseksual dhe për këtë gjë i kërkoi mirëkuptim të gjithëve, veçanërisht nënës së tij.

Qytetarët lezhjanë kanë vijuar protestat e tyre, duke filluar nga sheshi administrativ i qytetit, si edhe përgjatë bulevardit "Gjergj Fishta" me thirrjet "Hiqe, hiqe Klodin!".
Nga fëmijët, të rinjtë dhe moshat e mesme kanë mbushur trotuaret me të vetmin qëllim që të largohet Klodi nga shtëpia e "Big Brother 3", duke mbrojtur "nderin" e tyre si qytetarë lezhjanë.

Sipas protestuesve, e vetmja arsye që e paragjykojnë është, pasi Zoti ka krijuar femrën dhe mashkullin, që ata të kirjojnë familje dhe të shtohen, si dhe të mbrojnë nderin e qytetit të Lezhës për traditat që ka mbajtur ndër vite. Protestuesit shprehin mendimin dhe kanë kërkuar që Klodi të largohet me dëshirë nga "BB 3" këtë të shtunë.
Sipas protestuesve, shembulli i Klodit nuk është një shembull i denjë për qytetarinë lezhjane dhe kryesisht për brezin e ri.

Ata kanë kërkuar largimin e Klodit këtë të shtunë nga "Big Brother", në rast të kundërt kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave edhe në Tiranë.

Aleanca e homoseksualëve: Pushteti vendor të kërkojë falje

Reagimi / Pas protestës së zhvilluar para 2 ditësh në qytetin e Lezhës kundër fenomenit "Klodi", siç e kanë quajtur vetë ata, reagon Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT (lesbike, gay, bisexual, transgender)

Ka reaguar dje Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT (lesbike, gay, bisexual, transgender), në lidhje me protestën që është zhvilluar në qytetin e Lezhës për "fenomenin Klodi". Lezhjanët nga ana e tyre protestonin dhe si parulla kryesore kishin: "Lezha nuk e meriton njollën e homoseksualitetit", "Klodi ka njollosur qytetarinë lezhjane" e parulla të tjera si kjo. Nga ana tjetër, Aleanca është shprehur: " Në vend që të dilnin rrugëve medemek të fyer në krenarinë mashkullore, do të ishte mirë që ata të rinj të mendonin seriozisht se si do t'ia bëjnë kur pas pak muajsh, atëherë kur do udhëtojnë lirisht në Europë, do të ndeshin rrugëve të botës me njerëz që e jetojnë pa komplekse seksualitetin e tyre". Dhe pse njëri nga qytetarët në fjalën e tij citonte se nëse miratimi i ligjit për homoseksualët ishte një kusht për t'u anëtarësuar në BE, atëherë ata nuk dëshirojnë të hyjnë kurrë në BE.

Duket se rasti në fjalë ka hapur shumë debate dhe polemika, si në media, por edhe tek shoqëria shqiptare, e cila duket se e ka të vështirë të pranojë homoseksualizmin si fenomen.

Shekulli

Studimi, edhe Tirana në listën e 9 metropoleve në rrezik nga tërmetet

Përfundimet e një studimi të Universitetit të Kalifornias në SHBA, janë ndoshta të mjaftueshme për të ngjallur frikë edhe tek ne në Shqipëri. Tirana renditet në listën e 9 metropoleve të botës në rrezik nga tërmetet.

Studimi i publikuar në gazetën amerikane, "Nju Jork Tajms", dhe në gazetën italiane, "La Repubblica", në fillim të këtij muaji, thotë se brenda 40 viteve të ardhshme, këto metropole kanë gjasa të goditen nga tërmetet dhe jo vetëm kaq.

Sipas studimit, për shkak të mbipopullimit të shpejtë dhe ndërtimeve që janë përpjekur të ndjekin ritmin e mbipopullimit, do të mjaftonte që goditja të ishte 6 deri në 7 ballë që pasojat të ishin shkatërruese në këto metropole. Më poshtë është artikulli i gazetës italiane, "La Repubblica", mbi studimin e profesorit amerikan të Kalifornias, ku Tirana renditet në 4 metropolet e Europës në rrezik.

STUDIMI I UNIVERSITETIT TË KALIFORNIAS:
Ja kryeqytetet në rrezik nga tërmetet, ku brenda 40 viteve
parashikohet një tërmet shkatërrues

Stambolli - Turqi
Karaçi - Pakistan
Katmandu - Nepal
Lima - Peru
Teherani - Iran
Lisbona - Portugali
Mesina - Itali
Tirana - Albania
Athina - Greqi

*****
Luigi Bignami
"La Repubblica"


Studimi në universitetin e Kalifornisë mbi tërmetet: "Brenda 40 viteve, vdekje dhe shkatërrime për shkak të shtëpive të vjetra, apo të ndërtuara keq". Ja kryeqytetet në rrezik

Rritja e popullsisë urbane që do të shtohet rreth 2 miliard brenda gjysmës së këtij shekulli po "prodhon" pa e kuptuar, një armë të fuqishme të shkatërrimit në masë: shtëpitë. Kështu e nis komentin e vet në përfundim të një studimi, Roxher Bilham, profesor i Universitetit të Kalifornisë. Në studimin e tij është publikuar edhe një "hartë e ardhshme tërmetesh", pra një listë e qyteteve kryesore që rrezikohen më shumë në botë. Bëhet fjalë sipas studimit, për qytete ku ka gjasa të ndodhë një tërmet katastrofik në 40 vitet e ardhshme.

«Duket se lëvizjet sizmike preferojnë të godasin atje ku janë pikat tona të dobëta" - ka thënë Mustafa Eridk, drejtor i Institutit të inxhinierisë në Stamboll, duke analizuar studimin e profesor Bilham dhe letrën e tij botuar në gazetën "Nju Jork Tajms".
Stambolli, p.sh., është një qytet "i dobët" për sa i përket pikëvështrimit sizmik. Ai është rritur me një shpejtësi të madhe. Në vetëm 50 vjet ka kaluar nga 1 milion në 10 milionë njerëz, të cilët jetojnë pjesën më të madhe në ndërtime të kryera pa asnjë kriter antitërmet, apo antisizmik.

Një tërmet, si ai që goditi Haitin, në Stamboll mund të shkaktojë nga 30 deri në 40. 000 viktima dhe të lëndojë të paktën 120.000. Janë të shumta ndërtesat e bëra në lartësi pa marrë parasysh kapacitetet strukturore të kolonave apo të mureve mbështetëse. Ka prej tyre që janë të rrezikshme edhe pa pasur lëkundje sizmike. Shumë ndërtime të bëra me rërë deti dhe hekur, janë edhe më të brishta ndaj lëkundjeve sizmike.

«Janë bomba me sahat edhe Karaçi në Pakistan, Katmandu në Nepal, Lima në Peru dhe disa qytete të tjera të mbipopulluara me shpejtësi", - shpjegon Bilham, në "New York Times".
Për Teheranin, Bilham ka llogaritur që një lëkundje si ajo e Haitit, mund të sjellë vdekjen e 1 milion njerëzve. Në fakt, për sa i përket Teheranit, disa gjeologë iranianë shumë herë i kanë bërë presion qeverisë për ta spostuar kryeqytetin, i cili gjendet pikërisht mbi një epiqendër sizmike shumë aktive.

Por, situata është e rëndë edhe në qytete të vendeve të industrializuara, apo në zhvillim. Pra, edhe në Europë. Në Lisbonë, Mesinë, Tiranë, Athinë ka gjasa që lëkundjet sizmike, edhe pse jo të forta (6°-7° Rihter) të jenë katastrofike. Dhe të mos harrojmë: Ndërtimet janë vetëm një nga grackat vdekjeprurëse në raste tërmetesh.

Shekulli