Monday, March 26, 2012

Termi Komb dhe Kombet

Kombësia është një ndër kategoritë kryesore mbi të cilat është organizuar bota jonë sot.

Fjala "Nation", që nënkupton sot "Kombësinë" ka ardhur prej fjalës latine "Natio". Hera e parë kur përdoret ky term është në Bolonjë në shekullin e XIII-të të mesjetës dhe nënkuptonte thjeshtë Universitetet, duke u përdorur për njerëzit që i përkisnin të njëjtit Universitet.

Nga ana tjetër, vetë fjala "latine" ka lindur për herë të parë në shek. e XIII-të.

Koncepti "Nation", si "Identitet Kombëtar" ka lindur vetëm gjatë revolucionit francez të 1789-ës.

E keni hasur besoj edhe prej shumë autorëve të ndryshëm që në vëllimet e tyre shkruajnë fjali të tipit: "sipas autorit francez të shek. të XII-të..." në një kohë kur vetë francezët nuk njihnin kombësinë, kur francezët nuk flisnin frengjisht dhe kur emri Francë nuk kishte lindur akoma...

Si shpjegohet atëherë, në një botë ku ende nuk kishte lindur koncepti i kombit, pra prej vitit 1789 e poshtë, historia na i trajton ngjarjet historike, perandoritë, perandorët, figurat e ndryshme historike si pronësi të disa kombeve të caktuara (greke, romake, osmane etj, etj)?

Nga ana tjetër, historia trajton shtetet ilire, apo Mbretin e parë të Arbrit dhe të Epirit, në një kohë kur vetë europianët nuk kishin ende sensin e kombësisë.

Sunday, March 25, 2012

Ciniku më i madh që ka ekzistuar ndonjëherë, është REALITETI.

Realiteti nuk e humb kurrë rastin të të dekonspirojë edhe përballë disa gënjeshtrave të bardha.

Kur ti krenohesh me arritjet e tua, ai të buzëqesh lehtë tek veshi. Një buzëqeshje që tërbon djallin...
Kur ti shpërndan komplimenta pa doganë, ai si shpërblim në ditët e tua të dobësisë, të godet me çok kokës, si një çmim i taksës së hipokrizisë.
Eshtë po ai që na përplas në fytyrë të vërtetat e hidhura, pikërisht kur kemi nevojë të dëshpëruar të përkëdhelemi mes gënjeshtrash simpatike.
Realiteti nuk është i mysët, por as i lugët. Ai është një pasqyrë e pafytyrë, që s'të ndryshon as emër, as ngjyrë. Të lë kohë të flesh sa të duash, ditën edhe natën, por në fund ti llogarit si ditë të jetuara. Orët e tij më të arta dhe të hareshme janë kur krahason veten me realitetin që krijon çdokush prej nesh. Sa më pak të përputhen këto realitete, aq më tepër realiteti gajaset.

Realiteti është ai që nuk ndjen kurrë mëshirë për ne dhe gjithë kërshëri ndërzen turma histerike të hidhen kundra nesh, për disa detaje të pafajshme të së shkuarës.
E në këtë valle ku realiteti i pari tund shaminë, të kapur përdore, të gjithë dredhojmë, kush e kush të vallëzojë më bukur...

Realitet, o cinik, të kam shok, më ke armik.

Shkroi: Stop Injorancës

Wednesday, March 21, 2012

Etimologjia e fjalës "Nder"

Fjala "NDER", kjo fjalë kaq e lavdishme dhe fisnike që:

- latinisht bën "honrare",
- frengjisht "honneur",
- anglisht "honor",
- italisht "onorare",
- spanjisht "honrar",
- turqisht "onur" etj,
sipas etimologjisë zyrtare dhe etimologëve të shquar, mbetet një fjalë me origjinë të panjohur. (of unknown origin) http://www.etymonline.com/index.php?term=honor&allowed_in_frame=0 (?)

Me një sy të shpejtë, fjala "honor" dhe "Në+derë=nder=ner" (shqiptohet në të folur si ner) sigurisht që nuk janë palidhje me njëra-tjetrën, por ndërsa përpiqemi të kuptojmë krijimin dhe arsyetimin e fjalës shqipe "nder", ndoshta mundet edhe ti japim kësaj fjale ndërkombëtare edhe origjinën e saj të panjohur.

A është vallë kaq e rastësishme që kur një fjale etimologjia zyrtare nuk i gjen dot një shpjegim që të mos jetë aq qesharak sa zakonisht, i vendos vulën "e panjohur" përsipër? E po kaq çuditërisht, kjo ndodh me fjalët, ku lidhje e tyre me shqipen, është më lakuriqe se kurrë...

Përse e quajmë Shkencë etimologjinë kur kaq haptasi ajo është një vegël në shërbim të gjeopolitikës?

Shkroi; Stop Injorancës

Militantë i thekur? Punësim i garantuar!

Ja Europa shqiptare e demokrate e vitit 2012-të!
Ja meritokracia, ja kushtet e barabarta të tregut të punës, ja sesi mbushen nyjet më të rëndësishme të zhvillimit tonë shoqëror, me militantë kokëboshë, me njerëz të fisit, me shoqëri, me miq e pagesa. Ja si shpërblehen diplomat e studentëve shqiptarë, djersa dhe ëndrrat e tyre për ti shërbyer kësaj shoqërie.

Dhe me kalimin e viteve, janë pikërisht këta militantë analfabetë që marrin timonin e zhvillimit të vendit tonë. Përfundimi i kësaj drame, shihet e ndjehet edhe sot. Stop Injorancës

Skandalet e punësimit në Bashki: Albana Vokshi rekomandon 80 gra, nga pastrueset tek drejtoresha.

Prostituta: Dënim për klientët? Na latë pa bukë, unë punoj nga skamja



TIRANE- Edhe pse ilegalisht, kryeqyteti ofron seks për të gjithë. Nga 2-mijë lekëshet e lulishtes pranë “Ushtarit të Panjohur” ose dhe gropës pas Operës deri te vajzat 500-euroshe të hoteleve luksoze.

Edhe pse nuk mund të thuash me saktësi nëse ka apo jo Tirana një “Zonë me drita të kuqe”, çdo kush e tregon me bindje se në disa motele periferike të kryeqytetit ushtrohet ilegalisht prostitucioni. Por, ka edhe zëra për një prostitucion ‘elitar’, ku vajza të hijshme, të veshura klas ushtrojnë ‘zanatin’ më të vjetër në botë, për shifra më të kripura që arrijnë në qindra mijëra euro.

Gazeta Shqiptare në numrin e sotëm ka intervistuar një punonjëse të seksit në zonën tek lulishtja e “Ushtarit të panjohur”. Ajo prezantohet me emrin Tina.

Sa e keni pazarin?
"Dy mijë lekë, por ka dhe klientë që nuk më tradhtojnë dhe vinë përherë tek unë dhe u bëj edhe ulje."

Qeveria miratoi një ligj se punonjëset e seksit nuk dënohen me burg, por dëno-dënohen klientët e tyre dhe tutorët.

Si e gjykon?

"Ne nuk i bëjmë dëm askujt, përse duhet të na dënojnë, por edhe klientët tanë nuk duhet të dënohen. Me këtë vendim kam frikë se do na bien klientët."
(BalkanWeb)