Monday, March 26, 2012

Edhe pas 20 vitesh përsëri brohorasim "LIRI DEMOKRACI"



Si shpjegohet që në festën e fitores së parë të Partisë Demokratike, 20 vjet më parë, mbështetësit merren ende me autobusë, kush me hir e kush me pahir?

Si shpjegohet që për 20 vite, një e ashtëquajtur Parti Demokratike, nuk prodhoi dot një lider tjetër me demokracinë e saj, përveç Berishës?

Si shpjegohet që në festën e Partisë Demokratike refuzojnë të bëhen pjesë, pikërisht bërthama e kësaj partie?

Si shpjegohet që ende pas 20 vitesh, populli thërret ende "Liri Demokraci"?

Si shpjegohet që dje në emisionin Opinion në Tv Klan HD, tema ishte "Sali Berisha" dhe i ftuar të fliste për atë temë, ishte pikërisht Z. Berisha?

Lista e ish- personaliteteve të PD-së, që refuzojnë të dalin krah Berishës

Aleksandër Meksi, kryeministër
Bashkim Kopliku, zëvendëskryeministër
Dylber Vrioni, zëvendëskryeministër
Dashamir Shehi, zëvendëskryeministër
Gazmend Oketa, zëvendëskryeministër
Rexhep Uka, zëvendëskryeministër
Alfred Serreqi, ministër i Jashtëm
50 ish- deputetë të PD
15 ish- ministra.Funksionarë të tjerë të lartë të PD-së, të lënë në harresë

Shkroi: Stop Injorancës

Shqiptari - Politikani më i mirë i politikës së jashtme



Ilir Metës i akordohet çmimi “Personaliteti më Pozitiv i Politikës së Jashtme”

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta është vlerësuar me çmimin “Personaliteti më Pozitiv për Politikën e Jashtme gjatë vitit 2010”, nga Instituti për Studime Ballkanike dhe Lindjen e Mesme IFIMES me qendër në Ljubljanë. Gjatë ceremonisë me rastin e 10 vjetorit të krijimit të Institutit IFIMES në Ljubljanë, çmimi iu dorëzuar Stjepan Mesiç, ish-president i Kroacisë, njëkohësisht President nderi i IFIMES.

Meta u vlerësua si personaliteti më pozitiv për vitin 2010, në kohën kur ishte zv.kryeministër dhe ministër i Jashtëm, për kontributin e tij pozitiv dhe real në mbarëvajtjen e politikës së jashtme të Shqipërisë dhe për ndikimin e tij personal dhe institucional për forcimin e marrëdhënieve të mira rajonale dhe të fqinjësisë së mirë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Instituti vlerësoi vizionin e Metës në krye të diplomacisë shqiptare si një personalitet politik me peshë në rajon dhe me synim të qartë për të krijuar një rajon më të hapur, më pozitiv dhe më të integruar. Për akordimin e këtij çmim rol deçiziv ka luajtur vizita e Metësn në Serbi, që ishte e para e një niveli të lartë.
---------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Po ta mendosh thellë-thellë, i vetëquajturi kristali, i vetëquajturi Luani, i etiketuari Ilir Floriri, ka bërë realisht atë që asnjë Ministër i Jashtëm nuk e ka bërë dhe nuk do ta bënte kurrë.

Ju kujtohet kur më 12 mars 2010-ë vizitoi Beogradin, Preshevën dhe Bujanocin (duke harruar Medvegjën kreshnike) fill pasi dëgjoi shqetësimet e mëdha të shqiptarëve atje, doli e deklaroi publikisht me heroizëm se në Shqipëri, ekziston minoriteti serb?
Deklarata e tij u pasua me hapjen e 2 shkollave serbe, një në Shkodër dhe një në Fier.
Cili është ai Ministër i Jashtëm në Ballkan që ka krijuar nga hiçi duke dalë mbi historianët, një minoritet?

Në raport me E. Haxhinaston që nuk i duronte dot pordhët e tyre, Z. Meta mesa duket nuk është ankuar fare.

Nuk është e rastësishme që I. Meta dekorohet për politikën e jashtme, por për ti thënë të bardhës të bardhë e të zezës të zezë, konkurenca ka qenë shumë shumë e fortë.
U bënë dekada që gjithë politikanët tanë luajnë fort vetëm politikën e jashtme (pa i dalë koha të merren me politikën tonë të brendshme) dhe fitorja e Metës, duhet duartrokitur... 

Shkroi: Stop Injorancës

Kisha holandeze kastroi të rinjtë homoseksualë

Deputetët holandezë kanë bërë thirrje për të nisur një hetim në lidhje me dyshimet se rreth 10 të rinj holandezë u kastruan në vitet ’50 nga kisha katolike holandeze, për të hequr prej tyre homoseksualitetin.

Qeveria është nën presion për të provuar atë që disa thonë se është një skandal i mbuluar, ku djemve u hiqeshin testikujt nga klerikët.



Deputetët e kanë ngritur këtë çështje pasi një gazetë holandeze zbuloi detajet e ndëshkimeve, të cilat nuk u shfaqën askund në hetimin zyrtar që u bë për abuzimet seksuale brenda kishës.

Gazeta ka identifikuar së paku një person, të quajtur Henk Heithuis, që ishte kastruar kur ishte ende i mitur. Mendohet se të paktën dhjetë djem janë kastruar.

* Historianët theksojnë se qindra djem i janë nënshtruar kastrimit.
* Henku shprehet se është kastruar, fill pas ka raportuar abuzimet prej priftërinjve
* Qeveria Hollandeze ka deklaruar hapjen e hetimeve ndaj kishës holandeze.


Burimi: http://www.dailymail.co.uk/news/article-2117574/Dutch-Catholic-Church-castrated-10-boys-1950s-effort-purge-homosexuality.html?ito=feeds-newsxml

Termi Komb dhe Kombet

Kombësia është një ndër kategoritë kryesore mbi të cilat është organizuar bota jonë sot.

Fjala "Nation", që nënkupton sot "Kombësinë" ka ardhur prej fjalës latine "Natio". Hera e parë kur përdoret ky term është në Bolonjë në shekullin e XIII-të të mesjetës dhe nënkuptonte thjeshtë Universitetet, duke u përdorur për njerëzit që i përkisnin të njëjtit Universitet.

Nga ana tjetër, vetë fjala "latine" ka lindur për herë të parë në shek. e XIII-të.

Koncepti "Nation", si "Identitet Kombëtar" ka lindur vetëm gjatë revolucionit francez të 1789-ës.

E keni hasur besoj edhe prej shumë autorëve të ndryshëm që në vëllimet e tyre shkruajnë fjali të tipit: "sipas autorit francez të shek. të XII-të..." në një kohë kur vetë francezët nuk njihnin kombësinë, kur francezët nuk flisnin frengjisht dhe kur emri Francë nuk kishte lindur akoma...

Si shpjegohet atëherë, në një botë ku ende nuk kishte lindur koncepti i kombit, pra prej vitit 1789 e poshtë, historia na i trajton ngjarjet historike, perandoritë, perandorët, figurat e ndryshme historike si pronësi të disa kombeve të caktuara (greke, romake, osmane etj, etj)?

Nga ana tjetër, historia trajton shtetet ilire, apo Mbretin e parë të Arbrit dhe të Epirit, në një kohë kur vetë europianët nuk kishin ende sensin e kombësisë.

Sunday, March 25, 2012

Ciniku më i madh që ka ekzistuar ndonjëherë, është REALITETI.

Realiteti nuk e humb kurrë rastin të të dekonspirojë edhe përballë disa gënjeshtrave të bardha.

Kur ti krenohesh me arritjet e tua, ai të buzëqesh lehtë tek veshi. Një buzëqeshje që tërbon djallin...
Kur ti shpërndan komplimenta pa doganë, ai si shpërblim në ditët e tua të dobësisë, të godet me çok kokës, si një çmim i taksës së hipokrizisë.
Eshtë po ai që na përplas në fytyrë të vërtetat e hidhura, pikërisht kur kemi nevojë të dëshpëruar të përkëdhelemi mes gënjeshtrash simpatike.
Realiteti nuk është i mysët, por as i lugët. Ai është një pasqyrë e pafytyrë, që s'të ndryshon as emër, as ngjyrë. Të lë kohë të flesh sa të duash, ditën edhe natën, por në fund ti llogarit si ditë të jetuara. Orët e tij më të arta dhe të hareshme janë kur krahason veten me realitetin që krijon çdokush prej nesh. Sa më pak të përputhen këto realitete, aq më tepër realiteti gajaset.

Realiteti është ai që nuk ndjen kurrë mëshirë për ne dhe gjithë kërshëri ndërzen turma histerike të hidhen kundra nesh, për disa detaje të pafajshme të së shkuarës.
E në këtë valle ku realiteti i pari tund shaminë, të kapur përdore, të gjithë dredhojmë, kush e kush të vallëzojë më bukur...

Realitet, o cinik, të kam shok, më ke armik.

Shkroi: Stop Injorancës