Sunday, May 27, 2012

Faqja Stop Injorancës mbushi 3 vjeç!

Të na rrojë sa malet faqja me gjithë anëtarët e saj!
Mbani mend, këtu në këtë faqe një ditë do të hyjnë fëmijët tuaj, fëmijët e ffëmijëve tuaj, por ju do të kujtoheni përherë!
Faleminderit për gjithçka keni bërë që kjo faqe të mbetet gjithmonë një magnet i fuqishëm për çdo lexues! Tashmë sapo kemi hequr biberonin nga goja dhe ka ardhur koha të flasim dhe zëri ynë të dëgjohet...

Gëzuar! (S.I)

Njerëzit dhe ndjenjat

“Njerëzit kanë frikë nga vetvetja, nga realiteti i tyre dhe nga ndjenjat, mbi të gjitha.
Njerëzit flasin rreth dashurisë, rreth mrekullisë e madhështisë së saj, por këto s'janë gjë tjetër, veçse dëngla.

Ta themi troç, dashuria lëndon dhe ndjenjat janë rropatëse.

Njerëzit janë mësuar ta trajtojnë dhimbjen si diçka të keqe dhe të rrezikshme.

Por si mund të kuptoni dashurinë, nëse jeni kaq të frikësuar për të ndjerë?

Dhimbja është krijuar për të na zgjuar, ndërsa njerëzit mundohen ta fshehin atë. Kjo është kaq e gabuar.
Dhimbja është diçka për të cilën duhet të përkujdesesh, ashtu si për një radio. Ju njiheni me forcën tuaj të brendshme, pikërisht gjatë përvojës së dhimbjes. Gjithçka varet nga mënyra se si kujdeseni për të. Eshtë ajo që ka rëndësi.

Dhimbja është ndjenjë. Ndjenjat e tua janë një pjesë jotja, një pjesë e realitetit tënd. Nëse ju ndjeheni të turpëruar prej tyre dhe për këtë arsye i fshihni ndjenjat, ju po lejoni shoqërinë të shkatërrojë realitetin tonë.

Duhet të ngriheni në këmbë dhe të luftoni për të fituar të drejtën për të ndjerë dhimbjen tuaj.
Xh. Morrison

Përktheu: Stop Injorancës

Mos e tradhëtoni vetveten!

"Raca njerëzore është e parëndësishme, është vetvetja, me parimet e bindjet tuaja, ajo që nuk duhet tradhëtuar asnjëherë"

E marr me mend që dikush prej jush për të më kundërshtuar me ironi do të më thojë "As Hitleri nuk e tradhëtoi veten e tij..."!

Po, ke të drejtë. Ai nuk e tradhëtoi veten e tij, nuk i tradhëtoi bindjet e veta. Ishin miliona gjermanë, ata që tradhëtuan veten e tyre.

KJO ESHTE TRAGJEDIA !

Jo që një njeri i vetëm kishte guximin për të shpalosur, me gjithë forcën e mundshme, ligësinë e tij, por që miliona e miliona njerëz të tjerë nuk gjetën kurajon për të qenë të drejtë, nuk gjetën kurajon për të ndalur marrëzinë. (John Fowles)

Kushtuar popullit shqiptar, fryrë e ngjeshur me kultin e individit, që sot shpesh e kërkon fajin tek një individ i vetëm, po ashtu siç zgjodhi që për periudhën diktatoriale, të pastronte ndërgjegjen, duke ia ngeshur të gjitha padrejtësitë, një zëri të vetëm. (S.I)

Jo R.I.P. o R.R.I.P

Një prej gjërave që të acaron edhe më tepër kur nëpër rrjetet sociale përcillen lajme të kobshme, si humbje njerëzish të shquar apo tragjedi të ndryshme, është hapësira shqipfolëse, e cila mbushet me shkurtime të tipit R.I.P. (Rest in Peace)

Ne kemi shprehjen tonë shumë më kuptimplotë e shumë më shprehëse "U Prehtë/Prehshin në Paqe" dhe nëse detyrimisht nuk mund të shkruani pa shkurtime, mundet lehtësisht të përdorim simbolin U.P.P.

"Rest" e anglishtes, përkthehet "qëndro" dhe është shumë e thatë dhe e varfër në raport me fjalën "prehje" të shqipes.
(S.I)

"Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis',
trashigim, që na la i pari,
trashigim s'ia len ai fmis;

edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë HYJNORE;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore". Gj. Fishta

PËRMASAT E VËRTETA TË GJUHËS SHQIPE

Ashtu si gjithë shqiptaria, edhe gjuha shqipe po kalon kohë të vështira. Duke qenë se gjuha është treguesi i vërtetë i ecurisë së një kombi, çdo shqiptari i del si detyrë themelore mirëmbajtja e gjuhës sonë të lashtë. Është koha e duhur që të krenohemi me gjuhën tonë, duke luftuar për t’i dhënë asaj vendin që meriton. Përmasat e saj të vërteta janë pluhurosur sot nga gremisjet e kohëve dhe gjenden mjerisht nën këmbët e ecurisë së disa kombeve evropiane dhe gjuhëve të tyre, ku këto të fundit mbahen për gjuhë të fisme. Por shumë shpejt historia e gjuhësisë do ta shohë të vërtetën në sy e ajo e ka emrin “gjuha shqipe”.
Dega e gjuhësisë që studion prejardhjen e një fjale, etimologjia, nuk mund të bëjë dot pa shqipen. Mjaft gjuhëtarë evropianë i kanë bishtnuar këtij fakti dhe sot nevojitet të bërit revolucion në etimologji, për hir të së vërtetës. Gjithsesi, nuk kanë munguar gjuhëtarët që e kanë trajtuar rolin e shqipes në fjalëformime. Albanologë si Hahn, Vajgand, Majer, Bop, D’Anzheli, Myler, Zhak, Manjani, Belushi, Falaski, Shuflaj, Kola, Çabej apo Demiraj kanë punuar, kush më shumë e kush më pak, në vazhdën e rilindasve shqiptarë, për të ngritur shqipen nga rrënojat mesjetare. Ka pasur debate shkencore, vazhdon të ketë dhe, në të ardhmen, debati do të bëhet betejë. Përfundimet janë të paparashikueshme, por një gjë dihet mirë: shqipja do të flitet përjetësisht!
Qëllimi parësor i këtij shkrimi është rritja e ndërgjegjësimit ndër shqiptarë për gjuhën e madhe që kemi folur e flasim. Si objekt, do të shohim disa rrënjë shqipe në fjalë të huaja. Nuk do të përmendim këtu zëshmimin, rotacizmin a përngjashmimin, për të lehtësuar gjuhën, por kjo nuk do të thotë se nuk do të dëshmojmë pjesërisht se gjejmë gjurmë të shqipes në disa gjuhë të huaja. Sado i gjejmë sot shpesh mes nesh, ca edhe me tepri, italishtja, spanjishtja, gjermanishtja, anglishtja, rumanishtja, sllavishtja, greqishtja, turqishtja e latinishtja flasin një shqipe të heshtur. Dimë nga historia se fise ilire e pellazge jetonin edhe në Italinë e sotme, përveçse në Ballkan. Njihen mesapët e japygët, por Herodoti përmend se venedikasit ishin me prejardhje ilire (Herodoti, pj.1, fq.196). Vërtet, venetët, paraardhësit e venedikasve, mbajnë në emrin e tyre të lashtë fjalën e lashtë shqipe vend, në dialekt ven.  http://www.etymonline.com/index.php?term=Venice&allowed_in_frame=0 Të jetë një rastësi? Ka shumë mundësi. Por edhe studiuesi Aristidh Kola pohon se “…shumë emra italianë sot tregojnë prejardhjen e tyre nga shqiptarët dhe… ilirët e lashtë përbënin hallkën lidhëse midis helenëve dhe romakëve. (“Arvanitasit”, A. Kola, fq. 231)”. Në fakt, po të vëmë re fjalën italiane (dikur latine) gamba, do të shohim se ngjason disi me fjalën tonë këmbë, në dialekt kâm. Gjithashtu, italianët i thonë gola fytit, ndërsa ne kemi fjalën gojë, e cila duket më qartë në foljen ingoiare të italishtes, që do të thotë gëlltis, fus në gojë. Fjala mente e italishtes ngjason me fjalën mend/mendje të shqipes. Të jetë edhe kjo një rastësi? Por rastësi të tjera gjejmë edhe në shumë folje të italishtes, dikur të latinishtes. Kështu creare është e njëjta me foljen tonë krijoj. Por ndërkohë që italianët kanë fjalën testa për kokën, sikurse latinët kishin caput, ne kemi edhe fjalën tjetër krye, në dialekt kre, që duket të jetë rrënja e vërtetë e fjalës së huaj creare. Njësoj ia nxjerrim kryet edhe foljes italiane lavare, që në shqip përputhet me foljen tonë të lashtë laj, me rrënjë la-. Kujt t’ia ketë marrë kujt? Nuk e dimë, por shohim njëherë edhe foljen italiane dare, që është jap e shqipes. Në kohën e kryer të thjeshtë folja jonë bën dha, që është e njëjta rrënjë me italianen da(-re). Edhe folja aprire e italishtes bën hap, në dialekt ap. Pyesni veten, a ka mundësi që folja tjetër e italishtes lasciare[lexo: lashare] t’i jetë dhënë shqipes lëshoj? Duhet dyshuar, se lëshoj e shqipes ka për rrënjë foljen . Po sikur të jetë e anasjellta? Edhe folja vestire që i përgjigjet shqipes vesh, mbath duket të ketë për rrënjë foljen tjetër të shqipes , në dialekt ve. Po kështu, një tjetër folje e italishtes, smarrire (humbet, vyshket në shqip) duket të ketë foljen tonë marr (prendere në italisht) në trup të saj, që i jep kuptimin humb diçka, marr nga gjendja fillestare. Këtu rastësitë rriten. Por sa rastësi gjejmë në fjalën latine veteranus që e paska prejardhjen nga veter- dhe vetus po të latinishtes, sipas fjalorit të njohur origjinë-shpjegues amerikan Merriam-Webster (botimi 1994)? Edhe ne në shqip e kemi fjalën i vjetër, porsi latinishtja veter, por vitit ne i themi vit ose vjet, çka formon edhe mbiemrin i vjetër, kurse latinët e neolatinët kanë annus për fjalën tonë vit. Të tjera “rastësi” gjejmë edhe në fjalët latine angustus (- i ngushtë), ecce (- qe, ja) e plot të tjera që nuk po i sjellim këtu.
Por gjurmë të shqipes gjejmë edhe në mjaft emra krahinash apo vendesh në Italinë e sotme (se mos vetëm aty!). Rrethinat dhe qyteti i Barit në Itali, vendbanimi i japygëve dikur, është një fushë e tërë, dikur vetëm me… bar. Aty nuk ka asnjë pllajë. Qyteti i Brindizit ndodhet sërish në bregdetin Adriatik. Brindisi në italisht do të thotë dolli, por kemi përshtypjen që dollitë e kohëve të hershme nuk ngreheshin si sot, me gota apo shishe, por me bri, çka duket të jetë edhe rrënja e fjalës italiane për dollinë, brindisi. Nuk dimë ta shpjegojmë faktin që në Itali gjendet një qytezë me emrin Pula (në Sardenjë), por krejt njësoj e gjejmë edhe në bregdetin e Kroacisë, dikur dalmato-liburn (ilir). Për etimologjinë e qytetit të vjetër Trieste, prof. Shaban Demiraj mendon se vjen nga bashkimi fjalor treg-është, dikur trieg-este. Dihet këtu roli tregtar që ka patur e ka ky qytet, si pikë kyçe në Adriatik. Termi Toskanë që gjendet në Itali ngjason me atë Toskëri të shqipes, ndërsa arsyetimin historik të kësaj pse-je e plotëson prof. D’Anzheli. Vullkani Etna në Siçili duket të ketë një emër të lashtë. Ky është një nga më aktivët, dhe nuk pushon edhe sot së shpërthyeri. Kur një trup është shumë i nxehtë, për të shprehemi se ka etje, është mjaft i etur (që këtej dialekti E etuna, e etna). Rrënja et e shqipes formon edhe fjalë të tjera. Moria e fjalëve dyshkronjëshe e dytingujshe të shqipes (si err, dhe, ka, pa, lë, vë, ik e dhjetëra) sjellin zbulime aspak paqësore për gjuhët e sotme evropiane. Edhe fjala terrorist, aq e lakuar dhe “e dashur” për veshët e sotëm botërorë, flet shqip! Terrorist dihet të vijë nga latinishtja terror dhe terrēre që do të thotë frikësoj. Por në shqip kemi edhe fjalën terr ose errësirë, që kanë rrënjë të përbashkët err. Kjo folje shqipe ka edhe kuptimin mbyll, prish, dëmtoj, nxij e gjëra frikësuese si këto, pikërisht tipike për një… terrorist. Kështu shqipja padashur flet sa në OKB, sa në gojë të Bushit e sa në të Papës.
Ndalemi këtu me italishten, për shkak nxënësie, por gjurmë të shqipes gjejmë edhe në emra kafshësh, vendesh, sendesh dhe gjiri fisnor. Latinishtja, gjithsesi, ruhet ende më mirë në gjuhën spanjolle. Fjala spanjolle treque [lexo: treke] përkthehet treg, shkëmbim, ndërkohë që fjala normale spanjolle për tregun është mercado. Spanjollët u thonë buzëve edhe bozo, ndërsa vajzës chica[çika], ashtu si një dialekt yni që i thotë vajzës çikë/-a. Ndërkohë që në spanjisht ngjyrës së bardhë i thonë blanco, pulëbardhës i thonë pardela. Nga gjuhësia shohim se bashkëtingëllorja buzore p është e njëjtë me atë b, me përjashtim të zërit. Njësoj ndodh edhe me ato dhëmbore d e dh, nga ku rrjedh se pardela (në shqip pulëbardhë) është e njëjta gjë me bardhela. Në spanjisht gjejmë edhe fjalën mas, që i përgjigjet shqipes , në dialekt ma. Kjo “rastësi” spanjolle ka të njëjtat kuptime që ka edhe fjala shqipe. Ajo përdoret edhe si ndajfolje, edhe si pjesëz formuese e shkallëve të mbiemrit, njësoj si në shqip. Sasia e fjalëve të spanjishtes që kanë lidhje me shqipen është krejtësisht e shpjegueshme sikur gjuhëtarët e historianët të marrin parasysh teorinë pellazgjike. Ndër të tjera, ajo thotë se ka pasur lëvizje pellazgësh nga trojet tona për në gadishullin iberik të sotëm, ku një pjesë u ngul aty dhe një tjetër vërshoi drejt Britanisë së sotme (shih Kola dhe D’Anzheli).
Për të mbërritur te gjuha angleze, kjo është e formuar nga një sasi gjuhësh(kelte, gjermanike, nordike, frënge, etj.). Duke pasur gjurmë të latinishtes, në anglisht gjejmë lehtësisht fjalë që përmbajnë rrënjë të shqipes. Po përveç këtyre, gjenden edhe fjalë të tjera larg latinizmave e krejtësisht të ngjashme me shqipen. Demit apo buallit(në dialekt búll) anglezët i thonë bull, ndërsa lopës (apo kaut) i thonë cow[kau]. Fjala vdekje haset në dialekt edhe dekë, deka, kurse në anglisht e gjejmë death [deth]. A mund të jetë një rastësi që folja cry e anglishtes është e njëjtë me qaj të shqipes? Po ta zbërthejmë, folja qaj, siç e ruan gegërishtja, bëhet klaj dhe folja angleze cry lexohet [kraj]. Njësoj gjejmë foljen know[nou] që do të thotë njoh dhe foljen see[sí] që përkthehet shoh (krahaso: shih). Kështu vijojnë edhe folje si stretch [streç] që përkthehet shtriq, shtriqem. Gati të gjitha fjalët e lartpërmendura të anglishtes nuk hasen në gjuhët neolatine. Sërish, ndalemi këtu me anglishten.
Por edhe në gjermanisht, si një nga gjuhët e trungut të ashtuquajtur indoevropian dhe që ka formuar edhe gjuhën angleze, gjejmë fjalë si Milch që është qumështi në shqip. Në fakt, ky ushqim është pikërisht ai që njeriu ua mjel kafshëve, apo, më mirë të themi, ai që milet (krahaso foljen mjel, mil me Milch). Në gjermanisht ekziston edhe folja melken, që përkthehet mjel. Gjejmë edhe folje të shumta, ku spikat folja rennen që përkthehet rend, d.m.th., vrapoj; po t’i heqësh mbaresën tipike gjermane foljes rennen, përftohet forma dialektore e shqipes rend. Kështu kemi ren në shqip dhe ren në gjermanisht, si folje të të njëjtit kuptim, duke u bërë kureshtarë se si u bërtiste Frederiku i Madh ushtarëve të tij për në luftë. Listës sonë të përciptë në këtë shkrim i shtojmë edhe foljet spotten [shpoten], drehen, kapern që përkthehen përkatësisht shpotis, dredh dhe kap. Gjykojeni vetë ngjashmërinë. Për të cituar ndonjë mbiemër të gjermanishtes, po zgjedhim leer, që përkthehet i lirë. Kështu gjendemi në të njëjtin trung me gjermanishten, në atë që njihet si indoevropian, por teza pellazgjike nuk e përmban domosdoshmërisht njohjen e gjuhësisë indoevropiane. Sipas Kolës, gjuha e pellazgëve, etruskëve, helenëve(mos i ngatërro me grekët e sotëm), ilirëve, arbërve dhe shqiptarëve të sotëm, shqipja, nuk ka të përbashkëta me çka mund të quhet “indiane”. Ai nuk pranon lëvizje të hershme popullsish nga India e sotme drejt Ballkanit perëndimor e Mesdheut të tilla që të kenë formuar trungun pellazgjik. Kurse të paktën historia dëshmon për pushtimin territoresh gjermanike nga Perandoria Romake, për përbërjen e së cilës i kemi do fakte. Sidoqoftë, enigmat janë të mëdha dhe dokumentet historike të pakta. Madje Kola shpjegon edhe arsyet në punimin e tij “Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve”, botimi shqip, 2002.
Kurse përsa i takon grekëve të sotëm, ata krenohen me perënditë e tyre të Olimpit, me historitë e Trojës apo me Odisenë. Se si ka përfunduar Greqia e sotme dhe greqishtja e sotme, këtë e dëshmojnë disa studime albanologjike të D’Anzhelisë, Kolës, etj. Se ç’fatkeqësi qe për popullin tonë historia e Greqisë dhe greqishtes së sotme, këtë nuk mund ta tregojmë në pak rreshta, faqe apo libra. Që të vërtetosh se je grek(d.m.th., helen), më parë duhet të provosh se je arvanitas, - pohon Aristidh Kola. Kjo thënie e dyshimtë në dukje është sa e vërtetë, aq edhe rrëqethëse për vetë faktin se si është shkruar (apo duhet thënë  shkarravitur[‘b]) historia botërore. Vërtet, greqishtja ka pjesën e saj në formimin e latinishtes apo të anglishtes, por ç’është greqishtja e çfarë e ka formuar atë? Ç’e ndan greqishten e vjetër nga atë të re? Pse fjalori i Isiodit me fjalë homerike(shih Kola, 171-3) ngjan krejt me shqipen dhe aspak me greqishten e sotme? Pse D’Anzheli dhe Kola ranë në të njëjtat përfundime, pa ditur studimet e njëri-tjetrit, të tilla që të pohojnë se Shqipëria dhe Greqia e sotme duhet të ishin metafizikisht i njëjti shtet? Pse sot pjesa më e madhe e shkencëtarëve e kundërshton hipotezën pellazgjike, edhe pse mjaft cepa të Evropës flasin etimologjikisht shqip? Pse transformohen thëniet e Herodotit dhe shtrembërohet Homeri? Përgjigjet janë më në jug të Greqisë dhe diku më në lindje e veri të Ballkanit. Por që të kuptosh të gjitha këto vlerësime, teza e hipoteza, duhet së pari të kuptosh se ku e si gjendet shqipja, vlerat e saj dhe përmasat e saj.
Etimologjinë e fjalës pellazg D’Anzheli e shpjegon nga fjalët pjellë + e bardhë(“Enigma”, fq. 85). Më i ndërlikuar është versioni i Strabon-Mylerit, por më bindës. Etimologjinë e fjalës helen Kola e shpjegon në të njëjtën mënyrë që bën me fjalën ilir, nëpërmjet rrënjës i lartë në dialekt (i lia). Njësoj shpjegohet edhe emri tjetër i Trojës, Ilion (krahaso: Iliada). Termin etrusk D’Anzheli e shpjegon nëpërmjet fjalës së vjetër të shqipes dru në njërin version dhe dushk në tjetrin. Këtu mund të shtojmë edhe të famshmit druidë, që kanë lidhje etnografike me etruskët. Etimologjia e fjalës arbër shpjegohet nga e njëjta rrënjë e lashtë e fjalës pellazg. Ka variante që fjalën shqiptar e nxjerrin nga exibere e latinishtes dhe të tjera që e duan nga shpendi krenar, i lirë e i rrallë, shqipja. Vazhdon të ketë debate mbi këtë, por disa studiues mediokër nuk duan t’i studiojnë edhe kriteret e këtij populli të lashtë, krahas fjalëve shqipe apo joshqipe. Fjalori i njohur i përpunuar Merriam-Webster nuk e përmend fare Gjergj Kastriotin dhe Enver Hoxhën në fletët që ia kushton biografisë (njerëzve të shquar) botërore, ndërkohë që gjejmë aty lloj-lloj udhëheqësi filipinas apo kryetari indian. Mirë këta, po as e njohura Nëna Terezë, që po shpallet edhe shenjtore? Kjo e shpjegon faktin që, në origjinat e fjalëve që fjalori zbulon, gjejmë shumë gjuhë përveç asaj shqipe, a thua se më lart ne dhe mjaft albanologë kemi parë ëndrra syhapur! Kuptojeni, pra, se disa “gjuhëtarë” të sotëm ndikohen (apo duhet thënë paguhen) nga politika të tilla që pësojnë shkatërrime sikur hipoteza pellazgjike të shndërrohet në tezë. Le të rrojë sot historia botërore dhe shqipja të quhet një gjuhë rrugicash e birucash?! Vetëm një mori shkrimesh, diskutimesh, kërkimesh e studimesh mbi gjuhën shqipe do të bëjnë një ditë të mundur një përmbysje të madhe. Andaj sot duhet nxitur kërkimi mbi gjuhën shqipe, dashuria dhe respekti ynë për këtë gjuhë dhe bërja e njohur botës për këtë gjuhë.
E mbyllim me disa emra trojanësh e helenësh, pasardhës të të cilëve ishin ilirët, etërit tanë. Hektori, komandanti trojan ishte njëkohësisht një bujk i shquar. D’Anzheli gjen foljen heq, hek në emrin e tij (kupto: ai që hek barin, kositësi, heqtori). Në fakt, këta janë emra që u kanë mbetur heronjve të lashtësisë, dhe jo emra që u janë vënë në lindje, ashtu sikurse Gonxhe Bojaxhi u njoh më vonë si Nënë Tereza apo sikurse Migjeni, kur lindi, quhej Millosh Nikolla. Këtë e pohon edhe Kola teksa studion emrat e Aleksandrit të Madh apo Demostenit(124). Enea, trojani që shpëtoi pa u vrarë në luftë dhe që u end nëpër Thesali, Epir e Itali para se të formonte atje një qytetërim, zbërthehet nga fjala shqipe end, endem, në dialekt en. Nuk po ndalemi te zbërthimet e Nestorit, Akilit, Kasandrës, Agamemnonit, Paridit, etj., por kini parasysh se të gjithë flasin shqip, njëri më bukur se tjetri.
E njëjta “fatkeqësi” për pseudohistorinë e sotme e pseudogrekët e sotëm ndodh edhe me perënditë e Olimpit. Këta flasin shqip në një masë 99%! Kështu Afërdita nuk ka nevojë për koment, paçka se grekët e sotëm nuk “arrijnë” ta shpjegojnë këtë fjalën e tyre “të pakupimtë” afroditis. As fjalori Merriam-Webster “nuk e di”(fq.40)! Por do t’ua mësojmë ne shqiptarët, të fundmit e atyre që i krijuan këto perëndi. Njësoj Efesti flet shqip, teksa ishte farkëtari i të gjitha veshjeve e armëve për perënditë(krah.: Efesti – e vesh, e mbath). Zeusi, ati i perëndive, flet një shqipe të pastër, teksa duhet gjetur në emrin e tij fillestar Dias, i cili vjen nga folja di, shqyrtimin e së cilës e jep gjerësisht Kola(187-8). Kështu bën edhe Hera(nga erë), Athinaja(nga them, thënë), e me radhë.
Shqipen e hasim edhe në rumanisht, turqisht, arabisht e sllavisht, ndonëse në doza më të vogla. Shqipja flet shumë për ata që kanë sy e veshë. Është e plogësht mundësia që të gjitha këto gjuhë të kenë ndërtuar shqipen; është bash e kundërta. Shembujt që sollëm këtu nuk janë maja e ajsbergut, por vetëm një gjethe peme. S’kishte se si të mos fliste kaq shumë gjuha e atyre burrave që ruajtën këtë Shqipëri, që luftuan për Greqinë, pavarësisht përfundimit, që luftuan mes tyre në Trojë, që u nisën drejt Indisë nën Aleksandrin e Madh, që mbajtën një perandori të tërë romake, që mbajtën ushtrinë e Napoleonit, Garibaldit e sulltanëve, drejtuan Egjiptin, perandorinë osmane e i ranë kryq e tërthor Mesdheut!
Lënda që përmban edhe shembujt e mësipërm po radhitet për një studim gjuhësor mbi etimologjinë. Puna e Çabejt ishte vetëm fillimi. Shqipja do të shkojë aty ku e ka vendin. Neve na del detyrë ta lartngrejmë atë, që nesër të na lartngrejë ajo.

Visi Elbasani - Viti 2003

Fizikanti shqiptar nga Kosova: Ajnshtajni ka gabuar në teorinë e relativitetit

Një fizikant shqiptar nga Kosova pretendon se ka gjetur disa pasaktësi në teoritë e babait të fizikës, Ajnjshtajn.
Madje, Shukri Klinaku, profesor i fizikës në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës, i ka mbledhur të gjitha “gabimet” e Ajnshtajnit në një libër, të cilin e ka promovuar ditën e djeshme në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës.

Në librin e tij “Lëvizja relative, shpjegimi i drejtë dhe gabimet e Ajnshtajnit”, Klinaku pretendon se me argumentimet e tij hedh poshtë teoritë e gjeniut të fizikës.

Sipas tij, argumentet kundër teorisë speciale të relativitetit, që thotë se koha rrjedh më ngadalë në sistemin që lëviz, trupat shkurtohen në drejtim të lëvizjes dhe masa e trupit rritet me rritjen e shpejtësisë së tij, janë të shumta.

Klinaku pretendon se skicat e punimet e Ajnshtajnit dhe të tjerëve që përkrahin idetë e tij në shumë raste janë pa shpjegim.

“TSR-ja e ka futur fizikën në një rrugë të gabuar. E ka kthyer prapa. Janë ndërtuar fusha të ‘studimit’ pa bazë shkencore”, ka thënë ai. Sipas tij, rrënimi i kësaj piramide do ta lironte fizikën dhe do të hapte horizonte shumë të dobishme për shkencën. Klinaku thotë se nuk e hedh poshtë kontributin e Ajnshtanit në fizikë, por me teorinë speciale të relativitetit ka gabuar. E kundërargumentet e kësaj teorie, sipas Klinakut, janë në librin e tij që ofron shembuj praktikë se ku është gabuar. Në prezantimin e librit të tij, Klinaku ka prezantuar përmes shembujve dhe ekuacioneve fizike gjithë atë që, sipas tij, shpërfaq gabimin e Ajnshtajnit.

“Nxënësit sot janë të bombarduar me fotografitë dhe citatet e Ajnshtajnit. Ai mund të jetë gjeni dhe që i ka ndihmuar botës sikurse Ptolemeu, por me TRS-në ka gabuar”, ka thënë ai. “TRS-ja dhe përgjithësisht teoria e relativitetit e Albert Ajnshtajnit do të bien”.

Por në cilën ditë do të rrëzohet kjo teori, sipas Klinakut, do të varet nga ajo se sa do të mund të “qëndrojnë të barrikaduar relativistët që tani kanë pushtetin në fizikë”, përballë argumenteve gjithnjë e më të qarta kundër kësaj teorie.
(Koha.net)

Ambasada në Itali na ka mbyllur derën

Jam një shtetase shqiptare që jetoj në Itali prej 10 vjetësh dhe dua të vej në dukje një mungesë serioziteti nga përfaqësia jonë diplomatike, e cila është bërë pengesë sidomos kohët e fundit për shtetasit e saj.
Më konkretisht bëhet fjalë për situatën e prenotimit të takimit për të aplikuar më pas për pasaportën biometrike pranë konsullatës së Milanos. Së pari, unë jam e pajisur me një pasaportë jo-biometrike dhe me afat kadence në vitin 2016 ndërkohë që pa asnjë lloj rimbursimi më kërkohet të aplikoj sërish ose në të kundërt jam e detyruar të mos kem më të drejtën për të lëvizur lirshëm. Kjo, pasi shteti im ka vendosur ta nxjerrë të pavlefshme dokumentin zyrtar që më ka dhënë vetë kundrejt pagesës, pasaportën e Republikës së Shqipërisë. Që të jem e qartë, unë jetoj në Padova dhe më duhet të humbas ditë pune për të shkuar në konsullatën e Milanos me shpresën se do të pajisem me një pasaportë të re. U bënë shumë ditë që provoj të kontaktoj në numrin e vendosur në dispozicion për emigrantët shqiptarë. Më konkretisht është numri me pagesë 8959697901. Sa herë që telefonoj në këtë numër, sekretaria e kompanisë celulare shprehet se ai nuk ekziston ndërsa më pas kam provuar të kontaktoj me numrat e zyrës direkt. Kërkesës time përmes postës elektronike as që bëhet fjalë t’i përgjigjen zyrtarët e konsullatës ndërkohë që në numrat e zyrës përgjigjet sekretaria kompjuterike. Po të telefonosh në numrat 02/8051265 – 02/86467782 02/86467423, e vetmja përgjigje që merr është se telefonata po regjistrohet ndërsa mundësia për të folur me një operator apo zyrtar të konsullatës, nuk ekziston.

Më skandaloze në të gjithë këtë është se as numrit 3920686139, i vendosur për urgjenca, nuk i përgjigjet askush. Pas dështimit për të kontaktuar me konsullatën, iu drejtova edhe ambasadës në Romë por pa përgjigje. Nuk e di dhe sa do të zgjasë ky trajtim për shqiptarët që jetojnë në Itali dhe shpresoj të mos jetë e njëjta situatë në të gjitha vendet e tjera. Publiku shqiptar duhet të njihet me këtë situate ndërsa shteti t’i japë fund torturës dhe lodhjes që na ka shkaktuar për vite me radhë. Nuk kemi më nevojë për vështirësi të tilla, na mjaftojnë ato të punës së përditshme dhe barra e rëndë e emigracionit.Adresa online e Ambasadës Shqiptare në Itali: http://www.ambalbania.it/index.php?lingua_scelta=17&ferma=OK
 Anila Dorda

 

http://www.facebook.com/notes/stop-injoranc%C3%ABs/ambasada-n%C3%AB-itali-na-ka-mbyllur-der%C3%ABn/464379786922367Emërimi i dhëndrit në Ambasadën Shqiptare në Paris është vetëm 'maja e ajsbergut' në emërimet e ndikuara nga kryetarja e Kuvendit. Kësaj here bëhet fjalë për vëllanë e kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, Gjon Çobo, i cili është emëruar konsull në konsullatën e Milanos. Z. Çobo nuk ka asnjë shkollim të lidhur me diplomacinë, madje për të emëruar atë si konsull në këtë konsullatë është bërë edhe një ndryshim i posaçëm i organikës së këtij institucioni. Kjo organikë nga 2+1 ka kaluar në 3+1 për t'i hapur një vend vëllait të znj. Topalli.

Sunday, April 8, 2012

Citate mbi Zotin dhe Besimet Fetare nga figura të shquara botërore

S'ka absurditet, sado i madh qoftë, që të mos t'i ngulitet njeriut fort në kokë, nëse fillon t'ia imponosh atë para moshës 5-vjeçare, duke ia përsëritur vazhdimisht, me ton tejet solemn. — Artur Shopenauer Po të them se jemi të dy ateistë. Unë thjesht besoj në një zot më pak se ty. Kur të kuptosh pse ti përjashton tërë zotat e tjerë të mundshëm, atëherë do të kuptosh dhe pse unë përjashtoj tëndin. — Stivën H. Roberts

Ose zoti do ta ndalojë të keqen, por nuk mundet; Ose mundet, por nuk do; Ose as nuk mundet dhe as nuk do. N.q.s. do, por nuk mundet, atëherë është i pazot. N.q.s. mundet, por nuk do, atëherë është dashakeq. Por n.q.s. zoti edhe mundet edhe do ta ndalojë të keqen, atëherë nga vjen e keqja në këtë botë? — EpikuriShumica e njerëzve parapëlqejnë më mirë të vdesin se sa të mendojnë; e në fakt ashtu dhe bëjnë. — Bertrand Rasëll

Zoti është një komedian tek luan para një publiku që ka frikë të qeshë. — Volteri

Nëse do të më duhej të zgjidhja një fe, Dielli dhënësi i jetës do të ishte zoti im. — Napoleon Bonapart



Ti nuk mund të përdorësh Kuranin për të vërtetuar Kuranin - Omar Ibn Bazaar



Mjeranët e shkretë i kanë mbushur mendjen vetes se do të jenë të pavdekshëm dhe do të rrojnë në përjetësi, nëse adhurojnë atë sofistin e kryqëzuar e nëse jetojnë sipas ligjeve të tij... e i marrin këto doktrina goja-gojës pa ndonjë provë të qartë. Kështu kur mashtruesit e sharlatanët hyjnë mes tyre, kaplojnë menjëherë pasuri të mëdha duke sunduar mbi këta leshko. — Lukiani

Kisha thotë se Toka është e rrafshët, por unë e di që është e rrumbullakët, pasi kam parë hijen e saj mbi Hënë e më tepër besim kam tek një hije se sa tek kisha. — Magelani

Një Galileo në dymijë vjet mjafton. — Papë Piu XII

Shiko njëherë parashikimin e motit para se të lutesh të bjerë shi. — Mark Tuein

Njerëzit i krijojnë zotat sipas vetes, jo vetëm për nga pamja, por edhe për nga mënyra e jetesës. — Aristoteli

Besimi është më i thjeshtë se mendimi. Ndaj dhe ka më tepër besimtarë se mendimtarë. — Pa emër

Një njeri i thotë Gjithësisë,"Ja, ekzistoj!""Sidoqoftë", - përgjigjet Gjithësia, -"kjo nuk është se më ngjalli ndonjë ndjenjë detyrimi". — Stivën Krejn Të vërtetosh "Ungjijtë" me provë mrekullinë, është si të vërtetosh një absurditet me provë diçka që është kundër natyrës. — Didëroi



Kur shoh detarë, njerëz të shkencave natyrore e mendimtarë, njeriu është më i urti mes gjallesave. E kur shoh priftërinj, profetë e shpjegues ëndrrash, asgjë s'më vështirohet më keq se njeriu. — Diogjeni



"Katër barnat"



Nuk kemi ç'i frigohemi zotave.Nuk kemi ç'ndiejmë në vdekje.E mira mund të përftohet.E keqja mund të durohet. — Epikuri



Pra, dhe më e liga e të ligave, vdekja vetë, s'është asgjë për ne, sepse kur ne jemi vdekja s'është dhe kur vdekja është ne s'jemi. — Epikuri



Të thuash se "ligji i dytë i termodinamikës do të thotë se evolucioni s'mund të ndodhë", është si të thuash se "ligji i rëndesës do të thotë se zogjtë s'mund të fluturojnë". — Pa emër



Nëse 50 milionë njerëz besojnë një absurditet, prapë absurditet mbetet. — Anatol Frans



Prifti është mishërimi i rrenës. — Xhuzepe Garibaldi



Të dashur miq, -- Njeriu e krijoi zotin, jo zoti njeriun. Juaji përgjithmonë, Garibaldi. — Xhuzepe Garibaldi



Gjithësia nuk u krijua as nga zotat, as nga njeriu, por ka qenë, është e do të jetë prore zjarr i pashuar. — Herakliti



Kristianët ngjajnë me një këshill bretkosash në kënetë, a me një sinod krimbash mbi një kodër bajgash tek kuakin e gërvijnë: "Për ne u krijua kjo Tokë!" — Juliani



Në fillesat e veta kristianizmi ish thjesht një mishërim i bolshevizmit. — Adolf Hitler



Më ngjan se (për mirë a për keq) argumentet e drejtpërdrejta kundër kristianizmit dhe teizmit rrallë japin efekt në popull; Liria e mendimit përparohet me shndritjen e mendjes e kjo shkon dora-dorës me zhvillimin e shkencës. — Çarls Darvin



Sa herë që morali mbështetet mbi teologji, sa herë që drejtësia i mveshet autoritetit hyjnor, mund të përligjen e të kryhen gjërat më imorale, më të padrejta e më famëkeqe. — Ludvig Fojerbah



Secili do të sillet vetë si pagan, me të tjerët të sillen si kristianë. — Alber Kamy



A mund të jetë dikush shenjtor nëse zoti nuk ekziston? Ky është problemi konkret që kam sot. — Alber Kamy



Nëse Krishti vinte sot, njerëzia as nuk do ta kryqëzonin. Do ta ftonin për darkë, do të dëgjonin ç'kish për të thënë e mandej do talleshin me to. — Tomas Karlajl



Në Bibël nuk janë pjesët që nuk kuptoj që më shqetësojnë, por ato që kuptoj. — Mark Tuein



Në gjeometri nuk ka sekte. — Volteri



Sa i përket fesë, tërë njerëzit pranojnë pa pyetur besimin e të jatit, sipas zakoni, të paaftë për të dalluar të vërtetën nga gënjeshtra. — Abdul al Maari



Bota mban dy kategori njerëzish: njerëz inteligjentë pa fe dhe njerëz fetarë pa inteligjencë. — Abdul al Maari



Tërë problemi me botën është se idiotët dhe fanatikët janë aq të sigurt ndaj vetes, ndërsa të mençurit plot me dyshime. — Bertrand Rasëll



Feja është kryevepra e artit të stërvitjes së kafshëve, sepse stërvit njeriun në atë se çfarë duhet të mendojë. — Artur Shopenauer



Kristiani i mirë duhet të ketë kujdes nga matematicienët dhe të gjithë ata që thonë profeci të rreme. Ka rrezik që matematicienët të kenë bërë marrëveshje me Dreqin për errësimin e shpirtit dhe për burgosjen e njeriut në vargonjtë e ferrit. — Shën Agustini



Nuk është dashuria e tyre për njeriun, por pafuqia e dashurisë së tyre që i ndalon kristianët e sotëm të na çojnë drejt e në turrën e druve. — Fridrih Niçe



Nuk ka aq dashuri e mirësi në botë sa të na lejohet ta shpenzojmë drejt qenieve imagjinare. — Fridrih Niçe



Kanoni kishtar 1369:"Të marrë dënimin e merituar ai... që thotë blasfemi, që dëmton rëndë moralin publik, ose që shkakton a nxit urrejtje a përbuzje ndaj fesë ose Kishës". — Kisha



Shpjegimet misticiste konsiderohen si të thella. E vërteta është se nuk janë së paku as sipërfaqësore. — Fridrih Niçe



Lutja e agnostikut: "O zot, nëse ka zot, shpëtoma shpirtin, nëse kam shpirt". — Ernest Renan



Në lidhje me zotat, nuk kam si ta di nëse ekzistojnë a jo e as se si janë a s'janë. — Protagora



Shenjtorët duhen konsideruar gjithnjë fajtorë derisa të provohen të pafajshëm. — Xhorxh Oruell



Arsyeja duhet shkatërruar në gjithë kristianët. — Martin Luteri



Më tepër mundësi ka që t'i mësosh një gomari të lexojë, sesa të verbosh arsyen dhe ta çosh atë ku do ti, sepse arsyeja duhet mashtruar, verbuar e shkatërruar. Besimi duhet ta shkelë nën këmbë krejt arsyen, logjikën, kuptimin dhe çdo gjë tjetër që shikon se duhet zhdukur nga faqja e dheut dhe nuk duhet të dëshirojë asgjë tjetër veç fjalës së zotit. — Martin Luteri



Kushdo që dëshiron të bëhet kristian duhet t'ia çjerrë sytë arsyes së vet. — Martin Luteri



Nëse qétë e kuajt do të kishin duar të vizatonin, qétë do të vizatonin zota që ngjajnë me qé dhe kuajt zota që ngjajnë me kuaj. — Ksenofani



Ndonëse dikush është krejt mosbesues ndaj ekzistencës së zotave, nëse ai ka drejtësi të karakterit, ai e urren të keqen tek njeriu. Ky zët ndaj padrejtësisë nuk e lë atë të bëjë veprime të padrejta, e kështu tek i shmanget së padrejtës i bashkohet së drejtës. — Platoni



Një pjesë e njerëzimit nuk beson fare në ekzistencën e zotave. — Platoni



Njimend e kam të vështirë të kuptoj se si dikush do të donte që kristianizmi të jetë i vërtetë, pasi vetë gjuha e shkrimit thotë se njerëzit që nuk besojnë, gjë që përfshin babanë tim, vëllanë tim dhe pothuaj krejt miqtë e mi të ngushtë, do të dënohen. Kjo është një doktrinë e neveritshme. — Çarls Darvin



Nuk besoj në besimet e predikuara nga kisha hebraike, kisha italike, kisha greke, kisha turke, kisha protestante e çfarëdo kishe tjetër që mund të njoh. Mendja ime është kisha ime. — Tomas Pein



Të arsyetosh me dikë që ka braktisur arsyen, është si t'i japësh mjekim një të vdekuri. — Tomas Pein



Nxehtë dhe ftohtë, janë opinione; atome dhe hapësirë është realiteti. — Demokriti



Krejt çka ekziston në gjithësi, është fryt i rastit dhe domosdoshmërisë. — Demokriti



Gjithçka ka shpjegim natyror. Hëna nuk është perëndi, por shkëmb i madh; dhe dielli një shkëmb i zjarrtë. — Anaksagora



Ka diçka tejet të pashëndetshme në kristianizëm. — Adolf Hitler



Kristianizmi i vërtetë, ai i katakombeve, merret me kthimin e doktrinës kristiane në realitet. Diç që shpie fare thjesht drejt shkatërrimit të njerëzimit. Nuk është gjë tjetër veçse bolshevizëm i përzemërt, nën një lustër metafizike. — Adolf Hitler



Fakti pse bota e lashtë ishte aq e dëlirë, e çelët dhe e paqtë ishte sepse nuk njihte asgjë mbi dy mynxyrat më të mëdha: sifilizin dhe kristianizmin. — Adolf Hitler



Goditja më e rëndë që ka pësuar ndonjëherë njerëzimi ishte ardhja e kristianizmit. Dhe bolshevizmi është fëmija i tij bastard. — Adolf Hitler



Kristianizmi është një rebelim kundër ligjeve të natyrës, një protestë kundër natyrës. Në zbërthimin e vet më të skajshëm, kristianizëm do të thotë kultivim sistematik i dështimit të njeriut. — Adolf Hitler



Nuk flasim për besim nëse themi se dy dhe dy bëjnë katër, as kur themi se toka është e rrumbullakët. Flasim për besim vetëm atëherë kur duam të zëvendësojmë ndjenjat për fakte. — Bertrand Rasëll



Zoti i kristianëve mund të ekzistojë, po njësoj si dhe zotat e Olimpit, a të Egjyptit, a të Babilonisë. Por asnjë nga këto hamendje nuk është më e mundshme se të tjerat, madje ndodhen jashtë zonës së njohshmërisë, e kështu s'ka asnjë arsye se pse duhet të marrim ndonjërën prej tyre në konsideratë. — Bertrand Rasëll



Nuk është si në Bibël se zoti e krijoi njeriun në imazhin e vet. Përkundrazi, njeriu e krijoi zotin në imazhin e vet. — Ludvig Fojerbah



Pastorët thonë se na mësojnë të japim lëmoshë. Kjo është e natyrshme. Ata vetë jetojnë prej lëmoshëve. Tërë lypësit predikojnë se të tjerët duhet të japin. — Robert Ingersoll



Kishat nuk kanë besim tek njëra-tjetra. Pse? Sepse e njohin njëra-tjetrën. — Robert Ingersoll



Kleriku i parë, ishte mashtruesi i parë, që takoi idiotin e parë. — Volteri



Zoti vdiq, zoti mbetet i vdekur dhe ishim ne që e vramë. — Fridrih Niçe



Etiopasit thonë se zotat e tyre janë hundështypur e të zinj, trakasit i kanë të vetët sykaltër e flokëkuq. — Ksenofani



Në parajsë, gjithë njerëzit interesantë mungojnë. — Fridrih Niçe



Një shëtitje e rastit në pavionin e të çmendurve tregon se besimi nuk provon kurrgjë. — Fridrih Niçe



I vetmi tempull që ndriçon është ai në flakë. — Pa emër



Një tekst fetar nuk duhet kurrë t'i kalojë tri faqet. Nëse i kalon atëherë fillon e kundërthotë vetveten. — Pa emër



Ekzistencializmi nuk është aq ateist sa të konsumohet duke provuar se zoti nuk ekzsiton. Përkundrazi, pohon se edhe nëse zoti do të ekzistonte, kjo s'do të ndryshonte kurrfarë gjëje. — Zhan Pol Sartër



Feja është krijuar nga njeriu për të kontrolluar individët mendjedobët, sepse në kohë mizorish dhe dëshpërimi këta e marrin fuqinë në numër. — Benito Musolini



Me sapun pagëzimi është gjë e mirë. — Robert Ingersoll



Besim do të thotë të besosh diçka që e di që s'është ashtu. — Mark Tuein



Në kristianizëm as morali, as feja nuk bien në kontakt me realitetin në asnjë pikë. — Fridrih Niçe



Kur mendoj tërë dëmet që ka shkaktuar Bibla, nuk e di nëse do të mund të shkruaj dot diçka për ta barazpeshuar. — Oskar Uajld



Tërë fetë janë themeluar mbi frikën e të shumtëve dhe zgjuarsinë e të paktëve. — Stendali



Na ka shërbyer më së miri, ky miti i Krishtit. — Papë Leoni i X-të



Falë zotit jam ateist... — Salvador Dali



Besimi nuk të jep përgjigje, thjesht të ndalon të bësh pyetje. — Frater Ravus



Njeriu pa fe është si peshku pa biçikletë. — Pa emër



Feja konsiderohet prej popullit të rëndomtë si e vërtetë, prej të mençurve si e rremë dhe prej sunduesve si e dobishme. — Seneka i Riu



Për njerëzit që nuk iu pëlqen t'iu përqeshen besimet, ndoshta është më mirë të mos mbajnë besime aq qesharake. — Pa emër



Jepi njeriut një peshk dhe do të ushqehet për një ditë. Mësoje të peshkojë dhe do të ushqehet për tërë jetën. Jepi një fe dhe do të vdesë urie duke u lutur për një peshk. — Pa emër



Besimi kristian që prej zanafille është flijim, flijim i krejt lirisë, krejt krenarisë, krejt vetëbesimit të shpirtit; Është në të njëjtën kohë përulje, një vetërrënim dhe vetëgjymtim. — Fridrih Niçe



Për sa kohë që prifti, ky mohues, shpifës dhe helmues profesionist i jetës, mbahet ende si një lloj i epërm qenieje njerëzore, atëherë nuk mund të ketë përgjigje ndaj pyetjes: "Ç'është e vërteta?" — Fridrih Niçe



Besim do të thotë të mos duash të mësosh çka është e vërtetë. — Fridrih Niçe



O njeri i patru, që nuk bën dot një krimb e megjithatë rri e bën zota me tepricë! — Mishel de Montein



Feja është një pasojë e frikës. Për një pjesë të mirë të historisë njerëzore, ndoshta ka qenë një e keqe e nevojshme, por pse vallë ka qenë më tepër e keqe se sa e nevojshme? A nuk është vrasja e njerëzve në emër të zotit një përkufizim tejet i qëlluar i çmendurisë? — Arthër Klark

Kristianizmi është feja më qesharake, më absurde dhe më e përgjakshme që ka infektuar ndonjëherë botën. — Volteri

Tërë fetë janë bërë nga njerëzit. — Napoleon Bonapart



Feja është nga sendet më të mira për të heshtur popullin e rëndomtë. — Napoleon Bonapart



Tërë institucionet kombëtare kishtare, qofshin këto hebraike, kristiane a myslimane, s'më duken asgjë më shumë se krijime njerëzore, të ngritura për terrorizimin dhe skllavërimin e njerëzimit, për monopolizimin e pushtetit dhe të fitimit. — Tomas Pein



N.q.s. zoti foli, përse bota nuk është bindur? — Përsi Bish Sheli



Mund të bëj fare mirë pa zotin si në jetën time ashtu dhe në pikturën time, por ajo pa të cilën nuk mund të bëj dot, kështu tek vuaj, është diçka më e madhe se ç'jam dhe vetë, që është jeta ime, fuqia për të krijuar. — Vinsent Van Gog



Frika i solli zotat në botë. — Petroni



Fakti se një besimtar është më i lumtur se një mendimtar, nuk do të thotë asgjë më shume se fakti që një i dehur është më i lumtur se një njeri i kthjellët. — Xhorxh Bernard Sho



Këndvështrimi im mbi fenë është si ai i Lukrecit. E konsideroj fenë si një sëmundje të lindur prej frike dhe si një burim mjerimi të parrëfyeshëm për njerëzimin. — Bertrand Rasëll



Mos u lut në shkollën time e as unë nuk do të mendoj në kishën a xhaminë tënde. — Pa emër



Klerikët e dinë që unë e di se ata e dinë se nuk dinë. — Robert Ingersoll



Një njeri që sot do të ndiqte mësimet e Dhiatës së Vjetër, do të ishte kriminel. E nëse do të ndiqte rigorozisht mësimet e së Resë, do të ishte i çmendur. — Robert Ingersoll



Duart që ndihmojnë janë fort më mirë se buzët që luten. — Robert Ingersoll



Ky krim i quajtur "blasfemi" u shpik nga priftërinjtë me qëllim mbrojtjen e doktrinave që nuk mund të qëndrojnë në vetvete. — Robert Ingersoll



Me ç'mund të kujtoj, nëpër ungjij nuk ka një fjalë të vetme në lavdërim të inteligjencës. — Bertrand Rasëll



Kretin - m. sin. idiot, nga frëngjishtja "crétin", që në fillimet e saj do të thoshte "kristian". — Pa emër

Kur isha i vogël i lutesha Zotit për një biçikletë, por më pas e kuptova se Zoti nuk vepron në atë mënyrë. Kështu që vodha një biçikletë dhe pastaj iu luta Zotit që të më falte. - Emo Philips

E thënë thjesht: Ju po vrisni njëri-tjetrin vetëm për të vërtetuar se kush ka mikun më të mirë imagjinar... - Richard Jeni

Njeriu e krijoi Zotin sipas shëmbëlltyrës së tij: intolerant, seksist, homofobik dhe të dhunshëm. - Marie Kyrie



ESKIMEZI: Nëse unë nuk di asgjë për Zotin dhe mëkatin, a do të shkoj në ferr?
PREDIKUESI: Jo, jo. nëse nuk e di nuk do dënohesh.
ESKIMEZI: Atëherë ç'm*** pate që më tregove? - NJE ESKIMEZ NE POLIN E VERIUT

I padukshmi dhe mosekzistuesi ngjajnë kaq shumë...

Vrasjet sipas Biblës: 2,270,365 (këtu nuk llogariten të përmbyturit në kohën e Nuhut, Sodoma dhe Gomorra, Murtaja etj, pasi nuk ka shifra.


DJALLI : VETEM 10



Kush është i plotmëshirshmi??? - Pa emër



Të gjithë njerëzit që mendojnë, janë ateistë. - ERNEST HEMINGUEJ

Kur një njeri vuan nga haluçinacionet, quhet çmenduri. Kur shumë njerëz infektohen dhe vuajnë të njëjtin haluçinacion, kjo quhet FE. - Pa emërPastorët thonë se na mësojnë të japim lëmoshë. Kjo është e natyrshme. Ata vetë jetojnë prej lëmoshëve. Tërë lypësit predikojnë se të tjerët duhet të japin. — Robert Ingersoll.



A NUK TE BEZDIS FAKTI QE TI MENDON ME SHUME KUR ZGJEDH MAKINEN TENDE SE SA KUR ZGJEDH BESIMIN TEND?? - A. AJNSHTAJN



ZOTI ME BERI MUA ATEIST. KUSH JE TI QE DISKUTON VULLNETIN E TIJ?? - KADRI FUSHA

Përzgjodhi: Kadri Fusha, Redaktoi: Stop Injorancës

Feja dhe statistikat fetare në Shqipëri

Pjesa më e madhe shqiptarëve sot në Shqipëri i përkasin një konglomerati jo-fetar dhe ateist që kap rreth 75% të popullsisë.


Historiku i shkurtër

Në lashtësi duke filluar që me pellazgët e mes ilirëve deri në krijimin e Bizantit nga Konstandini i Madh, dy kultet kryesore të adhurimit të natyrës kanë qenë Kulti i Gjarprit dhe Kulti i Diellit. Me vendosjen dhunshme të kristianizmit si fe të regjimit arrijmë në mesjetë, vitet 1300-1400, kur gjysma e popullsisë së Arbrit ishte ende pagane, ndërsa gjysma tjetër ndahej, sipas terminologjisë venedikase, mes latinëve (katolikëve) dhe skizmatikëve (ortodoksëve).

Paganizmi burimor dhe kristianizmi i importuar u gjendën atëbotë përballë zëvendësimit të udhëheqjes kristiane armeno-siriane të Bizantit, me udhëheqjen dhe fenë e re myslimane turko-arabe që vinte të zgjaste sundimin e Azisë në Ballkan dhe 500 vjet të tjera. Jo më kot dhe populli e quajti ushtrinë turke si ushtri bizantine, pasi nuk shihej ndonjë dallim mes tyre. Vlen të theksohet dhe se në mesjetë myslimanizmi konsiderohej nga bizantinët si herezi kristiane.

Sundimi fetar bizantino-osman do të përfundojë zyrtarisht për ne në vitin 1912 me shpalljen e pavarësisë duke sjellë në pah një popullsi pagane, kristiane e myslimane në Shqipëri. Këtu fillon dhe puna e shtetit modern shqiptar, që jo rastësisht, duke nisur që me përpjekjet e Rilindjes mishëruar në shprehjen e mirënjohur të Pashko Vasës, që prej 1912 ka punuar për dobësimin e feve dhe shfetarizimin e vendit duke i identifikuar fetë aziatike si importe të padëshiruara kulturore. Qëndrimet e Nolit me jehonën e shumë intelektualëve të tjerë për pavarësimin e institucioneve fetare nga Stambolli, Fanari e Vatikani, me ngritjen e shtetit modern do të bëhen realitet.

Programi i qeverisë së Zogut është ai që për herë të parë mes të tjerash bënte fjalë dhe për "reforma fetare". Por ç'ishin këto reforma?

Në 1923 me drejtimin e qeverisë mblidhet në Tiranë Kongresi i Myslimanëve Shqiptarë ku vendoset asgjë më pak se: shkëputja nga Kalifati, heqja e ferexhesë, kryerja e lutjes në këmbë dhe abrogimi i poligamisë, pra një çmyslimanizim i myslimanizmit, zhveshje nga thelbi i vet ritual. Në vazhdim më 1929 qeveria e shpall Kishën Ortodokse Shqiptare si autoqefale, gjë që ratifikohet nga Patriarkana vetëm pas 8 vjet mallkimesh e anatemash, në vitin 1937. Ndërkohë, po në këtë periudhë, do të kryhet dhe i vetmi census mbi përkatësinë fetare të popullsisë në Shqipëri. Është viti 1930, kur, duke ripohuar "statistikat" e administratës turke, me vetëm tre opsione të mundshme në mënyrë konvencionale popullsia e asaj kohe do të caktohet si 70% myslimane (sunitë dhe bektashinj) dhe 30% kristiane (ortodoksë 20% dhe katolikë 10%), duke kapur një numër 100% besimtarësh! Këto numra janë dhe numrat përgjegjëse për propagandën e sotme fetare. Në shtetin e Zogut do të shënohen dhe përplasjet e para midis dëshirës për pushtet të klerit dhe fuqisë së vetë shtetit që për ballafaqim do të zbatojë kombëtarizimin e tyre.

Rruga e shkelur nga qeveria e Zogut do të arrijë në ekstrem me vendosjen e diktaturës duke dhënë sot një shumicë dërrmuese jo-fetare brenda shtetit shqiptar. Reforma agrare e gushtit 1945, shtetëzon krejt 2'169 kishat, xhamitë e teqetë e vendit duke i kthyer në qendra kulture për rininë. Priftërinjtë dhe hoxhallarët shtrëngohen të braktisin të "kaluarën e tyre parazitare", dhe rreth 200 prej tyre do të burgosen e internohen madje dhjetëra do të vriten. Ateizmi militant i shfytyruar nga totalitarizmi komunist arrin në antiteizmën ekstrem shtetëror për herë të parë në histori. Në vitin 1967 nga radhët e rinisë nis shembja e objekteve të kultit, duke lënë në këmbë vetëm ato me vlerë historike, dhe Shqipëria shpallet zyrtarisht shteti i parë ateist në botë. Që prej atij çasti ushtrimi i fesë do të ndalohet me ligj.

Me zhbërjen e feve semite, kjo diktaturë ndihmoi jo pak dhe në zhdukjen e disa pjesëve të traditës burimore pagane shqiptare, pasi fetë, me përjashtim të sunitëve, në pamundësi për të çrrënjosur paganizmin, kishin trupëzuar mjaft elemente të theksuara pagane në ritet e tyre, si festat, praktikat, apo p.sh. dhe pelegrinazhi drejt vendeve ku më parë zhvillohej Kulti pagan i Diellit, mbi apo në të cilat ishin ndërtuar qëllimisht kisha e teqe. Popullsia vazhdon të këmbëngulë dhe sot në vizitën e këtyre vendeve të stërlashta të kultit diellor, që qoftë nga injoranca, qoftë nga synime të tjera kanë nisur sërish të keqinterpretohen nga neofetarët. Sidoqoftë vlen këtu të përmendet rrethi i Elbasanit për ruajtjen e vendosur të festivalit pagan të Ditës së Verës, më datë 14 mars, që tashmë është shpallur dhe festë kombëtare në Shqipëri.


Gjendja sot

Sot Shqipëria është shtet pa fe zyrtare dhe me liri besimi të garantuar me kushtetutë. Dy besimet semite (myslimanizmi dhe kristianizmi) me katër sektet e tyre (bektashizmin, sunizmin, ortodoksizmin dhe katolicizmin) kanë festa fetare të caktuara si festa kombëtare për shkak të prezencës historike në vend. Arsimi publik është jofetar dhe indoktrinimi fetar në to ndalohet me ligj. Në dallim nga shumë vende të tjera feja në Shqipëri nuk përfshihet si lëndë mësimore.
Sipas të dhënave të Departamentit Amerikan të Shtetit në vend ka 14 shkolla private fetare me 2'600 studentë.
Që prej 1991 shënohet një ardhje e madhe misionarësh kristianë nga SHBA e cila filloi të dobësohej pas trazirave në vend në 1997. Bashkë me ta vijnë dhe misionarë myslimanë nga Arabia Saudite. Në vitin 2002 do të shënohen 31 shoqata kristiane, që përfaqësojnë 45 organizma të ndryshme dhe 17 shoqata e grupe islamike. Qershia në tortën fetare janë dhe 500-600 misionarë të pavarur fesh të ndryshme.

Pas 50 vjet ateizmi formal dhe informal në vitin 1992 të dhënat japin një pamje popullsie me 74% jo-fetarë. Pas vitit 1993 e deri në 2004 sipas sondazheve të të huajve në vend rreth 50-65% e shqiptarëve deklarohen po ashtu jo-fetarë. 3 Në vitet 2005-2006 vlerësimet konkretizohen sërish tek 72%-75% jo-fetarë.

Propaganda fetare

Institucionet fetare në Shqipëri dhe vegla të ndryshme të tyre në instanca shtetërore, gjatë këtyre dy dhjetëvjeçarëve kanë propaganduar majtas e djathtas statistikat e vitit 1930 duke i marrë si të mirëqena me marrëveshje, saqë është kthyer në shabllon deklarimi i rremë se Shqipëria ka 70% myslimanë (qëllimshëm pa caktuar dhe përqindjen në bektashinj dhe sunitë) dhe 30% kristianë (20% ortodoksë, 10% katolikë). Problemi kryesor i karakterit matematik me këto "statistika" është se tregojnë dhe popullsi 100% besimtare, gjë që është të paktën komike. Neomyslimanë të caktuar, në pozicione kyçe shtetërore, pa marrë pëlqimin e popullit, e radhitën Shqipërinë në Konferencën Islamike në vitin 1992, një lajm që ra si bombë atyre ditëve në Shqipëri, por që u hesht e ëmbëlsua me subvencionime të majme arabo-saudite.

Që prej vitit 1993 në Shqipëri veprojnë dy fraksione të rrezikshme asimilimi, fraksioni ortodoks nga Greqia dhe fraksioni islamik nga Arabia Saudite i cili në Kosovë dhe Maqedoni ka marrë dhe variantin ekstrem vehabist. Duke shfrytëzuar varfërinë në zona të ndryshme të vendit janë ndërtuar pa kriter kisha ortodokse dhe xhami sunite në vende ku rëndom nuk ka as besimtarë dhe të cilat as nuk frekuentohen as nuk pasqyrojnë realitetin. Për shkak të këtyre lëvizjeve të njëanshme dhe tendencioze ka patur dhe incidente kundër bektashinjve nga shtetas jo-shqiptarë. Zonat rurale u pushtuan për rreth 6 vjet me program të hollësishëm për larjen e trurit të fëmijve parashkollorë dhe indoktrinimin e tyre në myslimanizëm. Të gjitha këto lejoheshin nga shteti, por fatkeqësisht dhe nga prindërit injorantë të këtyre fëmijëve. Megjithatë për shkaqe të mirënjohura dhe për arsye pragmatizmi numri i ateistëve dhe jofetarëve ndonëse pati një rënie sidomos në vitet e para pas diktaturës është normalizuar sërish pak a shumë në të njëjtat nivele.

Vlerësimet sot janë se rreth 25% e popullsisë janë fetarë prej të cilëve myslimanët dhe kristianët ndajnë afërsisht të njëjtat përqindje, me numër "fetarësh të vërtetë" tek 4-5%, por ku janë më të dukshëm kristianët ortodoksë dhe myslimanët sunitë.

Duhet përmendur fakti se ky realitet i cili mund të konstatohet mjaft lehtë nëse jeton në Shqipëri, luftohet nga dy degëzimet e mësipërme asimiluese po aq fort sa dhe serbët e grekët nëpër shtyp dhe internet. Qëllimi për të dy palët është i një karakteri të ndryshëm propagandistik, por me zbatim të njëjtë. Për përhapjen e mitit ka ndihmuar fuqishëm dhe injoranca dhe papërgjegjësia e gazetarëve vendas dhe atyre të huaj, ku këta të fundit sa herë që përmendin Shqipërinë i bashkëngjisin pa të keq dhe epitetin "myslimane" apo togun "shumicë myslimane". Këto ndodhin kur Ministria e Jashtme dhe përfaqësitë e shtetit shqiptar në dhé të huaj nuk ndërmarrin asnjë veprim për ruajtjen dhe paraqitjen e saktë të imazhit të vendit, saqë gjithsecili mund të thotë ç'të dojë pa asnjë lloj pasoje.

Ilustrim të kësaj dukurie përbën dhe një hollësi me vizitën e presidentit Bush. Dy ditë përpara vizitës Xhorxh Bushi do të shprehet në shtyp për Shqipërinë si "vend mysliman", por gjatë dhe pas vizitës togu në fjalë u zëvendësua shprehimisht me "vend me tolerancë fetare". Gjasat janë që dikush paska ndërmarrë hapa saktësimi, por problemi qëndron se shtypi i huaj e riprodhoi masivisht rastin e parë sidomos për të theksuar idenë se ja "një vend mysliman që e do Perëndimin". Rasti më flagrant syresh i ditëve të fundit ishte dhe ky gazetar që e çon myslimanizmin në Shqipëri në cakun e 95%-it. Vetëm se ka një problem, Shqipëria jo vetëm që nuk është vend mysliman, jo vetëm që nuk ka shumicë myslimane, por nuk është as vend me shumicë fetare!

Kadri Fusha

Wednesday, April 4, 2012

Këshilla një gazetari

I dashur mik - në e bëfsh gazetën me fleta të mëdha; shqiptarët do të thonë që s'fshihet dot lehtë; në e bëfsh me fleta të vogëla, do të thonë se s'është gazetë, por libër. Në e shtypsh me letra të holla, do të thonë se s'këndohen edhe prishin sytë; në e shtypësh me letra të trasha do të thonë se je "hamall" e kërkon të mbushësh vend. Në shkrofsh toskërisht, do të thonë se s'është gazetë për gjithë shqiptarët; në shkrofsh gegnisht prap ashtu, në shkrofsh në gjuhë të përzier me të dyja, gjysëm gegnisht, gjysëm toskërisht, do të thonë se është "çervish".
Në mos shkrofsh për politikë, do të thonë se s'është koha të punojmë për letratyrë, kur vendi ndodhet në rrezik; në shkrofsh për politikë do të thonë se prishë punë duke egërsuar qeverinë. Në folsh butë për Turqinë, je i paguar prej Stambollit; në shkrofsh rreptë kundër Turqisë, kërkon të të jap Sulltani të holla që t'a pushosh gazetën. Në mos gjefsh të holla që ta mbash gazetën, do të thonë se s'je i zoti, me qenë aq njerëz duan zgjimin e kombit shqiptar; në gjefsh të holla je intrigant a i shitur. Në folsh për plot çlirimin e Shqipërisë, do të thotë je djall e kërkon gjëra që duheshin gatitur në qind vjet më parë; në folç për nevojën të përpiqemi t'a shpëtojmë gjuhën dhe kombësinë, duke vënë vendin nën hijen e një Fuqisë së Madhe, s'qënke shqiptarë i vërtetë.
Në folsh mirë për shqiptarët e krishterë, hidhërohen shqiptarët muhamedanë; në folsh mirë për muhamedanët, hidhërohen të krishterët; në folsh mirë për të krishterët e për muhamedanët që janë shqiptarë të mirë, e ligsht për të ligjt, aherë do të hidhërohen të gjithë. Aq për sot, se kam frikë mos të zërë gjumi.

Faik Konica