Tuesday, August 14, 2012

Personazhet VIP - Agjërim Part-time ose Full time

- Disa nga këngëtaret shqiptare që kanë zgjedhur agjërimin me kohë të pjesshme, gjatë natës së parë apo në natën e Kadrit janë: Çiljeta, Zajmina, Anjeza Branka etj.

- Këngëtarë agjërues me kohë të plotë:
Ledri Vula, Lyrical Son, Mc Kresha, Teuta Kurti, Sidrit Bejleri, Adelajda Xhamani, Marin Orhanasi, Shpat Kasapi, Adrijan Gaxha, Gili, Leonora Jakupi, Tuna, Big Mama, etj

- Nga deputetët e intervistuar, askush nuk ka pranuar të ketë nisur agjërimin, madje as Enkeled Alibeaj, i cili pas udhëtimit në Mekë ka marrë edhe titullin "Haxhi".
Përjashtim bën Kryeministri Berisha dhe familja e tij, e cila jo vetëm agjëron me kohë të plotë, por shtron edhe iftarë për agjëruesit e tjerë.

Marrë me shkurtime nga Balkanweb
http://www.balkanweb.com/metropol/2693/zbuloni-personazhet-qe-mbajne-ramazan-97027.html

Vrasje për nder!

Kemi dëgjuar nga shumë shokë e të afërm që jetojnë jashtë kufijve shqiptarë, se të shoqërohesh me motrën e shokut tënd nuk është diçka e ndaluar, nuk është pabesi dhe imorale, madje në shumë raste, është vetë shoku (me origjinë joshqiptare) që të kërkon ta shikosh si mundësi motrën e tij. Sigurisht, këtu s'bëhet fjalë për lidhje me kurorë.

Ndërkohë, të bësh një kërkim në Google me togfjalëshin "Vrasje për nder", të dalin mbi 1 milion materiale të ndryshme, ku pjesa dërrmuese e tyre ka kryefjalë vrasjet që bëjnë meshkujt shqiptarë për të ruajtur nderin e motrës, apo të familjes së tyre.

Jo më larg se para një viti, një 35-vjeçar shqiptar u nis nga Shqipëria për në Itali, për t'i dalë në mbrojtje motrës së tij 24 vjeçare, e cila ngacmohej sistematikisht prej një biznesmeni italian. Duke e parë ngacmimin ndaj motrës së tij me sytë e vetë dhe duke mos arritur të bjerë në një ujdi me 30 vjeçarin italian, detyrohet t'ia presë fytin këtij të fundit.

Në këtë përplasje botëkuptimesh dhe kulturash, ju nga cili krah anoni? (S.I)

Ç'farë? Farë e kuqe apo e zezë/!

Nga Rubrika "Shkërbërja e pandalshme e shqipes" shkëpusim për sonte një foto të marrë në tragetin e linjës Vlorë-Brindizi.

Ç'ka dashur të thojë autori (përkthyesi) me vendosjen "me hënë", të pikave mbi zanoren "ë"?

P.s Përemri pyetës "çfarë", është krijuar vërtetë prej pyetjes ç'farë mbi farën bujqësore, (prej kulturës bujqësore që mbizotëronte popullin tonë), por e shkruar në formën "ç'farë" ajo nënkupton se po pyetet mbi një farë dhe përgjigja ndaj saj do duhej të ishte si psh, farë misri, gruri, e madhe, kosi, etj, etj.

Shkroi: Stop Injorancës

Shitet tokë në Hënë...

Deri tani, 2.5 milionë njerëz prej 76 kombesh të ndryshme, paskan blerë truall në Hënë.
Çmimi i truallit shkon në 29.99 euro për dynym dhe deri tani qenkan shitur mijëra hektarë.
Vetëm turqit thuhet se kanë blerë rreth 40 hektarë. Pronarë trualli në Hënë, duke përfshirë pasurinë nëntokësore (nënhënore do thuhej në këtë rast) ka prej njerëzve më të famshëm të planetit.

Ajo që nuk kuptoj këtu, është se kujt ia paguajnë këto para...
I paska dalë pronari edhe Hënës?


Shkroi: Stop Injorancës
http://www.lunarlandowner.com/index.html

Fanatizëm, moral apo tentativë mashkullore për të justifikuar imoralitetin? (S.I)

What's that ?

Zyrtarisht nga Britania e Madhe: "UFO-t nuk ekzistojnë!"

LONDËR
Të gjithë "ufologët" dhe adhuruesit e tjerë të “objekteve të paidentifikuara fluturuese” i bie të zhgënjehen. Nga njoftimet e reja të Ministrisë Britanike të Mbrojtjes!
Ajo ka urdhëruar hapjen e arkivave dhe publikimin e të gjitha akteve të mbajtura deri më tani nën embargo, që flasin për gjoja rastet kur njerëzit kanë “parë” objektet e çuditshme fluturuese ose “gjallesat nga gjithësia”.

Janë gjithsej 25 dokumente të publikuara, që dëshmojnë të njëjtën gjë: “Jashtëtokësorët” janë pjellë e imagjinatës, ashtu sikurse edhe pjatat fluturuese dhe objektet e ngjashme, që pretendohet të jenë "identifikuar" nga njerëz të ndryshëm, transmeton Albinfo.

Në Ministrinë Britanike të Mbrojtjes deri në vitin 2009 ka funksionuar një “Ufo Desk”, i cili pastaj është mbyllur.

Prej atëherë “përgjegjës” për njoftimet mbi UFO-t është Drejtoria për Hapësirën. Shekulli

Në foto, avioni luftarak amerikan, pa pilot "X-47B"

Korrupsioni është kanceri i shoqërisë - S.Berisha

Korrupsioni është kanceri i shoqërisë - ka thënë Kryeministri Berisha, por nga ana tjetër është përkujdesur të vendosë tumor femëror, në çdo nyjë nevralgjike të kësaj shoqërie. (S.I)


Kule vepron me 2 standarde: makinë 49 mijë $ për Rektoratin, për familjen e njëjta makinë, 14 mijë $.

Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit theksohet se “Rektorati ka shpenzuar 4.95 milionë lekë për të blerë një makinë të përdorur tip Mercedes Benz E 320 CDI, model i klasit të lartë, e përdorur, kur ky automjet të ketë kryer jo më shumë se 30 mijë kilometra dhe të ketë çmimin 4.950.000 lekë. Është e pajustifikuar, kur me kaq fond të vënë në dispozicion mund të blihej një Mercedes Benz i ri, tip E 320 CDI EVO Avantgarde, që kushton 29.244 euro.”-theksohet në raportin e KLSH-së.

Ndërsa në deklaratën e pasurisë së Dhori Kules theksohet se në vitin 2011, Rektori kishte blerë një makinë Mercedes Benz të të njëjtit tip, për 1.409.951 lekë.
Universiteti i Tiranës, që drejtohet nga Dhori Kule ka shpenzuar 4.950.000 lekë në tenderin e 8 korrikut 2009, ndërkohë që vetëm 7 muaj më vonë vetë Rektori Kule ka blerë me paratë e të ardhurave të veta, jo të Universitetit, një Mercedes Benz E 320 CDI, për vetëm 1.409.951 lekë. Diferenca është jo e vogël, por 3.540.049 lekë, ose rreth 35 mijë dollarë.

Standardet e përdorura janë të qarta. Me paratë e taksave dhe studentëve, një makinë e përdorur mund të blihet 49 mijë dollarë, ndërsa me paratë e familjes blihet vetëm 14 mijë dollarë. Balkanweb
-----------------------------------------------------------------------------

Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, krahas pagës së tij si rektor, paguhet nga paratë e tatimpaguesve shqiptarë edhe si anëtar në shtatë borde. Kjo rezulton në deklaratën e pasurisë së këtij rektori, dorëzuar më 27 mars 2012 pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

Sipas kësaj deklarate, vetëm nga pagesat në borde Kule ka marrë mbi 1 milion e 840 mijë lekë, ose rreth 18 mijë dollarë. Kësaj shume i shtohet edhe paga vjetore prej 1 milion e 886 mijë lekë, si rektor i Universitetit të Tiranës dhe 815 400 lekë si pedagog në Fakultetin e Ekonomisë, shkruan BW.

Në total, pagesa vjetore e Dhori Kules kap shifrën rekord të 4 milionë e 542 mijë lekëve, ose 378 mijë lekë në muaj. Me këtë shifër, të ardhurat e Kules i kalojnë edhe ato të presidentit dhe kryeministrit shqiptar. Me ligj, paga e presidentit është 255 mijë lekë në muaj, pra rreth 1 200 dollarë më pak nga sa merr Kule.

Në deklaratën e pasurisë për vitin 2012, thuhet se Kule ka deklaruar se ka kursyer 4.5 milionë lekë dhe ka blerë një apartament prej 78 mijë eurosh. Koha.net
-----------------------------------------------------------------------------
TVNews 24 zbulon një tjetër akt të rëndë korruptiv që lidhet me emrin e Rektorit të Universitetit të Tiranës, Dhori Kule.

Abuzimi ka të bëjë me emërimin e Petrit Bares në postin e shefit të pavionit të kirurgjisë nr 2, post të cilin e ka mbajtur deri në datën 1 korrik profesor, Spiro Qirko, i cili nga kjo datë ka dalë në pension. Ky është mashtrimi i parë i rektorit Kule ndërkohë që korrupsioni thellohet edhe më tepër pasi për periudhën në fjalë nuk rezulton asnjë konkurs zyrtar për zgjedhjen e shefit të pavionit të Kardiologjisë nr 2 në QSUT, i cili sipas ligjit, duhej të ishte hap ii pare i procesit të zgjedhjes për shefat e pavioneve që si rregull publikohet në faqen zyrtare të agjencisë së prokurimeve publike.

Gjithashtu burime të sigurta brenda bordit të qendrës spitalore Nënë Tereza garantojnë se bordi me 5 anëtare i drejtuar në atë kohë nga ish-Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili nuk është mbledhur asnjë herë në periudhën 25 korrik 2011, 9 shtator 2011 dhe në këto kushte, nuk ka pasur mundësi të propozojë emrin e fituesit për postin e shefit të pavionit si hallka kryesore në këtë proces.

Për rrjedhoje dokumenti me propozimin e bordit me nr protokolli 3018/ 2 datë 09.09.2011 është në kundërshtim me ligjin, pasi firmosja e tij nga rektori Dhori Kule bie ndesh me të gjitha dispozitat ligjore në fuqi dhe bëhet në bazë të interesave personale të Kules, për të emëruar shef, mikun e tij të ngushtë.

Shqipëria dhe Kosova s’janë shtete fqinje


Sondazhet në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni tregojnë që shumica dërrmuese e popullit është për bashkim kombëtar të shqiptarëve në një shtet. Mirëpo, shumica dërrmuese e subjekteve politike shqiptare nuk e kanë bashkimin kombëtar shqiptar as në program dhe as në ligjërimin publik. Kjo kauzë, pra, mbetet e papërfaqësuar institucionalisht. Aq shumë është bashkimi kombëtar i vetëcensuruar nga politikanët, saqë do të mund të thuhej se vetëcensura politikisht është bashkim kombëtar.
Shqiptaria si fe e shqiptarëve (Pashko Vasa) edhe në shekullin 21 mbetet pa kishë e pa xhami të saj. Mbetet frymë pa institucion. Shtetet shqiptare duhet të jenë kishë e xhami për shqiptarinë. Kjo frymë shqiptarie gjithsesi është shumë e fuqishme teksa arrin të mbijetojë pa institucionet që do ta mirëmbanin e do ta riprodhonin.
Aq shumë shqiptarëve u kanë faj të tjerët pse mbetën të ndarë, e megjithatë kur e përmendim bashkimin kombëtar, ata flasin disi me faj. Jo pak shqiptarë, sidomos zyrtarët shetërorë, na pëshpërisin se si bashkimin kombëtar duhet ta realizojmë tinëz e me dinakëri. Mirëpo, asisoj, ne e kriminalizojmë kauzën e bashkimit kombëtar. Bashkimi kombëtar duhet të jetë çështje publike dhe shoqërore.
Jo pëshpëritje, por thirrje. Jo monolog, por dialog. Dhe, dialog i brendshëm i yni për atë që duam ne, në vend se dialog me shovinistët fqinjë të kombit tonë për atë çfarë duan ata prej nesh. Pra, jo negociata me Serbinë, Greqinë, Malin e Zi e Maqedoninë për aspiratat e tyre, por dialog i brendshëm ku shprehemi para njëri-tjetrit e me njëri-tjetrin për të ardhur në shprehje kolektivi ynë.
Bashkimi kombëtar i shqiptarëve as nuk e përjashton bashkimin evropian dhe as nuk mund të zëvendësohet prej tij. Në këtë aspekt, duhet pasur kujdes që ky bashkimi i ardhshëm, që unë besoj është edhe i domosdoshëm edhe i pashmangshëm, të mos jetë i brishtë sikurse pavarësia e Kosovës.
Ne rrezikohemi nga një bashkim kombëtar i kufizuar në simbole me ca territor të shtuar, por pa Ulqinin, Mitrovicën, Bujanocin e Shkupin, pa ushtri çfarë kanë shtetet normale dhe me një valë të re të privatizimit, ku ndoshta e marrim vesh që kemi pasur edhe naftë, por këtë e kuptojmë vetëm në momentin kur shitet ajo shumë lirë.
Bashkimi kombëtar s’duhet të jetë i kufizuar vetëm në kulturë, por të shtrihet edhe në ekonomi dhe shtet të përbashkët. Bllokimi i patates së Kosovës nga Shqipëria dhe bllokimi i çimentos së Shqipërisë nga Kosova, tregon që nevojitet të kemi strategji të përbashkët ekonomike.
Një komb në dy shtete sjell më shumë probleme. Shteti është entitet partikular që thekson veçantinë e vet edhe në dëm të së përbashkëtës së kombit. Edhe shteti i Shqipërisë, edhe shteti i Kosovës janë bërë në emër të kombit e përmes kombit, prandaj ato kanë për borxh t’i shërbejnë kombit, përfshirë këtu edhe bashkimin e shteteve tona.
Mbrëmë, derisa bisedoja me z. Ali Ahmetin, i theksova tri gjëra të nevojshme për shqiptarët jashtë Shqipërisë e Kosovës dhe subjektet e tyre politike: 1) Të jenë radikalë brenda institucioneve por edhe të bëjnë aktivitete jashtinstitucionale të padhunshme; 2) Kombi si formacion socio-historik modern duhet të forcohet sepse ai është, përveçse vlerë, edhe armë e fuqishme që na ka emancipuar edhe kundrejt feudalizmit, edhe kundrejt religjionit; 3) Shqiptarët jashtë Kosovës edhe Shqipërisë duhet të kritikojnë dhe të ankohen për çdo ditë te Tirana dhe Prishtina për të kërkuar mbështetjen dhe ndihmën e tyre të vazhdueshme.
Shqipëria dhe Kosova për mua nuk janë shtete fqinje. Këtu, forma dhe përmbajtja ndodhen në një marrëdhënie të tensionuar. Fqinjësia e mirë nënkupton që secili duhet të jetë mirë me njëri-tjetrin, ama në shtëpinë e vet. Kur unë vij në Shqipëri, nuk ndjehem si mysafir dhe nuk më presin si mysafir, dhe sa mirë që është kështu.
Ky kontrast midis formës dhe përmbajtjes duhet të eliminohet ose përmes ndryshimit të formës shtetërore, ose përmes ndryshimit të përmbajtjes kombëtare. E, unë jam për shtet të ri për kombin shqiptar dhe jo për komb të ri për shtetin e Kosovës.
Edhe një gjë të mos e harroj në fund: këtu mbase do të duhej të kishim, p.sh. ujë “Rugove” dhe ujë “Tepelene”, në vend të kësaj që kemi.
*Fjala e mbajtur në forumin “Fqinjët e Shqipërisë”, organizuar në Tiranë                                                                                                                      Albin Kurti

Shqiptarët nuk shkojnë më në Greqi për punë, por për turizëm


Thuajse dy dekada më parë, një valë e madhe emigrantësh nga Shqipëria erdhi në Greqi për të kërkuar punë. Mijëra shqiptarë të varfër dhe të dëshpëruar por punëtorë të mëdhenj, merrnin rrugën drejtë vendin fqinj.

Tani, në vitin 2012, ata e vizitojnë Greqinë për arsye të tjera, për blerje apo pushime. Një biznesmen grek i fushës së turizmit, raporton “Greek Reporter”, tregon se shumica e konsumatorëve janë nga Shqipëria, jo Greqia.

Ata vijnë nga Tiranë apo qytete të tjera me makinë pasi janë vetëm pak orë larg Greqisë”, thotë ai duke shtuar se shumica nuk kërkojnë ulje për dhomën e hotelit.

Shumë agjenci turistike, shkruan gazeta, bëjnë përpjekje për t’i dërguar ata në Itali. Për shembull, kreu i Bashkisë së Sarandës, bashkëpunon me autoritet italiane me motoskaf. Kjo do t’u vijë në ndihmë jo vetëm për pushime por edhe për urgjenca mjekësore

F.S - Shekulli

Sa shpërthime tritoli ndodhin në Fushë-Krujë, uroj po aq ditë të bukura paç këtë vit!

Me një goglim gjejmë 78 800 informacione lidhur me këtë togfjalësh:

1. Fushë-Krujë, shpërthim me eksploziv në qendër te qytetit
2. Fushë-Krujë, shpërthim pranë fabrikës së çimentos, nuk ka të lënduar.
3. Shpërthime në Shkodër dhe Fushë-Krujë.
4. Fushë Krujë, shpërthim pranë kazinosë.
5. Shpërthim në një lokal në Fushë Krujë.
6. Fushë Krujë, shpërthim eksplozivi në një dyqan, banorët në panik.
7. Fushë-Krujë, shpërthim eksplozivi në lokal.
8. Fushë Krujë, shpërthim tritoli pranë Fab. së Çimentos.
9. Sërish tritol në Fushë-Krujë, në shënjestër ka qenë një market në dalje të qytetit.
10. Fushë-Krujë, shpërthim eksplozivi në dyqanin e akulloreve.
11. Sërish tritol në Fushë-Krujë, hidhet në erë linja hekurudhore.

P.s Kjo ishte një panoramë e shkurtër e vitit 2012-të!