Showing posts with label Kuriozitete. Show all posts
Showing posts with label Kuriozitete. Show all posts

Thursday, October 18, 2012

"Çfarë tregon forma e hundës për mashkullin?"


Legjenda urbane për hundën e madhe dhe organin e madh seksual është thyer tashmë një kohë të gjatë, por sidoqoftë forma e hundës mund të tregojë mjaft për karakterin e mashkullit i cili e ka atë. “The Telegraph” ka mbledhur në një vend mendimet dhe vlerësimet e ekspertëve dhe të shohim se si mund ta vlerësoni personin sipas hundës.



Hunda e shtypur tregon mashkullin e qetë, praktik dhe të arsyeshëm ‘gjithmonë’ i gatshëm të ndihmojë personat që i do. Pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes, ku arrin me ndërhyrje zbavitëse dhe qesharake, por nuk është aspak më pak ambicioz se të tjerët. Nuk ka prirje aventuriere në dashuri dhe në mënyrë të shkëlqyeshme i ruan sekretet.
Hundë mishtore kanë meshkujt emotivë dhe zemërgjerë, të cilët në mënyrë të shkëlqyeshme fshehin ndjenjat e vërteta.
Ka shumë shanse që do të mbesin vetëm tërë jetën nëse nuk martohen deri në të dyzetat, të paktën janë dashnorë të shkëlqyeshëm. Por, pasi që pëlqejnë të dominojnë në lidhje, pikërisht kjo është pengesa më e madhe.
Hundë shkabë kanë meshkujt që duken këmbëngulës, stabil dhe të fortë, por në fakt bëhet fjalë për njerëzit e pasigurt, të cilët nuk mund t’i zgjidhin vetë problemet. Të padurueshëm dhe grindavecë, mendojnë që kanë të drejtë gjithmonë. Sa u përket lidhjeve, i tërheq vetëm seksi.
Hundë të drejtë kanë meshkujt që bien lehtë në dashuri, adhurues të lidhjeve të gjata, besnikë dhe xhelozë. Janë kureshtarë dhe pëlqejnë të eksperimentojnë, por njëkohësisht analizojnë gjithçka, por të tjerët i përjetojnë si të përpiktë. Pëlqejnë të bëjnë për vete femrat e turpshme, por njëkohësisht janë mendjemëdhenj dhe nënçmojnë njerëzit që janë më të dobët.
/The Telegraph

Friday, September 28, 2012

Pajisje elektromanjetike për të shpërndarë turmat


Ushtria amerikane kohët e fundit i ka shtuar një rreze elektromanjetike arsenalit të saj të armëve jo-vdekjeprurëse, të krijuara për t’u përdorur gjatë protestave të dhunshme si ato të kohëve të fundit kundër trupave amerikane në Afganistan. Arma e re ka marrë miratimin por ende nuk është vënë në përdorim. Një demostrim i paisjes u bë në Quantico, jo shumë larg Uashingtoni.

Ushtarët krijojnë një skenë që u ngjan atyre me të cilat përballen forcat amerikane në Afganistan.

Protestuesit shpërndahen të padëmtuar me një paisje të teknologjisë së lartë.
Quhet Active Denial System. Me një rreze elektromanjetike që përshkon qindra metra, paisja e nxeh lëkurën në atë masë saqë i bën njerëzit të largohen instinktivisht.
Janë dashur 10 vjet për krijimin e paisjes, e cila siç shihet nuk është e re por ka mbetur e mbuluar në mister. Kolonelja Tracy Tafolla është shefe e Drejtorisë së Marinës për Armët Jovdekjeprurëse.

“Ndryshe nga armët konvencionale ku përdoren municionet dhe dëgjohen të shtënat apo shihet shpërthimi, në këto paisje nuk është kështu. Nuk shikohet, nuk dëgjohet as nuk nuhatet.”

Ndërtuesit e paisjes thonë se 11 mijë prova tregojnë se ajo është e sigurt, pa efekte të njohura. Shkakton sensacion të menjëhershëm të nxehtësisë, si të ishe përpara derës së një furre.
 Zyrtarët në Los Angeles eksperimentuan një mjet të vogël dy vite më parë, si mënyrë për të shpërndarë trazirat në burgje. Bob Osborne i departamentit të sherifit në Los Angeles, thotë se ajo nuk u përdor asnjëherë.

“Nuk e di, si rezultat i trysnisë publike apo i Departamentit të Drejtësisë, nuk na u tregua asnjëherë se përse u pezullua kjo armë.”
 Katër vite pasi u bë e njohur, as ushtria nuk e ka përdorur paisjen. Studiuesit kryesisht druhen nga e panjohura. Stephanie Miller është një prej eksperimentueseve dhe e ka testuar paisjen mbi trupin e saj disa herë.
 “Tani që e njoh mirë këtë pajisje mund të them se ajo nuk është diçka e rrallë, por njerëzit që nuk e kuptojnë mendojnë se është misterioze. Meqenëse është diçka e re, ende nuk jemi të sigurt.”

Trazirat e fundit në Afganistan e kanë nxjerrë përsëri në fokus paisjen. Joseph Trevithick është analist ushtarak.
 “Me incidentin e fundit të djegies së Kuranit shohim nevojën për shpërndarjen e turmave jashtë objekteve amerikane apo atyre ku vepron personeli amerikan. Këto lloj armësh e bëjnë këtë plotësisht të mundur.”
 Duke ftuar mediat, ushtria shpreson të largojë misterin rreth paisjes së re.
 “A egziston një farë frike për përdorimin e kësaj teknologjie ? Mendoj se po. Është diçka që nuk është kuptuar mirë.”

Me miliona dollarët e shpenzuar për testimin e teknologjisë së re dhe me shkurtimet e shpejta buxhetore, forcat amerikane ndodhen në trysninë për ta përdorur paisjen ose ndoshta për të mos e prodhuar fare.

(a.k/voa/BalkanWeb)

Tuesday, August 14, 2012

Skanderborg në Danimarkë, pa identitet.

Skanderborg, quhet një komunë e banuar prej 20 mijë qytetarësh në Danimarkë.
http://it.wikipedia.org/wiki/Skanderborg

Danezët dhe familjet e madhe që ruajnë mbiemrin Skanderborg pas shumë e shumë hulumtimesh të gjithanshme, janë dorëzuar për të gjetur origjinën e këtij emri si dhe vetë origjinën e tyre, e cila daton që prej shek. të XVII-të.
http://www.ancientfaces.com/research/surname/Skanderborg/skanderborg-family-history-and-family-tree#nationality-and-ethnicity-of-people-named-

Ata pranojnë se ky emër mund të ketë ndryshuar dhe prandaj zbërthimin e tij etimologjik e gjejnë thuajse të pamundur.

Kush i ndihmon danezët?!
Stop Injorancës

Sunday, May 27, 2012

Fizikanti shqiptar nga Kosova: Ajnshtajni ka gabuar në teorinë e relativitetit

Një fizikant shqiptar nga Kosova pretendon se ka gjetur disa pasaktësi në teoritë e babait të fizikës, Ajnjshtajn.
Madje, Shukri Klinaku, profesor i fizikës në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës, i ka mbledhur të gjitha “gabimet” e Ajnshtajnit në një libër, të cilin e ka promovuar ditën e djeshme në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës.

Në librin e tij “Lëvizja relative, shpjegimi i drejtë dhe gabimet e Ajnshtajnit”, Klinaku pretendon se me argumentimet e tij hedh poshtë teoritë e gjeniut të fizikës.

Sipas tij, argumentet kundër teorisë speciale të relativitetit, që thotë se koha rrjedh më ngadalë në sistemin që lëviz, trupat shkurtohen në drejtim të lëvizjes dhe masa e trupit rritet me rritjen e shpejtësisë së tij, janë të shumta.

Klinaku pretendon se skicat e punimet e Ajnshtajnit dhe të tjerëve që përkrahin idetë e tij në shumë raste janë pa shpjegim.

“TSR-ja e ka futur fizikën në një rrugë të gabuar. E ka kthyer prapa. Janë ndërtuar fusha të ‘studimit’ pa bazë shkencore”, ka thënë ai. Sipas tij, rrënimi i kësaj piramide do ta lironte fizikën dhe do të hapte horizonte shumë të dobishme për shkencën. Klinaku thotë se nuk e hedh poshtë kontributin e Ajnshtanit në fizikë, por me teorinë speciale të relativitetit ka gabuar. E kundërargumentet e kësaj teorie, sipas Klinakut, janë në librin e tij që ofron shembuj praktikë se ku është gabuar. Në prezantimin e librit të tij, Klinaku ka prezantuar përmes shembujve dhe ekuacioneve fizike gjithë atë që, sipas tij, shpërfaq gabimin e Ajnshtajnit.

“Nxënësit sot janë të bombarduar me fotografitë dhe citatet e Ajnshtajnit. Ai mund të jetë gjeni dhe që i ka ndihmuar botës sikurse Ptolemeu, por me TRS-në ka gabuar”, ka thënë ai. “TRS-ja dhe përgjithësisht teoria e relativitetit e Albert Ajnshtajnit do të bien”.

Por në cilën ditë do të rrëzohet kjo teori, sipas Klinakut, do të varet nga ajo se sa do të mund të “qëndrojnë të barrikaduar relativistët që tani kanë pushtetin në fizikë”, përballë argumenteve gjithnjë e më të qarta kundër kësaj teorie.
(Koha.net)

Friday, April 8, 2011

Gënjeshtrat historike, që u bënë realitet

Tradita i ka transformuar në të vërteta historike, por në fakt janë ngjarje që nuk kanë ndodhur kurrë. Duke marrë shkas nga një zbulim i kohëve të fundit, i bërë nga disa arkeologë egjiptianë, ku gjetën pak metra larg piramidave të Gizës varret e disa punëtorëve- çka tregon se ndërtimet gjigande nuk janë bërë nga skllevërit, ashtu si ka treguar gjithmonë historia, por nga njerëz të lirë -faqja britanike e internetit, “Daily Mirror”, zgjedh disa nga gënjeshtrat e mëdha historike, që përmes shekujve janë kthyer në të vërteta të pamohueshme. Trenat e Musolinit dhe molla e Njutonit

Mes 14 gënjeshtrave historike është edhe ajo për trenat e Musolinit. Sipas një studimi histografik, të bërë nga studiuesi Alexander Cockburn, ndryshe nga ajo që mendohej dhe besohej prej kohësh, del se nuk është e vërtetë që trenat gjatë kohës së fashizmit vinin gjithmonë në orar. Në realitet, sipas studimit të Cockburn, trenat lokalë në epokën musoliniane vinin shpesh me vonesë, por Musolini, si një strateg i zoti, i detyroi gazetat që të mos i raportonin këto lajme dhe të propagandonin mitin e përpikërisë së trenave.


Edhe historia e mollës që i ra në kokë Isaac Newton, e që e kishte inspiruar shkencëtarin anglez për historinë e gravitetit, në të vërtetë është një mit. Mendohet se ky mit është përhapur në vitet 1800 nga pena e Volterit, që sipas tij e kishte marrë nga një tregim i mbesës së Njutonit, Catherine Conduitt. Sipas historianëve, bëhet fjalë për një histori krejtësisht të shpikur.

Ajo e Njutonit ishte molla më e famshme e historisë pas asaj që Eva i dha Adamit. Historia na ka mësuar ta tregojmë kështu këtë ngjarje: Një ditë, studiuesi i ri anglez, Isaac Newton, i ulur në kopshtin e shtëpisë, u godit në kokë nga një mollë, e rënë nga pema ku ishte mbështetur. U ngrit më këmbë dhe zbuloi teorinë e gravitetit. Kjo ngjarje mendohet se ka ndodhur në vitin 1666, po rreth 40 vjet më vonë u zbulua se asnjë mollë nuk goditi në kokën e Newton. Teoria mbetet ende e vlefshme dhe mollët në një farë mënyre janë pjesë e saj. Por për të treguar si shkuan gjërat, “Royal Society”, shoqata e shkencëtarëve, studiuesve dhe intelektualëve britanikë, ku Newton bënte pjesë, ka publikuar në sajtin vet të internetit të gjitha dokumentet e lidhura me Newton-in dhe teorinë e tij të famshme. Letra, shënime, dorëshkrime që tani mund të konsultohen nga kushdo. Është e vërtetë që Newton pa një mollë që ra në kopsht, por jo në kokën e tij.

Mitet angleze Duket se anglezët janë më të zotë se kushdo tjetër në krijimin e miteve historike. Për shembull, Robin Hood, princi i hajdutëve, që sipas traditës jetonte në pyllin e Sherwood-it, nuk ka shkelur kurrë në pyllin e famshëm në kontenë e Nottinghamshire. Përkundrazi, personazhi legjendar që vidhte të pasurit për t’ua dhënë të varfërve, jetonte në Yorkshire dhe ky mit mendohet se ka lindur pas publikimit të romanit “Ivanhoe” të Walter Scott. Ndërkohë, “Magna Carta”, dokumenti i famshëm që kufizonte fuqitë mbretërore dhe që është konsideruar si akti i parë që njeh të drejtat themelore të qytetasve, nuk u firmos kurrë nga Mbreti Xhon në vitin 1215. Në fakt, sovrani ishte analfabet dhe e firmosi dokumentin vetëm me vulën mbretërore.

Edhe historia, sipas së cilës Mbreti Canute i Anglisë ishte aq i fuqishëm sa mund të komandonte edhe ngjatje natyrore, është e rreme. Në të vërtetë, sovrani mesjetar i pati treguar se fuqitë e tij ishin të limituara. Elisabeta e parë Një tjetër mit historik janë edhe fjalët e famshme “do të jap gjithçka kam për pak kohë”, të thëna në shtratin e vdekjes nga Elisabeta I. Sipas historianëve, Mbretëresha e madhe nuk i ka thënë kurrë këto fjalë.

Një tjetër shpikje është zbulimi i Australisë nga ana e James Cook në vitin 1770. Europianët e parë që shkelën në territorin australian ishin eksploruesit holandezë Abel Tasman dhe Dirk Hartog, rreth 150 vjet para Cook.

Po ashtu, anglez është edhe miti që tregon se si patatet dhe duhani u futën në Europë nga naviguesi britanik, Walter Raleigh. Por patatet dhe duhani u sollën për herë të parë në kontinentin e vjetër nga navigatorët italianë, plot 26 vjet para Raleigh.

Shpikje të tjera Anglezët natyrisht që nuk e kanë monopolin e miteve. Këta të fundit janë të vjetër sa vetë jeta. Këtë e tregojnë edhe shpikje të tjera, tërësisht të pavërteta. Kështu, ndryshe nga sa mendohej, në venat e Kleopatrës nuk rridhte gjak egjiptian, por grek. Ajo ishte pasardhëse direkte e Ptolemeut, një prej gjeneralëve më të mëdhenj të Aleksandrit të Madh, që ashtu si gjithë pasardhësit e tij, u martua vetëm me anëtarë të llojit të vet për ta mbajtur “gjakun” e pastër.

Po ashtu nuk është e vërtetë se Neroni i binte lirës në kohën që Roma po digjej. Historianët kanë mundur të sigurojnë se ky imazh ikonografik i Perandorit është fals. Përkundrazi, vetë Perandori kur e kuptoi për zjarrin, hapi kopshtin e tij për të shpëtuar popullsinë.

Ndërkaq, nga ana e saj, Maria Antoneta nuk ua ka thënë kurrë frazën “le të hanë briosh”, qytetarëve parisienë që ankoheshin se nuk kishin bukë. Mendohet se ky koment u bë nga gruaja e Luigjit XIV, plot 100 vjet më parë, dhe iu atribuua nga revolucionarët Maria Antonetës, për të treguar pandjeshmërinë e Mbretëreshës kundrejt vuajtjeve të popullit.

Por edhe data e shpalljes së pavarësisë amerikane nuk është e saktë. Sipas historianëve, Deklarata e Pavarësisë u firmos më 2 korrik. Por data 4 ka hyrë në histori sepse në këtë datë ajo u shtyp. Në listë shfaqen edhe dy mite amerikane. Nuk ishte Thomas Edison ai që shpiku llambën (kjo e fundi u ideua nga kimisti anglez, Humphry Davy). Po ashtu, në vitin 1692 asnjë shtrigë nuk u dogj në turrën e druve në fshatin e Salemit. Në qytezën amerikane u dënuan për shtrigëri 20 persona, por thuajse të gjithë u varën, asnjë nuk u dogj.

G:Shqip

Shqiptari shndërron bordellon në xhami

Lokali kurioz në zonën industriale në Yverdon të Zvicrës, me një sipërfaqe prej 120 metra katrorë më parë kishte pranuar klientë të dhënë pas gjinisë më të bukur, tani ai i mirëpret besimtarët myslimanë.

Gjatë vitit 2009 ky lokal kishte një famë të keqe. Pronari i tij është Fabien Richard, këshilltar komunal në Partinë Popullore Zvicerane (UDC) në Yverdon. “Lokali jepet me qira për momente të bukura me intimitet dhe diskrecion të plotë”, mund të lexohej në ueb faqen e këtij lokali në internet.

Një fqinj në afërsi përkujton se gjithnjë kishte klientë. “Një ditë, pashë shumë persona në rrugë, nën dritaret e lokalit. Duke iu afruar lokalit, situatën e kuptova më mirë: dritaret ishin lënë të hapura dhe mund të dëgjoheshin ofshamat të një gruaje”, i ka deklaruar zvicerani gazetës Le Matin, transmetoi Albinfo.
Në fillim të vitit të kaluar, lokali është dashur të mbyllet, ndërsa motive ka qenë se diçka nuk është në rregull me ligjin. I riu Fabien Richard, partia e të cilit mburret me vlerat e familjes tradicionale, është i përfshirë në organizimin e ahengjeve, me ç‘rast disa njerëz kanë marrëdhënie seksuale me një femër të vetme.
I demaskuar nga Le Matin në korrik të vitit të kaluar, ai u tërhoq nga mandati i tij zgjedhor. Por, ai nuk heqë dorë për të përfituar nga ky lokal dhe të fitojë rreth 1.300 franga në muaj.
Më në fund ai kishte arritur ta huazojë lokalin e tij dhe tani, lokali ishte shndërruar në një vend ku myslimanët mund të falen.

Shqiptari Femi Ameti, përgjegjës i xhamisë, shpreh pikëpamjet e tij lidhur me vendin ku më parë ishte dhuruar zemra, e tani myslimanët falen.
“Vërtet nuk kishim tjetër zgjidhje. Disa kanë frikë nga feja islame dhe ngurrojnë të na japin lokale me qira. Por, mua më duket pozitive: një bordel është shndërruar në vend të shenjtë. Nuk është aq keq apo jo”, ka thënë Femiu.


“EXPRESS”

Wednesday, March 9, 2011

Shqiptari padit Facebook, kërkon 500 mijë dollarë

Nju Jork- Shqiptari hedh ne gjyq rrjetin social më të frekuentuar nga e gjithë popullsia e botës, Facebook. Mustafa Fteja, prej 17 vitesh jeton ne Nju Jork te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, se bashku me familjen.
Sot eshte 30 vjec dhe i eshte drejtuar gjykates vendore me nje padi civile ku kerkon 500 mije dollare nga Facebook. Arsyeja, sepse i kane mbyllur llogarine e hapur ne kete rrjet social.

Madje shkon dhe më tej duke pretenduar dhe diskriminimin për shkak të përkatësisë fetare, Mustafai është mysliman, ndërsa citon se rrjeti nuk i ka kthyer përgjigje, edhe pse ka dërguar disa ankesa e kërkesa.
Mustafai shkruan ne padine e tij, se ka pasur 340 miq ne adresen e hapur ne rrjetin social Facebook, ndersa cuditerisht pak muaj me pare i eshte mbyllur faqja ne internet pa iu dhene asnje shpjegim.
"Kerkoj demshperblim 500 mije dollare, pasi nuk me eshte kthyer pergjigje per mbylljen e faqes ne internet nga rrjeti edhe pse u kam shkruar disa here", i ka thene medieve amerikane 30-vjecari.
"E kisha Facebook per nje qellim, per te mbajtur kontakte me familjen time", vijon Fteja, qe ka shkuar ne SHBA kur ka qene vetem 13 vjec. Lajmin se faqja i ishte mbyllur e ka mesuar ne muajin shtator, kur nuk ka hyre dot me aty per arsye qe ende nuk i di. "Di vetem nje gje, nuk kam bere asgje. Nuk kam dhunuar asnje rregull apo ligj dhe nuk e di arsyen e caktivizimit te llogarise", argumenton shqiptari.

Padia eshte depozituar ne Gjykaten Supreme te Manhatanit, rajoni "State Island". "U kam shkruar disa here, po s'me kane kthyer pergjigje",-thote ai. Fteja, mysliman, gjithashtu akuzon kompanine per diskriminim fetar. "Facebook nuk i eshte pergjigjur kerkesave te mediave amerikane per nje koment", shkruajne agjencite e lajmeve.
Kurse demshperblimi qe duhet te paguaje Facebook nese gjykata vendos, do te jete 500 mije dollare. Fteja tha se kishte hapur faqen prej 3 vitesh, ndersa fliste me miqte dhe familjen ne Shqiperi, Mal te Zi, Austri dhe Gjermani.

Koha Jonë

Friday, February 25, 2011

Puthja e parë vret adoleshenten

Një adoleshente nga Uellsi ra përtokë e vdekur për shkak të të ashtuquajturës sindroma e vdekjes së papritur tek të rriturit (SADS), pak minuta pasi përjetoi puthjen e parë në jetën e saj.

Jemma Benjamin, 18 vjeçe, sapo takoi buzët me një shok të universitetit, Daniel Ross, 21 vjeç, në shtëpinë e tij, pasi kishin kaluar natën jashtë së bashku, ra përdhe e vdekur në sytë e të dashurit të saj.


Në fakt, ngjarja ka ndodhur para 20 muajsh, por hetimet në lidhje me vdekjen kanë përfunduar vetëm ditët e fundit, duke bërë me dije se vajza ishte goditur nga sindroma në fjalë, SADS, një sëmundje e rrallë, që në Britaninë e Madhe merr rreth 500 jetë gjatë një viti.


Djali dhe vajza në fjalë njiheshin prej rreth 3 muajsh dhe në momentin e ngjarjes, ai bëri të pamundurën për ta shpëtuar. Por nga hetimet e mëtejshme doli se nuk mund të bëhej asgjë për 18-vjeçaren, të cilën mjekët e përshkruan si simbolin e shëndetit të përkryer.


I dashuri i saj i tha policisë se ata njiheshin prej tre muajsh, por kjo kishte qenë për ta puthja e parë. "Lidhja jonë nuk ishte akoma seksuale, por ne takoheshim 2-3 herë në javë. Po shkonim në një bar së bashku dhe u kthyem pasi unë kisha harruar kartën e kreditit. Po flisnim së bashku dhe përfunduam duke u puthur në korridor, para derës hyrëse. Më pas, shkuam në dhomën e ndenjes, ku Jemma u shemb në kolltuk".


Gjithashtu, babai i djalit është shprehur se mendonte se i biri dhe vajza ishin thjesht shokë, duke shtuar se Jemma ishte shumë e ndrojtur, ndërsa nëna e saj ka deklaruar se ajo ishte notare e distancave të gjata, lojtare e mirë hokeji dhe gjithashtu gëzonte një shëndet të shkëlqyer.
Shekulli

Tuesday, January 25, 2011

Inteligjentët jetojnë më gjatë

Njerëzit inteligjentë jetojnë më gjatë - lidhja është aq e fortë sa ç'është duhanpirja dhe vdekja e parakohshme. Por arsyeja nuk kuptohet ende plotësisht.
Përveçse bërja e zgjedhjeve të duhura në jetë, këta njerëz duket se kanë edhe trupin që punon në favor të tyre. Kërkimet e sotme mbi bletët tregojnë fakte që aftësia e të mësuarit është e lidhur me aftësi të përgjithshme për t'i bërë ballë një prej masave të rrepta të plakjes, d.m.th. stresit oksidativ.

Ian Deary, një psikolog i Universitetit të Edinburgut, propozon termin integritet i sistemit për lidhjen e mundshme biologjike mes inteligjencës dhe jetëgjatësisë. Në konceptin e tij, një sistem i lidhur mirë jo vetëm që funksionon më mirë në testet e mendjes, por është më pak i prekshëm nga sulmet mjedisore. Gro Amdam i Universitetit Shtetëror të Arizonës dhe Universitetit Norvegjez të Jetës dhe Shkencës u intrigua nga kjo ide dhe vitin e kaluar zhvilloi një mënyrë për ta testuar këtë tek bletët.

Bletët shpesh përdoren si një model neurobiologjik për të mësuarit. Ato mund të "trajnohen" duke përdorur përforcime pozitive ose negative për të mbajtur informacion. Në eksperimentin e Amdamit, disa bletë u ndanë veç, ku u mësuan të lidhnin një aromë me një ushqim. Pas dy apo tre përpjekjeve, shumë bletë mësuan të përdorin hundën e tyre në pritje të një pikëze sheqeri.Disave prej tyre iu desh më shumë kohë, njësoj si njerëzve, që disa mësojnë shpejt e të tjerë më ngadalë.
Për të simuluar plakjen, të njëjtat bletë u vendosën në tuba plastikë, të ekspozuar ndaj një ambienti me përqendrim të lartë oksigjeni. Të gjitha kafshët kanë nevojë për oksigjen, por një masë tej normales bën që qelizat të dëmtojnë radikalet e lira, të cilat prishin membranën e qelizës dhe e çojnë këtë të fundit në vetëshkatërrim, duke shkaktuar plakje të parakohshme. Bletët që mësonin më shpejt, kishin tendencën të jetonin më gjatë, një mesatare prej 58,8 orësh, ndryshe nga bletët që mësonin më ngadalë, një mesatare prej 54,6 orësh.

Amdam dyshon se ripërtëritja e stresit nervor mund të shpjegojë pse bletët që mësonin më shpejt, jetonin më gjatë. Në këto eksperimente, bletët që e përballonin stresin, ishin të afta të mësonin më shpejt që aroma lidhej me të ushqyerit dhe e njëjta ripërtëritje u lejonte këtyre bletëve të përballonin më mirë stresin e të qenit në një ambient me përqendrim të lartë oksigjeni.
Edhe për njerëzit, Amdam ngre hipotezën se aftësia për të përballuar stresin mund të jetë një përbërës i sistemit të integritetit. Një ripërtëritje e përgjithshme më e mirë e stresit mund të ndikojë në rezultate inteligjence më të larta dhe jetëgjatësi. Nëse shkencëtarët mund të zbulojnë çfarë i lidh këto ndryshime biologjike, ata mund të jenë të aftë të lehtësojnë pabarazitë pa lindur akoma. "Ekziston një mundësi për t'i ndihmuar të gjithë të jetojnë më gjatë", thotë Amdam


Shekulli

Saturday, January 8, 2011

Zogj të ngordhur bien nga qielli edhe në Suedi, bota sheh me ankth

Edhe në Suedi kanë nisur që të bien zogj të ngordhur nga qielli.
Disa ditë më përpara kishin nisur që të binin zogj nga qielli në disa shtete të Amerikës. Gjithashtu me mijëra peshq janë gjetur të ngordhur.

Askush nuk di të thotë me saktësi se çfarë po ndodh. Disa flasin për stres vdekjeprurës tek zogjtë e peshqit. Teoria e ngordhjes së zogjve për shkak të fishekzjarreve ka rënë për shkak se zogjtë po ngordhin sërish. Disa ekspertë thonë se shkak është fusha magnetike e tokës, e cila ka nisur e po humbet fuqinë.
Advocate staff photo by LIZ CONDO. Photo shot on 01/03/11. Trax No. 10022772A / Hundreds of dead Starlings, Red-winged Blackbirds and Brown-headed Cowbirds lay along the side of the Morganza Hwy. in New Roads. The birds were found dead and dying along a half mile stretch of the road Monday. No cause of death has yet been reported.


Në internet po qarkullojnë edhe shumë teori konspirative. Njëra flet për testimin e një arme të fuqishme nga amerikanët. Disa besimtarë thonë se këto janë shenjat e apokalipsit.

G. Tema 


Friday, November 26, 2010

Zbulohet në Francë qyteza e vogël me emrin Berat

BERAT Qytetit 2400-vjeçar të Beratit i gjendet një "vëlla" i vogël me të njëjtin emër në Francë.
Ajo që bën përshtypje është fakti se në kufi me Beratin francez ndodhet edhe një qytet me emrin Kozare, emrin e të cilit e mban njëri nga fshatrat më të hershëm në rajonin e Beratit, që është fshati Kozare i komunës Perondi.

Berati i Francës është "zbuluar rastësisht" nga një emigrant, sot biznesmen i njohur beratas, i cili iku nga vendi që në vitin 1990. "Nuk janë vetëm emrat, por dhe disa rite, doke e zakone pothuaj të njëjta si në Berat.

Më bëri përshtypje që në fillim dhe u interesova. Kontaktoja vazhdimisht dhe me kreun e Bashkisë vendase, Paul-Marie Blanc, i cili u angazhua dhe shfaqi interes për historinë e Beratit në Shqipëri. Duhet studimi i ekspertëve përkatës, por kjo qytezë me 2700 banorë që ka doke e zakone të njëjta, të përafërta me shumë nga tonat, mund të jetë shpërngulur nga Shqipëria pas vdekjes së Skënderbeut në vitin 1468", - pohon Gazmend Toska.

BERATI FRANCEZ
Foto nga Visi
Emigranti shqiptar në Francë rrëfen zbulimin e qytezës Berat në këtë shtet dhe përpjekjet për interes e hulumtim për një lidhje të banorëve të tij me qytetin e lashtë të Beratit në Shqipëri. "Gjatë shëtitjes në Francë më ra në sy një qytezë që mbante emrin e qytetit tim të lindjes, Beratit. Komunikova me Paul-Marie Blanc, kryebashkiakun e Beratit të Francës, dhe e njoha atë me historinë e kulturën e lashtë të 'vëllait' më të madh me emrin Berat që ndodhet në Ballkan. Pas informacionit mbi Beratin shqiptar, kryebashkiaku i Beratit francez, i entuziazmuar ka shprehur interesin e tij për të ditur edhe më shumë për qytetin shqiptar të Beratit", - shton për "Gazeta Shqiptare" biznesmeni Gazmend Toska. Së fundi u arrit të kontaktohet edhe mes drejtuesve vendorë të dy qyteteve me të njëjtin emër. Këtë e konfirmon për "Gazeta Shqiptare" dhe Fadil Nasufi, kreu i Bashkisë së Beratit. Para pak ditësh, Evgjeni Pelivani, zëvendëskryetarja e Bashkisë dhe disa prej pjesëtarëve të stafit të institucionit tonë, kanë pasur një bisedë online me kryebashkiakun e Beratit të Francës, Paul-Marie Blanc, i cili ka thënë se veç binjakëzimit mes dy qyteteve me të njëjtin emër do të ketë edhe një përpjekje të tijën për të bërë më të njohur në shtetin francez qytetin historik të Beratit shqiptar, i cili tashmë që prej 8 korrikut 2008 është pjesë e kulturës botërore UNESCO. Binjakëzimi hap dhe mundësitë e studimit të origjinës së përbashkët", - pohoi Nasufi.  

VENDNDODHJA 

Berati i Francës ndodhet në Rajonin e Tuluzës, në një komunë të vogël me rreth 2.700 banorë. Komuna ndodhet në zonën e Pirenejve Qendrorë dhe distancat më të afërta me qytetet fqinje janë si më poshtë: Karbone 10 km, Kozares 20 km, Tuluze 37 km, Aeroporti i Tuluzës 33 km, Pamiers 53 km, San Zhiron 42 km, San Lizier 40 km.

Ndonëse nuk ka konfirmim zyrtar dhe shkencor, disa prej studiuesve beratas të historisë mendojnë se qyteti francez me emrin Berat mund të jetë themeluar nga beratasit e larguar nga ky qytet pas vdekjes së Skënderbeut në vitin 1468, të cilët pas largimit mund të jenë vendosur në rajonet arbëreshe të Italisë, e më pas në Francë.

Abedin Kaja, G. Shqiptare

Thursday, September 30, 2010

Çudi irlandeze, martohen binjakët

Një martesë aspak e zakonshme ndodhur në Irlandë ka ngjallur habi në Britaninë e Madhe madje ka nisur të prodhojë tituj gazetash dhe kronika lajmesh në të gjithë botën.





Martesa ka si protagonistë një cift binjakësh që janë motër dhe vëlla të cilët për shume vite e kanë mbajtur në sekret të plotë lidhjen. Ata janë martuar gjatë një ceremonie në bashki duke sfiduar ligjin e duke u betuar për besnikëri të përjetëshme me njëri-tjetrin.

Sipas ligjeve britanike është ilegale që dy binjakë të martohen por ata kanë ndërruar emrat dhe mbiemrat duke e anashkaluar këtë pengesë. Gjatë lidhjes mes tyre ata kanë lindur një fëmijë dhe janë në pritje të një të dyti. Për mos t’u kuptuar nga policia dhe më pas ndëshkuar nga ligji ata kanë vendosur të emigrojnë jashtë Irlandës pasi sekreti i mbajtur prej për një kohë të gjatë nuk mund të mbetet më i tillë.

Historinë e kësaj dashurie, ditën e martesës përfshi planet për të ardhëmen ata i kanë rrëfyër për gazetën “The Irish Mail On Sunday”. “Kurrë nuk do të pendohem apo të mendojë dy herë për veprimin që bëra duke u martuar me vëllain. Që kur ne nisëm lidhjen tonë e dija që do të përfundonte me martesë”, ka thënë irlandezia e quajtur Maura. Megjithëse motër dhe vëlla ata u rritën në dy qytete të ndryshme e më pas janë takuar rastësisht në një pub ku ka nisur edhe romanca e dashurisë.


T. Channel

Thursday, August 26, 2010

Newsweek: Shqipëria ndër 100 vendet më të mira në botë, renditet e 57-ta.

Newsweek: Shqipëria ndër 100 vendet më të mira në botë, renditet e 57-ta.

by Stop Injorances ! on 2010-08-19 në orën 1:18.PD
Shqipëria renditet ndër 100 vendet më të mira në botë në klasifikimin që revista e përjavshme amerikane "Newsweek" ka bërë. "Ndonëse radhë është gjendur në artikujt kryesorë të gazetave dhe duket një model i pamundur për vendet e tjera kjo demokraci e re në fakt po tejkalon të gjitha vendet e tjera me të ardhura të ulëta. "- konstaton revista amerikane e cila botohet në 50 gjuhë. Klasifikimi është bërë mbi pesë kritere, ndër të cilët niveli i edukimit, shëndetësisë, cilësia e jetës, dinamizmi ekonomik dhe ambienti politik. Në renditjen e përgjithshme të klasifikimit: "Vendet më të Mira të Botës", për herë të parë në historinë e saj Shqipëria renditet e 57 ta, me 62,56 pikë, në renditjen e 200 vendeve të testuara. Sipas revistës amerikane Newsweek, Shqipëria merr cmim nderi për sistemin arsimin më të mirë "Në Shqipëri, gati 99 për qind e shqiptarëve janë të arsimuar"- shkruan Newsweek. Në mesin e vendeve në kategorinë e saj me të ardhura të ulëta ajo vazhdimisht renditet më e lartë në arsim, shëndetësi, si dhe cilësinë e jetës. Shqipëria në edukim ndodhet në vendin e 50-të me 81.02 pikë, në shëndetësi e 52-ta me 71.02 pikë, për cilësinë e jetesës renditet e 53-ta me 67.92 pikë, për dinamizmin ekonomik klasifikohet në vend të 81-të me 34.09 pikë dhe për mjedisin politik renditet në vendin e 56-të me 58.7 pikë. Pavarësisht se Shqipëria ka qenë një nga vendet më të varfra të botës, mosha mesatare e jetëgjatësisë tek burrat është 78 vjeç dhe tek gratë 81 vjec. Për Newsweek kjo statistikë është mjaft e mirë duke pasur parasysh jetëgjatësia e gjermanëve është 79 vjeç. Ndër shtetet e Ballkanit Perëndimor përpara Shqipërisë ndodhet vetëm Kroacia, përkatësisht në vend të 26-të, ndërsa Maqedonia, Kosova, Serbia, Bosnja dhe Mali i Zi janë jashtë listës së 100 vendeve më të mira në botë. Shteti më i mirë duke u bazuar në një mesatare të pesë kritereve në fjalë, është vlerësuar Finlanda, Zvicra e dyta, Suedia e treta, Australia e katërta, Luxemburgu i pesti, Norvegjia e gjashta, Kanadaja dhe Hollanda në vend të tetë, Japonia e nënta, Danimarka e dhjeta, ndërsa SHBA-të janë në vendin e 11-të dhe Gjermania në të dymbëdhjetin. Shtetet e fundit të kësaj liste janë Kameruni, Nigeria dhe Burkina Faso.
Shikoni renditjen e bere nga revista Newsweek ne kete adrese: (http://www.newsweek.com/2010/08/15/interactive-infographic-of-the-worlds-best-countries.html)        

Wednesday, August 18, 2010

Varroset depozita e ujit.

Pamje nga vendngjarja
Banoret e lagjes Bershi të bashkisë Klos në rrethin e Burrelit kanë improvizuar një ceremoni mortore duke varrosur një depozitë, si shenjë proteste ndaj pushtetit lokal për mungesën e ujit të pijshëm.Ata thone se në qershor të 2009 u perurua nisja e punimeve per ndertimin e ujesjellesit te bashkise Klos. Ujesjellesi duhet te mbaronte ne Qershor te 2010, por punimet jane lene pergjysme dhe 50 familjet e kesaj lagjeje vazhdojne te vuajne per uje te pijshem.

Banoret thone sa ata vete ka kryer pune vullnetare per per hapjen e kanalit si dhe me blerje e tubacionit kryesor, por ende sot pas dy vjetesh nuk kane uje te pijshem. Ndaj ata sot jane bashkuar qe punimet e lena pergjysme dhe depoziten e boshatisur ta quajne 'varrin masiv te premtimeve te pambajtura qe sipas tyre mos u kujtofshin kurre'.

18/08/2010
Burimi: TCH

ANGLI-Britanikja fjeti me pesë mijë burra

Britanikja 25-vjeçare thotë se ka fjetur me pesë mijë burra për nëntë vjet, respektivisht për 3.285 ditë.  

Nikki Lee mburret se “ka arritur” të flejë me katër burra për një natë dhe nuk ka fjetur kurrë me të njëjtin burrë dy herë. Në rrëfimin e saj që shokoi shumë njerëz, Lee tha se me partnerët e saj që prej moshës 16 vjeçare ka bërë dashuri nëpër klube të natës,parqerrugëkinema dhe diskoteka për tinejxherë. Vajza e cila punon edhe si modele, pranoi se shpesh niset edhe në seks udhëtime, ku flenë me burra nëpër klube, në plazhe dhe ballkone. Mesatarisht ajo flenë me dy burra në ditë, ndërsa për secilin takim mban shënime të detajuara në bllokun e saj të vogël të kuq. Në moshën 21 vjeçare Lee i tha një reviste se kishte fjetur me 2.289 burra, por pasi nuk arriti t’i vërtetojë pohimet e veta, ekspertët për lidhje e shpallën atë emotivisht të rrezikshme.Lee deklaroi se është krenare për shifrën e jashtëzakonshme dhe thotë se është e fiksuar pas seksit, që për të është sikur drogë. Edhe pse është e varur nga seksi, e cila gjatë pushimeve në Ibiza fjeti me katër burra për një natë, Lee thotë se ka dyrregulla, nuk flenë me burrat që janë në lidhje dhe bën vetëm seks të sigurt.

t.observer.

Kush gërhet, jeton më gjatë

Londër – Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se personat që gërhasin teksa flenë jetojnë më gjatë.


Shkencëtarët evropianë nga Glasgou dhe nga instituti izraelit ''Technion'' për hulumtimin e gjumit dolën në këtë konkluzion pas studimit të 600 personave gjatë një periudhe katër vjeçare.


Gërhitja mund të ndodhë nga problemet që shkaktohen në sistemin e sipërm të frymëmarrjes dhe shkaktohet kur ajri që thithim nga hunda apo goja ndërpritet gjatë fjetjes.

“Frymëmarrja e ngadalësuar aktivizon zemrën dhe ia bën asaj shprehi kursimin e shpenzimit të oksigjenit. Zemra e personave që gërhasin përherë është e gatshme për situata të paparashikuara'', sqarojnë shkencëtarët.

Shkencëtarët mendojnë se veçanërisht pas moshës 65-vjeçare, gërhitja është shumë e dobishme.


G. Start

Monday, July 26, 2010

SHBA/Kryen marrëdhënie seksuale me qenin, rrezikon burgun

Një ngjarje aspak e zakontë regjistrohet në Majemi të SHBA-së, ku një 64-vjeçar ka kryer marrëdhënie seksuale me qenin e tij dhe tashmë rrezikon deri në 5 vjet burgim. 


Ndodhia e sikletshme për 64-vjeçarin nisi kur ky i fundit në bisedë e sipër me asistentin e mjekut veterinar të qenit të tij pranon se qeni i tij “nuk zbavitej më kur kryenin marrëdhënie seksuale”. Menjëherë pas rrëfimit, analizat e kryera ndaj kafshës treguan gjurmë aktiviteti seksual duke vërtetuar frazën e dhunuesit 64-vjeçar, Armand Paçer. 

Pas nisjes së hetimeve të gjithë dyshonin se mos bëhej fjalë vetëm për një batutë, ashtu sikundër këmbëngulte edhe Paçer, por gjithçka ishte e vërtetë. 64 vjeçari u ankua tek asistenti i veterinerit se qeni i tij, Kristie Brinklei (mban emrin e një modeleje të viteve ’80), “nuk argëtohej më kur kryenin marrëdhënie seksuale. Kjo ndoshta ngaqë në ditët e fundit më ka munguar energjia”, ka vazhduar më tej Armand Paçer. 

Asistenti i veterinerit i habitur nga fraza e të moshuarit vizitoi qenin, ku vërtetohej edhe rrëfimi shokues i 64 vjeçarit, i cili në fillim ka tentuar të mbrohet duke u shprehur se bëhej fjalë vetëm për një batutë, por provave mjekësore nuk ka mundur t’i kundërvihej. 
Tashmë ai do të përballet me drejtësinë, ku rrezikon deri në 5 vjet burg.


Denisa Spahu, Tirana Observer

Tuesday, June 22, 2010

Sa shqiptarë jetojnë nëpër botë?

Sa shqiptarë ka në të gjithë botën?

Këtë pyetje nuk e bëjmë vetëm ne shqiptarët, por edhe të huaj studiues dhe profesionistë.
Nëse do t’u referoheshim të dhënave demografike, studimeve të ndryshme, por edhe burimeve historike, na rezulton se në gjithë botën numërohen të jenë rreth 15 milionë shqiptarë. Sigurisht në këtë shifër nuk janë të gjithë shqiptarë autoktonë, apo emigrantë.
Një pjesë e mirë e tyre janë shqiptarë të shpërngulur në vise të tjera prej kohësh, dhe për at mund të themi se vetëm në dejet e tyre ka gjak shqiptari.

Shqiptarët

Sipas të statistikave të fundit të CIA-s, në një regjistrim të vitit 2007, rezultojnë 3 milionë 600 mije 523 shqiptarë. Ndërkohë në Kosovë janë rreth 2 milionë e katër qind mijë shqiptarë autoktonë. Në Maqedoni llogaritet që shqiptarët të zënë vendin e dytë për nga numri i popullsisë pas asaj vendase. Sipas statistikave, numri i shqiptarëve në Maqedoni mund arrijë rreth 1 milion. Po kaq shqiptarë jetojnë dhe në Greqi. Fluksi i emigrantëve që ka zgjedhur shtetin fqinjë jo vetëm për të punuar, por edhe për t’u vendosur familjarisht atje, shkon në një milion të tillë. Ndërsa numri më i madh i shqiptarëve që jetojnë jashtë trojeve të tyre etnike duket se është ai në Turqi. Sipas studiuesve dhe historianëve të ndryshëm shqiptarë, në Turqi llogaritet të jenë rreth 5 milionë shqiptarë. Sigurisht kjo shifër nuk përfshin të gjithë shqiptarët që kanë ikur nga trojet e tyre, por edhe shqiptarët që janë shkrirë me popullsinë vendase. Numri më i madh i shqiptarëve është në Stamboll, ndërsa pjesa tjetër është shpërndarë përgjatë kufirit turko-sirian. Ndërsa në Mal të Zi, sipas statistikave, jetojnë rreth 200 mijë shqiptarë. Ndërsa 70 mijë shqiptarë jetojnë në Serbi në krahinën e Preshevës.

Emigrantët

Që nga emigrantët e parë në fillim të shekulli të kaluar e deri më ditët tona, në Amerikë llogaritet të jetojnë rreth 300 mijë shqiptarë. Ndërsa në Evropë duket se ka një shpërndarje “të rregullt” të emigrantëve shqiptarë me diferenca të vogla. Kështu në Gjermani emigrantët shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia Mali i Zi llogaritet të jenë rreth 300 mijë. Austria është një tjetër vend me numër të konsiderueshëm shqiptarësh, rreth 300 mijë të tillë. 200 të tjerë, sipas të dhënave të shoqatave ndërkombëtare që merren me emigracionin, jetojnë në Gjermani dhe po 200 mijë në Zvicër. Po ashtu edhe emigrantët që janë larguar nga trojet shqiptare drejt Kandasë llogaritet të jenë rreth 25 mijë. Rreth 100 mijë shqiptarë të tjerë jetojnë në Francë, ndërsa 50 mijë të tjerë në Spanjë.

Përse në Turqi pesë milionë?

Pesë milionë shqiptarë në Turqi janë një shifër që habit jo pak njerëz. Por janë një sërë historianësh dhe studiuesish që rrumbullakosin një shifër të tillë. Dhe llogaria nis që nga fundi i pushtimit osman, kur ishin të shumta familjet që jetonin në Turqi. Për të vazhduar më pas me shpërnguljet masivet të shqiptarëve nga serbët. Nga Kosova drejt Turqisë serbët dëbuan një numër të konsiderueshëm shqiptarësh. Vetëm pas luftës së dytë botërore serbët shpërngulën nga Kosova rreth 500 mijë shqiptarë. Ndërsa rreth 100 mijë të tjerë u dëbuan nga grekët. Sikur vetëm shtimi i numrit të kësaj kategorie të llogaritet gjatë 50 viteve të fundit atëherë justifikohet shifra prej 5 milionësh. Duhet thënë se shumica e kësaj popullsie është asimiluar. Ndërkohë që e njëjta strategji u ndoq dhe me shqiptarët e Çamërisë. Sipas statistikave, numri i shteti turk zë vendin e parë të emigracionit shqiptar. Qytetet ku shqiptarët janë vendosur me shumicë janë Stambolli, Izmiri, Bursa, Ankaraja, etj. Vendosja e shqiptarëve në Turqi zë fill që në vitet 1500.

Në shifrën prej 5 milionësh bëjnë pjesë dhe ata shqiptarë që janë shkrirë me familje të tjera dhe që kanë prindërit shqiptarë.

SIPAS NJE SHKRIMI TE BOTUAR NË FACEBOOK:

3.600 milionë shqiptarë jetojnë në Shqipëri
2.4 milionë shqiptarë jetojnë në Kosovë
5 milionë shqiptarë jetojnë në Turqi
1 milionë shqiptarë jetojnë në Maqedoni
1 Milionë shqiptarë jetojnë në Greqi
300 mijë shqiptarë jetojnë në Itali
200 mijë shqiptarë jetojnë në Mal të Zi
300 mijë shqiptarë jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
200 mijë shqiptarë jetojnë në Gjermani
100 mijë shqiptarë jetojnë në Francë
50 mijë shqiptarë jetojnë në Spanjë
200 mijë shqiptarë jetojnë në Kanada
100 mijë shqiptarë jetojnë në Australi
100 mijë shqiptare jetojnë në Belgjikë
300 mijë shqiptarë jetojnë në Austri

Eksodet e mëdha të shqiptarëve gjatë shekujve

Janë një sërë arsyesh që i kanë ndarë shqiptarët në gjithë rruzullin. Së pari, luftërat dhe copëtimi i Shqipërisë në 1913-n, që la jashtë vendit pjesën më të madhe të territoreve dhe popullsisë. Ndërsa pjesa tjetër ka zgjedhur shtetet e huaja për shkaqe emigrimi.

Eksodet e mëdha nga trojet shqiptare

Në historinë e Shqipërisë një nga eksodet më të mëdha është ai pas pushtimit turk. Shqiptarët u detyruan të largohen drejt ishujve grekë dhe drejt brigjeve të Italisë. Sipas studiuesve të ndryshëm të historisë shqiptare, mendohet se numri i tyre ka qenë disa qindra mijë. Ndërkohë rënia e perandorisë turke në fillim të shekullit të kaluar solli një tjetër largim të shqiptarëve. Ndërsa më vonë ndarja e popullsisë shqiptare u bë pas marrëveshjeve të Fuqive të Mëdha. Copëtimi i Shqipërisë në vitin 1913 nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër ishte një nga ndarjet më të mëdha që iu bë popullsisë shqiptare, ku do të linte jashtë trungut amë edhe Kosovën. Ndërkohë që serbët dhe grekët larguan me dhunë drejt Turqisë qindra-mijëra shqiptarë. Vetëm nga Kosova drejt Turqisë janë dërguar me dhunë 500 mijë shqiptarë.

Largimi i shqiptarëve

Eksodi i parë i madh i shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri është ai i viteve 1991-1992. Janë mbi 500 mijë shqiptarë që u detyruan të largohen nga vendi për shkak të kushteve të këqija në të cilat jetonin. Pas 50 vitesh izolim, shqiptarët u nisën në kërkim të një jetë më të mirë. Ndërsa ikja e dytë është ajo e vitit 1997. Ngjarjet e marsit 1997 dhe krijimi i kaosit në vend bënë që shqiptarët të niseshin edhe një herë masivisht drejt vendeve fqinje.

Por vitet e tranzicionit në Shqipëri nuk mund të klasifikohen vetëm me dy data. Prej 17 vitesh janë të shumtë ata që kanë zgjedhur të largohen nga Shqipëria. Ndërsa në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni ka pasur një tjetër realitet. Një eksod i vazhdueshëm si pasojë e represionit serb ka bërë që shqiptarët e këtyre trevave të drejtohen në vendet si Gjermania, Zvicra, Austria, SHBA, Angli e Australi.

Emigrimet e para

Greqia dhe Italia kanë qenë vendet e para ku kanë emigruar shqiptarët. Arvanitasit dhe arbëreshët janë shqiptarët që ruajtën edhe pas shumë shekujsh gjuhën dhe zakonet e tyre. Nuk ka shifra të sakta për numrin e tyre, por janë zona, qytete dhe fshatra të tëra që popullohen nga shqiptarë.

SIPAS WIKIPEDIAS NE ANGLISHT SHQIPTARET JANE AFER 13 MILIONE NE GJITHE BOTEN.JA DHE LISTA E PUBLIKUAR NE KETE FAQE DHE VENDET KU SHQIPTARET JANE ME TE SHUMTE NE NUMER. FLASIM PER NJEREZ ME ETNI DHE DOKUMENTA SHQIPTARE.

Albania 3,500,000
Serbia 2,000,000
Turkey 5,000,000
Macedonia 509,083
Greece 500,036
United States 300,000
Italy 238,000
United Kingdom 200,000
Netherlands 105,706
Germany 100,000
Switzerland 40,000
Sweden 35,000
Montenegro 31,163
Australia 20,000
Austria 20,000
France 20,000
Canada 16,135
Croatia 15,082
Bosnia/Herzegovina 15,000
Romania 10,000
Denmark 8,000
Norway 7,000
Slovenia 6,200
Finland 5,000
Belgium 5,000
Egypt 5,000
Luxembourg 4,802
Ukraine 3,300
South Africa 2,000
Russia 1,200

Burimi Arberiaonline
http://arberiaonline.com/viewtopic.php?f=104&t=2613

Monday, March 22, 2010

Hyllvegu - kalendari i sotëm pagan

Kalendari i sotëm pagan, është kalendari kombëtar që praktikohet nga pothuaj të gjithë shqiptarët, por shumë prej nesh, pa e ditur ende arsyen e vërtetë pas festimeve, që përfshihen në të.

Çfarë kuptimi kanë veroret, plugimi, festivalet e luleve, rrëshajat, zjarret malore, buzmi, kërshëndellat, ujqit, viti i ri e shumë të tjera, që janë festa mbarëkombëtare?


Fshehur nën veshje të huaja me disa emra të ndryshuara me dhunë, festat që mbahen me kryeneçësi prej të gjithë nesh, pa dallim krahine apo ideje, janë festat e lashta ilire, të cilat aspak rastësisht vazhdojnë të ndjekin këmba-këmbës ciklin e diellit dhe luhatjet e tij.

Hyllvegu është emri i ri vargmalas i këtij kalendari të lashtë e të pavdekshëm e do të thotë veg i Hyllit, punishte e Yllit, punishte e Diellit.

Duke u nisur nga të dhënat e mjafta rreth veprimtarive festive (shiko rrethin e blertë), drejtimet kryesore të tij në ciklin diellor janë si vijon:

Hyllvegu

Viti: 12 muaj / 365 ditë (366 një herë në katër vjet)
Muaji: 30-31 ditë (shkurt 28-29)
Java: 7 ditë (e hëna e para)
Dita: 24 herë (12 herë ditë, 12 herë natë)



Hyllvegu është standardizim i kalendarit festiv shqiptar sipas cikleve diellore.

Duke vrojtuar modelin e festave shqiptare të shpërndara gjatë vitit, vihet re se ato kryhen sipas një rregullsie që ndjek ciklin diellor. Kjo rregullsi pas ciklit diellor tregon dhe zbatimin e pavetëdijshëm mbarëpopullor të një kalendari të vjetër, në rite pagane, i cili pavarësisht përpjekjeve për dobësim, apo zhdukje prej institucioneve fetare apo administrative pushtuese, nëse hetohet me kujdes, ndonëse ende i pazyrtarizuar, ruan me ngulm thelbin e vet të pandryshuar që prej lashtësisë.

Festat mbi të cilat ngrihet Hyllvegu janë në dimër:
-fundshtatori me barasnatën e vjeshtës kur mbahet Plugimi dhe Dita e Bletëve;
-funddhjetori, që vjen me 2 javët e Mesdimrit, Buzmit dhe festës së ujqve.

Ato nisin nga data 25 dhjetor e ndjekin solsticin dimëror deri në 6 janar. Festa e njeriut-ujk, Ulknirit, paraqet egërsinë e natyrës në dimër dhe njësohet me djem veshur në lëkurë ujqish që shkaktojnë trazira përgjatë 2 javëve të Mesdimrit - me rrënjë thellë në lashtësinë ilire.

Në verë: fundmarsi me Ditën e Verës dhe veroret e vajzave ndjek barasnatën pranverore në datën 21 të muajit.
Në fund të qershorit vijojnë dy javët e Mesverës për solsticin veror me të Korrunat, të Qethat, therjen e bagëtisë, Natën e Verës, Rrëshajën e gjarpërinjve dhe në të parat e korrikut buçasin festimet e kultit të Diellit me zjarrndezje në majat e larta malore gjatë natës dhe zjarret e tymit në fusha.

Viti në Hyllveg ndjek kalendarin e sotëm e nis më 1 janar dhe mbaron në 31 dhjetor, por ka vetëm dy stinë, verën dhe dimrin. Vera nis me barasnatën e 21 marsit dhe mbaron në barasnatën e 23 shtatorit. Që prej aty e në mars gjysma tjetër e vitit është dimër. Në dy solsticet Hyllvegu shënon dy festat e mëdha të Mesverës dhe Mesdimrit. Renditja e muajve ecën gjithashtu sipas kalendarit të sotëm duke ruajtur dhe të gjithë rregullat e tjera të tij.


Festimet kryesore

2 javë të Mesdimrit dhe Ulknirit

25 dhjetor – Kërshëndellat (22), Buzmi I
1 janar - Kryeviti, Motmoti, Viti i Ri, Buzmi II
6 janar – Beniku, Buzmi III

21 mars - Dita e Verës, Veroret, Dita e Luleve

(Plakat)

2 javë të Mesverës, të Korrunat, Dielli

24 qershor – Nata e Verës, Të Korrunat, Të qethat
1 korrik – Rrëshajat, Dielli
6 korrik - Dielli

(Djegaguri)

23 shtator - Dita e Dimrit, Dita e Bletëve, Plugimi


Sipas këtij caktimi të praktikës kombëtare gjatë shekujve, duke ndjekur ciklin diellor, edhe shpërndarja festive bëhet e vetëkuptueshme. Me ndarjen dystinëshe, Mesdimri dhe Mesvera bien në mes të stinëve të Hyllvegut, dhe dallojnë nga përkatëset e Bujkut me rreth 45 ditë, për shkak se i fundit feston në ciklin e tokës.

Shkëputmas pjesërisht nga karakteri bujqësor, në Hyllveg merret parasysh ana tradicionale dhe funksioni i festave në ditët e sotme. Në vijim të kësaj renditjeje çdo krahinë shqiptare ka dhe festa të tjera lokale që ndjekin veçoritë dhe doket e krahinës.

Kemi pas për një kohë në përdorim brenda Vargmalit, këto emërtime:

Kallnor
Fror
Mars
Prill
Maj
Qershor
Korrik
Djegagur
Britm
Vjeshtë
Brymës
Dimëror

Në rastin e frorit, psh. shkurti duket më i përshtatshëm dhe i veçantë, shënon zhvillim të rregullt, i përshtatet kalendarit të tashëm dhe më shqip s'bëhet, kështu që është më i pëlqyeshëm se frori.

Djegaguri është më specifik se sa duket, (ngjan me Plakat për nga funksioni) dhe do kishte zgjerim kuptimi nqs i jepej emri gjithë muajit gusht. Gjithashtu i mëshohet prirjes të mospërdorimit të të njëjtëve emra dhe për muajt e Bujkut dhe për të Hyllvegut, që të ketë një dallim të menjëhershëm, që në emrin e muajit, se për cilin kalendar flitet. Prandaj për momentin na u dukën më praktike ato të tashmet derisa të ketë një standardizim të duhur për burimoret sipër.

Mesdimr, Vargmal.org

Thursday, March 18, 2010

Një nënë shqiptare, gruaja më e vjetër në Europë

Nëna shqiptare Feride Hyka, 114 vjec që para pak ditësh mori lejen e qëndrimit tek familjarët në Itali thyen rekordin e italianes Santa Gennari nga Ascoli Piceno. Nënë Ferideja që aktualisht po jeton prej pak ditësh në Itali bëhet kështu gruaja më e vjetër në Europë.

Fëmijët e Feride Hykës jetojnë të gjithë në Itali dhe janë përpjekur prej kohësh të marrin dhe nënën e tyre nga Shqipëria. Por, ja që sistemimi i nënë Feridesë në Itali nuk ishte shumë i lehtë, sepse kompjuteri i programuar për regjistrimin e ditës së lindjes së personave ishte programuar për të lindurit nga vitit 1900 e tutje. Ndërkohë nëna Feride kishte lindur në vitin 1896. Madje në pasaportë dallohet qartë dhe viti, 1896 me vendlindje Luzin e Vogel ne Durres. Por në Shqipëri vetëm 5 vitë më parë lindi kompjuterizimi i të dhënave në gjendjet civile, kështu që problemi arriti deri në Itali.

Duket gati e pabesueshme, por ja që 114 vjecarja mbeti e panjohur për shkak të kompjuterit që ishte programuar për regjistrimin e të lindurve nga viti 1900 e tutje. Ndërkohë prezenca e saj tani ka marrë xhiron rreth botës.

Nënë Ferideja ka 8 fëmijë dhe shumë nipër e mbesa që i përkushtohet cdo ditë asja me shumë dashuri.
Në 7 Gusht ajo mbush 115 vjec dhe familjarët e shumtë të Feridesë po përgatisin një festë të madhe me këtë rast.

114 vjecarja shiqptare është një grua simpatike, pavarësisht moshës. Nuk ka shumë rrudha, në dallim nga moshataret e saj mbi 100 vjece dhe mban një shami të bardhë në kokë, duke lënë të qartë pamjen vizive të fytyrës.

Por, ja që familja Hyka është quajtur nga mediat italiane si një familje me shumë fat. Rrallë të takon të kesh një gjyshe, stërgjyshe, stër, stërgjyshe 114 vjecare, që ka parë 3 shekuj, që ka jetuar dy Luftra Botërore dhe një diktaturë të egër në Shqipëri.

Sot ajo jeton në Itali, rrethohet nga fëmijët, mbesa e nipërit që i japin shumë dashuri dhe padashur theu rekordin e italianes më të vjetër dhe europianes më të vjetër në moshë.

Ndërkohë gruaja më e vjetër në Botë është një gjeorgjiane, plot 130 vjec. Duket e pabesueshme dhe i vështirë ky rekord, por ne i urojmë Nënë Feridesë jetë të gjatë, dhe ta festojë së më bukur këtë 115 vjetor të saj.

(pergatitiD.Bonollari/BalkanWeb)