Tradita i ka transformuar në të vërteta historike, por në fakt janë ngjarje që nuk kanë ndodhur kurrë. Duke marrë shkas nga një zbulim i kohëve të fundit, i bërë nga disa arkeologë egjiptianë, ku gjetën pak metra larg piramidave të Gizës varret e disa punëtorëve- çka tregon se ndërtimet gjigande nuk janë bërë nga skllevërit, ashtu si ka treguar gjithmonë historia, por nga njerëz të lirë -faqja britanike e internetit, “Daily Mirror”, zgjedh disa nga gënjeshtrat e mëdha historike, që përmes shekujve janë kthyer në të vërteta të pamohueshme. Trenat e Musolinit dhe molla e Njutonit
Mes 14 gënjeshtrave historike është edhe ajo për trenat e Musolinit. Sipas një studimi histografik, të bërë nga studiuesi Alexander Cockburn, ndryshe nga ajo që mendohej dhe besohej prej kohësh, del se nuk është e vërtetë që trenat gjatë kohës së fashizmit vinin gjithmonë në orar. Në realitet, sipas studimit të Cockburn, trenat lokalë në epokën musoliniane vinin shpesh me vonesë, por Musolini, si një strateg i zoti, i detyroi gazetat që të mos i raportonin këto lajme dhe të propagandonin mitin e përpikërisë së trenave.
Edhe historia e mollës që i ra në kokë Isaac Newton, e që e kishte inspiruar shkencëtarin anglez për historinë e gravitetit, në të vërtetë është një mit. Mendohet se ky mit është përhapur në vitet 1800 nga pena e Volterit, që sipas tij e kishte marrë nga një tregim i mbesës së Njutonit, Catherine Conduitt. Sipas historianëve, bëhet fjalë për një histori krejtësisht të shpikur.
Ajo e Njutonit ishte molla më e famshme e historisë pas asaj që Eva i dha Adamit. Historia na ka mësuar ta tregojmë kështu këtë ngjarje: Një ditë, studiuesi i ri anglez, Isaac Newton, i ulur në kopshtin e shtëpisë, u godit në kokë nga një mollë, e rënë nga pema ku ishte mbështetur. U ngrit më këmbë dhe zbuloi teorinë e gravitetit. Kjo ngjarje mendohet se ka ndodhur në vitin 1666, po rreth 40 vjet më vonë u zbulua se asnjë mollë nuk goditi në kokën e Newton. Teoria mbetet ende e vlefshme dhe mollët në një farë mënyre janë pjesë e saj. Por për të treguar si shkuan gjërat, “Royal Society”, shoqata e shkencëtarëve, studiuesve dhe intelektualëve britanikë, ku Newton bënte pjesë, ka publikuar në sajtin vet të internetit të gjitha dokumentet e lidhura me Newton-in dhe teorinë e tij të famshme. Letra, shënime, dorëshkrime që tani mund të konsultohen nga kushdo. Është e vërtetë që Newton pa një mollë që ra në kopsht, por jo në kokën e tij.
Mitet angleze Duket se anglezët janë më të zotë se kushdo tjetër në krijimin e miteve historike. Për shembull, Robin Hood, princi i hajdutëve, që sipas traditës jetonte në pyllin e Sherwood-it, nuk ka shkelur kurrë në pyllin e famshëm në kontenë e Nottinghamshire. Përkundrazi, personazhi legjendar që vidhte të pasurit për t’ua dhënë të varfërve, jetonte në Yorkshire dhe ky mit mendohet se ka lindur pas publikimit të romanit “Ivanhoe” të Walter Scott. Ndërkohë, “Magna Carta”, dokumenti i famshëm që kufizonte fuqitë mbretërore dhe që është konsideruar si akti i parë që njeh të drejtat themelore të qytetasve, nuk u firmos kurrë nga Mbreti Xhon në vitin 1215. Në fakt, sovrani ishte analfabet dhe e firmosi dokumentin vetëm me vulën mbretërore.
Edhe historia, sipas së cilës Mbreti Canute i Anglisë ishte aq i fuqishëm sa mund të komandonte edhe ngjatje natyrore, është e rreme. Në të vërtetë, sovrani mesjetar i pati treguar se fuqitë e tij ishin të limituara. Elisabeta e parë Një tjetër mit historik janë edhe fjalët e famshme “do të jap gjithçka kam për pak kohë”, të thëna në shtratin e vdekjes nga Elisabeta I. Sipas historianëve, Mbretëresha e madhe nuk i ka thënë kurrë këto fjalë.
Një tjetër shpikje është zbulimi i Australisë nga ana e James Cook në vitin 1770. Europianët e parë që shkelën në territorin australian ishin eksploruesit holandezë Abel Tasman dhe Dirk Hartog, rreth 150 vjet para Cook.
Po ashtu, anglez është edhe miti që tregon se si patatet dhe duhani u futën në Europë nga naviguesi britanik, Walter Raleigh. Por patatet dhe duhani u sollën për herë të parë në kontinentin e vjetër nga navigatorët italianë, plot 26 vjet para Raleigh.
Shpikje të tjera Anglezët natyrisht që nuk e kanë monopolin e miteve. Këta të fundit janë të vjetër sa vetë jeta. Këtë e tregojnë edhe shpikje të tjera, tërësisht të pavërteta. Kështu, ndryshe nga sa mendohej, në venat e Kleopatrës nuk rridhte gjak egjiptian, por grek. Ajo ishte pasardhëse direkte e Ptolemeut, një prej gjeneralëve më të mëdhenj të Aleksandrit të Madh, që ashtu si gjithë pasardhësit e tij, u martua vetëm me anëtarë të llojit të vet për ta mbajtur “gjakun” e pastër.
Po ashtu nuk është e vërtetë se Neroni i binte lirës në kohën që Roma po digjej. Historianët kanë mundur të sigurojnë se ky imazh ikonografik i Perandorit është fals. Përkundrazi, vetë Perandori kur e kuptoi për zjarrin, hapi kopshtin e tij për të shpëtuar popullsinë.
Ndërkaq, nga ana e saj, Maria Antoneta nuk ua ka thënë kurrë frazën “le të hanë briosh”, qytetarëve parisienë që ankoheshin se nuk kishin bukë. Mendohet se ky koment u bë nga gruaja e Luigjit XIV, plot 100 vjet më parë, dhe iu atribuua nga revolucionarët Maria Antonetës, për të treguar pandjeshmërinë e Mbretëreshës kundrejt vuajtjeve të popullit.
Por edhe data e shpalljes së pavarësisë amerikane nuk është e saktë. Sipas historianëve, Deklarata e Pavarësisë u firmos më 2 korrik. Por data 4 ka hyrë në histori sepse në këtë datë ajo u shtyp. Në listë shfaqen edhe dy mite amerikane. Nuk ishte Thomas Edison ai që shpiku llambën (kjo e fundi u ideua nga kimisti anglez, Humphry Davy). Po ashtu, në vitin 1692 asnjë shtrigë nuk u dogj në turrën e druve në fshatin e Salemit. Në qytezën amerikane u dënuan për shtrigëri 20 persona, por thuajse të gjithë u varën, asnjë nuk u dogj.
G:Shqip

No comments:
Post a Comment