Friday, April 8, 2011

Kryetari i “Zgjohu”: S’di kush m’i jep lekët

Janë dokumentet që e vërtetojnë faktin e këtyre fondeve, të cilat jemi të gatshëm t'i bëjmë publikë së bashku me emrat e personave që kanë kontribuar. Ndoshta jo me të gjithë, pasi ndonjë biznes apo individ nuk dëshiron të dalë publikisht me emër e mbiemër që ka kontribuar për Lëvizjen, prandaj për një pjesë të tyre do të jetë vetëm shifra. Nuk është e vërtetë që fushata ka kushtuar 500 mijë euro, sa ç'thotë Partia Socialiste. Është një shumë e tej fryrë, ju thashë që ka kushtuar vetëm 12-13 milionë lekë.
Si mund ta vërtetojmë faktin që këto shoqata mbledhin fonde për ju?

Në fakt mbaj mend vetëm emrin, një Sokrat, por nuk di të them tani për tani për mbiemrin.

Ku është gjetur fondi prej 13 milionë lekësh?
Fushata e fundit ka 2 spote. Transmetohet në TVSH; Klan; News 24; Abc dhe Ora. Vlera e përafërt e tyre shkon 12-13 milionë lekë të vjetra, e barasvlershme kjo sa 1/10 e projektit të Bashkisë, e cila dha një fond prej 100 mijë eurosh për disa shoqata.
Zoti Disha sa ka kushtuar fushata e fundit e spoteve televizive që lëvizja "Zgjohu" ka hedhur në transmetim?

Sigurisht që i kemi. Por në një konsultë me ta, më është bërë e ditur se një pjesë të tyre nuk mund t'i publikoj për shkak se ato mund t'u dorëzohen vetëm institucioneve të prokurorisë, në momentin që kjo e fundit hap një hetim. Nëse unë i publikoj këto dokumente një pjesë e këtyre televizioneve që bashkëpunoj mund të më hedhin në gjyq, pasi mund të më akuzojnë se po i bëj publike financat e tyre.


Gilmana Bushati, G. Shqiptare

No comments: