Hej!! Bëhesh për party të premten?
-Jo. Do iki të shtunën. Më kanë thënë se do bëhet bukur.
-Ok atëherë. Do vij edhe unë me ty. Do mendosh ti për tavolinën?
-Pa merak.
Kam shok njërin nga organizatorët.
Nuk është një bisedë që nxënësit e 'Qemal Stafës' bëjnë çdo ditë, por sigurisht, nuk është as e pamundur për t'u hasur në korridoret e shkollës. Cilësohet me të drejtë si një shkollë me potencial të lartë në arritjet mësimore falë një numri të madh nxënësish, të cilët kanë njohuri të shumta.
Po siç e përmendëm edhe në fillim, medalja jonë ka dy anë. Po sa i pranishëm është aspekti "Party" në jetën e gjimnazistëve? A mundet që dikush të jetë pjesë e këtyre dy anëve të medaljes?
Vlen për t'u përmendur fakti që organizime të tilla e bëjnë më të bukur jetën e një gjimnazisti. Ai në një 'party' ndihet më i lirë, ka mundësinë për të qenë me njerëzit që do, e të kërcejë nën ritmin e muzikës më të fundit. Është një nga opsionet që ofron në fundjavë Tirana e zhurmshme për të shkarkuar të gjithë stresin e akumuluar në një javë të ngjeshur shkollë. Është senati ai që merret kryesisht me organizimin e këtyre festive, por ndodh që të jenë vetë gjimnazistët organizatorë të një 'party'.
Të gjithë janë të ftuar. Mjafton të blesh biletën dhe pastaj...vetëm argëtim. Por ndoshta nuk janë të shumtë ata që e kanë 'party'-n një ritual të përjavshëm, por gjithsesi mund të themi se të rinjtë e sotëm kanë pak elemente të një "Addicted to Party" ose të paktën, kështu duan të jenë.
Kjo ndodh pasi për momentin nuk u është dhënë një alternativë tjetër më e mirë.
Por kjo nuk do të thotë që në shkollë ka një ndarje të prerë: nxënësit që mësojnë dhe "Party-stët". Janë të shumtë ata që i plotësojnë këto dy karakteristika më së miri pa ndonjë vështirësi. Dinë të ndajnë prioritetet dhe kohën e tyre në një mënyrë që, përveç arritjeve mësimore të kenë edhe një hapësirë të konsiderueshme për argëtimin dhe kënaqësinë e tyre.
Ka nxënës, të cilët me ose pa dëshirën e tyre i shmangin të tilla evente. Arsye për këtë, përveç frikës së prindërve, bëhet edhe fakti që ata besojnë se aty nuk do të gjejnë vetveten apo se rrëmuja do të jetë e madhe dhe e papërshtatshme. Gjithashtu ekziston edhe frika e konsumimit të alkoolit apo substancave të tjera të dëmshme. Megjithatë, konsumimi apo jo i alkoolit varet nga i riu dhe zgjedhjet e tij personale. Është plotësisht në dorën e tij vendimi për të konsumuar apo jo një pije me përmbajtje alkoolike.
Ekziston mundësia për të porositur një pije energjike apo një koktejl me fruta. Së fundi mund të themi se efekti "Party" nuk përfundon domosdoshmërisht me përfundimin e eventit. Një pjesë e vazhdojnë festimin diku tjetër me shoqërinë e tyre, ndërsa të tjerë zgjedhin të largohen të lodhur në shtëpi. Ndodh që të fillojnë hedhjen e fotove të 'party'-t në profilin e tyre në 'Facebook'. Atëherë vërshojnë komentet në "Facebook" për fotot e hedhura.
Mbetet vetëm që të planifikohet 'party' i ardhshëm dhe të presësh nëse do ia kalosh bukur edhe atje.
Xhuljana Xhika/ Klasa XI-2:gazeta shqiptare

No comments:
Post a Comment