Fama e pashpjegueshme që interneti dhe rrjetet sociale i falën personazhit sharlatan, Lek Plepi, u zëvendësua shpejt nga një tjetër personazh që këtë radhë mbërriti nga ekrani që transmeton reality-shown më të njohur në Shqipëri, "Big Brother".
Ndërkohë që në mënyrë aspak filozofike dhe pa menduar për peshën që kanë deklaratat në një media të ndjekur, ajo filloi të bëjë kritikë negative, për punën e personaliteteve si Artan Fuga dhe të ofendojë me fjalë "qelbësirë" një poete të njohur si Mimoza Ahmeti.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, që dalja e saj nga shtëpia e "Big Brother", të festohej në lokalet e Tiranës, gati më shumë se goli i Salihit në favor të Kombëtares kuq e zi.
Përballë Enos dhe sidomos opinionistit të këtij emisioni, Olti Curri, Neda mësoi opinionet e shumicës së shqiptarëve që e votuan të shumtë për të dalë nga loja në prag të finales. Ajo mori të printuara qindra mesazhe që tregonin entuziazmin e shikuesve, për daljen e kësaj konkurrenteje dhe nuk arriti të japë përgjigje bindëse për problemet me higjienën, akuzat për moral ndaj Ermelës dhe ofendimin ndaj poetes së njohur.
Shekulli
Forumet u "tërbuan" me poezi tallëse, bejte, sharje, lavdërime, me kuti ndihme të shpejtë mbushur me detergjente dhe shampo për t'u larë, që i ofroheshin kësaj vajze që nuk kishte raporte të shkëlqyera me ujin, por vetëdeklaronte se pëlqente më shumë filozofinë.
Ndërkohë që në mënyrë aspak filozofike dhe pa menduar për peshën që kanë deklaratat në një media të ndjekur, ajo filloi të bëjë kritikë negative, për punën e personaliteteve si Artan Fuga dhe të ofendojë me fjalë "qelbësirë" një poete të njohur si Mimoza Ahmeti.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, që dalja e saj nga shtëpia e "Big Brother", të festohej në lokalet e Tiranës, gati më shumë se goli i Salihit në favor të Kombëtares kuq e zi.
Publiku, pasi u step nga fjalët e gazetares Rudina Xhunga që deklaroi në spektaklin e së shtunës, se: kishte mësuar nga Neda, të thotë atë që mendon (duke na lënë vend të aludojmë se para epokës Neda, nuk ka thënë të vërtetën) dhe pasi Blendi Salaj e quajti: mbretëresha pa kurorë e këtij edicioni, u çlirua të dielën gjatë pranisë së Nedës në "Fan Club".
Përballë Enos dhe sidomos opinionistit të këtij emisioni, Olti Curri, Neda mësoi opinionet e shumicës së shqiptarëve që e votuan të shumtë për të dalë nga loja në prag të finales. Ajo mori të printuara qindra mesazhe që tregonin entuziazmin e shikuesve, për daljen e kësaj konkurrenteje dhe nuk arriti të japë përgjigje bindëse për problemet me higjienën, akuzat për moral ndaj Ermelës dhe ofendimin ndaj poetes së njohur.
Shekulli
No comments:
Post a Comment