Sa gjatë mund të adhurojmë dikë? Se fundja psikika jonë ushqen ç'do motivim e lëvizje të së vërtetes tonë...
Jeton dhe ushqen qënien tënde me pjella të psikikës...Ti do dikë, diçka apo adhuron për atë që të bën të ndjesh? A thua valle? Apo ti stimulon , ti aktron dhe ti vendos të marrësh "intravenozen" dhe botën përreth saj bashkë me individin?
Ti nuk beson që adhuron vazhdimisht dhe përhere të njejtat "burime" që të eksitojne organizmin fizik dhe mendor...
Mbase ti nuk beson më në mrekulli? Ndoshta...por ndjen që ke filluar të furnizosh përceptorët me shumë pak...anoreksi shpirtërore.
Çfarë e karakterizon veprimtarinë tënde, qëllimi apo mposhtja.
Cili është qëllimi yt?
Për disa të pazhvilluar, qëllimet janë kënaqësitë e çastit;të ngrënit, te pirët, shumë shumë të gogësiturit. Për disa pak më të zhvilluar është lumturia që nuk ka rëndësi se si;ne ç'rrugë, të ndershme apo jo. Për disa të tjerë lumturia e ndershme...ndërsa për ata më të epërmit është liria, jeta dhe shuarja anoreksike shpirtërore.Liria e merituar përmes sakrificave, jeta e gëzuar nën britmat e njerzve më të dashur, shuarja anoreksike shpirtërore për të qënë i lirë.
I ngujuar në mendime, në eufori zotash, materiale, ide, në luftë për mbijetesë të ndërgjegjes tënde ti ke anoreksi shpirtërore.
Shkroi: Dy udhëtarët

No comments:
Post a Comment