Thursday, September 24, 2009

Zhurmat dhe tërbimi (3)

Kam një natyrë, që s’mund t’i duroj zhurmat. Zhurmat ma hanë zotin. Që kur ktheva nga studimet, shpresova, se ma kalimin e kohës do të përshtatesha dhe unë me zhurmat tona, si të gjithë. Por qenkam gabuar.
Tani e di se kam një armik përditë te pragu dhe më duhet, që në njëfarë mënyre, ta përballoj me durim. E durimi, sidoqoftë, e ka një kufi... Në fillim isha i tronditur dhe i skandalizuar.

Mendoja se dikush do të ndërhynte, sepse ky nuk duhet të jetë një dënim, me të cilin duhet të përshtatemi. Jam gabuar gjithë këto kohë. Kam shpresuar kot. Në sheshbanimin tonë, brenda dhe jashtë, zhurmat prodhohen patësosur. Nganjëherë mendoj, se gjithkush përreth, kudo, frymor a jofrymor, është i përfshirë në një garë të çmendur kush e kush të prodhojë zhurmën e vet, që së bashku të ngrenë në kupë të qiellit zhurmnajën e madhe.

Ja, edhe titulli i këtij shkrimi shpreh një lëndim të vjetër, për arsye se me këtë titull kam botuar më parë edhe dy shkrime të tjera ankestare. Në ato shkrime kam theksuar, se zhurma është mishërimi i antimendimit. Sepse kam bindjen se mendimi dhe zhurma e përjashtojnë njëri-tjetrën.

Po përse ngremë kaq zhurmë? Nuk dua të ndalem tek alibitë bajate, se gjoja kultura jonë është e këtillë dhe e atillë, kulturë rurale fshatrash, malësorësh. Në fshatra nuk ka zhurma kaq acaruese. As tek temperamenti (mesdhetar a ballkanik). Asgjë e këtillë nuk më rezulton nëpër qytetet e huaja, as tek fqinjët tanë, as përtej Adriatikut. Këtu njeriu sikur ka frikë se mos nuk jeton, se mos nuk e vërejnë të tjerët, andaj lëshon piskamë, ulëret, çirret, fishkëllen, sokëllin ditë e natë, pa çarë kokën për njerëzit e tjerë përreth.

Duket sikur kanë gjetur një mënyrë solidare për ta dëshmuar veten në çdo moment të ditës apo të natës. Zhurmat ngjallin menjëherë njëfarë simpatie instinktive. Nuk e kam për brohoritë entuziaste të tifozëve të futbollit nëpër kafene, para ekraneve, sepse ajo ka një arsye. Zhurmat e fishekzjarrëve dhe shashkave kurorëzojnë rastin e volitshëm të apoteozës së zhurmave të përditshme.

Çjerrja dhe piskama e borive kotsëkoti, muhabetet si në mal midis kafesë, të gjitha, përfshi dhe autobusat apo avionët, janë raste ku tribuja jonë mezi pret ta shpallë me bujë ekzistencën mesvedi. Më shqetëson mungesa tragjike e edukatës, ajo mosgdhendje e përhershme, që priret të përhapë gjithandej, në çdo mjedis, “efektin koshere”, apo dhe më keq, “efektin Pazar apo panair”. Në këtë rrëfim do të kufizohem me dy nga burimet e vazhdueshme të zhurmave, që kanë natyra të ndryshme, por që të dyja përbëjnë dy episode, që nuk të lënë të të gjejë shpirti prehje.




Episodi I

Poshtë pallatin tim kam një Qendër klinike dentare, një kompleks shumë të madh. Atëherë kur zhurmat thuajse fashiten, nëpër oborr, mu nën dritaret e mia, del roja, një polic privat, që lidhet më Qendrën e tij. Ky tip, pa e çarë kokën fare për gjindjen në gjumë, e hap radion lidhëse në maksimum, flet me një dialekt të ngjyrosur rëndë, raporton, kurse unë (që mezi e kam pritur atë qetësi dhe jam tërhequr në ato orë të vona në studio), marr ca informacione falas, të cilat ndikojnë në gradacionin e nervave të acaruara.

Përmbaj tërbimin dhe mundohem t’i flas policit-roje me arsye, duke i thënë se është mesnatë dhe njerëzit po flenë; se detyra e tij është të ruajë objektin, dhe jo të trandë pallatin me atë qendër zëri. Por ai nuk flet dhe më jep përshtypjen sikur më kupton. Ajme! Pas disa minutash gërvima e radiomarrësit të tij kërkëllin dhe zëri nga Qendra e policisë private apelon të gjitha objektet e shpërndara nga s’ma pret mendja mua, duke grishur të përgjigjen të gjithë të ngjashmit e rojes sonë.

Ndërsa nga radioja e policisë jehon toni i prerë e urdhërues i apelit – “Alo! Njëzetë e njëshi! S’ka probleme! – dëgjoj përgjigjen e kolegut të panjohur të policit tonë roje. Alo! Trembëdhjeta! – S’ka gjë të re, shefo, gjithçka në rregull!”. Çdo dy orë përsëritet e njëjta procedurë... shifra, roje dhe objekte dhe vetja të duket si i përfshirë, me gjithë familje, brenda një reparti ushtarak. Dhe dreqi e merr përqendrimin tënd mbi libra, mbi krijimtari, a punë të tjera të holla!

I afrohem një ditë po këtij polici-roje dhe i flas për mënyrën acaruese me të cilën sillet. E kërcënoj për kallëzim në polici dhe tek pronari i Qendrës. Pastaj e pyes përse nuk e ul radion dhe të përgjigjet normalisht, siç flasin njerëzit në telefon. Më sheh me mosbesim, se siç duket, për përvojën e tij, unë i dukem njëfarë tipi i parëndësishëm, që nuk ia mbush aspak syrin. Më përgjigjet me përtesë, së nuk dëgjon mirë nga veshët, prandaj i duhet ta ngrejë radion në maksimum.

I them të mos gënjejë, sepse gjithë kuvendimin që po bëjmë, ai e dëgjon për bukuri. Por ai fshihet prapa kangjellave, çka më jep të kuptoj, se nuk dëshiron ta zgjasë më shumë me mua. Nga gjithë këto përpjekje kuptova se polici-rojë, s’kishte ndërmend ta ulte radion ndonjëherë. Madje dhe dashurinë e tij me zërin e lartë të radios e shpjegova me faktin, se ky tip, ndoshta në rininë e tij ka shërbyer në Policinë e Partisë dhe se tani, pas kaq kohësh, ndjen nostalgjinë e ditëve të ra kur me uniformën e tij çoç i dukej vetja se është.

Episodi II

Janë një grup prej shtatë a tetë vetësh. Adoleshentë. Nuk di në e kanë mbaruar gjimnazin a ndoshta, s’kanë lidhje aspak me shkollën. Mblidhen tok në oborrin e pasmë pas pallatit, në një shesh të shtruar me pllaka e bordura, që përbën dhe oborrin e hyrjes së Qendrës dentare nga bien dritaret e anës tjetër të apartamentit tim. Më së shumti u ngjajnë një trumbe të trishtë sorrash a korbash, teksa mblidhen me të rënë terri. Janë shpesëri nate. Por mblidhen saktësisht në mbrëmje vonë, kur ende nuk janë shuar lëvizjet e hyrje-daljet në pallat.

Flasin me zë të ulët në fillim, të përqendruar në pështymjen përtokë të lëvozhgave: janë fara luledielli. Si duket kjo ma ka përforcuar krahasimin me korbat, ngase të nesërmen vendi ku kanë qëndruar është mbuluar me lëvozhgat e farave, të cilat ngjajnë herë me krahë mizash, herë me glasa zogjsh.
Pas si fashiten zhurmat dhe kalimtarët, pasi mbrëmja e vonë u ka dhënë sigurinë e të qenit të vetmit banorë të oborrit, ata fillojnë të ngrenë zërin, të zihen me njëri-tjetrin dhe fjalori i tyre i neveritshëm e i nervozuar, i nginjur në çdo dy-tri fjalë me organe gjenitale, ngjitet me lehtësi e depërton përmes dritareve në dhoma. Tok me fjalët ngjitet dhe duhma e hashashit, të cilin e thithin deri në orët e vona të mesnatës së thellë. Tashmë nuk i drejtohen njëri-tjetrit me “lali” apo me “plako”, si në fillim, por me epitete gjenitalesh, derisa vjen ora e shpërndarjes, jo më herët se tre, tre e gjysmë pas mesnate.

Banorët e pallatit tim thonë se e kanë thirrur disa herë policinë, por ajo nuk e merr mundin të vijë aty për aq pakogjë. Nga ana tjetër, asnjërit prej banorëve nuk ua mban të konfrontohet me ta, pasi kanë frikë mos ata hakmerren ndaj fëmijëve të tyre, pasi, siç më thotë një fqinj, “ata atë punë kanë, s’kanë halle të tjera”.
Njëherë provova ta marr vetë policinë, duke shpresuar për një zgjidhje definitive, në mënyrë që fëmijët e mi të vegjël të mos i dëgjonin epitetet e tyre me gjenitale, ndonëse këtë higjienë zor se ua garanton kush gjatë.

Polici më dëgjoi dhe nga ana e vet, pasi u sigurua se nuk bëhej fjalë për ndonjë sherr me thika apo rrahje të përgjakshme, më dha një këshillë falas: “Me sa shoh, zotëri, qenkeni alergjik ndaj zhurmave. Pse nuk ndërroni apartament në ndonjë lagje më të qetë? Për shembull, nga pallatet “Agimi” ose aty, përreth Bllokut...”. Meqenëse përveç kësaj këshille bujare policia nuk jepte ndonjë zgjidhje tjetër, e ndava mendjen të negocioj vetë me atë shpesëri nate.

Dhe ja, një mbrëmje të vonë, iu avita shoqërisë së tyre që po gostitej, si gjithmonë, me fara luledielli, cigare e hashash. Ua shpjegova me qetësi e urtësi shqetësimin që na krijojnë, si me zënkat mes tyre dhe zërin e lartë, ashtu dhe me fjalorin e pistë e të papranueshëm për familjarët. U thashë se duhet të shpërndahen dhe të gjejnë ndonjë vend tjetër ku ta vazhdojnë harmoninë e tyre, pasi nuk kisha ndërmend të pajtohem me këtë regjim të përnatshëm. Gjatë gjithë kohës dëgjonin, pa kundërshtuar, por herë pas here duke i pasuar njëri-tjetrit zgërdhirje të nënkuptimta, çka më bëri shumë shpresëpakë për ndonjë rezultat pozitiv.

Mandej përfundova duke u thënë, se nëse nuk shpërndaheshin që nga momenti kur të ktheja shpinën unë, atëherë do të vija në zbatim një variant tjetër, i cili do t’u kushtonte shtrenjtë dhe se s’dihej, cili prej tyre do të mbetej sakat për tërë jetën.

Sigurisht ata nuk u tundën, edhe pasi ktheva shpinën unë. Por ama zërin e ulën në pëshpërimë dhe kështu vazhdoi për nja një orë. Njerëzit e shtëpisë ishin të gjithë në gjumë, ndërsa unë, vërtitesha nëpër studio me mllefin tim përbrenda, pa qenë në gjendje të filloja punën. Si duket shkalla e tërbimit duhet të ketë mbërritur kulmin, se papritur u gjenda në krye të shkallëve, rroka një hu të gjatë druri, që kishte shërbyer si mbajtëse antene në tarracë dhe u vërsula poshtë shkallëve. Shpesëria e natës nuk më kishte pikasur kur dola në oborr, ndaj u gjend e befasuar dhe e kapur gafil nga vërsulja ime. Një pjesë e tyre nuk arriti të ngrihet. Asaj i takoi të hante dhe goditjet më të tërbuara. Pjesa tjetër iku e tromaksur, duke ulëritur, pa tentuar t’u vijë në ndihmë shokëve të tyre të ngathët.

Të godasësh tërbimthi në mish debilësh, të dëgjosh kërcitjen e kockave të gjymtyrëve, kokës dhe kurrizit, t’u kallësh datën e lemerinë, t’i përndjekësh edhe kur dëshpërimthi e zvarras përpiqen t’i shpëtojnë ndëshkimit, t’u vihesh prapa me hu në dorë nëpër rrugica, gjer në lagjen tjetër, gjer kur të të humbin nga sytë, duke u fshehur nëpër skutat e natës – ja, kjo ishte një kënaqësi e paprovuar më parë, ishte një lloj ngazëllimi i lig, që më ra për hise ta provoja nga halli.

Çfarë kënaqësie të kthehesh në sheshin para shtëpisë tënde, triumfator, duke u kthyer ngadhënjyes si ndaj një ushtrie armike! Të shohësh pallatin të kredhur në gjumë dhe oborrin e çliruar ku s’pipëtin asnjë zog nate! Të kthehesh se ke hequr një beterr qafe dhe të ngjitesh ngadalë e sigurt nëpër shkallë, duke dëgjuar vetëm jehun e hapave të tu në qetësinë e thellë! Të kthehesh në shtëpinë tënde me ndjesinë se ti je zot shpie dhe s’guxon kush të ta përdhosë qetësinë e shenjtë në oborr! Ishte një ndjenjë aq e njohur, por gati e harruar. Dola në dritaren e studios, ndeza një cigare dhe përpiqesha të marr me mend legjionin e shpartalluar të sorrave. Në ç’pjesë të qytetit janë bashkuar?

Mandej, ndërsa sillja ndërmend detajet e asaj ngjarje melodramtike e komike njëherësh, fillova ta kundroj ngjarjen nga pikëpamja karikatureske, si një film humoristik: në një plan të madh, të parë, poeti Agron Tufa me një alamet huri në dorë, që u sulet ca adoleshentëve të gjorë dhe sëllet sa i ha krahu! Çdo të kishte thënë vallë po ta kishte parë këtë skenë Ezra Paundi? Po Hemi? A do t’i kishte pëlqyer Xhojsit? Sa do ta trishtonte Kafkën? A do ta skandalizonte Kadarenë? A do ta quante epike Fishta? Sa do të turpërohej Camaj? Ç’farë elegjie do t’i kujtonte Mandelshtamit?

Dalëngadalë vakia e pakmëparshme filloi të humbasë çfarëdo lloj kuptimi, të bëhet krejtësisht absurde dhe, tekembramja, pa patur më dëshirë ta mbaja më gjatë në mendje, u ula dhe kuturisa të shkruaj për ju këtë shkrim.

Agron Tufa, Start

Keni hasur ndonjë episod të tillë, të dëmtuar apo shkaktarë të tij ?

'Historia 12', gabime në tekst dhe harresa kryeministrash. '97-a 'rebelim komunist'

Në reagimin e tij nje prej hartuesve te ketij teksi shkollor, Beqir Meta, pas publikimit ne media te citimeve nga teksti i Historise 12 dhe reagimit te opozites thote se "teksti i Historise se Popullit Shqiptar per klasen e 12-te eshte teresisht i balancuar dhe i mbeshtetur ne fakte".
Ai thote se ne tekst jane parqitur te gjitha arritjet dhe mosarritjet e qeverive gjate periudhes se tranzicionit.
"Kemi folur per qeverisjen e demokrateve 2005-2009 dhe arritjet e tyre qe jane rezultate te dukshme si dhe jane permendur edhe nga nderkombetaret. Por kemi permendur edhe problemet e medha qe dolen ne perplasjet e institucioneve dhe ngjarjen e Gerdecit", - thekson Meta.

*******


Beqir Meta, mes djalit te ish-mbretit Zog dhe Ekrem Spahisë


***************

Edhe amatorët, apo studentët do të bënin një tekst më të mirë. Jo vetëm që janë të politizuar deri në palcë, por nuk kanë as kujtesën minimale për ngjarjet e rëndësishme që kanë ndodhur vetë një ose dy dhjetëvjeçarë më parë. Megjithëse mbajnë titujt shkencorë, i lejojnë vetes të bëjë gabime trashanike.
P.sh. megjithëse janë zhvilluar vetëm mbi 12 vite më parë, zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 29 qershorit 1997, në tekst thuhen se janë mbajtur në 26 qershor!!!. Kjo është e keqja më e vogël. Teksti që flet për vitet 1997-2005 është jo vetëm i pasaktë, por edhe i manipuluar. Aty mbrohet monarkia e cila u rrëzua me referendum popullor po në zgjedhjet e 29 qershorit 1997.
Rindërtimi i vendit të shkatërruar nga rënia e shtetit të kriminalizuar gjatë qeverisjes së PD-së 1992-1997, shumëzohet me zero. Flitet për një "opozitë demokartike" që është "nën represionin e qeverisë socialiste", duke e bërë viktimë.
Ndonëse dihet historikisht se PD-ja e Berishës pas vitit 1997 punoi çdo minutë për të rrëzuar qeverinë e majtë, aty thuhet se partia në pushtet donte ta çonte sërish vendin në kaos (!).
Pas kësaj, vjen pasaktësia tjetër: Teksti thotë që "pas ikjes së Nanos kryeministër, vjen në pushtet Ilir Meta". Kryeministrin e deri '99-s Pandeli Majkon e kanë fshirë nga lista..
Pasaktësia tjetër ndodh me vitin 2001, kur kryeministër vijoi të ishte Meta dhe jo Nano siç thotë teksti i profesorëve.


Pjesë nga teksti për vitet 1997-2005

"Opozita, duke shfrytezuar edhe tatepjeten qe morren firmat piramidale ne vendin tone, arriti qe te organizoje rebelimin komunist te vitit 1997..."
Viti 1997 do të mbyllej për pjesën më të madhe të vendit në kaos. Opozita demokratike po e merrte veten pas atij sulmi të egër që kishte pësuar në vitin 1997. Ethet për ta çuar vendin në kaos të përsëritur dukeshin sheshit...
Në zgjedhjet e vitit 2001 përsëri në pushtet erdhën socialistët..Vendin e përfshiu një valë e paparë korrupsioni, trafiku dhe një gjendje e madhe pasigurie..
Kjo gjendje solli që në zgjedhjet e vitit 2005 të fitonte PD dhe të vinte sërish në pushtet Sali Berisha, i cili me projektet për luftën antikorrupsion, me flamurin e luftës kundër krimit të organizuar dhe me një program për zhvillimin e shpejtë ekonomik, çeli një epokë të re zhvillimi për vendin tonë.


Beqir Meta, drejtori që kërkoj heqjen e Mozaikut


Dy vite më parë Beqir Meta, kreu i grupit te autoreve te Historise 12 ishte personazhi më i polemizuar në vend. Doli dhe tha publikisht që duhej të ndryshonte mozaiku në ballë të Muzeut Historik Kombëtar, një vepër monumentale, që është bërë symbol i Tiranës. Duke u shporehur si drejtor i Muzeut, dy vite më parë ai thoshte: "Mozaiku duhet të ndryshojë. Është i ndërtuar në formën e një pllakate të realizmit socialist, një vepër ideologjike, mbi aleancën mes punëtorëve, ushtarëve, fshatarëve...".
Kundër kësaj ideje të çmendur dolën gati të gjithë dhe projekti u la. Artistët e photoshopit hodhën në internet edhe variantin e Mozaikut "sipas PD-së" ku në qendër do të ishin Berisha me thesin në krah. Por edhe pse fasada e Muzeut u pastrua, Mozaiku nuk u mirëmbajt dhe ai ditë pas dite po bie vetë...
Shekulli

Tirana me pluhur apo me ajër?

E thënë dhe e stërthënë nga dikush e nga gjithkush, që Tirana nuk ka më ajër me pluhur, por më mirë të themi se zotëron sot në hapësirën e vet, ndryshe nga shumë qytete të botës, madje, me përjashtim të Elbasanit edhe si asnjë qytet tjetër të vendit pluhur me ajër.

A nuk kemi të drejtë ta themi, kur 60% e pluhurit është PM10 në Tiranë dhe veç PM10 del CO, NOx, Pb, Mg, Zn, Cr, CO2, si edhe kjo PM10 në Tiranë rezulton sa 100,000 automjete me gjithë aktivitetin e ndërtimit të marrë së bashku po në Tiranë.
A nuk kemi të drejtë ta themi, kur rajoni i Tiranës është 100 herë më i ndotur se norma, dhjetë herë për nga sasia dhe dhjetë herë për nga shpeshtësia e rasteve (ditëve), aq më tepër, kur aty ka ndotës të organizuar dhe aq më tepër, kur aty ka matje për sasinë e helmeve kancerogjene dhe për sasinë e gazeve dhe grimcave helmuese.
Ndërtimi i rrugëve, i pallateve, etj., ka bërë që të përzihet si mos më keq mbetja e automjeteve (skorrjet me metalet e rënda si Zn, Pb, Cd, Cu, Co, pluhur me furane, CO2, SO2, CO, NOX) me PM10 e PM 2,5 e atyre të rrugëve, e cila ngelet në ajrin, ujin dhe tokën e Tiranës.

Sa do të thoni Ju?
Si askund tjetër në botë, sasia e pluhurit të matur nga burime të ndryshme, asnjëherë nuk rezulton nën vlerën 240 mg/m3 ajër dhe shpesh arrin edhe 440 mg/m3, dhe në pika të caktuara si tek Zogu i zi sot arrin edhe 900 mg/m3. Çdo të thotë kjo?. Pesë herë më të larta se normat e lejuara në vendin tonë (80mg/m3 ajër), por dhjetë herë më të larta se normat e lejuara të Komunitetit Evropian (40 mg/m3 ajër).


Smogu në Tiranë


Sepse, normat tona janë dy herë më të larta se normat evropiane, kjo është histori më vete. A nuk duket sikur edhe më fisniku ndër shqiptarët është llogaritur për të qenë dy herë më pak i vlefshëm se më i rëndomti ndër evropianët !
Por, ka një fakt tjetër që e bën më të trishtueshme këtë ndotje, madje tronditës. Çfarë?
Që në Evropë e në botë, normat e mësipërme, pra 40 mg/m3 ajër, lejohen për maksimum 8 raste shkelje në vit. Ndërkohë, që në qytetet tona si në Elbasan, Fier dhe veçanërisht për rastin në fjalë Tiranë, kjo lloj shkelje përsëritet sistematikisht për 360 ditë, pra dhe 45 herë të tjera më shumë nga ky drejtim.

Atëherë, pse të mos themi me plot gojë ose pse ta fshehim faktin se ajri i qytetit të Tiranës është i ndotur fiks 450 herë më shumë, e theksojmë jo bie fjala 450 herë më shumë.

Dhe e gjithë kjo, për çfarë? Për hapje rrugësh pa studime të mirëfillta mjedisore, për hapje të tyre toptan, për kritere të hapjes së tyre pa kriter, për një ç‘organizim përsosmërisht të organizuar, ku punohet jo më tepër se katër veta, ku ai që ndot nuk paguan, për një gardh mbrojtës, për një rrethim. Dhe pse? Sepse, ata nuk përballen me përgjegjësinë e duhur. Sepse, ata nuk zbatojnë më masat e duhura për mbrojtjen e mjedisit dhe sepse ata nuk paguajnë pse ndotin. Ou?! Pse-të nuk paskan të sosur. Sepse, Komuniteti i Tiranës më shumë hesht sesa flet. Sepse, institucionet e Mjedisit në Tiranë më shumë pranojnë gjendjen sesa denoncojnë, më shumë rrejnë sesa rrëfejnë. Sepse, ambientalistët e qarkut të Tiranës më shumë tërhiqen sesa sulmojnë. Sepse, intelektualët e qytetit të Tiranës më shumë fshihen sesa shfaqen dhe njerëzit e medias më shumë mbulojnë sesa zbulojnë.

Të më ndjeni, se të rënda janë këto fjalë, por më e rëndë është gjendja. Të më ndjeni, se të ashpra janë këto fjalë, por më i ashpër është ajri me pluhur me PM10 e PM2,5. Të më ndjeni, se edhe prekëse janë këto fjalë, por më prekëse është jeta dhe shëndeti njerëzor. Të më ndjeni, se edhe pak fyese mund të jenë këto fjalë, por më e fyer është natyra dhe mjedisi në Tiranë.

Sikur nuk mjaftojnë këto pasoja, Tirana nuk zotëron pavijone për sëmundje profesionale, shumë pak studime për monitorime të ajrit, shumë pak raporte për vlerësim kostosh të teknologjive, as studime se sa përfiton apo humbet shoqëria.
Pra, nëse në Shqipëri, kontrata e gjelbër me natyrën është prishur, me plot gojë mund të themi se në Tiranë, kjo kontratë është grisur, më shkoqur është djegur. Megjithëse, kontrata nuk është një copëz letër, madje nuk ka ekzistuar kurrë si e tillë, ajo përbën atë akt konstitucional midis njeriut dhe natyrës, ajo përbën atë akt shpirtëror midis qenies së gjallë në shoqërinë civile dhe asaj gjoja të “fjetur” në natyrë, (bota bimore). Por, ajo përbën atë që quhet kodik, ku marrëdhënia “respekt” njeri-natyrë është stamposur si pergamenë për çdo brez që rron e punon dhe jo si kërcënim për brezat që do të vijnë e jetojnë.
Kjo është Tirana, nga një vend që soditesh përmes ajrit të purpurt si në pëllëmbë të ciklopit, (mali i Dajtit), sot mezi shquan përmes ajrit të pluhurt deri në 100 metra, një shok që kërkon apo një fëmijë që luan. Nga një shesh me ujë të bollshëm, ku merrje fuqinë për jetën, sot është kthyer në një stres, ku ndotjet tokë, ujë, ajër rroken me ciklin e jetës dhe e bëjnë atë përshesh.
Meqë jemi tek uji. Tirana përbën të vetmin rast në vendin tonë, ku niveli i ujërave nëntokësore, jo vetëm ai freatik, por edhe ai i baseneve të qëndrueshëm ujorë në konceptin hidrogjeologjik ndodhen kaq pranë dhe kaq me shumicë pranë sipërfaqes së tokës, sikundër janë në basenet ujorë të Parisit dhe të Vjenës, por me ndryshimin se tek këta të fundit kujdesi është si drita e syrit. Në këtë kuptim, ajri i ndotur me skorrjet që përmbajnë metale të rënda si Zn, Pb, Cd, Cu, Co, pluhur me furane, CO2, SO2, CO, NOX, PM10 e PM 2,5 mbasi bredhin në gjendje suspense me orë të tëra në hapësirën ajrore të Tiranës, duke goditur direkt mushkëritë e tiranasve e mbyllin ciklin e tyre të lëvizjes, duke u sedimentuar fillimisht në tokën “soil” (zona pedologjike e zhvillimit të produkteve bujqësore), mbasandaj në ujërat nëntokësore. Por, cikli i vërtetë mbyllet, kur specia njeri e përdor këtë ujë për të vaditur prodhimet e jetës dhe që i konsumon ato gjatë jetesës, ku së bashku me ujin përpin dhe gjithë elementët e rrezikshëm të sipërpërmendur dhe sa do të thoni Ju? Jo pak, por 10-13 herë më tepër, kur i merr ato (produktet e jetës) nga bota bimore dhe më shumë akoma, kur i merr ato nga bota shtazore. E çuditshme? Si mundet të shkatërrojmë me dorën tonë, me vendimet tona, me shkencën tonë kaq mijë jetë njerëzish, kaq mijë vlera mjedisore, kaq mijë burime natyrore, që edhe nëse nuk vdesin për shkak të varfërimit dhe përkeqësimit të ciklit të jetës rrojnë pranë vdekjes, që edhe nëse nuk janë pranë saj kallen për së gjalli si të tillë.

Atëherë? Koha nuk pret më. Le të mblidhen njerëzit e duhur për të bërë gjënë e duhur. Le të mblidhen njerëzit e vlefshëm për të bërë gjënë e vlefshme. Koha po thërret. Së pari, të ngrihen qendra rajonale shkencore me departamente analitike dhe përgjithësuese, ku të ndërmerren studime vlerësimi të kostove mjedisore dhe të analizohen përfitimet sociale deri në ato individuale të rrjedhura prej aktivitetit të rrugëve, që më tepër kanosin ndotje sesa ndërtim dhe të krahasohen me dëmtimet sociale apo individuale si në shëndet, bujqësi, blegtori, etj.
Së dyti, të ngrihet një forcë monitoruese shkencore dhe të fokusohen projekte monitoruese të përbashkëta me shoqërinë civile, ku të maten nivelet e ndotjes dhe të prezantohen ato ditë e natë me semaforë. Le ta kthejmë këtë të keqe të madhe në një të mirë të madhe, jo vetëm për Tiranën, por për të gjithë vendin. Le ta kthejmë këtë njollë të zezë e të vogël në një shenjë të bardhë e të madhe, jo vetëm për Tiranën, por për të gjithë vendin.
• Prof. asc. Sazan GURI ,Panorama

Arbitri Massimo Busacca skandalizon sërish...

Arbitri zvicerian Massimo Busacca nuk rresht së çudituri me gjestet e tij jo normale.

Pasi u pezullua per 3 jave nga federate zviceriane per ngritjen e gishtit te mesit ndaj tifozeve ne ndeshjen e kupes Baden- Young Boys, Busacca eshte vene ne qender te kritikes pasi urinoi ne nje fushe te Katarit gjate pushimit te ndeshjes Al-Gharrafa-Al-Khor.

Ky episod eshte pasqyruar ne shtypin e gjithe botes pasi Busacca eshte kapur nga telekamerat e televizionit lokal. Edhe pse nuk duket qarte ne pamje per shkak te censures, bluza e zeze duket se ka gjetur vendin me te papershtatshem ne bote per te kryer nevojat personale. TCH

Video : http://www.youtube.com/watch?v=UXFz3nVpkZ0

Massimo Busacca duke ofenduar tifozët

Sunday, September 20, 2009

Dodona e vjetër pelazgjike jo në Janinë, por në malin e Tomorrit

Shlimani shqiptar, një jetë në kërkim të orakullit të Dodonës!



Jo rrallë herë ai ndihej i nervozuar . “Çështë kjo heshtje e madhe që na mbulon të gjithëve”, pyeste veten herë pas herë. Në raste të tilla, Perikli Ikonomit i lindte dëshira të ngrihej dhe të shkonte në Tiranë, të trokistë në zyrat e qeverisë dhe t’i pyeste të gjithë: “Ju lutem më thoni, çështë gjithë kjo heshtje…”?! “Përse nuk flitet për malin e Tomorit… më thoni përse” ?! Në raste të tilla Perikli Ikonomit i dukej sikur ishte atje dhe vazhdonte të ngrinte zërin:


“Nëse Olimpi, mali i përmendur i Greqisë së vjetër, ka rëndësi historike sot, ca më shumë Tomori i Shqipërisë duhet të jetë më i përmenduri si selija parahistorike e Perëndive të vjetra të stërgjyshëve tanë Pellazgo-Illyrianë dhe duhet të ketë një rëndësi historike më shkëlqyese për kohën e vjetër…”. “Tomori për Shqipërinë e lirë është monument i madh kombëtar…”! Perikliut i pëlqente veçanërisht të theksonte shprehjen “Shqipëri e lire”, ndoshta për t’u thënë pushtetarëve, përse keni frikë, kur jetoni në një vend të lire, ose me këtë fjalë ai kishte parasysh Shqipërinë brenda kufijve të sotëm. Duke menduar se ishte gjithnjë atje në zyrat e Tiranës, vazhdonte të mendonte ato që duheshin thënë:
“A nuk e dini ju se shënimet historike të Herodotit, Hesiodit, Pliniusit, Pindarit, Plutarkut, Dionys Perigjitiut, Athanas Stagjiritit, Didymosit, Eustathit dhe shënimet gjeografike të Strabonit, Skymnos Hiosit, të Meletios e Barthelemyt e largojnë nga Janina vetiu Dodonën dhe e sjellin këtej në veri të Toskërisë…d.m.th. në Tomorin e Shqipërisë së lire”! “Nuk e dini…”?! “Unë i kam studiuar këto libra, i kam studiuar për 8 vjet me radhë dhe e di çfarë them, por, po të studiohen mirë ato shënime si edhe shënimet e gojëdhënat si mjet argumentesh, atëherë mund të merret vesh më mirë e vërteta përkatëse, që deri sot ende nuk është ndriçuar plotësisht…”.
Në të vërtetë, që të gjitha këto, Perikliu vetëm sa i mendonte, sepse realisht nuk kishte patur ndonjëherë ndërmend që të shkonte në Tiranë. Megjithatë pas dëshpërimeve të tilla, gjente mundësinë të ngushëllohej: “Mali Tomorr e ka trashëguar vetë emrin e tij dhe sa nuk e thotë që unë jam Tomori i Zotit të Pellazgëve… besa sikur të kish pasur gojë do të gjëmonte fort kundër atyre që e përbuzin dhe kërkojnë t’i humbasin vleftën e madhe historike…”, përfundonte kështu mllefin e tij kundër heshtjes Perikli Ikonomi. Megjithatë nëse Henrik Shliman mbeti njeriu që zbuloi Trojën, Perikli Ikonomi do të mbetet “studiuesi i heshtur” që punoi çdo ditë, çdo javë, çdo muaj, çdo vit, për të gjetur vendlindjen e orakullit më të vjetër të Dodonës.

Dodona dimërkeqe - dimri në malin Tomorr
Ai nuk e duronte dot heshtjen dhe sërish nervozohej:

“Si nuk u shkon mendja vallë, vazhdonte të pyeste veten, Perikli Ikonomi se Dodona dimërkeqe është mali i Tomorit. Dodonën dimërkeqe nuk e kam thënë unë, por Homeri në librat e tij. Ja çfarë thotë ai te Iliada, (XVI. 234): Aqilehti, …i çoi aso kohe një përshëndetje Zeusit të Dodonës pelazgjike e i thotë në formë lutje: “O Zot, mbret Dodonas pelazgjik që banon në ato vende të largëta e sundon mbi Dodonën dimërkeqe…”. A nuk është ky mali i Tomorrit? A nuk bën atje një dimër i keq dhe i ashpër? Ne që të gjithë e dimë që është kështu!. Fjala greke e Homerit “dhisqimeros”, që në shqip do të thotë “dimërkeqe” zë plotësisht vend kur flitet për klimën e ftohtë që ka vetë mali Tomor dhe rrethinat e tij”. Pas kësaj Perikli Ikonomi ishte gati t’i tregonte çdo bashkëbiseduesi çdo gjë mbi malin Tomor. “Atje bën një dimër i keq, tregonte ai. Dëbora e mban malin të mbuluar pothuajse gjithë vitin. Mbi atë mal fryn një erë e ftohtë si akullimë. Është një tmerr i vërtetë. Atje gjen dëborë të pashkrirë kurrë ndonjëherë. Dëbora është shekullore. Banorët e atjeshëm thonë se mali ushton e gjëmon herë pas herë. Ushtima e tij është e tmerrshme dhe përhapet si jehonë, madje thonë se ai gjëmon edhe për së kthjellti. Në këto raste dridhet i gjithë vendi. Kjo është arsyeja që në atë vend njerëzit betohen: “Për atë Mal që vret në të kthjellët”. Atëherë si mund të thuhet se Dodona Pelazgjike ndodhet në Janinë, kur atje në atë vend, nuk e gjen një dimër të tillë?!

Fushëza e Sellopisë - fusha pjellore e Myzeqesë

Kishte kohë që e kishtë përfunduar studimin e tij, në atë kohë ishte 44 vjeç, kurse tashmë po i kalonte të 50-tat dhe prapë asgjë nuk dëgjonte për malin e Tomorrit. Në ditë të tilla heshtjesh të pafund ai i kthehej sërish orakullit të Dodonës. Citonte përmendësh thënie të historishkruesve të vjetër: “Hesiodi, thoshte P.Ikonomi, në librin e tij ( VII, 16) dhe Straboni në librin ( VII, 19) e përmendin qytetin Sella të Sellopisë si vend të tempullit të Dodonës dhe tregojnë, se Sellopija është vend me plot dhera (ara) pjellore në drithra, me plotë livadhe të mira për kullotje, ka tufa të mëdha dhenësh e me shumicë, ka tufa qesh e lopësh nga ata që i përdredhin ose i heqin zvarrë këmbët, kur ecin; këtu banojnë dhe burra të pasur shumë me dhen (d.m.th. dhenarë të pasur në bagëti) dhe të pasur në gjë të trashë (qe e lopë) dhe në kullotje (mushara). Thonë se më të parët e këtij vendi kanë qenë loparë (vuvotë) “sipas skolastiut Traqin. Sofokl. 1174 të Hesiodit” përmendin, se Dodona qytet gjendet në anët e tejme, larg në kufijt e fundit të Epirit (Toskërisë), “d.m.th. nga ana e këtejme”. “Atëherë , ngrinte zërin Ikonomi, si mund të mos mendosh që bëhet fjalë për fushën pjellore të Myzeqesë dhe jo për fushën e Janinës. Fusha e Janinës, të gjithë ata që e kanë parë e dinë mirë që është një fushëz e vogël, fort e ngushtë, krejt një luginë që nuk i përshtatet as thënies së Hesiodit, as të Dionisyt, as të Ttheusiatit dhe as të Strabonit, të cilët flasin për një fushë me gjerësi e pjellori të famshme në drithëra, për kullota bagëtish, për livadhe dhe ara të shumta e për fushë me tufë bagëtish, për fushë me tufa delesh dhe lopësh. Fusha e Janinës nuk e kishte këtë mundësi as për dhenarë me tufa dhenësh të shumta e as për gjithë të tjerat që përmend Hesiodi, Straboni e të tjerë. Por më thoni, kush nuk e di që krijimi i dy kolonive greke, njëra në Apoloni (Pojan) dhe tjetra Epidamna ose Durrachim (Durrës) nuk erdhi si rezultat i pjellorisë së famshme të Fushës së Myzeqesë. Nga këto dy qytete tregtia me vendet e jashtme filloi që nga shek 6-të para Krishtit. Kush mund të kundërshtojë thënien e Hesiodit, kur ai shkruan: “ka tufa qesh e lopësh nga ata që i përdredhin ose i heqin zvarrë këmbët, kur ecin”? A nuk bëhet fjalë vallë për buajtë e Myzeqesë?. A nuk e dimë të gjithë që buajtë e Myzeqesë i përkasin një race të vjetër?! A nuk keni dëgjuar që në fshatin Sheqishtë nën gërmadhat e fshatit Navoselë, pranë Fierit është gjetur një statujë bualli prej guri arduazi të errët?! Por mund t’u them edhe diçka tjetër: Sipas Tuqidhidhit Myzeqeja në shek V para Krishtit përmendej Taulantija, ndërsa Straboni te libri i tij (fq:8 kr I) e sjell me emrin Talarija, fis të Mollosëve, që banojnë pranë këtij mali; rreth këtij vendi janë dhera moçalishte; mali Tomorr në rrëzët e tij ka shumë burime. Me këtë dua të them se Taulantija- Talarja- dhe më vonë Lalarija kanë qënë fis i vjetër”, përfundonte argumentet e tij Perikli Ikonomi.

Qytet Sella i Sellopisë – Sulova e Tomorrit

Perikli Ikonomi kishte kaluar të 60-at, por përsëri ndjente vetëm heshtje, askush nuk fliste për Dodonën pelazgjike. Ndaj sërish i kthehej studimit dhe sërish argumentonte me heshtjen e vet.: “Studiesit dhe historianët e vjetër thonë se Dodona gjendet pranë qytetit Sella (Sella dhe Ella janë i njëti qytet), por edhe pranë qytetit Dodona, Hesiodi (libër VII, 16) dhe Straboni (libër VII, 19) përmendin qytetin Sella të Sellopisë si vend të tempullit të Dodonës. Të njëjtën gjë thotë edhe Homeri te Iliada (XVI. 234), kur Akili i çoi aso kohe një përshëndetje Zeusit të Dodonës pelazgjike e i thotë në formë lutje: “O Zot, mbret Dodonas pelazgjik që banon në ato vende të largëta e sundon mbi Dodonën dimërkeqe, për rreth teje banojnë Selijtë….”. Po ku ndodhet Sella? Studiues të rinj janë përpjekur që qytetin Sella ta identifikojnë me fshatin Sul të Janinës së bashku me fshatin Lopçi, ndërsa malin Ksirovuno apo Uliçka me malin e Tomorrit, por nuk kanë mundur t’ia dalin dot mbanë. As gërmimet arkeologjike nuk e kanë thënë këtë gjë. Arsyeja është e thjeshtë: vendi ku ka qënë Dodona shikonte detin, kurse nga vendet e pretendura deti nuk duket. Edhe P.Aravantinoi pasi studioi shënimet e historianëve të tjerë, të vjetër, pati mendimin se Tomori duhej të ishte mali i Ksirovunit dhe Kastrica qytet i Dodonës, por në epilogun e boroshurës së tij (Janinë 1859) pohon se, “nuk ka argumenta të plota dhe se vendi i Dodonës nuk dihet se në ç’krahinë është”. S’kishte si të ndodhë ndryshe. Qyteti Sella i Dodonës është Sulova e Skraparit dhe Sellopia është fusha e Myzeqesë. Të gjithë rrugët të çojnë atje. Z. Mollossit (faqe: 122, vol: I) thotë, “se qyteti Enissa dhe Ella kanë qënë qytete të Orestiadhës së Epirit” (Toskërisë). Që Orestët kanë banuar që nga kohët e lashta në gjithë rrethin e Tomorrit dhe Beratit kjo nuk ka asnjë dyshim. Kjo krahinë e mori këtë emër nga Oresti, biri i Agamemnonit (njëri nga prijësit e luftës së Trojës), ai pasi vrau nënë e tij u detyrua të fshihej në krahinën e Beratit, çka bëri që kjo hapësirë të merrte dhe emrin Orestiadhë. Këtë të vërtetë na e thotë edhe Straboni (lib VII, kr. VII, 8) Pra, qyteti Sella apo Ella ka qënë këtej, në kufi veriorë të Toskërisë, ndaj edhe Dodona është këtej dhe jo andej nga Janina. Po çfarë përfaqëson sot Sulova e Skraparit, i thoshte vetëvetes Perikli Ikonomi. “Emri i saj ka qënë Sul, ndërsa prpashtesën “-ova” e ka marrë nga turqishtja që do të thotë “vend”, pra vend i Sulejve, ose i Selejve. Ky fshat ndodhet në anën veriore, pranë Tomorrit dhe ka të gjitha të dhënat për ekzistencën e një qyteti të vjetër. Pranë tij, mbi malin Gorica, gjendet një kështjellë e vjetër. Në këtë vend ka ekzistuar edhe një faltore tepër e vjetër, por që të shkosh sot atje është e pamundur. Një urë që shërbente si kalim për atje, është gremisur prej vitesh, ndërsa vendi mbetet i thepisur. Aty gjendet edhe një shkemb me shumë dhoma në brendësi të tij dhe me një rrugë të thellë të nëndheshme që nuk dihet ku të çon. Nuk është çudi që kjo shpellë të jetë shpella e Sellopisë së Orestiadhës, ashtu siç e ka përshkruar Z. Mollossi te libri i tij (faqe 12. kr. I). Në këtë vend ekziston edhe një burim i thellë. E pra, ky është qyteti Sella i Dodonës, ndërsa qyteti Dodona mbetet të jetë Qyteza. Ajo ndodhet pranë me Sulovën. Edhe aty gjendet një kështjellë e vjetër me gurë të mëdhenj si arka. Një vend i tillë përmendet edhe nga Straboni”, përfundonte gjykimin e vet “studiuesi i heshtur” Perikli Ikonomi.

Lopessia e Janinës - Lubesha e Skraparit

Perikli Ikonomi kishte kaluar të 70-at, megjithatë mendja e tij rrinte vetëm te orakulli i Dodonës. Ai kishte studiuar në gjimnazin “Zosimea” të Janinës, njihte mirë greqishten e vjetër dhe të re, italishten, frëngjishten dhe anglishten. Kishte lexuar çdo studiues të huaj që flistë për Dodonën. Dhe gjithnjë e më shumë bindej se Dodona ishte në malin e Tomorrit. Shpesh kujtonte fshatin Lubeshë të Skraparit: “Gjeografi Meletios në librin e tij (faqe 274-275), kujtonte Perikliu, tregon lopessët ishin nga Selijt që banonin pranë Dodonës dhe vendi i tyre quhej Lopessia. Me këtë thënie, ai (Meletosi) nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka vërtetuar që Lopesia është Lubesha e Skraparit. Ky fshat herë thirret me emrin Lubesha dhe herë me emrin Lobesha, por nëse do ta shkruanim greqisht do të ishte pa asnjë mëdyshje, Lopessia. Në rrokjen -ssia ku gjenden dy “ss” i përgjigjen natyrshëm shkronjës shqipe “sh,”(Lobesha-Lopessia). Ky fshat i Skraparit shtrihet në anën perëndimore të malit Tomorr, pranë tij rrjedh një burim me ujë të ftohtë, ekziston edhe një faltore e vjetër, por edhe një shpellë ku thuhet se brenda saj rritet një mollë. Nga ujërat e burimeve krijohet një lumë i vogël. Tek vendi i quajtur “Vokof”. Pranë me Lubeshën, askush prej fshatarëve nuk i pret lisat pasi i quajnë të shenjtë.(DRUIZMI?) Jo, nuk kam asnjë dyshim që Lubesha është Lopesia”, ishte gati të ngrinte zerin Perikli Ikonomi

Lisat e Janinës - vëgjejt e malit Tomorr

Perikli Ikonomi kishte filluar të plakej, kishte kaluar të 80-at, por përsëri kishte dëshirë të gjendej edhe një herë te lisat e Tomorrit e të sillte ndërmend kohën e Dodonës, ku siç thoshte Ikonomi: “Titus Libius (libër VII, 3) nënvizonte, se banorët e rrethit të Dodonës në fillim hanin lënde lisash e vallangjidhash e pastaj nga priftërinjtë e tempullit mësuan të lërojnë tokën e të mbjellin drithra. Gjeografi Meletios (faqe 214) shkruante se pranë Dodonës ishte pyll me lisa e me vëgjej ( greqisht: dhryes qe figji). Pausanias (lib. A.14) thotë se në Epir është mali i Tomorr më të tjera parje (sehire) të bukura si dhe hierorja e Zeusit në Dodonë ashtu dhe vëgjeu i shenjtë i Perëndisë. Të gjitha këto thënie duket se flasin për vëgjejt e malit Tomorr. Vëgjeu është një farë pishe e butë me kokërra të rrumbullkata, të mëdha, të cilat brenda tyre kanë kokërra të vogla, quhen edhe fistiqe. Vëgjejt e butë sot për sot janë shumë të rrallë në këtë rreth, por vëgjej të egër ka mjaft, të quajtur dhe me emrin pishë, ashtu siç ka patur dhe ka mjaft arra ku më të famshmet mbahen ato të Lubeshës (Lopessia). Thënia e Gjeografit Meletios (faq 9 kr. lib) për pyll me lisa e më vëgji (figji) pranë Dodonës i përshtatet mjaft mirë pyjeve me lisa, lajthi, e vëgjej rreth Tomorit dhe mbi faqe të tij. Veç kësaj fjalët vëgje dhe figji, kanë afrim të madh rrokimi, ku greqisht bën “figji”. Sigurisht që në atë kohë banorët e Dodonës do të ushqeheshin me vëgje. Përveç sa më sipër, kërkuesi i njohur Carlo de Simone, nënvizon se në botën mikenase nuk njihet konsultimi orakullar i një lisi të shenjtë. Ai provon se gërmimet arkeologjike nuk dëshmojnë për karakterin dhe/ose praninë mikenase në faltoren e Dodonës, si dhe për faktin se nuk ka pasur dru profetik në Greqinë klasike…”. Pra s’mbetet gjë tjetër, veçse të themi që historianët flasin për vegjejt e malit Tomorr

Burimi çudibërës - burimi i Kuçedrës

Perikli Ikonomi po i afrohej fundit të jetës së tij, por sërish gjente shpesh ndjenjën e humorit. Sa herë që kujtonte thënien e Athanas Stragjiritit (faqe 304), ku thoshte se Dodona dimërkeqe (dhisqimeros) në malin Tomor, ka pranë lumin Dodon dhe një burim, që bën çudira… vinte buzën në gaz. Burimi i Dodonës, shpjegonte Stargjiriti kishte cilësinë, që të zbrazeshin ujërat e tij në kohë mesdite dhe të mbushej prapë me ujra deri në mesnatë; kjo farë çudije përsëritjej gjithnjë. Këtë e thotë edhe Plinusi, duke shtuar se në malin e Ddodonës rrjedhin 100 burime. “Sikur të kisha patur mundësi, mendonte Perikli Ikonomi, do ta kisha marrë Stragjiritin me vete dhe do të kisha çuar te 100 burimet me ujë të malit Tomor. Atje do të shikonte vetë se nga ujërat e burimeve krijohen dy përrenj të mëdhenj ose dy lumenj: njëri është lumi i Tomorricës dhe tjetri lumi i Zagorës. Por Tomori ka edhe dy lumenj të tjerë të mëdhenj; Osumin dhe Devollin, emri i këtij të fundit vjen nga fjala latine, Deo-lum- Deoli, prej fjalës Deus-perëndi që do të thotë “lumi i Zotit”. Prej gjeologëve austriak më 1917 është thënë se Tomori ka brenda një liqen të madh dhe uji brenda tij shkakton burime të shumta. Megjithatë Stragjiritin do të kisha çuar te burimi i Sulovës, ku të shihte një burim tepër të thellë e të çuditshëm, pastaj te burimi i Lubeshës që ka një ujë të ftohtë si akull, te burimi i Vitalenit që gjendet në krye të Tomorrit, te Qafa e Dhodhonit dhe që emri i tij ka një shpjegim: vitalis –jetë, Vitalenis- jetëdhënës, do ta çoja edhe te burimi me emrin “Konti”, te burimet e tjera, por edhe te burimi çudibërës që ne e quajmë “Burimi i Kuçedrës”. Atje do të shihte se ky burim herë sjell ujë dhe herë e ndërpret atë. Mund të të ndodhë që të jesh duke pirë ujë dhe atë çast të shterojë. Për këtë arsye banorët e thërresin me emrin Burimi i kuçedrës, sepse kur kuçedra nuk donte të të jepte ujë e zinte (bllokonte) atë. Ky fenomen ndodh edhe sot e kësaj dite. Që të gjitha këto tregojnë se Burimi çudibërës i Janinës është Burimi i kuçedrës në malin e Tomorrit, thoshte me bindje Perikli Ikonomi

Tomure, tomuros, tomuri, pelja (pelea) - që të gjitha fjalë shqipe

Tashmë Perikliu kishte zënë shtratin, kishte filluar të ndihej i sëmurë, por në çastet kur ndihej mirë niste të mendonte për fathënëset e Tomorrit. “Edhe fathënësit e Dodonës, tha gati me zë atë çast, Perikli Ikonomi, flasin për malin e Tomorit. Historishkruesit e vjetër shkruajnë se fathënësit e Dodonës quheshin Tomuri, fatthënat e tyre, Tomure dhe Tomuros, por kush nuk e di që të gjitha këto fjalë janë të gjuhës shqipe, që duan të thonë: Të mirat ose Të mirët. Prej këtyre fjalëve ka marë emrin dhe mali Tomor, që do të thotë mali i Të mirëve ose i Të mirave. Fatthënat quheshin edhe pelje ose pelea. Gjeografi Meletios (faqe 214) thotë: Pëllumba (pelje) quheshin gratë e tempullit, të cilat ishin barbare (me gjuhë jo greqishte) dhe dukeshin si zogj ndër të huajt...”. Ndërsa në shënimet e tij, kujtonte Perikli Ikonomi, Barthelemy thotë se prej dy pëllumbash të ikur nga Theba e Egjiptit, njëri erdhi në Dodonë të Epirit dhe tjetri qëndroi në Libi të Afrikës. Pëllumbi quhej me emrin Pelje, që në gjuhën e fiseve të vjetra të Epirit kallëzon emrin “plakë”. Të gjitha këto thënie të çojnë në Shqipëri. Peljet apo plakat përmenden edhe sot e kësaj dite në rrethinat e Tomorit, madje ekziston edhe legjenda e tri plakave, ku njëra prej plakave përfqëson datën 30 mars, e dyta 31 marsin dhe e treta 1 prillin. Në këto tre ditë në gjithë shqiptarët nuk punohej për nder të tyre, madje nuk punohet edhe sot”.

Tomuriasa- Tomorrica e Skraparit

Perikli Ikonomi kishte mbushur moshën 85 vjeç. Ndihej tepër i lodhur. Shpesh pyeste mos kishin parë të vinin arkeologë në malin e Tomorrit, por sërish i thoshin se nuk kishin parë njëri. Atëherë ai nisi t’u tregonte atyre që kishtë përqark se,
sipas historishkruesve të vjetër, nga Tomure ka rjedhur fjala Tomuriase që tregon krahinën e malit Tomor e që nuk është gjë tjetër veçse Tomorrica e Skraparit (rrethina e malit Tomor). Në këtë vend asgjë nuk gjen mangut përsa i përket orakullit të Dodonës. Në faqen jugore të Tomorrit, mbi katundin Bargullas, gjen qafën e Dhodhonit, po në këtë fshat ekziston edhe pllaka e Dodonit, ku nuk mungojnë as burimet me ujë të ftohtë, ndërsa në majën veriore të Tomorrit gjendet çuka e Peljes (peleas), fatthënëseve të orakullit të Dodonës. Nuk ka asnjë dyshim se kur gjeografi Meletos përmend emrin pelje e ka patur fjalën për tri plakat fatthënëse. Por mbi Tomor gjendet edhe një fshat tjetër që ka emrin, Mrakull, apo Mbrakull që do të thotë (mbë)Orakull, (te)Orakulli ose shkoj mbë Orakull. Edhe në këtë fshat janë gjetur statuja të stilit primitiv. Po, mali i Tomorrit është vendi ku lindën perënditë pelazgjike, fliste me siguri Perikli Ikonomi

Orakulli i vjetër Pelazgjik - mbi malin e Tomorrit


Ishte 23 maj i vitit 1977, Perikli Ikonomi pyeti sërish për arkeologët, por përsëri i thanë se nuk kishin parë njeri. I mbetur i trishtuar tha: “Po mirë, le të mos vijnë, gjithë studiuesit e vjetër e kanë thënë që orakulli i vjetër i Dodonës nuk ndodhet në Janinë, por në malin e Tomorrit. Ja çfarë thotë Homeri te Iliada: :Aqilehti, biri i Pileut dhe i Perëndeshës Deti, Kryetar i Lapathëve në Luftën e Trojës, i çoi aso kohe një përshëndetje Zeusit të Dodonës pelazgjike e i thotë në formë lutje: “O Zot, mbret Dodonas pelazgjik që banon në ato vende të largëta e sundon mbi Dodonën dimërkeqe, për rreth teje banojnë Selijtë, Dragomanët (fatthënës) këmbëzbathur e gjumëpërdheas….”. Pra Akili është Kryetar i lapathëve, lapëve( lebërve të sotëm) dhe ai i drejtohet Zeusit të Dodonës. Veç kësaj Plutarku ( lib. I..V,19. I.VI, 21, VII, 4 e IX, 6) thotë se fiset që banonin rreth Dodonës ishin Selijt, Enianët, Perrevejët dhe Athamanët, por Perrevejët dhe Athamanët u dëbuan që këtej prej Lapathëvet (stërgjyshërit e lapëve të sotëm). Pindari ( lib. I. IV, 84) thotë, që prej Pindit e kundrejt mjaft larg, afër Peonëve janë dhe malet Dodoniane, por Peonët janë fis ilirian, që në kohëra të vjetra banonin rreth liqenit të Ohrit, Dibër, Shpat, Mokërr, Golobordë e shtriheshin thellë brënda Maqedonisë e në veripërëndim të saj. Po të vazhdonim kështu lista e thënieve do të ishte shumë e gjatë. Megjithatë e vërteta është se edhe Straboni (gjeograf, libër VIII, 7 dhe në shënime, ku bën fjalë për Thesalët dhe Epirotët) thotë: “Po, Dodonën edhe disa të tjerë e vënë në vend më të lartë nga vendet veriore të Thesprotisë (Çamërisë) dhe mali i Dodonës është Tomori, rrëzë të cilit gjendet faltorja e Zeusit; Dodona është vend i fortë… Ndërsa Pindari (lib. VIII, 2) dhe Straboni (lib. VI, 19) thonë se vendi Dodonian ka qënë më tej Pindit dhe se prej malit Tomor duken edhe gjëra tërheqëse në parje. Të njëjtën gjë thotë edhe Didymos (lib.. I. VI, 12) dhe Eustathi (lib VI. 14) Ata theksojnë se krahina e Dodonës gjendej më tej nga veriu i Thesprotiosë (çamërisë) në vend të ftohtë”. Sigurisht që të gjithë kanë të drejtë. Të drejtë ka edhe Herodoti kur thotë (libër II, 53-59) se tempull i Dodonës ka qenë i vetmi, më i vjetri i gjithë të tjerëve; në këtë binin konsakrime (afieroma) dhe popuj të Evropës nga vende veriore të Ilirisë.” E pra orakulli i vjetër pelazgjiknuk iDodonës nuk ndodhet në Janinë, por në malin e Tomorrit dhe askund tjetër. Ndërsa po thoshte këto fjalë, Perikli Ikonomi mbylli sytë për t’u ndarë përgjithmon nga jeta, por që edhe atë çast dukej sikur thoshte: Çështë gjithë kjo heshtje e madhe që na mbulon të gjithëve!!!

(Ky shkrim bazohet tek studimi i studiesit Perikli Ikonomi: “Dodona Pelazgjike dhe Tomor’ i zotit të Pelazgëve”)

Nga Vepror Hasani

Alieni i gjetur në Meksikë vendos në lëvizje ekspertët

Qënia e çuditshme, me skeletin si të një zvarraniku dhe me kokë të madhe, gjendej në një shpellë dhe fshatari Marao Lopez, tentoi për disa orë ta mbyste, duke e mbajtur nën ujë.



Nje alien i vogel, me permasat e nje femije, i gjetur ne nje fshat te Meksikes ne vitin 2007, ka vene ne levizje ekspertet, por edhe mediat ne vend, per te hedhur me shume drite mbi pranine e jetes se huaj ne planetin tone. Qenia e çuditshme, me skeletin si nje zvarraniku dhe me koke te madhe, gjendej ne nje shpelle dhe fshatari, Marao Lopez, tentoi per disa ore ta mbyste, duke e mbajtur ne uje. Pas dy vitesh analiza, shkencetaret dorezohen dhe deklarojne se nuk kane parre kurre nje gje te tille. Nderkohe, Lopez ka vdekur, si pasoje e nje zjarri qe ka djegur makinen e tij. Pas dy viteve analiza ADN-je dhe rezonance manjetike, shkencetaret meksikane thone se kane te bejne me nje qenie te panjohur: me skeletin e nje zhapiku, dhembe pa rrenje dhe aftesite per te qendruar per ore te tera nen uje. Alieni ka edhe elemente te ngjashem me qeniet njerezore. Per me teper zoteron nje tru te madh, me pjesen e pasme te zhvilluar, shenje e nje inteligjence te madhe. Foshnja jashtetokesore ka shkaktuar nje debat te madh mes studiuesve dhe mos-besuesve per ekzistencen e alieneve ne toke.

Youtube lidhje : http://www.youtube.com/watch?v=D9VIT5Mm4pU

Qënia e çuditshme e gjetur në Meksikë


Përse vallë objektet e paidentifikuara fluturese u shfaqën pikërisht gjatë luftës së ftohtë mes Rusisë dhe SHBA-së ? Një teknologjie të tillë UFO, që mund të kalojë mundësisht edhe shpejtësinë e dritës, për çfarë i nevojiten ende ato dritat shumëngjyrëshe si të pemës së vitit të ri, rreth e rrotull ?
E nëse në pafundësi ka rastisur një rasti si ai i Tokës i cili mundëson jetën e gjallë, raste të tilla në univers, mund të ketë pambarimisht...

Universitetet private apo ato shtetërore ?

Universitetet private, ende të pakonsoliduara .
Të mirat dhe dobësitë e universitetit publik dhe atij jopublik. A ekziston mundësia që kandidatët për studentë, që nuk fitojnë në universitetet shtetërore, paguajnë në ato private?

Sa duhet të paguajë një student, për t’u diplomuar te ju?

Rektori i “Marin Barletit”, Nikola Dhamo :Paga për secilin student shkon 3 000 deri në 4 000 euro në muaj. Kjo varet nga dega që zgjedh secili student që regjistrohet te “Marin Barleti”. Ky është një universitet privat dhe, sigurisht që nuk mund të balancohen pagat me atë të një universiteti publik.

E pranoni se në universitetet private regjistrohen studentët që kanë parà, dhe jo më të mirët?

Përgjithësisht, qëndron një mendim i tillë, për arsye se universitetet private nuk janë konsoliduar ende, nuk kanë marrë një formë apo status të vetin, si dhe nuk janë tipizuar në strukturat që bëjnë për pranimin e studentëve. Po t’i shtojmë edhe numrin e madh të universiteteve, që janë hapur kohët e fundit, padyshim që të gjitha këto e përhapin një mendim të tillë, që nuk është e thënë që në përgjithësi institucioni privat i arsimit është në lartësinë e duhur. Kjo do të kërkojë kohë. Ne kërkojmë të krijojmë një fizionomi tonën, edhe në kushtet e një konkurrence të tillë. Në kushtet kur nuk janë studentët më të mirë që vijnë, ne mundohemi të krijojmë një traditë tonën, të përmirësojmë kurrikulat tona, të përfitojmë dhe të nxjerrim eksperiencat tona, lidhur me rekrutimin e stafit pedagogjik, sepse edhe ky është një problem shumë i madh. Nuk pretendojmë deri tek e shkëlqyera, pasi kjo do të favorizohet nëpërmjet kreditimeve, bursimeve të ndryshme. Prandaj, ne do të synojmë të marrim studentin e shkëlqyer, duke e lehtësuar nga barra financiare. Pa një opsion të tillë, një studenti i shkëlqyer nuk ka arsye të vijë te ne. Kjo do të jetë pjesë e strategjisë sonë të ardhshme.

Universiteti juaj e aplikon sistemin e bursave për studentët?

Duke filluar që këtë vit, për herë të parë aplikohet sistemi i bursave për studentët e shkëlqyer. Katër bursa janë shpërndarë për regjistrimet e tetorit të këtij viti; edhe bursa të tjera, që jepen në fund të semestrit të parë, plus bursa të veçanta që mund të jepen për aktivitete të ndryshme të jetës sociale, kulturore etj.

Pretendoni se jeni në konkurrencë me universitetet e tjera privatë apo edhe me atë shtetëror?

Të gjithë jemi në konkurrencë me njëri-tjetrin. Tani për tani, ne jemi në konkurrencë me të gjithë. Por konkurrencën e shohim paksa ndryshe, jo në atë që të ofrosh një universitet më të lirë: këtë nuk e quaj universitet. Nuk mund ta quaj konkurrent një universitet, i cili ofron kuota shumë të ulëta pranimi, në kuptimin e tarifave të shkollimit. Konkurrent do të ishte për ne një universitet që e zbaton Bolonjën me korrektësi.

A premton diploma e universitetit privat?

Njohja e diplomës varet nga akreditimi apo vetëvlerësimi i universitetit



Pjesa më e madhe e universiteteve private ofrojnë jo më tepër se 11 degë për studentët. Ndër to përmendim juridik, psikologji, ekonomik, gjuhë të huaj etj. Hapësira e auditorëve zakonisht nuk lejon më tepër se 200 studentë të rinj çdo vit. “Nuk mund të pranojmë më shumë për eksperiencën dyvjeçare që ne kemi si universitet, edhe për vetë Sistemin e Bolonjës, i cili sapo ka hyrë në Shqipëri dhe nuk mund të ketë sukses me një rrëmujë studentësh,” u shpreh rektori Dhamo. Përsa i përket diplomës, rektori theksoi se do njihet më vonë, atëherë kur ajo të jetë gati; që do të thotë së pas tre viteve universiteti bën atë që quhet vetëvlerësim, pra akrediton vetveten. Këtë akreditim, universiteti kërkon që ta njohë edhe shteti shqiptar. Ndërsa, përsa i përket njohjes së diplomës jashtë shtetit, ajo që i bashkon të gjitha diplomat është se sa ato i janë përshtatur dhe e kanë zbatuar Deklaratën e Bolonjës. Mbas tre vjetësh, që i bie akreditimi, do të njihet edhe diploma.

Entela Duraj

Lista e universiteteve,
Universitete në Shqipëri !

Universitetet shtetërore



Tiranë:
* Universiteti i Tiranës
* Universiteti Politeknik i Tiranës
* Universiteti Bujqësor i Tiranës
* Shkolla e Magjistraturës së Republikës së Shqipërisë
* Universiteti Ushtarak Skënderbej

Shkodër:
* Universiteti Luigj Gurakuqi

Gjirokastër:
* Universiteti Eqrem Çabej

Durrës:
* Universiteti Aleksandër Moisiu

Vlorë:
* Universiteti i Vlores

Elbasan:
* Universiteti Aleksandër Xhuvani

Korçë:
* Universiteti Fan Noli

Lushnje:
* Universiteti Bujqësor i Lushnjes

Universitetet private



* Universiteti Amerikan i Tiranes
* Epoka University
* University of New York Tirana
* Universiteti Zonja e Këshillit të Mirë
* Universiteti Luarasi
* Universiteti UFO
* Universiteti Kristal
* Universiteti Marin Barleti
* Universiteti Europian i Tiranës
* Universiteti WISDOM UNIVERSITY
* Universiteti ALDENT
* Universiteti Justicia
* Universiteti Medikadent
* Universiteti Polis
* Universiteti Illyria
* Universiteti Pavarësia Vlorë

Universitete në Kosovë



Prishtinë:
* Universiteti i Prishtinës
* Qendra Juridike e Kosovës (QJK)
* Universiteti Amerikan në Kosovë
* Universiteti Dardania
* Universiteti Universum
* Universiteti Shkencave Mjekësore REZONANCA
* Universiteti Fama
* Universiteti Iliria


Prizren:
* Universiteti i Prizrenit

Pejë:
* Universiteti i Vizionit Evropian


Universitete në Maqedoni



Tetovë:
* Universiteti i Evropës Juglindore
* Universiteti Shtetëror i Tetovës

Shkup:
* Universiteti i Evropës Juglindore
* Universiteti Kiril dhe Metodij
* Universiteti Evropian

Manastir:
* Universiteti i Manastirit

Strugë:
* Universiteti i Evropës në Strugë
Universiteti Dardania

Universiteti i Tiranës

Djepi i kulturës dhe fëmijët e përbuzur.

Në fundin e viteve të shtatëdhjeta sa isha nxënës në shkollën e mesme kisha lexuar shumë vepra të shkrimtarëve botëror e mos të flasim për shkrimtarët shqiptar, ato pothuajse i kisha lexuar të gjitha.

Them të gjitha duke menduar në të gjitha librat që kishin depërtuar në Kosovë dhe që më kishin rënë në dorë, të ndaluara dhe të pandaluara. Siç është sot modern interneti, në atë kohe ishte moderne leximi i librave dhe ato përcilleshim nga dora në dorë.
Nga librat e lexuara kisha krijuar një lloj imagjinate në kokën time dhe kisha përshtypjen që e dija si duket çdo qytet dhe çdo katund i Shqipërisë aq bukur e kishin përshkruar atëbotë shkrimtarët. Shkodra për shembull ishte qyteti që më kishte bërë përshtypje më së shumti për lashtësinë dhe për kulturën e saj. Kisha lexuar se Shkodra njihej si qytet dhe si qendër tregtare edhe disa shekuj para Krishtit. Dija se shkodranët ishin mjeshtër te rrallë e sidomos të filigranit për të cilën gjë i njihte bota. Dija për Rozafën dhe për liqenin e Shkodrës dija për Bunën dhe Drinin, për bukuritë e saj natyrore që fatmirësisht i ka dhe sot. Dija dhe për luftërat e shkodranëve dhe të malësorëve që bënë për liri, kisha dëgjuar edhe për Oso Kukën dhe Prekë Calin. Me fjalë të tjera dija se Shkodra përpos gjërave të lartpërmendura ishte edhe djep i kulturës. Dihej se nga Shkodra ishte Marin Barleti, Ndre Mjeda, Vaso Pasha, Migjeni, Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Martin Camaj e të tjerë. Mandej kompozitor dhe artist të dalluar dhe si të tillë e kisha të mbyllur në kokën time imagjinatën për Shkodrën.
Ishte koha kur kufiri i hekurt ndante shqiptarët prej shqiptarëve dhe unë atëbotë kam pas thënë: po vdiqa pa e parë Shqipërinë do të më mbesin sytë hapur. Shqipërinë e vizitova për herë të parë në vitin 1999, kurse një vite më vonë shfrytëzova rastin të vizitoj Shkodrën. Por sa e kalova kufirin shqiptaro-shqiptar në Muriqan syri shihte veç bukurinë e fushave pjellore dhe shëmtinë e bunkerëve të betonte që ishin ndërtuar në kohën e Enverit.
*E para gjë që ta vret syri para se të hysh në Shkodër janë kolibet e gabelëve dhe gabelet që dalin në rrugë duke i puthur makinat me targa të huaja dhe duke kërkuar lëmoshë për të fituar ndonjë lek. Ky për mua ishte zhgënjimi i parë. Një i huaj që viziton për herë të parë Shqipërinë këta gabelë do i merrte për shqiptarë. Për ta dhe me ta duhet të merrej shteti e jo vizitorët e Shkodrës.
*Zhgënjimi i dytë për mua ishte Ura e Bunës me një gjatësi diku afër treqind metra e ndërtuar me dërrasa, e ngushtë sa për të kaluar vetëm një makine. Në fillim mendova se kjo urë ndoshta ruhet si monument historik, po të mos na kishte dhënë shenjë polici të kalonim urën. Shihja urën dhe dërrasat që ngriheshin po sa i shkelte rrota e makinës e me vete mendoja si i lejojnë këto qeveri vete vetes këtë lloj turpi që këtë urë që lidh dy shtete ta lënë në një gjendje kaq të mjerueshme.
Sa shumë dërrasa dhe gozhda kishte kjo urë po aq shumë ishin edhe kosovarët që me përdhunë kaluan mbi të dhe u dërguan për në kasaphanën e Tivarit. Kjo urë së bashku me shkodranët i kishte parë këto skena të çuditshme pa pas mundësi të ju ndihmojë vëllezërve kosovarë.
*Zhgënjimi i tretë ishte vetë qyteti i Shkodrës. Siç e thashë më parë e kisha ëndërruar ndryshe; si një qytet me biblioteka të mëdha me qendra të bukura të kulturës me bulevarde, me shitore të shumta të xehetarëve të ndryshëm. Por jo, Shkodra nuk m’u duk as sikur Gjakova qyteti im i lindjes që gjatë luftës ishte djegur e shkatërruar diku gjashtëdhjetë për qind. M’u duk si një vend ku ende bëhet luftë, aty bëhej luftë me varfërinë, luftohej për ekzistencë. M’u duk si një plakë e shkatërruar nga mosha që mezi lëviz këmbët. Tregtarët e zarzavateve në Shkodër në stilin allaturka reklamonin pemë e perime në tezga që gjendeshin në mes të rrugës të mbushura për plot me pluhur. Po të mos shihja përmendoren e Isa Buletinit dhe përmendoren e Pesë Heronjve nuk do të besoja se jam në Shkodër.
Me një taksist shkodran qëllova të më çonte deri në Muriqan (Taksisti ngiste një xhip, se makinat tjera e kishin të vështirë të kalonin atë rrugë). Gjatë rrugës e pyeta taksistin: Çfarë ka ndodhur kështu me Shkodrën, me djepin e kulturës? Ndryshe ka qenë, por na kanë prishur dukagjinasit më tha. Prej që erdhën ata u shkatërrua Shkodra! Sa u afruam afër kufirit taksisti duke e nxjerrë pasaportën e tij në tokë i ra një kasetë e magnetofonit të një këngëtari sllav.
-Çfarë është kjo kasetë, muzike serbe dëgjoni ju, -e pyeta?
-Jo ky nuk është serb është boshnjak mysliman, sikur edhe ne, i kemi vëllezër më tha.
-Te ne në Kosove i thashë që thonë “boshnjakun me e pre shtatë shkije i qet”, pra mos m’u arsyeto, këta të gjithë njësoj janë.

*Ky ishte për mua zhgënjimi i katërt dhe kalova kufirin duke e ditur se për shkatërrimin e Shkodrës nuk ishin fajtore dukagjinasit siç me tha taksisti, por pro serbët, pro grekët, pro boshnjakët pro turqit bashkë me komunistët që vranë e masakruan internuan kokat më të ndritura të Shkodrës.


Shkodra ishte dhe mbetet djep i kulturës, kurse fëmijët e rritur ne të u përbuzën dhe po përbuzën edhe sot nga qeveritë.


Përse është katandisur në atë gjendje Shkodra jonë ?
Nga Xhenc Bezhi, Burimi http://gazetatema.net/?gjuha=0&id=6122&PHPSESSID=ab99d5032fc2d03084565880b0fa7a56

21.12.2012 ?

Kur shkenca bashkohet me profetsitë.



STUHITË E HAPËSIRËS



Ne mund të bëhemi dëshmitarë të një shfaqjeje gjigande fishekzjarrësh në vitin 2012. Dielli do të mbërrijë në kulmin e ciklit të tij 11-vjeçar, i quajtur "maksimumi diellor", kështu që duhet të presim një aktivitet të lartë diellor. Disa parashikime thonë se maksimumi diellor i Ciklit Diellor 24 do të jetë edhe më energjik se ai paraardhësi, në vitet 2002-2003. Sipas një prej shumë skenarëve të fundit të botës që na janë paraqitur, të ushqyer edhe prej të famshmes Profeci Maja për fundin e botës në vitin 2012, ky skenar në fakt është i bazuar në disa elementë të tij edhe tek shkenca. Për më tepër, mund të ketë një farë lidhje reciproke në mes ciklit diellor 11-vjeçar dhe ciklet kohore që janë gjetur në kalendarët e Majave. Ndoshta ky qytetërim i lashtë e kuptonte se magnetizmi diellor pëson ndryshime në polaritet çdo dekadë? Plus, tekste fetare (si Bibla) thonë se ne do të shkojmë drejt ditës së gjykimit, e cila është portretizuar me shumë zjarr dhe squfur. Mesa duket, ylli ynë më i afërt do të na pjekë të gjallë në 21 dhjetor 2012!

Ngjarja më e rëndë e motit hapësinor në histori ka ndodhur në vitin 1859. Është bërë e njohur si Efekti Carrington, pasi ka marrë emrin e astronomit amator, Riçard Carrington, i cili ishte i pari që vuri re efektet e saj: "Dy fasha drite shumë të forta " që rrjedhin nga një grup i madh pikash diellore. Ngjarja Carrington vazhdoi me plot tetë ditë moti shumë të keq hapësinor. Pati dëshmi për aurora mahnitëse, madje edhe në lartësitë ekuatoriale. Rrjetet telegrafikë të botës patën ndërprerje, dhe magnometrat viktorianë regjistruan nivele të pamatshme.

Efekti Carrington

Në 11:18 të mëngjesit të kthjellët të ditës së enjte, 1 shtator, 1859, 33-vjeçari Richard Carrington, i pranuar gjerësisht si një nga astronomët diellorë më të famshëm të Anglisë, ndodhej në observatorin e tij privat. Ashtu si zakonisht në çdo ditë me diell, teleskopi i tij po projektonte një imazh 28 centimetra të gjerë të diellit, dhe Carrington vizatoi menjëherë njollat diellore që vuri re.

Atë mëngjes, ai po studionte gjasat për një grup të madh të njollash diellore. Papritmas, para syve të tij, dy rruaza drite verbuese u shfaqën mbi njollat, u shtuan me shpejtësi, dhe u shndërruan në formë veshkash. Duke kuptuar se po bëhej dëshmitar i diçkaje të paprecedentë dhe "duke qenë disi i trazuar nga kjo befasi" Carrington më vonë shkruante: "Unë renda të thërrisja dikë që të shihte këtë shfaqje. Kur u ktheva pas 60 sekondash, mbeta i shastisur kur pashë që ajo kishte ndryshuar dhe qe zvogëluar". Ai dhe dëshmitari i tij panë njollat e bardha që u zvogëluan deri sa u zhdukën. Kishin kaluar vetëm pesë minuta.

Ashtu të nesërmen që pa gdhirë, qiejt në të gjithë planetin shpërthyen në aurora të kuqe, jeshile, dhe të purpurta, kaq të shndritshme, saqë gazetat mund të lexoheshin po aq lehtë sikur të ishte ditë. Në të vërtetë, edhe pranë lartësive mbi Kubë, në Bahamas, Xhamaikë, El Salvador dhe Hawaii pulsonin aurora mbresëlënëse. Sistemet e telegrafit në të gjithë botën u ndërprenë. Shkarkime e shkëndija tronditën operatorët e telegrafëve dhe shkaktuan zjarre të letrave të telegrafit. Edhe kur telegrafuesit hoqën bateritë që furnizonin linjat, rryma elektrike të shkaktuara prej aurorave vazhdonin të lejonin transmetimin e mesazheve.

"Ajo që pa Carrington ishte një shpërthim magnetik i diellit", shpjegon David Hathaway, drejtues i ekipit të fizikës diellore në NASA, Marshall Space Flight Center në Huntsville, Alabama. Tani ne e dimë se flakërimat diellore ndodhin shpesh, sidomos gjatë maksimumit të njollave diellore. Shumica e tregojnë ekzistencën e tyre nga lëshimi i rrezeve X (regjistruar prej teleskopëve të rrezeve X në hapësirë) dhe zhurmave të radios (regjistruar nga radioteleskopët në hapësirë dhe në Tokë). Në kohën e Carrington, nuk ka pasur satelitë rrezesh X apo radioteleskopë. Askush nuk e dinte se shpërthimet ekzistonin deri në atë mëngjes shtatori, kur një shpërthim prodhoi një super-dritë, e mjaftueshme për të rivalizuar edhe vetë diellin.

"Ndodh rrallë që dikush të mund të shohë ndriçimin e sipërfaqes diellore", thotë Hathaway. "Duhet shumë energji për të ngrohur deri sipërfaqen e diellit!" Shpërthimi prodhoi jo vetëm një rritje të dritës së dukshme, por edhe re gjigande thërrmijash të ngarkuara si dhe unazash magnetike si dhe e dërgoi atë re direkt drejt Tokës. Mëngjesin tjetër, kur reja mbërriti, u shkri në fushën magnetike të Tokës, duke shkaktuar flluskën globale të magnetizmit që rrethon planetin tonë, duke shkaktuar lëkundje. Studiuesit e quajnë këtë një "stuhi gjeomagnetike." Fushat që lëviznin me shpejtësi të mëdha nxitën fushat elektrike nëpërmjet rrymave që shkaktuan më pas ndërprerjen e komunikimit përmes telegrafit.

"Më shumë se 35 vjet më parë, unë fillova të tërheq vëmendjen e komunitetit të fizikës hapësinore drejt shpërthimit diellor të ndikimit të tij mbi telekomunikacionin", thotë Louis J. Lanzerotti, botues i revistës “Moti Hapësinor”. Ai u bë i vetëdijshëm për efektet e stuhive gjeomagnetike diellore ndaj komunikacionit tokësor, kur një shpërthim i madh diellor më 4 gusht 1972, dëmtoi komunikimin në distanca të gjata nëpër Ilinois. Kjo ngjarje, në fakt, detyroi AT & T që të rikonfiguronte sistemin e kabllove transatlantike. Një shpërthim i ngjashëm më 13 mars 1989, provokoi stuhi gjeomagnetike që ndërprenë transmetimin e energjisë elektrike nga Centrali i Québec në Kanada, duke lënë në errësirë pjesën më të madhe të krahinës; energjia e shkaktuar prej aurorës shkriu madje disa transformatorë në New Jersey. Në dhjetor 2005, rreze X nga një tjetër stuhi diellore ndërprenë komunikimin me satelitët si dhe Sistemin e Pozicionimit Global (GPS) për rreth 10 minuta. Kjo mund të mos tingëllojë si gjë e rëndë, por siç vë në dukje Lanzerotti, "unë nuk do të doja të isha në një aeroplan civil që udhëzohet për ulje përmes GPS gjatë atyre 10 minutave".

Një tjetër shpërthim si ai i Carrington do ti bënte të dukeshin shumë të parëndësishme këto ngjarje. “Fatmirësisht, thotë Hathaway, ato duken të jenë të rralla”. “Në historinë 160-vjeçare të stuhive gjeomagnetike, ngjarja e Carrington është më e madhja”. Ndoshta është e mundur të zhytesh edhe më pas në kohë duke ekzaminuar akullin e arktikut. “Thërrmijat energjetike lënë gjurmë në nitratet tek bërthamat e akujve”, shpjegon ai. “Edhe këtu, ngjarja e Carrington duket të jetë më e madhja në 500 vite dhe pothuajse dy herë më e madhe se pararendëset”.

Këto statistika tregojnë se shpërthimet Carrington janë ngjarje që ndodhin një herë në pesëqind vite. Megjithatë, statistikat nuk janë aspak solide, dhe Hathaway tregohet i matur duke thënë se ne nuk i njohim aq mirë shpërthimet sa të përjashtojmë mundësinë që të ndodhin së afërmi.

Atëherë?

Lanzerotti vë në dukje se ndërkohë që teknologjitë elektronike janë bërë më të sofistikuara dhe më të ndërfutura në jetën e përditshme, ato janë bërë gjithashtu më të ndjeshme ndaj aktivitetit diellor. Në Tokë, linjat elektrike dhe kabllot telefonikë të distancave të gjata mund të preken nga rrymat e aurorave, siç ndodhi në vitin 1989. Radarët, komunikimi telefonik, dhe marrësit GPS mund të pengohen nga zhurmat e valëve diellore. Ekspertët që kanë studiuar çështjen thonë se pak mund të bëhet për të mbrojtur satelitët nga një shpërthim Carrington. Në fakt, një studim i fundit vlerëson dëmin potencial për të 900 e ca satelitët aktualisht në orbitë, që mund të shkojë ndërmjet 30 miliardë dhe 70 miliardë $.

Edhe njerëzit në hapësirë mund të jenë në rrezik. Astronautët mund të kenë vetëm disa minuta pas shpërthimit të parë për të gjetur strehim nga thërrmijat e energjisë diellore. Anijet kozmike të tyre ndoshta mund të kenë mburojë të përshtatshme; kryesore do të jetë që të futen brenda në kohë. Sështë për tu habitur që NASA dhe agjenci të tjera hapësinore përreth botës e kanë kthyer në prioritet studimin e shpërthimeve diellorë.

Tani për tani, një flotë anijesh hapësinore po monitoron diellin, duke mbledhur të dhëna për shpërthime të mëdha dhe të vogla që mund ta zbulojnë se çfarë i shkakton. SOHO, Hinode, Stereo, ACE-n dhe të tjerët janë tashmë në orbitë, ndërsa anije të tjera si Solar Dynamics Observatory janë gati për nisje. Kërkimet nuk do të parandalojnë një tjetër shpërthim Carrington, por kjo mund ta bëjë "stuhinë e papritur" ti përkasë së kaluarës.
http://www.facebook.com/NdalPaditurise#/event.php?eid=94311426057

Për të interesuarit rreth kësaj ngjarjeje këtu keni një informacion të detajuar mbi dijet e qytetërimeve të lashta rreth kësaj date.
http://www.forumivirtual.com/fenomene-paranormale/7919-nibiru-planeti-i-10-misteri-qe-fsheh-ky-planet.html
Video në italisht : Fundi i një bote http://www.youtube.com/watch?v=CfWtt92qRsY
Metropol

Kalendari Maja

Globalizmi i shoqërisë ?

Termi “globalizim” nënkupton një fenomen tepër kompleks (ekonomik, politik, teknologjik, kulturor) dhe një proces ndryshimi, por ky ndryshim nuk ka ndonjë terminus a quo (pikënisje), apo terminus ad quem (pikëmbërritje) të përcaktuar.

Prej këtej, natyrshëm lind pyetja: Kur ka filluar shoqëria njerëzore të globalizohet? A është globalizimi ende në stadet e parë të tij, apo ky proces ka nisur shumë kohë më parë? Nëse ka nisur shumë kohë më parë, në cilën periudhë historike mund të thuhet se ka filluar globalizimi i shoqërisë? Një pyetje tjetër është nëse do të vijë një kohë (dhe nëse po, kur?) që shoqëria njerëzore do të jetë tërësisht e globalizuar? Apo, a do të jemi ne, si shoqëri humane, gjithnjë duke u globalizuar? Me fjalë të tjera, a ka ky proces një limit, apo cila është e ardhmja e globalizimit?


Vetë shtrimi i këtyre pyetjeve flet për atë se sa e vështirë është të përkufizojmë se ç’është në të vërtetë “globalizimi”. Fjala vjen, a mund të konsiderohet “tregti globale” nëse dy qytete fqinjë (që u përkasin dy shteteve të ndryshëm) zhvillojnë tregti me njeri-tjetrin? Po nëse një biznesmen nga Amsterdami, apo nga Parisi, ha drekë në Bruksel me një mikun e tij, apo nëse dikush që udhëton me avion e “pret” biletën online, apo rezervon një dhomë hoteli në një shtet apo kontinent tjetër përmes Internetit, a mund të quhen ata “globalizues”?

Si një dukuri apo proces i pandërprerë globalizimi i ngjan më shumë fluksit të “pakuptimtë” heraklitian, sesa një trans-form-imi diskret aristotelian. Në këtë esé parashtrojmë disa nga përgjigjet që i janë dhënë deri më sot pyetjes së parë, ndërkohë që në një rast tjetër do të trajtojmë çështje të tjera që kanë të bëjnë me globalizimin.
Historianët, sociologët, ekonomistët dhe studiuesit e shkencave politike kanë mendime të ndryshme kur vjen fjala të përcaktojnë një pikënisje të procesit të globalizimit, apo, origjinën e tij. Këtë zakonisht e lidhin me ngjarje historike, politike dhe shoqërore, apo me zbulime dhe inovacione teknologjike, të cilat mendohet se kanë pasur një ndikim shumë të madh, ose vendimtar, në “zvogëlimin” e planetit tonë.
Ka autorë, të cilët mendojnë se globalizimi i shoqërisë zë fill qysh me kolonizimin helenik të Italisë së Jugut (krijimin e së ashtuquajturës Magna Grecia¯Megalê Hellas) në shekujt e 8-të dhe 7-të para Erës së Re, dhe me zgjerimin e ndikimit politik dhe kulturor helen në një zonë relativisht të gjerë gjeografike, nga bregu lindor i Detit të Zi, në bregdetin e Azisë së Vogël dhe ishujt e Detit Egje, në Italinë e jugut dhe deri në Marsejë. Ky ekspansion krijoi atë që quhet “qytetërim helenik”, i cili, veç kulturës së grekëve të lashtë, eksportoi në territoret e sipërpërmendura edhe gjuhën e tyre, greqishten e vjetër, e cila u bë gjuha “universale” e kulturës së antikitetit.
Disa mendojnë se pikënisje e vërtetë e procesit të globalizimit mund të konsiderohet viti 1439, kur Johann Gutenberg shpiku teknikën dhe makinën e parë të shtypshkrimit, rëndësia e së cilës ka qenë e jashtëzakonshme për zhvillimin kulturor dhe shkencor të njerëzimit dhe komunikimet mes kulturave të ndryshme. Autorë të tjerë mendojnë se pavarësisht impaktit kolosal, që ka luajtur shpikja e shtypshkrimit, periudha që shënoi hapin vendimtar për fillimin e procesit të globalizimit të shoqërisë ka qenë dekada 1490-1500, kur progresi në fushën e teknologjisë së lundrimit (velat, busullat dhe hartat) bënë të mundur udhëtimet dhe zbulimet e mëdha gjeografike të Kristofor Kolombit, Vasko de Gamës etj. Madje, disa mendojnë se, simbolikisht, pikënisje e procesit të globalizimit mund të konsiderohet viti 1492, kur Kolombi zbuloi Amerikën. Me këtë ngjarje, e cila ndihmoi të kuptohen përmasat “e vërteta” të planetit tonë, papritur, ky planet u bë “më i vogël”. Siç shkruante vetë Kolombi më 1503, “Bota është e vogël dhe eksperienca tashmë e ka provuar këtë”.
Ka autorë, të cilët origjinën e globalizimit e shohin në shekullin e 17-të (periudha 1600-1700), gjatë së cilët u krijuan kompanitë e para shumëkombëshe¯British East India Company (1600-1874) dhe Dutch East India Company (1602-1798), pasi me to filloi tregtia e vërtetë botërore e mallrave. Autorë të tjerë konsiderojnë si pikënisje të globalizimit periudhën 1770-1815, për shkak të efekteve globale që patën ngjarje të tilla të rëndësishme si revolucioni industrial, revolucioni amerikan, revolucioni francez si edhe eliminimi i skllavërisë (në vitet 1780-1865 në Shtetet e Bashkuara dhe në vitin 1833 në krejt territoret e Perandorisë Britanike).


Një pikëpamje e përhapur është edhe ajo, sipas së cilës, globalizimi i vërtetë i shoqërisë filloi me “anglobizimin” e planetit tonë në periudhën 1870-1913. Gjatë kësaj periudhe, Perandoria Britanike arriti shtrirjen më të gjerë territoriale të saj, 36.7 milionë km², territor ky sa një e katërta e sipërfaqes tokësore të planetit, duke u bërë perandoria më e madhe, që ka njohur historia e njerëzimit dhe duke bashkuar në një të vetëm tregje në çdo kontinent. Për shkak se territoret e saj shtriheshin në të katër anët e globit, në atë kohë u bë e përhapur shprehja: “Në Perandorinë Britanike dielli nuk perëndon kurrë” (The sun never sets on the British Empire). Në apogjeun e saj, kjo perandori kishte nën kontrollin e vet mbi 450 milionë njerëz, afërsisht një të katërtën e popullsisë së planetit në atë kohë. Ndikimi politik i saj, kultura dhe gjuha angleze u bënë thuajse universale.
Ka ndonjë autor, i cili mendon se globalizimi i vërtetë i shoqërisë mund të thuhet se ka nisur në dekadën e fundit të shekullit të 19-të me ngjarje të tilla të rëndësishme si hapja, në vitin 1892, e Ishullit Elis (Ellis Island) në New York për emigrantët evropianë, zbulimi po atë vit i telegrafisë, apo krijimi, po më 1892, i korporatës General Electric, një ndër kompanitë e para më të mëdha, e cila u shtri në të gjithë globin.
Autorë të tjerë mendojnë se globalizimi i shoqërisë ka nisur në gjysmën e dytë e shekullit të 20-të. Një pjesë e tyre marrin si pikënisje të tij dhjetëvjeçarin 1955-1965, gjatë të cilit Bashkimi Sovjetik lëshoi Sputnikun e parë në hapësirë (1957); Juri Gagarin u bë njeriu i parë që fluturoi në orbitën rreth Tokës (1961), dhe një sërë dukurish apo ngjarjesh të rëndësishme politike dhe shoqërore si, shpërbërja e sistemit kolonial dhe krijimi i “Botës së Tretë”, shtimi i korporatave shumëkombëshe, zhvillimi i turizmit ndërkombëtar, shpikja e radios me transistor, muzika Rock, përhapja e televizionit në vendet e Afrikës, krijimi i NGO-ve të para ndërkombëtare dhe i një sërë lëvizjesh sociale, të marra së bashku, krijuan imazhin e një bote që po bëhej gjithnjë e më e vogël. Kjo është periudha kur termi “Globalizim” (Globalization) u përfshi për herë të parë në Webster Dictionary (1961) dhe kur në variantin e tij frëngjisht, “Mondialization”, ky term u bë gjerësisht i përhapur në një pjesë të “Botës së Tretë”. I përdorur për herë të parë nga Wyndham Lewis në librin e tij Amerika dhe njeriu kozmik (America and Cosmic Man) më 1948, termi “fshat global” (global village) u bë në fillim të viteve 1960-të një koncept bazë në librat e njohur të filozofit kanadez Marshall McLuhan, Galaktika Gutenberg: Krijimi i njeriut tipografik (The Gutenberg Galaxy: The Making of Typographic Man), botuar më 1962 dhe Understanding Media (1964). McLuhan ishte i pari që përshkroi dhe argumentoi se si media elektronike shemb barrierat hapësinore dhe kohore në komunikimin njerëzor, duke mundësuar që njerëzit të ndërveprojnë dhe jetojnë në shkallë globale.

Nisur nga roli që luajnë imazhet televizivë (“mediascapes” dhe “ideoscapes”), të cilat krijojnë përshtypjen se po i rrafshojnë kufijtë nacionalë dhe po krijojnë identitete kolektive transnacionalë, ka autorë, të cilët mendojnë se globalizimi i vërtetë i shoqërisë ka nisur në vitet 1980-të, kur CNN filloi të transmetojë 24 orë lajme në kohën reale të ndodhjes së tyre. Autorë të tjerë vlerësojnë se, në kuptimin real të fjalës, globalizimi nisi në mes të viteve 1990-të, kur Interneti filloi të bëhej një medium publik komunikimi thuajse në të gjithë botën. Sipas tyre, dy inovacionet teknologjike që mundësuan fillimin e vërtetë të globalizimit të shoqërisë ishin www (World Wide Web) dhe GPS (Global Positioning System). Këta të fundit nuk mund të kuptohen pa atë paketë të teknologjive moderne të komunikimit (Windows, sistemet e kërkimit në Internet, softwere me burime të hapura, etj), të cilat krijuan mundësi të pashtershme për industritë e çdo lloji dhe individë nga çdo fushë e aktivitetit shoqëror. Interneti, sistemi GPS dhe krijimi i një sistemi zinxhir global prodhimi dhe furnizimi si Wal-Mart, Gap, Nike, u kanë dhanë shkas, duke filluar nga dekada e fundit e shekullit të 20-të, krijimit të një vargu termash, të cilët shprehin qartë pikërisht natyrën e shoqërisë së sotme gjithnjë e më të globalizuar, si: “Coca-colonization”, “McDonalization”, “Starbuckization”, “Wal-Mart era”, “Globalization 3.0”, “Digital planet”, etj.
Më sipër kemi dhënë një “kalendar” të disa prej ngjarjeve më të rëndësishme në historinë e shoqërisë njerëzore të pothuajse 3000 viteve të fundit, të cilat kanë luajtur një rol shumë të madh në “zgjerimin” e shkallës sonë të njohjes për planetin në të cilin jetojmë dhe, njëherësh me këtë, në “tkurrjen” e përmasave të tij përmes një procesi të vazhdueshëm globalizimi. Ngjarje të tilla, siç theksuam më sipër, kanë qenë nga helenizimi i shoqërisë mesdhetare 800 apo 700 vjet para erës së re, te “makdonalizimi”, “dixhitalizimi” apo “starbakizimi” i saj. Një pyetje që lind është kjo: A mund të kenë të drejtë të gjithë këta autorë, kur si pikënisje të procesit të globalizimit marrin ngjarje apo episode historikë kaq të ndryshëm dhe në periudha kaq të distancuara në kohë? Me fjalë të tjera, a duhet kuptuar globalizimi i shoqërisë si një proces që kryhet me “hope”, pra që nxitet nga ngjarje historike ose zbulime të veçanta në shkencë dhe teknologji, apo ai është një proces gradual, i cili ka nisur shumë shekuj më parë dhe është intensifikuar gjithnjë e më shumë në këta dhjetëvjeçarët e fundit?


Cilado përgjigje të duket më bindëse, një gjë është e sigurt: nga Talesi te Kolombi te revolucioni industrial te revolucioni rock te sputniku i parë te CNN te Windows dhe GPS te gjigandë të tillë si Wal-Mart dhe Lockheed Martin deri te “starbakizimi” i shoqërisë (nga Alaska në Shanghai dhe në Zelandën e Re dhe nga Cape Town në Oulu të Finlandës), planeti ynë ka ardhur duke u “tkurrur” gjithnjë e më shumë në atë masë dhe në një mënyrë të tillë që një individ sot mund të qëndrojë në të njëjtin tip hoteli, të marrë të njëjtin lloj ushqimi, të shohë të njëjtët filma dhe pse jo, të gdhihet papritur i përfshirë në të njëjtën krizë ekonomiko-financiare si i gjithë globi, kudo në botë që ai mund të ndodhet. Nëse këto janë apo jo “lajme” të mira për shoqërinë, është një temë më vete. Sidoqoftë, siç ka venë në dukje Niall Ferguson, historian në Universitetin e Harvardit, globalizimi i ka bërë dhe vazhdon t’i bëjë kudo në botë “mallrat më të lira, njerëzit më të lirë, ekonomitë më të forta dhe kulturat më të pasura”.

• Fatos Tarifa & Romeo Gurakuqi, Panorama