Në reagimin e tij nje prej hartuesve te ketij teksi shkollor, Beqir Meta, pas publikimit ne media te citimeve nga teksti i Historise 12 dhe reagimit te opozites thote se "teksti i Historise se Popullit Shqiptar per klasen e 12-te eshte teresisht i balancuar dhe i mbeshtetur ne fakte".
Ai thote se ne tekst jane parqitur te gjitha arritjet dhe mosarritjet e qeverive gjate periudhes se tranzicionit.
"Kemi folur per qeverisjen e demokrateve 2005-2009 dhe arritjet e tyre qe jane rezultate te dukshme si dhe jane permendur edhe nga nderkombetaret. Por kemi permendur edhe problemet e medha qe dolen ne perplasjet e institucioneve dhe ngjarjen e Gerdecit", - thekson Meta.
*******
Ai thote se ne tekst jane parqitur te gjitha arritjet dhe mosarritjet e qeverive gjate periudhes se tranzicionit.
"Kemi folur per qeverisjen e demokrateve 2005-2009 dhe arritjet e tyre qe jane rezultate te dukshme si dhe jane permendur edhe nga nderkombetaret. Por kemi permendur edhe problemet e medha qe dolen ne perplasjet e institucioneve dhe ngjarjen e Gerdecit", - thekson Meta.
*******
***************
Edhe amatorët, apo studentët do të bënin një tekst më të mirë. Jo vetëm që janë të politizuar deri në palcë, por nuk kanë as kujtesën minimale për ngjarjet e rëndësishme që kanë ndodhur vetë një ose dy dhjetëvjeçarë më parë. Megjithëse mbajnë titujt shkencorë, i lejojnë vetes të bëjë gabime trashanike.
P.sh. megjithëse janë zhvilluar vetëm mbi 12 vite më parë, zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 29 qershorit 1997, në tekst thuhen se janë mbajtur në 26 qershor!!!. Kjo është e keqja më e vogël. Teksti që flet për vitet 1997-2005 është jo vetëm i pasaktë, por edhe i manipuluar. Aty mbrohet monarkia e cila u rrëzua me referendum popullor po në zgjedhjet e 29 qershorit 1997.
Rindërtimi i vendit të shkatërruar nga rënia e shtetit të kriminalizuar gjatë qeverisjes së PD-së 1992-1997, shumëzohet me zero. Flitet për një "opozitë demokartike" që është "nën represionin e qeverisë socialiste", duke e bërë viktimë.
Ndonëse dihet historikisht se PD-ja e Berishës pas vitit 1997 punoi çdo minutë për të rrëzuar qeverinë e majtë, aty thuhet se partia në pushtet donte ta çonte sërish vendin në kaos (!).
Pas kësaj, vjen pasaktësia tjetër: Teksti thotë që "pas ikjes së Nanos kryeministër, vjen në pushtet Ilir Meta". Kryeministrin e deri '99-s Pandeli Majkon e kanë fshirë nga lista..
Pasaktësia tjetër ndodh me vitin 2001, kur kryeministër vijoi të ishte Meta dhe jo Nano siç thotë teksti i profesorëve.
Pjesë nga teksti për vitet 1997-2005
"Opozita, duke shfrytezuar edhe tatepjeten qe morren firmat piramidale ne vendin tone, arriti qe te organizoje rebelimin komunist te vitit 1997..."
Viti 1997 do të mbyllej për pjesën më të madhe të vendit në kaos. Opozita demokratike po e merrte veten pas atij sulmi të egër që kishte pësuar në vitin 1997. Ethet për ta çuar vendin në kaos të përsëritur dukeshin sheshit...
Në zgjedhjet e vitit 2001 përsëri në pushtet erdhën socialistët..Vendin e përfshiu një valë e paparë korrupsioni, trafiku dhe një gjendje e madhe pasigurie..
Kjo gjendje solli që në zgjedhjet e vitit 2005 të fitonte PD dhe të vinte sërish në pushtet Sali Berisha, i cili me projektet për luftën antikorrupsion, me flamurin e luftës kundër krimit të organizuar dhe me një program për zhvillimin e shpejtë ekonomik, çeli një epokë të re zhvillimi për vendin tonë.
Beqir Meta, drejtori që kërkoj heqjen e Mozaikut
Dy vite më parë Beqir Meta, kreu i grupit te autoreve te Historise 12 ishte personazhi më i polemizuar në vend. Doli dhe tha publikisht që duhej të ndryshonte mozaiku në ballë të Muzeut Historik Kombëtar, një vepër monumentale, që është bërë symbol i Tiranës. Duke u shporehur si drejtor i Muzeut, dy vite më parë ai thoshte: "Mozaiku duhet të ndryshojë. Është i ndërtuar në formën e një pllakate të realizmit socialist, një vepër ideologjike, mbi aleancën mes punëtorëve, ushtarëve, fshatarëve...".
Kundër kësaj ideje të çmendur dolën gati të gjithë dhe projekti u la. Artistët e photoshopit hodhën në internet edhe variantin e Mozaikut "sipas PD-së" ku në qendër do të ishin Berisha me thesin në krah. Por edhe pse fasada e Muzeut u pastrua, Mozaiku nuk u mirëmbajt dhe ai ditë pas dite po bie vetë...
Shekulli
No comments:
Post a Comment