Sunday, September 20, 2009

Djepi i kulturës dhe fëmijët e përbuzur.

Në fundin e viteve të shtatëdhjeta sa isha nxënës në shkollën e mesme kisha lexuar shumë vepra të shkrimtarëve botëror e mos të flasim për shkrimtarët shqiptar, ato pothuajse i kisha lexuar të gjitha.

Them të gjitha duke menduar në të gjitha librat që kishin depërtuar në Kosovë dhe që më kishin rënë në dorë, të ndaluara dhe të pandaluara. Siç është sot modern interneti, në atë kohe ishte moderne leximi i librave dhe ato përcilleshim nga dora në dorë.
Nga librat e lexuara kisha krijuar një lloj imagjinate në kokën time dhe kisha përshtypjen që e dija si duket çdo qytet dhe çdo katund i Shqipërisë aq bukur e kishin përshkruar atëbotë shkrimtarët. Shkodra për shembull ishte qyteti që më kishte bërë përshtypje më së shumti për lashtësinë dhe për kulturën e saj. Kisha lexuar se Shkodra njihej si qytet dhe si qendër tregtare edhe disa shekuj para Krishtit. Dija se shkodranët ishin mjeshtër te rrallë e sidomos të filigranit për të cilën gjë i njihte bota. Dija për Rozafën dhe për liqenin e Shkodrës dija për Bunën dhe Drinin, për bukuritë e saj natyrore që fatmirësisht i ka dhe sot. Dija dhe për luftërat e shkodranëve dhe të malësorëve që bënë për liri, kisha dëgjuar edhe për Oso Kukën dhe Prekë Calin. Me fjalë të tjera dija se Shkodra përpos gjërave të lartpërmendura ishte edhe djep i kulturës. Dihej se nga Shkodra ishte Marin Barleti, Ndre Mjeda, Vaso Pasha, Migjeni, Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Martin Camaj e të tjerë. Mandej kompozitor dhe artist të dalluar dhe si të tillë e kisha të mbyllur në kokën time imagjinatën për Shkodrën.
Ishte koha kur kufiri i hekurt ndante shqiptarët prej shqiptarëve dhe unë atëbotë kam pas thënë: po vdiqa pa e parë Shqipërinë do të më mbesin sytë hapur. Shqipërinë e vizitova për herë të parë në vitin 1999, kurse një vite më vonë shfrytëzova rastin të vizitoj Shkodrën. Por sa e kalova kufirin shqiptaro-shqiptar në Muriqan syri shihte veç bukurinë e fushave pjellore dhe shëmtinë e bunkerëve të betonte që ishin ndërtuar në kohën e Enverit.
*E para gjë që ta vret syri para se të hysh në Shkodër janë kolibet e gabelëve dhe gabelet që dalin në rrugë duke i puthur makinat me targa të huaja dhe duke kërkuar lëmoshë për të fituar ndonjë lek. Ky për mua ishte zhgënjimi i parë. Një i huaj që viziton për herë të parë Shqipërinë këta gabelë do i merrte për shqiptarë. Për ta dhe me ta duhet të merrej shteti e jo vizitorët e Shkodrës.
*Zhgënjimi i dytë për mua ishte Ura e Bunës me një gjatësi diku afër treqind metra e ndërtuar me dërrasa, e ngushtë sa për të kaluar vetëm një makine. Në fillim mendova se kjo urë ndoshta ruhet si monument historik, po të mos na kishte dhënë shenjë polici të kalonim urën. Shihja urën dhe dërrasat që ngriheshin po sa i shkelte rrota e makinës e me vete mendoja si i lejojnë këto qeveri vete vetes këtë lloj turpi që këtë urë që lidh dy shtete ta lënë në një gjendje kaq të mjerueshme.
Sa shumë dërrasa dhe gozhda kishte kjo urë po aq shumë ishin edhe kosovarët që me përdhunë kaluan mbi të dhe u dërguan për në kasaphanën e Tivarit. Kjo urë së bashku me shkodranët i kishte parë këto skena të çuditshme pa pas mundësi të ju ndihmojë vëllezërve kosovarë.
*Zhgënjimi i tretë ishte vetë qyteti i Shkodrës. Siç e thashë më parë e kisha ëndërruar ndryshe; si një qytet me biblioteka të mëdha me qendra të bukura të kulturës me bulevarde, me shitore të shumta të xehetarëve të ndryshëm. Por jo, Shkodra nuk m’u duk as sikur Gjakova qyteti im i lindjes që gjatë luftës ishte djegur e shkatërruar diku gjashtëdhjetë për qind. M’u duk si një vend ku ende bëhet luftë, aty bëhej luftë me varfërinë, luftohej për ekzistencë. M’u duk si një plakë e shkatërruar nga mosha që mezi lëviz këmbët. Tregtarët e zarzavateve në Shkodër në stilin allaturka reklamonin pemë e perime në tezga që gjendeshin në mes të rrugës të mbushura për plot me pluhur. Po të mos shihja përmendoren e Isa Buletinit dhe përmendoren e Pesë Heronjve nuk do të besoja se jam në Shkodër.
Me një taksist shkodran qëllova të më çonte deri në Muriqan (Taksisti ngiste një xhip, se makinat tjera e kishin të vështirë të kalonin atë rrugë). Gjatë rrugës e pyeta taksistin: Çfarë ka ndodhur kështu me Shkodrën, me djepin e kulturës? Ndryshe ka qenë, por na kanë prishur dukagjinasit më tha. Prej që erdhën ata u shkatërrua Shkodra! Sa u afruam afër kufirit taksisti duke e nxjerrë pasaportën e tij në tokë i ra një kasetë e magnetofonit të një këngëtari sllav.
-Çfarë është kjo kasetë, muzike serbe dëgjoni ju, -e pyeta?
-Jo ky nuk është serb është boshnjak mysliman, sikur edhe ne, i kemi vëllezër më tha.
-Te ne në Kosove i thashë që thonë “boshnjakun me e pre shtatë shkije i qet”, pra mos m’u arsyeto, këta të gjithë njësoj janë.

*Ky ishte për mua zhgënjimi i katërt dhe kalova kufirin duke e ditur se për shkatërrimin e Shkodrës nuk ishin fajtore dukagjinasit siç me tha taksisti, por pro serbët, pro grekët, pro boshnjakët pro turqit bashkë me komunistët që vranë e masakruan internuan kokat më të ndritura të Shkodrës.


Shkodra ishte dhe mbetet djep i kulturës, kurse fëmijët e rritur ne të u përbuzën dhe po përbuzën edhe sot nga qeveritë.


Përse është katandisur në atë gjendje Shkodra jonë ?
Nga Xhenc Bezhi, Burimi http://gazetatema.net/?gjuha=0&id=6122&PHPSESSID=ab99d5032fc2d03084565880b0fa7a56

No comments: