Universitetet private, ende të pakonsoliduara .
Të mirat dhe dobësitë e universitetit publik dhe atij jopublik. A ekziston mundësia që kandidatët për studentë, që nuk fitojnë në universitetet shtetërore, paguajnë në ato private?
Sa duhet të paguajë një student, për t’u diplomuar te ju?
Rektori i “Marin Barletit”, Nikola Dhamo :Paga për secilin student shkon 3 000 deri në 4 000 euro në muaj. Kjo varet nga dega që zgjedh secili student që regjistrohet te “Marin Barleti”. Ky është një universitet privat dhe, sigurisht që nuk mund të balancohen pagat me atë të një universiteti publik.
E pranoni se në universitetet private regjistrohen studentët që kanë parà, dhe jo më të mirët?
Përgjithësisht, qëndron një mendim i tillë, për arsye se universitetet private nuk janë konsoliduar ende, nuk kanë marrë një formë apo status të vetin, si dhe nuk janë tipizuar në strukturat që bëjnë për pranimin e studentëve. Po t’i shtojmë edhe numrin e madh të universiteteve, që janë hapur kohët e fundit, padyshim që të gjitha këto e përhapin një mendim të tillë, që nuk është e thënë që në përgjithësi institucioni privat i arsimit është në lartësinë e duhur. Kjo do të kërkojë kohë. Ne kërkojmë të krijojmë një fizionomi tonën, edhe në kushtet e një konkurrence të tillë. Në kushtet kur nuk janë studentët më të mirë që vijnë, ne mundohemi të krijojmë një traditë tonën, të përmirësojmë kurrikulat tona, të përfitojmë dhe të nxjerrim eksperiencat tona, lidhur me rekrutimin e stafit pedagogjik, sepse edhe ky është një problem shumë i madh. Nuk pretendojmë deri tek e shkëlqyera, pasi kjo do të favorizohet nëpërmjet kreditimeve, bursimeve të ndryshme. Prandaj, ne do të synojmë të marrim studentin e shkëlqyer, duke e lehtësuar nga barra financiare. Pa një opsion të tillë, një studenti i shkëlqyer nuk ka arsye të vijë te ne. Kjo do të jetë pjesë e strategjisë sonë të ardhshme.
Universiteti juaj e aplikon sistemin e bursave për studentët?
Duke filluar që këtë vit, për herë të parë aplikohet sistemi i bursave për studentët e shkëlqyer. Katër bursa janë shpërndarë për regjistrimet e tetorit të këtij viti; edhe bursa të tjera, që jepen në fund të semestrit të parë, plus bursa të veçanta që mund të jepen për aktivitete të ndryshme të jetës sociale, kulturore etj.
Pretendoni se jeni në konkurrencë me universitetet e tjera privatë apo edhe me atë shtetëror?
Të gjithë jemi në konkurrencë me njëri-tjetrin. Tani për tani, ne jemi në konkurrencë me të gjithë. Por konkurrencën e shohim paksa ndryshe, jo në atë që të ofrosh një universitet më të lirë: këtë nuk e quaj universitet. Nuk mund ta quaj konkurrent një universitet, i cili ofron kuota shumë të ulëta pranimi, në kuptimin e tarifave të shkollimit. Konkurrent do të ishte për ne një universitet që e zbaton Bolonjën me korrektësi.
A premton diploma e universitetit privat?
Pjesa më e madhe e universiteteve private ofrojnë jo më tepër se 11 degë për studentët. Ndër to përmendim juridik, psikologji, ekonomik, gjuhë të huaj etj. Hapësira e auditorëve zakonisht nuk lejon më tepër se 200 studentë të rinj çdo vit. “Nuk mund të pranojmë më shumë për eksperiencën dyvjeçare që ne kemi si universitet, edhe për vetë Sistemin e Bolonjës, i cili sapo ka hyrë në Shqipëri dhe nuk mund të ketë sukses me një rrëmujë studentësh,” u shpreh rektori Dhamo. Përsa i përket diplomës, rektori theksoi se do njihet më vonë, atëherë kur ajo të jetë gati; që do të thotë së pas tre viteve universiteti bën atë që quhet vetëvlerësim, pra akrediton vetveten. Këtë akreditim, universiteti kërkon që ta njohë edhe shteti shqiptar. Ndërsa, përsa i përket njohjes së diplomës jashtë shtetit, ajo që i bashkon të gjitha diplomat është se sa ato i janë përshtatur dhe e kanë zbatuar Deklaratën e Bolonjës. Mbas tre vjetësh, që i bie akreditimi, do të njihet edhe diploma.
Entela Duraj
Lista e universiteteve,
Tiranë:
* Universiteti i Tiranës
* Universiteti Politeknik i Tiranës
* Universiteti Bujqësor i Tiranës
* Shkolla e Magjistraturës së Republikës së Shqipërisë
* Universiteti Ushtarak Skënderbej
Shkodër:
* Universiteti Luigj Gurakuqi
Gjirokastër:
* Universiteti Eqrem Çabej
Durrës:
* Universiteti Aleksandër Moisiu
Vlorë:
* Universiteti i Vlores
Elbasan:
* Universiteti Aleksandër Xhuvani
Korçë:
* Universiteti Fan Noli
Lushnje:
* Universiteti Bujqësor i Lushnjes
* Universiteti Amerikan i Tiranes
* Epoka University
* University of New York Tirana
* Universiteti Zonja e Këshillit të Mirë
* Universiteti Luarasi
* Universiteti UFO
* Universiteti Kristal
* Universiteti Marin Barleti
* Universiteti Europian i Tiranës
* Universiteti WISDOM UNIVERSITY
* Universiteti ALDENT
* Universiteti Justicia
* Universiteti Medikadent
* Universiteti Polis
* Universiteti Illyria
* Universiteti Pavarësia Vlorë
Prishtinë:
* Universiteti i Prishtinës
* Qendra Juridike e Kosovës (QJK)
* Universiteti Amerikan në Kosovë
* Universiteti Dardania
* Universiteti Universum
* Universiteti Shkencave Mjekësore REZONANCA
* Universiteti Fama
* Universiteti Iliria
Prizren:
* Universiteti i Prizrenit
Pejë:
* Universiteti i Vizionit Evropian
Tetovë:
* Universiteti i Evropës Juglindore
* Universiteti Shtetëror i Tetovës
Shkup:
* Universiteti i Evropës Juglindore
* Universiteti Kiril dhe Metodij
* Universiteti Evropian
Manastir:
* Universiteti i Manastirit
Strugë:
* Universiteti i Evropës në Strugë
Universiteti Dardania

Njohja e diplomës varet nga akreditimi apo vetëvlerësimi i universitetit

Universitete në Shqipëri !
Universitetet shtetërore
Tiranë:
* Universiteti i Tiranës
* Universiteti Politeknik i Tiranës
* Universiteti Bujqësor i Tiranës
* Shkolla e Magjistraturës së Republikës së Shqipërisë
* Universiteti Ushtarak Skënderbej
Shkodër:
* Universiteti Luigj Gurakuqi
Gjirokastër:
* Universiteti Eqrem Çabej
Durrës:
* Universiteti Aleksandër Moisiu
Vlorë:
* Universiteti i Vlores
Elbasan:
* Universiteti Aleksandër Xhuvani
Korçë:
* Universiteti Fan Noli
Lushnje:
* Universiteti Bujqësor i Lushnjes
Universitetet private
* Universiteti Amerikan i Tiranes
* Epoka University
* University of New York Tirana
* Universiteti Zonja e Këshillit të Mirë
* Universiteti Luarasi
* Universiteti UFO
* Universiteti Kristal
* Universiteti Marin Barleti
* Universiteti Europian i Tiranës
* Universiteti WISDOM UNIVERSITY
* Universiteti ALDENT
* Universiteti Justicia
* Universiteti Medikadent
* Universiteti Polis
* Universiteti Illyria
* Universiteti Pavarësia Vlorë
Universitete në Kosovë
Prishtinë:
* Universiteti i Prishtinës
* Qendra Juridike e Kosovës (QJK)
* Universiteti Amerikan në Kosovë
* Universiteti Dardania
* Universiteti Universum
* Universiteti Shkencave Mjekësore REZONANCA
* Universiteti Fama
* Universiteti Iliria
Prizren:
* Universiteti i Prizrenit
Pejë:
* Universiteti i Vizionit Evropian
Universitete në Maqedoni
Tetovë:
* Universiteti i Evropës Juglindore
* Universiteti Shtetëror i Tetovës
Shkup:
* Universiteti i Evropës Juglindore
* Universiteti Kiril dhe Metodij
* Universiteti Evropian
Manastir:
* Universiteti i Manastirit
Strugë:
* Universiteti i Evropës në Strugë
Universiteti Dardania
No comments:
Post a Comment