Saturday, September 26, 2009

Orgazëm Militantësh - Nga poshtë lartë

Nuk mund të ketë atdhetarizëm pa liri, liri pa virtyt, virtyt pa qytetar; krijoni qytetarin dhe do të keni çdo gjë që iu nevojitet; pa atë ju keni asgjë, përveçse skllevër që nga sundimtari e deri poshtë.

Rusoi me duket se i shkruajti për ne këto fjalë, dhe nuk e di pse na ngjisin kaq shumë. Tashmë ritmi i të bërit filloi.
Kot më kot me apo pa dritë fikur rëndësi ka që filloi. Pasi u qelbëm rrugëve me këta njerëz që nuk dinë seç duan e pasi festojnë si të marrë për një festë që nuk i takon vetëm atyre, pa asnjë çudi janë njerëzit më periferikë që mbushin forumet e partive. Janë gati të grushtohen për partinë, sa mirë do qe sikur të grushtoheshin për të mirat e tyre duke dalë shesheve për halle më të mëdha se ato të partisë! Apo për ato komplekse të indiferencës qytetare! Për partitë dalin, për hallet e tyre jo. Kjo do të thotë që janë të kënaqur. Por çfarë i ndan militantët e sotëm nga ata të partisë së punës? Në fakt asgjë. Asgjë sepse edhe atëherë bëheshe i partisë, edhe tani për disa të mira po përsëri i partisë. Aq të mira që të jep partia brenda një zarllëku, brenda këtij rrethi je më mirë të përdoresh. Duan të fillojnë të bëjnë pis mendimin po përsëri në fund ja dalin që të qelben në të.

Janë po ata që masturbojnë mendërisht me partinë dhe kjo e fundit bën qefin e saj. Në mënyrën më të mundshme të të shfaqurit, militantizmi nuk mund të krahasohet me tifozllëkun sportiv, për çdo tifo birre skuadre, derbi apo finale. Ata janë të ndarë në fshatçe dhe qytetas. Por si është e mundur një fuqi e tillë që nuk ka atë që meriton, dhe madje është shkaku që masturbon kaq shumë mendërisht sa Niçe e quan; Fuqi pa fitore. - Njohja më e fortë (ajo e mungesës se plotë te lirisë së vullnetit njerëzor) është gjithsesi me i varfëri i sukseseve, sepse ka gjithnjë kundërshtarin më të fortë, krenarinë njerëzore. Në këtë unazë, vota shkon per atë lider partie qe ka prapa tij një tufë me militantë më periferikë që më shumë është djathtas, dhe me një tufë tjetër që është majtas, se votën duhet ta japësh që ai të mbrojë qytetarinë.

Dhe fjala është po pse kë të votojmë Doktorin që merr me vete një tufë njerëzish periferike?
Pra shumica ia jep votën Piktorit për këtë arsye; se Piktori është më qytetar brenda pikturës së çmendur, madje nga një familje qytetare dhe për më shumë mban edhe portretin ikonë të Krishtit në zyrë. E dukura shfaq se kjo gjendje militantësh janë absolute në besë, sedër, idealizëm naiv, verbëri skllavërie për partinë, gjë që nuk e braktisin kurrë. Kjo dukuri do të vazhdojë për sa kohë ka ngopje për ta nga poshtë lartë nga ku tradita e mbushjes së duarve është po e njëjtë si ajo me veteranët e dekoratave, me pllakat e përkujtuara. Atëherë idealizmi dhe ndershmëria prej naivësh apo budallenjsh, për ti dhënë partisë më shumë se sa përfitonin në ndershmëri, për tu kuptuar edhe nga ata vetë se ca politikanë i vlerësojnë dhe i duan si emra, fytyra, fleta votimi, shifra, zëra në mitingje dhe ditë votimesh.
Më ndryshe si mish për orgjira mendore, për media dhe mbi të gjitha si mish vote. -Shhhh, qetësi, tani kanë fikur dritën edhe atë të mendjes dhe po bërtasin, janë në një fazë të mirë. Njëherësh ata janë e kundërta kush ska veshë le të dëgjojë kush ka sy mos të shikojë. Ata të lajnë edhe këmbët. Ata kanë një emër, shokë MILËT, që vjen nga fjala militant. Ata kërkojnë vende të pamerituara.
MILËT hapin dyert e zyrave për qef, rrethojnë tavolinat zyrtare, bërtasin sa herë që nuk u plotësohet dëshira e radhës.

MILËT janë të fuqishëm, elegantë e të shkathët, kavalierë dhe njëherësh servile, denglaxhinj, personazhe njerucësh të dalë nga Vilhem Raih. Ata janë si ajo fjala e Agollit, shkërdhatokratë politikë, ata janë njeherësh edhe homoseksuale politikë. Te lënë përshtypjen se masturbojnë me flamuj, afisha me dhe pangjyra, bertasin rrugëve a thua se po kërkojnë më shumë dhe kanë kohë pa e bërë, dhe në fund mblidhen tek selia për tu bërë pis.

Tashmë orgazmën e arritën, bërtitën, sokëllitën, u çorrën, su shporrën, çfarë duan më tani? -A më falni, duan shpërblimin. Nuk ka për tu rregulluar asgjë për sa kohë duhet të dalim në shesh se na dhemb koka neve dhe jo liderit të partisë, do dalim në sheshe vetëm kur të kemi një shoqëri civile të fortë, që do shqetësohet edhe për llojin e pemës së mbjelle. E kështu injoranca militante, një pjesë më në masë e shoqërisë duket se në mënyrën se si bën seks ne po atë mënyrë bën edhe militantizëm; ne po atë mënyrë që nuk di të bëj dashuri në po atë mënyrë nuk di të bej as militantizëm. Tashmë orgazma plasi. Mbase edhe Vilhem Raih ka shumë të drejtë kur thotë se: -Do të dish se çje Njeruc? Dëgjon në radio reklamat e ilaçit kundër kapsllëkut, të kolinozit, parfumeve e të tjera, por nuk arrin të dëgjosh dhe të kuptosh muzikën e propagandës. Nuk arrin të kapësh budallallëkun e pafund, she sirenat gustokëqia e të shpifura që i kanë sajuar për të tërhequr vëmendjen.

G. SOT nga Nga Eljan TANINI

Prejardhja e largët shqiptare e filozofit Benedetto Croce!

Këto vitet e fundit kemi ndie deri në neveri sesi shkruesa të ndryshëm janë përpjekë me nxjerrë me çdo kusht me prejardhje shqiptare njerz të shquem të gjitha fushave të jetës.
E kështu jena gjetë papritë me nji numër të madh perandorësh romakë, vezirësh, tregtarësh, pashallarësh apo artistash shqiptarë, të cilët në të gjallë të vet nuk e kishin ba kurrnji të mirë për Shqipninë, por që sot gjithsesi nji farë shqiptarësh krenohet me ta.


Së pari asht krejt e vështirë, nemos e pamujtun, me folë për përkatësi kombtare shqiptare në kohna kur ky koncept s’ishte kurrkund, e së dyti vlera e nji shqiptari matet drejtpërdrejt me at’ që ai ban në lidhje me atdheun e vet e jo me përrallat e dushkut që tregohen sot për të.
Por kemi pa edhe primjen e kundërt, sidomos në rastin e Nanë Terezës, kur u hodhën me ia mohue prejardhjen shqiptare tue na e nxjerrë prej s’di se kah.
Të dyja primjen i përkasin nji niveli të vetëm, atij që lëviz prej forcës së inferioritetit e kërkon grremça për me dalë e me u dukë. Ne nuk kemi nevojë as me e dhunue historinë dhe as me e zbukurue atë, le t’ia lamë këtë zanat atyne që s’kanë të kalueme dhe që priten e përcillen si shtegtarë në toka e në vise të hueja – pa dijtë se prej kah vijnë e ku janë tue firue.
* * *
Mbas këtyne fjalëve merret vesht se nuk kemi ndër mend me e nxjerrë B. Croce-n me zor shqiptar e zog shqiptarit, por thjesht me u ndalë te disa rreshta që ai vetë shkruen në nji vepër të tijën historike.

Për ata që s’e kanë ndie apo që e kanë ndie por s’dijnë ma shumë, Benedetto Croce ka qenë nji filozof, historian, kritik letrar, politikan italian që ka lind në vitin 1866 në Pescasseroli e ka vdekë në vitin 1952 në Napoli.
Studjues i Hegel-it dhe i hegelizmit, kultivues i studimeve letrare dhe i historisë së Italisë, i përkushtuem mbas temave estetike dhe mbas ideve historike të Giambattista Vico-s, Croce do të bahej mjaft heret i njohun në ambjentet intelektuale italiane dhe europiane.
Në fillim marrdhanjet e tija me filozofin e shquem italian Giovanni Gentile ishin të afërta dhe miqsore, por ngadalë, ndërsa Gentile afrohej me fashizmin, Croce do të ftohej me të dhe në fund miqsia do të prishej përgjithmonë.
Në lamije të politikës Benedetto Croce mbetë liberal i vërtetë, në fushën filozofike ndihet te ai trysnia e fortë e Hegelit dhe pesha e Vico-s, në fushë të historisë dhe të historisë së letërsisë asht gjenial dhe vijon në nji farë mënyre në vazhdën e De Sanctis-it.

Benedetto Croce



Le të vijmë tashti tek prejardhja e tij e largët shqiptare.

Në nji libër të tijin me titull “Due paeselli d’Abruzzo: Pescasseroli e Montenerodomo” autori flet për historinë e vendeve prej kah rridhshin prindt e vet: Pasquale Croce e Luisa Sipari. I jati ishte me origjinë prej Pescasseroli-t ndërsa e ama prej Montenerodomo-s – të dyja këto vende ndodhen në krahinën e Abrucit (Abruzzo), pra përballë Adriatikut.
Tue folë për familjen e së amës, Croce tregon se familja Sipari njihej në at’ zonë tue nisë prej vitit 1656. Prej dokumentave historikë del se nji farë Marcantonio di Siparo me profesionin “bassettiere”, skaj që shenjonte nji njeri që merrej me shitblemjen e lëkurave të qingjave dhe deleve (bassette), ishte përfaqsues i komunës së Pescasseroli-t dhe merrej me verimin e grigjave në Pulje.
Tue arsyetue prej emnit dhe prej zanatit, shkruen Croce, nuk asht e pamujtun që kjo familje, që nuk ishte prej ma të moçmeve të asaj zone, ta kishte prejardhjen prej bregut tjetër të Adriatikut (vep. cit., fq. 94).
Kurse në nji shenjim, po aty, ai tregon sesi simbas gjurmimeve të tija dhe sidomos prej të dhanave që kishte marrë prej prof. Francesco Lorenzo Pullè, fjala Siparo kishte mundësi me e pasë prejardhjen prej Ciparum, Sipar, Scipar – nji qytet i vogël i Istries.
Por, shton menjiherë Croce, me emnin Seperi (Sheperi) njihet edhe nji katund në Shqipni.
Tek i njejti studim Croce përmend edhe aktivitetin politik dhe letrar të dajës së vet: Francesco Saverio Sipari (1828-1874), i cili mbasi kishte përfundue studimet në jurisprudencë në Napoli ishte marrë me letërsi dhe politikë.
Ajo që të ban përshtypje tek ky autor modest, asht fakti se jo vetëm ishte lexues i ethshëm i Hugo-së, Lamartine-it, Berchet-it, Prati-t etj, por në krijimet e veta trajtonte tema si ajo e Plakut të Janinës, temën e Suljotit, gja që mund të spjegohet edhe thjesht si ndikim i nji fryme romantike të asaj kohe por edhe si nji reminishencë e prejardhjes së tij.
Këtu merr fund “zbulimi”.
Por edhe në qoftë se Benedetto Croce-ja do të ishte me prejardhje shqiptare nuk do të ndryshonte asgja.
Randësia e tij do të kishte kuptim nëse shqiptarët do të mësonin diçka prej mendimit të tij filozofik, prej pasionit të tij liberal në jetën publike, prej qëndresës së tij ndaj kufizimit të lirive gjatë periudhës fashiste dhe prej kundërshtimit të tij ndaj luftës.
Me nji fjalë, në qoftë se vlera universale e nji njeriu si Croce do të ndikonte në formimin e ndërgjegjes dhe kulturës shqiptare, atëherë ai (apo nji njeri tjetër i madh) do të ishte patjetër shqiptar, edhe pa pasë asnji lidhje gjaku me Shqipninë.


Ardian Ndreca

Albanologët austriakë zbulojnë një libër shqip para Buzukut

Albanologët austriakë zbulojnë një libër shqip para Buzukut.


Shkrimi pellasgo-shqip

Profesorët Stefan Schumacher
Stefan Schumacher
dhe Joachim Matzinger
Joachim Matzinger
nga Akademia e Shkencave Austriake kanë arritur të zbulojnë një dokument që mendohet t’i përkasë shekullit të XIV, ku shkruhet një shqipe me gërma latine.

Dy profesorët në studimin e tyre kanë arritur në përfundimin se një pjesë e gjuhëve si latinisht, gjermanisht dhe thuajse pjesa më e madhe e gjuhëve të Ballkanit, kanë elementë të rëndësishëm të gjuhës shqipe.

Janë përsëri ata, austriakët, të dashuruarit e përjetshëm me shqipen, që këtë radhë na befasojnë me një tjetër zbulim. Bëhet fjalë për një dokument që mund të hedhë dritë për shkrimin më të hershëm të gjuhës shqipe. Profesorët Stefan Schumacher dhe Joachim Matzinger nga Akademia e Shkencave Austriake kanë arritur të zbulojnë një dokument që mendohet t’i përkasë shekullit të XIV, ku shkruhet një shqipe me gërma latine.

Studimi ka si qëllim zbulimin e ndikimit të gjuhës shqipe në të gjithë gjuhët e rajonit, por edhe në gjuhët e vdekura. Dy profesorët në studimin e tyre kanë arritur në përfundimin se një pjesë e gjuhëve si latinisht, gjermanisht dhe thuajse pjesa më e madhe e gjuhëve të Ballkanit, kanë elementë të rëndësishëm të gjuhës shqipe. Fakti se një pjesë e foljeve kryesore të shqipes gjenden në këto gjuhë, e vërteton më së miri këtë gjë. Dy profesorët kanë paraqitur fletën e një libri të Biblës që dokumenton gjuhën shqipe të shkruar në fillim të shekullit të XVI. Nëse do të vërtetohet origjinaliteti i këtij dokumenti, atëherë kemi të bëjmë me një libër më të hershëm se “Meshari” i cili daton në mes të shekullit të XVI.

Zbulimi



Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një zbulim të mirëfilltë shkencor apo jo. Dokumenti që publikohet në web-in zyrtar të Akademisë së Shkencave të Austrisë pretendon se bëhet fjalë për shqipe të shkruar rreth shekullit XIV. Përcaktimi më i saktë i datës do të shërbente për të vërtetuar nëse “Meshari” i Gjon Buzukut është i pari libër i shkuar në shqip apo më në fund gjuhësia ka arritur të gjejë dokumente të tjerë që e vërtetojnë këtë gjë. Në foto jepet fleta e një libri fetar, i shkruar në italisht dhe në shqip.
“Scala I. Ligierata VI. Si e krijoi 3ot$ne Adamne et Evene. Të paretë tanë print”, që kuptohet. “Ligjërta e VI. Si e krijoi Zoti Adamin dhe Evën, prindërit tanë të parë”.

Në gjurmët e Joklit



Dy profesorët austriakë kanë përdorur materialet dhe dokumentet e themeluesit të shkencës së Albanologjisë, Norber Jokl. Jokl ka lindur në 25 shkurt 1887 dhe është vrarë nga nazistët në maj 1942. Edhe pse me një formim juridik, Jokl iu përkushtua gjuhësisë dhe kryesisht studioi gjuhët indo-evropiane, gjuhët sllave dhe gjuhët romane. Një vëmendje të veçantë i ka kushtuar gjuhës shqipe. Në moshën 30-vjeçare mësoi gjuhën shqipe. Është autor i librave “Studime mbi etimologjinë dhe fjalëformimin e shqipes” dhe “Kërkime gjuhësore - kulturore historike nga fusha e shqipes”.

Dokumentet e hershme të shqipes



Deri më sot tre cilësohen si dokumentet më të hershme të shqipes. Edhe pse gjithë gjuhëtarët pranojnë se shqipja duhet të jetë shkruar shumë kohë më parë, dokumenti i parë që e dëshmon këtë është “Formula e pagëzimit”, e shkruar nga kryepeshkopi i Durrësit, Pal Ëngjelli, gjatë një vizite në dioqezën e Matit në 8 nëntor 1462. Dokumenti i dytë është fjalori i Von Harfit, i vitit 1497. Dokumenti që përmban një numër fjalësh dhe shprehjesh që i duheshin udhëtarit gjerman gjatë kalimit të tij në Shqipëri në Durrës dhe në Ulqin. Të së njëjtës rëndësi, gjuhëtarët rendisin dhe “Perikopeja e Ungjillit të Pashkës”. Një dokument i shkruar në greqisht, që mendohet se i përket shekullit XV ose fillimit të shekullit XVI. Ky dokument përbëhet nga 2 pjesë të vogla Bible në gjuhën shqipe, që u gjetën në një dorëshkrim greqisht të shekullit XIV. Por si dokumenti më i rëndësishëm deri më sot mbahet “Meshari” i Gjon Buzukut, i pari libër në gjuhën shqipe. “Meshari” i përket vitit 1555. Por të gjithë studiuesit janë të një mendimi kur flasin për dokumentet më të hershme. Këtë e dëshmon dhe Arqipeshkvi francez i Tivarit me emrin Brokard, që ka udhëtuar në Shqipëri. Në një relacion latinisht të vitit 1332, ai shkruan: “Sado që shqiptarët kanë një gjuhë fare të ndryshme nga gjuha latine, prapë ata kanë në përdorim edhe në tërë librat e tyre shkronjën latine”. Një gjë mund të thuhet me siguri: Nëse dokumentet shqipe ekzistojnë, zbulimin e tyre mbetet ta presim gjithmonë nga të huajt.

Formula e Pagëzimit 1462



Dokumenti i parë i vërtetuar i shqipes i përket datës 8 nëntor 1462. Është shkruar nga Kryepeshkopi i Durrësit, Pal Ëngjelli, gjatë një vizite në dioqezën e Matit. Duke parë mangësitë në ushtrimin e fesë, Pal Ëngjelli lëshon një qarkore latinisht, ku lejon që në kohë lufte fëmijët të pagëzoheshin në shqip. Formula është: “Un të pagëzonj pr’emen’t Atit e t’birit e t’shpirtit shenjt” shqip .

Fjalori i Arnold Fon Harfit (1497)



Janë 26 fjalë shqip, 8 shprehje dhe numrat nga 1 deri 10 dhe 100 e 1000. Fjalori modest i udhëtarit Arnold Fon Harfit ka një rëndësi të madhe për gjuhën shqipe, duke qenë është i pari dokument i shprehjeve dhe numrave. Fjalori është zbuluar në vitin 1860, Fon Harvi udhëtoi në Durrës dhe në Ulqin.

“Meshari” i Buzukut 1555



Është i pari libër i gjuhës shqipe që është gjendur deri më sot. “Meshari” përbëhej nga 110 fletë ose 220 faqe. Origjinali i librit që ka arritur të gjendet përbëhet nga 94 fletë. Libri është kishtar dhe është shkruar në gjuhën latine, ka 154 000 fjalë. Është në dialekt verior dhe origjinali gjendet në Arkivat e Vatikanit.
http://www.dieuniversitaet-online.at/beitraege/news/wiener-linguisten-erforschen-balkansprachen/10.html
Tirana Observer
Pema e gjuhëve indoeuropiane

Plakushka plakë Carla del Ponte

Del Ponte ka patur shumë kritikë Karla Del Ponte është etiketuar "Gestapo e re", "Bushtra", "Raketa e paorientuar" dhe "Personifikimi i kokëfortësisë". "Këto tregojnë se unë po bëj punën", është kundërpërgjigjur ajo ndaj tyre...



Libri i Karla Del Ponte - përplotë pretendime

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së

Gazeta The Times shkruan se vizita e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, ishte një "ofensivë sharmi".
Vizita, shkruan gazeta, pasoi kërkcënimin rus me veto me qëllim të bllokimit të vazhdimit të shërbimit të tij, në pozitën e kreut të Kombeve të Bashkuara.

Diplomatët perëndimorë shprehin frikën se shefi i Kombeve të Bashkuara mund të bëjë lëshime të mëdha ndaj Rusisë, lidhur me çështjen e Kosovës, pavarësinë e së cilës Rusia refuzon ta pranojë.

Kremlini, shkruan The Times, po bën presion ndaj zotit Ban Ki Mun, që të injorojë, apo që së paku të zgjasë periudhën tranzitore prej 120 ditësh që i është përcaktuar Kosovës pasi ajo shpalli pavarësinë nga Serbia.

Diplomatët mendojnë se ka gjasa që ai të detyrohet të bëjë emërimin e një ndërmjetësi për të rifilluar bisedat mes kosovarëve dhe serbëve.

Rezultati i kësaj, shkruan gazeta, është se përkundër deklaratës së pavarësisë, Kosova mund te gjejë veten sërish në një periudhë të "përkohëshme" me një status të paqartë.

Daily Telegraph ndërkaq sjell shkrimin për të burgosurit serbë dhe pretendimet se atyre u janë marrë organet gjatë luftës në Kosovë.

Shqiptarët kosovarë kanë përfituar nga shitja e organeve të nxjerra nga të burgosurit serbë gjatë luftës së vitit 1999, - janë këto pretendimet që nxirren në librin e botuar nga ish krye - prokurorja e tribunalit të Hagës, Karla Del Ponte.

Burimet serbe që citohen në libër akuzojnë shqiptarët se kanë përfituar nga këto veprime.

Këto pretendime janë hedhur poshtë nga ana e këshilltarit të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit, i cili gjatë viti 1999 ishte udhëheqës i UÇK-së.

Zonjusha Del Ponte raporton se këto akuza vijnë nga disa burime, dhe thuhet se qarqet kryesore të UÇK-së, kanë qenë në dijeni të këtyre veprimeve.

Qindra të rinj serbë, thuhet në artikull pretendohet të jenë marrë me kamionë prej Kosovës për në veri të Shqipërisë ku u janë hequr organet të cilat pastaj janë shitur.

Të gjitha këto janë botuar në librin e saj "Zbulimet e gjahut : Unë dhe kriminelët e luftës".

Megjithatë, Del Ponte, shkruan gazeta, ka cekur se ajo nuk ka dëshmi të mjaftueshme për të dalë në gjyq me to.

Zyra për krimet e luftës në Beograd ka njoftuar se edhe ajo po fillon hetimet që vet ka për t'i zhvilluar.


Shqipëria kundër akuzave të Carla del Pontes

Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Kuvendit të Shqipërisë, Preç Zogaj, reagoi kohë më parë në foltoren e Kuvendit ndaj librit të ish-kryeprokurores së Hagës, Karla del Ponte.
Fjala është për pretendimin e ekzistencës së një klinike të improvizuar në Gurrë të Matit ku, sipas zonjës Del Ponte, bëheshin transplante organesh të ushtarëve serbë.

Zogaj kërkoi nga kryeprokurorja, Ina Rama dhe Presidenti i Republikës, Bamir Topi të shprehin qëndrim në lidhje me akuzat që, sipas tij, po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë.

Ndërkaq, deputeti i PS-së për Matin, Qemal Minxhozi, tha se bashkë me banorët e Gurrës kanë vendosur ta padisin penalisht për shpifje në Gjykatën e Strazburgut ish-kryeprokuroren e Hagës.

Minxhozi tha se në asnjë rrethanë nuk egsiston asnjë fakt i vetëm që të vërtetojë se në zonën e Gurrës ka shkelur këmba e ndonjë ushtari apo civili serb, sipas tij, qoftë edhe i sjellë forcërisht gjatë periudhave të trazirave në Kosovë të vitit 1999.

Shqipëria mohon klinikat e transplantimit

Ka dyshime për trafik fëmijësh nga Shqipëria jashtë
Shqipëria mohon kategorikisht që në vend të ketë ndonjë klinikë ilegale të transplantimit të organeve.
"Në territorin e Shqipërisë nuk ka asnjë klinikë për transplant organesh," tha ministri shqiptar i Rendit Publik, Igli Toska, për BBC në shqip duke reaguar ndaj zhurmës së ngritur në media kohët e fundit lidhur me ekzistencën e klinikave të tilla të fshehta në Shqipëri.

Deklarata e zotit Toska për BBC-në pason edhe qëndrimin publik të Shërbimit Informativ Shtetëror të martën se nuk kishte informacione për ekzistencën e organeve të fëmijëve në Shqipëri.

Në fakt, drejtues të mëparshëm të këtij shërbimi kanë deklaruar se ky lloj krimi as që ka qenë pjesë e veprimtarisë gjurmuese.

Kjo çështje është ngritur kohët e fundit edhe nga zyrtarë të BE-së, të cilët kanë kërkuar nga autoritetet shqiptare për të hetuar lidhur me informacionet në shtyp.


Jam i sigurt se policia atje dhe gjetkë do t'i hetojë këto pretendime deri në fund.

Chris Patten, komisioner evropian

"Një numër pretendimesh na u ngritën ne dhe ne i kaluam këto pretendime tek autoritetet e interesuara, jo vetëm ato në Shqipëri," tha komisioneri i BE-së për çështjet e jashtme Chris Patten kur u pyet nga gazetarët gjatë një takimi të ditëve të fundit të ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel, nëse i qëndronte deklaratave të tij lidhur me trafikun e organeve në Shqipëri.
"Jam i sigurt se policia atje dhe gjetkë do t'i hetojë këto pretendime deri në fund, dhe do të na informojnë ne për rezultatet kur të jenë gati," tha ai.

Ministri shqiptar Toska tha se autoritetet në Shqipëri kanë reaguar lidhur sinjalizimet në shtyp dhe nga zyrtarët evropianë.

"Para se Chris Patten dhe organizma të ndryshëm ndërkombëtarë të sensibilizojnë një çështje të tillë ne kemi pasur informacione dhe kemi reaguar pas këtyre informacioneve," tha zoti Toska.

"Ne kemi ngritur një grup pune të posaçëm në drejtorinë e policisë," tha ai duke shtuar: "Ne jemi në minimumet tona historike për sa i përket trafikut të qënieve njerëzore".

Dyshimet

Mjekë shqiptarë thonë se është e pamundur të bëhen transplantime në Shqipëri

Dyshimet për fëmijë të trafikuar drejt Greqisë apo vendeve të tjera për t'u bërë transplant organesh, apo për t'u grabitur organet e brendshme, qarkullojnë në Shqipëri prej të paktën katër vitesh.
Vitin e fundit filloi të zërë rrënjë edhe një dyshim tjetër: ai i ekzistencës së ndonjë klinike private në qytetin e Fierit, ku mund të realizoheshin ndërhyrjet kirurgjikale.

Ky dyshim hidhet poshtë nga specialistë të mjekësisë, të cilët arsyetojnë se shkencërisht nuk është arritur ende në Shqipëri që të realizohen transplante të organeve.

"Aktualisht Shqipëria nuk ka kapacitet për të organizuar transplantet brenda saj," thotë për BBC-në mjeku reanimator, Tritan Shehu.

"E quaj krejtësisht të pamundur që kjo të realizohet në klinikat publike, sepse kjo kërkon ekipe të gjera mjekësh ... dhe nuk mund të kryhet në mënyrë sekrete në spitalet publike," tha ai duke shtuar se ekzistenca e klinikave ilegale "është e pabesueshme".

Të përfshirë në një mënyrë apo tjetër vorbullën e thashethemnajës edhe drejtues të materniteteve në Tiranë kanë hedhur poshtë mundësinë e rrëmbimit të foshnjave prej spitaleve.

Nga ana tjetër, mjeku Tritan Shehu, ashtu si edhe një opionion më i gjerë, nuk do të habiteshin nëse fëmijë të caktuar trafikohen diku jashtë shtetit, mbase në Greqi, ku ekzistojnë kushtet shkencore për heqjen dhe ruajtjen e organeve.

Trafik jashtë

Rrethi i dyshimeve duket se ngushtohet më shumë tek ekzistenca e një rrjeti trafiku fëmijësh nga Shqipëria për në vendet fqinje.

Gazetari investigativ, Zylyftar Bregu, tregon se përvoja e tij ia përforcon këto dyshime.

"Unë mund të them se ka trafik të fëmijëve shqiptarë për në Greqi, por dyshoj se mund të bëhen transplante në Tiranë," tha zoti Bregu.

Gazetari Bregu kujton se para katër vitesh u dyshua për zbulimin e disa arkivole fëmijësh në Tiranë, për të cilët u fol se ishin bosh:

"Nuk u dha asnjëherë një përgjigje se cilat ishin përfundimet e këtyre hetimeve," tha zoti Bregu.

Në qytetin e Korçës është zhvilluar një proces gjyqësor ku disa persona janë dënuar me akuzën e organizimit të trafikut të fëmijëve drejt një klinike në qytetin Kozani të Greqisë.

Një nga gazetat më të mëdha në Greqi ka shkruar rreth dyshimeve për ekzistencën e kësaj klinike.

Gazetari Roland Beqiraj, në qytetin e Korçës, që ka hetuar nga afër dhe ka ndjekur gjyqin e zhvilluar thotë se sipas hetimeve ka rreth 14 raste ku gratë kanë shkuar për të lindur në një klinikë private në Greqi dhe janë kthyer prej andej pa fëmijë.

"Gra nga Korça dhe Peshkopia kanë shkuar dhe kanë lindur fëmijët e tyre në këtë klinikë dhe nuk i kanë marrë ato pas," thotë zoti Beqiraj.

"Kam kontaktuar me një qytetare nga Korça, quhej Donika Hajdini, e cila është edhe një ndër dëshmitaret kresore të akuzës për procesin e njohur për dënimin e trafikantëve ose të atyre që ia kishin blerë këtë fëmijë duke filluar nga shtatëzania dhe lindja që kishte bërë në këtë klinikë," tregon ai.

"Mjeku grek i tha se fëmija i kishte vdekur, por ajo as nuk e pa me sy dhe nuk mori asnjë dokument shoqërues që të vërtetonte vdekjen e kësaj fëmije," thotë gazetari Beqiraj.

Dëshmitë e gazetarit janë tronditëse dhe kapërcejnë kufijtë e imagjinatës se si një prind mund të nxjerrë në treg, apo akoma më keq të sjellë në jetë një fëmijë me një porosi të parapaguar për t'i marrë organet e brendshme.

Edhe ministri shqiptar i rendit, Igli Toska, e pranon se ka ekzistuar fenomeni i fëmijëve të trafikuar jashtë territorit shqiptar.

Ai thotë, megjithatë, se është e vështirë të përcaktosh statistikat se në ç'masë ka ndodhur ky fenomen.

"Nga informacionet zyrtare rezulton se janë prindërit vetë që i kanë dërguar fëmijët jashtë territorit të vendit," tha zoti Toska.

Një tjetër fakt që i rrit dyshimet se fëmijë shqiptarë janë pre e një trafiku organesh është edhe përgjigja që ka ardhur në fund të vitit të shkuar nga avokati i popullit në Greqi për homologun e vet në Shqipëri.

Sipas avokatit grek, nga institucionet e rehabilitimit në Greqi, për një periudhë katër vjeçare, janë larguar pa ditur se ku më shumë se 500 fëmijë shqiptarë.

Pra, ka dyshime të forta se në Greqi, fëmijët shqiptarë me prejardhje nga shtresat më të varfra, kanë rënë dhe vazhdojnë të bien pre e një trafiku kriminal organesh.

Kushedi sa kohë do të duhet që drejtësia në të dy vendet fqinje të hedhë dritë për të zbuluar të vërtetën se cilët janë ata që pasurohen në një prej mënyrave me makabre që kanë shpikur mendjet e mbrapshta njerëzore.

OKB nuk gjen prova trafikimi organesh

Rusia dhe Serbia kanë kërkuar hetime për rastin
Hetuesit e Kombeve të Bashkuara nuk kanë gjetur prova se shqiptarët e Kosovës kanë trafikuar organet e serbëve gjatë luftës në Kosovë, ka thënë zëdhënësja e Tribunalit të Hagës, Olga Karvan.
Sipas saj, Zyra e Prokurorit dhe Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë kanë zhvilluar hetime dhe kanë vizituar terrenin në veri të Shqipërisë, por nuk kanë gjetur fakte për akuza të tilla dhe, siç tha ajo, nuk ka bazë për vazhdimin e hetimeve.

Akuzat janë bërë nga ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte në librin e saj të fundit, në të cilin ajo shkruan se shqiptarët e Kosovës kanë vrarë një numër serbësh të cilët i kanë transportuar në veri të Shqipërisë dhe më pas kanë shitur organet e tyre.

Zonja Del Ponte thotë se i bazon informacionet e saj mbi njoftime të ardhura nga gazetarë, sipas saj të besueshëm.

Organizata Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, i ka nxitur autoritetet e Kosovës të bëjnë hetime lidhur me akuzat e zonjës del Ponte.

Edhe Rusia e Serbia kanë kërkuar hetime për rastin.

Autoritetet në Kosovë, ndërkaq, i kanë quajtur këto akuza fabrikime me qëllim të njollosjes së luftës së ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Prokurori serb në Tiranë

Prokurorët dhe ekspertët serbë nuk do të hetojnë në terren për ekzistencën e një klinike të trafikimit të organve të ish-ushtarëve serbë në një fshat të Matit në Shqipëri.
Ky pretendim është ngritur nga pala serbe dhe në shkrimet e ish- kryeprokurores së Gjykatës së Hagës Karla del Ponte, në librin e saj “Gjuetia”, ku përmend ekzistencën e një klinike të transplatimit të organeve të serbëve të kapur nga ish-UÇK-ja me qëllim trafikimin e tyre.

Zëdhënësja e Prokurorisë shqiptare Holta Zhiti tha për BBC-në se pëlqimin për hetime nga pala serbe e japin vetëm shteti shqiptar, autoritetet dhe prokuroria shqiptare.

"Ende nuk mund të them se në ç’tratativa janë këto bisedime,”- tha zonja Zhiti.

Njoftimi zyrtar i Prokurorisë shqiptare është bërë pas takimit të Kryeprokurores Ina Rama, me Prokurorin serb të krimeve të luftës Vladimir Vukçeviq, i cii të hënën mbërriti në Tiranë

Në njoftimin zyrtar të prokurorisë shqiptare thuhet se zonja Ina Rama në takim me zotin Vukçeviq ka bërë prezent rezultatet e një procesi ispektimi dhe verifikimi të përbashkët të kryer në vitin 2005 dhe me hetues të ardhur nga Haga dhe prokurorë të Matit në disa zona dhe ambiente në Burrel, ku u arrit në konkluzionin e përbashkët se nuk kishte gjë të vërtetë rreth shkrimeve të Karla del Pontes për ekzistencën e një klinike të transplantimit të organeve të serbëve të depërtuar nga ish-UÇK-ja për në Shqipëri.

Ministri shqiptar i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, pak ditë më parë duke folur për këtë çështje në programin Zigzag të BBC-së tha se "nuk mund të fillojë çështje penale thjesht nga delli poetik i zonjës Del Ponte," e cila, sipas tij, ka patur detyrim moral dhe ligjor që këto dyshime t'i bënte gjatë kohës që ajo ishte në detyrë.

Ndërkohë, mediat e Tiranës citojnë deklaratat e zëdhënësit të prokurorit serb Vukçeviq për shtypin e Beogradit se frytet e takimit ishin të kënaqshme, ndonëse palët ndajnë qëndrim diametralisht të kundërt përsa i përket ekzistencës vite më parë të klinikës që, sipas pretendimeve serbe, u ka hequr organet ushtarëve serbë.

"Refuzimi në përputhje me ligjet"

Prokuroria në Shqipëri ka reaguar pas akuzave te prokurorit serb për krimet e luftës Vladimir Vukçeviç, mbi refuzimin e kërkesës serbe për hetim në Rripin e Matit ku sipas serbëve janë keqtrajtuar serbë të rrëmbyer gjatë luftës në Kosovë.
Zëdhënësja e prokurorisë Holta Zhiti bëri me dije se ky refuzim për hetime është në përputhje të plotë me normat ligjore të shtetit shqiptar.

“Refuzimi për hetime serbe nuk ka qenë një veprim i nxituar, por një vendim në përputhje me ligjin, “ bëri të ditur zëdhënësja e Prokurores së Përgjithshme.

Pala serbe nuk ka mbetur e kënaqur nga hetimet e prokurorëve te Hagës dhe atyre shqiptarë të cilët kanë arritur në konkluzionin se nuk ka asgjë të vërtetë rreth shkrimeve të ish kryeprokurores së Gjykatës së Hagës, Karla del Ponte, në librin e saj “Gjuetia “se në Shqipëri në kohën e luftës në Kosovë ka ekzistuar një klinikë që trafikonte organet e serbë të rrëmbyer nga ish-Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Për këto hetime para pak ditësh në Shqipëri mbërriti dhe kryeprokurori serb për Krimet e Luftës.

Në takime pala shqiptare i dha argumentat e mësipërme për mosekzistencën e një klinike të tillë.

"Plaku i transplanteve”, padi në Gjykatë për dëmin moral

BURREL - Teksa i dërguari i Këshillit të Evropës, Dick Marty, takonte zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar për të rinisur hetimet rreth transplantit të organeve trupore të 300 ushtarëve serbë në Shqipëri, Abdulla Katuçi, banori i fshatit Gurrë, i vënë në shënjestër nga ish-prokurorja e Hagës, ende nuk e ka vënë dëmin moral në vend.


*panorama*& shqip.dk

Carla Del Ponte...http://www.youtube.com/watch?v=nFMShAsbaaM

Kalaja e Grazhdanit, Zbulohet një portë madhështore prej 1 mijë metrash katrorë

Thuajse larg syve të vizitorëve, në heshtje të plotë, kalaja madhështore e Grazhdanit në afërsi të Maqellarës në Dibër, fsheh qindra surpriza nga bota antike. Është kalaja më e madhe në Shqipëri, e mbase edhe në Ballkan.
E ngritur në një sipërfaqe prej 34 hektarësh, me një mur rrethues prej 3.5 kilometrash të gjatë, ajo mund të krahasohet lehtësisht me qendra të mëdha antike si ajo e Bylisit apo Butrintit. Që nga udhëtimet e famshme të albanologut të madh gjerman Johan George Von Han, i cili e përshkruan këtë objekt në shënimet e tij, në vitet në vijim përgjatë gjithë shekullit të kaluar kalaja e Grazhdanit ka qëndruar thuajse në heshtje e larg interesit të arkeologëve. Por sinjale të fundit që vijnë nga ky objekt, pas disa ekspeditave zhvilluar në këtë qendër, zgjojnë një interes mjaft të madh. Arkeologu Luan Perzhita ka një lidhje të veçantë me këtë kala. Që nga viti 2000 e deri më sot, ai ka tentuar disa herë të bëjë gërmime arkeologjike aty. Por vetëm vitin e kaluar u hap rruga përmes mbështetjes së Ambasadës Amerikane në Shqipëri, që aty të zhvillohen një varg ekspeditash, ku më e fundit sapo ka përfunduar. Për rezultatet e këtyre gërmimeve, të cilat kanë qenë vërtet befasuese, arkeologu Luan Perzhita na njeh imtësisht në këtë intervistë.

Kalaja e Grazhdanit, është kthyer befas në vëmendjen e specialistëve të arkeologjisë. I lënë në heshtje prej shumë vitesh, ky monument është gati i panjohur për publikun e gjerë. Cili është historiku i gjurmimeve në këtë kala?

Kalaja e Grazhdanit është monumenti antik më i madh, që kemi ne aktualisht në Shqipëri mbase dhe në Ballkan. E themi këtë jo vetëm nga madhësia e këtij monumenti, me një sipërfaqe rreth 34 hektarë, e cila mund të krahasohet me Butrintin, Bylisin dhe qendra të tjera antike, apo gjatësia prej 3.5 km e mureve që e qarkojnë gjithë këtë sipërfaqe. Por kjo qendër ka rëndësi sepse ne mendojmë se ishte pikërisht ajo që në antikitet i dha emrin krahinës së Dibrës. Ky monument është njohur në literaturë nga udhëtimi që bëri Johan George Von Han, i cili shkroi për Grazhdanin në librin e tij "Udhëtim nga Danubi në Drin". Më pas kjo qendër u fiksua si monument i kulturës shqiptare në vitin 1963. E fill pas kësaj pati një heshtje kërkimesh, për të ardhur në vitin 1982, kur hapja e rrugës automobilistike nxori në sipërfaqe disa varre me objekte mesjetare, gjë që solli si kushtëzim një ekspeditë të shpejtë, për të parë se cila ishte gjendja e monumentit. Pas kësaj kohe monumenti i është nënshtruar shkatërrimit si rezultat i gërryerjeve natyrore, gjë që çoi në humbjen e një pjese të murit të anës veriore.
Ndërsa në vitet '89-'90 nga Institute i Monumenteve të kulturës u ndërmorën punime për pastrimin e mureve nga bimësia e zhvilluar aty, por edhe kjo ndërhyrje u ndërpre shumë shpejt.

Kur ka nisur interesi juaj si arkeolog për këtë qendër antike?

Në të vërtetë ka nisur në vitin 2000. Në atë kohë bashkë me një ekip fillova që të tregoj vëmendje për këtë kala kaq interesante. Zhvilluam disa gërmime të cilat kanë vijuar deri në vitin 2005. Bëmë gërmimin e portës jugore, një rilevim të ri të mureve të kalasë dhe zbuluam një pjesë të portës veriore. Natyrisht, kjo sipërfaqe kaq gjigante e kalasë së Grazhdanit si dhe gërmimet e pakta që ishin zhvilluar në këtë kala nuk mund të nxirrnin në dritë gjithë historinë e zhvillimit antik të kësaj qendre. Pra nevojiteshin të tjera gjurmime aty.

Këtu zë fill dhe angazhimi juaj më i fundit, apo jo, me dy-tri ekspedita. Ju sapo keni mbyllur gërmimet që zgjatën për afro dy muaj në këtë kala nga qershori deri ën fund të korrikut. Ç'të reja sollën?

Pata fatin që këtë vit nga fondi i ambasadorit amerikan në Shqipëri, për trashëgiminë kulturore të më jepej një grant prej 35 mijë dollarësh me qëllim vazhdimin e punës për konservimin dhe studimin arkeologjik, por tashmë tek porta lindore e kalasë, pikërisht atje ku kishin nisur në vitin 1982 të dilnin gjurmët e para të mureve dhe varrezave mesjetare. Në të vërtetë puna ka filluar që vitin e kaluar në muajin nëntor, për një periudhë të shkurtër, që u kufizua vetëm në pastrimin e dherave, e më pas u ricikluan në muajin mars. Por fushata më e madhe u bë në muajt qershor-korrik, afërsisht dy muaj gërmime, me një staf të kualifikuar, ku merrnin pjesë profesorë të fushës së arkeologjisë, asistentë, studentë të arkeologjisë si dhe një fuqi e madhe punëtore, prej më shumë se 40 vetë. Ajo që ne arritëm të zbulonim për këtë fushatë gërmimesh, na tregoi për ekzistencën e një porte madhështore të kalasë me një sipërfaqe prej 1 mijë metrash katrorë, e cila përbëhej nga dy kulla në formën e germës U, të dyja të gjata nga 24 metra dhe mes tyre hyrja me një gjerësi prej 9.2 metrash.

Ç'përfaqësojnë këto zbulime të reja?

Nga përmasat dhe ndërtimi arkitektonik kjo është një kullë e shekullit të katërt e ndërtuar në kohën e perandorit Kostandin i Madh, mjaft e rrallë në Shqipëri, pasi këto janë porta me hyrje monumentale me hark triumfi. Një e tillë ka qenë në fillim të rrugës Egnatia në Durrës. Një tjetër është në Via Appia në Romë.
Njëkohësisht gërmimi tregoi për okupimin e kësaj sipërfaqeje nga ndërtimi i një kishëze të vogël mortore dhe nekropolit. Duhet të sqarojmë se aty u zbuluan edhe materiale dhe pjesë arkitektonike që lidhen me periudhat e mëparshme. Është fjala këtu për disa bazamente gurësh që mendoj se janë të shekujve I dhe II pas Krishtit, gjë që tregon se në këtë vendbanim duhet të kërkojmë gjurmë më të hershme.

Zakonisht gërmimet në nekropole zbulojnë shumë elementë për ndërtimin e historisë së qendrës ku kryhen këto gërmime. Me ç'objekte u përballët gjatë kërkimeve në këtë nekropol? I ç'rëndësie është ai?

Në inventarin e varreve mesjetare ne gjetëm unaza me kryqe, byzylykë me kokë gjarpri, rrathë, etj. Gjithsesi deri tani ky nekropol përbëhet prej rreth 100 varresh dhe renditet ndër më të rëndësishmit sa i përket përkatësisë kohore të zbuluar viteve të fundit në Shqipëri. Varreza të tilla që fillojnë në shekullin e IX pas Krishtit dhe shtrihen në kohë deri në prag të pushtimit osman tregojnë kulturën e krishterë që mbizotëronte në atë kohë edhe në territoret verilindore të Shqipërisë.
Inventari i varreve flet qartazi se kjo kulturë ishte pjesë e asaj popullsie që ne jemi mësuar ta njohim me emrin arbër. Po ashtu kësaj periudhe (pra shek IX dhe XIV) i përket edhe transformimi i njërës kullë në kishë mortore, që do të thotë se aty kryheshin vetëm ceremonitë e fundit, ato mortore. Por njëkohësisht kjo tregon se në qytetin e Grazhdanit ne duhet të kërkojmë një monument kishtar shumë më të madh se ky që po përmendim pasi, kjo kishë nuk mund të luante rolin e primatit në këtë qytet me sipërfaqe kaq të madhe.

Sa e vizitueshme mund të jetë në të ardhmen kjo kala?

Ne kemi menduar se me kalimin e Rrugës së Arbrit, e cila pothuajse shkon në afërsi me qytetin antik të Grazhdanit ta kthejmë këtë qendër në një monument të vizitueshëm për turistët të huaj, për studentë të fushës së arkeologjisë, të arkitekturës për nxënësit e shkollave pasi kjo qendër përmban në vetvete vlera shumë të mëdha arkeologjike por edhe inxhinierike. Vetëm muret rrethuese 3.2 metër të gjera që qarkojnë gjithë sipërfaqen e kësaj kalaje plus 42 kullat që ka kalaja në një peizazh natyror mjaft të goditur, mendojmë se do të krijojë një kompleks të mahnitshëm për turizmin. Së dyti me ndërtimit e rrugës Dibër e Madhe -Peshkopi, kalaja e Grazhdanit, e cila ndodhet në kryqëzim, "rifiton" tashmë atë pozicion që kishte në antikitet, gjë për të cilën edhe u ndërtua, si një qendër që lidhte Dardaninë (Kosovën e sotme) me Maqedoninë (Dibra e madhe) dhe këtë të fundit me Trevalitan (Shkodra e sotme) dhe Epirin (Durrësin), të gjitha këto, provinca të Ilirisë në shekullin e IV.

Keni plane të tjera gërmimi në këtë monument?

Po, është programuar një tjetër ekspeditë kërkimesh në këtë qendër antike. Në muajin shtator në do të rikthehemi aty një ekspeditë të re së bashku me një ekip antropologësh të huaj. Admirina Peçi

Sekretet e lidhjes të Delijorgjit me Mytilineos, të cilit Millosheviçi i dha Trepçën dhe bashkëpunëtorët Majko - Berisha

Pas çudisë së Mihal Delijorgjit, që nga një ekskavatoristi minoritar grek i vendosur në Shkozet të Durrësit, në kohën e komunizmit, që në dhjetor 1990 emigron në Greqi, kthehet pas pak vitesh në Shqipëri si një biznesmen me kapital të rëndësishëm dhe lidhje në sferat e larta të biznesit në Greqi, qëndron biznesmenin i madh grek Evangellos Mytilineos.

Evangellos Mytileneos është president i kompanisë «Mytilineos SA- Business Group», që operon në metalurgji dhe miniera, ndërtim, energjetikë, industrinë e makinave, dhe mbrojtjes. Kjo kompani është krijuar në vitin 1990, si një konsorcium dhe ka një xhiro prej gjysmë miliardi euro dhe mbi 4000 punëtorë. Mund të vërtetohet që Delijorgji është njeriu i Evangellos Mytilineos. Në vitin 2003, Mihal Delijorgji lidhi një kontratë me Ministrinë e Mbrojtjes të Shqipërisë, ku atëherë ministër ishte Pandeli Majko, sipas së cilës Delijorgji do të merrte për skrap tanket e ushtrisë shqiptare dhe në këmbim do ta furnizonte ushtrinë shqiptare me një numër automjetesh, që ai do t' i merrte nga kompania greke «Hellenic Vehicle Industry», që në greqisht e ka akronimin ELVO-AVE. Por «Hellenic Vehicle Industry» është pikërisht Evangellos Mytilineos. Në vitin 2000 gjatë privatizimit të kompanisë publike greke të industrisë së makinave, «Hellenic Vehicle Industry», «Mytilineos SA- Business Group», bleu 43% të aksioneve të kësaj kompanie, duke marrë njëkohësisht dhe administrimin e kompanisë. Evangellos Mytilineos po i merrte tanket e ushtrisë shqiptare për skrap, për impiantet e veta metalurgjike, me një çmim katër herë më të lirë se ai i bursës, dhe po paguante me automjete të prodhimit të vitit 1975, që ishin nxjerrë nga përdorimi prej ushtrisë së Qipros greke, që po shiteshin me 70 mijë USD copa. Me të vërtetë një aferë me shumë leverdi, për të cilën Pandeli Majko futi në xhep një ryshfet të majmë.
Biri i ushtarakut, që i «dhimbset» ushtria, siç ka thënë vetë Pandeli Majko, i vuri oficerët të sharrojnë tytat e tankeve, që të quheshin të demilitarizuara dhe t' i transportonte Delijorgji për tek shkritoret e Mytilineosit në Greqi. Kur këto tanke mund të rrinin të depozituara, se çmimi i hekurit në bursë vetëm rritet, dhe mund të shiteshin me para në dorë, dhe jo duke marrë xhipa të vjetër. Edhe skrapi i dalë nga municionet që çmontonte Delijorgji sipas kontratës që kishte me Ministrinë e Mbrojtjes të kohës kur ministër ishte Fatmir Mediu, i shkonte Mytilineos, me anë të Delijorgjit. Këtë herë Mytilineos donte vetëm tunxh (duket me hekur e kishte ngopur Majko), prandaj, me porosi të Delijorgjit, ministri Mediu urdhëroi që ushtria ta furnizonte Mediun vetëm me municion me gëzhojë tunxhi. Çmimi i tunxhit në bursë ishte rritur mjaft kohët e fundit. Mihal Delijorgji është një rast nga manuali që zbulon enigmën e atyre minoritarëve grekë që me hapjen e vendit në vitet 1990-1991, emigruan në Greqi nga ku pas disa vitesh u kthyen me kapitale dhe lidhje biznesi, dhe u bënë biznesmenë të mëdhenj, duke krijuar monopole në tregun shqiptar. Në fakt, pas kësaj mrekullie qëndronin biznesmenë të mëdhenj grekë dhe shërbimi sekret grek, që i përdornin këta njerëz si kukulla të komanduara me fije, për të kontrolluar me anë të tyre ekonominë shqiptare. Mihal Delijorgji kur shkoi në Greqi, në dhjetor 1990, duke kaluar kufirin në mënyrë ilegale, së bashku me turmat e klandestinëve, ishte vetëm një emigrant klandestin i varfër, që shkonte në Greqi me xhepat bosh, duke menduar se atje mund të fitonte duke punuar në profesionin e tij të ekskavatoristit, punë që shpresonte ta gjente me ndihmën e kushërinjve të tij të pasur në Greqi. Duket se ai do të ishte i lumtur sikur të kishte gjetur punë si ekskavatorist, dhe të kishte punuar kështu për gjithë jetën në Greqi. Por në Greqi kishin përgatitur një të ardhme tjetër për të, që ai as e ëndërronte. Kushërinjtë e tij në Greqi, Anastasios Delijorgji dhe Efstathia Delijorgji, ishin biznesmenë në Greqi, dhe kishin lidhje me Evangellos Mytilineos. Në vitin 2006, këta ishin ndër pesë aksionistët e kompanisë Delta, që i kaluan 2.168.622 aksione pikërisht «Mytileneos Holding SA». Një gjë shumë kurioze në karrierën e Mihal Delijorgjit është se ai, kur shkoi si emigrant në Greqi, edhe pse nuk ishte veçse një njeri që veç shkollës 8-vjeçare kishte bërë një shkollë dy-vjeçare për ekskavatorist, megjithatë në Greqi bën një kurs 1 vjeçar për... filozofi antike greke?! Është e qartë se ky ka qenë një kurs i shërbimit sekret grek. Atëherë, ashtu si dhe sot, ishte politika e shtetit grek që biznesi grek të zinte pozita dominuese në ekonominë shqiptare, në disa fusha drejtpërdrejt, ndërsa në disa fusha me anë të shtetasve shqiptarë, duke parapëlqyer ata me kombësi greke.
Mihal Delijorgji u përzgjodh si një nga njerëzit që do të kryenin këtë mision, sigurisht, i drejtuar dhe i kontrolluar nga ekspertë grekë, që do ta komandonin si kukull me fije. Mihal Delijorgji ishte përzgjedhur për të vendosur monopolin grek në tregun e hekurit në Shqipëri, për llogari të Evangellos Mytileneos. Hekuri do të vinte nga Greqia, por edhe nga Rusia dhe Ukraina, ku sillej nëpërmjet firmave me qendër në Qipro, që ishin off-spreengs të holdingut të Mytileneos. Por gjithashtu Delijorgji merrej dhe me tregtinë e produkteve ushqimore, që i sillte nga Greqia, dhe pas vitit 1997 edhe me ndërtime.

Në kohën kur PD ishte herën e parë në pushtet, në vitet 1992-1997, SHIK, duke qenë në dijeni të politikës zyrtare greke të përshkruar më lart, kishte si një nga drejtimet e punës së vet që të vrojtonte dhe ata njerëz që bënin biznes me Greqinë dhe që fuqizoheshin befasisht, në sajë të lidhjeve të dyshimta në Greqi. Prandaj Delijorgji ka qenë herë pas here në survejim, dhe për të në SHIK kishte një dosje inaktive, siç quhet në gjuhën e shërbimit sekret, që do të thotë se kjo dosje hapej peridikisht për t u shtuar të dhëna për veprimtarinë e Delijorgjit. Për SHIK të asaj kohe, duke u ditur lidhjet e Delijorgjit me Evangellos Mytileneos, Delijorgji u bë një person veçanërisht i dyshimtë, kur në dhjetor 1995, vetëm pak ditë pas heqjes së sanksioneve ekonomike ndërkombëtare ndaj Jugosllavisë(Serbi- Mali i Zi) së Millosheviçit, Mytileneos Holdings SA, lidhi një kontratë me regjimin e Millosheviçit për të bërë shitjen e mineraleve që nxirreshin nga Minierat e Trepçës, posaçërisht të plumbit dhe zinkut, që ishin shumë të kërkuara në tregun ndërkombëtar. Në vitin 1996, kjo kontratë do të zgjatej për shtatë vjet. Në fillim të vitit 1997, në prag të fillimit të trazirave në vend, Mihal Delijorgji ishte një nga personat për të cilët degët e SHIK në Vlorë, Gjirokastër dhe Sarandë morën detyrë që të kontrollojnë lëvizjet e tyre atje. Pas rotacionit politik në Shqipëri, në vitin 1997, pushteti i majtë, e ndryshoi komplet drejtimin e punës së SHIK ndaj Greqisë. Tashmë u braktis krejt linja e mbledhjes të së dhënave për veprimtarinë e koordinuar greke për dominimin e ekonomisë shqiptare, duke u quajtur kjo si një paranojë e Gazidedes dhe Berishës. Me këtë rast u arkivua dhe dosja inaktive e Delijorgjit në SHIK. Drejtori i kundërzbulimit në SHIK u emërua Piro Visari, një ish-oficer i Sigurimit të Shtetit që pas vitit 1991 kishte qenë emigrant në Greqi, ku ishte aktivizuar në sillogjet vorio-epirote. Të tjerë drejtorë të drejtorive dhe të emëruar në SHIK, ish-oficerë të Sigurimit të Shtetit, erdhën nga emigracioni në Greqi. Problemi kryesor nuk ishte se ishin ish-oficerë të Sigurimit të Shtetit, por se për vite të tëra kishin qenë në Greqi, ku, kur kishin deklaruar se ku kishin punuar u ishte bërë menjëherë një trajtim dhe përpunim special nga shërbimi sekret grek, madje kishin dhe një si lloj klubi ku takoheshin. Tashmë SHIK i drejtuar nga Fatos Klosi shihte vetëm rrezikun e «terroristëve» islamikë që na paskëshin mësyrë Shqipërinë dhe donin t' i bënin atentat ambasadës amerikane në Tiranë. Është e qartë se rreziku i terrorizmit islamik ekzagjerohej për t' u bërë një tymnajë që të fshihej fakti se tashmë po bëhej realitet rreziku i paralajmëruar i kontrollit të ekonomisë shqiptare nga grekët, me pasoja të rënda afatgjata për Shqipërinë. Meqë Delijorgji u bë i pastër për SHIK të Fatos Klosit, tashmë Delijorgji filloi të siguronte privilegje në biznes, si privatizim ndërmarrjes shtetërore, marrja me qira për një afat të gjatë dhe çmim simbolik të një ndërmarrjeje shtetërore në Shkozet të Durrësit, si dhe tenderë të rëndësishme të Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë, për të cilat kërkohet edhe mendimi i SHIK, në lidhje me personin që i përfiton. Në atmosferën e re politike, Delijorgjit iu krijua mundësia që gradualisht të siguronte, praktikisht, monopolin e tregtisë së hekurit në Shqipëri, për llogari të Evangellos Mytileneos.


Evangellos Mytileneos ka interesa të mëdha dhe në biznesin e telefonisë mobile në Shqipëri. Në dhjetor 1996, Evangellos Mytileneos, padroni i Delijorgjit, u emërua në bordin e drejtorëve të kompanisë greke të telefonave, OTE. Kompania OTE do të blinte në Shqipëri, kompaninë publike të telefonisë mobile. Për shkak se ligji shqiptar kërkonte që shitja e kësaj kompanie publike të një sektori strategjik, t' i jepej një investitori të rëndësishëm ndërkombëtar, në mashtrim të ligjit u u bë një konsorcium fiktiv i blerësit grek me kompaninë norvegjeze Telenor, që të paraqiteshin fiktivisht gjërat sikur shitja po i bëhej një investitori të rëndësishëm ndërkombëtar. Këtu ishin të implikuar kryeministri Pandeli Majko, pasuesi i tij Ilir Meta, Presidenti Meidani si dekretues i ligjit (privatizimi u bë me ligj të veçantë), këshilltari i tij juridik, Theodhori Sollaku (si iniciues i vendimmarrjes së Presidentit, në analogji me teorinë juridike që nxorri Prokuroria e Sollakut me rastin e penalizimit të kontratës me kompaninë «Bechtel») etj. Evangellos Mytileneos do të kishte duart brenda edhe në kompaninë e dytë të telefonisë mobile në Shqipëri, që iu dha po ashtu grekëve, dhe praktikisht të njëjtit grup. Delijorgji gjithashtu e zgjeroi veprimtarinë e vet edhe në ndërtim, në sajë të privilegjeve që i bënte Edi Rama me leje ndërtimi. Një nga arsyet që Edi Rama e mori pranë vetes në bashkinë e Tiranës shokun e tij të vjetër, Blendi Gonxhen, të cilit dikur i thoshte të dua, por nuk të duroj dot, është se gruaja e Gonxhes ishte kushërirë e afërt e Delijorgjit, njeriut të Mytileneos, mbështetjen e të cilit Edi Rama e dëshironte shumë. Me lejen e Edi Ramës, Delijorgji ndërtonte pallate ku të donte, dhe madje i shërbente Edi Ramës edhe si sekser për lejet e ndërtimit. Kur Edi Rama bëri atë që e quajti si marshimi i zisë, pas ngjarjes së Gërdecit, ai mori në krah të djathtë, Luiza Xhuvanin (Papamihali), një minoritare greke, kur në krah të djathtë duhet të kishte Valentina Leskajn, ose Mimi Kodhelin, të cilat në parti janë shumë lart se Luiza. Rama e bëri këtë gjë për t' i thënë Greqisë se ai do t' i mbronte interesat e saj, dhe se kur të vitne në pushtet do t' i përmbushte dëshirat e «Delijorgjit» tjetër që do të gjente Mytileneosi dhe të «Delijorgjëve» të tjerë të Greqisë. Duke pasur Rama në krah të djathtë Luiza Papamihalin (Xhuvanin), në shkelje të plotë të hierarkisë partiake, ishte njëlloj sikur të kishte në krah të djathtë Delijorgjin. Kur Berisha u rikthye në pushtet, në vitin 2005, ai tashmë nuk ishte më ai i viteve 1992-1997, në marrëdhëniet me Greqinë. Tashmë Berisha, pasi e kishte marrë një herë mësimin nga Greqia, në vitin 1997, kishte vendosur që të tregohej i bindur ndaj Greqisë në mënyrë që të rikthehej ne pushtet dhe të siguronte përfitime abuzive për veten dhe klanin e tij. Tashmë Berisha, ishte i prirur që t' i lejonte bizneset greke të bënin çfarë të donin në Shqipëri, mjaft që t' i jepnin atij dhe njerëzve të tij në pushtet pjesën që u kishin dhënë paraardhësve të tij. Edhe Delijorgji mund të bënte ç' të donte mjaft që t' u jepte Berishës dhe Mediut ryshfetin që i kishte dhënë Fatos Nanos dhe Pandeli Majkos. Dhe kështu ndodhi. Berishës dhe Mediut nuk u interesonte fare se ç' bënte Delijorgji në Gërdec sa kohë që ata merrnin pjesën e tyre nga fitimet e biznesit të vdekjes. Komandantit të Përgjithshëm. Presidentit të Republikës, Bamir Topi, gjithashtu nuk i interesonte se gjërat ishin ndarë dhe Gërdeci nuk ishte biznesi ku ai merrte fitime për vete. Për drejtorin e SHISH, Bahri Shaqiri, duket se nuk kishte rëndësi se pranë Tiranës, Delijorgji, ekskavatoristi me kurs filozofie në Athinë, pra me kurs të shërbimit sekret grek, njeriu i Mytileneos, mikut të Millosheviçit, kishte krijuar një superminë që mund të shpërthente në çdo moment. Bahri Shaqiri nuk shikon asnjë indicie që të çon tek akti terrorist, tek lidhja Delijorgji-Mytileneos-Millosheviç, Se Arit (Bahriut) ia ka lënë amanet ish-shefi i tij Kujtim Hysenaj, që e rriti çmimin e biletave të kompanisë së tij ajrore ku shiste bileta Ari, në kohën e Luftës së Kosovës, që nuk ka terrorizëm serb në Shqipëri. Drejtori i Antiterrorit në SHISH, Kristaq Sterjo, i ardhur në këtë post me sugjerim të CIA-s së grekut George Tenet, sheh gjithandej vetëm rrezikun e terrorizmit islamik, ndërsa terrorizmat e tjerë për të janë paranoja. Tamam ashtu siç u intereson grekëve. Që të zbërthehet enigma e veprimeve të Delijorgjit në Gërdec, duhet të përdoret si çelës kursi i filozofisë që ai ka bërë dikur në Athinë, dhe që duket qartë se është kurs i shërbimit sekret grek. «Filozofia» që ish-ekskavatoristi Delijorgji mësoi në atë kurs, e bëri atë të zgjedhë Gërdecin pranë Tiranës, në buzë të autostradës, për fabrikën e tij të vdekjes, e bëri që në janar të këtij viti, në prag të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, dhe në periudhën pas saj, të shkelte kontratën, duke mos tërhequr lëndët e rrezikshme (tritol dhe barut), të dala nga municionet e çmontuara, në një kohë që silleshin municione të tjera për çmontim. Duket se Delijorgji e ka bërë këtë për motive filozofike. Gjithashtu, duket se Delijorgji, ditën që ndodhi shpërthimi, ka urdhëruar që pushimi i drekës të afrohet një orë (pikërisht në atë kohë ndodhi shpërthimi), sepse pati një kolpo filozofike dhe donte t u jepte mundësi punëtorëve të tij që të meditonin. Gjithashtu, duket se Delijorgji u largua me shpejtësi nga fabrika e vdekjes me të dhënë këtë urdhër, së bashku me kunatin, se u kujtua që kishte lënë përgjysmë në shtëpi një libër filozofie. Edhe shpërthimin dhe tragjedinë që solli ai, Delijorgji duket se e ka marrë filozofikisht, se shfaqet duke qeshur në mes të policëve që e shoqërojnë në gjykatë të arrestuar. Duket se në atë kursin e filozofisë në Athinë, Delijorgjit i kanë mësuar një filozofi të veçantë, sipas së cilës ai duhet të përmbushë çfarëdo misioni që t' ngarkojnë, deri edhe krijimin e një supermine pranë Tiranës, që t' i japë mundësi dikujt ta shpërthejë atë kur u duhet shërbimeve sekrete greke dhe serbe. Delijorgjit i kanë mësuar dhe filozofinë e të përballuarit të pasojave të kryerjes së këtij misioni, duke bërë disa vite burg, derisa Greqia të gjejë mënyrën ta nxjerrë, për kurim apo ndonjë gjë tjetër, për t' i humbur gjurmët, duke u paguar ndonjë pushtetar shqiptar që të konfirmojë se «vdiq» në ndonjë spital në Greqi nga një «sëmundje e pashërueshme». Delijorgji doli nga loja por Mytileneos mbeti dhe ai do të gjejë «Delijorgjë» të tjerë në Shqipëri për të bërë lojën e tij, me anë të politikanëve si Majko, Mediu, Nano, Berisha etj.
Kastriot Myftaraj

Pse tolerojme autoritarizmit e te gjithe liderave: Berisha, Nano, Rama, etj.?
Pse kemi mungesë atdhedashurie dhe një pritshmeri kaq te ulet per Shqiperine ?
Kjo mungese e theksuar e papergjegjshmerise qytetare, qe egziston qe nga Kryeministri, Qeveria, Shteti dhe aparatet e tij, e deri tek qytetari i thjesht e ka bazen tek indiferenca jone, indiferenca ime, indiferenca jote, INDIFERENCA E TË GJITHVE !!
SHQIPTAR MOS FLI POR ZGJOHU SHQIPTAR!!!

Ksenocentrizmi

Ksenocentrizmi nënkupton parapëlqimin e kulturave të huaja, në krahasim me kulturën vetjake.



Duke qenë në thelb i kundërti i etnocentrizmit, ksenocentrizmi përfaqëson mentalitetin, bindjen se kultura, mënyra e jetesës, produktet e ndryshme dhe idetë e krijuara në vend, janë inferiore ndaj atyre të krijuara në vende të tjera.

Ksenocentrizmi perfaqeson edhe bindjen se e rralla,e huaja, e largeta, e panjohura krijojne magjepsje te vecanta.

Ne jeten e perditshme psh. mjaft amerikanë paguajne me shume per mallra te importuara si veshje te modes franceze, birra gjermane, paisje elektronike japoneze etj, te cilat mendohet se jane me te mira se ato vendase.

Po per popullin shqiptar nuk behet fjale vetem per mallra qe blihen dhe sillen nga jashte, por dhe per kulturen dhe veprimet qe mundohemi me ngulm t’i percjellim tek ne duke ia nisur qe nga emrat, sjelljet, traditat etj etj.

Mendoni se populli shqiptar eshte ksenocentrik?

Duket sikur gjithcka per te qene e bukur dhe me interes per shqiptaret, mjafton te mos jete shqiptare, te mos kete te beje me kulturen shqiptare...

Jemi dhe kemi te drejte vertete te shpalosim kaq ndjenja inferioriteti ?
This is a miracle of freedom

Islamikët ndalojnë Beyonce


Duket se do të përsëritet historia e dy viteve më parë për këngëtaren Beyonce Knowles, për sa i përket koncertit që ajo ka lajmëruar se do të zhvillojë në Malajzi. Edhe arsyeja është e njëjta:Beyonce vishet shumë seksi, është paraqitje imorale për myslimanët. Më 25 tetor, Beyonce ka parashikuar të mbajë koncertin e saj të radhës në Kuala Lumpur të Malajzisë. Që atje kanë ardhur reagimet se do të ndërmerren aksione për të mos lejuar zhvillimin e koncertit të saj. Ekstremistët e Partisë Pan Islamike pretendojnë se paraqitja e kësaj këngëtareje në skenë është e rrezikshme për të rinjtë dhe imorale. Gazetavogel.al

Koncertet e Madonës, fyerje për Krishtërimin

Koncertët e Madonës janë një fyerje për fenë e krishterë.


Kështu pretendojnë një grup nacionalistësh polakë, të cilët kanë protestuar kundër mbajtjes së koncertit të yllit të popit në Varshavë. Shkak për këtë është data e mbajtjes së koncertit më 15 gusht, pasi në këtë ditë, të krishterët në Poloni përkujtojnë dërgimin në Parajsë të Virgjëreshës Mari. Jo pak herë këngëtarja ka qenë në qendër të kritikave. Një veprim që ngjalli shumë debat është kënga “Like a prayer” në të cilën puth një djalë që luante rolin e Krishtit.

Epshi, dashuria dhe seksi

Le ta themi troç: njerëzve u pëlqen seksi. Në mos të vetmit, ne jemi nga të paktët anëtarë të mbretërisë shtazore, që e bëjmë seksin më shumë për kënaqësi, se sa për riprodhim.


Kënaqësia seksuale, kjo veçori e jona për seksin, na ka bërë të sillemi më nazelinj në marrëdhëniet seksuale. Në vend që t'ia kërcejmë një femre, thjesht sepse ajo është në ashk (oestrus), siç bëjnë të gjitha kafshët, ne zgjedhim shumë kur vjen puna për partnerin e shtratit. Vetëm kur kemi pirë alkool e drogë dhe mendja e ka humbur kontrollin, ne bëhemi më pak zgjedhës.


Për ne është e qartë, përpara se të bëhemi intimë me seksin tjetër, partneri duhet të jetë tërheqës fizikisht dhe emocionalisht.
Këto i dinë të gjithë. Por, qëllimi im në këtë shkrim është të diskutoj, shkurtimisht, për të gjithë ato elementë të fuqishëm që ndikojnë në tërheqjen seksuale të njerëzve.


Për ato elementë, që nuk duan t'ia dinë as për vetëkontrollin e personave më të arsyeshëm.
Kujtoni gjithë ato hormone, të cilat i kam përmendur shpesh. Janë ato që e bëjnë të papërmbajtur dëshirën tonë seksuale.

Ato janë përgjegjëse për ndjenjat epshore që na zgjohen kur kryqëzohemi rrugëve me vajzat gjysmë lakuriqe, kur shkojmë pub-eve dhe kafeneve, madje, edhe atëherë, kur bosja 'seksi' vjen të kontrollojë punën që kemi bërë. Por edhe pse na zgjohen ndjenjat epshore, ne nuk turremi mbi to. Pse? Sepse është truri ynë që na dallon prej kafshëve, në mos të gjithëve, shumicën prej nesh.


Rregullat e shoqërisë, mjedisi në të cilin jemi rritur, frika që kemi prej sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, si dhe shumë sfida të tjera jetësore na kanë aftësuar që ta mposhtim, atëherë kur duhet, kërkesën natyrale për marrëdhënie seksuale.


Madje, edhe kur ajo është shumë urgjente. Tamam, në këtë pikë, ne dallojmë nga kafshët e tjera. Janë ritualet njerëzore të takimeve dhe bashkimeve, ato që u japin marrëdhënieve tona seksuale atë që do ta quaja, aspektin e tyre human.

Çfarë është epshi ?


Epshi është dëshirë kimike, hormonale dhe emocionale për të bërë seks. Në zemër të të gjithë këtij procesi kompleks është hormoni testosteron. Testosteroni, siç e dini, është hormoni kryesor mashkullor.


Ai nxit dëshirën për seks (libidon) tek burri dhe e shëtit atë drejt orgazmës. Profesoresha Tereza Krenshau, thotë: "Testosteroni është Marlon Brando - seksual, sensual, tërheqës, ezmer dhe i rrezikshëm".


Është testosteroni që na nxit ta ndjekim, ta fillojmë dhe ta dominojmë seksin. Burrat, siç e dini, kanë 20 deri 40 herë më shumë testosteron nga sa kanë gratë. Pikërisht, kjo është arsyeja që instinkti seksual i burrave ndryshon nga instinkti seksual i grave.


Si bëhet një djalë ose një burrë epshor?

Fillimisht, duhet një fantazi seksuale që të zgjojë dëshirën për seks dhe të nxitë hormonet të shpërthejnë. Djali dëshiron të arrijë një orgazmë dhe kërkon të gjejë një partnere, që të bashkëpunojë me të për të arritur orgazmën. Kjo do të thotë se ai, në fund të fundit, kujdeset vetëm për veten. Epshi është egoist.

Çfarë është dashuria?


Dashuria, ashtu si edhe epshi, drejtohet nga hormonet. Përzierja e serotoninës, testosteronit, dopaminës, endorfinave dhe e lëndëve të tjerave kimike që qarkullojnë në trup e në tru në një kohë të dhënë, përcaktojnë përgjigjet fizike dhe emocionale të personit. Disa hormone nxisin, të tjerat frenojnë. Ato prekin ndijimet, mendimet dhe sjelljet tona.


Hormonet, secili me kontributin e tij, vijnë në shtrat bashkë me ne. Çdo kimikat që rishfaqet, shton diçka të re në marrëdhënie.
Mënyra se si veprojnë hormonet në dashuri, pavarësisht punimeve të Helen Fisherit e të tjerëve, është akoma një mister.


Pse ndodh që një person special na bën vetëm një gjest dhe ne shkrihemi në një shpërthim përvëlues emocionesh dhe eksitimi të përgjithshëm? Pse logjika dhe arsyeja davariten si mjegulla dhe nuk mendojmë dot asgjë tjetër?


Siç shihet, dashuria na bëhet si atmosfera. Ne e thithim atë kudo ku jemi. Përpiqemi ta shpjegojmë këtë gjendje duke kërkuar fakte, por më kot. Me sa duket, mendja jonë përpiqet t'i japë kuptim asaj që nuk kuptohet.


Niveli i lartë i testosteronit tek burrat, bën që epshi të jetë forca e tyre drejtuese. Ndërsa tek gratë, të cilat kanë sasi shumë më të vogla testosteroni, ndodh ndryshe. Ato priren të kërkojnë të parën dashurinë, jo epshin.


Profesoresha Patti Britton, thotë: "Gratë janë rritur të mendojnë për dashurinë dhe seksin, pa e ndarë njërën nga tjetra. Burrat janë inkurajuar të ndjekin instinktet e tyre." Natyra, siç e shihni, luan mirë me forcat e saj!
Në marrëdhëniet burrë-grua, përgjithësisht, ekziston një dikotomi e qartë. Burrat identifikohen me epshin, thjesht, me dëshirën e tyre seksuale.


Kjo dëshirë nuk ka të bëjë me identitetin e personit. Shtysa e tyre është: "unë dua të bëj seks tani". Gratë, krejt ndryshe, identifikohen me dashurinë. Ato, përgjithësisht, kanë ndjenja të forta për lidhje më të thella me një person tjetër.


Shumica e burrave thonë: "Është seksi i mirë që na shpie drejt marrëdhënieve të mira të dashurisë". Shumica e grave thonë: "Janë marrëdhëniet e mira dhe dashuria që na çon tek seksi i mirë."




Seksologët, këtë të vërtetë e përmbledhin në këtë mënyrë: "Gratë, fillimisht dashurojnë pastaj shkojnë tek seksi, ndërsa, burrat, seksi i çon tek dashuria". Një medalje me dy anë të ndryshme, që mbahen të lidhura nga përpjekjet e përbashkëta e të mundimshme, të burrave dhe të grave.


Burrat, shpesh, ndjehen fajtorë për preokupimin e madh që kanë për seksin, ndërkohë që gratë e rëndojnë edhe më shumë këtë faj të burrave. Ato thonë: "Burri është shok i qenit",


"Burrat vetëm një gjë kanë në mendjen e tyre". Këtu ato nuk kanë të drejtë. Burrat, në të vërtetë, kanë dy gjëra në mendjen e tyre, njëra prej tyre është futbolli"!
Por, le t'i lëmë shakatë. Po qe se burrat mendojnë për seksin gjatë gjithë kohës, kjo është krejt normale.


Sipas një raporti të institutit Kinsey mbi seksualitetin, burrat midis moshës 15 dhe 50 vjeç, mendojnë për seksin çdo 5 ose 10 minuta. Lidhur me këtë, seksologu Kasteleman thotë: "Kjo mund të mos jetë e admirueshme, por është normale dhe jo patologjike".


Duke fituar më shumë eksperiencë jetësore, ne mësojmë t'i kontrollojmë, ose t'i civilizojmë ndjenjat tona të epshit. Ne nuk mund të rendim pas gjithkujt që na tërheq. Zgjedhjet seksuale ne i bëjmë me zemër dhe me mendje, edhe atëherë kur vetia na bërtet me zë të lartë.


Për shkencëtarët, është akoma mister, arsyeja pse ne tërhiqemi nga objektet e epshit dhe nga njerëz që nuk i njohim. Sociologia Alman, e përfytyron në këtë mënyrë këtë situatë: "Është një panteon plot me zota dhe perëndesha, ku secili luan me një tjetër dhe observon çfarë ndodh".


Pavarësisht çfarë thonë shkencëtarët, e vërteta është se kur godet epshi, ai godet aq fort dhe në mënyrë aq të papërshtatshme, sa që gjithmonë mbetet një gjë e çuditshme.
Shekulli