Thursday, October 1, 2009

Studimi sekret, marrëveshja me Greqinë. Si u fal Ngushtica e Otrantos !

Marrëveshja shqiptaro- greke për përcaktimin e kufirit detar mes dy vendeve shkel hapur sovranitetin kombëtar të Republikës së Shqipërisë, ndaj ajo nuk duhet ratifikuar nga Parlamenti”.



Ky është konkluzioni i një studimi prej 117 faqesh të ish-drejtorit të Institutit Tipografisë Ushtarake të Shqipërisë, kolonelit Myslym Pasha, njëherësh profesor me gradën shkencore “Kandidat i shkencave”, i lauruar me titullin “Mjeshtër kërkimesh”. “Gazeta Shqiptare” boton sot ekskluzivisht pjesën më pikante të këtij studimi, i cili thellon më tej skandalin që fshihet në këtë marrëveshje, të depozituar tashmë për ratifikim në parlament. Detajet e këtij studimi nxjerrin në pah paaftësinë e qeverisë shqiptare për të mbrojtur sovranitetin e Shqipërisë, duke pranuar firmosjen e një dokumenti që cënon ujërat kombëtare në detin Jon me rreth 354.4 km2, të cilat i “dhurohen” fqinjit tonë jugor.
Rezultatet e studimit tregojnë se pala shqiptare nuk ka shtruar asnjë argument dhe nuk ka kundërshtuar ndonjë tjetër. Thjesht janë pranuar pa asnjë kusht dhe kundrejt asnjë kontestimi të gjitha propozimet e kërkesat e palës greke. Qeveria shqiptare, me vetëdije ose për paaftësinë e ekspertëve të saj të Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Punëve të Jashtme tenton tani të ratifikojë me shumicë votash këtë dokument. Në datën 25 qershor, Komisioni Parlamentar i Ligjeve e miratoi këtë marrëveshje dhe tani pritet që fjalën e fundit ta thotë seanca plenare e 19 tetorit. “Studimi në argumentet e tij teknikë, gjeohartografikë, synon si hap të parë krijimin e një opinioni mbarëkombëtar, për të mos e ratifikuar këtë Marrëveshje”, - shprehet profesor Pasha.

* * *

STUDIMI

Studimi ka karakter teknik, ai mat, pasqyron, nxjerr rezultate dhe përqas. Studimi në argumentet e tij teknikë, gjeo-hartografikë, synon si hap të parë krijimin e një opinioni mbarëkombëtar, për të mos e ratifikuar këtë Marrëveshje. Studimi është vetjak. Ai nuk përfaqëson ndonjë agjenci, bashkësi studimore; nuk ka asnjë shtysë politike apo nacionaliste. Ai është vetëm një oponencë studimore.

ARKIPELAGU

Në Marrëveshje, kërkund nuk përmendet termi: "Arkipelag". Vetëm se: "Kufiri detar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, do të caktohet në përputhje me parimin e baraslargësisë. Në mënyrë më specifike, vija e delimitimit do të jetë vija e mesme, çdo pikë e së cilës është e baraslarguar nga pikat më të afërta të vijës bazë (si kontinentale ashtu dhe ishullore) nga e cila matet gjerësia e ujërave territoriale detare". Por terma të tillë nuk gjenden në UNCLOS (Konventa e Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtën e Detit).

RASTI I REPUBLIKËS SË GREQISË

Greqia është një bashkësi siujdhesash e përzgjatur si dhe ujdhesash, në detin Egje dhe atë jonian. Ndër të mëdhatë e saj është siujdhesa e Peloponezit, si vijim i tyre dhe arkipelagët e saj. Në këtë gjeografi, me një dendësi të madhe ujdhesore që njihet prej të gjithëve, prapëseprapë nuk është "shtet arkipelag", por në përbërje të tij "përfshin tërësi ujdhesash arkipelagore" si pjesë jetësore e Republikës së Greqisë. Kësisoj, në nismën për të ndarë ujorin në Ngushtesën Veriore të Korfuzit, që ndërmjetëson të dy shtetet tona fqinje, vëmendja jonë përqendrohet ndaj Arkipelagut të Ujdhesave Jonianë që ndodhet në perëndim. Shqipëria, në jugperëndimin e saj ndodhet përballë me Ujdhesën e Korfuzit dhe arkipelagun e tij. Shqipëria nuk është përballë me Greqinë kontinentale (gadishullore = siujdhesore), por me një ENTITET (Arkipelagu i Korfuzit), pjesë e Republikës së Greqisë. Ajo që përcaktohet në Marrëveshje: "Kufiri detar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, do të caktohet në përputhje me parimin e baraslargësisë. Në mënyrë më specifike, vija e delimitimit do të jetë vija e mesme, çdo pikë e së cilës është e baraslarguar nga pikat më të afërta të vijës bazë (si kontinentale, ashtu dhe ishullore) nga e cila matet gjerësia e ujërave territoriale detare", është shtrembërim i plotë.

KUSHTET E UNCLOS

Ujëra që qarkohen nga vija periferike e cila bashkon ishujt anësorë:
1. Në gjirin e Kërkyrës = 69 km2
2. Në gjirin e Mesongit = 66 km2
3. Tërësia ujore midis ishujve Mathraki, Othoni, Erikuza = 200 km2
4. Gjiri Perëndimor Ermone = 92 km2
5. Ujra Korfuz Paxoi = 120 km2
Gjithsej = 610 km2
Raporti : Ujor : Tokë, 610 km2 : 625 km2 = 0,91
MATJE DHE LLOGARITJE PËR ARKIPELAGUN E KORFUZIT
UJDHESAT SIPËRFAQJA km2
KORFUZI 592.877
OTNONOI 10.078
MATHRAKI 5.532
ERIKUZA 4.449
PAKSOI 27.000
ANTIPAKSOI 6.000
LLOGARITJA PËR ARKIPELAGUN E KEFALLONISË
UJDHESAT SIPËRFAQJA km2
LEKADHA 355.936
ITAKA 117.812
KEFALLONIA 906.500
ZAKYNTHOS 406.000
SIPËRFAQE
E PËRGJITHSHME 1606 km2

RAPORTI UJE-TOKË, QË NUK PLOTËSON KUSHTET E UNCLOS

Llogaritja e raportit Ujor : Tokë për grumbullin e dytë të ujdhesave që nuk kanë kufij me Shqipërinë: Sipërfaqe e përgjithshme: Tokë + Ujorë, nisur nga kufizimi periferik i ujdhesave: 3087 km2. Ndryshimi: 3087 - 1606 = 1481 km2
Raporti: Ujë : Tokë, 1482 km2: 1606,2 = 0,993. Nga shqyrtimi i të dy arkipelagëve KORFUZ, KEFALLONI del se ata nuk i plotësojnë kushtet për të hequr vijëdrejtat bazore që bashkojnë ujdhesat skajore. Kësilloj, jemi të ndryrë brenda një neni i cili trajton, në mënyrë krejt të përgjithshme, dhe pse të mos themi, hermetike, lidhur me vijat bazë (ne i quajmë vija bazore), ku shfaqen të dy versionet që i trajtuam një paragraf më sipër, pra: Kontinentale (Greqia Gadishullore, ku është Kontinenti, main land) dhe ujdhesore (që ne e kemi quajtur dhe trajtuar si Arkipelag, me qendër Korfuzin, main island). Të dy termat që përdoren, bëhen të pakuptueshëm, për ne, mbasi asnjë terminologji e tillë nuk haset në UNCLOS.

NJË PËRFUNDIM PËR TERMIN "Arkipelag i Korfuzit"

Prej trajtesës rrjedh se për të zbatuar kërkesat e Konventës, arkipelagu i Korfuzit, përfaqëson njësinë gjeografike, që ndodhet përkundruall Jug/Perëndimit të Shqipërisë, nga brigjet e së cilës nismon Deti Jon. Në bazë të të gjitha përcaktimeve, të dhëna më sipër, Greqia nuk është një shtet Arkipelag, por në përbërje të saj ajo ka dy arkipelagë. Ky është një ndryshim thelbor, të cilin palët nuk e kanë marrë parasysh, as e kanë cekur kund, po ma do mendja, atëbotë, as edhe e kanë diskutuar. Ritrajtimi që po i bëjmë, nuk mund të quhet ritrajtim, sepse nuk ka pasur rast, ndonjëherë tjetër, që midis dy vendeve të jetë shtruar një kusht, një tezë, një problem ndarës, bazuar në kërkesat e një Konvente. Po kështu prej palës sonë, nuk ka gjëllirë dëshirë studimi të thellë i kushteve të veçanta që rekomandon UNCLOS. Sa më sipër nxjerrim si përfundim se: Në përcaktimin e kufijve detarë dhe të Shtratdetit Kontinental, me Arkipelagun e Korfuzit që përbëhet nga 14 ujdhesa, nuk do të përdoren vijëdrejtat bazore që bashkojnë pikat skajore ujdhesore, por vijat bazore nga ujdhesa kryesore, Korfuzi. Kjo nuk është marrë parasysh.

GJIRI I SARANDËS DHE BUTRINTIT SIMBIOTIKË

Përfytyroni tërësinë ujore të brendshme të Kaonisë së dikurshme. Në themel, në jug Buthroti dhe lidhja me Detin. Gjiri shtrihej deri në këmbët e Çukës së Ajtoit në jug dhe të Foinikes, në veri. Të dy fushat e sotme të Vrinës dhe të Mursisë ishin pjesë e këtij gjiri që mbante në pëqi Buthrotin dhe Foiniken. Legjenda e Onhezmit, mund të lexohet nga të dy anët, si nga perëndimi ku është Ngushtesa e Korfuzit, po edhe nga lindja, ku vijonte Gjiri i Butrintit i cili në Çukën e sotme, ku zbriste Bistrica, lidhej sërish me detin e gjirin e Onhezmit (Sot është kanali i Çukës). Shtrirja gjeo-historike e te dy gjireve është një mbresë e pashlyer e këtij Dheu dhe Deti që vargoi i kodrave të Ksamilit nuk i ndante, por në të vërtetë bashkonte jetët e tyre të njëmendta. Në bisedime, duket se as që nuk është argumentuar dhe nuk është trajtuar veçoria historike, gjeostrategjike dhe ekonomike e GJIRIT TË SARANDËS. Vijat bazore janë marrë deri në portin e qytetit dhe ish bazën detare, Limion. Kjo ka sjellë humbje në Detin Shtetëror të Shqipërisë.

KEPI I STILLOS

Po të merret për bazë, harta gjysmë e publikuar, na lëshon një rreze dritë, për të parë se si janë ndarë kufitë ujorë në fillim të kësaj ngushtese historike për të dy vendet, aty ku përballë njëri-tjetrit janë gjeo-hapësirat tokësore, të Kepit të Stillos dhe ujdhesës me të njëjtin emër, pranë tij si dhe përballë, kepi Sidero në pjesën juglindore të Kërkyrës. Le ta përfytyrojmë këtë hyrje - grykë dhe të vështrojmë nga të dy anët, në një vijë që do të kalonte përperndikular me prirjen që ka hapësira ujore e cila vijon në drejtimin veriperëndimor. Sipas asaj harte, të gjysmëpublikuar, nëse matim largësinë nga Kepi Sidero deri në Kepin e Stillos ajo rezulton: 8180 metra. E matur, në hartën e cituar më sipër, kjo largësi në hartë është 56 mm (në shkallën e hartës). Nisur nga vija e mesme (që thuhet se është e baraslarguar nga të dy buzëujët dhe takim me tokën) raporti është si më poshtë:
Në drejtim të ujërave greke = 35 mm ( 62.5%) = 5400 metër
Në drejtim të ujërave shqiptare = 21 mm ( 37.5%) = 2780 metër.
Siç mund të vihet re ky ndryshim është = 2612 metër.

FILLIMVIJA NDARËSE UJORE DETARE

Po të merret parasysh drejtimi që jep prej pir kufitare 79, Komisioni Ndërkombëtar ( 1913-1925) vijimi duhet të shkojë deri në takim me ujdhesën e Korfuzit. Kjo largësi është 16 km. Kjo vijë duhet të konsiderohet fillimore. Mesorja e kësaj vije (në largësinë 8 km) do të jetë edhe pika e parë e fillimit të mesores se Ndarjes se NVK. Pika 23 është takim me drejtimin: Stillo- Kërkyra. Pika 26 është pikë që përkon me ndarjen e rregullt sipas marrëveshjes,( normal me vijëdrejtën bazore). Nëse do të pranohej vija e drejtë përmbyllëse e ishujve anësorë ashtu sikundër është pranuar në të gjithë procesin e zbatimit të UNCLOS, për këtë marrëveshje, atëherë përmbyllja e gjirit të Kërkyrës, nuk i takonte të ishte në kepin Sidero, por në vijën përmbyllëse të përfshirjes së ujdhesës Vido. Pra, vijëdrejta bazore, bashkon kepin e Karagollit ku kemi prirje nga perëndimi. Brenda kësaj vije përfshihet edhe ujdhesa Vido. Po mesa duket, me qëllim, nuk është marrë për bazë kjo vijë, por vetë bashkimi i të dy kepeve, të cituar më sipër: i Karagollit dhe Sidero. Kështu, po të merrej vija bashkuese, në ujdhesë kjo largësi do të ishte: 6780 metër prej kepit të Stillos, çka përbën një ndryshim ndaj vijës bashkuese me rreth 600 metër, që në këtë rast do t'i shtohej largësisë së dhënë më sipër duke arrirë në: 2670 metër.
Segmenti ujor i shtetit fqinj, Greqisë arrin në 5794 metër.

BARKETA

Përballë Korfuzit në gjirin e Tetranisit (Ksamil) ndodhet një bashkësi prej katër ujdhesash të cilat i përkasin Shqipërisë.
Ndërkaq, përballë kepit të Mërtesës (Vrojtimit) në vijnë lindje/perëndim drejt Kepit Varvara (Korfuz) ndodhen të dy ujdhesa shkëmbore, Tignosso dhe Barketa të cilat janë të pasqyruara në të gjitha hartat historike detare. Nëse gjatë ndarjes kufitare të Komisionit Ndërkombëtar është marrë parasysh, mesorja që ndan ngushtesën detare në këtë vijë, atëherë del se Shkëmbi Barketa ndodhet rreth 60 metër, në drejtimin e tokës shqiptare çka tregon, se për hir të baraslargësisë në Ngushtesë, vetëm, Barketa, duhet t'i takonte Shqipërisë, ndërsa Ujdhesa Tignosso, përfshihet në arkipelagun e ujdhesave të Korfuzit.

BARKETA, SI SKAJ I ARKIPELAGUT.

Po të shihet me vemendje harta detare ndarëse, ky shkëmb (Barketa) është konsideruar në mënyrë krejtësisht të gabuar, si një pikë kufizuese anësore, e fundme, e vijëdrejtës bazore që bashkon, në kundërshtim me UNCLOS, shkëmbinjtë periferikë (atolls) të arkipelagut (Serpa, Barketa, e mandej në Kepin e Kasiopesë). Prej kësaj vije, është bërë ndarja e cila të drejtën e ka kthyer në të padrejtë. Barketa ndodhet në lindje të mesores së Ngushtesës Veriore të Korfuzit, rreth 60 metra dhe sipas njoftimeve të mesvijës në Ngushtesë ajo kryeherët duhej t'i përkiste Shqipërisë, por askush nuk është kujtuar për të.
Tani, lind një argument i ri, zbatimi i UNCLOS si një Konventë e re, pas vitit 1913, kur u ndanë kufijtë shtetëror tokësorë midis Shqipërisë dhe Greqisë. Sipas saj, bie poshtë përfshirja e ujdhesave me vijëdrejta, pra baza e nisjes duhet të ndryshojë.
Këto duhet të ishin argumente në bisedimet paramarrëveshje, të cilat do të kishin mospërkime të thella. Natyrshëm.

GJIRI HISTORIK I SARANDËS, GJI I SHPËRFILLUR DHE I BRAKTISUR

Ky Gji është trajtuar si një vijë bregore detare e zakonshme. Matjet për përcaktimin e mesores i përkasin meslargësisë midis të dy brigjeve: Sarandë- Breg Korfuzi. Ujërat e brendshëm "historikë" janë konsideruar si "Free bay = gji i lirë" për t'u ndarë me shtetin fqinj. Ai në mënyrë tërësore është Det Shtetëror i Shqipërisë.

PRIRJA DREJT VERIPERENDIMIT NE NGUSHTESËN E OTRANTOS

Në këtë rast nuk është zbatuar "UNCLOS". Është ndërprerë në mënyrë tërësore, e drejta e Shqipërisë për një pjesë sovrane në ngushtesën e Otrantos, në cënimin detit shtetëror dhe hapësirës së afërt vijimore (contigous zone) si dhe hapësirës së veçantë ekonomike (exlusive economic zone). Pozicioni gjeografik i brigjeve shqiptare është tregues real dhe gjeohistorik, ato ndodhen përballë brigjeve të Italisë. Pra, dy shtete përballë njëri-tjetrit janë Shqipëria dhe Italia. Ky "status" i së Drejtës Detare, i është privuar Shqipërisë. Një nga kërkesat kryesore, të UNCLOS është që "Sistemi i vijave të tilla bazore (vijëdrejtave) nuk do të aplikohen nga një Shtet arkipelag në atë mënyrë që të presë vijimin ndaj deteve të lartë ose Hapësirës së Veçantë Ekonomike e Detit Territorial të ndonjë shteti tjetër". Në këtë marrëveshje nisur nga ujdhesa Othonoi, që është skaji ujdhesor i Arkipelagut, është ndërprere DSH dhe HAV e Shqipërisë, sepse është aplikuar e Drejta e vetëm një shteti (Greqisë) për të vijuar me standardin e DSH dhe HAV (Contigous Zone) ndërsa Shqipëria i krijon vetes një "mbyllje" dhe "izolim" gjeostrategjik në Ngushtesë. Ky është një cënim i drejtpërdrejtë i Sovranitetit Kombëtar dhe mosmbrojtjen e së Drejtës Detare të dhënë nga KONVENTA (UNCLOS). Nga sa u shqyrtua më sipër, ndarja detare dhe e shtratdetit Kontinental, në këtë takim ngushtesash strategjike ka qenë fatale për Shqipërinë. Arsyetimi ligjor ka qenë i mbështetur në logjikën ishullore, ku Othonoi është konsideruar si pikë e fundme prej së cilit janë llogaritur dy njësitë detare (DSH dhe HAV), pa arsyetuar se drejtimi verior i përftimit të këtyre standardeve, është në kundërshtim të hapur me rrethanat gjeografike të ngushtesës e cila u përket vetëm dy shteteve përballë, Italisë dhe Shqipërisë. Republika e Greqisë përfiton në këtë rast në të tri drejtimet si në atë verior ( në mes të Ngushtesës), në perëndim ku ka hapësirë detare më Italinë, në Jug ku është universi i saj natyror ujor.

LLOGARITJE

Le të nisim reshperimin tonë detar, dhe në troje ujdhesash, nga Ngushtesa Veriore e Korfuzit, ku vetëm në Gjirin e Kërkyrës, janë: 6,45 md, pastaj, kapërcehet, ujdhesa Korfuzit, e në veriperëndim të saj shfaqet në horizont, ujdhesa Othonoi e cila është larg nga bregu ujdhesor i Korfuzit, me përmasa të barabarta, afërsisht, sa një DSH (Territorial Sea): 24 km = 12,9 md. Largësia ujore dhe ujdhesorë prej Dheut Kontinental të Greqisë, e gjer në këtë periferi është 6.4+9.7+12.9 = 29 md. Kjo shtrirje në zotërim të ujërave është në më shumë se dy DSH ( 2 x 12 md = 24 md ). Po këtu të mos harrojmë, se kemi më tej hapësirë ujore, sipas UNCLOS edhe 12 md, si Hapësirë e Afërt Vijimore Detare (Contigous Zonë), janë 74 km = 39.9 md.

PIKA "150", SYNIMI PËR T'U FUTUR NË NGUSHTESËN E OTRANTOS
Pika "150" është një fund poligoni, një fund vije, mbyllje koordinatash që kanë ndarë një ujor dhe SHTRATDETIN KONTINENTAL.
Afrimi i saj deri këtu, ka edhe një status tjetër, atë të një trekëndori, KULMI i te cilit diskutohet midis të tri shteteve fqinjë dhe dy deteve, Jon dhe Adriatik. Në fakt pika "150" është diskutuar dhe vendosur nga dy palë. Ajo, paraqet fundin e një ndarjeje, ku në mesoren e "delimitimit" duhet t'i bëjë ballë, përcaktimit të të dy palëve, kundërshtimit të palës së tretë, po edhe vetes së saj. Kjo pikë nëse vihet në një vijëdrejtë e cila është e përfytyruar si përperndikular me Ngushtesën e Otrantos, e zgjatur nga të dy brigjet, e Italisë në Perëndim dhe Shqipërisë në Lindje është e gjatë 43 md. Pika " 150", është fund i një mesoreje (median line) e cila përshkon lirshëm DSH dhe HAV shqiptare në një gjatësi prej 39 km. Sa largësia tokësore Tiranë-Durrës.

NE NUK JEMI TË BARABARTË NË KËTË MARRËVESHJE EDHE PSE E KEMI FIRMOSUR ATË

UJDHESA OTHONOI është konsideruar si fillim për llogaritjen e DSH të Greqisë, si në drejtim të perëndimit ashtu dhe atë veriperëndimor, duke mos marrë parasysh veçoritë dhe kërkesat që jep UNCLOS. Kjo i ka dhëne një përparësi shumë të madhe Republikës së Greqisë, duke cënuar hapësirat ujore tradicionale të Shqipërisë.



SIPËRFAQJA (km2) E PËRFITUAR NGA GREQIA

Kepi i Stillos, përballë Gjirit të Kërkyrës, në hyrje të Ngushtesës Veriore të Korfuzit: 2. 9 km2
Shkëmbi BARKETA: 1. 5 km2
Gjiri Historik i Sarandës: 15 km2
Ujërat detare Arkipelagore të Korfuzit deri në Ngushtesën e Otrantos (pika "150"): 335 km2

Tedi Blushi, G.Shqiptare
Kush është Myslim Pasha ? Shtyp më poshtë për informacion të detajuar.

Përmes një forumi greko-serbofil !!!

I nisur nga debatet e fundit mbi rolin e disa studiuesve shqiptarë në çështje shqiptare, bëra një kërkim në një forum greko-serbofil, të quajtur Illyria (Balkans) Forum, ku gjen tema të tilla si “ Kastriotët rrjedhin nga guvernatori serb i Janinës, Branilo, i cili u vra në 1368….”

Heroi Kombëtar që formoi shtetin e parë të Arbrit.


Kjo sa per te dhene pak idene e rrethines se forumit, ne te cilen shprehimisht thuhet qe “propaganda anti-helene” nuk tolerohet dhe se qellimi fundor eshte iluminimi i ballkanit (quajtur “Haimos”, shqiptuar Hemos) dhe i ballkanasve (ose “hemianeve”).

Strukur midis dy temave per Gjergj Kastriotin jo shqiptar te shfaqet nje tjeter teme, me kopertinen e nje libri te edituar nga Stefanie Schwander Sievers dhe Bernd J. Fisher, me titull “Identitete shqiptare – Mit dhe histori”. Titulli i temës eshte “Pirro Misha dhe Fatos Lubonja”.

Pirro Misha


Ne kete liber Misha ka shkruar kapitullin “Invention of Nationalism: Myth and Amnesia” (Shpikja e nacionalizmit: Miti dhe Harresa), i cili kur e lexova me thene te drejten nuk me la pershtypje negative. (Duhet te theksoj per hir te se vertetes, se interpretimet e adminit ne çdo rast ishin te pare me syze me ngjyrat e oreksit te tij, dhe se nga njeanshmeria tejet e theksuar, ky burim nuk ia vlen ta marresh ne konsiderate si te tille. Vlera e vetme qendron ne ate qe aty trajtoheshin studiuesit tane, ne qasjen (“shqiptaret pohojne me gojen e tyre”). Ndersa Lubonja ka shkruar “Between the Glory of a Virtual World & the Misery of a Real World” (Midis lavdise se nje bote virtuale dhe mizerjes se nje bote te vertete).
Nuk po jap asnje mendim timin per sa me poshte; ky eshte thjesht informacion plotesues per debatet si dhe per pyetjet e shumta mbi shembuj konkrete te prurjeve te studiuesve qe u diskutuan aty.

Administratori i Forumit deklaron me germa te theksuara se:

Akademikët shqiptare Fato Lubonja dhe Pirro Misha shkatërrojne mitet shqiptare mbi Skënderbeun dhe origjinën ilire.

Konsesusi midis akademikeve serbe dhe brezit te ri te akademikeve shqiptare eshte se historia e Shqiperise siç njihet gjeresisht sot eshte nje produkt i mitit dhe fantazise te krijuar nga Rilindja dhe me tej te shtremberuar nga Enver Hoxha per t'ia pershtatur enderrave te Shqiperise se Madhe. Shpresojme qe shqiptaret do shohin se kritikat qe akademiket e medhenj serbe bejne ndaj kultures shqiptare jane te njejta dhe identike me kritikat qe bejne studiuesit me te medhenj shqiptare bashkekohore.

Lubonja dhe Misha referohen dhe citimet dokumentohen me lidhje vizuale te faqeve te librit nga eshte marre citimi.

Fatos Lubonja


Lubonja:
- Nacionalizmi shqiptar nuk lindi ne parim si nje deshire e domosdoshme per çlirim nga Turqia, siç ndodhi me nacionalizmin grek dhe serb.
- Midis miteve kryesore jane ata qe mburrin lashtesine e popullit shqiptar dhe gjuhen shqipe si nje nga me te vjetrat.
Misha:
- Skenderbeu u be hero kombetar, megjithese aksionet e tij kurre nuk perfshine te gjithe shqiptaret; as Kosova, as pjesa me e madhe e Jugut nuk qene perfshire. Nje perpjekje qe ai beri ne 1455 te merrte Beratin ne fakt deshtoi.

Nje klik me tej te shpie ne aradhe te gjata ctimesh. Ja ç’thuhet:

Fatos Lubonja, disident i famshem shqiptar:
“ Se pari, ne nuk kemi nje “une” te forte historik. Ne patem 5 shekuj nen turqit, dhe ne ate kohe ne patem nje identitet turk, jo shqiptar, perjashto gjuhen. Ne nuk patem nje histori te vertete si shqiptare gjate atyre 5 shekujve. Historia jone qe e lidhur me perandorine turke. Kjo eshte nje nga arsyet, mund te them, qe nacionalizmi yne nisi shume vone...Shqiptaret mund te mbronin vetem shtepite e tyre, familjen, fisin e vet, dhe ata nuk donin t’ia dinin per te tjeret.”

Dr. Kaplan Resuli, disident dhe historian i famshem shqiptar:

Pyetje: Fakti qe toponimet ne shqipri jane pothuaj krejtesisht sllave eshte i pamohueshem. Kujt i detyrohet kjo?
Dr. Kaplan Resuli:
Ne territorin e Shqiperise se sotme… ne fillim u ngulen sllavet. Ne 548 A.D., ata u futen gjithashtu ne Durres. Shqiptaret vijne nepermjet Transilvanise (Rumani) dhe Bullgarise shume me vone, ne shekujt IX-X. … Une zbulova jo vetem qe shqiptaret nuk jane autoktone, por dhe qe ata nuk jane te lidhur ne asnje menyre me pellazget ose iliret.
Motivi fillestar qe me inspiroi te kundershtoj pseudoshkencen shqiptare rreth origjines se tyre ilire ishte .. dashuria per te verteten… por po aq i rendesishem ishte fakti se, duke pare qe shqiptaret mekohen me shovinizem dhe racizem, apo qe inkurajohen te luftojne kunder fqinjeve te tyre, po shpresoja qe nqse u shpjegohet e verteta… ata do pushojne urrejtjen pa baze kundrejt fqinjeve…. Me pas [aprovimit nga akademiku Vincent Golleti, shkrutimi im] vijoi miratimi i studiuesit shqiptar Dr. Adrian Qosi, i cili ne mes te Tiranes kundershtoi hapur hipotezen e origjines ilire te shqiptareve. Me mua rane dakord, permes medias se shtypur disa studiues te tjere me te rinj, nga te cilet une do te permendja veçanerisht Fatos Lubonjen, Prof. Ardian Vehbiun dhe te tjere.
Une mund te them se sot duket nje grup i ri i studiuesve shqiptare te cilet nuk bien dakord me mitet e rreme dhe me kurajo pranojne te verteten shkencore. Sepse me besoni, nuk eshte e lehte fare, sepse nacionalistet skajore shqiptare, shovinistet dhe racistet e udhehqur nga Ismail Kadare, nepermjet menyrave me te renda te djallezise e shikanerise perpiqen te na mbyllin gojen me çdo çmim.

Serbet, kroatet hapen shkollat e para ne Shqiperi.
Teksti me i vjeter ne gjuhen shqipe eshte formula e pagezimit, perkthyer nga latinishtja ne 8-11-1462 prej serbit Pavle Angjeliçi, te cilin shqiptaret e kane shqiptarizuar si Pal Engjelli. Libri i pare shqip eshte Meshari i shkruar ne 1555, nga kroati Ivan Buzuk dhe i botuar ne Mal te Zi. Kuptohet, ata e shqiptarizuan ate ne Gjon Buzuku. Sa per dijeni, teksti i pare shkollor ne shqip, pas shpalljes se pavaresisse, eshte nje veper e sllaveve dhe vlleheve. Dositej Obradoviç eshte i pari ne histori qe hapi nje shkolle shqipe, ndersa ishte pikerisht Serbia shteti i pare qe njohu Shqiperine e pavarur.

Maqedonasit zhvillojne kulturen ne Shqiperi:
Maqedonasit kane nje ndihmese domethenese ne zhvillimin e kultures shqiptare. Psh, nje nga botuesit me te vjeter ne Shqiperi eshte maqedonasi Petar Budi (1566-1622) qe botoi tre libra ne shqip, dhe gjithashtu nje maqedonas eshte edhe Jovan Kukuzel, te cilin shqiptaret e metojne te tyrin dhe e kane shqiptarizuar emrin e tij si Jan Kukuzeli, megjitheqe eshte e njhur qe ai lindi ne Drach, shekulli XI, ku as sot nuk ka asnje shqiptar. ….
I pamohueshem eshte fakti qe gjithnje ne balle te tgjithe proceseve te tyre pozitive, shqiptaret kane patur jo-shqiptare.

Fatos Lubonja:
Jo shume kohe me pare, per shembull, une shkrova mbi mitet dhe permenda Skenderbeun dhe betejen e kosoves. Tregova se si shqiptaret kane harruar qe Skenderbeu ishte sllav. Une u sulmova nga Ismail Kadare, i zemeruar se si une mund te thosha qe Skenderbeu ishte sllav dhe qe historia dhe kultura e shqiptareve eshte ne nivelin e serbeve.
Keshtu e ka kultura jone, qe eshte mitomaniake, nacional-komuniste, romantike, e vete-lavdishme. Nuk mund te thuash nje gje objektive pa t’u nxehur njerezit. Shqiptaret jane nje popull qe vazhdojne te enderrojne ende. Keshtu jane ata ne bisedat e tyre, ne letersine e tyre... Ne driten e Hoxhes dhe skemave piramidale, shqiptaret jane popull qe ende enderrojne. Keshtu jane ata.


Kaplan Resuli:
Le te permendim gjithashtu… Gjergj Kastriot Skenderbeun, me prejardhje te pamohueshme sllave, Naim Frasherin (nje vllah, poet kombetar i Shqiperise), ose Fan Noli (nje grek, emri i vertete i te cilit eshte Theofanus Mavromatis), Petar Bogdan, nje serb, ose Ismail Qemali, nje turk qe shpalli pavaresine ne 1912.

Ardian Vehbiu


Ardian Vehbiu, historian i famshem shqiptar: (citimin e Vehbiut po e le ne anglisht, pasi eshte nje shpjegim teknik, pas te cilit jepet mendimi vetjak i tij qe prejardhja ilire nuk e meriton tere ate interes qe ka ngjallur, qe shqiptaret e sotem nuk kane asnje trashegimi kulturore nga iliret, dhe qe nje nje fare menyre, iliret (si dhe shoket e tyre me te pafat, pellazget) jane nje krijim i paster i romanticizmit shqiptar.

There is an Illyrian myth, with which Albanian culture has been flirting for at least 150 years, and as a myth it can't be questioned (for it has all the answers). There is also a very tentative Illyrian science, based mainly on archaeology, and on some data transmitted by Ancient Greek and Latin Historians.

These inscriptions, being totally alien to Albanian, show that the Illyrian question is extremely complicated, and that it isn't likely to be resolved, unless fundamental epigraphic discoveries are made.
The great Illyrologist Hans Krahe himself was no supporter of the Illyrian theory about the origin of Albanians. In his late years he came to understand that most of his paleolinguistic theories were generally wrong. Krahe started by finding Illyrian traces everywhere in Europe, but then it was made clear that all he had found were Indo-European traces -- and nobody had any doubt that Indo-European tribes had been in Europe for a long many years.
Onomastics is of no great help in settling linguistic and ethnogenetic issues. Let's have a look at some important place names in Albanian territories, like Dajti, Shkodra, Durresi, Vlora, Burreli, Drini, Shkumbini, Tirana, etc. Are they Albanian? We can't say that, for there are no Albanian words that would explain them (as we explain, for example, Kruja with "krue" - fountain).
This might well be true, but seems pathetic in front of the fact that we can't explain through Albanian words the place names we currently use, let alone the Illyrian ones. So what?
Let's move up in time, and reach the Middle Ages. In the Middle Ages the Albanians were somewhere there, though their first mention is in the 11th century (or 12th, I'm not sure). Where were they living? Where are the places they have named after their common words (technically called appellatives)? The south is full -- literally full -- of Slavic place names, especially the areas of Vlora, Tepelena, Skrapar, Mallakaster, Gramsh, Cermenike, Moker, Korce, Erseke.
My personal opinion is that the issue of Albanians descending or not from Illyrians doesn't deserve the interest it has traditionally aroused. There is absolutely NO Illyrian cultural legacy among Albanians today. In a certain sense, Illyrians (with their less fortunate fellows, the Pelasgians) are a pure creation of Albanian romanticism.


http://emigrantipeshk.blogspot.com/2009/01/permes-nje-forumi-greko-serbofil.html

Si mund te quhen historiane, individe qe nuk kane asnje lloj pergatitje jo vetem shkencore, por as akademike?

Si mund te quhet historian Ardian Vehbiu ?

Si mund te quhet historian nje Kapllan Resuli ?

Si mund te quhet historian Lubonja ?

Si lejohen keta njerez te livadhisin te lirshem dhe te vjellin vrer kundra identitetit shqiptar?

Sa njerëz të tillë do të prodhojë akoma Shqipëria ?

Wednesday, September 30, 2009

Klisheja e lajmit bëhet realitet: Njeriu kafshon qenin

Kriteri universal i vlerësimit të profesionit gazetaresk se “lajm nuk është kur qeni kafshon njeriun, por kur njeriu kafshon qenin”, u realizua në Kanada.

Jonathan Schacher, banor i qytetit Saskatchewan në Kanada, kafshoi në hundë qenin e tij të racës pitbull terrier pasi nuk arriti ta bindte dot që të mos kacafytej me qenin e fqinjit. I ndodhur në qendër të vëmendjes në qytetin Saskatoon, Jonathan e shpjegon kështu situatën:



''Në pjesën e mbrapse të shtëpisë kam një bahçe të vogël të rrethuar me mur të lartë të pakalueshëm për ndonjë kafshë. Shpeshherë e nxirrja qenin tim pas shtëpie të shëtiste dhe e stërvitja për të mësuar disa urdhra. Një ditë, dëgjoj nga pas shtëpie disa zhurma dhe kacafytje. Shkoj të shoh dhe vërej se qeni im po kacafytje me qenin e fqinjit. U mundova t’i ndaj: e pamundur. Megjithëse e urdhërova disa herë ta lëshonte, qeni e kishte kafshuar prej hunde dhe nuk e lëshonte. U detyrova dhe unë ta kafshoja prej hunde qenin tim, derisa ai e lëshoi qenin e fqinjit.”

Në fund, Jonathan Schacher thekson se ''Pasi e kafshova qenin në hundë, ai u qetësua në mënyrë të habitshme dhe më lëpinte në fytyrë sikur po më kërkonte të falur.”

Start

Histori e sajuar...

Me 1991, kur une u diplomova per letersi, isha brezi i fundit i studenteve te deformuar ideologjikisht. I perkisja nje brezi qe e studionte letersine boterore plot gropa, qe e mbyllte ate ne fund te shekullit te XIX-te dhe qe konsideronte si librin me te afert ne kohe "Xhek London" e Martin Idenit. Gjithe letersia e shekullit te XX konsiderohej dekadente, nuk studiohej, ose thjeshte kritikohej ne bllok, pa ditur se cfare kritikonim realisht.

Blendi Fevziu


Letersia nuk ishte e vetmja. Per 12 vjet rresht une kisha perseritur po ato shabllone te nje historie te manipuluar; e kisha mesuar ate sipas deformimit ideologjik edhe pse brenda vetes e dija se kjo nuk ishte e vertete. 20 vjet me pare, une isha nga ata studente, qe nuk e pranonim dot kete deformim dhe u ngritem kunder tij. 20 vjet me pas, kam ndjere te skuqem duke lexuar tekstin e Historise se Popullit Shqiptar XII! Ne ate kohe justifikohej! Ne kete kohe, as nuk falet dhe as nuk justifikohet. E vetmja fjale qe me erdhi neper mend ishte turp, edhe pse ky nuk eshte rasti i pare. Ne 20 vjet rresht, historia merr ngjyrimin dhe tonet e forces politike ne pushtet dhe kjo jo thjesht per aktualitetin, por edhe per menyren se si gjykohet kryengritja e Haxhi Qamilit, lufta e dyte boterore, renditja e forcave ne te, apo ai qe ne jemi mesuar ta quajme: revolucioni demokratiko-borgjez i qershorit. Ne rastin konkret e shkuara duket se ka gjetur nje lloj kompromisi te kenaqshem (me perjashtim te mungeses se plote te denimit te kryengritjes dhe figures se Haxhi Qamilit), ndersa e sotmja vuan thelle nga pasaktesia dhe komentet selektive. Nuk dua te merrem me nje tekst qe fillon tek pellazget dhe mbaron tek "ceshtja Fazllic"! Me duket absurde qe debatet dhe thashethemet e gazetave te behen pjese e tekstit te historise qe gjimnazistet mesojne ne shkolle. Teksti qe duhet te jete me seriozi dhe me i sakti, sepse eshte historia e vendit dhe ai qe ndikon me shume ne formimin e nxenesve. Dua te ndalem ne dy pika: e para ne pasaktesine e fakteve dhe e dyta ne interpretimin e gabuar apo selektiv te tyre.

E para duket me shume nje mungese kujdesi dhe vemendje. Po shenoj vetem periudhen kohore nga viti 1990 deri me 2009.

Ne shpalljen e pluralizmit dhe ngjarjet e dhjetorit 1990, autoret shkruajne: "Ne dhjetor 1990 shperthyen demonstratat e popullsise se qyteteve te medha si Tirana, Durresi, Shkodra, Elbasani, Kavaja. Keto ngjarje treguan se udheheqjes komuniste i kishte dale situata jashte kontrollit. I ndodhur perballe trysnise nderkombetare dhe grevave e protestave brenda vendit, Ramiz Alia ne nje takim me perfaqesuesit e studenteve te Universitetit te Tiranes, u detyrua te pranonte kerkesen per vendosjen e pluralizmit politik ne Shqiperi..."

Ne fakt, cdo tekst deri tani, kur behet fjale per nje moment te ndryshimit te sistemit sic eshte ai i dhjetorit 1990, sqaron se protesta nisi ne 8 dhjetor ne qytetin Studenti dhe se prej pamundesise per ta frenuar ate, erdhi pluralizmi politik. Protestat dhe grevat neper qytete, nuk erdhen para, por pas pluralizmit dhe kjo eshte nje pasaktesi historike. Deri ate dite, grevat dhe demonstratat nuk lejoheshin.

Se dyti, emri i Azem Hajdarit, drejtues i levizjes se studenteve, themelues dhe kryetar i pare i PD nuk permendet fare, nderkohe qe nje paragraf i tere i kushtohet suksesit te "diplomacise parlamentare te Jozefina Topalli" dhe "ndryshimeve qe solli ne politiken e vendit, zgjedhja President e Bamir Topit"!

Ne ngjarjet e 14 shtatorit te vitit 1998 thuhet: "Ne kete dite u pushtuan me force institucionet qendrore te vendit, radiotelevizioni publik dhe Kryeministri i vendit u largua nga Shqiperia. Me terheqjen e forcave qe mbeshtesnin opoziten, qeverisjen e vendit e mori Ilir Meta, nje nga drejtuesit e PS." Cdo njeri e di qe ne fund te shtatorit 1998, Kryeminister u be Pandeli Majko dhe jo Ilir Meta. Madje, Pandeli Majko ka qene dy here Kryeminister i Shqiperise, nje here gjate luftes se Kosoves dhe nuk permendet fare ne tekst, nderkohe qe permendet edhe Bexhet Pacolli edhe Damir Fazllici.

Per periudhen e qeverisjes se Fatos Nanos thuhet: "Gjate kesaj periudhe ndodhen ngjarje te renda. U mbyten ne Adriatik nga luftanija italiane "Sibila" 84 qytetare shqiptare. Gjithashtu, u mbyten duke u lene ne meshire te fatit 19 qytetare shqiptare ne janar te vitit 2004... Kryeministri deshmoi ne disa raste se nuk kishte ndjeshmerine e duhur ndaj ketyre fatkeqesive dhe njerezve qe ishin prekur prej tyre. Per t'u shfajesuar para opinionit shqiptar dhe per te ndryshuar disi raportet brenda PS kreu i saj organizoi mbledhjet e famshme te KPD, ku akuzoi hapur shume drejtues te PS dhe anetare te Qeverise per gjithcka dhe doli fitimtar...".

Asnjera nga keto ngjarje nuk ka lidhje me njera tjetren dhe se paku njera prej tyre as me Fatos Nanon. "I Katerti i Rades" u mbyt ne 28 mars 1997, kur Nano nuk ishte Kryeminister. KPD-ja ku Nano fitoi mbeshtetjen brenda PS u be ne dhjetor 2001 dhe ngjarja e Otrantos ne janar 2004. Asnje lidhje s'ka mes te dyjave sic del ne tekst.

E dyta eshte akoma me e rende. Interpretimi i ngjarjeve eshte problematik dhe ne shume raste i fryn debateve ende te pakonsoliduara politikisht e jo me historikisht. Autoret i quajne ngjarjet e pranveres 1997 "rebelim komunist". Padyshim qe kjo eshte gjuha qe PD ka ruajtur ne gjithe keto vite, por nje gjuhe e kontestuar nga kundershtaret e saj. Perfshirja e nje etiketimi te tille, ngjan me shume si beteje politike aktuale se sa si perfundim historik i nxjerre nga studimi i fakteve dhe te vertetave.

Autoret thone se zgjedhjet e 26 majit u braktisen nga opozita dhe kane te drejte. Por nuk thone se deputetet e opozites u rrahen ne sheshin "Skenderbej" nga policia me 28 maj. Thone qe u shfrytezua renia e firmave piramidale, por nuk thote asnje fjale per kete fenomen.

Nderkohe, vitet 2005-2009 jane po kaq kaotik. Duket sikur ka nje lloj lartesimi per maxhorancen aktuale, por teksti i historise, me shume se sa i tille, ngjan si nje koleksion gazetash te zhurmshme. Nuk po bej asnje koment, por po le disa pjese nga teksti qe te gjykoni vete:

"Opozita e majte per disa vjet e akuzoi qeverine se kishte harxhuar shume burime financiare per rrugen Durres-Kukes, per preferenca te firmave, konkretisht te firmes "Bechtel-Enka", por rruga filloi dhe ne fund te mandatit ishte gati per t'u inauguruar..."

"Pjese e kesaj lufte ishte denoncimi i Qeverise nga opozita per korrupsionin gjigant ne rrugen Durres-Kukes duke akuzuar ish ministrin e Puneve Publike L. Basha si dhe denoncimi i shume rasteve te tjera per tenderet e KESH..."

"... Qeveria u ngarkua me nje barre shume te rende ne lidhje me kete afere, aq sa gjithnje e me shpesh nga opozita po quhej si "qeveria e Gerdecit". Ne keto debate, u trajtua si nje akt korrupsioni edhe ceshtja Fazllic..." Nuk e di nese ceshtja Fazllic apo emri i firmes qe ndertoi rrugen Durres-Kukes, apo debatet per tenderet e KESH, meritojne te jene pjese e nje teksti historie qe fillon me Pellazget, vijon me Teuten e Gentin e Ilirise, vijon me Skenderbeun, rilindesit, Ismail Qemalin, Zogun, Hoxhen e mbyllet, si per ironi te fatit me Fazllic. Po keshtu, qeverisja socialiste e viteve 2001 - 2005 pasqyrohet keshtu: "Ne zgjedhjet e vitit 2001, perseri ne pushtet erdhen socialistet, nen drejtimin e Fatos Nanos, i cili u be serish kryeminister. Por vendin e perfshiu nje vale e papare korrupsioni, trafiku dhe nje gjendje e madhe pasigurie, ndonese Shqiperia kishte filluar rrugen drejt NATO-s dhe MSA (Marreveshja e Stabilizim-Asociimit) per ne BE. Ekonomia ecte ngadale. Biznesi nuk ecte me hapat e duhur. Kreditimi i ekonomise nuk i pershtatej ende nevojave te zhvillimit". Eshte jo korrekte dhe mbi te gjitha jo e sakte qe nje moment i historise se Shqiperise, te trajtohet vetem me anen e saj negative, duke ju referuar me shume politikes se dites dhe akuzave te saj se sa realitetit. Kjo pjese mund te renditej vetem me faktet, por historia nuk mund te komentohet per sa kohe ajo nuk eshte histori, por ende aktualitet. Pa harruar qe ngjarje si hyrja ne Ambasada, pavaresia e Kosoves, jane trajtuar me thjeshte nje fraze, nderkohe qe personazhe dhe politikane pa ndonje vlere kane zene nje vend qe s'kane per ta pasur kurre ne historine e Shqiperise. Ndaj, mund te them se 20 vjet me pare, nje tekst si ky mund te justifikohej, por 20 vjet me pas, ky eshte nje tekst i papranueshem dhe vetem kaq. Duhet bere gjithcka qe teksti te korrigjohet, ne menyre qe nxenesit e sotem, te mos e mesojne historine te gjymtuar, ashtu sic e mesuam ne, 20 vjet me pare...

Blendi Fevziu, Koha Jonë

Zhdukja e emrave të përveçëm shqiptarë.

Një pjesë e madhe e popullsisë shqiptare, e cila ka emigruar, u vendos fëmijëve emra të përshtatshëm për vendin ku kanë emigruar, të imponuar ose jo.

Gjithashtu në Shqipëri, është bërë shumë "demode" të vesh një emër shqiptar, me një kuptim në shqip. Aq keq është zvarritur kjo situatë, saqë madje rrezikon që emrat shqiptarë të duken disi edhe qesharakë.
Eshtë e natyrshme që emrat e vjetër turq, grekë apo sllavë do të humbasin, por përse bashkë me ta të humbasin edhe emrat shqiptarë, të trashëguar në mijëvjeçarë ?

Në klasën e mbesës time, shokët e saj quhen John, Mikelanxhelo, Patrick, Serxhio, Arnold, etj etj.



Gjithashtu ka djem që quhen Kristi, si dhe vajza që quhen Kristi... Nga ana tjetër shumë nga këta emra të huazua,r nuk i përgjigjen gramatikës që këta fëmijë mësojnë në shkollë. Emrat e përveçëm të gjinisë mashkullore në trajtë të shquar mbarojnë me zanoret "I" dhe "U", ndërsa emrat e gjinisë femërore me "A".

Çfarë na mbetet në dorë për të frenuar këtë dukuri ?

Shkroi dhe përgatiti Stop Injorancës

http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Klisheja e lajmit bëhet realitet: Njeriu kafshon qenin

Kriteri universal i vlerësimit të profesionit gazetaresk se “lajm nuk është kur qeni kafshon njeriun, por kur njeriu kafshon qenin”, u realizua në Kanada.

Jonathan Schacher, banor i qytetit Saskatchewan në Kanada, kafshoi në hundë qenin e tij të racës pitbull terrier pasi nuk arriti ta bindte dot që të mos kacafytej me qenin e fqinjit. I ndodhur në qendër të vëmendjes në qytetin Saskatoon, Jonathan e shpjegon kështu situatën:



''Në pjesën e mbrapse të shtëpisë kam një bahçe të vogël të rrethuar me mur të lartë të pakalueshëm për ndonjë kafshë. Shpeshherë e nxirrja qenin tim pas shtëpie të shëtiste dhe e stërvitja për të mësuar disa urdhra. Një ditë, dëgjoj nga pas shtëpie disa zhurma dhe kacafytje. Shkoj të shoh dhe vërej se qeni im po kacafytje me qenin e fqinjit. U mundova t’i ndaj: e pamundur. Megjithëse e urdhërova disa herë ta lëshonte, qeni e kishte kafshuar prej hunde dhe nuk e lëshonte. U detyrova dhe unë ta kafshoja prej hunde qenin tim, derisa ai e lëshoi qenin e fqinjit.”

Në fund, Jonathan Schacher thekson se ''Pasi e kafshova qenin në hundë, ai u qetësua në mënyrë të habitshme dhe më lëpinte në fytyrë sikur po më kërkonte të falur.”

Start

Tuesday, September 29, 2009

Zbulohet vjedhja e votave të 28 qershorit, ja provat e manipulimit.

Emisioni "Faktori Plus" në Vizion Plus sjell fakte tronditëse të manipulimit përmes procesverbaleve. Ndryshe dalin votat gjatë numërimit, ndryshe shkruhen. E vërteta bëhet më e hidhur, për shkak se kutitë e mbyllura mund të fshehin skandale më të mëdha.


Hetimi paraprak, përmes regjistrimeve problematike, i siguruar prej kamerave vëzhguese në qendrat e votimit, përmbys rezultatin për shumicën e shpallur në parlamentin shqiptar. "Faktor Plus" bashkëpunoi me një grup ekspertësh, që po hetojnë regjistrimin prej kamerave të KZAZ-ve të Shkodrës dhe përfundimet e para janë tronditëse. Nëse merret mesatarja e manipulimit në favor të PD në KZAZ nr. 40, që i përket qytetit të Shkodrës dhe që është KZAZ me pak e manipuluar, rezulton që PD të ketë shtuar në gjithë qarkun e Shkodrës rreth 9 mije vota në favor të saj, pra një deputet. Nëse marrim KZAZ të tjera, si ajo 42, që i përket periferisë apo zonës së Pukës, dhe e konsiderojmë si mesatare, atëherë shifra mund të jetë mbi 12 mijë vota.



Por, le t'i shikojmë konkretisht disa rezultate...

- Në Qendrën e Votimit nr. 0255, në Shkodër, sipas procesverbalit të dorëzuar në KQZ, PD ka marrë 327 vota, kurse sipas numërimit, që ne i bëmë nga kamera, ajo ka marrë 273 vota, pra ka një shtesë prej 54 votash në favor të PD.

Po në këtë Qendër Votimi, Partia Republikane, sipas procesverbalit, ka 26 vota, por sipas numërimit tonë ka 14 vota. Pra i bie që PR i janë shtuar 12 vota.

Interesante është se i janë shtuar dhe Partisë Socialiste 6 vota, pasi në procesverbal ka 162, kurse realisht ka 156 vota. Pra socialistëve u kanë dhënë sa gjysma e Fatmir Mediut.

Por më i dëmtuari në këtë qendër votimi del Nikollë Lesi, partisë së të cilit i kanë hequr 16 vota. Në procesverbal ai figuron me 3 vota, ndërkohë që nga numërimi ynë ai ka marrë 19 vota.

Nëse këto shifra i marrim si maksimumin e manipulimit, atëherë i bie që Partia Demokratike në Shkodër, nëse ka shtuar nga 54 fletë në çdo qendër, mund të ketë shtuar teorikisht rreth 20 mijë vota. Por, nga llogaritë për gjithë KZAZ-të, del se mesatarisht PD ka shtuar rreth 25 vota për qendër votimi, çka e çon në gati 9 mijë vota të vjedhura prej saj në një qark, shifër kjo e mjaftueshme për t'i hequr PD një deputet. Ky deputet mund të kalojë në favor të PS ose LZHK.



- Një tjetër procesverbal është ai qendrës nr. 0294. Në këtë qendër, sipas procesverbalit të dorëzuar në KQZ, PD ka marrë 246 vota, ndërsa nga numërimi ynë ka marrë 196 vota, duke shtuar pra 50 vota. Po ashtu, Partia Republikane ka shtuar nga 9 në 15 vota.

- Një tjetër qendër rekord, ku PD ka shtuar 64 vota, është qendra 259, në Shkodër. Nga numërimi ynë PD ka marrë 341 vota dhe ka shënuar 405 vota, kurse LZHK i janë hequr 5 vota. Në këtë qendër ka dhe 27 vota të shtuara për Partinë Socialiste. Sipas numërimit tonë, PS ka marrë 153 vota, ndërsa në procesverbal ka 180 vota.

Ky shkatërrim i procesit në këtë mënyrë shton dyshimet se shifrat reale të dy partive të mëdha dhe partive që kanë mbetur jashtë parlamentit, janë krejt të ndryshme. Partia Demokratike ka minimalisht një deputet më shumë në Shkodër, por, nëse marrim këto shifra, ajo mund të ketë shtuar edhe dy deputetë artificialisht në Shkodër. Po ashtu ndryshon historia dhe për Partinë Socialiste dhe LZHK.

Por, siç e theksuam dhe në fillim, ky është një hetim në kushte shumë skandaloze, pasi regjistrimi me kamera mbart një sërë problemesh, që të shtojnë dyshimin se kemi të bëjmë me një veprim të paramenduar.

Eksperti Julian Mema, që ka hetuar CD-në e KZAZ numër 40 në Shkodër, shpjegon problemet që ka hasur.

Sipas tij, problemi i parë është gjendja pa inventar e filmimit. Në regjistrim mungon numri i Qendrës së Votimit, kur hapet kutia dhe ekspertëve u është dashur ta hetojnë atë nga vula e komisionerit pas fletës së votimit.

Një tjetër problem, sipas ekspertëve, është dhe thyerja e Kodit për filmimin e fletës. Siç mund ta shihni në kamera, fletët nuk mbahen 4 sekonda para objektivit të saj, siç parashikon Kodi, por kalojnë formalisht pa u kuptuar asgjë në fund.

Sipas ekspertëve, që kanë hetuar, ka edhe probleme të tjera të rënda, siç është censurimi i pamjeve filmike, duke ndërprerë filmimin në mënyrë të pakuptimtë. Një gjë e tillë ilustrohet për shembull në qendrën 263, sipas ekspertit Julian Mema.

Hetimi i CD-ve nxjerr dhe një sërë problemesh, që kanë të bëjnë me mungesën e filmimit të procesverbaleve, kur mbyllen kutitë dhe kur hapen ato, si dhe cilësinë shpesh shumë të keqe të filmimit.

Pra, gjithë parregullsitë, që ne kemi hetuar, janë gjetur, duke marrë parasysh dhe këto vështirësi që me probabilitet mund të rrisin numrin e falsifikimeve në kutitë e votimit.

Si përfundim, një hetim për CD-të hedh në erë procesin zgjedhor, por nuk na çon tek e vërteta e hidhur që mund të jetë brenda kutive. Për këtë arsye, një hetim fizik i kutive përmes ekspertëve të paanshëm do ta bënte më të qartë historinë e këtij procesi, që po mban peng besimin politik në vend. Faktet konkrete janë brenda kutive dhe çdo përpjekje për ta shmangur këtë hetim, do të shtojë më shumë dyshimet për një dirigjim të procesit të manipulimit, prej pushtetit.

Tema

Ku ka turp më të madh sesa të tallesh me vullnetin dhe votën e popullit, që plot qytetari shkon të votojë, duke besuar dhe menduar të kontribuojë me të vetmen gjë të cilën e ka në dorë, me votën !!!

Kisha Ortodokse “pushton” Ministrinë e Mbrojtjes

Është pak të themi se jemi të skandalizuar. Aty ku rrinim ne dikur, në lulishte, për të ndarë ndonjë pare muhabet, prej vitesh është rrethuar dhe po ndërtohet një kishë e madhe.

Nuk jemi kundër ndërtimit të kishës, sepse disa prej shokëve tanë janë të besimit ortodoks, por si ushtarakë të vjetër ne nuk mund të mos rebelohemi prej atyre pamjeve që në shohin sytë përditë e më shumë. Në hyrjen anësore të Ministrisë së Mbrojtjes dhe në të djathtë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, janë ngritur armaturat dhe çdokujt që do t’i duhet të hyjë në ministri, mjafton të hidhet nga vendi ku ndërtohet kisha dhe je brenda në institucionin e rëndësishëm shtetëror. A i shohin ministri, vartësit, ata të Policisë Ndërtimore, se çfarë po bëhet?

Me respekt, një grup ushtarakësh në rezervë

Ndërtimi gjigant në lulishten mes ministrive dhe selisë së PS-së, kalon çdo limit. Armaturat kapërcejnë murin ndarës të zyrës së ministrit.

Pas kësaj letre shumë shqetësuese të një grupi qytetarësh për shkeljen e rregullave elementare në fushën e ndërtimit dhe mos reagimit të instancave shtetërore, ne shkruam për ta parë gjendjen në vend. Tabloja për paraqitet është ashtu siç përshkruhet në letrën e ushtarakëve në rezervë. Sipër murit as dy metra të lartë që rrethon pjesën e prapme të Ministrisë së Mbrojtjes, është ngritur një radhë e gjatë armaturash, ndërsa betonimi ka shkuar disa metra lart. Këto pjesë që kanë kapërcyer murin e Ministrisë së Mbrojtjes, mendohet se do të jenë pjesa hyrëse e Kishës së re Ortodokse në qendër të Tiranës. Kisha tashmë i ka treguar përmasat e saj gjigante, duke u bërë fqinje shumë e afërt me disa prej ministrive, si ajo e Mbrojtjes, Bujqësisë dhe Ushqimit, si dhe Ministrisë së Ekonomisë.

Shtrihet mbi ish-lulishten që shtrihej deri pak vite më parë, mes disa ministrive të rëndësishme dhe selisë së Partisë Socialiste. Sot mjafton të zgjatësh një dërrasë skele që përdorin punëtorët dhe, bujrum, gjendesh në Ministrinë e Mbrojtjes.

Lulishtja ishte rregulluar nga bashkia e Tiranës në vitin 1999, pas prishjes së kioskave dhe lokaleve që kishin zaptuar lulishten pas vitit 1992. Kishte plot stola dhe rrugina për të shëtitur dhe në çdo orë të ditës dhe të natës shikoje familjarë dhe fëmijë që pushonin dhe argëtoheshin.

***

Ne foto Hyrja anesore e Ministrise se Mbrojtjes. Mbi murin rrethues te institucionit vazhdon te ngrihet ndertimi betonarme, pjese e kompleksit te kishes se re Ortodokse


Por, kjo pjesë e gjelbëruar e Tiranës, me vendim të qeverisë “Nano” në 6 shkurt 2003 iu shit trualli, që sipas vendimit ishte në pjesën lindore të pronës që kishte patur, me një sipërfaqe prej 966 metër katrorë dhe me çmim 1 600 lekë metri. Ishte po qeveria e z.Nano që në 23 prill 2004, ndryshon vendimin e një viti më parë, duke e bërë sipërfaqen 1079 metër katrorë. Dy vite më vonë, në 1 shkurt 2006, qeveria e drejtuar nga Sali Berisha, vendosi që Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë t’i kalohet në pronësi, pa shpërblim, trualli, me sipërfaqe 460 m2, që ndodhet në pjesën veriore të pronës së kësaj kishe, në qytetin e Tiranës. Është kjo pjesë ku ndërtimi ka avancuar shumë, duke kapërcyer edhe muret e Ministrisë së Mbrojtjes dhe përballë selisë së Bankës Raiffeisen.

Zyra e shtypit asnjë përgjigje, faqja on-line e Kishës nuk publikon projektin.

Ndërtimi madhështor, asnjë tabelë punimesh


Godina gjigante që po ndërtohet është fiks mbrapa selisë së Partisë Socialiste dhe nga konstatimet, zë një sipërfaqe të konsiderueshme. Nëse ju rastis të kaloni andej, do të vini re se objekti në ndërtim nuk ka instaluar asnjë tabele treguese për godinën e re që po ngrihet. Që të jemi plotësisht të saktë, aty ka një tabelë, por është thjesht paralajmëruese për kalimtarët dhe ka këtë përmbajtje: “KUJDES! LART PUNOHET!”.

Kërkuam pranë zyrës së shtypit të Kishës Ortodokse në Shqipëri, që të na viheshin në dispozicion disa të dhëna rreth kësaj katedraleje të re. Kontaktuam rreth 4 herë radhazi, megjithatë, kjo e fundit nuk e plotësoi kërkesën e gazetës. Fillimisht, na u tha se personat përgjegjës nuk kishin lënë për zyrën e shtypit asnjë lloj materiali rreth katedrales dhe për fat të keq, ndodhen jashtë për aktivitet, ndaj nuk mund t’ju ndihmojmë me atë që kërkoni. Sidoqoftë, na këshilluan që të interesohemi se ka mundësi të kthehen për 3 ditë. Ashtu bëmë! Megjithatë edhe herën e fundit që ishim, na përcollën me fjalë të ngjashme: “Që të marrim “OK!” e dhënies së informacionit, duhet të autorizohemi nga personat kompetentë, të cilët fatkeqësisht ndodhen akoma jashtë. Kështu që, për çdo gjë tjetër mund t’ju ndihmojmë, por jo për këtë çështje!”. Dhe që të jemi të qartë, hera e fundit që shkuam për t’u interesuar ishte pas disa ditësh. Donim të ishim të sigurt se ishin kthyer këta persona kompetentë, por ja që ishim gabuar. Ka mundësi të jenë akoma jashtë!!!

Hapëm faqen on-line të Kishës Ortodokse Autoqefale, me adresën www.orthodoxalbania.org. Aty gjen materiale të bollshme për të bërë edhe dossierë për historinë, rrënimin dhe ringritjen e Kishës Ortodokse, projekte për ndërtimet, por asnjë rresht dhe asnjë genplan për ndërtimin madhështor në qendër të Tiranës.

Kisha Ortodokse: Kemi hapur qindra vende pune.

“Ne, investitorët më seriozë në vend”


“Që prej vitit 1992, Kisha Orthodhokse ka organizuar një zyrë teknike që ka realizuar shumë projekte ndërtimi. Në katërmbëdhjetë vitet e fundit janë ndërtuar 90 kisha të reja, janë restauruar 80 kisha-monument kulture dhe 5 manastire, dhe janë riparuar 141 kisha. Janë ngritur më shumë se 20 ndërtesa të tjera, të reja. Për më tepër, kompleksi Akademia Theologjike ”Ngjallja e Krishtit” dhe Manastiri i Shën Vlashit janë ndërtuar në vendin e tyre historik, pranë Durrësit.

Kisha gjithashtu ka blerë dhe rinovuar ndërtesa të mëdha për Kryepiskopatën e Tiranës, Mitropolinë e Gjirokastrës dhe Shkollën e Mesme Kishtare ”Kryqi i Nderuar”. Kisha ka blerë ndërtesa për të zhvilluar edukimin shpirtëror dhe shkollor në Lushnje, Shtëpinë e Murgeshave dhe shtëpitë e pritjes në Tiranë, Korçë dhe Kavajë. Janë ndërtuar dhe blerë godina për klinika dhe kopshte në qytete të ndryshme.

Mitropolitë e Korçës dhe të Beratit janë rinovuar, po ashtu Manastiret e Ardenicës, Shën Kozmait në Kolkondas të Fierit, Shën Joan Vladimirit në Elbasan dhe Fjetja e Hyjlindëses në Zvërnec. Së fundi është ndërtuar kompleksi i punishteve ”Nazaret” në Tiranë, që përfshin: shtypshkronjë, punishte qirinjsh, zdrukthtari, punishte për gdhendjen e drurit, si edhe studio ikonografike, mozaiku, restaurimi.

Nëpërmjet projekteve të saj të ndërtimit, Kisha Orthodhokse është duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, duke hapur qindra vende pune dhe duke ndihmuar shumë firma ndërtimi dhe specialistë. Kisha Orthodhokse është konsideruar si një prej investitorëve më seriozë në vend.

Vendimet e Nanos dhe Berishës, për zgjerimin e Kishës Ortodokse

V E N D I M

Nr. 81, datë 06.02.2003

PËR SHITJE TRUALLI, KISHËS ORTODOKSE AUTOQEFALE TË SHQIPËRISË -

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “b” të nenit 3 e të paragrafit të parë, të nenit 8 të Ligjit Nr.7980, datë 27.07.1995 “Për shitblerjen e trojeve”, me propozimin e Ministrit të Rregullimit të Territorit dhe të Turizmit, Këshilli i Ministrave:

V E N D O S I:

1. Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë t’i shitet trualli me sipërfaqe prej 966 m2 në qytetin e Tiranës, në pjesën lindore të pronës së kësaj kishe, sipas genplanit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Çmimi i shitjes së truallit të jetë 1 600 lekë/m2.

3. Ngarkohet Bashkia e Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Fatos Nano

***

VENDIM

Nr.241, datë 23.4.2004

Për një ndryshim e shtesë në Vendimin Nr.81, datë 06.02.2003 të Këshillit të Ministrave “Për shitje trualli Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë”.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës e të neneve 3. shkronja “b” dhe 8. paragrafi i parë i Ligjit Nr.7980, datë 27.07.1995 “Për shitblerjen e trojeve”, me propozimin e Ministrit të Rregullimit të Territorit dhe të Turizmit, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

Në Vendimin Nr.81, datë 06.02.2003 të Këshillit të Ministrave, të bëhet ky ndryshim e kjo shtesë:

a) Pika 1 ndryshohet si më poshtë vijon:

“1. Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë i shitet trualli me sipërfaqe prej 1079 m2, në pjesën lindore të pronës së kësaj kishe, në qytetin e Tiranës, sipas genplanit, që i bashkëlidhet këtij vendimi”.

b) Pas pikës 2 shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:

“2/1. Të ardhurat, që realizohen nga shitja e truallit, të përcaktuar në pikën 1 të këtij vendimi, të derdhen në Buxhetin e Shtetit”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Kryeministri

Fatos Nano

Vendim

Nr.64, datë 01.02.2006

Për kalimin në pronësi, pa shpërblim, të një trualli, Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “b” të nenit 3 të Ligjit Nr.7980, datë 27.07.1995 “Për shitblerjen e trojeve”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave:

Vendosi:

1. Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë t’i kalohet në pronësi, pa shpërblim, trualli me sipërfaqe 460 m2, që ndodhet në pjesën veriore të pronës së kësaj kishe, në qytetin e Tiranës, sipas genplanit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Bashkia e Tiranës, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Kryeministri

Sali Berisha

Vitore Nela, Shekulli

Ka njeri njohuri, që pikërisht poshtë kësaj kishe ndodhen ndërlidhjet e tyneleve të nëndheshme të ministrive, që do të përdoreshin në raste emergjente ?
Kjo është një zonë jashtëzakonisht strategjike për qytetin e Tiranës. Veç kësaj, këtu duket sikur po ndërtohet një kal troje...

Polonia do tredhë pedofilët. Tusk: Janë njerëz të degjeneruar

Polonia ka miratuar një ligj që e bën të detyrueshëm tredhjen e pedofilëve. Ligji ka ngjallur mjaft polemika në vend, dhe është i pari në Europë i kësaj natyre.

Sipas ligjit, të sponsorizuar nga qendra e Polonisë së Djathtë, pedofilët e dënuar për përdhunimin e fëmijëve nën moshën 15 vjeç ose për përdhunim të një personi të familjes do të duhet t'i nënshtrohet terapisë kimike të organeve gjenitale pas lirimit të tyre nga burgu.

"Qëllimi i këtij aksioni është përmirësimi i shëndetit mendor të të dënuarve si dhe ulja e epsheve të tyre", tha zëdhënësi i qeverisë në një deklaratë. "Pra mbrojtja e popullatës nga njerëz të tillë, pasi askush nuk garanton se persona të tillë nuk do ta përsërisin më krimin, shtoi ai.

Kryeministri i Polonisë Donald Tusk që vitin e kaluar kishte lajmëruar tredhjen e pedofilëve që ai i quan njerëz të degjeneruar. "Nuk mendoj se mbrojtja e të drejtave të njeriut duhet t'i referohet këtyre lloj ngjarjeve", ka deklaruar ai. Ligji ka tërhequr mendjen e shoqatave për të drejtat e njeriut, por Kryeministri nuk e tërhoqi atë.

Shekulli
Donald Tusk

Profesori grek në intervistë tek New York Times : “Ne flisnim shqip, të tjerët na bënë grekë”



Profesori i Universitetit të Athinës Nikos Dimou, në intervistë për New York Times (gazeta më e madhe në Amerikë) duke folur për Muzeun e ri të Athinës deklaroi, që grekët e sotëm flisnin shqip dhe s'kanë lidhje me grekët e lashtë.




“It’s the fault of a German,” Mr. Dimou said about Greek pride in this cause. He was referring to Johann Winckelmann, the 18th-century German art historian whose vision of an ancient Greece “populated by beautiful, tall, blond, wise people, representing perfection,” as Mr. Dimou put it, was in a sense imposed on the country to shape modern Greek identity.

“We used to speak Albanian and call ourselves Romans, but then Winckelmann, Goethe, Victor Hugo, Delacroix, they all told us, ‘No, you are Hellenes, direct descendants of Plato and Socrates,’ and that did it. If a small, poor nation has such a burden put on its shoulders, it will never recover.”



Përkthim:



Është faji i një gjermani, thot z.Dimou për kokëfortësinë e grekëve në këtë çeshtje. Dimou fliste për Johann Winckelmann, historian gjerman i arteve të shekullit të 18, vizioni i së cilit ishte për “një Greqi të lashtë të populluar nga njerëz të bukur, të gjatë, të urtë që riprezantonin perfeksionin”, si z.Dimou tha ishte e imponuar te shteti grek, që të krijonte identitetin modern grek.

“Ne flisnim shqip dhe e quanim vetveten Bizantinë”, por atëherë Winckelmann, Goethe, Victor Hugo, Delacroix,e të tërë na thanë, “Jo, ju jeni Grekë, pasardhës direkt të Platonit e Sokratit” dhe atëherë filluan problemet. Por një komb i vogël dhe i varfër, që ka një ngarkesë të tillë mbi supet e tij, kurrë nuk do shërohet.



Burimi i informacionit : http://www.nytimes.com/2009/06/24/arts/design/24abroad.html?_r=4&pagewanted=2