Saturday, October 10, 2009

Puthjet në publik !

Duke marrë shkas nga fotoja e paraqitur nga një anëtare e faqes tonë, në të cilën pronari i një lokali në Tiranë ka vendosur shenjën "Ndalohet puthja", mendova të diskutojmë rreth puthjeve në publik.

Kujtoj që para disa vitesh, një grup nxënësish gjimnazistë nga Tirana, hyjnë në një lokal në Krrabë dhe pronari i lokalit vret një adoloshent, pasi ai u puth me partneren e tij, po gjimnaziste.

Në një tjetër rast që kam rastisur vetë personalisht, pronari i lokalit nxjerr me shqelma jashtë dy të rinj, të cilët gjithashtu u puthën, ndërkohë që gruaja e tij punonte si banakiere.




Jemi vërtetë kaq shoqëri fanatike dhe e prapambetur ?



Si mund të ndalosh puthjen në një vend publik, si mund të dalësh kundra simbolit të dashurisë ? Cilët njerëz dëmtojnë dy të dashuruar ?

Përse nuk ndalohet volumi i lartë i zërit, fjalori banal, apo sherret nëpër bare ? Më mirë të shohim njerëz që rrihen, apo njerëz që duhen ?

Edhe puthja ka një etikë të caktuar, por gjithsesi kjo është relative tek persona të ndryshëm.


Selvia Tiranë nga Mina Mata



Fakte interesante rreth puthjes

Gjithkush duhet te dije te puthe. Por eeshtja eshte: I dini ju vertet te gjitha faktet dhe detajet interesante rreth puthjese eshte e mire, apo e keqe menyra se si ju kembeni puthjene efare ndryshimi ka te puthurit ne kultura dhe popuj te ndrysheme Si puthin japonezet, francezet dhe te tjerete efare te rejash te tjera mund te mesonie Me poshtee ju do te lexoni fakte nga me te euditshmet per puthjen.

1- Nje akt puthjeje ve ne veprim 29 muskuj te fytyres. Me fjale te tjera, puthja mund te perdoret si nje ushtrim efektiv per parandalimin e rrudhave ne fytyre.

2- Te dashurit kembejne peshtymen gjate puthjes dhe dihet se ajo permban disa lloje substancash, ku nuk mungojne mikrobet, kriperat minerale, proteinat dhe te tjera perberje. Bazuar ne studimet e fundit, kembimi i ketyre substancave gjate puthjes mund te reflektoje ne permiresimin e imunitetit dhe prodhimin e antitrupave qe e bejne me efikas bashkeveprimin e substancave mbrojtese te organizmit kundrejt semundjeve te ndryshme.

3- Si rregull, 66% e njerezve i mbajne syte mbyllur kur puthen. Kurse pjesa tjeter kenaqet duke pare se si ndryshon fytyra e partnerit emocionalisht gjate kembimit te puthjes.

4- Sipas statistikave amerikane rezulton se edo grua amerikane ka puthur mesatarisht 80 burra perpara se te martohet.

5- Nje puthje e shpejte romantike mund te djege 2-3 kalori, ndersa nje puthje franceze (me goje hapur dhe kontakt te gjuhes) mund te djege me shume se 5 kalori.

6- Ndjeshmeria e buzeve eshte 200 here me larte se ndjeshmeria e mollezave te gishterinjve.
7- Mendohet se burrat qe i puthin grate per t'i pershendetur para se te dalin nga shtepia, kur nisen per ne pune edo dite, kane avantazh ne lidhje me te tjeret qe s'e kane kete zakon, ata qe thjesht mbyllin kanatin e deres e dalin. Thuhet se ata qe pershendeten me puthje jetojne 5 vjet me shume mesatarisht. Ndersa burrat e tjere kane thene se jane me te prirur per aksidente rrugore.

8- Nje puthje pasionante per 90 sekonda ngre tensionin e gjakut dhe shkakton shpeshtimin e rrahjeve te pulsit. Ajo ngre gjithashtu nivelin e hormoneve ne gjak dhe redukton nje minute nga jeta e personit.

9- Puthja franceze eshte quajtur "bashkimi i shpirtrave" ne France. Nuk jane vetem buzet qe kryejne kete puthje, por eshte gjuha shume aktive. Nje puthje pasionante franceze eshte edhe ajo kur nderveprojne vetem gjuhet.

10- Ne ndryshim nga ajo qe besohet ne pergjithesi per puthjen e eskimezeve, ata nuk bashkojne thjesht majat e hundeve, per te krijuar puthjen specifike te tyre, qe bota njeh. Ata i hapin pak buzet perpara se te bashkojne majat e hundeve. Dhe ne kete moment te shkurter mbushen me fryme. Gjate momentit kur bashkojne majat e hundeve (qe eshte ne fakt puthja e tyre), ata leshojne ajrin qe sapo thithen, ne drejtim te njeri-tjetrit. Dhe arrihet keshtu nje shkembim i frymes, qe vijon edhe gjate kohes kur hundet tyre prekin faqet e njeri-tjetrit, pasi jane ne perfundim te puthjes eskimeze. Nje puthje eskimeze zgjat nje deri ne dy minuta.

11- Puthja ne publik eshte zakonisht e papelqyeshme ne Japoni, ne Tajvan, ne Kine dhe ne Kore. Nje puthje tipike japoneze nuk mund te jepet ne publik. Perkundrazi puthja faqe te tjereve konsiderohet si akt i njerezve me moral te humbur dhe nuk miratohet, ajo quhet nje zakon i shthurur i perendimoreve. Ndersa per adoleshentet e ish Bashkimit Sovjetik ne fillim te viteve '70, puthja ne publik ishte nje gje e zakonshme dhe nenkuptonte takimin e pare, domethene ata adoleshente qe putheshin kesisoj, sapo kishin vendosur nje lidhje. Ndersa japonezet e sotem, edhe kur japim nje puthje te shpejte ne publik, kujdesen te mbajne nje distance te qarte dhe nuk puthen ne buze per me shume se nje sekonde.

12- Trupat e personave te angazhuar ne puthje prodhojne nje substance 200 here me te forte se morfina, ne kuptimin e efektit narkotik. Kjo eshte arsyeja pse kur partneret puthen, ata ndiejne nje lloj euforie dhe lumturie te thelle, ndersa jane duke bere kete gje.

13- Te puthurit mund t'i ndihmoje femrat te qetesohen dhe ul me lehtesi efektin e stresit tek ato.

14- Mesatarisht nje njeri harxhon duke u puthur 20,16 minuta, ose thene ndryshe dy jave te jetes se tij.

15- Puthja qe zgjat nje minute mund te heqe nga trupi juaj 26 kalori.

16- Mesatarisht çdo person ne bote eshte puthur ne menyre romantike, te pakten nje here pa i mbushur ende 14 vjeç.

Shkroi dhe përgatiti : Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2 

Mësime biznesi

Këtu do të gjeni tre mësime të dhëna nga firma të mëdha biznesi, që do t'iu ndihmojnë të mbijetoni ndaj ndryshimeve…



1.Nje korb kishte hipur ne maje te nje peme e po rrinte kot, pa bere asgje. Nje lepur i afrohet, dhe i thote: “A mund te rri edhe une si ty, pa bere asnje gje gjithe diten?” Korbi u pergjigj: “Sigurisht, pse jo?”
Keshtu lepuri shkoi poshte pemes e u shtri sa gjate e gjere. Papritur erdhi nje dhelper… U hodh mbi lepurin dhe e ndau ne dysh.

Morali i kesaj perralle eshte :
Per te ndejtur ulur e mos te besh asgje gjithe diten, duhet te qendrosh ulur, shume ...shume shume lart.
..........................
............................................................................


2. Nje gjeldeti bisedonte me nje dem: “Do me pelqente shume te hipja te maja e asaj pemes”, ankohet
gjeli i detit, “por nuk kam forcen e duhur.” “Mire, perse nuk han pak nga bajga ime?" - pergjigjet demi, “Ka shume proteina". Gjeli i detit e provoi pak’ dhe zbuloi se i dha force te mjaftueshme per te arritur te dega e pare e pemes. Diten tjeter, duke ngrene akoma me shume, arriti ne degen e dyte. Me ne fund, duke ngrene shume bajga, arriti te hipte ne maje te pemes. Menjehere e pa nje fshatar qe e qelloi me çifte dhe gjeli i detit ra pertoke.

Morali i historise
Te hash m** mund te te ndihmoje te arrish majen, por nuk mund te te garantoje qe ti te rrish gjate atje.

.......................................................................................................

3. Nje zog po shkonte ne nje zone te ngrohte ne jug. Po bente ftohte, zogu u semur, dhe u rrezua pertoke. Ndersa po ftohej ne akull kaloi nje lope aty prane dhe e mbuloi me bajge. Zogu, i ftohur, kuptoi qe bajga po e mbante ngrohte, dhe filloi te ndihej me mire! Ashtu sic ishte, filloi te ciceronte nga gezimi.
Nje mace po kalonte aty prane, degjoi cicerimen e zogut nga kurioziteti shkoi aty prane. Macja e gjeti zogun te mbuluar me bajge dhe shpejt e nxorri jashte, e pastroi dhe e hengri te terin.

Kjo histori ka 3 morale:

a) Jo te gjithe ata qe te mbulojne me m** jane armiq.
b) Jo te gjithe ato qe te nxjerrin nga m*** jane miq.
c) Dhe kur je ne m**, rri urte me mire!



Dërguar me anën e postës elektronike nga E. Hoxha

Greqishtja e vjetër dhe latinishtja vijnë nga SHQIPJA

Studiuesi Çlirim Xhunga sjell interpretim të ri të greqishtes së vjetër.




LOGOS – Një lojë fjalësh
(Ese)

Në greqishten e vjetër Νωδός, ή, όν {νω* = νου* = njoh + δός*} do të thotë : që s’ka dhëmbë (qui n'a plus de dents). Por shihni me kujdes si është formuar kjo fjalë. Këtu νω, e cila është një nga hallkat e vargut skematik grek νε-, νη-, νί-, νο-, νύ-, νῶ- të ndërtuar duke u mbështetur në paradigmën e rrënjës shqipe NJOH, ka marrë kuptimin e pjesësëz mohuese JO, kurse δός vjen për çudi nga një fjalë tjetër, ku personazh kryesor i rrëfimit me një togfjalësh është qeni (që në greqisht dhe në latinisht mes shumë fjalëve luan rolin e luanit): κυνόδους, όδοντος (ό) {κυν* + όδο* = udhë, mënyrë + υς*} 1 dhëmbë qeni të njerëzve dhe kafshëve (dent canine des hommes et des animaux). Kështu nga mbiemri κυνόδους, i cili don të thotë fjalë për fjalë: qeni, prej qeni (sjellje, karakter, mënyrë, pamje etj.) grekët shpikën dhe latinët kopjuan fjalën ὀδούς, ὀδοντος dhëmb (dent), e cila në it. bën dente dhe në fr. dent.
Me një gur a disa gurë dijetarët e lashtë grekë e ata latinë pas tyre kanë arritur të krijojnë nga shqipja një a disa neologjizma! Jo vetëm kaq. Fantazia e tyre ka shkuar më tej. Duke shfrytëzuar labirintet e fantastikes grekët e lashtë kanë krijuar me shqipen njoh fjalë me kuptime nga më të shumëngjyrshmet. Ἀκατάψευστος {ἀκατά = ἀ pjes. moh. + ψε* = fshe + υσ* = ish (me kuptimin është) + τος*} thotë gjuha e lashtë greke dhe ndonjë poet latin: ajo që s’mund të fshihet dhe një mendim që s’errësohet nuk janë as fantastikë e as përrallorë (non fabuleux). Grekut i lipseshin fjalë të reja për të emërtuar dukuri të tjera, që mundësisht të dukeshin të ndryshme nga shqipja. Mjaft dukuri të natyrës e të shoqërisë prisnin t’u vihej një emër dhe greku, e pas tij latini, e gjetën rrugën. Me νουθετέω-ῶ {νο* = njo + υ* = unë + θε* = the (them) + τέω*} greku i vjetër tha: 1 fus në kujtesë (remettre en mémoire), rikujtoj (faire ressouvenir, rappeler); paralajmëroj dikë (avertir qqn), i kujtoj diçka dikujt (rappeler qqe ch. à qqn) kujtohem për (rappeler que) 2 paralajmëroj (avertir), qortoj (réprimander) II. qetësoj (calmer). Më pas veç kur u krijua fjala νότος, erë e jugut (vent du sud). Është po rrënja shqipe njoh, por kësaj here me prapashtesën τος, një hibrid me prejardhje po nga shqipja. Era e jugut u quajt kështu pasi dihej (pra, njihej) se kur frynte ajo sillte shiun (c. à d. de la pluie). Νότος u kopjua nga latinët, me gjithë prapashtesën τος, por u shkrua me shkronja «të reja» dhe u bë notus, që do të thotë hëm erë jugore, hëm i njoftun, duke zbuluar atë që u mundua të fshehë greku, prejardhjen e νότος nga shqipja. Por grekët s’u bënë merak që këtë të fshehtë ua mori vesh latini. E tërë puna është që të vërtetën të mos e marrë vesh vetëm shqiptari. Dhe greku ia ka arrritur qëllimit, për 3000 vjet shqiptarët dinë më pak për gjuhën e tyre se çdo evropian tjetër.
Greku, i cili ka dashur të ishte gjithnjë i pari, NIKI (Nji, një + qi, qe), τος e bëri τίς dhe ja ku doli fjala e re νοτίς, lagështirë. Latinët s’vonuan dhe e kthyen νοτίς «latinisht» në notis, për të thënë bashkë me notos, i njohur, i njoftun. Çudia më e madhe në historinë e filologjisë botërore dhe të albanologjisë është se ndonëse grekët dhe latinët s’i shpëtuan dot forcës magjepsëse të shqipes, dijetarët shqiptarë të shekullit XX nuk i shpëtuan dot grackës së trukeve morfologjike të grekëve dhe latinëve. Por gënjeshtra i ka le gambe (këmbët) të shkurtra. Ngado që të vërtiten e çfarëdo që të filozofojnë dijetarët grekë, latinë, gjermanë, anglezë, sllavë e të tjerë, dhe çfarëdo arme psikologjike, ekonomike apo vrastare të vënë në dispozicion të ideologjisë e politikës shtetet e tyre, këto kombe s’kanë për t’i shpëtuar ndëshkimit të së Vërtetës së Madhe, se gjuhët e tyre vijnë vetëm e vetëm nga shqipja. Jo vetëm kaq. Unë këtyre « Zotërinjve, Aristove, Arqive», këtyre «Kombeve të Qytetëruara» u them se 90% e zërit N në fjalorët e greqishtes së vjetër dhe të latinishtes, vijnë vetëm nga një rrënjë e shqipes, NJOH. Po të përfshijmë në këtë zë neologjizmat me prejardhje po nga shqipja si nau, naut, nav apo rrënjë të tjera të shqipes si nem, nëm dhe nuk, atëherë rezulton që leksiku i zërit N në këto fjalorë vjen 100% nga shqipja. Po të zbatojmë në filologji teoremën e Policit, por jo vetëm atë, rezulton se edhe gjuhët postlatine, gjermanike e sllave vijnë të gjitha nga shqipja. Me pak vullnet shqiptarët mund t’u vënë «evropianëve» në dispozicion, në një kohë relativisht të shkurtër, të gjithë materialin e nevojshëm e dokumentues.
Ndonëse s’qenë kurrë të zotë të krijojnë një gjuhë të tyre origjinale, grekët dhe latinët kanë provuar se me brumin e të tjerëve, pra të shqiptarëve, dhe me mendjen e tyre pjellore dinë të gatuajnë gjëra fantastike. Kështu, meqë νότος ishte një erë që vinte me drejtim nga jugu, Herodoti, Plutoni dhe Tuqididi menduan që me νῶτος ose νώτον të emërtonin kurrizin (dos) e gjithfarë gjërash të tjera. Fantazia e fantazistëve u shtri edhe më tej. Dishepujt (discipulus, që DIN SHQIP, fjalë e kohës së Aristotelit + dim. ul + us, është), që përpiqeshin të shkonin më tej se mësuesi, se ç’kishin një si νόσος, një hutim (égarement de l'esprit), një si shkallim (démence), i përfshinte një biçim marrëzie (folie), pasi dija e tepërt ishte νοσηρός e dëmshme për shëndetin (malsain, insalubre), por jo vetëm kaq! Kishte rrezik që edhe të νοσέω (krhs. me shqipen shënosh, shëndosh, por s’kanë asgjë të përbashkët etimologjikisht) të mbeteshin shpirtërisht të sëmurë (avoir l'esprit malade), apo edhe më keq, ata mund t’i pushtonte marrëzia (être atteint de folie). Me gjithë këto ogure të zinj që rrënja shqipe NJOH, kjo fjalë e çuditshme shqipe, po u sillte greko-romakëve, ata prapseprapë, vendosën në unanimitet që Ajo të përdorej edhe me kuptim pozitiv. Kështu ata krijuan mbiemrin νωΐτερος, α, ον, {νωΐ* = njoi, njohim + τερ* = të tërë + ος*} të tanët (notre) dhe përemrat vetorë të vetës I shumës të italishtes dhe frëngjishtes, (rsp. nous dhe noi).
Sot po e mbyllim me kaq. Kush don të bëj vetë një ese tjetër mbi rrënjën NJOH, a me një rrënjë tjetër të shqipes le të këshillojë me nge si fjalorët e greqishtes së vjetër, të latinishtes dhe të çdo gjuhe evropiane. Por për sa kohë Shqipëria do të jetë kjo që ka qenë këtu e njëqind vjet, unë i kujtoj të bëjë kujdes, se mund të mbetet, e pakta, pa punë dhe pa mjete jetese!



* * *



Intervistë nga gazetarja e Koha Jonë Magda. A.

Çlirim Xhunga edhe mund të paragjykohet, sepse zakonisht në të tilla raste thuhet: “si ka mundësi që një autor i panjohur të hedhë poshtë enciklopedinë botërore”, apo me fjalët e shoqëruara me nënqeshjet karakteristike tallëse “dava punë amatorësh”, gjë që buron nga inferioriteti dhe mosbesimi te fuqia e individit, të kudondodhur, që mund të përbëjë një qenie të besueshme me mendje revolucionarizuese, pavarësisht se në pamje apo funksionin formal që kryen mund të duket mosbesues, falë dhe asaj se sa shumë gabojnë njerëzit në shpërndarjen e meritave. Kanë gabuar dhe me Sokratin e madh, sepse qe i vetëm ndaj një filozofie të gabuar, masive, mbizotëruese!!! Do të ishte mirë që ai të gjykohej duke analizuar vetëm ato që thotë, pa llogaritur se kush i thotë, kjo e dyta s’ka pikë rëndësie, për të cilat në fakt ai është i bindur katërcipërisht që nuk ekziston askush që ta kundërshtojë. Dhe janë të shumtë autorët shqiptarë e të huaj që mbrojnë teza të ngjashme me të, në lidhje me prejardhjen e gjuhës shqipe, ndërkohë që ekziston dhe një shumicë që nuk e njeh mirë gjuhën shqipe apo që nuk do ta njohë, apo një pjesë që shprehet se rrezikon të thotë të vërtetat e saj. Ndërkohë Çlirimi shkon edhe më përtej tezave të derisotshme, duke sjellë fakte të reja. Ka një jetë që studion gjuhët e huaja dhe dy vjet ato antike. Ka studiuar për gjuhë-letërsi. Dhe me një guxim jo të zakonshëm që ia jep edhe prejardhja nga një familje tepër atdhetare thotë pa druajtje atë që mendon, gjë që s’kemi përse ta shohim aspak me paradyshim, përkundrazi....të ndalemi mirë... M.A.



Ju arrini në përfundimin se gjuha e vjetër greke vjen prej shqipes. A mund ta përmblidhni në mënyrë sintetike këtë pohim të jashtëzakonshëm dhe shkaqet që ju sollën këtu, nëse ai është vërtet i tillë?


Greqishtja është një gjuhë e ndërtuar në katedra gramaticienësh. Ky pohim s’është i ri. Këtë e konfirmojnë si Haustratte, ashtu edhe D’Agnely, ndonse unë nuk kam gjetur tek asnjeri prej tyre dëshmi gjuhësore bindëse. Por studimi ynë mbi greqishten e vjetër na tregon se këta dijetarë kanë patur prova të pakundërshtueshme për të shtruar këtë hipotezë, por kushtet nuk i kanë lejuar ta shtjellojnë atë. Greqishtja e vjetër jo vetëm që është një sajesë, një gjuhë e sajuar nga njerëz që flitnin një gjuhë tjetër, por ajo ngërthen në vetvete një mori problemesh të karakterit gjuhësor. Një shqipfolësi që bie në kontakt me literaturën e gjërë të autorëve të lashtë grek i lindin shumë pyetje në kokë dhe mjaft zhgënjime. Që në fillim të punës time zhgënjimi im ka qenë tepër i madh aq sa unë kam thënë me vete: Po çfarë katrahure paskan bërë këta njerëz me gjuhën e bukur shqipe! Konfuzioni leksikor e morfologjik në gjuhën greke është kaq i madh sa që here-herë më duket i qëllimshëm. Fjala në greqishten e vjetër është larguar shumë nga tabani i saj i origjinës, i shqipes, kemi zëvëndësime pavend të fjalëve shqipe me neologjizma belbëzuese homerike dhe posthomerike, mjaft rrënjë të rëndësishme të shqipes janë ngurtësuar në fondin mitologjik të ashtuquajtur grek duke humbur çdo kuptim në atë gjuhë. Fjala në greqishten e vjetër është e mbingarkuar ideologjikisht, është shumë e errët dhe s’është çudi që greqishtja e vjetër të jetë frut i një grushti priftërinjsh të ditur të lashtësisë, që nuk mund të thuhet me siguri se nga e kishin origjinën, pasi në gjuhën greke ne nuk shohim gjurmë të shënueshme të ndonjë gjuhe tjetër përveç shqipes. Greqishtja jo vetëm që ka lindur nga shqipja, por ajo është një gjuhë shumë më inferiore se ajo. Shqipja ia kalon greqishtes së vjetër në të gjitha drejtimet: si për nga pastërtia e rrënjës, pastërtia morfologjike dhe sintaksa e qartë.

Greqishtja e vjetër, është hartuar sipas një strukture morfologjike dhe sintaksore tashmë të deshifruar. Unë jam duke punuar për një fjalor etimologjik të saj duke u mbështetur mbi fjalorin e hartuar nga një nga leksikografët dhe filologët më të shquar në botë, që i kanë kushtuar jetën dhe krijimtarinë e tij greqishtes së vjetër, atë të leksikografit dhe filologut francez Bailley. Të dhënat që po dalin në dritë nga studimi i veprës së tij, të cilën e kam krahasuar me Iliadën, Odisenë dhe tekste të tjera të autorëve të lashtë grekë që ai merr në shqyrtim, janë befasuese. Greqishtja e vjetër është një gjuhë e ndërtuar sipas një strukture gramatikore skematike. Fjalëformimi aty bazohet te rrënjët e shqipes. Këtyre rrënjëve në greqisht iu shtohen parashtesa dhe prapashtesa, të cilat janë të ndërtuara po me brumë të shqipes. Kështu p.sh. shkallët e krahasimit te mbiemrat në greqisht ndërtohen me prapashtesën – τερος {τερ = i tërë + ος = është} në shkallën krahasore dhe me –τατος {ταν = të tan, të tërë + τος} në shkallën sipërore. Edhe leksiku i greqishtes së vjetër mbahet në këmbë nga rrënjë të shqipes. Herë – herë leksiku i greqishtes ndërtohet mbi vargje të ndërtuara me tema të së njëjtës paradigmë të shtjellimit të foljes në gjuhën shqipe si p.sh. Σμαρ, Μαρ; Σμερ, Μερ ; Σμορ, Μορ që në greqisht duan të thotë ndaj, shpërndaj (partager). Një shqipfolësi i bie lehtë në sy fakti që në greqisht Σμαρ = Μαρ, Σμερ = Μερ dhe Σμορ = Μορ dhe se pjesëza S nuk e ka vlerën mohuese që ka në shqip. Ky është një element i vogël, por shumë i rëndësishëm që dallon qartë shqipen nga greqishtja dhe që flet në favor të vjetërsisë së shqipes. Përveç vargjeve të llojit të mësipërm, në greqisht kemi vargje të ndërtuara me rrënjë të cilat në shqip shprehin koncepte të ndryshme siç është rasti i ΓFα: Γα, Γαν, Γε, Γεν, Γνη, Γον, Γvω, lind (naître, faire naître) ku Γα dhe Γαν vijnë nga shqipja ngjaj, Γε dhe Γεν vijnë nga shqipja gjej, Γνη dhe Γvω vijnë nga togfjalëshi q’ (që) njoh. Siç shihet, në rastin e dytë « keqkuptimet » mes rrënjëve të shqip dhe fjalëve në greqishten e vjetër janë edhe më të mëdha se në rastin e parë dhe flasin për një konfuzion jo të vogël, që ka ekzistuar në greqishten e vjetër.
Për të qëmtuar fjalën shqipe në greqisht nuk është gjithnjë një punë e lehtë. Hulumtimi i rrënjës së saj në greqisht si p. sh. te naut, ortho, sferë etj. i ngjan punës së një arkeologu, të cilit i duhet të mbledhë copa të thyera për të ngjitur një amforë. Nga krahasimi i leksikut të këtyre dy gjuhëve kuptojmë se në shumë raste greqishtja ka përvetësuar nga shqipja jo kuptimin e rrënjës së fjalës, por kuptimin e figurshëm të saj. Zhvillimi i mëtejshëm i gjuhës greke ka bërë që fjala shqipe të evoluojë në një mjedis të ri morfologjik. Gjatë këtij procesi diferencimi fjala greke është larguar mjaft në formë dhe në përmbajtje nga gjuha shqipe. Pra, ndryshimi thelbësor mes kuptimit të fjalës greke nga rrënja e saj shqipe qëndron në largimin e greqishtes nga kuptimi i parë burimor dhe veshja e fjalës me kuptime të mbartura po të rrënjës shqipe. Ky diversifikim e kapërcen edhe këtë cak të fundit, puna arrin deri aty sa që grekët për të emërtuar këmbën të përdorin rrënjën shqipe shkel, për forcën përdorin rrënjët krah dhe di , për të emërtuar fjalën mish thonë krye, ndërsa me rrënjën tonë gjak ata shprehin klithmën dhe perëndinë Bakus. Në greqishten homerike rrënja e shqipes shfaqet e diversifikuar si në shqiptim dhe në të shkruar. Kjo ka ndodhur në rradhë të parë sepse fjala shqipe ka kaluar nga njëri dialekt grek në tjetrin, duke pësuar ndryshime fonetike, dhe semantike sa që tek Iliada dhe Odisea ne gjejmë një mori fjalë që vërtiten rreth një rrënjë të vetme. Kështu krahas Re kemi Ra, krahas Er kemi Hr dhe Ir, krahas Pei kemi Fei, në krahë të Pa gjejmë Fa. Po kështu kemi Men, Man dhe Mhn, Damo dhe Dhmo, Xeir dhe Keir, Pur dhe Pir, Kar dhe Khr. Rrënja e tyre e përbashkët na bën të mendojmë se kjo nuk ka qenë vetëm rezultat i një procesi të gjatë të evoluimit gjuhësor të gjuhës ndër dialektet greke. Shndërrimet fonetike kanë shërbyer edhe për të ndërtuar fjalë të reja, kuptimet e figurshme të të cilave ruajnë edhe në kontekstin e ri gjithnjë një lidhje me rrënjën shqipe nga kanë dalë. Këto diferencime kanë bërë që greqishtja të duket si një gjuhë krejt e ndryshme nga shqipja, duke ngatërruar mjaft gramaticienë leshko, ndonse të dëgjuar dhe ca prej tyre shumë të dëgjuar, vendas e të huaj, të cilët deri më sot e kanë veçuar si shqipen ashtu dhe greqishten në familjen indoevropiane.


Eshtë shumë e vështirë të pohosh, por aspak e pamundur, se shekuj të tërë janë ngritur mbi një gabim të madh. Ç’mendoni për filologjinë botërore në këtë aspekt?


S’është aspak çudi. Në trajtimin e çështjeve të tilla të rëndësishme si prejardhja e gjuhëve, në themel të punës studimore filologjike ka sunduar kriteri ideologjik e ai politik dhe shumë më pak kriteri shkencor. Deri më sot asnjë studiues shqiptar nuk e ka ballafaquar gjuhën shqipe frontalisht me gjuhën greke. Që të dërdëllisësh për vjetërsinë e shqipes në këto anë të dheut, së pari duhet të kishe krahasuar më parë shqipen me gjuhën e fqinjit tonë më të vjetër, atë të grekërve. Duhesh marrë në analizë së pari nga vetë studiuesit shqiptarë gjuha e Homerit dhe e autorëve të lashtë grekë, para se të merreshin në konsideratë shkencëtarë të dyshimtë si Mayer me shokë. Filologjia botërore dhe mjaft studjues shqiptarë e marrin të mirëqenë vjetërsinë e gjuhës greke, ndërsa mua më rezulton se greqishtja e vjetër s’është gjë tjetër veçse një përpjekje për të ndërtuar një gjuhë universale, diçka e ngjashme me ëndrrën e Zamenhofit në shek. XIX.
Nuk duhet të ngatërrojmë këtu qëndrimin tonë ndaj vjetërsisë dhe gramatikës së greqishtes së vjetër me rëndësinë e padiskutueshme që kjo gjuhë mori në zhvillimin e dijes njerëzore në tërësi dhe në lindjen dhe zhvillimin e gjuhëve të vendeve evropianopërendimore. Edhe shqipja e re ka mjaft neologjizma grekolatine, frut i dijetarëve të fushave të ndryshme të dijes, paçka se të gjitha pa përjashtim janë krijuar me brumin e saj.

Cilat janë dy shkaqet kryesore, sipas jush, të këtij qëndrimi: mosnjohja e shqipes, apo mungesa e dëshirës për të pranuar logjikën e saj?

Edhe këto ditë unë lexoj në buletine filologjike europiane se si linguistika përpiqet t’u japë shpjegim problemeve gjuhësore me anë të aparateve analitikë të gabuar, që vijnë nga mosnjohja e shqipes, por dhe nga predispozioni jodashamirës ndaj shqipes dhe popullit që e flet atë. Kjo mungesë predispozicioni ka arsye të njohura të vjetra politike, por nuk duhet nënvleftësuar dhe ndikimi që do të kishte një afirmim i rolit të gjuhës tonë dhe vendi që ajo do të zinte në rrafshin e familjes indoevropiane, qoftë dhe në aspektin më periferik të saj, atë komercial, pasi një afirmim i tillë do të thoshte një kthim të vëmendjes së mbarë botës drejt shqiptarëve dhe Shqipërisë, gjë që do të shqetësonte shumë fqinjin tonë grek, i cili sot përfiton shumë nga turizmi kulturor.
Shqetësimin grek e kanë për çudi edhe evropianët e tjerë. Ata s’e kanë për gjë të deklarojnë se 60 deri në 80 % të leksikut të tyre vjen nga greqishtja dhe latinishtja, por ngurrojnë (mbase duhet përdorur fjalë tjetër) të pranojnë që ato bashkë me greqishten vijnë nga shqipja. Nuk e di. Qarqe të caktuar në Evropë nuk kanë qenë historikisht të interesuar të hidhet dritë mbi lashtësinë e shqipes. Botimet e kohëve të fundit, që po habitin botën shqiptare dhe që po nervozojnë fqinjët grekë dhe turkë, po bëhen vetëm nën trusninë e shpërthimit të një vetëdije kombëtare nga ana e vetë shqiptarëve. Shumë gjëra janë ditur, dhe shumë akoma mbahen të fshehura në sytë e kombit tonë. Jo vetëm kaq. Sot të huajtë dinë dhe se ç’bluan koka e çdo shqiptari. Kur një pjesë e dijes rrezikon të dalë në dritë me përpjekjet e vetë shqiptarëve, të huajtë nxitojnë të nxjerrin të parët nga sirtarët e mbuluar nga pluhuri dhjetra apo qindravjeçar dokumente befasuese. Merrni si shembull të freskët D’Agnely dhe Faverialin. Kjo ndodh pasi dija për të fuqishmit është fuqi, pushtet. Kur ajo bëhet e të gjithë popullit, kjo dijë humbet fuqinë dhe shndërrohet në mall, nga i cili po ata vetë që e zotëronin duan të nxjerrin përfitimin më të madh të mundshëm ekonomik, politik e ideologjik. Por e keqja më e madhe për ne shqiptarët janë antishqiptarët që lind toka jonë. Edhe kur Lajbnici u shpreh se shqipja është gjuha ilirëve të lashtë gazeta shqiptare “Albania”, në Bruksel, do të shkruante se ne kemi respekt për këtë dijetar të madh por ai nuk ka ditur më shumë se 100 fjalë shqip. Kur një dijetar frëng u bë gati të publikonte dokumenta të lashta të shqipes në vitet 20’ ambasada shqiptare ia ndali vrullin. Një dorë e zezë e ndaloi kardinal Skiroin të botonte veprën e tij për Mesharin. Po ajo dorë mbyti Petro Ninin Luarasin dhe Aristidh Kolën.

Po gjuhëtarë, të huaj edhe shqiptarë, si Mayeri, Hahni, Çabej etj, si vallë nuk mbërritën deri në këto caqe kërkimore?

Në Shqipëri gjuhësia krahasimtare deri më sot është marrë me probleme të dorës së dytë, gjithsesi shumë të vyera e që kanë hedhur dritë në raportet e shqipes me gjuhë të tjera, por që nuk kanë qenë në gjendje të afirmojnë rolin e vërtetë, primar, që shqipja ka pasur në familjen indoevropiane. Studimi i shqipes përvec interesit shkencor është i lidhur ngushtë me interesa kombëtare shpeshherë të nëpërkëmbura nga përfaqësues e dijetarë të popujve, që nuk kanë qenë të zotë të ruajnë gjuhën e të parëve të tyre. Studimi i greqishtes së vjetër dhe i latinishtes më kanë krijuar bindjen se shqipja është gjuha e vetme e gjallë e krijuar ndonjëherë nga një popull në këto anë të dheut.

Po a jeni njohur me autorët kryesorë botërorë në këtë lëmë, edhe grekë, dhe etimologjinë që ata përdorin për gjuhën e vjetër greke?

Unë jam mbështetur kryesisht në punë studimore të autorëve më në zë në botë të greqishtes së vjetër si Bailly dhe Lidell. Sa për qëndrimin e fqinjëve grekë ndaj gjuhës shqipe, shqiptarëve dhe historisë së tyre, ksenofobia e tyre është një gjë më se e njohur. Grekët kanë qenë fqinjët tanë më të vjetër, autorët e tyre të lashtë, emrat e të cilëve shpjegohen vetëm nëpërmjet shqipes, janë treguar shumë të kursyer në veprat e tyre për paraardhësit tanë. Si grekërit, dhe latinët kanë të drejtë të krenohen për kontributin që i kanë dhënë dijes së njerëzimit, por ata duhet t’i njohin shqipes autorësinë e gjuhës së tyre. Si greqishtja ashtu dhe latinishtja nuk arrijnë të shpjegojë kurrgjë për rrënjët e fjalëve te veta. Shpjegimi i prejardhjes së fondit të leksikut të greqishtes së vjetër mund të bëhet vetëm me anë të gjuhës shqipe.


Shpjegimi me anë të shqipes të rrënjëve të këtyre fjalëve, nëse është kështu, hedh poshtë në fakt hipotezën për marrje të anasjelltë….

Po. Kur dalin nga konteksti i greqishtes rrënjët e shqipes nuk kanë kuptim në atë gjuhë. Këtë e ka vënë re me gjenialitet edhe Petro Zheji kur flet për gjuhën sanskrite, të cilën e kompromenton vetë emri. Te shqipja këto rrënjë qëndrojnë më natyrshëm, zhvillohen me një vërtetësi, bukuri, tingëllim magjepsës e të pakrahasueshëm. Fjalë të rëndësishme e shumë të bukura të shqipes janë marrë dhe janë vënë në rolin e shërbëtorit në strukturën morfologjike të greqishtes së vjetër. Kështu, me trajta të foljeve shqipe them, kam dhe jam janë formuar shumica e prapashtesa të diatezave të foljes greke. Po kështu dhe mjaft rrënjë të tjera të shqipes si leu, mendoj, thërras etj. luajnë një rol shumë të rëndësishëm në fjalëformimin. Një fakt shumë i bukur dhe shumë interesant është se te gjuha e Homerit marrin pjesë gjallërisht si dialektet e shqipes në trojet ku banojnë shqiptarët etnikë edhe në ato të diasporës ekzistuese në Greqi dhe Itali, fakt ky që hedh poshtë shterpësinë e diskutimit ndërdialektor në Shqipëri. Jo vetëm gegërishtja, por edhe shqipja e diasporës, sidomos ajo e Arbëreshëve të Italisë, tek e cila mes shumë barbarizmave latine dhe greke gjinden thesare të vërtetë, format (glosat) më të vjetra të shqipes, të cilat duhet të rigjejnë vendin e tyre në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe nga ku janë zbuar me dhunë tridhjetë vjet më parë, dhe kështu ato të rizënë vendin e merituar në gjuhën e kultivuar shqipe.


Pse dhe si ka ndodhur kjo “huamarrje”?

Në leksikun e greqishtes shumica e fjalëve janë kompozita të ndërtuara me dy a më shumë rrënjë të shqipes, të cilat siç thamë edhe më lart po të nxirren nga trupi i fjalës greke nuk kanë asnjë kuptim për të. Greqishtja nuk i shpjegon dot. Jo vetëm kaq. Në greqisht shumica e fjalëve të bukura shqipe kanë humbur kuptimin e tyre burimor dhe shprehin kuptime të mbartura, dytësore e deri në nocione që s’kanë më lidhje me vetë fjalën burimore. Kjo situatë në leksikun e greqishtes së vjetër mund të ketë arsye të ndryshme. Platoni në shek.V ngulte këmbë që autorët grekë të asaj kohe duhet të gjenin rrugë të tjera për krijimin e fjalëve të reja pasi etimologjia nuk ishte në gjendje t’i ndihmonte në këtë drejtim. Greqishtja nuk është në gjendje t’u japë shpjegime figurave mitologjike, toponimeve greke, emrave të popujve që kanë banuar viset e Greqisë në lashtësi. Gjatë punës tonë me tekstet e Iliadës dhe të Odisesë ne shohim se shumë fjalë shqipe janë kuptuar dhe përdoren gabim nga vetë autori i tyre, gabim i cili është transmetuar ndër autorë të tjerë të lashtë grekë e që është ngulitur më pas në fjalorë e gramatika. Mjaft nga paskajoret e greqishtes janë sajesa gramaticienësh, dhe nuk mungojnë rastet kur shtjellimi i paradigmës së tyre bëhet me rrënjë të shqipes që s’kanë lidhje me njëra tjetrën.
Ndër fjalë të vjetra të shqipes që dokumentohen te Homeri dhe autorët e lashtë grekë duke filluar nga shekulli 7 –të p.e.s. ne kemi hasur: afroj, agë, agi, agon, anë, ankon, aq, ar, ata, ato, ba, bashkë, bëj, cep, cipë, dal, gjoj (dëgjoj), dha, dhashë, dhe, dheu, dhe (edhe), dhjam, di, diell, ditë, do (dua), i egër, enë, era, jam (dhe një pjesë e paradigmës së saj), fat, fill, flas, fle, frikë, fryj, fsheh, ftoj, gënjej, gjak, i gjallë, gjë (gjëra), i gjërë, gjej, gjel, gjellë, të gjithë, gju, grua, gunë, halë, hall, hap, hedh, heq, heu (pasth.), hip (dhe hop, hof etj.), humb, iki, jeta, kam (dhe një pjesë e paradigmës së saj), kap, kaptoj, kaq, kat, këto, klith, kohë, krah, krye, kryej, kthej, ku, la (lart), lë, leu, lidh, ligje (vaj), lip (dhe lyp), ma (mama), i madh, mat (dhe mas), marr, mbaj, mbi, mbys, me, mend, mendoj, mes, mik, mish, mos, natë, ndaj, ndihmoj, ndjej, në, nem, nëm, ngjaj, ngjyej, ngrej, ngushtë, një, njeri, njoh, nuk, nxit, ora, ore (pasth.), pa (shoh), pa (pjes. moh.), para, parë, për, peshë, pjell, plagë, plang, planc, plot, prag, prij, punë, pyes, qaj, qiell, qëlloj, qen, qëndroj, qenë, qepa, i qetë, qiell, qindi, ra (vargu ra, re, rri etj. me një zhvillim interesant në greqisht), rrah, rrëzë, rrëzoj, rri, rris, rrjedh, rrjep, rroit, rroj, shkoj, shoh (dhe një pjesë e paradigmës së saj), shpie, shquaj, shqyej, shtëpi, shterroj, shtie, shtroj, sit, sjell, sulem, tan, i tërë, tërheq, thaj, them (dhe një pjesë e paradigmës së saj)), therr, thërras, , thurr, thyej, ti, tjetër, tokë, tremb, trim, tym, udhë, uji, ul, vajti, valle, vapë, var, varr, vë, vij, vras, vulë, yll, zë, zihem, zili, zjej, nyjet e përparme i, e, të. Sigurisht, duhet të ketë dhe ca të tjera fjalë, por jo shumë. Kjo jo për faj të shqipes dhe shqiptarëve. Si grekët dhe latinët i kanë pasur në mes të tyre shqiptarët e ditur dhe shqipen e bukur dhe shumë të pasur. Por nga shqipja ata kanë marrë vetëm një grusht fjalësh për të ndërtuar me to gjuhët dhe kulturat e tyre duke lënë në errësirë trashëgiminë gjuhësore, dijen, traditat dhe kontributin e shqiptarëve vetëm e vetëm «për të mahnitur me gjeninë e tyre» tërë botën. Kush ka sy dhe veshë, kush ka pak mend mund të konstatojë se kjo lojë e vjetër po vazhdon edhe në ditët tona m’u para hundës tonë. Edhe sot e kësaj dite mjaft shqiptarë detyrohen të ndërrojnë identitetin e tyre në dhe të huaj në mënyrë që atje t’u hapen rrugët e dijes dhe të jetës.


Kur ka ndodhur sipas jush krijimi i greqishtes së vjetër?


Iliada dhe Odisea janë ndër dokumentet, të cilët kurorëzuan procesin e formimit të greqishtes së vjetër dhe ndarjen e saj përfundimtare me shqipen dhe strukturën e saj morfologjike dhe sintaksore.



Kaq ndikim gëzon greqishtja dhe politika greke te shkenca europiane?

Greqishtja qëndron në themel të gjuhëve evropiane. Ajo është një gjuhë më e studjuar nga të huajt se gjuha shqipe. Te Homeri dhe autorë të tjerë grek e ka origjinën shumica e fjalëve të leksikut të latinishtes dhe të gjuhëve të sotme latine e gjermanike. Nga ana tjetër, kanë munguar punime që të vërtetojnë se shqipja është një gjuhë më e vjetër. Këto mendoj se janë dy arsyet e këtij qëndrimi.

Nëse shqiptarët do të ishin aq të kultivuar në dijet e tyre si e shpjegoni faktin që më pas gjuha shqipe nuk u shkrua?

Në Vatikan është zbuluar një dokument që daton 350 vjet para Mesharit dhe e ardhmja mund të na japë ne shqiptarëve surpriza të tjera më interesante. Mungesa e shkrimit të shqipes në periudhën e shkëlqimit të Greqisë së Lashtë dhe të Romës së Lashtë lidhet me arsye historike, por në thelb, si greqishtja e vjetër ashtu edhe latinishtja s’janë gjë tjetër vecse vazhdime të deformuara të shqipes në dy alfabete të ndryshme.

Nuk druhesh se duke thënë këtë pohim dëmton interesa të mëdha politike e ndoshta njëkohësisht edhe jetën tënde private?

S’kam frikë megjithëse shumë nga ata që janë marrë me thelbin e shqipes dhe kanë hedhur dritë mbi identitetin e kombit shqiptar kanë rrezikuar mirëqenien e tyre dhe vetë jetën. Gjithçka pritet. Qeveritë tona janë zgjatim i qarqeve të huaja. Unë nuk kam besim se ne na udhëheqin shqiptarët.


Nuk druhesh se mund ta quajnë punë amatore, siç ndodh shpesh sot ndaj atyre që mbrojnë të tilla teza?


Le t’ia lëmë fjalën opinionit të specializuar për t’u shprehur për këtë çështje.


Të rejat që sjell studimi:

• Leksiku i greqishtes së vjetër është i ndërtuar sipas një strukture skematike në formë vargjesh horizontalë, që rrjedhin nga e njëjta paradigmë apo pjesë të paradigmave të ndryshme të shqipes duke na dhënë kështu vargje uniformë dhe të përzjerë.

• Në paradigmat e foljeve greke ngërthehen në mjaft raste rrënjë të shqipes që vijnë nga paradigma të ndryshme.

• Pjesëzat mohuese, kundërshtuese, veçuese etj. në greqisht dhe latinisht : 1 a-, ap-, ab-, abs- vijnë nga rrënjët shqipe hap, afroj etj. dhe 2 ne-, ni-, no- nga shqipja njoh.

• Ngarkesa, apo ngjyrimi ideologjik, jashtëgjuhësor i fjalës, është një element shumë i rëndësishëm i fjalëformimit në greqishten e vjetër dhe në latinisht. Injorimi i këtij elementi në studimet filologjike, shpeshherë i qëllimshëm, ka bërë që filologjia të ndjekë me galdim për mijra vjet një rrugë të gabuar, dhe mijra e mijra libra, broshura, kumtesa e referate kanë hedhur errësirë mbi të vërtetën.


• Kuptimi i an, pan, para është i tkurrur e deri i përmbysur te parashtesat greke.


Ekstrakte nga fjalori etimologjik i greqishtes së vjetër:

ἄπτερος {ἀ pjes. moh. + ἀπ = hap + τερ* = i tërë + ος*} pa krahë (non ailé). ἀπ. μῦθος { μῦ* m’i + θος* thosh} OD. fjalë pa krahë (parole non ailée), që nuk fluturojnë (qui ne peut s'envoler) pa pendë (sans plumes). S. πτερον për të kuptuar se si greqishtja ka filluar të largohet nga shqipja që në shek. X – VIII p. kr. S. R. hap.

ἀρχή, ῆς (ἡ) {αρ* = ar (flori) + χ’ = që + ῆς*} kush ndodhet përpara, në krye (ce qui est en avant) A fillesa (commencement) I principi (principe), origjina (origine). II pika e nisjes (point de départà, fundi i diçkaje (bout, extrémité d'une chose) 2 fig. princip (principe), themeli (fondement). B 1 komandim (commandement), pushtet (pouvoir), autoretit (autorité) 2 detyrë (charge), magistrature) 2 ajo që i nështrohet një autoriteti, perandori, mbretëri, vend i qeverisur (ce qui est soumis à une autorité, empire, royaume. pays gouverné). S’është e vërtetë që në fillim ishte ἀρχή –ja. Në fillim qe πόνος , punë e lodhshme (travail fatigant), ishte κυνηγία, gjuetia (la chasse). Kur κυνηγός (gjuetari le chasseur) ὁδηγέω (gjeti udhë të reja frayer un chemin), atëhere ai ἀργέω (ar gjeti dhe s’punoi më ne travaillait pas). Të gjitha kuptimet dhe nuancat e αρχή rrjedhin nga cilësitë, që ka metali i arit (floriri) dhe përfytyrimi që ka ai që e posedon për veten e tij, apo kalemxhiu për padronin e tij. S. R. ar (flori), qe (jam), që.
ἀρχηγετεύω {ἀρ* = ar + χη* = qi (që, i cili + γε* + gje (gjej) + τεω*} komandoj (commander à). Siç shihet këtu ἀρ*, χη* dhe γετεύω* kanë kuptimin e tyre të vërtetë dhe jo ato të mbartura nga kalemxhinjtë e antikitetit. S. ἀργέω, κυνηγετέω.
ἀρχηγετέω-ώ {ἀρ* = ar + χη* = qi (që, i cili + γετε* gjete (gjente) + ω*} filloj (commencer). ἀρχηγετέω dhe ἀρχηγετεύω ndryshojnë vetëm nga një ύ, një nga artificat e shumta greke për t’i dhënë fjalëve të tyre kuptime të ndryshme e sa më të errëta.

ἁγνεία, ας (ἡ) {ἁ* 1 pasth. habie; gëzimi 2 pjes. moh. ; + γ* q’, që + νε* = njeh + ία} 1 pastërti (pureté), dlirësi (chasteté) 2 pastrim (purification). Tek γνε = që njeh, ne kemi kuptimin idealist dhe agnosticist të fjalës njoh. Kush thotë se ne mund të njohim (γνο= qno = q’ njo = që e njoh) botën që na rrethon, atëhere ai qne-n, pra gënjen. [ἀγνεύω]. S. ἁγνεύω. R. njoh
ἁγνεύω {ἁ *, pjes. moh. + γ* q’, që + νε* = njeh + υ* u (unë) + ω*} I 1 jokal. jam i pastërt (être pur= πυρ = gr. zjarr, shqip. i pirë) 2 ruaj veten të pastër (se garder pur de) 3 konsideroj si detyrë fetare (regarder comme un devoir religieux de) II kal. pastroj (purifier). Në të kr. ἁγνεύω shkruhet ἥγνεύευκα = i gnjeu ka, pra ka gënjyer. Krhs. lat. ignesco, bëhet flakë në fytyrë, siç duke primit. nga gënjeshtra, kurse , agnellus, qingj i njomë (fig. i urtë). ἁγνεύω është ndërtuar sipas vargut skematik grek νε-, νη-, νί-, νο-, νύ-, νῶ-, një kopje e shtjellimit të shqipes njoh. S. κνεφάζω, νεύω. R. njoh.

Ἀφροδίτη, Ἁφροδίτη, ης (ἡ) 1 Afërdita, lat. Venus, perëndeshë e dashurisë dhe e bukurisë, që grekët besonin se kishte lindur nga shkuma e valëve (Aphrodite, lat. Venus, déesse de l'amour et de la beauté, que les Grecs croyaient née de l'écume des flots. 2 kënaqësi e dashurisë (plaisirs de l'amour) 2 dashuri (amour), dëshirë plot pasion (désir passionné), pasion (passion) 3 gëzim i miqësisë (jouissance de l'amitié), kënaqësi (plaisir) 4 hijeshi (grâce), bukuri (beauté) 5 planeti Venus (la planète Vénus). Spas Bailly me origj. fenikase.
ἀφρονέω-ώ {ἀφρον* = afron (afroj) + έω*} Humb llogjikën (être insensé). ἀφρονέω shtjellohet vetëm në pjes. e tash. së greqishtes. ἀφρον- vjen nga shqipja afron, afrohem. Si shqipja afroj edhe fjala e huazuar ἀφρον vjen nga onomatopeja fr, fër, frë, e cila në shqipe ka një përhapje të madhe si te shprehja bën fër – fër, fërfëllij, fërfëlloj, fërfërit, fërgëlloj, fërgohem, fërgoj, fërkoj, fërshëllej, frigoj, frikoj, fryj etj. [ἄφρων].
φρονέω I 1 kal. kam aftësinë të mendoj, të ndjej e të jetoj (avoir la faculté de penser et de sentir, d'où vivre) 2 tregohem i llogjikshëm (être dans son bon sens) 3 mendoj (penser). φρονέω është një neologjizëm i vjetër grek, që ka si antonim ἀφρονέω, humb llogjikën (être insensé). Këtë λόγος (lojë) fjalësh grekët e vjetër e ka shtrirë mbi një numur shumë të madh rrënjësh shqipe për të shprehur mbase më bukur mendimet e tyre por edhe për t’u larguar sa më shumë nga shqipja e për ta errësuar sa më shumë mendimin. II kal. 1 kam në shpirt (avoir dans l'esprit) 2 ëndërroj (songer à), projektoj (projeter de).

Ἣρα, ας (ἡ) {Ἣρ* = erë ; fig. zemërim, furi + ας* = ash, është} Hera, bija e Kronos dhe Reas, e shoqja e Zeusit Spas. Bailly etj. e vetmja etimologji e mundshme është (si shpesh herë) një fjalë sanskrite : svar, qielli (le ciel). S. ἀὴp, ἀνἠρ, Κήp. Krhs. lat.
Ἡράκλειος, α ose ος, ον {Ἡρά* + κ* = q’, që + λε* = le (lind) + ιος*} i Heraklit, që ka lidhje me Herakliun (d'Hèraklès, qui concerne Hèraklès). Krhs. me Herkulin te latinët.
Ἡρακλῆς, έους, thirr. –εις Herakliu, lat. Herkuli, i biri i Zeusit dhe Alkmenës ( Hèraklès (Hercule) demi-dieu, fils de Zeus et d'Alkmèna, Alcmène). Bailly dyshon te fjala e aut. të vjetër që sugjerojnë prejardhjen e fj. nga Ἣρα dhe κλέος, me mendimin se kjo fjalë vjen nga ἥρως. S. Ἣρα, ἥρως, κλέος (që + le = lindur + osh).

κήρυξ, κήρυκος { κ* = q’, që + ήρ* 1 erë 2 hi (pluhur) + υκ*= ik + ος*} I çdo person që njofton publikisht me zë të lartë (toute personne qui annonce à haute voix).1 në epokat heroike, kasnec apo mesazher i perëndive, Hermes (dans les temps héroïques, héraut ou messager des dieux, Hermès) 2 kasnec i perëndive (héraut des rois) 3 mesazher i paqes dhe i luftës, në asambletë publike. ( héraut pour les messages de paix et de guerre ; dans les assemblées publiques). II gjel (coq). Krhs. κήρυκος me ἅγγελος, ἀγγελικός, që lidhen bashkë nga roli që gjeli ka luajtur për të lajmëruar agimin e ditës. Gr. ἅγγελος dhe lat. angelus e kanë fjalën gjel në temë, kurse κήρυξ e mbart si metaforë. Krhs. κήρυκος me lat. angelus, fr. heraut, dhe hero në të gjitha gjuhët. κήρυκος ka dhënë në latinisht thuajse të gjitha fjalët që fillojnë me cur- si currere, fr. courir e it. correre.

λῆρος, ον (ὁ) { λῆρ* = i lirë + ος*I I 1 llomotitje (radotage, bavardage, sottise, niaiserie) 2 llafazan, llomotitës (radoteur) II 1 objekt pa vlerë (objet sans valeur) 2 objekt mondan (objet mondain) 3 zbukurim grash (ornement pour les femmes).

μένος {μεν* < men, menje, mendje + ος} shpirt (âme). Bailley jep si rrënjë të saj μέν, mendoj (penser).
μένω {< menoj, mendoj} kam një dëshirë (avoir un désir). Kjo folje ka vetëm të kryerën : μέμονα, kam dëshëruar (kupto : menduar).

νοέω, οῶ { νο* = njoh + έω*, οῶ*} futet në shpirt (se mettre dans l'esprit) : 1 shikoj, perceptoj (voir, s'apercevoir de, me anë të shqisave, par l'entremise des sens), 2 kuptoj (comprendre, me anë të reflektimit, par la réflexion) II 1 kam në shpirt (avoir dans l'esprit) : νόον νοεϊν, IL. kam një mendim në kokë (avoir une pensée dans l'esprit) 2 meditoj (méditer) III abs. 1 tregohem i kujdeshëm (avoir du bon sens, être prudent, sage) 2 me pasë një kuptim (avoir un sens, une signification) Il mes. 1 mendoj, meditoj (penser en soi-même, méditer) 2 mendoj për diçka, dikë (penser à). Këtej kanë ardhur lat. –gno, nosco, it. -nosco, angl. knoë, gjerm kennen. S. νόος.

νόος-νοῦς, νοου-νοῦ (ὁ) { νό* = njoh + ος*, ῦς*, ου*, ῦ*} 1 aftësi për të menduar (faculté de penser), inteligjencë (intelligence), shpirt (esprit), mendim pensée): τον νοῦν ἔχειν ATT. drejtoj vëmendjen, çoj mendje te (diriger sa pensée, son attention sur) ὲν νῷ ἔχειν, PLAT. në mendje e kam (avoir dans l'esprit, dans la mémoire) 2 urtësi (sagesse), νόῳ, OD. σὺν νόῳ, HDT. me mirësi, inteligjencë, reflektim (avec bon sens, avec intelligence, avec réflexion); οὐδενὶ ξὺν νῷ, PLAT. pa asnjë inteligjencë (sans aucune intelligence); νοῦ κενος, SOF. pa mendim (sans esprit), jo inteligjent (inintelligent), νοῦν ἔχειν, SOF. ka mendim (avoir de l'esprit), jam inteligjent (être intelligent), νοῦν ούκ ἔχειν, SOF. kam aftësinë mendore për (avoir l'intelligence de), mësoj (apprendre à). νοῦν ούκ ἔχει, SOF. kjo s’është parë e as dëgjuar (cela n'a pas le sens commun), është absurde (cela est absurde), e pallogjikshme (déraisonnable) 3 mendim, projekt, interes, këndvështrim (pensée, projet, intention, manière de voir), νόον νοεῖν, IL. βουλεύειν, OD. kam një synim, një projekt (avoir une intention, un dessein). S. γνούς.

νουθετέω-ῶ {νο* = njo + υ* = unë + θε* = the (them) + τέω*} 1 fus në kujtesë (remettre en mémoire), rikujtoj (faire ressouvenir, rappeler) ; paralajmëroj dikë (avertir qqn), i kujtoj diçka dikujt (rappeler qqe ch. à qqn) kujtohem për (rappeler que) 2 paralajmëroj (avertir), qortoj (réprimander) II qetësoj (calmer).

ὁδηγέω {ὁδ* < udhë + η* = e (atë e) γέ* gjej + ω*} tregoj rrugën (conduire sur la route, guider) 2 çaj rrugën (frayer un chemin).

ὁμηρεία {ὁ* < oh + μηρ* < mir, marr + εία*} pengdhënie apo dhënie garancie (action de donner en otage ou en garantie), peng sigurie apo miqësie (gage de sûreté ou d'amitié).

Ὃμηρος Homeri, autor i supozuar i Iliadës dhe i Odisesë (Homère, poète épique, auteur supposé de l'Iliade et de l'Odyssée).

σπεῖος, εος-ους (τὸ) epike e σπέος.
σπέος (τὸ) {σπέ* = shpie ; shtëpi + ος*} shpellë, guvë (antre, caverne). R. dhan. σπῆϊ, dhan. sh. σπέσσι ose σπήεσσι. ὕλη δὲ σπέος e gjet në shtëpi (He found her at home). Hom.

τοκάς, τοκάδος { τοκ* < tokë + άς*} mb. çka ka lindur apo lind (qui a enfanté ou qui enfante). em. nënë (mère, kur është fjala për kafshë që kanë pjellur apo pjellin, en parl. d'animaux, qui a mis bas ou qui met bas).
τοκεύς { τοκε* tokë + ύς*} ai që krijon, ati (celui qui engendre, père) ; ἡ τοκεύς, ESKILI nëna (la mère). Në sh. dhe duel : prindërit (parents). Krhs. formimin e fjalës τοκεύς me Ζεύς, Zeus {zë ish).

Çlirim Xhunga

Shkrim i botuar te gazeta Koha Jonë më 31 mars dhe 1 prill 2005. Meqënëse interneti nuk i njeh fontet e greqishtes së "vjetër", disa fjalë greke janë të palexueshme). Kush din se me çfarë fonti mund të ndreqet kjo gjë është i lutur të na e ndihmojë.

Burimi : http://clirimxhunga4.blogspot.com/2008/05/greqishtja-e-vjeter-dhe-latinishtja.html

Prifti shkatërrues i murit të Finiqit arratiset në Greqi

Autori i prishjes së murit arkeologjik në afërsi të qendrës së fshatit të sotëm të Finiqit, prifti Thoma Fani, mësohet të jetë shpallur në kërkim nga policia pas denoncimit të bërë për të nga ana e komunës dhe pas ndalimit të ndërtimit në atë truall nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në Sarandë.



Nga ana e komisariatit të policisë të Sarandës është shpallur person në kërkim, por mësohet se ai ka kaluar kufirin përpara se të bëhej i kërkuar. Bashkëfshatarë të tij, të cilët janë edhe fqinj me të, na thanë se ai është rezident në shtetin grek, duke lënë për disa kohë edhe shërbesat fetare në një nga fshatrat e komunës së Finiqit. Ata deklaruan se Fani kishte ardhur në Finiq vetëm për të hapur truallin për rikonstruksionin që përgatitet t'i bëjë shtëpisë ekzistuese. Muri me vlera arkeologjike ishte pengesë për këtë projekt dhe me gjithë lutjet e shumta dhe ofertat e rralla për të mos e prekur, ai veproi mbi të javë më parë. Madje Thoma Fani nuk u tundua as nga oferta e biznesmenit T.Babi në Sarandë, i cili, i apasionuar në fushën e pasurisë arkeologjike, në shkëmbim të mosrrëzimit të murit i kishte premtuar atij një apartament në Sarandë. Prishësi i murit të Finiqit tashmë është një prift në kërkim. Shembet muri antik i Finiqit në Sarandë. Muri antik 3 metra i lartë dhe 6 metra i gjerë, gjendej vetëm 30 metra nga vendi ku është punuar për rikonstruksionin e rrugës, por ndryshe nga sa është bërë publike nga shumë media dje paradite, dëmtimi nuk erdhi nga punimet e pakujdesshme për hapjen e rrugës, por për shkak të ndërtimit të një shtëpie nga një banor i zonës. Ajo çfarë ka ndodhur me monumentin është konstatuar para dy muajsh gjatë një ekspedite të arkeologëve të Institutit të Arkeologjisë, të cilët lajmëruan për këtë problem institucionet që janë të ngarkuara me detyrën e mbrojtjes së monumenteve. Por lajmi u bë publik vetëm pardje, e me sa duket iu ka shpëtuar hallkave që përpiqen t'i "mbulojnë" me heshtje këto probleme. Por, si dhe pse ka ndodhur kjo ngjarje, në mes të ditës dhe në sytë e të gjithëve? Versionet janë të ndryshme. Hipotezat po ashtu. Për disa nuk është shembur muri antik, por muri i një shtëpie e për disa të tjerë, ajo që ka ndodhur është një hap më shumë drejt zhdukjes së lashtësisë sonë.

Deklaratat
Për ngjarjen ka dy versione. Njëri i takon Institutit të Arkeologjisë dhe tjetri, Drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Sarandë, Ilir Papa. Drejtoresha e Institutit të Arkeologjisë tha për "Gazetën Shqiptare", se ky problem është konstatuar nga arkeologët e institutit që para disa javësh, kur këta të fundit shkuan atje në një ekspeditë. "Aty afër është një shtëpi, pronari i së cilës do që ta zgjerojë atë për t'i dhënë shtëpi edhe të vëllait." Por, a ka Instituti i Arkeologjisë përgjegjësi për këtë ngjarje, ose cili është roli i tij në objektet e sitet arkeologjike? Drejtoresha Gjongecaj thotë se instituti prej kohësh nuk ka në dorë asgjë. "Ne ka kohë që na i kanë hequr që të gjitha kompetencat, dhe na kanë lënë vetëm të drejtën që të gërmojmë, janë institucione të tjera që duhet t'i ruajnë ato". Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Sarandë, Ilir Papa, i kontaktuar në telefon nga "Gazeta" dhe i pyetur se si qëndron problemi i shembjes së murit dhe çfarë ka ndodhur realisht, tha se "aty para dy muajsh, pronari i shtëpisë ka tentuar të prishë një pjesë të shtëpisë së tij. Për këtë ai është ndaluar nga komuna dhe DRKK-ja e Sarandës. Janë bërë konstatimet dhe të gjitha procedurat e nevojshme. "Ai ka prishur dhomën e tij. Me sa pashë unë në vendngjarje, muri nuk është mur antik", - shtoi ai. Për t'u siguruar e pyetëm sërish, nëse ai në fjalën e tij po thoshte që muri për të cilin bëhet fjalë është mur antik apo jo, dhe përgjigja e tij ishte: "Muri që është shembur nuk është mur antik, por është muri i njërës prej dhomave, dhe kjo mund të shihet shumë qartë, është muri i vazhdimit të shtëpisë".

Ngjarja
Ngjarja ka ndodhur ditë më parë, por denoncimi i saj është bërë vetëm ditën e djeshme. Fshatari fiqiniot i quajtur Thoma Fani, ka guxuar të prishë dhe të hedhë tërësisht përtokë një mur me dimensione 3.2 metra të lartë e mbi 6 metra të gjatë, që ishte i veçantë në llojin e vet. Arsyeja pse ai guxoi të vërë kazmën mbi këtë mur që mbartte vlera arkeologjike, ishte shumë banale. Ai i prishte planin e bërë për rikonstruksionin e banesës vetjake, që gjendet në pjesën e poshtme të fshatit, poshtë rrugës kryesore. Na thanë se ai kishte kohë që kishte bërë këtë plan dhe dyshohet të ketë pasur dijeni për vlerat e këtij muri arkeologjik, që sot nuk ekziston më për shkak të kokëfortësisë së tij. Duke shkuar dje për në vendin ku pamë copëra gurësh dhe tullash, që dukej qartazi se vinin nga një kohë tjetër dhe mbartnin vulën dhe kulturën e asaj kohe, dikush nga bashkëfshatarët e tij tregoi se Thoma Fani kishte thirrur një skrepist për ta prishur murin, por ai kishte refuzuar. Thoma Fani e paskësh gjetur mënyrën për t'i dhënë fund hijes që bënte muri antik në truallin e shtëpisë së tij, për t'i hapur rrugë ndërtimit të ri. Krimi nuk u parandalua dot dhe muri i rrafshuar iu shtua zhbërjes të sa e sa objekteve të tjera në zonën e banuar të Finiqit, në afërsi të akropolit, ku janë kapur edhe florikërkues nëpër varret e kësaj zone, që u shoqëruan për një natë në komisariatin e Sarandës dhe u lanë të lirë, bashkë me pajisjen moderne arkërkuese. Kryekomunari i Finiqit, Ziso Lluci ka bërë saktësimin se nuk është fjala për murin e ujësjellësit të Justinianit, sikurse është trakti i tij në afërsi të Kranesë, por një mur jo pa vlera arkeologjike, që daton në shekullin e 6-të. Kjo ka qenë arsyeja që ai tha se jo vetëm është evidentuar, por edhe është denoncuar personi që e kreu këtë akt, edhe pse ai e bëri prishjen dhe u largua në drejtim të Greqisë ku është rezident. Lluci sqaron se kishte ardhur me idenë për të liruar truallin për rikonstruksionin e shtëpisë që ka në Finiq dhe me siguri që punimet do të vazhdojnë, pas rrënimit të murit arkeologjik.

Sherif Kola, G.Shqiptare
What's that ?

Paganini 12-vjeçar shqiptar "trondit" skenat botërore

Një talent shqiptar që ende nuk i ka mbushur 12 vjec, ka korrur sukses në skenat më prestigjioze të artit botëror. Elvin Hoxha, i cili është quajtur nga mediat botërore si "gjeniu më i ri i muzikës", ka fituar në një konkurs prestigjioz ndërkombëtar në Poloni, në të cilën zbulohen gjigantët e së nesërmes, ku kanë marrë pjesë 120 muzikantë nga 28 vende të botës, përfshirë edhe Japoninë.

Ne qytetin e Lublinit ne Poloni, u organizua nga datat 16-24 shtator, aktiviteti i rendesishem muzikor per te 11-in vit radhazi, qe mban emrin e Karok Lipinskit dhe Henri Vienijavskit, ku pervec demonstrimit te virtuozitetit te talenteve te rinj boterore, eshte zhvilluar edhe nje panair i vertete instrumentesh muzikore te rralla (violina), qe jane pjese e koleksioneve qe vlejne miliarda dollare.

Elvin Hoxha


Ne kete konkurs nderkombetar, 12-vjecari shqiptar Elvin Hoxha ka fituar cmimin e dyte. "Paganini" i ri jeton ne Ankara, por eshte fryt i punes se nje familje artistesh shqiptare. Babai i Elvinit, Hajredin Hoxha, eshte nje muzikant i njohur nga qyteti i Shkodres, pinjoll i nje familjeje te njohur shkodrane me tradita te spikatura qytetare, e cila ka nxjerre intelektuale dhe artiste. Konkursi i zhvilluar ne Poloni ishte ndare me dy raunde dhe u vleresua nga nje juri prej 17 profesoresh dhe violiniste virtuoze nga e tere bota. Kategoria e pare ishte ajo qe perfshinte artistet e moshes 11-17 vjec ndersa e dyta 17-25 vjec. Ne raundin e pare u skualifikuan 51 pjesemarres nga 68 te kategorise se pare, ndersa ne raundin e dyte per ne finale mbeten vetem 8 violiniste, nder te cilet edhe 12-vjecari Elvin Hoxha. Ne kete konkurs, pervec virtuozitetit, nje rol te vecante kane luajtur edhe koleksionet e rralla te violinave qe i perkisnin antikuareve te rralle. Ky eshte nje fakt mjaft i rendesishem per t'u nenvizuar, pasi vendin e pare e zuri nje vajze japoneze e cila luante me nje "Stradivarius" me vlere 5 milione dollare, ndersa vendi i dyte shqiptari Elvin Hoxha, i cili luante me nje violine te zakonshme. Ky rezultat perben ne fakt nje sukses te madh, pasi Elvini eshte i pari muzikant shqiptar qe ka marre pjese ne historine 11-vjecare te ketij konkursi prestigjioz nderkombetar.

Koha Jone

Videoja e tij në YT :http://www.youtube.com/watch?v=rL7M1jrte9E

Prishet urbani, udhëtarët paguajnë 2 herë biletën

Problemet e pasagjerëve të linjave urbane që operojnë në kryeqytet nuk përfundojnë asnjëherë. Një ditë më parë, me dhjetëra pasagjerëve të linjës "Tirana e Re" u është dashur të rrinë për më shumë se 30 minuta pranë stacionit tek Dogana, sepse u prish autobusi.

"Veç se rrimë në trafik, me këto rrugë që kemi ku nuk ka asnjë korsi të veçantë për linjat urbane, tani duhet të presim sepse prishen mjetet çdo ditë për shkak se janë shumë të vjetruar. Nuk po ndodh për herë të parë që autobusi pëson defekt, dhe ne duhet të zbresim për të pritur sa të vijë një urban tjetër", - tregojnë pasagjerët e kësaj linje, të cilëve pas defektit të autobusit të tyre në orën 14:25 minuta, u është dashur që të presin deri në orën 15:00 që të marrin një tjetër urban.



Problemet

Në një kohë kur institucionet, si lokale, por edhe ato qendrore bëjnë apel për një përdorim të madh të mjeteve të transportit publik, ky shërbim në metropolin e vendit lë shumë për të dëshiruar. Çdo ditë nëpër rrugët e tij shikohen urbanë shumë herë më të vjetruar, të cilët shpesh herë pësojnë defekte dhe i lënë pasagjerët në mes të rrugës. Ndërkohë që një problem tjetër janë edhe vonesat që kanë normalisht linjat urbane, gjë e cila vjen për shkak të mungesës së korsive të veçanta për këtë lloj shërbimi. Edhe pse është premtuar shumë herë nga pushteti lokal, deri më tani edhe një segment që e ofron këtë shërbim nuk është vënë në përdorim nga linjat urbane, pasi asnjë linjë nuk kalon nëpër këtë segment. E vetmja rrugë e cila ka një korsi të veçantë për transportin urban është Unaza e vogël e kryeqytetit. Por, në këtë rrugë, duke qenë se një prej segmenteve më kyçe të saj nuk ka nisur nga puna, kjo korsi nuk vihet në përdorim.

Ermelinda Hoxhaj, G.Shqiptare
What's that ?

Zhduket muri antik në Finiq të Sarandës

Shembet muri antik i Finiqit në Sarandë. Muri antik 3 metra i lartë dhe 6 metra i gjerë, gjendej vetëm 30 metra nga vendi ku është punuar për rikonstruksionin e rrugës, por ndryshe nga sa është bërë publike nga shumë media dje paradite, dëmtimi nuk erdhi nga punimet e pakujdesshme për hapjen e rrugës, por për shkak të ndërtimit të një shtëpie nga një banor i zonës.




Ajo çfarë ka ndodhur me monumentin është konstatuar para dy muajsh gjatë një ekspedite të arkeologëve të Institutit të Arkeologjisë, të cilët lajmëruan për këtë problem institucionet që janë të ngarkuara me detyrën e mbrojtjes së monumenteve. Por, lajmi u bë publik vetëm dje, e me sa duket iu ka shpëtuar hallkave që përpiqen t'i "mbulojnë" me heshtje këto probleme. Por, si dhe pse ka ndodhur kjo ngjarje, në mes të ditës dhe në sytë e të gjithëve? Versionet janë të ndryshme. Hipotezat, po ashtu. Për disa nuk është shembur muri antik, por muri i një shtëpie e për disa të tjerë ajo që ka ndodhur është një hap më shumë drejt zhdukjes së lashtësisë sonë. Gurët e murit antik janë thyer. Janë të shtrirë përdhe, të thërrmuar copa-copa. Diku tjetër një llamarinë ka mbuluar një pjesë të tyre. Ndanë tyre qëndrojnë rrënoja të tjera antike të Finiqit të hershëm, e diku më tej disa kolona betoni të kohëve të sotme. Edhe këto të shtrira përdhe. Afër "thërrimeve" të gurëve të murit antik, i lartë dhe "krenar", qëndron një bolier dushi...Shekulli i gjashtë në këtë sit arkeologjik sapo ka humbur një dëshmi të veten. Pas 15 shekujsh, dëshmia u zhduk pothuajse fare.
Versionet
Për ngjarjen ka dy versione. Njëri i takon Institutit të Arkeologjisë dhe tjetri drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Sarandë, Ilir Papës. Drejtoresha e Institutit të Arkeologjisë tha për "Gazetën Shqiptare" se, ky problem është konstatuar nga arkeologët e institutit që para disa javësh, kur këta të fundit shkuan atje në një ekspeditë. "Ne shkuam atje për gërmime dhe gjatë punës sonë konstatuam se muri që është zbuluar atje që në vitet '30 nga Luigi Maria Ugolini është shkatërruar". E pyetur se cila është arsyeja që muri është shembur, duke pasur parasysh hipotezat mbi shembjen e tij për shkak të punimeve të pakujdesshme gjatë ndërtimit të rrugës, Gjongecaj tha se shembja nuk ka të bëjë me rrugën. "Aty afër është një shtëpi, pronari i së cilës do që ta zgjerojë atë, për t'i dhënë shtëpi edhe të vëllait. E gjitha kjo është bërë në kurriz të murit antik. Aty është komuna, është Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare të Sarandës, është parku i Finiqit, e të gjitha këto varen nga Ministria e Kulturës dhe Agjencia e Shpëtimit Arkeologjik (ASHA), dhe me sa shoh nuk kanë bërë asgjë". Por, a ka Instituti i Arkeologjisë përgjegjësi për këtë ngjarje, ose cili është roli i tij në objektet e sitet arkeologjike? Drejtoresha Gjongecaj thotë se, instituti prej kohës nuk ka në dorë asgjë. "Ne, ka kohë që na i kanë hequr që të gjitha kompetencat dhe na kanë lënë vetëm të drejtën që të gërmojmë, të bëjmë kërkimet e specializuara dhe të kryejmë ekspedita sipas planeve që aprovohen nga Komisioni i Kombëtar i Arkeologjisë. Ne kemi gërmuar, i kemi mbaruar detyrat tona, pas gërmimeve ato që gjejmë i dorëzojmë tek monumentet, dhe janë institucione të tjera që duhet t'i ruajnë ato". E revoltuar, ajo thotë që pasi arkeologët kanë parë dëmtimin e murit, kanë njoftuar për problemin institucionet e lartpërmendura, duke iu treguar gjendjen reale të monumentit dhe duke kërkuar një zgjidhje për të. Por, çfarë thotë për këtë problem drejtori i Drejtorisë së Rajonale të Kulturës Kombëtare në Sarandë, Ilir Papa. I kontaktuar në telefon nga "Gazeta" dhe i pyetur se si qëndron problemi i shembjes së murit dhe çfarë ka ndodhur realisht, tha se, "aty para dy muajsh, pronari i shtëpisë ka tentuar të prishë një pjesë të shtëpisë së tij. Për këtë ai është ndaluar nga komuna dhe DRKK-ja e Sarandës. Janë bërë konstatimet dhe të gjitha procedurat e nevojshme. Pas zhurmës që u bë tani në media, ne vajtëm sërish dje dhe e gjetëm murin në të njëjtën gjendje që e kishim lënë herën e parë". I pyetur për një reagim të tijin pas asaj që deklaroi drejtoresha e IA-së, ai tha se aty nuk është ndërtuar shtëpi, sepse ndërtimi i paligjshëm është ndërprerë nga komuna. Papa tha se aty ka qenë një shtëpi, dhe pronari i saj ka dashur të prishë njërën nga dhomat, dhe kaq ka ndodhur. "Ai ka prishur dhomën e tij. Me sa pashë unë në vendngjarje, muri nuk është mur antik", - shtoi ai. Për t'u siguruar e pyetëm sërish, nëse ai në fjalën e tij po thoshte që muri për të cilin bëhet fjalë është mur antik apo jo, dhe përgjigja e tij ishte: "Muri që është shembur nuk është mur antik, por është muri i njërës prej dhomave, dhe kjo mund të shihet shumë qartë, është muri i vazhdimit të shtëpisë". Ai hedh poshtë publikimin në media të faktit që muri është dëmtuar për shkak të punimeve të pakujdesshme të rrugës që po ndërtohet. "Muri është në anë të rrugës. Siç thashë, aty pranë tij është një shtëpi, të cilën i zoti e prishi për të ndërtuar diçka tjetër, por kjo u pezullua edhe nga komuna edhe nga DRKK-ja Sarandë".Fatmira Nikolli, G.Shqiptare

Librat shqip sërish ndalohen në “Qafë Thanë”

Që nga ora tre e pasdites të së martës deri në orët e mesditës së të mërkurës, librat shqip janë bllokuar në pikën kufitare “Qafë Thënë”, ndërsa bashkë me ta kanë qëndruar edhe botuesit shqiptarë nga Shqipëria dhe Çamëria të cilët ishin nisur për të marrë pjesë në panairin e librit “Tetova 2009”.


Lajmin e konfirmoi edhe Afet Beadini, drejtor i Panairit të Librit. “Librat e botuesve shqiptarë janë ndaluar në kufi. Me ndërhyrje të zëvendëskryeministrit Abdilaqim Ademi, librat janë lëshuar dhe pritet nga çasti në çast të arrijnë në Qendrën për Kulturë bashkë me botuesit”, tha Beadini për “Lajm”. Sipas tij, doganierët nuk kanë pasur asnjë pretekst apo arsyetim zyrtarë dhe akoma është e panjohur për ta përse u ndaluan librat shqip në pikën kufitare.



Të njëjtën gjë e pohoi edhe botuesi i vetëm nga Çamëria, Arben Kondi, i cili kishte arritur në Tetovë. Një pjesë e mjeteve personale të tij kishin ngelur në autobusin me të cilin kishin udhëtuar, ndërsa librat i kishte lënë në kufi. “Na ndaluan pa asnjë pretekst, na thanë që duhet respektuar ligjin dhe rregullat por nuk saktësuan se çka është problemi më saktësisht. Kjo na ka ndodhur vetëm njëherë pas konfliktit të 2001-shit dhe asnjëherë tjetër”, tha Arben Kondi. Sipas tij, kjo nuk kishte të bëjë asgjë me ligjin apo parregullsitë, sepse ngjashëm kanë ardhur në Maqedoni edhe më parë dhe në mënyrë të njëjtë kanë shkuar edhe në panairet e tjera. Sipas Kondi ky ishte vetëm një provokim dhe hakmarrje ndaj librit shqip. “Kjo është një hakmarrje ndaj librit dhe kulturës shqipe, në vazhdën e provokimeve të shumta që po ju bëhen shqiptarëve këtu, këtu si duket dikush dëshiron të provokojë dhe të shkaktoj diçka më të keqe”, tha Kondi. Në Panairin e librit “Tetova 2009”, pritet të marrin pjesë 50 botues nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe trojet tjera shqiptare. (A.zeqiri)Lajmpress)

Vetëvrasjet, shtohen rastet, 4.500 për tetë muaj

Eshtë një fakt i pamohueshëm tashmë që në këto dy dekada të tranzicionit, për shkak të një vakuumi shpirtëror, ideologjik dhe moral, si dhe problemeve të pabarazisë ekonomike, faktorë këta që i dhanë tipare të reja shoqërisë shqiptare, e cila po përjeton një krizë identiteti, fenomeni i vetëvrasjes është bërë pjesë e përditshme e shqiptarëve.



Helmimet këtë tetëmujor të këtij viti kanë arritur shifra rekord në Spitalin Ushtarak. Sipas specialistëve toksikologë dita-ditës po rritet numri i rasteve që tentojnë vetëvrasjen. Mjeku toksikolog Zihni Sulaj bën të ditur se “ka një numër në rritje të helmimeve akute dhe për fat të keq, 70-80% e rasteve janë përpjekje për vetëhelmim. Por këto janë raste që paraqiten vetëm në këtë pavijon, ndërkohë që të tjerë paraqiten edhe pranë QSUT-së, ose nuk i drejtohen mjekut për të fshehur tentativën. Moshat që preken më tepër janë ato aktive, nga 16-40 vjeç. Sipas Sulajt, arsyet e tentativës së vetëvrasjes janë të shumta. “Rëndom shkaktar është stresi i akumuluar për shkaqe sociale, individuale ose familjare, sidomos në marrëdhëniet në çift, por edhe problemet ekonomike apo problemet e zhvendosjes”, - sqaron
toksikologu Zihni Sulaj. Helmi më i përdorur është fostoksina, por në zonat rurale marrin edhe lëndët kimike që përdoren në bujqësi për të luftuar brejtësit apo insekte të ndryshme. Sulaj thekson se duhet hartuar një strategji për moslejimin e tregtimit të lëndëve kimike nëpër rrugë, siç ndodh në Shqipëri si në asnjë vend tjetër. “Duhet patjetër të bëjmë një strategji kombëtare për të parandaluar vetëvrasjet dhe ekspozimet toksike”

Sa është numri i vizitave që kryhen në urgjencën e Toksikologjisë dhe, a kanë ardhur në rritje tentativat për helmime?

Realisht është evident fakti që ka një numër në rritje. Për shkak të ekspozimeve të qëllimshme mbërrijnë në urgjencë, sillen nga familjarët, të afërmit, komshinjtë, kalimtarët dhe shpesh edhe nga policia. Helmimi për shkak suicid ose vetëvrasja është e dukshme për shkak të sëmundshmërisë që nuk mund të anashkalohet më sepse është një shifër sinjifi kative, por edhe për shkak të mortanitetit që shkon 3.5-5 për qind por edhe më shumë se kaq, të personave që paraqiten në urgjencë. Midis produkteve që përdoren ato që janë më preokupante për praktikën tonë klinike janë disa kimikate me toksitet shumë të lartë, siç janë fosfi det, fosfi di i aluminit ose fostoksina, ose siç quhet ndryshe kokrra e groshës. Rastet shkojnë deri në 4.500 raste. Por për këtë periudhë kohe janë paraqitur për të kërkuar ndihmë mbi 4.600 raste, këtu përfshihen natyrisht abuzimi me drogat, abuzimi me alkoolin dhe helmimet. Gjysma e
këtyre janë helmime dhe mbi 80% e kësaj shifre, helmimet janë të qëllimshme, përpjekje për suicid. Është për t’u evidentuar sepse përdret një larmi shumë e madhe e substancave toksike, shpesh individët që kanë vendosur në kulmin e krizës për të realizuar një ide të tillë, përdorin mjete që kanë më afër tyre, mund të përdorin mjetet e përdorimit shtëpiak, acidet, detergjentet, kimikate të tjera që i mbajnë për higjienë shtëpiake ose për dezinfektim, si pesticide apo insekticide. Nuk mungojnë edhe rastet kur individi e mendon gjatë aktin e tij dhe siguron një mjet të përshtatshëm, sot mund të them pa frikë se fostoksina shkakton vdekje të sigurt dhe ata që e mendojnë mirë, e blejnë atë. Ky produkt për fat të keq, si shumë produkte të tjera tregtohet lirshëm në rrugë si të ishte çamçakiz apo shkrepëse, dhe jo vetëm fostoksina por janë një seri kimikatesh sidomos këto që përdoren për luftën kundër brejtësve, që janë disa raticide të tjerë që po ashtu shiten pa ndonjë sens kontrolli dhe kjobashkë me faktorët individualë, psikologjikë, social-kulturorë. Dispoziviteti, pranueshmëria e një morie të konsiderueshme e agjentëve toksikë në doza të caktuara mund të shkaktojë helm, ky është risku që e shton më tej numrin në rritje të helmimeve akute. Në toksikologji është një parim bazë i thënë nga themeluesi i kësaj shkence gati 500 vjet më parë, siç është Paracelciusi, që çdo gjë është helm, nuk gjen asgjë që të jetë pa helm, vetëm doza është ajo që e dallon një helm nga një produkt tjetër dobiprurës për individin. Në këtë kuptim, nëse një produkt i padëmshëm në doza normale me raste pihet në doza të mëdha, sillet si helm dhe nganjëherë fatal. Problemet që do të theksoja unë është një toksiko-vigjilencë mjaft e ulët. Nuk ka ende një formim kulturor dhe edukim të përgjithshëm që agjentët kimikë dhe fizikë mjaft të dobishëm për jetën në zhvillim mundet nga ana tjetër të jenë shumë të dëmshëm për qenien njerëzore, për qeniet e gjalla në përgjithësi dhe për mjedisin ku ne jetojmë. Kur flas për toksiko-vigjilencën e ulët, e kam fjalën edhe për toksiko-vigjilencën për mbrojtjen e mjedisit. Nuk ka as më të voglën e ndjeshmërisë, nuk mendohet se produktet kimike pas përdorimit të funksionit për të cilin i kanë blerë i hedhin vend e pa vend në mjedise të hapura, sidomos kimikate të tilla të rrezikshme si pesticide, insekticide, herbicide, acide dhe baza, tretës organik, kimikate të tjera që dergjen në mjedis, ambalazhet e tyre hidhen vend e pa vend. Këto i kthehen mbrapsht mjedisit ku jeton dhe ajri që thith përditë në oksigjen dhe në ujë ndotet në mënyrë skandaloze. Duhet të ngremë zërin fort!

Kjo mund të arrihet vetëm nga ndërgjegjësimi i qytetarëve, apo edhe nga masa të tjera?

Në përgjithësi fillohet me edukimin, dhe të fillojë me edukimin e fëmijës që në periudhën parashkollore, është e mirë të thuhet se gjëra të tilla janë të mira, por janë shumë të dëmshme për shëndetin kur nuk miradministrohen, kur nuk hidhen në vendin e caktuar pas përdorimit dhe pas kryerjes së funksionit. Duhet një edukim masiv dhe media shumë e zhvilluar sot ka një rol të rëndësishëm. Duhet një ndjeshmëri shumë e lartë dhe rritje e vigjilencës në përgjithësi të opinionit publik për masat, mbrojtjen nga helmet dhe kimikatet, nga agjentët fizikë, që do të thotë nga zhurmat akustike, nga radiacionet radioaktive, të gjitha këto kanë të bëjnë me mjedisin ku ne jetojmë. Sa më i shëndetshëm të jetë ai, aq më e shëndetshme do të jetë jeta e fëmijëve tanë dhe e brezave të tjerë. Sot ne dëgjojmë me sa preokupim vendet e botës të mbledhura disa herë në samite, që ngrenë problemin e ndotjes së mjedisit për shkak të një suicidi kolektiv që po i bën globi vetvetes. Njerëzimi i sotshëm po bën një vetëvrasje të pamenduar mirë, që është bërë më evidente në ditët që ne jetojmë. Unë flas për makromjedisin por edhe mikromjedisin, pra për familjen. Si duhet t’i administrojmë kimikatet. Si duhet të marrim masa që të mos të bëhet ekspozimi edhe i paqëllimshëm, sidomos tek fëmijët, tek individë të tjerë që aksidentalisht kur kimikatet mbahen vend e pavend mund edhe të ekspozohen aksidentalisht dhe shpeshherë me pasoja tepër të rrezikshme për shëndetin. Duke pas këtij ndërgjegjësimi, këtij informimi të mjaftueshëm për rolin e kimikateve dhe efektet e tyre, njerëzit duhet të krijojnë edhe një mjedis të pastër kimik në ambientet e shtëpisë, jo vetëm brenda shtëpive por edhe për më gjerë. Me rëndësi është miradministrimi i kimikateve të rrezikshme sidomos në zonat rurale por edhe në qytet. Veçanërisht i raticidëve, i insekticidëve, i produkteve që përdoren për luftimin e përdoruesve të bimëve sidomos në fshat, të cilat mbahen vend e pavend në mjediset e shtëpisë, në dollapët ku ruhen ushqimet, në vendet që mund të kapen nga fëmijët dhe për më keq pas përfundimit të përdorimit lihen pa kujdesin më të vogël në mjedise që mund të ndotin ambientin.

Ka pasur raste që në mënyrë aksidentale të ketë ndodhur helmimi nga elemente toksike?

Shumë raste. Rreth 18 për qind e rasteve janë aksidentale, që për shkak të këtyre pakujdesive shkohet deri në helmime. Ne nuk kemi shifra për fëmijët, mendoj se duhet të jenë shumë të larta, pasi këta ekspozohen dhe çohen tek pediatria, ose nuk kanë ndërgjegjësimin e duhur që të regjistrohen si raste ekspozite, shumë nga ekspozimet minimale nuk shkojnë fare tek mjeku për shkak të vigjilencës së ulët që kanë. Aq më shumë nuk kanë informimin e duhur për rolin që kanë etiketat. Mendoj se ato as që lexohen dhe as nuk deshifrohen disa sinjale shumë të rëndësishme që kanë etiketat për produkte helmuese dhe shpërthyese, errozive e që ndotin mjedisin. Bota e zhvilluar i ka vënë shenjë çdo etikete. Informacioni në to është një informacion parandalues por edhe shumë i rëndësishëm për miradministrimin e tyre. Ka një injorim total të leximit të kujdesshëm të etiketës, kam frikë se shqiptarët nuk lexojnë me vëmendje as etiketat e ushqimeve, produkteve që konsumojnë, jo më të kimikateve. Ky është një problem që duhet të na shqetësojë, vigjilenca për të ruajtur vetveten dhe shëndetin. Në 95 për qind e rasteve suicide ndodhin në mjediset e shtëpisë dhe siç e përmenda, individi që bën një veprim të tillë gjen produkte që janë më afër tij, dhe kur ato nuk ruhen ashtu siç duhen, risku për të bërë një veprim të tillë është real, pasi momenti është shumë i rëndësishëm në një përpjekje për suicid. Por problemi del jashtë kuadrit të familjes, ku duhet të gërshetohen masat edukuese të ndërgjegjësimit në përgjithësi dhe masat administrative.

Çfarë nënkuptoni me masa administrative ?

Me masa administrative e kam fjalën, se në Shqipëri nuk ka një regjistër kombëtar të elementëve toksikë që qarkullojnë në vend. Regjistër me emrat e kimikateve me rrezikshmëri të lartë, ku ruhen, kur skadojnë, çfarë bëhet mbas mbarimit të efektit të tyre. Duhet që të ekzistojë një regjistër i tillë, që të jenë të regjistruara jo vetëm kimikatet me rrezikshmëri të lartë por dhe ato me rrezikshmëri më të ulët, ku të theksohet se çfarë rreziku shkaktojnë, por dhe si duhet të ruhen. Vendet e tjera i kanë këto regjistra për kimikatet ku sqarohen efektet shëndetësore, por dhe ndotja që i shkaktojnë mjedisit. Kjo gjë duhet bërë sa më parë dhe realizohet e arrihet nëse do përpilohet një program kombëtar toksikologjik, ku të ketë akte ligjore dhe nënligjore për individët që duhet t'i administrojnë; si të ruhen, si të deklarohen, ku duhet të trajtohen apo të shkatërrohen dhe si do të trajtohen në përgjithësi. Një program kombëtar toksikologjik do përfshinte që nga masat elementare deri tek masat strategjike, që do të parashikonin edhe kur mund të ndodhnin raste masive të helmimeve nga kimikatet. Apo në raste më ekstreme, nëse ndodh një sulm terrorist nga helmet. Ka helme që më doza shumë të vogla shkaktojnë dëme shumë të mëdha, 1 gram toksinë botulimike shkakton vdekjen e 3 milionë vetëve. Ka kimikate shumë të rrezikshme të cilat nëse hidhen në ujësjellës, në shkolla, në vende ku ka grumbullime të mëdha njerëzish shkaktojnë dëme kolosale. Pra një program i tillë i parandalon por parashikon dhe masat për të krijuar një ambient sa më të pastër toksik në vendin tonë. Çfarë është bërë deri më tani, t'ia lëmë të kaluarës. Tashmë ka ardhur kohë që ne po bëhemi gati të trokasim në dyert e Evropës dhe pa programe të tilla, pa ndërgjegjësim të tillë, pa strategji të tilla do të sforcohemi jashtë mase për të arritur ritmet që kërkojnë Perëndimi dhe Europa e Bashkuar.
Përmendët pak më lart si faktor zhurmat akustike, mund të na thoni se çfarë shkaktojnë?
Zhurmat akustike shkaktojnë dëme kolosale, sëmundje që nga neurozat, çrregullime në gjumë, kualitetin e jetës në përgjithësi, depresione, psikoza, pra ulet ndjeshëm cilësia e jetës në përgjithësi.

Mund të arrijnë deri në vetëvrasje?

Natyrisht që po. Por në mbështetje dhe të faktorëve të tjerë.

Cilat janë mënyrat që një individ tenton të vetëvritet?

Helmet dhe toksikantët në përgjithësi kanë privilegjin të jenë mjeti më i përzgjedhur nga individët që ndërmarrin sucidal, nëse i krahasojmë me mjetet dhe mënyrat e tjera që mund të realizohet një vetëvrasje, siç janë armët e zjarrit, armët e mprehta, varjet, hedhjet nga lartësitë, mbytjet. Përzgjedhja e helmeve është mënyra më komode për të realizuar një ide suicidale. Për këto flasin shifra, këtu ne kemi të regjistruar çdo vit mbi 40-50 raste që vdesin për shkak të suicidit me kimikate të rrezikshme. Kjo shifër është vetëm për Spitalin Ushtarak, por nëse mbledhim të gjitha rastet në spitalet rajonale të vendit, kjo shifër do jetë e frikshme dhe alarmante. Mjaftojnë këto shifra për të ndërgjegjësuar në atë masë të gjitha ato instrumente që mund të angazhohen në një strategji kombëtare për të prevenuar riskun e vetvrasjes.

Cilët janë faktorët që çojnë një individ deri në vetëvrasje?

Faktorët që çojnë një individ drejt suicidit janë të larmishëm, lidhen me individin, mjedisin familjar, me mjedisin më të gjerë shoqëror-ekonomik etj. Faktorë të tërë janë dhe jashtë individit, është stresi i akumuluar, faktorë relacionalë, siç janë marrëdhëniet në çift, marrëdhëniet me anëtarët e familjes, konfliktet martesore. Shkak tjetër janë ndarja, divorci, largimi i partnerit për arsye ekonomike jashtë vendit. Mospërballimi i ngarkesave emocionale por edhe struktura familjare, disiplina, respekti në një familje të shëndoshë është nyja parandaluese, faktor të tjerë janë ata komunitarë. Tek ne mungon dukshëm kohezioni social, jetojnë me vite komshinj që nuk njohin njëri- tjetrin, prindër që jetojnë vetëm për shkak të largimit të fëmijëve, çifte të divorcuara, të ardhur nga qytete të tjera apo zona rurale dhe nuk gjejnë dot kulturën komunitare, mungon ai kohezioni shumë i domosdoshëm social. Në një mjedis të tillë, plus edhe shkaqet ekonomike e bëjnë njeriut të ndihet bosh. Ne duhet të stimulojmë jetën komunitare, jetën në bashkësi, në bllok, në lagje, në pallat, sepse kemi kaluar në ekstremin tjetër për shkak të frikës nga e kaluara e një kolektivizimi të jetës, kemi kaluar në një indiferentizëm total, në një mbyllje ekstreme. Natyrisht nuk përjashtohen edhe faktorët ekonomikë, por ne, ma merr mendja se kemi qenë edhe më të varfër në kohën e diktaturës. Ne e njohim varfërinë, por jemi në një situatë tjetër ekonomike dhe sociale, ku faktorët social nuk janë aq të harmonizuar. Faktorët mbrojtës socialë janë të pakuptueshëm, thjesht individi ndodhet në boshllëk, i vetmuar dhe pa ditur ku jeton dhe me kë jeton, kush mund të qëndrojë pranë tij në një koment të vështirë, këto janë probleme të strukturës sociale. Ne jemi në një stad të ndryshimeve sociale të mëdha, informimi masiv, lëvizja demografike, sot ka burime informacione kolosale, media, interneti, mosha dixhitale, adoleshenti i papërgatitur për sfida sociale mund të marrë informacione nga më të ndryshmet, që në një moment të caktuar mund të imitojë dhe t'i keqpërdorë për shkak të mungesës së formimit. Ndaj këtu duhet roli i shkollës.

Po niveli i arsimit, a ndikon?

Ata që tentojnë janë kryesisht me arsim 8-vjeçar, të mesëm, por dhe pa shkollë. Rrallëherë janë me arsim të lartë.

Nga janë këta persona, nga zonat rurale apo ato urbane?

Ata që përdorin kimikate, fostoksinë më shumë, vijnë nga zonat rurale. Ndryshe ndodh me agjentët që përzgjedhin banorët e qyteteve. Nëse në fshat mjetet më të zgjedhura janë agrokimikatet, në qytet mjetet më të zgjedhura janë medikamentet. Është pikërisht ajo që thashë, që individi përdor ato produkte që ka më afër vetes.

Çfarë medikamentesh përdoren për të kryer vetëvrasje?

Produktet psikotrope, sedativ, antidepresivët, antipsikotikët dhe medikamente të tëra kardiovaskularë, paracetamoli, aspirina por dhe produkte që përdorin familjarët. Për fat të keq dhe një vigjilencë jo në nivelin e duhur, megjithëse tani kanë filluar që farmacitë nuk japin medikamente pa recetë mjeku dhe pa u bindur. Kur përmenda faktorët individualë ka edhe faktorë që lidhen me individin dhe një prespozitë herreditale të trashëguar në një përqindje të vogël. Por ka edhe personalitete individuale të prira për vetëshkatërrim. Këta janë faktorë që lidhen me individin, natyrisht që ndikon stresi, për fat të keq shumë individë vuajnë edhe nga sëmundje të tjera siç janë: neurozat, psikozat, depresionet, por në momente çekuilibri mund të përdorin medikamentet e veta. Ndaj familjarët duhet të bëjnë kujdes që të administrojnë me shumë kujdes medikamentet që u japin personave të tillë, t'u japin vetëm dozën ditore, dhe të bëjnë kujdes për të parë momentet e disekuilibrit dhe përkeqësimit të gjendjes së individit, të kontaktojnë menjëherë me mjekun psikiatër dhe psikolog. Shesh që individë të tillë në momente përkeqësimi nuk konstatohen në kohë nga familjarët për t'u konsultuar me mjekun. Në raste të tjera individi përgatitet me kohë, bën përgatitje të kujdesshme të të gjitha rrethanave, ka një periudhë normale që quhet parasimptomatike, që një prind i kujdesshëm, një familjar i kujdesshëm mund t'i konstatojë në kohë dhe ta parandalojë atë. Shpesh ndodh që individë që vijnë herë pas here u bëhet si ves përpjekja për suicid.

Cilat janë moshat që tentojnë të vetëvriten, dhe kush ka përqindje më të lartë, femrat apo meshkujt?

Përgjithësisht janë mosha aktive. Predominojnë më shumë femrat me 60 për qind, dhe 40 për qind meshkujt. Me një përqindje më të madhe janë adoleshentët nga 15-19 vjeç, që përbëjnë rreth 25-30 të rasteve. Por moshat nga 16-40 vjeç zënë gati 80 për qind të rasteve në total. Nuk përjashtohen edhe ekstremet e moshës mbi 60 vjeç, në moshat më të avancuara. Sidoqoftë është një problem i moshave aktive që kanë përgjegjësi për jetën, të cilat kanë detyrime familjare, kanë peshën që duhet të rrisin fëmijët, etj.

Po abuzimi me drogën dhe alkoolin të çon në vetëvrasje?

Janë të menduara të tilla, por për shkak të abuzimit rreth 5 mijë raste janë nga abuzimi me drogën dhe alkoolin. Shumë efekte të drogë-përdorimit dhe alkool-përdorimit nuk kanë formimin e duhur, por nuk gjejnë as moment kthjelltësie të mendojnë sepse janë gjithmonë nën efektin e substancave. Jo më larg se dje kemi një rast që nuk dua ta identifikoj, një përdorues droge, pasi ka bërë një tentativë për të prerë damarët e duarve nuk e ka arritur dot, ka bërë një dozë të madhe heroine, është sjell këtu në spital në një gjendje shumë të rëndë por falë masave energjike që kemi marrë vazhdon të jetë i gjallë. Përdoruesit e drogave dhe të alkoolit, nënë efektin e substancave por dhe për shkak të vuajtjes së gjatë psikosociale, bëhen viktimë e suicidit, duke qenë të ngërthyer nën efektin e këtyre substancave janë të prirur drejt suicidit. Kemi pasur shumë raste që kanë tentuar vetëvrasjen. Ky është faktor tjetër për të rritur numrin e suicideve. Situata toksikologjike është komplekse, vurnerabil, për shkaqe administrative, kulturore, të edukimit, formimit, niveli social. Këto duhet të merren në konsideratë në një plan strategjik kombëtar për parandalimin e vetëvrasjeve dhe helmeve por edhe të abuzimit të substancave drogë-alkool. Për këto masa emergjente natyrisht do të ishte e nevojshme edhe ngritja e një qendre informacioni toksikologjik, që të operojë 24 orë në 24 orë, që të japë për qytetarët informacion të hollësisht, mbi toksinat, toksikantët, kimikatet, agjentët toksikë, pasi luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e helmeve. Nga praktika jonë, ashtu si tek trauma në përgjithësi dhe tek helmimet akute, qofshin aksidentale dhe të qëllimshme është parimi i orës së parë të artë. Ora e parë është esenciale nëse i jepet ndihma në moment individit, shanset për të parandaluar dëmtimet dhe vdekjet janë të mëdha. Por që të realizohet kjo duhet shumë punë, duhet një strukturë e përgjithshme. Deri sa të ngrihen ato struktura qendrat e informacionit toksikologjik japin informacion pa pagesë.

Në Shqipëri ka një qendër të tillë?

Jo, nuk ka asnjë qendër të tillë. Në botë këto qendra kanë 50 vjet që funksionojë dhe kanë bërë një revolucion të tërë në parandalimin e helmeve. Duhet një kombinim i masave informuese me masat administrative dhe ngritjen e strukturave të përshtatshme për parandalimin.

Ermelinda Hoxhaj, G.Shqiptare

Thursday, October 8, 2009

Sekuestrohet sot Muzeu i Shkencave, zhduket historia 100 vjeçare

Pedagogë e studentë janë mbledhur sot para Muzeut të Shkencave të Natyrës në pritje të mbërritjes së policisë, e cila ka njoftuar se do të zbatojë sot urdhrin e Përmbarimit, për lirimin e godinës dhe kthimin e saj pronarit.

Muzeu i Shkencave


Drejtori i Muzeut ka bërë me dije se njoftimi nga zyra përmbarimore është marrë pak ditë më parë. "Jemi njoftuar se sot do të realizohet ajo që quhet zbatim me forcë i urdhrit përmbarimor për lirimin e objektit në fjalë. Ne jemi këtu për të shprehur qëndrimin e prerë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, për të mos zbatuar këtë vendim, pasi nuk dimë si do jetë fati i objekteve që ndodhen në të"- thotë ai.
Sipas drejtorit, i është dërguar një letër-propozim, rektorit të UT-së, ministrit të Arsimit dhe kryeministrit për shpalljen e këtij, si një objekt i rëndësisë së veçantë;
të nxirret urdhër për shpronësim të pronarëve për interesa publike dhe ndërprerjen e veprimeve përmbarimore për ruajtjen e këtij objekti me vlera.

Pedagogët thonë se me këtë vendim zhduket historia 100 vjeçare me vlera të pariparueshme. Pas kësaj, ne mbetemi i vetmi vend në Ballkan që nuk ka një muze të historisë së Natyrës.

Shekulli