Tuesday, October 27, 2009

Tekst

Hyri në një dyqan bojrash. Kërkoi me nxitim një sprajt të kuq. E futi sprajtin në xhep. Dhe u nis mendueshëm drejt qëndrës së qytetit...

E kishte parë në një sebep. Hiret e Saj j'a patën pluguar trurin. Kishte arritur të këmbente disa fjalë. Pa lidhje dhe pa kuptim. Nga ato fjalë që edhe lidhjen edhe kuptimin e kanë, por kurrë këtu dhe tani. Diku larg. Mbi një truall pa peshë. Nën një Qiell pa emër. Ku nuk kuturis asnjë mëndimtar. Ku nuk rrezikon asnjë poet. E gjitha ndodhi në pak çaste, që j'u dukën kohë e ndalur. Në një distancë nga disa centimetra, që j'u dukën vite drite. As e preku dhe as emrin j'a mësoi dot. Të nesërmen duhej të kthehej në Itali.
Kur me sprajtin në xhep j'u afrua qëndrës së qytetit, ndali pak dhe hodhi sytë rrotull. Gjeti një faqe anësore pallati që j'u duk me madhësi të përshtatëshme dhe që mund të shihej nga sa më tepër kalimtarë. Pa Qiellin, mori frymë thellë, nxorri nga xhepi sprajtin, ja hoqi tapën, u përkul, shkeli me gisht butonin, e drejtoi nga muri. Bëri një vijë të kuqe të shkurtër horizontale që j'u duk si jeta e tij deri në momentin para se të shihte Atë. Pastaj, tek nisi të fërgëllojë lehtë, nga mesi i vijës horizontale bëri teposhtë një vijë vertikale më të gjatë. U trondit nga ndërlikimi i beftë i pamjes me dy vija, dy qoshe, disa kthesa. U bë T-ja. Apostrof nuk vuri se as që e njihte. D-ja i doli si patate. S'do ishte keq të dilte mirë, tha me vete. Se me "D" nisin Dëshira dhe Dashuria, por s'po i kthehem, se kështu paska qënë e shkruar. Ndërkohë rretheqark ishin grumbulluar njerëz. U-ja j'a erri paksa sytë, sepse i kujtoi ulërimën. Prandaj e bëri shpejt që të evitonte ndonjë klithëm që mund t'i dilte pa dashur. A-ja e pafundme me majën drejt infinitit, aq solide, me këmbët edhe të lidhura edhe të ngulura në tokë, i dha kënaqësi të madhe. U largua paksa, lexoi TDUA. U drodh.
Mund ta lë edhe me kaq, tha, përderisa kjo fjalë i përmban të gjitha dhe të tjerat janë dëngla. Por është pak. Sepse po ta lë me kaq është njëlloj sikur t'i thuash dikujt "Të dua" dhe të mos e puthësh, apo "Të urrej" dhe të mos e rrahësh. Mori frymë thellë sikur të ishte hera e fundit që po merrte frymë në jetë. I vuri tapën sprajtit, dhe e futi në xhep. I hipi një autobuzi për t'i rënë një herë rrotull qytetit që t'i jepte kohë vetes për tu menduar. Por sa hipi në autobuz, u rrënqeth i tëri kur mendoi se mund të ndodhte që në mungesë të tij para murit mund të kalonte ndonjëri nga të shumtët që me Dashurinë s'ka asnjë lidhje dhe që mund ta zhgarraviste, t'i shtonte a t'i hiqte diçka magjisë, pra magjinë ta prishte. U shqetësua. Mezi priti të zbriste nga autobuzi. Kur u ndodh përsëri përballë murit me katër gërmat e fundbotëshme të pa prekura, nisën ta mbysin pyetje torturuese; Vazhdimi duhet të ketë lidhje me cilësinë apo me sasinë e Dashurisë ? Nëse me cilësinë, cila cilësi e Saj duhet pavdekësuar mbi mur ? Duhet shprehur një cilësi e krahasuar, apo një cilësi e pa ngjajshme që të kishte lidhje vetëm me Atë ? Nëse vazhdimi do kishte karakter sasior, është lehtë që sasinë e Dashurisë, si bëjnë ca të mjerë që as dijnë as ndjejnë, ta lidhësh me pafundësinë duke thënë "Të dua pafundësisht". Por kjo do ishte gjetje e kollajtë, jo bindëse, çka nuk do ishte mirë, sepse do binte menjëherë në sy si e tillë, dhe mund të rrënonte gjithçka, përderisa në fund të fundit e pafundme nuk duhet të jetë fjala por efekti. Pra e mira do ishte të gjej një mënyrë për të shprehur, jo një Dashuri pafund, por një Dashuri që shtohet pafundësisht. U mendua edhe pak, dhe i dha karar të vazhdonte me sasinë. Por në një mënyrë të tillë që brenda sasisë të përfshihej edhe cilësia, pra të kombinoheshin të dyja. Dhe bëri një M. M-ja, megjithse j'u duk se i sharroi brinjët, e la më se të kënaqur me gjithato ngritje e zbritje të drejta dhe të vrazhda si rrugët e jetës. M-së i shtoi shpejt një Ë. Por pa dy pikat që j'u dukën të tepërta. Pastaj, pas një hapësire, shpejt e shpejt shkroi SHUME. S-ja, me dy çengela të lidhura si dy zemra të kundërta dhe të afërta, j'u duk shumë e bukur dhe kuptimplote. H-ja nuk i pëlqeu. J'u duk e thjeshtë, tepër e hapur. Por e la, ngaqë vuri re se, pavarësisht që atë fjalë disa në Shkodër e mbajnë mbiemër, po ta hiqte H-në, dilte një fjalë e pisët. U-ja, e cila këtë herë i kujtoi U-në e patkoit të Fatit, bëri që t'i shkundej kurrizi, por pa zarar. Me M-në dhe me Ë-në pa pika, tashmë ishte i familjarizuar. E pa edhe një herë atë që kishte bërë; TDUA ME SHUME. Shumë mirë deri këtu që e dua shumë me tendencë në rritje edhe në sasi edhe në cilësi. Por, sa më shumë e dua, dhe më shumë se çfarë ?! Ndërkohë që mendohej, pas shpinë shtohej gjindja. Ca ikinin, ca vinin, të shumtëve u pëlqente, të pakve jo. Por, veç murmurimave, as këta as ata nuk flisnin. Të gjithë prisnin të shihnin si do mbaronte. Të moshuarve, tek kalonin dhe shihnin, u binte cigarja nga buzët që nisnin tu dridheshin. Dy vajza që kaluan andejpari, sapo panë hatanë, nuk ndalën. Duke ikur, ndreqën hapat, drejtuan kurmet. Nuk j'u duk ide e mirë të largohej edhe një herë me autobuz. U fut në një lokal aty pranë që ta shihnin që po i shihte dhe të mos guxonte kush të bënte ndonjë prapësi. Në lokal u mendua duke ngrënë. Ta bënte vazhdimin; "Më shumë se nënën t'ime", as Ajo dhe askush tjetër nuk do ta besonte. "Më shumë se veten t'ime", do ishte meskine, egoiste, përderisa ai e dinte mirë se vetja e vet nuk ishte veçse një kokrrizë rëre në botën e pafundme. "Më shumë se ëndërrat e mia", tepër poetike dhe ndoshta e pa kapëshme. Atëhere më shumë se çfarë ? Zgjidhja i erdhi rrufeshëm. Në pak çaste i gurgulloi në tru e gjithë jeta; Fshati ku pat lindur. Mëngjezet e freskëta, mbrëmjet e flladëta, zhegjet, acaret. Taksiratet e familjes. Fukarallëku. Zbritja në qytet. Nja dy vrasje në fis. Një mijë e një hallet e transferimit dhe nguljes në periferi. Ngritja ngadalë e shtëpisë së re me paret e kurbetit të vëllait ikur e ardhur kushedi sa herë në Greqi nëpër male pa dokumenta. Pas vëllait, gjetja e parave dhe arratisja me gomone në Itali e atij vet'. Italia, tmerret e gjetjes punë, tmerret e mbetjes pa punë, tmerret e punës, tmerret e jetës etj, etj. Flaku në kosh gjysmën e Hamburgerit mbetur si hënë e ngrënë. Nxorri me shpejtësi sprajtin nga xhepi. U nis vrik përballë murit. Aty shkroi me një frymë; SE jETN TIME. J-në e bëri j të vogël dhe me pikë. E-në mes T-së dhe N-së e harroi fare. U ngazëllye dhe u lehtësua aq tepër nga kjo gjetje si derdhje, sa s'i vuri re' fare ato gabime. Nxorri një hungurrimë të mbytur vetkënaqësie. Por prap' s'mbeti plotësisht i kënaqur. Diçka mungonte. Nisi të vrasë mëndjen për një mbyllje. Për diçka që t'i lidhte të gjitha. Një lloj kafazi brenda të cilit, fjalët si tigrat, mund t'i admirosh pa pasur frikë se mund të kafshojnë. Dhe e gjeti; MOS ME HARRO. Kjo gjetje e lumturoi aq tepër sa trupi j'u mbush i tëri me mornica, mëntë j'u morën, dhe desh u rrëzua. Por u mbajt. Me sprajtin e kuq në dorën që i dridhej, j'u vërsul edhe një herë murit. E bëri këtë si gladiatori i lodhur dhe i gjakosur, në përpjekjen e fundit për ta mundur, i vërsulet tjetrit gladiator, edhe më të lodhur edhe më të gjakosur. Dhe ashtu i dërrmuar dhe i përgjakur, vizatoi një zemër dhe një shigjetë. Zemra i doli si domate. Shigjetën, në vend që ta bënte me drejtim lart drejt Qiellit të shpresës dhe Lirisë, e bëri drejt tokës së rëndesës. I vuri re' këto papërsosmërira, por, tha me vete, më falet, e kam nga lodhja. Pastaj, triumfues si një gjeni' që sapo ka bërë një zbulim, dhe turfullues si një kalë që shkrofëtin, me duar e këmbë të hapura dhe kokën lart, bëri disa hapa mbrapsht nga kryevepra që sapo kishte mbaruar dhe sokëlliu;

TDUA ME SHUME SE jETN TIME
MOS ME HARRO





Qëndroi pak çaste në pozicionin triumfues. Drejtoi sprajtin kah perëndimi. Vizatoi në qiell një diell edhe më të madh edhe më të kuq se dielli që po perëndonte.
Dhe uluriti për së dyti;
Ajo nuk do më harrojë ! Kurrë ! Sepse bëra diçka më të paprekshme se koha e pa ndalshme. Më të fuqishme se boshi i heshtjes. Më të bukur se e folura më e bukur. Bëra tekst !
Edison Ypi
Panorama 14/09/09

Luftë për parkimin e makinës

Luftë me pistoleta në mes të Tiranës për parkimin e makinës. Ngjarja ka ndodhur dy net më parë, ndërkohë që policia ka mundur të arrestojë të dy protagonistët e ngjarjes, të cilët pavarësisht se janë qëlluar disa herë, kanë shpëtuar paq nga ky konflikt.

Burimet policore të kryeqytetit bënë të ditur se bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur të shtunën në zonën e Laprakës. Sipas tyre, për këtë ngjarje, nga Seksioni Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit u arrestuan në flagrancë shtetasit Gëzim Zef Dodaj dhe Franc Kastriot Kaloshi, përkatësisht 33 dhe 20 vjeç. Nga grupi hetimor mësohet se pikërisht te kryqëzimi i AMC-së, ata kanë qenë duke parkuar mjetet e tyre. Në ato momente, njëri i ka zënë rrugën tjetrit dhe kaq ka mjaftuar për të nisur një debat. E kaq është dashur për të kaluar në konflikt të ashpër dhe me fjalë fyese. Në ato momente, të dy protagonistët, Dodaj, i cili banon në rrugën "Vangjel Noti" dhe Kaloshi që banon në rrugën "Gjergj Legisi", kanë nxjerrë armët. Sipas policisë, njëri prej tyre ka nxjerrë automatikun, ndërsa tjetri pistoletën. Aty janë qëlluar për disa çaste, duke tmerruar edhe banorët e zonës, por fatmirësisht plumbat nuk kanë kapur asnjeri. Në këto kushte, ata janë larguar duke u fshehur dhe më vonë ka mbërritur policia. Pa kaluar shumë kohë, duke përfituar edhe nga makinat e mbetura në vendin e ngjarjes, policia ka bërë identifikimin dhe më pas arrestimin e tyre.




Sipas të dhënave policore, në vendin e ngjarjes u gjet edhe një automatik "Kallashnikov". Gjithashtu, nga ekspertët e policisë u sekuestruan edhe disa gëzhoja të dy armëve të ndryshme. Nga ana tjetër, policia deklaroi se dyshohet që konflikti ka pasur zanafillë një sherr të mëparshëm. Sipas të dhënave hetimore, 20-vjeçari i kishte rrahur djalin Kaloshit. Për këtë arsye, Kaloshi ka dashur të hakmerret, por sipas policisë kjo mbetet në kuadrin e dyshimeve dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave.

Shqip

Monday, October 26, 2009

Kanceri i gjirit, 400 raste çdo vit, 1 në 9 femra preken

Muaji tetor njihet si muaji i sensibilizimit për të luftuar sëmundjen e kancerit të gjirit. Strukturat e Shëndetësisë në vendin tonë shprehen të shqetësuar për përhapjen me shpejtësi të kësaj sëmundjeje. Në vendin tonë diagnostikohen çdo vit rreth 400 femra me kancer në gji.

Por, shumë prej tyre duke qenë se kryejnë kontrolle shumë të pakta tek mjekët specialistë, kur u evidentohet sëmundja janë në fazë të avancuar. Sipas mjekëve të ISHP-së, nëse kjo sëmundje do të diagnostikohej më herët, atëherë jeta e shumë femrave do të ishte e sigurt.

"Çdo vit zbulohen 350-400 raste të reja dhe pothuajse të gjitha kanë fund fatal, pasi shkojnë tek mjeku në stadin e fundit, atëherë kur mjekësia mund të bëjë shumë pak", - u shpreh Lumturi Mërkuri.

Disa nga faktorët që ndikojnë për përhapjen e kësaj sëmundjeje janë mosha, konsumi i alkoolit apo duhanit. Mjekët thonë se në rast se diagnostikimi i kësaj sëmundjeje kapet në fazë të hershme, ajo është e shërueshme. Sipas mjekëve, një herë në 1-2 vjet duhet që femrat të bëjnë mamografinë, e cila këtë muaj është ofruar falas nga disa klinika private në Tiranë, por edhe nga spitali onkologjik në QSUT. Java e mamografisë falas është mbështetur nga UNFPA.




Sipas statistikave, 1 në 9 gra preket nga kanceri i gjirit, por ajo që është më shqetësuese është neglizhenca e grave për të kryer kontrollet që parandalojnë vdekjen e tyre.
Ndonëse kjo sëmundje prek masivisht gratë, në Shqipëri janë shënuar edhe raste të vdekjes së burrave nga kanceri i gjirit. Në muajin kundër kancerit të gjirit, u kujtohet grave të kryejnë kontrollet dhe sipas eksperteve, EKO-n e gjirit duhet ta bëjnë të gjitha femrat mbi 20 vjeç, ndërsa mamografinë të gjitha femrat mbi 35 vjeç. Kanceri i gjirit prek më shumë femrat që jetojnë në zonat urbane sesa në zonat rurale. Kjo për disa arsye, që lidhen direkt me mënyrën e jetesës. Lindja e fëmijëve në moshë të vonë, dietat, jeta sedentare, seksi, por edhe mosha ndikojnë në formimin e kancerit të gjirit. Por, kjo sëmundje mund të parandalohet nëse bëhen çdo vit mamografi dhe kontrolle tek mjekët specialistë.

"Në zonat urbane ndeshet katër herë më shumë se në ato rurale. Po ashtu, varet edhe nga lindja e fëmijëve. Një grua qe ka lindur në moshën 20-vjeçare është më e mbrojtur se ajo që lind pas moshës 35-vjeçare", - kanë bërë të ditur specialistë të Shëndetësisë.

Ermelinda Hoxhaj, G.Shqiptare

"E vetmja rrugë për të rivendosur dinjitetin, ekstremizmi ndaj politikanëve"

Përgjithësisht shqiptarët e kanë humbur interesin për politikën mbasi e shohin të pamundur që të arrihet demokracia në Shqipëri. Dhe jo rastësisht. Shqiptarët janë një ndër popujt më të poshtëruar të Evropës.


Qeveritaret dhe në përgjithësi politikanët po e sundojnë këtë komb si feud personal që e kalojnë dorë më dorë si prostitutë, me të cilën mund të bëhet gjithçka do.
E vetmja rrugë për të vendosur dinjitetin kombëtar është ekstremizmi ndaj politikaneve. Atyre duhet t'u dridhet toka nën këmbë. Më vjen keq që e them këtë, por edhe popujt e tjerë ka ardhur një pikë që kështu kanë vepruar.

Politika na ka shtyrë ta urrejmë njëri - tjetrin dhe të përbuzim veten dhe tjetrin. Ndarjet e thella krahinore, partiake, fetare, shoqërore për një komb 3 -4 miljon banorë janë të padobishëm, madje shumë të dëmshëm.


Në 12 vitet e fundit, 8 vite nën PS dhe 4 vite nën PD, populli është mashtruar në mënyrë të përsëritur.



Ku janë premtimet për drejtësi dhe integrim në Evropë? Jemi shoqëri ku fiton i forti dhe horri që paguan politikanin dhe gjyqtarin, dhe jemi gjithashtu shoqëria e fundit bashkë me Bosnjën dhe Kosovën, që nuk mundemi të lëvizim pa u kontrolluar si qentë nëpër ambasada dhe pika kufitare.


Le ti kapim për zverku politikanët - Ky është versioni im i zgjidhjes.

E-mail kondi001@yahoo.it, tek Shekulli

Bardhyli i vogël në Botërorin e shahut

Njëri nga talentet më të mëdhenj austriakë, shqiptari nga Kumanova, Bardhyl Ukshini, (jeton në Graz), i cili nuk ka më tepër se tetë vjet, do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror U-11 në shah, i cili gjatë muajit nëntor të këtij viti do të mbahet në Antalia të Turqisë.

Javorja austriake "Woche" (Java), përmes një aksioni të saj, ka arritur që nga politikanë të ndryshëm lokalë të sigurojë mbi 1000 euro për këtë qëllim, si dhe me kursimet e prindit të tij, Bardhyli do të udhëtoj për në KB. Futbolli, tenisi, çiklizmi apo basketbolli, sporte këto me të cilat çdo i ri merret në moshën e vet, Bardhylit nuk i interesojnë aq shumë sa i intereson sporti i tij: shahu.

Bardhyl Ukshini


Djaloshi tetëvjeçar nga Kumanova, është duke mësuar në klasën 2a të shkollës popullore Jägergrund në Straßgang dhe llogaritet si njëri ndër talentet më të mëdhenj të shahut në Austri. Si pjesëmarrës më i ri, gjatë muajit shkurt të këtij viti, ai e fitoi vendin e parë në Olimpiadën e shahut për juniorë dhe vendin e dytë në Kampionatin U-10 vendor. "Ëndrra e tij më e madhe është të marrë pjesë në KB të shahut që do të mbahet në Antali të Turqisë gjatë muajit nëntor të këtij viti. Por, babai i tij momentalisht është i papunë dhe është prind edhe i tre fëmijëve të tjerë, kështu që familja nuk mund t’i mbulojë të gjitha shpenzimet për pjesëmarrje në KB", kishte deklaruar Wilhelmine Riedl, drejtorja e shkollës popullore Jägergrund, e cila është angazhuar jashtëzakonisht shumë për nxënësin e saj. Në një artikull të shkruar gjatë muajit maj të këtij viti, javorja austriake "Woche" (Java), kishte publikuar një shkrim përmes të cilit gazetari i kësaj gazete Dieter Demmelmair kërkonte publikisht sponsorë të mundshëm për Bardhylin e vogël.

Le të shpresojmë se Bardhyl Ukshini do të fitojë ndonjërën nga medaljet në Kampionatin Botëror.

Reshat IBRAHIMI G.LAJM

Sunday, October 25, 2009

Varrmihësit e Ballkanit...

Në Ballkan, datat e përkujtimit të genocideve, të spastrimeve etnike, të masakrave, tashmë po fitojnë qytetarinë jo vetëm në kalendarët e politikës, por edhe në ndërgjegjen e popujve. Shteti ynë ka caktuar qysh para 12 vjetësh datën e 27 Qershorit si datën e spastrimit etnik të popullsisë shqiptare nga trojet e veta, nga ajo pjesë që aktualisht është nën Greqi.

Ne fakt, eshte e veshtire qe te gjendet vetem nje date e caktuar per genocidin grek mbi shqiptaret. Ajo fillon si histori e dhimbshme, qysh me fillimin e shekullit te XX te, pra me lulezimin e Megaloidese. Gjithsesi, edhe nje date, ajo e percaktuar me ligj tanime, dicka thote. Kemi genocidin dhe spastrimet etnike te bera po nga ajo date, pra nga fillimet e shekullit te XX te nga ana e serbeve mbi Kosoven.

Edhe pse jane te shumta datat dhe vitet e masakres serbe, mire do te qe, per hir te se vertetes historike, te caktohej nje date, nga te panumertat, ne te cilen u vrane, u dogjen e u ndoqen me te shumtit... Edhe pse nuk eshte mbushur shekulli akoma nga fillimet e ketyre dy genocideve, nga dy shtete fqinje, mbi te njejtin popull, qe jetonte ne trojet e tij, qysh kur s'ishte Hena fare..., le t'i arshivojme ne Histori, me percaktimin dhe perkujtimin me perulje per gjakun e derdhur ne breza.



Por, po te shikojme (me sy te lire, pa vemendje e studime), del se genocidi dhe masakrat e mesiperme, na kane ardhur "dhurate" vetem nga dy vende, ne te gjitha koherat. Keta jane "fqinjet vertikale" nese shprehemi keshtu, pasur parasysh harten e shumecunguar te vendit tone. Here ne emer te nje interesi, e here ne emer te nje tjetri, me emerues te perbashket veprimin e perbashket, pavaresisht hapur apo fshehtas, gjithmone ne sinkron e ne mbeshtetje te njeri tjetrit, ata nje jete te tere, e serbet qysh kur themeluan "shtetin" e Rashkes, nje art kane pasur dhe kane zhvilluar ne perfekt: "Artin" e varrmihesit.

Emeruesi i perbashket qe kane pasur, ai me thelbesori, ka qene kryqi, qe ka bekuar shovenet dhe ka ideuar zaptim trojesh permes spastrimit etnik.Nje fjale e urte e popullit tone thote: "Kur qeni shkon e urinon ne xhami, tregon se i ka ardhur ngordhja"...Duket se bishes shovene i erdhi ngordhja para plot 11 vjetesh, kur "urinoi" ne "xhamine" qe mban emrin aq te njohur mes tragjedise, Srebrenice!

Eshte shkruar e do te shkruhet shume per kete faqe te turpshme te historise se njerezimit, faqen e parafundit (se e fundit ishte Kosova), me te cilat Europa mbylli shekullin e XX te. Ky shkrim meton qe duke i bere nje "gjimnastike" mendjes, te sjellim ndermend duke u perkulur me veneracion para gjakut te njerezve te pafajshem, cfare tamam ndodhi mes datave 11 18 Korrik 1995, disa qindra kilometra larg kufirit tone verior.
Nese te gjithe vendet e tjera te Europes e bejne e do ta bejne kete per te qene ne rregull me ndergjegjen e tyre, ne shqiptaret, institucionalisht por edhe personalisht, duhet ta bejme per nje aresye teper madhore: Sepse ne kemi qene preja e shovinizmit historikisht, dhe sepse duhet te kontribuojme duke freskuar kujtesen njerezoer qe keto tragjedi te mos ndodhin me kurre.

Sepse ndodh qe ata qe kane pervetesuar ne perfekt "artin" e varrmihesit, te njohin po ne ate nivel edhe ate te...cvarimit! Por edhe sepse ...krimineli kthehet ne vendin e krimit...sic ndodhi para pak ditesh ne Kosove, ku Koshtunica recitoi me ze te dridhur nga emocionet, vjershen peralle milloshevicjane...
"Tragjedia e Srebrenices do te na rendoje ne shpirtrat tona pe gjithnje.Pergjegjesite tona jane te tmerrshme.".. Kofi Annan, Sekretar i Pergjithshem i OKB se


Athine - Lefkosi - Beograd, boshti i se keqes



Qiproja dhe Mafia Serbe

Nje skene e pabesueshme dhe e tmerrshme: Ish presidenti i Qipros greke Spiro Qiprianu, fotografohet ne Beograd i perqafuar me kryemafiozin dhe kryeterroristin e Ballkanit, Zelko Raznatovic, i njohur me emrin Arkan dhe me bashkekriminelen e tij Svetllana Veliskovic, e mbiquajtur ne qarqet mafioze Ceca.
Qiprianu ishte nga te paret drejtues te organizates terroriste EOKA mbi te cilen rendojne shume krime e vrasje te qindra britanikeve dhe qiprioteve ne vitet 1955 1960. Gjate luftes ne Bosnje e Kosove ai ruante lidhje te ngushta me regjimin e Milloshevicit.

Nderkohe, nacionaliste qipriote te EOKA dhe greke te djathte anetare te oraganizates famekeqe "Krisi Avgji", u rreshtuan per te luftuar perkrah serbeve "kunder turqve", sic i quanin ata muslimanet. Pra u veshen, u sterviten dhe vepruan ne fshehtesi te plote me mbeshtetjen e vetme e te plote nga qeveria Andrea Papandreu.

Larje Hesapesh...

Me 15 Janar te vitit 2000, Arkani u vra bashke me te dy bodigardet e vet na ambientet e Hotelit Internacional ne Beograd. U godit tre here nga pas dhe nje plumb kaloi ne syrin e tij. Vrasja e tij ju faturua Klanit te Zemunit qe eshte njera nga deget me kryesore te mafies serbe ne Beograd. Ne vitin 2003, "e veja" e Arkanit u arrestua ne Beograd per bashkepunim ne vrasjen e te parit (por edhe te fundit deri tani), kryeminister demokrat te Serbise.

Ne ambientet e pafund te viles se saj, u gjet nje depo e trere armesh nga ato qe perdor Klani i Zemunit, mirepo ndodh qe edhe vila ndodhet aty ku eshte lagja me te njejtin emer, ne periferi te Bogradit, ne buze te Danubit.
"Komandanti yne, eshte "Shen" Pavllua". Keshtu deklaroi Arkani ne Kosove ne vitin 1998, dhe tha komplet te verteten...
Vetem ne gjokse kriminelesh te tille, e ka vendin "kryqi i madh", dekorata me e larte qe jep Kisha Serbe. Komentet jane te teperta...

Ne gjurmet e Gestapos...serbe!

Shqiponje e Bizantit, dhe...koka skeletesh! Keto simbole, ndyjne edhe vete simbolet e nazizmit... Stema e Arkanit...
Serbia, shtet i Ballkanit me pushtet kishtar, eshte thellsisht i indoktrinuar nga megaloidatizmi, i ngjashem me ate te Greqise dhe te Qipros. Nacionalizmi serb dhe dogma kristiano ortodokse qe mbizoteron ne kete vend, prodhuan c'gje me te keqe e te qelbur mund te prodhoje nje komb, fizionomite kriminale si ajo e Arkani dhe e te tjereve.

Ne periudhen 1992 1999, kryemafiozi serb veproi ne Kroaci, Bosnje dhe ne Kosove, si kreu i bandave terroriste me objektiv te paster fetar: kunder muslimaneve. Para vitit 1990 kishte vepruar ne europen Perendimore. Krimet qe ka kryer, mbulojne dhe tejkalojne te gjithespektrin e Kodit Penal. Organizata e Arkanit me emrin "Garda Vullnetare e Serbise" e njohur edhe me emrin "Tigrat", veproi ne Srebrenice ne viin 1995.

Vete Arkani ishte njeriu me i pasur i Serbise me pasuri disa miliardeshe dollaresh. ishte pronar i disa kazinove, kabareve, disa klubeve sportive dhe kontrollonte trafikun e armeve, droges dhe te naftes. Ne Janar te vitit 2000, pak muaj mbas renies se Milloshevicit, u vra me plumb ne sy. Ishte 48 vjec.Ai eshte misherimi me i mire i fjales se urte angleze qe thote: "Kush rron me majen e shpates, nga ajo iken".

Arkani, jetoi mes plumbash, dhe iku nga plumbi. Mbi te rendojne shpirtrat e 10.000 muslimaneve te therur ne te gjithe ish Jugosllavine. I vetmi person me te cilin e krahasojne ata qe njohin historine e Ballkanit, eshte nje tjeter "ortodoks" i mire, kreu i organizates EOKA, Jorgo Griva.

Pastrimi i parase se piste serbe ne Qipro.

Me daten 10 prill 1999, gazetari seamus Martin shruante ne gazeten "London Times" per llogarite bankare te parave te pista serbe qe rridhnin lume ne Bankat e Qipros. Ky shkrim doli vetem pese dite mbas takimit te perzemert te Millosheveicit me misionarin e Kishes greke ish presidentin e Qipros ne periudhen 1977 1987, Spiro Qiprianu.

Ne fakt ky agjent i rehjur i Kishes greke, shkoi ne Serbi gjoja per te ndermjetesuar per te liruar tre ushtaraket amerikane, gje qe s'e realizoi kurre. E vertea ishte se ai vetem per ate pune nuk kishte shkuar. Ai e vizitonte Sllobon si bashkekriminel dhe bashkeideator, por edhe si nje lavatrice e sigurte per parane e piste qe me njemije e nje forma rridhte drejt bankave qipriote.

Beograd, 17 Dhjetor 2001.
Korespondence CNN..."Ish drejtori i doganave serbe u arrestua ne Beograd me akuzen se qarkullonte kunder ligjit leket e shtetit ne banka qipriote. Sic deklaroi vete drejtori i ri i Bankes Kombetare Serbe, Mlladjan Dinkic, te gjitha te ardhurat e doganave serbe, paketoheshin ne thase dhe transportoheshin fshehtas ne Leukosi.

Zoti Dinkic shtoi se nje vit mbas largimit te Miloshevicit, ai pengoi rrembimin dhe transportin ne Qipro te 50 milione markave nepermjet bankes shteterore, "Beogradska Banka". " U perpoqen te boshatisnin gjithe rezevat shteterore ne dollare." "Djali i Milloshevicit, Markua ishte njeriu qe pervetesoi te ardhura shteterore ne shumen 1 miliarde marka nga tregetia e paligjshme e cigareve." sqaroi zoti Dinkic.
Ekstaze filoserbe ne Qipron "ortodokse".

Leukosia, 31/05/1999: Reportazh i gazetarit britanik Colin Smith:.... "Peshkopi Nikolla i Sarajeves, kur vizitoi Qipron me 1994 kishte deklaruar: "Serbet jane popull me fat sepse kane zotin ne qiell dhe greket ne toke"...

Ne vazhdim shtoi: " Do te vazhdojme luften kunder muslimaneve deri sa Kostandinopoja te ribehet qendra e ortodoksise"...Nikolla i Sarajeves ishte i ftuari i Kryepeshkopit qipriot.....Keto i dergonte gazetari britanik kanalit te tij ne daten e mesiperme. Nderkaq duhet theksuar se nje armiqesi me e thelle ekziston mes aksit serboqipriot, NATO s e perendimit.

Nje armiqesi shume me e vjeter nga urrejtja shekullore mes kristianeve dhe muslimaneve, te cilen e perqafoi edhe Rusia postkomuniste. shkaku kryesor i rreshtimit ne nje front i grekeve dhe serbeve, eshte dogma e perbashket ortodokse me kundershtar ideologjik Kishen Romeokatolike te "eretikut" Papa."Me mire te vendosim turban otoman se sa te vendosim ne koke Mitren e Papes".

Keto i kishte shpallur udheheqja e kishes ortodokse ne Kostandinopoje, pak para se te binte Bizanti, me 1453. Ishte nje periudhe e gjate qe ishte kultivuar me takt nga "nena" kishe kjo urrejtje, qysh kur filloi carja, ne vitin 1051.

Shume analiste, gazetare, por edhe politikane ne Ballkan e me gjere, e akuzojne popullin grek si popullin me antiamerikan te Balkanit. E verteta nuk eshte fare keshtu. Po te pyesesh popullin grek, ata te thone me plot gojen: Ne u ngopem buke vetem atehere kur erdhen e u ngriten bazat amerikane ketu. Atehere filluan e ndertoheshin edhe elemente te infrastruktures...

Me te drejte, ata qe njohin zhvillime, do te me thone: Si spjegohet qe ne vitin 1999, ne Greqi u zhvillua referendum dhe ...98%(!) e grekerve, ishin kunder bombardimeve te NATO s ? Se pari nje here, do te me lejoni te dyshoj nese eshte bere ky referendum, sepse firme atehere m'u kerkua edhe mua, shqiptarit qe jetoj ketu. Prifti i lagjes, Dhimitri, me tha ne rruge: Bir, eja edhe ti te firmosesh ketu.

Por une, per te mos ta fyer, i thashe: Eshte sport i rende per mua ky, barba Dhimitri! Pra, shkaqet e thella te ketij qendrimi te pergjithshem, jane perseri fetare. Greqia, Qipro dhe Serbia konsiderojne armik te perbashket te tyre jo vetem Turqine muslimane, por kryesisht Perendimin Katolik, qe "kundershton" ortodoksine. Se pari, ku i gjeti 98% kisha greke qe te ishin ortodokse? Sepse, sic kane filluar e po dalin ne drite te dhenat per fete ketu, nuk ngelen as 60% ortodokse, nese zbresim muslimane, katolike dhe hebrej, por edhe pakica te tjera.

Nejse, keto po zbardhen e do te zbardhen perfundimisht kur te perfundoje vendosja e piketave te Kisingerit ne Ballkan. Por le te vijme ne temen e mesiperme.
Ne Lefkosi, ashtu si edhe ne Greqi u bene mitingje madheshtore ne perkrahje te Serbise . U grumbulluan pako tmerresisht te medha e te panumerta me gjithfarelloj ndihmash, qe nga rrobat, ushqimet e deri tek ilacet, "per vellezerit serbe". Madje nje grup biznesi me dyqane picash, ngjiti mbi pako ne shirita te posacem mbishkrimin: "Rrofte Serbia!".

Nje dyqan i madh floriri vendosi ne vitrine nje mbishkrim: "Nuk pranojme kliente amerikane". Ne te gjithe kete "internacionalizem ortodoks" nuk behej fjale fare per masakrat e medha e te shemtuara qe Milloshevici bente kundrejt mulimaneve te Bosnjes e ne Kosove. Te pakte ishin ata qe ne turravrapin e marre te kishes greke mund te dallonin tragjedine me te madhe te Ballkanit, qe i kishte kapercyer me kohe kufinjte e genocidit dhe pikerisht ky ishte shkaku qe i detyroi forcat e NATO s te nderhyjne.

Ne ate periudhe shtremberimii se vertetes, mori permasa te paparashikueshme as ne fantazine me te semure. Rol te keq dhe shume negativ luajten edhe mediat, si ne Greqi, ashtu edhe ne Qipro.Ato arriten te bindin opinionin publik se 800.000 kosovaret qe u larguan nga trojet e tyre ne Maqedoni, nuk u larguan nga genocidi serb, por nga bombardimet e amerikaneve ?!?

Ne sinkron te plote dhe per turpin e tyre, kanale televizive ne Greqi dhe Qipro, tregonin serbe "fatkeqe" prane shtepish te shkaterruara dhe trena, duke munguar me dashje, sistematikisht te shfaqin spastrimet etnike qe u ndermoren kunder muslimaneve ne pergjithesi dhe shqiptareve ne vecanti.

Qysh ne ditet e para Kryepeshkopi i Qipros Krisostomos hapi nje llogari bankare per te ndihmuar Serbine "ortodokse". madje nuk mungoi qe te beje edhe deklarate me te cilen arriti te binde te verberit me dy sy ne balle se..."Nderhyrja e NATO s ne Kosove, ishte rezultat i Kurthit Sionist"! Dhe me paturpesine me te madhe e quan veten ortodoks, pa lere Kryepeshkop?!?

Kapitalet e jashteligjshme fillimisht u depozituan ne bankat ruse, por me ne fund perfunduan ne Qipro.Nje rjet i tere llogarish te fshehta bankare qe ishte hapur ne Leukosi, nga Dega e bankes serbe " Beogradska Banka", ndihmoi si nje prapavije e fuqishme per shperndarjen e ketyre kapitaleve tek "depozitues" te ndryshem te aferm te Millosheveicit, mes te cileve edhe gruaja e tij Mirjana Markovic dhe djali i tyre Marko.

Doemos do te vritej Xhinxhic, pasi ai qysh ne vitin 1996 kishte zbuluar skandalin me grurin e shtetit nje shume rreth...100.milione dollare. Prandaj duhesh vrare, me 12 Prill te vitit 2003, madje mga vete zevendesshefi i Sherbimeve Sekrete serbe, Zvezdan Jovanovic.

Srebrenice: Ndarja me te vdekurit...

Bosnje - Hercegovine, 17 Tetor 2005,, Agjensia Rojters
"Eshte e pamundur te perllogarisim numrin e sakte te personave qe u hodhen ne kete varr" ,deklaroi zoti Hurtic ne Agjensine "Rojters"." Specialistet do te fillojne tani analizat e kockave qe u gjeten ne te pese zonat, qe te riformojne skeletet e tyre, sa me shume qe te munden".

Gjate disa diteve mbas renies se "territorit te rrethuar" te NATO s, ne 11 Korrik 1995 ne Srebrenice nga forca qe drejtoheshin prej ushtarakut serbo-boshnjak Radko Mlladic reth 8000 burra dhe djem te moshes 14 - 75 vjec u pushkatuan, duke kryer keshtu tmerrin me te madh te Europes sic eshte cilesuar mba Luftes se Dyte Boterore.

Pamje nga varret masive në Srebenicë


Ne nje raport te paraqitur atekohe, nga nje komision i vecante per masakren e '95 thuhej se ne pushtimin e Srebrenices u mobilizuan rreth 25000 serbe. Nga keta, me shume se 19000 serbo-boshnjake, perfshire ketu personel te ushtrise, te ministrise se Mbrojtjes, dhe te Ministrise se Jashtme te gjithe kane marre pjese ne kete veper te tmerrshme. Te gjithe ketyre duhet t'u shtojme edhe skuadra "vullnetaresh" nga Greqia, Ukraina dhe Rusia.

Nderkohe Kroacia dhe Maqedonia u treguan te gatshme ndaj thirrjes se Prokurores se Pergjithshme te Gjykates nderkombetare, Karla del Ponte per dorezimin e Kroatit te shumekerkuar, dhe Maqedonia ish-ministrin qe akuzohen per krime lufte ne ish Jugosllavi.Srebrenice 2005, Numrat e Tmerrit...

8000 muslimane boshnjake te te gjitha moshave jane therur ne kete zone.
62 varreza kolektive jane zbuluar
8 vjet kaluan deri sa Srebrenica te varrose te vdekurit e saj
1329 viktima prehen ne Parkun e Potocarit.
8 ish oficere te larte serboboshnjake u dorezuan me vullnet ne Hage.
12 ish ushtarake te larte serboboshnjake jane fshehur dhe kerkohen.
6000 njerez nga te cilet 75%muslimane jetonin ne Srebrenice.
3500 njerez nga te cilet 20% muslimane jetojne aktualisht atje, te papune.


Aksi greko-serb 1992 - 1999 dhe pergjegjesite e qeverise greke.

"Eshte turp per gjithe boten ky tmerr para syve tane, nuk beme asgje per ta penguar." Xhak Strou, Min.Jashtem i Anglise
Bota i ka te fresketa kujtimet nga tmerri sllav qe mori fund me ndarhyrjen e NATO s ne Kosove.Te gjithe kujtojne mbeshtetjen paranojake te Greqise per serbet por edhe klimen reaksionare, qorre antiamerikane qe "mori c'gjeti perpara" ne Greqi.

Qeveria Micotaqi dhe qeveria "Socialiste" e Andrea Papandreut percaktuan nje vije te njejte per aleancen grekoserbe. Ndoshta sot e kane kuptuar greket,(ata qe rrojne), se mbeshteten nje njeri qe kishte vjedhur e plackitur vendin e tij dhe e coi ate ne peripeci etnike me pasoja shkaterrimtare. Nje njeri qe u premtoi serbeve nje Jugosllavi me te madhe dhe qe u dorezoi atyre nje Serbi me te vogel.


I turpshem roli i Greqise...

Gazetari serb Petar Lukovic, shkruan: "Mendoj se per dhjete vjete rresht, roli i Greqise nuk favorizoi popullin serb, por regjimin Milloshevic duke e ndihmuar diktatorin te ruaje pushtetin.Besoj se Greqia luajti nje rol te turpshem.

Kjo "ndihme" gjate gjithe asaj periudhe u perdor nga regjimi si..."shembulli i vendit qe mbeshtet Serbine patriotike". E famshmja "miqesi grekoserbe" ishte thjesht nje maske qe i lejonte familjes Milloshevic te shijoje frytet e pushtetit me mbeshtetjen greke.Te gjithe i mbajne mend manifestimet pro Milloshevicit ne Greqi.

Eshte e veshtire per ne te kuptojme per c'aresye Greqia perkrahu nje kriminel lufte, nje njeri qe hapi lufte ne Bosnje, Kroaci dhe Kosove. Greket do te duhej te pyesnin veten perse i bene harram dhjete vjet, duke mbeshtetur dicka qe ishte paranojake, e papare, dhe e inkriminuar".
Dokumenta te Bashkefajesise Greke.

1995: Manifestim i neofashisteve greke, ne mes te Athines nen flamurin serb dhe grek.Ata erdhen me autobuze dhe trena te faturuar nga kisha greke..
1995: Ne qytetin Nish mercenaret terroriste greke i presin si heronj, me parulla ne gjuhen e tyre
Qershor 1995: Parakalim "vullnetaresh" greke ne Beograd, me rastin e Betejes se Fushe Kosoves.


Raporti Hollandez per bemat greke ne Bosnje.

Studimi hollandez tregon edhe te dhena per rolin e Greqise ne Bosnje, ne periudhen 1994 1995. Behet fjale per vitin e fundit por edhe me te rrezikshmin vit te luftes.. Eshte viti kur realizohet ne te gjitha permasat tragjedia. Periudhe kur ndodhi edhe masakra e Srebrenices.

Gjate gjithe kesaj periudhe Greqia, domethene qeveria dhe opozita, por edhe shumica derrmuese e mediave elektronike e te shkruara te cilat perpunonin ne fazen perfundimtare opinionin publik te mbarsur mire nga kisha greke, vazhdonin me entusiazem te mbeshtesnin "eposin heroik" te serbeve, sic e quanin ne titujt e lajmeve te para ose te dyta.

Dihet mire nga te gjithe se nuk behej fjale vetem per ndihme morale, por per ndihme te mirefillte ushtarake dhe ekonomike. Transport karburantesh, ne nje kohe kur bota e kishte vene ne embargo Serbine, organizonte qeveria greke e Andrea Papandreu. Ky transport behej me anije te medha qe niseshin nga porti i Pireut me drejtim portin Bar te Malit te Zi. Aty e merrte ne dorezim ushtria e srbeve te Bosnjes.

Po keshtu aty shkarkoheshin armatime te lehta dhe bomba e granata. Me greket si shtet nuk gjeten vetem belane popujt e Ballkanit, por edhe vete NATO ja qe i kishte anetar te saj. Kjo sepse ne shtabet ku ndertoheshin planet e nderhyrjes, ishin edhe ushtaraket greke.

Dhe sapo mbaronte mbledhja, sherbimet e fshehta greke u telefononin "vellezerve" serbe dhe u jepnin koordianatat e sakta. Keshtu qe shtabet e ndryshme te NATO s nderronin gjithnje planet e miratuara, ose kujdeseshin te mos ishin greket ne mbledhje.

Njihet tanime se nje pjese e mire e "vullnetareve" greke me uniformen e ushtrise shteterore dhe me stemen e ushtrise greke, ishin ne Srebrenice me forcat e gjeneralit famekeq Mlladic dhe ishte rreshtuar ne trupen me emrin e zi "Drina". Sic dihet kjo trupe ka bere masakrat me te tmerrshme kunder popullsise.

Ekzistojne video qe paraqesin momentin e ngritjes se flamurit grek ne mes te Srebrenices. Gjithashtu profesori Ejebes ka te regjistruar nga nje telefonate e pergjuar, urdhrin e Mlladicit ku citon ne biseden telefonike me drejtuesin e spastrimeve ne Srebrenice: "Te ngrihet flamuri grek, per ushtaret greke qe luftojne per ne!"

Fakti i mesiperm i ngritjes se flamurit grek ne Srebrenice mbas pushtimit te qytetit, eshte transmetuar edhe nga mediat greke, por edhe nga media te ndryshme nderkombetare. Me ne fund u vertetua nga raporti hollandez i misionareve te ketij vendi qe ishin ne Bosnje.

Nderkaq, ne deklarata zyrtare te Greqise nepermjet ministrit te shtypit(!) Greqia eshte akoma i vetmi vend "europian" qe ka Ministri Shtypi, pra nepermjet ministrit te shtypit Venizello, por edhe nga gojet e Ministrise se Jashtme, e mohonte kategorikisht kete fakt. Gjithsesi, rekrutimi i terroristeve ne Greqi per pjesemarrje ne masaker kunder qeverise se Bosnjes e cila ishte e njohur zyrtarisht nga Serbia, behej hapur, diten me diell, madje edhe para mediave te ndryshme. Por ja qe shteti nuk shikonte, "s'dinte gje" dhes'mundtenderhynte!

Greqi - Serbi: Aleance Ushatrake

Me 27 Nentor te vitit 2000, ministri grek i Mbrojtjes Aqi Xhokaxhopullos me ftese te vecante vizitoi Beogradin, dhe kishte nje takim te perzemert me omologun e vet serb, Sllobodan Krapovic. Teme e bisedimeve ishte bashkepunimi ne fushen ushtarake i te dy vendeve per sigurine ne zonen e Ballkanit. Me pare ishte bere nje deklarate e qeverise serbe nga ministri i pa portofol Velimir Radojevic.

Nga emision direkt i nje televizioni ne Athine, direkt ne lidhje me publikun, Sllobodan Milloshevici, ne vitin 1992, i kerkon Kostandin Micotaqisit ne ate kohe kryemininster i Greqise, krijimin e nje...Konfederate Greqi Jugosllavi dhe krijimin e nje ushtrie te perbashket. Kerkesa e tij u perserit edhe ne vitin 1994.

Ne vitin 1994 ishte kryeminister Andrea Papandreu, por, c'rendesi kishte kush ishte kryeminister ne Athine? Rendesi kishte fakti qe politika greke, qe nga e djathta konservatore e Micotaqisit, tek "socialistja" e Papandreut, e deri tek "komunistja" Papariga, ishin ne nje front te vetem, per nje qellim "te shenjte": Te zhdukim muslimanet nga Ballkani, madje mundesisht edhe nga ...Stambolli!?!..."Besoj se nje Federate greko-jugosllave do te jete faktor i qendrueshmerise ne Ballkan"...Milloshevic (Intervista eshte transmetuar ne kanalin televiziv "Antena").

Kur u pyet nga gazetaret se cili ishte reagimi i qeverise greke per idene e Federates dhe te ushtrise se perbashket, Milloshevici me gjakftohtesine e nje krimineli u pergjegj: ... "Asnje ndryshim nuk ka ne qellimet tona te perbashketa, thjesht koha e realizimit, mund te shtyhet"

Greqia dhe Serbia shikonin me shqetesim ngritjen e kundershtarit tradicional te tyre, Turqise. Por Micotaqis nuk mund te reagonte hapur se i trembej efekteve qe do te kishte ne Europe. Por Miloshevici e vazhdoi edhe me tej argumentin e tij duke deklaruar se..."Federalizimi do te harmonizonte miqesine tradicionale greko-serbe. Gjithmone kemi luftuar bashke, kurre me njeri-tjetrin".

I pyetur nga gazetaret se cfare pasojash do te kishte federalizimi per shtetin e Maqedonise qe sapo ishte shkeputur nga trupi i Jugosllavise, ai u pergjegj: "Sigurisht, nje sulm i perbashket mbi Maqedonine, do ta zgjidhe problemin, nderkaq jam plotesisht i sigurt se qeveria e Shkupit nuk do te jete kunder kesaj gelltitjeje dhe te perfshihet ne te"...

"Ortodoksi" Koshtunica, ne Shen Orus

"Greqia dhe Serbia, bashke deri ne diten e qametit"


Ne Greqi dhe ne Serbi, po nuk i fute turinjte thelle, atje, ne mjekren e priftit, le te jesh politikan me shtate koka, asnje vote s'ke per te marre. Sllobua, sa here mprihte saterin per te therur popuj te federates jugosllave, bente nje here nje vizite ne Greqi.

E kishte per ogur apo si ishte puna? Gjithsesi, pasardhesi i tij Koshtunica, s'kishte me dot sater ne dore, por ndoshta i duhej ...dhelperia greke per te shpetuar Kosoven nga pavaresimi i saj!

E diel, 3 Dhjetor 2000.

Presidenti i ri i Jugosllavise, me sakte asaj cka mbeti nga ish ngrehina e saj, arrin ne qytezen manastir gjysme autonome edhe nga shteti grek, ne Shen Orus, ne Halkidhe,, ne nje vizite dyditeshe.

Ai sapo kishte zevendesuar diktatorin e permbysur, por i duhej te vinte aty, mes djajve dhe temjamit, te bente "kuren" qe kishte bere Millua, qe te behej i besueshem per serbet. Prandaj ai, sapo shkeli ne token "e shenjte", deklaroi me pompozitet: Greqia dhe Serbia, bashke deri ne diten e Qametit"!.

Aty gjeti kallojerin e shqetesuar, ate ne mjekren e te cilit ka futur buzet. Kallojeri, na paskej harruar se ne Manastir vene ata qe "shkeputen nga te kesaj bote" dhe i perkushtohen vetem zotit! Prandaj ai i shqetesuar, i tha presidentit "besimtar" se... "Era e globalizmit, i perlau traditat dhe virtytet"...Koshtunica, qe e dinte "ku i dhimbte dhemballa" prifitit, iu pergjigj:..." Viktime e globalizmit eshte edhe Kosova"...

Aty Koshtunica u prit me nderimet e Kryetarit te shtetit, sepse edhe pse ne Manastir, atje i kane kushtet, njelloj si shtet me vete.Mbasi u takua me te 25 kallogjeret serbe aty, dhe mori direktivat prej tyre, zbriti ne Selanik dhe "ja kendoi" ne vesh ministrit te Maqedonise dhe Trakes (Vertet, pse Greqia ka nje minister per "Maqedonine dhe Traken?!?)

Pra u takua me Paskalidhin...Vizitoi edhe varrezat e 8000 ushtareve serbe ne varrezen "Zeitenlik" ne rrugen "Lebet", ushtare qe ishin vrare ne luften e Pare Boterore, kunder bullgareve, ne..."Maqedoni"!

Pjesemarrja e grekeve neonaziste ne Masakren e Srebrenices.

Mercenaret Greke:

..."Ndjenim kenaqesi kur vrisnim muslimane"...


Pjese nga intervista e nje mercenari, dhene revistes greke "Taqidhromos" ("Korieri"), me daten 13/11/2004

"Per Racen e Bardhe dhe per Ortodoksine"

Fituam...

Nje fotografi e britanikes "Indipendent" qe mori dheun, ishte turpi i faktuar i Greqise ne syte e opinionit nderkombetar. Fotografia qarkulloi ne Qershor 2005, tamam ne 10 vjetorin e masakres se madhe. Nje skuader prej gjashte grekesh "vullnetare" pershendet fashistce mbas Therjes se popullsise te pafajshme.

E ashtuquajtura "Garda Vullnetare Greke" (EEF), u dergua e organizuar ne Bosnje me bekimin e plote te Kishes Greke dhe te qeverise se atehershme te Andrea Papandreut. Perbehej nga jshteqitje toksike te organizates naziste "Krisi Avgji". Dihet shume mire se ata qenie te gjalla biologjike me dy kembe, u paguan nga kisha greke por edhe nga qeveria e Papandreut.

Pjeset e Kasaphanes...

Kryekasapi Radovan Karaxhic, eshte i drejte dhe mirenjohes me ata qe desh u mbyten ne gjakun e atyre qe theren. "Krejt rastesisht", sic duket ne fotografi, ata ne krahun e majte mbajne stemen e ushtrise greke?!? Kryekasapi po i dekoron ata, per "heroizmin" qe treguan duke therur gra e femije, per te...zhdukur muslimanet !...

Fytyrat e grekeve "vullnetare" duken shume paster. Keta vrases profesioniste sot qarkullojne te lire neper rruget e Greqise, ndersa shume prej tyre, ne baze te nje qarkoreje te brendshme, u moren ne pune te shtetit, sepse Greqia eshte shtet...."europian"!. Kurre nuk u ngriten padi kunder tyre, por do te me thoni: Cili shtet, cila drejtesi mund te ngrere padi? Mos valle ata qe i derguan dhe i paguan? Po deshi shteti, le ta provoje, por ka te beje me...kryepeshkopin, dhe ai s'ja ben te gjate qeverise!

Gjyqi Nderkombetar publikoi ne nje seance te caktuar sekuenca nga njevideo, filmuar prej nje qytetari ku tregohen ekzekutime nga mbrapa. Ekzekutoheshin muslimane nga serbe ne qytetin Pale te Bosnjes. ne vazhdim te vraret hidhen ne nje varr te madh kolektiv. Ne nje tjeter sekuence tregohet nje prift serb qe bekon vrasesit serbe.

Ato pamje u transmetuan edhe ne ne nje kanal televiziv grek, por ne mes te emisionit u nderpre, me nderhyrje nga ...kisha. Keshtu, ne Greqine "europiane" edhe ne kanalet televizive private (ne shteteroret po se po), mjafton nje telefon nga kisha dhe, emisioni nderpritet, ne ere!

Zgjidhja ishte vetem nje: Kufinj me Serbine. Objektivi i pare prishja e Republikes Maqedonase...

Aleanca ortodokse grekoserbe, ishte nje qellim i pa deklaruar i qeverise se Andrea Papandreut ne vitet 1993-1996. Prishja e Republikes se Maqedonise dhe ndarja e trojeve te saj mes Greqise dhe Serbise, copetonte "brezin musliman" ne Ballkan dhe jepte njekohesisht "zgjidhjen" e problemit te Maqedonise. Dicka e tille kishte ngjare ne Tetor te vitit 1912, kur Greqia dhe Serbia pushtuan 90% te Maqedonise dhe ndane gjahun mes tyre. Kurse plani qe parashikonte krijimin e federates greko serbe, ngelet nje enderr e perspektives...

Kjo grua serbe eshte duke bertitur e duke mallekuar Milloshvicin. Keshtu e kane "kristianet", kujtohen kur flaka vjen ne dere te shtepise, se kur digjet shtepia e fqinjit, ngrohin duart...

"Peshkopi" i Kosoves, Artemije (ky eshte pagezuar ne Greqi), deklaron me ze te larte: Deri sa te jete ketu qofte edhe nje serb i vetem, Kosova do te mbetet serbe". Dhe ec e degjo gojet e liga qe thone se prifterinjte merren me politike!... Te pakten ju aty ne Shqiperi, jeni te qete se ata prifterinjte tuaj aty, takohen diten me diell me politikane e diplomate "fqinje", dhe kur vjen puna, me gojen e zedhenesit te KASH it, thone se ata po e bejne punen e tyre?!?

Ai ne fakt perserit ne ligjerate te drejte ato qe tha Milloshevici ne 27 Qershor te vitit 1987, ne Gazimestan: "Kosoven do ta kemi ne qender te "vemendjes", se ajo eshte substanca e kombit serb" . Tani se nga e solli Kosoven Slloboja me Koshtunicen me krahe, nga Uralet, kete ec e gjeje!

Fantazmat e Kosoves...

Kosove, Gazmenistan, Qershor 2004 Te gjithe korbat jane aty: qe nga pretendenti i fronit, Karagjorgjevici, "princi"Aleksander i 3 te, me gruan e tij qe "rastisi" te jete greke dhe te quhet Katerina Bati. Ne te djathte patriarku, "shen" Pavllo i datelindjes 1911, pastaj vijne "shenerit" e tjere, Artemi, Koshtunica, etj etj...

Pamje qe trondisin...

"Ajo qe ndodhi ne Srebrenice, eshte turp. Nje turp qe duhet te ngelet ne kujtesen e te gjithe europianeve"... Zhak Delor, Kryetar i Komisonit Srebrenica eshte nje qyteze e vogel me 6000 banore ne lindje te Bosnje Herxegovines.Ishte percaktuar objekt i nxehte nga serbet.Ne Korrik te vitit 1995, e perfshire ne flaket e luftes civile, u shnderrua ne nje kasaphane te vertete qe e kalonte edhe vete kuptimin e fjales genocid.Ne kete strehe "te sigurt" ne Srebrenice, ishin strehuar 20000 muslimane te ikur, nen kujdesin e beretave hollandeze te OKB se.

Forcat hollandeze perbeheshin prej 400 vetesh, nen komanden e nje koloneli, gjendeshin pak jashte qytetit Ajo perbente nje seksion te UNPROFOR(Forca te Kujdesit te Kombeve te Bashkuara). Me 11 Korrik 1995 Trupa e korracuar serbe me emrin e tmerrshem"Drina", nen komanden e gjeneralit Ratko Mlladic, mbas nje sulmi te rrufeshem pushtoi qytetin, dhe perzuri mbrojtesit e tij. Ne krah te serbeve te Bosnjes luftuan edhe forca speciale te policise nga Beogradi, te djathte ekstreme Cetnike te organizuar nga qarqe kishtare, si edhe komando te organizatave "Tigrat" dhe "Akrepat".

Flamuri grek ne Srebrenice?!?

Ajo cka pasoi perben nje nga turpet me te medha te qyteterimit modern. Vargane te gjate njerezish u derdhen nga lartesite e qytetit per te shpetuar. Por ushtaret serbe dhe aleatet "ortodokse" greke, i presin me bresheri te gjata qe godasin vetem ne...mish!. Keshtu ata filluan kasaphanen duke vrare turma te tera njerezish te pa asnje shprese per te shpetuar.

Por meqenese "kristianeve te mire ortodokse" iu lodhen duart duke shtire me kallashe dhe mitraloze te lehte, u perdoren edhe mitraloze me kater gryka te mbrojtjes kunderajrore, per te... mbaruar pune shpejt me bekimin e atyre qe u pacim uraten ! Sa per varrimin, ne kanale, ne hendeqe, mjaft qe te mos dukeshin mbi dhe, mjaft qe te mos u qelbnin ajrin. E megjithate, s'po mbaronin.

U desh nje jave, qe te behej ajo qe u be.. keshtu qe kjo veper shtazararke zgjati prej dates 11 18 Korrik 1995. Ajo qe (nuk) te cudit, eshte prezenca e 120 "trimave" greke (te pakten kaq jane deklaruar.) Mediat greke, edhe kur e kane permendur me gjysme zeri kete fakt, kane thene se jane anetare te organizates neonaziste "Krisi Avgji", dmth "Agimi i Arte".
Ajo qe te ben te cmendesh, eshte fakti se keta te fundit ishin aty me bekimin e plote te kishes greke dhe te vete qeverise Papandreu, qe ishte ne nje vije me "vellezeit serbe ortodokse". Kurse gjeja me normale per t'u besuar, eshte ajo qe vete Papandreu kur ishte ne jete, ka deklaruar se eshte ateist. Ai shkonte ne kishe nje here ne vit, sa per te marrur votat e ushtrise se qorrave, me falni te besimtareve... Gjithsej, 8000 njerez te paarmatosur, te gjithe burra dhe djem te moshave 14-75 vjec, te gjithe muslimane,u theren pa meshire ne datat 11 deri 18 Korrik te vitit 1995.

Flamuri grek si gjithnje , i lyer me gjakun e fqinjeve,kesaj radhe "mori krahe" me gjakun e tete mije te pafajshmeve. Ai u ngrit e valoi "krenar" ne mbajtesen e kambanes se nje kishe ne qender te Srebrenices. Prane kishes tjeter ku ruhen qimiljet e "shenjta" te Serbise. Bashke me flamurin grek, u ngriten edhe flamuri i verdhe i Bizantit dhe me yllin e Vergjines. Ky lloj konglomerati flamujsh, i stisur me guston e keqe dhe te ulet te shovinizmit grekoserb, e ekspozoi ne menyre te pandreqshme Greqine.

Kater muaj me vone, bashkite e Srebrenices, bene nje perpjekje te ulet e te deshtuar: Ato bene lojen e strucit, qe fut koken ne rere dhe... ngre kembet perpjete e... thote me vete: Nuk me shohin.mua! Bashkite cvarrosen dhe i rivarrosen ne te tjera vende, ne te tjera varre masive, ne malet perrreth..

Tanime, shumica e varreve jane zbuluar me ndihmen e sateliteve, nderkohe qe 80% e viktimave ngelen ende te pa identifikuara.Me e keqja eshte se autoret protagoniste te kesaj kasphane te madhe, Karaxhici, Mlladici dhe greket "vullnetare", nuk jane kapur akoma dhe nuk kane dale para drejtesise.. Ata qarkullojne te lire mes njerezve, te mbeshtetur prej atyre qe i mbuluan atehere. Ne fillime e vitit 2002, doli nje raport i Institutit te faktit te Luftes te Hollandes(NIOD)

Perpilimi i ketij raporti ishte vene detyre para gjashte vjetesh nga qeveria hollandeze, vinte ne konkluzionin se Batalioni hollandez i beretave te paqeruajtesve,, me armatime te pamjaftueshme, dorezoi njerez te paarmatosur ne duart e ushtrise serboshnjake. Ne kete raport shkruhet prere e qarte, e zeza mbi te bardhe dhe vertetohet katerciperisht pjesemarrja e trupave ushtarake speciale greke ne Kasaphane.

Mbas publikimit te ketij raporti, qeveria hollandeze u dorehoq e gjitha, duke treguar keshtu nje nivel te larte morali te caktuar meqenese nuk kishte mbrojtur popullsine e pafajshme dhe te paarmatosur. Vetem disa qindra kufoma jane identifikuar, por per ato eshte planifikuar te varrosen ne nje kodrine perballe fabrikes se baterive "Potocari", afer Srebrenices, ku kishin qendren trupat e OKB se gjate luftes.

Familjet e viktimave sot luftojne te mbyllet fabrika dhe trualli i saj te kthehet ne nje permendore gjigande qe do te deshmoje Kasaphanen e madhe , por edhe dhimbjen e paane njerezore qe u perjetua e vazhdon te perjetohet.

Nga viti 2000 satelite amerikane te pajisur me mekanizma te vecante, duke perdorur sisteme speciale me kerkues shume te ndjeshem te temperaturave te larta, gjeten ne lartesite rreth Srebrenices varreza masive. Me ndihmen e eksperteve te OKB se, u be cvarrimi i 8000 kufomave te cilat u transferuan ne Tuzla per ekspertize mjekoligjore dhe identifikim. Ishin te gjithe muslimane...Bishat konsumojne edhe njera tjetren

Historia e re e Serbise eshte e mjegulluar nga vrasje te panumerta, te cilat provokuan edhe Lufte Boterore.

Mbreti Millo Obrenovic, u ekzekutua ne vitin 1908

Mbreti Aleksander Obrenovic u ekzekutua ne vitin 1903

Mbreti Aleksander Karagjorgjevic u ekzekutua ne vitin 1934

Kryeministri qe mund te ulte shovinizmin serb, Zoran Xhinxhic, u ekzekutua ne vitin 2003.


Nga te dhjete monarket qe mbreteruan Serbine, tre u vrane, dhe kater prej tyre u perzune te kercenuar me vrasje. I pari qe ju hoq koka ne gjume nga kundershtari i vet ne vitin 1815, ishte "heroi kombetar" i revolucionit serb, Karagjorgj Petrovic. U ther ne krevat naten ne gjume nga kundershtari i vet Obrenovici. Ne vitin 1868 ra i vdekur pertoke nga plumbat e "anarshisteve" mbreti Mihal Obrenovic.

Ne vitin 1903 mbreti Aleksander dhe dashnorja e tij Draga, u theren dhe u copetuan nga fanatiket e kishes brenda ne pallat dhe ne vazhdim trupat e tyre te copetuar e lakuriq, i hodhen ne rruge. Nje tjeter mbret, Aleksandri i dyte u vra nga nje fanatik kroat ne Masalja, gjate nje vizite qe po bente ne France. Por truri i indoktrinuar fashisterisht qysh ne djep, i beri edhe nje "dhurate" njerezimit.

Luften e Pare Boterore katervjecare. Shkaku i saj ishte vrasja e Kryedukes se Austrise Ferdinandit, nga "nacionalisti" serb Gavril Princip. Kjo ndodhi ne 28 Korrik te vitit 1914, ne Sarajeve. Miliona te vdekurve, te plagosurve dhe te muhaxhireve qe shkaktoi kjo lufte, duhet t'i shtohet edhe shembja e rrenimi i kater mbreterive. Te carit te Rusise, te mbreterise cezariane te Austrohungarise, te mbreterise Kaizerjane te Gjermanise dhe te sulltanatit turk.

"Drejtesia" greke, "u zgjua" mbas... 10 vjetesh!

Te gjithe "vullnetaret" greke qarkullojne te lire ne Greqi, madje disa ne shenje respekti e vleresimi per "punen patriotike" te bere, jane emeruar edhe ne vende pune te ndryshme ne shtetin grek.

Me e mundshmja e punesimit te tyre, fale edhe "pervojes" qe fituan ne Srebrenice, eshte te jene punesuar si roja te kufirit ne pjesen me Shqiperine, per...vete aresyet "specifike". Kurre ata nuk u hetuan per vepren e tyre kriminalistike, pa lere te ngrihej padi kunder tyre.Ata qarkullojne e levizin ketu ne Athine, duke pasur ne CV ne e tyre therje njerezish te pafajshem.

Flamuri grek i ngritur tek kambana e kishes serbe, nenvizoi me menyren me te turpshme "Frontin greko-serb" dhe perpjekjen e pashprese e te deshtuar te Greqise "ortodokse", per te goditur Islamin dhe per te minuar themelimin e shtetit te Bosnjes, te te parit shtet musliman ne Europe. Se cfare rreziku do t'i vinte Europes nga krijimi i ketij shteti, kete vetem greket "ortodokse" mund ta dine.

Kasaphana e Srebrenices, per shume vjet akoma edhe sot, perben tabu per Greqine. Dhe kjo jo pa qellim. jo se Greqise i dhimbsen shtazet qe dergoi,bekoi dhe mirepagoi. Por hapja e kesaj ceshtjeje do te hapte telashe te tjera, do te zbulonte edhe ane te tjera te fshehura thelle ne sirtaret e politikes e te kishes greke ne mareveshjet me "vellain" Sllobo (transport armesh, llogari te fshehta bankare etj), ne te cilat jane pleksur mjaft politikane e biznesmene qofshin keta te pales "moderniste", qofshin te pales "patriotike".

Ne Qershor te vitit 2005, disa dite para 10 vjetorit te te kasaphanes, nje deputet i pavarur, i zones se Pireut Andrea Adrianopulo, ju drejtua parlamentit te Greqise me nje pyetje qe u regjistrua ne prokollin e atij parlamenti, me numer depozitimi: 1053/21 6 2005, pyetje qe u diskutua tre dite me vone.

Pyetje nga Deputeti Andrea Adrianopulo:

Zotit Minister te Drejtesise

"Disa here i jam drejtuar Kryetares se Kuvendit, duke i kerkuar ndertimin e nje komisioni special parlamentar per te hetuar nese ekziston perzjerje dhe pjesemarrje e grekerve paramilitare ne Masakren e Srebrenices. Per fat te keq, Kryetarja e Parlamentit, eshte shmangur te me pergjigjet, duke e lene ceshtjen te harrohet.

Por meqenese ne te gjitha vendet e Europes, shtetas te cileve ishin perlyer me kete masaker, jane bere kerkime dhe jane marrur masa, cmoj se eshte e papranueshme qe vetem Greqia te tregoje kete indiferentizem cnjerezor. Ne menyre te perseritur jane shkruar reportazhe dhe jane dhene intervista prej shume njerezve te trazuar ne kete masaker. Vecse shteti grek tregon indiferentizem dhe i kalon gjerat per inerci.

Te nderuar zoterinj!
Mos ka ardhur ora te pakten tani, pas 10 vjetesh, me daljen e videos se turpit, per shkak te se ciles reagoi deri edhe vete qeveria serbe, mos valle te pakten tani, duhet edhe shteti grek te kontrolloje e te nxjerre ne drite cfare tamam ka ndodhur dhe te nxjerre pergjegjesite e shtetasve te vet?!? Zoti Adrianopulo, ben pjese ne te paktat mendje te hapura te ketij vendi. Po te kisha nderin te me priste mua, emigrantin shqiptar, do ta keshilloja te mos vepronte me keshtu, sepse ndoshta mund "te semurej" nga leucemia, ashtu si dhjetra intelektuale te tjere ketu ne Greqi. Dhe "leucemia",...mbaron pune shpejt?!?

Pergjigja e Ministrit te Drejtesise, Nastas Papalekura

24 Korrik 2005: "Deshiroj t'Ju bej me dijeni se eshte marrur me kete ceshtje drejtesia greke. Sic me raportoi Prokuroria e Shkalles se pare.me kerkese te prokurorit, eshte urdheruar hetim qe te vertetohen vepra penale qe kane t ebejne me ceshtjen ne fjale, pra, nese ka pasur pjesemarrje te shtetasve greke ne masaker.

Dua gjithashtu t'Ju siguroj se nese do te vertetohen te tilla veprime do te ndiqen penalisht ne baze te ligjit madje ndoshta do te duhet te hyje ne veprim edh ebashkepunimi me nderkombetaret. Por ashtu sic mund ta kuptoni, deri me sot ndodhe para te dhenash te pasigurta e te pavertetuara. Institucionet e shtetit nuk kane shpallur asnje lloj te dhene (!) e cila mund te vertetoje pjesemarrjen e kujtdo grekerve ne kete masaker. Madje edhe persa i takon videos qe u shfaq ne gjyqin e Milloshevicit ne Hage,ajo tregon si shkaktare te Masakres serbet dhe nuk di t'u referohet grekerve paramilitare.Nuk mund te mohoj se mund te kete vertet pergjegjesi te qytetareve te ndryshem greke. Por me duhet te theksoj se keto do te dalin nga hetimet ne perfundim te tyre ne baze te se drejtes greke te procedures penale.Faleminderit.

Disa te dhena gazetareske per te kerkuarit ne Greqi



KOSTA KAZOPULO lindur ne veri te Peles ne 1960, pa te dhena te tjera.

Ish komandant toge te forcave speciale ne Greqi.U mobilizua ne Bosnje ne vitin 1993.
Nga publikimi ne gazeten "Espreso", date 7/11/2002

Andon Mitko

Te dhena te tjera te panjohura

Komandanti i Gardes "Vullnetare" Greke. Ne vitin 2002 u punesua si scuriti tek nje biznesmen i madh i Greqise qe zoteron shume vapore. Ne dhjetor te vitit 2003 u arrestua si bleres i nje ngarkese te madhe me arme nga Beogradi.
Publikuar ne "Espreso" ne data 7 dhe 9/ 12/2003.

Trifon Vasiliadhi

Te dhena te tjera te panjohura

Ky ka qene zevendes komandanti i Gardes "Vullnetare" Greke.
Publikim i gazetes "Adhesmeftos Tipos", date 6/5/1995, dhe "Taqidhromos", date 3/11/2004

Nestur Krisaiti, pa te dhena te tjera

Ish mercenar ne Zambik. Ne Tetor te vitit 1994 u mobilizua ne ushtrine serbogreke dhe neDhjetor te te njejtit vit merr pjese ne masaker ne bosnje.
Publikuar ne gazeten "Ta Nea", date 11/1/1995, nga gazetari Kosta Pretenderi.

Dhimiter Zabitcano, pa te dhena te tjera

"Vullnetar" ne Garde,mori pjese ne operacionin "Srebrenica", interviste nga ai vete, ne "Taqidhromos", date 13/10/2004.

Apostol Babo, pa te dhena te tjera

Anetar i "Kris Avgji", i intervistuar nga gazetari Niko Evangjelato, kanali "SKAI", Gusht 1995

Mihal Mavrojanaqi, pa te dhena te tjera

Anetar i"Krisi Avgji", deklarate e tij ne intervisten dhene gazetarit Niko Evangjelato, "Skai".

Lefter Zburgjiti, banor i Orestiadhes, pa te dhena te tjera.

Ka sherbyer ne Flote Luftarake Detare greke, ne nendetese, ne sektorin e shkaterrimit.
U denua per vjedhje arme nga roja Kombetare.Ne pranvere te vitit 1994 sherben ne Njesine Serbe "Ujqit e Zvorrnikut"Me pas rreshtohet tek "Tigrat" e Arkanit. Ne Maj te vitit 1995, ndiqet nga Garda greke qe vepronte ne Bosnje dhe dergohet nga Arkani per te stervitur njesite e muslimaneve te Bihacit qe luftuan perkrah serbeve.
Publikuar ne "Eleftero Tipo", date 31/8/2005, dhe "Adhesmftos Tipos", date 6/8/1995, por edhe ne gazeten "Ta Nea"date 5/7/1994

Spiro Xhanopulo, pa te dhena te tjera.

Ish-Komandat toge ne Garden Greke qe mori pjese ne masakren e Srebrenices.
Publikuar ne gazeten "Elefteri Ora"date 25/9/1995

Keshtu e kane keto pune. Dime kush e te kujt jane, kur dhe ku kane lindur e banojne, ku i kemi punesuar ne shenje mirenjohjeje per vepren "e mire", por...s'i gjejme dot per ne banken e te akuzuarit?!? Demokracia alla "grekce, europiane?!?

Nga Kreshnik Cika, Athine Koha Jonë

Patriotizëm shqiptar me mbretin e pop-it.

Një ngjarje po zhvillohet këto ditë. Ajo herë duket sikur bën shpalosje para syve tanë dhe shumë herë të lë përshtypjen se na rrëshqet nga vëmendja.

Po përjetojmë një çast kur janë pleksur me njëra-tjetrën, në një masë mjaft viskoze, tema të sovranitetit kombëtar dhe të ruajtjes së kufijve, bashkimit të trojeve shqiptare në projekte etnike apo të ekzistencës së dy kombeve, edhe atij kosovar. Në këtë debat të madh nuk mungojnë edhe ata që duan të çmitizojnë kultet e ngritura nga e kaluara, mes tyre nuk kursejnë edhe atë të Nënë Terezës. Pikërisht këto kohë çmitizuesit kanë ndezur edhe pasionin për të zbrazur nga fryma e romantizmit dhe e idolatrisë vetë patriotizmin. Ky i fundit, thonë jo pa të drejtë, duhet të jetë modern, sepse arkaik apo edhe me pamje folklorike ai nuk u nevojitet gjeneratave të reja.



Pikërisht në këto çaste, vetëtimshëm nëpër disa pak tituj të parë, por më shumë i shtyrë tutje në sfond të ngjarjeve më të rëndësishme të ditës, bie në sy një siluetë njeriu. Ai quhet Saimir Strati. Ka një portret sugjestionues dhe një jetë ca më tepër të tillë. Strati është një artist që merret me krijimin e mozaikëve me synimin e futjes në Librin e Rekordeve Botërore "Guinnes". Bashkëkombësi origjinal me një shpejtësi të rrufeshme dy-tre vitet e fundit ka realizuar disa herë fitimtarin e hyrjes në këtë libër dhe këto ditë po i jep jetë përpjekjes tjetër të tij. Çmimin e kampionit botëror me një gjë të veçantë, të cilin në glob nuk e ka kryer tjetër kush, kësaj radhe Saimir Strati e ka sipër marrë me realizimin e një mozaiku me portretin e Majkëll Xheksonit. Më parë e pati kryer me një peizazh mesdhetar apo deri edhe me pamjen e Leonardo Da Vinçit. Në punët e mëparshme ka përdorur si lëndë sendërtimi artistik tapat e shisheve të verës apo edhe gozhdët, kësaj radhe po e ngurtëson veprën e tij me penela pikturimi. Bëhet fjalë për treqind mijë penela që kanë nisur të mbushin një portret të Majkëll Xheksonit në një hapësirë prej tridhjetë metrash katrorë. Këtë punë Saimir Strati duhet ta përfundojë më 10 nëntor, kohë që përcakton ditën ndërkombëtare të çmimit "Guinnes".

Sigurisht edhe këtë herë ai ka për të hyrë sërish në Librin e Rekordeve Botërore, tashmë duke u bërë mes nesh një fenomen i jashtëzakonshëm. Veç do të jetë i tillë jo thjesht sepse do të rimarrë edhe njëherë tjetër këtë çmim të madh, por sepse me mbretin botëror të Pop-it ka gjetur një mënyrë të veçantë publiciteti kombëtarist. Krijesa e tij artistike e vendosur në shpinën e një kamioni do të lëvizë nëpër disa qytete kryesore të Shqipërisë dhe më pas edhe në Prizren e Prishtinë. Siç edhe ndërkohë e bëri në Fier, në secilin qytet, në sheshin më të madh të tij, Saimir Strati do të punojë nga gjashtëmbëdhjetë orë në ditë në mjedis të hapët, para vështrimit të njerëzve. Artisti që po bën këtë emër të bukur edhe më parë e ka shpjeguar se nxitja për të hyrë vazhdimisht në Librin e Rekordeve Botërore "Guinnes" ka pasur motive atdhetare. Strati nuk duket aspak nga ata që patriotizmin e shpërdor për të marrë prej tij. Ai i jep. Kur bëri mozaikun e tij "Mesdheu" bëri të ditur për opinionin se "Ndihem shumë mirë që jam pasardhës i ilirëve në teknikën e mozaikëve". Më pas mori pjesë modestisht në një nga koncertet televizive "Dua më shumë Shqipërinë"...

E krijuar me një milion gozhdë


Kjo vepër e tij e fundit dhe njëkohësisht një spektakël atdhetarizmi, i ideuar nga vetë autori, një nga sipërmarrjet imazhpozitive më të spikatura prej të cilës edhe një shtet apo të dy shtetet shqiptare mund të marrin shembull dhe shtysë, do ta ketë në qendër këtë artist me shtat të pabujshëm, por me një pamje artistikisht sugjestionuese, me në ballë lidhur një rrip me ngjyrën e kuqe dhe shqiponjën e zezë në mes. Pra në mbi tridhjetë ditët e punës së tij intensive, nëpër atë karvan që do të përshkruajë gjerë e gjatë trojet e shqiptarëve, Saimir Strati do të ketë rreth kokës flamurin kombëtar.

Mos duket kështu, me këtë rrip flamuri rreth ballit, një anakronik? Mos ai është ca tepër romantik në këtë kohë kur flitet se duhet të shpërngulemi nga shprehjet folklorike të atdhetarizmit? A duhet që për kombin të jesh kaq shumë tifoz? Mos përhap kjo mënyrë shprehjeje frymë nacionalizmi të skajshëm? Mos ndoshta Saimir Strati duhet të jetë më i përmbajtur?!

Në të vërtetë duke krijuar në tridhjetë metra katrorë me treqind mijë penela portretin e Majkëll Xheksonit dhe duke fituar hyrjen rishtazi në "Guinnes" bashkëkombësi ynë po jep një mësim për të gjithë debatin e madh që na ka rizënë dhe që bëhet për të mirën tonë, si edhe të vetë gadishullit, ku kemi popuj miq. Saimir Strati po ashtu tani i ka të gjitha autoritetet të bëjë të mendohen më thellë ata që kanë marrë përsipër kryqëzatën për të përhapur përreth nesh të vetë ndjerit e provincializmit apo fajit se gjoja ne e ekzagjerojmë ca si shumë në çështjet e atdhetarizmit, se shpirti romantik i motit të Rilindjes duhet lënë pas.

Shumë nuk e dinë, një pjesë harruar natyrshëm për shkak se kanë kaluar mbi dhjetë vjet, se Majkëll Xheksoni në luftën e vitit 1999, bashkë me UNICEF bëri në SHBA një koncert të madh në mbrojtje e ndihmë të fëmijëve të Kosovës. Ata që e kanë ndjekur, qoftë edhe nëpërmjet internetit, kanë mbetur të mahnitur nga dhjetëra mijëra shikues si edhe nga titrat prezantuese "Michael Jackson & Friends, Kelly Family". Edhe tani disa video të tij kanë arritur deri në një gjysmë milioni ndjekës. Ndërkohë, dihet që ato çaste mbreti i Pop-it dhuroi për fëmijët shqiptarë të Kosovës 1 milion dollarë.



Në një intervistë të ditëve të fundit të vetë Saimir Stratit thuhet se e ka zgjedhur Majkëll Xheksonin edhe sepse kënga dhe imazhi i tij qenë frymëzues dhe i dhanë shpirt revolucionar të rinjve shqiptarë kur në fillim të viteve nëntëdhjetë përmbysën diktaturën. Mirëpo, për hir të së vërtetës ne shtojmë se kënga e tij frymëzonte për një jetë të lirë edhe rininë kosovare në protestat e saj heroike të vitit 1981.

Ja që patriotizmi ynë paska tridhjetë vjet që u bashkuaka me Mbretin Botëror të Pop-it! Thua edhe kësaj here ndokush do të shqetësohet se të bësh patriotizëm edhe me një rreth flamuri kombëtar përreth ballit është anakronizëm?

Ylli Polovina, Shqip

Faqja e Saimir Stratit http://www.facebook.com/pages/Saimir-Strati/43721343601?v=wall

Mumjet provojnë se Kina ka qenë e banuar nga popuj të bardhë !

Populli kinez është ndoshta simbol i races Mongole. Pyetja e parë që lind në mendjen tonë, kur ne shohim një fytyrë aziatike është: a jeni kinez? Edhe pse shumë janë Japonezë, Korean, Thai, Vietnameze dhe kështu me radhë.

Por ajo që njerëzit nuk dinë është fakti se gjatë antikitetit, ndërsa Egjiptasit ishin duke ndërtuar piramidat e tyre mbresëlënëse dhe grekët e lashtë luftonin për Trojën, Kina perëndimore ishte në fakt e banuar nga njërëz të bardhë me flokë bjond e me sy blu.

Një grup arkeologësh kineze po përpiqen të identifikojnë një mumje 2.800-vjeçare të një njeriu Kaukazian të gjetur në një varr të lashtë në Xinjiang Uygur Autonomous Region (Kina Veri Perëndimore), që eshtë një mumje që i përket një serie të gjatë mumjesh të tjera të gjetura.
Kjo mumje e mirë-ruajtur ka gjasa të jetë e një Stamani (priftërinj pagan që merreshin me rituale magjike) dhe ka qenë nën shqyrtim që në momentin kur është gjetur në vitin 2003.

Shkencëtarët ishin të habitur nga prania e një thesi me marihuanë që arkeologët gjetën të varrosur bashkë me pallton prej lëkure të mumjes.

"Nga rroba e tij dhe nga gjetjet e marihuanës, të cilat janë konfirmuar nga specialistë ndërkombëtar të jenë përbërësit për narkotike, ne supozojmë që ky njeri ishte një Shaman dhe kishte një mosh reth 40 - 50 vjeç kur ai vdiq"- vuri në dukje historiani Li Xiao.

Eksplorimet e 2003 në zonë sollën në dritë 600 mumje nga 2.000 varret që gjenden në atë zonë.
Mumiet e njerëzve të bardhë që dikur banonin Kinën perëndimore nuk ishin të balsamosura, si ato egjiptiane, por ata ishin të ruajtur padashur nga prishja fale klimës lokale: të nxehtit dhe thatësira ekstreme në stinën e verës, i ftohti i hidhur në dimër, dhe toka e kripur.



Kur studiuesit e parë zbuluar mumjet, ata ishin habitur nga pamja europiane e këtyre mumjeve që ishte mëse evidente, me flokët bjond ose të kuqe, hundët e shquar, mustaqe dhe mjekra, veshje prej stofi skocez. Njerëzit mumje që quheshin Tocharians, na kanë lënë edhe një gjuhë të shkruar që është indo-evropiane.

Gjithashtu, edhe në kronikat e vjetra kineze, janë të përshkruar kontakte me njërëz me flokë të kuqe nga perëndimi.

Lidhje : http://news.softpedia.com/news/Mummies-Proves-it-Once-China-Was-Inhabited-by-White-People-43301.shtml

Tani të ndjekim një INSERT... (?)

Të flasim shqip me fjalë shqipe dhe italisht me ato italiane.

Të gjitha gjuhët kanë fjalë të huaja në fjalorët e tyre, mirëpo në gjuhën Shqipe ato janë shumë të tepruara sidomos me fjalët Italiane apo Turke. Kjo për arsye se ne nuk kemi patur studiues të mirëfilltë dhe të mjaftueshëm të terminologjisë as në Shqipërinë zyrtare e as në atë jozyrtare ( Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, Greqi ). Ata pak që kanë qënë kanë punuar nën regjime jo të përshtatëshme ku nuk ka patur konkurencë ose ekonomi tregu. Ata kanë marë një rrogë bazë kështu që puna e tepërt për ta nuk kishte kuptim. Për këtë arsye ndihet një boshllëk i madh në gjuhën shqipe për dhënien e kuptimit fjalëve në shqip ose përkthimin e tyre në shqip apo shpikjen ose zhvillimin e terminologjisë me fjalë të reja, gjë që në gjuhët e pasura është parësore për mbajtjen gjallë të gjuhës në konkurencë me gjuhët e tjera. Një faktor i rëndësishëm për këtë është edhe zhvillimi ekonomik i shtetit dhe shpikja e pajisjeve të reja të panjohura. Psh gjuha angleze kohët e fundit është pasuruar në mënyrë maramëndëse për shkak të shpikjes së kompjuterit dhe shpikjeve të tjera nga amerikanët dhe se termat janë shpërndarë për herë të parë nga ata dhe nga përvoja shohim se ato përdoren po ashtu në pothuajse të tëra gjuhët. Është i dukshëm fakti se shqipja ka qënë një gjuhë konkuruese dhe e pasur për sa kohë që kemi patur nivel gati të njëjtë ekonomik me vëndet fqinjë, psh ne kemi fjalë krejtësisht shqipe si psh:
shpatë, shtizë, ushtë, rrugë, udhë, ylber, yll, urë, det, lumë, gjah, gjahtar, kishë, këshill, kuvënd, qerre, barkë, plak etj.

Siç e shohim të parët tanë kanë mundur ta mbajnë gjuhën tonë gjallë dhe konkuruese derisa filloj zhvillimi i shpejtë dhe “bumi” i shpikjeve të këtij shekulli psh fjala:
kamion, makinë, avion, veturë, autostradë, manjetofon, radio, inçizim, regjistrim, propozim, komunikim, komunë, legal, ilegal, biblotekë, kompjutër, kasetë, cd, idiot etj.. Shkak i prapambetjes ka qënë pushtimi si dhe feja. Psh myslimanët përdornin padashje fjalët që ata i dëgjonin nga hoxhallarët shpesh të ardhur nga Turqia për arsye se ata mbaheshin si njërës të mënçur ose për arsye se ata familjarizoheshin me ato fjalë, psh
xhuma = e premte, hiç = asgjë, dyqan = shitore, kasap, kazan etj, si dhe tek emrat psh: ortodoksët dhe myslimanët shqipëtarë vendosin emra grek dhe turq ose arab pasi mendojnë se ato kanë lidhje me fenë ose mendojnë se vetëm ato janë të lejuara nga feja përkatëse. Kjo është krejtësisht ndryshe pasi këto emra janë përdorur në këto vënde para lindjes së Krishtit apo Allaut dhe s’kanë aspak lidhje me fenë, psh:
Stavri (o stavros) = kryq, Kosma (o Kosmos) = gjithësi, Vasil (o Voasileas) = mbret, Irini = paqe, Andrea (andras) = burrë, Zoi = jetë, Polizoi = jetgjatë, asllan = luan, etj.

Shkak për për këtë ka qënë drejtimi i kishës ortodokse dhe xhamisë nga grek dhe turq apo arab. Dhe kështu që emrat këshilloheshin nga ata pasi “kështu është më mirë për zotin”. Prandaj për ata që nuk e kanë kuptuar akoma rrezikshmërinë e kryepriftit “kryeantishqiptarit” Janullatos kanë kohë akoma që të kthejnë mendje. Në kishën katolike Shqiptare që është drejtuar më së shumti nga priftërinj shqiptarë nuk i ndesh këto veçori. Katolikët shqiptarë janë katolik dhe ata kanë emrat e tyre shqiptarë.
Psh Gjergj, Gjin, Ded, Gjon, Llesh, Gjonllesha, Gjonluli, Nik, Prel, Nikprela, Gjok, Lek, Pal, Palush, Gjika etj, emra të cilët nuk përdoren në asnjë vend tjetër (përveç variantit Gjergj që italisht kthehet në Georgo dhe greqisht Jorgo)
Shpesh ka njërëz që diskutojnë me orë të tëra për gjëra që nuk ia dinë kuptimin e saktë ose që i ngatërojnë me diçka tjetër (sigurisht pasi nuk janë fjalë shqipe dhe paraqiten fillimisht nga “dikush” që do të tërheqë vëmendjen) dhe kjo gjë për fat të keq ka ndodhur edhe në Kuvendin e Shqipërisë ku janë miratuar ligje të pakuptimta dhe shumë ngatërues si dhe në kundërshtim me përmbajtjen ose thelbin e çështjes, të cilat kur lexohen nga ndonjë profesor i gjuhësisë që flet gjuhët e huaja nga të cilat janë huazuar fjalët, del se këta “parlamentarët” tanë kanë bërë një mish-mash që se zgjidh dot as Ainshtajni.


Është i papranueshëm dhe prapambetje që mediat, parlamentarët, profesorat e universitetit (përveç atyre të gjuhësitë dhe letërsisë) njerëzit që mendojnë se dinë shumë ose se mendojnë se bëjnë përshtypje duke folur “fjalë të mëdhaja” por që në të vërtetë ata flasin shqip me fjalë jo shqipe dhe nga padija përdorin fjalë që s’kanë lidhje me fjalimin e tyre.


Ata që e flasin në mënyrë të mjaftueshme gjuhën e huaj arijnë të bëjnë ndarjen e kuptimit të fjalës dhe e krahasojnë në mënyrë të mrekullueshme me një fjalë shqipe dhe kështu që arijnë ta zëvendësojnë atë. Psh shumë vetë përdorin fjalën italiane prezantoj që në shqip nuk do të thotë asgjë tjetër veçse paraqes psh. prezantoj një plan të ri = paraqes një plan të ri, ose prezantoj këngëtarin = paraqes këngëtarin ose prezantoj shokun apo shoqen = paraqes shokun apo shoqen.



Megjithatë shumë njërëz përdorin fjalën prezantoj pasi mendojnë se nuk ekziston në shqip ose për faktin se ashtu e kanë dëgjuar nga të tjerët ose ngase u duken më të bukura. Ata që përdorin fjalë të huaja nuk bëjnë gjë tjetër veçse flasin shqip me fjalë jo shqipe. Është njëlloj si të flasësh italisht me fjalë kinezçe, ruse gjermane etj.
E metë tjetër e gjuhës shqipe është edhe mungesa e shumësit, e kohëve apo të vetave të ndryshme ose të larmishme të fjalëve, psh marim fjalën Ski. Kemi Ski por për të treguar se çfarë bëhet me ski ne duhet ta përshkruajmë me disa fjalë dhe që prap nuk janë të sakta psh bëj ski. Kjo mund të kuptohet edhe si prodhoj ski ose fabrikojë ski. Fjala bëj nuk ka lidhje me ecjen, udhëtimin apo lëvizjen. Do ishte njëlloj sikur në vënd të fjalës udhëtoj me makinë të thoshim bëj makinë. Në lidhje me shumësin marrim fjalën vjehër ose vjehrë (babai ose nëna e nuses apo djalit) të cilat janë në numrin njëjës. Këtyre fjalëve në gjuhën zyrtare u mungon shumësi. Këto fjalë mund të kthehen në shumës vetëm në variantin prindërit e nuses apo prindërit e djalit ndërsa varianti i vërtetë mungon. Ne nuk mund të themi vjehrit apo vjehrat pasi kjo mungon në librin zyrtar të gjuhës shqipe. Shumë njërëz do të thoshin “këto janë vogëlsira dhe të panevojshme pasi ne e kuptojmë se çfarë do të thotë ai që flet”, mirëpo kjo sjell mos shprehjen e saktë, por të përafërt, si dhe përkufizimin e gjuhës dhe si rrjedhojë pas disa shekujsh gjuha do të ketë boshllëqe serioze dhe nuk do të jetë më e përdorshme (ato kthehen në të papërdorshme) dhe kështu që do të zhduket. Nga historia dimë se mijra gjuhë janë tretur ndër shekuj dhe janë holluar aq shumë saqë tani disa terma aty këtu i mbahen mënd ose janë zhdukur plotësishtë dhe fakte ka me mijra.

Psh për një garazhist shqiptar gjuha shqipe nuk është e domosdoshme pasi të gjitha pjesët e makinës thuhen italisht (pedal, sendile, marsh, indjetro, motor, buzhi, fren, makinë, tapiceri, sotokart, balestra, garazhd, garazhist … etj) ndërsa në Kosovë thuhen sërbisht me përjashtim të makinës vetë që atje quhet kërr.

Dje ishin pjesët e makinës, ndërsa sot ato të kompjuterit dhe nesër të atyre që s’janë shpikur akoma dhe nga përllogaritë del se në rast se ecet kështu pas tre shekujsh, shqip do të flitet vetëm brënda në shtëpi me prindërit dhe gjyshërit (me anë të disa foljeve bazë si punë, ha, pi, iki, vijë, shikoj, fle, ujë, dëgjoj, bëj … etj) pasi jashtë sajë në punë do të jenë fjalët e huaja të nevojshme dhe të domosdoshme.

Profesorët e gjuhëve të tjera i kapin që në fillim këto probleme dhe e pasurojnë terminologjinë e gjuhëve të tyre me fjalë të reja që në fillim, kështu që ato pranohen me shpejtësi nga populli. Ato publikohen gjithashtu në mënyra të ndryshme shumë shpejtë me anë të librave, cd-room, gazetave, broshurave, internetit etj me çmime të arsyeshëm.
Dalin gjithashtu rregullisht libra të Gjuhës Zyrtare dhe çdo institucion shtetëror është i detyruar të shkruajë gjuhën zyrtare nëpër të gjitha shkresat, ndryshe ajo merret si paaftësi e punonjësit zyrtar. Ndërsa në Shqipëri kemi vetëm Fjalorin Drejtshkrimor Të Gjuhës Shqipe që prej vitit 1974 (një libër simbolik, me fjalë jo të mjaftueshme në krahasim me nevojat) i cili nuk është përmirësuar asnjëherë që prej ‘74-ës.

Në Shqipëri dokumentat zyrtare shkruhen në mënyrë të tmerrshme si të shkruajtura nga pijanecë apo pjanece.

Aty përfshihen çertifikata lindje, dëshmi të ndryshme, shkresa ministrie, bashkie, noterësh, ato të prokurorisë, gjykatës etj, gjë e cila është e pamundur të vihet re në vëndet e zhvilluara ku dhe tek një nënpunës i thjeshtë pularie nuk mund të gjesh gabime drejtëshkrimore apo të shkruajtura pa edukatë, pisë, të pakuptueshme, të parregullt, me vula e firma atje ku nuk duhet etj.

Për ato që ne jemi të zotë ne kemi dhe fjalor të pasur dhe mund të shprehemi lirisht dhe saktë si dhe në variante të ndryshme. Kjo në sajë të vet popullit dhe jo të “studiuesve të akademisë së tiranës”. Psh për të sharë dhe mallkuar në shqip mund të shprehesh aq mirë sa në pothuajse asnjë gjuhë tjetër në botë. Rusët kanë një libër sharjesh dhe mënyrash sharjesh prej rreth njëqin faqesh, mirëpo aty janë përafësisht të njëjtat sharje por në variante të ndryshme. Në shqip mund të shkruhet një libër i tillë tre ose katër herë më i madh nëse shkruhet në të njëjtin variant. Kush di italisht, anglisht, gjermanisht, frëngjisht etj nëse do ti duhej të përkthente një mallkim ose sharje shqip qoftë ky dhe përkthyes me diploma pafund, nuk do mund ta përkthente saktë atë. Për arsye se kemi një bazë të mirë në këtë lëmi fjalët e reja që dalin nga vetë populli janë të pranueshme dhe mjaft të përdorëshme në krahina të caktuara. Psh në Berat përdoren fjalë të reja si: llogaçe = njeri i ulët ose fundërinë (si llogaçja), legen dhe lamash = njeri jo i fjalës i ulët dhe dredharak.

Sajmir Xhardo, abcshqip.com

Saturday, October 24, 2009

Dan Braun, "kodi" i suksesit të tij dhe raporti i "artë" 1.618

Ka sfiduar me librat e tij Kishën Katolike dhe masonët, e ndërsa gëzon frytet e famës dhe ato financiare të punës së deritanishme, bën plane për të ardhmen dhe temat që synon të rrahë.

Kishte kohë që njihej nga lexuesi, por famën e vërtetë botërore e mori me botimin e "Kodi da Vinçi". Së fundi ka nxjerrë edhe "Simboli i humbur", që është pritur me shumë kuriozitet nga miliona lexues. Dan Braun është i qetë, që ka mundur të hedhë në treg edhe një tjetër libër dhe i ka lejuar vetes një pushim të shkurtër. Nga pamja e jashtme, ai vazhdon të jetë i njëjti si edhe vite më parë, madje edhe për sa i përket veshjes, xhaketës bojëkafe, këmishës së hapur ngjyrë deti dhe pantallonave kaki. Mbase është rastësi, por kjo është pak a shumë edhe veshja e preferuar e personazhit të tij tashmë të famshëm, të disa librave, Robert Langdon, simbologjistit që ka marrë përsipër të nxjerrë në dritë shumë të vërteta të mbajtura të fshehura nga forcat e pushtetit tokësor. "Langdon është njeriu që kam dashur gjithmonë të jem. Kur e krijova si hero të romaneve të mia, nisa të përjetoja një jetë paralele dhe arrita të lidhem e ta dua aq shumë sa nuk e ndava nga shkrimet e mia për gjashtë vjet me radhë", thotë Braun në një intervistë dhënë një të përditshmeje italiane.



E besoni me të vërtetë personazhin tuaj?

Absolutisht. Plotësisht. Fillimisht kam qenë shumë skeptik ndaj tij, por më pas bëra kërkime të ndryshme dhe gjërat ndryshuan. Mund të duket si çmenduri, por është e vërtetë. Edhe këtë libër e kam shkruar bazuar në bindjen time. Në roman citoj një eksperiment të bërë në Princton. Sipas këtij eksperimenti, nëse në një gotë në të cilën uji është duke u shndërruar në akull ti përqendrohesh dhe mendon gjëra të bukura, atëherë kristalet që po forcohen bëhen të bukur në formë, ndërsa nëse përqendrohesh në gotë duke menduar apo sjellë ndërmend gjëra të këqija, humbjen apo situata krizash, atëherë kristalet që formohen janë vërtet të shëmtuara. Sigurisht që nuk pretendoj që një fakt i tillë të pranohet menjëherë dhe me normalitetin më të madh, por gjatë historisë ka pasur gjithmonë momente kur shkenca mbështet të vërteta që deri dje mund të jenë dukur të pamundura. Këtë e thotë edhe një nga personazhet, Kathrine,motra shkencëtare e Peter Solomon, masoni që ruan simbolin e humbur. Ndoshta pas 50 vitesh, njerëzit do të thonë: A ju kujtohet koha kur pushteti dhe fuqia e mendjes konsiderohej një kotësi dhe madje më kaq, qesharake? Unë i shkruaj këto libra jo për të dhënë përgjigje, por për t‘i bërë njerëzit që të bëjnë pyetje.
Në kohët kur shkruanit dhe botuat romanin e parë "Crypto" ju hidhnit hipotezën e një sulmi terrorist në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ishte viti 1998.

Çfarë keni menduar më 11 shtator të vitit 2001?
Ishte një gjë e tmerrshme, por që për hir të së vërtetës nuk më befasoi.
Mal‘hak, engjëlli-djall që do të ketë me çdo kusht "simbolin e humbur" të masonëve, duket sikur bën të njëjtat veprime me të terroristëve. A keni pasur parasysh Bin Ladenin për një gjë të tillë?
Jo këtë herë. Bin Laden ishte frymëzim i imi në librin "E vërteta e akullit". Edhe aty bëhet fjalë për vitin 2001 dhe unë flisja për terroristët në Afganistan. A jam profet? Mendoj që është vetëm fat, në fakt një fat i keq, duke qenë se bëhet fjalë vetëm për fatkeqësi dhe luftë.

Duke filluar nga "Kodi da Vinçi" e në vazhdim zgjodhët tema që, për hir të së vërtetës kanë bërë shumë bujë. Sfida ndaj Opus Dei
Unë nuk e vras mendjen për këtë. Edhe ata duhet ta kenë kuptuar tashmë se bëhet fjalë për një roman. Unë nuk kërkoj polemizime, por teatralitetin. Më pëlqen që të rrëmoj në materien gri që ekziston mes së drejtës dhe së padrejtës. Në "Simboli i humbur" mbështes faktin se etërit themelues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishin masonë e deistë. Nuk është e vërtetë që Amerika u themelua si një vend i krishterë. Politikanët që mbështesin një teori të tillë në televizion, nuk thonë të vërtetën.

A është e vërtetë që keni kërkuar të takoni Papën?
Fjala "kërkoj" më duket pak si e paedukatë.

Prisni që t‘ju ftojë ai?
Ah po të ndodhte kjo, do të hidhesha menjëherë në një avion për ta takuar. Sigurisht që nuk do të isha dakord për shumë gjëra, por kjo nuk ka rëndësi për mua.

Mamaja juaj drejtonte korin e Kishës Episkolape. Ju shkoni më në kishë?
Vetëm në raste funeralesh dhe martesash, por kam qenë gjithmonë në të ri fetar. Kam qenë i dhënë pas studimeve të feve të ndryshme. Në kapelën e shkollës ku kam studiuar, gjeje studentë të të gjitha feve dhe kështu u rrita mes një diversiteti të madh fetar.

Në librin tuaj të fundit është një fjalë që të godet: "Shpresë". Është kjo vetëm një koincidencë me parullën e Obamës?
Këtë pyetje ma ka bërë edhe një senator i rëndësishëm. Në fakt, nuk e kam ndjekur fushatën e Obamës. Isha shumë i zënë me shkrimin e librit dhe për disa muaj i kisha humbur të gjitha lidhjet me botën.

Po më falni për pyetjen, ju për kë votuat?
Unë votoj si i pavarur dhe herë votoj njërin krah, e herë tjetrin.

Po Obama a ju pëlqen?
Ai më duket një tip inteligjent, me një mision të pamundur.
Pra qenka vetëm një koincidencë që një nga masonët në libër është zezak?
Presidenti aktual nuk është i vetmi afro-amerikan i pushtetshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Unë doja të tregoja vetëm se masonët janë një grupim i hapur për të gjithë.

Në libër ju shfaqni simpati për masonerinë. Ky është një fakt që të bie në sy menjëherë. Po për sa i përket episodeve të errët? Ju citoni vetë Lozhen P2, por pa kujtuar vrasjen e Roberto Calvit...
"...ura e fretërve të zinj, rasti ‘Ambroziano‘".

E di e di. E njoh mirë këtë histori tërheqëse. Për ca kohë mendoja që të shkruaja një roman që lidhej me të. Por nuk është kjo tema e librit. Nëse ke një rrëfim të jashtëzakonshëm si historia e P2, por nuk përputhet mirë me disa nga idetë e tua, atëherë duhet ta lësh mënjanë, sepse ndoshta rrëfimit të kësaj historie nuk i ka ardhur koha.
Pushteti. Feja. Shërbimet e fshehta. Masoneria. Gratë. Siç e dini në Itali mund të keni një personazh shumë interesant për librin tuaj të ardhshëm, Kryeministrin e vendit, Berluskoni.

"Oh. ‘Kodi Berluskoni‘. Më pëlqen".



Ju intereson ky argument?
Nuk di shumë në lidhje me telashet tuaja, por mendoj se ndaj njerëzve që qeverisin një vend duhet të ekzistojë "luksi" i "dyshimit", sepse puna e tyre është jashtëzakonisht e vështirë dhe bëhet në një botë të vështirë.
Nga P2 te skandalet financiare dhe mafia, emri i Berluskonit ndodhet në të gjitha çështjet më të rëndësishme.
Po atëherë, si ka mundësi që sillet ende vërdallë?
Po, po duhet të jetë interesant. Do ta vë në dosjet e mia.
Kritikët thonë se në librat tuaj ka shumë reklama duke filluar nga "Twitter" deri tek "iPhone".
Kritikët e kanë zakon të thonë shumë gjëra.

Si i bëni kërkimet tuaja në lidhje me argumente të ndryshme që ju interesojnë për librat që shkruani?
Tashmë nuk mund të lëviz pa më njohur njeri. Për shembull për të konsultuar disa materiale në Arkivin Qendror më është dashur të vë një palë syze të errëta për të mos u njohur. Për fat kam edhe gruan që më ndihmon.

Për ju thonë se jeni shumë i rezervuar si njeri dhe keni pak miq shkrimtarë.
Po, është e vërtetë. Kam mik John Grisham, që është një njeri i këndshëm. Më ka mbështetur në momentet e mia të vështira, duke më inkurajuar e më dhënë zemër.

Ju keni studiuar shkrim krijues me David Foster Wallace. Ishit miq?
Jo, por ka qenë shumë kohë më parë. Vetëvrasja e tij ishte shumë e trishtë. E kuptoj shumë mirë kur një shkrimtar nis të ndihet vetëm. Janë momente me të vërtetë të errëta.

Thonë për ju se i dedikoni një pjesë të madhe të suksesit shkrimtarit italian, Umberto Eko.
Duhet të them se nuk e kam lexuar Ekon. Kam parë filmin "Emri i trëndafilit". Di edhe atë që të dy shkruajmë për komplote dhe di që ai ka thënë disa gjëra jo fort të mira për mua. Por çdo njeri ka shijet e veta. Sigurisht që ai është një talent i jashtëzakonshëm, por librat e tij nuk bëjnë pjesë tek ata që unë lexoj.

A është e vërtetë që për të shkruar ju çoheni në orën katër të mëngjesit?
Është pjesa më e mirë e ditës. Zgjohesh dhe je në një gjendje ëndrre. Ëndrra dhe të shkruarit janë një gjendje që përafrojnë shumë me njëra-tjetrën. Mundohem që të shfrytëzoj atë moment të ditës kur realiteti dhe fantazia janë ende të gërshetuara me njëra-tjetrën. Studioja ku punoj, nuk ndodhet në shtëpinë ku banoj, ndaj më duhet që të shkoj aty me shumë vrap.

Ju keni incizuar tre CD para se të braktisnit muzikën. Ju mungon?
Jo, sepse i bie pianos gjithë ditën. Jam rritur duke dëgjuar Lucio Dallën. Kur isha i ri kam bërë xhiro nëpër Europë me një kor dhe kam kënduar në mesha të ndryshme në San Marco, apo Notre Dame.

Si e imagjinoni veten pas 30 vitesh?
Do të jem një zotëri i moshuar që jetoj në të njëjtën shtëpi ku jetoj edhe tani. Vazhdoj të jem i martuar dhe sigurisht që vazhdoj të shkruaj. Nuk mendoj se do të kem ndryshuar shumë, përveçse në rastin e flokëve.
Shqip



Ç'është mesatarja/raporti i artë ?



Libri përmend Leonardo Fibonacci nga Piza, nje matematikan i shekullit të trembëdhjetë i cili zbuloi nje seri numrash me nje cilësi shumë kurioze.

Sekuenca e Fibonaçit fillon me zero, pastaj nje, pastaj çdo numër i mëpasshëm është shuma e dy numrave të mëparshme (0, 1, 1, 2, 3, 5, 8, 13, etj.). Mbas numrave të parë, raporti në mes çdo dy numrash në sekuencë është 1,618 (do me thënë, numri i dytë është 1,618 herë më i madh se numri i mëparshem).





Raporti 1,618, i njohur nga grekët e lashtë si Përpjesëtimi Hyjnor ose “Raporti i Artë”, është gjetur me të vertetë kudo, në natyrë dhe në art, musikë edhe në arkitekturë. Duket në spirale si pishtar, ananas, guackë, brirë, lule dielli dhe shumë të tjera, është raporti në mes çdo kocke të gishtave, të krahëve dhe të kembëve tona. Numri i gjetheve apo petaleve në një bimë është shpesh një numër Fibonacci; prandaj një lule me pesë petale është më e këndshme për syrin se një me katër petale.

Perceptimi jonë i bukurisë është shumë herë (i pavetëdijshëm) bazuar në një raport 1,618. Me ketë dije, kompozitorë dhe artistë - Leonardo da Vinci përfshirë - shpeshherë i bazojnë veprat e tyre në Përpjesëtimin Hyjnor. Ndersa shumë nga pohimet e Brownit për këta fenomenë janë të diskutueshme ose krejtësisht të rreme, * përgjithshmëria e Përpjesëtimit Hyjnor, apo phi, në natyrë është e dokumentuar fare mirë.



Për shëmbull, që raporti në mes bletëve femërore dhe mashkullore në “çdo koshere bletësh në botë” është PHI, Brown, faqja 94.