Friday, November 6, 2009

Vajza nga Shqipëria, prostituta në Kosovë.

Policia: Vajzat vijnë me dëshirë.


Gjuha e njëjtë, lehtësirat e kalimit në kufi, si dhe prania e madhe ndërkombëtare, kryesisht e meshkujve në Kosovë ka favorizuar zhvillimin e trafikut apo të ushtrimit të prostitucionit të vajzave e grave shqiptare në Kosovë. Sipas një raporti të policisë së Kosoves, Shqipëria renditet e treta për nga numri i femrave shqiptare që ushtrojnë prostitucion në Kosovë, por me një përqindje të vogël, krahasuar me dy vendet e para që i mbajnë Moldavia e Bullgaria, ku Shqipëria zë 5-10 % të numrit të grave e vajzave që ushtrojnë aktivitet prostitucioni në kete vend .

Nderkohë që drejtoria e policisë në Qarkun e Kukesit, pikërisht zyra e Trafiqeve në këtë drejtori, thotë se nuk janë regjistruar raste të shumta të trafikut të grave e vajzave nga Shqipëria në Kosovë. Dritan Musa, inspektor në sektorin e trafikut të qenieve njerëzore në sektorin e krimit të organizuar thotë se rasti i vetëm nga kjo drejtori është regjistruar vitin e kaluar në Tropojë, ku një femër që kishte ushtruar prostitucion në Kosovë denoncoi dy tutorët e saj që ishin nga Shkodra e Korça. " Dy tutorët që kishin trafikuar vajzën nga Tropoja janë arrestuar dhe më pas janë liruar nga gjykata, por serish janë shpallur në kërkim", thotë Musa.

Nderkohë që për numrin e femrave shqiptare që ushtrojnë aktivitet prostitucioni në Kosovë, Musa thotë se ky problem është i policisë së Kosovës. Shefi I sektorit të luftës kunder krimit të Organizuar në drejtorinë e Policisë së Qarkut të Kukesit Petrit Axhami pranon faktin se shumë femra nga Shqipëria ushtrojnë prostitucion nëpër klubet dhe motelet e Kosovës, nderkohë që policia është vënë në veshtirësi për venien e tyre para përgjegjësisë pasi ato kalojnë në Kosovë me dokumentacion të rregullt, nderkohë që personin apo personat që i shoqërojnë i prezantojnë si të afërmit e tyre, ku policia nuk ka asnjë mundesi për t'i ndaluar.


Por edhe policia e Kosovës ka hasur në veshtirësi për t'i kapur femrat nga Shqipëria që ushtrojnë prostitucion, pasi ato prezantohen si kameriere apo kengetare në motelet ku ato sherbejnë. Sipas shefit të sektorit të luftes kunder krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Kukesit, policia e Kosovës në operacionet e saj policiore disa herë ka arritur të identifikojë vajza nga Shqipëria dhe nga vendet e Evropes lindore që ushtrojnë prostitucion në Kosovë. Këtë ajo e ka arritur duke përdorë metoda moderne dhe punë të mirëfilltë operative në zbulimin e rasteve.

Psikologia e drejtorisë policisë qarkut të Kukesit Irena Laknori thotë se kontigjenti i vajzave dhe grave të dyshuara për ushtrim prostitucioni në Kosovë, kryesisht janë kontigjent i vajzave të ashtuquajtura rebele nga fshati, gra të divorcura, vajza që vijnë nga familje me probleme ekonomike e sociale. Por sipas Laknorit e veçanta e ketyre vajzave që dyshohen se ushtrojnë veprimtarinë e prostitucionit në Kosovë janë ato vajza apo gra që kanë qenë një herë apo më shumë në qendren e rehabilitimit të viktimave të trafikut në Tiranë.

Sipas psikologes Laknori, shumica e këtyre femrave që kanë kaluar pwrmes qendrws sw rehabilitmit, sapo kanë dalë që andej serish i janë kthyer zanatit të mëparshem, madje ato janë të vendosuara në "profesionin" e tyre. Femrat që kapen në Kosovë si të dyshuara për trafik prostitucioni, kryesisht deportohen në Shqipëri, përveç atyre rasteve kur ato kapen në flagrancë. Femrat e deportuara merren në pyetje nga policia në praninë e psikologes. Sipas psikoges, femrat e deportuara janë nga të gjitha kategoritë, si vajza adoleshente, vajza të rrituara, gra etj. Shumica e tyre e kanë zgjedhur këtë rrugë si mënyre jetese, nderkohë që ka prej tyre se shkojnë në Kosovë me shpresë për t'u martuar, apo për të krijuar familje.


Nderkohë që në mesin e të dyshuarave për viktima të trafikut ka edhe vajza nga fshati që kanw qenë të mbyllura dhe një ditë janë "rebeluar" karshi izolimit të bërë nga ana e prinderve duke u larguar nga shtepia pa dijeninë e tyre. Madje sipas psikologes, policia e Kosoves ka deportuar edhe një çift minorenesh 13-14 vjeç nga Tirana që ishin larguar nga shtëpia pa dijeninë e prinderve dhe kishin shkuar në Kosovë dhe e kishin shpallur veten të martuar.




Megjithatë, sipas shefit të antitrafikut Dritan Musa, numri i të arrestuarve këto vitet e fundit për trafik prostitucioni është i vogël, pasi i vogël është edhe numri i denoncimeve. Ndryshe ka ndodhur gjatë viteve 2005-2007, ku numri i të arrestuarve si dhe numri i femrave që kanë denoncuar tutorët ka qenë i madh. Në prill të vitit 2005 një vajzë nga Vlora që ishte kapur duke ushtruar prostitucion nga policia e Kosovës në Strellc të Deçanit, kishte denonuar tutorin e saj një djalë nga Fieri i cili i kishte premtuar martesë, por më pas e kishte trafikuar në Kosovë, duke e shitur me një vlerë prej 2 mijë eurosh. Vajza vlonjate e trafikuar kishte punuar prej 7 muajsh si kamariere në një motel në Strellc të Deçanit, kundrejt një pagese prej 10 euro në ditë. Ndërkohë që pas orarit të punës kishte ushtruar edhe profesionin e prostitutës kundrejt një pagese prej 30 euro për një orë për partner.


Të njëjtin veprim ka bërë edhe një vajzë 17-vjeçare nga një fshat k Kukësit e cila ka denoncuar dy tutoret e saj, njeri prej të cilëve ishte djali i xhaxhait. Në maj të vitit 2005, policia kufitare në Morin ndaloi një 22 vjeçare nga Fushë-Kruja dhe dy tutorët e saj, njeri prej të cileve kishte një local me qera në qytetin e Prizrenit. Në gusht të vitit kaluar policia e Kosovës deportoi për në Shqipëri dy vajza 21 vjeçe V.Ç nga Burreli dhe E.N.LL nga Rresheni. Të dyja vajzat kanë qenë të denoncuara si të zhdukura nga familjarët, madje vajza nga Burreli ka qenë e deklaruar si e vrarë. Dhjetë ditë më parë policia kufitare në Morin ka ndaluar 29 vjeçaren Irma Haku nga qyteti I Durresit.Ajo ishte zhdukur para më shumë se një muaji dhe ishte denoncuar nga familjarët e saj në policinë e Durresit.Irma Haku, nënë e dy fëmijëve nga Durresi e divorcuar nga I shoqi bishte nisur për në Kosovë, ku policia dyshonte se qëllimi I udhetimit për në Kosovë ishte ushtrimi I prostitucionit në këtë vend.


Nderkohë në ndonjë rast vajzat që kanë ushtruar prostitucion kanë rezultuar te kenë qenë fatlume, duke përfunduar të martuara. I tillë është rasti i një vajze 19 vjeçare nga Laçi e cila është martuar me një nga pjestarët e orkestrës në motelin ku ajo ushtronte prostitucion. Por ka raste kur vajzat që kanë tentuar të dalin nga rrejti I prostitucionit e kanë pesuar edhe me jetën e tyre. I tillë është edhe rasti I 18 vjeçares Valentina Barameta nga fshati Shengjun I rrethit të Matit.Valentina Barameta është vrarë me 22 gusht të vitit 2006 në shtëpinë e saj në fshatin Shëngjun të Burrelit.Viktima ishte deportuar në Shqipëri nga policia e Kosoves Mungesa e dokumentacionit është paraqitur si arësye nga policia e Kosovës për të riatdhesuar 18 vjeçaren, megjithatë motivi ka qenë krejt tjetër, ai I ushtrimit të prostitucionit, por policia e Kosovës nuk ka hetuar në këtë drejtim, për vetë faktin e moshës minorene të viktimës. Një bashkëfshatare e Barametës M.R 30 vjeçe e martuar me një kosovar në qytetin e Gjilanit e kishte mashtruar vajzën 18 vjeçare duke I premtuar asaj martesë në Kosovë. Por edhe pas riatdhesimit, tutori I saj I ka kerkuar vajzës që të kthehej serish në Kosovë, por ajo ka refuzuar.


Por dy muaj pas riatdhesimit Valentina Barameta , nënë e nje fëmije 14 muajsh është ekzekutuar në sytë e prindërve të saj nga bashkëfshatari I saj Urim Jahja që ishte tutori I saj.Pas vrasjes autori është larguar menjëherë nga vendngjarja dhe është gjendur I vrarë pas dy ditësh. Nderkohë që vajza nga Shqipëria që ushtrojnë prostitucion në Kosovë kanë rënë edhe viktimë e sulmeve me tritol në lokalet ku ato sherbejnë për efekt të konkurencës. Vitin e kaluar pas një sulmi me tritol të një lokali në Prizren u plagosen 13 persona, midis tyre një femër nga Shqipëria. Nga trembëdhjetë të plagosurit, gjashtë persona ishin meshkuj apo klientë të lokalit. Nderkaq policia e Kosovës ka identifikuar edhe raste të trafikimit të grave nga Shqipëria të cilat janë martuar me burra të moshuar në Kosovë.


Vitin e kaluar policia e Kosovës ka arrestuar një 73 vjeçar nga Obiliqi nën dyshimin e kryerjes së vepres penale të trafikut të qenieve njerëzore, pikërisht të një 40 vjeçareje nga Durrësi që e kishte "martuar" pesë herë në persona të ndryshëm. Viktima A.I nga qyteti I Durrësit ishte shitur nga ana e Tefik D disa herë radhazi dhe atë tek disa persona të ndryshëm, të cilët gjoja ishin martuar me viktimën. Për martesën provizore, secili kishte paguar shuma të hollash për shkesin që në rastin konkret ishte 73 vjeçari nga Obiliqi I arrestuar nga policia.Në prill të këtij viti pas një operacioni të koduar "Rrufeja", poliica e Kosovës ka kapur duke ushtruar prostitucion tre femra nga Shqipëria, pikërisht F. L, 20 vjeçe, Nj.H,43 vjeçe, dhe A.H , 18 vjeçe. vjeçe.


-Vajzat nga Shqipëria punonin si kamariere në një lokal dhe me pelqimin e pronarit pas punës ushtronin prostitucion në një motel të Prizrenit.Zyrtarë të policisë së Kukesit pohojnë se viktimat e trafikut të qenieve njerëzore që ushtrjnë aktivitet kryesisht në Kosovë janë nga qytetet e Laçit, Rreshenit, Lezhës, Shkodres, Pukes, por edhe nga Tirana e Durresi.


Ndërsa ato që ushtrojnë këtë lloj " zanati" në Maqedoni janë kryesisht nga rajonet kufi me këtë shtet dhe pikërisht nga Peshkopia, Librazhdi, Elbasani, Pogradeci e Korça Ky lloj trafiku është një problem i madh për Kosovën e Maqedoninë ku ushtrojnë aktivitetin e tyre femrat e trafikuara, por edhe per Europën.

Viktimat e këtij trafiku janë kryesisht nga vendet e Ballkanit, ku varfëria e këtyre vendeve u krijon kushte lehtësuese trafikantëve me veprimtarinë e tyre kriminale.


Shekulli

Ngjashmëritë mes gjuhës shqipe dhe burushe

Finley në ‘Historia e Revolucionit grek’ faqe 41 thotë se duke u bazuar në përfundimet e arkeologëve ‘Aleksandrit të Madh në darkërat e tij me oficerët maqedonas, i duhej të fliste një dialekt të vjetër shqiptar’.

Ndaj, është arësye e thjeshtë që ndryshe nga gjuhët e tjera, shqipja ka ngjashmëri bindëse me të folmen e Hunzës. Në rend të parë, ngjashmëritë përforcohen nga elementi gjuhësor i Hunzës. Emërtimi i përgjithshëm i Hunzës ka një kuptim bindës në shqip sepse ‘Hunzë’ do të thotë hundë e vogël/hundëz. Sipas Aristidh Kolës, lugina mbyllet me një thellësi fushore në trajtë hunde. Një vend tjetër moçalor-baltor quhet ‘Balta’, madje edhe vetë kryeqendra e Hunzës quhet Baltit. Vetë gjuha burush lidhet me fjalën shqipe ‘burrë/mashkull’ që ka një sfond edhe më të sigurt shkencor. Thamë edhe më sipër (shtyp këtu): http://www.facebook.com/NdalPaditurise?v=app_2347471856#/note.php?note_id=98182076299, se ushtarët e Lekës së Madh janë martuar me gra vendase që flisnin gjuhë tjera, ndaj gjuha iliro-maqedonase qe gjuhë veç e burrave, pra gjuhë burrash - burush. Burrat hunzakë veshin një kostum të quajtur ‘Shallvare’ (nga shqipja: shallë e varur), ndërsa gratë veshin një bluzë të quajtur ‘Kamishë’ (shqip: këmishë). Sipas një artikulli nga Saimir Lolja në leksikun gjuhësor të hunzakëve përdoren edhe fjalë të tilla si: ‘bubullima’, ‘çila’, ‘kurban’, ‘beson’, ‘hunda’, ‘ballkon’, ‘kullse’, foljet ‘kam’, ‘baj’, ‘dua’ në zgjedhimet e tyre, etj.

Mali më i lartë në Hunzë është Rakaposhi që mund të dëshifrohet bindshëm përmes shqipes si: ‘Ra kah poshtë’ që i i përgjigjet natyrës së këtij mali ku shkëputen copëza të mëdha akulli e orteqe bore. Një mal tjetër më në veri të Hunzës quhet ‘Bubullimating’(6000m lartësi) që gjasshmërisht mund të lidhet me etimonin onomatop të shqipes ‘bubullim’.
Por, ngjashmëritë nuk sosen këtu. Edhe një pjesë e mirë e traditave të hunzakëve i përngjasojnë atyre të shqiptarëve. Vallja më e njohur e hunzakëve është vallja e shpatave që luhet sall nga burrat shoqëruar nga daullet dhe fyejt. Sipas mendimit të një etnologu, vallja në formë rrethi nuk është edhe aq karakteristike për Azinë, gjë që padyshim shpreh një kënd tjetër të prejardhjes së hunzakëve nga Europa Juglindore. Festa më e rëndësishme është Viti i Ri diellor me 21 Mars që njihet si kremtja ‘Na Urosh’ që rrjedh nga folja shqipe ‘uroj’ në mënyrën dëshirore.

Drejtuesi i Hunzës quhet ‘Mir’ që afron me fjalën shqipe ‘I mirë’ pra njeri i mirë dhe i drejtë/pleqnar. Gjithashtu është shumë me vend të përmendet se në Hunzë rritet një lloj qeni i cili për nga pamja e jashtme është i ngjashëm me qenin endemik të Sharrit ose pastorin ilir. Nga tërë kjo që përshkruam nxirret një porosi e qartë: Shteti shqiptar dhe Akademia e Shkencave duhet që sa më parë të mundësojnë një ekspeditë gjuhëtarësh, antropologësh e etnologësh që të qëmtojë kombësinë ‘burushe’ dhe veçmas gjuhën e doket e tyre.

Kjo do të ishte një mbrojtje e së vërtetës nga vërshimi keqinformues i propagandës sllavomaqedonase të cilët rropatën që hunzakët t’i manipulojnë duke i bërë me detyrim ‘kushërinj’ me sllavomaqedonasit. Madje, për çudinë më të madhe, në Korrik 2008 biznismenët sllavomaqedon mundësuan ardhjen e një delegacioni hunzakësh në Maqedoni. Është interesant për t’u vënë në dukje ku qëndron hilja dhe hipokrizia sllavomaqedonase. Ata i dërguan hunzakët në vendet arkeologjike të Maqedonisë Perëndimore që në fakt janë vendndodhje historike shqiptare. Duke i përdorur si karta të tyre trashëgiminë tonë historike, sllavomaqedonasit gjakonin që t’i bindnin hunzakët se janë të ‘afërt’ me ta, duke ua fshehur faktin se dikush tjetër është pronar i asaj trashëgimie historike të cilën ua paraqitën hunzakëve. Madje, sllavomaqedonasit bëjnë plane edhe më afatgjata. Instituti i Maqedonisë paralajmëroi se në Pakistan do ta ndërtojë një qendër ‘kulturore’ sllavomaqedonase.


Kalashët

Kalashët (Kalasha) janë një tjetër fis në malet e Hindukushit me kombësi të pavarur që rron në krahinën afgane të Nuristanit dhe në atë pakistaneze të Çitralit në pjesën veriperëndimore të Pakistanit (në luginat Bumburet, Rumbur dhe Birir). Sipas regjistrimit të vitit 1998, kalashët janë vlerësuar si një popullsi prej 3660 banorësh. Të tjera vlerësime këtë shifër e afrojnë deri në 4000 sish. Paolo Graciozi, profesor i antropologjisë dhe parahistorisë në Universitetin e Firences në një artikull të botuar në një revistë londineze më 1963 thotë se kalashët kanë trajta të pastra europiano-mesdhetare, më saktësisht me ato të njerëzve alpin. Ai, kalashët i përshkruan si njerëz me lëkurë të bardhë, tipare të rregullta të fytyrës dhe shtat të hedhur. Populli kalash është i veçantë në mbarë rajonin si për nga veshjet, doket e feja. Kjo kombësi gjykohet si popullata e vetme pagane në këtë rajon të islamizuar. Kjo popullsi i ka bërë qëndresë të thekshme kalimit në islam të cytur nga pushtuesit arab, ndaj edhe sot e kësaj dite kalashët quhen ‘qafirë’, kategorizim që muslimanët ua bëjnë ‘pabesimtarëve’. Më vonë, kur një pjesë e kalashëve u islamizua, vendi i kalashëve që deri dikur quhej ‘Qafiristan’ u rimërua si ‘Nuristan’ (vend i dritës). Por, kjo nuk ia tjetërsoi aspak karakterin kombëtar dhe fetar të kalashëve, ngase ata fermentojnë dhe pijnë verë (që quhet vepër ‘haram’ në islam).

Një tjetër fakt që përforcon karakterin joislam të kalashëve dhe mendësisë shoqërore të tyre është ndër të tjerash edhe ky zakon: vajzat janë të lira të zgjedhin burrin e vet dhe kanë të drejtë të kërkojnë shkurorëzim. Tjetra veçanti e kalashëve është se ata s’bëjnë dallime gjinore sikurse fqinjët e tyre muslimanë që hanë, flenë, punojnë ndaras meshkujt nga femrat. Vërehet qartë, se kalashët ndonëse kanë pësuar ndrydhje kulturore nga të tjerët, ata e kanë ruajtur në një masë të shëndoshë pastërtinë raciale, meqë edhe sot vazhdojnë t’i bëjnë martesat vetëm brenda bashkësisë së tyre.
Shtrija gjeografike e kalashëve: Nuristan/Afganistan dhe provinca Çitral e Pakistanit


Origjina e kalashëve

Origjina e kalashëve vazhdon të jetë e kredhur në pellgun e së panjohurës dhe pikëpyetjeve të mëdha. Kalashët në traditën e tyre gojore të përcjellë brez pas brezi, vazhdojnë ta quajnë veten pasardhës të ushtarëve të Lekës së Madh. Pikëpamja tjetër e kundërt është ajo që pohon se kalashët janë popullsi që ka shtegëtuar nga Nepali Perëndimor, bazuar në ca trajta budiste. Mendimi më i pranuar nga të gjithë është se kalashët kanë një fe “greko”-sanskrite. E futëm në thonjëza fjalën grek meqë në këtë mes s’bëhët fjalë për kurrfarë feje greke por për një fe burimore pellazge, besimi shpirtëror i të gjitha popullsive të trungut pellazg: ilirëve, thrakëve, maqedonasve, epirotëve. Ndaj, pretendimet për një origjinë ‘greke’ të kalashëve nuk qëndrojnë. Një gjë është mëse e saktësuar nga provat kulturore se kalashët nuk janë popullsi rrënjëse në këto treva, por janë ardhës pikërisht nga Europa Juglindore.
Ekzistojnë prova të shumta të ngulimeve të ushtrisë së Lekës së Madh rrëzë këtyre viseve. Një ndër to është edhe qenësia e disa qyteteve të themeluara dora vetë nga Leka i Madh, siç është rasti i qytetit të Kandaharit (Afganistani i sotëm). ‘Kandahar’ nuk është gjë tjetër veçse një kalim lindor i emrit ‘Aleksandër’. Një qytet tjetër i epokës së Lekës është edhe ai i gjetur në gërmadhat buzë lumit Amu Darya. Interesant është se kalashët vijojnë ende ta ruajnë kujtimin e kohërave të lashta kur ishin të edukuar dhe arsimuar, derisa librat e tyre u dogjën nga pushtuesit barbar e mongol. Sot e kësaj dite, kalashët i falen me përkushtim perëndive të tyre që janë veçse trajta të perëndive pellazge si Zeusi, Afërdita, Apolloni, etj. Kryeperëndia i tyre është ‘Dezao’ i cili sipas Aristidh Kolës zbërthehet shkencërisht në ‘Dhias - Zeus’. Perëndi të tjera janë edhe ‘Mahadeon’ dhe ‘Abalomain’ (Apollon) i cili ka simbolet e njëjta me ato të Apollonit pellazg: dielli e drita. Tryezat dhe karriget, kalashët i gdhendin me yje dhe diej, simbole që janë të përafërta me ato të maqedonasve të lashtë. Mbi qemere dyersh, kalashët skalisin dy brirë dhie - kujtim i stërgjyshit epik Leka i Madh. Një fakt tjetër që dëshmon për rrënjët pellazge të kalashëve është ky zakon sa i çuditshëm aq edhe i veçantë: edhe në rast vdekjesh, kalashët mblidhen së toku burra e gra duke hedhur valle e kënduar. Siç shkruan edhe Robert D’Angely, edhe trakasit e moçëm kishin një zakon të atillë.
Kalashët kërcejnë në formë rrethi vallet e tyre. Të kërcesh në fromë rrethore nuk është e zakonshme në Azi, thotë studiues i kalashëve. Gulliam Darlling, një studiues i përkushtuar pas kalashëve thekson se në gojëdhënat kalashe “Tsiam” është vendlindja e kombësisë së tyre ku shpresojnë së do të kthehen një ditë. Në kohën e shirave të stërzgjatura pranverore ose vjeshtore kur jeta vështirsohet së tepërmi si për njerëzit ashtu dhe për kafshët, kalashët dalin në male dhe këndojnë një këngë të lashtë: ‘O Deziao, nëse këto shira s’do të rreshtin/ ne s’do të mund të mbajmë dushkun e gjelbër e të lulëzuar/ne nuk do të rrojmë dhe gjatë këtu/ne do të kthehemi në tokët stërgjyshore në Tsiam; (Përkthim i lirë).
Qarkullojnë dhjetëra mendime të ndryshme në lidhje me vendndodhjen e saktë të “Tsiam”, vendit legjendar të kalashëve. Disa mendojnë se ai ndodhet në qytetin Çaga Serai në Afganistanin lindor, disa të tjerë vendodhjen e shohin afër një qendre budiste ‘Jarkhan’ në Ksiniang në përëndim të Kinës, të tjerët e bartin në Tsiam të Tibetit. Ndërsa, Aristidh Kola mendon se vendndodhja burimore e kalashëve është tek lumi i lashtë thesprotas ‘Thiamis’, prej nga rrjedh edhe vetë emri i Çamërisë. ‘Tsiam’ domethënë Çam. Duket se kjo teori e Kolës ka një bazë argumentësh duke filluar së pari nga elementi fetar i kalashëve që është i barasvlershëm me atë pellazg të Dodonës; elementi i zakonor dhe dokësor: flijimet në emër të perëndive, gdhendja e yjeve dhe diejve maqedonas, vallet rrethore, kësulat dhe pelerinat e ngjashme me ato të maqedonasve të lashtë dhe loja e pollos që luhet hipur në kuaj, e cila mendohet se është praktikuar nga ushtarët maqedonas të Lekës së Madh. Këngët e këtyre popullsive janë të njëllojta me këngët e vjetra që i kam dëgjuar në Greqinë Veriperëndimore, thotë Atanasios Lerounis, një vëzhgues i dërguar nga Athina. Por, ky “interesim” i zellshëm grek duket sikur ka një prirje për ta helenizuar gjithçka ka të bëjë me përkatësinë e njëmëndët të kalashëve. Qe shtatë vite me rradhë ‘mësues vullnetarë’ të paguar nga Athina po qëndrojnë në fshatrat kalashe gjoja për ta ngritur mirëqenien e jetesës së kalashëve! Ata përmes ndërtimit të shkollave, ujësjellsve dhe ambulancave po përçapen që kalashave t’ua huajësojnë origjinën pellazge në një origjinë të rrejshme helene.

©Salih Mehmeti
Tetor 2008, Prishtinë


Për çdo pyetje, kritikë, vërejtje apo sugjerim kontaktojeni autorin në: salih.mehmeti@gmail.com

Vulgariteti i meshkujve shqiptarë !

Të gjitha femrave na ka rastisur nëpër rrugë të dëgjojmë komente që ju drejtohen femrave nga meshkujt. Në shumicën e rasteve qëllimi me siguri duhet të jetë komplimenti, por mënyra sesi shprehen, le jashtëzakonisht shumë për të dëshiruar...


Ta honksha parakolpin,, Yyyyyyyyyyyy ça b..., Si qenke mi qafsha plaken..., si i behet me te lene nje here me barre etj, jane shprehje që i degjojmë pothuajse çdo ditë.

Paradoksi qëndron që këto terma e shprehi i drejtohen seksit të bukur, të cilit dëshiron ti japësh një kompliment për ti rrëmbyer vëmendjen apo për të kërkuar interes.



Për të mos folur pastaj, kur fillojnë komentojne me njëri-tjetrin : Po iki të takoj cik dashnoren, e bona ate gocen - Ca the ore?, Ti blej lule per ditelindje ? Pse budalla jam une te dal me lule ne dore !!!

Këto dhe shumë vulgaritete të tjera tregojnë një mungesë të theksuar etike, serioziteti, klasi nga ana e meshkujve shqipëtarë në lidhje me femrat.


Një vajzë preferon më tepër një mashkull që i drejtohet me delikatesë e të turpshëm, përpara atij harbutit.


Nesër të dashur meshkuj, në këtë mënyrë do ti shprehen edhe motrave, kushërirave, apo të dashurave tuaja në rrugë, e me këtë rast i sygjeroj që minimalisht të heqin gishtat nga hunda kur fishkëllejnë...

Elbruna, forumivirtual.com

Thursday, November 5, 2009

Nxënësit: Mësuesit nuk duhet të pranojnë ryshfet

Mësuesit nuk duhet të pranojnë dhurata apo ryshfete me synim rritjen e rezultatit të nxënësve..."



"Mësuesit dhe nxënësit nuk duhet të pranojnë të bëjnë kurse jashtë mësimit kundrejt pagesës me synim rritjen e të ardhurave të mësuesit"...

Duket sikur ky është një urdhër i ardhur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Por, në fakt është një kod etike i hartuar nga vetë nxënësit. Ata kanë marrë situatën në dorë. Duan që mësuesit të jenë së pari model për ta. Në fakt, sipërmarrja e re ka ardhur nga nxënësit e shkollës "Qemal Stafa", të cilët një vit më parë hartuan një kod etike të nxënësit. Tani ata vetë kanë marrë përsipër të hartojnë dhe më tej, të përçojnë këtë kod etike për mësuesit.

Rëndësia e këtij kodi
Shoqëria jonë e ka të domosdoshme etikën e gjithanshme, pasi vetëm kështu ne mund t'i hapim rrugën botës perëndimore. Ditët e fundit mori jetë nisma e një viti më parë nga mësuesit dhe nxënësit e shkollës "Qemal Stafa", për të pasur një kod etike në shkollë. Njohja më kodin e etikës në shkolla të ndryshme të vendit u mbështet nga Fondacioni "Soros". Ky kod është shumë i rëndësishëm për të gjitha shkollat, pasi një institucion arsimor që fal dituri nuk mund të ekzistojë pa pasaportën e tij hyrëse. Kodi etik është një kusht paraprak dhe i domosdoshëm për një shoqëri dinamike, demokratike, që anëtarët e saj të njihen me vlera të caktuara demokratike dhe t'i mbështesin ato. Çdo brez i ri ka nevojë të mësojë vlerat e pjesëmarrjes në proceset demokratike dhe vlerësimin e rregullave që drejtojnë sektorë të ndryshëm të shoqërisë sonë. Ky kod nuk ka si qëllim të vendosë nxënësin në një kornizë për të kufizuar individualitetin, personalitetin dhe karakterin përkatës të tij, por të përcaktojë raportet e nxënësit me të gjithë faktorët që bashkëpunojnë.

Përmbajtja
Disa nga rregullat e projektligjit të nxënësve janë: mësuesit nuk duhet të pranojnë dhurata apo ryshfete me synim rritjen e rezultatit të nxënësve. Mësuesit dhe nxënësit nuk duhet të pranojnë të bëjnë kurse jashtë mësimit kundrejt pagesës me synim rritjen e të ardhurave të mësuesit. Mësuesit duhet të gëzojnë një imazh dhe reputacion të mirë edhe jashtë ambienteve të shkollës. Ata duhet të përfaqësojnë modelin e shembullit për brezin e ri, dhe jo vetëm. Mësuesit duhet të kenë një sjellje të shëndoshë me komunitetin dhe të jenë shembull për komunitetin. Parandalimi i sjelljeve instinktive, kërcënuese të nxënësit. Respektimi i karakterit laik të shkollës, etj.

Qëllimi i kodit
Synimi primar i këtij kodi është sulmimi i atij fenomenit tejet negativ që ne të gjithë e njohim, korrupsionit, vendosja e disa rregullave etike që kanë të bëjnë me sjelljen e nxënësve në orarin mësimor, me marrëdhëniet që ata krijojnë me njëri-tjetrin si edhe marrëdhëniet që krijojnë me mësuesit e tyre; me higjienën personale dhe normat e përgjithshme që kanë të bëjnë me sjelljen e tyre. Rritja e performancës së nxënësve dhe përgjegjshmërisë së tyre për përfitimin e modeleve më të mira të sjelljes, është qëllimi kryesor i këtij kodi. Gjithashtu, duhet theksuar se si objekt i këtij kodi është përcaktimi i rregullave të sjelljes midis nxënësve me njëri-tjetrin dhe binomit mësues-nxënës. Drejtoria e gjimnazit "Qemal Stafa", e ndërgjegjshme për rëndësinë e vendosjes në zbatim të këtij kodi etik, ka hartuar edhe rregulloren e brendshme të shkollës në përputhje me disa nga nenet këtij kodi.




Etika e Nxënësit
Një vit më parë mori rrugë kodi i etikës për nxënësit, çka ishte edhe një fillim i mirë nga vetë gjimnazistët e që ka çuar sot në kërkesën e llogarisë të tyre ndaj mësuesve. Synimi i 'kodit të nxënësve' është vendosja e disa rregullave etike që kanë të bëjnë me sulmimin e fenomenit të korrupsionit të vogël në shkolla, sjelljen e nxënësve në orarin e mësimit, marrëdhëniet që këta të fundit krijojnë me njëri-tjetrin ose me mësuesit, me higjienën e tyre dhe norma të përgjithshme që kanë të bëjnë me sjelljen e tyre. Qëllimi i këtij kodi është të rrisë performancën e nxënësve, përgjegjshmërinë e tyre dhe të përfitimit të modeleve më të mira të sjelljes dhe të nxisë komunikimin e përditshëm. Objekti i këtij kodi është përcaktimi i rregullave të sjelljes midis nxënësve me njëri-tjetrin dhe raportit nxënës-mësues. Duke zbatuar kodin etik, nxënësi arrin të kuptojë së paku ç'është e drejtë apo e gabuar, ç'është e lejueshme dhe çfarë jo në mjedisin shkollor dhe më gjerë.

Aktiviteti
Të gjithë e njohim mirë atë fenomen, i cili dita-ditës po kthehet në një kërcënim për mbarë shoqërinë shqiptare, korrupsionin. Kush më pak e kush më shumë, pak rëndësi ka, ajo që ka rëndësi është përballja me këtë fenomen që na përket të gjithëve. Gjimnazi "Qemal Stafa" ka qenë dhe do të jetë gjithmonë një promotor vlerash që ndihmojnë për mbarëvajtjen e njëpasnjëshme të brezave, prandaj ashtu si çdo herë tjetër ndërmori vitin e kaluar një barrë jo të lehtë mbi shpatulla, e cila lidhej ngushtësisht me hartimin e një kodi etike për mësuesit dhe nxënësit. Edhe pse i vetëm në pikën e nisjes, gjatë rrugës ai tërhoqi pranë vetes edhe shumë prej gjimnazeve të tjera të kryeqytetit, të cilët e përqafuan me shumë përzemërsi nismën e kësaj shkolle. Në përmbyllje të të gjithë asaj veprimtarie sensibilizuese të realizuar plot përkushtim gjatë një viti, tre prej gjimnazeve të kryeqytetit "Qemal Stafa", "Partizani" dhe "Andon Zako Çajupi" në bashkëpunim me Fondacionin 'Soros' realizuan të premten që lamë pas një takim festiv në të cilin u ndanë çmime për nxënësit që me punimet e tyre në letërsi dhe pikturë ndihmuan në përçimin sa më të qartë të këtij mesazhi. Tema për të cilën shkruan ese shumë prej gjimnazistëve të kryeqytetit lidhej me ekzistencën e korrupsionit të vogël nëpër shkolla. Në fakt, duket sikur e gjithë kjo që në fillim kishte si synim të vetëm sensibilizimin e nxënësve dhe mësuesve për t'i thënë 'Jo' korrupsionit, në fund mori ngjyrimet e një kompeticioni të rëndësishëm, për të cilin pati edhe çmime të vlerësueshme. Duke qenë se numri i nxënësve pjesëmarrës ishte shumë i madh dhe niveli i konkurrimit ishte tepër i lartë, drejtuesit e këtij konkursi ishin në mes të një përzgjedhjeje dilematike, por në fund arritën me shumë vështirësi të sillte edhe fituesit e tij. Në mbyllje të takimit, përfaqësuesja e Fondacionit 'Soros' falenderoi në mënyrë të veçantë drejtoreshën e gjimnazit "Qemal Stafa", e cila mesa duket ka dhënë një kontribut të paçmueshëm në realizimin me përpikëri të këtij projekti. Në mbyllje të ceremonisë u shtrua një koktej për mësuesit e nxënësit pjesëmarrës. Kokteji, i zhvilluar nën notat e këndshme të muzikës të realizuar prej DJ-it të ftuar posaçërisht, zgjati rreth një orë. Përfaqësuesit e Fondacionit 'Soros' së bashku me përfaqësuesit e shkollave pjesëmarrëse, patën mundësinë të takoheshin me nxënësit pjesëmarrës duke i inkurajuar ata për të vazhduar më tej, pasi vetëm eksperienca garanton sukses.

Eraldo Rexho, G. Shqiptare

Fitohet apo blihet ?

Shkrimtari i ndjerë Petro Marko, tregonte se në vitet 20' të shekullit të kaluar, kur ai kërkonte punë si mësues në Ministrinë e Arsimit, pranonte se vendi i punës duhej blerë në administratën e paaftë e të korruptuar.

Ky nuk eshte nje shembull per te argumentuar ne menyre sentimentale nje fakt te hidhur personal, familjar apo shoqeror, detaj qe peshon me shume se argumenti historik. Shembujt ne kohe jane te shumte. Nje prej tyre dhe nga me befasuesit, gati 100 vite pas Petro Markos, konkretizohet kur sot shikon neper bashkite kryesore apo dytesore te vendit ose komuna, drejtore drejtorish dhe nepunes te tjere te larte qe mezi dine te hartojne nje plan pune dhe nuk kane njohuri as te hapin kompjuterin e zyres se tyre. Shpesh ata vijne nga nje e kaluar e erret dhe permes pushtetit qe marrin bllokojne procesin e zhvillimit dhe perfshirjes te armates se kualifikuar neper vendet e merituara.

Pyetja qe rendom shtrohet here pas here dhe ne dukje shfaqet naive eshte: Fitohet apo blihet sot nje vend pune?



Brenda pak minutave, ne sistemin me efikas momental te komunikimit "Facebook", nje numer i madh opinionesh shpreheshin se: "Vendi i punes falet...merret me tender...fitohet me leke...sistemi i marrjes se intervistave eshte vendim formal, sepse eshte zgjedhur kohe me pare fituesi, etj."

Parimisht, dikur thuhej se te jesh i suksesshem ne jete duhet jo vetem te jesh i zoti, por edhe te njohesh njerezit e duhur ne kohen e duhur. Dhe nuk eshte gabim. Te gjithe kemi nevoje per dike te na hapi deren, ama duhet te jemi ne ata qe te kalojme pragun. Por ceshtja e mikut eshte bere me e sofistikuar, me pragmatike dhe materiale, duke u konvertuar ne "peshqeshe" dhe kosto te mirefillte financiare. Problemi kryesor eshte mentaliteti qe shoqeron mjedisin ne teresi, i cili ka nje prapavije te ngjashme historike, por tanime eshte ashpersuar dhe ka marre forme hibride e teper te nderlikuar.

Sistemi i farefisnise dhe i miqesise eshte kthyer ne nje zinxhir te hekurt dhe shume te veshtire per tu thyer, duke burgosur keqas shoqerine shqiptare.

Edhe per te bere nje pune te rendomte duhet te gjesh mik ose te investosh "nje kafe". Ky eshte me shume se nje sistem i coroditur, i paskrupullt, i pabese dhe aspak tolerant ndaj meritokracise. Shoqerise sone i nevojiten modele. Per shembull ne shtete te tjera perendimore miqesia mund te funksionoje ne nivelin e rekomandimit, qe do te thote se nje perfaqesues i njohur dhe i besuar i shoqerise, duke e njohur kapacitetin dhe aftesine e punekerkuesit rekomandon edhe pozicionin e tij real te punes. Ndersa tek ne, shkallet e karrieres nuk percaktohen mbi baze aftesie dhe shkollimi, por tendence per tu gjendur i devotshem ne militantizem dhe servilizem.

Pergjate rrjedhes se civilizimit, ne shqiptaret jemi shquar ne planin intelektual, gjuhesor, historik dhe etnik, fakte relevante permes te cilave mund te themi se lidhjet farefisnore dhe miqesore kane qene shume te ngushta. Jane lidhje te lashta shpirterore, admirime reciproke, bashkeperkime, perngjasime e konkordanca, te cilat ne mund t'i integrojme si vlera evropiane te popullit tone. Ka edhe nje problem tjeter. Shpesh ne e konstatojme dhe perpiqemi ta demaskojme realitetin duke e kritikuar ate. Ne fakt nuk eshte e rendesishme venia pas murit e kesaj dukurie qe po parashtrojme, por dimensioni i perspektives per ta orientuar ne nje sistem tjeter filtrimi.

Deri tani, fitimi i punes me kriter aftesine eshte i rralle, ndersa qendrueshmeria per ata qe jane me fat mbetet gjithmone ne rrezikun e fasades se berrylave qe shtyjne pambarimisht njeri-tjetrin. Sic ndodh ne nje referendum, kur populli vendos per nje cikel te ri sistemesh, ne kuadrin e kesaj dukurie nevojitet te behet nje seleksionim themelor i te gjithe administrates sone, e cila duhet te fitoje se pari pavaresine politike nga kredot partiake dhe elementet e saj te zgjidhen nga nje kaste e diferencuar intelektualesh, te cilet ende po qendrojne ne hije dhe po vuajne nga neglizhenca e pushtetit te politikes biznesmene dhe mediatike, qe ka rrembyer cdo gje per vete, duke e kthyer ne monopol.



Themelet e ketij shteti jane tendosur ne armaten e te punesuarve, tek te cilet njohurite dhe cilesite njerezore nuk jane kerkuar, keshtu qe do te vazhdoje te funksionoje e te ekzistoje edhe pas tyre e pas nesh fenomeni i fitimit te punes me mik ose para. As roli i Kasandres dhe as i pozitivistit nuk mund ta ndryshoje kete sistem.



Nga Isidor Koti, Koha Jonë

Rriten me 30% tarifat e shërbimeve në poliklinika e spitale

Rriten shërbimet mjekësore në poliklinika dhe në spitalet e vendit. Nga dita e djeshme ka hyrë në fuqi vendimi i ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili, për rritjen me 30% të tarifave të këtyre shërbimeve.


Tashmë në çdo shërbim mjekësor parësor, të specializuar dhe spital universitar janë të vendosura çmimet e reja për çdo shërbim shëndetësor që ato ofrojnë. Tarifat paguhen në masën 100% nga qytetarët e pasiguruar, ndërsa për të siguruarit pjesa më e madhe e shërbimeve mbulohen në masën 100%, ndërsa për ekzaminimet e shtrenjta ata detyrohen të paguajnë 20% të tarifës së shërbimit.

Shërbimet

Rritja e tarifave ka ardhur për të gjitha shërbimet, duke nisur që nga vizita mjekësore tek mjeku i familjes, që kushton 10 mijë lekë të vjetra. Ndërsa për vizitën mjekësore tek mjeku i specializuar, tek poliklinika qendrore, vizita kushton 15 mijë lekë të vjetra. Gjithashtu, rritje kanë pësuar edhe analizat dhe ekzaminimet e ndryshme që ofrohen jo vetën në poliklinikat e lagjes, por edhe ato në spitale.

Dje

Burime pranë Ministrisë së Shëndetësisë pohojnë se rritja e tarifës së këtyre shërbimeve është bërë për shkak të zbatimit të sistemit të referimit, pasi çdo pacient duhet që të ndjekë hallkat e sistemit shëndetësor për të përfituar një shërbim mjekësor sa më efikas. Ndërkohë që po dje, nga vëzhgimi i gazetës në orët e para të mëngjesit, në disa qendra shëndetësore në Tiranë ka ndodhur kaos për arsye të prerjes së faturave në sportele, ku janë krijuar radhë të gjata me pacientë, të cilët prisnin për të prerë faturën e më pas për të marrë shërbimin shëndetësor. Bluzat e bardha në këto poliklinika shprehen se këto radhë krijohen për shkak se edhe pacientët e siguruar duhet të presin faturë me tarifë zero.



BLERTA MRISHAJ, Standart

Rritet çmimi i energjisë, rriten tarifat e shërbimeve në spitale, rriten e shtohen taksat, rriten çmimet e produkteve të konsumit të gjerë, rritet çmimi i karburantëve, rriten taksat e rregjistrimit në universitete apo akomodimi nëpër godina... vetëm qytetarët e fjetur shqiptarë rrezikojnë seriozisht rritjen...

Dyshime në lidhje me zanafillën e Sida-s

Në vitet e fundit në lidhje me mënyrën e krijimit dhe të formëmarrjes së sëmundjes së Sida-s dhe mënyrës së përhapjes së saj, janë dhënë mendime dhe opinione të reja, të cilat kanë hedhur dyshime të shumta, madje edhe në shumë pikepamje dhe hipoteza shkencore.

Wangari Mathai nje aktiviste, ambientaliste dhe fituese e cmimit Nobel,eshte nje nga ata personalite te cilet kohet e fundit ka hedhur nje ide te re te saje ne lidhje me paraqitjen e semundjes se Sidas qe eshte ne kundershtim te plote me idete dhe hipotezat aktuale.



Ajo deklaron se aktualisht thuhet se semundja e SIDA-s ka ardhur tek njeriu me ane te majmunit, por se une nga ana tjeter kam shume dyshime per disa nga keto lloj hipotezash dhe kjo pasi ne duhet te kujtojme se edhe ne brezat e meparshem kemi jetuar me majmunat dhe kemi patur kontakte me ta.

Une mendoj dhe kam bindjen se virusi Hiv ne fakt eshte prodhuar ne shume prej laboratoreve te vendeve perendimore,dhe kjo me synimin per te pakesuar dhe zhdukur banoret e Afrikes.


Ne fakt kjo hipoteze megjithese nuk eshte vertetuar,ka patur nje sere reagimesh te medha, nderkohe qe jep nje pasqyre te sakte ne mardheniet e Kontinetit Afrikan me vendet Perendimore,dhe se personalitete dhe mendimtare te njohur si Wangari Mathai duke marre parasysh edhe pozicionin qe kane po e perhapin edhe me shume kete Hipoteze.

Duke patur parasysh edhe te kaluaren e Kolonializmit Evropian ne Kontinetin Afrikan,shikohet qarte se te gjitha problemet dhe hallet qe popujt afrikan kane patur kane ardhur nga nderhyrjet dhe pasojat negative te prezences Imprealiste dhe kolonialiste perendimore ne kete kontinet,dhe pervec problemeve qe kane lindur me semundjen e SIDA,problemet e tjera ekonomike dhe politike te ketij kontineti tregojne se ato kane qene te programuara me pare nga perendimi per te rrembyer dhe grabitur pasurite e ketij kontineti dhe per ta mbajtur perhere ate ne prapambetje.

Per kete arsye qe pikepamjet dhe mendimet anti-evropiane dhe Amerikane ne vendet afrikane kane perkrahje te Madhe,dhe ne grupe te medha dhe te ndryshme te shteteve te afrikes shikohen reagime te fuqishme.

Por nga ana tjeter semundja e SIDA duke patur parasysh dhe pasojat dhe anet negative dhe te rrezikshme,ka terhequr me shume vemendjen pikerisht ne kontinetin Afrikan.



Ne baze te statistikave me te fundit te bera nga OKB shikohet se rreth 20 milion persona ne Afrike qe jane prekur nga kjo semundje jetojne ne mes te shkretetires,nderkohe qe kjo shume perben rreth 75% te prekurve me AIDS ne nivel boteror.

Pervec kesaj duhet te shtojme se me shume se 15 milion Afrikan kane humbur jeten e tyre si pasoje e kesaj semundje, nderkohe qe nese prekja me virusin Hiv do te vazhdoje ne kete menyre si eshte aktualisht atehere brezat e rinje dhe te posalindurit rrezikohen seriozisht.

Ne keto kushte dhenia e hipotezave te tilla si e asaje te Wangari Mathai fitueses keniane i Cmimit Nobel per paqen eshte nje reagim natyror.Dhe kjo ne kohen qe duke patur parasysh edhe propagandat miqesore te qeverive perendimore, shikojme se vendet Evropiane dhe SHBA nuk kane hedhur asnje hap serioz ne lidhje me luften e kesaj semundjeje ne Afrike.

Nderkohe qe nje nga kerkesat me te ngutshme te vendeve afrikane vendet e te ciles jane me shume te rrezikuara se cdo vend tjeter,eshte edhe ajo e ilaceve speciale per kete semundje.Por megjithe vendimin e sekretarit te pergjithshem te OKB Kofi Anan ne lidhje me krijimin e fondit special per luften kunder semundjes se SIDA,vendet e fuqishme dhe te pasuara nuk kane dhene asnje ndihme ne kete fushe.

Ne kohen kur sipas deklaratave te zyrtareve te organizates se luftes kunder SIDA,se ne luften kunder kesaj semundje duhen rreth 10 miliard $ ne vit,shikohet se me kalimin e 2 viteve nga krijimi I ketij fondi,akoma nuk eshte plotesuar fondi per vitin e pare.

Nderkohe qe SHBA ne kuader te politikave globaliste dhe nje polare ka patur bashkepunimin me te vogel me OKB ne lidhje me kete ceshtje.

Por me gjithe kalimin e 1 viti nga keto deklarata shikohet se ajo nuk eshte bere akoma realitet. Ne keto kushte duhet te themi se problemet e shumta qe kane popujt e Afrikes si ajo e SIDA zgjidhen vetem me punen dhe bashkepunimin e vet popujve Afrikane.

Explorerunivers.com

Skënderbeu e dinte ku ishte Troja

Risitë e një studimi: lisi (lezha), është Iliosi i Iliadës së Homerit.



Vetëm nga një shqyrtim kaq i shpejtë dhe i shkurtër kuptojmë se:

- Ky person (Skënderbeu) ka pasur një informacion shumë të saktë mbi lashtësinë. Marrja parasysh e faktit të mundësisë së njohjes prej tij të literaturës përkatëse në original na e shuan çudinë pse vjen kaq i mirëinformuar në dije. Kostandinopoja është ajo që frymëzoi dhe furnizoi me literaturë të gjithë fazat e rritjes së Europës së sotme (Oksidentit të Ri).

- Mbajtja dhe përdorimi i simbolikës pellazgjike ka qenë e vetëdijshme nga ana e tij e për pasojë i qëllimshëm gjë që na e bëjnë të qartë edhe pas 300 vjetësh rilindasit tanë me moton “Feja e shqiptarit është Shqiptaria”.

- Në saj të këtij personi Etniteti ynë është i vetmi në botë sot që ka emërtesë fetare, të botëkuptimit pellazg.

Po ndërkohë grishemi të dijmë tjetër çfarë informacioni na ka lënë ky dijetar me emrin Skënderbeu.

Në mars të 2007 një dashamirës dhe njeri me interesa kulturore A.M. na çon në Qytetin e Lezhës për të na treguar një dyshim të tij mbi rrënojat e Kishës ku u mbajt “Besëlidhja e Lezhës”. Ai dyshonte fort se kishte të bënte me portat e Trojës së Lashtë:



Vini re fotot përkatëse: Themelet e kishës nuk ishin aspak themele me gurë bashkëkohor (shek. XV) as të periudhës së perandorisë Romake (si në fig. 2) apo të periudhës helene (shek.V para Krishit) por, të periudhës pellazgjike (para 3 mijë vitesh) ku madhësia e brinjëve të gurëve të gdhendur e kalojnë 1.2 metër, ngjyra e tyre, zbukurimi dhe forma me bazë funksionale, fliste ballasi për një prani të një periudhe zhvillimi ekonomik dhe kulturor brilant. Po kjo në fakt nuk do të thotë se është Troja. Që kështu duhej vazhduar më tej në hulumtim.

Vini re çfarë gjejmë me një rishqyrtim të shpejtë që i bëjmë Iliadës:

a- Numrin e lumenjve, kodrat, malet, majat e tyre dhe grykat e maleve që rrethojnë Ilionin-Ilios, largësinë prej bregut, liqenet dhe qytetet e tjera po aq të zhvilluara sa Ilioni-Ilios etj. na japin një informacion befasues kur krahasojmë pamjet nga Googlearth (internet) të zonës gjeografike të asaj çka ne kemi quajtur diku (lib. Antikiteti, E.Brinja) Zona e Ilirëvë të mirfilltë dhe zonës gjeografike të Trojës së Turqisë ku sot realizohen vizitat turistike.

- Ndërsa në zonën tonë të Ilirve të mirëfilltë (e gjithë ultësira me qëndër Shkodrën e rreth saj) i gjejmë të gjitha, lumenjtë, liqenin, kodrat, malet, arsyen pse Iliosin (Ilionin) e rrahin aq shumë erërat (aq sa sot janë projektuar për tu ndërtuar central prodhimi të energjisë elektrike me erë), distancat nga fusha dhe nga bregu i detit etj.

- Në Turqi, në pikën arkeologjike që është quajtur nga Shlimani dhe pas tij nga e gjithë bota Troja, kemi një fushë pa fund nga të gjitha krahët (veri-Jug-lindje-perëndim) pa male, pa kodra lumenj e liqene, pa erëra etj..

b- Interesante po nga fotot e internetit është fakti se ndërsa nga fotot e Turqisë nuk dallohen në asnjë prej tyre ekzistenca e gurëve pellazgjik në atë të Lezhës sonë edhe padashje gurët pellazgjik bëjnë mu… në foto faqeve të malit e gjetkë.

c- Në bazë të përshkrimeve të ngjarjeve që realizohen brënda një dite (nga këngë të ndryshme të Iliadës) bëmë skemat e lëvizjes, distancave dhe shtrirjeve në terren sipas përshkrimit. Kur u ulëm në terrenin përkatës hapësirat gjeografike me përmbatjen e saj (kodra, lumenj, male, fusha, rëra e bregut dhe distancat midis tyre) puthiteshin gjithë skemat në letër me terrenin real, ku me lëvizjet e individit me kalë por edhe me këmbë nuk ngelej skenë pa u realizuar. Nëse ngjitesh në kala të Lezhës me këtë skemë në dorë nuk ngelet asnjë element gjeografik i pasqyruar në Iliadë pa u gjetur në terren (fushë beteja, pozicionimet etj.) (Nuk dimë në është bërë ndonjëherë një analizë e tillë për “Trojën” e Turqisë?)

d- Vetëm në mënyrë tagenciale të shqyrtimit të emrit Ilios- të vendosur nga Grekët, shekuj më vonë ndodhisë së Trojës, në gjuhën e tyre të njësuar si emri që përfaqson Diellin në kujtim të qytetit Trojan Ilios -Ilion (Ilion vjen shqiptimi nga Iliada e përkthyer dorë pas dore që do të thotë se mund të ketë qenë pikërisht Ilios ose Ilis ose I-lis-os), në bazë të rregullave të linguistikës ku mjafton të kemi të njëjtat bashkëtingëllore dhe kemi të bëjmë me të njëjtën fjalë i bie që Ilios- i greqishtes së re është Lisi i origjinalit që ka mbetur po mes erërave, po mes gurëve pellazgjik, po mes lumenjve që kërkon të tregoj Iliada e fushave e maleve dhe e detit me ranë, etj.

e- Në bazë të rregullit të ndërtimit të qyteteve pellazgjike sipas perëndive (dymbëdhjetë) dhe duke qënë se edhe në Iliadë ndeshim shpesh shprehjen “Troja e Shenjtë, që ka edhe shumë qytete të pasura” duhet të jenë prezent përveç Ilionit-Ilios edhe njëmbëdhjet qëndra të tjera që kanë përbërë qytetet që u përfshinë në këtë luftë.

Po nga Barleti na vijnë dy informacione në funksion të konstatimit të mësipërm. Ky, kur ka dashur të japi pse-në e zhvillimit prej Skënderbeut të Besëlidhjes në Lis është i sinqertë kur pohon se “po përdor hamendësinë e tij” duke thënë “për të shmangur egoizmat midis princërve” dhe ndërkoh na jep shkarazi edhe dy informacione shumë të rëndësishme për arsyetimin e sotëm:

1 -Ky vend (Lisi) kishte qenë i mbushur me statuja të mrekullueshme mermeri të tempujve të shenjtë të qyteteve të lashta. (Vini re, pushtuesi otoman ka zhvilluar një luftë të madhe ndaj zbulimeve arkeologjike tek ne e për pasojë dhe shkatëruese të atyre që kanë qënë mbi sipërfaqe duke kuptuar kështu se vetëdijen e Skënderbeut për identietin tonë ata kanë dashur ta shuajnë me çdo kusht dhe kjo ka vazhduar pastër të realizohet deri në ditët e sotme).

2- Princi i Lisit apo i Lezhës, shumë pak i rëndësishmëm në atë periudhë, i qëndroi në krah për të gjithë kohën Skënderbeut si askush tjetër. Për këtë Barleti nuk jep dot shpjegim por nëse çdo gjë mësipër qëndron nuk ka më gjë të pashpjegueshme. Vetdija e Skënderbeut për beslidhje në atë vend ku dhe u prish qytetërimi europian “në Lis të Trojës duhet të rikthehet Besa e thyer prej një princi që i mori gruan në shtëpi mikut që e bujti” pra, Besëlidja midis Ilirve të Mirfilltë dhe Epirotasve ishte e vetmja forcë e ditës dhe të së ardhmes (Lidhja e Prizrenit).

Dhe vërtet ndërsa lufta e Skënderbeut u krye tek Ilirët e Mirfilltë dhe me ta, përkrenarja e tij dhe emërtesa që përdorte “epirote” i takonte trevës jugore të ilirve, duke njësuar kështu faktin (veriun) me moralin (jugun) pra duke realizuar Besë-Lidhjen në atë që do të përcillet realisht me emërtesën e njësuar “shqiptar” pa ndonjë vendim gjykate apo supremi por me vendim të rregullave që i disponon edhe sot Etno-psikika e këtij populli “Shqiptari për një nder rron”.

Pra në këtë shqyrtim të shkurtër faktet nxjerrin fakte të reja, lidhje dhe ngjarje që fillojnë të flasin në vazhdimësi.

Megjithatë, Ne nuk bëjmë pjesë tek ai grupim që edhe me kaq shumë argumente siç është ai gjeografik (nga më kryesorët) apo toponimia (edhe kjo shumë e rëndësishme) të nxjerrim menjëherë përfundimin se duhet të kemi të bëjmë me Trojën e vërtetë. Jo, dhe kjo për faktin se mund të gjendet edhe një vend tjetër në këtë Mesdhe që të ketë karakteristikat gjeografike dhe toponimike që plotësojnë kërkesat e të qenurit Trojë.

Por, për arsyen se një ndodhi (produkt- social) para se të ndodhi në një terren gjeografik, me një toponimi të caktuar ka domosdoshmëri nevojën e ekzistencën së arsyes psikike pse duhet të ndodhi pra, ka nevojën e ekzistencës së subjektit, njeri-shoqëri që mbart një psikologji të aftë për të prodhuar një ngjarje të tillë, e bash për këtë arsye ne mund të themi me gojën plot "Po".

-”Jemi të gatshëm në një simpozium shkencor të tregojmë se Troja ka qënë Treva që përfshin “Qëndra e Ilirëve të Mirfilltë” dhe Ilioni është pikërisht Lisi. Jemi të gatshëm të tregojmë se si ky etnitet:

Është i aftë të prodhojë këtë ngjarje, ta trajtojë në zhvillim me një psikikë të një botkuptimi krejtësisht të lashtë dhe krejtësisht të njëjtë me atë të Iliadës dhe të na tregojë edhe sot e gjithë ditën me po ata rapsodë që në mijra vargje e tregojnë ngjarjen:

- me të njëjtën teknikë të ndërtimit të vargut,

-me të njëjtën metodikë të shikimit të ngjarjes dhe të personazheve dhe marrëdhënjeve midis tyre,

- me të njëjtën psikikë të arsyetimit të vullneteve që bëjnë fakt ngjarjen, gjë e cila është kaq e pranishme në Iliadë.

Prandaj dhe një prej dijetarëve më të mëdhenj të huaj që ka jetuar në këtë trevë dhe jo ka kaluar rastësisht me kalë si tregëtar (si shumë emra të huaj që merren për bazë me superlative në vleresim), Fabian Barkata (fillim shek. XX), duke dalë nga rrasa e françeskanit dhe duke veshur atë të shkencëtarit ka bërë këtë cilësimin për këtë trevë: - “popullsi e paprishur” duke shkuar më tej në profetizim: “këtu do të vij në një ditë dhe do të ulen dijetarët dhe fillozofët e botës për të nxënë dhe për të thënë”.

U desh të kalojnë edhe 100 vjet që Petro Zheji me anë të shkencave të sakta të tregojë përmbajtjen hyjnore të fjalës në gjuhën shqipe (rrahja drejt qëndrës) dhe Niko Stillo me anë të shqipes së vjetër të zbërthejë në mënyrë të njëpasnjëshme të gjitha shkrimet parahelene dhe para romake duke treguar se janë vetëm në këtë gjuhë të parë që tregon dhe Petro Zheji.

Dhe kështu bëhen të pranishme dy fronte:

a- Frontin e parë vjen nga Informcioni i plotë shkencor mbi “Etnokulturën, Arkeologjinë dhe Historiografinë e pathënë” nga Studjues që vijnë nga jashtë akademisë si Dhimitër Pilika, Petro Zheji, Niko Stillo, etj. prej të cilëve marim një panorama të plotë të asaj që quhet sot “shqiptar” me të gjithë përgjigjet e pse-ve dhe si-ve që ngrihen rreth tij duke mos lënë jashtë shpjegimit asnjë linjë të fenomenit social të shprehur kjo në histori, linguistikë, arkeologji, etnokulturë (veshje, kanune, kënge, valle). Të gjitha këto në një harmoni të pacënueshme marrin kuptimin për të cilat ekzistojnë.


b- Fronit i dytë përbëhet nga tre Akademi Shkencash:

1- Akademia e Shkencave e Shqipërisë

2- Akademia e Beogradit (e varur nga Moska).

3- Akademia e Athinës (e varur nga Moska nëpërmjet Patriarkanës, Ministria e Arsimit ka qenë sëbashku me atë të Kishës Ortodokse, një aplikim ky i po atij mësimi që ne Bizantinët jua dhamë sllavëve duke bërë një shtetin me fenë).

Të treja këto Akademi kanë punuar për rreth 200 vjet në një linjë mendimi “zhdukjen e identitetit apo vetëdijes të të qënurit shqiptar”.

Dhe ja se si është realizuar:

1- Akademia e Aleks Budës ka hedhur themelet e një metodike të tillë:

- Gjithë mendimi që do të quhet shkencor duhet të vijë si rezultat i vjeljes së informacionit të ardhur nga shkollat e huaja që për kohën kur u formuan (shumë kohë pas Bizantit) dhe në funksion të etniteteve të tyre nuk ka pas shans të kishin një informacion me vlerë për ne. Dhe kështu sot ndeshesh masivisht me shprehjen “a ka thënë gjë bota për aksent “gjë”?, ska thën gjë? atëhere nuk ekziston “gjëja” “– kjo është motoja e punës së gjithë shtjellimeve të Akademisë së A. Budës duke mos u marrë asnjëherë me analizën e fenomenit që e ka krijuar “gjënë”. Kush e ka bërë këtë ka pësuar pak a shumë fatin e të madhit Dhimitër Pilika. Duke mos i lënë kështu rrugë të lirë asnjëherë mendimit shkecor që sigurisht ka lindur gjatë gjithë kohës ndërmjet studjuesve edhe të instituteve të Shqipërisë. Ndërsa për ata që kanë hulumtuar bibliotekat e shkollave të huaja (Gjermani, Francë) i dëgjon të të mburren se kanë lexuar për x- kohë y – libra, faqe për faqe, dhe ndërkoh asnjëhere nuk të thonë cili është mendimi i tyre konkretisht mbi çfarë kanë lexuar dhe jo të të përsërisin konkluzione të të tjerëve.

- Me orientimet e brezave të historianëve apo arkeologëve e gjuhëtarëve tek intelektet mesatarë ose nën mesatare (nuk ka qen kurrë kusht që një student i historisë duhet të kishte matematikën 10 e kundërta po). Por në historinë e njerëzimit të gjith ata që kanë dhënë në shkencat shoqërore kanë ardhur nga shkencat e sakta.

- Mosmësimi i gjuhëve të vdekura nga këta student (të greqishtes së lashtë, të latinishtes, të osmanllishtes apo të njohjes së kulturës së lashtë në përgjithsi, mitologjisë në veçanti) ka qenë mjaft rezultativ. Dhe sot gjen rëndom arkeolog të vjetër apo të rinj që pispillosen sikur çfarë dinë se kanë lexuar biblioteka të tëra të Gjermanisë apo Francës por që në fakt jo vetëm nuk dinë të lexojnë shkrime të lashta që rëndomtë i gjen kësaj treve por dhe më të thjeshtën akoma nuk dinë as të dallojnë gërmat kur i gjejnë nëse janë latine apo greke parahelene. Për njohje të toponimive mitologjike që mbart kjo trevë pa fund, as që ja kanë idenë nëse ekzistojnë. T’u kërkosh të bëjnë psikanalizën e argumentit mbi objekte arkeologjike për të gjetur nivelin ekonomiko- kulturor dhe politik që ka prodhuar, as që bëhet fjalë fare.

Këta janë shkencëtarët që prodhoi shkolla e Aleks Budës.

- Po mbrapa nuk ngelet as gjuhësia që ka ngelur tek emri i Eqerem Çabeit. Për këtë të fundit me numrin e madh të librave që ka prodhuar është ngritur një mur (kaq i madh sa ai Kinez do t’ia kishte zilinë) për të mos parë kurrë më tutje apo për të bërë shkencë. E ka thënë Çabei dhe është vënë vula, po sju referove Çabeit ske bërë gjë dhe kur hapim Çabein ç’të shikojmë?

Përsjatje pa fund për të gjetur ngjashmëri të fjalëve të shqipes tek sllavet, gjermanet e me radhë, pa asnjë lloj analize shkak–pasoj në drejtimin morfologjik e fonetik apo futje në psikikën e fenomenit që transmetohet si prejardhje gjuhësore. Çfarë është kjo?

Së pari shkencë është një metodikë pune në huluntim që kur ne studjuesit i referohemi atij që e ka zhvilluar mundemi ta aplikojmë dhe vetë me sukses.

Kështu mbasi përvetësojmë aparatin shkencor të Niko Stillos mundemi ta aplikojmë vet analizën e një pasqyre etruske pa ju referuar më Stillos dhe të marrim rezultatin që përmbajtja e figurës të përputhet me atë të shkrimit.

Ose kur përvetësojmë metodikën e Petro Zhejit mundemi që edhe vet ta aplikojmë tek rrënjët e fjalëve shqip duke zëvëndësuar simbolikën përkatëse në funksion të grupimit semantik dhe marrëdhënjen matematikore në përmbajtjen e simbolit sipas nocioneve të fizikës moderne duke përftuar kështu vet rezultatet për të cilat na ka treguar Petro Zheji.

E ndërkoh rrugën e prejardhjes indoeuropiane të shqipes, e kërkuar aq shumë nga Çabej, shkencat e sakta aplikative siç është ajo e genetikës e ka hedhur poshtë duke treguar që rrugëtimi i Njeriut e për pasojë edhe i Fjalës ka trajektoren Etiopi-Europ-Indi dhe jo Indi-Europ. Petro Zheji pa pasur nevoj fare për këtë zbulim të genetikës e ka zgjidhur përfundimisht duke shkuar më tej si askush përgjatë 3000 mijë viteve histori të mendimit shkencor njerëzor. Duke hyrë në përmbatjen e formatuar matematikisht të informacionit brënda fjalës ai ka zgjidhur të gjitha llojet e problemeve që kanë të bëjnë me të gjitha lëmet e dijës (dhe jo më të linguistikës) por që sigurisht i takojnë të ardhmes së mendimit shkencor botëror.

2- Akademia e Beogradit ka një investim të panumurt produktesh “shkencore” në funksion të humbjes së gjithshkaje që ka lidhje me identitetin shqiptar. Shikoni bibliografinë e Shmidit. (nuk vlen të zgjatemi më tej pasi çdo gjë është e kuptueshme)

3- Akademia e Athinës, duke filluar nga fakti se sot që në shkollat 8-vjeçare, ora e lëndës së mësimit të antikitetit e planifikuar, shmanget dhe zakonisht nuk bëhet, deri tek puna shumë-planëshe për krijimin e intelektit të ri shkencor të orjentuar drejt humbjes së plotë të gjuhës arvanitase dhe të kulturës së tyre si e vetmja pikë kontakti e Greqisë së sotme me atë për të cilën e njeh bota si Greqia Antike. Sot produktet shkencore në drejtim të historisë së Antikitetit është pothuaj nul në një kohë që 100 vite përpara libri i Antikietit po nga Universiteti i Athinës (e përgatitur prej 17 profesorave të kulturave të ndryshme antike) ka vlerën dhe nivelin për tu përdorur sukseshëm edhe sot për të gjitha nivelet e shkollave të botës. Pse kjo ecje kaq shumë mbrapa në Athinë? Fakti i të qënurit nën të njëjtën Ministri me Kishën dhe ajo e Arsimit e shpjegon më së miri këtë fenomen.

Kështu fillon dhe merr kuptim politika e asimilimit dhe ndryshimit të emrave për një vizë, të dhënjes së pensioneve në zonën e veriut të Epirit Klasik (tek brirët e Dhia Amalteas), të keqadministrimit ekonomik nga klasa politike shqiptare, të shpërdorimit të pronës, të prishjes të sistemit të drejtësisë etj.

Fillojnë dhe marrin kuptim pse një shqiptar i thjesht jashtë vëndit të tij me punë të rëndomtë bëhet i aftë ekonomikisht të disponojë disa shtëpi në pronësi të vet, një në Greqi, një në fshat në Shqipëri, një në Tiranë e ndërkohë del i paaftë këtu në Shqipëri.

A duhet të asimilohemi dhe të harrojmë identitetin apo duhet të bëjmë të kundërtën? Shqiptarët e thjeshtë jashtë politikës e kanë dhënë përgjigjen e tyre “o sa mirë me ken Shqiptar”.



E pikërisht këta shqiptar që ndjehen “mirë me ken shqiptar” pagujnë e nderojnë me çmime dhe tituj,

dy palë Subjektesh:

1- Shkencën

- Marrë shkas prej shkrimit të fundit “Ekzemplar i panjohur i 1493… në Budapest-Milosao”, emrave të përmendur këtu me titujt përkatës shkencor si z. Kasëm Biçoku, z. Kristo Frashëri, z. Aurel Plasari, z. Pëllum Xhufi, z. Kolec Topalli, z. Ardian Marrashi, z. Musa Ahmeti, znj. Etleva Lala etj. ju drejtojmë këtë pyetje:

- Po, vet Skenderbeun a dini me e lexu?

Tek ju shikojmë që shpenzoni kaq kohë dhe mund midis veprave e bibliotekave e filigrameve e tabulare etj. e me rradhë pse nuk provoni të lexoni vet Skenderbeun e Kastriotëve, nëpërmjet vet fjalës, mendimit dhe veprës së tij siç janë Përkrenarja dhe Lidhja e Lezhës? Ju po mendoni se ky Skenderbe, që po sjell tash e 500 vjet dhimbje koke në mendimin shkencor, se ka ditë se si do të shkruanim ne sot nëpër libra e gazeta? Që këtu fillon andikapi i mendimit të sotëm. Por vjen koha dhe vëndi (dhe kjo është mëse e sigurtë) që gjithkush pro dhe kundra këtij shkrimi do ta shijojnë këtë të vërtet.

Ne ju ftojmë në simpozium, ndërkoh kemi dekata që ju paguajmë, hapni dyert e shkencës zyrtare dhe të shtjellojmë denjësisht atë çka taksapaguesi shqiptar ka vite që pret me e ndigju.

2-Shtetin

Presidentët aktual të shqiptarve z. Topi dhe Z. Sejdi,

Siç del dhe në këtë shkrim (koncentrat punimi) figura jonë kombëtare, vetëdija mbi identetin tonë fillon me fallsifikimin e Përkrenares, e, është në detyrën tuaj ti kërkoni Muzeut të Historisë së Njeriut të Vjenës, të nxjerri në dritë Përkrenaren e vërtet të Heroit tonë Kombëtar dhe në vazhdim po të detyrës suaj të rikrijoni këtë simbol sipas atij original me “Dhian Amaltea- bririn e thyer” ndër stemat apo objektet e ndryshme të nderimit të tij.

E, në vazhdim të mbahet qëndrim ndaj politikës qoftë nëpërmjet individëve qoftë nëpërmjet vijës politike të aplikuar konkretisht për ta vënë klasën politike përballë popullit të vet.

Përshembull, Ben Blushi, ka të drejtën e perëndisë të ketë mendimin e tij për nivelin e ulët të ndjesis së Etnitetit shqiptar që sipas tij “admirojnë hajdut e njërëz perves” por nuk mund të jetë më ai një ligjvënës për këta shqiptar pasi para se ti japësh dikujt dashuri duhet ta duash. E nderkoh tek gazetari Filip Çakuli shikojme rastin se si kur e do kete popull dhe kete vend s’ka rendesi ne je apo jo shqiptar behesh i vlefshem si askush ne impkatin pozitiv qe sjell.

Kjo vlen edhe për ju zotërinj President. Çfarë i keni dhënë deri mëtash kombit tuaj? Kjo është ajo që juve duhet të inicioni duke filluar nga vetja juaj ndër klasat politike të dy pjesëve aktuale shqipfolëse.

Ne e kemi kodin tonë genetik “Shqiptari për një nder rron”.

Klasa politike, sa i ka dhënë kombit të vet me qen i nderuar?

Nëse jo thjesht me libra e mendime por me vepra , duke qenë i nëpërkëmbur, i varfër ekonomikisht (në vendin më të pasur të botës), me korrupsion të pa fre ( në vendin ku për një nder baba vret fëmin e vet) do të thotë që kjo klasë ka punuar kundër popullit të tij.

Ky kod i ka mbi 10 mijë vjet që veçse jep rezultat e që do të thot nuk mund të shkelet. Dy herë në historinë e re të kombit tonë, Skënderbeu në Mesjetë dhe Rilindasit në shekullin e XIX kur ju referuan Etnitetit bënë çudinë, Skënderbeu atë që tash e dimë ndërsa Rilindasit sollën pavarsinë pa pushkë.

Neve na takon të mbyllim fazën e fundit të Rilindjes Kombëtare për të hapur fazën e Rilindjes Botërore që do të thotë “Brezi i shtatë Pellazgjik”.

Mbylljen e brezit të gjashtë e realizon shkolla e Niko Stillos duke na dhënë iluminimin e plotë të asaj që quhet Mitologji e Lashtë si Historia e Njerëzimit.

Brezi i shtatë pellazgjik fillon me shkollën e Petro Zhejit, ku burimi i plotë i dijes do të jetë së pari informacioni i dhënë brënda fjalës (Fjala ishte e para…), ndërsa realiteti fizik apo psikik është thjesht vërtetimi i këtij informacioni.

Shënim: Mirëkuptojmë të gjithë shtresën e akademikëve, që për arsye të mungesës së informacionit mbi trajtimin e Mitologjisë së Lashtë si shpjegim shkencor i ekzistencës, nuk munden të jenë në të njëjtën linjë me mendimin tonë. Por ndërkohë i ftojmë të gjithë ata që janë të gatshëm ta marrin këtë informacion t’ju japim ndihmesën e nevojshme nëse e dëshirojnë (në fakt është një shkollë e tërë tashmë kur mendon të gjitha elementët përbërës që të duhen për ta përftuar). E, ndërkohë ndaj reagimeve negative që vijnë në forma të ndryshme nga ata që janë mësuar të quhen kopetent të fushës apo që bëjnë kopetentin vetëm pse bëjnë pjesë në klasën politike nuk ka më vend për mirëkutim por për gjykim.

(vijon...)

G. Ndryshe

Wednesday, November 4, 2009

Historia e vërtetë: Pse u ndalua Marijuana?

Marijuana (spanjisht), ose cannabis (latinisht), hemp (anglisht) apo hashash (shqip) është një palnet që mund ta quajmë të mrekulleshëm, dhe ka një histori të gjatë, po aq sa njerëzimi.

E vetmja bime qe mund te kultivohet qe nga Skandinavia ne Ekuator,ka shume veti kurative, rritet shpejt, kushton pak per tu mbajtur dhe ben nje vaj te cilesise se larte.

Ka furnizuar per mijra vjete qyteterumet me te lashta duke dhene 80% te letres, tekstile dhe lende djegese.

Pastaj çfare ndodhi?

Ndodhi qe ne ate periudhe industria filloj te kalonte me ritme te shpejta agrikulturen, dhe me kete parakalim cannabis ishte viktima e pare.

Grupet e reja industriale amerikane qe po lindnin sidomos mbi shfrytezimim e naftes per prodhimin e energjise si (Standard Oil - Rockefeller), dhe ato qe shfrytezonin pyjet per letren (editore Hearst), dhe ato per prodhimin e firave artificiale per veshjet (Dupon) - pra te gjithe sektore ku keto firma kishin investuar sasi te medha paraje.

Por kishin secila perballe kopshtitit te tyre kete konkurrues te fuqishem, keshtu mblodhen forcat per te formuar nje aleance te mjaftueshme per ta mundur.

E vetmja zgjidhje per ti prere kembet ketij kolosi sepse ishte i perhapur ne te gjithe boten ishte....

(Aq sa ne Shqiperi e perdornin edhe si bime zbukurimi, e jo vetem kurative, pyesni gjyshen tuaj dhe ka per t'iu treguar per çajin qe benin me marijuane kunder dhimjeve te barkut, çudi tani po e perdoret edhe ne mjekesi !!!)



ILEGALITETI

Filon keshtu opracioni mediatik per ta demonizuar, shpejt dhe me efiaksitet ("Droga e djallit) dhe ne saje te gazetave te
Hearst (eshte personazhi i famshem i Citizen Kane/Pushteti i katert i O. Wells), i cili kishte nje gazete te madhe ne çdo qytet te Amerikes.

I ndjeshem ndaj parase dhe ne kerkim te nje teme per te fituar popullaritet, Hollywood u lidh menjehere me kete manover
duke dhene kontributin e tij per ti vene vulen perfundimtare ketj produkti.

Filmi "Marijuana": vrasese e rinise - nje thithje, nje feste, nje tragjedi.

Denimi moral udhetonte shpejt, nuk ekzistonte kunderinformacioni dhe per te bere nje ligj qe e ndalonte ne kete klime ishte shume e thjeshte.

Edhe sepse 3/4 e senatoreve qe miratuan ligin e famshem "Marijuana Tax Act" ne 1937, akoma ne fuqi, nuk e dinin qe marijuana dhe cannabis ishin e njejta gje: ishte ai gjeniu Hearst qe futi emrin e ri per te çoroditur njerezit.

Mendime mbi kanabisin

"Sa vrasje, vetevrasje, vjedhje, agresione kriminale, grabitje, shqyerje e xheste maniakale provokon çdo vit, sidomos
mes te rinjeve, mund ta imagjinoni vete... askush nuk e di,kur te vene nje cigare marijuane ne buze, do te behesh nje udhetar i hareshem muzikore, nje i çmendur delirant, nje filozof i qete apo nje vrases... "

HARRY J ANSLINGER . Commissioner of the US Bureau of Narcotics 1930-1962

Fakti eshte se duke nisur nga ai momenet Dupont mbyti tregun me fibrat e tij sintetike (nylon, teflon, lycra, kevlar, emra te degjuar per te gjithe ne, kush nuk ka veshur nje bluze najloni ? jane te gjithe marka origjinale Dupont)

Tregu i makinave po drejtohej perfundimisht drejt perdorimit te benzines (madje edhe sot ne Amerike nuk ezoistojne makinat me nafte!!! vetem keto vitet e fundit po flitet me rritjen e benzines) por motori i pare i ndertUar nga Diesel ishte me karurant vegjetal.

Hearst nderkohe po fillonte shkaterrimin e pyjeve ne menyre sistematike ne Ameriken e Jugut dhe nga kjo lende druri nxorri ne pak kohe aq leter se te çonte drejt falimentimit kokurruesit
Korrit te ketyre njerezve "te mire" u shtohej edhe ai i prodhueseve te cigareve (emrat i dini, lexo paketen) te cilet donin te mbushnin kete boshllek me nje produkt tjeter 100 here me te demshem sesa cannabis.

Multinacionalet e sotme ato qe influencojne qeverite, nuk jane gje tjeter veçse pasaardhesit direkt te asaj aleance historike qe lindi ne vitet '30 midis familjeve industriale.

Si produkt tekstil, cannabis eshte 4 here me i bute se pambuku, 4 here me i ngrohte, 3 here me shume rezistent dhe veshjet rrojne me shume, ka cilesi injifuge, pra nuk ka nevoje per pesticide qe te kultivohet (pyesni fshataret e Lazaratit).

Si karburant kushton sa 1/5 e naftes se sotme me te njejtin rendiment dhe nuk ndot ambientin.

Dhe persa i perket letres kushtin sa 1/10.

Kemi bere biznesin e shekullit.

Sala kur erdhi ne qeveri ne 1992 tha "Fshatari le te kultivoje produktin qe kane me shume fitim, dhe qe atehere plasi mbjellja ne Shqiperi veçse me vone e kapen nga veshet dhe sot edhe ne Shqiperi eshte e ndaluar"

Me gjithe perdorimet qe ka si beme cannabis (edhe ne mjeksi) pse te mos lejohet prodhimi, keshtu ndihmojme me te vertete ekonomine e fshatit dhe luftojme kontrabanden sepse cannabis do te jete e lire dhe askush nuk do te merret më me kontrabande.

Aurel Muçaj, Exporerunivers.com

Video në YT: http://www.youtube.com/watch?v=OjsToepey0c

http://www.youtube.com/watch?v=evCAz9NqsYo

E gabuar vizita e Metës në Serbi

Përballja Prishtinë- Beograd në Hagë, Majko: E gabuar vizita e Metës në Serbi.

Nje maredhenie pozitive Shqiperi-Serbi, nuk do te ishte pozitive per Kosoven, kur ne 1 dhjetor Prishtina dhe Beogradi perballen ne Gjykaten e Hages.

Ky eshte komenti i ish-kryeministrit Pandeli Majko, i bere te henen ne mbremje ne emisionin “Kontrast” te gazetarit Pandi Gjata ne ALSAT. Majko thote se nje vizite e paralajmeruar ministrit te Jashtem shqiptar Ilir Meta ne Beograd do te ishte e gabuar, pasi do te riste prepotencen e Serbise ndaj Kosoves. Ai thekson se tashme Shqiperia duhet te kete ne tryeze me palen serbe, çeshtjen e Presheves dhe se eshte optimist qe Tirana dhe Prishtina do te luajne se bashku lojen e muguar ne rajon.

Pandeli Majko


“Duke qenë se Kosova, Prishtina zyrtare, do të ketë një ballafaqim shumë shpejt me kundërshtarin e vet historik dhe jo vetëm të sajin, por të shqiptarëve, që është Beogradi zyrtar në gjykatën e Hagës, një tejkalim në sensin pozitiv të marrëdhënieve shqiptaro-serbe në linjën Tiranë zyrtare- Beograd zyrtar, realisht nuk do të ishte shumë pozitiv. Mendoj se lëvizjet tektonike që ka ndodhur në historinë e Ballkanit tanimë e kanë bërë Serbinë një shtet pa det dhe një shtet jo fqinjë me Shqipërinë zyrtare. Kështu që në këtë llogjikë mendoj se duke patur fqinjë me rëndësi strategjike më të madhe se sa Serbia, siç është Kosova zyrtare, nuk është shumë adekuate nga Tirana zyrtare që të ngrejë një urë lojtarësh kyç apo marrëdhëniesh specifike qoftë kjo dhe të lëvizjes së lirë me Beogradin zyrtar. Mendoj se vizita e paralajmëruar e zotit Meta në Beograd, shumë miqësisht do të thoja se do të ishte një vizitë e gabuar, në vendin e gabuar, për arsye të gabuara pikërisht tani që Kosova dhe Prishtina zyrtare do të ballafaqohet me kundërshtarin e saj zyrtar në gjykatën e Hagës.

E përsëris, miku jonë më i rëndësishëm dhe kyç në rajon për arsye shumë të kuptueshme dhe të dukshme nuk është Beogradi zyrtar, por Prishtina zyrtare.

Me të ne kemi filluar dhe shumë shpejt do të luajmë një rol specifik përsa i përket orientimit të politikave tona rajonale dhe më gjerë dhe mendoj do të jemi një dyshe shumë e mirë për të bërë lojën që duhet ta bëjmë, lojën e munguar deri më sot, ajo që quhet lojë e faktorit shqiptar në rajonin e Ballkanit" tha Majko.

Shqipëria ka çështjen e Preshevës

Presheva


"Presheva duhet të hidhet në tavolinën e bisedimeve për arsyen më të thjeshtë, se tani Kosova ka kufijtë e vet. Ajo që ne duhet të ndajmë me lojtarin serb në fushën e diplomacisë nuk është Kosova, por është Presheva" tha Majko.

TV Alsat