Tuesday, November 24, 2009

"I denoncoja ato që shihja, por nuk mora asnjëherë përgjigje"

Kam punuar në administratë dy vjet e gjysmë, nga 2006 deri në mesin e 2008-ës. Ajo që më bënte përherë përshtypje ishte fakti që në kontratat për tenderët zgjidheshin gjithmonë ato që ofronin më shumë, kurse ata që kishin oferta të ulëta dhe që i leverdisnin buxhetit të shtetit, për çudi, kishin gjithmonë "diçka mangët në dokumentacione"(!) dhe skualifikoheshin.


Fillimisht kam tentuar të lajmëroja zyrtarë të lartë në kryeministri edhe vetë kryeministrin me SMS në celular, për këtë problem, por nuk merrja ndonjëherë përgjigje. Njëherë një miku, im të cilit i ankohesha në kafe më tha: "Dëgjo, mos u bëj budalla. Ti thjesht u jep atyre një informacion të cilin ata e shfrytëzojnë për të marrë ndonjë llokmë për vete". Nuk e di nëse ishte e vërtetë, por ashtu dukej.



Që informacioni im përdorej që shefat lart t'u bënin pak presion shefave poshtë dhe të futeshin edhe ata në valle, pra, të merrnin pjesë nga ajo që i faturonin tepër shtetit. Me daljen e lotarisë amerikane, kam shpëtuar prej asaj strofke hajdutësh.


Tani që i analizoj gjërat ftohtë them se është shumë e vështirë të shërosh shtetin shqiptar nga korrupsioni. Njerëzit aty janë të babëzitur dhe nuk ngopen kurrë. Edhe projektet që përzgjidhen nga qeveria me sa duket nuk janë rastësisht ato që kërkojnë buxhete të mëdha.


P.sh., kishte edhe projekte paralele për rrugën Durrës-Kukës, me të cilat popullit do t'i kurseheshin goxha lekë dhe rruga do të bëhej. Por duheshin shuma miliardësh, sepse të tilla duhet të ishin dhe përfitimet e lobuesve dhe ndërmjetësve të shumtë politikë e teknikë që kjo vepër ka pasur.


Disa ditë më parë pashë sërish në sajtin e qeverisë në internet që kishte një projekt për të lidhur Tiranën me Elbasanin, ku parashikoheshin kosto të llahtarshme për një vend të varfër si yni. Ndërkohë që për këtë segment ka një projekt tjetër që kushton shumë më pak. Atëherë, pse zgjidhet i shtrenjti??


Pse hyjmë në borxhe si vend, që të paguajmë një projekt që nuk është rentabël ekonomikisht?


Me sa duket nevojat e disave kërkojnë këto rrugë me kosto të larta, ndoshta sepse aty 10 përqindëshi i "argitave" nëpër administratë është shumë më i lartë se në një vepër me parametra normale dhe të përshtatshme për ekonominë e brishtë shqiptare.


Letër e nënshkruar A.R. / lexues Florida, SHBA, Shekulli

ADN-ja shqiptare : Më e vjetra në Ballkan

Rrënjët e shqiptarëve !



Të dhënat gjenetike të shqiptarëve dhe hipotezat e ngritura mbi to, janë një nga mundësitë që mund të na tregojnë prejardhjen. Me gjithë dyshueshmërinë mbi to dhe faktin se asnjëherë nuk bëhet fjalë për të dhëna të padiskutueshme, por të shoqëruara me teori historike, ato bëhen pjesë e një mozaiku që mund të na afrojë më shumë me të vërtetën, me gjithë relativitetin e kësaj të fundit.


Albana Rexhepi, PHD në gjenetikë molekulare në Universitetin e Zyrihut dhe Anila Babameto profesore e gjenetikës në Universitetin e Tiranës, flasin mbi hamendësimet e hedhura pas studimit të mutacionit Δ(Delta)F508. Çfarë është ky mutacion? Çfarë tregon ai mbi prejardhjen e shqiptarëve dhe a mund të konsiderohen të dhënat që dalin prej tij si prova të mjaftueshme? Sakaq, arkeologu Neritan Ceka tregon mbi mbështetjen historike dhe antropologjike të hipotezave që lindin nga studimi në fjalë.


Fakti që shqiptarët janë më të prirur se fqinjët për t’u sëmurur me fibrozë cistike ka hedhur hipotezën se kombi ynë ka një prejardhje neolitike, shumë herë më të lashtë se ballkanasit dhe mesdhetarët e tjerë me përjashtim baskët. Studimet që janë kryer, prej vitit 1992, tregojnë se popullsia shqiptare ka shpeshtësi shumë të lartë të mutacionit gjenetik ΔF508, çka ka hedhur hipotezën se shqiptarët kanë emigruar në Evropën Jugore më shpejt se të gjitha kombet e tjera, përfshi edhe grekët e latinët.

Sipas Prof. Anila Babameto, gjenetiste në Universitetin e Tiranës dhe QSUT, ky studim tregon “origjinën tonë autoktone. Që popullata të këtilla (shqiptare) kanë ardhur shumë shpejt, shekuj e shekuj më parë, nëpërmjet Kaukazit, në Evropën Veriore e më pas në atë Jugore. Ndërsa vendet e tjera që e kanë këtë frekuencë më të ulët (të mutacionit) tregon që kanë emigruar më vonë”.

Sakaq, krahas kësaj hipoteze, prof. Babameto shprehet se është hedhur edhe një hipotezë tjetër, sipas së cilës, një mutacion i ndodhur shumë shekuj më parë është kultivuar dhe është ruajtur prej shekujsh dhe të ketë një frekuencë kaq të lartë, për shkak të izolimit që kanë zgjedhur paraardhësit tanë.

Albana Rexhepi, PHD në gjenetikën molekulare në Universitetin e Zyrihut, mendon se ky studim ka një problem. Sipas saj, “leximi i sekuencës jep informacion mbi gjenin, ndërsa frekuenca e alelit na informon se ç'pjesë e popullatës e mbart atë dhe ç'pjesë e popullatës do të sëmurët prej saj: ky informacion është i pamjaftueshëm për të konkluduar mbi origjinën e alelit. Dhe, aq me pak për origjinën e shqiptarëve”.

Ndërkohë, që për sa i përket teorisë së dytë, ajo i referohet një studimi të kryer, në vitin 1994, që tregon mbi lashtësinë e këtij aleli. Studimi ka treguar se mutacioni gjenetik ΔF508 e ka origjinën në epokën e paleolitit, rreth 52 mijë vjet më parë dhe në Evropë vetëm baskët dhe shqiptarët kanë një mutacion të tillë, në rajonin jugor.

“Ky efekt mund të këtë qenë edhe shkaku përse shqiptarët, ashtu si baskët, kanë një përqindje kaq të lartë të FC508. Por, jo vetëm; edhe izolimi i tyre historik e kulturor mund të ketë favorizuar këtë proces”, – shprehet PHD Rexhepi.

Gjithsesi, sipas saj, të dhënat mund të jenë edhe të pabesueshme, për shkak të kampionit të vogël të studiuar. Ajo kundërshton mundësinë e prejardhjes nordike të alelit, porse nuk hedh poshtë mundësinë e një prejardhjeje indoevropiane, shumë herë më të lashtë se migrimi.

Të dhënat e këtij studimi mbështeten edhe në fakte historike dhe antropologjike. Arkeologu Neritan Ceka mendon se ky studim mbështetet edhe në burime të tjera. “Janë gjetur gjurmë të migrimit ilir nga Kaukazi, a stepat ruse, drejt rrugës që përvijon Danubi e më pas në Shqipëri”, – u shpreh ai, duke shtuar se kjo vërtetohet nga tumat e gjetura, që janë të së njëjtës formë dhe të së njëjtës qeramikë.

“Nuk është për t’u habitur ky fakt, sepse një pjesë e indoevropianëve erdhën në jug të Evropës dhe pjesa tjetër shkoi në veri. Madje, lidhjet më të ngushta gjuhësore të shqipes janë me gjuhët baltike, pra lituanishten dhe letonishten”. Sipas tij, zbulimet e arkeologut Kosina në Lituani tregojnë një kulturë të përafërt me atë ilire, ndonëse në kohë të ndryshme.

Sakaq, edhe hipoteza e dytë, pra e “shqiptarëve paraindoevropianë” gjen mbështetje shkencore, sipas z. Ceka. “Dihet që baskët janë paraindoevropianë, por mos të harrojmë që ilirët janë krijuar nga ndërthurja kulturore e indoevropianëve me pellazgët dhe kjo vërtetohet nga autorët antik helen”, – u shpreh ai. Burimet antropologjike janë një e dhënë shtesë për këtë hipotezë. “Në Shqipëri ekzistojnë dy tipa njerëzish, ata që quajmë mesdhetar dhe veriorë, që i përkojnë “mbetjeve” të pellazgëve dhe indoevropianëve përkatësisht”.

Gjithsesi, këto janë vetëm hipoteza dhe asnjë prej tyre nuk është kthyer në teori. Në fund të fundit “raca e pastër gjenetike”, në bazë të së cilës shumë diktator, ndër të cilët edhe Hitleri përpiqeshin të tregonin supermacinë e kombit të vetë nuk ekziston, dhe bie poshtë nga të gjitha studimet gjenetike. Mutacioni ΔF508, i cili deri më sot është promotori i hipotezave, që tregojnë lashtësinë shumë herë më të madhe, nga sa është vërtetuar për shqiptarët shkakton një nga sëmundjet më të vështira për t’u kuruar sot në botë. E sakaq, studiuesit botërorë vijojnë të mbledhin informacionet e nevojshme për të kthyer hipoteza të ndryshme, pro apo kundër lashtësisë së shqiptarëve, në teori.
ARDIT BIDO / VLADIMIR KARAJ

Të gjitha hipotezat për mutacionin ΔF508 tregojnë për autoktoni të shqiptarëve.




Cilat janë studimet gjenetike për prejardhjen e shqiptarëve dhe çfarë tregojnë ato?

Për origjinën e shqiptarëve në lidhje me testet gjenetike që janë bërë në Shqipëri. Në kuadër të një studimi kolaborativ evropian, në vitet 1990-91 është bërë një studim për fibrozën cistike, ekzaminime gjenetike për të dhe është një mutacion, mutacioni ΔF508, mutacion mjaft i rëndësishëm që shkakton fibrozën cistike. Nga ky studim është parë që shpeshtësia e mutacionit në fjalë, që shkakton fibrozën cistike për vendet e Evropës Veriore është mjaft e lartë, është 70-80 për qind. Për shembull, Danimarka e ka 88 për qind, Anglia e ka 70 për qind, po kështu edhe vendet e tjera e kanë shumë të lartë. Vendet e Evropës Jugore e kanë më të ulët, 30-40 për qind, shpeshtësinë e mutacionit ΔF508. Nga studimi i bërë, nga shërbimi ynë, në bashkëpunim me Universitetin Overgata në Romë, u pa se frekuenca e këtij mutacioni për popullatën shqiptare ishte shumë i lartë. Pra një frekuencë që përkonte me frekuencën e vendeve të Evropës Veriore dhe me asnjë nga vendet e rajonit. Kjo, përkon me atë hipotezë që është hedhur, nga gjenetist të mëdhenj, si Piaca apo Kavali Sforca që ka pasur migrime nga Kaukazet, në Evropën Verioredhe më pas këta kanë emigruar në Evropën Jugore, e kjo është një nga studimet e shumta që janë kryer. Me sa duket mundet të kemi një prejardhje të tillë, meqenëse frekuenca e këtij mutacioni të fibrozës cistike është shumë i lartë se vendet e tjera të rajonit. Nuk është vetëm ky studim që është kryer, di që janë bërë edhe studime të tjera nga Instituti i Akademisë së Shkencave, për sisteme të tjera gjenetike dhe kanë arritur në disa konkluzione, për përafri të popullatës sonë, me vendet e Evropës Veriore.

Studimet e tjera për të cilat folët kanë arritur në të njëjtin konkluzion?

Një pjesë prej tyre po. Është studiuar ADN-ja mikrokordiale, apo janë studiuar disa sisteme, që i quajmë ne mikrosatelitë, apo minisatelitë dhe të dhënat tregojnë që kanë një farë ngjashmërie me Evropën Veriore.

Çfarë tregon fakti që shqiptarët kanë mutacionin në fjalë në sasi më të madhe se fqinjët? Dhe nga ana tjetër, a do të thotë kjo që fqinjët kanë ardhur më vonë në Ballkan e Apenine?

Kjo tregon origjinën tonë autoktone. Që popullata të këtilla kanë ardhur shumë shpejt, shekuj e shekuj më parë, nëpërmjet Kaukazit, në Evropën Veriore e më pas në atë Jugore. Ndërsa vendet e tjera që e kanë këtë frekuencë më të ulët tregon që kanë emigruar më vonë. Domethënë, studimi shpreh se ne jemi një popullsi autoktone dhe se vendet e tjera të rajonit janë populluar më vonë, pra kanë ardhur më vonë.

Sa përfundim i sigurt është ky dhe sa ka qenë kampioni i studimit?

Janë studiuar shumë raste, janë marrë shumë kampion, janë studiuar rreth 200 kromozome. Ky ishte studimi fillestar që ishte bërë për herë të parë, sepse faktikisht ky studim është zgjeruar edhe më tej, ka vazhduar në bashkëpunim me universitete të tjera në Belgjikë dhe në Francë, dhe gjithnjë ka arritur në të njëjtin përfundim, që popullsia shqiptare ka një prevalencë më të lartë për mutacionin ΔF508. mund të themi se është e dhënë e sigurt, sepse jo vetëm që në studimin e parë kampioni ka qenë mjaft i madh, por është pasuar edhe me studime të tjera që e konfirmojnë. Për herë të parë studimi është kryer në vitin 1990, dhe është biseduar gjerësisht për këtë studim, në një konferencë, në konferencën antropologjike që është zhvilluar nga Akademia e Shkencave në vitin 1997 dhe aty janë përballur të gjitha këto teza, studimi për fibrozën cistike dhe studimet e tjera që përmenda për sisteme të tjera gjenetike. Sigurisht, që këto janë të dhëna, që duhen parë në kompleks duke u pasuar nga të dhëna antropologjike, historike, gjuhësore, pra ky është thjesht një hipotezë që përkon me këtë teori: të një fluksi të migrimi të popullatës sonë, nga Evropa Veriore. Por, sigurisht mbetet në kuadrin e hipotezës, sepse duhet të jepen përfundime të plota, me të dhënat që përmenda më parë.

A vazhdojnë të kryhen studime të këtij lloji?

Normalisht, këto studime janë nisur për probleme të tjera, për të zbuluar mutacione të tjera te popullata shqiptare. nga studimi që u bë, rezultoi që është një frekuencë e tillë dhe më pas është referuar në tavolina shkencore. Sigurisht, studimi nuk është bërë me qëllimin për të parë prejardhjen, por për të parë mutacionin dhe për të ndihmuar pacientët në fjalë. Kështu, që vazhdojnë të bëhen depistime për fibrozën cistike dhe këto të dhëna grumbullohen dhe përdoren edhe për studime të tjera. Me sa jam në dijeni, të gjitha të dhënat që grumbullohen herë pas here, siç thashë, kanë nxjerrë të njëjtin konkluzion.

Cilat janë hipotezat e tjera për origjinën e këtij mutacioni?

Ekziston edhe një teori tjetër, teoria e efektit të themeluesit, që e quajmë ne në gjenetikë (Founder Effect), që mund të ketë ndodhur një mutacion shekuj e shekuj më parë në popullatën shqiptare dhe më tej ky mutacion që ka ndodhur, për shkak të traditës apo kulturës që mund të kenë pasur paraardhësit tanë ilirët etj., për një jetë më të izoluar dhe të mbyllur, pa shkëmbime me popullatat e tjera, ky mutacion mund të jetë kultivuar, të jetë ruajtur prej shekujsh dhe të ketë një frekuencë kaq të lartë. Edhe kjo hipotezë është hedhur, por më tepër, mendohet, në kuadër edhe të studimeve të tjera në kompleks (studime gjenetike, antropologjike, historike, gjuhësore etj.) që është në favor të një origjine indoevropiane. Gjithsesi edhe kjo hipotezë, pra të dyja hipotezat tregojnë autoktoninë e shqiptarëve.

Anila Babameto-Profesoreshë në Universitetin e Tiranës dhe një nga dy gjenetistët e vetëm në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.


Sqarime mbi Fibrozës Cistike dhe lidhjen e saj me Origjinën e Shqiptarëve


Së fundmi një media publikoi një lajm me titullin "Rezultate gjenetike të prejardhjes së shqiptarëve". Ky lajm i referohej një informacioni të "Laboratorit Gjenetik në Tirane", sipas të cilit: "Mutacioni Delta F508 gjendet në 78% të shqiptareve të testuar sipas rastit, çka tregon se prejardhja jone është nga veriu i kontinentit".

Një informacion i tille është publikuar së pari në revistën “American Journal of Human Genetics”, në vëllimin 50, faqe 875-876, viti 1992. Punimi është një bashkëpunim midis Laboratorit Gjenetik të Tiranës dhe kolegëve të tyre në Universitetin e Torinos: kampionet e pacientëve shqiptarë janë analizuar më tej në Torino.

Çfarë thotë artikulli?

Nga analiza e 92 pacientëve (gjeografikisht nga të gjitha krahinat), rezulton se aleli defektoz i Fibrozës Cistike (FC), specifikisht delecioni 508, është i pranishëm në rreth 75 % të pacientëve. Sipas një përllogaritje, ky alel difektoz duhet të jetë i pranishëm në rreth 60% të popullsisë shqiptare. Studimi, që përdor një metode inovative të detektimit të alelit defektiv të FC508, të botuar në 1990 në prestigjiozen Nature, është i rëndësishëm sepse sjell për herë të parë një pamje të shpeshtësisë me të cilën ky alel gjendet në popullatën shqiptare, krijon mundësinë e hartimit të programeve shëndetësore apo sjell në evidence rëndësinë e një diagnostikimi prenatal për çiftet që rriskojnë të kenë një fëmijë më këtë sëmundje. Studimi, megjithatë, shkon një hap me larg dhe bën një spekulim mbi origjinën e shqiptarëve.

Në vitin 1984 Ammerman dhe Cavalli-Sforza, kishin spekuluar se aleli FC508 kishte një origjinë të vetme, diku në Lindjen e Mesme, dhe kishte ardhur në Evrope duke krijuar një gradient shpërndarje nga jugu për në veri. Kjo, dhe izolimi, do të shpjegonte përse vendet nordike kanë një përqindje kaq të larte të CF508 krahasuar me vendet e jugut të Evropës. Kështu, ndërsa ishujt Faroe kanë një frekuence 100% te FC508; në Turqi vetëm 27% e popullsisë e mbart atë.

Në kundërshtim me këto të dhëna të Ammerman & Cavalli-Sforza, ky alel mutant paraqitet në Shqipëri në rreth 60% të popullsisë. Një shifër që nuk raportohet nga asnjë nga vendet e rajonit. Pyetja që më të drejtë autorët shtrojnë është:

Përse kjo përqindje e lartë e pazakonte e alelit FC508 tek shqiptarët?

Autorët e shpjegojnë këtë paradoks duke u bazuar në tre referenca: Aleks Buda dhe studimi i tij mbi izolimin kulturor dhe historik të Shqiptarëve (1985); Zvelebil dhe teoria e tij e migrimit nomad gjatë mijëvjeçarit te tretë Para Krishtit (1980) dhe Baranov (Human Genetics, 1991, vol. 87); që teksa kishte studiuar praninë e alelit FC508 në pacientët e Rusisë Evropiane, kishte vërejtur se gradienti i shpërndarjes se këtij aleli tek këta paciente kishte kah të kundërt nga ai i propozuar nga Ammerman&Cavalli-Sforca. Duke u bazuar në këto tre referenca autorët sugjerojnë se origjina e shqiptarëve rrjedh nga migrimet nomade.

Problemi me studimin në fjalë, ashtu si edhe me studimin e Baranovit, qëndron se të dy grupet kanë analizuar vetëm alelin CF508: janë bazuar vetëm tek sekuencimi i këtij aleli. Por, ndërsa analiza gjenetike, leximi i sekuencës; jep informacion mbi gjenin, ndërsa frekuenca e alelit na informon se ç'pjesë e popullatës e mbart atë dhe ç'pjesë e popullatës do të sëmurët prej saj: ky informacion është i pamjaftueshëm për të konkluduar mbi origjinën e alelit. Dhe, aq me pak për origjinën e shqiptarëve. Për këtë duhen edhe analiza jashtë gjenetike, të fragmenteve të ADN-se që e rrethojnë këtë gjen. Duhet ajo që quhet analiza e mikrosatelitëve!

Mikrosatelitët janë sekuenca ADN-së me një gjatësi të caktuar dhe një renditje germash të caktuar. Gjatë historisë, sekuenca mund të ndryshojnë si pasojë e mutacioneve. Teknikat e sotme të analizës së ADN-së janë në gjendje të përcaktojnë se cili është versioni origjinal, më i vjetër, i një aleli dhe kur kanë lindur variantet e tjera. Duke i kombinuar këto të dhëna me ato gjeografike dhe historike, bëhet e mundur lokalizimi i popullatës nga ku ky alel u shfaq së pari, bëhet e mundur të ndiqet migrimi i këtij aleli nga një vend gjeografik në një tjetër.

Një studim i tillë, i pranuar dhe referuar deri me sot nga komuniteti i studiuesve për Fibrozën Cistike, është kryer në vitin 1994 (2 vjet pas artikullit që diskutojmë). Artikulli është botuar në prestigjiozen Nature Genetics, vol. 7, faqe 169-175, dhe ka për autor Moral et al. (titulli në origjinal: The origin of the major cystic fibrosis muation (deltaFC508) in european populations)

Autorët konkludojnë se aleli FC508 e ka origjinën e tij rreth 52000 vjet më parë, në paleolitik. Popullata që e ka futur këtë alel në Evrope ka pasur një ADN, përmbajtja gjenetike e së cilës nuk i ngjan asnjë prej popullatave që banojnë sot Evropën. Aleli i FC508 më i vjetër në moshë gjendet më shumice tek basket dhe tek shqiptarët. Dy mutacione të këtij aleli shfaqen në Evrope Qendrore dhe atë Veriore në një kohë të mëvonshme, kohë që i përket erës neolitike, kryesisht asaj të lidhur me të ashtuquajturën “Linear Pottery Culture”. Ky event i dytë favorizon teorinë e gradientit të shpërndarjes nga jugu për në veri të “Ammerman&Cavalli-Sforca”, të shoqëruar me një rritje të madhe dhe zhvendosje të popullatave në Evropën Qendrore.

Po, atëherë përse shqiptarët dhe baskët kanë një përqindje kaq të lartë të këtij aleli? Baskët, të dhënat historike i tregojnë te pranishëm ne Evropë që në kohën paleolitike. Prania e alelit me të vjetër tek ta, është një fakt më shumë që provon se ky grup daton në Evropë që në këtë kohë të hershme. Frekuenca e lartë e FC508 ndoshta i detyrohet izolimit të këtij grupi, apo edhe të ashtuquajtur “Founder-Effect”. “Founder-Effect” është një term i përkufizuar nga Ernst Mayr, në vitin 1952, dhe i referohet fenomenit të shkëputjes prej grupit të madh të disa individëve, që e izolojnë veten dhe krijojnë kolonitë e tyre. Duke u izoluar ata e humbasin variabiletin gjenetik dhe ndryshojnë tërësisht prej popullatës nënë si në gjene ashtu edhe në tipare.

Ky efekt mund të këtë qenë edhe shkaku përse shqiptarët, ashtu si baskët, kanë një përqindje kaq të lartë të FC508. Por, jo vetëm; edhe izolimi i tyre historik e kulturor mund të ketë favorizuar këtë proces. Megjithatë, studiuesit nuk ngurrojnë të përmendin se ndoshta kjo përqindje e lartë e FC508 tek shqiptarët është i lidhur me kampionin e vogël të analizuar në këtë studim. Fakti që në artikullin e vitit 1994 nuk ka asnjë bashkëpunëtor shqiptar, dhe fakti që një nga autorët e artikulli është kryeautori i artikullit të vitit 1992 (G. Novelli), rezultatet e të cilit janë të njëjta me ato që citohen; të bën të mendosh që në këtë artikull të vitit 1994 janë rianalizuar të njëjtat kampione si ato të vitit 1992. E, nëse është kështu, por edhe nëse nuk është kështu, spekulimi mbi prejardhjen nordike të këtij aleli në Shqipëri është i pabazuar!

Albana Rexhepi - PHD në gjenetikë molekulare, Universiteti i Gjenevës.


Çfarë është fibroza cistike?


Rreth 30 mijë vetë vuajnë nga fibroza cistike dhe 12 milionë të tjerë e kanë gjenin që shkakton këtë sëmundje, por pa e ditur. Fibroza cistike është sëmundje gjenetike që bllokon mushkëritë dhe pankreasin me mukus, duke e bërë frymëmarrjen dhe tretjen e ushqimit tepër të vështirë. Në vitin 1981 pacientët me këtë sëmundje zakonisht vdisnin pa mbushur të 18 vjetët. Mjekja Ana Mak Mullen pranë universitetit të qendrës mjekësore në Roçester të Nju Jorkut thotë se trajtimi i fibrozës cistike para 25 vjetësh thuajse nuk ekzistonte. Por gjatë këtyre dy dekadave kërkimet në këtë fushë janë shtuar dhe trajtimet e reja kanë mundur t’u zgjasin apo përmirësojnë jetën pacientëve të tillë. Doktor Rob Horovic thotë se tani rreth 40 për qind e personave me fibrozë cistike janë mbi 18 vjeç, pra kalojnë nga fëmijëria dhe rinia e hershme në moshë të rritur pa u penguar nga kjo sëmundje.

Shtatzënia për gratë me fibrozë cistike sot është e mundshme për arsye të mënyrave të reja për kufizimin dhe trajtimin e infeksioneve dhe dëmtimit të mushkërive që shkaktohen nga pezmatimi i indeve duke krijuar jardë ose mukus.

Kujdesi i përditshëm, ushqimi i përzgjedhur, heqja e mukusit nga mushkëritë, dhënia e antibiotikeve nëpërmjet frymëmarrjes të gjitha këto mënyra të bashkërenduara kanë krijuar lehtësira të mëdha për shumë pacientë.

Pra sëmundja nuk përbën më kërcënim dhe cilësia e jetës për të sëmurët me fibrozë cistike është përmirësuar dukshëm. Megjithatë, doktor Horovic thotë se fibroza cistike hyn në kategorinë e sëmundjeve të rënda e vdekjeprurëse. Dhe ky është një realitet përballë përparimit të shkëlqyer në luftën kundër sëmundjes.

Atrit Lulushi, Uashington, VOA.

Raca alpine ka këtë përqindje në këto shtete:

Belgium = 5% Alpine (most common in Wallonia)
Luxembourg = 80% Alpine
Germany = 15% Alpine (most common in Baden and Bavaria)
France = 30% Alpine
Switzerland = 15% Alpine (most common in the south and east)
Austria = 20% Alpine
Poland = 10% Alpine
The Czech Republic and Slovakia = 40% Alpine (most common in Bohemia)
Hungary = 15% Alpine (most common in the south)
Italy = 15% Alpine (most common in the northwest)
Romania = 10% Alpine
Albania = 10% Alpine
Bulgaria = 15% Alpine
Greece =20% Alpine (most common in Epirus/Arvanites)

Në bazë të këtyre të dhënave kemi këtë numër të individëve alpinë, ku një pikë e kuqe paraqet 100.000 individë:



Rraca DINARIKE tipike e shqiptarëve.

Shpërndarja, veçoritë, etj.

1. Rashti i kresë i shkurtër (kafkë brakicefale)
2. Fytyra e gjatë
3. Trupi i gjatë, ndër më të gjatët
4. Hunda konvekse (hundë-dash)
5. Gjatësia e krahut sa 60% deri 62% e gjatësisë së trupit
6. Balli më i gjerë se nofulla, fytyra në formë të trekëndëshit të kthyer mbrapsht
7. Hunda më leptorrhine në botë (indexi nasal 58)
8. Qerpikë eksternalë në 35% të shqiptarëve
9. Balli me reliev (jo i rrafshët)
10. Zverku i rrafshët, me majën e kokës të lartë
11. Këmbët më të gjata se sa racat tjera

Sipas të dhënave nga Karlton Kuni dhe Hans Gyntheri.

Në këtë foto (siç mund të shikohen kafkat nga lart) majtas është kafka dolikocefale, kurse djathtas kafka brakicefale siç e ka raca dinarike.


Këtu shihet hunda konvekse, siç e kanë 50% e shqiptarëve, (44% të tjerë e kanë hundën e drejtë).
Hunda konvekse:


Këtu majtas është hunda e ngushtë ose e hollë, apo leptorrhine, veçori e racës dinarike, kurse djathtas është hunda e gjerë siç e kanë mongolët dhe zezakët.


Disa nga karakteristikat më sipër janë relative. Fytyra nuk është edhe aq e gjatë, e nganjëherë i afrohet asaj të rrumbullakët. Shtati gjenetikisht është i gjatë, ndërkohë që kushtet e vështira të jetesës dhe kushte të tjera, bëjnë që të mos e shfrytëzojë plotësisht mundësinë gjenetike që ka, ndaj mund të mbetet dhe i shkurtër.

Veçoritë kryesore mbesin brakicefalia, fytyra në formë trekëndëshi, dhe hunda ose e drejtë ose sqep-shqiponjë.
Lidhje : http://carnby.altervista.org/troe/p-39.htm

Artikullin e plotë mund ta gjeni në këtë lidhje:http://www.forumivirtual.com/historia/625-albanian-dna-most-old-balcans.html

Shkenca e Pordhës

Shkencëtarët mendojnë se në bazë të pordhës, mund të kuptohet lehtësisht karakteri i njeriut.

Nëse nuk bindeni, lexoni me vëmendje rrjeshtat e mëposhtëm:





1. I edukuari - Pjerdh, dhe thotë "Pardon"

2. Ciniku - Pjerdh dhe te shef në sy

3. Kavaljeri - Lejon femren të pjerdhë e para

4. Qejfliu - Pjerdh nga qejfi

5. I ndjeshmi - Pjerdh dhe thotë "Oh"

6. Idealisti - Pjerdh nga bindjet

7. I hareshmi - Pjerdh dhe gëzohet

8. Sentimentalisti - Pjerdh dhe mendon sesi mund të ndjehet prapanica

9. Arroganti - Pjerdh nga pak, por gjithë ditën

10. Naivi - Pjerdh dhe mendon që ka bërë punë të madhe





11. I edukuari esktremi - Para se të pjerdhë, kërkon leje

12. Gangsteri - Pjerdh, sa edhe xhamat dridhen

13. Realisti - Pordha i duket një gjë normale

14. I padurueshmi - Mezi pret të pjerdhë

15. Egoisti - Pjerdh vetëm për kënaqësinë e vet

16. Pesimisti - Akoma pa pjerdhur, e mendon që ka mbushur brekët

17. Dyfytyrshi - Pjerdh dhe pyet kush pordhi

18. Diskreti - Pjerdh dhe thotë: "Kjo le të mbetet mes nesh"

19. I shoqerueshmi - I jep shansin edhe tjerëve ta provojnë

20. I pakujdesshmi - Pjerdh dhe mbush brekët

21. Snobi - Pjerdh vetëm në shoqëri të zgjedhur

22. Aktorja - Pjerdh dhe pret për duartrokitje

23. Sportisti - Nëse pjerdh dikush, hidhet ta presë i pari me hundë

24. Programuesi - Pjerdh dhe mendon sesi doli pa prekur "ENTER"

25. Materialisti - Pjerdh dhe i vjen inat, që nuk mundet ta paketojë

26. Marinsi i U.S. Office - S`pjerdh fare, e ka të ndaluar

27. Analisti - Kur pjerdh ndalet dhe analizon tingullin.

28. Gjirokastriti Pjerdh nga pak, duke menduar edhe për të nesërmen.

29. Ekonomisti Pjerdh me TVSH, kur i vjen P. Tatimore.

30. Kryeministri Sa herë që pjerdh, frymëzohet për ide të reja




Nuk ka asgjë për tu tromaksur, sipas studimeve një njeri normal pjerdh minimalisht 18 herë në ditë.

Ju na tregoni se cilit numër i përkisnit.


Nga polisi_tajrush tek Forumivirtual

Monday, November 23, 2009

Supersticioni

Supersticioni është një mani antike, ndoshta sa vetë bota, që na bën të mendojmë se në njëfarë mënyre, fati dhe tersi mund të kontrollohen, tërhiqen, largohen falë ritualeve naive ose falë influencës së objekteve të veçanta.

Supersticioni është instinkt ose dëshirë për të besuar se ekzistojnë objekte ose rrethana të afta për të influencuar tek fati, i mirë ose i keq. Ky lloj besimi ka nisur që në fillimet e njerëzimit: antropologët konfirmojnë se në çdo epokë e në çdo kulturë mund të shohim shenja të riteve që bëheshin për të afruar ose larguar fatin e mirë e të keq, respektivisht.


Supersticioni është një mani antike, ndoshta sa vetë bota, që na bën të mendojmë se në njëfarë mënyre, fati dhe tersi mund të kontrollohen, tërhiqen, largohen falë ritualeve naive ose falë influencës së objekteve të veçanta. Supersticioni është instinkt ose dëshirë për të besuar se ekzistojnë objekte ose rrethana të afta për të influencuar tek fati, i mirë ose i keq.

Ky lloj besimi ka nisur që në fillimet e njerëzimit: antropologët konfirmojnë se në çdo epokë e në çdo kulturë mund të shohim shenja të riteve që bëheshin për të afruar ose larguar fatin e mirë e të keq, respektivisht

Pra, është një nevojë e njeriut për të besuar se ngjarjet janë në njëfarë mënyrë të kushtëzuara nga diçka e jashtme dhe magjike.

Ndër ekspertët flitet se në nivelin mendor, supersticioni luan rolin e mbajtjes gjallë të fëmijërisë që është brenda secilit prej nesh. Ndërsa të tjerë thonë se është njëlloj litari ku kapemi, kur mendojmë se nuk ia dalim dot mbanë me forcat tona ose kur nuk kemi guxim të marrim përsipër përgjegjësitë e një humbjeje.

Pra, supersticioni nuk di asgjë për motivimin e veprimeve të veta të rastit, ndonëse ky motivim kërkon t’i imponohet njohjes së tij. Te neurotikët, të cilët mund të jenë edhe persona shumë inteligjentë, por që njëkohësisht vuajnë nga ide fikse dhe gjendje obsesive, konstatohet lehtë se supersticioni i ka rrënjët e veta në disa tendenca të shtypura të një karakteri armiqësor dhe të egër. Idetë turbulluese burojnë nga tendencat e ndrydhura. Egoizmi, xhelozia, armiqësia dhe të gjitha ndjenjat ose impulset e ndrydhura nga edukata morale përdorin shpesh te njeriu rrugën, e cila shpie drejt veprimit të gabuar, për të shfaqur në një mënyrë apo në një tjetër fuqinë e tyre të pakundërshtueshme, por që nuk njihet nga instancat psikike. Supersticioni nënkupton me fjalë të tjera pritjen e një fatkeqësie dhe ai që i dëshiron të keqen tjetrit, por që i shtyrë nga edukata, ka arritur t’i ndrydhë këto dëshira në pavetëdije. Ky do të bëhet i predispozuar që të jetojë me frikën e përhershme të një fatkeqësie që do t’i trokiste në derë si ndëshkim i së keqes së pavetëdijshme.

Termi supersticion përdoret për të përmbledhur besime të cilat mund të ndikojnë në jetën e atyre që i besojnë.

Ky lloj besimi është shumë subjektiv, pasi asgjë nuk është e vërtetuar, por për njerëzit që i besojnë, mund të ketë efekte katastrofike në rastin më të keq.

Në shumicën e rasteve, për të besuar në të tilla gjëra individi ndikohet nga njerëzit me të cilët jeton. Çdo ide e kësaj natyre bazohet në fjalët e më të moshuarve ose në besime shkencërisht të pabazuara dhe tepër të vjetra pa harruar se për shume kultura gjëra të tilla janë totalisht të papranueshme.

Supersticioni përmbledh besime dhe praktika të ndryshme të cilat kanë të përbashkët devijimin ndaj normatives fetare apo laike të kulturës institucionale.

Pjesa më e madhe e supersticionit është rregulluar nga parimi i dyvlershëm, për të cilin ka një fakt ose objekt të njëjtë apo analog, të cilit i atribuohen efektet pozitive ose negative. Ndryshimi kryesor midis këtyre të dyve thuhet se është në mënyrën e perceptimit. Mendohet se parashikimi mund të shpjegohet në dy mënyra ose personi e mban të ardhmen e vet në vetvete që në embrion dhe pastaj informacioni për të ardhmen e tij merret, duke marrë si burim vetë personin, ose gjithë historia dhe fati i racës njerëzore mbarten në një formë ndërgjegjeje të përbotshme.



Por, sipas Biblës, asnjë prej këtyre metodave të parashikimit të fatit nuk është e pranueshme. Po sipas fesë, supersticioni ka molepsur shpirtin e njeriut në çdo kohë dhe e ka burimin tek frika dhe dëshira për pushtet.

Me supersticion kuptojmë varësinë e disa forcave dhe fenomeneve të pakuptueshme, që nuk drejtohen nga ligjet e zakonshme të natyrës, nga psikika, ose ndryshe, besimin se disa ngjarje janë rastësisht të lidhura me gjëra të cilat, në pamje të parë, duket sikur nuk kanë fare të bëjnë me to”.

Ky është përcaktimi që dr. Schrank i bën thelbit të supersticionit. Supersticioni dhe besimi janë në kontrast të thellë me njëri-tjetrin, ndonëse përshkrimi që mund t'i bëhet njërit apo tjetrit është në varësi të ideologjisë dhe ideve fetare që ka personi, i cili po shpreh një gjykim mbi to.

Ky pohim sjell me vete një linjë të rëndësishme demarkacioni. Gjithkush që lexon literaturë shkencore kundër supersticionit, do të kuptojë menjëherë se pikëvështrimi i saj është shumë i ndryshëm nga qëndrimi i besimit kristian. Shkenca njeh vetëm ligje dhe koncepte thjesht njerëzore.

Ajo i përshtatet botës materiale. Kjo edhe justifikohet, sepse ajo pretendon të ketë të bëjë vetëm me atë që është e kuptueshme dhe racionale.

E mbinatyrshmja, transcendentalja, demoniakja dhe hyjnorja nuk hyjnë në sferën e kërkimeve të saj. Shkenca shpreson të kuptojë vetëm ato gjëra që mund të përfshihen brenda kufijve të saj të ngushtë racionalë. Për këtë arsye, shpeshherë ajo e ka sjellë djallin në një plan logjik për ta shpjeguar dhe, për pasojë, e ka bërë të papërfillshëm.

Prandaj, nuk mund të mbështetemi tek shkenca për të kuptuar me të vërtetë se ç`është supersticioni. Prej këtej rrjedh se edhe mjetet mbrojtëse të shkencëtarit janë të pamjaftueshme.

Nga ana tjetër, shkenca nuk është kaq e interesuar të shpjegojë thellësisht supersticionin sesa të kërkojë shpjegime në psikologjinë e nivelit të thellë.

Supersticioni nuk është vetëm shenja e budallallëkut, naivitetit, mungesës së dijeve, po tregon gjithashtu një prirje ndaj forcave që janë kundërshtare të Perëndisë.

Dhe në të vërtetë raca njerëzore tërhiqet nga dy fuqi të mëdha dhe është shumë e dobët për të qëndruar neutrale.



Superstiocione të njohura

Numri 13. Thuhet se ndjell ters, pasi përkon me numrin e njerëzve të ulur në tryezë gjatë darkës së fundit dhe për shkak te ngjarjeve që e pasuan.

Për italianet fatkeq është numri 17, ndërsa 13 është i lidhur me fatin e mirë. Në Azinë Lindore (Japoni, Kore), është numri 4 ai që nuk preferohet. Kjo, pasi është homofon me fjalën vdekje.



Supersticion zanati


Nëse rrobaqepësi shpohet me gjilpërë, çdo gisht dhe çdo dorë ka një domethënie.


Lepuri



Në një mjet lundrues është një fjalë e ndaluar dhe nuk thuhet kurrë. Legjenda tregon se ky brejtës doli një herë nga kafazi dhe hëngri pjesë të anijes e cila u mbush me ujë dhe e kishte të pamundur lundrimin. Emri i kësaj kafshe është larguar nga fjalori detar dhe për ta zëvendësuar përdoret "kafsha veshgjatë".



Teatri



Në Francë e gjelbra shihet si ngjyrë djallëzore. Në Itali është vjollca, ndërsa në Spanjë e verdha. Hipotezat më të shumta bien mbi të gjelbrën, pasi: këtë ngjyrë kishin rrobat e Judës, e tillë ishte ngjyra e Molierit kur vdiq dhe oksidi i bakrit ka këtë ngjyrë dhe është një përbërje toksike.



Të tjera supersticione janë kriporja e derdhur, thyerja e pasqyrës që sipas disave sjell 7 vjet tersllëk, prerja e rrugës nga macja e zezë, çarja e çadrës, kalimi nën shkallë, vënia e bukës së prapthi në tryezë (sipas banorëve të Bretanjës tërheq djallin në shtëpi) prandaj vendasit e kësaj krahine bëjnë shenjën e kryqit mbi bukë. Është një zakon edhe për ateistet ose besimtarët e feve të tjera.

LORENA KOLLOBANI, G. Standart

Me kallsh drejt NATO-s (Zhaku)

Me fotografinë me një tufë lule në dorë, nën lavdinë e të ndenjurave të kalit të Skënderbeut me jakë të bardhë, përparëse të zezë, flokë të prera shkurt e me balluke, sandale e çorape të bardha, çelet cikli mësimor i vetes time! Çdo kujtim, bardhë e zi! Edhe tufa e luleve marrë borxh një shoqes sime, sa për një fotografi. Edhe ajo, ndonëse atëherë me ngjyra, sorollatet nëpër kujtimet e mija, si një tufë krizantemash bardhë e zi.
Në ditën e parë të shkollës, unë shtrëngoja në grusht, borxhin tim të parë. Ah! Borxhi i parë nuk harrohet kurrë!
Nisa të marr yjet e parë, pikturuar për merak nga vetë dora e mësueseve nëpër fletore diktimesh. Flamujt e parë i mbaj mend të kuq, pa asnjë pikë të zezë në mes.
Mësuesit e parë, i mbaj mend skematikë e të drejtë deri në vdekje! Çuditërisht, edhe pse De Jure, veshjet e mësuesve shqiptarë quheshin Fustane ose Kostume, De Facto ato ngjanin si Uniforma! Tani që po e mendoj më mirë, nuk qe faj i fotografisë kapturimi bardhezi i çdo çasti të atëhershëm, por i vetë realitetit.
Mësuesit e dytë, i kujtoj të çoroditur nga shpërtheci i Demokracisë. Të gjithë veshur e mbathur me lloj-lloj cikurriash! Mësueset u shndërruan pothuajse të gjitha në Samanta Foxe, ndryshimi i vetëm mes Mësonjëtoreve dhe Semit qenë: cilësia e lëkurës së fytyrës, e flokëve të shkumosur me sapun 15-ç dhe e audiencës, e cila në rastin e Zyckave shihte si protagonistë tufa të tëra me nxënës tetëvjeçareje, ndërsa në rastin e Semit anëtarë NATO–je dhe BE-je. Mbaj mend se familjet shqiptare më të privilegjuara nuk qenë më familjet e dëshmorëve, por të emigrantëve.
Shqiptarët e zëvendësuan Skënderbeun, të vetmin STAR shqiptar me famë botërore me komisar Katanin!
Asnjë hero i mëparshëm nuk ka nxjerrë më shumë lot prej syve të shqiptarëve me vdekjen e tij, sa Katani kur vdiq, kur mbaroi Oktapodi! Çuditem se si NDONJË ministri të Kulturës, Rinisë së Valleve e konkurseve të bukurisë, së Turizmit me rroba banjoje blerë tek Gabi që të jenë D&G, sportit të fshirjes nga listat e INTER Federatave, nuk i ka shkrepur ende ideja e investimit të gjithë buxhetit të vitit në realizimin e një skulpture parku me trupin e fytyrën e komisar Katanit! Shtatorja e Katanit do t'i shtonte shumë hijeshi parkut përreth Parlamentit. Aty prehen të gjithë ata që derdhën lot e qyrre pas vdekjes së komisarit euroatlantik.
Mësuesit e tretë, i kujtoj agresivë! Në vend të fshikullonin veten me njëmijë kamxhikë si ndëshkim për paaftësinë e të shpjeguarit shkencën një fëmije, rrihnin fëmijët deri në gjakosje, shoqëruar me qortime fyese e rënduese. Nuk do ta harroj kurrë fluturimin e një shoku klase, nga njëri krah i dërrasës së zezë në tjetrin, dendur me grushtet e mësuesit të matematikës, një farë... Shyqyriu, vetëm sepse nuk dinte të ndante 4-ën në dysh!
Burrat u shndërruan në Van Dama, Arnolda dhe Rocky Balboa!
Ndërsa gratë, në personazhet dramatikë të telenovelave si Dinastia (edhe pse i përkon një periudhe pak më të hershme se koha në fjalë, qe një influencë e madhe në krijimin e modelit të gruas shqiptare), Beautiful, Santa Barbara etj... etj...
Televizori nisi të bllokojë Kohën e Albaniansave, vëmendjen e tyre, dashurinë e tyre, paratë e tyre. Të gjithë nuk ngurruan të investojnë çdo kursim në krijimin e një trofeu Ginesesk siç njihet ndryshe, SAÇI! Mbi çdo çati shqiptari, Saçi hidhte hijen e lavdisë së tij. Prej çdo dritareje, Saçi spiunonte ç'bënte bota, e ia nxirrte çdo shqiptari në ekran! Këtë herë, jo më, bardhë e zi! Ngjyra, ngjyra, ngjyra...! Shqiptarët iu dedikuan ngjyrës me besnikëri e devotshmëri. Çdo thua gruaje me bojëra që flakërinin me kilometra larg. Çdo flok femre u zveeeeerdh e u skuq! E zeza u largua për shumë kohë nga Shqipëria! Burrat, meqë janë me TABON, u morën me imazhin e familjes. Imazh, i cili shoqërohej me ndonjë 240-ç të verdhë, ose jeshil, ose të kuq, ose blu, me një apartament me të paktën një kat të shtuar pa pyetur për Shtetin, lyer nga jashtë vetëm katrorët e metrave personale, me ndonjë ngjyrë rozë, ose të blertë, me Saçin që thithte gjithë llumin e botës e ia përcillte nëpërmjet kabllove të sajuar mrekullisht çdo SHQIPTARI!
Më pas, televizionet shqiptare nisën të fuqizohen papritur aq shumë, saqë konkurruan sypatrembur çdo televizion ndërkombëtar që u kish treguar Saçi në TV. BingoMania u shndërrua në kult! Shqiptarët e zëvendësuan ditën e diel nga ditë Altaresh e lutjesh fetare, në ditë BINGOTEKE! Të gjithë shqiptarët ëndërronin të bëheshin milionerë nëpërmjet një bilete bingoje. Ose prej ndonjë fature autografuar nga Hasudet, Shemsiet e Vehbiët!
Të gjithë punonin për të blerë sa më shumë bileta bingoje. Sa më i madh numri i biletave, aq më të larta shanset për miliona!
Bingotekat i shtrinë filialet e tyre në çdo institucion shtetëror, si p.sh.: Teatri Kombëtar, Estrada e Tiranës, Pallatet e Sporteve, Pallati i Kulturës, kinematë shpeshherë premionin dishepujt e Bingos edhe me ndonjë hardcore porno film!
Më pas, shqiptarët iu lëshuan KALLASHIT ......me KALLASH, drejt NATO-s!

Nostalgji

Ka pas qene njoni qe shiste akullore dhe gerthiste:
Akullore me kajmak krem e cokollate, I bo xhaxhi per merak, mer parat dhe zbrit me vrap.
Dhe kur ta blejshin akulloren (kuptohet per raste festash) ja futshe vrapit per n'shpi qe ta shijoje avash avash.
 Po kur e lynim macen me vajguri ne i vejshim zjarrin (ca katilash kena pas qen).

Te liqeni tu hyp neper pisha si moca me kap bocet, llastiqet qe nuk i lejshim kumriet me mor fryme
Shkojshe me ble buk ne perfundoje m'shpi me gjys buke se fillote lagjja: na tja fus nji cap
Po komisar Katanin ku e late? Ky serial filmi ka qene legjende ne ate kohe, edhe mo e forta ka qene kur e vrane ket Katanin edhe per nja i jave a dy boshin llogarine kalamojt se me sa pluma e kane vra
Mu kujtu nje e forte me Hilalet. Ne qofte se keni kalu andej nga banka, atje ku ka stacionin autobuzi qe vjen nga kombinati per ne kinostudio, dhe keni degjuar nje cerr te vogel te bertasi "HIIIIIILAL! 100 lek copa! HIIIIIILAL! 100 lek copa" ai isha une. Perdite e perdite pas shkolle t'u bertit HIIIILA 100 lek copa. Kur nje dite, ne klase, sa mbaroi ora e trete e mesimit, para fillimit te pushimit te gjate, ndjeva nje clirim qe e ndjeja gjithmone ne kete ore, nje nga ato clirimet qe jane aq te kendshme sa qe shoqerohen me ndonje pordhe. Vetem se ne vend te pordhes, me shpetoi goja dhe bertita HIIIIILAL 100 lek copa! Nejse mo, pata aq turp edhe aq frike se do ma ngjitshin emrin Hilali ne klase pas asaj, po bereqarvers, po t'ma vinin mua emrin Hilal, Xonit duhet t'ia vejshim Banana, Mandit Faraluledielli, ndersa Eltonit Paqeta Cumcakiza. Fukarallek hesapi, solidarizim
Ke "It's my life" e Dr.Alban, deri vone na u ka duk sikur thosh "Stop Agimi, stop Bashkimi, stop Pajtimi, Stop Blerimi, stop Qerimi, it's my life"
Po kur flinim me cumcakiz thuaj edhe ne mengjes kur coheshim ishte ngjitur te floket e duhet te prisnim floket. Ose e futnim ne gote me uje gjate nates dhe te nesermen prape te njejtin cumcakiz
Jemi dhe brezi i pare qe provuam Koka Kolen…shishja e pare mbijetoj gati 4 muaj …po e para fare ama!!…andej nga 89a! Vetem i merrnim ere dhe kenaqeshim, dikush e fuste ne vitrinen e bufese me e tregu me krenari…
Ah brez i uritur, thuaj! Era e mandarinave na kujtonte Vitin e Ri, gjithmone, se kush kishte te blinte gjithe vitin? Nje dite, mesuesja e fillores na pyeti "Cfare keni ngrene per mengjes?" dhe njeri qe u pergjigj: "Mish, mësuese." Gjithë klasa e qeshi të shkretin… Kurse atë që tha "bukë me çaj" s'e përfilli njeri.
 Ju kujtohen akulloret "EVGA"? Ah, ato frigoriferët e bukur. "O ma, çfarë ka aty te ai frigoriferi?" (A thua se s'e dinim.) "Mish të ngrirë, të keqen mami. Hajde, ikim."
Xixellonjat. Sa bridhja per t'i kapur e pastaj benim trupin me to qe te shndriste, sa ere e shpifur vinin
Ne jemi brezi i fundit që kemi bërë dituri makinash dhe që kemi pasë fatin të dëgjojmë shprehjen "a t'ta saldoj zysha 'i katër?"
Po aranxhata vapik? Vapikun nuk e pija por e haja ashtu pluhur, e shkulshim me dhom cepin e qeses dhe e thithnim si biberon…Ime me kur i kerkojsha najehre Vapik ndonje jave jashte "sezonit" ,dmth kur sa kish dale vera, thoshte "Cer vapiku mre, tani s'eshte me per vapik, eshte per vape-hajde". Une ashtu e hajsha shumicen e kohes, pluhur. Ama dileme e madhe ishte, pluhur a te trazume ne uje….une gjithsesi pishman u bejsha kur mbaronte…ah, ta kisha bere me uje me mire dreqin
Po leng trendafili keni pire ju? Bohesh me petalet ne shishe qumeshti me uj e sheqer. -Jo mer me sheqer, i futshim ne shishe petalet e trendafilit me uje e limontoz, masanej kur ishte bere uji i kuq ne petaleve u kishte dale ngjyra, e merrshe ujin, ne i vijshe sheqer. Limonate e cer limonate, s'ka shume qe me kishte shku menjda po me cer ta besh ketu, keta trendafilat ketu nga ne vijne ere po.rdhe…-ku ma gje të vijnë erë pordhë por s'vijnë erë hiç
Hmm po kur me bente mami buke me gjalpe e sheqer e mblidheshin kalamajte e lagjes "me jep nje kac", te gjithe hanin nga nje kafshate, ose buke me vaj e sheqer.
Me kujtohen edhe farat lule dielli, tere kohen ne klasa ato hanim, mbushej poshte bankes plote edhe vete i pastronim klasat Ej, po 15-diteshin e pushimit në plazh në ato kabinat një dhomë e një aneks me hale kolektive 50 metra larg? Dhe të shplamen me ujë shishesh? Dhe të lymen me domate e me kos?
Po kur conim mishin tek komshiu qe kishte frigorifer. I vinim dhe emrin siper qe mos ngaterrohej me te tjeret.
Po topa zhytesi? Te lagja jone luanin "me te medhenjte" topa zhytesi (ne te vegjelit ishim kota biskota) dhe kur nje cun gjuante nje goce me top dmth qe e pelqente
Po pra, e pelqente… Po kur e hapje krahun fort me zhyt dhe hante ndonje top ballit ajo goca qe e linte me nje sy mbyllur dhe me nje rreth te kuq ne fytyre a e pelqente kete cunin?-O rrot ka qene kohe gangsteresh o burre ... Kane qene ne mode ata qe gjujshin fort
Ve bast qe jemi te funit qe ziheshin kush bohej gjermoni dhe kush partizoni ne loje luftash Apo nuk e keni lujt
Kush e mban mend kete le ta thote titullin se mu kujtua tani rastesisht…"jam ari gjuetari, ari peshkatari Do ha mushtin e do pi mishin" Ditelindja e Pinokut
Kush s'i ka perdor nanjehere veprat e Enverit per leter higjenike te ngreje doren…Ishin ca te serta ato dreqi e mori, dynjane hajshim….
Ku i lanim këmbët e? me zorrë, në haletë allaturka, ku tjetër?… po si shkretohej qyteti kur jepej skllavja Izaura? po emrat brazilianë që vlonin në atë kohë?—Si kemi qen t'gjith isoj…edhe ne kishim nje zorre nga lavamani ne allaturken…dhe ime me qe me bertiste se dilja nga banja pa i thare kembet dhe linja shenja ne pllakat…
Po po, hec e t'u thush robve ketu qe u lajshim i here ne jave, ne zijshim morra mesatarisht ka i here ne vit….koka ere vajguri te kerrmonte i ore larg.
Po ne vere, ne darke kur mblidheshit ne shtepi, ku i lanit kembet qe m'i kishit zhul deri ne rreze?
I mbani mend si na therrisnin: -Blendi! Hajde brenda.
-Po edhe pak o ba…
-Hajt se filloi fimi me herkulin…
-Yyyyy filloi fimi…dhe u shperndashim te gjithe..
Ne ishim te paret qe pame "Hirushen" dhe "Borebardhen" ne televizor me ngjyra, kuptohet te komshiu….turqisht. "O Çiçí, o pasha".
Po kasatat 10 lekshe ne plazh qe sa ta mershe ke karroca me shume u shkrite se e hajshe, ene t'arrite qumshti deri ke brryli? Mire kasatat, po dhe akulloret ama, ta sillshin shpirtin m'ven. Tu i gjemu xhaxhit me karrocen e akullores ka prapa, qe gerthiste sa ja kishte ne koke: akuuullloooorreeeeeeeeeeeeeeee; se mazalla se ndalonte pa mberrit der ke sheshi maskarai. Ato kaushet e shkrete o u squllshin ka siper, o u squllshin ka poshte, na pikojshin qamet...
I mbani men ato rreshkitset e tuneleve "strehimet" (ka nji per lagje ku duhet tu futshim kur vite armiku) tu lujt me kalamojt me top te kuq me pika te bardha u hap kapaku rreshkitses ene rash mrena ku u cava e u bona pis. Kur erdhi mami n'shpi ma mori topin ene dote me ma ca me sqepar, Ajo i bite, topi kercete perpjet, vazhdoi kshu nja 4 -5 here dhe kur pa qe une ene pse kisha honger dru qeshja qe nuk cate topin i t'mor i thike ene nji ta ca n'4 pjese. 2 jave lagja pa top, po shyqyr qe ishte vere ene do shkojshim ne plazh ke plepat n'Durres ene ma bleu prap.
 ishim brezi i pare i rrujtjes ne krrujtjes masive. Kaluam nga breket e Korces, tek trikotazhet e huja, deri ke tangat. Ne sasia e leshit per pasoje gjithmone ne renie e siper simas modelit. per breket e korces qe nga madhesia ngatarrohen me kellefat e jastikut.
Raqi, raqi - kiki ko ka qene loje e forte fare. Me vone u zevendesua nga loja shtyllash, shkopa xinkthi…topa-rasa dhe topa-djegesi i kishim luajtur me te vegjel, me gocat…me vone pastaj gocat na pelqenin dhe prej kesaj u rrinim larg. E shumta i sulmonim tek shkallet e pallatit ne behar dhe u rrembenim librat me letra cumcakizi qe koleksiononim. ua flaknim……ato therrisnin me te madhe…i tallnim qe mblidhnin letra, deri sa dolen "Turbo"-t dhe nisem dhe ne koleksionin e makinave. Luanim me pulla, kopaca,
Pse me harrut qe nga byreku me presh kena kalu ke pica, nga kacurreli ke HIVI (arancata).
Na thotë "zhulc" po ne jemi krenarë se jemi brezi i parë që filloi të lahej edhe të mërkurën, megjithëse na bërtisnin të mos e zbraznim depozitën e ujit.
…respekte, per brezat poshte viteve '80…..
Ik o gjyshi..se ta shtriva nje me karate te te coj ne vitet para prishjes me jugosllavet.
Po Leonard Bombaj, Disko-Klub Albania dhe ajo bjondja që thoshte "Jetë makabre, pa pikë intimiteti!" dhe ne qe shkriheshim, megjithese nuk e dinim as çfare ishte makabriteti, se per intimitet nuk behej llaf te kishim zhvilluar ndonje ide brenda apartamentit 1 dhome e 1 kuzhine…
Adi Krasta tek 12 vallezime pa nje te shtune…Eli Fara te ai konkursi me kenge popullore kendonte "25 gershetat" dhe fitoi nje manjetofon "Sherebel".
Jemi brezi i fundit qe kemi bere patina/motor (spo e permend karrocen hic) me dru dhe kuzhineta.
Jemi brezi qe e mesuam italishten nga televizori duke pare Bud Spencer dhe Terense Hill (Kembemadhi ne Egjipt, Me mire nje mik se nje thesar etc).
Brezi qe e ka pare Rambo'n dhe Terminatorin turqisht.
Jemi brezi i fundit qe kemi pare rradhet per buke, qumesht etj dhe tollonin.
Brezi qe u kenaq duke ngrene cokollata turke "HILAL".
Filmat : Kallamishte dhe balte. Arriten titanet. Thanasi, Skllavja Izaura !
Sallami tophat (mami sallami)
Asaj kenges "dancing with an angel" njeri te lagja ime qe nuk kuptonte anglisht i thoshte 'genci me valixhe'
Emisioni me kenge dhe pershendetje (Silvana Brace):
Gimja, rrefugjat ne itali, pershendet nenen Mereme, babane Shefqet, tre motrat Sanije, Zylyfe, Sadete, burrat e tyre Hasan, Hamit, Xhemal, femijet e tyre Vera, Goni, Ina, Ola, Eri, Toni, Tani, Ani, Eni, Beni, dhe Genti, shoket Tomi, Taqi, Raqi, Tonce, Gonce, Gimce e Like me kengen "Ooo Xhimi Xhimi" nga Madona.
Po librat me Tipin e Cufon, teatrin e kukllave te djelen ne dreke, prrallat te shtunen ne darke?
E sa nostalgji per ato vite per simite me djathe qe te thote mami: mos dil ha i her buken n'shpi, po te shijote me shume perjashta ku te gjithe shoket e grupit te thoshin me jep i cap, me jep i cap se edhe une sa here te kam dhone ty?
Jeta rreth nesh
Trupi e Shendeti

Brezi i pare qe kaloi nga sapuni i Rrogozhines ke Duru-ja e turkut, tek Palmolive-ja, nga kanocja tek dushi i vajgurit, tek dushi "moderrn", e masanej nje hap prape ke kanocja kur s'ka uje.
"Po ku i grrise pantallonat keshtu more gomar?" "Ne ferra usta! Usta u bene gati?!" (Arushi qe kerkonte babane)
Po celsi m'qafe me llastik brekesh te blem te kinkaleria? Cer llastiku mer ti, ushkur thuj, se me qene llastik tamom e kishe zevendesu ushkurin e brekeve te Korces qe sa vinte e behej si tespije nga gonglat e ushkurit. S'e kam marre vesh najhere pse breket e korces i kishin gjithmone i kembe me te gjere se c'duhej (ndoshta per ajrosje), tjetren te ngushte sa ta ndante mollaqen me dysh.
(bisede telefonike)
-Hello? Aj uont tu flaj from finiks tu jurop, tirana, allbenja. A`jm amerikan sitizen…
-Ooook…and your name is?
-xhi, xhej, uaj, ell, i and…
(gets interrupted by the clerk)
- Po fol, mi Gjyle, fol…
Nga viti 90 e tutje, cdo xhep i pantallonave s'ishte me xhep, po traste farash luledielli. Me 10 leke te vjetra shtyjshe nja dy ore, ama me 30 leke te vjetra hikte dita e mesimit pa u marre vesh hic. Ama biznesmenet e farave ishin hilexhinj te medhenj, sa vinte e hynte ne uje ai filxhani i shkrete i mases, derisa e kthyen ne gote rakie.
Ca me ke kujtu ti mu me reklamat…KAMAKROUUUUUUUUUN !!! TV qe i nevojitet familjes tuaj
Konclusion: ju keni nevoje te shkoni 12 here ne vit ne atdhe..
PS . dhe te rrini nga rreth 30-31 dite 


Shkrimi nuk është redaktuar qëllimisht !

Brezi 80


Qëllimi i kësaj letre është drejtësia që duhet t'i kthehet një brezi. Brezit që na përket ne, të lindurve në fillim të viteve '80 (një vit më shumë një vit më pak nuk ka rëndësi). Ne që shtëpitë e blera nga prindërit tanë i shohim sot të kushtojnë tridhjetë apo dyzet herë më shumë. Tani që ka hyrë në modë financimi nëpërmjet bankave jemi aq të zgjuar sa ta kuptojmë që kush guxon ta blejë këtë shtëpi do paguaj interesat ndaj bankës të paktën deri sa ai vetë të jetë bërë gjysh...

Luftën partizane, ne, nuk e kemi bërë, as zbritjen në Hënë nuk e kemi parë, nuk kemi jetuar miqesinë me popullin rus ose kinez dhe kujtesa jonë historike fillon pak a shumë me Botërorin USA 1994. Duke qenë se nuk kemi bërë ndërtimin e hekurudhave dhe aksionet e zboret shpesh na thonë që s'dimë se cfarë është lodhja...askush nga ne nuk mërzitet se na thonë edhe që nuk kemi ideale sepse lexojmë shumë më pak libra se prindërit tanë. Gjithësesi e kuptojmë politikën shumë më mirë se prindërit tanë (të paktën ne nuk shkojmë më per të votuar).

Të shumtën e rasteve Plaku i Vitit të Ri nuk na sillte çfarë dëshironim, por sot e kësaj dite më të mëdhnjtë na përsërisin se ne i kemi patur të gjitha, edhe pse janë ata më te vegjëlit se ne që me të vertete i kanë te gjitha (por atyre asnjeri nuk ju thotë gjë).

Jemi brezi i fundit që luajtëm me peta, me karroca me kuzhinjeta, e ka kush e ka, pas-spres dhe në të njëjtën kohë të parët që mësuam të luajmë me Play-station, Nintendo (kush nga ne nuk i ka urryer të paktën një herë mustaqet e Mario Bross.)dhe në të njëjtën kohë të parët qeë panë kukllat me ngjyra në televizor dhe shkëmbyen makinat Turbo.

Kemi veshur pantallona të gjëra, të ngushta, kauboj , të grisura dhe të zhubrosura (sepse moda kështu urdhëronte). Tutat e para që kemi veshur ishin blu me vija të bardha por në rrugë s'para i vishnim edhe pse ishin të rehatshme sepse kjo donte të thoshte se ti ishe fshatar.

E kemi kaluar shkollën fillore duke shkuar atje edhe të shtunën ndërsa për të ndejtur pak vonë darkave në fundjavë u shpiknim prindërve se do flinim tek shokët. Ende nuk e kemi kuptuar se ku në fund të fundit përfundonim pasi edhe shokët e tjerë perdornin të njëjtin justifikim ndaj prindërve të tyre. Nejse, në fund të fundit mbetemi ata që për të fundit u çonim lule mësuesve për 7 mars dhe të parët që u çonim dhurata të shtrenjta që t'na kalonin klasën. Shkonim në shkollë për Shën Valentin dhe nuk bënim mësim duke bredhur rrugëve single. Kemi aplikuar si studenta jashtë shtetit dhe kemi parë sesi mund të bëhesh arkitekt, historian dhe mjek me provime të blera.

Etiketa që kemi patur pas shpine ka qenë ajo e "Brezit të shthurur" dhe për shumë kohë kemi qenë viktima të telenovelave dhe telebingove. Ngushëlloheshim pak duke parë Beverly Hills (atëhereë, se po ti shohësh tani vë duart në kokë). Disi më të rritur u ndiem kur filluam të ndiqnim Daçson Creek (edhe pse nuk e kuptonim pse pikërisht ky personazh ishte kryesori në film)

Kemi qarë për Lady Oscar, jemi zgërdhyer me arushin Tao Tao dhe me aventurat e Nils Holgersonit, kemi ëndërruar të kishim një skuadèr si ajo e Holly dhe Benjit dhe jemi futur në dilemat më të thella rreth çështjes nëse Mila dhe Shiro në fund fare shkojnë në krevat apo jo. Jemi gjenerata që kemi parë Ardit Gjebrenë të paraqitet si këngëtar dhe më vonë ta shohim veçse tek Miss Albania dhe jemi ne që kemi parë e bërë këngët e para rrep shqiptare (e ka kush guximin ti dëgjojë përsëri?)

Jemi të parët që mësuam të punojmë si kamarjer nëpër lokale dhe jemi po neve që i kthyem këto lokale në shtëpi të dytë (ose më mirë të parë pasi ende sot kush rri më shumë se disa orë në shtëpi). Jemi ata që prenotonim ditëlindjet nëpër disko dhe ata që merrnin parfum me vete pasi kur dilnim prej andej qelbeshim era duhan. Jemi brezi që i pari shijoi pub-et e hapura që në 10 të mëngjesit dhe ata që ende nuk e kuptojnë ku është ndryshimi në Shqipëri mes pub-it dhe diskos. Filluam ne ti pinim cigaret e para hashash dhe të gjithë na tregonin me ndot si mallista, ndërsa sot nqs nuk je ekspert bari askush nuk të perfill më.

Gjithmonë na kujtojnë se ç'ka ndodhur para se ne të lindnim, sikur brezi jonë nuk ka asnjë djeni për ngjarjet historike.

Jemi të parët që i pamë prindërit tanë të fusnin para nëpër firmat piramidale dhe mesa duket jemi po ne që u habitëm (ata e morën me qejf) sesi mund të fitohen kaq shumë lekë pa punuar fare. Për faj të më të mëdhenjve, ata që na përsërisin se ne nuk lexojmë aq saç duhet, përjetuam '97, pamë sesi digjej atdheu jonë dhe mësuam që i trembim kaq shumë popujt e tjerë sa shpesh herë na lenë të mbytemi në det. Ishim ende të vegjël dhe na përsërisnin se paraja çan kudo kur na dhanë makinat e para dhe filluam të falsifikojmë patentat.

Mësuam se çfarë është terrorizmi por asnjëri nga ne nuk e mban mend rënien e Murit të Berlinit. Pamë sesi Bill Clinton shkëmbente pikpamje gojore me segretaren e tij dhe sesi një popull që aq shumë na ngjante përzihej nga vendi i vet. Brezi jonë e ka parë dhe në disa raste na kanë dërguar në luftë pasi ushtarët në këto vende thuhet se marrin rroga të mira. Kemi ulëritur edhe ne se Europa është e mrekullueshme por e kemi parë edhe të vështirë kur nëpër ambasada e kufinj kemi kaluar netë të tëra pasi kompiuterat ishin të prishur.

Jemi brezi i fundit që shijuam kasetat që kur prisheshin i rregullonim me stilolaps dhe brezi parë që u hodhëm me krahëhapur nëpër Cd e internet. Hanim hamburger dhe ne për të parët mësuam sesi mund të ndryshojë emri edhe pse shija është po ajo (sufllaqe, doner etj.). Kemi pirë aq shumë Cola dhe ishim ne që shpikëm poncin me qumësht (kishte një ngjyrë portokalli shumë të lezetshme). Jemi ne që dilnim nëpër lokale vetëm me lekët për kafe dhe përsëri ne që ndiheshim të pasur kur këto lekë na mjaftonin për të marrë një biter. Përsëri ishim ne të fundit që shijuam shëtitjet rreth bulevardit dhe të parët që provuam bukosjen nëpër lokale. Brezi jonë u edukua me cigare slims (ato të hapurat) dhe jemi brezi i fundit që përdor ende shkrepsen për ta ndezur.

Brezi jonë që vit pas viti shpreson tek kualifikimet e kombëtares shqipëtare dhe që preferon të ndjeki kampionatin italian pasi ai shqipëtar është i gjithi i shitur. Të parët që provuam turpin e të qënit shqipëtar por jemi përsëri ne që bëhemi si grifsha nëse dikush prek nderin e vendit tonë.

Të fundit që pushimet e verës i shijonim nga qershori në shtator dhe të parët që e kuptuan se vera e vërtetë është 15 ditët e para të gushtit. Të parët që panë Durrësin e pushtuar nga vëllezerit kosovare gjatë verës dhe të fundit që i mbajnë mend kabinat prej kompesate në plazhërat e Jugut. Të fundit që mbajtëm përparësen në fillore dhe të parët qe e kuptuam se veshja e bukur dhe sidomos makina të japin tjetër pamje përpara një vajze.

Po ti kthejmë sytë prapa pyesim veten si kemi mbijetuar vallë? Nuk kemi patur celulare dhe msn. Iknim në shkollë me çanta plot me libra dhe askush nuk na jepte më shumë se nje byrek 200 leksh në drekë. Mjeti jonë i komunikimit ishte telefoni i shtëpisë dhe kur e bllokonim për orë të tëra të paktën një herë në muaj kishte sherr në shtëpi për faturën telefonike. Ndonjëherë mbyteshim me ëmbëlsira por nuk ndiheshim mbi peshë dhe as që e kishim idenë se ç'ishte dieta. Më e shumta që mund të ndodhte ishte që dikush të ishte pak topçe, po puna merrte fund atje. Nga e njëjta shishe pinim 15 veta dhe asnjeri nuk u infektua ndonjëherë. E vetmja gjë që ndodhte ishte që ti hidhnim morrat njëri tjetrit në shkolla e kopështe por mamatë rregullonin gjithshka me ato krëhrat e tmerrshëm. Kur lidheshim me dikë, pak si me turp, ecnim rrugës dorë për dore,ndonjëherë edhe putheshim, edhe pse po t'na shihte ndonje vëlla ose baba thuhej se do t'na vriste. Po ja që mbetëm gjallë dhe të dashuruar...dikush sot edhe është martuar.

Counter strike e mësuam kur brezat e rinj kishin lojrat më të zhvilluara elektronike. Ndërkaq ne jemi rritur me kompiterat me marshën e zezë dhe butonin e kuq (më lojë e shpifur!). Nuk kishim as 200 kanale televisive, as dolby surround, as dvd e as wireless po gjithsesi kënaqeshim dhe bënim me të vërtet pallë. Nuk kishim fiksimin e adoleshentëve të sotëm për veshjet firmato por ama kur bënim dashuri zhveshur as që na shkonte në mend se moda është kaq e rendësishme. Djemtë ishin gjithmonë si të fortë por kur dashuroheshin bëheshin më të urtë e të ëmbël se qengji. Kurse vajzat na torturonin duke i ndjekur kudo, vetëm për një qèllim: ti propozonim pak dhe t'ju ofronim një kafe.

Kemi patur liri, dështime, suksese dhe përgjegjesira...pak e nga pak edhe ne jemi rritur!

Ti je njëri prej nesh? Urime atëhere!


Video në YT : http://www.youtube.com/watch?v=V8JwUXzuwys

100 mbiemrat më të përdorur në Shqipëri

Historia, mënyra e formimit apo numri i përdorimit të mbiemrit që mban secili prej nesh, nuk do të përbëjë më një mister. Me një total prej rreth 25000 mbiemrash në të gjithë territorin shqiptar, profesori i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, Çlirim Bidollari, ka radhitur në një fjalor, që pritet të përfundojë së shpejti, të gjithë mbiemrat shqiptarë, nga më i famshmi deri te më pak i përdoruri.

Historia, mënyra e formimit apo numri i përdorimit të mbiemrit që mban secili prej nesh, nuk do të përbëjë më një mister.

Me një total prej rreth 25000 mbiemrash në të gjithë territorin shqiptar, profesori i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, Çlirim Bidollari, ka radhitur në një fjalor, që pritet të përfundojë së shpejti, të gjithë mbiemrat shqiptarë, nga më i “famshmi” deri te më pak i përdoruri.



Mbiemri Hoxha është kryesuesi i kësaj liste.

Sipas prof. Bidollarit, kjo nuk është aspak e rastësishme. Ky mbiemër ka ardhur si një titull nga hierarkia fetare. Përhapja në masë e myslimanizmit pas pushtimit turk ka bërë që ky mbiemër të jetë mjaft i përhapur në të gjitha anët e vendit. Ndërkohë që nuk mbeten mbrapa edhe ofiqe të hierarkisë fetare që nuk i përkasin fesë myslimane. Kështu, në radhë të dytë dhe të tretë renditen mbiemrat Shehu dhe Prifti, përkatësisht tituj të fesë bektashiane dhe asaj ortodokse. Më pas kjo listë vijon me mbiemra të ardhur nga emra njerëzish apo nga emrat e vendbanimeve të të parëve të atij “oxhaku”.

Klasifikimet

Në prononcimin e tij profesori i patronomisë, Bidollari, pohoi se mbiemrat klasifikohen në katër kategori të mëdha.
-“Në kategorinë e parë përfshihen mbiemrat që tregojnë vijimësinë e birërisë.

Në këtë kategori futen ata mbiemra që rrjedhin nga emrat e të parëve”, - pohoi Bidollari. Sipas tij, këto mund të jenë në formën e plotë të emrit si Sinani, Andoni, Abazi, por edhe në trajtat e tyre të shkurtuara si, Kola, Hysi apo Leka.

-Në kategorinë e dytë përfshihen mbiemrat që tregojnë origjinë ose prejardhje, si Dibra, Frashëri, Bushati, të cilët janë ndër më të përhapurit. “Kushti numër një i vendosjes së mbiemrave të këtij lloji ishte që familja që merrte këtë mbiemër të kishte lëvizur nga vendbanimi i mëparshëm. Gjithashtu, kur prijësit e familjeve të zhvendosura nuk arrinin të gjenin një paraardhës të denjë për të mbajtur si mbiemër, atëherë ata përdornin emrat e fshatrave ose të qyteteve nga vinin”, - pohoi prof. Bidollari.

-Një tjetër kategori janë mbiemrat që tregojnë zanate dhe profesione apo tituj si, Argjendari, Furrxhiu, Kadiu, Pasha, Aga, etj. Sipas Bidollarit, një pjesë e mirë kësaj kategorie janë në gjuhën turke, pasi periudha e vënies së mbiemrave ka përkuar në kohë me pushtimin turk.

-Ndërsa kategoria e katërt në klasifikimin e mbiemrave përfshin mbiemrat që janë formuar në formën e nofkave dhe llagapeve si Sakati, Qorri, Shurdhi etj. Duke iu vënë fillimisht disa personave në formën e epiteteve, me kalimin e kohës ato janë konsoliduar në mbiemra. Këto epitete kanë qenë të formave të ndryshme, me ngjyresa pozitive dhe negative, - sqaroi Bidollari-por me kalimin e kohës ngjyresa e tyre ka humbur.

Fjalori

Fjalori i mbiemrave është një studim që ka nisur rreth 7 vjet më parë. Bidollari saktësoi për “Albania”-n se për kryerjen e këtij studimi është shfrytëzuar regjistrimi i popullsisë i vitit 1945. Gjithashtu, studimi është ballafaquar edhe me regjistrime të popullsisë në vitet në vazhdim, si edhe me listat e zgjedhjeve në vitet 2003-2005. Bidollari saktësoi se qëllimi i fjalorit është të zbulojë vatrën ku ka lindur patronima. “Për fjalorin po punohet për disa plotësime qoftë të numrit, qoftë të përmbajtjes apo shpjegimit të mbiemrave. Pjesa më e vështirë është historia e tyre. Më mirë për historinë e mbiemrave dinë vetëm ata që i mbajnë këto mbiemra.


Historia e mbiemrave

Zhvillimi i mbiemrave ka ecur në shek XII-XX. Në rreth 5-6 shekuj histori, procesi i vënies së mbiemrave ka ecur nga lart poshtë. Kështu, fillimisht janë pajisur me mbiemra shtresat e larta, më pas shtresat e hierarkisë fetare, ndërsa më vonë ka zbritur deri në shtresat e ulëta. Qëllimi fillestar i mbiemrave ka qenë për të dalluar njerëzit nga njëri-tjetri. Mbiemrat janë stabilizuar në shek XX në Shqipëri. Deri më 1912-n, shumica e popullsisë në Shqipëri nuk kishte mbiemra. Pas këtij viti filluan të kryheshin regjistrimet e para të popullatës.

LISTA e MBIEMRAVE më të përdorur në Shqipëri:

1. Hoxha
2. Shehu
3. Prifti
4. Çela
5. Leka
6. Dervishi
7. Hysi
8. Rama
9. Dibra
10. Abazi
11. Sinani
12. Gjika
13. Kola
14. Kraja
15. Luka
16. Duka
17. Gjoka
18. Murati
19. Kristi
20. Mulo
21. Muço
22. Andoni
23. Hasani
24. Koçi
25. Frashëri
26. Ruçi
27. Zeneli
28. Papa
29. Spahiu
30. Balla
31. Bushati
32. Gjoni
33. Brahimi
34. Kanani
35. Alikaj
36. Arapi
37. Çaushi
38. Halili
39. Thanasi
40. Xhafa
41. Aliaj
42. Basha
43. Mezini
44. Sula
45. Agolli
46. Gjata
47. Haxhiu
48. Jaho
49. Kodra
50. Lako
51. Mehmeti
52. Niko
53. Osmani
54. Pano
55. Bardhi
56. Cani
57. Deda
58. Demiri
59. Hasa
60. Kasa
61. Mema
62. Myftiu
63. Peçi
64. Shtylla
65. Toska
66. Treska
67. Ymeri
68. Zaimi
69. Bezhani
70. Dedja
71. Duro
72. Kamberi
73. Kote
74. Laçi
75. Laze
76. Malaj
77. Marku
78. Hana
79. Shyti
80. Skënderi
81. Berberi
82. Dede
83. Elezi
84. Gjergji
85. Jaupi
86. Koka
87. Kondi
88. Luarasi
89. Vata
90. Meçe
91. Nikolla
92. Rexha
93. Saraçi
94. Xhani
95. Dangëllia
96. Shalsi
97. Madhi
98. Begu
99. Myslimi
100. Kaleshi


G. Albania

Burimi: http://www.albasoul.com/vjeter/modules.php?op=modload&name=News&file=article&sid=2119



Një tjetër pyetje do të ishte : A duhet që femrat pasi të martohen të ndërrojnë mbiemrat dhe nëse po, pse ?

“Ekonomia e vendit ka arritur nivelin kritik, kriza na ka dobësuar”

Banka e Shqipërisë ka dhënë alarmin se ekonomia e vendit ndodhet në një situatë kritike, pavarësisht masave të herë pas hershme që janë marrë si nga qeveria ashtu dhe nga vet Institucioni Bankar Qendror.

Këtë lajm e ka dhënë disa ditë më parë vet kreu i BSH-së, Guvernatori Ardian Fullani, i cili ka qenë i pranishëm në forumin e 6-të Ekonomik të Vjenës, ku ka dhënë opinionet e veta dhe masat që ka marrë institucioni më i lartë mbikëqyrës në vend për të përballuar efektet e krizës në Shqipëri. Deklarata e Fullnit ka ardhur në një kohë kur situata jo vetëm në tregun bankar shqiptar por në të gjithë ekonominë e vendit po precipiton me shpejtësi. Për herë të parë BSH-ja po vëren se si portofoli i kredive me probleme po i afrohet kufirit maksimal prej 10 për qindësh. Po ashtu BSH-ja nuk po arin të zhbllokojë as situatën e vështirë të moskreditimit të ekonomisë vendase nga bankat private, si dhe nuk po frenon dot nga ana tjetër as rënien e shpejtë të vlerës së monedhës vendase përballë valutave të huaja. Fullani ka informuar gjatë këtij forumi ndërkombëtar se BSH-ja ka arritur të furnizojë tregun me sasinë e nevojshme të likuiditetit gjatë periudhës së krizës, por sërish rezultatet kanë qenë jo pozitive. Gjithsesi, sipas tij, duke konsideruar pamundësinë e Bankës Qendrore Evropiane, për të shërbyer si ofrues likuiditeti, hapësirat që ka pasur në dispozicion BSH-ja në kuadrin e aspektit ligjor e rregullativ aktual janë ezauruar gjithmonë nga këndvështrimi i likuiditetit.



Deklarata

“Do të thosha kemi arritur një nivel kritik, poshtë të cilit nuk ka më hapësirë për veprim. Kriza nxori në evidencë shumë nga ‘defektet’ e përafrimit të shpejtë apo siç njihet ndryshe ‘catching up process’. Analiza duhet të shkojë më tej sesa pranimi i marrë si i mirëqenë i këtij procesi”, - tha në fjalën e tij Guvernatori Fullani.

Sipas tij, BSH-ja, në mënyrë të ngjashme me BQE-në dhe bankat e rajonit, ka arritur të furnizojmë tregun me likuiditet të bollshëm, duke kombinuar një shumëllojshmëri instrumentesh dhe taktikash operacionale. “Kuptohet, që më të lehtë e kemi me likuiditetin në monedhë kombëtare. Ndërkohë, që për atë në monedhë të huaj, të paktën në rastin e BSH-së, në asnjë rast nuk kemi menduar që të marrim rolin e burimit të fundit të financimit të sistemit bankar me mjete financiare valutore”, - tha Fullani. BSH-ja e gjykoi të domosdoshme monitorimin e situatës, duke ndërmarrë një sërë veprimesh që zbutën trysninë mbi sistemin bankar. Fullani nënvizoi krijimin e një grupi “task-force” për ndjekjen ditore të situatës për çdo bankë të veçantë. “Konkluzioni ynë ishte se analiza duhej të zbriste në nivel mikro, në çdo qelizë të sistemit dhe në çdo tregues të veçantë. U adoptuan një sërë lehtësirash për furnizimin pa ndërprerje të sistemit me likuiditetin e duhur. U ndryshua tipi i ankandit kryesor të injektimit në ankand me çmim fiks, u zgjerua baza e kolateralit për marrëveshjet repo, u rrit norma e përdorimit të rezervës së detyruar nga 20 në 40 për qind dhe u zvogëlua diferenca midis normës bazë të interesit të BSH-së dhe kredisë njëditore, nga 175 pikë në 75 pikë”, - tha Fullani. Kësaj i shërbeu edhe kërkesa për rritjen e kapitalizimit të veprimtarisë bankare, si një garanci më shumë për shëndetin financiar.

Situata e lekut

Ekspertët thonë se në rast se Banka e Shqipërisë e tërheq stimulin monetar të dhënë gjatë këtij viti dhe nuk e rrit blerjen e borxhit të qeverisë, atëherë ka gjasa që leku të forcohet gjatë muajve të ardhshëm. Por kërkesa e qeverisë për borxhe në këtë pikë merr një rol vendimtar. Vetë qeveria ka dhënë pak shpresa në këtë drejtim. Në tetor, sasia e borxhit publik të blerë nga BSH u rrit më tej dhe Ministria e Financave njoftoi se për vitin e ardhshëm ka ndër mend të kërkojë një sasi të konsiderueshme borxhi të ri për të financuar shpenzimet e buxhetit. Qeveria bëri të ditur se mund t‘i drejtohet tregut ndërkombëtar për borxhe, në rast se tregu i brendshëm nuk ka likuiditete ta blejë të gjithë shumën. Vlera e lekut përballë valutave është përcaktuar në mënyrë domethënëse gjatë dekadës së fundit nga politikat monetare e fiskale. Leku filloi të forcohej ndjeshëm që nga viti 2003 e më pas kryesisht si pasojë e një politike të shtrënguar monetare. Vlera e lekut arriti kulmin në vitin 2008.

BSH: Depozitat bankare rikthehen në nivelin e tetorit 2008

Rikthehen në nivelin e një viti më parë depozitat bankare. Sipas buletinit statistikor të publikuar prej Bankës së Shqipërisë, në fund të shtatorit në bankat që operojnë në vendin tonë ishin 641.1 miliardë lekë depozita, në monedhën vendase apo në valutë të huaj. Kjo është e njëjta shifër, saktësisht me atë të totalit të depozitave në muajin tetor 2008. Prirja e shqiptarëve për të tërhequr paratë e depozituara, filluar në shtator-tetor të vitit të kaluar, shënoi kulmin e saj rënës në mars të vitit në vazhdim, kur totali arriti në 604 miliardë lekë. Gradualisht, pas këtij muaji duket se është rikthyer besimi i ndrojtur në institucionet bankare, për të arritur në 611 miliardë lekë depozita në korrik, 637 miliardë në gusht, e për të shkuar në mbi 640 miliardë lekë në fund të shtatorit. Në rikthimin e depozitave ndikoi edhe rritja e shumës së garantuar nga shteti. Pas miratimit të një ligji lidhur me rritjen e nivelit të garantimit të depozitave bankare, shqiptarët mund të jenë më të qetë lidhur me paratë që depozitojnë në banka. Kjo, pasi ky ligj ka detyruar tani rritjen në 25.000 euro, ose ekuivalentin e saj në lekë apo valuta të tjera të kufirit të shumës, që garantohet nga shteti shqiptar në rast falimentimi të një banke të nivelit të dytë. Ligji ishte një kundërmasë si pasojë e "hemorragjisë" së depozitave. Një tërheqje e depozitave në masën rreth 240 milionë euro, ndodhi vjet në muajt tetor e nëntor, kur u përhapën njoftimet e para se kriza globale kishte filluar pikërisht në sektorin bankar. Por, gjatë muajve të parë të vitit 2009, ndonëse frika nuk u eliminua asnjëherë, tregu është qetësuar dhe një pjesë e parave të tërhequra është rihedhur në depozitat bankare.

Referenca për produktet e importit rrit çmimin e ushqimeve

Çmimet e referencës për shumicën e produkteve bujqësore të importit janë më të larta sesa çmimet e blerjes. Tregtarët importues thonë se në doganë nuk u njihen faturat me çmimet reale të blerjes, edhe pse këto veprime i kryejnë nëpërmjet bankave. Vendosja e çmimeve të referencës rrit gati dyfish a më shumë vlerën e produkteve që zhdoganohen, gjë që pasqyrohet direkt në treg. Sipas tregtarëve, praktika e ndjekur nga qeveria për rritje të çmimit të referencave, me qëllim mbrojtjen e prodhimit vendas, nuk ka pse të kalojë në kurriz të importuesve. Një shembull konkret është çmimi i referencës për rrushin. Në një kohë kur në treg nuk ka më prodhim vendas, çmimi i referencës për këtë produkt vazhdon të jetë i njëjtë me atë të muajit korrik 1,015 euro. Importuesit i kërkojnë qeverisë të ndërhyjë dhe të përcaktojë çmime reale të përcaktuara dhe sipas sezoneve për produktet bujqësore. Një tjetër problem që sipas importuesve u hapet në dogana në momentin e zhdoganimit, është kontrollimi i mallit duke e zbritur të gjithin jashtë kamionëve, pa pasur kushtet e nevojshme frigoriferike për magazinim, duke sjellë kështu dëmtim të cilësisë.

Reaksioni: Aksioni blic, Tatimet u vendosin 400 milionë lekë gjoba karburanteve.

Një aksion i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve ka përfshirë pothuajse gjithë kompanitë e karburanteve që tregtojnë me shumicë në rang vendi. Bëhet fjalë për verifikimin e aktivitetit në përputhje me legjislacionin tatimor, nga ku rezulton se pjesa dërrmuese nuk kishin respektuar udhëzimet e lëshuara nga Ministria e Financave. Masa e gjobave që u është vendosur shumë subjekteve i ka kaluar të 400 milionë lekët ose rreth 5 milionë dollarë, ndërsa mësohet se janë mbyllur dhe 15 pika të shitjes së karburantit me pakicë. Aksioni për verifikimin e zbatimit të udhëzimit për shitjen e naftës me çmimin e shumicës, sikurse e kërkoi ministri Ridvan Bode, duket se nuk është respektuar nga të gjitha subjektet. Megjithatë, këta të fundit pretendojnë se përgjegjësia bie mbi pikat e pakicës, të cilat nuk kanë zbatuar siç duhet kontratat. Goditja më e madhe është lëshuar ndaj grosistëve, të cilët duhet të lidhnin kontratat me shitësit e vegjël në funksion të kontrollit të çmimit. Ministria e Financave miratoi vitin e kaluar disa udhëzime rresht, që përcaktonin në thelb kontrollin e çmimit që nga importuesi. Pra, vetë kompanitë “sh.a.” (shumica) duhet të binin në konsensus me “sh.p.k.”-të (pakicën) në vendosjen e çmimit. Ndarja e fitimit mes tyre do të bëhej në varësi të komisionit, kurse qeveria do ta kishte më kollaj t‘i vilte të ardhurat që tek importuesit.

Ervin Koçi, G. Albania

Kompleksi i Edipit

Në jetën e përditshme mund të vërehet apo dëgjohet ngjashmëria e fëmijëve me prindërit e tyre në tipin “e bija i ngjan të atit” dhe “i biri i ngjan nënës”, duke vendosur kështu një përkatësi somatike, kundrejt predisponimit të ndjenjës dhe atij të identifikimit përfundimtar. Kjo ngjashmëri ndryshe mund të quhet edhe Kompleksi i Edipit.


I ashtuquajturi Kompleks i Edipit, në të vërtetë, nuk është asgjë më shumë se një shembull i veçantë i një burgu të njeriut neurotik. Nëse individët frikësohen tek ndeshen me problemin e dashurisë në botën e madhe, nuk do të kenë shpëtim nga neurozat. Për shkak të ndjenjës së pasigurisë, ata kurrë nuk do të vështrojnë përtej atyre pak njerëzve, me të cilët janë mësuar. Ata frikësohen që nuk mund të jenë të aftë të mbizotërojnë mbi njerëzit e tjerë, siç janë të mësuar të mbizotërojnë në rrethin e tyre familjar

Kompleksi Edipit e ka marrë emrin nga mitologjia, prej emrit të mbretit Edip, ku sipas mitit djali i ri vret babain dhe martohet me të ëmën e tij, pa ditur se kush ishin ata.

Për këtë arsye, djali ka frikë dhe ankth nga i ati se ai do ta kastrojë (tredhë).

Për ta zgjidhur këtë konflikt, sipas Frojdit, djali identifikohet me të atin dhe shtyp ndjenjat seksuale për të ëmën. Kjo ka të bëjë me ata fëmijë që zhvillohen në mënyrë normale, ndërsa ata që nuk kalojnë këtë fazën e idit dhe fallike si duhet, ky kompleks i përcjell edhe më vonë, me komplikime të ndryshme.

Kompleksi i Edipit


Viktima të Kompleksit të Edipit janë fëmijët, të cilët janë të llastuar nga prindërit, që janë edukuar të besojnë se çdo dëshirë e tyre është ligj dhe që nuk kanë kuptuar kurrë se mund të fitojnë dashuri nëpërmjet përpjekjeve të pavarura të tyre jashtë kufijve të shtëpisë. Kur rriten, këta njerëz qëndrojnë të lidhur me prindërit. Në dashuri nuk kërkojnë një partner të barabartë, por një shërbëtor; dhe shërbëtori, me mbështetjen e të cilit ata janë më të sigurt, është prindi i tyre. Te një fëmijë Kompleksi i Edipit mund të shkaktohet kur nëna e llaston atë dhe e ndalon që të interesohet për njerëzit e tjerë dhe që babai të jetë mospërfillës ose i ftohtë. Të gjitha simptomat e neurozave japin një pamje të lëvizjes së kufizuar.

Veç të tjerash, Frojdi theksonte se përvoja bazë e të pandërgjegjshmes, përreth së cilës gjithçka nga parimi duhet të rrotullohej, ishte në raport me figura prindërore: inçestuozitet protofëminor ndaj nënës, të cilën vogëlushi do të donte ta dashuronte në mënyrë ekskluzive dhe ndjenja dashuri-urrejtje kundrejt babait, që e nënshtron nënën, një baba i ndier njëherazi si i plotfuqishëm, shumë i dashur dhe armik.

Rreth pesë vjeçëve, Kompleksi “evolutiv” i Edipit duhet të tejkalohet, në qoftë se incesti i pandërgjegjshëm drejt nënës dhe dashuri-urrejtja për babanë, edhe kjo e pandërgjegjshme, qëndrojnë, atëherë bëhesh neurotik, thellësisht i plagosur psikikisht dhe mbetesh i tillë deri në tejkalimin eventual të bllokimit fëminor që ka bllokuar zhvillimin normal të psikikës drejt heteroseksualitetit dhe përtej familizmit fëminor.

Fëmijët që janë 'të prapambetur' në shkollë, burra ose gra që në moshën 30 vjeç ose më shumë ende nuk kanë një punë, njerëz të cilët i shmangen problemit të martesës, neurotikët me fiksime që vazhdimisht përsërisin të njëjtat veprime, njerëz që vuajnë nga pagjumësia, që janë gjithmonë shumë të rraskapitur për të përmbushur detyrat e ditës.

Tek të gjithë këta bëhet i njohur një kompleks inferioriteti që i pengon ata të bëjnë përpara në zgjidhjen e problemeve te jetës.

Frojdi ka besuar se çdo fëmijë në mënyrë simbolike duhet të kalojë nëpërmjet përvojave të Edipit. Teoria e Frojdit është psiko-sociale për arsye se pikënisja e këtij qëndrimi lidhet me atë se çrregullimet lidhen me raportet ndërpersonale.
Simptomat, po ashtu psikologjike-psikiatrike, konsiderohen si shfaqje të sipërfaqshme të konflikteve të thella të pazgjidhura.
Po ashtu sipas psiko-dinamikës dhe psiko-analizës çrregullimet neurotike rrjedhin nga ndrydhja e përvojave zakonisht ose seksuale, ose agresive, të cilat kanë lidhje me prindërit.

Mekanizmi i ndrydhjes shfrytëzohet për mënjanimin e frikës nga dënimi ose nga humbja e dashurisë së prindërve.
1 - Meqë materiali shqetësues kur nuk i afrohet egos, konflikti mbetet i pazgjidhur dhe si pasojë individi arrin një shtrembërim të realitetit.
2 - Mekanizmi i ndrydhjes është mekanizëm i mbrojtjes.

Këtu individi përdor shumë energji, të cilën do ta përdorte gjatë zhvillimit të tij nga kalimi prej një faze në tjetrën. Për shkak të përdorimit të tepërt të mekanizmave mbrojtës dhe mekanizmave të tjerë, individi gjen disa përvoja dhe bëhet i paaftë që të përballet me shumë probleme në moshën madhore. Po ashtu, sipas psiko-analizës çrregullimi i sjelljes shkaktohet për shkak të konflikteve të pazgjidhura.

Frojdi mendonte se shumë çrregullime e deformime seksuale dhe shpirtërore në jetën e mëvonshme, e kanë bazën në këto komplekse, në faktin se këto kalojnë prej vetëdijes në pavetëdije (ndërdije) dhe atje ndrydhen, derisa një moment nuk shpërthejnë. Frojdi, lidhur me shtypjen e instinkteve thotë: "Ato nuk lejojnë t’i shtypësh dhe është e kotë të mendosh se kur i shtyp, ato ikin përgjithmonë. Më së shumti mund t’i ndrydhësh, duke i kaluar nga vetëdija në pavetëdije (ndërdije)”.

Kompleksi i Elektrës


Simotra tjetër e Kompleksit të Edipit është dhe Kompleksi i Elektrës, i cili manifestohet tek vajzat në fazën fallike dhe që, po sipas Frojdit, qëndron në ndjenjën inferiore të tyre ndaj djemve, pse nuk e kanë organin gjenital si të tyre. Vajzat, zakonisht, fajësojnë nënën e tyre për të qenit femër dhe e duan babain më shumë, sepse ai ka organin gjenital si të djemve. Ky konflikt, në personalitetin e vajzës shtypet duke u identifikuar me të ëmën.

Telegrafi