Data 28 nëntor, ngërthen në vete disa periudha të rëndësishme historike të shqiptarëve kudo që ata gjenden. Pa këtë datë, nuk do të kishte kuptim që ka, as vet historia e jonë, e tashmja dhe e ardhmja. Kjo datë, përbën thesar vlerash, e mbushur me ngjarje interesante e kuptimplote të kombit tonë, përgjatë etapave të ndryshme në të cilat kemi kaluar.
1
1
***Në 28 nëntorin e vitit 1443 Kryekomandanti,politikani dhe burrështetasi poliglot, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ,ngriti flamurin në kalanë e Krujës.
2
2
***Po në të njëjtën datë, pas 469 vjetësh,në 28 nëntorin e 1912-tës, diplomati i shquar, Ismail Qemali, ngriti flamurin në Vlorë duke shpallë pavarësinë e shtetit shqiptar.
3
3
***Po në të njëjtën datë, pas 512 vjetësh, kur qe ngritur flamuri në Krujë, dhe pas 43 vjetësh,kur qe ngritur flamuri në Vlorë,më 28 nëntor të vitit 1955, Zoti desh, që në mesin e shqiptarëve,në fshatin Prekaz të Drenicës heroike, të lindte një njeri të shenjtë. Zoti fali Mesian shqiptare, fali udhërrëfyesin e së ardhmes sonë, fali njeriun, që para jetës dhe të mirave personale, dhe familjes së tij, vuri shpëtimin e popullit nga rreziku i zhdukjes kolektive. Ishte pra, Adem Jashari, që u lind në këtë datë, njeriu që doli në ballë procesit të çlirimit të atdheut tonë.
4
4
***Po në të njëjtën datë,pas 554 vjetësh, prej se ishte ngritë flamuri shqiptar në Krujë, pas 85 vjetësh, prej se ishte ngritë flamuri shqiptar në Vlorë, dhe, pas 42 vjetësh, prej se kishte lindur Komandanti ynë legjendarë, Adem Jashari, më 28 nëntor të vitit 1997,doli në skenë, një mekanizëm që do ta merrte në duart e veta, fatin e çlirimit të Kosovës, USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS (UÇK).
Ishte UÇK-ja,ajo, që ndërroi kahet e historisë më të re të kombit shqiptar. Ishte ajo,që me gjakun e ushtarëve të saj, vulosi Lirinë tonë dhe ardhmërinë e fëmijëve tanë.
5
Ishte UÇK-ja,ajo, që ndërroi kahet e historisë më të re të kombit shqiptar. Ishte ajo,që me gjakun e ushtarëve të saj, vulosi Lirinë tonë dhe ardhmërinë e fëmijëve tanë.
5
***Dhe së fundi,një 28 nëntor që gjithsesi i rëndësishëm, është 28 nëntori të vitit 1998, ku përmes referendumit mbarëpopullor, në Republikës së Shqipërisë, u adoptua Kushtetuta e saj, e cila kushtetutë, në preambulën e vet, në mënyrë eksplicite thekson: “aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar”.
Se sa e madhe është kjo datë,se sa e rëndësi ka, tregon vet kronologjia e ngjarjeve të kësaj date.
-Kosovës, përveç 28 nëntorit, i është shtuar edhe një datë tjetër po aq e rëndësishme. 17 shkurti i vitit 2008, kur Kosova shpalli veten, “Republikë të pavarur dhe Sovrane”. Të nderuar pjesëmarrës,pas 17 shkurtit e këndej,kanë ndodhur 52 njohje ndërkombëtare. Që do të thotë, se Kosova ka një trend të mirë në këtë drejtim. Megjithëse, dëshirat tona, thonë se do të duhej të ndodhnin njohje akoma më të shumta deri në këtë çast. Ditët dhe javët që kaluam,politikisht rrjedhën në kahe jo të këndshme, neveritëse bile. U gjendëm në konstelacione jo të favorshme përbrenda procesit politik. Në anën tjetër. Refuzimi i planit 6 pikësh nga ana e institucioneve tona,natyrisht ishte refuzim me vend dhe i drejtë. Në përbërjen e asaj që ne e themi bashkësi ndërkombëtare,ende vazhdojnë të veprojnë qarqe politike e diplomatike, që kanë për qëllim sabotimin,zbehjen,apo edhe zhbërjen e mundshme të realiteteve të reja. Ata dëshirojnë revidimin e tërë procesit që mundësoi shpalljen e shtetit të Kosovës,dhe njohjeve të saja ndërkombëtare. Megjithatë,ne duhet të jemi optimistë. Se tani Kosova ka krijuar miq të vërtetë, ka siguruar mbështetje serioze ndërkombëtare, sidomos prej SHBA-ve,dhe pjesës më të madhe BE-së. Është thënë shpesh,e as nuk është e tepërt ta përsërisim,se kthim prapa nuk mundet dhe, nuk do të ketë. Kosova tani është shtet, Kosova ka kapacitete për të garantuar perspektivë të sigurt.

-Kremtimi i 28 nëntorit dhe datave të tjera të rëndësisë së veçantë,duke respektuar të kaluarën tonë të lavdishme,duke respektuar vlerat, respekton vetveten tonë. Të tashmen dhe të ardhmen.
Shkruan: Bashkim HOXHAJ, Dervina.com
Shkruan: Bashkim HOXHAJ, Dervina.com