Saturday, December 26, 2009

Fakte magjepsëse rreth dashurisë

Dashuria është një gjë shumë e bukur... por edhe e çuditshme gjithashtu. Më poshtë janë 25 fakte rreth dashurisë.



1. Burrat të cilët e puthin gruan e tyre në mëngjes, jetojnë 5 vjet më shumë se sa ata që nuk e bëjnë këtë gjë.

2. Kënga e parë për dashurinë është shkruar 4 000 vjet më parë dhe vjen nga një zonë midis Tigrit dhe Eufratit.

3. Nëse vjen momenti për intimitet që në fillim të marrëdhënies, 78% e vajzave nuk pranojnë nëse nuk janë depiluar.

4. Vajzat feministe kërkojnë më shumë se të tjerat të kenë një marrëdhënie romantike.

5. Dy të tretat e njerëzve raportojnë se kanë rënë më shumë në dashuri me dikë që kanë vite që e njohin, se sa me një të saponjohur.

6. Njerëzit që tregojnë historinë e tyre të dashurisë e bëjnë këtë pasi mendojnë se procesi është jashtë kontrollit të tyre.

7. Dashuria nxit një efekt qetësues në trup dhe mëndje për të paktën një vit, gjë që ndihmon ruajtjen e sistemit nervor.

8. Dashuria ka të njëjtin efekt në trup njësoj si edhe frika e madhe. Te një person i dashuruar shfaqen të njëjtat simptoma si te një person që ndjen një frikë të madhe – zmadhim të bebes së syrit, duar të djersitura, dhe rritje të të rrahurave të zemrës

9. Skanimet e trurit kanë treguar se kur njeriu shikon foto të njeriut të zemrës, truri reagon menjëherë duke treguar dëshirë.

10. Vajzat e fisit Tivi në Pacifikun jugor martoheshin që në lindje.

11. Shërbimi “Detektori i dashurisë” i shpikur nga operatori telefonik KTF supozohet se tregon seriozitetin e njeriut të dashur, nëse ai vërtet është i ndershëm në atë që thotë. Telefoni analizon kordat e zërit për të parë nëse ai flet me dashuri apo jo. Përdoruesi merr një analizë të bisedës nëpërmjet një mesazhi i cili tregon afeksionin, surprizën, përqendrimin dhe ndershmërinë me të cilën ka folur personi tjetër në linjë.

12. Rreth 11% e grave kontrollojnë menjëherë online për të parë të dhënat e një personi që e kanë takuar ose që presin ta takojnë, kundrejt 7 % të meshkujve.

13. Me kalimin e kohës, partnerët tentojnë të kenë gjithmonë e më shumë të njëtat sjellje.

14. Njerëzit tentojnë të kthejnë më shumë kokën në të djathtë se sa në të majtë kur puthin dikë (65% e njerëzve e kthejnë kokën në të djathtë).



15. Tradita e unazës së fejesës ka ardhur që në shekullin e 15-të, kur Duka Maximillian i Austrisë i dha një unazë të fejuarës së tij Mary nga Burgundy.

16. Rreth 43% e grave preferojnë që partnerët të mos tregojnë shenja ‘dashurie’ nëse nuk janë të sigurt për një lidhje.

17. Njerëzit që sapo kanë rënë në dashuri tregojnë zvogëlim të hormonit serotonin- në nivele aq të ulëta sa dhe te një person i sëmurë.

18. Aeroporti Ndërkombëtar i Filadelfias mbahet si Nr. 1 për lidhjet e dashurisë gjatë kohës së pritjes.

19. Sipas një teorie matematike, ne duhet të takojmë shumë njerëz para se të zgjedhim partnerin e përjetshëm. Sipas probabilitetit vetëm kështu ka më shumë shance për një çift të suksesshëm.

20. Mjekra e burrave rritet më shpejt kur ata mendojnë për seks.

21. Verona, qyteti italian ku u luajt vepra e Shekspirit, Romeo dhe Zhulieta, merr rreth 1000 letra çdo vit në adresë të Zhulietës, çdo Valentin.

22. Nëse një person refuzon një lidhje, personi bie edhe më shumë në dashuri me atë person që nuk e ka pranuar- thotë Helen Fisher autor i librit ‘Pse dashurojmë’. Pjesët e trurit që aktivizohen kur ne jemi të gëzuar vazhdojnë të mbeten aktive.

23. Ka një arsye pse ndodhin romancat në zyrë; Rënia në dashuri është shumë e lidhur me afrimitetin. Ngjallet familjariteti, qetësia, afërsia ... dhe romanca.

24. Një në pesë marrëdhënie dashurie afatgjata ndodhin pasi njëri nga partnerët është i përfshirë në të.

25. Një marrëdhënie romantike i bën të dy partnerët të lumtur. Sa më afër ndihemi aq më të lumtur jemi!

Shekulli

Wednesday, December 23, 2009

Angli, vëllezërit martojnë fëmijët bashkë

Dy vëllezër shqiptarë emigrantë në Londër janë dënuar me 6 vite burg në total pasi ilegalisht martuan fëmijët e tyre me njëri-tjetrin.

Kujtim Lleshi i njohur në Angli me emrin Resmi Lleshi i tha policisë, se për të shpëtuar vajzën 12 vjeçare nga gjetja e një të dashuri të papërshtatshëm dhe jo mysliman, ra dakort me vëllain, Rexhep Lleshin, ta martonte atë me djalin e tij.


Inçestit dhe kulturave të importuara në Shqipëri !


Martesa mes dy kusherinjve te pare ndodhi me 25 mars 2008 ne shtepine e Rexhep Llleshit, pasi sipas tyre ata kishin pyetur nje imam i cili i kishte thene se kjo martese sipas fese islame eshte e lejueshme. Pasi kane kryer lutjen e marteses, te dy vellerzerit sebashku me nenen e djalit 16 vjec, i kane inkurajuar ata te kryejne marredhenie seksuale. Te nesermen ne mengjes nena e djalit ka kontrolluar carcafet per gjetjen e shenjave te gjakut.

Mosgjetjen e shenjave te gjakut, ia ka treguar bashkeshortit Rexhep Lleshi, i cili e ka rikthyer mbesen e tij tek i vellai duke i thene se ajo nuk ishte e virgjer dhe e ndershme. E tronditur nga ajo qe kishte ndodhur nje nate me pare, 12 vjecarja ia ka treguar ngjarjen nenes se saj e cila ishte divorcuar prej Kujtim Lleshit, i cili ishte martuar perseri dhe kishte 7 femije.

Menjehere nena e vajzes e ka denocuar ngjarjen ne polici dhe me pas kjo martese ilegale eshte hetuar nga skuadra e krimeve seksuale. Gjate procesit gjyqesor ne te cilin viktima mes loteve gjeti kurajon te deshmonte, dy vellezerit nuk i kane pranuar akuzat, pasi sipas tyre, ata nuk kishin kryer ndonje krim.

Gjykatesi Robert Fraiser Morrison duke lexuar masen e denimit me nga tre vjet burg per dy vellezerit, tha se kjo ngjarje ishte nje incident i papelqyeshem dhe se ne Britanine e Madhe e madhe, inicimi i marredhenies seksuale te nje vajze 12 vjecare perben krim te denueshem me burg.

Kujtim Lleshi i ka bertitur gjykatesit pse ai e denoi duke iu drejtuar me fjalet: “Une s’jam kriminel, doja te mbroja vajzen time”. Ai ka rezistuar per disa minuta qe te mos shoqerohej nga gardianet drejt qelive te gjykates. Eshte dashur perdorimi forces nga pese gardiane duke e terhequr ate zvarre per ne qeli.

(top-channel.tv)

Këto nuk janë rite dhe tradita shqiptare, por tradita të importuara orientale dhe pikërisht për këtë arsye redaktova nga titulli, pjesën "vëllezërit shqiptarë", sepse një shqipfolës nuk është domosdoshmërisht shqiptar.(S.I)

Tuesday, December 22, 2009

Falsifikimet e Historisë – nga Enciklopedia Britanike

Përse lodhet kaq shumë Berisha dhe njerëz si ai në Shqipëri të na mundojnë kaq shumë? Sepse ustallarët e tyre, çuditërisht, duan t'u mohojnë shqiptarëve të mësojnë disa të vërteta, që bota i lexon çdo ditë, ato janë të botuara në enciklopedira, libra, shkrime, në shtyp dhe në internet.

Përse vetëm ne shqiptarët s'duhet t'i dimë këto gjëra? Kjo është një pyetje, që KOHA do t'i japë një ditë përgjigje të plotë, të thjeshtë, përfundimtare. Por, le të shohim se ç'thuhet në faqen e mëposhtme të internetit.



Te http://encyclopedia.jrank.org/DIO_DRO/DONATION_OF_CONSTANTINE_Donatio.html lexojmë këto rradhë për Fallsifikimin e dokumentit DHURATA E KONSTANDINIT:

DONATION OF CONSTANTINE (Donatio Constantini), the supposed grant bythe Emporor Constantine in gratitude for his "conversion by Pope Silvester", to that pope and his successors for ever, not only of spiritual supremacy over the other great patriarchates and of all matters of faith and warship but also of temporal dominion over Rome, Italy." The famous document, known as the Constitutum Constantini and compounded of various elements (notably of apocryphal Vita S. Silvestri) was forged at Rome some time between the middle and end of the 8th century, was included in the 9th century in the collection known as the False Decretals, two centuries later was incorporated in the Decretum by a pupil of Gratian, and in Gibbon's day was still."enrolled among the decrees of Canon Law" by the tacit or modest admitted of the advocates of the Roman Church ." It is now universally admitted to be a gross forgery.

DHURATA E KONSTANTINIT (Doantio Constantini), dhurata e hamendësuar e Perandorit Konstandin si shenjë falenderimi për "konvertimin e tij nga ana e Papës Silvestri", ndaj atij pape dhe pasardhësve të tij përgjithmonë, jo vetëm për supremacinë shpirtërore mbi patriarkatet e tjera dhe mbi të gjitha çështjet e fesë dhe të adhurimit, por edhe si sundim i përkohshëm mbi Romën, Italinë." Dokumenti i famshëm, i njohur si Constitutum Constantini dhe i përbërë nga elementë të ndryshëm (mbi të gjitha Jeta apokrifale S. Silvestrit) u fallsifikua në Romë aty nga mesi dhe fundi i shekullit të 8-të, u përfshi në shekullin e 9-të në koleksionin e njohur si Dekrete të Rreme, dy shekuj më vonë u përfshi në Decretum nga nxënësi i Gracianit, dhe akoma në ditët e Gibonit ishte ende "i përfshirë në dekretet e Ligjit Kanonik", me pëlqimin e heshtur dhe modest të avoketërve të Kishës Romane." Ai "dokument" është pranuar nga të gjithë si një mashtrim i trashë.


Sa më shumë depërton në burimet shkencore dhe divulgative të botuara në internet, aq më shumë të dhëna interesante dalin mbi fallsifikimet e mundshme, që mund të jenë bërë në shkrimin e Historisë.

Shkrime të tilla mungojnë krejtësisht në Shqipëri, dhe asnjë redaktor gazete nuk merr përsipër të botojë shkrime të tilla. Kanë frikë. Këtë fakt ma pohoi mua vetë Nuri Dragoti i Republikës kur unë i shkova në maj të këtij viti te Republika me një shkrim në dorë mbi disa gjetje të mia të reja mbi historinë e Mesjetës.

Por, nga përvoja ime personale (nga vështirësitë, që kam ndeshur para dhe gjatë botimit të shkrimeve të mija në Koha Jonë dhe Republika, aq sa dhe pjesë të caktuara të shkrimeve janë ngatërruar e bërë të palexueshme me qëllim) jam i bindur se shpejt a vonë, të gjitha gazetat dhe i tërë shtypi e televizioni shqiptar do të hapë temën e fallsifikimeve, që janë bërë në historiografinë evropiane që në shekullin e 12-të, një temë e cila po zien në tërë Evropën e deri në Amerikë, duke filluar që nga shekulli i 17-të.

Të gjitha këto fallsifikime kanë lidhje të ngushtë e të pazgjidhshme me Historinë e Shqipërisë dhe origjinën e shqiptarëve dhe të popujve të tjerë. Librat dhe shkrimet e autorëve evropianë, të cilët e vënë theksin në përpjekjet e shumta që janë bërë në Evropë gjatë mesjetës për të fallsifikuar historinë, fillojnë ose mbarojnë me këto dy pyetje:

Përse të jenë bërë këto fallsifikime? Kush kishte interes t'i bënte ato?

Mbështetur në studimet tona etimologjike kemi deklaruar që në shkrimin tonë te Republika (14 – 17 shtator 2006) se në gjuhët evropiane të reja e ato të vjetra ka paradokse, duke aluduar se gjuhët e vjetra nuk janë më të vjetra se ato të reja.

Studimet e mëtejshme na kanë krijuar bindjen se jo vetëm gjuhët, por e tërë historia e Evropës është paradoksale, dhe prej majit të këtij viti kemi ngulur këmbë në emailet tona se historia evropiane e para shekullit të 16-të të erës tonë mban vetëm vulën e gjuhës shqipe, se s'ka patur as Greqi të Lashtë dhe as Perandori Romake, se jo vetëm latinishtja, greqishtja e vjetër dhe hebraishtja, por, edhe gotishtja, sllavishtja kishtare, arabishtja janë sajesa mersjetare, që morën formën e tyre të plotë vetëm gjatë dhe pas shekullit të 16-të të erës tonë.

Tani ne kemi rënë në gjurmë të studimeve të mjaft autorëve evropianë, autoritete shkencore me emër në Evropë dhe në Amerikë, të cilët duke u nisur nga konsiderata shkencore historike vijnë në përfundimin se Mesjeta nuk ka ekzistuar, se ngjarje e dokumente si Dhurata e Konstandinit, apo figura si Karli i madh janë mite të sajuara.

Ja ç'thuhet në faqen e Michael Hoffman, historian dhe shkrimtar amerikan, i cili boton në Amerikë revistën e tij shkencore "Revisionist History", te http://www.egodeath.com/newchronology.htm nën titullin "The New Chronology: The Dark Ages Didn't Exist – Uwe Topper, Herbert Illig" "Kronologjia e Re: Shekujt e Errësirës nuk ekzistojnë – Uve Toper, Herbert Illig"

Johnson doesn't provide an effective summary of what exactly he is proposing. I won't know until my third thorough reading and summarization of Johnson, but it seems that he's saying -- at the extreme -- that the entire corpus of ancient Greek, Roman, Jewish, and Christian writings was written in the monasteries around 1550 – or something like that but more moderate.

[Edvin] Xhonson nuk bën ndonjë përmbledhje të asaj se çfarë kërkon të propozojë saktësisht. Unë nuk do ta zbuloj pa e mbaruar leximin tim të tretë dhe të kem bërë përmbledhjen e Xhonsonit, por më duket se ai don të thotë se – në fund të fundit – i TËRË KORPUSI i SHKRIMEVE GREKE, ROMAKE, CIFUTE dhe TE KRISHTERA është shkruar në manastire rreth vitit 1550 – ose diçka të tillë, por me ton më të zbutur.

Kjo faqe interneti përmban referenca interesante mbi subjektin për të cilin po flasim, autorë si Edwin Xhonson, Anatoli Fomenko, Nimic, Topper, Illig, apo dhe figura të Mesjetës si Harduin.


Burime në internet
http://en.wikipedia.org/wiki/Michael_A._Hoffman_II
http://www.egodeath.com/newchronology.htm#_Toc101541525


Lexime të këndshme,  Z. Çlirim Xhunga

Spitali i Kukësit, asgjë më tepër se një "spital partizan"

Dje ishim për të vizituar një të sëmurë në spitalin e Kukësit dhe ishte e tmerrshme vetëm t'i afroheshe spitalit, pasi kishte kohë që s'më kishte rënë rasti të shkoja. Të linte shumë për të dëshiruar pamja e jashtme e spitalit, ishte e tmerrshme të futeshe në ambientet e brendshme të tij, çdo gjë mund të ishte vetëm spital jo.


Kujtoj filmat shqiptarë të shumtë me spitalet partizane të luftës, pse jo edhe ato fushore që të paktën natyra i favorizon për ajrin e pastër dhe e them me plot bindje se janë shumë më të këndshëm.



Asgjë aty brenda nuk të ngjason me kohën, në të cilën ne jetojmë.

Nuk e di se a janë marrë fonde ndonjëherë ndër vite, që besoj se kjo ka ndodhur, nuk e di nëse kanë funksionuar hallkat deri këtu poshtë të kontrollohen ato, por di të them se aty duhet një dorë e fortë për të drejtuar dhe për të bërë diçka në favor të këtyre njerëzve që vijnë aty dhe shtrohen, por që s'dihet se me sa sëmundje të tjera dalin.


Di të them se çdo gjë aty brenda ishte e shkatërruar. Më vjen keq për qytetarët kuksianë se si është e mundur të pajtohen me ambiente të tilla, pasi është shtëpia rezervë e çdo banori, pasi, në mos sot, nesër, çdokujt do t'i bie radha ta vizitojë atë.

Nashide Shala, Shekulli

Origjina e krishtlindjes

Ndonëse kudo në botë krishtlindjet festohen si një festë e krishterë, a është vërtetë festë e krishtere krishtlindja?

Paganët e festonin këtë ditë për mijëra vjet përpara se të lindte Krishti. Nga vijnë këto rite dhe ceremoni misterioze, që e rrethojnë këtë ditë?



Në librin e Werner Keller, "Bibla si një Histori", lexojmë pohimin vijues:
"Si një ditë e krishtere në dokumente, 25 Dhjetori së pari qe përmendur në vitin 324 p.e.s.
Nën perandorin romak Justinian [p.e.s. 527-565], kjo ditë u pranua si një festë zyrtare.

Një festival i vjetër romak luajti një rol të rëndësishëm në zgjedhjen e kësaj ditë të veçantë. 25 Dhjetori në Romën e lashtë ka qenë Dies Natali Invictus/Ditëlindja e të Pamposhturit, dita e solsticit 1 dimëror dhe njëkohësisht, në Romë, dita e fundit e Saturnalisë, e cila që prej kohësh kishte degjeneruar në një karnaval javor të shfrenuar..."[f331]

A nuk duket paksa e çuditshme që e ashtuquajtura Kishë e krishtere, për të festuar lindjen e Mesisë, të zgjedhë një ditë, e cila qe identifikuar si dita e lindjes së Diellit të Pamposhtur, ditën e solsticit dimëror, ditës më të shkurtër të vitit, kur pjesa e ndriçuar e ditës nis të bëhet më e gjatë prapë?

Çfarë ka kjo të bëjë me Krishtin? A ka lindur Krishti diku afër 25 dhjetorit?

Vazhdon Keller:

"Meteorologët si edhe historianët dhe astronomët kanë diçka mjaft me rëndësi për të kontribuuar në lidhje me çështjen e caktimit të ditës së lindjes së Jezusit.

Sipas Lukës:'Në atë vend ishin disa barinj të cilët e kalonin natën përjashta për të ruajtur grigjën e vet'"[Luka 2:8]

"Meteorologët kanë bërë regjistrime të sakta të temperaturës në Hebron. Kjo pikë, qëgjendet në rrafshnaltat jugore të Judesë, e ka gjendjen e njëjtë klimatike si të Betlehemit i cili s'është shumë larg. Shënimet e temperaturës e mbi tre muajve tregojnë që rënia e ftohtësisë është siç vijon: dhjetor – 2.8 gradë; janar – 1.6 gradë; shkurt – 0.1 gradë. Dy muajt e parë po ashtu kanë reshjet më të mëdha të shiut në vit; përafërsisht 15 cm në dhjetor, dhe afërsisht 20 cm në janar.
Sipas të gjitha informatave ekzistuese, klima e Palestinës nuk ka ndryshuar dukshëm në 2000 vitet e fundit. Si bazë për këtë mund të merren vrojtimet moderne meteorologjike".

"Në kohën e krishtlindjes, Betlehemi është në acar, dhe në Tokën e Premtuar, në fusha,nuk mund të ketë qenë as një bagëti në atë temperaturë..."

"Rreth kohës së krishtlindjeve në ditët tona, në Palestinë, kafshët dhe barinjtë janë të mbyllur [dmth nuk ka kullota]..."

Ndërsa kërkojmë kohën e saktë të lindjes së Jezusit, gjejmë se ai nuk ka lindur as afërsisht datës 25 dhjetor, të cilën bota e ka zgjedhur për ta "festuar" ditëlindjen e tij.

Miliona të krishterë të pretenduar, të cilat mendojnë që janë pasues të fesë së Jezusit,janë mashtruar.

Jo vetëm që si të pa mend kanë përqafuar traditën e gabuar sikur të jenë të krishterë, por ata janë gënjyer e mashtruar nga predikuesit dhe priftërinjtë, ndonëse Jezusi vetë ka paralajmëruar:

"Ky popull më nderon me buzë, kurse zemra e tyre është larg meje. Më kot më adhurojnë, kur mësojnë kinse mësim të Hyut – rregulloret që i qitën njerëzit... Ju lëni pas dore urdhërimin e Hyut për të ruajtur traditën tuaj!" [Marku 6-8]

Kush është lindur më 25 Dhjetor?

Nëse Jezusi nuk është lindur më 25 dhjetor, kush është lindur atëherë? Me fjalë tjera, ditëlindjen e kujt feston bota e krishterë, më 25 dhjetor?

Në librin "Historia e Romës", nga Michael Grant, lexojmë siç vijon:

"Ka pasur po ashtu një tjetër besim pagan gjatë kësaj epoke, që garonte me Krishtin për kontrollin e botës perëndimore. Ky ishte kulti i diellit, i cili respektohej nga miliona banorë të perandorisë romake, madje ky besim njëherë e një kohë qe bërë fe zyrtare..."

"Në Romë, karakteri hyjnor i diellit erdhi shumë më herët, dhe më pas, shekuj më vonë, në kuben madhështore të Panteonit të Hadrianit, hapja qendrore, e rrethuar me rozeta në formë ylli, paraqiste sferën diellore... Kohë më parë, perandori Aureli kishte themeluar një tempull masiv të Diellit të Pamposhtur si një pikë qendrore e gjithë sistemit fetar të shtetit [274].

Ditëlindja e zotit qe menduar të jetë më 25 dhjetor, dhe kjo, e transformuar në krishtlindje, është një nga trashëgimitë që krishterimi ia ka borxh këtij kulti" [f.391-392].

Vini re! Krishterimi mori ditëlindjen e zotit-diell, kultit të diellit, dhe e transformoi atë në krishtlindje, ditëlindjen e Jezusit! Në fakt kjo është lindja e një zoti pagan, që adhurohej nga miliona njerëz gjithandej perandorisë romake.

"... Por adhurimi i zoti-diell vazhdoi gjerësisht kudo në perandori, dhe nën perandorin Aurel [270-275 p.e.s.] kulti u rivendos në pozitën e lartë të mëparshme.
Në vitin 274,Aureli e shpalli zotin – tash të quajtur Deus Sol Invictus – perëndinë zyrtare të perandorisë romake. Ai ndërtoi një tempull të shkëlqyer të diellit në Romë... dhe vendosi festimin e lindjes së diellit [naturalis solis invicti] më 25 dhjetor, ditë e cila atëherë u pranua për solsticin dimëror.

Në kohën e Konstantinit, kulti i Deus Sol Invictus kishte ende një pozitë të lartë, dhe portreti i zotit-diell gjendej në monedhën e Konstantinit...

Kështu, duhet të ketë qenë në këtë kohë dhe me qëllimin e transformimit të rëndësisë së një datë të shenjtë ekzistuese që ditëlindja e Jezusit, e cila festohej në Lindje, më 6 janar, u vendos në Romë më 25 dhjetor, ditën e festimit të ditëlindjes së Sol Invictus. Kjo ditë shfaqet në listën e datave e cila mbas gjase qe përpiluar në vitin 336 p.e.s. dhe u publikua në kalendarin romak të qytetit për vitin 354, e botuar nga Filokal" [Finegan, f.211-212].

Kjo ka ndodhur në shekullin e katërt pas Jezusit. Asokohe Kisha inkorporoi ditëlindjen e zotit-diell në kalendarin e ashtuquajtur të krishterë dhe konvertoi "ditëlindjen" e tij në ditëlindjen e vetë Jezusit.
Ajo që përfundimisht dhe pa dyshim kishte qenë pagane, tash u "pagëzua" dhe me anë të një akti magjik u transformua në diçka të krishterë.

Së paku,për vrojtuesin, kjo dukej të ishte e krishtere. Tash quhej e krishtere. Por, në fakt, kjo ende kishte një zemër dhe bërthamë pagane.

Ndikimi i Konstantinit (ilir)


Kur Konstantini u bë perandor i Romës, ai së paku formalisht u bë një i krishterë. Por duke qenë drejtuesi i një perandorie politike të përhapur, ai kujdesej për unitetin dhe stabilitetin e kësaj perandorie. Si një politikan i mprehtë, ai kërkoi të bashkërendonte dhe të përziente praktikat pagane me besimet e krishtere për të shkrirë paganizmin në Kishën romake. Në vitin 313 p.e.s., Konstantini shpalli "Dekretin e Tolerancës". Ai u bëperandor në vitin 323 p.e.s. dhe "atëherë, krishterimi u vë në fron" [Jesse Lyman Hurlbut, "Rrëfenja e Kishës së Krishtere", f.74]. Që nga kjo kohë, për dyqind vjetët në vijim, ndaluan të gjitha persekutimet e të krishterëve të Kishës romake dhe ithtarëve të saj. Shpata e persekutimit nuk u fut thjesht në këllëf; ajo u varros" [Ibid, f.75].

Jesse Hurlbut vajton pasojat e bërjes së krishterimit fe zyrtare nga Konstantini, që ishte e lirë nga të gjitha persekutimet. Që nga ajo kohë, thekson ai, Kisha plotësisht u shkatërrua nga politika dhe oportunistët.

"... vendosja e krishterimit si një fe zyrtare u bë një mallkim".

"Çdonjëri kërkonte të anëtarësohej në kishë dhe pothuaj çdonjëri u pranua. Të mirët dhe të këqijtë, kërkuesit e sinqertë të Zotit dhe hipokritët që kërkonin përfitime e mësynë bashkësinë. Njerëz ambiciozë e të paskrupullt kërkonin pozitë në kishë për ndikime politike e sociale..."

"Shërbesave të adhurimit iu shtua shkëlqimi, por ishin më pak shpirtërore dhe të
përzemërta sesa në kohët e kaluara. Format dhe ceremonitë e paganizmit gradualisht u futën në adhurim.

Disa nga festat e paganëve u bënë festivale kishtare me ndryshimin e emrit të adhurimit" [Hurbult, "Rrëfenja e Kishës së Krishtere", f.79].

Will Durant, një historian i famshëm, në punimin e vet voluminoz "Rrëfenja e Civilizimit", shkroi në vëllimin III, të titulluar Cezari dhe Krishti, që, në kishën e re e cila u zhvillua në perandorinë romake, çifutëria e Jezusit humbi apo u refuzua dhe u zëvendësua me filozofinë dhe mendimet greke, dhe, ai shkruan:

"... Krishti u asimilua në traditat fetare e filozofike të mendjes Helene. Tash bota pagane – madje edhe bota antisemite – do të mund ta pranonte si të veten".

"Krishterimi nuk e shkatërroi paganizmin; ai e adoptoi atë. Mendimi grek, duke vdekur, erdhi në një jetë të migruar në teologjinë dhe liturgjinë e Kishës... misteret greke kaluan në një mister mahnitës të meshës.

Të tjera kultura pagane i kontribuuan rezultatit të bashkimit të dy sistemeve të besimit.

Nga Egjipti erdhi ideja e një trinie hyjnore... nga Egjipti erdhi adhurimi i Nënës së Fëmijës... Nga Frigjia erdhi adhurimi i Nënës së Madhe...

Rituali Mitraik aq shumë i ngjante sakrifikimit eukariot të meshës, saqë etërit e krishterë e akuzuan djallin se kishte shpikur këto ngjashmëri për të mashtruar mendjet e brishta. Krishterimi qe punimi i fundit i madh i botës së lashtë pagane" [f.959].

Krishterimi që shohim përreth sot s'është tjetër veçse një përfundim i kësaj shkrirjeje apo bashkërenditjeje të paganizmit në Kishën e deklaruar të Jezusit.

Paganizmi nuk qe mundur nga Kisha. Ajo e invadoi Kishën dhe e ngashënjeu përbrenda. Kisha e deklaruar krishtere u bë fytyra e re e paganizmit. U ndryshuan vetëm emrat. Në disa raste, si në pashkët, nuk u prekën madje as emrat e vjetër paganë.

H.G. Wells, në "Përvijim i Historisë" së tij, shqyrton transformimin e mësimeve të Jezusit në një adhurim pagan, duke e quajtur veten e krishtere. Ai shënon:

"Respektimi i të Shtunës Çifute, prapë, të transferuar në të dielën Mitraike, është një veçori e rëndësishme e shumë kulteve të krishtere... Ai [Jezusi] nuk e ka thënë as një fjalë për adhurimin e nënës së tij, Marisë, në maskën e Isis, mbretëreshës së qiejve.
Shkruesit skeptikë kanë pasur guximtari të mohojnë nëse Jezusi mund të quhet një i krishterë në rend të parë" [f.445].

Ngashënjimi i Kishës

Në Librin e Enciklopedisë Botërore qëndron:"Data e saktë e lindjes së Krishtit është e panjohur. Të krishterët e hershëm nuk e kanë festuar lindjen e tij, sepse e konsideronin pagane festimin e ditëlindjes së kujtdo.
Përmendja e parë e nderimit të ditëlindjes së Krishtit u shfaq diku rreth vitit 200 p.e.s. Për shumë vite u përdorën disa data.
Për herë të parë 25 dhjetori qe përmendur në vitin 336".

Ky burim i zakonshëm i referimit pranon:"Për shumë vite, njerëzit i respektonin krishtlindjet vetëm si një festival fetar. Por, gradualisht adoptuan gjithnjë e më shumë zakone që s'kishin të bënin me Kishën.

Shumica e zakoneve vinin nga kulturat që kanë ekzistuar përpara krishterimit...

Më 1643, Puritanët, të cilët i konsideronin pagane këto festime, e nxorën jashtë ligjit respektimin e krishtlindjeve në Angli. Kolonët në New England pasuan ligjet angleze dhe po ashtu nxorën jashtë ligjit krishtlindjet.

Por, emigrantët për në Botën e Re [Amerikë] sollën zakonet nga shumë vende dhe festimet e vjetra së shpejti u rivendosën.

Në fakt, të gjitha zakonet popullore dhe traditat që rrethojnë krishtlindjet qenë festuar në festivalet pagane, në mes të dimrit, mijëra vite përpara se të lindej Krishti.

Kjo enciklopedi pranon:"Zakoni i djegies së cungut ka nisur me skandinavët e lashtë, të cilët njëherë e një kohë dogjën një cung të madh për nder të zotit të tyre, Tor.
Pasi skandinavët u bënë të krishterë, ata e bënë cungun një pjesë të rëndësishme të ceremonisë së krishtlindjeve".


Nga vjen druri/bredhi i krishtlindjeve? (kujtoni druizmin si besim pagan)


Një nga zakonet më të përhapura të krishtlindjeve sot është sjellja në shtëpi e pemës të krishtlindjeve dhe zbukurimi i tij.

Nga vjen ky zakon? Coffin, në "Libri i Folklorit të Krishtlindjeve", na tregon:

"Shumica e njerëzve kanë dëgjuar që pema e krishtlindjeve ka zënë fill në Tannenbaum dhe në njëfarë lloji të mbeturinës së adhurimit gjerman të bimëve. Kjo është pjesërisht e vërtetë.

Mirëpo, zakoni i përdorimit të bredhit dhe drurëve me gjelbërim të përjetshëm, në mënyrë ceremoniale, qe vendosur në Saturnalinë romake, madje edhe më herët në Egjipt" [f.209].

Shkruan Alexander Hislop në "Dy Babilonitë":



"Pema e krishtlindjeve, tash aq i rëndomtë në mjediset tona, ka qenë i zakonshëm në Romën pagane dhe Egjiptin pagan. Në Egjipt, ky ka qenë druri i palmës; në Romë, ky ka qenë bredhi – druri i palmës që paraqiste Mesinë pagane, si Bal-Temer; bredhi që i referohej atij si Bal-Berith.

Nëna e Adonisit, zotit-diell dhe hyjnisë madhështore të ndërmjetshme, thuhet të ketë qenë shndërruar në një pemë në mënyrë mistike dhe atëherë, në këtë gjendje, të ketë lindur të birin e saj hyjnor. Nëse nëna ka qenë një pemë, i biri duhet të ketë qenë pranuar si njeri-degë. Kjo plotësisht shpjegon vendosjen e cungut në zjarr, në natën krishtlindjeve, dhe shfaqjen e pemës/bredhit të krishtlindjeve në mëngjesin e nesërm" [faqe 97].

Adhurimi i drurit ka qenë i zakonshëm tek të lashtët. Në "Festivalet, Ditët e Shenjta, dhe Ditët e Shenjtëve" qëndron:

"Pema e krishtlindjeve... përsërit idenë e adhurimit të drurit... topat e shkëlqyeshëm që simbolizojnë diellin... të gjitha festivalet e paganëve të solsticit dimëror janë thithur në Ditën e krishtlindjeve... përdorimi i ashes dhe veshtullës në ceremonitë e druidëve...pema e krishtlindjeve për nder të bredhit të shenjtë të Odinit..." [f.236].

Shkruan Collins në "Folklori i Krishtlindjeve":

"Ideja e dekorimit të shtëpive në festa është e përbotshme dhe me shekuj e vjetër...
Pra, dafina e Saturnalisë, ashja gjermane, veshtulla kelte, dhe kaçuba meksikane, të gjitha identifikohen me këtë ceremoni shumëgjuhëshe..."

"Shumë nga bimët që përdoren në krishtlindje janë simbole të pjellorisë. Me siguri çdo dru me gjelbërim të përjetshëm [bredhi, bërsheni], me aftësitë e veta për të kthyer gjelbërim në muajt jopjellor, është e përshtatshme, por shumë më interesante janë ashja, dredhka, dhe veshtulla. Ashja, me gjethet e saja që shpojnë, lulet e bardha, dhe kokrrat e kuqe simbolizon dëshirën e fortë të riprodhimit mashkullor.

Në fakt, në këngët gazmore angleze... ashja është mashkulli dhe dredhka është femra.
Me gjasë të krishterët e kanë huazuar këtë përdorim të bimëve së bashku me zakonet e tjera të Saturnalisë romake" [f.22-23].

Dredhka, mashkulli i ashes, në ritet e lashta greke ka marrë emrin e vet nga vajza që vallëzonte para Dionisit me aq hare dhe shfrenim, saqë ka rënë e vdekur para këmbëvetë tij.
Dionisi, natyrisht, ka qenë versioni grek i perëndisë së verës dhe zbavitjes, një formë tjetër e Bakusit, Temuzit, apo Nimrudit!
Veshtulla, që nga kohërat e hershme, është konsideruar si e shenjtë dhe e mistershme, simbol i diellit, dhuruesit të jetës, si një afrodiziak, dhe mbrojtës kundra sëmundjeve dhe helmit. Kjo bimë posaçërisht qe e shenjtë për keltët druidë të cilët e sakrifikonin në lutjet ndaj zotave. Paganët i janë referuar veshtullës si "dega e artë". Dy festat e mëdha, kur paganët mblidhnin veshtullat, kanë qenë dita në mes të verës, solstici i verës, dhe 25 dhjetori, solstici i dimrit. Qe supozuar që veshtulla posedonte fuqi për zbulimin e thesareve në tokë, dhe qe shndërruar në një "thupër parashikuese".

Po ashtu është konsideruar si "ndenjëse e jetës" e lisit të shenjtë, dhe si një burim i zjarrit të diellit. Të puthësh nën veshtullën është një mbijetesë e shthurjes seksuale të Saturnalisë dhe sjelljes së pamoralshme e të pistë, gjë e cila ka qenë e rëndomtë në Saturnali.


Ç'lidhje ka me plakun e vitit të ri [Babadimrin apo Babagjyshin]?


Madje edhe plaku i vitit të ri nuk ka një origjinë dashamirëse! Ky gazmor mund të gjurmohet deri te legjenda e lashtë skandinave.

"Enciklopedia Botërore" pranon:

"Disa nga veçoritë e babadimrit janë të vjetra me shekuj. Për shembull, besimi që
babadimri hyn në shtëpi nëpërmjet oxhakut është zhvilluar nga një legjendë e vjetër skandinave.

Skandinavët besonin që perëndesha Hertha shfaqej në vatër dhe sillte fat të mirë në shtëpi".

Ndonëse shumica e njerëzve mendojnë që babadimri origjinal ka qenë një peshkop me emrin Shën Nikolasi i Azisë së Vogël i shekullit të katërt, kjo në fakt s'është e vërtetë.

Fjala "Nikolas" do të thotë: i fuqishmi, i forti. Traditat e një "zoti" që jepte dhurata nën një bredh, i paraprijnë peshkopit të Azisë së Vogël për mijëra vjet. Midis skandinavëve ka qenë zoti Odin apo Woden, i cili linte dhurata të posaçme gjatë sezonës së krishtlindjeve nën bredh, drurin e tij të shenjtë.

Tony van Renterghem shkruan në "Kur Babadimri ka qenë Shaman: Origjina e Lashtë e Babadimrit dhe e Bredhit të Krishtlindjeve":

"Në rajonet rishtazi të krishtëruara, ku keltët paganë dhe kultet gjermane mbeten me ndikim, legjendat e zoti Woden u përzien me ato të shenjtëve të ndryshëm të krishterë -

Shën Nikolasi qe një prej këtyre. Ka patuar rajone të krishtera, ku shën Nikolasi sundonte i vetëm; në të tjera rajone, ai ndihmohej nga Ndihmësi i Errët pagan [një rob të cilin e kishte trashëguar nga zoti pagan Woden]. Në të tjera rajone të largëta... gjepa të lashtë traditash të kontrolluara nga fetë e Vjetra. Këtu ndihmësi i Errët sundonte i vetëm, nganjëherë në mënyrë më ngatërruese, duke përdorur identitetin e rremë të Shën Nikolasit [apo Klausit], pa e ndryshuar në asnjë mënyrë pamjen e tij kërcënuese, i veshur me lesh.

[Kjo qe figura që më vonë u përdor nga artisti Nest, si model për babadimrin e hershëm amerikan (Ang. Santa Claus)]" [f.96].



Katoliku Shën Nikolas po ashtu pati një të kaluar të paqartë. Van Renterghem thotë:"Ai qe një përmbledhje e dy shenjtëve të ndarë [një nga Mira në Azinë e Vogël, tjetri nga Pinora].

Të dy s'kanë qenë – siç pranon edhe Kisha sot - asgjë më shumë sesa perëndi të krishterë ujërash [Me gjasë të ndërlidhura me zotin greko-romak Posejdon Neptun]"
[Ibid].

Në 1970-tat, Këshilli i Dytë i Vatikanit zyrtarisht pohoi që kurrë nuk ka ekzistuar ndonjë peshkop katolik me emrin Nikolas.

Vatikani II më tej pranoi që legjendat të cilat i janë atribuuar këtij "shenjti", nuk kishin origjinë të krishtere dhe me gjasë erdhën nga traditat pagane.

Vazhdon më tej Van Renterghem:

"Në Holandë dhe në disa vende të tjera Evropiane, figura e Shën Nikolasit ende vlerësohet lart. Ai shfaqej si një njeri i vjetër, i gjatë, me mjekër dhe me flokë të bardha, i veshur si një peshkop katolik, me pelerinë dhe me shkop baritor, në dukje një shenjt katolik i vërtetë, por me shprehinë e çuditshme e kalërimit nëpër qiej mbi një kalë të bardhë, i ndjekur nga Ndihmësi i Errët i tij. Duket që shenjti katolik ka trashëguar disa nga këto zakone nga zoti pagan Woden, i cili po ashtu ka qenë një plak me mjekër dhe flokë të bardhë, po ashtu i veshur me një pelerinë dhe kapelë, mbarte shkop [apo shtizë], kalëronte një kalë të bardhë, dhe tërhiqte me zinxhir të njëjtin ndihmës/rob të errët " [f.97].

"Sinterklaas" holandez u sjell dhurata fëmijëve të mirë, ndërsa të këqijtë keqtrajtohen nga "Ndihmësi i Errët", i quajtur Zwarte Pier, apo Pjetri i Zi, i cili vringëllon një thupër si fshesë. Si Shën Klaus, edhe Sinterklaas po ashtu kishte shprehi që të hynte në shtëpi nëpërmjet oxhakut.

Ndihmësi i tij, Pjetri i Zi, sot ende është me brirë, i veshur me lesh, i frikshëm, dhe më pak i mirë me fëmijët. Ndonëse i përshkruar si robi ndihmës i shën Nikolasit, të dy këta, në shumë fshatra, janë përzier në një figurë, i cili shpesh ka emrin Nikolas apo Klaus.

"Në Gjermani, ndihmësi i errët i shën Nikolasit është i një njeri i vogël zeshkan, me brirë dhe i frikshëm, që gjithmonë vringëllon fshesën. Ai njihet me shumë emra: Knecht Ruprecht [shërbëtori Rupreht], apo në Bavari, Pelz Nickel, që do të thotë: Niku i veshur me lesh. Në Tirol, imazhi është edhe më i qartë: atje Ndihmësi i Errët është Kllaubau, një krijesë me brirë e me fytyrë të zezë, i lidhur me zinxhirë dhe i leshtë" [f.103-105].

Kush ka qenë ky farë Odini apo Wodeni, "babadimri" i vërtetë?

Ai ka qenë zoti suprem i mitologjisë skandinave, një luftëtar i ashpër i cili mbartte një shtizë si armë të veçantë.
Ai ka qenë i njohur si një gjuetar i fuqishëm dhe për fuqitë magjike të tij. Po ky autor deklaron më tej, për sa i përket lidhjes mes Odinit/Wodenit dhe shën Nikolasit: "Woden/Odin: zoti-diell gjerman/skandinav; mik i njeriut, kalorësi misterioz Schimmel.

Duke e tërhequr zvarrë me zinxhir robin e vet të errët e djallëzor Eckhart [Ekhart], ai kalëron nëpër qiejt e stuhishëm. Ai udhëheq një gjueti të egër, duke mënjanuar, dhe përfundimisht nënshtruar, fuqitë e së keqes. Ai po ashtu mbart një kapelë të gjerë me rreth, një pelerinë të gjerë, mban shtizën e vet dhe kalëron nëpër qiej [zëvendësoni kapelën e tij me një kapelë peshkopi dhe shtizën me një shkop që ka kryq në fund, dhe do të kemi shenjtin holandez Nikolas]" [f.111].

Origjina e vërtetë e "Krishtlindjeve"

Vërtet është e çuditshme qe një ditë e cila kurrë s'është përmendur apo miratuar në Bibël të bëhet festa kryesore e gjithë vitit. Kjo ditë kurrë s'është festuar nga Jezusi, apo nga dishepujt e tij, apo nga Kisha e hershme e Dhiatës së Re.

Cila është origjina reale e festimit të 25 dhjetorit?

Një shqyrtim i kujdesshëm në fjalën "Krishtlindje" [Ang. Christmas] duhet të na tregojë diçka. Vëni re! Kjo është një përzierje.

Ndonëse përfshin emrin e Krishtit, kjo po ashtu përmend meshën [Ang. Mass]. Nga erdhi mesha me ritualet, ceremoninë e përpunuar, lutjet pagane për të vdekurit etj?

Alexander Hislop, në librin e vet "Dy Babilonitë", thekson që mesha është diçka e cila përfundimisht kthehet prapa tek ritet dhe zakonet e paganëve të lashtë. Ai e shpjegon këtë me një gjuhë të qartë:

"Ndaj, gjejmë që gratë e Judesë kryenin 'djegien e temjanit, mbushjen e gotave të pijes, dhe ofrimin e tortave mbretëreshës së qiejve' [Jere. 44:19]. Tortat kanë qenë 'sakrifica e pagjak' që ajo i kërkonte... Në shekullin e katërt, kur mbretëresha e qiejve, nën emrin Mari, po fillonte të adhurohej në Kishën e krishtere, kjo 'sakrificë e pagjak' po ashtu përfshihej. Forma e sakrificës së pagjak në Romë mund të tregojë se nga ka ardhur.

Ajo përbën një tortë të rrumbullakët e të hollë; dhe në formën e rrumbullakët të saj, Kisha e Romës e vë një theks të veçantë...

Rëndësia të cilën Roma ia kushton formës së rrumbullakët të tortës duhet të ketë një arsye, dhe arsyeja mund të gjendet nëse shikojmë në altarët e Egjiptit. 'Torta e rrumbullakët dhe e hollë', thotë Wilkinson,'gjendet në të gjithë altarët'.

Pothuaj çdo grimë në adhurimin egjiptian ka një domethënie simbolike.

Disku i rrumbullakët, aq i shpeshtë në emblemat e shenjtë të Egjiptit,
simbolizon diellin" ["Dy Babilonitë", f.159-160].

"Zoti-diell" në Egjiptin e lashtë ka qenë Osiris. Disku i rrumbullakët i meshës egjiptiane simbolizonte diellin, dhe ka qenë një sakrificë që simbolizonte zotin -diell. Ai konsiderohej jeta dhe ushqimi i shpirtrave të njerëzve!

Ndaj, mesha e krishtlindjeve s'është asgjë më shumë sesa festimi i lindjes së vetë "zotit- diell" dhe vetë mesha po ashtu paraqet sakrificën apo tortën që i bëhet mbretëreshës së qiejve, "Nënës" së Shpëtimtarit pagan, sakrifica e pagjak. Prapë, mesha provohet të jetë pagane në thelb.

Është një fakt që 25 dhjetori qe festuar për mijëra vjet përpara lindjes së Mesisë, si ditëlindje e një zoti të lashtë pagan – zotit-diell.

Alexander Hislop thekson të vërtetën në këto fjalë ngjethëse – së paku duhet të jetë tronditëse për këdo me mendje të pastër, të panjollosur dhe të ndërgjegjshme:


"Vërtet, është pranuar nga shkruesit më të dijshëm dhe të paanshëm e të gjitha palëve, që dita e lindjes së Jezusit s'mund të vendoset, dhe se përbrenda Kishës së krishtere kurrë s'është dëgjuar për një festival të tillë përpara shekullit të tretë.

Atëherë, si e ka vendosur Kisha romake 25 dhjetorin si krishtlindje?

Përse, kështu: shumë përpara shekullit të katërt dhe shumë përpara vetë epokës së krishtere, një festival qe festuar ndër paganët, pikërisht në këtë kohë të vitit, për nder të birit të mbretëreshës së qiejve të Babilonisë.

Dhe, mund të merret me mend që, me qëllim për të bërë për vete paganët dhe për të shtuar numrin e ithtarëve formalë të krishterimit, festivali i njëjtë u adoptua nga Kisha romake, duke ia dhënë vetëm emrin e Krishtit.

Tendenca e krishterëve për t'i dalë përpara paganizmit qe zhvilluar mjaft herët...

Njerëzit e drejtë u përpoqën ta frenojnë këtë rrjedhë, por pavarësisht përpjekjeve të tyre, kjo vazhdonte, derisa Kisha, me përjashtim të një pakice, u fundos në besëtytninë pagane" [f.93].

Vazhdon Hislop:

"Që Krishtlindjet në origjinë janë një festival pagan, kjo s'ka kurrfarë dyshimi. Kjo kohë e vitit dhe ceremonitë me të cilat ende festohet, provojnë origjinën e tij.

Në Egjipt, i biri i Isis, titulli egjiptian për mbretëreshën e qiejve, u lind pikërisht në këtë kohë, diku rreth kohës së solsticit dimëror. Mu emri me të cilin Krishtlindjet njihen tek njerëzit [Ang. Yule Day] provon edhe një herë origjinën e tij pagane e babilonase.

[Ang. Yule] 'Jull' në gjuhën e kaldeanëve [Babilonisë] do të thotë: foshnje apo fëmijë i vogël.
Dhe siç është quajtur 25 dhjetori nga paraardhësit Anglo-Saksonë, 'yule day' [Dita e Jullit], apo 'Dita e Fëmijës', dhe nata përpara saj 'Nata e Nënës',
shumë më herët përpara se të binin në kontakt me krishterimin, provon mjaftueshëm karakterin e vërtetë të krishtlindjeve" [f.93-94].

25 dhjetori është nderuar gjerë e gjatë në botën antike. Kjo ditë ka qenë ditëlindja e Diellit të Pamposhtur.

Cungu i Jullit paraqiste trupin e vdekur të Nimrudit, një i rebeluar kundra Zotit pas Vërshimit, dhe, me sa duket, pema e krishtlindjeve ka qenë Nimrudi i rilindur – zoti i rilindur u kthye në jetë!

Në Evropë, Saksonët sakrifikonin një derr të egër për nder të diellit, për ta pajtuar
mbretëreshën e qiejve në ditën e krishtlindjes. Derri, në mitologjinë pagane, supozohet të ketë vrarë Mesinë e rremë pagan. Derri po ashtu ka qenë sendi kryesor në festën e Saturnit në Romë. Koka e derrit ende qëndron në enën në Angli me rastin e drekës së krishtlindjes.

Hislop thotë:"Pa dyshim që, atëherë, festivali pagan në solsticin dimëror –
me fjalë tjera, krishtlindja – qe mbajtur për nder të lindjes së Mesisë babilonase" [f.102]

Kulti më i madh fetar i cili u kujdes për adhurimin e diellit në botët greke dhe romake, më 25 dhjetor, ka qenë kulti i Mitraizimit. Ata e quanin "Lindja e Diellit". Mitra, zoti- diell, supozohej të ketë lindur në këtë kohë, por po ashtu edhe Osiris, Horus, Temmuz, Herkul, Bakus, Adonis, Jupiter – të gjithë Mesitë pagane!

Vetëm ky fakt do të tregonte që të gjithë zotët-diell dhe perënditë pagane kanë rrënjët tek zoti-diell i hershëm, Nimrudi!

Ky festival popullor dimëror u bë aq i zakonshëm, saqë në Greqinë, Egjiptin dhe Romën pagane, dhe kudo në Evropë, periudha e solsticit dimëror ishte një kohë e një shfrenimi dhe festimi të madh.

Në Romë kjo u bë e njohur si Saturnalia, për nder të zotit Saturn, "të Fshehtit". "Festa e Saturnit", vazhdon Hislop, "zgjaste pesë ditë.

Në atë rast kishte dehje dhe shfrenim total. Robërit çliroheshin përkohësisht dhe shfrytëzonin të gjitha mënyrat e lirisë së bashku me zotërinjtë e vet.

Kjo është pikërisht mënyra në të cilën, sipas Berosus, në Babiloni, festohej festivali i dehjes i muajit Thebeth, që korrespondon me dhjetorit tonë, me fjalë tjera, festivali i Bakus-it" [f.96-97].

T.G. Crippen, në "Krishtlindja dhe Njohuritë e Krishtlindjes", shkruan:

"Tash, në dhjetor dhe në fillim të janarit, ka pasur festivale të cilat ngushtësisht identifikoheshin me jetën e përditshme të popullit romak. Së pari, nga 17 deri më 21 dhjetor ishte Saturnalia, festa e madhe romake...

Dikush mund ta quaj festa e Rrëmujës, kur robërve u lejohej për disa ditë ta gëzonin dukjen e lirisë, priteshin nga zotërinjtë e vet, dhe e zgjidhnin nga mesi i vet një mbret të gënjeshtërt për t'u argëtuar me të.

Pas kësaj, më 22 dhjetor, vinte Sigillaria, festa e kukullave, kur mbahej një panair, dhe kukullat e lodrat e tjera, kryesisht prej argjile, u jepeshin fëmijëve.

Pastaj, më 25 dhjetor,vinte Brumalia, përndryshe Dies Natalis Invicti Solis/ditëlindja e Diellit të Pamposhtur, kur ditët nisnin të zgjateshin pas solsticit...

Kjo besohet të ketë qenë institucionalizuar ... nga perandori Aurel, për nder të Mitrës, zotit-diell të Persisë..." [f.8-9].

Kisha katolike mori eksitimin që e rrethonte Saturnalinë romake, me teprimet, ëndjet, papërmbajtjet dhe paturpësitë, dhe i quajti ato festim i lindjes së Jezusit. Shumica e njerëzve sot ende e mendojnë 25 dhjetorin si ditën e lindjes së Jezusit, ndonëse kështu përfundimisht nuk qëndron puna.

Kjo "përplasje" pagane qe transformuar nga Kisha katolike në festa të krishtlindjeve, për nder të Madonës dhe Fëmijës.

Kështu, Semiramis pagane [Isis e Egjiptit] dhe Temmuz [Horus] qenë "transformuar", nëpërmjet një marifeti, nga "magjistarët" e Kishës katolike, në Marinë dhe Jezusin.

Në këtë mënyrë, praktikat pagane e shekujve të kaluar u bënë së jashtmi të krishtera në emër dhe figurë.


Për gati 300 vjet pas Jezusit, Kisha nuk tregoi ndonjë interesim për datën e lindjes së Mesisë.

Apostujt dhe udhëheqësit e Kishës së Dhiatës së Re kurrë nuk u bezdisën të gjejnë datën kur kishte lindur Jezusi, meqë data nuk kishte rëndësi për ta.

Nuk ishte deri në shekullin e katërt që krishtlindja nisi të respektohej nga Kisha katolike romake.

Në "Encyclopedia Americana" qëndron:

"Krishtlindja, sipas shumë autoriteteve, nuk ka qenë festuar në shekujt e parë të Kishës katolike, sepse përdorimi i përgjithshëm i krishterë ka qenë që të festohej vdekja e personave të jashtëzakonshëm më parë sesa lindja e tyre.

Festa u vendos si përkujtim i Shpëtimtarit në shekullin e katërt.

Në shekullin e pestë, Kisha Perëndimore urdhëroi që kjo të festohet gjithmonë në ditën e festës së vjetër romake të lindjes së Sol-it [diellit]".

Puritanët, të cilët u orvatën të reformojnë Kishën gjatë 1600-ave, nuk besonin që krishtlindja mund të nderohej.

Ky "pagëzim" i riteve dhe festivaleve pagane nga katolikët romakë dhe shumica e Kishave protestante, plotësisht u refuzua nga Puritanët.

Një prej tyre, William Prynne, gjatë kohës së mbretit Charles I, shkroi:

"Zotërinjtë tanë të krishtlindjes së çrregullimit, së bashku me vallëzimin, maskat, shfaqjeve boshe, aktorët, dhe çrregullimeve të tilla të krishtlindjes, tash në përdorim të të krishterëve, u përftuan nga festivalet romake të Saturnalisë dhe Bakusit..." ["Libri i Folklorit të Krishtlindjes", f.8].

Për shkak të qëndrimit të tij ndaj krishtlindjes dhe ritualeve pagane që ende respektohen nga Kisha e deklaruar krishtere, William Prynne u vendos në një shtyllë ndëshkimi dhe iu nxorën sytë.

Krishtlindja është pagane, dhe rreth kësaj nuk ka kurrfarë dyshimi.


William F. Dankenbring and John D. Keyser, F.SH

Për këdo që do të kuptojë 22 dhjetorin e natës më të gjatë të vitit deri më 25 dhjetorin pagan të stolistikut dimëror, që mbyllet në këtë datë , ku rilind dielli, të ndjekë dokumentarin e mëposhtëm http://www.youtube.com/watch?v=T4PuEbAJipE

Monday, December 21, 2009

Lidhjet virtuale !

Duke kaluar një kohë të gjatë në internet gjatë punës apo thjesht për tu argëtuar gjatë kohës tonë të lirë, ne shpesh këmbejmë informacione me njerëz të tjerë dhe ndajmë eksperienca nga më të ndryshmet. Por duke u aktivizuar në disa faqe të caktuara, tek të cilat argëtohemi apo informohemi, me kalimin e kohës natyrshëm fillojmë të përzgjedhim midis anëtarëve të ndryshëm, disa anëtarë me mendimet e së cilëve shpesh pajtohemi.


Nëse gjatë jetës tonë normale, flasim dhe komunikojmë mesatarisht me 20 persona në ditë, virtualiteti na jep mundësinë të flasim me 10-fishin e këtij numri, duke e rritur propabilitetin që në mes të mijëra njerëzve të ndryshëm, të rastisim edhe në njerëz me preferenca apo interesa të përbashkëta.
E kështu interesi ndaj këtyre komentuesve, postuesve, që gjithsesi janë njerëz si ne, nis të na rritet gjithmonë e më shumë.



Përmes shkronjave pas një monitori, çdokush prej nesh zhvishet nga komplekset apo ndrojtja dhe shfaqet pothuajse lakuriq në mendimet e tij. Ndoshta edhe më lakuriq sesa mund të shfaqet në jetën e tij reale.
Mund të ndodhë shumë lehtë, që nëse do të replikonim virtualisht, pa ditur, me një mikun tonë të ngushtë, mund të krijonim një antipati, e cila do të ishte pengesë për të krijuar atë afrimitet, që ne tashmë kemi me të realisht. Gjithashtu mund të krijojmë simpati edhe për individë, me të cilët në jetën reale nuk do tentonim kurrë...

Veç shoqërisë virtuale që ne mund të krijojmë, mund edhe të na lindin ndjenja për një anëtarë X të komunitetit ku ne virtualisht bëjmë pjesë.

Mungesa e komunikimit të drejtëpërdrejtë i jep liri imagjinatës tonë, e cila mund të hiperbolizojë cilësitë e personit virtual me të cilin komunikojmë dhe njëkohësisht duke i fshehur disa të meta, zakone apo huqe fizike, të cilat mbase do të ndikonin negativisht nëse kontakti do të ishte real.

Jo vetëm njerëz të dobët dhe me jetë emocionale përgjithësisht të varfër do të joshen nga të tilla kontakte virtuale, që për një shoqëri të hapur, nuk ka asnjë arsye përse një konsideratë e caktuar për dikë, mos të konkretizohet me një takim real, të cilitdo qëllimi. Veçse këtu do të shikoni sesa real ka qenë përjetimi juaj, sesa e vërtetë ka qenë magjia.
Jo pak njerëz janë njohur virtualisht, por virtuale ka qenë vetëm rruga apo mënyra e njohjes dhe më pas janë dashuruar vërtetë apo edhe kanë përfunduar në altar, por për hir të së vërtetës, pjesa më e madhe e këtyre takimeve sjell vetëm zhgënjim.

Kujdes !

Ashtu siç mund të lindin të ashtëquajturat dashuritë virtuale, në të njëjtën mënyrë lindin edhe tradhëtitë virtuale.

Kur dy njerëz bashkëjetojnë, hasin probleme dhe përplasen me shumë beteja të jetës reale, e cila ndikon në raportet mes çiftit. Pikërisht në këtë moment të jetës tënde shfaqet një personazh virtual që ju mbulon me komplimentat që ju mungojnë, që ju jep falas zgjidhjet e çështjeve, që ju nxit të dilni prej monotonisë apo ju fton të rijetoni emocione. Mos bini pre e këtyre joshjeve, zakonisht pasojat janë vërtetë fatale...

Ndoshta falet të gabojmë ndaj personit me të cilin ramë në dashuri, por nuk është e njëjta gjë edhe të gabojmë me personin me të cilin po kryejmë një tradhëti (S.I)

Gjithashtu anonimati ka edhe efektet e tij negative. Njerëz të ndryshëm mund të krijojnë në virtualitet, pikërisht një stereotip i cili i mungon në jetën reale, mund t'iu vjedhin informacione personale jashtëzakonisht të domosdoshme, mund t'iu përndjekin, mund të eksperimentojnë me ju, mund t'iu provokojnë apo qoftë edhe kërcënojnë.



Nuk ekzistojnë dashuri virtuale. Virtuale është vetëm mënyra e njohjes, sepse nëse kjo njohje mbetet vetëm virtuale, po aq çuditshëm sa kjo simpati lind, po aq çuditshëm edhe zhduket.


Shkroi dhe përgatiti : Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Qëllimi (nuk) justifikon mjetin !

Kanë kaluar mbi 5 shekuj që nga koha kur shkrimtari filozof, themeluesi i shkencës politike, Nikolo Makiaveli, shpalos se "Qëllimi justifikon mjetin".

Por a është ende e vlefshme sot shprehja e tij, që dikur justifikonte barbaritë që kryheshin nëpër lufta ?

Qëllimet tona janë vërtetë thelb i ekzistencës sonë, por a mjaftojnë qëllimet tona për të përdorur çdo mjet, për ti realizuar ato ?

Nëse qëllimi e justifikon mjetin, atëherë padyshim çdo mjet i përdorur është i drejtë, është me vend. Por a mund të jetë çdo mjet që përdorim, i justifikueshëm ? Marrim si shembull qëllimin e thjeshtë të çdo qënieje njerëzore, "qëllimin për tu pasuruar". Të gjithë jemi koshient që shumë nga mjetet që njerëzit përdorin për t'u pasuruar, janë të jashtëligjshme, ua justifikon vallë këto mjete qëllimi i përbashkët i "pasurimit" ?


Në shoqërinë postmoderne të së sotmes, duhet të kuptojmë njëherë e mirë, që mjeti është më i shenjtë, se cilido qëllim !

Shkroi dhe përgatiti : Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Del arkivi i sigurimit kundër gjuhëtarit. Dosja: Selman Riza.

Për të kuptuar se ç’ngjyrë e ç’shije ka e vërteta, na lipset të presim, ndonjëherë edhe gjatë, deri sa të gjejmë burimin e saj. Për shumë ngjarje e personazhe nga koha e diktaturës në Shqipëri, kjo e vërtetë gjendet në dokumentet e rezervuara me shënimin “sekret” brenda dosjeve të Sigurimit të Shtetit, shumë prej të cilave ende rrinë të kyçura.

Në rastet kur ndonjë prej atyre dosjeve hapet, bashkë me to hapet edhe porta e rëndë e së vërtetës. Kështu ka ndodhur dhe me Selman Rizën, gjuhëtarin dhe studiuesin e pakompromis, një personazh i mbikëqyrur e i survejuar në çdo çast të jetës së tij, i spiunuar dhe i penguar shpeshherë dhe nga kolegët më të afërt. E vërteta në rastin e tij është tashmë kaq e perceptueshme! E kjo falë vullnetit dhe dëshirës së një studiuesi nga Kosova, akademikut të mirënjohur, Rexhep Ismajli, i cili për fat, duket se është nga të rrallët që s’bën dot kompromise në kurriz të së vërtetës. Libri i tij “Pasionet dhe pësimet e Selman Rizës”, i mbushur plot e përlot me dëshmi e dokumente, hedh dritë mbi gjithë atë komedi tragjike që u luajt në kurriz të Selman Rizës për më shumë se 30 vjet, deri në çastin kur ai mbylli sytë.



Si dhe pse u survejua? Nga kush? Çfarë kishte bërë ky intelektual që nuk i shkonte për shtat regjimit, rretheve ku ai punonte, kolegëve të tij, të njohurve të rastësishëm.... Çfarë i duheshin regjimit çastet më të zakonta të jetës së tij, ora kur dilte në mëngjes nga shtëpia, rruga nga kalonte, dyqani ku blinte bukën, apo gruaja që e shoqëronte, e që agjenti që raporton, e cilëson: “Mendohet të jetë gruaja e tij, sepse i futi krahun...”!

Me një ndjenjë neverie që të trondit, mund të kalosh faqe të tëra nga raportet e survejimit që hartonin çdo ditë agjentët e Sigurimit me nofka të çuditshme si “Jaku”, “Gjenevreku”, “Bleta”, “Taraboshi”..... Por një tjetër ndjenjë, këtë herë keqardhje, të kaplon kur në raportet e tyre hasen emra personazhesh të njohur të botës së studimeve, prej të cilëve vilen informata, merren komente, zbulohen imtësi rreth gjithçkaje që bënte Selman Riza.
Në këtë 100-vjetor të lindjes së tij, ky botim prestigjioz i Rexhep Ismajlit na jep mundësinë të zbulojmë një prej të vërtetave të regjimit me të gjitha ngjyrat dhe shijet e saj.
Një pjesë të kësaj të vërtete po e sjellim përmes kësaj specialeje të titulluar “Dosja Riza”, edhe për lexuesit tanë që nuk kanë mundësinë ta kenë në dorë këtë libër, njëkohësisht duke kërkuar dhe mirëkuptimin e personazheve të përmendur në dokumente, një mirëkuptim në shenjë mbështetjeje për këtë të vërtetë që e mban peng edhe sot e kësaj dite shoqërinë tonë.

Selman Riza dhe Çabej

Më 24 qershor të vitit 1963, gjuhëtari Selman Riza nis të shkruajë një letër që e tit ullon “Letër përgjegjësve”. Është i prekur nga një padrejtësi. Pret t’i botohet një studim kritik mbi rasat e gjuhës shqipe. Më saktë dy shtojca, të cilat nuk po gjejnë miratimin nga kolegët e tij. Riza ankohet se kolegu i tij Eqrem Çabej po i bëhet pengesë për këtë botim me të padrejtë.
Çfarë kundërshtish kishin lindur mes tyre?
A ishte ky rast i vetëm i përplasjes së dy gjuhëtarëve të mëdhenj? Kjo letër, të cilën e botojmë të plotë, shkëputur nga libri më i ri i akademikut kosovar, Rexhep Ismajli, “Pasionet dhe pësimet e Selman Rizës”, është në të vërtetë vetëm maja e ajsbergut nga gjithë ajo marrëdhënie aspak miqësore që ekzistonte me Rizës dhe kolegeve të tjerë. Por, marrëdhënia më e veçantë është ajo me Çabejn, një shkencëtar i madh i gjuhës, të cilin Riza e vlerësonte mjaft, por edhe e kritikonte hapur në shumë pika për të cilat ai nuk ishte dakord me të. I vënë në shënjestër nga regjimi, Selman Riza u përndoq në çdo hap të tij.

Survejohej, spiunohej nga kolegët. Arsyet e këtyre qëndrimeve?

Duket gjithçka vinte nga karakteri i tij i pakompromis, por dhe nga përmasat e tij si shkencëtar që jo rrallë herë ngjallte zili e xhelozi.
Studiuesi Ismajli e portretizon kështu Selman Rizën: “Si dije dhe si kulturë, në të gjitha aspektet impononte respekt. Në biseda ishte substancial, i matur dhe i vendosur...Kur shtronte ndonjë çështje, do të kishte patjetër një brendi debatuese, do të ngjallte gjithsesi debat. Nga leximet më është dukur i një natyre heterodokse, dijetar që diskutimin e kishte ngritur në nivel parimi. Heterodoksia, qëndrimi debatues dhe mospajtues me mendimin që donte të etablohej, mospajtimet me dogmën ideologjike-shkencore, diskutimet mospajtuese me kolegë, ndëshkimi për idetë e tij dhe për kërkesat e natyrës organizative të punës shkencore, të gjitha këto dhe qëndresa krijuese, e bënin atë disident...”.
Për të kuptuar diçka më shumë nga ky personazh dhe kundërshtitë që ai ngjallte, kërkojmë disa mendime nga studiuesi Ismajli, duke u ndalur pak më tepër në marrëdhënien e tij me Çabejn...

Në vitin 1963 është zhvilluar një debat i gjerë mbi një vepër të Selman Rizës, ku ky i fundit përballej më së shumti me Eqrem Çabejn. A mund të risjellim në vëmendjen e lexuesve të sotëm thelbin e këtij debati?

Çfarë shkruante Riza në “Shtojcat” dhe në ç’pika e kundërshtonin koleget e tij? Pse mund ta ketë penguar realisht Çabej dhe M. Domi atë botim, siç e përmend Riza në letrën e 24 qershorit të këtij viti?

Nga diskutimet që kam ndjekur në dokumentacion, në Institutin e Shkencave, pastaj Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, janë shqyrtuar dorëshkrimet e anëtarëve të sektorit. Ndonjëherë janë trajtuar edhe formulimet më të vogla, sikur të ishte fjala për një dorëshkrim kolektiv. Ndonjëherë ishin mbajtur disa seanca diskutimi për një vepër. Diskutimi i tillë i ka epërsitë e veta, por ka pasur dhe pasoja që nuk më duken pozitive: autocensura, kontrolli i tepërt, frika etj.
Selman Riza ka qenë i debateve. Në Tiranë, qysh më 1957-‘58 kishte shtruar çështje teorike të sinkronisë/ diakronisë dhe të të ashtuquajturave mbetje në sistemin aktual të gjuhës nga një sistem më i hershëm. Ato seminare kishin mbetur të pabotuara. Sipas tij, kishte pasur diskutime me kolegët.
Riza ka pasur diskutime edhe me Xhuvanin, Çabejn, Domin, Priftin, Floqin, më vonë me Agalliun, Demirajn e kolegë të tjerë, për çështje të ndryshme gjuhësore. Në studimin për Nyjat e shqipes (vështrim historik, 1959, 1962 dhe 1964) Riza mund të kishte qenë kritik ndaj ideve të traditës albanistike, përfshirë të Çabejt, për prejardhjen e nyjës shquese dhe për proceset e prapavendosjes së saj, ndërsa në studimin për Rasët në shpjegimet e ndryshme historike. Riza kishte raportuar për veprën e Çabejt Studime etimologjike të shqipes, të paraqitur për disertacion doktorate dhe në atë raport gjejmë një vlerësim me superlativa: Riza mendonte se për një të atillë vepër në kultura më të përparuara autori mund të bëhej anëtar i akademisë, ndërsa në këtë rast, duke i dhënë Çabejt gradën Doktor i Shkencave, nderohej komisioni jo Çabej; me këtë vepër Çabej nderonte kulturën dhe kombin. Vlerësimet e tij për veprën e Çabejt ishin të diferencuara. Nuk ishte kështu entuziast për shqyrtimet e tij morfologjike.
Në shkrimet e botuara Çabej nuk e ka përmendur punën e Rizës. Me rastin e diskutimit të monografisë historike për nyjat të Rizës dhe me rastin e diskutimit të veprës Emrat në shqipe, sistemi i lakimit, Çabej kishte diskutuar. Në veprën e fundit të Rizës, ku ishte evituar diskutimi për periodizimin e historisë së gjuhës dhe për çështje të tjera nga të historisë së mbaresave rasore etj, të tjerët kishin kërkuar që Riza të jepte referime më të plota dhe të shpjegohej për disa qëndrime, çka ai kishte bërë në dy shtojcat, të cilat ishin bërë objekt diskutimesh të gjera në Sektor. Në Shtojcat është diskutuar për periodizimin e historisë së shqipes, për prejardhjen e mbaresave rasore, për çështje të nyjave e gjëra të ngjashme.
Duket se kundërshtive mes këtyre dy personaliteteve mund tua gjejmë gjurmët që në botëkuptimin e tyre, apo shkollave të cilave i përkisnin.

A ka pasur kudërshti të tjera profesionale mes tyre?

Ka pasur dhe një diskutim tjetër me pasoja polemizuese: komentet e Rizës për konceptet gramatikore të S. Frashërit dhe të K. Kristoforidhit. Dorëshkrimi i Rizës për foljet, që u botua vetëm pas vdekjes më 1994, po ashtu kishte qenë objekt diskutimesh të gjera, për të cilat Riza kishte lënë ndonjë përgjigje, po ashtu. Në procedurën e diskutimit për veprën Emrat, pas shumë shoshitjeve, Riza mendonte se Sektori ishte gati për vendim përfundimtar dhe se në atë diskutim do të shfaqej mendim pozitiv për botimin e veprës. Një mendim duhej ta jepte dhe Çabej si recensent. Si duket, Riza mund të ketë kujtuar se Çabej po ia vononte recensionin pa arsye. Kështu ishte krijuar një situatë, më duket, e ngarkuar me moskuptime të ndërsjella, me ç’rast mospajtimet midis dy gjuhëtarëve e dijetarëve të shquar dhe të vetëdijshëm për staturën e tyre, sa vinin e theksoheshin.
Një pjesë e mirë e mospajtimeve midis Çabejt e Rizës u detyrohet dy mënyrave të të menduarit për çështje të gjuhës, dy shkollave të ndryshme të të menduarit për gjuhën, sidomos për studimin historik të gjuhës. Kjo mund të jetë ngatërruar më tej me kompetencat e ndryshme në fusha konkrete (morfologji, etimologji, fonetikë historike, filologji etj).
Por diskutimet më të mëdha Riza do t’i ketë pasur me A. Kostallarin, lidhur me prioritetet e Institutit – hartimi i kursit të plotë të leksikografisë-leksikologjisë bashkë me fjalorin e mesëm në afate më të shpejta, duke kundërshtuar mbërthimin e forcave të rëndësishme me fjalorë rusisht-shqip dhe e kundërta. Këto diskutime kishin përfshirë dhe drejtimin e Institutit. Ne nuk mund ta dimë as intensitetin, as pikarritjen e atyre diskutimeve.

A ekzistonte në atë kohë mes shkencëtarëve e studiuesve respektimi i mendimit ndryshe?

Duket se diktatura me mjetet e saj kishte depërtuar edhe në psikologjinë e këtyre intelektualëve...
Sa i përket respektimit të mendimit ndryshe midis shkencëtarëve në atë kohë në Shqipëri, për çka më pyetnit, nuk jam ai që mund të thotë diçka më të saktë. Përshtypja ime është se diskutime kishte pasur, se në ato diskutime kishte edhe argumentime të natyrës ideologjike, çka do të thotë se studiuesit duhej të kishin shumë kujdes për çka po thoshin. Në tendencën e theksuar për të nxjerrë vetëm të vërteta univoke, çka synonte diskutimi i asaj natyre, kishte rrezik që mendimet e dikujt të merrnin vulën e të qenit ortodokse (pra të doksës së drejtë), ndërsa të tjerat jo. Selman Riza, natyrë heterodokse, i pabindur për ide (marksiste) si njësia e gjuhës me mendimin, për zbatimin e drejtpërdrejtë të marksizmit në gjuhësi, kundërshtar i ngatërrimit të shkencës me politikë, mosrespektues i floskulave ideologjike për gjuhësinë marksiste-leniniste etj, herët a vonë do të binte në grackat e sistemit, ndërsa me atë rast mund t’i interpretoheshin krejt ndryshe diskutimet e një natyre tjetër shkencore. Të gjitha këto, prej pozitës sime vetëm mund të hamendësohen.



Si do ta përshkruanit në disa rreshta karakterin e intelektualit Selman Riza? Po ambientin ku atij iu desh të jetonte, të studionte, të botonte…, me pak fjalë, të ndërtonte jetën e tij si intelektual i përmasave që realisht kishte?

Selman Rizën e kam njohur për pak kohë dhe vetëm në intervale të shkurta. Si dije dhe si kulturë, në të gjitha aspektet impononte respekt. Në bisedat ishte substancial, i matur dhe i vendosur. Nuk bisedonte për gjëra të rastit, nuk pyeste shumë. Komentet i kishte të kufizuara. Kur shtronte ndonjë çështje, do të kishte patjetër një brendi debatuese, do të ngjallte gjithsesi debat. Nga leximet më është dukur i një natyre heterodokse, dijetar që diskutimin e kishte ngritur në nivel parimi. Prej këndej buronte qëndrimi i tij kritik, duke përfshirë dhe veten. Në çdo situatë reflektive synonte risinë. Ishte origjinal dhe kërkestar në shprehje në raport me mendimin që do të kumtonte, jo në raport me bukurinë e shprehjes. Në një mjedis ku ka vetëm një doksa të konsakruar zyrtare ishte për të pritur që një natyrë e atillë të kishte ndonjë vështirësi. Heterodoksia, qëndrimi debatues dhe mospajtues me mendimin që donte të etablohej, mospajtimet me dogmën ideologjike-shkencore, diskutimet mospajtuese me kolegë, ndëshkimi për idetë e tij dhe për kërkesat e natyrës organizative të punës shkencore, të gjitha këto dhe qëndresa krijuese, e bënin atë disident. Selman Riza ishte shumë punëtor dhe me këtë shpesh i tejkalonte tundimet e tij kritike, i superonte disa prej situatave potencialisht të diskutueshme me të tjerët në kohë të papërshtatshme. Vetëm këmbëngulja në punë i shpjegon gjithë ato realizime veprash të botuara dhe të tjerash të lëna dorëshkrim në një kohë kaq të shkurtër dhe të ngarkuar me kaq shumë tensione.

Intervistoi: Admirina Peçi, G. Shqiptare

Sunday, December 20, 2009

Zyrtarët që nuk paguajnë taksat

Në listën e borxhlinjve edhe emrat e ministrave Olldashi, Basha, Tafaj, Nishani, Vasili


Zv.ministri i Punëve të Brendshme dhe anëtari i këshillit Bashkiak, Ferinand Pone, prej tre vitesh nuk paguan detyrimet.


Mospagimi i detyrimeve ndaj komunitetit duket së është kthyer në modë nga funksionarët që drejtojnë shtetin. Me sa duket, reformat dhe përpjekjet për t'u anëtarësuar në familjen e madhe Evropiane, u hanë shumë kohë dhe energji sa nuk mund të gjejnë një hapësirë kohore (se lekët nuk u mungojnë) për të paguar detyrimet ndaj familjes së vogël, qytetit ku jetojnë.



Bashkia e Tiranës, tashmë prej disa vitesh, në fund të vitit publikon listën e zezë të debitorëve të pushtetit lokal në kryeqytet. Në krahasim me vitin e kaluar, lista e 2009-ës është më e reduktuar, megjithatë e mbushur me emra të rëndësishëm.


Në krye të listës së emrave publikë, borxhlinj ndaj pushtetit lokal, është emri i zv.ministrit të Punëve të Brendshme dhe Pushtetit Lokal. Pone, njëkohësisht kryetar i grupit të djathtë në këshillin bashkiak të Tiranës, është i pari që çirret dhe bën moral në sallën ku vendoset për kryeqytetin, për nivelin e ulët të vjeljes së tarifave dhe taksave vendore nga pushteti lokal.


Është e habitshme se si Pone, i cili në sallën e Këshillit Bashkiak do të zgjidhë çdo detaj, në të vërtetë ka harruar tre vite me radhë që të paguajë taksën vendore. Zoti Pone, nuk paguan taksat vendore që nga viti 2007, ndërkohë që edhe dy javë duhen që të kalojmë zyrtarisht në vitin kalendarik 2010. Por, Pone nuk është i vetmi që ka lënë pas dore detyrimet e tij si qytetar i Tiranës.

Në listë është edhe emri i Ministrit të Transporteve dhe Punëve Publike, Sokol Olldashi, ish-kandidati për karrigen e kreut të Bashkisë në vitin 2007. Vetë Olldashi që pretendonte të drejtonte punët e gjithë kryeqytetit rezulton se nuk ka paguar taksën e ndërtesës, pastrimit dhe gjelbërimit që nga viti 2008-të.




Ai nuk është i vetmi ministër, që nuk ka pasur kohë të paguajë taksat, me tej në listën e zezë të bashkisë, figurojnë edhe emrat e ministrit të Brendshëm Lulzim Basha, ministrit të Drejtësisë, Bujar Nishani, ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj, si dhe ministrit të Shëndetësisëm Petrit Vasili. Që të katër këta ministra duket se nuk i binden ligjit për herë të parë, pasi në vitet e mëparshme kanë shlyer çdo detyrim.


Mungesa e korrektësisë në pagimin në kohë të taksave vendore, ose mospagimi në tërësi i tyre, vihet re edhe te niveli i dytë i pushtetit ekzekutiv, e thënë ndryshe tek ofiqet e zv.ministrave. Krahas zv.ministrit të Punëve të Brendshme dhe të Pushtetit Lokal, Ferdinand Pone, debitorë ndaj pushtetit lokal, janë edhe kolegë të tij që mbajnë numrin 2 në dikastere.


Ashtu si Pone. edhe Edit Harxhi, zv.ministre e Jashtme, Iva Zajmi, zv.ministre e Brendshme dhe Eno Bozdo, zv.ministrër i Ekonomisë dhe Energjetikës, që prej 2007 nuk paguajnë detyrimet e tyre si qytetarë të Tiranës.


Taksat vendore, që duhet të shlyejnë qytetarët, dhe këtu nuk bëjnë përjashtim as ata që kanë funksione shtetërore, janë tre; taksa e ndërtesës, e pastrimit dhe e gjelbërimit. Afati i parë i shlyerjes së detyrimeve është muaji shtator.


Pas muajit shtator, aplikohet sanksioni ligjor. Nëse një qytetar nuk ka paguar taksat vendore në përfundim të muajit të nëntë të vitit kalendarik, nuk mund të përfitojë shërbime në administratën lokale, nuk mund të marrë qoftë edhe një certifikatë, e jo më të kryejë veprime të tjera ligjore.

Lista e funksionarëve shtetërorë që janë debitor në Bashki


Lulëzim Basha, ministër i Brendshëm
Bujar Nishani, ministër i Drejtësisë
Sokol Olldashi, ministër i Punëve Publike
Myqerem Tafaj, ministër i Arsimit dhe Shkencës
Petrit Vasili, ministër i Shëndetësisë
Ferdinand Pone, zv.ministër i Punëve të Brendshme
Edit Harxhi, zv.ministre e Jashtme
Iva Zajmi, zv.ministre e Brendshme
Zana Xhuka, zv.ministre e Mbrojtjes
Jorida Tabaku, zv.ministre e Integrimit
Nezir Haldeda, zv.ministër i Financave
Alfred Rushaj, zv.ministër i Financave
Neritan Alibali, zv.ministër i Ekonomisë dhe Energjetikës
Eno Bozdo, zv.ministër i Ekonomisë Energjetikës
Edmond Haxhinasto, zv.ministër i Punëve Publike



Shekulli

Ky është shembulli ku projektohen masa, por me ndryshimin e vetëm që masat ndëshkohen...(S.I)

STOP Red Bull ?!

Red Bull shitet në më shumë se 100 vende në bote, ku marka e "Demit te kuq" shumë i famshëm edhe në Shqiperi, reklamohet në çdo moment si pije e mrekullive, madje në supermarkete mund të gjesh edhe pije të tjera energjitike, të cilat shiten në formate familjare (1.5 litra).


Red Bull eshte shume i konsumuar në Shqipëri, por askush nuk na ka folur per rreziqet.

Pse asnje TV apo gazete nuk informon publikun shqiptar mbi rreziqet reale ?


Me poshte do te flasim rreth demeve serioze qe i shkakton shendetit por dua te filloj nga nje fakt shume i rendesishem



RED BULL NDALOHET NE KETO VENDE:

ZVICER (1994),
Finland (2005),
Danimark,
Norvegji,
France,
Uruguaj,
Island.

RED BULL permban GLUCURONOLACTONE dhe kete mund ta shikoni edhe ne perberesit e saj, madje edhe vete RED BULL nuk e fsheh kete.
Por ajo qe RED BULL na fsheh jane efektet devastante te kesaj substance:

1. Eshte e rrezikshme ta pini nese menjehere nuk beni aktivitete fizike pasi efekti i saj rrit ritmet kardiake deri ne infrakt!

2. Ndalohet perzierja e RED BULL me alkol, sepse krijon nje "Bombe Mortale" qe ndikon ne Melçi duke krijuar deme te periparueshme.

3. Siç e ka demostruar edhe nje kerkim i BBC RED BULL maskon efektet e alkolit duke u bere shkak i shume aksidnteve. Ketu nuk mund te rrime pa permendur vdekjet e shumta qe kjo pije ka shkaktuar aq sa ka detyruar shume shtete ta ndalojne shitjen e saj.

Perberja kimike e Red Bullit
permban: Uje,Sheqer(Glukoze dhe Sacharoze),Lende Acidike(Natriumacetat dhe Acid Karbonik),TAURINE (0,4% si perberes kimik Kryesore),Glukoronolakton(0,24%), Kofein(0,03%),Inozit,Vitamine(Niacin,Acid Panthonik,B6,B12)Aroma,Lende ngjyrosese(Riboflavin)
te gjitha lendet fitohen dhe ne menyre sintetike.

TAURIN(C2H7NO3S)- ne Kimi e quajtur edhe si Acidi 2-Aminoethansulfon eshte nje acid organik me nje grupe acidike,qe ben pjese ne Aminoacide.Per dallim nga Aminoacidet,permban nje Grupe te Acidit Sulfonik ne vend te grupes Karboksile(e cila eshte tipike per Aminoacidet) dhe nuk mund te formoje Peptide.
Kjo substance u zbulua per here te pare nga Kimikanet Leopold Gmelin dhe Fridrich Tiedemann,te cilet kete substance e izoluan nga Vreri i Demit nga ku e morri dhe emerin trivijal - Taurine rrjedh nga latinishtja qe dmth.Vreri i Demit


Vetit Kimike dhe Fizike:
Taurina eshte nje substance e bardhe kristaline.Shkrihet ne 300°C dhe zberthehet ne uje(100g/L).
Industrialisht sintetizohet nga:Etani,Amoniaku dhe SulfitNatriumi.
Vetit Biologjike te Taurines:
Eshte nje lidhje kimike e pershtatshme per proceset biologjike.
Trupi i te rritureve prodhon vetevetiu Taurine,nga Aminoacidi Cystein.Nje i rritur me nje peshe prej 70 kg ,prodhon 70 gram Taurine ne dite.
Kjo Substance prodhohet ne Muskuj,Tru, Zemer dhe Gjak.

RREZIQET Shendetesore:
Konsumimi i tepert i RedBullit (2-5 Doza mbrenda 24 oreve) mund te shkaktoje: Pagjumesi,Gerdi,Kokedhembje,Zbehje,dhembje te Lukthit etj.
Keto simptome jane si rezultat i Kafeines dhe Taurines qe permban RedBulli.

Redbull-i mund të shkaktojë infarkt

Sipas rezultateve te nje hulumtimi nga Qendra Kardiovaskulare e spitalit mbreteror te Adelaides te Australise, vetem nje kanaçe me pijen e famshme energjetike, Red Bull, mund ta rrise rrezikun per sulm ne zemer, madje edhe te te rinjte dhe te personat e shendoshe.
Red Bull, qe eshte i pasur me kafeine, eshte mjaft i popullarizuar te studentet, sportistet, personat qe punojne naten etj., pasi qe mbulon lodhjen dhe aktivizon organizmin. Mirepo ne te njejten kohe kjo pije e ben gjakun te ngjizshem qe eshte parakusht per zhvillimin e problemeve kardiovaskulare, sie eshte infarkti. Nje ore pas pirjes se Red Bullit sistemi kardiovaskular nuk eshte normal. Vepron ngjashem sikurse sistemi i zemres dhe eneve te gjakut te personat me semundje kardiovaskulare. Keshtu, ne rast se Red Bulli kombinohet me stresin dhe shtypjen e larte te gjakut mund te jete vdekjeprures, pasi qe pengon funksionimin normal te eneve te gjakut duke rritur rrezikun per koagulimin e gjakut .


C'eshte e verteta nje kanace Red Bull, permban aq kafeine, sa permbajne 4 filxhane kafeje.Shoqeriajone.com