Tuesday, February 2, 2010

Thashethemet na bëjnë mirë (?)

Gratë e dinë prej kohësh, por tani e konfirmon edhe shkenca: Të merresh me fjalë të bën mirë.

Keshtu te flasesh me mikeshat per gjera personale te tuat apo te te tjereve ngre nivelin e rogesteronit, (hormonit qe prodhohet nga vezoret dhe qe redukton ankthin dhe stresin) dhe permireson marredheniet sociale duke bere individin me te lumtur.

Konfirmimi vjen nga nje studim i Universitetit te Michigan, te publikuar nga revista “Hormones and behaviour”, qe analizoi 160 studente, te ndara ne dy pjese.

Gjysmes se tyre iu kerkua qe te benin pyetje specifike te tipit: Ke do te doje te ftoje per darke? ose: Cila ka qene iniciativa jote me e mire? Grupit tjeter iu kerkua qe te korrigjonte tekstin e nje publikimi per botaniken.

Vetem 20 minuta me pas u pa se progesteroni i vajzave qe diskutuan rreth gjerave me familjare u rrit shume krahasuar me ate te atyre qe u moren me temen e botanikes.


Webshqip

Thashethemet ekzistojnë, vetëm për veshët që presin ti dëgjojnë. (Stop Injorancës)

Dyfishohet çmimi i ujit për konsumatorët familjarë

Rritje të ndjeshme parashikohen edhe për bizneset. Uji nuk shtrenjotohet për furrat e bukës. Ujësjellësi: Tirana ka çmimim më të ulët, do të kryejmë investime për përmirësimin e rrjetit.

Pas rritjes së çmimit të energjisë elektrike konsumatorët do të përballen së shpejti edhe me shtrenjtimin e ujit të pijshëm. Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve për Tiranën ka aplikuar ditët e fundit pranë Entit Rregulator të Ujit për rritje të çmimit me arsyetimin se tarifat aktuale nuk justifikojnë koston por edhe nuk japin mundësi për investime të mëtejshme. Bëhet fjalë për konsumatorët e bashkisë së Tiranës, asaj të Kamzës dhe të komunave, Kashar, Yzberisht, Bërxullë, Prezë, Zallbastar, Shëngjergj, Bërzhitë, Farkë, Petrelë, Baldushk dhe Krrabë.
Referuar kërkesës drejtuar Entit të Ujit, ujësjellësi i Tiranës pretendon një rritje dyfish krahasuar me çmimin aktual për sa i përket konsumatorëve familjarë. Deri më tani, një metër kub ujë keta të fundit e kanë paguar me 20 lekë, ndërkohë që pas miratimit të propozimit të Ndërmarrjes së Ujësjellësit e njëjtja sasi uji do të paguhet me 40 lekë.

Krahas familjarëve, rritje çmimi pritet të aplikohet edhe për konsumatorët e tjerë. Nga 75 lekë për metër kub që e kanë paguar deri më tani, Entet Buxhetore do ta paguajnë atë me 120 lekë. Një rritje pak më e moderuar parashikohet për bizneset dhe kompanitë private. Deri më tani bizneset janë tarifuar 95 lekë për metër kub ndërkohë sipas propozimeve të ndërrmarjes, çmimi pritet të pësojë një rritje prej 25 lekësh duke arritur në 120 lekë. Ndërkohë, kompanitët të cilat për shkak të produktit që prodhojnë kanë nëvojë për sasi të mëdha uji parashikohet të paguajnë më shumë. Të tilla janë kompanitë e prodhimit të pijeve alkoolike, atyre freskuese, ujit, etj. Nga 95 lekë për metër kub, pas rritjes që pritet të miratohet nga Enti Rregullator i Ujit, çmimi për këto kompani pritet të shkoje në 150 lekë. Ndërkaq, njëlloj siç ndodhi edhe me çmimin e energjisë elektrike, prodhuesit e bukës do të vazhdojnë të jenë të favorizuar edhe këtu. Çmimi për këto të fundit nuk pritet të pësojë asnjë rritje duke mbetur në nivelin e 95 lekëve për metër kub ujë.

Me të ardhurat që do të përfitohen nga rritja e çmimit kjo ndërmarrje parashikon të kryejë një serë investimesh përgjatë muajve në vijim. Kështu përgjatë këtij viti kjo e fundit ka planifikuar të kryejë disa invetime në ndërtimin e linjave të reja të transmetimit, me qëllim eliminimin e lidhjeve te paligjshme dhe miradministrimin e burimeve te ujit. Po ashtu, pjesë e projekteve që pritet të realizohen brenda këtij viti janë edhe ndërtimi i një depoje të re për mbledhjen e ujit dhe rikunstruktimi i një pjese të rrjetit të brëndshëm të Tiranës. Një ndër investimet e parashikuara për t'u realizuar gjatë këtij viti ështe edhe vendosja e 20 mijë matësave duke kompletuar të gjitha bizneset dhe institucionet shtetërore.

Është --------- Bëhet

Familjarë 20 lekë/m³ - 40 lekë/m³
Ente Buxhetore 75 " - 120 "
Biznese 95 " - 120 "
Prodhim pije alkoolik,freskuese, ujë, pishina, etj 95 " - 150 "
Furra Buke 95 " 95 "
Shitje uji me shumicë 6 " - 10 "

Shekulli
Armata e depozitave...

Nuk kam dijenë të plotë nëse në Tiranë ka ndonjë zonë, ku uji i pijshëm mund të pihet, por ajo që është logjike dhe e thjeshtë, të thotë se së shpejti do të paguajmë dyfish ujin e pijshëm, që lutemi të na mbushë depozitat. Na ka marrë malli të bëjmë njëherë dush me presion... Ndal Paditurisë.

ARBËRESHËT E ITALISË: Emigrimi dhe ruajtja e identitetit

Arbëreshët janë shqiptarë të cilët jetojnë në Italinë jugore që nga shekulli XV dhe XVI. Këta shqiptarë, tani të quajtur arbëreshë, e lanë Shqipërinë kur ajo u pushtua nga Perandoria Osmane Qytetet ku banojnë arbëreshët mbajnë nga dy emra, një në arbërisht, dhe tjetrin italisht. Kryeministër i Italisë, pati qenë dy herë i zgjedhur Francesco Crispi, dhe ishte arbëresh ka Palazzo Adriano.

Arbëreshët në Itali, sot numërohen mbi 100.000 persona që flasin gjuhën arbërore.

Njihen shtatë eksode të mëdha që nisin që nga koha për një herë pas vdekjes se Gjergj Kastriotit, deri nga fundi i shek. XVIII (1780-1790), janë ngulimet e fundit të shqiptarëve në Italinë Veriore, si provincën e Pavias dhe të Piacencës, po ashtu një grup i madh i'u drejtua krahinës qendrorë në Molise dhe një tjetër grup në drejtim të krahinës jugore Bazilikatës.

Një nga veçoritë që karakterizon këtë popull, është që përveç gjuhës dhe traditave, ruajtën me heroizëm edhe ritin dhe preardhjen fetare, ku edhe sot e kësaj ditë gati 1/3 e arbëreshëve vazhdojnë në ritin bizantin.

Sot, deri 1999, janë shumë shqiptarë që arritën në fshatrat e arbëreshëve pikërisht në Piana degli Albanesi në Sicili.

Harku kohor gjatë së cilit zunë fill dhe u përforcuan bërthamat e ngulimeve të arbëreshëve në Itali, fillon aty nga gjysma e shekullit të pesëmbëdhjetë e vazhdon deri në vitin 1774. Shqiptarët e parë që mbërriten në Itali ishin ushtarë nën urdhrat e Dhimiter Rërës, i thirrur nga Alfonsi i Parë i mbiquajtur Shpirt-madhi (Il Magnanimo), mbret i Dy Sicilive (1442-58; V d’Aragona: 1416-58), për të luftuar në Kalabri kundër kundërshtarëve të monarkut spanjoll.
Mbreti Alfons I i dha Rërës përgjegjësi politike në Kalabri ku, pas vitit 1448 u ngrehën ngulimet e Amatos, Àndalit, Ariettas, Casalnuovo di Nojas, Vena di Màidas e Zangaronas. Të bijtë e Dhimitrit, Gjergji dhe Vasili, zbritën dreit Sicilisë duke i dhënë kështu zanafillën ngulimeve të shqiptarëve që sot shtrihen në provincën e Agrigjentos, Katanias dhe Palermos. Me dendësimin e marrëdhënive midis Mbretërisë së Dy Sicilive dhe Arbërisë së Gjergji Kastriotit i mbiquajtur Skënderbeu, ky i fundit i dha ndihmën e vet Ferdinandit të Parë i mbiquajtur Dobiçi (Il Bastardo 1458-1494) në luftimet kundër Anxhuinëve. Si shpërblim, Skënderbeu mori prona në Pulja midis të cilave Monte Sant’Angelo, San Giovanni Rotondo dhe Trani.
Aty u vendosën shumë ushtarë, të cilëve iu shtuan të tjerë të cilët, pas vdekjes të Skënderbeut me 1468 – që i dha shtysë mësymjes turke – zgjodhën bashkë me shumë të krishterë të tjerë të shpërngulen në Itali: sollën lindjen e fshatrave Campomarino, Casalnuovo Monterotaro, Casalvecchio di Puglia, Chieuti, Faggiano, Martignano, Monteparano, Portocannone, Roccaforzata, San Giorgio Jonico, San Martino, San Marzano di San Giuseppe, San Paolo di Civitate, Santa Croce di Magliano, Sternatìa, Ururi dhe Zollino.
Skënderbeu (1405-1468) deri në fund të ditëve të tij luftoi dhe arriti ta mbajë Vendin e vet te lirë nga rreziku otoman i dli, në dyert e Vjenës, kërcënonte tërë Perëndimin: është pikërisht në Vjenë ku ruhet përkrenarja dhe shpata e Skënderbeut. Skënderbeu ishte një erudit me kulturë të gjerë, njihte pese gjuhë të huaja, ishte i fesë së krishterë dhe kishte aftësi të theksuara diplomatike. Skënderbeu njihet si “shpikësi” i luftës guerilase. Më 1461 u prit nga papa Pio II (1458-64) për të kerkuar ndihme mbështetëse në luftën e përbashkët kundër armiqve turq.
Më 1470 pas martesës së Irena Kastriotit me princin e Bizinjanos (një feudal i madh i Kalabrisë), një pjesë e madhe e arbëreshëve të Pulias u shpërngul bashkë me fisniken Irena në tokat e bashkëshortit të saj duke populluar kështu Macchia Albanese, San Cosmo Albanese, San Demetrio Corone, San Giorgio AIbanese, Spezzano Albanese e Vaccarizzo Albanese. Me rënien e Krujës, kryeqytetit legjendar të rezistencës kundër musulmanëve, të porsaardhurit themeluan ngulimet e Acquaformosa, Castroregio, Cavallerizzo, Cervicati, Cerzeto, Cìvita, Falconara Albanese, Firmo, Frascineto, Lungro, Mongrassano, Plàtaci, Porcile, Rota Greca, San Basile, San Benedetto Ullano, San Giacomo d’Acri, San Lorenzo del Vallo, San Martino di Finita, Santa Caterina Albanese, Santa Sofia d’Epiro, Serra d’Aiello, e të tjera.
Emigrimet e mëdha shqiptare të gjysmës së dytë të mijëvjeçarit morën fund në vitet 1533-1534 pas kapitullimit të fortesës së Koronës, kështjella e fundit kundër otomanëve. Familjet shqiptare u strehuan në Napoli, në ishullin e Liparit; pjesa më e madhe u dërgua në Melfi (shqiptarët që ishin strehuar aty u shkëputën dhe themeluan Barile-n), në Brindisi Montagna, Fameta, Maschito e San Costantino Albanese. Do të pasonin refugjatë të tjerë më 1647 (Barile), 1744 (Villa Badessa) e 1774 (Brindisi Montagna). Bërthama arbëreshësh u vendosën në territorin e Parencos dhe në fshatin e Peroit (Istria dhe Pola): kolonia e Peroit lindi pas një lejeje të Venecias, e cila i hapi dyert disa familjeve tregtarësh që shkëmbenin mallra me La Serenissima Republikë të Venecias.
Të tjera ardhje shqiptarësh shënohen midis njëmijëekatërqindës dhe njëmijëepesëqindës në Bari, Bosco Tosca e Pievetta-Dogana Po (Piacenza), Cardevole (Corsica) e Rimini. Shumë prej shqiptareve të ardhur shkruhen si ushtarë në ushtritë spanjolle dhe luftojnë heroikisht në luftrat europiane. Ështe me nam të madh kaloresia shiqptare e Republikës së Venecias, e mbiqujtur kalorësia e stratiotëve, si edhe ushtarët e kembësorisë të Napolit, Maqedonasja Mbretërore (La Real Macedone e formuar nga mbreti Karli VII [1734-59, III i Spanjës: 1759-88]).
Autoritetet fetare lokale i njohën refugjatë si të krishterë. Me kalimin e kohës, shumë koloni u detyruan t’i nënshtroheshin latinizinut ose kër-cënimit ndaj një mase të tillë si edhe formash të tjera të përziera të liturgjisë latine dhe bizantine.

Gjatë periudhës papale të papës me origjinë shqiptare Klementi XI, me nismë të atit arbëresh Stefan Rodotà, u pranua propozimi për themelimin e një kolegji të ritit bizantin në Kalabri dhe emërimi i një peshkopi i cili kishte fiiqinë të detyronte priftërinjtë të përdornin këtë rit. Kundërshtimi nga ana e peshkopëve latinë i vonoi jo pak projektet e komunitetit shqiptar por më 1732, Klementi XII (1730-40) dhuroi për përmbushjen e këtij qëllimi pronat e abacisë së San Benedetto UUano si edhe një sasi të madhe të hollash nga thesari i vet. Nëpërmjet urdhëresave të Atit të Shenjtë, peshkopit bizantin iu dhanë të drejta të plotfuqishme në kuadrin e kolegjit, si edhe e drejta për të emëruar në urdhrin e ri studentët e vet. Po kështu iu njoh edhe e drejta të vizitonte kishta e ritit bizantin porse fetarët e ritit mbeteshin nën jurisdiksionin e priftërinjve latinë. Për sa i përket shqiptarëve të Sicilisë, iu dha një kolegj në Palermo nga Karli VII ndërsa Ferdinandi IV (1759-1806; 1815-25) u caktoi një peshkop gjithmonë në kryeqytetin sicilian (1784).
Përpjekja e shqiptarëve për të arritur mirëfilltësinë e ritit të tyre, si edhe dioqeza të plota bizantine, u bënë konkrete me kalimin e kohës. I përket gjysmës së dytë të njëmijë e shtatëqindës vepra themeltare e Pompilio Rodotà-s “Mbi origjinën, përparimin dhe gjendjen e tanishme të ritit grek në Itali”. Arbëreshëve iu njoh identiteti dhe iu çmuan vlerat nga Papa Leoni XIII (1878-1903) i cili urdhëroi eliminimin e çdo shtojce liturgjike që nuk përputhej me ritin bizantin. Më tej, më 1919, gjatë periudhës papale të Benediktit XV (1914-22) u ngrit në Kalabri “eparkia” (dioqeza) e Lungros dhe më 1937, me Papa Pio XI (1922-1939), në Sicili u ngrit ajo e Horsë së Arbëreshëvet (Piana degli Albanesi). Në të njëjtën kohë u shpall “ezarkike” edhe abacia e Shën Mërisë në Grottaferrata (Roma).

Feja e Arbëreshëve

Shqiptarët e krishterë që mërguan ne Itali në shekullin e XV dhe ato që pasuan në dyshekujt e tjerë, ndiqnin ritet fetare bizantine në gjuhën greke. (Nga kjo karakteristikë e tyre rrjedh edhe një keqkuptim qe shpesh ka karakterizuar njohjen e komunitetit arbëresh dhe që duket më qartë në emërtimin e Horës së Arbëreshëvet (Sicili) e cila në Italisht njihet si Piana degli Albanesi por në periudha të ndryshme është quajtur edhe Piana dei Greci.) Një pjesë e mirë e shqiptarëve të krishterë bizantinë, kishin lidhje edhe me kishën katolike të Romës ndërsa të tjerët, me ardhjen në Itali, iu nënshkruan ritit latin duke vazhduar me kokëfortësi te ruanin identitetin fetar bizantin.
Nën periudhën papale të Klementit XI (1700-1721), papë me origjinë shqiptare, dhe KlementitXII (1730-1740) Vatikani fillon të tregojë interes ndaj traditës fetare bizantine duke lejuar themelimin e kolegjeve bizantine në San Benedetto Ullano (më vonë shpërngulur në San Demetrio Corone) dhe në Palermo. Prania e këtyre qendrave kulturale i siguroi komuniteteve shqiptare të Kozencës dhe Palermos një trashëgimi të çmuar kulturore ku u ushqyen me dhjetra intelektualë arbëreshë të cilët patën edhe role prej protagonistesh gjatë lëvizjes së risorxhimentos italiane. Dy kolegjet në fjale nxitën përhapjen e ideve të reja romantike. Aty u formuan edhe disa nga shkrimtarët kryesorë arbëreshe.

Marre nga "Bota Shqiptare", Autori:Giovanni Armillotta, gazetar dhe studiues, është një ndër miqtë më të mirë të shqiptarëve në Itali dhe të çështjes shqiptare në botë. Është pjesëtar nderi i kolegjiumit të “Bota Shqiptare”.
Ernesto Sabato

Arbëreshë të njohur

* Ernesto Sabato
* Francesco Crispi
* Lekë Matrënga (1567-1619), shkrimtar.
* Zef Skiro (1690 - 1769), arkivesk në Diocesin të Durrës edhe misionar në Himarën.
* Dhimitër Kamarda (1821 - 1882), filozof.
* Zef Skiroi (1865 – 1925), poet, linguist edhe publicist.

A mendoni se do ishte e drejtë që shteti shqiptar të kryente marrëveshje me shtetin italian , që shqiptarët e dy anëve të Adriatikut të kishin mundësinë të lëviznin lirshëm mes tyre, pas këtyre 500 vjetëve ndarjeje ?

Kjo është një faqe e hapur nga arbëreshët dhe j'ua sygjeroj : http://www.facebook.com/pages/Piana-Degli-Albanesi-Italy/Piana-degli-Albanesi/50459086198?ref=sgm.

Dëgjoni gjithashtu një këngë në YT, që e kam shumë përzemër, e kënduar nga një grup arbëresh: http://www.youtube.com/watch?v=LsTQM4t76r8

Ndal Paditurisë

Prezenca jote është dhuratë për këtë botë

Një dozë e mirë autostime për këtë fillim jave.

Ti je unik dhe i veçantë.

Jeta jote mund të jetë ajo që ti e dëshiron.

Çdo ditë jetoje si të veçantë.

Numëro arritjet, jo problemet.

Do t’ja dalish mbanë pa marrë parasysh se çfarë problemi të të del para.

Brenda teje ka shumë përgjigje.

Kupto, ki guxim, ji i fort.

Mos vendos limite në veten tënde.

Shumë endërra janë në pritje për tu realizuar.

Vendimet janë shumë të rëndësishme për t’ja lënë rastit.

Arrije qëllimin dhe çmimin, që e meriton.

Asgjë nuk harxhon më tepër energji se sa kur mërzitesh për diçka.

Sa më gjatë që e mban një problem, aq më i madh dhe më i rëndë ai bëhet.

Mos i merr gjërat shumë seriozisht.

Jetoje jetën e kthjellët, e jo me pendime.

Mbaje mend se një dashuri e vogël shkon nëpër rrugë të gjata.

Mbaje mend se dashuria e madhe…shkon në rrugë…të përjetshme.

Mbaje mend se shoqëria është investim i mençur.

Pasuritë e jetës janë njerëzit…sëbashku.

Kuptoje se asnjëherë nuk është vonë.

Bëji gjërat e zakonshme në mënyra të pazakonshme.

Ki shëndet dhe shpresë dhe lumturi.

Ndaj pak kohë për të menduar një dëshirë.

Dhe asnjëherë mos harro…

As edhe një ditë…

Se sa special/e je.


Forumivirtual.com

Vdes pacientja, pezullohen mjekët

Vdekja e një pacienteje 58-vjeçare në QSUT dhe akuzat e familjarëve për neglizhencë nga bluzat e bardha, u bënë dje shkak për pezullimin nga detyra të dy mjekëve. Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme.

Pas vdekjes se Drita Gixharit, 58 vjeçe, familjarët e saj denoncuar në komisariatin numër 4 mjekët e spitalit për neglizhencë dhe mosdhënien e mjekimit të duhur. Ndërkohë, pritet që autopsia mjeko-ligjore të përcaktojë shkakun e vërtetë të vdekjes së 58-vjeçares Drita Gixhari. Djali i saj, Bashkim Gixhari fajësoi mjekët në një prononcim që dha dje për mediat. Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë ka reaguar menjëherë duke pohuar se ministri Petrit Vasili ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm të mjekëve që kanë vizituar pacienten. Ministri gjithashtu kërkoi hetimin e plotë të kësaj ngjarjeje dhe zbardhjen e çdo detaji deri në fund.

Denoncimi
Duke akuzuar mjekët rojë si shkaktarët e vdekjes së nënës së tij Bashkim Gixhari tregoi dje ngjarjen duke sqaruar për mediat mënyrën si është ndarë nga jeta nëna e tij. "Në orën 10 të darkës, (e premte) mami kishte shqetësime me barkun dhe me mesin. Rreth orës 11:00 e sollëm në spital, te urgjenca. Mjeku roje na tha që për momentin ta shohim çfarë ka, pastaj pas një çerek ore i bëri dy qetësues. Dhimbjet vazhduan duke u shtuar që nga momenti kur i bënë dy qetësuesit. Unë kërkova që të ishte edhe një mjek më specialist dhe i thashë: "Thirr ndonjë që është më specialist këtu". Ai shkoi t'i thërriste. Ishin dy specialistë të tjerë aty, por nuk erdhi asnjë. Njëri nga ata e kishte emrin Gjergji. Nga revolta dhe dhimbja e nënës shkova unë te zyra e këtyre dhe hapa derën. Mjeku më tha: "Ku e hap derën t'i ashtu? Pse nuk troket?". Dola jashtë dhe trokita, pastaj tha: "E di ç'të bëj? Të thërras atë policin te dera!". Pastaj i dha urdhër një tjetri që ishte aty me të duke i thënë: "Shko shihe, çfarë ka?". Erdhi ky, e pa, dhe tha se nuk kishte gjë për t'u shqetësuar. "Ne do t'i bëjmë edhe një qetësues tjetër përveç atyre që i kishte bërë ai më parë", tha djali i 58-vjeçares. Sipas tij, nga ai moment pacientja u la pa asnjë lloj shërbimi, pasi doktori donte të flinte gjumë. "Pastaj shkuam lart në katin e dytë të Urgjencës dhe kontaktuam me një mjek roje që tha: "Duhet ta shohim dhe t'i bëjmë EKO patjetër. Shkuam i bëmë edhe EKO-n, pas urdhrit të tij, pasi atyre të katit të parë, nuk u ra fare në mend. Bëmë EKO-n dhe na rezultoi që kishte një gur të vogël në veshka por nuk ishte ky problemi. Na thanë që do të japim një recetë. "Merrni ilaçet dhe ikni në shtëpi, pasi nuk ka ndonjë problem!", na thanë mjekët-vazhdon rrëfimin e tij djali i pacientes. Ai thotë se në këtë kohë nëna e tij nuk ngrihej dot nga krevati. Ajo e ndiente që kishte shumë dhimbje. "Do të rri këtu, -tha, do të rri". Djali pohon se kanë qëndruar në spital deri në orën 04:00 të mëngjesit, pa asnjë lloj shërbimi. "Në orën 04:00 u detyruam ta çojmë në shtëpi. Pas 20 minutash i filluan dhimbjet akoma edhe më të mëdha dhe e sollëm te spitali 6-katesh. Aty e panë, i matën tensionin i bënë edhe analiza për zemrën dhe thanë që ne mund të bëjmë një qetësues, për t'i lehtësuar dhimbjet për momentin, por jo kryesoren. Në ato momente asaj filloi t'i fryhej barku. Mjekët e 6-katëshit na thënë që kryesoren e ka atje ku ishit. Ata duhet t'i bëjnë EKO për zorrët dhe për barkun. Kur na pa ai mjeku roje i fillimit na tha: "Prapë ju!?". Kur ia shpjeguam që ishim te 6-katëshi dha "ok", na pranoi. Nuk ka gjë tha. Vazhdonte të pohonte se nuk ka asgjë për t'u shqetësuar. Në ato momente shkuam dhe i bëmë EKO-n për zorrët ndërkohë që barku fillonte duke u fryrë akoma dhe më shumë. Panë që mund të kishte diçka, por akoma nuk e cilësonin nëse kishte një bllokim apo një shtrembërim të zorrëve. Nga ora 07:30-08:00 deri në 10:30 nuk e ka parë njeri fare dhe nuk e ka kapur njeri me dorë. Ne na thoshin që kanë shkuar lart për mbledhje. Ne shkonim që të thërrisnim mjekët, por nuk na linin rojet të hynim", vazhdon djali i pacientes. Sipas tij, në orën 10:30 njëri nga mjekët i cili ka thënë se mund të bëjmë një kartelë tani dhe ta shtrojmë. Nuk ka asgjë për shqetësim të madh. Në momentin që ishim duke plotësuar kartelën unë dhe ai sapo mbaruam kartelën deshëm ta ngrinim për ta çuar te shtrati na thanë: "Shpejt, shpejt në sallë të reanimacionit".
Nga aty shkuam te salla dhe nuk kaluan 3 apo 5 minuta dhe na thanë që nëna ka mbaruar", përfundon rrëfimin Bashkim Gixhari.

FATOS MAHMUTAJ, G. Panorama (Materiali i sugjeruar nga Elton Zaçaj)


A mund të tallesh kështu me jetën e një njeriu dhe të shpëtosh me pezullim të përkohshëm nga puna ? Që kur vrasësit me përparëse të bardhë nuk quhen më vrasës ? (Ndal Paditurisë)

http://stopinjorances.blogspot.com/2009/10/sherbimi-shendetesor-ne-shqiperi.html

Sunday, January 31, 2010

Mes shqiptarëve në Kiev, si e ruajnë pas 200 vjetësh, gjuhën shqipe.

“Kam një jetë që e pres këtë çast. Jam i lumtur që më në fund erdhi”. Këto kanë qenë fjalët e para të mikpritjes së shqiptarit me origjinë shqiptare, Mihal Supure, në Kiev, drejtuar një grupi shqiptarësh të cilët kishin shkuar për vëzhgimin e zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë.

Mihali, 60 vjeç, kishte gati një muaj që priste ardhjen e grupit nga Shqipëria në Ukrainë, fakt të cilin e kishte mësuar përmes të bijës 26-vjeçare, Tanjës, e cila e kishte vizituar një vit më parë Shqipërinë dhe ishte njoftuar për shkuarjen tonë në Kiev. Me mbërritjen e grupit në Kiev, Tanja erdhi menjëherë në hotelin ku ishim akomoduar për të na takuar. E para gjë që na tha sapo na takoi, ishte: “Babi po ju pret në shtëpi, duhet ta bëni një vizitë te ai. Ai ka një jetë që mezi pret të takojë shqiptarë nga Shqipëria, nga vendi i origjinës së të parëve të tij”. U nisëm drejt shtëpisë së Supurëve, të cilët prej disa vitesh ishin larguar nga qyteti Ismailaj në Odesë dhe ishin vendosur për të jetuar në Kiev. Sapo mbërrijmë në banesën e Supurëve, kati i dytë i një pallati 6-katësh, derën na e hap vetë i zoti i shtëpisë, Mihali, i cili tepër i emocionuar na thotë se e kishte imagjinuar shpesh një moment të tillë. “Tashmë që momenti erdhi, kam mbetur pa fjalë. Ajo që më bën të ndihem keq, është që e kuptoj disi gjuhën shqipe, por është shumë larg të folurës sonë”, - rrëfen 60-vjeçari, duke shtuar se “ardhja e Tanjës në Shqipëri dy vjet më parë, na ka ndihmuar edhe ne të mësojmë më tepër rreth Shqipërisë, vendit tonë të origjinës.

Tanja na ka sjellë libra shqip dhe muzikë shqiptare. Madje, ajo ka mësuar të flasë shqipen tuaj dhe ne jemi duke u munduar të mësojmë ta flasim shqipen ashtu sikundër flitet tani”. Të gjithë këtë bisedë të zhvilluar në banesën e Mihal Supures e zhvilluam me ndihmesën e Tanjës, e cila vetëm në tre muaj në Shqipëri kishte mësuar të fliste shumë mirë shqip. Të flisje në shqipen e tanishme me Mihalin apo dhe pjesëtarë të tjerë të familjes së tij ishte mjaft e vështirë, pasi shqipja e tyre ishte aq e vjetër, saqë vetëm tek-tuk ndonjë fjalë mund të ngjasonte me këtë të sotmen. Ajo që të binte në sy sapo hyje në banesën e Supurëve, ishte flamuri shqiptar i vendosur në dhomën e pritjes. “Nuk jemi të vetmit, edhe familje të tjera shqiptare e mbajnë flamurin shqiptar në shtëpitë e tyre”, - shprehet i zoti i shtëpisë.

Më tej, Mihali na tregon se edhe në fshatin e tij të lindjes, Kërkut, flitet shqipja e vjetër, por për fat të keq, askush nuk e shkruan këtë gjuhë. “Kemi ruajtur gjuhën tonë, traditat në jetesë dhe martesa, por nuk dimë ta shkruajmë gjuhën që flasim. Të parët tanë nuk dimë ta kenë shkruar gjuhën shqipe, pasi në atë kohë me sa dimë ne nuk ekzistonte gjuha e shkruar”, - tregon Mihali, ndërkohë që vihet në lëvizje së bashku me pjesën tjetër të familjes për të shtruar drekën. Tradita e shqiptarëve e ruajtur edhe pas 200 vitesh jetesë në Ukrainë, mysafiri nuk nxirret pa drekë nga shtëpia. Gjatë bisedës me Mihalin mësojmë se më 28 nëntor, në fshatin e tij të lindjes, por edhe në qytetin Ismailaj, shqiptarët e Ukrainës kanë festuar të gjithë bashkë Festën e Flamurit. Mihali dhe Tanja na tregojnë se festimi i 28 Nëntorit ndodhte për herë të parë për shqiptarët e Ukrainës, ndaj dhe emocioni i përjetuar ka qenë mjaft i madh. “Ishte emocion i papërsëritshëm të festoje Festën e Flamurit shqiptar, ndërkohë që kishim arritur të siguronim një numër të madh flamujsh nga Shqipëria. Flamuri kuqezi është valëvitur më 28 nëntor në Ismailaj dhe tre fshatra shqiptare, ndërkohë që prej dy vitesh nuk është hequr për asnjë moment nga familja jonë, por edhe nga shtëpitë e tjera të shqiptarëve në Odesa”, - rrëfen Tanja, e cila është në njëfarë mënyre edhe shpërndarësja e famujve në familjet e shqiptarëve të Ukrainës, si dhe një ndër organizatoret e Festës së Flamurit. Tanja na rrëfen se prej vitesh shqiptarët kanë ngritur edhe një shoqatë në Ismailaj, e cila quhet “Rilindja” dhe që organizon shpesh veprimtari në kuadër të festave kombëtare shqiptare.

Origjina dhe largimi nga vendi i origjinës

“Jemi shqiptarë. Nuk ka dokument që s’e provon një fakt të tillë. Të gjithë në vendin ku jetojmë e dinë që jemi shqiptarë, askush nuk na quan ukrainas.
Vetëm shtetësinë kemi nga Ukraina, kombësinë e kemi shqiptare. Në gjak jemi shqiptarë, jemi krenarë që ndihemi të tillë”. Kështu shprehet Tanja dhe i ati, Mihali, ose tata siç e thërret e bija. Madje, 26-vjeçarja na rrëfen se të gjithë shqiptarët e Ukrainës i thërrasin babait tate, por nuk kanë shumë fjalë që të ngjasojnë me ato që përdoren në gjuhën shqipe. Tanja na rrëfen se kur ishte në Maqedoni, kishte konstatuar se gjuha e shqiptarëve që jetonin atje kishte mjaft fjalë të ngjashme me gjuhën shqipe që flisnin ata. Sipas Tanjës, krejt ndryshe flasin shqiptarët e Shqipërisë. Më tej, Tanja dhe i ati na rrëfejnë atë çka dinë për ardhjen e të parëve në Ukrainë, vendosjen e tyre në fshatrat e Odesës, ruajtja e kulturës dhe zakoneve shqiptare edhe rreth 200 vjet pas largimit nga Shqipëria. “Nga trashëgimia gojore e të parëve tanë kemi mësuar se origjinën e kemi nga Korça dhe jemi të fesë ortodokse. Edhe nga të dhënat arkivore të gjetura në arkivën e Ismailajt, si dhe të hedhura në një libër të shkruar nga një shqiptar i Ukrainës, kemi zbuluar se të paktën në vitin 1812 kemi qenë të vendosur në Karakurt. Nga Shqipëria kanë mbërritur rreth 315 familje shqiptare, të cilat u vendosën në tre fshatra. Të parët na kanë treguar se janë larguar nga Shqipëria në kohën e pushtimit turk, në kohën e Tanzimatit. Në atë kohë, Turqia deshi të asimilonte fenë dhe të kthente popullin në myslimanë. Ruajtja e identitetit dhe fesë ishin arsyet e migrimit në Rumani përmes Maqedonisë dhe më pas për t’u vendosur në Karakurt të Ukrainës. Në fshatrat ku u vendosëm ne, kishte edhe bullgarë, rumunë dhe kaukazë. Popullsia e vendosur në këto fshatra filluan të merreshin kryesisht me blegtori dhe me kalimin e kohës familjet shqiptare të shtoheshin. Martesat kryheshin mes shqiptarëve”, - rrëfen Tanja, duke ndërprerë këtu të dhënat për origjinën dhe duke na treguar se shqiptarët vazhdojnë të ruajnë edhe sot disa zakone të shqiptarëve të Shqipërisë për martesat, p.sh, nusja që i lan këmbët vjehrrit dhe vjehrrës kur martohet, ritual që ndiqet çdo natë; nusja që u puth dorën prindërve të burrit dhe të moshuarve të tjerë që vizitojnë banesën ku jeton çifti etj. Më tej, Tanja rrëfen se askush prej tyre nuk dinte se çfarë pozicioni gjeografik kishte shteti i tyre i origjinës, E vetmja gjë që dinin me saktësi ishte se ishin shqiptarë. Madje, nuk i thërrisnin shqiptarë në Ukrainë apo mes njëri-tjetrit, por arnautë. Edhe në Ismailaj, një rruge i thoshin “Rruga e Arnautëve”. “Pasi u hapën rrugët dhe informacioni, ne mësuam më tepër rreth Shqipërisë, ku ndodhej. Ndërkohë që një shqiptar i Ukrainës ka botuar një libër ku tregonte me detaje se nga kishin ardhur të parët tanë në Ukrainë, si dhe prej sa vitesh. Ai i kishte grumbulluar të dhënat në arkivën e qytetit Ismailaj”, - rrëfen Tanja.

Vizita e parë e Tanjës në Shqipëri

Eksperienca e parë dhe e vetme e Tanja Supure në Shqipëri ka qenë dy vjet më parë. Pasi kishte mësuar shumë rreth vendit të origjinës, Tanja vendos të vizitojë vendin nga kanë origjinën të parët e saj, por edhe vetë ajo. Për shkak të mungesës së një ambasade apo konsullate në Kiev, ajo niset drejt Polonisë dhe kontakton me ambasadorin shqiptar, i cili e pajis me vizë, ndërkohë që i krijon edhe disa kontakte me shqiptarë që kishin shkuar për të studiuar në Kiev. Fillimisht takohet me një çift shqiptarësh që studionin mjekësi në kryeqytetin ukrainas, fillon të mësojë të flasë shqip dhe më pas niset drejt Shqipërisë. Disa ditë në Ballsh dhe disa në Tiranë do të ishte itinerari i vetëm i vajzës në Shqipëri. Etja për të mësuar shqip, për të folur me persona që flasin shqip, për të mësuar më tepër rreth kulturës shqiptare, bënë që Tanja të njihte shumë njerëz në kryeqytetin shqiptar, të bënte shumë miq, por edhe të ftohej të merrte pjesë në Javën e Modës në Shqipëri. Duke qenë një stiliste në profesion, Tanja pranon të marrë pjesë, duke i dhënë vetes mundësinë të jetonte edhe dy muaj të tjerë në Tiranë. Me gjithë peripecitë e hasura, Tanja rrëfen se ka kaluar ditë shumë të bukura në Tiranë, i pëlqen Shqipëria, madje do të kishte shumë dëshirë që për një vit të studionte më mirë gjuhën shqipe.
“Dua që gjuhën time ta mësoj si lexohet dhe si shkruhet. Dua të lexoj libra shqiptarë, dua të lexoj Kadarenë”, - shprehet Tanja, e cila na rrëfen se i pëlqen të lexojë çdo natë nga tre apo katër rreshta nga libri i Kadaresë, madje shton: “Kaq mundem të lexoj në shqip, me sforco të madhe, pasi nuk di të lexoj shqip. Më ndihmojnë shumë miqtë e mi, ndërkohë që edhe interneti më ka ndihmuar shumë në gjuhën shqipe”.

SONILA MESAREJA, G. Standart

Ndiqni edhe dokumentarin me 3 pjesë në YT, kushtuar shqiptarëve të Ukrainës. http://www.youtube.com/watch?v=mFMq9v3LVgU

Shfarosjet më të mëdha të specieve në Tokë

Më shumë se 90 për qind e të gjithë organizmave që kanë jetuar ndonjëherë në Tokë, janë zhdukur.

Teksa specie të reja nisën të zhvillohen për t’iu përshtatur kushteve të reja ekologjike, speciet e vjetra u zhdukën. Por ritmi i zhdukjes nuk është aspak i vazhdueshëm. Të paktën disa herë gjatë 500 milionë viteve të fundit, 50 deri në 90 për qind e të gjitha specieve në Tokë u zhdukën në një hapje-mbyllje të syve, në kuptimin gjeologjik.

Ndonëse këto shfarosje në masë janë evente vdekjeje, ato hapin rrugën në planet që forma të tjera të jetës të zhvillohen. Dinozaurët u shfaqën pas një prej zhdukjeve masive më të mëdha në planetin tonë, pikërisht gjatë zhdukjes së quajtur Permian-Triasik, që ndodhi 250 milionë vjet më parë.

Zhdukja masive më e studiuar ndonjëherë, ndërmjet periudhave Kretakeus dhe Paleogjene përafërsisht 65 milionë vjet më parë, i vrau të gjithë dinozaurët dhe krijoi hapësirën e nevojshme për gjitarët që të diversifikohen dhe të evoluojnë në mënyrë të shpejtë.

Arsyet

Shkaqet e këtyre zhdukjeve masive përbëjnë në fakt mistere të pazgjidhura të historisë së planetit tonë, megjithëse shpërthimet vullkanike dhe ndikimi i asteroideve apo i kometave të mëdha janë të dyshuarit kryesorë në shumicën e rasteve të shfarosjeve masive të jetë në Tokë.

Të dyja këto evente natyrale mund të hedhin miliona e deri në miliarda tonelata hiri në atmosferën e planetit tonë, duke errësuar në masë të madhe qiejt për të paktën disa muaj e deri në vite të tëra në fund të procesit të tyre. Duke vuajtur për dritën e diellit, bimët dhe kafshët bimëngrënëse zhduken sa hap e mbyll sytë.

Gurët e mëdhenj që vijnë nga qielli dhe vullkanet mund gjithashtu të lëshojnë gazra toksike ose që nxehin atmosferën dhe me vendosjen e pluhurit në mbarë planetin mundësojnë një ngrohje globale shumë të shpejtë, e të papërballueshme për shumicën e kafshëve në një kohë të caktuar.

Një ndikim i tillë jashtëtokësorë është ai që mendohet të jetë shkaktari kryesorë i shkatërrimit dhe shfarosjes së periudhës së Kretakeusit. Një krater gjigand në afërsi të gadishullit Jukatan në Meksikën e sotshme daton përafërsisht 65 milionë vjet më pare, çka përkon me datën e shfarosjes masive.

Por edhe ngrohja globale e ndihmuar së tepërmi nga shpërthimet e njëpasnjëshme vullkanike të ndodhura në atë kohë në malet dhe rrafshnaltat e ndodhura në Indinë e sotme mendohet se e kanë përshpejtuar këtë shfarosje masive. Cilado qoftë arsyeja e saj, dinozaurët, sikurse edhe përafërsisht gjysma e të gjitha specieve që jetonin në planetin Tokë në atë kohë, u zhdukën.

Nga ana tjetër, sasi të paimagjinueshme masive të llavës që shpërthyen në zonën qendrore të Atlantikut, në atë që quhet pjesa magmatike përafërsisht 200 milionë vjet më parë mendohet nga shkencëtarët sot si një argument që mund të sqarojë një shfarosje tjetër masive, të quajturin shfarosja Triasik-Xhurasik.

Thuajse një në pesë ose njëzetë për qind e të gjitha familjeve të kafshëve u zhduk në mënyrë të menjëhershme, ndërkohë që edhe krijesa që i përngjanin një evoluimi të gjitarëve, si edhe shumë amfibë të mëdhenj, së bashku me arkosaurët, që nuk ishin dinozaur u zhdukën. Një ndikim nga një asteroid i përmasave vigane është një tjetër arsye e mundshme e zhdukjes, porse një krater që do e vërtetonte këtë nuk është zbuluar ende.

Vdekja më e madhe...

Zhdukja Permiane-Triastike që përmendëm më lartë dhe që ka ndodhur përafërsisht 250 milionë vite më parë, ishte më vdekjeprurësja nga të gjitha shfarosjet që ka kaluar planeti ynë. Sipas shkencëtarëve që kanë studiuar me detaje këtë shfarosje, thuajse 90 për qind, pra nëntë në dhjetë, specie që jetonin në atë kohë u zhdukën një herë e përgjithmonë nga Toka.

Shumë prej këtyre shkencëtarëve janë të mendimit se një asteroid vigan ose një kometë e madhe e shkaktoi këtë vdekje masive, por sërish ata nuk kanë arritur ende të gjejnë një krater që do ta vendoste hipotezën e tyre mbi baza realiste. Një tjetër arsye që ata vendosin dhe që kësaj here ka më shumë prova në favor të saj është një shpërthim i njëpasnjëshëm i vullkaneve në zonën e Siberisë, në Rusinë e sotme.

Duke nisur nga 360 milionë vjet më parë, një shkatërrim i dalëngadalshëm zhduku 70 për qind të të gjitha specieve në Tokë, në një periudhë prej përafërsisht 20 milionë vitesh. Ndonëse kjo ndodhi në periudha të ndryshme, që zgjasin përafërsisht 100 deri në 300 mijë vite, ato njihen të përbashkuara si një shfarosje masive, shfarosja Devoniane, duke marrë emrin e shkencëtarit që e propozoi për herë të parë këtë teori.

Insektet, bimët dhe protoamfibët e parë që nisën të dilnin në sipërfaqen e tokës për herë të parë gjatë periudhës në fjalë, pësuan zhdukje të rëndësishme, por jo të mjaftueshme për të ndaluar evoluimin e jetës në planetin tonë. Kështu, edhe pse popullsia e tyre u ul gramatikisht dhe shumëllojshmëria u ul në 30 për qind ato arritën të mbijetonin për të rinisur procesin e evoluimit.

Shfarosja tjetër e madhe që njihet nga shkencëtarët e ditëve të sotme, quhet shfarosja Ordoviciane-Siluriane dhe mendohet të ketë ndodhur përafërsisht 440 milionë vite më parë dhe që ishte krejt e kundërta nga arsyet e mëparshme të shfarosjeve. Në këtë periudhë ngrirja që ndodhi në planet dhe që ktheu pjesën më të madhe të ujit në Tokë në akull, shkaktoi ulje masive të nivelit të deteve në të gjitha pjesët e planetit tonë.

Po ndodh sërish?

Sot, shumë shkencëtarë janë të mendimit se të gjitha faktet që kanë në duar po tregojnë se po jetojmë në periudhën e zhdukjes së gjashtë masive, që po ndodh teksa ne po jetojmë në përditshmërinë tonë.

Sipas tyre, faji për këtë shfarosje masive, që ata thonë se mund të jetë më i shpejti në historinë e të gjitha shfarosjeve të mëparshme që ka kaluar planeti i vetëm i gjallë i zbuluar deri më sot, mund të vendoset në masë të madhe mbi supet e njërës prej këtyre specieve dhe jo tek shkaqet natyrore, thjesht mund të jetë njeriu ai që po shkakton shfarosjen më të madhe.

Duke analizuar të dhënat, ata na bëjnë të ditur se deri në vitin 2010, aktivitetet e njeriut, siç janë ndotja e mjedisit, zhdukja e pemëve, pyjeve masive, e akoma edhe xhunglave, e si pasojë edhe e kafshëve që jetojnë në to, si edhe peshkimi pa kriter, mund të ketë bërë që më shumë se gjysma e jetës tokësore dhe detare të jetë zhdukur e parashikimet për të ardhmen janë edhe më të zymta.


Standart

ajiH

Hija rri e më vështron.

Ajo nuk ka mësuar ende të lodhet nga argëtimi që ndjen ndërsa më imiton, gjatë gjithë kohës. Ditën nën Diell, natën nën Hënë. Nuk përpiqet të ndryshojë asgjë, nuk ndjen mëshirë, por as krenari për mua ndërsa më vështron të përleshem tragjikisht me realitetin. Ajo kërkon vetëm të argëtohet duke më markuar hap pas hapi, shpresë pas dyshimi, detaj pas detaji, gënjim pas zhgënjimi !!!

Gjatë përpjekjeve të mia dështake për t'u divorcuar prej saj, e paradoksalisht në një çast malli për të, i përplasur pingul me një hënë plotë, hija e hijes në debulesë grishtëze psherëtin :

"Unë jam fatkeqësia e njerëzve 
ku ti nuk lejon diell, 
unë jam errësira 
që ti botës i sjell. 

Unë jam e do të jem pranë teje. 
Unë hije, Ti çadra ime. U
në nuk e duroj dot dritën, 
por ty të dua, madje shumë… 

Shumë më tepër se ata që të bëjnë ty, HIJE..."

Shkroi : Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Friday, January 29, 2010

Si u bënë shqiptarët kamikazë ?

Mos u habisni fare për këtë! Ndodhin transformime të mëdha brenda shpirtit të një populli dhe “kamikazllëku” është një ndër to dhe brenda nesh. A nuk i quajmë me këtë emër, përditë dhe disa herë në ditë, bashkëqytetarët tanë që mund të bëjnë gjithçka, po vetëm një gjë s’kanë mësuar ende: si të ngasin makinat.

Dhe kjo nuk do shumë mund për t’u shpjeguar. Problemi nuk qëndron te sjellja jonë që ja bën muuu, por te ndryshimi i saj. Ndërkohë që jemi në bisedime për të barazuar patentat shqiptare me patentat evropiane, nuk mund të mos bjerë në sy që ngarësit e makinave tek ne, vetëmse evropianë nuk mund të quhen. Ndoshta duhet vënë në dijeni qytetari italian që po barazohet me qytetarin shqiptar, se të paktën për ne shkon ajo thënia e tmerrshme: “Arma më vdekjeprurëse në botë është njeriu”.

Nëse do të bëjmë një tipologji të thjeshtë të ngarësit shqiptar, do të bindemi katërçipërisht se në vend që të japim patenta, duhet të heqim patenta; në vend që t’i barazojmë duhet t’i margjinalizojmë. Gjithçka tek ne ka pamjen e fasadës, dhe sado që pamja e patentave tona është e mrekullishme, asaj nuk i bashkëngjitet një përvojë rrugore po aq e mrekullishme. U desh përmbytja e rrugëve me gjak, që disa njerëzve të rëndësishëm të medias t’u hapeshin sytë për rrezikun potencial dhe real të makinizmit në Shqipëri. Dhe nuk bëhet fjalë për shoferët, se ata ende kanë ndonjë ndjesi për rrugën dhe njerëzit në rrugë, por për ngarësit e zakonshëm të makinave. Ndërkohë që targat e makinave kanë mbaruar edhe numri i viktimave është shtuar. Mjafton të kujtojmë se gjatë diktaturës u vranë në 40 vjet rreth 5000 vetë, ndërsa në 20 vjetët e tranzicionit vetëm në rrugë kanë humbur jetën rreth 7000 vetë, për të vënë alarmin jo tek ne, se ne nuk kemi veshë, po te të huajt, sidomos tek ata të huaj që po tregohen dashamirës me ne për punë patentash. Ndërkohë që duhet të thonë stop, ata vetë po shtojnë rrezikshmërinë për qytetarët e tyre, duke lejuar një masë njerëzish që vetëm të marrë mund të quhen, të ngasin auto-bombat e tyre në territore evropiane, ndërkohë që duhen izoluar njëlloj siç bëhej dikur me të sëmurët me murtajë.

Le t’i kthehemi tipologjisë ngarëse, se ajo edhe pse në terma letrarë e deskriptivë, përsëri mund të shpjegojë shumëçka. A nuk jemi ne që ndalojmë makinën në mes të rrugëve tona të projektuara vetëm për mushka, për të bërë një dorë muhabet me baxhanakun e dajës, sepse na ka marrë shumë malli për të, ndërsa radha e makinave prapa bëhet e pamasë. Dhe nëse dikush i bie borisë i nervozuar, ata që kanë ndaluar dalin si bllok nga makina në mënyrë kërcënuese, sa ta ngrijnë buzëqeshjen në buzë. A nuk na ndodh në rrugët tona, që sapo parakalon dikë me shpejtësi normale, ky të riparakalon me shpejtësi anormale, për të ndaluar vetëm pak sekonda pas parakalimit gjithë tym në një kthesë aty pranë, dhe pikërisht përpara syve tuaj të terrorizuar që nuk e kuptojnë dot përsenë e gjithë këtij raptus-i.
A mund të shpjegojë dikush përse tek ne dhe vetëm tek ne makinat janë të gjitha homoseksuale. Ato të ngjeshen në prapanicë edhe kur je me 1 km në orë dhe kur je me 100 në orë. Ndërsa duhej të rrinin larg teje 1 metër për çdo kilometër shpejtësi. Nëse të takon të kthehesh apo të bësh ndonjë manovër, mundësia nuk ekziston se ndërkohë je ngushtuar kaq shumë dhe të tjerët pas teje janë ngushtuar edhe më shumë, sa e vetmja rrugëzgjidhje është të bësh atë çka duan të ndërkryerit dhe jo ti që ke hallin. Si shpjegohet që kur një mori makinash janë në radhë, një mori tjetër makinash i bie anash teje me shpejtësi marramendëse, dhe mbi të gjitha si shpjegohet që këta ikin në punë të vet duke kaluar nga krahu i kundërt, ndërsa ti pret edhe më shumë në radhë. Kush është në gjendje ta shpjegojë se përse në çdo orë të ditës dhe të natës poshtë pallatit tënd dhe brenda veshit tënd, mijëra njerëz u bien njëkohësisht mijëra borive, madje dhe kur është polici në semafor, a thua se njerëzit janë elefantë që merren vesh me njëri-tjetrin me bori? A thua se mjafton akti kërcënues i borisë për të zgjidhur problemin rrugor? Vetëm ideja që njerëzit i bien borisë në zona të banuara, duhet të mjaftonte për këdo që ne nuk kemi asnjë të drejtë të quhemi evropianë. Po ky është diskutim i gjatë dhe në këtë pikë patriotizmi fals mund të fitojë debatin, ndaj le të shkojmë më tutje.

Nëse jemi katilë me veten, përse duhet të jemi katilë me fëmijët, që i mbajmë tërëplotësisht në sedilen e parë dhe të palidhur me rrip. Nëse do të numërohen kokat e fëmijëve që shihen jashtë dritares së makinës, do të duhej të kishte me dhjetëra dorëheqje të krerëve më të lartë të Policisë Rrugore. Por këta s’mund të bëhen me faj. Gjithë ditën e lume u rrinë para-prapa pushtetarëve, duke u hapur rrugën; detyrë që e kryejnë me zell të madh dhe me saktësi të habitshme. Dhe gjithashtu janë tatimorët më të çuditshëm në botë, sidomos kur shpallin fushatën e gjobëvënies, kur shqetësohen më shumë për rripin e pavënë, kur janë të dypunësuar si taksistë të paliçensuar, dhe të trepunësuar kur i shërbejnë mafies së karroatrecëve. Ka muaj kur numri i gjobave e tejkalon atë të muajit pararendës, ndërkohë që në sjelljen tonë rrugore nuk ka ndryshuar asgjë.

Ndërsa dasmorët shqiptarë janë dasmorët më ekstremistë në botë. Ata përgjithësisht bllokojnë rrugët tona dhe trupat e tyre përgjithësisht gjenden jashtë dritareve. Janë të gjithë të gëzuar që po atë natë, dikush mund të humbë ligjërisht virgjërinë. Dhe me këtë rast, na bëjnë të gjithëve pjesë të të njëjtit gëzim. Vetëm se ne nuk dalim nga dritarja për shkak se këtë punë mund ta kemi kryer kohë më parë. Por jo se nuk jemi të gëzuar.

Sa herë ju ka rënë rasti të prisni me minuta të tëra derisa një femër të parkojë makinën në një vend ku mund të parkohet edhe një kamion?

Nëse nuk ju ka rënë rasti, si duket nuk jetoni në kërthizë të Shqipërisë. Por do keni rast ta shuani kuriozitetin tuaj. Cili është ai institucion që lëshon patenta për detonatorë të tillë? Hajde merre vesh. Dhe mbi të gjitha, përse kur dikush është në vështirësi në rrugë, ndihma jonë e përnjëhershme është shtypja deri në dërrasë e borisë. Psikologët thonë që kjo e ndihmon njeriun të kthjellohet. Edhe kinezët e thonë: “turbullohu se kthjellohesh”. Përse njerëzit mësojnë në autoshkolla gjithë ato gjëra që në jetën tonë as janë parë as janë dëgjuar, si p.sh. tabela e kafshëve të egra ose ca të tjera edhe më të çuditshme. Pjesa më e madhe e njerëzve që ecin në rrugë kundratabelë janë nevrikë patologjikë. Këshilla e përgjithshme është të mos kundërshtohen atypëraty. Mund të shkaktojnë dëme të pamatshme. Shajini pasi të jenë larguar të paktën 25 kilometra. Në këtë pikë është e sigurt që nuk ju dëgjojnë. Ti që je në rrugën tënde nuk arrin të inatosesh dot aq shpejt dhe aq fort sa ata që të kanë zënë rrugën dhe të detyrojnë ty të ecësh mbrapsht si zgjidhja më efikase dhe më evropiane.

Është një fakt i pamohueshëm që qytetari këmbësor të falënderon kur i hap rrugën. Ai i shkreti preket nga ky gjest kalorësiak prej Mesjete. Por ja që Mesjeta nuk ka qenë krejt e keqe.

Po ç’ndodh në rrugët tona kur bie shi?
Jo nuk bëhet fjalë për përmbytjen, por për çmendjen e makinave, jo të njerëzve kuptohet. Sa herë që bie shi, bie çmenduri. Makinat ecin me shpejtësi edhe më të madhe. Ka edhe më shumë makina në rrugë, se askush nuk do të laget. Po kjo dihet. Ajo që nuk dihet është se përse ngarësit e makinave shkruajnë mesazhe në celular. A nuk mund të mjaftoheshim vetëm me të folmen e paligjshme telefonike? Jo, pa tjetër duhet kthyer përgjigje në celular, madje me humor. Ndërsa në orët e vona të natës, të gjithë të pasionuarit pas Formula 1, mund të kënaqen me spektaklin e ofruar. Semaforët nuk respektohen, dhe kjo është e keqja më e vogël. Shpejtësia e ofruar është mbresëlënëse.

Veturat që shkaktojnë më shumë kaos në rrugët tona janë ato me targa CD. Ato nuk pyesin për asnjë lloj rregulli, sidomos kur i ngasin jo të huajt. Pastaj në vendin e dytë janë furgonët e shpërndarjes së mallrave. Ata janë pronarët e vërtetë të rrugës. Ata mund të ndalojnë kudo dhe kurdo. Dikur ishte një fjalë, “i plotfuqishëm i lagjes”. Mund të përdorim rishtas për këtë kategori, që për më tepër nuk i ka as makinat personale. Pastaj vijnë motorinot e picave dhe ata motorët që bëjnë zhurmë më shumë se sa tankset e komunizmit. Këta janë si elektronet e lirë brenda atomit. Në radhë vijnë taksistët që kanë një marifet të jashtëzakonshëm. Ata i fitojnë gjithmonë betejat rrugore, me këdo. Hunda e makinës së tyre është më e shpejta në botë. Fuoristradat prepotente nuk do t’i përmendim. Me ato nuk ja vlen të kruhesh. As policët nuk e bëjnë. Pastaj, në radhë menjëherë vijnë të gjithë këmbësorët. A duhen patentuar këmbësorët? Po! Të gjithë! Këmbësorët janë shkaku kryesor i trafikut qytetës. Ata ecin vend e pa vend. Ata nuk e duan jetën. Ata janë më të rrezikshëm se sa makinistët. Ata janë kandidatë për vetvrasës. Dhe pikërisht këtu ndodh, që fillon kundërshtimi me idenë. Por nuk duhet kundërshtuar ideja, duhet kundërshtuar realiteti. Ai është i hidhur, jo ideja.

Pra, rreziku nuk janë ata të shkretë që tashmë e kanë kryer gjakderdhjen, por ajo masë qindra mijëshe që janë në listë pritjeje. Kjo masë eksplozive duhet ndaluar. Në mos nga ne, nga ata që hanë paret e Evropës dhe këndojnë këngën tonë. Nuk mund të pajtohemi me mendësinë e një vendi ku një njeri kushton më pak se sa një tabelë. Zgjidhjet janë shumë të lehta e të shpejta. Mjafton të bëhet pyetja si i bëhet hallit. Kryesorja është të kujdesemi të gjithë, këto ditë, për makinat me targa të huaja. Ata që i ngasin janë në rrezik. Edhe ne të tjerët.


Erion Kristo
http://saktivista.blogspot.com/

Alo !

Dal nga shtëpia me nxitim. Si zakonisht, i zgjuar me vonesë për në punë. Më duhet një justifikim i ri, e mendja pjellore nuk tradhëton. Xhinset vesh vetëtimthi, por nuk po më rrinë ngushtë, ashtu si rrobat e lara e kanë zakon.

Pasi kam përshkruar një pjesë fort të mirë të rrugës, kontrolloj xhepat dhe vë re mungesën e portofolit. Duke llogaritur trafikun, jam tmerrësisht vonë dhe nuk kam kohë të kthehem për të ngjitur edhe shkallët e gjata të pallatit, ku ashensori si lapidar qëndron. Gjithsesi nuk ka problem, kafen ma ofron kompania, ndërsa tek ngrënia e mëngjesit ia lejoj vetes ta bëj një ditë pushim. Kërkoj telefonin për të parë orën, por këtu shtangem..."KAM HARRUAR TELEFONIN" !

Pa telefonin jam i mbaruar. Pa telefonin nuk mund të komunikoj. Pa telefonin askush nuk më gjen dot. Pa telefonin nuk mund të pyes prindërit për shëndetin e tyre. Pa telefonin, të duket vetja si i humbur në mes të rrëmujës së një metropoli.

Po si dreqin ai arriti telefoni të bëhet kaq i domosdoshëm për jetën time.!


Oksigjen, azot, telefon... E çuditshme sepse edhe më parë kur telefoni celular nënkuptonte ndonjë sheik arab, apo ndonjë biznesmen me maune doganash, ne sërish jetonin, madje jo keq.
Rrufeshëm nisem për në shtëpi për të marrë telefonin dhe duke ngjitur shkallët e veshura me thërrmija buke të shkundura nga gratë nikoqire, mendoj : 
                                                           "Si do të ishin vallë 100 ditë pa telefon"?

- Besoj se njerëzit do fillonin tu gëzoheshin rastësive. Jeta do niste tu dhuronte më tepër surpriza, si nga ato të kripurat, por edhe nga ato pa kripë. Askush nuk do detyrohej të hynte në tualetet e bareve për të gënjyer. Njerëzit do fillonin ti riktheheshin zbatimit me korrektësi të orareve dhe gjatë takimeve do nisnin ti përkushtoheshin njëri-tjetrit. Do të shmangej vëmendja nga mundësitë joshëse të telefonave, lojëra, bluetooth, mp3, radio etj.
Nuk do të uleshim përballë njëri-tjetrit, prej kushedi prej sa kohësh pa u parë, veçse për të ndarë bashkë një tavolinë e duke e shpenzuar kohën për të dhënë shpjegime profesioni, shefit në telefon. Askush nuk do të vuante mankthin e rënies së baterisë. Rrjedhimisht askush nuk do dyshonte se fakti që nuk ke bateri në telefon, nënkupton domosdoshmërisht që je duke kryer një tradhëti, apo duke refuzuar një komunikim.

Meshkujt do të rigjenin guximin për të folur sy ndër sy me femrat, për tu lidhur apo ndarë. Femrat e të gjithë bashkë do të shpëtonin nga telefonat anonime të njerëzve lepuj. Të dashuruarit do rinisnin të fishkëllenin melodi nga më fisniket, poshtë ballkoneve, apo dritareve ku një perde gjithmonë valëvitet.
Fjalia, "Do të të marr në telefon" do ti kthente fronin fjalës hidhërisht të bukur, fjalës "Lamtumirë".
Do të ishte më e lehtë për të kuptuar se kush është ai që flet me veten dhe kush flet me kufje. Do të shpëtonin nga marketingu i dhunshëm nëpër media i kompanive telefonike, gjithashtu nga ofertat e tyre qesharake. Për festa e përvjetore njerëzit do denjonin të zhgarravisnin kartolina, duke humbur luksin e dërgimit të një mesazhi formal.

Ndoshta njerëzit do të dukeshin më shumë njerëz, ndoshta.

E kështu pas 100 ditësh pa telefon dore, me paratë e kursyera çdokush mundet ti bëj një dhuratë, cilitdo që ia do zemra... Por, mos harroni, Kompania e fuqishme e kërkimit në internet ka hedhur në treg telefonin më të ri, G-Phone.

Hap derën, rrëmbej telefonin dhe shoh tre telefonatat e humbura nga numri i zyrës. Mirëmëngjes dhe një ditë të mbarë të rutinës së përditshme.


Shkroi dhe përgatiti: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2