Thursday, March 4, 2010

Citate për alkoolin, duhanin dhe drogën

Sot kemi përzgjedhur disa nga citatet më pikante të shkruara rreth alkoolit, duhanit dhe drogës. Natyrshëm, pjesa më e madhe e popullsisë i konsumon këto produkte duke nisur nga kategoria përdorues të rastësishëm dhe deri tek vartës të tyre. Rralloni sa më shumë të mundni përdorimin e tyre, sepse me siguri këto citate nuk do iu vijnë në ndihmë shumë...

-Edhe alkooli nuk e mbajti fjalën. Ti shkon të pish për të harruar gruan, kur kthehesh e sheh në dy kopje.

-Realiteti është një iluzion i krijuar nga mungesa e alkoolit. NF Simpson.

-Të lesh duhanin është gjëja më e thjeshtë në këtë botë. Unë këtë e di shumë mirë, sepse e kam bërë mijëra herë. Mark Twain

-Kokaina është një mënyrë e Zotit për të të thënë : ti po bën shumë para. Robin Williams.

-Nuk më pëlqejnë njerëzit që drogohen. Për njerëzit e zakonshëm e kam fjalën. Mick Miller.

-Jo të gjitha kimikatet janë të këqija. Kimikate si oskigjeni dhe hidrogjeni për shembull, janë elementet që krijojnë ujin ..., një përbërës kaq i rëndësishëm tek birra. Dave Barry.

-Nqs une dehem, atëherë do të thotë që unë jam. WC Fields.

-Një alkoolist është dikush të cilin ti nuk e pëlqen, vetëm për faktin se ai pi më shumë se ti. Dylan Thomas.

-Unë jam si një verë e vjetër. Nuk më nxjerrin jashtë shpesh dhe jam e ruajtur në mënyrë shumë të kujdeshme. Rose Kennedy

-Më pëlqejnë njerëzit që pijnë. Në fund të fundit dinë kujt t'ia hedhin fajin gjithmonë. Oscar Levant

-Unë nuk pi më shumë se një sfungjer. Francis Rabelais

-Ka përqindje shumë të madhe gjaku tek sistemi im i qarkullimit të kafeines. Logo ne nje bar.

-Unë dehem që ti bëj të tjerët (të duken) interesantë. George Jean Nathan.

-Një njeri inteligjent është i detyruar të kalojë disa kohë i pirë edhe me budallëqet e tij. Ernest Hemmingway

-Nuk jam alkoolist shumë i rëndë. Ndodh që mund të kaloj edhe orë pa vënë gjë në gojë. Noel Coward.

-Nëse dhimbja e kokës do të proçedohet vetëm si një intoksifikim, atëherë alkooli do të ishte një virtyt. Samuel Butler

-Kur unë dhe kokaina gjendemi përballë, është ajo që eksitohet.

-Nëse Zoti ka synuar që ne ta pinim birrën, duhet të na kishte dhënë 2-3 pale stomakë të tjerë për këtë. David Daye

-Kur lexoj për të këqijat që sjell pija, heq dore... nga leximi. Henny Youngman.

-Birra është prova që Zoti na do, edhe më të lumtur. Benjamin Franklin.

-Njerëzit që pijnë birrë të lehtë nuk e pëlqejnë shijen e birrës. Ata vetëm duan të shurrojnë sa më shumë. Benjamin Franklin.

-Kur je esëll bëj gjithmonë atë që thua se do besh, kur je i pirë. Kjo do të mësojë ta mbyllësh gojën herë tjetër. Ernest Hemmingwey

-Ai që krijoi birrën ishte burrë i zgjuar. Plato

-Puna është kursi ku mësohet si pihet alkool. Oscar Wild.

-Gruaja është një kënaqësi e rastësishme, cigarja është përherë tymosje. Groucho Marx

-Ti nuk je i dehur nëse gënjen mbi dysheme, pa u mbajtur mbi të. Joe E Lewis.

-Problemi me botën është se disa janë përherë disa gota mbrapa. Humprey Bogart.

-Pjesa e vështirë e të qenit barist, është se duhet të kuptosh kush është i dehur dhe kush është budalla. Richard Braunstein

- Nëse Zoti ka bërë diçka më të mirë se kokaina, me siguri e ka mbajtur për veten. Batutë filmi.

-Realiteti është një shtrat për njerëzit që nuk mund të përballojnë drogat. Robin Williams

-Mos pini drogë, nuk ka për të gjithë. Anonim

-Nuk jam më duhanxhi aq i madh. Nuk harxhoj më shumë se dy çakmak në ditë. Bill Hicks

-Më vjen keq për njerëzit që nuk pijnë. Ata zgjohen në mëngjes dhe kjo është gjëja më e mirë që kalojnë gjatë gjithë ditës. Dean Martin

-Taverna është një vend ku çmenduria shitet me shishe. Jonathan Swift

-Bota është një magazinë baruti ku s"është e ndaluar të pish duhan.
Friedrich Durrenmatt

-Duhani: vetëm një rrugë të çon për te mushkëritë edhe ajo duhet
asfaltuar. Anonim


-Kush pi duhan nuk plaket kurrë. Vdes i ri. Anonim

-Kur njeriu dehet, tregohet me të tjerët, më i sinqertë sesa është me veten. Prandaj kanë bërë shumë mirë, që në institucionet fetare alkoolin e kanë ndaluar. (S.I)
http://www.facebook.com/NdalPaditurise2
Përktheu dhe përzgjodhi: Stop Injorancës

Mbi Besën dhe kulturën e gënjeshtrës

Besoj nuk diskutohet, as nga të majtët e sotëm e as nga të djathtët e djeshëm, as nga të ndershmit e patriotizmës e as nga të përndershmit e nacionalizmës e më të shenjtë se betimi e stërbetimi mes vedi, veçmas e, n’daç, edhe publikisht, sidomos kur duam të fshehim të vërtetën.

Nganjëherë na duket sikur, medemek, po e dhamë Fjalën, ne “mund të therim edhe djalën”!

Ndaj sipas kësaj kuturi-dukurie të trashëguar nga koha kur jetonim në fise, “institucionin e Besës” vazhdojmë ta vlerësojmë, në marrëdhënie me njëri-tjetrin, po edhe me ndërkombëtarët, si një krye-vlerë morale, sa pan-shqiptare dhe mbi-ballkanike, sa pan-njerëzore edhe universale; madje edhe më gjerë se kaq: si një virtyt specifik e të padiskutueshëm të kombit tonë të lashtë e lavdimadh!

Po sa e vërtetë është kjo? A mos përnjëmend ne shqiptarët e sotëm jemi “skllevër” të Fjalës, d.m.th të Besës së dhënë, apo...apo mos kur japim besën ne fshehim hilenë dhe pabesinë?

Kjo çështje ia vlen të hulumtohet pa asnjë ngarkesë emocionale prej shpirtit tonë nacionalist. Në një shoqëri të lirë e të hapur, demokratike dhe pluraliste, në një shtet të së Drejtës, fuqia dhe nevoja e gënjeshtrës presupozohet të jetë e kufizuar, e kontrollueshme, e ndëshkueshme! Kështu pra, ndërsa në diktaturë ne përbetoheshim “për ideal”, “për Flamur”, “për Parti”, “për Enver”, “për nder”, “për besë”, “për gjakun e dëshmorëve”, “për këtë bukë!” etj, po sot për ç’ka betohemi e stërbetohemi sinqerisht, nj’i tash kur “njeriu i ri i partisë” ka cofur e duket sikur nuk ka asnjë rol e ndikim?

Mos vallë ne sot betohemi për Kushtetutën? Mos betohemi për Shqipërinë, për NATO-n, për BE-në, për partinë e demokracinë? Apo mos betohemi për Flamurin kombëtar që lipset të bashkojë në një trup të vetëm Fjalën me veprën, nderin me meritat, historinë me të tashmen, prejardhjen me nostalgjinë, interesin kombëtar me atë vetjak?
Dhe, më në fund, sa janë ata bashkëkombës të komunitetit (apo partnerë të huaj) që na besojnë kur shqiptojmë një nga betimet e mësipërme, qoftë edhe kur themi: “për nder të familjes”, madje edhe kur e vëmë dorën mbi Kuran, mbi Bibël e ca më pak mbi Kushtetutë, se fjalën e dhënë do ta mbajmë!? A është pra i saktë përfundimi i hidhur se ky lloj pluralizmi ynë tranzicional, fatkeqësisht, e ka shtuar në maksimum dozën e kulturës së gënjeshtrës, që na duket si mjeti i vetëm dhe më i sigurt për të hedhur lumin e mëpastaj për të menderosur kalin e Besës së dhënë?
Ia vlen të vrasim pak mendjen e të jemi sadopak të sinqertë së paku me veten lidhur me këto pyetje dramatike që kërkojnë një përgjigje të çiltër: sa, si dhe kur e mbajmë ne Fjalën?

Pra, a jemi të gatshëm ne “të therim edhe djalën” për hir të Fjalës së dhënë?
Dihet se para-popujt administrohen me rregullat e Besës së dhënë në Kuvend apo Log të burrave (sipas Kanunit, kur dikush shkel besën ndëshkohet, poshtërohet e dëbohet nga katundi), ndërsa popujt e qytetëruar administrohen me Ligje, me Kushtetuta, me Kuvende parlamentare, me të zgjedhur demokratikisht, të cilët po ashtu ndëshkohen rëndë kur gënjejnë publikisht e nuk e mbajnë Fjalën e dhënë...

Pra, pyetja është e thjeshtë: cilën nga këto dy sisteme po zbatojmë ne sot?

Më ngjan se as njërën dhe as tjetrën, sepse tek ne drejton, mbizotëron dhe sundon kultura e gënjeshtrës, e gënjeshtrës publike që na shpëlan çdo ditë trutë.

***
Krizat e zgjatura në një tranzicion pa kufi, lufta dhe sfilitjet e njeriut të zakontë për mbijetesë, kryesisht nëpërmjet trafikimit të Fjalës, d.m.th, të shkeljes së Besës e më pas edhe të Ligjit, nuk bëjnë gjë tjetër veçse mbjellin në shoqëri farën e mosbesimit, të konfliktit e të moskomunikimit. Por ndërkaq mosbesimi i tejzgjatur ka thyer dhe shkërmoqur të gjitha rregullat e normat e mirëkuptimit e të mirëbesimit. Jeta shoqërore bie kësisoj në kaos dhe rendin e vendos më i forti, i cili blen, shet e dhunon jo vetëm drejtësinë, por i kthen kokëposhtë edhe normat më të thjeshta morale. Kështu, ajo që dje quhej e drejtë, sot duket e padrejtë; ajo që quhej gënjeshtër, sot merret si e vërtetë...
Nëse një prostitutë të semaforit e shohim me përbuzje e neveri, një prostitutë politike, mediatike apo të botës së biznesit e shohin me respekt, nderim e zili...Vjen pra një çast kur betimi e stërbetimi i bërë publikisht shërben për të dëshmuar, maskuar e justifikuar të kundërtën, gënjeshtrën e mashtrimin, vjedhjen dhe krimin, manipulimin dhe sundimin, allishverishet dhe trafiqet, natyrisht jo vetëm nëpër fushata zgjedhore, po edhe në përditshmëri.
Kultura e gënjeshtrës bën vlerën antivlerë e anasjelltas. Ky është “gripi i derrit” i një shoqërie në tranzicion: kultura e gënjeshtrës së ambalazhuar me spote, me sfilata, me mitingje, me demagogji, me premtime, me mashtrim, me shitblerje të dinjitetit njerëzor! Tash janë bërë më se të rëndomta fjalët aq të shpeshta të udhëheqësit tonë legjendar që në çdo fjalim del e thotë: “unë ju garantoj”, “unë ju siguroj”, “unë ju premtoj”, paçka se pas tyre, nuk vjen besimi, po reaksioni zinxhir: gënjeshtra do të shërbejë si ilaç narkoze; gënjeshtra e madhe do të pjellë gënjeshtra të tjera në të gjithë hierarkinë shtetërore e shoqërore, deri në komuna e në zgëqe militantësh, sepse tani i madh e i vogël e di që në këtë vend vetëm duke gënjyer mund të bësh prokopi e të korrësh rezultate pozitive për të sunduar sa më gjatë! Sot të jesh anëtar i një partie, që të bësh karrierë duhet të mbrosh e të thuash në publik edhe ato që nuk i beson vetë!
A nuk janë të gënjeshtërta diplomat e blera në shumicën e universiteteve private?
A nuk është fals ushqimi që hamë bashkë me sondazhet që “provojnë” sikur ne jemi populli më i lumtur dhe se vendi ynë ka rritjen ekonomike më të lartë në botë?
Gënjen INSTAT-i, gënjen qeveria, gënjehet opinioni publik bashkë me atë ndërkombëtar, gënjejnë zëdhënësit, gënjejnë të përmbyturit “e lumtur” të Shkodrës, por ama organizmat ndërkombëtare e kanë shumë të vështirtë të besojnë që të gjithë këto institucione e zëra individësh “të lirë”, në korr dhe në sinkron, mund të gënjejnë njëkohësisht edhe për statistikat zyrtare!
Sigurisht që profilaksia për pandeminë e kulturës së gënjeshtrës vështirë të kryhet. Ne po i largohemi për ditë e më tepër atij që e kemi pas quajtur me krenari “institucion i Besës”. Jo se po bëhemi më të pabesë nga ç’kemi pas qenë, jo se tani nuk funksionon mercenarizmi, si dikur, porse tani, në këtë tranzicion të pakufi e të pakuptimtë, ne jemi të detyruar të kemi gjithnjë e më pak besim te Besa e dhënë, ngaqë nuk jemi e nuk mund të quhemi më një para-shoqëri primitive...Sot kufijtë e tokave e sinoret e pronave nuk mbrohen dot as me Besën e dhënë midis njëri-tjetrit, të fqinjit me fqinjin e aq më pak me ndihmën e Ligjit e të institucioneve të shtetit. Policia, gjykatat, përmbarimi, ALUIZNI, bashkitë etj, janë të prirura t’i nënshtrohen kulturës së gënjeshtrës që kultivohet e drejtohet nga politika e ditës. Kush i beson Fjalës së dhënë e humbet edhe pronën, edhe nderin. Kush e kërkon zgjidhjen e hallit nëpër zyra, me ndihmën e Ligjit, humbet jo vetëm kohën, po edhe shpresën. Sot ai që vuan, që mbetet pa punë dhe quhet pa vlerë morale, është ai qytetar që respekton “vijat e bardha”, normat e moralit, zyrat, administratën, ai që e mban fjalën, që respekton ligjet, që beson te Drejtësia.

Arsyet e kësaj rropame morale janë të shumta. Sa ekonomike, të mbijetesës, aq edhe të traditës. Po mbi të gjitha ato burojnë nga shembulli që jep paria, drejtuesit e lartë të shoqërisë, zyrtarët, administrata publike militante, qeveritarët, gjykatësit, kryetarllëku partiak. Mosbesimi te njëri-tjetri e më pas te institucionet e shtetit në këto vite të gjasme-demokracisë, në vend që të fshihej e të shuhej, u shtua edhe më tepër. Sot nuk ka hall më të madh se të kesh nevojë të trokasësh në një zyrë, në një administratë publike. Sot shembullin më të përkeqtë lidhur me këtë zezonë na e japin përditë krerët, sidomos ata partiakë; pas tyre, vijnë të fortit e lagjeve, të partive, të qyteteve si dhe pasunarët që u bënë të tillë nëpërmjet allishverishit me “Besën” dhe me Ligjin.
Fatkeqësisht marrëdhëniet e reja të vendosura pas përmbysjes së diktaturës që në krye të herës shkatërruan në themel jo vetëm “institucionin” e Besës, po edhe besimin te Ligji e te demokracia, gjë që po e bën shoqërinë gjithnjë e më të shfytyruar e të pasigurt.
Këto hamendësime ndjellakeqe më përforcohen kur shoh e dëgjoj “live” deputetët që ngrihen në këmbë si nxënës shkolle e kryejnë, si një detyrim kushtetues, betimin e deputetit para kryetares Jozefinë. Edhe pse thonë në mikrofon “betohem”, besoj se shumëkush ndër ne, shikuesit e pafajshëm, është i bindur që për shumicën syresh betimi ceremonial është një akt më se formal që mjafton sa për t’i ligjëruar si deputetë dhe vetëm kaq! Ata asesi nuk do të vareshin nga shenjtëria e formulës së betimit e as nga respektimi “deri në vdekje” i Kushtetutës, por nga “besa” që ata paraprakisht i kanë dhënë kryetarit përkatës të partisë. Kjo do të thotë se “kushtetuta” e vetme e politikanëve të tillë, (më shumë të emëruar se të zgjedhur), është urdhri dhe nënshtrimi pa kushte ndaj kryeministrit, ndaj kryetarit të partisë, “filozofi” kjo e bërë tashmë zyrtare në të gjitha nivelet: të tjera bëj e të tjera thuaj! Ose: mos bëj si bëj unë, po bëj si them unë!

Për këtë arsye shohim e dëgjojmë aq rëndom deputetë që dalin nëpër kamera e në mënyrë të paturpshme sulmojnë madje edhe Gjykatën Kushtetuese, kur kjo ka marrë vendime që nuk i kanë pëlqyer kryetarit. Kjo sepse shumica e deputetëve të sotëm janë në borxh ndaj kryetarit, pasi me ndryshimet e Kodit Zgjedhor është kryetari ai që i ka zgjedhur një për një dhe jo votuesi; është ai pra që i ka futur fillimisht në sitë e mëpastaj në listë; është ai që i ka marrë nga thesi i anonimatit dhe i ka bërë “baballarë të kombit”; kështu që ata e dinë fort mirë se nuk janë të detyruar të mbajnë Fjalën e dhënë para Kushtetutës, para Ligjit, para institucioneve të shtetit e as para votuesit. Ndaj ata do t’i binden si ushtarë kazerme urdhrit të partisë, d.m.th, urdhrit të kryetarit, edhe kur “porositë” e këtij të fundit dalin ashiqare në kundërshti me Kushtetutën, me nderin, me dinjitetin, me reputacionin vetjak, me Ligjin, me interesat e popullit e të votuesit.

Ja pra përse kultura e gënjeshtrës, kjo sëmundje e administratës sonë publike, është e vështirë të çrrënjoset me metoda “demokratike”!

Kico Blushi, G. Shqiptare

Wednesday, March 3, 2010

Ja arsyet pse tradhtojmë partnerët seksualë

Ndoshta nuk jam shume terheqes, pasionet e mia jane te kufizuara. Ndoshta jam i kenaqur dhe nuk tundohem nga mundesite per te tradhtuar.

Ndoshta kam akoma plaget psikologjike te kohes, kur babai u largua perkohesisht nga shtepia pasi kishte takuar nje grua tjeter. Ndoshta kam frike se kam arritur kuoten time te mekatit dhe nje mekat me shume, do te me nxjerre jashte parajses. Tradhtia nuk eshte nje "gje e momentit" nese vertet e doni partnerin, eren tuaj dhe ai, ajo ju mungon kur nuk jeni me te, asnje nuk kerkon nje menyre per te lenduar ose genjyer dike.

Tani jam ne miqesi me dike qe flinim bashke, kur ajo kishte nje te dashur tjeter (kjo me ben mua nje tradhtar). Disa here ajo me ka thene se ishte prishur me te dashurin e saj, e pastaj se ishin perseri bashke, pastaj me thoshte se ai ishte i merzitshem kurse une isha i lezetshem. Nje lemsh i vertete.
I thashe asaj, se nuk po tregohej e drejte me veten e saj, me mua dhe as me ate. Me ne fund ajo me thote, "Ti nuk e kupton, ka gjera qe ti nuk i di".

Gjerat ishin se ajo kishte dy vjet qe e tradhtonte me djem te ndryshem, dhe ai vazhdonte ta pranonte perseri. Keshtu lind pyetja, tradhtuesit jane te lindur te tille, apo disa situata i bejne njerezit te tradhtojne?

Ndoshta pak nga te dyja. Me poshte kemi disa situata qe i bejne njerezit te tradhtojne:

1. Merzia: Do te thosha se kjo eshte arsyeja me e zakonshme qe ben njerezit te tradhtojne. Eshte e veshtire te ruash freskine ne nje marredhenie. Gjerat fillojne mahnitshem, me pas behen te zakonshme dhe pastaj te dy e kuptojne se nuk jane ne boten e endrrave. Kur ben nje njohje te re, nis perseri ai emocioni i nje marredhenieje te re.

2. Varesia: Ne pamje te pare, tradhtia duket si nje sjellje pavaresie. Mund te interpretohet si te besh ate qe do, kur do. Por do te vereja se ajo eshte nje sjellje nga e cila mund te krijosh varesi. Nje tradhtar, eshte i varur sepse nuk eshte aq i forte sa te ndahet nga personi me te cilin jeton, qe te bashkohet me tjetrin.

3. Rremuja: Nganjehere jeta ose situata te caktuara mund te te ulin moralisht edhe kur stuhia e rremujes te pushton koken, ti mund te besh gabime.

4. Sepse ata jua lejojne: Ne qofte se ndonje vajze do te me tradhtonte, do te ndahesha me te menjehere. Te falesh nje qe tradhton, do te thote ta lejosh kete dhe keshtu fillon nje rreth vicioz. Personi qe tradhtoi mund te humbase respektin ndaj jush dhe do te vazhdoje te tradhtoje, sepse e dine se mund t'ia hedhin perseri, sepse ju do t'jua falni perseri.

5. Kur ju shtyjne drejt saj: Kur dikush ju keqtrajton, instinkti i pare eshte te largoheni prej tij/saj. Por mund te mos jete aq e thjeshte, per shembull, per arsye te femijeve. Ju ndjeheni ne kurth, ne nje marredhenie te keqe, eshte shume natyrale qe ju te hapni krahet per dike qe ju trajton mire.

6. Hakmarrja: Kjo eshte shume e thjeshte, "dhemb per dhemb". Tradhto, ne qofte se te tradhtojne. Ne qofte se ju lendojne vazhdimisht ose abuzojne me ju, ju e beni per t'u hakmarre.

7. Qe te konfirmoni se jeni terheqes: Nganjehere, kur ndodhesh ne nje marredhenie te gjate, ose kur shoku/shoqja nuk ju vleresojne sa duhet, ju filloni te ndjeheni te pasigurt nese jeni me apo jo terheqes, terheqese. Ose ndoshta mendoni se ishit me terheqes, kur ishit single (i, e pamartuar). Ne qofte se keni nje lidhje te fshehte dashurie, atehere ju keni proven se dikush tjeter ju pelqen.

8. Emocioni: Disa njerez pelqejne emocionin dhe ankthin e te tradhtuarit: levizjet sekrete, rrezikimin se mos te kapin dhe momentet emocionuese te romances se ndaluar.

9. Rasti qe nuk e konsiderojne si tradhti: Marredheniet kane ate zonen e turbullt, zakonisht pak perpara se te beheni cift. Ai mendon se eshte hera e 4-rt atehere kur jeni "bashke", kurse ti mendon se eshte hera e 2-te kur jeni "bashke". Ne qofte se ju nuk e keni cilesuar kete, atehere ai/ajo mund te mendoje se ka te drejte te shkoje me te tjere, megjithese personi tjeter mendon te kunderten. Nuk e kuptoj pse njerezit nuk ndahen menjehere sapo duan te tradhtojne.

A eshte natyrale te tundohesh, apo eshte tundimi nje shenje qe marredhenia po humbet zjarrin e saj? Cfare arsyesh mund t'i shtoni ju kesaj liste dhe a jeni apo jo dakord me te gjitha? A keni tradhtuar ndonjehere dhe pse e bete? A do ta falnit nje qe tradhton? Ne qofte se jeni beqar beqare, por keni nje lidhje me nje person te martuar, a e quani veten tradhtar?

Koha Jonë

Ndërgjegjja

Ndërgjegjja, sipas psikologjisë tradicionale, është një funksion i aftësisë njerzore për të përvetësuar diturinë. Ndërgjegjja është dhuntia e vetëgjykimit, ndjenjës së pendimit dhe e keqardhjes kur ne bëjmë gjëra që janë kundër normave tona morale.

Ndjenja të tilla nuk arrihen nga mendja, megjithëse ato mund të shkaktojnë që ne të "shqyrtojme ndërgjegjen tonë" dhe t´i rishikojmë këto norma morale, ose ndoshta të arrijmë të shmangim përsëritjet e sjelljeve .

Metaforat e zakonshme që përdorim në lidhje me ndërgjegjen janë: "zëri i ndërgjegjes", "zëri i brendshëm", "brejtja e ndërgjegjes", "ndërgjegje e pastër" etj.

Shumë njerëz mendojnë që ndërgjegja është një shkallë e veçantë e vetëdijes njerzore, që na shtyn, madje na detyron, nga shkaqe etike dhe morale të kryejmë ose jo veprime të caktuara. Vendimet që marrim mund të na duken si të pashmangshme ose të vetëdijshme, pra në dijeninë e pritëshme dhe të mendueshme të pasojave (përgjegjësisë).

Shkencëtaret e sotëm të fushës së etologjisë, neuroshkencës dhe psikologjisë zhvilluese kërkojnë t´a shpjegojnë ndërgjegjen si një funksion të trurit njerëzor që u zhvillua të aftësojë altruizmin e dyanshëm brenda shoqërisë. Si e tillë mund të jetë vetështytëse (e përcaktuar genetikisht), ose e mësuar.

Psikologu Sigmund Freud (Zigmund Frojd) e mendonte ndërgjegjen si të rrjedhur nga mbiuni (orig. Über-Ich), që nga ana e tij drejtohet nga prindërit tanë gjatë fëmijërisë.

Sipas Frojdit, pasoja e mosbindjes së ndërgjegjes sonë është "faj", i cili mund të jetë një faktor në zhvillimin e neurozës.

Wikipedia

Ndërgjegja është zëri i brendshëm, që na lajmëron se dikush mund edhe të na shohë ndërkohë që ne ... (Henry Louis Mencken)

Tuesday, March 2, 2010

"Shpëtoni jetën e vajzës sime, këtu do të vdesë"

Babai i pacientes 17-muajsh, Shefqet Shehi, pohon se mjekët tanë nuk të shpëtojnë dhe e vetmja shpresë kanë mbetur spitalet në Itali.

Apeli

Shpëtoni jetën e vajzës sime të vogël, ajo është si engjëll...!
Janë këto fjalët e babit të Ismës, i cili kërkon me çdo kusht që vajza e tij e vogël të jetojë. I mbështetur me kokë në mur rri pas derës së mjekëve në pritje të një përgjigje për ta ndihmuar në spitalet e huaja. Sipas Shefqet Shehut, vogëlushja e tij vuan nga një tomorr në mëlçi dhe se deri tani asnjë mjekim nuk e ka ndihmuar atë për tu përmirësuar.

Ndërkohë, ai pohon se sëmundja i është shfaqur kur ishte 11-muajsh dhe se mjekët tanë tashmë nuk munden të bëjnë asgjë për të. "Kam folur me mjekët dhe ka disa muaj që më thonë se duhet dërguar jashtë vendit. Ndoshta në spitalet e Italisë mund të bëhet diçka për vajzën time, ndaj shpresoj që të mos humbasim më kohë", - pohon Shefqet Shehu, duke shtuar se shtuar se gjendja e saj shëndetësore rëndohet gjithnjë e më shumë.

Por, nga ana tjetër, babi i Ismas nuk e fsheh debulesën që ka për të bijën, duke e krahasuar me një engjëll. "Ja shikojeni në foto vajzën time të vogël.

Është e bukur si engjëll. Unë e di që vogëlushja ime do të shpëtojë, ndaj lutem të më ndihmoni", - pohon babai i vogëlushes, duke shtuar se Isma është edhe një vajzë shumë e zgjuar dhe e dashur.

Shpenzimet

Sëmundja e rëndë e vogëlushes së familjes Shehi nuk është i vetmi problem. Familja është përballur edhe me shpenzime të mëdha gjatë kohës që Isma ka marrë mjekim.

"Nuk di sa kam shpenzuar me saktësi por kam paguar edhe për kimio-terapinë pasi jo të gjitha ilaçet i ka disponuar spitali. Këto medikamentet janë të shtrenjta dhe vërtet e kam pasur shumë të vështirë për ta përballuar", pohon Shefqet Shehu, duke theksuar se nuk do të kursente asgjë vetëm vajza e tij të bëhet mirë.

Megjithatë, ai thekson se e ka të pamundur për të përballuar mjekimin e vogëlushes jashtë shtetit, pasi në këtë rast bëhet fjalë për shifra shumë të larta sa e ka të pamundur për t'i siguruar.

"Kam pyetur dhe jam interesuar për të parë mundësinë që të dërgoj vajzën jashtë shtetit, por kjo është e pamundur për mua. Sikur të shes shtëpinë e gjithë çka kam përsëri nuk e përballoj dot.

Ndaj e vetmja shpresë për mua ka mbetur që të më ndihmojë shteti apo ndonjë subjekt tjetër që të dërgoj vogëlushen në Itali", - pohon Shefqet Shehu, i cili nuk i fsheh dot lotët e një babi që kërkon shpëtim për të bijën.

"Kam folur me mjekët dhe ka disa muaj që më thonë se duhet dërguar jashtë vendit. Ndoshta në spitalet e Italisë mund të bëhet diçka për vajzën time, ndaj shpresoj që të mos humbasim më kohë"

Babai: Më ka vdekur edhe një vajzë tjetër

Babai i Ismës nuk është hera e parë që po përjeton vuajtjet që i kanë ardhur nga fatkeqësitë në familjen e tij. Shefqet Shehu pohon se para pak vitesh i ka vdekur edhe një vajzë tjetër vetëm 4-ditësh në maternitet dhe, sipas tij, ndonëse ishte shumë e vogël e kanë përjetuar rëndë humbjen e saj. "Kur nusja ime lindi vajzën nuk do ta besonim se do ta humbisnim brenda katër ditësh.

Ajo vdiq në maternitet dhe kurrë nuk e mësuam sëmundjen e saj. Ishte vërtet shumë e dhimbshme për ne. Vogëlushja jonë ishte shumë e bukur dhe nuk dukej bebe e sëmurë. Lutem që të mos humbas edhe Ismën se ajo është engjëlli i shtëpisë sonë", - pohon Shefqet Shehi.

Doktoresha Anila Godo pohon se pacientja është rast i rëndë, por duhet provuar një mundësi edhe në Itali

Godo: Rasti është i rëndë, të shohim mundësinë për në Itali

Vogëlushes i janë bërë 6 kimioterapi, por për fat të keq sëmundja nuk ka pasur asnjë përmirësim, pasi vërtet kemi të bëjmë me një rast të rëndë. Kështu shprehet shefja e shërbimit të Onko-hematologjisë në Pediatrinë e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza", Anila Godo, e cila thekson se tashmë mjekësia jonë nuk ka çfarë bën më shumë me pacienten, por, sipas saj, vogëlushes duhet t'i jepet edhe një mundësi në spitalin në Itali, ndonëse edhe kolegët italianë nuk është e thënë të japin garanci për pacienten. "Pacientja ka një sëmundje tumorale të rëndë, pasi kjo sëmundje nuk po reagon as ndaj kimioterapive të njëpasnjëshme që i janë bërë.

Deri tani i janë bërë 6 kimioterapi dhe nuk kanë dhënë asnjë rezultat, ndaj mendoj se këtu nuk ka çfarë të bëhet më shumë për këtë paciente", - pohon Anila Godo, duke shtuar se për fat të keq në pavijonin e saj mjekohen edhe fëmijë të tjerë me sëmundje të rënda.

Megjithatë, doktoresha Godo pohon se vogëlushes i duhet dhënë edhe një mundësi për ta dërguar për mjekim në Itali, për shkak të infrastrukturës më moderne që kanë ata. Por, nga ana tjetër, ajo nuk siguron se mjekët italianë do të japin garanci për pacienten. "Theksoj se kemi të bëjmë me një rast të rëndë, ndaj dhe nuk mund të flasim për siguri në lidhje me mjekimin e pacientes.

Megjithatë, unë mendoj se duhet parë situata e saj në një spital më modern në Itali", theksoi Godo. Ndërkohë, doktoresha shpjegoi se për këtë janë duke biseduar me drejtorinë e QSUT-së dhe me Ministrinë e Shëndetësisë, në mënyrë që të shohim mundësinë për transferimin e saj në spitalet Italiane.

E. Bardhi , Shekulli

Njerëzit, a lindin të barabartë ?

Njerëzit luftojnë të gjithë për barazi, barazi kushtesh e mundësish, barazi në dinjitet, por vetë njerëzit nuk janë të barabartë në asnjë moment të jetës së tyre.

Disa njerëz realizohen në natën e parë të martesës apo në 15 ditëshin e mjaltit, disa të tjerë aksidentalisht në "adoloshencën" e prindërve që nuk kanë patur për qëllim të jenë prindër e të tjerë në pleqërinë e vonë, forcështeruese. Për të mos përmendur rastet kur fëmija ngjizet në bashkëpunim të disa dhuruesve...

Disa, gjatë ngjizjes përjetojnë dhimbjen e nënës, vuajtjet e saj. Dëgjojnë ulërimat e prindërve kafshë, vuajnë mungesën e kalorive, përkujdesjes.
Të tjerë vijnë në jetë dhe tek spitali e presin të afërmit e tij të rinj, me lule në duar e buzëqeshje në fytyrë. Në shtëpi e pret një krevat komod druri, ku në pjesën ballore është gërmëzuar edhe emri i bebit.

Të tjerë lindin dhe në atë çast humbasin mamanë, apo është nëna ajo që i braktis.

E më pas rriten në familje, të cilat janë aq të ndryshme. Dikush njeh botën dhe nis të shuajë kuriozitetin mbi të, në bibliotekën e heshtur të të atit, dikush tjetër është i detyruar të mësohet me erën e alkoolit të babait të tij.

Diferencimi bëhet edhe më i theksuar përsa i përket mundësive të arsimit. Dikush e kalon rininë në shkolla private të kushtueshme dhe dikush tjetër detyrohet të punësohet në sektore private, që në moshë minorene, për të ndihmuar familjen.

Por ai fëmija i pafajshëm dhe i shkathët nuk e përzgjedh vetë familjen e tij, kushtet e tij materiale. Ashtu si ai fëmija i llastuar nga dashuria nuk e zgjedh vetë atë jetë gjysëm të shtruar me lule.

Këta fëmijë nuk janë të barabartë, por edhe nuk duan dhe nuk duhet të jenë.

Atë që një sistem meritokracie u detyrohet, është ti vendosë në kushte të barabarta gare, aty ku fitimtari përcaktohet nga aftësitë individuale të çdokujt, nga ato aftësi që kemi zgjedhur t'ia shtojmë aftësive tona të lindura.

Përgatiti dhe shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Policia greke: Kemi vrarë 87 shqiptarë të pafajshëm

Vrasja e 25-vjeçarit Todi, shton rastet e vrasjeve nga policia.

Është e pabesueshme po një realitet. Një i ri shkon në punë për të punuar ndershmërisht, ku nuk i ka borxh asnjë njeriu, paguan pakujdesitë e policisë me jetën e tij.

Dihen vështirësitë e policisë, por kjo nuk mund të justifikojë humbjen e jetës së një qytetari apo emigranti që është në punë e sipër. Pakujdesitë që sjellin ngjarje të rënda mund të falen njëherë e dy herë, por jo sa herë që ndodhin të kësaj natyre, të justifikohen ashtu si kundër i kemi parë. Ashtu siç është hera e parë që Presidenti i Republikës së Greqisë z. Karolos Papulias i ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjes së viktimës, pasi herët e tjera nuk kemi parë ngushëllime të tilla familjeve që janë vrarë nga punonjës policie. Në emigracionin në Greqi të popullit shqiptar, vendi ynë me vrasjen e fundit të të riut 25- vjeçar, Niko Todi, numëron viktimën e 87 të pafajshëm, të vrarë nga punonjësit e policisë, kundrejt 149 vrasjeve të numrit të përgjithshëm në Greqi, që ende nuk janë dënuar nga politika dhe shoqëria vendase...

Ngjarja
Dy të rinjtë, (njëri djali i punëdhënësit grek) shkuan për të lënë veglat e punës në magazinën e tyre. Niko (ndihmës hidraulik, shqiptar) po merrte nga makina një kompresor, me qëllim për ta lënë në magazine, ndërsa tjetri djali i punëdhënësit po hapte me çelës magazinën, por për fatin e keq kanë filluar breshëritë e plumbave, në shkëmbim zjarri ndërmjet dy policëve dhe dy shqiptarëve, që si vend mbrojtje ishin futur në një furrë buke. Në kohën që 25- vjeçari shqiptar po mundohej që të largohej me vrap, është qëlluar për vdekje nga breshëria e dy policëve. Në përgjithësi, në këtë operacion regjistrohet një i vrarë dhe punonjës policie të plagosur...

Të afërmit: Djalin na e vrau policia
Mungesa e një strategjie nga ana e policisë për operimin sa më të suksesshëm në ambientin publik, në një kohë kur më parë kishte dijeni se më kë njerëz kishte të bënte, dështoi plotësisht. Ky dështim solli edhe vrasjen.

Gruaja: E pabesueshme që më vranë burrin
Të afërmit dhe gruaja e viktimës nuk besojnë se si njeriu i tyre i afërt humb jetën kaq lehtë, padrejtësisht, në punë për të rritur fëmijën e tij 18 muajsh. Për këtë vrasje të padrejtë akuzojnë policinë që nuk mori masat e nevojshme të sigurisë.

Hetimet: I riu 25- vjeçar u vra nga policia
Sipas hetimeve paraprake të deritanishme, rezulton se 4 plumba të diametrit 9 milimetra, të hequr nga trupi i viktimës, i përkasin armës së policisë. Burimet zyrtare të policisë, të publikuara edhe në median greke, e kanë pranuar vrasjen e pafajshme të punëtorit Niko Todi, në përpjekje për arrestimin e dy krimineleve që ishin të armatosur plotësisht, jo vetëm për vjedhje por për të kryer edhe masakra të tilla. Përfundimisht policia ka njoftuar hetimet duke nxjerrë konkluzionin e përgjithshëm se plumbat e nxjerra nga trupi i viktimës i përkasin armëve të oficerëve të policisë.

Polici: Nuk e pashë viktimën
Polici u ka thënë kolegëve të tij se nuk e pa viktimën, pasi sytë e tij ishin fiksuar në dyqanin e bukës ku ishin fshehur dy kriminelet shqiptarë, që shkëmbenim edhe të shtënat. “Nuk e kam parë 25- vjeçarin që ka vrapuar për t’u mbrojtur”, u shpreh ai. Këto të dhëna do të përfshihen në dosjen e Departamentit të Krimit për Jetën, të cilat pasi të kenë përfunduar do të përcillen në Prokurori. Lidhur me thëniet e policit, e vërteta e pa ose jo, i është lënë tashmë drejtësisë greke.

Punëdhënësi grek: Niko një djalë i mirë dhe punëtor i përsosur
Punëdhënësi grek ka shprehur fjalët më të mira për të riun shqiptar, që sëbashku me djalin e tij punonin bashkë që prej 4 vitesh. “Nikolla erdhi sëbashku me familjen e tij në Greqi para 16 vjetësh, që ishte në moshën 9 vjeçare. Familja e tij punonte natë-ditë për të rritur fëmijët, deri sa Nikolla mësoi zanatin e hidraulikut”, tha ai.

Varrimi
Viktima është varrosur në Virona të Athinës, në një atmosferë të rëndë, me shpenzimet e ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarit, si dhe qytetit Virona. Në funeralin e varrimit morën pjesë edhe përfaqësues të kësaj ministrie dhe kreu u policisë z Ikonomou. Ministria ka marrë përsipër punësimin e gruas së viktimës për ta punësuar si nëpunëse pranë policisë.

Ministri: Nuk mund të flasim për sukses kur humbet një jetë njeriu
Ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, z. Hristohoridis është shprehur se nuk mund të themi për një sukses të operacionit, kur në të humbet një jetë njeriu, humbet një i ri punëtor dhe familjar. “Por bëmë të mundur që të kapim kriminelët më të ashpër gjatë këtyre 30 vjetëve. U dha një beteje e ashpër por...”.

Papulias: Ngushëllime familjes
Presidenti i Republikës së Greqisë z. Karolos Papulias i ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjes së viktimës: "Unë shpreh keqardhjen time të thellë për humbjen e padrejtë të qytetarit tonë të pafajshëm. Në familjen e Niko Todit dhe njerëzve të tij, u përcjellë mbështetjen time të plotë dhe shpreh simpatinë time të thellë. "

T.Observer

Fenomeni Klodi dhe histeria jonë kolektive

Para disa ditësh, një prej banorëve të spektaklit Big Brother 3 Albania, përmes një letre të hapur, shoqëruar me lot e dhimbje, i bëri të ditur të ëmës, shoqërisë e të gjithëve, homoseksualitetin e tij.

Ishte moment që përloti të mëdhenj e të vegjël, heteroseksuale, homoseksualë, biseksualë apo aseksualë. Ishte heroizmi i një djali, që do mbetet i pari që tentoi të thyejë tabunë dhe doli mbi paragjykimet tona shoqërore, me një çmim, që askush më mirë se ai, nuk e di sa kushton.

Klodi, i lodhur nga tentativat e tij për ta mohuar orientimin e tij seksual (në një realitet të vrazhdë sa në tonin, homoseksualizmi është më shumë se mallkim), u dorëzua dhe e pranoi vetveten. Atë që ai i kërkoi njerëzve, që e njohin apo jo, Klodin e miq apo mikesha si Klodi, është ta pranojnë Klodin ashtu siç është ashtu siç ka lindur, ashtu siç shqisat e tij e urdhërojnë, ashtu si atij i pëlqen të jetojë.

Po kush jam unë, kush je ti dhe kush jemi ne të gjykojmë një individ për orientimin e tij seksual ?

Homoseksualizmi nuk riprodhohet, ai përkundrazi vjen prej heteroseksualëve. Homoseksualët janë të dënuarit. Preferencat e tyre seksuale nuk mund të sjellin fryte, ashtu siç sjellin raportet hetereseksuale që finalizohen me trashëgues, që janë pjellë e dashurisë. Homoseksualët janë njerëz si ne, nuk janë të sëmurë, as në tru as në trup. Nuk na rrezikojnë ekzistencën dhe aq më pak jetën tonë private. Ne nuk e gjykojmë kurrë një person me të cilin nuk kemi raport seksual, për seksualitetin e tij.

Kurrë shoqëria nuk ka reaguar me kaq histerizëm ndaj një të njeriu steril, apo ndaj një të njeriu impotent.

Njerëzit nuk vlerësohen në shoqëri prej seksualitetit të tyre, kontributi i tyre është shumë më i gjerë dhe esencial. Reagime të tilla kafshërore, nuk janë asgjë tjetër veçse injorancë. Ato tregojnë për një shoqëri të prekur thellë nga fanatizmi, për një shoqëri që nuk njeh të drejtat themelore të njeriut, duke reaguar me instikte që janë aq larg njeriut, por edhe kafshës, sepse as kafsha nuk e vret llojin e saj, për arsye të orientimit seksual.

Nëpër forume dhe faqe të ndryshme virtuale, reagimet e opinionit publik arrijnë në një histeri të trishtë deri të rrezikshme. Meshkuj harbutë që bëjnë thirrje për vrasje, ekzekutime, tredhje apo djegie homoseksualësh...

Disa individë, paradoksalisht duke ushqyer një urrejtje pa burim ndaj homoseksualëve, kërcënojnë edhe duke përdorur fjalor seksual, përdhunime etj.(?) Duket vërtetë sikur homoseksualiteti i dikujt trondit raportet e tyre seksuale, apo sikur reagimi histerik të vijë si lëvizje që një homoseksual bën, për të shuar dyshimet rreth homoseksualitetit të tij

Jemi Shqipëri, nuk jemi asnjë prej atyre shteteve të lindjes ku femrat gurorëzohen pse kryejnë marrëdhënie seksuale paramartesore. Jemi shqiptarë, e ajo që na dallon nga popujt e tjerë është toleranca për të pranuar atë që është ndryshe nga ne.

Shoqëria shqiptare, me rrënjë të thella nga vendi ku lindi demokracia, ka ardhur koha ta tregojë pjekurinë e saj, të lashtë sa vetë qytetërimi.

Jeto dhe lejo të jetojnë !

Stop Injorancës - Ndal Paditurisë ! http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Monday, March 1, 2010

...tani e di.

Kujtoja se po të mos ishte ditë,
do ish natë.
Kujtoja se numrat ishin pafund,
dhe jeta ish e gjatë.

Kujtoja se tingujt
vishnin 7 nota muzikore
dhe spektri vetëm 3
ngjyra bazë diellore.

Mendoja se pritja ishte e hidhur,
e lodhshme, e rëndë.
Besoja se vetmia ishte kurë
dhe lotët fëminorë, e të pavend.

Besoja se luftrat dhe këmbënguljet
s'kishin kuptim
se disfatat sillnin trishtim
por jo forcë e qëllim.

Kujtoja se fjalët thonin gjithçka
dhe sytë të heshtnin dinin
kujtoja se duart e tua të akullta
zjarrin nuk e njihnin.

Mendoja se e dija nga vinte dashuria
e ku të çonte urrejtja,
si fitohet besimi tek të tjerët
e si thyhet tek vetja.

Si lind tradhëtia
kur troket zhgënjimi
deri ku arrin xhelozia
kur të mbyt dëshpërimi.

Kujtoja se bota kish' 7 mrekulli...
Pandehja se e dija kush isha
dhe të gjitha këto,
përpara se të vije TI.

Shkroi: Stop Injorancës ---- DEDIKIM http://www.facebook.com/NdalPaditurise2


http://www.youtube.com/watch?v=8AKycxKtHLo

Klodi deklaron publikisht homoseksualitetin e tij

Klodiani, djali nga Lezha, gjithashtu nje nga te nominuarit e mbremjes se djeshme të BIg Brother 3 Albania, ka deklaruar hapur gjate nje letre te shkruar nenes se tij, homoseksualitetin e vet.

Zera per homoseksualitetin e tij kane dale ne forume te ndryshme ku diskutohet per Big Brother Albania ne te gjithe webin qe ne ditet e para qe ai u be banore i shtepise me te vezhguar ne Shqiperi.

Letra e Klodit preku te gjithe banoret e shtepise, por jo vetem, gjithashtu edhe publikun ne studio perfshire ketu edhe Arbanen e cila e falenderoi per emocionet e forta qe percolli. Klodi eshte gjithashtu nje nder me te votuarit nga fansat e BBA .


kosfusion.net

Fenomeni Klodi dhe histerizmi ynë social. (S.I)