Friday, April 9, 2010

'Euobserver': Vizat nuk hiqen në verë. Bosnja, para Shqipërisë

Premtimi i qeverisë shqiptare për qytetarët se ata do të jenë në gjendje të lëvizin pa viza nga kjo verë zor se mund të mbahet. Madje, sa për plotësim kriteresh, Bosnja ka shumë me tepër shanse se Shqipëria për liberalizim.

Lajmin e jep "Euobserver", në një artikull të tijin, sipas të cilit, Komisioni Europian ende nuk ka paraqitur raportin në lidhje me plotësimin e kritereve të kërkuara për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën.

"Sipas burimeve të BE-së, raporti i komisionit do të hartohet gjatë këtij muaji dhe një rekomandim i mundshme i tij nuk do të paraqitet para muajit qershor"- shkruan "Euobserver", duke shtuar se qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjes kanë nevojë për vizë për të vizituar vendet në zonën Shengen, ndërkohë që BE vitin e kaluar hoqi vizat për Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë. Kosova nuk është përfshirë në këtë proces.

"Sipas Traktatit të Lisbonës të BE-së, miratimi nga Parlamenti Europian është i nevojshëm edhe për të hequr regjimin e vizave për të dy vendet e Ballkanit. PE është i prirur në mënyrë të qartë për ta bërë këtë, por do të duhet të paktën dy muaj për të ndërmarrë hapat e nevojshëm zyrtar.

Në fund të i takon vendeve anëtare të BE-së të marrin vendimin final"- citon "Euobserver".
Diplomatët e BE presin që ekspertët e komisionit në raportin e tyre të prillit të konfirmojnë se Shqipëria dhe Bosnja kanë bërë progres drejt përmbushjes së standardeve të kërkuara për liberalizimin e vizave.

"Referuar burimeve, Bosnja ndodhet në një pozitë më të mirë se sa Shqipëria.

Për liberalizimin ne i përmbahemi meritave dhe përparimeve individuale dhe në këtë rast përparime ka Bosnja, pra shanset janë për Bosnjën dhe jo Shqipërinë"- citohet një diplomat i BE-së.

Shekulli

"Jo dorë mbi gruan! Besnikërinë e saj s'e ruan as dajaku as skllavëria..."

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në landin e Bavarisë në Gjermani. Një shqiptar nga Kosova me emrin Ajet K, 40 vjeç ka vrarë familjen e tij dhe veten.

Ngjarje, e cila tronditi opinionin publik, ndodhi kur kryefamiljari ka shtënë me revole kundër bashkëshortes së tij, Dinore K., dhe të birit vetëm pesëvjeçar Aulonit..." Fëmijën tjetër dy vjeç e ka shpëtuar vetëm Zoti!

Vrasja makabër ka ndodhur megjithëse ky çift kishin dy - tre vjet që ishin ndarë me ligj. Babë e bir varrosen, ndërsa bashkëshortja e tij ndodhet në rrezik serioz për jetën. Tre jetë të rrënuara. Dhjetëra të afërm, shokë e miq të dy palëve mbetën të plagosur përjetë shpirtërisht.

Emri e reputacioni i shqiptarit në Gjermani dhe në Perëndim në tërësi pëson një plasaritje tjetër me këtë barbari të re pa asnjë arsye reale e ligjore.
Nuk mund të quhet dhe nuk është çmenduri... Të qëllosh fëmijën pesë vjeç, të vrasësh gjakun tënd... është barbari!

Gruaja, edhe prostituta më e ndyrë e rrugëve, është e shenjtë, përderisa dikush e thërret nënë ajo është fisnikëria vetë. Nënë është fjala më e madhërishme e kësaj Bote! Fjala e parë edhe e fundit në këtë jetë!

Është fatkeqësi që akoma disa shqiptarë e shikojnë atë si një skllave, si një fabrikë fëmijësh pa asnjë të drejtë... Është fatkeqësi që më shumë se kushdo ne shqiptarët i bëjmë gratë ... çka nuk e mban goja. Më shumë me fjalë se me veprime, edhe në internet e faqe gazetash! Turp! Haram emri shqiptar!

Grua është nëna jonë! Grua është motra jonë! Grua është gruaja jone, shoqja jonë e jetës! Grua do të behet edhe vajza jonë.... Gruaja është mbretëresha e Botës sepse pa gruan nuk do të ekzistonte Bota! Gruaja është Përendesha e njerëzimit!

Mos vini dorë mbi gruan! Besnikërinë e saj nuk e ruan as dajaku as skllavëria, as shtatëqind dryna e as njëmijë përgjime telefonash e interneti!... Nuk e ka ruajtur kurrë... Aq më pak sot ! ...Besnikërinë e gruas e ruan vetëm dashuria e sinqertë dhe respekti si për nënën. Nëse ajo nuk është nëna jote... ajo është nëna e fëmijëve të t'u... Ajo është nëna e Botës!

Nuk ecën martesa.... Nuk është fundi i Botës...Ligji e njeh divorcin! Jo plumba! Jo barbari mbi gratë e fëmijët!

Kush vë dorë mbi gruan dhe fëmijën, engjëllin e dashurisë, është më barbar se vetë barbaria! Jo vetëm në Perëndim, por edhe në Lindje! Si brenda edhe jashtë Kosovës e Shqipërisë; Gruaja është lule e jetës! Është vete jeta! Fëmija është engjëll, shenjtëria vetë!

Fëmija është engjëll i Botës! Gruaja është fisnikëria e jetës! Gruaja është Përendesha e njerëzimit!


adresa verarta@aol.com , Shekulli,/small>

Tuesday, April 6, 2010

Perëndia të flasë shqip...

Presidenti i Republikës Bamir Topi ka dekoruar katër krerët e bashkësive fetare në vend me urdhrin “Gjergj Kastriot Skenderbeu” për kontributin e vyer në ringjalljen e besimit shpirtëror dhe shpresën për një të ardhme më të mirë, për ringritjen e institucioneve të kultit, për forcimin dhe pasurimin e harmonise, tolerances dhe bashkëjetesës fetare të popullit shqiptar.

Në këtë ceremoni vlerësimi, kreu i shtetit kujtoi amanetin e klerikut At Zef Pllumbi, se lutja e Zotit duhet të përcohet në gjuhën amtare dhe se feja do të respektojë traditat amtare dhe të ndihmojë në ruajtjen e vlerave të popullit shqiptar

“Një nga simbolet më sipërore të besimit, të qendresës, të shkrimit dhe të dëshmisë, At Zef Pllumi, na la porosinë që besimi, sa të jetë e mundur, të transmetohet në gjuhën amtare, se kështu fjala e Zotit prek më lehtë mendjet dhe zemrat e njerëzve”, u shpreh Topi.

Presidenti i Republikes është i pari zyrtar i lartë që kërkon mbajtjen e shërbesave fetare në gjuhën shqipe, në një kohe kur Kisha Ortodokse drejtohet nga një prift grek i cili edhe meshat i mban në gjuhën e tij dhe jo në gjuhën shqipe.

Në një kohë kur komuniteti musliman është përfshirë nga debate publike për cështje pronash si dhe përplasje sporadike mes rrymave të caktuara me financime te huaja, kryetari i shtetit e shtriu kritikën e tij diplomatike edhe mbi transparencën financiare të institucioneve fetare dhe izolimin e tendencave fondamentaliste.

“Bashkësitë fetare në vend, ashtu siç kanë bërë deri tani, jam i sigurt që edhe në të ardhmen, nën frymën e traditës dhe të kujdesit për një shoqëri të lirë e demokratike, do t’i izolojnë zërat ekstremistë dhe fondamentalistë në gjirin e tyre, sepse siç e dimë shfaqja e tyre pikësëpari nuk tolerohet nga vetë besimtarët. Në një shoqëri të hapur dhe demokratike, transparenca është marrëdhënie e domosdoshme ndërmjet bashkësive dhe shtetit, në të gjitha aspektet, përfshi edhe aspektin financiar apo të ndihmës së huaj për to, apo detyrime të këtij lloji, që shteti ka ndaj tyre”, theksoi Topi.


Nga ana tjetër presidenti është shprehur se feja dhe shteti janë aleatë të mirë me njëri-tjetrin për të ardhmen e vendit, per ta cuar me tej harmoninë fetare si një vlerë e cmuar e shqiptarëve ndër popujt e Ballkanit. Ne ceremoninë e dekorimit të katër krerëve të bashkësive fetare në vend ishin të pranishem përfaqesues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.

T.Channel

"Jo dorë mbi gruan! Besnikërinë e saj s'e ruan as dajaku as skllavëria..."

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në landin e Bavarisë në Gjermani. Një shqiptar nga Kosova me emrin Ajet K, 40 vjeç ka vrarë familjen e tij dhe veten.

Ngjarje, e cila tronditi opinionin publik, ndodhi kur kryefamiljari ka shtënë me revole kundër bashkëshortes së tij, Dinore K., dhe të birit vetëm pesëvjeçar Aulonit..." Fëmijën tjetër dy vjeç e ka shpëtuar vetëm Zoti!

Vrasja makabër ka ndodhur megjithëse ky çift kishin dy - tre vjet që ishin ndarë me ligj. Babë e bir varrosen, ndërsa bashkëshortja e tij ndodhet në rrezik serioz për jetën. Tre jetë të rrënuara. Dhjetëra të afërm, shokë e miq të dy palëve mbetën të plagosur përjetë shpirtërisht.

Emri e reputacioni i shqiptarit në Gjermani dhe në Perëndim në tërësi pëson një plasaritje tjetër me këtë barbari të re pa asnjë arsye reale e ligjore.
Nuk mund të quhet dhe nuk është çmenduri... Të qëllosh fëmijën pesë vjeç, të vrasësh gjakun tënd... është barbari!

Gruaja, edhe prostituta më e ndyrë e rrugëve, është e shenjtë, përderisa dikush e thërret nënë ajo është fisnikëria vetë. Nënë është fjala më e madhërishme e kësaj Bote! Fjala e parë edhe e fundit në këtë jetë!

Është fatkeqësi që akoma disa shqiptarë e shikojnë atë si një skllave, si një fabrikë fëmijësh pa asnjë të drejtë... Është fatkeqësi që më shumë se kushdo ne shqiptarët i bëjmë gratë ... çka nuk e mban goja. Më shumë me fjalë se me veprime, edhe në internet e faqe gazetash! Turp! Haram emri shqiptar!

Grua është nëna jonë! Grua është motra jonë! Grua është gruaja jone, shoqja jonë e jetës! Grua do të behet edhe vajza jonë.... Gruaja është mbretëresha e Botës sepse pa gruan nuk do të ekzistonte Bota! Gruaja është Përendesha e njerëzimit!

Mos vini dorë mbi gruan! Besnikërinë e saj nuk e ruan as dajaku as skllavëria, as shtatëqind dryna e as njëmijë përgjime telefonash e interneti!... Nuk e ka ruajtur kurrë... Aq më pak sot ! ...Besnikërinë e gruas e ruan vetëm dashuria e sinqertë dhe respekti si për nënën. Nëse ajo nuk është nëna jote... ajo është nëna e fëmijëve të t'u... Ajo është nëna e Botës!

Nuk ecën martesa.... Nuk është fundi i Botës...Ligji e njeh divorcin! Jo plumba! Jo barbari mbi gratë e fëmijët!

Kush vë dorë mbi gruan dhe fëmijën, engjëllin e dashurisë, është më barbar se vetë barbaria! Jo vetëm në Perëndim, por edhe në Lindje! Si brenda edhe jashtë Kosovës e Shqipërisë; Gruaja është lule e jetës! Është vete jeta! Fëmija është engjëll, shenjtëria vetë!

Fëmija është engjëll i Botës! Gruaja është fisnikëria e jetës! Gruaja është Përendesha e njerëzimit!


adresa verarta@aol.com , Shekulli,/small>

10 misteret që mori me vete Enver Hoxha

Njeriu më i pushtetshëm i Shqipërisë në shekullin e kaluar është sot pjesë e rubrikës “Sekretet e njerëzve të vdekur”.

Enver Hoxha është njeriu i cili në historinë e Shqipërisë ka marrë me vete shumë mistere, jo vetëm si drejtues i një sistemi i cili kishte në thelb të fshihte të vërtetën por dhe si një diktator i famshëm në periudhën që drejtoi vendin. Misteret e Hoxhës fillojnë që në rininë e hershme të tij ku edhe sot nuk njihet aktiviteti, shkollimi dhe formimi intelektual.

Askush nuk thotë dot me siguri nga erdhi dhe si arriti të mbante nën urdhra një popull që historikisht njihej për kryeneçësi ndaj udhëheqësve. Misteret vijojnë me marrjen e PKSH-së, marrjen e pushtetit, afrimin me Lindjen, eliminimin e kundërshtarëve dhe aleatëve të tij, prishjen e marrëdhënieve me aleatët më të mëdhenj të Shqipërisë, Rusinë dhe Kinën, planet kundër tij nga anglo-amerikanët për ta rrëzuar dhe deri në fund te “heqja qafe” e Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut. Edhe momenti i fundit i jetës së tij është i mbushur me mistere, sëmundjet e tij kurrë nuk u bënë publike, po ashtu vdekja u arrit të mbahej e fshehtë për dy ditë. Më 11 prill bëhen 25 vjet që Enver Hoxha ka ndërruar jetë, por thuajse është bërë shumë pak për të zbuluar misteret e tij. “Tirana Observer” boton sot dhjetë mistere, të cilat në shkrimet e ardhshme do të jenë objekt studimi më i thelluar për të zbardhur jetën e njeriut më të përfolur të Shqipërisë. Enver Hoxha është ndër të paktët, që kundërshtarët e donin nga frika dhe të vetët e donin nga mallëngjimi. Sistemi që ai instaloi në Shqipëri me gjithë përparësitë dhe mangësitë që ka, kurrë nuk mund të hiqet nga memoria historike e vendit. Çdo fakt i ri që del për diktatorin komunist, aq më shumë rrit pikëpyetjet për të kaluarën e tij. Në këto 20 vjet janë thënë e stërthënë një pafundësi faktesh për të, por askush nuk ka marrë përsipër të bëjë një biografi të tij, jo vetëm për ndjesitë që ai shkakton në popull, por dhe për faktin se do duhet një punë voluminoze nga historianë seriozë për të nxjerrë në dritë anët e errëta të Enver Hoxhës.

1. Mosha e rinisë së Enver Hoxhës edhe sot ka pikëpyetje të mëdha. Ish-diktatori komunist, në kujtimet e tij e kalon periudhën e rinisë si revolucionar, por kurrë nuk jepen përmasat reale të aktivitetit. Pse nuk e shau kurrë pushtetin e Mbretit Zog?
Ish-diktatori komunist është padyshim njeriu që ka marrë me vete në botën e përtejme më shumë mister se çdokush tjetër që ka drejtuar këtë vend. Misteri i parë, që edhe në ditët e sotme ka të bëjë me rininë e tij, shkollimin dhe aktivitetin në Francë. Pjesa e errët e jetës së ish-udhëheqësit komunist, Enver Hoxha, ajo që ka të bëjë pikërisht me vitet e rinisë së tij, është formësuar në kujtimet e tij dhe në tekstet e pafundme të biografëve të tij, si kohë aktiviteti revolucionar, pa marrë asnjëherë përmasat e saj reale dhe të vërteta. Aktiviteti i djaloshit Enver Hoxha, sidomos në periudhën 1927-¬1939, ngec në arkiva, si edhe kuptohet hija e 50 vjetëve të regjimit të tij, ka bërë këtu punën e saj. Aktiviteti "revolucionar" i djaloshit Hoxha, në këto vite, ka të bëjë me qëndrimin e tij në Korçë (1927-¬1930), "studimet" në Montpelje (1930-¬1934), jetesa në Paris (1934-¬1935), detyra e diplomatit në Bruksel (1935¬-1936) dhe ardhjen në liceun e Korçës, në kohën kur këtu kish filluar përhapja e propagandës bolshevike dhe kërkohej që të kontrollohej nga shërbimi sekret. Në misteret e shumta që mbulojnë jetën e ish-diktatorit komunist, është ajo që Enver Hoxha kurrë nuk e shau shërbimin sekret të Mbretit Zog, ndonëse nuk la qelizë të këtij regjimi pa sharë e mallkuar. Së dyti, asnjëherë Hoxha në kujtimet e tij kilometrike dhe as biografët e tij të shumtë, nuk japin sqarime pse shefi i mëvonshëm i komunistëve nuk kreu sipas ligjit, shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

2. Një nga misteret e mëdha të Enver Hoxhës është padyshim dhe ardhja e tij në krye të Partisë Komuniste më 8 nëntor 1941. Në mbledhje ai nuk u caktua të ishte drejtues, ndërkohë që më parë del si lider i komunistëve, cili ishte ndikimi i jugosllavëve në ngritjen e tij?
Mbledhja për formimin e PKSH filloi në mbrëmjen e 8 nëntorit 1941 dhe aty erdhën përfaqësuesit e tre grupeve. Nga Grupi i Korçës ishte Koço Tashko, Pilo Peristeri, Koçi Xoxe dhe Sotir Vullkani. Nga Grupi i Shkodrës ishin Qemal Stafa, Vasil Shanto, Kristo Themelko dhe Tuk Jakova. Kurse nga Grupi i të Rinjve ishin Sadik Premtja, Anastas Lula, Ramadan Çitaku dhe Sinan Hasani. Po kështu aty ishin prezent dhe Miladin Popoviç e Dushan Mugosha, për të cilët të tre grupet kishin rënë dakord që të ishin si ndërmjetës dhe t'i ndihmonin për punët procedurale. Në mbledhje, ishte Koçi Xoxe ai që mori në dorë frenat e partisë, por me vonë kjo gjë u kalua në hije dhe drejtimin e PKSH-së e merr Enver Hoxha, i cili e drejton deri në prill të vitit 1985.

3. Vrasja e Qemal Stafës është një pjesë e errët e historisë së Enver Hoxhës. Edhe pse ish-sekretari i Rinisë Komuniste u vra nga pushtuesit enigmë, kanë ngelur arsyet e urdhrit ndaj ti për të shkuar në Vlorë në 5 maj të vitit 1942.
Në datën 4 maj 1942, Qemal Stafës iu caktua një detyrë nga udhëheqësi i PKSH-së, Enver Hoxha, për të shkuar në qytetin e Vlorës. Qemali, duke qenë në ilegalitet të plotë, strehohej në një shtëpi tiranase, e cila nuk bënte pjesë te shtëpitë e dyshuara për strehim komunistësh. Vendndodhjen e tij në atë shtëpi e dinin shumë pak veta, midis tyre dhe Enver Hoxha. Asnjëherë nuk ka dalë me siguri nëse ishte një kurth prezenca e Qemal Stafës në atë shtëpi, apo ishte thjesht një rastësi. Megjithatë, gjatë periudhës së komunizmit nuk është folur shumë me këtë temë pasi ishte e ndaluar nga diktatura. Mos hapja e diskutimeve gjatë asaj kohe për vrasjen e Qemal Stafës, ka bërë që pas viteve '90 të diskutohet që vrasja e tij të ketë ardhur si pasojë e ndonjë drejtuesi të lartë të Partisë Komuniste të asaj kohe, që ishte në dijeni të vendndodhjes së tij. Por të gjitha këto dyshime nuk janë zbardhur ende, megjithëse shpeshherë të njohurit apo personat që kanë qenë dëshmitarë të asaj kohe, kanë hedhur idenë duke e argumentuar me dokumente faktin se Qemal Stafa mund të jetë spiunuar. Fakt është që djali 21-vjeçar nuk arriti të realizonte dot dëshirat dhe synimet që ai kishte.

4. Marrja e pushtetit dhe nisja e spastrimeve politike, çfarë ndikimi kishin jugosllavët dhe rusët në vendimmarrjen e Hoxhës, pse i prishi marrëdhëniet me Titon dhe çfarë synonte me refuzimin e planit Marshall?
Enver Hoxha ashtu dhe si Stalini njihet në histori si diktator që ka eliminuar me radhë bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Qysh nga vitet e Luftës, Hoxha nisi procesin e spastrimeve. Akuzat e para vijnë për Qemal Stafës, vdekja e të cilit edhe në ditët e sotme është e mistershme. Kulmi është dënimi i Koçi Xoxes, apo dhe vetëvrasja e Nako Spiru. Në vitin 1948 Hoxha prishi marrëdhëniet me një nga aleatët e tij të ngushtë, që drejtonte Jugosllavinë, Jisif Tito. Një vit përpara kësaj, Enver Hoxha kishte refuzuar të merrte pjesë në planin Marshall. Fakti që Hoxha refuzoi planin Marshall erdhi dhe për faktin se do të cenohej ndjeshëm marrëdhënia me Stalinin, që aso kohe ishte aleati më i ngushtë i Shqipërisë dhe i vetë pushtetit komunist. Plani Marshall, si një plan për rimëkëmbjen e ekonomisë, nëse do të pranohej nga Shqipëria, do të sillte një sërë përparimesh në vend. Edhe sot kanë mbetur mister bisedat e Hoxhës me Stalinin për të refuzuar propozimin amerikan.

5. Arsyet e eliminimit të disa figurave kryesore që ishin bashkëpunëtorë të tij si Koçi Xoxe dhe të tjerë, janë padyshim sekrete që Enver Hoxha i ka marrë në varr. Cilat janë taktikat e tij për të mbajtur dhe konsoliduar pushtetin? Si u përball me tentativat për ta rrëzuar nga pushteti, çfarë qëndrimi mbajti me diversantët?
Misterin për dënimin e Koçi Xoxes, fare mirë e zbardh dëshmia e Prokurorit të Përgjithshëm të asaj kohe, Bedri Spahiut. Ashtu siç deklaron vetë Spahiu, ai u detyrua që të deklaronte se Koçi Xoxe ishte fajtor. Duhet thënë që pendimi i Bedri Spahiut bëhet më i besueshëm kur kujton që këta të dy kishin marrëdhënie jo fort të ngrohta. Me vdekjen e tij, Koçi Xoxe mori dhe shumë mistere. Ishte apo jo agjent i jugosllavëve? Kishte plane për rrëzimin e Enver Hoxhës, donte apo një rilidhje me shtetin fqinj, këto e të tjera mistere mbulohen me trupin tij. Gjatë gjithë periudhës që Enver Hoxha ishte gjallë, deri në vitin 1985 propagandoi me të madhe që Koçi Xoxe e kishte tradhtuar atë vetë, por edhe atdheun, duke punuar për armiqtë më të mëdhenj, siç i cilësonte Enver Hoxha, jugosllavët. A ishte Koçi Xoxe agjent i jugosllaveve, pse e dënoi Enveri me një motivacion të tillë absurd po t'u referohesh rrethanave të kohës? Në kohën e Luftës, Shqipëria kishte marrëdhënie shumë të mira me shtetin jugosllav. Kjo erdhi për një sërë arsyesh, por sidomos për faktin që kishin një qëllim të përbashkët, atë të luftimit të armikut nazi-fashist, i cili kishte marrë me dhunë territorin e dy vendeve, por edhe bashkimi drejt një ideali siç ishte komunizmi. Me mbarimin e Luftës edhe marrëdhëniet midis këtyre dy vendeve filluan të ftoheshin. Kështu, në vitin 1948 vjen dhe divorci i një marrëdhënieje disavjeçare. Por këtë zhvillim do të vinin dhe viktimat e para pas saj. Kështu Koçi Xoxe, i cili kishte qenë në marrëdhënie mjaft të mira me jugosllavët, u etiketua nga Enver Hoxha dhe klika e tij drejtuese, si një agjent me rrezikshmëri të lartë dhe një devijant i asaj që quhej "vija e Partisë". Goditjen më të madhe ndaj ushtarakëve të lartë, Enver Hoxha e filloi në prag të Kongresit të Parë të PKSH-së. Asokohe dhe më pas, gjatë vitit 1949, Enver Hoxha goditi bashkëpunëtorin e tij më të afërt gjeneral-leitenant, Koçi Xoxen. Me 1949 Shtetet e Bashkuara dhe organizata të zbulimit britanik ishin duke punuar me Mbretin Zog. Ata rekrutuan refugjatë shqiptarë dhe emigrantë nga Egjipti, Italia, dhe Greqia, ata që ishin trajnuar në Qipro, Maltë dhe Republika Federale e Gjermanisë dhe ata të infiltruar në Shqipëri. Njësitet guerile hynë në Shqipëri në vitin 1950 dhe 1952, por ata u vranë apo u kapën nga forcat e sigurimit shqiptar. Kim Philby, agjent i dyfishtë sovjetik, duke punuar si një oficer ndërlidhës në mes të shërbimit të zbulimit britanik dhe Shtetet e Bashkuara, Central Intelligence Agency, ka zbuluar detajet e planit të infiltrimit në Moskë, si dhe mënyrën se si Enver Hoxha arriti të mbante pushtetin.

6. Pse i prishi Shqipëria marrëdhëniet me Jugosllavinë, Rusinë dhe më pas me Kinën, çfarë qëllimi kishte Enveri me izolimin e vendit, pse nuk kërkoi aleatë të rinj në vendet komuniste?
Padyshim që në listën e gjatë të mistereve të cilat Enver Hoxha i ka marrë në botën e përtejme janë dhe arsyet e prishjes së marrëdhënieve të Shqipërisë me tre vende ish-komuniste siç ishte Jugosllavia, Bashkimi Sovjetik dhe Kina. Pas prishjes së marrëdhënieve me Jugosllavët, Enver Hoxha, një dekadë e gjysmë më vonë u prish dhe me rusët, të cilët sipas tij kishin shkelur vijën marksiste-leniniste dhe nuk përfaqësonin më as idealet e Stalinit. Kjo padyshim mbetet objektiv studimi për historianë të ndryshëm, pasi është e pamundur që të gjesh një arsye të vërtetë përse Hoxha largohet nga aleati i tij më i madh qysh prej ardhjes në pushtet. Pas BS, Enver Hoxha afrohet me Kinën, e cila po e ndihmonte mjaftueshëm ekonomikisht vendin tonë. Mirëpo dhe kjo marrëdhënie do të pësonte krisje në mënyrë të pashpjegueshme. Politika e Shqipërisë ishte një gërshetim i maoizmit dhe respektit për Stalinin, busti i të cilit ishte karakteristikë në çdo qendër të qyteteve dhe fshatrave të Shqipërisë. Por, pavarësisht borxhit ekonomik të Shqipërisë ndaj Kinës, i cili zinte një pjese të madhe të mallrave të importuara në vend, që nga letrat higjienike, e deri tek traktorët, sloganet që vlerësonin miqësinë Shqipëri-Kinë, shiheshin shumë rrallë. Thuhej se Hoxha nuk ishte i kënaqur me pajtimin e Kinës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vend gjendeshin shumë pak këshilltarë kinezë. Ata të gjithë mbanin veshje perëndimore. Në historiografinë e Shqipërisë, prishja e marrëdhënieve të Shqipërisë me tre aleatë të rëndësishëm të saj, është ende e pazbardhur dhe do të duhet ende një kohë e gjatë për ta zbardhur.

7. Si ruhej Enver Hoxha, çfarë të vërtete ka lidhur me sozitë e tij dhe kush ishin ata që Hoxha i shikonte realisht si armiq të tij?
Ka patur apo jo sozi Enver Hoxha? Pyetja që ka munduar prej kohësh shqiptarët, ka marrë përgjigje nga me të ndryshmet. Por në vend që të sqaronin, ato e kanë dendësuar edhe me tepër mjegullën rreth temës intriguese. Vetëm tashmë, pas 18 vitesh pas vdekjes së njeriut që udhëhoqi me dorë të hekurt Shqipërinë, një dëshmitar pranon të flasë. Është rrëfimi i njërit prej njerëzve të sigurimit të afërt të jetës së Hoxhës, ai që duket se ka shkundur pluhurin që mund të varroste përfundimisht enigmën e madhe. Historia e tij dhe e sozive të Hoxhës, është e thjeshtë. Enver Hoxha jo vetëm ka patur dytës, por njerëzit në një rol të tillë, mësohet të kenë qenë plot katër. Për sigurimin e jetës së Enver Hoxhës, në udhëtimet jashtë Tiranës, sidomos gjatë pushimeve në malin e "Dajtit", në vilat e plazhit të Durrësit, në Vlorë, Pogradec ose vizita të ndryshme të vendit, mobilizohej Drejtoria e dytë ose drejtoria e "sigurimit të Udhëheqjes", Garda dhe grupi i sigurimit të afërt. Byroja Politike kishte hartuar një rregullore të posaçme, e cila detyronte të gjitha Degët e Punëve të Brendshme në rrethet ku do të kalonte autokolona, të qëndronin në gatishmëri numër një, 24 orë përpara dhe për disa orë me pas, bllokohej qarkullimi i automjeteve në rruge. Të gjithë shqiptarëve, që kanë jetuar në atë kohë në qendrat e banimit pranë rrugëve nacionale, i ka rënë rasti të paktën që një herë në jetë të jetojnë këtë skenë: "Një autokolonë me 4-5 makina lëvizte me shpejtësi, por pa zhurme, pa sirena e drita të ndezura. Në mes të tyre, zakonisht qëndronte një limuzinë e zezë, e ndryshme nga benz-at e zinj të udhëheqësve të tjerë komunistë. Një grumbull i tillë makinash luksoze ishte një ngjarje e jashtëzakonshme për rrugët e vendit, ku nuk lejoheshin makinat private. Kjo autokolone, që ishte më e gjatë se e udhëheqësve të tjerë, ishte shenja më e mirë se në të po udhëtonte Enver Hoxha. Ajo që është e vërtetë në të gjithë këtë histori, është fakti se sozitë e tij, më së shumti ishin manekinë, pra njerëz që mbanin veshur brenda makinës gjatë udhëtimit, vetëm rrobat e tij. Halim Zano, Axhem Abazi, Kadri Bregu e Qazim Malaj nuk kane "luajtur" kurrë Enver Hoxhën jashtë hapësirës së brendshme të "Mercedezit" të zi. Megjithëse askush nuk e pranon këtë fakt zyrtarisht, ai ruhet ende, madje me fanatizëm, si një nga shumë enigmat që kanë shoqëruar regjimin komunist në Shqipëri. Por, për të kuptuar më së miri detyrën specifike ekstra të katër sozive të diktatorit, mjafton të përmendet një fakt i panjohur: Megjithëse ata kanë siguruar në 46 vjet pa ndërprerje jetën e Hoxhës, në dhjetëra e qindra dalje të tij në publik, portreti i tyre nuk figuron në asnjë prej mijëra fotografive të publikuara të ish kreut të shtetit. Madje as në njërën nga fotot e albumit të madh e luksoz të botuar me rastin e 80 vjetorit të lindjes së Enverit.

8. Ka pas një plan të CIA-së për të eliminuar Enver Hoxhën? Pse Mehmet Shehu ishte i preferuari i amerikanëve, kur ndërkohë ishte krahu i djathtë i Hoxhës?
Ai që hedh dritë më shumë mbi enigmën e ekzistencës së një komploti në fund të viteve '40 dhe fillim të viteve '50, kundër qeverisë komuniste në Shqipëri, është Nikolas Beathels. I cili, në librin e tij "Tradhtia e madhe",- bazuar në të dhënat e dokumenteve autentike arkivorë të shërbimeve sekrete britanike dhe amerikane,- shkruan: "Qeveritë amerikane dhe britanike, kishin miratuar në parim një operacion të fshehtë me synimin për të shkëputur një vend të Evropës Lindore nga blloku socialist. Për shumë arsye, për realizimin e këtij objektivi, ishte zgjedhur Shqipëria. Ky ishte vendi me i vogël dhe me i dobëti në radhën e vendeve të tjera socialiste. Ne jug kufizohej nga Greqia, aleate e Britanisë së Madhe dhe SHBA. Teknikisht, Greqia, në bazë të ligjit mbretëror të Luftës së II Botërore, e konsideronte Shqipërinë shtet armik dhe i kishte shpallur asaj luftë (një vendim që formalisht është ende në fuqi?!). Në veri dhe në Lindje kufizohet nga Jugosllavia. Sipas ekspertëve, Marshalli Tito, pas prishjes me bllokun socialist, do mbante një qëndrim neutral për çfarëdolloj ndryshimi që mund të ndodhte në Tiranë. Në këto rrethana, Shqipëria dukej e izoluar dhe me mundësi të mira për t'u penetruar nga ajri dhe nga deti, prej ishullit të Maltës". Sipas Bethelit, "anglezet dhe amerikanet mbanin kontakte të vazhdueshme me grupet e emigrantëve shqiptarë, të gjithë fraksionet e të cilëve filluan të bashkonin përpjekjet e tyre për çështjen e kundërrevolucionit". Në këtë kohë, në Itali ndodheshin 750 emigrantë, ndërsa në Greqi, 800 shqiptarë të arratisur. "Për të ndihmuar në riorganizimin e emigracionit shqiptar, qeveria angleze dërgoi në Romë lordin Xhulian Emer". Zv/ Ministri i Luftës në qeverinë e Londrës, pas eksperiencës gjatë luftës në përbërje të misioneve angleze në territorin tonë, konsiderohej si njohës i mirë i Shqipërisë. Britania vuri në dispozicion të përgatitjes se grupeve desantë, ishullin e Maltës, e cila "ishte një baze e avancuar dhe terren i përshtatshëm për imbarkimet e nevojshme dhe futjen e agjenturave përmes detit dhe ajrit në Shqipëri". Oficerët britanikë Maikell Bruke dhe David Smajli, u morën me përgatitjen speciale të trupave desantë. Një grup në përbërjen e të cilit bënte pjese edhe gruaja e Smajlit, Moy, e cila jepte mësimet e shifrimit të radiokomunikimit.
Ndërsa amerikanët, morën përsipër pjesën më të madhe të mbështetjes financiare dhe logjistike të operacioneve ushtarake. Si bazë prapavije dhe depo materialesh, ata vunë në dispozicion aeroportin e Mhelus në Libi. Gjate 5 viteve, për përgatitjen dhe realizimin e operacioneve desantë për rrëzimin e qeverisë komuniste të Hoxhës, anglo- amerikanet angazhuan rreth 100 vetë. Sipas ish-Drejtorit të CIA-s, Eilliam Colby, "operacioni dështoi, sepse autoritetet shqiptare, kishin infiltruar në organizatat e emigrantëve dhe lokalizonin vendndodhjen e shumicës së grupeve pothuajse që në kohën kur ata zbarkonin nga deti ose hidheshin me parashutë". Tradhtia e Filbit nuk ishte e vetmja shenjë e rrjedhjes së sekretit rreth operacioneve në Shqipëri. Sipas Shërbimeve Sekrete Perëndimore, kishte rrjedhje informacioni edhe nga ambientet e Komiteteve të emigracionit shqiptar në Rome, ku personeli i ambasadës shqiptare atje ishte shume aktiv. Po ashtu edhe në Athine. Dështimin ndoshta e ka përshpejtuar edhe vdekja e papritur ne 3 tetorin e 1949, e kreut te "qeverisë shqiptare në mërgim", Mit'hat Frashëri. Sipas Beathelit, rreth kësaj vdekje ende të mistershme "ekziston edhe një variant i vrasjes (shkaktimit të infarktit nëpërmjet ilaçeve apo nëpërmjet gazit nga agjentët e KGB-së). Kim Filbi, agjent i dyfishtë, i cili kishte qenë në Londër në shtator të vitit 1949, kur Mit'hat Frashëri e kolegët e tjerë të Komitetit "Shqipëria e Lirë" ishin atje, mendohet se kishte njoftuar ndërkohë agjentët e KGB-së në New York që të vepronin mbi Mit'hat Frashërin, ashtu siç kishin vepruar edhe mbi disa personalitete të tjera antikomuniste të Lindjes, si Stepan Bandera, Lev Rebet, Georgi Markov etj. Mit'hat Frashëri u gjend i vdekur siç supozohej nga njëe atak zemre, atëherë kur Kim Filbi udhëtonte për në New York me anijen "Coronia".

9. Pse i prishi marrëdhëniet me Mehmet Shehun dhe më pas me Kadri Hazbiun, cilin kërkonte Enveri të linte pasardhës të tij, a ishte Ramiz Alia njeriu që po projektonte për të drejtuar vendin? Çfarë kishte biseduar me Hysni Kapon deri në vitin 1979?
Jo rastësisht, vetëm pak ditë pas prishjes së lidhjes mes Silva Turdiut dhe Skënder Shehut, gjërat morën për keq në familjen kryeministrore. Para vdekjes misterioze të Mehmet Shehut, Byroja Politike gumëzhinte me historinë rozë të djalit të kryeministrit dhe fanatikët e luftës së klasave luftuan me mish dhe me shpirt që çifti të ndahej. Por, dilema më e madhe edhe sot e kësaj dite është nëse historia e Silva Turdiut u përdor si armë në luftën e brendshme të Byrosë, apo ajo ishte thjesht një viktimë në kurthet e Bllokut? Në debatet e shumta të ekspertëve dhe historianëve, kur flitet për kryeministrin më jetëgjatë të regjimit komunist, jepen detaje që tregojnë se në nivelet e larta të Partisë Komuniste, Shehu kishte jo pak kundërshtarë, të cilët luftonin me çdo mjet që të gjenin prova për ta rrënuar karrierën e tij. Njëra prej armëve që u përdor ishte vajza me biografi jo të mirë që hyri në shtëpinë e kryeministrit. Por ka edhe hipoteza të tjera, të cilat lidhen me motive të tjera, të cilat e shtynë kryeministrin t’i jepte fund jetës. Gjithsesi, prishja e një lidhjeje përfundoi me një fund tragjik edhe për Mehmet Shehun dhe rrënimin e familjes së tij. Po ashtu, disa kohë më vonë Enver Hoxha dënoi Ministrinë e Brendshme, të cilës i kishte besuar një pjesë të mirë të pushtetit. Edhe dënimi i Kadri Hazbiut mbetet misterioz. Ka shumë hipoteza lidhur me dënimin e tij. Ato që më shumë duket se kanë zënë vend, janë hipotezat e frikës së Hoxhës për marrjen e pushtetit nga një njeri i cili dilte nga sfera e influencës së tij. Mendohet se Hoxha si pasardhës të tij kishte parashikuar Hysni Kapon. Por vdekja e tij në vitin 1979 prish planet dhe në skenë del ideja e Ramiz Alisë. Për të trashëguar pushtetin tek Ramiz Alia, sigurisht duhej të largoheshin njerëzit më të fortë siç ishin Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu.

10.Misteri i fundit është padyshim sëmundja dhe vdekja e Enver Hoxhës. Pse u mbajt sëmundja dhe vdekja, e fshehtë për një kohë të caktuar?
Enveri ishte një koleksion sëmundjesh. Kishte pasur dy hemorragji cerebrale, më 1983-in dhe 1984-ën, kishte humbur gati krejtësisht sytë në mënyrë të pakthyeshme, ndërkohë që dy ditë para vdekjes kishte kaluar edhe infarkt. Tashmë është shkruar mjaft për faktin se diabeti i rëndë kishte ndikuar në këtë fund të keq. Humbja progresive e mundësive të tij fizike dhe intelektuale nuk zbuti aspak pushtetin e tij të tmerrshëm, atë pushtet, që njerëzit e tij të afërm, me një fshehtësi gjithnjë e më të madhe, e ruanin deri në absurditet, duke shkaktuar situata tragjike. Momentet e fundit të Hoxhës janë shoqëruar nga hije dyshimi të mëdha. Dyshimtarë të kohës tregojnë se vdekja e tij u mbajt e fshehtë për dy ditë. Më 11 prill të 1985 Enver Hoxha deklarohet zyrtarisht i vdekur. Ceremonia e tij u shoqërua me homazhe madhështore, sa në psikozën e njerëzve u duk se nga ai moment e pas Shqipëria nuk do të kishte më të ardhme. Trupi i tij u vendos në varrezat e dëshmorëve. Shumë pikëpyetje u ngritën asokohe, nëse do të ishte Piramida vendi ku do të vendosej trupi i balsamosur i Enver Hoxhës.



Kush ishte Enver Hoxha?
Lindi më 16 Tetor 1908 në lagjen "Palorto", Gjirokastër (Shqipëri), në familjen e një nëpunësi që për shumë vite kishte emigruar në Amerikë. Mësimet e para i mori në Gjirokastër, pastaj vijoi studimet në Liceun e Korçës. Në vitin 1930 shkoi të studionte, me një bursë studimi shtetërore, në Fakultetin e Shkencave Shoqërore në Montpelje të Francës, por shumë shpejt e la. Pas një viti në Fakultetin e Biologjisë ai shkoi në Paris ku kërkoi të studionte në Fakultetin e Filozofisë. Në Nëntor të 1933-tës la Parisin për të punuar si sekretar në Konsullatën Shqiptare në Bruksel. Aty filloi studimet universitare në Fakultetin e Jurisprudencës dhe vazhdoi me korrespondencë studimet e filluara në Paris. Për shkaqe politike u pushua nga puna dhe në vitin 1936 u kthye në Shqipëri.
Sekretar i Përgjithshëm i KQ të PKSH 1943-1948.
Sekretar i Parë i KQ të PPSH-së 1948-1985.
Kryeministër i Shqipërisë me mandat nga 22 tetori i vitit 1944 gjer më 10 janar të vitit 1946 si pjesë e kabinetit të parë komunist.
Kryetar i Këshillit të Ministrave me mandat nga 22 marsi i vitit 1946 gjer më 30 qershor të vitit 1950.
Ministrave i Jashtëm i Shqipërisë me mandat nga 22 marsi i vitit 1946 gjer më 30 qershor të vitit 1950.
Kryetar i Këshillit të Ministrave me mandat nga 5 korriku i vitit 1950 gjer më 23 korrik të vitit 1953.
Ministrave i Jashtëm i Shqipërisë me mandat nga 5 shtatori i vitit 1950 gjer më 23 shtator të vitit 1953.
Kryetar i Këshillit të Ministrave me mandat nga 23 korriku i vitit 1953 gjer më 19 korrik të vitit 1954.

Gjatë vitit 1980 u diagnostikua me sëmundjen e diabetit dhe në 1983 pëson një ishemi cerebrale, e cila ju përsërit në vitin 1984. Më 11 Prill 1985 ndërron jetë në Tiranë. Në vitin 1990, me rënien e regjimit diktatorial që ai instaloi, çdo embleme dhe simbol i tij u shkatërrua plotësisht, dhe u cilësua si diktatori.

T. Observer

Saturday, April 3, 2010

Europa sabotoi historinë shqiptare

Evropa sabotoi historinë tuaj në shekullin XIX, kur Ilirinë e quajti Ballkan”.

Përderisa ne nuk e njohim vetveten mirë, përderisa ngremë zërin, nxijmë gazetat e çajmë mikrofonat duke përbotëruar sa monstruozë jemi, duke harruar vlerat, kështu ka për të ndodhur.
Të huajt, shumica absolute e tyre, ata që përbëjnë mëhallën e madhe rrotull shtëpisë, nuk do të na japin vendin që na takon kurrë nëse një ditë ne nuk do të mësojmë të duam para së gjithash vetveten. Dhe që të kesh respekt për vetveten, së pari duhet të fiksosh në memorie vlerat, pozitivitetin.

Kombe të tjera, më agresivë, më të fuqishëm, duket veçse na kanë marrë me përdhunë në çdo kohë pasurinë dhe vetë jetën, kanë punuar me kujdes për të na vdekur në shpirt edhe atë pjesë e cila na bënte krenarë: - Historinë.

Të vrarë, të vjedhur, të kafshuar dhe së fundmi të izoluar, mbase vërtet ne nuk dukemi më shumë se tregojmë. Porse është turp gjithsesi që të huajt të na mësojnë të jemi më shumë krenarë. Dhe ndërsa grekët, për shembull, na vendosin kufirin, jo vetëm imagjinar, në Shkumbin, dhe këtë ua trashëgojnë brezave, sa nacionalistë mbetet të jemi?

Sa dimë ne se Aleksandri i Madh ishte ilir, apo edhe vetë Pirrua i Epirit. Dhe nëse ata më pas folën një tjetër gjuhë, pse nuk tentojmë të përvetësojmë atë pjesë që na takon? Por ky le të mbetet një ilustrim. Vonë nuk është kurrë.

Dr. Aleksandre Lambert, me që ju i njihni problemet e vendeve të Evropës Juglindore, sidomos shqiptarët, a mund t'u flitni lexuesve tanë, por edhe botës, se si i njihni ju shqiptarët?

Përballë tendencës së përgjithshme të shtypit dhe mediave të tjera ndërkombëtare, pjesërisht të ndikuara nga propaganda serbe dhe greke, si dhe nga gjithë ata që i mbështesin, duke folur keq për shqiptarët - dhe duke qenë se bashkësia ndërkombëtare bën pyetjen për të ardhmen e këtij populli në Evropën Juglindore, unë mendoj se është koha që të paraqitet ky popull në një mënyrë objektive, konstruktive, dhe pse jo edhe të drejtë.
Më lejoni t'ju them që në fillim se unë nuk mendoj se shqiptarët janë engjëj dhe popuj të tjerë duke përfshirë edhe serbët të jenë të tillë. Unë do t'ju flas për faktin se me përhapjen e klisheve, këtyre ideve të rreme shumë herë të përsëritura me fyerje kundër shqiptarëve, askush nuk do mund t'u ndërrojë bindjen shqiptarëve për dinjitetin e tyre të shquar, as edhe për identitetin e tyre kombëtar, për të cilin ata kanë të drejtë të jenë krenar. Me fjalë të tjera, të flasësh qëllimisht keq për dikë dhe pa argumente tregon se kemi të bëjmë me një vogëlsi shpirtërore që mbulon me turp atë që shpif, sidomos kur nuk ia njeh, por edhe më keq kur ia mohon vlerat një populli.

Çfarë mund të na thoni për zhvillimin e ngjarjeve në vendet e Ballkanit pas përmbysjes së regjimeve komuniste, sidomos për ato lidhur me shqiptarët?

Pas Luftës së Ftohtë, Evropa dy herë nuk ka qenë në gjendje të ndalojë genocidet dhe "spastrimet etnike" në kontinentin e vet. Po të mos kishin ndërhyrë më në fund Shtetet e Bashkuara për të ndaluar masakrat në Bosnje dhe në Kosovë, asgjë nuk do ta kishte ndaluar regjimin e Milosheviçit të çonte deri në fund genocidin e tij të bërë kundër popullsive myslimane në Ballkan. Duhet pranuar se Evropa ka disa vështirësi në punën për të integruar në mënyrë të drejtë komunitetet e veta myslimane. Gjithashtu mund të supozojmë se po të kishin qenë të krishterë 8 mijë burrat dhe djemtë që u masakruan në Srebrenicë, Mladiçi dhe Karaxhiçi nuk do t'i kishin shpëtuar proceseve të tyre për një kohë kaq të gjatë. Nga ana tjetër duhet të jemi të ndërgjegjshëm se afiliacionet fetare dhe konfesionale të shqiptarëve nuk kanë qenë shumë të rëndësishme për ta, as edhe qenësore në përcaktimin e identitetin të tyre kombëtar. Në fakt, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Hero i tyre kombëtar, ishte katolik kur ai luftonte kundër otomanëve për 25 vjet rresht, duke mbrojtur lirinë e Shqipërisë dhe duke penguar ushtritë otomane të mbërrinin deri në Vatikan. Nuk është një gjë e rastit që shumë Papë atë e kanë nderuar me emrin "Kampion i Kristianizmit". Kurse Volteri ka shkruar për të: "Po të kishte qenë në krye të Perandorisë Bizantine, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Konstandinopoli nuk do të kishte rënë në duart e Otomanëve", që në atë kohë përfaqësonin Perandorinë më të fuqishme të botës. Edhe Napoleon Bonaparti e ka vlerësuar Skënderbeun si një nga katër "Gjeneralët" më të mëdhenj të historisë. E vërteta është se shqiptarët po ta kishin konsideruar fenë islame dhe çdo fe tjetër më të rëndësishme se identitetin kombëtar, nuk do ta kishin bërë Skënderbeun hero të tyre kombëtar.

Si e shpjegoni ju çështjen e kthimit të shumicës së shqiptarëve në fenë myslimane dhe mendimin e ndokujt që e konsideron këtë fakt si negacion për hyrjen e shqiptarëve në Evropë?

Unë mendoj se Evropa duhet të jetë krenare që të ketë në gjirin e saj kombin shqiptar, i cili duhet vlerësuar si shumë tolerant. Për shqiptarët çfarëdo që të jesh mysliman, ortodoks, katolik, por edhe atë, je po aq shqiptar dhe po aq i respektuar sa gjithë të tjerët. Eshtë e vërtetë se gjatë pushtimit otoman shumë shqiptarë u kthyen në myslimanë. Por e vërteta është se kryengritjet më të shumta kundra Perandorisë Otomane janë bërë më tepër nga shqiptarët se sa nga popujt e tjerë të krishterë. Përkundrazi, ndërrimi i fesë për shqiptarët ka qenë një mjet për të ruajtur identitetin e tyre kombëtar, dhe ata e kanë ruajtur këtë identitet për një kohë shumë të gjatë. Shumë kohë përpara ardhjes së qytetërimit sllav në Evropën Perëndimore dhe shumë përpara ardhjes së serbëve në Ballkan (ata erdhën në shekullin e VII-të pas Krishtit). Shqiptarët kishin një qytetërim të tyre në juglindje të Evropës dhe e kanë ruajtur kulturën e tyre gjatë shekujve, edhe pse janë ndodhur midis dy kulturave më të rëndësishme të Evropës të asaj kohe, greke dhe romake. Dhe kjo është një provë që flet në të mirë të shqiptarëve, po të kemi parasysh se në të njëjtën kohë shumë popuj të tjerë të Evropës u romanizuan, u gjermanizuan dhe u sllavizuan. Te shqiptarët ky fenomen asimilimi ndodhi vetëm te popullsia ortodokse e atyre krahinave kufitare që jetonin afër serbëve dhe grekëve. Ata nuk i qëndruan presionit fetar të drejtuar nga kisha ortodokse, që është e njohur shumë mirë në histori për çështje asimilimi. Ata e humbën identitetin e tyre kombëtar për t'u bërë grekë, serbë e malazezë vetëm për të ruajtur fenë ortodokse. Shqiptarët katolikë e kanë patur më të lehtë ta ruajnë identitetin e tyre shqiptar, sigurisht nga mbështetja e fuqishme e Vatikanit. Shqiptarët që u konvertuan në myslimanë e patën më të lehtë ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptar, se feja myslimane ishte feja zyrtare e pushtuesit. Një meritë e tyre është fakti se ata morën vetëm kulturën osmane, dhe nuk u asimiluan prej tyre siç mund të ketë ndodhur me popuj të tjerë në Perandorinë Otomane, të cilët humbën edhe gjuhën. E vërteta është se shqiptarët e konvertuar në fenë islame, u sollën gjithmonë si vëllezër me shqiptarët ortodoksë e katolikë, duke ndihmuar këta të fundit në zgjidhjen e drejtë të shumë problemeve me administratën turke.

Pasi sqaruam çështjen e konvertimit fetar të shqiptarëve në Mesjetë, çfarë mund të na thoni ju për ilirët, paraardhësit e shqiptarëve të sotëm, ose më mirë si i njihni ju shqiptarët e Lashtësisë?

Ilirët, paraardhës dhe stërgjyshër të shqiptarëve janë regjistruar nga historia në Evropën Juglindore të paktën po aq herët sa edhe grekët. Ata janë unikë në Evropë, sepse prania e tyre në këtë zonë ngjitet të paktën deri në periudhën neolitike, siç e dëshmojnë arkeologjia, antropologjia dhe vazhdimësia kulturore dhe etnolinguistike. Grekët dhe shqiptarët kanë të përbashkët faktin se kanë gjuhë indoevropiane që dallohen nga gjuhët e tjera indoevropiane, ashtu sikurse edhe armenishtja. Studimet e gjysmës së dytë të shekullit XX, provojnë se shqipja është gjuha më e vjetër indoevropiane. Gjuha shqipe ndryshe nga greqishtja dhe armenishtja e sanskritishtja në shkrimin e saj përdor alfabetin latin, dhe shqiptohet ashtu sikurse shkruhet. Po të hyjmë në historinë e lashtësisë, ne mund të gjejmë se Aleksandri i Madh, i biri i Olimpias, epirote - ilire, kishte si gjuhë amtare ilirishten. Greqishten atij ia mësoi Aristoteli. Shumë e përhapur është në botën e sotme shprehja "Një fitore si e Pirros". Dhe kjo shprehje të kujton fitoren e famshme që Pirroja pati kur mundi romakët në Askulum në vitin 279, para Krishtit. Plutarku e ka vlerësuar Pirron si strategun më të madh të lashtësisë. Kjo betejë që humbën romakët mbeti në histori edhe si beteja që karakterizon fillimin e ngjitjes së tyre, kurse për Epirotët dhe për Pirron kjo betejë u shënua si pika e dekadencës së tyre. Bota e ka konsideruar Pirron si grek, edhe pse ai e mësoi greqishten në moshën 12-vjeçare në Aleksandri, ku vazhdonte edukatën e tij princore. Eshtë e vërtetë se romakët i mundën ilirët pas luftërash dhe kryengritjesh që zgjatën me shekuj. Konsulli romak Paul Emili nuk mundi të nënshtrojë ilirianët edhe pasi ai rrafshoi për tokë më se 70 qytete të tyre dhe dërgoi në Romë si skllevër 150.000 epirotë - ilirë, me në krye mbretin e tyre Genc. Sipas historianit romak Suetona, kryengritja e ilirëve në vitet 6 dhe 9 pas Krishtit ishte më e tmerrshmja nga të gjitha luftërat që Roma ka bërë në botën e jashtme pas luftërave Punike. Roma nuk arriti t'i asimilojë ilirët. Përkundrazi, janë me dhjetëra perandorët që Iliria i dha Romës, sidomos kur Perandoria romake filloi të bjerë. Midis perandorëve më të famshëm le të përmendim Konstantinin e Madh, që lindi në Kosovë. Qe Konstantini i Madh ai që u rreshtua vendosmërisht në anën e kishës Kristiane me Ediktin e Milanos të vitit 313, i cili u garantoi të krishterëve një tolerancë që ishte e barabartë me njohjen e kristianizmit si fe e shtetit. Sundimi i Konstantinit të I-rë shkëlqeu me ndërtimin e monumenteve kristiane, prej të cilëve po përmend Vatikanin. Edhe Perandori Justiniani i I-rë ishte ilir. Ai la si trashëgimi të lavdishme veprën e tij legjislative Kodi i Justinianit, që ka mbetur edhe sot e kësaj dite themeli i të drejtës civile moderne. Përkthyesi i parë i Biblës në gjuhën latine ka qenë iliriani Shën Hieronim. Kompozitori dhe himni kristian "Laudamus …" me përdorim edhe sot e kësaj dite është vepër e kompozitorit Niket Dardani, edhe ai ilirian nga Kosova. Duhet të pranojmë se ilirët në Evropë kanë qenë një nga popujt e parë që u kristianizuan, kjo vërtetohet edhe nga Bibla. Kur Shën Pavli shkoi në Iliri për të kristianizuar ilirët, ai gjeti në Durrës një kishë kristiane.

A mund të na thoni diçka lidhur me shqiptarët që lanë gjurmë në historinë e Evropës gjatë Mesjetës, duke na e konkretizuar këtë dhe me emra?

Në Mesjetë shqiptarët i kanë dhënë udhëheqës botës, udhëheqës laikë ose fetarë dhe personalitete kulturore që i kalojnë kufijtë e Evropës. Disa Papë kanë qenë shqiptarë, për shembull, - Klementi i XI-të më i dalluari prej tyre. Por shqiptarët kanë qenë në krye të feve me rëndësi botërore, si në krye të fesë ortodokse, ashtu edhe të asaj myslimane. Në histori gjejmë udhëheqës të shquar shqiptarë në shumë vende të Evropës, madje edhe prej atyre që ngandonjëherë kanë përcaktuar fatin e shumë betejave historike (në vitin 1515 qe Merkur Bua me kalorësinë e lehtë të Venedikut, e përbërë e gjithë nga shqiptarë që përcaktoi fitoren e betejës së Marinjanit, që historia e emëroi beteja e gjigandëve dhe jo Françesku i I-rë i Francës, 19 vjeç, që ato dy ditë beteje mësoi se si luftohet). Shqiptarët i kanë dhënë shumë kryeministra dhe gjeneralë të shquar Perandorisë Otomane (vetëm familja Qyprili i dha 5 kryeministra Perandorisë). Shqiptarët i kanë dhënë shumë heronj të pavarësisë greke, prej të cilëve po përmend Kundurjotis, Marco Boçari, Kanaris, Kolokotroni, Karaiskaqis, Bubulina. Që ishin në udhëheqje të revolucionit grek, prej të cilëve edhe disa kryeministra të shtetit të ri të pavarur grek. Rumania gjithashtu ka pasur një familje princore me origjinë shqiptare (Aleksandër dhe Vladimir Gjika si dhe princesha Eleonora e njohur me emrin Dora Distria). Françesko Crispi, shok i Garibaldit, Kavurit e Macinit që ka qenë një kryeministër i madh Italisë, ishte me origjinë shqiptare. Piktorë si Carpacci, Albani etj., humanisti Leonic Tome, profesori i Kopernikut dhe shumë personalitete shqiptare, janë nderuar nga historia e Italisë. Muhamet Aliu, reformatori i Egjiptit Modern, që historia franceze e ka quajtur "Napoleon i Lindjes së Afërt" qe shqiptari që themeloi dinastinë mbretërore të Egjiptit që mbretëroi gati 150 vjet.
Arkitekti i "Taxhmahallit" në Agra të Indisë, kryevepra e arkitekturës islamike, ishte vepër e një shqiptari ashtu sikurse edhe "Xhamia Blu" e shumë xhami të rëndësishme të Stambollit. Dhe më në fund Heroi Kombëtar i shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, një shembull gati universal i luftëtarit të lirisë, i nderuar në botën mbarë me përmendore jo vetëm në Tiranë, Prishtinë e Shkup, po gjithashtu në Romë, Bruksel, Gjenevë, Detroit, Buenos Aires. Të tjera përmendore për Skënderbeun janë projektuar të ngrihen në Londër, Varshavë, Melburn, Manila etj. Kur shqiptarët kanë kontribuar kaq shumë për qytetërimin e njerëzimit, përse pak njerëz në botë janë të ndërgjegjshëm për këtë, përkundrazi shumë as nuk kanë dashur ta pranojnë këtë realitet? Duhet thënë se një gjë e tillë shpjegohet edhe nga izolimi relativ jo pa qëllim i shqiptarëve nga komuniteti ndërkombëtar, dhe në mënyrë të veçantë nga ai evropian, që nga Kongresi i Berlinit e këtej (1878). Në të vërtetë pas mundjes së turqve në luftën ruso-turke, shtypi ndërkombëtar filloi punën për të injoruar shqiptarët duke i ndërruar emrin gadishullit të dikurshëm të Ilirisë të banuar që nga kohët parahistorike dhe deri në ditët e sotme nga ilirianët - shqiptarët. Atë e pagëzuan me emrin e ri që ka edhe sot, Gadishulli i Ballkanit, vetëm duke u nisur nga vargu i maleve Ballkan. Përse iu vërsulën shqiptarëve? Pjesa më e madhe e diplomacisë konservatore evropiane ka përdorur termin pexhoratif "turq" për t'i cilësuar si turq të gjitha komunitetet myslimane në Ballkan, edhe pse shumica prej tyre nuk janë aspak turq. Evropa ka mbështetur dhe ka zmadhuar tokat e Greqisë, të Serbisë dhe të Malit të Zi, në kurriz të shqiptarëve. Asnjëra nga fuqitë e mëdha evropiane nuk e ka mbështetur çështjen shqiptare, kur shqiptarët krijuan Lidhjen e Prizrenit për të mbrojtur çështjen e tyre të drejtë kundër vendimeve të Kongresit të Berlinit. Ata u lanë në baltë nga të gjithë.

A mund të na flitini për shqiptarët pas Kongresit të Berlinit dhe Lidhjes së Prizrenit deri në Pavarësi?

Duhet pranuar se krijimi i shtetit shqiptar është relativisht i vonshëm. Që nga dalja në arenën ndërkombëtare të çështjes shqiptare në saj të Lidhjes së Prizrenit, shqiptarët nuk kanë pushuar së luftuari për autonominë e tyre politike. Vetëm në vitin 1912 gjatë luftës së I-rë ballkanike, shqiptarët arritën të shpallin pavarësinë e tyre. Në vitin 1913 Konferenca Ndërkombëtare e Ambasadorëve në Londër e ka njohur pavarësinë e Shqipërisë dhe në një farë mënyre kufijtë e saj. Sigurisht duke paguar shumë shtrenjtë këtë pavarësi, shqiptarët me gjysmën e territoreve të populluara nga shqiptarë që diplomacia botërore ia dhuroi serbëve, grekëve dhe malazezëve. Dhe që nga kjo kohë bota filloi të përdorë shprehjen "Shqipëri e Madhe", duke i paraqitur keq shqiptarët dhe duke dekurajuar çdo dëshirë të tyre që të formojnë në mënyrë të ligjshme shtetin komb shqiptar. Ja që dhe padrejtësia historike ndaj shqiptarëve që përgatiti një përmbysje të vërtetë në Ballkan, duke e cilësuar këtë të fundit "depo baruti").

Si e njihni ju Shqipërinë dhe shqiptarët pas shpalljes së Pavarësisë Kombëtare dhe çfarë ndodhi me ta deri në mbarimin e Luftës së Parë botërore?

Në vitin 1912, Shqipëria e pavarur shpallet shtet asnjanës. E vërteta është se që nga pavarësia dhe në vitet që erdhën dhe gjatë gjithë shekullit të XX-të, Shqipëria, shteti më i vogël i Evropës ka vuajtur agresione dhe pushtime të huaja më shumë se çdo shtet tjetër evropian. Për shqiptarë shekulli i XX-të filloi me ekspeditat ushtarake dënuese të Turqisë që shkatërruar vendin për t'i nënshtruar shqiptarët kryengritës kundër pushtimit turk, në emër të vendosjes së rendit perandorak. Pastaj gjatë Luftës së I-rë Ballkanike, të gjitha palët ndërluftuese të këtij konflikti, Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia, në emër të luftës kundër Turqisë pushtuan toka shqiptare dhe luftën e bënë po në territore të banuara nga shqiptarë, duke dhunuar në këtë mënyrë asnjanësinë e Shqipërisë. Gjatë Luftës së II-të Ballkanike (1913), kur Serbia dhe Greqia u lidhën për të luftuar kundër Bullgarisë, shtetet ndërluftuese zhvilluan luftime edhe në toka të banuara nga shqiptarë. Edhe para shpërthimit të Luftës së I Botërore, Greqia pushtoi Shqipërinë e Jugut, ku bëri një genocid të vërtetë duke djegur 400 fshatra me popullsi shqiptare - myslimane. Në shembullin e genocidit që kishin bënë serbët kundër shqiptarëve në vitin 1912 e 1213. Serbia pushtoi përsëri Shqipërinë e Veriut (1915) kur serbët ishin në luftë kundër ushtrisë austro - hungareze. Merrni me mend Shqipërinë e Veriut që u bë prapë fushë lufte. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, italianët filluan pushtimin e tokave të Shqipërisë Jugperëndimore (1915). Edhe francezët dërguan ushtritë e tyre për të pushtuar Shqipërinë Juglindore në vitin 1915. Ja se si evropianët e kanë trajtuar një shtet sovran dhe asnjanës të vetë Evropës.

Kush është Aleksandre Lambert

Dr. Aleksandre Lambert, historian, që ka si gjuhë amtare gjermanishten dhe është doktoruar në Relacione Ndërkombëtare në Institutin Universitar të Studimeve të larta Ndërkombëtare në Gjenevë është Drejtor akademik i "School of International Training" në Gjenevë. Ai është autor i disa librave dhe artikujve në fushën e relacioneve ndërkombëtare të filozofisë politike, të politikës së sigurisë dhe lidhjeve civile-ushtarake. Eshtë ekspert i OSBE dhe i kontrollit demokratik të reformës së Forcave të armatosura. Ai ka dhënë kontributin e vet në shumë takime ndërkombëtare në Amerikë, në Evropë, në Kaukaz, në Azinë Qendrore dhe në veçanti në Evropën Juglindore si në Slloveni, Kroaci, Serbi, Bosnjë, Mal të Zi, e në shumë forume ndërkombëtare si atë të Kran Montanës, ku ka njohur delegacionet e Shqipërisë, të Kosovës etj. Ai e ka vizituar Shqipërinë dhe ka filluar të njohë çështjen shqiptare që në rini të tij me kërkimet e bëra në Arkivin e Lidhjes së Kombeve Gjenevë, kur njohu mirë edhe çështjen çame.


“Aleatët ia lanë Lindjes Shqipërinë, edhe pse e dinim se s’ishit sllavë”

Historiani zviceran Dr. Aleksandre Lambert, flet për Shqipërinë pas Luftës së Dytë Botërore. Këmbëngul se nuk është e rastit që shqiptarët në asnjë moment të historisë nuk njihen si komb që ka sulmuar kombet e tjerë dhe se shumë shqiptarë kanë shkëlqyer duke drejtuar qoftë perandori, qoftë shtete të tjera. Po kështu, sipas tij, të tjerë shqiptarë kanë lënë emrin e tyre në fusha të ndryshme të shkencave në shtete të ndryshme të botës. Më tej historiani ndalet në zhvillimet pas Luftës së Dytë Botërore, duke shprehur bindjen se ajo që ndodhi me Shqipërinë, me lënien e saj në Bllokun e Lindjes ishte një llogari e bërë nga aleatët që fituan luftën. Në fund edhe disa këshilla se si duhet të veprojnë shqiptarët për t’u ngjitur pranë shumicës, aty ku ata tentojnë.

Sipas jush, cili është qëndrimi i Shqipërisë dhe shqiptarëve kundër agresionit fashist italian dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore?

Në prill të vitit 1939 re të zeza i afrohen përsëri Shqipërisë, kur ky shtet që nuk ka sulmuar kurrë një vend tjetër, u sulmua dhe u pushtua nga Italia fashiste, por jo pa i bërë një qëndresë të armatosur asaj fuqie të madhe. U derdh gjak në Shqipëri për mbrojtjen e pavarësisë, në vigjiljen e shpalljes së Luftës së II-të Botërore, pasi dy shtete me emër të mirë evropian i’u dorëzuan Gjermanisë naziste pa shkrepur asnjë pushkë. Në shtator të vitit 1939, kur shpërtheu Lufta e II Botërore, Shqipëria asnjanëse, por e pushtuar shërbeu sërish si fushë lufte kur ajo nuk i kishte deklaruar luftë asnjë shteti tjetër. Në vitin 1940 pas agresionit të ushtrisë fashiste italiane kundër Greqisë, historia e deshi që grekët që mbrojtën vendin e tyre kundër italianëve zhvilluan luftimet më të shumta në tokën e Shqipërisë së Jugut. Pas gjithë sa na thatë del se mbi shqiptarët kanë rënë të gjitha pasojat e konflikteve ushtarake që kanë ndodhur në Evropë gjatë shekullit XX-të. Nuk ka asnjë dyshim. Le të dalë një historian për të kundërshtuar të vërtetën tragjike shqiptare, duke na treguar një popull a shtet tjetër në Evropë, që të ketë pësuar më shumë pushtime dhe më shumë luftëra të zhvilluara në territorin e tij se shqiptarët asnjanës, e për më tepër që nga çdo konflikt të kenë dale jo vetëm pa asnjë përfitim, por me humbjet që bota u ka shkaktuar atyre.

Po vetë shqiptarët, që kanë vuajtur kaq shumë nga luftërat që shtetet e tjerë kanë zhvilluar padrejtësisht në territoret e tyre, a kanë bërë ata vetë luftëra gjatë shekullit XX-të? Dhe përse?

Po, shqiptarët kanë bërë vetëm luftëra për çlirim kombëtar dhe për mbrojtjen e pavarësisë së tyre, sigurisht në një masë që i përgjigjet atyre si shteti më i vogël i Evropës edhe pse i provuar historikisht si më i vjetri. Ata vetë kanë organizuar vetëm luftëra për çlirim dhe jo luftëra për të pushtuar vende të tjera. Kështu në shembullin e luftës së Vlorës ata organizuan luftën e çlirimit kombëtar pa pasur asnjë ndihmë të huaj. Shqiptarët bënë luftën e tyre për mbrojtjen e integritetit tokësor nga sulmi i Italisë fashiste. Dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore edhe pse pati në Shqipëri një rezistencë popullore nacionaliste kundër pushtuesit italian e gjerman, atje u bë një luftë e organizuar kundër pushtuesit për çlirim kombëtar nga zgjedha nazifashite.

Shqipëria u çlirua. Lufta e Dytë Botërore mori fund. Po çfarë u bë me Shqipërinë dhe shqiptarët?

Në mbarim të Luftës së Dytë Botërore aleatët e perëndimit u kujdesën shumë për të mos lejuar që në Greqi të fitonin komunistët dhe ajo të mbetej në kampin komunist. Greqia mbeti me perëndimin. Por Shqipërinë aleatët ia lanë bllokut të lindjes edhe pse e dinin mirë se shqiptarët, si edhe grekët nuk bënin pjesë në popujt “sllavë”, dhe ç’është më e keqja ata e dinin se një pjesë e mirë e popullit shqiptar nuk ishin me komunistët. Ata e njihnin mirë këtë realitet. Dhe ja fati i popullit shqiptar kur ai iu la bllokut të lindjes për të provuar kështu të gjitha tmerret e sistemit komunist. Si fillim diktatura komuniste e Enver Hoxhës bëri një politikë të jashtme shumë të keqe, duke u prishur në mënyrë të prerë me aleatët perëndimorë të luftës, anglezët dhe amerikanët. Një prishje tjetër aleance ndodhi kur në vitin 1948 u prenë marrëdhëniet diplomatike me Jugosllavinë e Titos. Pastaj i erdhi radha prishjes me Moskën në vitin 1961. Dhe më në fund me Kinën komuniste në vitin 1978. Sigurisht diktatori Enver Hoxha asgjësoi dhe zhduku fizikisht pjesën më të madhe të shokëve të afërt të luftës, duke vazhduar deri në fund të jetës së tij luftën e klasave të ushtruar kundër një populli të tërë. Ai nuk kërkoi të bënte aleanca strategjike, por preferoi të ndërtojë 700 000 bunkerë në të gjithë vendin. Enver Hoxha nuk pranoi asnjë ndihmë të perëndimit “kapitalist”, madje as edhe ndihmën e Kryqit të Kuq ndërkombëtar të destinuar për të dëmtuarit nga tërmetet dhe fatkeqësi të tjera natyrore. Kjo ka ndodhur në të njëjtën kohë që drejt Jugosllavisë shkonin miliarda dollarë me vlerën e asaj kohe, prej të cilave vetëm një pjesë shumë e vogël caktohej për shqiptarët e Kosovës. Qeveria jugosllave në vend që t’u jepte shqiptarëve të Kosovës mundësi pune dhe vende në administratë e kulturë, ajo parapëlqente t’i punësonte jashtë shtetit si emigrantë. Po t’ju japim si shembull Zvicrën mund t’ju themi se në Zvicër kanë emigruar më shumë shqiptarë nga ish- Jugosllavia se në asnjë vend tjetër të botës po të merret në përpjesëtim me popullsinë dhe territorin që ka ky shtet, relativisht i vogël i Evropës. Me këtë rast më lejoni të bëj konstatimin, se Titoja me anë të emigracionit bëri një spastrim etnik të shqiptarëve të Kosovës nga Jugosllavia.

A kanë bërë shqiptarët në historinë e re luftëra pushtuese qoftë në aleanca, ose masakra kundër popujve të tjerë?

Shqiptarët nuk kanë sulmuar asnjë komb tjetër dhe nuk kanë marrë pjesë në masakra. Eshtë e njohur se shqiptarët e kanë për turp të vrasin një armik që dorëzohet. Edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, pas kapitullimit të Italisë fashiste (1943) shqiptarët me traditën e tyre të mikpritjes strehuan ushtrinë italiane, edhe pse një ushtri fashiste dikur pushtuese kishte vrarë, djegur e shkretuar vendin. Ata e prishën realizimin e planit nazist gjerman për internimin në Gjermani të ushtrisë italiane. Shqiptarët fill mbas Luftës së II–të Botërore i riatdhesuan të gjithë ushtarët italianë. Për të vlerësuar fisnikërinë dhe vlerën e këtij qëndrimi tepër humanitar ndaj ushtrisë dhe popullit italian në atë epokë historike, mjafton të kujtojmë se mijëra ushtarakë italianë pas kapitullimi të Italisë (1943) u masakruan nga nazistët në ishullin grek të Qefalonisë. Për ironi të fatit, gjysmë shekulli më vonë nga shpëtimi i ushtrisë italiane nga shqiptarët në kohën e luftës, qeveria italiane harroi gjestin fisnik të tyre. Në vitin 1991, i priti shumë keq 15 000 refugjatët e eksodit shqiptar, duke i mbyllur për disa ditë në stadiumin e Barit në atë vapë gushti, duke u hedhur ushqimet dhe ujin me helikopter nga qielli. Ky qëndrim nuk i përgjigjej sjelljes plot mirëkuptim të popullit Italian.

A jeni optimist për shqiptarët se një ditë ata do të ecin me të njëjtin hap të ndonjë vendi të përparuar të Lindjes komuniste?

Unë kam besim tek e ardhmja e shqiptarëve të Ballkanit. Eshtë një nga popujt më të rinj të Evropës, me një moshë mesatare prej 27 vjeç. Shqiptarët kanë mundësi të mëdha në vendin e tyre për zhvillimin e bujqësisë, shfrytëzimin racional të pyjeve, rritjen e blegtorisë, peshkimin. Në territoret e tyre ka rezerva kromi, bakri, boksiti, qymyri, rezerva hidro – energjie, etj. Në Shqipëri mund të zhvillohet shumë mirë turizmi në zonat malore, por edhe në 440 kilometra bregdet gati të virgjër të detit Adriatik dhe të detit Jon, deri diku në qendër të Evropës, në 41 gradë të gjerësisë veriore. Dhe shqiptarët nuk kanë mbetur në vend. Pas krizave që ata pësuan vihet re se brezi i ri i është futur ndërtimit të vendit, duke ndryshuar faqen e fshatrave dhe qyteteve kryesore me godina të një teknologjie, që nuk ndryshon shumë nga ajo e vendeve të tjera evropiane. Të huajt i çmojnë hotelet, restorantet dhe baret pse jo dhe shërbimin e shqiptarëve, të cilët nuk qëndrojnë më poshtë nga çfarë ata gjejnë në vendet e tjera, qofshin me tradita shekullore në turizëm. Sigurisht në Shqipëri vihen re edhe raste ndërtimesh të egra, fryt i mungesës apo zbatimit të ligjshmërisë. Por dhe kjo ka shpjegimin e vet. Ekonomia nuk mund të presë, duhet të shkojë përpara. U takon legjislatorëve të nxjerrin ligjet dhe të kërkojnë që ato të zbatohen. Emigracioni i ri i shqiptarëve, pas shembjes së regjimeve komuniste në Ballkan, është një dukuri krejt e re me specifikën e vet në këtë etapë të historisë së tyre, le ta quajmë këtë etapën e demokratizimit a të tranzicionit drejt sistemit ekonomik kapitalist me globalizim ose jo. Ajo që është specifike dhe masive tek emigrantët e rinj shqiptarë është patriotizmi, dashuria e madhe për vendin e tyre, dhe çuditërisht krenaria e tyre atavike. Dhe nuk e kanë pasur të lehtë ta ruajnë dhe ta manifestojnë atë krenari shqiptare, kur mediat e të gjitha vendeve kanë paraqitur si shqiptarë, gjithmonë te publiku i tyre, vetëm ata mijëra të rinj shqiptarë të hapërdarë nëpër Evropë që merren me veprimtari të jashtëligjshme. Studiuesit kanë nxjerrë se emigrantët shqiptarë më shumë se emigrantë të popujve të tjerë janë bërë një faktor me peshë jo vetëm për përmirësimin e jetës, por edhe të kulturës, e sidomos të ekonomisë së atdheut që ata lanë pas në kohën e eksodeve biblike… Sot duhet theksuar, se brenda një viti ata dërgojnë në atdhe vetëm nëpërmjet institucioneve bankare një miliard euro. Dhe kjo është pare me djersë që i dërgohet atdheut për ndihmë. Merreni me mend se sa mund të investojnë emigrantët kur shteti shqiptar të sigurojë investimet!

Me eksperiencën që keni fituar edhe në studimet e vendeve të sotme të Ballkanit, çfarë mund të na thoni lidhur me zgjidhjen e drejtë që duhet të gjendet për ta paqësur Ballkanin?

Mendoj se virusi që ka shkaktuar sëmundjen që u bë një epidemi që ka brejtur dhe ka vënë në rrezik demokracitë e reja në zhvillim e sipër në vendet e Juglindjes së Evropës, ky virus mund të mund të asgjësohet në Ballkan po qe se ka një vullnet të mirë te qeveritarët e atyre vendeve, si për të kontrolluar nacionalizmin e egër, ashtu edhe korrupsionin shtetëror. Kjo mund të bëhet vetëm po qe se i jepet një pavarësi e vërtetë popujve dhe kombeve, si edhe një autonomi e paevitueshme minoriteteve kombëtare, kudo qofshin në Ballkan.

A keni ndonjë mesazh për popullin shqiptar në këtë muaj nëntori, muaj festash të kombit shqiptar?

Eshtë një kënaqësi për mua t’u uroj nëpërmjet jush të gjithë shqiptarëve të Ballkanit, si dhe shqiptarëve kudo që ndodhen në botë, festën jubilare të 95-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë në Vlorë. Një përshëndetje u dërgoj edhe delegacioneve shqiptare të Shqipërisë, Kosovës që kam njohur në takime në OKB Gjenevë, në forume ndërkombëtare si ai i Kran Montanës e në kolokiume e simpoziume të tjera, ku është trajtuar çështja shqiptare, të cilën unë e kam mbrojtur me bindje shkencore, por edhe do ta mbroj.

Historiani zviceran Aleksandre Lambert -intervistë për “Panorama”

Shkollat e jugut, propagandë pro "Vorio Epirit"

Përfaqësues të shoqatës së rinisë vorioepiriote kanë ardhur në Shqipëri duke propaganduar në shkolla e kopshte.

Hanë bukën e Shqipërisë dhe bëjnë duvanë e Greqisë.

Dhjetëra manifestues që kërkuan në qendër të Athinës çlirimin e Vorio Epirit, pra të Shqipërisë së Jugut, shpesh herë vizitojnë qytetet dhe fshatrat në jug të Shqipërisë ku madje propagandojnë lirinë e asaj që e gjuajnë "Vorio Epir".

Sipas faqes zyrtare të rinisë vorio-epirote www.neb.gr, ky është rituali i përvitshëm i këtyre shtetasve grekë. Një herë në vit, kërkojnë në qendër të Athinës autonominë e Shqipërisë së Jugut, të cilën ata e quajnë si në 1914-ën, Epiri i Veriut.

Sipas dokumenteve filmike që posedon gazeta "Shekulli", shumë prej atyre protestuesve që në 21 shkurt 2010 kërkuan, si çdo herë, pavarësinë e Epirit të Veriut, kohët e fundit janë parë shpesh herë në Shqipëri. Madje ata janë parë në shkollat e hapura për minoritetin grek në jug të Shqipërisë dhe në rolin e mësuesve ata kanë propaganduar idenë e Greqisë së Madhe.
Provat filmike tregojnë se ata kanë kryer vizita si mësues në shkollën greke të Sarandës, në atë të fshatit Aliko, apo edukatorë kopshti, institucione këto që financohen nga një shoqatë e minoritarëve që jetojnë në Greqi.

Manifestimi i përvitshëm, ku morën pjesë edhe pjesëtarë të rinisë vorioepirote, organizohet në Athinë çdo 21 shkurt dhe përkujton shpalljen e të ashtuquajturit Shtet i Pavarur i Epirit të Veriut në 17 shkurt 1914. Organizatat e vorioepirotëve, pas homazheve në kishë, të drejtuar nga banda frymore e bashkisë së Athinës, me flamuj të Epirit të Veriut dhe të rinj e të reja të veshur me kostume popullore, ndaluan para statujës së Ushtarit të Panjohur ku vendosën kurora nën himnin kombëtar grek. Drejtuesit e organizatës kërkuan respektimin e Protokollit të Korfuzit dhe pavarësinë eventuale të Epirit të Veriut, i cili sipas tyre është territor i pushtuar nga Shqipëria pas Luftës së Dytë Botërore. Organizata e rinisë vorioepirote është organizuar në vitin 2003 nga shtetas grekë që mbështesin financiarisht shkollat greke në Shqipëri.

Ajo mbështetet edhe nga SFEVA, shoqatë e krijuar që drejtohet nga mitropoliti grek i Konicës, që mbulon me mitropolinë e tij edhe zonën e Dropullit, edhe pse kjo zonë i takon Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe jo asaj greke. Kjo shoqatë disa herë u ka kërkuar qeverive greke që të nisin luftën për "Vorio Epirin".

Shekulli

Friday, April 2, 2010

Mesazh nga të parët !

Si mund të blihet dhe të shitet qielli dhe ngrohtësia e tokës?

Ne nuk jemi pronarë të freskisë së ajrit dhe kthjelltësisë së ujit. Çdo gjilpërë e ndritur pishe, çdo grimcë rëre në rrjedhën e lumit, çdo mjegullirë në errësirën e pyllit, janë të shenjta në mendimet dhe jetën e popullit tim.

Uji i kristaltë që rrjedh përrenjve dhe lumenjve, nuk është vetëm ujë, por edhe gjaku i gjyshërve tanë. Gurgullima e ujit është zëri i babait të babait tim. Lumenjtë janë vëllezërit tanë, ata na shuajnë etjen, na ushqejnë fëmijët. Jemi pjesë e kësaj toke dhe ajo është pjesë e jona! Barërat erëmirë janë vëllezërit tanë. Dreri, kali, shqiponja e madhe, janë vëllezërit tanë. Majat e bleruara, kullosat e pasura, trupi i ngrohtë i ponit (kalit të vogël) dhe njeriu, të gjitha i përkasin të njëjtës familje.

Grykësia e tij (njeriut) do ta shkatërrojë tokën dhe pas tij do të lërë shkretëtirë.

Ç’ka vlen jeta nëse njeriu nuk mund të dëgjojë klithmën e cjapit dhe llomotitjen e bretkosave në kënetë?
Pasuria më e madhe e njeriut është ajri. Ai siç duket nuk e vëren ajrin që thith. Për ne ajri është shumë i rëndësishëm. Ajri e ndan shpirtin e vet me jetën. Era që gjyshit tim i dha frymën e parë, do të marrë edhe frymën e tij të fundit. Nëse ju shesim tokën, duhet ta ruani si të shenjtë, si vend në të cilin edhe njeriu mund të thithë erën e ëmbëlsuar me erën e luleve të fushës. Duhet të silleni ndaj kafshëve si ndaj vëllezërve tuaj.

Çfarë është njeriu pa kafshë?
Sikur të zhdukeshin kafshët, njeriu do të vdiste nga vetmia e shpirtit. Çfarëdo që t’i ngjajë kafshëve, së shpejti e gjen edhe njeriun. Gjithçka në këtë botë është e lidhur me njëra-tjetrën.

Duhet t’i mësoni fëmijët tuaj që nën këmbë kanë hirin e gjyshërve tanë dhe se toka është e pasuruar me jetën e stërgjyshërve tanë. Duhet t’i mësoni fëmijëve tuaj atë, që ne i kemi mësuar fëmijëve tanë, se tokën e kemi si nënë. Çfarëdo që t’i ndodhë tokës, do t’i ndodhë edhe fëmijëve të saj.

Nëse njeriu pështyn tokën, ka pështyrë vetveten. Toka nuk i përket njeriut, njeriu i përket tokës.

Sazan Guri

Familja e Klodit të BB braktis qytetin, ambasadorët sot miting në Lezhë

Sheshi kryesor i qytetit të Lezhës sot pritet të jetë plot e për plot me njerëz.. Por tashmë jo kundër Klodit, homoseksualit tashmë të njohur të BB3, po me sa duket në mbështetje të tij.

Ajo që pritet të ndodh sot, është shkaktuar nga një sinjalizim i familjarëve të Klodit. Jeta e tyre në qytetin e Lezhës nuk është më si më parë. Për shkak të paragjykimeve të bashkëqytetarëve të tyre, ata janë detyruar prej disa ditësh që të largohen nga qyteti. Që prej ditës, kur Klodi Çela pranoi hapur se ishte homoseksual, të afërmit e tij janë gjendur nën presion.

Situata ka tërhequr sërish vëmendjen e ambasadorit Amerikan, Xhon Uidhërs. Dje u njoftua se Uidhërs do të udhëtojë drejt Lezhës, madje jo vetëm. Mobilizimi është më të vërtetë mbrsëlënës. Më të do të jetë edhe Ambasadori Gjerman, Borchardt. Këta të fundit do të shoqërohen edhe nga zv.ministrja e Punës, Filloreta Kodra, këshilltarja e kryeministrit për të Drejtat e Njeriut, Bojana Hajdini, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj, kryetari i bashkisë së Lezhës, Tusha, dhe përfaqësues nga shoqëria civile.

Ambasadori pritet të lexojë një deklaratë publike, në mbështetje të Klodit dhe familjes së tij. Deklarata dhe pjesëmarrja e pazakontë e zyrtarëve të lartë diplomatikë e qeveritarë do të ndiqen nga mediat sot në orën 11:00 të paradites në Lezhë. Sipas njoftimeve aty do të jetë edhe mamaja e Klodi Çelës.

Lindita Kokaj, Shekulli 
 

Thursday, April 1, 2010

Sot është 1 PRILL (pjesa I-rë)

Përshëndetje të dashur shqiptarë.

Në këtë ditë të bukur me diell, më erdhi ndërmend të bëjmë një përmbledhje të shkurtër të së kaluarës tonë të vështirë, për të përmendur kështu të gjitha sukseset dhe arritjet tona.
Kemi kaluar vërtetë sfida të mëdha, por vlen për tu përmendur fakti se të bashkuar, ne dinim të korrnim vetëm suksese. Le të kthehemi një çast tek e kaluara jonë e errët, duke prekur hap pas hapi sfidat tona të fituara.

Ishin vite të gjatë tranzicioni dhe pasi mposhtëm me vullnetin tonë të lirë diktaturën komuniste, e gjithë Europa i bëri thirje shtetit Shqiptar, që një pjesë së kësaj popullsie vitale, ta merrte borxh për disa dekada në shtetet e tyre, për të rigjeneruar popullsinë e plakur e të pamotivuar të saj. Gjatë kësaj kërkese, shtetet europiane u zotuan njëkohësisht që do ti trajtonin shqiptarët ashtu si ata e meritonin, duke i ngarkuar nëpër anije moderne, ku nënat dhe fëmijët qëndronin në suita të veçanta dhe Sibiljet italiane i shoqëronin për një udhëtim sa më komod dhe të sigurtë.

E sapo shqiptarët u shpërndanë nëpër të gjitha shtetet e plakura të Europës, gjithçka ishte bërë gati tashmë. Ata u rehabilituan nëpër banesat më moderne siç i takonte këtij populli fisnik, të cilit Europa i detyrohej aq shumë, në çdo aspekt human.

Europa ishte e ndërgjegjshme për rolin e pazëvendësueshëm që ky popull kishte dhënë në kulturë, histori, gjuhësi.

Ishte koshientë që shqiptarët ishin populli i vetëm në botë që kurrë nuk kishte përndjekur çifutët, që kurrë nuk kishte ndezur një luftë, që kurrë nuk ishte vrarë për besimin fetar duke qenë shembull absolut i tolerancës. Ishte e ndërgjegjshme që shqiptari armikun kurrë nuk e kishte vrarë pas shpine, por kur e kishte çarmatosur e kishte lënë të lirë të kthehej nga kishte ardhur, apo në rastin e Italisë fashiste, madje edhe e kishte strehuar e mbrojtur.

Nuk mund të shpjegohej ndryshe fakti se shqiptarët sapo u përhapën nëpër botë, për ta u rezervuan vendet më të privilegjuara e kyçe të punësimit, kryesisht si punjonjës social ndaj prostituave të dhunuara, në policinë e antidrogës dhe ballë për ballë në luftën ndaj rrjeteve kriminale të organizuara.

Europa e dinte mjaft mirë historinë e shqiptarëve, karakterin e tyre. I njihte mjaft mirë krimet që ishin bërë ndaj tyre dhe ky ishte rasti i volitshëm për te shlyer sadopak këto vuajte shumëshekullore, që arrinin kulmin paradoksal me qindra e qindra shqiptarë të helmuar, për një abetare.

Mjafton të flisje shqip që të gjithë të të shikonin me një konsideratë supreme dhe të të ofronin pa kushte miqësinë e tyre. Të thoje se je shqiptar e vjen nga Shqipëria, europianët të ngjiteshin si mushkonjat pas dritës, për tu bërë mik me ty, për të mësuar prej teje, si një dëshmi e gjallë historike që shqiptari ishte.

Në gjitha shtetet ku shqiptarët u ftuan të kontribuojnë u duk ndjeshëm ndikimi i tyre. Emrat shqiptarë u bënë më të preferuarit tek të huajt, të cilët duke mos u mjaftuar me kaq, filluan të vendosin si lëndë me detyrim shqipen, nëpër të gjithë gjimnazet e tyre. Kjo ishte domosdoshmëri për shkencën dhe kulturën. Europianët nisën kështu të studiojnë dhe të mësojnë gjuhën nënë, e cila kishte lindur të gjitha gjuhët indoeuropiane.

Ndër këto shtete, ku shqiptarëve iu përgjëruan të kolonozonin, një vend special luante shteti grek. Dashuria e tyre ndaj shqiptarëve aty ishte speciale dhe kjo ishte madje edhe çështje shtetërore.

Shkroi: Stop Injorancës