Monday, April 12, 2010

Xhulio Andreoti, Lavdi, sukses dhe implikim me mafian

Giulio Andreotti, i lindur në Romë, më 14 janar të vitit 1919, është një ndër politikanët italianë më të njohur të periudhës së pasluftës, shkrimtar dhe gazetar, eksponent i partisë Demokracia Kristiane (DC).


Andreotti ka qenë në qendër të skenës politike italiane për të gjithë pjesën e dytë të shekullit të XX. Ka pasur shumë herë detyra të ndryshme politike: ka qenë shtatë herë kryeministër i vendit, tetë herë ministër i Mbrojtjes, pesë herë ministër i Punëve të Jashtme, dy herë ministër i Financave, ministër i Bilancit dhe ministër i Industrisë, një herë ministër i Thesarit dhe ministër i Brendshëm. Ka qenë gjithmonë i pranishëm në Parlamentin italian nga viti 1946 dhe senator i përjetshëm që prej vitit 1991.

Në fund të viteve ‘90 ka kryer një proces për bashkëpunim me mafian. Ai pati një seancë gjyqësore në Gjykatën e Shkalës së Parë në vitin 1999, ndërsa Gjykata e Apelit e Palermos në vitin 2003 konfirmoi pafajësinë vetëm për ngjarjet e pas-pranverës së vitit 1980, duke kujtuar se para asaj kohe Andreotti kishte shfaqur një "bashkëpunim serioz, konkret dhe në vazhdimësi" me personazhe që kishin lidhje me mafian.
Në vitin 2004, Gjykata e Kasacionit ka konfirmuar drejtpërsëdrejti sentencën e Gjykatës së Apelit. Giulio Andreotti është mbiquajtur në rrethin e gazetarëve "Divo Giulio" (Xhulio i amshueshëm), duke marrë spunto nga Giulio Cesare, për të vënë në dukje "shenjtërimin e tij" në fushën e historisë së politikës së Italisë.

Masa juridike
Andreotti iu nënshtrua një gjykimi në Palermo për bashkëpunim mafioz. Ndërkohë që sentenca e Shkallës së Parë, realizuar më 23 tetor të vitit 1999, e kishte shpallur të pafajshëm për mungesë provash, sentenca e Apelit, e realizuar më 2 maj të vitit 2003, duke dalluar gjykimin për fakte deri në vitin 1980 dhe ato të mëvonshmet, ka pohuar që Andreotti kishte "kryer" krimin e pjesëmarrjes dhe bashkëpunimit me shoqatën për krime 'Cosa Nostra", "konkrete deri në pranverë të vitit 1980". Për faktet e mëpasme në pranverë të vitit 1980, Andreotti u shpall i pafajshëm. Sentenca e Gjykatës së Apelit të Palermos të vitit 2003 bënte fjalë për një gatishmëri autentike, të qëndrueshme dhe miqësore të të akuzuarit kundrejt mafiozëve deri në pranverë të vitit 1980. Si akuza, ashtu edhe mbrojtja, paraqitën kujtime në Gjykatën e Kasacionit, njëra kundër pjesës absolute dhe tjetra për të fshirë përfundimet e sentencës së Gjykatës së Apelit. Megjithatë, Kasacioni më 15 tetor të vitit 2004 konfirmoi sentencën e Apelit. Nëse sentenca përfundimtare do të kishte mbërritur ndërmjet 20 dhjetorit të vitit 2002, Andreotti do të ishte dënuar në bazë të artikullit 416, pra në bashkëpunim "të thjeshtë", pasi ajo e rënda e fushës së mafias (416 bis) u fut në Kodin Penal vetëm në vitin 1982 me ligjin Rognoni-La Torre.

Për sa i përket përfshirjes në vrasjen Pecorelli, Andreotti u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe më pas u dënua me 24 vjet burg nga Gjykata e Apelit të Peruxhas më 17 nëntor të vitit 2002 dhe më pas përfundimisht, u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Kasacionit.

Interpretime dhe kritika
Figura e Andreottit është bërë objekt i interpretimeve dhe polemikave të natyrave të ndryshme. Kontestimet e shumta që iu drejtuan atij kanë përfshirë pothuajse të gjitha fushat e aktivitetit. Akuza dhe dyshime iu drejtuan atij për sa i përket lidhjeve që ai kishte me Kishën Katolike dhe me disa individë të lidhur me misteret më të errëta të historisë republikane dhe jo gjithmonë imazhi i tij ia ka dalë mbanë të shkëputet nga disa gjykime. Ai mendohej të ishte edhe gei, pasi akuzohej se kishte puthur Toto Rina në buzë. Giulio e ka mohuar gjithmonë faktin se ka takuar Toton, por specialistët e çështjes në fjalë e kanë për zakon të thonë që nuk e dinë nëse takimi është kryer apo jo, por ata pohojnë se nëse ai ka ndodhur, Giulio ka puthur Toton në buzë. Pra ekzistojnë disa fakte që shpjegojnë prirjet e tij në këtë drejtim. Kur e pyesin nëse do të ishte i gatshëm të pranonte një ligj që do t'i ofrojë më shumë garanci çifteve heteroseksuale, duke përjashtuar ata gei, ai i përgjigjej se do të ishte dakord.
Ai është i këtij mendimi pasi tashmë ekzistojnë disa norma dhe nuk duhet nisur nga zeroja. Sipas tij, bëhet fjalë për të reaguar sipas të drejtave njerëzore dhe individuale, por asnjëherë duke shtrembëruar dhe dobësuar rolin e familjes, që është e vendosur nga Kushtetuta. Ai ndër të tjera theksonte se tashmë në kohët e sotme ka shumë propagandues të monogamisë, që më pas kanë dalje të lira të dukshme. I gjallë si gjithmonë, i pamposhturi senatori i përjetshëm, ai ka qenë kurdoherë i vëmendshëm lidhur me ngjarjet që zhvilloheshin në politikën e vendit dhe nuk ka lejuar të anashkalojë asgjë që rezultonte të ishte e rëndësishme për jetën politike. Ishte një politikan që gjithë jetën e tij iu përkushtua profesionit dhe që ndërroi shumë poste, nga të cilat përfitoi shumë.

Sigurisht që një karrierë e gjatë në politikë të ofron shumë gjëra, lavde dhe suksese, por në të njëjtën kohë edhe disfata dhe surpriza jo të këndshme, ndër të cilat më e papëlqyeshmja ka qenë procesi i gjykimit të tij në lidhje me implikimin e tij me mafian.

G. Shqiptare

Shikoni me vëmendje një monolog të Andreoit, në filmin kushtuar tij:"Divi"
http://www.youtube.com/watch?v=eF2cO3YsVf8

Origjina e racës shqiptare

PROVA GJUHËSORE PER AUTOKTONIN E RACËS SHQIPTARE - ZBULIMET ARKEOLOGJIKE - MENDIMI I ANTROPOLOGVET - BESIMI I DIELLIT DHE BESTYTNl TË SOTSHME - PËRFUNDIM.

Pesë vjetë më parë, Shpend Bardhi pati botuar në Përpjekjen Shqiptare një studim sintetik mbi origjinën e popullit t'onë. Duke marrë për bazë gjurmimet e linguistëve dhe t'albanologëve më të rëndësishëm të botës, ai rrihte me radhë hipotezat e ndryshme që mbështeten sidomos në gjuhë.


Kemi shumë rasje që provojnë se origjina e gjuhës së folur nga një popull nuk ka asnjë lidhje me racën së cilës ky popull i përket.
Kështu, për shëmbull, s'kanë të bëjnë aspak me arjanizmin, e posaçërisht me racën nordike t'Anglosaksonëve, të gjitha ato fise me ngjyrë të ndryshme që, në të pesë kontinentet e dheut, meren vesh në mes të tyre me anën e anglishtes.
Por, për Shqiptarët gjak e gjuhë kanë burim të njëjtë e prandaj studimi i Shpend Bardhit do t'i zinte me shumë të drejtë faqet e kësaj kaptine, sikur mos të donim të kërkojmë edhe ndonjë burim tjetër për të provuar më me siguri se ç'është kjo raca shqiptare duke nxjerë argumentat jo vetëm nga gjuha, por edhe nga arkeologjija, nga mitologjija e nga kërkimet antropologjike.

Linguistët ndahen nga njëri tjetri për origjinën e gjuhës e të popullit t'onë, me gjithë se kurrkush nuk mohon prejardhjen e saj indo-europjane. Kjo prejardhje ësht vulosur nga Franz Bopp-i ,që nëpër studimet filologjike, ka vërtetuar preras karakterin arjan të gjuhës e pra të popullit t'onë.

J. G. von Hahn-i, konsulli zë-madh i Austris në Janinë, në veprën e tij "Albanesische Studien", e gjen shqipen e sotshme bijë t'ilirishtes dhe Gustav Meyer-i, m'i madhi albanolog i shekullit të kaluar, e pranon dhe mundohet t'a provojë këtë hipothezë. Glotologë të tjerë, ndër të cilët Hirt e Pedersen, nuk e
konsiderojnë gjuhën t'onë të rrjedhur nga ilirishtja, por nga thrakishtja; ndërsa albanologu sërb Bariq thotë për të se ësht një thrakishte e ilirizuar. I famshmi studjonjës i shqipes, Norbert Jokl, të cilit i detyron shumë Kombi i ynë dhe albanologjija, është i mendimit se shqipja është një gjuhë thrako-ilire.

Këtyre mendimeve që nuk qëndrojnë kaq shumë larg njëri nga tjetri, i janë shtuar edhe dy të tjera krejt të ndryshme.
Njëri i August Schleicher-it që ve shqipen në një degë indo-europiane bashkë me latinishten e me greqishten dhe i përmbledh që të trija nën emrin «grupi pelazgjik»;
tjetri i August Friedrich Pott-it që thotë se shqipja është një gjuhë iliro-pelazgjike para-indo-europjane.

Por të dyja këto mendime kanë gjetur kundërshtime të forta ndër glotologë. E para është lënë thuaj se më nj'anë; e dyta ka shumë shkencëtarë kundra dhe në qoftë se brenda caqeve të filologjisë ka ndonjë mbështetje, nuk pranohet n'asnjë mënyrë nga shumica e historjanve dhe e arkeologve. Ndër këto kohët e fundit as historjanët as glotologët nuk po flasin më për një gjuhë e një popull pelazgjik para-indo-europian, por për një popull proto-ilir arjan, 2) për të cilin as ata vetë nuk dinë se ç'ësht me saktësi.

Vlejnë pra të mirren në shqyrtim tri hipotezat e para.

Të provosh në se Shqiptarët janë prej origjine thrake apo ilire ka rëndësi të veçantë për ne, sepse po të pranohet njëra ose tjetra nga këto hipoteza, do të thotë të vërtetohet nëse Shqiptarët kanë qënë ngulur që prej kohëve më të lashta në viset që zënë afër e ngjat edhe sot, apo janë të shpërngulur prej ndonjë treve tjetër që ndodhet më afër Detit të Zi.
Shpërngulja sjell me vehte edhe përzierje gjaku, sepse një popull që largohet prej një toke e vendoset në një tokë tjetër, duhet të ketë pasur përpjekje, medoemos, më parë me fiset q'e kanë dëbuar e pastaj me fiset që ka gjetur në vendin e ri. Midis tij dhe këtyre dy grupeve janë bërë kryqëzime që, në përpjestim me kohën e përpjekjes e me numrin e përbërësve të fiseve të huaja, kanë lënë gjurmë shumë pak të dukëshme në brumimin e racës.

A kanë banuar, vallë, stërgjyshët t'anë në viset ku stërnipët e tyre ndodhen edhe sot ? A po kanë ardhur këtu prej një treve që gjëndet më nga veri-lindja e që kishte për qëndër Nishin, domethënë prej Dardanis që përputhet me Kosovën e sotëshme, ashtu si ç'thot Jokl-i ? A po, më në fund, përpara shkeljes së Serbëve në Ballkan, banonin më afër Detit të Zi, në trekëndshin Nish - Shkup - Sofie, ashtu si pohojnë Samdfeld-i e Weigand-i?

Ndër këto kohët e fundme pesha është duke rënduar më tepër nga ana e iliricitetit të popullit shqiptar dhe nga anasija (autoktonija) ë këtij populli. Një albanolog i ri gjerman, Georg Stadtmueller, duke u mbështetur gjithnjë në gjuhë e duke shqyrtuar fjalët e huaja greke e latine të Kishës, që kanë hyrë prej kohësh më shqipen, e gjen djepin e fisit t'onë në një vend që duhet të ndodhet patjetër afër Greqisë nga njëra anë dhe afër Dalmacisë nga ana tjetër, do me thënë n'atë pjesë të buzës lindore t'Adriatikut që banohet edhe sot prej Shqiptarve. Bilé, siç do të shohim edhe më pas, autori i përmëndur ngul këmbë për të provuar se në kohën e shkeljes së Sllavëve të hershëm, hapësira jetësore e të parëve t'anë, kufizohej në bjeshkët e Shqipërisë së veriut e, pikërisht, në malet e në luginat e krahinës se Matit. 3)

Përkrahsi m'i madh i origjinës ilirike dhe i autoktonisë së Shqiptarve është profesori i Universitetit të Palermos Francesco Bibezzo, që njihet prej të gjithë botës si autoriteti m'i lartë në studimet mesapo-japige.
Për të provuar marrëdhëniet që në kohë e në hapësirë lidhin shqipen me ilirishten e vjetër dhe për të vërtetuar vazhdimin historik e gjeografik të shqiptarve të sotshëm nga Ilirët e lashtë, ai mbështetet në monumentet dhe inskripsionet mesapike të gjetura në Pulje e në Kalabri, të cilat kanë përgjasim të madh me inskripsjonet e rralla ilirike që janë zbuluar përkëtej detit Adriatik. Për shpjegimin e këtyreve duhet përdorur patjetër shqipja e sotshme e prandaj — arsyeton Bibezzo — kur shqipja dhe ilirishtja janë të barabarta me një gjuhë të tretë, duhet të jenë të barabarta edhe me shoqja-shoqen.
Në këtë studim shumë të vlershëm, të cilit Shkencëtari i madh po i kushton mund e djersë prej vjetësh, ai arrin duke ndjekur tri rrugë:
«I. Rindërton në të gjithë hapsirën sipërfaqen gjuhësore t'ilirishtes së herëshme;
II. shtrin dhe thellon mardhënjet leksikore, fonetike e gramatikore të shqipes me japigo-mesapishten; III. në suazën e përkatsive t'ilirishtes intensifikon kërkesën e ndonjë isoglose që, edhe në se numri i mbeturive gjuhësore ësht i vogël, të lidhet posaçërisht shqipja me dialektet e folura lashtë në tokën me iliricitet ethnologjik e glosologjik të provuar. 4) Në lidhje me thrakishten, Gjurmonjsi i çquar e thjeshtëson mjaft punën, pse ai nxjer prova të shumta për të vërtetuar se Thrakas e Ilirë kanë folur një gjuhë ti vetme. 5)

Çështja e selisë ku kanë zënë fill Shqiptarët ka dalë në shesh rastësisht ndër fusha të ndryshme studimi dhe prandaj nuk ësht rrahur aq sa duhej prej shkencëtarvet. Në këto kushte përfundimet nuk duhen koinsideruar të sakta, pse pikat e nisjes kanë qënë të kuifizuara. «Në heshtjen e shkrimtarvet, thot Ribezzo, problemi u zgjith, si të thuash, negativisht nga Hahn-i n'Albanesische Studien I (1853 faqe 213 e tutje): në qoftë se përjashtohet invadimi sllav, në Mesjetën e lashtë e të ré nuk ka lajme për asnjë tjetër migracjon që të ketë mundur të ndryshojë strukturën ethnike e gjuhësore të Shqipëris dhe të cungojë kështu vazhdimin e evolucjonit të shqipes prej ilirishtes. Ky përfundim nuk ësht pikërisht një circolo vizioso, siç mendon H. Hirt, do me thënë që shqipja ësht zëvëndësja e ilirishtes vetëm pse Shqiptarët ndodhen në selin e Ilirvet. Sot, mbeturit e pakta gjuhësore t'ilirishtes në fushën toponomastike kanë nisur të gjejnë në shqipen elemente përgjegjse edhe për etimologjinë edhe për fonetikën e tyre.» 6)

Më poshtë, një soj si Stadtmueller-i, Profesori i Palermos thot se “po të mendohet që fisi shqiptar vetëm në këtë krahinë (në Shqipërin e sotëshme) ësht në mardhënje me helenizimin e vjetër të Maqedhonis e t'Epirit, me romaniziimin e krahinës danubiane e të Dalmatis, me sllavizimin e Thrakës, rrjeth vetvetiu se kjo bërthëmë (populli Shqiptar) mbetet në vëndin ku gjëndej dhe ku historikisht e linguistikisht mund të pritet, në qoftë se ka lidhje kaq të ngushta me thrakishten dhe me ilirishten, të cilat ishin sipërfaqe që shtriheshin për bri njëra tjetrës në kohën romake.» 7)

Më në funt, përgjasimi i ilirishtes me shqipen, nga njëra anë, dhe i shqipes me thrakishten, nga ana tjetër, toponimet e përbashkëta dhe qënja e fiseve — si për shëmbull Peonët — që thirren herë ilire herë thrakase, të bëjnë të besosh se Thrakët dhe Ilirët përfaqsojnë dy emra të një ethnos-i të vetëm të ndarë dysh vetëm politikisht e gjeografikisht. 8)
Të shkojmë më tutje në rrjeshtimin e provavet gjuhësore e historike që vërtetojnë iliricitetin e popullit shqiptar, do të zgjatemi shumë e do të kapërcejmë qëllimin e kësaj vepre. Për të përkrahur ndryshimin ethnik në mes të popullit që banoi dikur në Shqipëri dhe këtij të sotëshmit nuk mbetet veç se të pranojmë hipothezën e një pushtimi të huaj që duhet të ketë ngjarë pas rënjes së Perandoris së Romës. Por arkeologjija na jep prova të mjafta për t'a rrëxuar edhe këtë pretendim.

Gërmimet arkeologjike që kanë të bëjnë me qytetrimin dhe me popullin ilir janë shumë të kufizuara. Ato të Feniqit," të Butrintit, t'Apollonis, të Durrsit e të ndonjë vëndi tjetër nuk kanë rëndësi të madhe për kërkimet ilire, pse këto qëndra janë, në përgjithsi, kollonira të themeluara prej Grekësh që kaluan më vonë në dorë të Romakvet e prandaj pika ku, mbi një nën-shtresë ilirike, vihen dy mbishtresa, njëra helenike dhe tjetra italike.

Por këtë mungesë të dukëshme e plotson, deri diku, Nekropoli i Komanit, zbuluar në një luginë të Pukës që përshkohet nga Drini. Gjurmë të qytetrimit që tregojnë varret e këtij Nekropoli gjinden edhe nëpër shumë krahina të tjera të Shqipëris, në disa vise të Greqis dhe, ça ka për ne rëndësi, n'Afionën e ndodhur n'ishullin. e Korfuzit. Englezi Bulle, që ka bërë një studim t'imtë mbi këto varret e fundit, nxjer argumenta bindës për të provuar se këto, përveç ndonjë përjashtimi të vogël, i përkasin shekullit të shtatë e.s.. Varrezat e Komanit, si pas këtij Autori, janë pak më të reja se ato të-Korfuzit. 9) Dhe me të vërtetë edhe arkeologët e tjerë kanë pranuar se grumbulli m'i math i tumuleve 10) të Komanit duhet të jetë i shekullit të tetë e.s.; por ka edhe mjaft asosh q'i përkasin një kohe shumë më të lashtë. Materjali i mbledhur provon hapët se në popullin ilir ka pasur një vazhdim të qytetrimit halstattjan, 11) që ësht përhapur an' e kand tokës së banuar prej fisevet të tij. Rëndësija e veçantë që ka për thezën që po rrahim Nekropoli i Komanit rrjeth pikërisht nga shkaku se varret qenë hapur ndër epoka të ndryshme. Arkeologët që kanë marrë në studim materjalin e mbledhur mendojnë se një pjes' e tij rrjeth prej një kohe përpara shkeljes së Romakvet në Shqipëri. Kemi, pra, një vazhdim traditash dhe ndikimet e ndryshme qe ka pësuar populli ilir mbrënda një periudhe njëmij-vjeçare. «Nelkropoli, prandaj, provon evolucjonin e qytetrimit iliro-romak krahinor dhe vazhdimin e elementit ethnik.» 12) Të njëj mendimi me Mustilli-n janë edhe Nopcsa, Traeger, Zeiss e shumë studjozë të tjerë.

Ka ndonjë shkencëtar që beson se në varret e Komanit duhet të gjënden edhe përfaqsonjës të popullsis sveve ose avare ose sllave. Hipotheza e parë ësht rrëxuar prej dijetarvet më të rëndësishëm, megjithse ndonjë shënj' e racës nordike gjëndet në këtë Nekropol. Për Avarët dihet me siguri se n'ushtrin e tyre kishte shumë Sllavë. Këta në shekullin e gjashtë shkelën Ballkanin dhe në krye të shekullit të shtatë elementi sllav q'erdhi me ta u përhap në të gjithë Gadishullin duke lënë të paprekura vetëm qytetet e Dalmatis, me përjashtim të Salonës, bregdetin e Egjeut dhe një rrip toke rreth e rrotull Konstantinopolit. Ësht vërtetuar historikisht se Avarët vetëm të shoqëruar nga Sllavët kanë shkelur në tokët t'ona dhe se këta të fundit, për të hyrë në vise shqiptare, kanë gjetur vështirsira të mdha, ça vërtetohet edhe nga numri shumë i kufizuar i mbeturive linguistike të kësaj epoke që janë futur në shqipen. Ësht e vërtetë se në tumulet e Bosnjës, ku elementi sllav zuri rrënjë të thella, gjejmë shumë sende që i u përngjaijnë atyreve q'u zbuluan në Koman ; por dijetarët janë të sigurt se këto sende janë më të vjetra nga pushtimi sllav.

Qytetrimi i Komanit, pra, ësht një fazë e mëvonëshme e qytetrimit të zbuluar në Bosnjë. Ai i përket kohës romake. Edhe sikur të mos pranohet se një pjes' e varrevet të zbuluara janë të kohës romake, duhet përjashtuar një herë e mirë mundësija e njohjes së përfaqsonjësve të ndonjë fisi sllav ose avar, t'ardhur në Shqipëri në mes të shekujvet gjashtë e shtatë e.s., ndër të vdekurit e Komanit. Përkundrazi, duket krejtë e natyrëshme që ata t'i përkasin atij ethnos-i që banonte në këtë krahinë edhe në kohën romake dhe që kishte zënë vënt që prej epokës së hekurit, në të cilën epokë gërmimet arkeologjike vërtetojnë pranin e tij. 13) Zbulimi i varrezavet ilirike të Korfuzit nuk ësht spjeguar akoma ; por ka të ngjarë që disa familje të visevet t'ona të kenë shkapërcyer detin për hkaqe të panjohura prej nesh dhe të jenë vëndosur n'ishullin më të math të Jonit.

***

Anthropologët i akuzojnë pa prerë arkeologët, pse këta, në gërmimet që bëjnë, nuk çajnë kokën për të ruajtur kafkat e mbeturit e skeletrave të njerzve që zbulojnë. Bëjnë, në këtë mënyrë, një mëkat të math, pse nuk i u japin rasje përfaqsonjësvet të shkencës së rëndësishme t'anthropologjis që të çfaqin mendimin e tyre mbi racën që ka banuar në një vënt. Kjo mungesë kujdesi e arkeologve, për të cilën kaq dëndur fshan Eugéne Pittard-i, bje në sy me një herë në gërmimet e shumta që janë bërë në Shqipëri. Nga këto gërmime, për fat të keq, vetëm katër kafka Shqiptarësh të lashtë janë mbledhur e studjuar gjer më sot; që të katra janë nxjerë nga varret e Komanit, në Kalan e Dalmaces afër Shkodrës. Dy ndër to vërtetojnë dolikoqefalin e Ilirvet, kurse dy të tjerat janë brakoide. 14) Por një numër kaq i vogël nuk mjafton për të provuar me një farë saktësije në se Shqiptarët e sotshëm janë apo jo pasardhësit e Ilirvet. 15)

Kemi, veç, një nekropol të vjetër që ka një farë rëndësije për ne: ësht ai i Glasinacit që gjëndet në Bosnje 26 kilometra lark Sarajevës, në një vënt, domethënë, që ndër kohët e moçme, banohej funt e majë prej Ilirësh. Gërmimi në varret e tij ka nisur gjashtdhjetë vjetë më parë. Kafkat e gjetura në to janë studjuar që më 1907 nga Weisbach-u. Përfundimi i këtyre studimeve vërteton se midis sosh ndodhen disa të tipit dolikoqefal, disa të tipit mesoqefal dhe disa të tjera të tipit brakiqefal. Shifet pra, se të paktën dy raca të ndryshme, ajo nordike e ajo dinarike përfaqsohen në Nekropolin e Bosnjës. Si pas Schwidetzky-t, numri i këtyre racave arrin në tri: nordike, mesdhetare e dinarike. Tipi nordik ose verjak
çfaqet në dy variante, në një trajtë me kafkë të lartë dhe në një trajtë me kafkë t'ulët. Ndër kafkat mesoqefale shihet qartë një kalim drejt tipit dinarik, sidomos në trajtim të kafkës mbrapa. Pjesa nordike ësht m'e shumta (gati gjysma), pastaj vjen pjesa dinarike (gati një e treta), kurse tipi mesdhetar ësht më i vogli në numër.

«Po t'i ikqyrim rrashtat në pikëpamje të kohës — shton Anthropologu gjerman — shohim se këtu kemi të bëjmë me rrashta të një periudhe mjaft të gjatë, pra të kohëve të ndryshme. Racat atëherë na tregojnë një çnordizim, domethënë një paksim të racës verjake në dobi të racave të tjera. Raca verjake na çfaqet m'e rrallë në grupet më të reja». 16) Por, le të flasim më vonë për këtë çnordizim që nuk vërteton se kemi të bëjmë me gjak t'ardhur, por ësht vetëm një kalim prej dolikioqefalije në brakiqefali, një fenomen, pra, shkencorisht i zbuluar, me gjithë se nuk ësht spjeguar endé.

Otto Reche, në veprën e vetë Raca dhe djepi i Indo-giermanvet (1936), duke pranuar se të gjakut ilir kanë qënë edhe fiset që banonin në kohët e para të metalit krahinën Picenum t'Italis lindore, merr në shqyrtim skeletet e nxjerra nga varret që janë zbuluar afër Novilara, Belmonte dhe Ancona. Kafkat janë, të gjitha, të gjata e të ngushta, me fytyrë të hequr e të gjatë e me hundë të hollë. Gjatsija mesatare e skeletevet arrin në cm. 167,7. Shihet çiltas se i përkasin racës nordike. 17)

Një dëshmi tjetër mbi racën ilirike munt t'a nxjerrim nga sa kanë shkruar kronikanët e vjetër mbi nëntë nga perandorët e Romës a të Bizancit që kishin arrijtur kulmin e hierarqis politike e ushtarake në buzë të Teverit ose të Bosforit duke u nisur prej visevet t'ona. Këta janë Klaudi, Apoloni, Probi, Valentiniani i Parë, Kostandini i Math, Kostanci i dytë, Juliani, Kostanc Klori dhe Kostandin Gali. Me përjashtim të Julianit që kishte flokë të zezë, të tetë të tjerët ishin flokartë. 18) Historiani latin Taciti i përshkruan Ilirët si një popull i fuqishëm, me flokë e me sy t'errët, i përkurmë, i matur, guximtar, kryelartë, që do më shumë blegtorin se sa bujqësin dhe nxjer ushtarë shumë të mirë. 19) Po t'u hedhim një sy mozaikvet të Justinianit të Madh dhe të së shoqes së tij Theodhora, që janë ndërtuar në Ravenna në shekullin e gjashtë, i pari në Kishën e Shën Apolinarit të Ri dhe i dyti në kishën e Shën Vitalit, do
të na bjenë në sy me një herë tiparet dinarike të Ligjvënsit të math Kosovar, ndërsa Perandoresha duket se ësht e racës mesdhetare. 20)

Nga këto pak shënime kuptojmë se anthropologjija nuk ka në dorë lëndë të nxjerë nga tumulet që të mjaftojë për të vërtetuar origjinën ilire të Shqiptarvet, me gjithë se nuk e mohon n'asnjë mënyrë këtë të vërtetë. As kronikat e vjetra nuk na japin përshkrime që të kenë një farë rëndësije në këtë drejtim. Veç, që të gjitha këto provojnë katërçipërisht se Ilirët ishin indogjermanë me tipare q'i u përngjanin pak a shumë nordikvet.

Por antropologët nuk mbështeten vetëm në matjen e të vdekurvet për të shprehur mendimin e tyre mbi origjinën e një populli. Ata, edhe duke vëzhguar përfaqsonjsit e gjallë dhe duke bërë analize të holla, munt të thonë se cilës race i përket një popull. Kështu, për shëmbull, Pittard-i, i mbështetur në përfundimet e anthropometris, thotë këto fjalë për origjinën t'onë: “Nuk e di në se linguistët kanë rënë në godi për të caktuar origjinën e gjuhës shqipe. Por besoj se anthropologët do të mirren vesh shumë lehtë për të caktuar vëndin e kësaj race. Duket që tashi, me gjithë se kërkimet nuk janë në gjëndje të na e mësojnë preras, që ne mund t'i vëndosim Shqiparët në një nga suazat e klasifikimit të sotshëm të racave evropjane: n'atë të racës dinarike. 21)

Në racën dinarike hyjnë popujt që banojnë, përveç viseve të tjera, Alpet Dinarike, që prej Istries gjer në jugë të Shqipëris, duke ndjekur gjithkund bregdetin lindor t'Adriatikut e prandaj popujt që ndodhen në viset ku më parë banonin Ilirët. Raca dinarike, ose adriatide e Biasuttit dhe raca ilirike janë sinonime. 22)

Në parathënjen e një vepre të hartuar nga Lumo Skëndua, Pittard-i e jep vëndimin e tij mbi origjinën e popullit t'onë me këto f jalë: “Shqiptarët më duken të jenë stërnipat më autentikë t'ilirvet të vjetër.» 23)

Raca shqiptare

Por, thuaj se të gjithë anthropologët kanë vëzhguar në popullin t'ënë tipare që provojnë se duhet të ketë, me doemos, kryqzime me raca të huaja. Krerët dolikoqefalë, syt e kaltërt e flokët e verdhë, që hasen aty këtu edhe ndër ne, nuk janë veçorira të racës dinarike. Lindin, pra, dyshime që duhen sqaruar. Spjegimin na e jep, deri diku, Marcello Boldrini. Ky, me gjithë se nuk e largon preras dyshimin e kryqzimevet, qoftë edhe shumë të kufizuara, me racat sllave, thot se “kushtet gjeografike, faktorët ekonomikë, ndryshimet e përgjasimet anthropologjike me popujt fqinjë, gjuha, zakonet përkrahin hipothezën e përzierjevet të vjetra që munt të kenë ndodhur edhe përpara vëndosjes së këtij populli në selin e sotëshme...” 24)
Kush munt të thotë, atëherë, se Ilirët e lashtë, kur zunë vënt në Gadishullin ballkanik, nuk ishin, që të gjithë, të një tipi të vetëm fizik, por kishte midis tyre individë të pajosur me te gjitha tiparet që shihen edhe sot në popullin shqiptar ?

Tashi duhet bërë edhe një pyetje me rëndësi që ka lidhje vetëm me tregonjsin qefalik: kur përshkrimet e vjetra dhe kafkat e të vdekurvet thonë se llirët kanë qënë kokë-gjatë, si munt të spjegohet brakiqefalija e fortë që vihet ré në Shqiptarët e sotshëm e, përgjithësisht, edhe në përfaqsonjsit e tjerë të racës dinarike? Anthropologët për shumë kohë janë orvatur t'a spjegojnë këtë fenomen. Kanë thënë në krye se, kur në disa varre, si për shëmbull në Glasinac, shihen ndër kohë të ndryshme kafka që kalojnë nga dolikoqefalija në brakiqefali, ka një popull kokë-shkurtër që vjen prej së largu dhe përzihet me vëndësit kokë-gjatë. Bile, pas një hipoteze të dytë — të dalë gjithnjë në kohën kur anthropologjija gjendej në shpërgënjt e foshnjëris — brakiqelalija kishte origjinë aziatike, domethënë ngastrat që popujt brakiqefalë zinin në kartën e Evropës ishin trevat ku popujt indo-gjermanë ishin përzierë me popujt jo të gjakut arjan t'ardhur prej kontinentit lindor. Por sot të dyja këto hipotheza janë rrëxuar preras dhe prej të gjithë shkencëtarëvet ësht pranuar se popujt kokë-shkurtër kanë rrënjë kryekëput evropjane. 25) Anthropologët janë, gjithashtu, të mendimit — me gjithë që fenomeni nuk ësht spjeguar edhé — se në disa zona tregonjësi qefalik vjen duke u rritur; po kalohet pra vazhdimisht prej kafkave dolikoide në kafka brakoide pa patur përzjerje gjaku. Pittard-i këtë fenomen e ka vënë ré në komunën e Londrës dhe në krahinën e Savojës; 26) Biasutti thot se këtë shndrrim të trajtës së kokës nuk -duhet të lodhemi për t'a kërkuar ndër gërmime të banesavet të dikurshme të popujvet, pse sot, në shumë krahina t'Evropës, nga të cilat në disa lugina t'Alpeve, ësht e dokumentuar shtesa e brakiqefalis. 27)

Në kohën kur Franz Bopp-i dhe shkolla e tij bënin krahasime ndërmjet gjuhësh të ndryshme për të zbuluar në to karakterin hindo-gjerman, një studjonjës i math engles, Max Mueller-i, shkruante se popujt që flitnin gjuhë të një rrënje, kishin edhe besime që i përngjanin mjaft njëri tjetrit. 28) Theorija e tij qe luftuar prej shumë kuj për një kohë të gjatë, por më vonë u kuptua se lufta qe e pavënt. 29) U pranua gati nga të tërë mithologët se në themel theorija e Max Mueller-it ishte e drejtë e prandaj, edhe një herë nisën kërkimet në këtë drejtim.

Ësht pohuar prej të gjithvet se baza e mithologjis arjane ësht besimi i diellit. Ky besim, si ndër popuj të tjerë të lashtë me gjuhë arjane ashtu edhe ndër Ilirët, qe në pah të math dhe, për çudi, pjesë të tij kanë mbetur gjallë gjer në ditët t'ona në popullin shqiptar.

Disa vjetë më parë u zbulua n'Austri kryeqyteti i krahinës Noricum që banohej prej Ilirësh.30) Thirrej Noreia dhe gjëndej në malin Lugenboden. Ndër sa ndërtesa të tjera u zbulua edhe pallati mbretror dhe, jo shumë lark këtij, një tempull i goditur në të tretin shekull p.e.s.. Ky tempull ësht i rrumbullakët, 31) me tetë metra diametër dhe i rrethuar me një postrehë, pullazi i së cilës mbahej, si duket, me shtylla të drunjta. Në mes ishte altari, i përbërë prej katër rrasash të të mëdha e të rënda, të latuara e të ngritura mbi tokë. Ndën altar ndodhej vatra e zjarmit për flit që truheshin. Ndonjë statujë Perëndije nuk u gjet në këtë vënt të shënjtë, pse besimi i Ilirvet ishte pa ikona. Por mënyra e ndërtimit të kujton me një herë tempujt e vjetër të Romës ku nderohej dielli.Në majë të një kodre që gjëndet pranë katundit Igls në malsi të Tirolit, Zonja Miltner ka zbuluar një tempull tjetër ilir, në mes të të cilit u gjet shtrirë një rras’ e madhe që përbënte altarin. 32) Në mëngjes, kur dielli dilte për të parën herë në buzë të malit, rrezet e tij binin mu në mes t'altarit duke-kaluar nëpër një gallustër të hapur, për këtë qëllim, në pullas. Që kjo ndërtesë ësht faltore nuk duhet të kemi asnjë dyshim; varret rreth - e - rrotull sajë vërtetojnë se, një soj si sot, edhe Ilirvet të moçëm i u pëlqente t'i varrosnin të dashurit e tyre afër tokës së bekuar.

Ndër popujt e tjerë të vjetër që banonin në Ballkan, kulti i diellit ka qënë shumë i përhapur. 33) Ky kult as nuk ka qënë i njohur në kohën greke arkaike e klasike me përjashtim të Helios-it në Rodi; por edhe për këtë dyshohet se mos ka origjinë të huaj. Një filozof platonik, Maksimi prej Tiros, tregon se fisi ilir i Peonvet adhuronte diellin në trajtë të pafytyrzuar të një disku të vogël të lartësuar mbi një shkop të gjatë. Në monedhat e mbretit Lykkeios të Peonis, që qe aleat i Ilirvet të tjerë e i Thrakasvet kundër Mbretit të Maqedhonis, shihet dëndur koka e Apollit stolisur me dafina; ky ka qënë perëndi që përfytyronte diellin.

Edhe Thrakasit që, si ç'thamë, janë të njëj gjaku e gjuhe me Ilirët, e adhuronin diellin. Sofokliu, në tragjedin e çdukur Tereus, vë këto fjalë në gojën e Thrakasit Orfé: “O Diell hyll shumë i nderuar prej Thrakasvet, miq të kuajve.” Në një tragjedi tjetër t'Eskilit, Bassaridet, Orfeu squhet që me natë për t'u ngjitur përpara agimit në majën e malit Pangeo që t'i falej Diellit, i cili për të ishte Perëndija m'e madhe.

Nuk ka shënja të shumta t'adhurimit të diellit anikonik nga ana e Thrakasvet. Por provohet mirë besimi i tyre ndaj Apollit, të cilit shumë herë i ngjiten mbiemra vendës, si për shëmlbull Sitalkas, ashtu si ç'janë thirrur shumë nga princat e vëndit, dhe Zerynthois që përfaqson emrin e një fisi të tyre. Fytyra e “kalorsit thrakas” ka zakonisht rreth kokës një kurorë rrezesh, shënj' e qartë kjo që vërteton lidhjen shpirtrore të popullit me diellin

Të përmëndim, me qënë se ra rasja, edhe një legjendë maqedhonase, mbassi edhe populli që polli Lekën e Math ësht, si pas mendimit të shumicës së historjanvet, i një origjine me Ilirët. Perdika, themelonjsi i shtëpis mbretnore të Maqedhonis, ishte m'i vogli i tre vllezërve të cilët, nga toka e Iliris, kishin shkuar në Lebaia dhe ishin marrë në shërbim si barinj' prej mbretit të vëndit. Kur mbretresha mbrunte bukët, kishte vënë ré se kurdoherë buka e Perdikës bymehej dy herë më shumë nga bukët e tjera. I a kallxon këtë gjë Mbretit dhe ky, i trëmbur prej këtij farë paralajmërimi, i dëbon të tre vllezrit. Ata kërkojnë rrogën q'u qe caktuar, por mbreti nuk u a jep. Veç, u tregon këtyreve diellin që n'atë çast po hynte në shtëpi nga një bir' e pullazit, dhe u thotë: “kjo ësht rroga që ju meritoni.” Dhe ja ku Perdika përgjigjet në këmbë e në dorë: “edhe ne e pranojmë” dhe, me një thikë që kishte me vehte, shkroi mbi tokë rrethin e diellit. Pastaj hyri tri herë mbrënda këtij dielli të vizatuar për dhé e u largua bashkë me të vllezrit. Vepra me karakter magjik dha përfundimin e pritur, pse Perdika, kur pushtoi të gjithë Maqedhonin, u bë edhe zot i Lebaia-s. Legjenda dëshmon hapët se edhe ndër Maqedhonas dielli adhurohej.

Ndërsa ky adhurim i diellit tregon me saktësi vulën arjane që mbante populli ilir dhe popujt q'ishin të njëj gjaku me të, traditat e mbetura gjer më sot ndër Shqiptarë flasin hapet mbi origjinën ilire të popullit t'onë.

Populli i malevet dhe i fushavet beson edhe sot me këmbëngulje në diellin. Njëzet shekuj krishterimi e myslimanizmi nuk kanë mundur t'i a çrrënjosin këtë besim. Ai vazhdon të hetohet për diell e për rreze të tij. Një varg bestytnish (supersticjonesh) e lidhin me të. Në folklorin t'onë gjënden pjesë të shumta këngësh në të cilat kreshnikët flasin me diellin si të flisnin me një vehtje të gjallë, i kërkojnë atij të mira dhe i binden.

Por ka edhe më. D. Nikollë Gazulli na tregon se Ilirët kishin për simbol të diellit kryqin me grepça, atë që kanë pasur edhe të gjithë popujt arjanë dhe që përfaqsonte zjarmin, flakën e gjallë. 34) Ky simbol, na siguron Autori, ësht i njohur edhe sot ndër malsit e Snkodrës. Shumë gra e qëndisin kryqin me grepça ndër xhubleta të tyre. Në hetimet që ai ka bërë duke pyetur ato që mirren me këto qëndima, ka nxënë se ky trashgim u ka mbetur prej plakash të moçme.

***

Tashi të përmbledhim mendimet mbi origjinën e racës shqiptare.

Pamë në këto faqe se Ilirët janë popull me gjak e gjuhë indo-gjermane dhe se Shqiptarët janë bijt e tyre të vëndosur në krahinat e sotshme që nga kohët më të lashta.

Nga theorit e ndryshme linguistike, shkencëtarët po përkrahin më shumë atë që thotë se gjuha shqipe ësht një gjuhë thrakoilire dhe, duke qënë se po provohet se Thrakas e Ilir janë dy degë të një ethnos-i të vetëm, duhet pranuar mendimi i Ribezzo-s, si pas të cilit Shqiptarët e sotshëm janë pasardhësit e Ilirvet.

Kërkimet arkeologjike na vijnë në ndihmë pikërisht atje ku lajmet historike mungojnë dhe provat gjuhësore nuk kanë fuqi. Ësht një periudhë kur karta ethnografike e Ballkanit ësht përzier shumë, pse popuj të ndryshëm aziatikë janë dyndur mbi tokët e Gadishullit dhe popujt anas (autoktonë) kanë qenë të detyruar të ndryshojnë vënt. Zbulimet e tumuleve të Komanit dhe ato të Afionës japin lëndë të mjaftë për të vërtetuar vazhdimin e elementit ethnik që nga shkatrrimi i Perandoris së Romës gjer në shekullin e tetë e.s.. Pas kësaj kohe historija nuk flet më për migrim fisesh të huaja në tokën e banuar prej Shqiptarvet.

Anthropologët nuk kanë lëndë të mjaftuarshme skeletrike për të vëndosur se Shqiptarë e Ilirë janë një racë e vetme. As kronikanët e vjetër nuk përshkruajnë gjë me saktësi. Por nga studimet e bëra mbi Shqiptarët e sotshëm provohet se këta janë të një race të vetme që thirret dinarike ose ilirike dhe kanë afrim vetëm me ata popuj që janë vëndosur në vise ku historikisht provohet se ka një nënshtresë të dëndur Ilirësh.

Më në funt, nga mithologjija nxjerrim gjith ato prova për të vërtetuar se të parët t'anë ishin arjanë dhe se Shqiptarët e sotshëm ruajnë edhe sot shumë besime në lidhje me diellin. Këto bestytni na kanë mbetur trashgim nga besimet e Ilirvet.

“Shqiptarvet të soçëm, thot Arturo Galanti, i u përshtatet, emri neo-ilir, porsi Grekvet të rinj ai i neo-helenvet dhe Italjanvet, Frëngjvet, Spanjolvet, Portogezvet e Rumunvet emri neo-latin”. 35) Krahasimi i Auktorit italjan mbështetet më fortë në gjuhë e qytetrim se sa në gjak. Shqiptarët janë stërnipët e drejtë-për-drejtë t'Ilirvet, jo vetëm pse rrënja e gjuhës së tyre ësht ilire dhe se qytetrimi i vërtetë i tyre mban shumë elemente të qytetrimit të këtij populli, por më tepër pse në venat e tyre lëviz po ai gjak që dikur i u jipte jetë e gjallëri IIirvet të lashtë.


Shenime:
20) A. A. VASILIEV : «Histoire de l'Empire Byzantin», Paris, 1932, Tome I faqe 173 e 201.
21) PITTARD : “Les Races et l'histoire”, faqe 362.
22) Po të bëjmë korrigjimet e duhura në lidhje me origjinën ilirike të Shqiptarve, mendimi i Mehdi Frashrit përkon plotësisht në këtë pikë : «kur thonë anthropologët raca dinarike, duan të thonë raca ilirjane e cila, tue u përzierë me Thrakasit, dhe mbase me elemente të mëparëshme, formoi racën arbërore ose shqiptare».
«Histori e Shqipëris, etj.», faqe 70-71.
23) “Les Albanais, me paraisse-nt etre les descendants les plus authentiques des anciens Illyriens». Shif parathënjen e veprës “Les Albanais chez eux et a l'étranger”, Lausanne 1919, faqe 4.
16) I. SCHWIDETZKY : "Ilirët e Glasinacit si racë", në Bota Shqiptare, 1943, faqe 101 - 102.
17) BOTA SHQIPTARE faqe 100.
18) BOTA SHQIPTARE faqe 100.
19) BOLDRINI : «Op. Cit.», faqe 28.
14) R. BATTAGLIA : “L'Europa Danubiano-Balcanica”, faqe 778-779.
15) Pastaj, në lidhje me trajtën e kafkavet të gjetura në Koman, duhet bërë edhe një veré tjetër : ky Nekropol ndodhet në buzë të Drinit, pra në të vetmen rrugë të natyrëshme që ka lidhur, që në kohët e lashta, Dardhanin me Detin Adriatik. Kemi të bëjmë me një zonë transiti ku ësht e pamundur të kërkohet omogjenitet shumë i math anthropologjik. Rëndësi të vërtetë për ne duhet të kishin skeletet e zbuluara në ndonjë sipërfaqe të veçuar, në ndonjë luginë të rrethuar prej malesh, për shëmbull. Vetëm këtu duhen kërkuar tipet e vërteta t'Ilirvet të lashtë. — Mbi sipërfaqet e veçuara e sipërfaqet e transitit, shif MARRO : «Primato della Razza Italiana», faqe 44, 45, 46.
12) MUSTILLI : “L'illiricita del Popolo Albanese”, faqe 37.
13) MUSTILLI : “L'illiricita del Popolo Albanese”, faqe 39.
9) MUSTILLI : «L'illiricita del Popolo Albanese», faqe 36, 37, 38.
10) Tumul, tumule nga lat. TUMULUS - varre Ilirësh të rrumbullakta që, për dhën e hedhur mbi to, i përngjajnë një kodrine të lëmuar.
11) Qytetrimi halstattjan (nga emri i një qyteti të vogël që ndodhet n'Austrin e sipërme, Halstatt, ku janë zbuluar varre historike me rëndësi të madhe) ka qënë i përhapur ndërmjet shekujve IX e V p.e.s.. Ësht periudha kur punohet së bashku hekuri dhe brunxi. Krijimin e këtij qytetrimi të rëndësishëm gjurmonjsit i a mbështesin popullit ilir.
5) Fr. RIBEZZO : «Premesse storico-linguistiche sull'autoctonia ilirica degli Albanesi», Rivista d'Albania, viti 1940, faqe 139-140.
6) RIBEZZO : «Pramesse storico-linguistiche ecc...», faqe 117.
7) RIBEZZO : «Premesse storico-linguistiche ecc...»,, faqe 118.
8) MUSTILLI : «L'illiricita del Popolo Albanese», Rivista d'Albania, . viti 1942, faqe 31.
3) Georg STADTMUELLER : «Historija Shqiptare në pikëpamje të Kombsis si problemë gjurmimesh», përkthim i Prof. Karl Gurakuqit, Hylli i Dritës, 1942, faqe 153.
4) Francesco RIBEZZO : «L'originaria area etno-linguistica dell'albanese e la sopravvivenza di una parola peonica in Italia», Rivista d'Albania, Viti 1941, faqe 129.
2) Domenico MUSTILLI : “La civilta preistorica dell'Albania”, Rivista d'Albania, viti 1940, fasc. III, faqe 308-309 dhe nga i njëjti auktor «Origini del Popolo Illirico», Rivista d'Albania, viti 1940, fasc. III, faqe 319-320.
1) Shpend BARDHI : «Origjina e popullit shqiptar», Përpjekja Shqiptare, Viti i dytë, faqe 322.24) Marcello BOLDRINI : «Op. Cit.», faqe 44.
25) Renato BIASUTTI : «La classificazione delle Razze Umane», faqe 276 e 301.
26) PITTARD : «Les Races et histoire», faqe 19, 28, 29 e tutje.
27) BIASUTTI : .L'Umanita attuale», faqe 229, 230.
28) J. EVOLA : «Il Mito del sangue», faqe 9.
29) Raffaele PETTAZZONI : (Accademico d'Italia) : «Antichi culti nella penisola balcanica», Rivista d'Albania, 1941, faqe 109.
30) GELASIUS : «Bindimi i Diellit ndër Ilirët», Hylli i Dritës, 1913, faqe 77.
31) THALLOCZY shkruan se Ilirët “kishin tempuj të rrumbullakët, të goditur përmbi bregore...” Bota Shqiptare, faqe 106.
32) GELASIUS : «Op. Cit.» faqe 80.
33) Mbi adhurimin e diellit ndër Ilirë, Thrakas e Maqedhonas, shif PETTAZZONI, «Op. Cit.»
34) GELASIUS: (pseudonimi i D. Nikollë Gazullit) «Op. Cit.» faqe 83 - 84. Kryqi me grepça mbahet si emblema e Pantheonit arjan dhe e qytetrimit arjan. Gjermanët e sotshëm e kanë vënë atë në flamurin kombëtar për të kallxuar lidhjen e ngushtë shpirtrore të lëvizjes së tvre me traditat e mbetura trashgim prei stërgjyshërve.
35) Arturo GALANTI : “Populli Shqiptar”, në Bota Shqiptare, 1943, faqe 117.

Friday, April 9, 2010

Kush na e vodhi buzëqeshjen ...?!

Vështro njerëzit...
shikimet e tyre armiqësore
sy boshë, të ftohtë,
me qëllime djallëzore.


Ky shesh tashmë pa lule
mbushur me pacientë të pakuruar,
të heshtur, të zymtë,
të trishtë e të dërrmuar.


Disa flasin me veten
një tjetër ulëret,
disa kërkojnë borxhe,
dikush tjetër borxhin pret.

Fytyra të errta,
me rrudha, të vrara,
shoferë autobusësh,
që mes tyre bëjnë gara.

Lypsarë të rreckosur
që flasin në celular.
fëmijë e pleq në rrugë,
që shesin ende fara,

Askush nuk përshëndet
të gjithë mërmërisin,
të stresuar, të lodhur,
buzëqeshjet më nuk grishin.

Jemi bërë si ujq,
por të pabesë ndaj tjetrit
të paskrupullt, të ndyrë
pa respekt ndaj më të vjetrit.

Kemi 10 vjet
në të njëjtën shkallë,
kush e kush të nxjerrë dhëmbët
sa shihemi përballë.

Kemi harruar të buzëqeshim,
të themi një fjalë të mirë,
përbindsha ndaj tjetrit
disa viktima, të tjerë vampirë.

Hajdutë me dyqane,
hajdutë me dy-tri hane,
hajdutë me kushtetutë,
hajdutë, kudo hajdutë.


Jemi ndarë me familjen,
nuk flas më me tim atë
djali i xhaxhait shiti pronat,
na vodhi paratë.

Në darkë nuk flemë të qetë
në mëngjes nuk gdhihemi të ç'lodhur
ditën sillemi kuturru,
nuk 'punojmë e prapë ... të lodhur.

Buzëqeshje të stisura
të shtirura hipokritësh,
gajasje servilash,
nënqeshje përbuzëse mes mikësh.

Pordhë, pluhur dhe plehra
zhurmë, helm e vrerë
plehra ku jetojmë, ku shkelim, ku hamë,
kudo e kurdoherë.

Humor me politikanë
e politikanët tallje me ne,
humor me organe gjenitale
sa të mjerë e të varfër ne...

Jemi bërë qesharakë,
por nuk buzëqeshim,
kush na i vodhi fytyrat krenare,
që me buzëqeshje duhet të veshim ?



Shkroi : Stop Injorancës

"Si shpjegohet që kemi shtet legen, por shtetarë të pasur?"

Çfarë kemi pas 20 vitesh qeverisje të ndryshme nga një krah në tjetrin?

Kemi një shtet super të varfër, legen, pa dinjitet e moral, servil e mashtrues, që nuk i mbron interesat e qytetarëve të vet e të bashkëkombësve. Që për njëzet vjet shkatërroi të gjitha pasuritë e këtij vendi, grabiti e vodhi, ndoqi terapinë e shokut dhe e çoi arsimin dhe shëndetësinë në zero.

Shqipërinë e bëri një vend rrumpallë një han me dy porta, bile me porta të shqyera, një vend ku blihet e shitet gjithçka, përfshirë moralin. Blihen e shiten edhe toka, ujera detare, varreza, minoritete të sajuara, blihen e shiten heronj që kthehen në kriminelë e kriminelët bëhen heronj, shiten e blihen ngjarje të mëdha historike, data çlirimi e gjithçka.
Politikanët shqiptarë dhe shqiptarë duke parë si spektatorë fatin e tyre...

Por, nuk duhet harruar se megjithëse kemi këtë shtet, por ama kemi pushtetarët më të pasur në rajon e kjo është merita jonë që i kemi lejuar e vazhdojmë t'i lejojmë të pasurohen.

Bujar Cani, G. Shekulli

Pushkatimi i qen(i)eve të deklasuara.

Prej vitesh në Shqipëri, por sidomos në Tiranë ka nisur një gjueti marramendëse dhe keq ndjell-lënëse ndaj qenëve të ashtuquajtur rrugaç, duke harruar se ata nuk kanë asgjë mangut nga qeniet njerëzore, përkundrazi gëzojnë vetira dhe instikte, që njeriut të sotëm homo sapiens të shekullit të ri edhe i mungojnë.

Dhe për këto virtute, sikundër dhe brirët e elefantit, njeriu i sotëm, sidomos tek Ne, në vendin tonë po hakmerret në mënyrë të pa shembullt, duke i vrarë netëve me hënë dhe pa hënë, me hir dhe pahir deri në me arsye e pa arsye.
Harrojmë se edhe ai ka shpirt, merr frymë, ndjen, nuhat, të shërben nëse e edukon, të dëgjon nëse e mëson, madje më shumë se fëmijët e sotëm. Dhe vjen një ditë, kur ti e vret, e tërheq zvarrë e flak dhe e vërvit në një gropë lerë.

Më vjen ndërment një episod, në një nga filmat amerikan, ku dikush nga aktorët i drejtohesh një kolegu të vet, që të lutem ma largo pak atë kafshën (për një qen), që mbante me vehte. Dhe ai i përgjigjej: Të lutem shumë, mos i thuaj kafshë qenushit tim, sepse ai është qenie e arsyeshme, neve mund të na thërrasësh si të duash.

Dhe me të vërtet, vëreni me kujdes qentë tanë, megjithëse në kushte rrugaçërie, të pa arsimuar, të pa afruar, kur vete tek makina jote në mëngjes, ai të brof në këmbë qetësisht, pa zë të hap rrugën, po qe se e përshëndet, ai të përkëdhelet, sikur don të urojë punë të mbarë, që këtë sjellje pothuajse kurrë s`ta falin fëmijët modern.
Vëreni me kujdes kur i ushqen, madje jo vetëm ata, por edhe kafshët e tjera, sa kujdes që bëjnë. Megjithëse në kushte shpesh urie, ata hanë sa kanë nevojë. Ata nuk fryhen. Edhe kur ngopen, ndryshe nga njeriu i sotëm, që i flak ushqimet duke ndotur mjedisin, ata e marrin ushqimin dhe e mblojnë si rezerve për nesër, duke mos shterur potencialet dhe burimet natyrore.
Kam patur rastin për një moment të caktuar të ushqej katër mace në madhësi të ndryshme dhe vërejta me çudi, se si çdonjëra prej tyre hante, aq sa i duhej dhe ikte, duke lenë madhësinë e përshtatshme të granulës thërime për më të voglin, derisa e fundit, një kotele fshinte dhe pllakat.

Po kjo lloj sofre është karakteristikë dhe për kafshë të tjera.
P.sh. mbasi luani ther një zebër, ka shumë mundësi, që të nesërmen mund të mos gjesh as gjurmët në mjedisin e tavolinës së luanit, pasi ushqehen me dhjetra klasë qëniesh të botës së gjallë, që asgjësojnë çdo granul të ushqimit deri tek korba me gjakun e mpiksur të kafshës viktimë, ndërsa tek tavolina e qënies njeri nuk gjen vetëm thërime, por mbetje deri në pjesë ushqimesh të lëna e të braktisura, në mëshirën dhe në dëm të mjedisit. Ata kanë arritur të jetojnë deri në përsosmërinë e sotme me miliona vjet, ndërsa njeriu mezi arrin të mbijetojë duke i bërë gropën vehtes për 2-3 mijë vjet.

Të dashur njerëz, a gjeni dot një qen apo kafshë, çfarë do qoftë ajo, të shëndoshë, mbi peshë, trashaluq, budall, që të shkelin keqas dhe rendë mjedisin?

Këto janë terma, që kanë lindur me dhe për njeriun. Vëreni me kujdes, se sa lehtë ecin ato mbi faqe të dheut, sa hijshëm rendin, në sa harmoni dhe miqësi me mjedisin dhe i krahasoni me hapat e rënda e barbare të njeriut, që kur kalon dhe pushton më tepër shkel e shkatërron.

Vëreni me kujdes çfarë shembulli japin kafshët dhe për rrjedhojë dhe qentë në jetën seksuale. Asnjëherë nuk ndodh që femra e tij, mbasi arrin të rrjeshtojë me dhjetra meshkuj të zgjedhë më të dobëtin ose atë nën vete apo të zgjedhë 1-2 njëhersh, sikundër ndodh jo rrallë tek qënia, gjoja i thënçin homosapiens, që i vret. Në kuptimin e mirë, qentë e sotëm edhe ashtu si janë rrugaç apo jo rrugaç, ata janë shpërndarë aq uniformisht dhe kanë ndarë territoret aq perfekt, sa shpesh luajnë dhe një rol mbrojtës ndaj dukurive shpifarake të natës për blloqet apo pallatet, që kanë marrë përsipër. Por ama, raste mësymje, bastisje, plagësh njihen nga qeniet njerëzore ndaj qenieve njerëzore, se sa nga këto qenie megjithëse mjerane.

Në kuptimin më të keq, qentë le të themi rrugaç mund të konsiderohen dhe të lënë, të hedhur, të mbetur, pra si mbetje. Por, mbetja nuk asgjësohet në vend, sikundër dhe shpesh bëjmë me plehërat, por ajo mblidhet, grumbullohet dhe trajtohet. Po kështu duhet bërë dhe me ta, dhe një farë takse për mirëmbatjen e tyre iu merret familjeve, që mbajnë qen në kushte shtëpie.

Por është një e keqe tjetër, që njeriu i sotëm, sidomos ai shqiptar kërkon t`i zhduk ata. Xhelozia, që ata janë të dashur me njerëzit edhe pse këta të fundit shpesh i takojnë ata me shqelm. Sidomos, sjellja miqësore e qenieve të gjalla (kafshëve) me mjedisin e ka tërbuar fare qenien njerëzore me gjoja arsye, duke i bërë këta të fundit të hakmerren, duke ngritur klube gjuetarësh me leje dhe pa leje.
A nuk të duket paradoksale, që ti o njeri mbasi ther një mori kafshësh e ushqehesh me to, mbasandaj i vret me klube gjuetarësh.
Por tek ne, ata qentë vriten dhe me leje dhe pa leje. Mjafton një urdhër bashkiak, pa gjyq, si në kohëra të diktatorëve dhe pam-pum, qindra qen tejshpohen me saçma plumb, në vend se të mblidhen dhe të sistemohen në një rezervat, ku të jetojnë jetën e vet të dhuruar nga zoti.

A nuk të duket sikur pas disa qindra vjetësh, një gjeneratë tjetër njerëzore, në emër të një civilizimi më të lartë të hakmerret, duke na vrarë ne të sotmit?
A nuk të duket, sikur ne, raca e sotme po i zgjidhim problemet me qëniet e gjalla, duke i vrarë, duke përbërë kështu një rast të keq apo të “ndyrë” edukimi për brezat e rinj?
A nuk është më tepër problem për shëndetin dhe mjedisin pushkatimi i tyre, duke hedhur në erë dhe shpërndarë pjesë të organeve të tyre nëpër rrugë?
A nuk të duket, se ato kafshët një ditë mund të “hakmerren” në forma të ndryshme ndaj qënieve njerëzore?

A nuk të duket, që fjala vrasje të zëvëndëson kështu dashurinë njerëzore ndaj botës së gjallë?

Kësisoj, nuk mund të zotërosh një dhembshuri për shoqërinë civile, nëse nuk i shfaq ato më parë dhe njësoj edhe për qëniet e gjalla, si në ato bimore dhe në ato të botës së kafshëve.

A e dini se është vertetuar se edhe bimët varin kokën, kur njeriu lë zyrën apo ambientin, ku i mban ato.

Megjithatë, vjen një ditë kur ky i fundit, më parë nuk mbjell një pemë, pastaj shkel një bimë, pastaj godet me shqelm një qen, mandej e vret atë, mandej shtyn një njeri, pastaj e fyen, derisa më në fund e vret edhe atë.

Dhe kur mendon se kjo gjueti shtrigash kryhet nga shteti, vendimmarrësi, një pështjellim i vorbullt të rrok shpirtin, një ndjenjë revanshi, por njerëzor dhe demokratik të vjen për t`u përplasur me shtetin dhe qytetarinë e kombit tënd. Një zgjidhje e thjeshtë, sikundër dhe bota të shtyn t`i kujtosh vendimmarrësit dhe popullit tënd, se me një taksë sado e vogël, ata (qentë) mund të sistemohen në rezervate natyrorë dhe të jetojnë, sic i ka hije një qenie të gjallë, fisnike, besnike, që më së shumti, janë të pajisur më tepër me virtute se sa me vese.

Dhe me këtë rast nuk mund t`i lihet pa i kujtuar, si pushkatarit dhe vendimmarrësit, se një ditë ai do të përballet me efektin psiqik të këtij efekti. Dihet se çdo qenie e gjallë zotëron një fushë të caktuar elektromanjetike dhe në momentin, që dikush merr një hap shkatërimtar për të, ajo shkëmben me gjaksin ose lëshon në kushte të vetëmbrojtjes rreze α, β, dhe γ, që ndërhyjnë në mendjen e njeriut, duke lënë gjurmë negative mbetëse në trurin e tij. Kjo i ndodh vrastarit për çdo pushkatim dhe në pamje të parë duket se e përballon këtë manjetizëm mbetës, por vjen një ditë, që ai e shpagon me sëmundje të thella psiqike të mendjes së vet.
Në një farë mënyre, po kjo ndjenjë kap dhe vendimmarrësin, që ashtu sikundër një diktator, vuan në pleqërinë e vet brutalitetin e kohës së lavdisë së tij. Por, ajo që e shpejton më shumë këtë dukuri, që sapo shpjeguam është arësyeja se qentë vriten natën. Në këto rrethana, raporti seratoninë/melatoninë përmbyset tek njeriu, ç'ka bën që të turbullohet dhe të degradohet psiqika e tij, si tek ai që vret dhe tek ata që dëgjojnë vrasjen, sepse në kësi rastesh nuk sekretohet ky lëng (melatoninë), që sjell paqen, prehjen, shlodhjen, përtëritjen mendore gjatë gjumit të natës. Kjo është një ndër arsyet ndoshta më kryesoret, pse nuk duhen vrarë qentë as ditën dhe aq më keq natën.

Pra, me dëshirën e madhe, që kjo dukuri makabre ndaj qen(i)eve me shpirt të marrë fund sa më shpejt, i bëjmë thirrje ambientalistëve, natyralistëve, biologëve të vegjël e të mëdhenj, shoqërisë civile shqiptare, pushkatarëve dhe së fundi shtresës së vendimmarrësve të ndalojnë këtë pushkatim pa gjyq, këtë masakër të pashembullt e të përnatshme. Imagjinoni sikur 4 shkurti i Tiranës të ndodhte për natë. A duhet të ketë ndryshim një masakër në njerëz nga ato në kafshë, kur si njeri dhe tjetri përbëjnë qenie të gjalla e me shpirt, dhe pse?



Sazan Guri

'Euobserver': Vizat nuk hiqen në verë. Bosnja, para Shqipërisë

Premtimi i qeverisë shqiptare për qytetarët se ata do të jenë në gjendje të lëvizin pa viza nga kjo verë zor se mund të mbahet. Madje, sa për plotësim kriteresh, Bosnja ka shumë me tepër shanse se Shqipëria për liberalizim.

Lajmin e jep "Euobserver", në një artikull të tijin, sipas të cilit, Komisioni Europian ende nuk ka paraqitur raportin në lidhje me plotësimin e kritereve të kërkuara për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën.

"Sipas burimeve të BE-së, raporti i komisionit do të hartohet gjatë këtij muaji dhe një rekomandim i mundshme i tij nuk do të paraqitet para muajit qershor"- shkruan "Euobserver", duke shtuar se qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjes kanë nevojë për vizë për të vizituar vendet në zonën Shengen, ndërkohë që BE vitin e kaluar hoqi vizat për Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë. Kosova nuk është përfshirë në këtë proces.

"Sipas Traktatit të Lisbonës të BE-së, miratimi nga Parlamenti Europian është i nevojshëm edhe për të hequr regjimin e vizave për të dy vendet e Ballkanit. PE është i prirur në mënyrë të qartë për ta bërë këtë, por do të duhet të paktën dy muaj për të ndërmarrë hapat e nevojshëm zyrtar.

Në fund të i takon vendeve anëtare të BE-së të marrin vendimin final"- citon "Euobserver".
Diplomatët e BE presin që ekspertët e komisionit në raportin e tyre të prillit të konfirmojnë se Shqipëria dhe Bosnja kanë bërë progres drejt përmbushjes së standardeve të kërkuara për liberalizimin e vizave.

"Referuar burimeve, Bosnja ndodhet në një pozitë më të mirë se sa Shqipëria.

Për liberalizimin ne i përmbahemi meritave dhe përparimeve individuale dhe në këtë rast përparime ka Bosnja, pra shanset janë për Bosnjën dhe jo Shqipërinë"- citohet një diplomat i BE-së.

Shekulli

"Jo dorë mbi gruan! Besnikërinë e saj s'e ruan as dajaku as skllavëria..."

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në landin e Bavarisë në Gjermani. Një shqiptar nga Kosova me emrin Ajet K, 40 vjeç ka vrarë familjen e tij dhe veten.

Ngjarje, e cila tronditi opinionin publik, ndodhi kur kryefamiljari ka shtënë me revole kundër bashkëshortes së tij, Dinore K., dhe të birit vetëm pesëvjeçar Aulonit..." Fëmijën tjetër dy vjeç e ka shpëtuar vetëm Zoti!

Vrasja makabër ka ndodhur megjithëse ky çift kishin dy - tre vjet që ishin ndarë me ligj. Babë e bir varrosen, ndërsa bashkëshortja e tij ndodhet në rrezik serioz për jetën. Tre jetë të rrënuara. Dhjetëra të afërm, shokë e miq të dy palëve mbetën të plagosur përjetë shpirtërisht.

Emri e reputacioni i shqiptarit në Gjermani dhe në Perëndim në tërësi pëson një plasaritje tjetër me këtë barbari të re pa asnjë arsye reale e ligjore.
Nuk mund të quhet dhe nuk është çmenduri... Të qëllosh fëmijën pesë vjeç, të vrasësh gjakun tënd... është barbari!

Gruaja, edhe prostituta më e ndyrë e rrugëve, është e shenjtë, përderisa dikush e thërret nënë ajo është fisnikëria vetë. Nënë është fjala më e madhërishme e kësaj Bote! Fjala e parë edhe e fundit në këtë jetë!

Është fatkeqësi që akoma disa shqiptarë e shikojnë atë si një skllave, si një fabrikë fëmijësh pa asnjë të drejtë... Është fatkeqësi që më shumë se kushdo ne shqiptarët i bëjmë gratë ... çka nuk e mban goja. Më shumë me fjalë se me veprime, edhe në internet e faqe gazetash! Turp! Haram emri shqiptar!

Grua është nëna jonë! Grua është motra jonë! Grua është gruaja jone, shoqja jonë e jetës! Grua do të behet edhe vajza jonë.... Gruaja është mbretëresha e Botës sepse pa gruan nuk do të ekzistonte Bota! Gruaja është Përendesha e njerëzimit!

Mos vini dorë mbi gruan! Besnikërinë e saj nuk e ruan as dajaku as skllavëria, as shtatëqind dryna e as njëmijë përgjime telefonash e interneti!... Nuk e ka ruajtur kurrë... Aq më pak sot ! ...Besnikërinë e gruas e ruan vetëm dashuria e sinqertë dhe respekti si për nënën. Nëse ajo nuk është nëna jote... ajo është nëna e fëmijëve të t'u... Ajo është nëna e Botës!

Nuk ecën martesa.... Nuk është fundi i Botës...Ligji e njeh divorcin! Jo plumba! Jo barbari mbi gratë e fëmijët!

Kush vë dorë mbi gruan dhe fëmijën, engjëllin e dashurisë, është më barbar se vetë barbaria! Jo vetëm në Perëndim, por edhe në Lindje! Si brenda edhe jashtë Kosovës e Shqipërisë; Gruaja është lule e jetës! Është vete jeta! Fëmija është engjëll, shenjtëria vetë!

Fëmija është engjëll i Botës! Gruaja është fisnikëria e jetës! Gruaja është Përendesha e njerëzimit!


adresa verarta@aol.com , Shekulli,/small>

Tuesday, April 6, 2010

Perëndia të flasë shqip...

Presidenti i Republikës Bamir Topi ka dekoruar katër krerët e bashkësive fetare në vend me urdhrin “Gjergj Kastriot Skenderbeu” për kontributin e vyer në ringjalljen e besimit shpirtëror dhe shpresën për një të ardhme më të mirë, për ringritjen e institucioneve të kultit, për forcimin dhe pasurimin e harmonise, tolerances dhe bashkëjetesës fetare të popullit shqiptar.

Në këtë ceremoni vlerësimi, kreu i shtetit kujtoi amanetin e klerikut At Zef Pllumbi, se lutja e Zotit duhet të përcohet në gjuhën amtare dhe se feja do të respektojë traditat amtare dhe të ndihmojë në ruajtjen e vlerave të popullit shqiptar

“Një nga simbolet më sipërore të besimit, të qendresës, të shkrimit dhe të dëshmisë, At Zef Pllumi, na la porosinë që besimi, sa të jetë e mundur, të transmetohet në gjuhën amtare, se kështu fjala e Zotit prek më lehtë mendjet dhe zemrat e njerëzve”, u shpreh Topi.

Presidenti i Republikes është i pari zyrtar i lartë që kërkon mbajtjen e shërbesave fetare në gjuhën shqipe, në një kohe kur Kisha Ortodokse drejtohet nga një prift grek i cili edhe meshat i mban në gjuhën e tij dhe jo në gjuhën shqipe.

Në një kohë kur komuniteti musliman është përfshirë nga debate publike për cështje pronash si dhe përplasje sporadike mes rrymave të caktuara me financime te huaja, kryetari i shtetit e shtriu kritikën e tij diplomatike edhe mbi transparencën financiare të institucioneve fetare dhe izolimin e tendencave fondamentaliste.

“Bashkësitë fetare në vend, ashtu siç kanë bërë deri tani, jam i sigurt që edhe në të ardhmen, nën frymën e traditës dhe të kujdesit për një shoqëri të lirë e demokratike, do t’i izolojnë zërat ekstremistë dhe fondamentalistë në gjirin e tyre, sepse siç e dimë shfaqja e tyre pikësëpari nuk tolerohet nga vetë besimtarët. Në një shoqëri të hapur dhe demokratike, transparenca është marrëdhënie e domosdoshme ndërmjet bashkësive dhe shtetit, në të gjitha aspektet, përfshi edhe aspektin financiar apo të ndihmës së huaj për to, apo detyrime të këtij lloji, që shteti ka ndaj tyre”, theksoi Topi.


Nga ana tjetër presidenti është shprehur se feja dhe shteti janë aleatë të mirë me njëri-tjetrin për të ardhmen e vendit, per ta cuar me tej harmoninë fetare si një vlerë e cmuar e shqiptarëve ndër popujt e Ballkanit. Ne ceremoninë e dekorimit të katër krerëve të bashkësive fetare në vend ishin të pranishem përfaqesues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.

T.Channel

"Jo dorë mbi gruan! Besnikërinë e saj s'e ruan as dajaku as skllavëria..."

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në landin e Bavarisë në Gjermani. Një shqiptar nga Kosova me emrin Ajet K, 40 vjeç ka vrarë familjen e tij dhe veten.

Ngjarje, e cila tronditi opinionin publik, ndodhi kur kryefamiljari ka shtënë me revole kundër bashkëshortes së tij, Dinore K., dhe të birit vetëm pesëvjeçar Aulonit..." Fëmijën tjetër dy vjeç e ka shpëtuar vetëm Zoti!

Vrasja makabër ka ndodhur megjithëse ky çift kishin dy - tre vjet që ishin ndarë me ligj. Babë e bir varrosen, ndërsa bashkëshortja e tij ndodhet në rrezik serioz për jetën. Tre jetë të rrënuara. Dhjetëra të afërm, shokë e miq të dy palëve mbetën të plagosur përjetë shpirtërisht.

Emri e reputacioni i shqiptarit në Gjermani dhe në Perëndim në tërësi pëson një plasaritje tjetër me këtë barbari të re pa asnjë arsye reale e ligjore.
Nuk mund të quhet dhe nuk është çmenduri... Të qëllosh fëmijën pesë vjeç, të vrasësh gjakun tënd... është barbari!

Gruaja, edhe prostituta më e ndyrë e rrugëve, është e shenjtë, përderisa dikush e thërret nënë ajo është fisnikëria vetë. Nënë është fjala më e madhërishme e kësaj Bote! Fjala e parë edhe e fundit në këtë jetë!

Është fatkeqësi që akoma disa shqiptarë e shikojnë atë si një skllave, si një fabrikë fëmijësh pa asnjë të drejtë... Është fatkeqësi që më shumë se kushdo ne shqiptarët i bëjmë gratë ... çka nuk e mban goja. Më shumë me fjalë se me veprime, edhe në internet e faqe gazetash! Turp! Haram emri shqiptar!

Grua është nëna jonë! Grua është motra jonë! Grua është gruaja jone, shoqja jonë e jetës! Grua do të behet edhe vajza jonë.... Gruaja është mbretëresha e Botës sepse pa gruan nuk do të ekzistonte Bota! Gruaja është Përendesha e njerëzimit!

Mos vini dorë mbi gruan! Besnikërinë e saj nuk e ruan as dajaku as skllavëria, as shtatëqind dryna e as njëmijë përgjime telefonash e interneti!... Nuk e ka ruajtur kurrë... Aq më pak sot ! ...Besnikërinë e gruas e ruan vetëm dashuria e sinqertë dhe respekti si për nënën. Nëse ajo nuk është nëna jote... ajo është nëna e fëmijëve të t'u... Ajo është nëna e Botës!

Nuk ecën martesa.... Nuk është fundi i Botës...Ligji e njeh divorcin! Jo plumba! Jo barbari mbi gratë e fëmijët!

Kush vë dorë mbi gruan dhe fëmijën, engjëllin e dashurisë, është më barbar se vetë barbaria! Jo vetëm në Perëndim, por edhe në Lindje! Si brenda edhe jashtë Kosovës e Shqipërisë; Gruaja është lule e jetës! Është vete jeta! Fëmija është engjëll, shenjtëria vetë!

Fëmija është engjëll i Botës! Gruaja është fisnikëria e jetës! Gruaja është Përendesha e njerëzimit!


adresa verarta@aol.com , Shekulli,/small>

10 misteret që mori me vete Enver Hoxha

Njeriu më i pushtetshëm i Shqipërisë në shekullin e kaluar është sot pjesë e rubrikës “Sekretet e njerëzve të vdekur”.

Enver Hoxha është njeriu i cili në historinë e Shqipërisë ka marrë me vete shumë mistere, jo vetëm si drejtues i një sistemi i cili kishte në thelb të fshihte të vërtetën por dhe si një diktator i famshëm në periudhën që drejtoi vendin. Misteret e Hoxhës fillojnë që në rininë e hershme të tij ku edhe sot nuk njihet aktiviteti, shkollimi dhe formimi intelektual.

Askush nuk thotë dot me siguri nga erdhi dhe si arriti të mbante nën urdhra një popull që historikisht njihej për kryeneçësi ndaj udhëheqësve. Misteret vijojnë me marrjen e PKSH-së, marrjen e pushtetit, afrimin me Lindjen, eliminimin e kundërshtarëve dhe aleatëve të tij, prishjen e marrëdhënieve me aleatët më të mëdhenj të Shqipërisë, Rusinë dhe Kinën, planet kundër tij nga anglo-amerikanët për ta rrëzuar dhe deri në fund te “heqja qafe” e Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut. Edhe momenti i fundit i jetës së tij është i mbushur me mistere, sëmundjet e tij kurrë nuk u bënë publike, po ashtu vdekja u arrit të mbahej e fshehtë për dy ditë. Më 11 prill bëhen 25 vjet që Enver Hoxha ka ndërruar jetë, por thuajse është bërë shumë pak për të zbuluar misteret e tij. “Tirana Observer” boton sot dhjetë mistere, të cilat në shkrimet e ardhshme do të jenë objekt studimi më i thelluar për të zbardhur jetën e njeriut më të përfolur të Shqipërisë. Enver Hoxha është ndër të paktët, që kundërshtarët e donin nga frika dhe të vetët e donin nga mallëngjimi. Sistemi që ai instaloi në Shqipëri me gjithë përparësitë dhe mangësitë që ka, kurrë nuk mund të hiqet nga memoria historike e vendit. Çdo fakt i ri që del për diktatorin komunist, aq më shumë rrit pikëpyetjet për të kaluarën e tij. Në këto 20 vjet janë thënë e stërthënë një pafundësi faktesh për të, por askush nuk ka marrë përsipër të bëjë një biografi të tij, jo vetëm për ndjesitë që ai shkakton në popull, por dhe për faktin se do duhet një punë voluminoze nga historianë seriozë për të nxjerrë në dritë anët e errëta të Enver Hoxhës.

1. Mosha e rinisë së Enver Hoxhës edhe sot ka pikëpyetje të mëdha. Ish-diktatori komunist, në kujtimet e tij e kalon periudhën e rinisë si revolucionar, por kurrë nuk jepen përmasat reale të aktivitetit. Pse nuk e shau kurrë pushtetin e Mbretit Zog?
Ish-diktatori komunist është padyshim njeriu që ka marrë me vete në botën e përtejme më shumë mister se çdokush tjetër që ka drejtuar këtë vend. Misteri i parë, që edhe në ditët e sotme ka të bëjë me rininë e tij, shkollimin dhe aktivitetin në Francë. Pjesa e errët e jetës së ish-udhëheqësit komunist, Enver Hoxha, ajo që ka të bëjë pikërisht me vitet e rinisë së tij, është formësuar në kujtimet e tij dhe në tekstet e pafundme të biografëve të tij, si kohë aktiviteti revolucionar, pa marrë asnjëherë përmasat e saj reale dhe të vërteta. Aktiviteti i djaloshit Enver Hoxha, sidomos në periudhën 1927-¬1939, ngec në arkiva, si edhe kuptohet hija e 50 vjetëve të regjimit të tij, ka bërë këtu punën e saj. Aktiviteti "revolucionar" i djaloshit Hoxha, në këto vite, ka të bëjë me qëndrimin e tij në Korçë (1927-¬1930), "studimet" në Montpelje (1930-¬1934), jetesa në Paris (1934-¬1935), detyra e diplomatit në Bruksel (1935¬-1936) dhe ardhjen në liceun e Korçës, në kohën kur këtu kish filluar përhapja e propagandës bolshevike dhe kërkohej që të kontrollohej nga shërbimi sekret. Në misteret e shumta që mbulojnë jetën e ish-diktatorit komunist, është ajo që Enver Hoxha kurrë nuk e shau shërbimin sekret të Mbretit Zog, ndonëse nuk la qelizë të këtij regjimi pa sharë e mallkuar. Së dyti, asnjëherë Hoxha në kujtimet e tij kilometrike dhe as biografët e tij të shumtë, nuk japin sqarime pse shefi i mëvonshëm i komunistëve nuk kreu sipas ligjit, shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

2. Një nga misteret e mëdha të Enver Hoxhës është padyshim dhe ardhja e tij në krye të Partisë Komuniste më 8 nëntor 1941. Në mbledhje ai nuk u caktua të ishte drejtues, ndërkohë që më parë del si lider i komunistëve, cili ishte ndikimi i jugosllavëve në ngritjen e tij?
Mbledhja për formimin e PKSH filloi në mbrëmjen e 8 nëntorit 1941 dhe aty erdhën përfaqësuesit e tre grupeve. Nga Grupi i Korçës ishte Koço Tashko, Pilo Peristeri, Koçi Xoxe dhe Sotir Vullkani. Nga Grupi i Shkodrës ishin Qemal Stafa, Vasil Shanto, Kristo Themelko dhe Tuk Jakova. Kurse nga Grupi i të Rinjve ishin Sadik Premtja, Anastas Lula, Ramadan Çitaku dhe Sinan Hasani. Po kështu aty ishin prezent dhe Miladin Popoviç e Dushan Mugosha, për të cilët të tre grupet kishin rënë dakord që të ishin si ndërmjetës dhe t'i ndihmonin për punët procedurale. Në mbledhje, ishte Koçi Xoxe ai që mori në dorë frenat e partisë, por me vonë kjo gjë u kalua në hije dhe drejtimin e PKSH-së e merr Enver Hoxha, i cili e drejton deri në prill të vitit 1985.

3. Vrasja e Qemal Stafës është një pjesë e errët e historisë së Enver Hoxhës. Edhe pse ish-sekretari i Rinisë Komuniste u vra nga pushtuesit enigmë, kanë ngelur arsyet e urdhrit ndaj ti për të shkuar në Vlorë në 5 maj të vitit 1942.
Në datën 4 maj 1942, Qemal Stafës iu caktua një detyrë nga udhëheqësi i PKSH-së, Enver Hoxha, për të shkuar në qytetin e Vlorës. Qemali, duke qenë në ilegalitet të plotë, strehohej në një shtëpi tiranase, e cila nuk bënte pjesë te shtëpitë e dyshuara për strehim komunistësh. Vendndodhjen e tij në atë shtëpi e dinin shumë pak veta, midis tyre dhe Enver Hoxha. Asnjëherë nuk ka dalë me siguri nëse ishte një kurth prezenca e Qemal Stafës në atë shtëpi, apo ishte thjesht një rastësi. Megjithatë, gjatë periudhës së komunizmit nuk është folur shumë me këtë temë pasi ishte e ndaluar nga diktatura. Mos hapja e diskutimeve gjatë asaj kohe për vrasjen e Qemal Stafës, ka bërë që pas viteve '90 të diskutohet që vrasja e tij të ketë ardhur si pasojë e ndonjë drejtuesi të lartë të Partisë Komuniste të asaj kohe, që ishte në dijeni të vendndodhjes së tij. Por të gjitha këto dyshime nuk janë zbardhur ende, megjithëse shpeshherë të njohurit apo personat që kanë qenë dëshmitarë të asaj kohe, kanë hedhur idenë duke e argumentuar me dokumente faktin se Qemal Stafa mund të jetë spiunuar. Fakt është që djali 21-vjeçar nuk arriti të realizonte dot dëshirat dhe synimet që ai kishte.

4. Marrja e pushtetit dhe nisja e spastrimeve politike, çfarë ndikimi kishin jugosllavët dhe rusët në vendimmarrjen e Hoxhës, pse i prishi marrëdhëniet me Titon dhe çfarë synonte me refuzimin e planit Marshall?
Enver Hoxha ashtu dhe si Stalini njihet në histori si diktator që ka eliminuar me radhë bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Qysh nga vitet e Luftës, Hoxha nisi procesin e spastrimeve. Akuzat e para vijnë për Qemal Stafës, vdekja e të cilit edhe në ditët e sotme është e mistershme. Kulmi është dënimi i Koçi Xoxes, apo dhe vetëvrasja e Nako Spiru. Në vitin 1948 Hoxha prishi marrëdhëniet me një nga aleatët e tij të ngushtë, që drejtonte Jugosllavinë, Jisif Tito. Një vit përpara kësaj, Enver Hoxha kishte refuzuar të merrte pjesë në planin Marshall. Fakti që Hoxha refuzoi planin Marshall erdhi dhe për faktin se do të cenohej ndjeshëm marrëdhënia me Stalinin, që aso kohe ishte aleati më i ngushtë i Shqipërisë dhe i vetë pushtetit komunist. Plani Marshall, si një plan për rimëkëmbjen e ekonomisë, nëse do të pranohej nga Shqipëria, do të sillte një sërë përparimesh në vend. Edhe sot kanë mbetur mister bisedat e Hoxhës me Stalinin për të refuzuar propozimin amerikan.

5. Arsyet e eliminimit të disa figurave kryesore që ishin bashkëpunëtorë të tij si Koçi Xoxe dhe të tjerë, janë padyshim sekrete që Enver Hoxha i ka marrë në varr. Cilat janë taktikat e tij për të mbajtur dhe konsoliduar pushtetin? Si u përball me tentativat për ta rrëzuar nga pushteti, çfarë qëndrimi mbajti me diversantët?
Misterin për dënimin e Koçi Xoxes, fare mirë e zbardh dëshmia e Prokurorit të Përgjithshëm të asaj kohe, Bedri Spahiut. Ashtu siç deklaron vetë Spahiu, ai u detyrua që të deklaronte se Koçi Xoxe ishte fajtor. Duhet thënë që pendimi i Bedri Spahiut bëhet më i besueshëm kur kujton që këta të dy kishin marrëdhënie jo fort të ngrohta. Me vdekjen e tij, Koçi Xoxe mori dhe shumë mistere. Ishte apo jo agjent i jugosllavëve? Kishte plane për rrëzimin e Enver Hoxhës, donte apo një rilidhje me shtetin fqinj, këto e të tjera mistere mbulohen me trupin tij. Gjatë gjithë periudhës që Enver Hoxha ishte gjallë, deri në vitin 1985 propagandoi me të madhe që Koçi Xoxe e kishte tradhtuar atë vetë, por edhe atdheun, duke punuar për armiqtë më të mëdhenj, siç i cilësonte Enver Hoxha, jugosllavët. A ishte Koçi Xoxe agjent i jugosllaveve, pse e dënoi Enveri me një motivacion të tillë absurd po t'u referohesh rrethanave të kohës? Në kohën e Luftës, Shqipëria kishte marrëdhënie shumë të mira me shtetin jugosllav. Kjo erdhi për një sërë arsyesh, por sidomos për faktin që kishin një qëllim të përbashkët, atë të luftimit të armikut nazi-fashist, i cili kishte marrë me dhunë territorin e dy vendeve, por edhe bashkimi drejt një ideali siç ishte komunizmi. Me mbarimin e Luftës edhe marrëdhëniet midis këtyre dy vendeve filluan të ftoheshin. Kështu, në vitin 1948 vjen dhe divorci i një marrëdhënieje disavjeçare. Por këtë zhvillim do të vinin dhe viktimat e para pas saj. Kështu Koçi Xoxe, i cili kishte qenë në marrëdhënie mjaft të mira me jugosllavët, u etiketua nga Enver Hoxha dhe klika e tij drejtuese, si një agjent me rrezikshmëri të lartë dhe një devijant i asaj që quhej "vija e Partisë". Goditjen më të madhe ndaj ushtarakëve të lartë, Enver Hoxha e filloi në prag të Kongresit të Parë të PKSH-së. Asokohe dhe më pas, gjatë vitit 1949, Enver Hoxha goditi bashkëpunëtorin e tij më të afërt gjeneral-leitenant, Koçi Xoxen. Me 1949 Shtetet e Bashkuara dhe organizata të zbulimit britanik ishin duke punuar me Mbretin Zog. Ata rekrutuan refugjatë shqiptarë dhe emigrantë nga Egjipti, Italia, dhe Greqia, ata që ishin trajnuar në Qipro, Maltë dhe Republika Federale e Gjermanisë dhe ata të infiltruar në Shqipëri. Njësitet guerile hynë në Shqipëri në vitin 1950 dhe 1952, por ata u vranë apo u kapën nga forcat e sigurimit shqiptar. Kim Philby, agjent i dyfishtë sovjetik, duke punuar si një oficer ndërlidhës në mes të shërbimit të zbulimit britanik dhe Shtetet e Bashkuara, Central Intelligence Agency, ka zbuluar detajet e planit të infiltrimit në Moskë, si dhe mënyrën se si Enver Hoxha arriti të mbante pushtetin.

6. Pse i prishi Shqipëria marrëdhëniet me Jugosllavinë, Rusinë dhe më pas me Kinën, çfarë qëllimi kishte Enveri me izolimin e vendit, pse nuk kërkoi aleatë të rinj në vendet komuniste?
Padyshim që në listën e gjatë të mistereve të cilat Enver Hoxha i ka marrë në botën e përtejme janë dhe arsyet e prishjes së marrëdhënieve të Shqipërisë me tre vende ish-komuniste siç ishte Jugosllavia, Bashkimi Sovjetik dhe Kina. Pas prishjes së marrëdhënieve me Jugosllavët, Enver Hoxha, një dekadë e gjysmë më vonë u prish dhe me rusët, të cilët sipas tij kishin shkelur vijën marksiste-leniniste dhe nuk përfaqësonin më as idealet e Stalinit. Kjo padyshim mbetet objektiv studimi për historianë të ndryshëm, pasi është e pamundur që të gjesh një arsye të vërtetë përse Hoxha largohet nga aleati i tij më i madh qysh prej ardhjes në pushtet. Pas BS, Enver Hoxha afrohet me Kinën, e cila po e ndihmonte mjaftueshëm ekonomikisht vendin tonë. Mirëpo dhe kjo marrëdhënie do të pësonte krisje në mënyrë të pashpjegueshme. Politika e Shqipërisë ishte një gërshetim i maoizmit dhe respektit për Stalinin, busti i të cilit ishte karakteristikë në çdo qendër të qyteteve dhe fshatrave të Shqipërisë. Por, pavarësisht borxhit ekonomik të Shqipërisë ndaj Kinës, i cili zinte një pjese të madhe të mallrave të importuara në vend, që nga letrat higjienike, e deri tek traktorët, sloganet që vlerësonin miqësinë Shqipëri-Kinë, shiheshin shumë rrallë. Thuhej se Hoxha nuk ishte i kënaqur me pajtimin e Kinës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vend gjendeshin shumë pak këshilltarë kinezë. Ata të gjithë mbanin veshje perëndimore. Në historiografinë e Shqipërisë, prishja e marrëdhënieve të Shqipërisë me tre aleatë të rëndësishëm të saj, është ende e pazbardhur dhe do të duhet ende një kohë e gjatë për ta zbardhur.

7. Si ruhej Enver Hoxha, çfarë të vërtete ka lidhur me sozitë e tij dhe kush ishin ata që Hoxha i shikonte realisht si armiq të tij?
Ka patur apo jo sozi Enver Hoxha? Pyetja që ka munduar prej kohësh shqiptarët, ka marrë përgjigje nga me të ndryshmet. Por në vend që të sqaronin, ato e kanë dendësuar edhe me tepër mjegullën rreth temës intriguese. Vetëm tashmë, pas 18 vitesh pas vdekjes së njeriut që udhëhoqi me dorë të hekurt Shqipërinë, një dëshmitar pranon të flasë. Është rrëfimi i njërit prej njerëzve të sigurimit të afërt të jetës së Hoxhës, ai që duket se ka shkundur pluhurin që mund të varroste përfundimisht enigmën e madhe. Historia e tij dhe e sozive të Hoxhës, është e thjeshtë. Enver Hoxha jo vetëm ka patur dytës, por njerëzit në një rol të tillë, mësohet të kenë qenë plot katër. Për sigurimin e jetës së Enver Hoxhës, në udhëtimet jashtë Tiranës, sidomos gjatë pushimeve në malin e "Dajtit", në vilat e plazhit të Durrësit, në Vlorë, Pogradec ose vizita të ndryshme të vendit, mobilizohej Drejtoria e dytë ose drejtoria e "sigurimit të Udhëheqjes", Garda dhe grupi i sigurimit të afërt. Byroja Politike kishte hartuar një rregullore të posaçme, e cila detyronte të gjitha Degët e Punëve të Brendshme në rrethet ku do të kalonte autokolona, të qëndronin në gatishmëri numër një, 24 orë përpara dhe për disa orë me pas, bllokohej qarkullimi i automjeteve në rruge. Të gjithë shqiptarëve, që kanë jetuar në atë kohë në qendrat e banimit pranë rrugëve nacionale, i ka rënë rasti të paktën që një herë në jetë të jetojnë këtë skenë: "Një autokolonë me 4-5 makina lëvizte me shpejtësi, por pa zhurme, pa sirena e drita të ndezura. Në mes të tyre, zakonisht qëndronte një limuzinë e zezë, e ndryshme nga benz-at e zinj të udhëheqësve të tjerë komunistë. Një grumbull i tillë makinash luksoze ishte një ngjarje e jashtëzakonshme për rrugët e vendit, ku nuk lejoheshin makinat private. Kjo autokolone, që ishte më e gjatë se e udhëheqësve të tjerë, ishte shenja më e mirë se në të po udhëtonte Enver Hoxha. Ajo që është e vërtetë në të gjithë këtë histori, është fakti se sozitë e tij, më së shumti ishin manekinë, pra njerëz që mbanin veshur brenda makinës gjatë udhëtimit, vetëm rrobat e tij. Halim Zano, Axhem Abazi, Kadri Bregu e Qazim Malaj nuk kane "luajtur" kurrë Enver Hoxhën jashtë hapësirës së brendshme të "Mercedezit" të zi. Megjithëse askush nuk e pranon këtë fakt zyrtarisht, ai ruhet ende, madje me fanatizëm, si një nga shumë enigmat që kanë shoqëruar regjimin komunist në Shqipëri. Por, për të kuptuar më së miri detyrën specifike ekstra të katër sozive të diktatorit, mjafton të përmendet një fakt i panjohur: Megjithëse ata kanë siguruar në 46 vjet pa ndërprerje jetën e Hoxhës, në dhjetëra e qindra dalje të tij në publik, portreti i tyre nuk figuron në asnjë prej mijëra fotografive të publikuara të ish kreut të shtetit. Madje as në njërën nga fotot e albumit të madh e luksoz të botuar me rastin e 80 vjetorit të lindjes së Enverit.

8. Ka pas një plan të CIA-së për të eliminuar Enver Hoxhën? Pse Mehmet Shehu ishte i preferuari i amerikanëve, kur ndërkohë ishte krahu i djathtë i Hoxhës?
Ai që hedh dritë më shumë mbi enigmën e ekzistencës së një komploti në fund të viteve '40 dhe fillim të viteve '50, kundër qeverisë komuniste në Shqipëri, është Nikolas Beathels. I cili, në librin e tij "Tradhtia e madhe",- bazuar në të dhënat e dokumenteve autentike arkivorë të shërbimeve sekrete britanike dhe amerikane,- shkruan: "Qeveritë amerikane dhe britanike, kishin miratuar në parim një operacion të fshehtë me synimin për të shkëputur një vend të Evropës Lindore nga blloku socialist. Për shumë arsye, për realizimin e këtij objektivi, ishte zgjedhur Shqipëria. Ky ishte vendi me i vogël dhe me i dobëti në radhën e vendeve të tjera socialiste. Ne jug kufizohej nga Greqia, aleate e Britanisë së Madhe dhe SHBA. Teknikisht, Greqia, në bazë të ligjit mbretëror të Luftës së II Botërore, e konsideronte Shqipërinë shtet armik dhe i kishte shpallur asaj luftë (një vendim që formalisht është ende në fuqi?!). Në veri dhe në Lindje kufizohet nga Jugosllavia. Sipas ekspertëve, Marshalli Tito, pas prishjes me bllokun socialist, do mbante një qëndrim neutral për çfarëdolloj ndryshimi që mund të ndodhte në Tiranë. Në këto rrethana, Shqipëria dukej e izoluar dhe me mundësi të mira për t'u penetruar nga ajri dhe nga deti, prej ishullit të Maltës". Sipas Bethelit, "anglezet dhe amerikanet mbanin kontakte të vazhdueshme me grupet e emigrantëve shqiptarë, të gjithë fraksionet e të cilëve filluan të bashkonin përpjekjet e tyre për çështjen e kundërrevolucionit". Në këtë kohë, në Itali ndodheshin 750 emigrantë, ndërsa në Greqi, 800 shqiptarë të arratisur. "Për të ndihmuar në riorganizimin e emigracionit shqiptar, qeveria angleze dërgoi në Romë lordin Xhulian Emer". Zv/ Ministri i Luftës në qeverinë e Londrës, pas eksperiencës gjatë luftës në përbërje të misioneve angleze në territorin tonë, konsiderohej si njohës i mirë i Shqipërisë. Britania vuri në dispozicion të përgatitjes se grupeve desantë, ishullin e Maltës, e cila "ishte një baze e avancuar dhe terren i përshtatshëm për imbarkimet e nevojshme dhe futjen e agjenturave përmes detit dhe ajrit në Shqipëri". Oficerët britanikë Maikell Bruke dhe David Smajli, u morën me përgatitjen speciale të trupave desantë. Një grup në përbërjen e të cilit bënte pjese edhe gruaja e Smajlit, Moy, e cila jepte mësimet e shifrimit të radiokomunikimit.
Ndërsa amerikanët, morën përsipër pjesën më të madhe të mbështetjes financiare dhe logjistike të operacioneve ushtarake. Si bazë prapavije dhe depo materialesh, ata vunë në dispozicion aeroportin e Mhelus në Libi. Gjate 5 viteve, për përgatitjen dhe realizimin e operacioneve desantë për rrëzimin e qeverisë komuniste të Hoxhës, anglo- amerikanet angazhuan rreth 100 vetë. Sipas ish-Drejtorit të CIA-s, Eilliam Colby, "operacioni dështoi, sepse autoritetet shqiptare, kishin infiltruar në organizatat e emigrantëve dhe lokalizonin vendndodhjen e shumicës së grupeve pothuajse që në kohën kur ata zbarkonin nga deti ose hidheshin me parashutë". Tradhtia e Filbit nuk ishte e vetmja shenjë e rrjedhjes së sekretit rreth operacioneve në Shqipëri. Sipas Shërbimeve Sekrete Perëndimore, kishte rrjedhje informacioni edhe nga ambientet e Komiteteve të emigracionit shqiptar në Rome, ku personeli i ambasadës shqiptare atje ishte shume aktiv. Po ashtu edhe në Athine. Dështimin ndoshta e ka përshpejtuar edhe vdekja e papritur ne 3 tetorin e 1949, e kreut te "qeverisë shqiptare në mërgim", Mit'hat Frashëri. Sipas Beathelit, rreth kësaj vdekje ende të mistershme "ekziston edhe një variant i vrasjes (shkaktimit të infarktit nëpërmjet ilaçeve apo nëpërmjet gazit nga agjentët e KGB-së). Kim Filbi, agjent i dyfishtë, i cili kishte qenë në Londër në shtator të vitit 1949, kur Mit'hat Frashëri e kolegët e tjerë të Komitetit "Shqipëria e Lirë" ishin atje, mendohet se kishte njoftuar ndërkohë agjentët e KGB-së në New York që të vepronin mbi Mit'hat Frashërin, ashtu siç kishin vepruar edhe mbi disa personalitete të tjera antikomuniste të Lindjes, si Stepan Bandera, Lev Rebet, Georgi Markov etj. Mit'hat Frashëri u gjend i vdekur siç supozohej nga njëe atak zemre, atëherë kur Kim Filbi udhëtonte për në New York me anijen "Coronia".

9. Pse i prishi marrëdhëniet me Mehmet Shehun dhe më pas me Kadri Hazbiun, cilin kërkonte Enveri të linte pasardhës të tij, a ishte Ramiz Alia njeriu që po projektonte për të drejtuar vendin? Çfarë kishte biseduar me Hysni Kapon deri në vitin 1979?
Jo rastësisht, vetëm pak ditë pas prishjes së lidhjes mes Silva Turdiut dhe Skënder Shehut, gjërat morën për keq në familjen kryeministrore. Para vdekjes misterioze të Mehmet Shehut, Byroja Politike gumëzhinte me historinë rozë të djalit të kryeministrit dhe fanatikët e luftës së klasave luftuan me mish dhe me shpirt që çifti të ndahej. Por, dilema më e madhe edhe sot e kësaj dite është nëse historia e Silva Turdiut u përdor si armë në luftën e brendshme të Byrosë, apo ajo ishte thjesht një viktimë në kurthet e Bllokut? Në debatet e shumta të ekspertëve dhe historianëve, kur flitet për kryeministrin më jetëgjatë të regjimit komunist, jepen detaje që tregojnë se në nivelet e larta të Partisë Komuniste, Shehu kishte jo pak kundërshtarë, të cilët luftonin me çdo mjet që të gjenin prova për ta rrënuar karrierën e tij. Njëra prej armëve që u përdor ishte vajza me biografi jo të mirë që hyri në shtëpinë e kryeministrit. Por ka edhe hipoteza të tjera, të cilat lidhen me motive të tjera, të cilat e shtynë kryeministrin t’i jepte fund jetës. Gjithsesi, prishja e një lidhjeje përfundoi me një fund tragjik edhe për Mehmet Shehun dhe rrënimin e familjes së tij. Po ashtu, disa kohë më vonë Enver Hoxha dënoi Ministrinë e Brendshme, të cilës i kishte besuar një pjesë të mirë të pushtetit. Edhe dënimi i Kadri Hazbiut mbetet misterioz. Ka shumë hipoteza lidhur me dënimin e tij. Ato që më shumë duket se kanë zënë vend, janë hipotezat e frikës së Hoxhës për marrjen e pushtetit nga një njeri i cili dilte nga sfera e influencës së tij. Mendohet se Hoxha si pasardhës të tij kishte parashikuar Hysni Kapon. Por vdekja e tij në vitin 1979 prish planet dhe në skenë del ideja e Ramiz Alisë. Për të trashëguar pushtetin tek Ramiz Alia, sigurisht duhej të largoheshin njerëzit më të fortë siç ishin Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu.

10.Misteri i fundit është padyshim sëmundja dhe vdekja e Enver Hoxhës. Pse u mbajt sëmundja dhe vdekja, e fshehtë për një kohë të caktuar?
Enveri ishte një koleksion sëmundjesh. Kishte pasur dy hemorragji cerebrale, më 1983-in dhe 1984-ën, kishte humbur gati krejtësisht sytë në mënyrë të pakthyeshme, ndërkohë që dy ditë para vdekjes kishte kaluar edhe infarkt. Tashmë është shkruar mjaft për faktin se diabeti i rëndë kishte ndikuar në këtë fund të keq. Humbja progresive e mundësive të tij fizike dhe intelektuale nuk zbuti aspak pushtetin e tij të tmerrshëm, atë pushtet, që njerëzit e tij të afërm, me një fshehtësi gjithnjë e më të madhe, e ruanin deri në absurditet, duke shkaktuar situata tragjike. Momentet e fundit të Hoxhës janë shoqëruar nga hije dyshimi të mëdha. Dyshimtarë të kohës tregojnë se vdekja e tij u mbajt e fshehtë për dy ditë. Më 11 prill të 1985 Enver Hoxha deklarohet zyrtarisht i vdekur. Ceremonia e tij u shoqërua me homazhe madhështore, sa në psikozën e njerëzve u duk se nga ai moment e pas Shqipëria nuk do të kishte më të ardhme. Trupi i tij u vendos në varrezat e dëshmorëve. Shumë pikëpyetje u ngritën asokohe, nëse do të ishte Piramida vendi ku do të vendosej trupi i balsamosur i Enver Hoxhës.



Kush ishte Enver Hoxha?
Lindi më 16 Tetor 1908 në lagjen "Palorto", Gjirokastër (Shqipëri), në familjen e një nëpunësi që për shumë vite kishte emigruar në Amerikë. Mësimet e para i mori në Gjirokastër, pastaj vijoi studimet në Liceun e Korçës. Në vitin 1930 shkoi të studionte, me një bursë studimi shtetërore, në Fakultetin e Shkencave Shoqërore në Montpelje të Francës, por shumë shpejt e la. Pas një viti në Fakultetin e Biologjisë ai shkoi në Paris ku kërkoi të studionte në Fakultetin e Filozofisë. Në Nëntor të 1933-tës la Parisin për të punuar si sekretar në Konsullatën Shqiptare në Bruksel. Aty filloi studimet universitare në Fakultetin e Jurisprudencës dhe vazhdoi me korrespondencë studimet e filluara në Paris. Për shkaqe politike u pushua nga puna dhe në vitin 1936 u kthye në Shqipëri.
Sekretar i Përgjithshëm i KQ të PKSH 1943-1948.
Sekretar i Parë i KQ të PPSH-së 1948-1985.
Kryeministër i Shqipërisë me mandat nga 22 tetori i vitit 1944 gjer më 10 janar të vitit 1946 si pjesë e kabinetit të parë komunist.
Kryetar i Këshillit të Ministrave me mandat nga 22 marsi i vitit 1946 gjer më 30 qershor të vitit 1950.
Ministrave i Jashtëm i Shqipërisë me mandat nga 22 marsi i vitit 1946 gjer më 30 qershor të vitit 1950.
Kryetar i Këshillit të Ministrave me mandat nga 5 korriku i vitit 1950 gjer më 23 korrik të vitit 1953.
Ministrave i Jashtëm i Shqipërisë me mandat nga 5 shtatori i vitit 1950 gjer më 23 shtator të vitit 1953.
Kryetar i Këshillit të Ministrave me mandat nga 23 korriku i vitit 1953 gjer më 19 korrik të vitit 1954.

Gjatë vitit 1980 u diagnostikua me sëmundjen e diabetit dhe në 1983 pëson një ishemi cerebrale, e cila ju përsërit në vitin 1984. Më 11 Prill 1985 ndërron jetë në Tiranë. Në vitin 1990, me rënien e regjimit diktatorial që ai instaloi, çdo embleme dhe simbol i tij u shkatërrua plotësisht, dhe u cilësua si diktatori.

T. Observer