Thursday, April 15, 2010

Bashkimi, i shqiptarëve në një shtet, është i pandalshëm.

Politologu Koço Danaj komentoi dje performancën e politikës dhe diplomacisë shqiptare pas anëtarësimit në NATO, procesin integrues, rolin e opozitës, vizitën e Metë në Serbi, të ardhmen e Maqedonisë, domosdoshmërinë e bashkimit te shqiptareve në një shtet.

Duke ju referuar çështjes së vizave, Danaj theksoi se BE është një klub i krishterë, që merr vendime fetare dhe kjo sipas tij u vërtetua vitin e kaluar, kur Shqipëria u penalizua si vend me popullsi përkatësisht myslimane.

Danaj shprehu bindje se vendimi për vizat është më shumë politik dhe nuk ka të bëjë aq sa flitet me plotësimin e kritereve teknike. Sipas tij shkaku i mos liberalizimit të vizave është fetar dhe politikanët tanë për interesa të pushtetit nuk kanë pasur asnjëherë guximin t’ua thonë të vërtetën shqiptarëve në sy.
Danaj u ndal edhe tek qëndrimi i opozitës pas zgjedhjeve të qershorit, ku ndër të tjera theksoi se opozita është marrë vetëm me kutitë për një vit rresh, pra me pushtetin e saj, duke lënë mënjanë problemet që shqetësojnë vërtetë shqiptarët. Politologu Danaj komentoi edhe vizitën e Metës në Serbi. Ai pohoi se Ministri i Jashtëm Shqiptar duhet ta shtonte në diskutim me palën serbe shkeljen që serbët i kanë bërë marrëveshjes ndërkombëtare të Konculit për Luginën e Preshevës, ku parashikohej respektimi i simboleve kombëtarëve për shqiptarët. Danaj ka folur edhe për Platformën e Shqipërisë natyrale, domosdoshmërinë e saj dhe arsyen e jehonës në median serbo malazeze.

Z. Danaj, Shqipëri sapo ka festuar një vjetorin e anëtarësimit në aleancën e sigurisë më ta madhe në botë, NATO. Si ka evoluar diplomacia shqiptare gjatë kësaj periudhe?
Duhet ta pohojmë të gjithë se anëtarësimi në NATO ishte një fitore e madhe e kombit shqiptar, e popullit shqiptarë dhe e politikës shqiptare në tërësi. Pra, kemi të bëjmë ndër ato të pakta raste, kur opozita dhe maxhoranca gjejnë një gjuhë të përbashkët, gjejnë një konsensus për një ngjarje madhore. Dhe, pikërisht, duhej që festimi i një vjetorit të pranimit në NANO, përsëri shqiptarët t’i gjente bashkë. Pra, duhej që për një çast të lihej mënjanë ajo që quhet politikë e ditës dhe ajo që quhet politikë e pushtetit për hir të politikës së kombit, gjë që nuk ndodhi, sepse u festua në të dy krahët veç e veç. Mazhoranca festoi më vete, opozita festoi më vete.
Ndaj, më duhet të them se ka ardhur momenti që ngjarje të mëdha kombëtare të mos jenë më pronë politikanësh, apo grupe politikanësh, apo partish politike, por të jenë vetëm pronë dhe atribut i të gjithë popullit, e një kombi të tërë, pasi ka ardhur koha që në ngjarje të tilla politika e pushtetit duhet të heshtë dhe vendin e saj duhet ta zërë politika kombëtare. Ngjarje të tilla janë evenimente madhore në historinë e një kombi. Imagjinoni që pranimi në NATO ndodhi 15 ditë pas tragjedisë së Gërdecit. Pra, nëse duhet të flitej për kushte, situata ishte e atillë për të thënë jo, por pranimi në NATO ishte një vendim politik, për kontributin që dha kombi shqiptarë gjatë tërë kësaj periudhe dhe meqë ishte një vendim politik nuk hodhën në tavolinë kushte nëse keni plotësuar apo kriteret, por u hodh në tavolinë jetësimi i një kërkesa, i një vendimi politik, se shqiptarë dhe Shqipëria e meriton të jetë anëtare e NATO-s, për atë kontribut shumë të madh që ka dhënë për stabilitetin dhe paqen në rajon.

- Ç’mendim keni për punë e diplomacisë shqiptare në tërësi për të promovuar në qarqet ndërkombëtare ecurinë e reformave dhe plotësimin e kushteve për marrjen e vizave?
Ne nuk mund ta mohojmë se Shqipëria është një vend i vogël. Nuk mund ta mohojmë se ky vend i vogël, ky shtet i vogël, kufizohet mbi 80 % të kufirit të tij me veten e tij. Ne nuk mund ta mohojmë që Shqipëria ka ende probleme që kanë të bëjnë me mirëqenien, me konsolidimin e reformave demokratike, apo më shumë me konsolidimin e mentaliteti demokratik, jo thjeshtë në gjirin e shoqërisë, por në mjaft raste në gjirin e asaj që quhet shtresë politikanësh. Dhe, në këtë aspekt ndodh që në mjaft raste politika apo diplomacia i nënshtrohet një lloj fatalizmi, meqë jam i vogël nuk kam nevojë të flas sepse nuk më dëgjon kush, në një kohë që harrohet se në sistemet demokratike dëgjohet si i vogli ashtu edhe i madhi. Për shembull, Gjermania është kontributorja më e madhe në Bashkimin Evropian, por ka vetëm një ministër në Komisionin Evropian. Qipro është vendi më i vogël i BE, por gjithsesi ajo ka prapë një ministër dhe fjala e komisionerit qipriot është e njëjtë dhe e barabartë më atë të komisinerit Gjerman. Të drejtën e vetos, siç e ka Gjermania, ashtu e ka edhe Qipro. Pra njohja e mekanizimit e veprimit të BE, duhet ta çojë diplomacinë shqiptare në eliminimin e këtij lloji ballkanizmi dhe në përpunimin e atyre ideve që kanë të bëjnë në radhë të parë me dinjitetin e Shqipërisë. Domethënë, më shumë se kushdo, luftën, përpjekjen, për dinjitetin e kombit shqiptar duhet ta kryejë diplomacia shqiptare kudo që ajo vepron. Jo thjeshtë si qendër institucionale në Tiranë, por në të gjitha ato vende të botës ku ekzistojnë ambasadat e Shqipërisë. E dyta, duhet që kjo diplomaci të përpunojë ato teza dhe ato ide, të cilat shqetësojnë sot Shqipërinë në veçanti dhe popullin shqiptar në përgjithësi. Pra, sot popullin shqiptarë në veçanti e shqetëson çështje e liberalizimit të vizave. Atëherë, është detyra numër një e diplomacisë shqiptare, jo vetëm për të bërë deklaratat propagandistike se ne e meritojmë liberalizimin e vizave, jo vetëm për të thënë - takuam atë apo këtë diplomat të Brukseli - por për të thënë edhe të vërtetën.

- Cila është e vërteta z. Danaj?
E verteta në këtë rast ka të bëjë jo me këto deklarata, e vërteta ka të bëjë që Bashkimi Evropian lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave ndaj Shqipërisë, mbajti një qëndrim të gabuar, mbajti një qëndrim me ngjyrime fetare dhe etnike. Më lejoni t’ju them që ish-komisioneri për zgjerim i KiE, Oli Ren, në fjalën e tij që mbajti në Parlamentin Evropian lidhur me plotësimin e kushteve nga Serbia dhe Mali i Zi për liberalizimin e vizave, u shpreh që Serbia nuk i ka plotësuar shumicën kushteve, Mali i Zi nuk i ka plotësuar shumicën e kushteve, por duhet ta marrim këtë vendim politik. Unë shtroj pyetjen, pse s’u tha edhe për Shqipërinë që nuk i ka plotësuar kushtet, por duhet përsëri ta marrim këtë vendim politik, por u la jashtë për një arsye që fatkeqësisht diplomacia shqiptare nuk thotë. U la jashtë për arsye fetare. Por, një nga nga eurodeputetët u shpreh hapur: T’ua liberalizojmë vizita që me 19 dhjetorë vëllezërve tanë në Mal të Zi, Serbi dhe Maqedoni, që ata t’i gëzojnë dhe t’i shijojnë krishtlindjet evropiane. Këtu del qartë shkaku i mos liberalizimit të vizave. Fatkeqësisht politika shqiptare, për interesin e pushtetit nuk e thotë këtë, por flet për kushte, flet për kritere, flet për arsye teknike, të cilat ekzistojnë, por në qoftë se do të mbetemi tek ato, nëse vendimi do të varet tek ato, të jemi të sigurt që asnjëherë nuk do të ketë vendim pozitiv. Vendimi në radhë të parë është politik.

- Z. Danaj, pas zgjedhjeve të 28 qershorit opozita shqiptare ka mbajtur një qëndrim radikal ndaj institucioneve dhe maxhorancës. Sa e ka dëmtuar imazhin e Shqipërisë në sytë e ndërkombëtarëve kjo sjellje agresive?
Unë gjykoj dhe analiza na çon në konkluzionin se më shumë sesa imazhin e Shqipërisë, opozita ka dëmtuar imazhin e vet, pasi për afro një vit opozita ka luajtur në boshllëk, për afro një vit opozita nuk ka hedhur asnjë ide. Opozita ka kërkuar vetëm të hapen kutitë. “Të hapen kutitë” nuk është ide, është luftë për pushtet. Pra për afro një vit nuk u hodh asnjë ide. Cili është qëndrimi i të majtës shqiptare për mirëqenien e kombit? Cili është kontributi i të majtës shqiptare lidhur me reformat që duhet të kryejë Shqipëria për të plotësuar atë bllok reformash që ka kryer çdo vend i BE?
Duke thënë këtë, kam parasysh që, të gjithë këtë periudhë opozita më shumë ka dëmtuar veten e saj, ka dëmtuar imazhin e saj, sepse më shumë ka bërë luftë deklaratash politike të shkruara e të lexuara dhe asnjë gjë tjetër, e cila mund të përgatisë vetë këtë opozitë, që nesër kur të vijë në pushtet të dijë të qeverisi vendin. Të qeverisësh vendin nuk do të thotë të mbetesh rob, nuk do të thotë që të mendosh vetëm për pushtetin tënd. Të qeverisësh në vend, do të thotë që të mendosh sesi do të zhvillohet ky vend, sesi do të zhvillohen zona të veçanta, e që t’i bësh këto objekt i një diskutimi të gjerë. Për shembull, opozita ka një fondacion “Qemal Stafa”. A dini gjë ju që ky fondacion është mbledhur një herë për të diskutuar ato probleme që shqetësojnë qytetarët shqiptarë? Jo. Pra, për ta përfunduar dua të them që nuk është dëmtuar imazhi i Shqipërisë. Në luftën për pushtet nuk dëmtohet imazhi i një vendi, dëmtohet imazhi i atyre politikanëve, të cilët harrojnë Shqipërinë për hir të interesit për pushtet.

- Z. Danaj, ish-ministri i Jashtëm Lulzim Basha është nisur dy ditë më parë drejt Brukselit për të prezantuar plotësimin e kushteve për heqjen e vizave, çfarë impakti do të ketë kjo vizitë në vendimin e samitit të 2 qershorit?
Këtë po e lidh me atë çka thashë më lart, me arsyen e mos marrjes së vendimit për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën qysh vitin e kaluar. Shpreh bindjen se BE do të marrë vendimin për liberalizimin e vizave, pasi nuk do ta përsërisë më gabimin e vitit të kaluar. Prandaj, kjo vizitë e ministrit të Brendshëm, i cili do te ketë një seancë dëgjimore, të jeni të sigurt që do të dalë me sukses sepse vendimi që është marrë nuk kthehet. Pra, vendimi është politik. Brukseli është i detyruar t’i liberalizojë vizat, për ndryshe duhet të pranojë se është një klub i krishterë. Dhe këtë nocion “Klub i Krishterë”, nuk jam unë i pari që e them, shumë politikën dhe analistë përpara meje e kanë thënë. Pra, Brukseli nuk duhet të sillet si klub i krishterë ndaj shqiptarëve, të cilët janë me shumicë të përkatësisë myslimane.

- Disa javë më parë, kryediplomati shqiptar Ilir Meta, zhvilloi një vizitë në Beograd, vizitë e cilat u komentuar shumë në dy aspekte - një palë e cilësuan si kundër interesave të Kosovës, ndërsa pala tjetër e konsideroi të suksesshme dhe hap drejt rivendosjes së marrëdhënieve me Serbinë. Ju çfarë mendoni për këtë vizitë?
Çdo vizitë e çdo politikani shqiptarë, kudo që bëhet apriori është e rëndësishme, për më tepër vizita ministrit të Jashtëm Shqiptarë në një vend me të cilin Shqipëria ka pasur dhe vazhdon të ketë probleme të mprehta. Pra, problemi nuk është i tillë. Ministri i Jashtëm mund të shkojë kudo dhe duhet të shkojë kudo për hir të interesave të kombit shqiptarë, për hir të interesave të vendin që përfaqëson. Dhe në këtë aspekt, çdo vizitë duhet konsideruar si pozitive. Por, thelbi i problemi nuk qëndron nëse duhet të shkonte apo nuk duhen të shkonte, siç janë shprehur disa që nuk duhet të shkonte, duhet të shkonte edhe në Sarajeve, edhe në Podgoricë, edhe në Zagreb, nuk ka rëndësi kjo, pasi kjo është detyra.

- Atëherë ku qëndron problemi i vizitës z. Danaj?
Ajo që është e rëndësishme dhe që meriton analizë është se çfarë mesazhesh përcjell vizita, cila është problematika, e këtu, përveç anëve pozitive unë kam rezervat e mira. Cilat janë këto rezerve? Po marr të parën. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë e ka për detyrë të dijë që në vitin 2001 është nënshkruar një marrëveshje ndërkombëtare për Luginën e Preshevës, e firmosur nga ish-përfaqësuesi special i NATO-s, Piter Fiejt dhe nga ish-komandanti i përgjithshëm i UÇKMB, Shefqet Myslimi. Ajo quhet Marrëveshja e Komculit. Kjo marrëveshje ndërkombëtare, e cila më vonë iu dërgua edhe autoriteteve serbe ka një sërë klauzolash. Unë e kam lexuar, studiuar dhe ballafaquar, ku del se kjo marrëveshje në 80 % të saj jo vetëm që nuk është zbatuar, por është injoruar. Atëherë ky ishte problemi i parë që duhej të trajtohej me homologun e tij serb dhe me presidentin e Serbisë. Problemi i dytë ka të bëjë që ministri i Jashtëm i Shqipërisë shkoi në Luginën e Preshevës dhe kjo ishte një gjë shumë pozitive. Por kush jeton në Luginën e Preshevës? Jeton një pjesë e popullit shqiptarë? Po. Kjo pakicë shqiptare një nga simbolet kombëtare ka flamurin shqiptar. Si ka mundësi që nuk u lejua të përdorej asnjë flamur shqiptar! Pritej Ministrit i Jashtëm i Shqipërisë për herë të parë pas 50 vitesh. Ç’të keqe kishte të përdorej flamuri shqiptar? Kush ka frikë nga flamuri shqiptar? Pra përgjegjësia bie te qeveria serbe, e cila ka injoruar marrëveshjen, duke mos lejuar shqiptarët e Preshevës të përdorin simbolet e tyre. Pikërisht kjo qeveris serbe duhet të bënte gjestin fisnik duke thënë: po përdoreni shqiptarë flamurin tuaj sepse ju vjen ministri shqiptar, i kombit tuaj. Dhe të mos thuhet se bëhet në Beograd që shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet të gjejnë një flamur tjetër.
Çfarë flamuri të gjejnë?
Të shpikin një flamur tjetër si ai i Kosovës? Unë do të t’i thosha homologut serb po të isha se nga Lugina e Preshevës në vitin 2001 kanë ikur 30 mijë shqiptarë të cilët sot janë në Kosovë. Çfarë bëhet për rikthimin e tyre? Sot Metvegja dikur shqiptare është serbe. Tani kanë mbetur vetëm 7 % shqiptarë. Pra, do të thosha se demokraci dhe marrëdhënie e fqinjësisë së mirë nuk do të thotë spastrim etnik i krahinave ku jetojnë pakicat. Pra, unë e kam fjalën në këtë aspekt, ne duhet të takohemi me këdo, por duhet t’i paraqesim shqetësimet tona kujtdo dhe jo për hir të asaj që të mos na quajnë nacionalistë të harrojmë problemet reale, duke dalë më sloganin e fqinjësisë së mirë. Fqinjësi e mirë do të thotë secili me dinjitet në shtëpinë e vet. Në qoftë se nuk jeton secili me dinjitet nuk ka fqinjësi të mirë, përkundrazi ka racizëm.

-Z. Danaj, tashmë është hedhur ideja e Shqipërisë natyrale. A mendoni se ka ardhur koha që shqiptarët të kërkojnë Shqipërinë natyrale, pra të bashkohen si shtet?
Koha më shumë sesa është ajo po ikën, sepse kjo është thelbi i saj, ajo ik, nuk qëndron. Dhe nuk mund të qëndrojë të presë shqiptarët se kur do të zgjohen nga gjumi. Prandaj bashkimi i shqiptarëve në një shtet, të cilin unë e quaj Shqipëri natyrale, sot është një realitet, sot është një domosdoshmëri, sot është një kërkesë e cila duhet të realizohet sa më parë për disa arsye. Arsyeja e parë ka të bëjë më vetë Shqipërinë. Pra, shqiptarët nuk mund të jenë më kaq artificial në ndërtimin e shtetit të tyre. Nuk ka artificialitet më të madh në botë për një komb sesa ai të kufizohet në 80 % të kufirit me veten e tij, që fillon nga Hani i Hotit, vazhdon në Qafën e Prushit, Vazhdon në Qafën e Morinës, vazhdon në Qafën e Thanës etj. Atëherë duke qenë ky artificialitet, ky absurd kaq i madh, shqiptarët duhet të kërkojnë që edhe ata të jenë si kombet e tjerë, që t’u lejohet e drejta të bashkohen. Me këtë nuk kam parasysh që shqiptarët të vazhdojnë luftën, nuk kam parasysh që shqiptarët të derdhin gjak. Shqiptarët, për gjatë një shekulli me radhë kanë derdhur aq shumë gjak sa të bëjnë pesë Shqipëri. Tani nuk ka më nevojë. Nëse deri dje shqiptarët thoshin të vdesim në këmbë, sot duhet të thonë të jetojmë në këmbë. Të jetosh në këmbë do të thotë të kesh dinjitet nacional dhe shqiptarët duhet ta bëjnë këtë. Pra, po i rikthehem pyetjes suaj, koha po ikën dhe prandaj shtohet urgjentisht bashkimi i shqiptarëve në një shtet. Sot më shumë se kurrë kjo mund të realizohet.

- Pse mund të realizohet?
Janë disa arsye. E para, ne të gjithë pranojmë se sot jetojnë në një rajon demokratik, pra pranojmë se ka demokraci. Atëherë, demokraci do të thotë të mos ketë tabu, Vetëm në sistemet totalitare nuk të lejohej të flisje për çdo gjë. Në sistemet demokratike të lejohet dhe e ke për detyrë të flasësh. Sot, për shembull po bëhet gjithë kjo zhurmë e madhe, madje angazhohet edhe diplomatë të fuqive të mëdha për të drejtat e homoseksualëve. Kjo bëhet në kuadër të demokracisë dhe nuk ka asgjë të keqe. Po kur ka angazhim kaq të madh për homoseksualizmin, pse të mos këtë një angazhim shumë herë më të madh për bashkimin etnik të shqiptarëve? Kujt i prish punë kjo? Përkundrazi kjo kërkon përkushtim në radhë të parë, e dyta kërkon që të jesh politikan dhe të mos mendosh vetëm derisa sa të kesh pushtetin, por të jesh politikan dhe të mendosh për kombin sa të kesh jetën. Pra, në radhë të parë të jesh shqiptarë me mendësi progresiste, e jo europeist me origjinë shqiptare. Problemi i dytë. Të gjithë qeveritë shqiptare, të gjithë politikanët shqiptarë, kanë festuar 28 nëntorin e vitit 1912 si ditën e shpalljes së pavarësisë. Po ç’është 28 nëntori?
28 nëntori është shpallja e pavarësisë së Shqipërisë natyrale dhe jo e kësaj Shqipërie artificiale. Kjo e fundit u vendos më 29 korrik të vitit 1913 nga Konferenca e Londrës. Të gjithë politikën shqiptarë që nga Ismali Qemali, Ahmet Zogu, Mit’hat Frashëri, Enver Hoxha etj., kanë festuar 28 nëntorin, pra në heshtje nuk e kanë pranuar vendimin e Konferencës së Londrës, në heshtje kanë pranuar Shqipërinë natyrale. Së treti. Tashmë bashkësia ndërkombëtare është duke i riparuar gabimet e së kaluarës. Është riparuar gati 80 % Konferenca e Versajës, e cila mbas shpërbërjes së perandorisë Austro-Hungareze, krijoi mbretërinë Serbo-Kroate-Sllovene. Po ju jep një shembull. Mali i Zi deri në vitin 1919 ishte shtet i pavarur, Konferenca e Versajës ia mohoi pavarësinë sepse e futi brenda mbretërisë, ashtu siç bëri me Bosnjën. Ndërkohë sot kemi pavarësinë për të gjithë këto shtete. Pra u rregulluan gabimet e Konferencës së Versajës, ku tashmë ka mbetet ende pa u rregulluar gabimet e Konferencës së Londrës. Prandaj, unë kam hedhur idenë që sot ka nevojë për një konferencë ndërkombëtare Londër 2, natyrisht me pjesëmarrjen e aleatit më të afërt të shqiptarëve, SHBA. Pa u rregulluar me Londrën 2, nuk do të ketë as progres dhe as paqe për vendet e Ballkanit. Shqiptarët nuk po e hedhin për herë të parë këtë tezë ka një shekull që e kanë kërkuar bashkimin. Shqiptarët janë vrarë për këtë ide, për bashkimin e trojeve shqiptare. Tani problemi shtrohet që duke përfituar nga fakti se jemi në një sistem demokratik ky problem duhet të zgjidhet. Ky problem nuk ka të bëjë vetëm më shqiptarët, por edhe me vetë rajonin e Ballkanit.

- A e ndalon Kushtetuta jonë bashkimin e trojeve shqiptare?
Ne e pranojmë në Kushtetutën e Shqipërisë të drejtën legjitime të shqiptarëve për t’u bashkuar. Kjo Kushtetutë u miratua edhe nga Komisioni i Venecias. Pse nuk e hoqi Komisioni këtë pikë? Po t’u thoshte, të jesh i sigurt që partitë tonë do të ndryshonin Kushtetutën siç e kanë ndryshuar herë të tjera brenda natës. Pra e la dhe shqiptarët u pranuan në NATO. Po të jenë ndërkombëtarët kundër bashkimit të shqiptarëve, ekspertët e NATO-s para se të merrnin vendimin e pranimit, e kanë studiuar Kushtetutën e Shqipërisë më mirë sesa vetë ne dhe e kanë parë në Kushtetutë të drejtën legjitime për t’u bashkuar. Dhe nuk thanë asnjë gjë. Atëherë, është një detyrimi Kushtetues e drejta për t’u bashkuar. Duke qenë një detyrim i tillë, mos angazhimi për bashkim është shkelja më e rëndë që i bëhet Kushtetutës. Dhe kjo ka të bëjë me të gjithë politikët shqiptarë, të cilët propagandojnë Shqipëria Evropiane dhe jo Shqipëri Natyrale. Shqipëria Evropiane është në thelb Shqipëri otomane. Në thelb sot kemi mbeturina të perandorisë otomane, ku kishim vilajet, pavarësisht kostumit modern dhe deklaratave moderne. Shqipëria natyrale është Shqipëria Evropiane. BE nuk mund të pranoje mbeturina otomanizmi, pa u bashkuar trojet shqiptare. Nuk pranon vilajet me kostum modern. Prandaj them se koha po ikën dhe ne duhet me çdo kusht të bashkojmë trojet e copëtuara nga Konferenca e Londrës.

- Pas rikthimit të idesë nga ana juaj për Shqipërinë Natyrale, deri më tani në mediat elektronike dhe të shkruara serbe janë botuar mbi 100 artikuj, natyrisht kundër kësaj ideje. Si e shpjegoni këtë superndjeshmëri për një kohë kaq të shkurtër?
Shumica e mediave serbe dhe malazeze njëkohësisht e kanë shprehur këtë mospajtim. Ndjeshmëria ka të bëjë me diçka tjetër, sepse në platformën që i është dhënë publikut, e cila është botuar në serbisht, greqisht, maqedonisht dhe anglisht, ka disa elementë që politikës serbe i kane hequr armen kryesore nga dora për të atakuar dhe për të etiketuar shqiptarët si destabilizues. Në platformë nuk bëhet fjalë për dhunë as për armë, platforma ka një devizë - domosdoshmëri e Shqipërisë natyrale me dialog me këdo, edhe me serb, me grek etj. Dialog për gjithçka. Ejani të ulemi në tavolinë. Nëse ju keni argumente më shumë, ne tërhiqemi. Nëse ne kemi më shumë argumente, pra nëse nuk kemi me vete vetëm të drejtën historike, por edhe realitetin aktual, atëherë ne tërhiqemi. Ato hedhin tezën e rrezikut te prishjes së monumente serbe që ndodhen në trojet shqiptare. Kjo tezë nuk ekziston, është një tezë që nuk ngjit dhe e vjetruar, Pse? Ku kanë qenë këto monumente para 100 vjetësh? A kanë në qene ne mes të shqiptarëve? Po. Pse nuk i prekën atëherë? Përkundrazi i mirëmbajtën. Murgjit manastireve serbe aty kanë qenë dhe janë. E dyta, diplomacia serbe ka nevojë të njohë më mirë historinë. Nën logjikën e diplomacisë serbe duhet të themi se Bregdeti i Izmirit në Turqi është tokë greke, sepse në këtë gji para shumë shekujsh lindi ajo shkollë e madhe filozofësh që quhet shkolla e Miletit, e drejtuar nga tre filozofët e shquar grek. Por. Turqia, ende sot e mban si një monument të lartë kulture atë vend ku kanë jetuar dukur ato tre filozofë të shuar. Po marr Sicilinë. Në Sicili, ne Krotone, ka jetuar Pitagora, Portagora, Anaksagora Ksenofani. Po të ecim me logjikën e diplomacisë serbe duhet që Greqia të çojë trupat ushtarake në Sicili. Pra dalëngadalë logjika nacionaliste serbe po çmontohet ne saje te argumenteve qe sjellin shqiptaret. Kështu do te ndodhe edhe me Shqipërinë natyrale. Ata kane frike nga dialogu, nga Tavolina, prandaj patën edhe atë ndjeshmëri qe thate ju.

- Para vizitës së Presidentit Topi në Maqedoni, kryetari i PDSH, Mendu Thaçi, hodhi idenë e federalizimit të Maqedonisë. Po ashtu, Arbër Xhaferri, një nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit ka hequr firmën që hodhi në vitin 2001. Cila është e ardhmja e Maqedonisë?
Po jo vetëm nga detajet që përmendët ju me të drejtë në pyetjen tuaj, por edhe nga një takim të zhvilluar para disa ditësh me ekspertë dhe juristë të njohur shqiptarë, u hodh dhe u argumentua domosdoshmëria e federalizimit të Maqedonisë, për një arsye madhore. Maqedonia nuk mund të jetojë dot këtu siç është, pasi kemi një nacionalizëm gjithnjë e më agresiv të partive maqedonase, siç kemi një përulje të partive shqiptare. Pra, nuk kemi në Maqedoni opozitë etnike shqiptare, kemi vetëm opozitë politike. Atje problemi etnik është ende i pazgjidhur opozita etnike është domosdoshmëri. Shqiptarët në Maqedoni marrin pjesë formalisht në Parlament. Marrëveshja e Ohrit e vitit 2001 e shpëtoi Maqedoninë. Po mos ta kishin shpëtuar shqiptarët, sot Maqedonia do të ishte më dysh. Sot Qafa e Thanës nuk do të ishte pikë kufitare, por do të ishte thjeshtë një nocion brenda një territori. Shqiptarët asokohe dëgjuan ndërkombëtarët, por edhe besuan se pala maqedonase ishte ulur me këmbë në tokë. Tani Marrëveshja e Ohrit ka vdekur, nuk ekziston më. Por, politikanët shqiptarë kanë frikë të thonë të vërtetën, sepse po të thonë të vërtetën duhet të japin dorëheqjen. Presidenti i Shqipërisë ndodhet për një vizitë në Maqedoni, por nuk e di a ja kanë thënë se shqiptarët e atjeshëm nuk lejohen ta përdorin flamurin e tyre. Në vitin 2004 u miratua një ligji në Parlamentin Maqedonas për përdorimin e flamurit nga grupi etnik shqiptarë, por në marrëveshje të fshehtë një grup deputetësh nacionalistë e çuan këtë vendim në Gjykatën Kushtetuese. Dhe Kushtetuesja Maqedonase në 2007 mori vendim për mospërdorimin e flamurit shqiptarë. Sot flamuri përdoret pa leje, që do të thotë që mund të ndodhë çdo gjë.

Federalizimi i Maqedonisë është i pashmangshëm. Ashtu siç është i pashmangshme me vone bashkimi me Shqipërinë.

G. Sot

Niko Stilos: Shkrimet në gur na zbulojnë gjurmët më të hershme të shqipes

Në përgjithësi për historinë e lashtë të popullit shqiptar kanë qenë të huajt që kanë shkruar dhe kanë sjellë vërtetime për lashtësinë tonë. Por, ka pasur edhe raste të studiuesve të huaj që këto vërtetime i kanë fshehur ose i kanë keqshpjeguar.

Studiuesi grek me origjinë shqiptare, Niko Stilos para disa vitesh botoi në gjuhën shqipe librin “HISTORIA E SHENJTË E ARVANITËVE”, një libër që tregon për lashtësinë e gjuhës dhe shkrimit shqip. Para një viti botoi “FJALORIN e MARKO BOÇARIT” dygjuhësh greqisht-shqip. Në moshën 19-vjeçare, më 1809, Markoja na solli fjalorin e parë greko-shqip “Ëåîéêïí ôéò Ñïìáéêçò êáé Áñâáíéôéêçò áðëçó” (Fjalori dygjuhësh Greqisht dhe Shqipes së thjeshtë).

Fjalori dygjuhësh përbëhej nga 111 faqe, 1494 fjalë shqipe, dhe 1701 fjalë greke. Origjinali i këtij fjalori gjendet sot në Muzeun Kombëtar të Parisit me kodin, Suplement Grec 251 numri 244 të faqes, dhe u dhurua në maj të vitit 1819 nga konsulli francez në Janinë, Pukëvilli. Studiuesi Niko Stilos është i lindur në një fshat të prefekturës të Prevezë nga prindër dygjuhësh, që flisnin gjuhën shqipe (arvanite) dhe greqisht. Ai ka rreth 30 vite që merret me studimet parahistorike rreth lashtësisë së gjuhëve të ndryshme europiane. Ai është i diplomuar në ekonomi, në universitetet italiane dhe më vonë emigroi në Gjermani ku ka mbi 35 vite atje. Për shumë vite është marrë me studimet e shkrimeve të vjetra, ku ka nxjerrë edhe mendimet e tij se shqiptarët janë autoktonë në Greqinë e lashtë, se ata janë helenasit e vjetër dhe jo grekët e sotëm. Këto mendime ai i mbështet në mbishkrimet e shkruara nëpër gurët dhe thëniet e historianëve të lashtë si Herodoti.

Në këtë intervistë ai shpalos disa prej argumenteve të tij mbi lashtësinë e shqipes dhe faktin se shqiptarët janë autoktonë.

Në përgjithësi shqiptarët nuk kanë shumë njohuri mbi faktin se gjuha e vjetër e kohës antike është gjuha shqipe dhe që ka shkrime të vjetra në gjuhën shqipe. Gjithmonë i është mëshuar faktit se gjuha dhe shkrimi i vjetër qe greqishtja. Ju çfarë mund të na thoni?

Ç’mund t’ju them! Shqiptarët kudo, edhe në Shqipëri nuk dinë mirë as historinë që ishte përpara, le të themi 200, 300 apo 500 vite më parë. Në ato vite ka shumë libra të shkruar në gjuhën shqipe me shkronja toske, pra me shkronja greke. Kështu, propaganda antishqiptare nuk do që këto libra të dalin në dritë. Unë isha 25 vjeç dhe nuk e dija që shqiptarët kishin libra, kishin testament. Pra, nuk e dija që edhe Bibla ishte përkthyer në gjuhën shqipe dy herë. Një herë nga peshkop Grigori dhe njëherë nga Kostandin Kristoforidhi.

Pra, ju mendoni se ka libra të shkruar në gjuhën shqipe më përpara se vitit 1555, që njihet “MESHARI”?
Patjetër, mund të ketë libra edhe më përpara se “MESHARI”. Në Bibliotekën e Vatikanit p.sh, nuk lënë çdo njeri që të kërkojë këto libra. Mua p.sh., nuk mund të më lënë. Në Itali, rreth vitit 1200 një peshkop katolik nga Bari shkruan se shqiptarët kanë një tjetër gjuhë nga latinët, por librat e shqiptarëve janë të shkruar me shkronja latine. Këtë e thotë një peshkop katolik më 1200. Pra, ku shkuan ato libra?! Kush i prishi? Ato libra janë diku, por nuk dimë ku janë.

Ka akademikë apo studiues në botë që thonë se shqiptarët kanë ardhur nga Kaukazi?

Po. Ka studiues që thonë, por e vërteta është se shqiptarët janë më të vjetër se ky dheu këtu. Shqiptarët janë pellazgë. Po të studiojmë se kush janë shqiptarët, do të mësojmë se janë njerëz që nuk erdhën nga mali, por janë ata që shkruan këto gjërat antike. Erdhi koha që t’i mësojë bota.

Kemi mësuar se grekët janë më të vjetrit, kanë Mitologjinë, vepra antike, Homerin etj. Do të rrëzohen këto mendime me dokumente shkencore?
Unë punoj që të thyhet kjo tabu. Në botën e sotme moderne nuk e kërkon puna që vetëm të flasim. Duhen fakte për ta vërtetuar. Unë kam punuar 10 vite që njerëzit të lexojnë këto tekste të vjetra. Pra. ka tekste të kohës antike që lexohen vetëm në gjuhën shqipe.
Në Kretë është gjetur një tekst i vjetër Dorjan në gur. Këtë tekst unë e kam punuar që të lexohet dhe them që është në dialektin dorisht, pra në gjuhën e arvanitasve toskë. Dialekti i toskëve, i arvanitasve, ka shumë fjalë greke. Ky tekst tregon për perëndinë Dionis. Unë them që Dorjanët janë shqiptarët toskë, pra arvanitasit. Ndërsa Jonët janë shqiptarët gegë. Jonët ishin shumë në lashtësi. Pra, gjuha shqipe kishte dhe ka dy dialekte. Jonët, që janë gegët e shkruanin me shkronja latine gjuhën shqipe.
Po të kem kohë, këtë tekst do ta botoj në një libër. Për këtë tekst grekët, duke mos e kuptuar, thonë që është në gjuhën e vjetër greke, në dorisht. Por, unë e lexoj këtë tekst në gjuhën shqipe. E kupton se çfarë bëhet...

Mundet që studiuesit e tjerë t’ju kundërshtojnë?

Unë punoj që njerëzit të më kuptojnë edhe t’i kuptojnë këto tekste. Është një gur i vjetër i gjetur në Peruxhia të Italisë, që i thonë Toskanë. Toskanë do të thotë ana e toskëve dhe atje flisnin në gjuhën e toskëve. Gurin e Peruxhias unë e kam deshifruar në gjuhën shqipe, në alfabetin latin dhe grek.
Kur botova studimet e para vajta në Greqi, sepse unë jam shqiptar i Greqisë edhe dua që këto që shkruaj t’i lexojnë shqiptarët e Greqisë (arvanitasit, shën.A.Llalla) dhe të shohin cilët janë shqiptarët.
Duhet që ta largojnë turpin nga vetja ata më të shumtit, të cilët nuk thonë që janë shqiptarë, por grekë. Sepse në Greqi thonë se shqiptarët nuk kishin kulturë.
Niko Stilos

Burimi: http://www.pasioni.net/kulture/kulture/262-arben-llalla-niko-stilos-shkrimet-ne-gur-na-zbulojne-gjurmet-me-te-hershme-te-shqipes

Arben Llalla

Wednesday, April 14, 2010

Çdo makinë duhet të ketë spiun shpejtësie

Këshilli i Ministrave, propozoi dje disa ndryshime në nenin 177 të Kodit Rrugor ku bëhet fjalë për treguesin e shpejtësisë.

Propozimi i djeshëm i këtij projekt- ligji nga qeveria, kryhet kur Ministria e Transporteve dhe Policia, po punojnë për ndryshime të tjera.

Qeveria në mbledhjen e djeshme, miratoi në një projekt ligj disa shtesa për Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë, duke bërë një shtesë të pjesshme në nenin e Kodit Rrugor aktual. Në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave, jepen të gjitha pikat e nenit që pritet të ndryshohen në propozimin e qeverisë që tashmë është nisur në drejtim të Kuvendit të Republikës.

Një veprim i tillë është kryer vetëm pak kohë pas publikimit të lajmit për disa ndryshime në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë, ndryshim për të cilin po punojnë një grup ekspertësh të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Transporteve.

Ndryshe nga lajmi i publikuar nga "Shekulli", në të cilin citoheshin specialistë të Policisë, për ndryshimet që përgatiteshin, propozimet e djeshme lidhen vetëm me nenin , që bën fjalë për Regjistruesin e Shpejtësisë dhe Kohës, mënyrën e funksionimit, masat ndëshkimore dhe verifikimin e tyre pranë një pike servisi të autorizuar.

Ekipi i përbashkët i Policisë dhe i Ministrisë së Transporteve, është duke punuar për ndryshime në drejtim të vlerësimit të lejeve të drejtimit me pikëzim, masave më të ashpra ndëshkimore ndaj alkoolistëve dhe atyre personave që tejkalojnë shpejtësinë, që sjellin pasoja të rënda në jetën e njerëzve. Kështu në nenin 1 të projektligjit për ndryshim në Kodin Rrugor, propozohet ndryshimi i pikave nga 1 deri në tre të nenit 177.

"Mjetet duhet të qarkullojnë të pajisura me tahograf, (regjistrues i shpejtësisë) në përputhje me përcaktimet e bëra në aktin nënligjor të Këshillit të Ministrave, për karakteristikat, për rastet e për mënyrat e përdorimit,- thuhet në pikën e parë.

Në pikën nr.2 që ndryshohet nga projekt ligji me tri nene, thuhet: Cilido, që qarkullon me një mjet të papajisur me tahograf, në rastet kur është parashikuar pajisja me të, a kur është pajisur me një tahograf që nuk i ka karakteristikat në përputhje me ato të përcaktuara në aktin nënligjor të Këshillit të Ministrave apo kur tahografi nuk funksionon ose kur nuk është futur letra e regjistrimit apo karta e tahografit të drejtuesit, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga tridhjetë mijë deri në njëqind e njëzet mijë lekë. Masa ndëshkimore me gjobë dyfishohet, kur janë prekur vulat ose është ndryshuar tahografi".

Në pikën e tretë më tej thuhet se përdoruesit që venë në qarkullim një mjet pa tahograf, të prekur apo që nuk funksionon dënohen me gjoba, nga 30 mijë deri në 120 mijë lekë.

Më tej pika e dytë e projekt ligjit lidhet me ndryshimin e pikës 6/1 të Ligjit ekzistues dhe lidhet me faktin se nëse organet e kontrollit, kur ka dyshime të arsyeshme, nëse tahografi është prekur apo ndryshuar ose ai është jashtë funksionit, mjeti shoqërohet ose tërhiqet pranë ofiçinës së autorizuar për këtë çështje, ndërsa shpenzimet përkatëse paguhen nga pronari i mjetit. Ndërkaq, pas pikës 10, është shtuar pika 11 e Nenit, ku specifikohet edhe funksionimi i ofiçinave të tahografit. "11.

Ofiçinat e tahografit e ushtrojnë veprimtarinë e tyre për instalimin, aktivizimin e kalibrimit, inspektimin dhe riparimin në përputhje me udhëzimin e ministrit përgjegjës për transportin. Shkelja e dispozitave të përcaktuara për këtë veprimtari nga ofiçinat e tahografit dënohet me gjobë nga pesëmbëdhjetë mijë deri në njëqind mijë lekë.
Kur vërtetohen tri shkelje sipas kësaj pike, brenda një viti, vlera e gjobës dyfishohet dhe, në rast përsëritjeje, ofiçinës i hiqet e drejta e ushtrimit të veprimtarisë, të paktën, për një vit.".


Shekulli

Arvanitasit, themeluesit dhe drejtuesit e Greqisë moderne.

Shqiptarët që banojnë në Greqi që nga koha e lashtë dhe janë shtetas të shtetit grek, ndahen në dy grupe: ata që thirren nga grekët arvanitas dhe ata që i thërrasin allvanos.

Qëllimisht strukturat greke i kanë ndarë në dy grupe shqiptarët shtetas të Greqisë për të treguar se nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin.

Shqiptarët me emrin Arvanitasit banojnë në zonat e qyteteve të Greqisë që janë banuar në kohën antike nga Pellazgët dhe kur themi pellazgët kuptojmë stërqyshërit e shqiptarëve. Ndërsa ata që njihen me emrin Allvani, allvanos banojnë në krahinën e Çamërisë: Janinë. Gumenic, Korfuz, Artë, Prevezë etj., në kufirin e sotëm shqiptaro-grek, Bilisht-Follorinë, ku edhe atje ka disa fshatra nga Follorina e deri në qytetin e Edesa.

Janë rreth 39 fshatra që dikur banoheshin dhe banohen nga Allvanosët. Ndër ta përmendim Amudhara, Argos Orestiko, Hjilliodhendron, Hjirillovon, Dhrosopigji, Fllamburon, Idhrusa, Kotori Ano, Lehovo, Niki, Tripotamos, Tropeuhos, etj. Më tej këta Allvani i kemi në kufirin greko-turk në zonën e quajtur Thraqi-Evros. Në të gjitha këto zona që përmendëm shqiptarët thirren Allvani sepse sipas dokumentave historike që njohim kanë ardhur në këto zona pas shek.XV, atëhere kur përmendet për herë të parë emërtimi SHQIPTAR.

Mendoj për ndarjen e emërtimeve të shqiptarëve të Greqisë në grupe Arvanitas dhe Allvani duhet të jetë se Greqia, kur e shpalli Pavarësinë pas vitit 1821 jashtë Greqisë së sotme mbetën shumë ishuj dhe territore të tjera ndër to krahina e Çamërisë që banohej me shumicë dërrmuese nga shqiptarët ortodoksë dhe mysliman, nga qytetit i Follorinës, Edesa, Selaniku e deri në Thraqi-Evros tëcilët edhe këta qytete mbetën jashtë Greqisë për dhjetra vjeçarë. Këto qytete dhe zonat rreth tyre njiheshin si vende që ishin nën drejtimin e Turqisë.
Me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më nëntor 1912 shqiptarët e Greqisë që jetonin në zonat e sotme të shteti Grek dhe në ato vite ishin ende nënpushtimin turk u quajtën Allvani, Allvanos (shqiptar) dhe jo Arvanitas (arbër).
Kjo besoj se duhet të jetë ndarja e emërtimeve Arvanitas dhe Allvani nga ana e grekëve, por edhe nga vetë këta arvanitas dhe allvanos. Historianë të ndryshëm grekë dhe shqiptarë shpeshherë në librat e tyre i quajnë këta allvanos të Thraqi-Evros Arvanitas dhe shpeshherë allvanos. Pra, qëllimi ynë është që të njohim të vërtetën e shqiptarëve të Greqisë, ku ata jetojnë që në kohën antike, ku kanë varret e të parëve të tyre.

Allvanosët e Thraqi-Evros greke.
Për disa kohë kemi folur për kontributin e Arvanitasve në themelimin e shtetit modern grek, ndërsa sot do të shkruajmë për Allvanosët e Thraqi-Evros greke, për grupin e njohur nga marrëveshja e Lozanës më 1923 si minoritet shqiptar me të drejtat të plota në mësimin në shkolla fillore në gjuhën e mëmës së tyre shqipe. Por për dhjetëra vjeçar shteti shqiptar nuk u interesua asnjëherë për të drejtat e tyre të njohura me ligj nga marrëveshja e Lozanës. Shteti grek tregoi një racizëm të egër duke i izoluar dhe duke shtypur të drejtat e tyre të parashikuar në marrëveshjen në fjalë. Duke jetuar për disa vite në Greqi dhe duke u marrë më çështjen e shqiptarëve të Greqisë pata rastin të njoh Allvanosët e Thraqi-Evros, të bëhemi miq dhe bashkë me disa prej tyre në shtator të vitit 2004 të vizitojmë Kosovën. Në zonën e Thraqi-Evros janë rreth 26 fshatra që banohen me shumicë nga grekët me origjinë shqiptare që mund t’i kalojë 40.000 mijë banorë. Emrat e fshatrave të sotëm janë: Altintas, Erasmjo, Feresi, Ifestos, Ipsante, Jemisti, Kavilli, Kipseli, Madrica, Marasja, Mavroklisi, Mega Kranovunion, Megalo Zaloufi, Mellisa, Mesokorion, Mikro Kranovunion, Nea Bisha, Neon Hieimonion, Paradhimi, Pepllos, Poron, Qipi, Sakos, Tiqero.Me vëllezërit shqiptar nga Tiqeroja më ka njohur miku im i ndieri Aristidh Kola, i cili më dha numrin e tel. të një allvanosi nga Tiqero z.Kosta Kazaqit dhe kështu u ngrit një urë e re lidhje midis nesh. Kosta Kazaqi është njëri nga mbledhësit e dokumentave për shqiptarët e Tiqeros dhe prefekturës së Evros. Tiqeroja deri në vitin 1922 përbëhej nga banorë turq që fshatin e tyre e quanin Bintikli. Me përfundimin e luftës greko-turke të 1920-1922, u nënshkrua marrëveshja e Lozanës dhe u bë shkëmbimi i popullsive midis Turqisë dhe Greqisë, por ky shkëmbim nuk u bë në aspektin kombëtar, por në aspektin fetar. Pra shkëmbim midis qytetarëve të fesë myslimane dhe të krishterë. Nga këto shkëmbime u dëmtua shumë popullsia shqiptare që jetonte në Turqi dhe Greqi. Është fakt që mijëra shqiptarë mysliman u larguan me forcë nga Çamëria dhe u dërguan në Turqi, po ashtu mijëra shqiptarë që banonin në territorin e sotëm të Greqisë nga Edesa e deri në Evro lanë varret e të parëve dhe shtëpitë e tyre për tu depërtuar edhe ata në Turqi. Kështu qeveria greke pastroi disa zona nga shqiptarët mysliman. Ndërsa Turqia përzuri si popullsi shkëmbyese greke edhe shqiptarë ortodoksë që banonin nga Stambolli e deri në kufirin e sotëm të Evros. Shqiptarët ortodoksë të Turqisë kur erdhën në Greqi nuk u njohën nga shteti grek si shqiptar, por si grekë. Pra kësaj kategorie i përkasin grekët me origjinë shqiptare ose Allvanosët e Thraqi-Evros.
Duhet të përmendim se pikërisht edhe Fan Noli ishte nga një fshat që banohej nga ortodoks shqiptar, por që i përkiste deri në vitin 1922 Turqisë dhe më vonë këta banorë braktisën fshatin e tyre Ibrik-Tepe që e quanin QYTEZA edhe u ngulën përfundimisht në Tiqero.
Në Ibrik-Tepe sipas burimeve historike ka patur më 1876, 3.550 banorë, më 1905 2.320, ndërsa sot banorët e Ibrik-Tepe që u ngulën në Tiqero janë rreth 2.500 banorë, ku 90% janë grek me origjinë shqiptare. Sipas mikut tim Kosta Kazaqit në vitin 1954 fshati e mori emrin Tiqero. Gojëdhënat thonë se më 1924 ish-Kryeministri grek Elefterios Venizelos bëri një ndalesë në fshat edhe që atëherë ka sjellë mbarësi. Kështu në vitin 1954 fshati u quajt Tiqero që në shqip do të thotë: Fatmirë, Fatmbarë. Në fillim të viteve 1980 Tiqeroja bashkë me fshatin tjetër Filaktu themeluan Bashkinë me emrin Tiqero që i përket
Prefekturës së Evros.

Me të moshuarit në Tiqero.
Në Tiqero po të shkosh për vizitë do të dëgjosh të moshuarit të bisedojnë midis tyre në gjuhën shqipe. Ata thonë se rrënjët e para i kanë nga Kolonja, Vithkuqi, Qafzezi, Qyteza, Voskopoja, Gostivishti etj., të ardhur rreth shek.XVI-XVIII në zonën e Thraqi-Evros që atëhere ishte në perandorinë Osmane. Mendimet e disa studiuesve si Aristidh Kola, Kosta Kazaqi dhe Evangjeliso Gr. Avdhikos shkruajnë se këta allvanos kanë ardhur në Thraqi të ftuar nga Sulltan Selimi, kur donte të ndërtonte një xhami më të madhe se ajo e Mekës e cila kishte 1000 dritare. Ato vite vezir i Sulltanit ishte shqiptari Mehmet Sokoli që ia besoi arkitekturën shqiptarit tjetër Sinanit i cili në ndërtimin e xhamisë morri mjeshtërit shqiptarë nga Kolonja, Korça Devolli etj. Xhamia u ndërtuar në Ederne me 999 dritare. Sulltani i mahnitur nga bukuria e saj pyeti vezirin se çfarë dëshire kanë ndërtuesit. Mjeshtërit kërkuan që të mbeteshin me familjet e tyre në Thrakë. Por i këtij mendimi nuk është Fan Noli i cili shkruan se shqiptarët në Thrakë njihen që nga koha e Bizantit të cilët kishin mbetur aty bashkë me familjet e tyre. Për shqiptarët (allvanosët) e Thrakës kanë shkruajtur Thimi Mitko, De Rada, Sami Frashëri. Më 1910 këto fshatra i ka vizituar Mit’hat Frashëri. Si do që të jetë e vërteta për ardhjen e shqiptarëve në zonën e Thraqi-Evros, ne kemi të bëjmë me një fakt të vërtetë historik që sot kjo zonë banohet nga grek me origjinë shqiptare që ende falsin gjuhën shqipe dhe kërkojnë që gjuha e të parëve të tyre të mos humbasë, të mos jetë një atdhe i humbur nga kanë ardhur. Ata janë shprehur disa herë nëpërmjet shtypit dhe televizioneve shqiptare për kujdesen që duhet të tregojë shteti grek që i përkasin sot, por edhe nga shteti mëmë Shqipëri për hapjen e shkollave në gjuhën amtare shqipe në Bashkinë e Tiqeros ashtu si të drejtat e shkollimit që gëzon në Shqipëri minoriteti grek dhe të tjerët.

Në Thraqi-Evro mes të afërmve të Nolit
Në 28 nëntor të vitit 1999 në festën e ditës së pavarësisë organizuar nga Konsullata e Përgjithshme Shqiptare në qytetin e Selanikut miku im Foto Malo më njohu me një greke që ishte nga Tiqeroja dhe e fliste gjuhën shqipe shumë pastër. Ajo më tha që ishte kushërira e Fan Nolit, quhej Maria Kutulidhi dhe mëma e saj ishte kushërirë e parë e Nolit. Që atëherë midis familjes time dhe familjes Kutulidhi lidhëm një miqësi qe vazhdojmë ta ruajmë edhe sot. Maria më tregoi kujtimet e saja për fshatin Tiqero, për shqiptarët se si u shpërngulën nga Ibrik-Tepe dhe erdhën në Tiqero. Më foli për historitë e Fan Nolit që i kishte treguar mëma e saj. Një herë kur Fan Noli nuk dëshironte të shkonte në shkollë gjyshja e tij e futi në thes duke e mbajtur në krah dhe e dërgoi në shkollë. Më tregoi për zënkën e Nolit me të atin e tij dhe që nuk folëm më me njëri-tjetrin. Më 19 mars 2000 në Selanik u përkujtua 35 vjetori i vdekjes së Fan Nolit, shoqata “Shqiptarët e Selanikut”, ku isha sekretar i përgjithshëm i saj organizoi një aktivitet kulturor për të kujtuar jetën dhe veprën e këtij atdhetari të madh. Në këtë aktivitet midis shumë të ftuarve ishte edhe zonja Maria Kutulidhi bashkë me bashkëshortin e saj z.Joani të cilët me lot në sy, nga çastet prekëse, falënderuan të pranishmit dhe organizatorët e këtij aktivitetit për nder të dajës së saj, urat Fan Nolit. Në këtë aktivitet midis shumë gjërave që u kujtuan për Fan Nolin doli qartë se në Greqi ka ende grek me origjinë shqiptare dhe e pohojnë origjinën e tyre kur u jepet mundësia. Me Kosta Kazaqin kam shumë kujtime, ai është një mbledhës i dokumentave për Allvanosët e Evros. Kosta më ka afruar materiale për jetën dhe kulturën e Allvanosëve ndër to përmend një dorëshkrim i kishës së Tiqeros prej 85 faqesh ku flitet për historinë e Fan Nolit dhe familjes së tij. Kosta Kazaqi gjithnjë më shprehte dëshirën për të vizituar Kosovën edhe për të gjetur një nuse që ta sjellë në Tiqero.
Në shtator të vitit 2004 me ftesë së Ministrisë së Kulturë së Kosovës një grup prej rreth 25 vetash grek me origjinë shqiptare si arvanitas dhe allvanos për një javë qëndruan për vizitë në Kosovë. Midis të ftuarve ishte edhe miku im Kosta Kazaqi i cili mbeti shumë i kënaqur nga pritja që ju bë në Kosovë, nga vizitat që bëmë në Prishtinë, Prizren, Skenderaj etj.

Dhimbje për ruajtjen e gjuhës amtare shqipe
Kur u vendosën në fshatrat e rinj në tokën greke pas vitit 1922 Allvanosët apo Arvanitasit siç i quajnë shpeshherë grekët shqiptarët që u shpërngulën nga Turqia për në Greqi nuk kishin marrëdhënie të mira me fshatrat fqinjë që banoheshin nga grekët. Ata nuk merrnin dhe as jepnin nuse për njeri-tjetrin. Të moshuarit kujtojnë që kur thirreshin në shkollë nga mësuesit për ecurinë e fëmijëve të tyre ata këshilloheshin që mos të flisnin përpara fëmijëve në gjuhën shqipe, por të bisedonin vetëm greqisht. Sipas mësuesve grek kjo bëhej për të mirën dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre që vinin nga familjet shqiptare. Shpeshherë fëmijët shqiptar ziheshin me grushta e dru me fëmijët grekë kur këta të fundit e quanin gjuhën shqipe gjuhë evgjite apo gjuhë turke. Disa të dhëna rreth problemeve midis allvanosëve dhe grekëve që janë nga fshatrat fqinjë me njëri-tjetrin na sjellë historiani grek Evagjelos Gr. Avdhikos i cili në vitin 1998 ka botuar një libër me titull “Áðï ôç Ìáñéôóá óôïí ‘Åâñï”(Nga Marica në Evro), ai na sjellë të dhëna historike dhe kulturore mbi popullsinë Allvanose, që i quan arvanitas (në vazhdim edhe ne do të përdorim emërtimin arvanitas për allvanosët e Tiqeros për të ruajtur mendimin e tij, shën. A.Llalla) dhe banojnë në fshatin Tiqero edhe grekët që banojnë në fshatin Filaktu. Tiqeroja banohet 90% nga allvanosët të ardhur nga Ibrik-Tepe dhe Sulltanqoi, por ka edhe një pakicë popullsi greke. Ndërsa Filaktu banohet nga grekë të ardhur nga Turqia ose Thraqi Lindor. Këto dy fshatra kanë themeluar në vitin 1986 Bashkinë e Tiqeros.

Ende sot në Tiqero midis allvanosëve ekzistojnë dy mendime, njëri është mendimi i të vjetërve që duan të ruajnë prejardhjen e tyre shqiptare dhe e dyta janë të rinjtë që duan të jenë qytetarë të denjë të kombit grek. Arvanitasit dhe allvanosët pavarësisht se si i thërrasin grekët apo i emërtojnë nëpër librat e tyre të historisë kanë të përbashkët gjuhën, kulturën, i përkasin një fisi që njihen sot me emrin shqiptar. Kanë ruajtur në kujtesën e tyre dashurinë për historinë tyre, krenohen me trimëritë e Skënderbeut.

Prandaj duhet të kujdesemi dhe të regjistrojmë të dhënat e tyre historike-kulturore sepse janë vlera të ruajtura me fanatizëm edhe pse në kushtet e shtypjes së politikës keqdashëse shtetërore greke.

Burimi: http://www.zeqaj.com/shqiponja/Shqiptaret%20ne%20Greqi.htm

Tuesday, April 13, 2010

Përse kjo jetë duhet të jetë një provë, nuk ka vend për të gjithë parajsa ?

Njerëzit ndahen në besimtarë dhe në jobesimtarë të teorisë së krijimit, me anën e Zotit.

Besimet fetare monoteiste më të përhapura në botë janë krishtërimi dhe islami dhe prandaj ky artikull do ti drejtohet kryesisht ideologjivë të tyre, mënyrës sesi ato e paraqesin botën, problemet dhe zgjidhjet e tyre.

Shumë besimtarë nuk janë as praktikues të riteve fetare (agnostikë) dhe shumë të tjerë janë fanatikë të këtyre besimeve, të cilat i propogandojnë dhunshëm në të gjitha format e mundshme. Unë jam një i pa fe, nuk besoj tek ekzistenca e një qënie supreme dhe absolute. Madje edhe mënyra sesi librat e shenjtë e ofrojnë këtë Perëndi, logjika më nxit ta refuzoj ...

Për mua Zoti është një shenjë konvencionale e kufirit të dijes njerëzore, tek i cili fitojmë gjithmonë e më shumë terren. Deri disa dhjetra shekuj më parë, të mbinatyrshmes i atribuonim edhe fenomenet më të natyrshme si: zjarrin, shiun, tërmetet, vullkanet etj. Sot, e mbinatyrshmja rrudhet çdo ditë në raport të zhdrejtë me diturinë tonë.
Fetë jane komplet një tjetër gjë…një vepër njerëzore për pushtet e cila ushtron ndikimin e saj kapur pas frikës që njerëzit kanë ndaj vdekjes dhe duke përdorur figurën Zot, si të Plotfuqishëm. Dikur të deklaruara hapur, sot të kamufluara, por sidoqoftë pas tyre fshihet paraja dhe pushteti i kësaj bote.

Do doja shumë që të më lexonit me qetësi dhe të mos më mallkonit apo kërcënonit sepse po gjykoj Zotin tuaj. Ai nuk ka nevojë për ndërmjetës, nuk ka nevojë për avokatë, akoma më pak për njerëz të paditur dhe që kërcënojnë një krijesë tjetër të tij.

Tani do të parashtroj pyetjet e mia, të cilat sinqerisht me ngrenë mijëra dyshime, nuk më lejojnë të besoj, të bindem apo të "nënshtrohem". Besoj se nëse ju jeni të bindur rreth bindjes tuaj, këtyre pyetjeve të mia naive, duhet ti jeni përgjigjur dhe pikërisht për këtë po ju kërkoj ndihmë.
Nëse ju i përgjigjeni këtyre pyetjeve, që mua më dalin si pengesa, si probleme por dhe më shkaktojnë humor, ju premtoj që do iu bashkangjitem bindjes tuaj, sepse edhe në rastin më të keq, preferoj të shkoj më mirë në ferr sesa asgjekundi. Edhe unë e dua një jetë tjetër, një shanc tjetër. Kam frikë si ju nga vdekja, por deri sot jam munduar të mendoj vetëm për jetën dhe në emër të saj, sot ngre këtë shqetësim.


Atëherë po ndërhyj pak në logjikën fetare.
Zoti është fillimi i çdo gjëje, shkaku i pashkaktuar. Nëse gjithcka në jetë ka një shkak dhe një pasojë, Zoti përbën prejashtim.
- Çfarë kishte përpara krijimit të gjithçkaje ? Ku qëndronte Zoti ku nuk kishte asgjë?
- Zoti u vetkrijua, përse ne jo ?

Zoti krijoi ëngjëjt, ku më i bukuri dhe më i zgjuari prej tyre, ai i mbajturi me hatër prej Zotit, i quajtur Luçiferri, u bë armiku i tij, sepse pati zili njerëzit, krijesat e tjera të Zotit.
- Si mund të jetë Zoti i plotfuqishëm, kur krijesa e tij arriti dhe e kundërshtoi ?
- Si shpjegohet që Zoti nuk e dinte që në fillim çfarë do ndodhte ? Djalli, kjo krijesë e Zotit, madje u mbolli mëkatin edhe njerëzve?
- Nëse Zoti është vërtetë i plotfuqishëm, përse e lejoi këtë padrejtësi? Nuk ishte i plotfuqishëm, apo ishte i lig?
- Si ka mundësi që Zoti dënon njerëzit për gabimet e tij ?
- Perse ëngjëjt janë shumë dhe ne prekemi vetëm nga djalli?
- Përse xhindet dhe fantazmat u shfaqen vetëm pleqve të fshatrave më të thella, apo njerëzve me probleme psiqike ?
- A ka kuptim parajsa apo ferri për logjikën njerëzore, e mira pa të keqen dhe anasjelltas ?
- Atëhere kush e kuptoi vallë këtë dhe si na e shpjegoi që ne e besuam ?
- A erdhi i biri i Zotit në tokë dhe Zoti lejoi që njerëzit ta vrisnin ?
- A e vranë njerëzit dhe ai nuk e ndihmoi, por e flijoi ?
- Nëse ai u flijua për mëkatet tona, a duhet të merrte me vete ndëshkimin apo fajin tonë ?
- Nëse ai u flijua, përse ne vazhdojmë të mos jemi të shpëtuar ?
- Përse duhet të lutemi dhe ta falenderojmë pafundesisht? Kaq shumë vuan Zoti nga deliri i madhështisë, apo nuk është i sigurt për madhështinë e tij dhe vetëkënaqet kur sheh njerëz që i luten me sy mbyllur apo me të ndenjurat përpjetë?

- A kreu marrëdhënie Zoti me një krijesë të tijën? Madje pa dëshirën e saj, as kënaqësinë me siguri...
- Dy prindërit e parë a bënë një tufë kalamajsh, që u shumuan me njëri-tjetrin ? Eshtë e mundur vallë ?
- Dy prindërit e parë ç’ngjyrë kishin, sepse raca kemi më shumë se dy ?
- A duhet ta besojmë Zotin vetëm nga frika e ferrit vallë ? A krijohet besimi nëpërmjet imponimit, terrorit?
- Si e përzgjedh Zoti hiearkinë fetare që drejton insitucionet e tij ? Si paguhen ata, me shpërblesa morale jetojnë? Përse këta njerëz kaq pranë Zotit nuk ngurojnë të vishen në ar, kur çdo 6 sekonda një fëmijë në botë vdes urie?
- Përse ka kaq shumë besime fetare, kur e vërteta është vetëm një?
- Përse Zotat ishin të pavdekshem dhe njërezit i besonin verbërisht duke i bërë kurbane, si sot një Zoti të vetëm ?
- Përse të gjithë simpatizantët e feve të ndryshme besojnë verbërisht? A nuk është kjo një shenjë e qartë, që fetë kanë aftësinë ti bindin dhe ti hipnotizojnë njerëzit dhe ata më të manipulueshmit ti kthejnë në një makineri luftë për qëllimet e tyre?

- Përse ekzistojnë besimtarë që vrasin njerëz, që ofendojnë, që kërcënojnë, që nuk kuptojnë?
- Kush do shkojë në ferr, të krishterët apo muslimanët kur ata besojnë automatikisht me të njëjtin intesitet e bindje?
- Prania e kaq shumë besimeve fetare të ndryshme, sa ngjason me praninë e partive politike?
- Vrasja është mëkat, por kur aksidentohesh dhe gruaja me fëmijën tënde vdes, ne njerëzit maksimalisht të dënojmë me disa vjet heqje lirie, ndërkohe që Zoti i gjithëmëshirshëm të djeg përjetësisht të gjallë në ferr...
- A nuk duken njerëzit më të hyjnishëm dhe hyjnitë më pak njerëzorë ?
- Vetvrasja është mëkat, por kur kryhet në mënyrë të rastësishme, aksidentalisht ?
- Por kur njeriu nuk ka më shpresa të jetojë dhe familja e tij është e detyruar ti paguajë kurimin, që e mban gjallë në jetë vetëm për të vuajtur?
- Aborti është mëkat, por kur është mënyra e vetme që të jetojë nëna ?
- Masturbimi është mëkat, por çuditërisht përse të gjithë e kryejne natyrshëm pa e mësuar askund?
- A është njeri serioz dhe normal dikush që asnjëherë nuk mund të kryejë marrëdhënie seksuale, duke devijuar detyrat e natyrës, të jetës? Si ka mundësi që Zoti të vendosë këtë çmim për të fituar besimin tek një krijesë e tij?
- Do jetë më i privilegjuar ky murg në "jeten" e përtejme, do ketë për të më shumë femra të virgjera sesa për njerëzit mesatarisht të mirë? Jo për gjë, por ky nuk di të bëj as seks...!
- Besimtaret e kësaj bote, e kanë ndarë apo bashkuar, këtë botë?
- Përse mesjeta është periudha më e errët e njerëzimit ?

- Përse Zoti librin e tij e shkroi vetëm në një gjuhë, të jetë vallë kaq i padrejtë sa të duket si nacionalist arab? Apo nuk kishte dijeni që njerëzit flisnin gjuhë të ndryshme?
- Përse Zoti librat i shkroi për disa dekada të tëra dhe botën e krijoi vetëm për 7 ditë?

- Si mund të jetë një shkrim i vitit 0-600 i përshtatshëm me kulturën e sotme të njerezimit, kur ajo ecën përpara ?
- Përse femra duhet të shikohet si në vitet 600, vetëm si një fabrike për prodhim bebesh dhe një skllave shtëpie ?
- Përse femra duhet të mbulohet, mos vallë perçja i pastron shpirtin? Ajo nuk gabon vetëm nga mungesa e mundësisë për të gabuar...
- Përse jemi të detyruar duhet të vishemi me veshje të përshtatshme për në shkretëtirë, kur mund të jetojmë dhe në pol të veriut?
- Përse duhet të presim të na mesojnë kush është e mira apo e keqja - librat fetare, kur ne në fillore marrim një kulturë qytetare njëkohesisht edukimit që marrin çdo ditë në familjet tona ?
- Përse duhet të marrim një jetë në emër të Zotit ? Zoti nëse do ka fuqi ta marrë edhe vetë...

- Përse kjo jetë duhet të jetë një provë, nuk ka vend për të gjithë parajsa ?
- Njerëzit me të meta mendore, përfundojnë të gjithë në parajsë ? Ata nuk kanë asnjë përgjegjësi për veprimet e tyre dhe rrjedhimisht janë të justifikuar dhe me imunitet ndaj çdo gjykimi, i cili mund ti dënojë.
- Përse Zoti u pendua që krijoi mamuthin dhe Dinozaurin ?
- Përse Zoti ia merr jetën, apo ia shkruan aq të shkurtër atë, një krijese që ka vetëm 2-javë që ka ardhur në jetë?
- A është fati ynë i shkruar që në fillim, atëherë ç’faj kemi ne dhe pse Zoti bën sikur habitet nga sjelljet tona?
- Nëse fati është i shkruar, atëherë Zoti nuk ka më ndikim në jetën tonë të përditshme. Atëherë përse ne lutemi ? Përse dalim kundra vullnetit të tij ?
- Zoti ka nevojë për lutjet tona, që ti tërheqim vëmendjen, apo të kujtohet për ne ?

- Përse faleni 1-5 herë në ditë, kur gaboni edhe me vetëdije?
- Përse të besosh tek Zoti mjafton edhe të mos kesh shkollim, madje shpeshherë është kusht optimal për të qenë një besimtar i devotshëm dhe i bindur totalisht ?
- Pse nuk gjejmë ateistë nëpër fshatra të izoluar apo në zona të thella ku mungon informacioni?
- Po mishi i derrit hahet në xhenet ? Përse Zoti mallkoi derrin dhe nuk mallkoi atë dreq molle?
- Ne, në parajse na presin femra të virgjera, plot 75, po femrat vallë çfarë gjejnë ?


- Përse të duash Zotin më shumë se babain tënd që të dha jetën e flijohet çdo ditë për ty dhe pse institucionet fetare të jenë më të shenjta se familja ku rritesh e formohesh?
- Përse feja jote të të thotë më shumë se kombi yt, gjuha që flet apo vendi ku rritesh duke të imponuar emrat e saj, kulturën, traditën, veshjen, gjuhën prej nga vjen? Besimin fetar mund ta ndërrosh, vendin ku ke lindur ...kurrë.

Ore mbi të gjitha, përse e quajmë Zot dhe jo Zonjë ?


Shkroi dhe përgatiti: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Nostalgjikët dje në varrin e Enver Hoxhës

Me buqeta me lule, disa me kurora në shtrenjta ku shkruhej “Lavdi shokut Enver”, dhjetëra nostalgjikë zhvilluan homazhe në varrin e diktatorit Enver Hoxha, me rastin e 25-vjetorit të vdekjes së tij. Shumë prej tyre mbanin veshur dekoratat që sistemi komunist u ka dhënë ndër vite dhe e cilësojnë absurde që komandanti i tyre i Luftës Nacional Çlirimtare të mos ketë dekorata.

Ish-të përndjekurit politikë i kanë kërkuar Presidentit të Republikës, Bamir Topit, që t’i heqë dekoratat ish-diktatorit më të egër të Lindjes, duke kujtuar se Enver Hoxha mban ende 14 dekorata e tituj, mes tyre edhe “Hero Kombëtar”.

Sulo Gradeci, ish-shefi i sigurimit personal të diktatorit Hoxha që nga viti 1955, nuk kishte si të mungonte në 25-vjetorin e vdekjes së ish-shefit të tij. Ai e cilëson si paturpësi heqjen e dekoratave të Enver Hoxhës. “Të ndahen çështjet në luftëra të drejta dhe luftëra të padrejta. Ne kishim një luftë të drejtë, sepse u pushtuam nga të huajt.
Po ajo letra që kanë veteranët sot çfarë është?
Ajo tregon se çfarë kemi bërë e që kemi qenë në luftë. Po atë kush e organizoi? Kjo i bie të jetë paturpësi e madhe”, tha Gradeci. Për ish-të përndjekurit politikë, Gradeci shprehet dakord që t’u kërkohet falje, por ai mbetet i mendimit se falje duhet të marrin vetëm ata që janë dënuar politikisht, pasi sipas tij, në diktaturë janë dënuar edhe njerëz që kanë qenë kundër interesave kombëtare. Në varrin e Enver Hoxhës, ish-truproja e tij u shpreh se qytetarë të shumtë vijojnë të vijnë që t’i bëjnë homazhe ish- diktatorit. “Unë erdha sot, siç kam ardhur edhe herët e tjera. Shikoj që ka shumë kurora, buqeta me lule dhe njerëz të thjeshtë, të cilët vijnë dhe kanë vendosur kurorat. Dëgjova dy plaka që i erdhën te varri dhe i thoshin: ‘I paharruar qofsh, se na prure lirinë’”, tha Gradeci.

Me rastin e 25-vjetorit të vdekjes së diktatorit, në varrezat e Sharrës nuk munguan simpatizantë të atij sistemi nga Tirana, Gjirokastra, Skrapari Vlora e Kosova. Përfaqësues të Partisë Komuniste dhe Partisë së Punës kanë vendosur lule e kurora në varrin e ish-diktatorit në varrezat e Sharrës. Homazhet kanë nisur rreth orës 8:00 të mëngjesit dhe kanë vijuar për disa orë.

Dekoratat që mban ende Enver Hoxha
Ish-diktatori mban ende titujt dhe dekoratat e marra kur ishte në krye të diktaturës komuniste. Enver Hoxha mban në total 14 dekorata si Urdhri “Hero Kombëtar”, Titulli “Hero i Popullit”, Titulli “Hero i Punës Socialiste”, Urdhri i Lirisë i Klasit të Pare, Urdhri i Flamurit, Medalja e kujtimit, Urdhri “Ylli Partizan” i klasit të parë, Urdhri i “Skënderbeut” i Klasit të Pare, Urdhri i Trimërisë, Urdhri “Ylli i kuq”, Medalja e Trimërisë, Medalja e Çlirimit, Dekoratë nga Partia Komuniste Italiane me Urdhrin “Ylli Garibaldit”, Dekoratë me Urdhrin “Suvorov” të Klasit të I nga Presidiumi i Sovjetit Suprem të Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike.

Erald Kapri, G.Panorama

Schmitt: Shqipëria si Bjellorusia, s’ka zbardhur të shkuarën

Profesor dr. Oliver Jens Schmitt ka folur nga Instituti i historisë së Europës Lindore në Vjenë për përpunimin e së kaluarës komuniste në Shqipëri.

Cilat janë motivet, që e shtyjnë masën të brohorasë diktatorin, kur pak a shumë të gjithë janë në dijeni për represionin, padrejtësitë dhe krimet e kryera?
Shqipëria komuniste ishte një diktaturë staliniste dhe duhet krahasuar me sistemet totalitare përkatëse. Edhe Stalini, apo diktatorë të tjerë të mëdhenj komunistë, por edhe diktatorët nazistë dhe fashistë janë brohoritur nga masat. Dhe njerëzit, që i kanë brohoritur e kanë bërë këtë pjesërisht vullnetarisht, pjesërisht për të mbrojtur veten. Nuk duhet të harrojmë, që ata njerëz, që kishin qenë kundër regjimit, nuk ishin më fizikisht prezent në këto sheshe, sepse ose ishin vrarë, ose ishin arratisur, ose ndodheshin nëpër kampe internimi, apo nëpër burgje. Secila prej këtyre diktaturave u ka ofruar grupeve të caktuara shanse karriere dhe ashtu si stalinizmi edhe diktatura komuniste shqiptare i ka mobilizuar disa pjesë të popullsisë dhe ka gjetur tek to me të vertetë mbështetje. Një pjesë e popullsisë e ka mbështetur në mënyrë aktive regjimin, një pjesë tjetër ka marrë pjesë natyrisht nga frika në demonstrata të tilla. Sepse edhe këtu kontrolli i shërbimeve sekrete, sipas modelit stalinist, ishte aq i fortë, saqë ishte shumë e rrezikshme të tregoje tendenca devijuese.
Një vend i tërë qau e vajtoi Enver Hoxhën në ditën e vdekjes dhe pas pesë vjetësh me të njëjtin intensitet emocional rrëzoi dhe tërhoqi rrugëve monumentin e tij.
Eshtë tipike në rastet e rrëzimit të sistemeve të tilla. Sistemi shqiptar, ashtu siç e ka thënë George Orëell në vitin 1984, u bë në fund një sistem, që jetonte nga një propagandë e vazhdueshme e paranojës dhe e ksenofobisë, nga vizioni i një vendi në rrethim, rrethuar nga armiq, që vetëm prisnin që të shkatërronin Shqipërinë. Njerëzve iu transmetua një imazh për botën, që ishte aq në kundërshtim me realitetin, saqë kur ky sistem rrëzohet, shkarkohet edhe ky tension emocional dhe kthehet në të kundërten e vet. Por është interesant se megjithëse emocionet e atëhershme qenë shumë të forta, për këtë kohë nuk është reflektuar intelektualisht. Shqipëria është i vetmi vend i Evropës Lindore, ndoshta me përjashtim të Bjellorusisë, që e ka zbardhur më së paku të kaluarën e saj.

Si shpjegohet që kjo nuk është bërë ende?
Shkaku është se vazhdimësia e kuadrit është shumë e fortë. Është fjala për një elitë shumë të vogël, ku ka shumë pak njerëz, që nuk kanë lidhje familjare me elitën e vjetër komuniste. Është më të vertetë e dukshme që numri i intelektualëve, që e bëjnë këtë në mënyrë kritike është shumë i vogël dhe këto njerëz e kanë shumë të vështirë, se vazhdojnë të luftohen shumë. Dhe në sferat, ku kjo duhej të ndodhte, pikërisht në fushën shkencore, janë bërë vetëm përpjekje sporadike për ta analizuar këtë periudhë.

A ka të bëjë ky kontinuitet edhe me faktin që Shqipëria është një vend i vogël, ku strukturat janë shumë të ndërthurura e të gërshetuara me njëra-tjetrën?
Sigurisht që duhet të shtrosh pyetjen se çfarë është Shqipëria. Shqipëria është në fakt Tirana dhe elita në Tiranë takohet në të njëtat kafe dhe në të njëjtat sheshe. Sigurisht që është një disavantazh për Shqipërinë, që është një vend i vogël, i centralizuar. Sikur të kishte disa qytete të mëdha, mundësitë për të krijuar këndvështrime të ndryshme do të ishin më të mëdha. Nuk është kështu, edhe për faktin se të gjithë njihen dhe mundohen të mos ia prishin njëri-tjetrit dhe nganjëherë diskutimet bëhen me shumë emocione dhe ky gërshetim i ngushtë e bën edhe më të vështirë.

Si shpjegohet prirja e Enver Hoxhës për ta futur Shqipërinë gjithnjë e më thellë në izolim duke e veçuar plotësisht nga bota?
Hoxha po ashtu si edhe Zogu erdhi në pushtet me ndihmën e jugosllavëve. Ai këtu në fakt ndoqi shembullin e Zogut duke u liruar së pari nga shtrëngimi i madh i Jugosllavisë. Shqipëria ka qenë një lloj shteti satelit i Jugosllavisë deri në vitin 1948 dhe po t'ia kishte arritur Tito ajo do të ishte bërë ndoshta me Bullgarinë pjesë e federatës së madhe ballkanike nën drejtimin e Titos. Kjo duhej penguar. Zogu iu lëshua në duar italianëve, ndërsa në rastin e Hoxhës ishte Bashkimi Sovjetik. Për konfliktin me Rusinë (për këtë ka shumë pak studime historike të bazuara në arkiva, në Shqipëri me sa di unë nuk është bërë akoma, pra jemi në një nivel modest të studimeve) teza vazhdon të jetë se Hoxha e ka refuzuar integrimin e Shqipërisë në një zonë ekonomike sovjetike si vend agrar. Shkaku është sigurisht përpjekja për të pasur sa më shumë liri në politikën e jashtme dhe për të likuiduar opozitën brenda partisë. Fare ngjashëm ka qenë edhe në rastin e Jugosllavisë.

Ishin këto shkaqet që Enver Hoxha iu përmbajt linjës së nacionalizmit izolues gjatë regjimit të tij?
Ky izolacionizëm është shumë demonstrativ. Ai nis që në shekullin e 19-të, sepse dy prej popujve fqinj, apo së paku politika e jashtme dhe një pjesë e publicistikës e kundërshtonte ekzistencën e shqiptarëve dhe donte t'i përvetësonte si serbë, apo si grekë për qëllimet e veta ekspansioniste. Prandaj që heret është krijuar një mosbesim ndaj fqinjëve. Kjo natyrisht u thellua nga fakti se Greqia ishte shtet i Natos dhe Jugosllavia u bë më vonë kundërshtar i jashtëm politik. Por nuk duhet harruar se ky nacionalizëm u shfrytëzua në të gjitha vendet e bllokut komunist për forcimin e pushtetit brenda vendit. Por Hoxha përdori një formë shumë ekstreme, që mund të krahasohet vetëm me Çausheskun në Rumani. Edhe atje popullsia është izoluar shumë nga bota e jashtme. Të dy e kanë përdorur me zgjuarsi nacionalizmin, sepse sapo të luanin me këtë kartë ishin në gjendje të mobilizonin. Por në Rumani ka pasur institucione dhe tradita para komunizmit. Në Shqipëri kjo mungonte. Dhe tragjikja në Shqipëri është sigurisht që edhe shkenca, edhe shumë elemente qëndrorë të identitetit kombëtar u ngritën dhe u zgjeruan gjatë komunizmit. Pikërisht për këtë arsye ato janë në moment pa alternativë, prandaj vazhdon deri sot ky nacionalizëm vetëizolues.
Por regjimi komunist e shkatërroi menjëherë atë traditë që gjeti, nuk deshi të mbështetej në elementët e kulturës dhe të identitetit, që ekzistonte.
Padyshim që kjo është diçka, që sot shpesh harrohet, se Shqipëria nuk ka qenë as një rajon, që rrethohej nga armiqtë, as një rajon i izoluar, siç u bë më vonë në komunizëm dhe siç është në një farë mase sot në vetëizolim. Të marrim shembullin e Shkodrës para njëqind vjetësh: Ishte një qytet me lidhje të mëdha ndërkombëtare në hapësirën e Adriatikut dhe në hapësirën e Ballkanit dhe është e sigurtë se bota, në të cilën jetonin shqiptarët para njëqind vjetëve, ishte shumë më e madhe se sa nën komunizmin dhe pjesërisht, së paku nga ana intelektuale, më e madhe se ajo e sotmja. Sepse popullsia muslimane komunikonte edhe me qendrat e mëdha kulturore të perandorisë osmane dhe natyrisht priftërinjtë katolikë dhe katolikët më fort me orientim nga Italia. Grupi më i gjallë nga ana intelektuale ka qenë pa dyshim për shumë kohë popullsia ortodokse në Shqipërinë e sotme jugore. Kjo është edhe një trashëgimi e dimensioneve të mëdha hapësinore dhe e relacioneve të mëdha kulturore ndërkombëtare, që humbi fare në borëkuptimin shumë egocentrik të perceptimit të kulturës kombëtare.

Si mund të ndreqej kjo?
Është një çështje e vështirë. Nga njëra anë kemi emigracionin masiv, një internacionalizim të madh nga ana faktike, ekonomike, emigracioni sjell në vend mjete financiare, por deri tani me vështirësi vëren që në politikë, apo në arsim të hyjnë me të vertetë ide të reja. Duket se elitat, që kontrollojnë këto fusha, deri tani ia kanë arritur që të mbrohen nga ndikimet e shqiptarëve, që kanë studjuar jashtë shtetit. Eshtë e qartë që në disa fusha si në fushën e shkencës nuk duan të përballen aspak me konkurrencën ndërkombëtare. Vazhdon të mbisundojë sistemi "më mirë të jem mbret në fshatin tim, se sa një partner me vlerë të barabartë në rang ndërkombëtar". Mendoj se për këtë duhet shumë kohë. Besoj se askush nuk ka një recetë zgjidhjeje. Një ndryshim brezash në politikë do të ishte ndoshta me dobi, por problematika në politikë nuk ka të bëjë vetëm me brezat e ndryshëm. Ka edhe politikanë të brezit të ri, të rrymave të ndryshme, që nuk kanë interes për të ndryshuar diçka.

A ka ecur Shqipërisa përpara nëndonjë aspekt në periudhën e sistemit komunist?
Kjo është një pyetje e vështirë. Nëqoftëse thua se këto diktatura komuniste ishin edhe si të thuash diktatura modernizuese, atëherë Shqipëria komuniste ka arritur diçka në infrastrukturë, në arsim, një fushë e rëndësishme ka qenë sigurisht emancipimi i gruas . Nga ana tjetër duhet përmendur se me çfarë sakrificash e viktimash janë arritur këto. Besoj se është e vështirë për të bërë një bilanc dhe ndoshta është tepër herët, për ta bërë këtë sidomos nga pikëpamja shkencore. Sepse për sundimin komunist në Shqipëri kemi deri tani shumë pak punë shkencore.

G. Shqiptare

Monday, April 12, 2010

“Kriza” për të folur shqip...

Nuk besoj të ketë popull tjetër në botë, si ne, shqiptarët, që i drejtohemi njeri-tjetrit: “A merr vesh shqip ti, apo jo?”... ose, “A e kupton shqipen ti, apo jo?”... ose, “Ty po të flas shqip, ore?!” , etj...

Besoj, kjo ndodh, me siguri, ngaqë e kemi të vështirë për t’u marr vesh me njeri-tjetrin, sidomos edhe kur paraqesim fakte e dokumente të pakundërshtueshme...

Vini re: Kemi afër 10 muaj që kemi ngecur në një ngërç – budalla, në të folur shqip, do të thosha, me dashje... duke sharë e mallkuar majtas e djathtas, si njerëz që nuk e kuptojmë dot gjuhën e prindërve tanë... e cila është, siç thotë poeti, “kaq e mirë, kaq me vlerë...”!!!

Ndaj, sa herë na ndodh kështu, u mësuam këto njëzet vjet që të thërrasim menjëherë njerëzit e huaj që nuk e flasin dot shqipen tonë, për të na sqaruar frazeologjinë e saj ose për të na shpjeguar e zgjidhur kodin e saj. Dhe çuditërisht, me ata kuptohemi mirë, apo shumë mirë, nëqoftëse ata e shpjegojnë “ngërçin” e gjuhës shqipe, siç do të na vinte neve përshtat. Sepse ndryshe, do ti shpallnim menjëherë të njëanshëm, të paditur, pse jo edhe armiqësorë ndaj aspiratave madhore të shqiptarëve.

(!)... Ata flasin me ne anglisht, frëngjisht, holandisht, gjermanisht, serbisht, rusisht, kinezçe... e ku ta di unë ç’ gjuhë ka bota... dhe merremi vesh me ta bukuri... Me shqipen jo e jo! ....

Vetëm kur flasim të huajt, ne hapim veshët dhe sytë! Përse vallë ndodh kështu me ne, shqiptarët?
Një ditë lexova një shkrim vërtet të sinqertë përsa i përket kontributit të madh që ne shqiptarët kemi dhënë e japim, kur jetojmë në vendet e huaja, në fushat ku aftësitë tona inteligjente, të lindura apo të fituara me zotësi, janë tej mase të vlefshme dhe të shquara për popujt që kanë fatin të gëzojnë shërbimet tona...
Kurse këtu, në vendlindjen tonë, ne jemi haram e të padobishëm, dembelë dhe inatçorë me njeri-tjetrin, ose e thënë më troç, i bëjmë vetes keq dhe vendit tonë për hesap të të tjerëve...
A nuk ndodhi kështu me ne kur eksperimentuam marksizëm- leninizmin për dekada të tëra dhe dolëm për faqe të zezë, ndërsa të tjerët mësuan nga pësimi ynë?
A nuk ndodhi e njëjta gjë, kur për hesap të të tjerëve, e dogjëm Shqipërinë më 1997 dhe po bëhemi gati t’ia vëmë flakën përsëri me përrallën që na e frymëzojnë ata, humbësit e domenit shqiptar, kur shohin e dëgjojnë për ne shqiptarët se, së shpejti do të udhëtojmë pa viza nëpër Evropë e botë, ose do të fitojmë dhe kandidaturën për në Bashkimin Evropian, me “E hap, e mbyll kutitë”?
Me këtë rast, a nuk kam të drejtë të them se vazhdojmë ende të kemi inat dhe armiqësi me njeri-tjetrin, si dikur, nga mallkimi i trashëguar i “luftës së klasës”, që e eksperimentuam 45 vjet nën diktaturën e proletariatit? Pikërisht, ngaqë s’e kemi dënuar ende atë kohë dhe ideologjinë e saj, si një të keqe të madhe që na i sollën të tjerët për interesat e tyre antishqiptare, si dhe njerëzit që e praktikuan “krimin dhe terrorin çnjerëzor dhe antikombëtar të përçarjes kombëtare” me aq zell e shpirtligësi, pa po i përsërisim ato inate dhe armiqësi? Nuk dënuam moralisht dhe fizikisht arsyet dhe njerëzit që e projektuan dhe e zbatuan rebelimin e vitit 1997, pa po vazhdojmë ta kërcënojmë njerit – tjetrin me përsëritjen e atij Viti të Zi?

Nuk dënuam moralisht dhe fizikisht njerëzit që u pasuruan e po pasurohen në mënyrë të padrejtë e korruptive, pa po vuajmë ende nga “kriza morale për të folur dhe për t’u mirëkuptuar në gjuhën tonë, shqip”...sepse paraja dhe pushteti ta lidhin e ta zgjidhin gjuhën si të duan e kur të duan, apo jo?...

Edhe sa kohë, vallë, na duhet ne, shqiptarëve për të mos e pësuar nga mallkimi dhe trashëgimia e së kaluarës, duke e mësuar gjuhën tonë të mirëkuptimit e të dashurisë, në dëm të ligësive e të prapësive të të tjerëve, pa kërkuar ndihmën e “specialistëve” të huaj?

Bedri Çoku, G. Sot

20 deputetë, biznesmenët më të fuqishëm në vend

Të merresh me politikë medoemos duhet të jesh dhe i pasur ekonomikisht. Më së miri kjo vërtetohet në Parlamentin shqiptar, ku 20 prej të zgjedhurve janë nga bota e biznesit madje me një fuqi ekonomike mjaft të madhe. Fuqia ekonomike e deputetëve biznesmenë mund të krahasohej fare mirë me buxhetin e shtetit shqiptar.


Partia Socialiste ka në gjirin e saj numrin më të madh të biznesmenëve në politikë, duke humbur thuajse totalisht identitetin e saj si një parti e shtresave të mesme dhe të varfra të shoqërisë. Deri para pak kohësh biznesmenët qëndronin pranë partive duke i financuar ato, por dhe duke përfituar nga pushteti i tyre në periudha të ndryshme. Kryeministri Berisha me ardhjen në pushtet në vitin 2005, deklaroi me të madhe se do të thyente monopolet që biznesmenë të ndryshëm kishin krijuar në ekonominë e vendit, por ajo që vihet re tashëm është shumë prej syresh ndodhen në tempullin e demokracisë siç është Parlamenti.

E majta me 13 deputetë biznesmenë
13 nga 64 të zgjedhurit e PS-së janë biznesmenë nga më të fuqishmit në vend. Edi Rama në zgjedhjet e kaluara vendosi që shumë prej njerëzve të komunitetit të biznesit, të ishin përfaqësues kandidatë të opozitës për të bindur popullin. Disa nga emrat e njohur të biznesit që u kandiduan nga Partia Socialiste janë Sadri Abazi, Fidel Ylli, Hazir Gashi, Tom Doshi, etj. Edhe pse parti e majtë, Partia Socialiste vitet e fundit thuajse është bërë një strehë e një shtrese mjaft të pasur të shoqërisë. Qysh prej kohës së Fatos Nanos, biznesi kishte marrëdhënie mjaft të mira me këtë parti. Një nga pikat të cilat Sali Berisha si kryetar i opozitës kritikoi mjaft ashpër, ishte praktika e Nanos për afruar biznesmenë rreth partisë. Me ardhjen e Edi Ramës kjo strategji nuk u ndryshua fare, pasi jo vetëm që u mbajtën biznesmenë afër, por ata u shtuan dhe më tepër. Demokratët në pushtet aktualisht, në një nga pikat që e sulmojnë opozitën është fakti që në këtë parti ndodhen shumë biznesmenë të njohur të cilët paralelisht me biznesin e tyre merren dhe me politikë.

Biznesi rreth të djathtës
Ndryshe nga Partia Socialiste, të djathtët në pushtet, nuk kanë numër shumë të madh të biznesmenëve në Parlament, por një mënyrë tjetër është marrëdhënia e saj me biznesin. Shumë emra të biznesit edhe pse nuk janë në Grupin Parlamentar të PD-së, ata ndodhen afër me këtë parti duke financuar dhe fushatën elektorale të kësaj partie. Mazhoranca ka në grupin parlamentar biznesmenë të njohur si, Gjok Uldedaj, Rrahim Çota, Lefter Koka, Gëzim Dibra apo dhe Paulin Sterkaj. Në ideologji, Partia Demokratike është në të drejtën e vet që të jetë afër me shtresën e pasur, por kjo në asnjë rast nuk duhet që të kalojë në abuzim për të ndihmuar disa njerëz, të cilët për faktin se të ndihmojnë financiarisht, t’u krijosh lehtësi në kurriz të disa të tjerëve.

Gjok Uldedaj, PD
Është deputet në qarkun e Shkodrës. Ai është anëtar në disa forume ekonomike kombëtare dhe ndërkombëtare dhe autor i tre librave universitare dhe pasuniversitare në fushën e Marketingut dhe Tregut të Produkteve. Biznesmen i suksesshëm në fushën e karburanteve. Uldedaj përpara se të zgjidhej deputet mbante postin e kryetarit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.

Sadri Abazi, PS
Është deputet në qarkun e Dibrës. Abazi është një ndër emrat më të njohur të komunitetit të biznesit. Është për të dytën herë deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Pasuria e tij është vendosur gjatë viteve të tranzicionit dhe është vijuar të shtohet edhe gjatë viteve të fundit.

Hazir Gashi
Një tjetër deputet biznesmen i njohur është dhe Hazir Gashi, i cili në zgjedhjet e fundit u kandidua nga Partia Socialsite. Gashi është i njohur në fushën e ndërtimeve në zonën e Durrësit. Ashtu si dhe të tjerë, Hazir Gashi është ndër emrat e njohur të komunitetit të biznesit.

Fidel Ylli, PS
Një tjetër biznesmen i njohur dhe mjaft i suksesshëm në Partinë Socialiste të Edi Ramës është dhe Fidel Ylli. Aktiviteti i tij është i shpërndarë në disa fusha të ekonomisë dhe cilësohet si një ndër biznesmenët potentë në Shqipëri. Ylli është deputet i qarkut të Beratit dhe në zgjedhjet e fundit arriti që bastionin e Ilir Metës siç është Çorovoda, ta kthejë në shumicë për PS-në.

Biznesmnet

Gjok Uldedaj, PD
Ardian Kollozi, PD
Rrahim Çota, PD
Gëzim Dibra, PD
Paulin Sterkaj, PD
Xhemal Qefalia, PS
Dashamir Peza, PS
Artan Gaçi, PS
Sadri Abazi, PS
Hazir Gashi, PS
Skënder Hasa, PS
Vangjel Tavo, PS
Gjovalin Kadeli, PS
Armando Prenga, PS
Tom Doshi, PS
Ndue Kola, PS
Fidel Ylli, PS
Fatmir Toçi, PS
Lefter Koka, LSI
Dashamir Tahiri, PDU



T. Observer

Rrëzohet avioni me 132 persona në bord. Vdes presidenti i Polonisë

Presidenti polak, Lech Kaczynski ka humbur jetën gjatë rrëzimit të avionit Tupolev 154, mëngjesin e sotëm ne Rusi. Tragjedia ajrore ndodhi ndërkohë që avioni uljen në qytetin Smolensk të Rusisë.

Bashkë me të gjetën vdekjen 132 persona që udhëtonin në bordin e avionit, bashkeshortja e tij, dhe delegacioni zyrtar që e shoqëronte; zëvendësministri i Jashtëm polak, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe guvernatori i bankës qendrore.

Mediat raportojne se ne avion ka qene edhe vellai binjak i presidentit polak qe ka qene ish kryeminister, por kjo nuk konfirmohet zyrtarisht.

Autoritetet ruse kanë bërë me dije zyrtarisht se nga tragjedia nuk ka të mbijetuar dhe dyshohet se avioni gjatë uljes të jetë përplasur me ndonjë pemë, pasi ka qenë shumë mjegull.

Guvernatori i Smolenskut, Sergei Antufiev, tha se aeroplani "u rrëzua mbi pemë dhe u nda në copa". Burimet zyrtare thonë se mjegulla e dendur mund të jetë një nga shkaqet e rrëzimit të aeroplanit.

Antufiev ishte i pari që deklaroi zyrtarisht se "nuk ka asnjë të mbijetuar nga aksidenti". Presidenti polak, Kazçinski, po udhëtonte për të marrë pjesë në ceremonitë përkujtimore të të vrarëve gjatë Luftë së Dytë Botërore në Katin.

Fillimisht mediat ruse dhe agjencia "Itar Tass", duke iu referuar zyrtarëve të emergjencave raportojnë se 87 persona kanë vdekur nga rrëzimi i aeroplanit.

Mësohet se presidenti polak po udhëtonte për të shkuar më pas në Katyan për t'i bërë homazh 22 mijë viktimave të masakrës së urdhëruar nga Stalini.


Shekulli