Këshilli i Ministrave, propozoi dje disa ndryshime në nenin 177 të Kodit Rrugor ku bëhet fjalë për treguesin e shpejtësisë.
Propozimi i djeshëm i këtij projekt- ligji nga qeveria, kryhet kur Ministria e Transporteve dhe Policia, po punojnë për ndryshime të tjera.
Qeveria në mbledhjen e djeshme, miratoi në një projekt ligj disa shtesa për Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë, duke bërë një shtesë të pjesshme në nenin e Kodit Rrugor aktual. Në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave, jepen të gjitha pikat e nenit që pritet të ndryshohen në propozimin e qeverisë që tashmë është nisur në drejtim të Kuvendit të Republikës.
Një veprim i tillë është kryer vetëm pak kohë pas publikimit të lajmit për disa ndryshime në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë, ndryshim për të cilin po punojnë një grup ekspertësh të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Transporteve.
Ndryshe nga lajmi i publikuar nga "Shekulli", në të cilin citoheshin specialistë të Policisë, për ndryshimet që përgatiteshin, propozimet e djeshme lidhen vetëm me nenin , që bën fjalë për Regjistruesin e Shpejtësisë dhe Kohës, mënyrën e funksionimit, masat ndëshkimore dhe verifikimin e tyre pranë një pike servisi të autorizuar.
Ekipi i përbashkët i Policisë dhe i Ministrisë së Transporteve, është duke punuar për ndryshime në drejtim të vlerësimit të lejeve të drejtimit me pikëzim, masave më të ashpra ndëshkimore ndaj alkoolistëve dhe atyre personave që tejkalojnë shpejtësinë, që sjellin pasoja të rënda në jetën e njerëzve. Kështu në nenin 1 të projektligjit për ndryshim në Kodin Rrugor, propozohet ndryshimi i pikave nga 1 deri në tre të nenit 177.
"Mjetet duhet të qarkullojnë të pajisura me tahograf, (regjistrues i shpejtësisë) në përputhje me përcaktimet e bëra në aktin nënligjor të Këshillit të Ministrave, për karakteristikat, për rastet e për mënyrat e përdorimit,- thuhet në pikën e parë.
Në pikën nr.2 që ndryshohet nga projekt ligji me tri nene, thuhet: Cilido, që qarkullon me një mjet të papajisur me tahograf, në rastet kur është parashikuar pajisja me të, a kur është pajisur me një tahograf që nuk i ka karakteristikat në përputhje me ato të përcaktuara në aktin nënligjor të Këshillit të Ministrave apo kur tahografi nuk funksionon ose kur nuk është futur letra e regjistrimit apo karta e tahografit të drejtuesit, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga tridhjetë mijë deri në njëqind e njëzet mijë lekë. Masa ndëshkimore me gjobë dyfishohet, kur janë prekur vulat ose është ndryshuar tahografi".
Në pikën e tretë më tej thuhet se përdoruesit që venë në qarkullim një mjet pa tahograf, të prekur apo që nuk funksionon dënohen me gjoba, nga 30 mijë deri në 120 mijë lekë.
Më tej pika e dytë e projekt ligjit lidhet me ndryshimin e pikës 6/1 të Ligjit ekzistues dhe lidhet me faktin se nëse organet e kontrollit, kur ka dyshime të arsyeshme, nëse tahografi është prekur apo ndryshuar ose ai është jashtë funksionit, mjeti shoqërohet ose tërhiqet pranë ofiçinës së autorizuar për këtë çështje, ndërsa shpenzimet përkatëse paguhen nga pronari i mjetit. Ndërkaq, pas pikës 10, është shtuar pika 11 e Nenit, ku specifikohet edhe funksionimi i ofiçinave të tahografit. "11.
Ofiçinat e tahografit e ushtrojnë veprimtarinë e tyre për instalimin, aktivizimin e kalibrimit, inspektimin dhe riparimin në përputhje me udhëzimin e ministrit përgjegjës për transportin. Shkelja e dispozitave të përcaktuara për këtë veprimtari nga ofiçinat e tahografit dënohet me gjobë nga pesëmbëdhjetë mijë deri në njëqind mijë lekë.
Kur vërtetohen tri shkelje sipas kësaj pike, brenda një viti, vlera e gjobës dyfishohet dhe, në rast përsëritjeje, ofiçinës i hiqet e drejta e ushtrimit të veprimtarisë, të paktën, për një vit.".
Shekulli

No comments:
Post a Comment