Padyshim të gjithë shqiptarët kemi dëgjuar për emisionin televiziv të titulluar "Big Brother", i cili këtë vit ka sezonin e tretë në Shqipëri. Askush nuk mund të shpëtojë pa e parë, pasi marketingu rreth këtij aktiviteti është vërtetë i madh dhe i dhunshëm. E gjen edhe mes lajmeve, nëpër gazeta, biseda të përditshme njerëzish të rastësishëm, fëmijë apo pleq, të gjithë bisedojnë rreth tyre.
E kështu të gjithë pak a shumë e kemi idenë thelbësore sesi funksionon ky spektakël, ku disa banorë përzgjidhen për të hyrë në shtëpinë e përbashkët , të cilët presupozohen se përmes votimeve elektronike (me anën e kompanive telefonike), zgjidhen për të qëndruar apo për të dalë nga shtëpia. Çdo të shtunë vjen zarfi, i cili përjashton një apo dy nga banorët e emëruar (nominuar) për largim, një javë përpara. Ata më pas zëvendësohen me banorë të rinj, derisa i afrohen finales.
Ajo që të bën vërtetë përshtypje, është paralelizmi i logjikës së këtij spektakli me punësimin ose me largimin nga puna, të punonjësve të administratës e zyrave shtetërore shqiptare. Pra këtë format spektali, nuk e kemi të panjohur. Përkundrazi, është një format i vjetër, i cili përsëritet kryesisht çdo katër vjet në këtë periudhën tonë ndërmjetëse, të ndërrimit të sistemit (tranzicioni) që deri sot na ka marrë 20 vjet dhe nuk dihet se kur do të përfundojë.
Vetë përzgjedhja e anëtarëve të spektaklit real "Big Brother Administrata" bëhet me njohje, miqësira, ndere, interesa, blihet anëtarësimi, me premtime votash, me këmbim seksin etj, etj...
Dhe anëtarët e këtij spektakli po ashtu si tek Big Brother merren gjithë ditën me thashetheme, me prapaskena, me lojëra të pista, me shtirje, mashtrime, me kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Kohën më të madhe e shtyjnë në kafe, ku alkooli është refreni. Realizojnë provën e javës, por me një afat një mujor, që quhet plani i punës. Aty shkruhen e rishkruhen të njëjtat gjëra ku ndryshon vetëm data. Në Big Brotherin e Administratës nuk punohet, por mashtrohet. Kush mashtron më shumë e luan më bukur shpërblehet më mirë në fund të muajit. Dhe nuk është aspak faji i banorëve. Pesha kryesore e fajit bie mbi vëllain e madh (ministrin përkatës), i cili jo vetëm nuk është i kësaj fushe spektakli, por është edhe më i papërgjeshëm për detyrën e tij. Kështu vertikalisht, heiarkia ia pason papërgjeshmërinë atij të katit të mëposhtëm, duke arritur në fund të ndëshkojë edhe pastrueset e institucioneve.
Gjithashtu tek ky emision real, zarfi i të prejashtuarëve vjen, por jo të shtunën. Kanë menduar ditën e hënë si më të volitshme. Në momentin që vjen zarfi, të gjithë anëtarët i zë mankthi e nuk i mban vendi. Cigaret shkojnë njëra pas tjetrës, lot e qarje me dënesë, telefoni gjatë gjithë kohës në vesh duke kërkuar nga njerëzit e tyre me përgjërim që ti votojnë, ti votojnë papushim.
Arsyet e përjashtimit janë nga më të ndryshmet. Mungesë aktivizimi në fushatë, mungesë servilizmi ndaj vëllait të madh, mungesë hipokrizie ndaj anëtarëve me imunitet, mungesë "votash" telefonike...
Kur ky spektakël i afrohet finales, qeveria këtë periudhë e quan reformë.
Dhe në çastin kur hapen zarfat e fatkeqëve që nuk mblodhën mjaftueshëm vota, një familje ka një rrogë më pak, një fëmijë më pak ushqim, veshmbathje, libra...
Shkroi dhe përgatiti: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

No comments:
Post a Comment