Wednesday, April 21, 2010

Profetët e rremë, vdes një grua që ndërpreu mjekimin

Adriana Ismaili para një viti në emisionin “Top Show”, deklaroi se ishte shëruar nga sëmundja e rëndë pas kurimit nga profetja që i premtoi mrekullinë.

Pak muaj pas kësaj deklarate kjo grua është ndarë nga jeta, pasi ndërpreu mjekimet megjithese kategorizohej nga mjeket e Onkologjikut në Tiranë tek pacientet rëndë.


Ky emision shkaktoi nje varg polemikash më pas, ku u përfshinë edhe mjekë specialistë dhe përfaqesues të fesë, të cilet që në atë kohë dënuan thirrjet e personave që deklarohen profetë dhe u kerkojne pacientëve të heqin dore nga mjekimi.

Kreu i Urdhërit të Mjekut, Dine Abazi, kërkon që shteti të zbatoje ligjet, dhe te ndjeke penalisht të gjithë personat që ushtrojnë kompetencat e mjekut megjithëse nuk kanë asnjë të drejtë ligjore.

“T’i shkaktosh vdekjen tjetrit, duke i hequr shpresën e dhënë per zgjatje te jetes me ane te mjekimeve, do të thotë se ke kryer vepër penale”, u shpreh Abazi.

Profesor Abazi tregon se me raste te tilla eshte ndeshur edhe në të kaluarën dhe strukturat përgjegjëse nuk kane marrë asnje masë.

“Këta njerëz ligjërisht nuk duhet të veprojnë dhe organet përkatëse mbajnë përgjegjësi për ta. Jetojmë në një shtet ku nuk zbatohen ligjet”, theksoi Abazi.

Por nga ana tjeter prokuroria deklaron se nuk mund te vihet ne dijeni te rasteve te tilla. Ajo pret denoncimet nga familjare jo vetem te atyre qe kane humbur jeten, ku akuza qe ngrihet eshte 'vrasje me dashje', por edhe te atyre qe u jane shkaktuar probleme serioze per shendetin.

Ndërkohë qe ne Prokurorine e Tiranes, asnje institucion shteteror apo individ nuk eshte paraqitur per te bere kallezim penal. Per rastin ne fjale zyrtarisht prokuroria shprehet se do te nise hetimet, ndersa do te prese denoncimin e te afermeve te 34-vjecares. Gjithashtu fton te gjithe ata qe u ka ndodhur ose u ndodh nje mashtrim i tille qe te bejne kallëzimin penal ne organin perkatës.

Ndërkaq ‘Fiks Fare’ do te vazhdoje denoncimin e ketij fenomeni ne mbremje me te tjera raste.

Top Channel

No comments: