Ndërsa thuhet se stresi është një nga sëmundjet që godet më së shumti njeriun modern, ca të dhëna të fundit tregojnë se pikërisht stresi ishte një nga patologjitë që prekte edhe paraardhësit tanë në shek. 7 para Krishtit.
Qendra Ndërkombëtare e Arkeologjisë Shqiptare prezantoi dje në Akademinë e Shkencave monografinë “Kompleksi i Tumave 9, 10 & 11 në nekropolin e Apollonisë” me autore Maria Grazia Amore. Monografia sillte përfundimet e një pune 2-vjeçare gërmimi dhe studimi në nekropolin e Apolonisë.
Studiuesit kanë arritur në përfundime demografike, të cilat hedhin dritë mbi popullsinë që jetonte në këtë zonë para dhe pas shek. VII para Krishtit. Tepër interesante paraqiten rezultatet e analizave të bëra mbi materialet kockore të varreve, të cilat tregojnë, jo vetëm të dhëna mbi kohën kur ato janë përdorur, por edhe jetëgjatësinë dhe shkaqet e vdekjeve të paraardhësve tanë. Sipas Maria Grazia Amores, është hera e parë që bëhet një studim i tillë dhe dalin të dhëna të sakta për historinë e Apolonisë, për periudhën para dhe pas vendosjes së kolonëve grekë në të.
Kështu, sipas këtyre rezultateve, jetëgjatësia mesatare e banorëve të Apollonisë së periudhës së bronzit e të hekurit, ishte 45 vjeç. Prej materialeve skeletike kanë dalë edhe sëmundjet, prej të cilave prekeshin më shumë banorët e hershëm të Apolonisë. Dhe bëhet fjalë pikërisht për sëmundjet dentare dhe stresi, shkaktuar kryesisht për shkak të kushteve të këqija të jetesës.
Sipas të dhënave të ADN-së së analizuar, rezulton se zona e Apollonisë është banuar nga popullsi vendëse, përpara se në të, të vendoseshin kolonët helenë në shek. VII para Krishtit. Monografia e prezantuar dje, vjen në gjuhën angleze, me qëllim që t’i shërbejë një lexuesi sa më të gjerë, jashtë vendit.
Materialet skeletore
Gjatë gërmimeve arkeologjike në nekropolin e Apollonisë, në tumën nr 9 dolën në dritë 66 varre. Midis 79 individëve të gjetur në varr, 39 ishin fëmijë, 2 ishin të rinj dhe 37 ishin të rritur. Raporti midis meshkujve dhe femrave dhe ai midis të rriturve dhe fëmijëve është i ekuilibruar. Në tumën nr. 10, ndërmjet 56 individëve në total të periudhës Prehistorike, vetëm 10 ishin fëmijë; ndërmjet 24 individëve në total të periudhës Klasike, 7 ishin fëmijë. Në tumën 11 në total u gjetën vetëm 17 varre dhe ndërmjet tyre vetëm 5 nuk ishin dëmtuar. Gjithsesi materiali i gjetur është shumë i pasur dhe mund të datohet në periudhën Arkaike. Veç varreve, u regjistruan 14 mbetje skeletore.
Ritet e varrimit
Zbulimet në nekropolin e Apolonisë na ofrojnë të dhëna mbi ritet dhe mbi mënyrën e varrimeve. Nga sa shihet në të tria tumat (9, 10, 11), prej shek. VII para Krishtit përdorej varrimi me vendosje trupi, ose me djegie, por ky i fundit haset më rrallë. Kështu në tumën 9, e cila rezulton të jetë përdorur për tre shekuj, nga fillimi i shek. 6-të deri në fund të shek. 4-të p.k. 71 raste ishin me vendosje trupi dhe vetëm 8 me djegie. Duket se këto mënyra nuk lidheshin me ndarje kronologjike apo sociale. Gjatë gërmimeve është parë se në një varr sarkofag ku ishin dy skelete, njëri ishte me vendosje trupi dhe tjetri me djegie. Më së shumti varret ishin individuale, por janë hasur edhe varre kolektive, me 2 apo 3 individë. Në pjesën më të madhe të varrimit me vendosje trupi, trupi ishte vendosur me pozicion në shpinë, me këmbë dhe krahë të shtrira. Ndërsa në tumën nr 10, ndërtuar gjatë Epokës së Bronzit dhe Hekurit, në varret Prehistorike të të rriturve, trupi është vendosur në pozicion embrional/fjetje, ndërsa në varret Klasike, më shumë, trupi ka qenë vendosur i shtrirë në shpinë, me krahë dhe këmbë të shtrira. Tuma nr 11 ka qenë përdorur për tre shekuj, nga fillimi i shek. të 6-të deri në fund të shek. të 4-të p.e.s.
Jeta përtej varrit
Duket se banorët e hershëm të Apollonisë besonin për jetën e përtejme. Veç materialeve skeletore njerëzore, në varre, të cilat mund të ishin gropa të thjeshta, me tjegulla “alla cappuçina”, me tulla qerpiçi, apo sarkofagë, janë gjetur edhe shumë objekte qeramike, apo metale, por edhe skelete kafshësh, delesh, apo dhish. Më së shumti objektet, apo iventaret hasen tek varret e të rriturve e më pak te fëmijët. Zakonisht objektet janë pajisje për rrobat, të pasuara nga enë qeramike dhe më pas nga armë dhe vegla, që me shumë gjasë do t’i “shërbenin” të varrosurit në jetën përtej varrit. Enët e qeramikës të datuara në periudhën prehistorike janë kanat tipike ose të ashtuquajturat “kantharoi” me brum të kuq ose të zi, të datuara në Epokën e Bronzit të Vonë dhe Hekurit të Hershëm. Në periudhën Klasike, enët e qeramikës janë ato të zakonshme si kupa të vogla, amfora tavoline të zakonshme etj. Në tumën 9, pjesa më e madhe e objekteve metalike janë stoli, byzylykë spiralike bronzi me skaje në formë koke kafshe, të datuara në periudhën Klasike, etj. Nuk mungojnë edhe blatimet me figurina terrakote, më së shumti të bëra me dorë dhe në trajtë kafshësh, sidomos pëllumba. Ato mendohet të jenë sakrifica të dhuruara në përvjetorin e vdekjes nga familjarët e të vdekurit, por të vendosura larg nga varret.
Alma MIle, G. Panorama

No comments:
Post a Comment