Friday, April 23, 2010

Militantët e PD dhe PS rrezikojnë përplasje fizike më 1 Maj

Policia super-masa për shmangien e përplasjes mes simpatizantëve të partive.

Opozita i nis protestat më 30 prill, ndërsa PD feston më 1 Maj.

Data 1 maj duket se është me shumë pikëpyetje për sa i përket zhvillimeve politike në vend. Partia Socialiste ka paralajmëruar se jo vetëm më 30 prill por dhe në 1 maj do të jetë përpara Kryeministrisë për të kërkuar largimin e qeverisë. Nga ana tjetër, mazhoranca më 1 maj do të organizojë një festë për mbështetësit e vet me rastin e ditës së punëtorëve. Mbështetësit e mazhorancës do të grumbullohen përpara sheshit “Skënderbej” dhe ekziston rreziku i një përplasjeje mes përkrahëse të partive politike. Strukturat e shtetit si dhe forcat e sigurisë kanë filluar një përgatitje serioze për të shmangur çdo zhvillim të padëshiruar mes simpatizantëve të partive. Përveç Policisë së Shtetit, të angazhuar do të jenë edhe punonjësit e Shërbimit Infromativ, Forcat RENEA, punonjës të gardës edhe forca të ushtrisë.

Protesta e PS

Opozita ka paralajmëruar se në 30 prill e në vijim do të jetë në protestë për të kërkuar rrëzimin e qeverisë “Berisha”. Socialistët kanë paralajmëruar se do të thërrasin mbështetësit e tyre nga i gjithë vendi dhe do të largohen prej andej ditën kur Sali Berisha të mos jetë më kryeministër i vendit. Edi Rama në Kongresin e PS ditën e dielë, paralajmëroi se opozita jo vetëm më 30 prill por dhe në 1 maj do të jetë në rrugë. "Ne jo vetëm do të protestojmë çdo ditë, jo vetëm do ta kthejmë 1 Majin në një ditë beteje në rrugë, por ne nuk do të ndalemi deri në largimin e qeverisë, në rast se qeveria nuk do të largojë duart nga kutitë që mbajnë mbyllur drejtësinë, ekonominë e këtij vendi", u shpreh lideri i opozitës. Gjatë këtij muaji Partia Socialiste po organizon protesta në çdo cep të Shqipërisë, duke kërkuar jo vetëm transparencën e zgjedhjeve, por duke akuzuar dhe qeverinë për situatën ekonomike në vend.

Festimet e PD-së

Ndryshe nga opozita e cila do të protestojë për kutitë dhe ekonominë, Partia Demokratike në pushtet, më datën 1 Maj ka paralajmëruar organizimin e një feste për arritjet e Shqipërisë në vitet e fundit. Kryeministri Berisha deklaroi se shqiptarët në ditën e punëtorëve duhet të festojnë rritjen e rrogave nga qeveria, proceset integruese të vendit, rritjen ekonomike, si dhe një vjetorin e Shqipërisë në anëtarësimin e plotë në NATO. Zhvillimi i këtyre ngjarjeve në një ditë dhe mundësisht në të njëjtat vende, mund të çojë edhe në ndonjë përplasje edhe pse burimet zyrtare nga selia blu bënë me dije se eventi që do të organizojë Partia Demokratike në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës do të jetë vetëm koncert festiv. Një tjetër problem, që pritet të shfaqet është edhe vendi se ku do të organizohet eventi. Megjithëse nga partia në pushtet, ende nuk është vendosur për anën teknike të organizimit në tërësi të festës, sipas qëndrimit zyrtar të PD-së, bëhet e ditur se do të jetë sheshi “Skënderbej” që do të vihet në funksion, ashtu siç është vendosur historikisht nga selia blu për të zhvilluar evenimente politike, festive dhe protesta. PD këtë festë e bën edhe si kundërpërgjigje ndaj protestës së opozitës. Të njëjtën praktikë demokratët e ndoqën edhe me protestën e 20 nëntorit të vitit të kaluar nga ana e opozitës. Asokohe mazhoranca organizoi më 8 dhjetor një miting festiv me rastin e nisjes së protestave kundër regjimit monist në fillim të viteve ’90.

Sali Berisha
“Sheshet dhe rrugët e Tiranës janë të mëdha dhe kanë vend për të gjithë dhe ne kemi deklaruar se më 1 Maj do të organizojmë një koncert festiv. Në vend që ta bëjë e majta, që duhet ta ketë në deje, do ta bëjmë ne dhe do ta organizojmë shumë të bukur. Për sa i përket opozitës le ti shtrijë sa të dojë protestat, dy ditë, tre ditë , pesë ditë apo dhjetë. Ky është vend i lirë, detyra e qeverisë është të garantojë zhvillimin e protestave, në sigurinë më të madhe.”

Edi Rama
“Në 30 prill do t’i japin jetë manifestimit të madh të protestës në bulevardin e Tiranës për çlirimin e zgjedhjeve dhe 1 majin do ta gdhijnë si një ditë beteje qytetare për ndalimin e rrënimit ekonomik. Ne jemi në këtë betejë sepse nuk e negociojmë lirinë e zgjedhjeve tona për të votuar, për të konkurruar, për të punuar e jetuar sipas idealesh e idesh që nuk i tradhtojmë kurrë prej frikës dhe nuk i lëshojmë kurrë për çfarëdo ryshfeti.”

30 prill
Opozita ka paralajmëruar se në 30 prill e në vijim do të jetë në protestë për të kërkuar rrëzimin e qeverisë “Berisha”. Socialistët kanë paralajmëruar se do të thërrasin mbështetësit e tyre nga i gjithë vendi dhe do të largohen prej andej ditën kur Sali Berisha të mos jetë më kryeministër i vendit. Edi Rama në Kongresin e PS ditën e dielë paralajmëroi se opozita jo vetëm më 30 prill por dhe në 1 Maj do të jetë në rrugë.

1 Maj
Ndryshe nga opozita e cila do të protestojë për kutitë dhe ekonominë, Partia Demokratike në pushtet më datën 1 Maj ka paralajmëruar organizimin e një feste për arritjet e Shqipërisë në vitet e fundit. Kryeministri Berisha deklaroi se shqiptarët në ditën e punëtorëve duhet të festojnë rritjen e rrogave nga qeveria, proceset integruese të vendit, rritjen ekonomike, si dhe një vjetorin e Shqipërisë në anëtarësimin e plotë në NATO.

Policia
Policia saktëson se do të veprohet me të njëjtën praktikë që u veprua edhe në protestën e parë të PS-së që zgjati tre ditë e netë, ndërkohë që dyshimet që mund të pretendohet se mund të ketë ndonjë tendencë për konfrontim do të nxjerrë në rrugë pasditen e 1 majit edhe forca speciale. Ndonëse pretendohet se gjeografikisht të dy forcat politike do ta kenë të zgjidhur problemin e parcelizimit të nevojshëm për protestë dhe miting, policia do të ketë në vëmendje të veçantë eksponentët provokativ të të dy palëve.


Mitingjet partiake “terrorizojnë” policinë e Tiranës

30 prilli dhe 1 maji do të jenë dy ditë që pothuajse gjithë strukturat e bluve të kryeqytetit do të angazhohen me protestat dhe mitingjet e radhës së paralajmëruar nga dy forcat politike të vendit tonë. Ndonëse ende të paqartë në gjithçka që duan të servirin aktorët politik në këtë 48 orësh, policia do të jetë aty, non stop për të siguruar jo vetëm mbarëvajtjen e protestës që sipas dirigjuesve të opozitës do të vijojë natë e ditë, dhe për të siguruar qetësinë që i duhet pozitës për të siguruar mitingun e festës. Nga të dhëna policore mësohet se tashmë janë përgatitur edhe mënyrat se si do të operohet në të dy ditët e daljes së politikës në rrugë, ndërkohë që mësohet se nëse do të jetë e nevojshme për të nesërmen do të kërkohen edhe shtesa nga qarqet më të afërta, ndërkohë që problemi më i madh i policisë së Tiranës sërish lidhet me stabilizimin e autobusëve dhe të automjeteve të tjera të cilët do të sjellin socialistët e rretheve në kryeqytet. Policia saktëson se do të veprohet me të njëjtën praktikë që u veprua edhe në protestën e parë të PS-së që zgjati tre ditë e netë, ndërkohë që dyshimet që mund të pretendohet se mund të ketë ndonjë tendencë për konfrontim do të nxjerrë në rrugë pasditen e 1 majit edhe forca speciale. Ndonëse pretendohet se gjeografikisht të dy forcat politike do ta kenë të zgjidhur problemin e parcelizimit të nevojshëm për protestë dhe miting, policia do të ketë në vëmendje të veçantë eksponentët provokativ të të dy palëve.

Policia e Tiranës do të shpjegojë më vonë thuajse gjithë masat që do të mundësojnë kalimin në qetësi të të dy evenimenteve partiake, që duket sikur njëra gjendet në rrugë për hall, e tjetra për të festuar në emër të shumicës...!

T. Observer

No comments: