- Pas Bukureshtit, radha e Sofjes për të përfituar nga censusi. Lideri i VMRO nxit qeverinë.
Pas rumunëve, edhe bullgarët hidhen në ofensivë për të pasur minoritetin e tyre në Shqipëri. Regjistrimi i popullsisë mbi bazën e vetëdeklarimit të përkatësisë etnike dhe fetare, që është përcaktuar të realizohet nga qeveria jonë vitin e ardhshëm ka nxitur më së shumti qarqet nacionaliste të Ballkanit të dokumentojnë pretendimet e tyre për ekzistencën e pakicave në Shqipëri.
Lideri i një partie me prirje nacionaliste që mban emrin VMRO-ja bullgare ka kërkuar dje nga qeveria e Sofjes të lëvizë për të përfituar nga censusi shqiptar.
Thirrja e VMRO-së bullgare
Lideri i Lëvizjes Kombëtare VMRO-ja bullgare, Krasimir Karakaçanov, ka bërë thirrje për një rol më aktiv të institucioneve shtetërore të Bullgarisë në lidhje me bullgarët në Shqipëri.
”Në vitin 2011 në Shqipëri do të realizohet një census dhe roli aktiv është i rëndësishëm në mënyrë që bullgarët në Shqipëri të mund të identifikohen si bullgarë, jo si maqedonas apo shqiptarë”, i tha Krasimir Karakachanov agjencisë së lajmeve bullgare “Focus”.
Sipas tij, puna e shtetit bullgar në lidhje me këtë popullsi është neglizhuar në 20 vitet e shkuara. Ai thotë se ka paradokse, si fakti që bullgarët nga Shqipëria me emra kristianë marrin pasaportë bullgare, ndërsa bullgarët me emra myslimanë nuk mund të pajisen me pasaportë.
“Qëkur Shqipëria njohu shtetin e Maqedonisë, qeveria maqedonase në vitet 1991-1992 u mundua t’i identifikonte këta njerëz si maqedonas, duke u dhënë atyre pasaporta, shtetësi maqedonase, … kështu që ata mund thonë se ekziston një minoritet maqedonas në Shqipëri.Kjo është një politikë me këta njerëz, që i kushton gjithashtu Greqisë, Bulgarisë e kështu me radhë”, tha ai.
Gara maqedono-bullgare
Edhe pse akuzohet nga Karakaçanov për pasivitet, qeveria bullgare nuk ka ndenjur duarkryq gjatë 20 viteve të fundit në lidhje me ata që prej Sofjes konsiderohen bullgarë të Shqipërisë. Që nga fillimi i viteve ’90 Ministria e Arsimit e Bullgarisë jep çdo vit bursa studimi për shtetasit shqiptarë me origjinë sllave që deklarojnë se janë bullgarë. Ky projekt, për vite me radhë i është lënë në dorë pikërisht organizatës VMRO, emri i plotë i së cilës është “Vëtreshna Maokedonska Revolucionna Organizacia” (Organizata e Brendshme Revolucionare, Maqedonase).
Por qeveria e Shkupit, për shkak të afërsisë territoriale me popullsitë që pretendohen prej dy shteteve ka bërë më shumë “rekrutime” ndër sllavët e Shqipërisë, duke ofruar pasaporta, lëvizje të lirë dhe bursa studimi, por edhe duke kryer investime në fshatrat e Gollobordës dhe Liqenasit, ku janë përqendruar më së shumti shqiptarët me origjinë sllave.
Kamber Velaj, G Shqip
Sunday, June 27, 2010
Kohëzgjatja 'perfekte' e seksit: 10 minuta
Maratonat seksuale bëhen sflitëse, por edhe të mërzitshme. Për një raport të kënaqshëm mjaftojnë 10 minuta, kohëzgjatja 'perfekte' për pjesën më të madhe të njerëzve.
Kështu thuhet në një studim të kryer nga 50 specialistë, anëtarë të Shoqerisë për Sex Therapy and Research, të publikuar në 'Journal of Sexual Medicine'.
Ekspertët, që dëgjojnë dhe trajtojnë cifte me probleme në shtrat, kanë arritur të kuptojnë se kohëzgjatja normale dhe e pëlqyeshme e marrëdhënies është rreth 10 minuta.
Më saktësisht: Nëse marrëdhënia zgjat nga 3 në shtatë minuta, seksi është i pranueshëm, një ose 2 minuta është shumë pak, ndërsa nëse kalohen 13 minutat raporti zgjat shumë dhe rrezikon të bëhet i mërzitshëm.
Shqip, Ndryshe

Shqipëria, armë falas Irakut dhe Afganistanit
Në 20 shtator të vitit 2006 Shqipëria i ka dhuruar municion luftarak Afganistanit dhe Irakut. Konkretisht bëhet fjalë për 500 mijë copë fishekë të kalibrit 7.62 x 54 mm dhe për 2 mijë copë predha mortaje të kalibrit 82 mm, prodhime kineze të viteve 1965-1972.
“Gazeta Shqiptare” ka mundur dje të sigurojë ekskluzivisht vendimin nr.638 të Këshillit të Ministrave, që për katër vjet me radhë i është mbajtur sekret opinionit publik.
Zbulimi për herë të parë i këtij vendimi ngre shumë pikëpyetje. Qeveria thotë se armatimi jepet si kontribut për ushtrinë kombëtare afgane dhe atë irakene. Por, nuk ekziston asnjë marrëveshje dypalëshe me terma konkretë mes Shqipërisë dhe qeverisë afgane apo irakene, ku të jenë specifikuar procedurat e ndjekura nga momenti i daljes së këtij municioni nga depot e ushtrisë shqiptare deri në momentin e marrjes së tij në dorëzim.
Gazeta shton me tej se se zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar kanë shprehur në mënyrë konstante vullnetin e Shqipërisë për t’i dhuruar armë ushtrisë afgane dhe irakene si kontribut për forcimin e tyre. Por, të gjitha këto deklarata ( disa prej tyre, te publikuara sot ne Gazeta Shqiptare) janë bërë fillimisht në vitin 2007 e mandej pas tragjedisë së Gërdecit që ndodhi në 15 mars 2008.
Asnjë të tillë nuk mund të gjesh gjatë viteve 2005 apo 2006.
BalkanWeb

Pedofilia! Për kë bien kambanat në Vatikan?!
Arka e kishës katolike po boshatiset nga pagesat e vazhdueshme që po bëhen kundrejt familjeve, fëmijët e të cilëve kanë vuajtur abuzimet seksuale të priftërinjve.
Ati ynë (…) mos më ço në tundim, më liro nga e keqja!
Mesa duket kjo frazë biblike nuk është aq bindëse kur e dëgjon nga goja e një prifti të penduar, qoftë edhe pas një tundimi të vetëm pedofilie që ka pasur në të shkuarën e tij. Ndoshta kjo ishte arsyeja që Papa Benedikti pranoi të fliste për herë të parë në historinë e Vatikanit për krimin që një pjesë e kishës po i bën grinjës së besimtarëve. “Kërkojmë faljen e Zotit, premtojmë se do të bëjmë gjithçka për të mos u përsëritur abuzime të tilla. Kisha dënon sjelljet e turpshme të priftërinjve të saj...”. Më shumë sesa i shtrënguar nga rastet në rritje të pedofilisë, Papa Benedikti nuk mund të bënte asgjë më shumë sesa të lutej. Mes fjalëve të tij ai kërkonte falje për priftërinjtë, por nuk foli se si mijërave fëmijëve në botë mund t’u kthehet jeta si më parë.
A mjafton një lutje drejtuar Zotit që ai të fshijë nga e shkuara dhimbjen dhe abuzimet seksuale? Të gjitha rastet duan shpagim.
Shpagimi
Arka e kishës katolike po boshatiset nga pagesat e vazhdueshme që po bëhen kundrejt familjeve, fëmijët e të cilëve kanë vuajtur abuzimet seksuale të priftërinjve katolikë kudo nëpër botë. Që nga rastet e para të shfaqjes së pedofilisë në qarqet kishtare nga ato periferiket drejt metropoleve të mëdha si Nju Jorku apo Bostoni, Vatikani edhe pse ka heshtur, ka tentuar të paguajë ato me miliona dollarë, që kanë shkuar në xhepat e familjeve të fëmijëve të abuzuar seksualisht.
SHBA ka qenë vendi i parë që vendosi të kishte një listë të plotë të priftërinjve pedofilë, rasteve të dhunës seksuale që ata kishin ushtruar ndaj gregjës së besimtarëve, madje dëshmitë e tyre sollën në mënyrë të drejtpërdrejtë shpagim. Vetëm kisha katolike e Los Angeles, pasi kishte verifikuar rastet e abuzimeve seksuale tek të miturit nga vitet 1940 deri në ditët e sotme ka arritur t’u paguajë një dëmshpërblim prej 774 milionë dollarësh të abuzuarve direkt nga priftërinjtë.
Hetimi nxori se ishin 508 viktima seksuale pre e abuzimeve të 113 priftërinjve.
Arqipeshkvia Katolike e Los Angeles regjistron gjithashtu edhe numrin më të madh të rasteve ndaj të abuzuarve, duke u paguar atyre më shumë se 10 milionë për kokë. Shifra e publikuar në mediat amerikane ka ardhur vetëm pas një beteje të gjatë nëpër gjykata. Në Alaskë, por dhe në Amerikë pas shpalljes fajtorë të disa priftërinjve të përfshirë në akte të turpshme, kisha kërkoi që ata të mos ndiqeshin penalisht dhe në këmbim do të paguante 50 milionë dollarë për 110 viktimat. Ndërkaq dioqeza e Chicago-s ka paguar së fundmi 6.6 milionë dollarë ndaj abuzimeve seksuale që u janë shkaktuar 15 të miturve nga 12 priftërinj të akuzuar për pedofili që nga vitet 1960 deri në 1990. Kisha katolike ka refuzuar të paguajë për veprat e turpshme të priftërinjve, duke u kërkuar atyre që mbajnë përgjegjësi morale dhe financiare për abuzimet seksuale. Por, duket se ky “shpagim” financiar i mëkateve të priftërinjve është pranuar vetëm në Amerikë, pas një vendimi të kishës, e cila ka qenë e vetëdijshme për rastet e pedofilisë. Ajo që bie në sy është fakti se pothuajse gjysma e priftërinjve të akuzuar kanë vdekur, duke i shkaktuar një dëm të madh ekonomik kishës katolike.
Një nga rastet më të përfolura në Amerikë ka qenë ai i një prifti ndaj të cilit u depozituan rreth 200 akuza për pedofili, por kisha ndërhyri në kohë duke e mbyllur çështjen në këmbim të një shumë prej 52 milionë dollarësh. Prifti Oliver O'Grady, i quajtur ndryshe Hannibal Lecter për 17 vjet kishte abuzuar me 22 të mitur, duke u paguar viktimave një shumë prej 18.7 milionë dollarësh. Ai ka paguar për 10 vjet rresht edhe një shumë tjetër prej 94 mijë dollarësh, ose 788 USD për çdo muaj në llogarinë e dioqezës katolike.
Studimi
SHBA
Një studim i kryer së fundmi në Amerikë tregon se nga vitet 1950-2010 janë akuzuar për pedofili 4.392 priftërinj të çdo rangu kishtar, ose e thënë ndryshe 4 për qind e 110 mijë vetëve që kanë shërbyer në 50 vitet e fundit. Viktimat vetëm në Amerikë, sipas një studimi, rezultojnë të jenë: 5.8 për qind nën 7 vjeç; 16 për qind nga 8 deri 10 vjeç; 50.9 për qind të moshës 11 deri 14 vjeç dhe 27.3 për qind të moshës 15-17 vjeç, ndërsa për sa i takon gjinisë së viktimave, 81 për qind ishin djem dhe 19 për qind ishin vajza. Fëmijët e molestuar janë studiuar nga një grup specialistësh dhe kanë rezultuar se 38.4 për qind e tyre janë abuzuar seksualisht për më pak se një vit, 21.8 për qind nga 1 deri në 2 vjet, 28 për qind nga 2 në 4 vjet dhe 11.8 për qind më gjatë. Në lidhje me frekuencën ose numrin e priftërinjve që kanë abuzuar me fëmijët, studimi ka nxjerrë se 55.7 për qind e priftërinjve kishin një viktimë, 26.9 për qind 2 ose 3, 13.9 për qind 4-9; 3.5 për qind 10 ose më shumë fëmijë. Vendet e abuzimeve, 40.9 për qind në shtëpinë e priftit, 16.3 për qind në kishë dhe 42.8 për qind kudo. Vetëm duke iu referuar shifrave të deklaruara për sigurimin ose dëmshpërblimin e të miturve vetëm në Amerikë për 1400 raste mbi 1 miliard dollarë, ndërsa janë shkarkuar nga puna rreth 800 priftërinj, ndërsa 5 mijë kanë dhënë dorëheqjen.
Lista e pedofilëve
Pas skandalit të sivjetshëm në Austri ku 17 priftërinj kishin abuzuar me 512 të mitur, prania e priftërinjve në shkolla apo institucione të tjera është kthyer në një makth.
Për këtë qëllim në shumë vende është kërkuar që kisha të deklarojë rastet e priftërinjve pedofilë, mes tyre edhe ata që janë penduar.
Kështu në Britaninë e Madhe janë deklaruar 240 priftërinj, në Irlandë 74 raste që kanë abuzuar për 40 vjet me 2500 të mitur. Mendohet se Amerika ka numrin më të madh të rasteve, rreth 4 mijë priftërinj nga 110 mijë, ose 4 për qind e tyre, janë akuzuar për krime seksuale me minorenet.
Një studim në SHBA ka treguar se në rastet e studiuara të pedofilisë me priftërinj, 81 për qind e tyre ishin të mitur ose adoleshentë të seksit mashkull, ndërsa pjesa tjetër e seksit femër. Në Brazil, statistikat flasim për 1.700 priftërinj të akuzuar për pedofili ose 10 për qind e totalit, ndërsa në Spanjë sipas autoriteteve zyrtare të klerit mendohet se rreth 4 për qind e priftërinjve kanë qenë të përfshirë në vepra të turpshme. Për sa i takon kontinentit australian, deri në 2009 janë regjistruar 107 priftërinj pedofilë, por mendohet se shifra mund të jetë më e lartë.
Në total shifrat shpesh edhe të pranuara nga Vatikani arrijnë në gjithë globin në 11 për qind, që është edhe konfirmimi zyrtar i rasteve të priftërinjve pedofilë që shërbejnë apo kanë shërbyer për kishën katolike në të gjithë globin.
Vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shifra zyrtare e deklaruar nga Konferenca Episkopale që nga vitet 1950 deri në ditët e sotme rezultojnë plot 10.667 persona si viktima të abuzimeve seksuale, ndërsa 4.392 priftërinj kanë qenë të përfshirë në këto skandale.
Analistët theksojnë se shifrat janë gjithmonë në rritje, për shkak se një pjesë e rasteve i kanë depozituar akuzat pas disa vitesh. Në listën e rasteve më të përfolura të pedofilisë në kishën katolike është kisha Sant Polten, në Austri, ku vetë Vatikani ndërhyri për të zgjidhur çështjen, madje duke e mbyllur për një periudhë këtë vend të shenjtë, ndërkaq në listën e vendeve që rezultojnë me probleme të theksuara të pedofilisë të shkaktuara nga priftërinjtë janë pikërisht Brazili, Argjentina, Polonia, Meksika, Gjermania dhe Italia.
Debati
Pas deklaratave të Papa Benediktit, ku pranoi përfshirjen e priftërinjve në abuzime të rënda seksuale me të mitur, Vatikani është përballur me një numër të madh kritikash. Me urdhër nga Vatikani janë tërhequr përkohësisht nga shërbimi kishtar rreth 600 priftërinj, me qëllim që të ndryshojnë sjellje, të pranojnë mëkatet e tyre, të rrëfejnë për rastet e pedofilisë dhe gjatë kësaj periudhe ata do t’i nënshtrohen një kursi që synon ndryshimin e sjelljes. Bëhet fjalë për njerëz të rëndësishëm të kishës, të cilët mund të rikthehen sërish në punë, në vende të tjera, duke ruajtur anonimatin dhe të shkuarën e errët. “Një prift i penduar për mëkatet e tij (përfshi këtu edhe pedofilinë), mund të shërbejë sërish, padyshim këtu nuk përfshihen personat që janë shkishëruar”, -ka deklaruar imzot Girotti. Por duket se fjalët ndriçuese që vijnë nga njerëz të rëndësishëm të Vatikanit nuk janë aq të besueshme, pasi rastet e reja vijnë në rritje. Debati është fokusuar së fundmi në këtë pikë, kur kisha katolike ka pranuar që të shërbejnë priftërinj të akuzuar për raste pedofilie, pasi ata kanë kërkuar ndjesë publike. “Ky është një argument absurd.
Vatikani vazhdon të këmbëngulë se aborti dhe homoseksualiteti janë një mëkat i pafalshëm, madje kjo doktrinë detyron drejtues shtetesh të mos i pranojnë këto fenomene, ndërsa për ta pedofilia me njerëzit e kishës nuk është një mëkat”, - thekson një analist italian. Kisha katolike vazhdon të fshehë sekretet, kisha nuk i do skandalet, edhe atëherë kur priftërinjtë e saj janë fajtorë.
Prandaj ngre sytë nga qielli. Zot! Lutem për mëkatet tona, tani edhe derisa vdekja të vijë. Amen!
Olsi Kolami, G. Standart

Lista e “zezë” e 10 qyteteve me ndotje toksike, ambientalistët japin alarmin
Porto Romano, Metalurgjiku i Elbasanit, Bajza e Shkodrës, Fieri, e Tirana qytetet ku jetohet me rrezikun.
Tirana
Ndotja toksike është kthyer kohët e fundit në një rrezik të madh për një pjesë të madhe të qyteteve në vend, duke përfshirë në listën e zezë edhe metropolin shqiptar Tiranën. Por nuk mund të mbeten mbrapa edhe Shkodra me zonën e Bajzës, Elbasani me Metalurgjikun, Fieri me disa zona ku përpunimi i naftës kryhet në kushte skandaloze e një sërë qytetesh të tjera ku ndotja toksike është kthyer tashmë në rrezik të hapur për banorët të cilët janë të detyruar të jetojnë mes rrezikut duke u ekspozuar kështu ndaj sëmundjeve kanceroze, atyre të frymëmarrjes të zemrës e një sërë sëmundjesh të tjera të rrezikshme.
Por në këtë listë nuk mbeten mbrapa Burreli, Laçi, Pogradeci, e shumë qyteteve të tjera të listuara në hartën e zezë të rrezikshmërisë.
I gjithë Jugu i Shqipërisë kërcënohet seriozisht nga niveli i lartë i ndotjes toksike.
Porto Romano
Kohët e fundit në lidhje me këtë janë evidentuar sëmundje të rrezikshme, të cilat kanë prekur një pjesë të madhe të popullsisë së kësaj zone. Në lidhje me këtë Xhemal Mato një prej specialistëve të mjedisit tha dje se nga organizatat e mjedisit në lidhje me reduktimin e ndotjes që sjellin elementët e dëmshëm të ndotjes nga nafta apo lëndë të tjera toksike në këto zona nuk është kryer asnjë projekt, dhe për më tepër edhe nga Ministria e Mjedisit nuk ka asnjë studim që mund të ndikojë në uljen e përmasave të ndotjes toksike e cila sa vjen edhe shtohet.
Sipas Matos specialistët e mjedisit, si dhe ata të shëndetësisë, bëjnë thirrje për marrjen e masave të menjëhershme dhe japin gjithashtu alarmin për gjendjen e ndotjes toksike e cila është në përmasa shqetësuese për të gjithë qytetarët e qyteteve ku bëhet përpunimi i naftës e niveli i ndotjes është në rritje. Edhe pse shpesh ambientalistët kanë kërkuar që të zbatohen masa për uljen e ndotjes së ajrit, ujit dhe tokës në këto zona sërish asnjë masë nuk është marrë nga Ministria e Mjedisit. Kjo, pasi shëndeti i këtyre banorëve është para një rreziku shumë të madh. Deri më tani janë të shumtë në numër ata persona, të cilët janë prekur nga sëmundje të rënda, siç janë kanceri dhe dizenteria, vetëm për shkak të ndotjes së lartë, që është e pranishme në këto vende. Specialistët kanë vënë alarmin, duke theksuar se shifrat e të prekurve nga sëmundjet vdekjeprurëse janë jashtëzakonisht të larta. Gjithashtu, ata pohojnë se, nëse nuk veprohet me emergjencë për uljen e nivelit të ndotjes, Jugu i vendit tonë do të jetë përballë një katastrofe dhe atëherë do të jetë shumë vonë për ta zgjidhur problemin e ndotjes.
Elbasan
Harta e Zezë
Përveç zonave të njohura si vdekjeprurëse, si Patos-Marinzë, në hartën e zezë të ndotjes toksike përfshihen edhe shumë qytete të tjera jugore. Kështu, jo shumë larg qytetit të Burrelit, një gjigant tjetër ka sjellë probleme me popullsinë. Specialistë të mjedisit kanë kërkuar që në fabrikën e përpunimit të ferro-kromit në këtë qytet të kryhet pastrimi i menjëhershëm i zonës, në të kundërt, pasojat do të jenë të parikuperueshme. Po ashtu, në Berat ekzistenca e fabrikës së prodhimit të baterive në këtë qytet ka bërë që ajri të jetë tri herë më i ndotur se parametrat e lejuara nga Komuniteti Evropian. Laçi, një nga qytetet industriale më të njohura në vend, ka kohë që, megjithëse është në gjumë, e ka realizuar qëllimin e tij, duke ndotur ujërat sipërfaqësore, si dhe nëntokën. Për sa u përket minierës së Bulqizës, shkrirësit të ferro-kromit në Elbasan, Kombinatit të Tekstileve në Berat, si dhe ish-fabrika e plastikës në Lushnjë, nuk do shumë të gjykosh. Mjafton të shkosh dhe do të bindesh vetë për rrezikshmërinë e tyre. Ish-Kombinati i Autotraktorëve në Tiranë ka problemin e madh, sepse një pjesë e banorëve jetojnë në ambientet e tij, ndërsa një pjesë e romëve “kanë pushtuar” brigjet e lumit, ku derdhen shumë nga mbeturinat. Për specialistët e mjedisit, një shqetësim tejet i madh është edhe Guri i Kuq në qytetin e Pogradecit, mbetjet e përpunimit të hekur-nikelit, të cilat rrezikojnë liqenin e Ohrit. Hedhja e mbetjeve në liqen ka bërë që uji të marrë ngjyrë të kuqe, duke shkaktuar ndotje tej normave të lejuara.
Ndotja, thuhet në studim, ka dëmtuar rëndë shumë nga speciet që gjallojnë ujërat e liqenit.
Bajza
Zonat e ndotura
1- Puset e naftës, në Kuçovë rrezik për banorët, rritet sëmundshmëria
2- Porto Romano në Durrës mbetjet inerte e ndotja tejet problematike
3- Metalurgjiku i Elbasanit shkarkon elementë të rrezikshëm në ajër
4 - Puset e naftës çlirojnë lëndë të rrezikshme për qytetarët e Beratit
5- Rrezikshmëri prej shkarkimit të naftës, kanali i motorit, në Pyllin e Sodës
6- Zona e Bajzës në Shkodër, ndotja shumë herë më e lartë se masat normale
7- Zonat me naftë në Fieri, ndotja është përhapur deri në bregdetin e Vlorës
8- Patos-Marinzë zonë e evidentuar nga ambientalistët si vdekjeprurëse
Arta AGOLLI, G. Sot

Serbia, eksplorim për gjetjen e minoritetit serb në Shkodër
Takimet Zv.ministri i Jashtëm, Ponosh: Do të heqim vizat me Shqipërinë.
Beogradi konkretizon hapat për të individualizuar minoritetin e tij në Shqipëri.
Zv.ministri i Jashtëm serb, Zdravko Ponosh, gjatë një takimi të zhvilluar në Shkodër me shoqatën serbo-malazeze, “Rozafa Moraça”, është shprehur se “Serbia është fare pranë heqjes së regjimit të vizave me shtetin shqiptar.
Ponosh ka deklaruar përpara një shoqate, e cila prej kohësh e quan veten pranë Beogradit, se nuk do ketë më sorollatje nëpër ambasada për të vizituar Serbinë. Në zonën e Vrakës së Shkodrës jetojnë një numër banorësh me origjinë malazeze. Por kur Podgorica jetonte në një shtet të përbashkët me Beogradin, ishte Jugosllavia e atëhershme që i quante si banorë të saj. Por, pas pavarësisë së Malit të Zi, normalisht këta banorë quheshin si minoritet malazez.
Mirëpo gjatë vizitës së zv.kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm shqiptar, Ilir Meta, në Beograd, homologu i tij serb, Vuk Jeremiç, kërkoi njohjen e minoritetit serb në Shqipëri, duke e lokalizuar në Qarkun e Shkodrës.
Dje zv.ministri i Jashtëm serb, Zdravko Ponosh, ka konkretizuar nismën e shefit të tij me udhëtimin në Shkodër. Ponosh i ka inkurajuar ata që i ka cilësuar si “përfaqësuesit e pakicës serbo-malazeze”, që të ndikojnë në thithjen e investimeve nga Serbia në Shqipëri, pasi tashmë mundësitë e bashkëpunimit janë shumë të mira. Ndërkaq, nga shoqata “Rozafa Moraça” u kërkua prej qeverisë serbe që të ketë një vëmendje të veçantë në projektet e nxitjes së prodhimeve bujqësore dhe trajnimeve, si dhe të shkollimit në universitetet serbe. Ndërsa kryetari i shoqatës “Moraça Rozafa”, Pavllo Jako, është ankuar te zv.ministri i Jashtëm Serb në lidhje me mësimin në gjuhën serbe dhe mbishkrimet e vendeve dhe të toponimeve që sipas tij duhet të jenë në gjuhën serbe, aty ku jeton ai, që Jako e cilësoi si “komuniteti serb”.
Më tej Pavllo Jako kërkoi nga Ponosh që “të insistohet ndaj qeverisë shqiptare, që të drejtat e pakicës serbe të respektohen në Shqipëri, ashtu si Serbia respekton të drejtat e të gjitha pakicave, duke u shprehur se Shqipëria nuk e ka të ratifikuar konventën rajonale të gjuhëve të popujve pakicë, kurse në Serbi ju e keni të ratifikuar. Kjo është një pengesë për ne, që të ndërmarrim iniciativën e mësimit të gjuhës serbe, si dhe të kërkojmë që edhe emrat e vendbanimeve e toponimet të jenë edhe në gjuhën tonë, sidomos në zonën e Shkodrës”.
Kryetari i shoqatës “Rozafa Moraça” në Shkodër, Pavllo Jako, e informoi zv.ministrin Ponosh se kanë ndërmarrë edhe një iniciativë me përfaqësues të komunitetit serb në Fier, që të nisin kurse për gjuhën serbe. Shtrirja e kurseve do jetë edhe në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Lezhë.
G. Shqip

Friday, June 25, 2010
Terroristi... SHQIP!
Të gjithë e kemi dëgjuar fjalën terrorist dhe sapo përmenden kjo fjalë mbarëkombëtare, na vinë ndërmend grupe njerëzish, të cilët vrasin njerëz civilë dhe të pafajshëm, në metro, në kulla, në qendra tregtare, në hotele apo ambasada të huaja, për ti bërë presion pushteteve shtetërore, të huaja apo të brendshme.
Vetë fenomeni i terrorizmit është një çështje më vete, nëse është real, apo një mit i krijuar nga pushtetet për të justifikuar shtypjen e tyre ndaj masave, goditjen ndaj shteteve të huaja etj. Kujtojmë që edhe gjatë konfliktit të armatosur në Kosovë e Maqedoni, forcat e armatosura çlirimitare të shqiptarëve, u propoganduan si çeta terroristësh, pavarësisht, që ato u ngritën për të shpëtuar nga një zgjedhë e huaj kriminale, që qëndronte forcërisht mbi ta.
Por sot nuk do ndalemi tek terrorizmi si fenomen, por tek vetë fjala terrorist, e cila është një fjalë mbarëkombëtare (si vetë fjala STOP) dhe njihet në çdo gjuhë që përdoret.
Hapim motorrët e kërkimit për të kërkuar në fjalorët “online” se sipas specialistëve botërorë të etimiologjisë, nga vjen kjo fjalë dhe kush është rrënja e saj.
Në Fjalorin etimiologjik http://www.etymonline.com/, futim për kriter kërkimi fjalën terrorist.
Sipas këtij fjalori serioz (do dëshiroja ta vendosja në thonjza), në kuptimin bashkëkohor të tij, kjo fjalë është përdorur për here të pare në 1947-ën, më saktësisht për taktikat çifute kundra britanikëve në Palestinë. Pak më herët është përdorur për revolucionarët ekstremist në Rusi në 1866-ën, gjatë revolucionit francez në 1795-ën dhe vjen nga frengjishtja: terror+ist. Pra terror+është. Klikojmë mbi rrënjën terror, të fjalës terrorist.
Sipas tyre, terror që nga shekulli I 14-të, nga frengjishtja zbërthehet në ter-ror
Lidhje: http://dictionary.referenc e.com/browse/terror
Origin:
1325–75; < L, equiv. to terr ( ēre ) to frighten + -or -or1 ; r. ME terrour < AF < L, as above
—Related forms
ter·ror·ful, adjective
ter·ror·less, adjective
coun·ter·ter·ror, noun
Me rrënjë fjalën protoindoeuropine “tre” që nënkupton dridhje, dhe nënkupton frikën, tmerrin. (Oh sa rastësisht edhe këtu në shqip kemi fjalën TREmb.)
Nuk e di nëse këta specialistë e njohin shqipen apo jo, nuk e di nëse e kanë marrë në considerate apo jo. Meqënëse ne akoma ekzistojmë në këtë tokë dhe jemi autoktonë, me një gjuhë unike pa prejardhje nga ndonjë gjuhë tjetër, shqipja nuk mund të lihet jashtë studimeve etimologjike. Prirja për të mos ta marrë shqipen në considerate, më tepër se pakujdesi, duket si një përkujdesje profesionale për ta injoruar.
TERRORIST =Terror+është
Terror e njohim të gjithë si fjalë, por edhe e përdorim. Po nga vjen kjo fjalë?
Terr i themi ne shqiptarët errësirës. Terr i zi.
Por vetë fjala terr, si zbërthehet ?
Më duket jashtëzakonisht e thjeshtë (ndoshta edhe gabohem) që terr, nënkupton thjeshtë të+err. Të errëson. Vetë fjala errësirë nënkupton errët+është.
Tani, nuk e di përse një fjalë mbarëkombëtare si fjala terrorist, të cilën mund ta zbërthejë edhe një amator si unë, nuk është pranuar në rangjet shkencore botërore që vjen nga shqipja?!
Por ndoshta kjo është edhe vetë arsyeja përse mohohet, sepse ka ...një histori nga pas. Shqipja është një thesar për ne shqiptarët, por jo vetëm për ne. Ajo infiltrohet në skutat më të errëta të historisë, dhe zhbën falsifikimet e kësaj historie rreckë, të cilën ne na edukojnë të mësojmë rreth vetes.
Dhe si fjala terrorist ka qindra e mijëra fjalë të tjera mbarëkombëtare (Press, shkruhet shtypi në gjithë botën) të cilat specialistët përkatës duhet të na japin llogari, përse ua fshehin burimin.
Çfarë frike kanë vallë nga kjo shqipja, sa edhe historian a tregon se është gjuha e vetme në botë, e cila është ndaluar në organet më të larta shtetërore dhe për të cilën janë vrarë mësues e dijetarë ndër shekuj.
Shkroi : Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Lidhje: http://dictionary.referenc

Si u realizua për 40 vjet zbrazja e Çamërisë
Ndërrimi i emrave të qyteteve dhe fshatrave të Shqipërisë së jugut nga grekërit para dhe pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore është i qartë. Bashkëpunimi i këtyre të fundit me gjermanët në dëm të Shqipërisë për pastrimin dhe kolonizimin e zonës së Çamërisë si në Janinë, Gumenicë etj., është gjithashtu i dokumentuar.
Çështja çame ose e quajtur atëherë minoritet shqiptar në Greqi, lindi që me vendimin e Konferencës së Londrës, më 1913, e cila e shkëputi këtë trevë shqiptare dhe ia aneksoi Greqisë. Që nga kjo kohë fillon një presion i vazhdueshëm, një politikë sistematike e shtetit të atëhershëm grek dhe e forcave të ndryshme nacionaliste për shkombëtarizimin e kësaj treve. Për këtë qëllim u përdorën të gjitha mënyrat, si tatimet e rënda, grabitja e tokës, përjashtimi i popullsisë nga pjesëmarrja në administratën shtetërore, ndalimi i dhunshëm i arsimit në gjuhën amtare, madje edhe në shkollat fillore; vrasjet, burgimet, nga dëbimi me dhunë deri në masakrat e përgjakshme.
MASAKRA E 72 KRERËVE ÇAM NË VITIN 1913
Dëshmitë historike hedhin dritë mbi masakrën në Përroin e Selamit (Paramithi), më 1913, të 72 krerëve të Çamërisë nga kapiteni Deli Janaqi. Në përfundim të Luftës së Parë Botërore, më 1918, u përpilua plani i grabitjes së tokave të popullsisë çame. Ligji i të ashtuquajturës Reformë Agrare, i aplikuar vetëm në Çamëri, u rrëmbeu shqiptarëve, që u degdisën në Anadoll, me mijëra hektarë tokë buke, sipërfaqe të mëdha me vreshta, qindra mijë rrënjë ullinj, të cilat u bënë prona të grekëve. Këto masa u pasuan nga organizimi i çetave terroriste në territorin e Çamërisë, sanksionet ekonomike, lufta raciale, braktisja e popullsisë shqiptare në injorancën më të thellë, inkurajimi i kryqëzatave fetare. Përpjekjet e dhunshme të vitit 1923, për ta shpërngulur me forcë popullsinë çame në Turqi, shënojnë një kulm të paparë në politikën shoviniste greke. Bilanci ishte shumë tragjik për popullsinë shqiptare. Në gusht të vitit 1936, Joan Metaksai filloi goditjet sistematike në Filat, Pituljetë, Gumenicë për zhdukjen e popullsisë çame. U shkua deri atje sa popullit të Paramithisë iu ndalua të fliste në gjuhën shqipe. Qeveria greke bëri çmos që të përçante popullsinë shqiptare çame, duke u përpjekur të kundërvejë të krishterët ndaj myslimanëve. Popullsisë çame iu ngarkuan taksa të rënda, të cilat nuk kishin vetëm natyrë fiskale, por synonin ta detyronin atë të emigronte në Shqipëri ose gjetiu. U ndryshuan emrat shqiptarë të fshatrave Spatari, Galbaqi, Picari, Varfanj, Arpika me emra greke, perkatesisht Trikoforo, Ella, Aetos, Parapotume, Perdhika, duke i kolonizuar me grekër me qëllim ndryshimi të raporteve të popullsisë.
Praglufta italo-greke, çamëve në vend të pushkëve kazma e lopata Para se të hynte në Greqi, ushtria fashiste italiane, qeveria greke filloi një fushatë të re masakrash kundër popullsisë shqiptare. Dy muaj para konfliktit italo-grek, qeveria e Metaksait kreu një akt ndofta pa precedent në historinë botërore. Të gjithë meshkujt nga 16-70 vjeç, mbi 5000 burra, u burgosën dhe u dërguan në ishujt e largët të Egjeut. Ky veprim u krye në bazë të vendimit të marrë më parë në Gumenicë, nga një mbledhje e kryesuar nga Dhespoti i Janinës, Spiridoni, ku merrnin pjesë edhe zv.prefekti i Gumenicës, Jorgo Vasilako, komandanti i Korafilaqisë dhe përfaqësues të grekëve të Çamërisë. Nga ky kontigjent, 350 vetë u masakruan, 400 të tjerë vdiqën më vonë gjatë internimit nga torturat dhe uria. “Në këtë mënyrë, shkruan Jani Sharra, qeveria e vendosi elementin shqiptar, mysliman, haptazi në kampin e armikut”, duke e paragjykuar popullsinë çame. Rekrutët çamë, si shtetas grekë të mobilizuar në vitet 1939 dhe 1940 që në atë kohë ndodheshin në shërbim ushtarak, me urdhër të Korparmatës së Janinës, u vunë të thyejnë gurë dhe të ndreqin rrugë në formën e punës së detyrueshme. Në takimin që pati komandanti i Divizionit VIII të Epirit, gjenerali Kaçimitro, me 2000 djem çamë, u kërkonte mendime për rrezikun që i kanosej vendit nga Italia fashiste. Çamërit u treguan të gatshëm për të luftuar armikun e përbashkët.
Por, për çudi, në vend të armëve u dhanë kazma dhe lopata për të vepruar në prapavija për ndërtim rrugësh. Ishte një qëndrim mosbesimi i autoriteteve greke ndaj çamëve dhe njëherazi dhe një fyerje e poshtërim për ta, duke i trajtuar jo si bashkëluftëtarë, por si robër lufte. Nga ana tjetër, Italia gjatë përgatitjeve të luftës me Greqinë nuk mund të mos merrte në considerate për interesat e saj gjendjen diskriminuese të shqiptarëve të Çamërisë. Çiano, ministër i Jashtëm i Italisë, në gusht të vitit 1940, do t’i vinte në dukje ambasadorit grek në Romë se “Greqia ishte e vendosur me të gjitha mjetet që disponon të vazhdojë një program politik, ka diskriminuar në mënyrë tepër të rëndë shqiptarët në favor të grekëve. Dhe këtë e ka bërë në të gjitha fushat e veprimtarisë, që nga ajo e lirisë personale e në atë ekonomike, deri në atë të mësimit të gjuhës... i kanë larguar shqiptarët në rajone larg qendrave të mëdha, duke i mbajtur në kushte primitive”.
LUFTA SOLLI TENSION NË ÇAMËRI
Shpërthimi i luftës italo-greke, më 1940, thelloi tensionin politik në Çamëri. Megjithë përpjekjet e pushtuesit për ta tërhequr minoritetin shqiptar në anën e tij dhe pavarësisht se popullsia çame gjatë regjimit fashist të Metaksait kishte vuajtur shumë, ajo përgjithësisht mbajti një qëndrim neutral ndaj palëve në konflikt. “Edhe kur italianët pushtuan Gumenicën, shkruan Jani Sharra, rrallë ndonjë çam u bashkua me ta”. Edhe në situatat e vështira dhe të komplikuara, kur Greqisë po i trokiste lufta në derë, autoritetet greke me gjakftohtësi u përpoqën të përfitonin ç’të mundnin. Ata gjykuan se ishte krijuar një moment i përshtatshëm në marrëdhëniet ndërkombëtare për spastrimin etnik përfundimtar të Çamërisë. Këtë e provon edhe fakti se, pas shpërthimit të luftës, pasi u bë e qartë se kapitullimi i Greqisë përballë ushtrive italiane ishte i afërt, autoritetet lokale greke të Çamërisë përgatitën listat dhe po përpiqeshin të siguronin mjetet e nevojshme të mbartjes për të gjitha gratë dhe fëmijët, që kishin mbetur në Çamëri me qëllim që kur të hynin ushtritë e huaja këtu, të mos gjenin këmbë shqiptari. Pas thyerjes së ushtrive italiane dhe tërheqjes së tyre nga Greqia u intensifikua dhuna e qeverisë së re greke mbi popullsinë shqiptare të Çamërisë.
Të burgosurit dhe të internuarit çamë u liruan vetëm pas pushtimit të Greqisë nga ushtritë gjermane në një gjendje të rëndë shëndetësore dhe shpirtërore. Pas pushtimit të Greqisë nga gjermanët, pritej që çamët e kthyer nga internimi të hakmerreshin ndaj forcave shoviniste greke, që kishin qenë shkaktarë të vuajtjeve. Por, ndodhi krejt ndryshe. Ata u ngritën mbi pasionet shoviniste dhe zgjodhën rrugën e bashkëpunimit dhe të bashkëjetesës për të përballuar bashkërisht gjendjen e rëndë, që u krijua nga pushtuesit e rinj gjermanë. Për këtë qëllim u organizuan dy mbledhje të gjera në Koskë dhe në Spatar. Njerëz me ndikim në krahinë si Musa Demi, Shuaip Llajo, Isuf Izeti, Xhaferr Çafuli, Jasin Sadiku dhe shumë të tjerë punuan me përkushtim për të krijuar atmosferën e mirëkuptimit midis dy komuniteteve, grek dhe shqiptar. Madje, fshatarët e Varfanjit, Salicës, etj., dërguan përfaqësuesit e tyre në fshtatrat e krishtera, ku burrat ishin larguar nga frika e hakmarrjes, duke i siguruar që të ktheheshin, se asgjë e keqe nuk do t´i gjente. Në zonën e Gumenicës dhe të Filatit ishte bërë rregull që asnjë grup i rezistencës greke nuk dilte në zonat e lira pa qenë i shoqëruar nga një shqiptar çam.
Për këtë situatë, studiuesi Niko Zhangu shkruante: “Sikur shqiptarët çamë të ishin kriminelë, do të zhdukeshin të gjithë fshatrat e krishterë të Thesprotisë rreth fshatrave shqiptaro-çame”. Për qarqet shoviniste greke, nuk ishte i pranueshëm mirëkuptimi dhe bashkëveprimi midis komuniteteve shqiptare dhe greke. Për të nxitur përçarjen e tyre, ata nxitën vrasjen e çamëve me influencë si Tefik Qemali, Jahja Kasemi, Jasin Sadiku etj. Me vrasjen e shqiptarëve të tjerë nga çeta e Koçnikollës, punët morën një drejtim të rrezikshëm. Të revoltuar nga këto akte, një grup çamësh u drejtuan për të djegur Rahulin, por u doli përpara popullsia e Karbunarit, një fshat i madh i përbërë prej shqiptarësh dhe i ndaloi. Edhe pse Rahuli shpëtoi nga një katastrofë e sigurtë, “më pas njerëzit e Zervës therën edhe gratë dhe fëmijët e atyre që shpëtuan Rahulin”, domethënë banorët e Karbunarit.
ÇAMËT NJË BATALION PËR VETËMBROJTJE
Disa krerë të Çamërisë u përpoqën të formonin një batalion për mbrojtjen e saj. U formua një batalion, i cili kishte vetëm gjysmën e efektivit të një batalioni të zakonshëm, afro 300 vetë. Për arsye se gjermanët nuk donin të prishnin marrëdhëniet me qeverinë kuislinge të Ralisit, ky batalion veproi brenda kufijve politikë të shtetit shqiptar. Populli u armatos, por nuk pranoi të bashkëpunonte me gjermanët, nuk u fut në këtë batalion dhe nuk i përdori armët kundër popullsisë greke, por, përkundrazi, u rezistoi në mënyrë demonstrative përpjekjeve të gjermanëve për ta hedhur kundër elementit grek. Qëllimi i armatosjes së popullsisë çame ishte thjesht një masë vetëmbrojtëse, pasi ata kishin vuajtur shumë nga shovinizmi grek. Por ajo që i shqetësoi më shumë atëherë forcat shoviniste greke, ishte ngritja e këshillave shqiptare në të gjithë Çamërinë.
FORMACIONET ÇAME NË LUFTË KUNDËR FASHIZMIT
Në mars të vitit 1943, u formua çeta e parë mikste, e cila bashkëpunonte me EAM-in. Tashmë, edhe biografët e Zervës, si Mihal Miridhaqi nuk e mohojnë kontributin dhe pjesëmarrjen e çamëve myslimanë në radhët e rezistencës antifashiste greke, në formacionet e ELLAS-it dhe EAM-it. Historiani i lartpërmendur thekson se çamët nxorën mbi 1000 luftëtarë. Popullsia çame filloi të organizohej në luftën kundër fashizmit në dimrin e viteve 1942-1943, madje që në verën e vitit 1942 u krijua në Filat grupi ilegal i rezistencës antifashiste, i përbërë nga Njazi e Kasem Demi, Mustafa Sulo (Kalbaqi), Dervish Dojaka, Muharrem Demi, Braho Karasani, Sami Alushi, Tahir Demi, Vehip Huso e shumë të tjerë. Ata punuan në rrëzë të kufirit të Shkallës së Zorjanit e më thellë për organizimin e rezistencës, për krijimin e bazave të luftës, për popullarizimin e ideve të Kartës së Atlantikut, e cila u garantonte popujve e pakicave etnike liri, barazi dhe të drejtën e vetëvendosjes pas fitores mbi fashizmin.
Në shkut të vitit 1943, u krijua çeta “Çamëria” dhe pak më vonë batalioni “Çamëria”, i cili zhvilloi në shtator 1943 betejën e famshme të Konispolit kundër gjermanëve, që zgjati 55 ditë. Ajo betejë u shqua për pjesëmarrjen e gjerë të popullsisë së Çamërisë, të Delvinës dhe të minoritetit pa dallim kombësie e shtresash shoqërore. Në mars të këtij viti u krijua formacioni i parë mikst shqiptaro-grek. Ai luftoi me trimëri kundër gjermanëve dhe zervistëve në Mallun, në Revani, në Theojefira, në Pleshavicë, në malin Kacidhjar e gjetkë. Në pranverë të vitit 1944, në Qeramicë, u formua Batalioni IV “Ali Demi” me më shumë se 500 djem çamë. Ky batalion hyri në përbërje të Regjimentit XV të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Greke (EAM). Gjatë luftimeve të tij, në rrugën Janinë-Gumenicë, Koskë, Smartë e Lopës si dhe në Mallun, ranë trimërisht dëshmorët Muharrem Myrtezai, Ibrahim Halluni, Husa Vejseli etj. Gjithashtu, shumë çamë morën pjesë në Brigadën VI, VII, IX dhe XI të ushtrisë greke. Edhe misioni britanik që kreu hetime në Çamëri nuk e mohonte pjesëmarrjen e çamëve në radhët e EAM-it. Edhe gjermanët u përpoqën t´i hedhin çamët në luftë kundër EAM-it dhe Frontit Nacionalçlirimtar Shqiptar. Këto përpjekje regresive shoqëroheshin me një propagandë me ngjyra të theksuara nacionaliste.
PËRPJEKJET PËR TË VENDOSUR LIDHJET LANÇ DHE EAM
Në kuadrin e bashkëpunimit të popullit shqiptar dhe atij grek, u bënë përpjekje për të vendosur ura lidhjeje në linjën e atyre forcave që udhëhiqeshin nga Partitë Komuniste. Në bisedimet midis përfaqësuesve të të dy palëve ishte vendosur që në tetor të vitit 1943, të harmonizohej puna në minoritet. Për këtë qëllim ishte pranuar që të vinin në minoritetin grek në Shqipëri anëtarë të Partisë Komuniste Greke “që të bëjnë punë në minoritete, duke qenë në lidhje gjithmonë me ne”. Po kështu do të procedohej edhe në Çamëri. Minoriteti grek në Shqipëri u synua me lakmi nga reaksioni zervist grek për të depërtuar në të, me qëllime të hapura antishqiptare. Të dërguarit e EAM-it në minoritet, si Aleks Janari, me propagandën e tyre shfrytëzuan marrëveshjen që përmendëm më sipër, për të ngjallur ndjenjat nacionaliste të minoritetit, “për t’i bërë masat e minoritetit t’i drejtojnë sytë nga Greqia”. Në një miting, që ishte bërë në Akrovjan, ishte deklaruar hapur se “ne pranojmë të jemi një Greqi qoftë komuniste, qoftë djalliste, por vetëm Greqi të jemi”. Sipas të njëjtit burim, del se grumbullimet dhe veprimtaria e reaksionit grek financohej me të holla. Nga Dhrovjani dhe Leshnica ishin dërguar për te Zerva 23 vetë, “pasi ky paguante 1 stërlinë për tre anëtarë të familjes” (minoritare). Ndjenjat nacionaliste po merrnin forcë në shqiptarët çamë në Greqi, domethënë në Çamërinë e përtejme, duke ndikuar në çoroditjen e popullsisë çame ndaj situatës në luftës dhe të mbështetjes së saj.
NJË DELEGACION SHQIPTAR NË KONFERENCËN E EAM
Megjithatë, Kryesia e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar të Shqipërisë, duke pasur bindje në vijën e bashkëpunimit midis dy popujve, dërgoi një delegacion në Konferencën Panepirotike të EAM-it sipas ftesës së bërë nga Komiteti Panepirotik Nacionalçlirimtar i Greqisë, më 14 qershor 1944. Duhet shënuar se ky bashkëpunim inspirohej nga qëllime fisnike të bashkëjetesës midis fqinjëve me devizën: luftë e ashpër dhe e paprerë armikut nazist dhe gjithë reaksionit në shërbim të tij. Peshë jo të vogël në trajtimin e çështjes çame dhe të pozitës së Çamërisë në vitet e Luftës së Dytë Botërore do të luante dhe qëndrimi i nacionalistëve çamë, i cili aspironte hapur me qëndrimin e vet bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë. Këtë lëvizje e drejtonte një këshill krahinor me organizmat e tij në nënprefekturat dhe fshatrat. Pjesëtarë të këshillit krahinor të Çamërisë ishin njerëz me influencë si vëllezërit Dino, Adem Muha, Hamza Rexhepi, Hizder Ahmeti, Mahmut Mala, Ramadan Sulo, Bido Taho, Haxhi Shehu etj.
Këshilli krahinor kryente në një farë mënyre detyra të qeverisjes, siç ishin mbajtja e rregullit dhe qetësisë, zgjidhja e mosmarrëveshjeve, interesohej për hapje shkollash shqipe etj. Një veprimtari e tillë ishte e papranueshme për qeveritarët e Athinës. Ndaj, Qeveria greke e Ralisit shtroi kërkesën këmbëngulëse pranë të dërguarit të posaçëm gjerman për Evropën Juglindore, Nojbaherit, “për rivendosjen e prefektit të administratës greke në Thesproti”, “të cilët do të kryenin funksionet e tyre zyrtare në Çamëri, duke u mbështetur në Vermahtin gjerman”. Mirëpo, autoritetet gjermane mbanin një qëndrim të dyfishtë. Sipas këtij qëndrimi, gjermanët nuk njihnin zyrtarisht veprimtarinë e këshillit krahinor çam, ç’ka presupozonte njohjen e administratës shqiptare. Nga ana tjetër, nuk i jepte përgjigje të prerë as qeverisë së Ralisit. Megjithatë, në heshtje, autoritetet gjermane e pranonin punën e këshillit, i cili siguronte mbajtjen e qetësisë në krahinë, gjë që u interesonte edhe gjermanëve.
Nacionalistët shqiptarë çamë nuk përkrahnin përpjekjet e oficerit anglez të ndërlidhjes për një marrëveshje bashkëpunimi me grupin nacionalist të Zervës, pasi ata synonin bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë, ndërsa përkrahësit e Zervës e kundërshtonin me çdo mënyrë një gjë të tillë. Madje, zervistët prisnin rastin e volitshëm për një sulm vendimtar mbi Çamërinë, për të ushtruar mbi të shfarosjen kombëtare. Për të realizuar synimet e tyre, nacionalistët çamë bënë përpjekje për t’u lidhur me Shtabin Aleat të Mesdheut, për të mënjanuar rrezikun zervist për fatin e Çamërisë. Një qëndrim të tillë e kishin konstatuar dhe autoritetet gjermane. Sipas raporteve, që i kanë ardhur të dërguarit të posaçëm të Rajhut, Nojbaherit, vërenin gjermanët - grupi nacionalist shqiptar po punon për t´ia aneksuar Çamërinë Shqipërisë”. Në përgjigje të këtij telegrami, pohohet me gojën plot se “ky grup është gati të lidhet me këdo, mjaft të bashkojë Çamërinë me Shqipërinë”. Rreziku i një raprezaljeje nga shovinistët e Zervës i bën më të vetëdijshëm nacionalistët çamë që të ngulnin këmbë në pikëpamjen e tyre se rruga e bashkimit të tyre ishte rruga e bashkimit të forcave politike shqiptare.
MUKJA, RRITET SHPRESA E ÇAMËVE
Edhe pse Marrëveshja e Mukjes (gusht 1943) ishte denoncuar nga PKSH në mënyrë të njëanshme, nacionalistët çamë i referoheshin asaj si e vetmja rrugë për të zgjidhur çështjen kombëtare shqiptare. Për këtë ata bënë disa herë thirrje për të shmangur luftën vëllavrasëse dhe për bashkimin e të gjitha forcave për mbrojtjen e çështjes kombëtare, në këtë kuadër dhe atë të Çamërisë. Në një letër, që Nuri Dino i dërgonte, më 21 shkurt 1944, Shefqet Peçit, konstatonte se në Greqi po bëheshin përpjekje për bashkimin e dy forcave kryesore politike të EAM-it dhe EDES-it, me synimin që “grekërit të shkatërrojnë Shqipërinë edhe nën maskën komuniste...”. Dhe më tej, ai i kujton Sh.Peçit se “mjaft gjak shqiptari vaditi tokën tonë, mjaft larg u dëgjua afshi i popullit tonë për liri dhe kjo mjafton për të nesërmen, por e nesërmja duhet të na gjejë të bashkuar më shumë se kurrë”. Thelbin e kësaj letre e përbënte kërkesa këmbëngulëse për bashkim “për hir të gjakut që na bashkon dhe të zakonit, që s’mund të na ndajë”. Ai kërkonte mendimin për bazat e bashkimit, por me “kusht që të mos preken parimet tona dhe karakteri kombëtar”. Përballë bashkimit të armiqve të kombit shqiptar, një qëndrim i tillë për bashkimin e forcave politike shqiptare ishte mëse i justifikuar. Por një gjë e tillë nuk ndodhi, sepse denoncimin e Mukjes e kishte sanksionuar edhe Konferenca Nacionalçlirimtare e Labinotit (shtator 1943). Në anën tjetër, popullsia çame gjendej përballë veprimtarisë së ethshme antishqiptare të EDES-it të Zervës, i cili e kërcënonte atë me raprezalje dhe shfarosje. Zerva u përpoq ta përdorte popullsinë çame si forcë kundër ELLAS-it.
Kjo manovër djallëzore synonte së pari, ta fuste popullsinë shqiptare në kurthin e luftës midis forcave politike në Greqi, së majtës ekstreme dhe së djathtës ekstreme, me synimin që cilido të ishte rezultati i konfrontimit politik në Greqi, të krijohej preteksti dhe koniunktura e përshtatshme politike për shfarosjen dhe dëbimin e saj. Së dyti, të shtonte forcat për të goditur EAM-in kundërshtar, pra ta përdorte popullin shqiptar si mish për top. Në bisedimet e zhvilluara në fshatin Mininë, më 3-6 korrik 1944, të dërguarit e Zervës i parashtruan popullsisë çame çarmatimin e plotë, mobilizimin e përgjithshëm në radhët e EDES-it, si dhe të pranonin pushtetin e EDES-it në Çamëri. Populli çam u gjend në pozita të vështira. Ai nuk pranoi të futet në luftën midis forcave rivale në Greqi dhe si ndëshkim Zerva filloi ndaj kësaj popullsie sulmin e përgjithshëm të 8 korrikut 1944.
Ky fakt pohohet dhe në letrën e Këshillit Antifashist të Çamërisë dërguar: Qeverisë greke të Bashkimit Kombëtar, Shtabit të Përgjithshëm të Mesdheut, Qeverive të Fuqive të Mëdha, Komitetit Qendror të EAM-it, Guvernatorit të Epirit, Komitetit Panepirot të EAM-it. Ka mjaft dokumente me dëshmi të emigrantëve çamë lidhur me krimet e forcave zerviste.
Luan Kondi Panorama, 16 Nentor 2003

Homoseksuali Klodi i dërgon letër të hapur Berishës dhe Ramës
Sot dy ditë pas fjalimit të Hillary Clinton për të drejtat e LGBT, Klodian Çela, personazhi i Big Brother i cili deklaroi hapur homoseksualitetin tij i dërgon një letër të hapur kryeministrit z. Sali Berisha dhe kryetarit të opozites, z. Edi Rama. Letra e plotë më poshtë:
LETER E HAPUR
Drejtuar: Z. Sali Berisha
Kryeministër i Shqipërisë dhe Kryetar i Partisë Demokratike
Z. Edi Rama
Kryetar i Partisë Socialiste dhe Kryetar i Bashkisë Tiranë
I nderuar zoti Kryeministër,
I nderuar zoti Kryetar i Opozitës!
Po ju drejtohem me këtë letër të hapur për të ndarë me ju shqetësime që nuk janë vetëm të miat personalisht, por besoj edhe të atyre njerëzve të cilët kanë një orientim seksual të ndryshëm nga të tjerët.
Por fillimisht dua t'ju falenderoj publikisht për disa nga kontributet tuaja në lidhje me të drejtat e njeriut në Shqipëri:
Z. Kryeministër!
Më lejoni t'ju falenderoj që si sot një vit më parë ju guxuat të flisnit publikisht për të drejtat e komunitetit LGBT (lezbike, gej, biseksualë dhe transgjinorë). Kontributi juaj publik ka qenë një shtysë për t'i dhënë fund diskriminimit në Shqipëri, shoqëria jonë po përgatitet të hyjë në rrugën e pakthyeshme të emancipimit.
Si Kryetar i maxhorancës, më lejoni t'ju falenderoj që në Shkurt të këtij viti ju personalisht dhe maxhoranca që ju drejtoni morët përsipër të aprovoni për herë të parë në Shqipëri një ligj ambicioz kundër diskriminimit.
Z. Kryetar i opozitës!
Jam në dijeni të përpjekjeve tuaja të dikurshme, por edhe aktuale për të emancipuar shoqërinë shqiptare. E kam ndjekur me vëmendje aktivitetin tuaj të mëparshëm publicistik dhe shumë shpesh jam frymëzuar nga kurajoja që ju ka karakterizuar për të shkruar në shtyp për të drejtat e njeriut e për të kërkuar mbrojtjen e barabartë të tyre. Më lejoni t'ju falenderoj për këtë.
Zotërinj!
Sot ndihem i mbështetur në të drejtën time për të jetuar i barabartë mes të barabartëve dhe i respektuar nga mesazhi i datës 22 qershor kur Sekretarja e Departamentit të Shtetit znj. Hillary Clinton më inkurajoi personalisht për hapin që kisha ndërmarrë, ashtu sikurse komuniteti ndërkombëtar dhe një pjesë e mirë e shoqërisë civile në Shqipëri.
Megjithatë nuk mund të mos përcjell publikisht realitetin me të cilin unë dhe familja ime, njerëzit e mi më të dashur, që nga dita kur unë kam dalë nga Big Brother, po përballemi me një realitet të cilin dëshiroj ta ndaj me ju, pasi unë besoj se politikanët e vendit tim duhet të shërbejnë si model për të gjithë shoqërinë.
Prej 45 ditësh unë ndodhem jashtë shtëpisë së "Big Brother". Që prej 45 ditësh, unë, familjarët e mi dhe njerëzit e mi më të afërm, po përballemi me një realitet tepër të vështirë. Familjarët e mi sot po vuajnë për bukën e gojës. Të drejtat e tyre po shkelen ditë pas dite nga fryma e urrejtjes dhe diskriminimit, për shkak të orientimit tim seksual.
Nuk e doja veten ditën kur pashë Policinë e Durrësit të ushtronin dhunë psikologjike ndaj nënës sime duke i kërkuar me prepotencën që ta jep uniforma të largonte një tezgë të vogël shitjeje me të cilën siguron bukën e gojës. Unë nuk kërkoj të shkelet ligji, por dua që njerëzit të kuptojnë se ajo tezgë është e vetmja mënyrë të ardhurash për familjen time që punon për të mbijetuar, jo për të jetuar, e që tashmë nuk guxon as të ketë një jetë sociale nga frika se njerëzit do t'i tregojnë me gisht.
Që ditën e parë kur unë dola nga Big Brother nisa të kërkoj një vend pune, por ajo që po gjej, në vend të punës, është vetëm urrejtje, homofobi dhe bezdisje e pakuptimtë.
Në vitin 2010 unë ndihem i internuar në vendin tim.
Në këtë situatë në të cilën unë dhe familja ime ndodhemi sot mund të ndodhen edhe familjet e qindra mijëra të rinjve dhe të rejave në të gjithë Shqipërinë. Cdo shoqëri e hapur dhe demokratike ka për detyrë që ti ofrojë të gjithë anëtarëve të saj mundësi të barabarta për të jetuar të respektuar dhe me dinjitet. Unë besoj se është detyra juaj si politikanë që të promovoni këto vlera në shoqërinë shqiptare.
Cdo individ lind i lirë dhe i barabartë në të drejtat dhe dinjitetin e tij.
I nderuar z. Kryeministër, I nderuar Kryetar i opozitës
Unë vendosa të qëndroj në Shqipëri, ndryshe nga shumë vetë që kishin besuar se do t'ia mbathja nga sytë këmbët, vetëm sepse kisha guxuar të thyeja një tabu. Unë vendosa të qëndroj në këtë vend t'u përballur me dinjitet me të gjitha sfidat që ka shoqëria shqiptare. Unë pres që mesazhet e mbështetjes të mos më vinë mua apo kujtdo tjetër që është pjesë e komunitetit LGBT, vetëm nga ndërkombëtarët.
Unë pres që politikanë si ju të tregojnë publikisht se mirëqënia sociale, fizike, e shpirtërore e të gjithë anëtarëve të shoqërisë, pa dallim, është realisht e mundshme.
Tani është koha për fjalën tuaj dhe më shumë se kaq për veprimin tuaj.
Sinqerisht, Klodian Çela
Shekulli

Ata që nuk thonë kurrë atë që besojnë dhe që nuk besojnë kurrë, atë që thonë
“ Një skllav nuk e ka të drejtën të thotë të vërtetën, nëse ajo nuk i vjen për shtat zotërinjve të tij “
( Euripidi)
Të gjithë kemi dobësi për intelektualet tanë.
Jo thjesht për aftësite e tyre individuale të spikatura në fusha të ndryshme. Por për faktin se historikisht, kanë përfaqësuar shtresën më të emancipuar të shoqërisë sonë, sepse me idetë, me programet që hartuan, por edhe me pushke, janë ndodhur në radhët e para të luftës për interesat kombëtare, lirine dhe gjuhën e arbërorëve. Duke patur parasysh këtë nderim, fillova të lexoj me vëmëndje thirrjen e nënshkruar të intelektualëve drejtuar PS , liderit te saj Edi Rama, si dhe grevisteve të ngujuar përpara godinave më të rëndësishme të shtetit shqiptar, Kryeministrisë dhe Parlamentit.
Cuditërisht, mu krijua përshtypja se personat që e kishin nënshkruar atë, nuk do ta kishin lexuar përmbajtjen e saj (në të kundërt, nuk do ta kishin nënshkruar). Kjo “Thirrje” ishte jo vetëm hartuar me një mangësi të theksuar shprehëse, por përmbante një sërë lajthitjesh mbi historinë e shqiptarëve dhe demokracinë.
Përcaktimi i grevës së urisë, si një “kaos” dhe “anarki” dhe jo si mjet ekstrem i luftës për të fituar arritjen e normave të një shoqërie demokratike, më detyron t’iu kujtoj hartuesve, se pikërisht me anën e një greve të tillë, rinia e jonë në vitet 90, bëri të mundur përmbysjen e regjimit diktatorial të Partisë së Punës. Besoj se të gjithve ju kujtohet se si këtë lëvizje, shteti monist dhe media në shërbim të tij, e quajti “huliganizëm” , “anarshizëm” dhe “armike” të popullit shqiptar. Vlera e njohjes së Historisë, qëndron pikërisht në sjelljen e shëmbujve që kanë ndjekur lëvizjet e shoqërive në botë, për të përmbysur mënyrat despotike të qeverisjes, ku grevat e urisë, kanë qënë shëmbuj madhorë të sakrificës për ndërgjegjsimin e popujve.
A mund të besojmë se nënshkruesit nuk e kanë lexuar historinë? Mirë tonën, por as atë botërore?
Për ironi të fatit të tyre, pikërisht në të njejtën ditë me “thirrjen”, më 9 maj 2010, presidenti Topi ju drejtua veteranëve të luftës, të presekutuarve dhe të gjithë popullit shqiptar, që të kujtojnë qindra intelektualë të burgosur, masakruar dhe internuar pas 1945-ës deri në vitet 90, për shkak të ideve të tyre demokratike, të cilat nuk i fshehën, por patën kurajon t’i mbronin dhe të luftonin për to. Ata, kanë përdorur edhe grevën e urisë, si mjet proteste kundër diktaturës enveriane. A mund t’i quajme ata anarshistë?
Vetflijimi si veprim, njihet që në lashtësi dhe të krishterët, janë frymëzuar nga ky akt sublim për hir të njerëzimit, nëpërmjet figurës së Krishtit. Edhe lufta e arbërorëve, gjatë të gjithë historisë së tyre, për hir të Lirisë së Kombit, kanë qënë akte të vetflijimit. Sami Frashëri i quante ata që i kryenin këto akte,“shqiptarë të vërtetë”, kurse të tjerët thjeshtë: „njerëz me kombësi shqiptare“.
Sigurisht, vetëm njerëz me kurajo heroike dhe ide madhore, mund të sakrifikojne veten për të tjerët. Studiuesit e historisë njerëzore e kanë emertuar këtë veprim :“luftë për një ideal”!
Adem Jashari nga Drenica martire, i tregoi botës moderne europiane, se shqiptari edhe sot, vetflijohet për Kombin e tij. Arvanitasi dhe intelektuali Aristidh Kola, u vetflijua gjithashtu për një ideal: Të nxirte në shesh, të vërtetën historike të shqiptarëve !
Një njëri gati i panjohur, ishte kolonel Pashai, por nuk u tremb as nga kërcënimi për vdekje, as nga përballja me një aparat të tërë shtetëror, që e shpalli „sharlatan“ dhe „jokopetent“. Bile „specialisti“ qeveritar i marrëveshjes, e akuzoi se fliste si « patriot » duke na habitur, që ky emërtim, paskish hyrë në listën e vlerave negative të njeriut. Ky shqiptar i vërtetë, u shpreh se ishte detyra e tij, ishte të mbronte sovranitetin territorial të Atdheut. A nuk e emërtoi si shkelje të Kushtetutës, Marrëveshjen kufitare detare, edhe Gjykata Kushtetuese? Ku ishin këta intelektualë firmëtarë, kur cënohej sovraniteti i vëndit tonë dhe kur „fjala e lirë“ është e garantuar, që të kërkonin ndëshkimin sipas ligjit, siç ndodh në çdo vënd demokratik europian dhe jo shpërblimin, të hartuesve dhe nënshkruesve të marrëveshjes?
Monologu i hartuesve te “thirrjes”, se greva e urisë është “një rebelim i dënueshëm botërisht” dhe “rrugë pa krye”, “kaos” dhe “anarshi”, vijon me keqardhjen që ata (intelektualët) “fatkeqsisht” nuk ua mbajti të vetflijoheshin në kohën e diktaturës së kuqe “atëhere kur edhe do të kishte kuptim!”
Si vallë tani, e dënojnë grevën e urisë?
A mund të na sjellin fakte, që të hedhin poshtë vërejtjet e ndërkombëtarëve dhe specialistëve të politikës dhe ekonomisë, se vërtet në Shqipëri nuk ka korrupsion, se gjyqësori është i pavarur dhe “maliqët” nuk fshihen pas imunitetit dhe shqiptarët, në rrugë e në shtëpi, ankohen padrejtësisht se: “nuk ka shtet dhe nuk vepron ligji”? A mund të bindin, të uriturit, përmbyturit,analfabetët, të papunët e të pashpresët se nuk ka krizë? Se transparenca është e garantuar jo vetëm në votime por edhe në marrëveshjet politike dhe ekonomike të qeverisë sonë? Atëhere përse i zë frika europianët se mos shqiptarët marrin arratinë nga “vëndi i tyre i lulëzuar dhe demokratik” pas liberalizimit të vizave? Sigurisht verbëria në gjykimin e problemeve të sotme, është pasojë e verbërisë në gjykimin e historisë së kaluar.
Kështu, intelektualët tanë firmëtarë, na pohojnë se paskemi jetuar si “nomade” kur dihet historikisht se jemi autoktonë dhe jo “të ardhur” dhe se, jo më larg se në shekullin e XIX, mbretëritë dhe shtetet e kësaj “SHTEPIJE” europiane, nuk përbënin akoma një “familje europiane”, por sejcili veçmas apo në aleancë me të tjerët, përpiqej të zgjeronte sa të ishte e mundur , me lufte apo mashtrime ,kufijte e vet. Intelektuali Sami Frashëri, zbulon qartë parimet në politikat shtetërore të Europës së asaj kohe:
“ Në këto çaste, kur ne po shkruajmë këto fjalë, sytë e dipllomatëve të Kongresit (të Berlinit ,13 qershor-13 korrik 1878) janë ngulur mbi një pankarte që nuk ndahet nga tryeza që ndodhet në mes tyre. Sipër një topi të madh Krup, që është vizatuar në mes të pankartës, me shkronja të medha janë shkruar këto fjalë të një njeriu që është lideri i politikës (Otto Bismarkut, kancelar i Perandorisë Gjermane 1871-1890) në shekullin tonë:”Forca e mposht të drejtën” dhe “Sa i lumtur është ai, që ka dale fitimtar”. Kurse në cepat e pankartës janë shkruar me gërma të vogëla fjalet : « Autonomi », « Pavarsi », « Liri e popujve », « Sigurimi i paqes dhe i qetësise».
Sado që disa nga diplomatët mundohen të shikojnë nëpërmjet syzave të tyre këto shkronja të vogla që janë në cepa, figura e mesit që të shtie frikën dhe shkronjat e mëdha sipër saj, tërheqin vështrimet e tyre në qëndër të pankartës… (f108 S.F.shkrimi “Ceshtja e lindjes. Kongresi” 23, 06,1878 “Vepra vell I”)
Në emër të “lirisë, paqes dhe qetësisë” shtetet në familjen europiane zgjeronin kufijte e tyre : “Traktati i Berlinit vuri si kusht që Austria të merrej vesh (për okupimin e Bosnjë-Hercegovinës) me Perandorinë Osmane. Mirëpo Austria nuk e respektoi këtë kusht ...dhe hyri me kokë të vetë dhe filloi të vriste dhe të priste ...Austria po e shpall pothuaj zyrtarisht, se meqë vëndet që ka okupuar (Bosnje-Hercegovinen) i ka marre me gjak, ka ndërmënt që të mos i kthejë më ato, por t’i mbaj të pushtuara… ashtu siç morri Bosnjë-Hercegovinën për sigurimin e paqes e të qetësisë në Kroaci dhe Dalmaci, kërkon edhe Novipazarin për sigurimin e paqes dhe qetësisë në Bosnje-Hercegovine? Atehere kush mund të na siguroje se ajo, mbasi të ketë marrë Novipazarin, nuk do të kishte okupuar Shqipërinë që të mund të garantojë paqen e qetësinë në Novipazar e pastaj Maqedoninë e Thesalinë për sigurimin e paqes e qetesisë në Shqipëri? ...Veç Traktatit të Berlinit po lidhen veç e veç traktate të tjera . (f203-204 S.F.”Shënime politike” 2.09.1878 “Vepra” vëll I) .
Në këto kohë, shqiptarët që dëshironin të jetonin të lirë, në “SHTËPINË” e tyre shiheshin si „ pengesë për ekspansionin grek në veri, atë bullgar në perëndim dhe për atë serb e malazez në jug…Ata (këto shtete) e kanë kuptuar se në qoftëse të dy milion shqiptarët bashkohen si një trup i vetëm, bëhen një forcë e madhe. Prandaj intrigantët e kanë gjykuar si shumë të leverdishme për realizimin e qëllimeve të tyre, që në radhë të parë t’i ndajnë e t’i përçajnë shqiptarët. (f120 S.F. ”Vepra vell I”)
Shumë gjak u derdh në shekullin e XIX dhe XX në „SHTËPINË“ europiane dhe me shumë luftë nga ana e popujve e sidomos të intelektualeve, u arit të ndërgjëgjsohen politikanët dhe qeveritë, për një bashkjetesë, duke respektuar të drejtat e gjithsejcilit.
Kjo bashkjetesë nënkupton përpjekje të çdo shteti anëtar, që në shtëpinë e tij dhe në marrëdhenie me shtetet e tjera, të mbrojë konventat e nenshkruara nga kjo “familje europiane” mbi të drejtën e pronës private, fjalës së lirë, zbatimit të ligjit dhe sidomos transparencës - parimit bazë të Demokracisë.
Kështu na pranon Europa dhe vetëm duke zbatuar këto norma në shtëpinë tonë, plotësohen ëndrat e shqiptarëve. Lëvizja e lirë turistike, është një e drejtë që shoqëron të gjitha të drejtat e tjera të shprehura ne konventat europiane.
Ëndrra shekullore e shqiptarëve ka qënë dhe është: Të jetojnë në një shtet sovran, ku mirqënia dhe siguria , ku dinjiteti dhe ardhmëria, të jenë prioritete të politikave qeveritare.
Kur je mire në shtëpinë tënde, shkon me dinjitet edhe në shtëpinë europiane, qoftë për vizitë apo për të punuar. Për t’ia aritur kësaj dite, ashtu siç ka ndodhur dhe ndodh edhe ne shtetet e tjera europiane, luftojnë në radhë të parë intelektualët “e vërtetë” siç do t’i emërtonte Sami Frashëri , njerëzit që punojnë dhe luftojnë edhe për të tjeret.
“Thirrja” e firmëtarëve, na dëshmoi dukurinë e vërejtur nga studiuesi Tomas Maldonado në librin e tij „Che cos’è un intellettuale?“ (C’farë është një intelektual ?) se, intelektuali historikisht, ka luajtur rolin ose të diskretituesit ose të mbrojtësit të pushtetit. Kjo dukuri është emërtuar « mekiavelizëm » dmth aprovimi teorik, i heshtur në Realpolitik dhe arësye shtetërore , një dredhi manipuluese në ushtrimin e përditshëm të pushtetit, mosgjyqësimi i vendosur ndaj veprimeve të diktatorëve apo të synuesve për të qënë të tillë. Ky emërtim është bërë, për shkak të figurës së njohur historike të Makiavelit, i cili përfaqëson vështirësite që përballet gjithëmonë intelektuali, në rolin e mbështetësit të pushtetit.
Intelektualët që marrin përsipër këtë rol, pavarsisht bindjeve të tyre dhe fakteve reale, janë të destinuar të veprojnë larg misionit të tyre historik, dhe të transformohen në rrogëtarë të vlerësuar, të çfarëdo pushteti. Këtë transformim vetë Makiaveli, e përcakton në letrën e famshme drejtuar Francesco Guicciardinit :« Prej disa kohësh nuk them kurrë atë që unë besoj, nuk besoj kurrë, atë që them. Edhe kur më thuhet ndonjë gjë e vërtetë, une e fsheh ndërmjet shumë gënjeshtrave, sa është e vështirë ta gjesh » ... Studiuesi Tomas Maldonado, në librin e tij kushtuar gjithë historikut të veçorive të figurës së intelektualit në kohë, arin në përfundimin se:“Ne rast se intelektuali, do të jetë i dobishëm për kohët moderne, duhet t’i qëndrojë besnik, detyrës së tij: « të zgjimit te ndergjegjjes » ! Ne ditet e sotme, të tillë intelektualë, për fatin tonë të mirë, janë të shumtë.
Amjentalistë, gazetarë, historianë, politikanë dhe të shumë fushave të tjera të shkencës dhe artit, që punojnë brënda dhe jashtë trevave shqiptare, i mbështesin intelektualët dhe mbështetësit e tyre të greves së urisë, në emër të ardhmërisë të të gjith atyre që kanë veshur bluza të kuqe , blu apo dhe të ngjyrave të tjera, por që kanë vetëm një emër – Shqipëtarë!
Fatbardha Demi, 11.05.2010 Tema

Subscribe to:
Comments (Atom)