“ Një skllav nuk e ka të drejtën të thotë të vërtetën, nëse ajo nuk i vjen për shtat zotërinjve të tij “
( Euripidi)
Të gjithë kemi dobësi për intelektualet tanë.
Jo thjesht për aftësite e tyre individuale të spikatura në fusha të ndryshme. Por për faktin se historikisht, kanë përfaqësuar shtresën më të emancipuar të shoqërisë sonë, sepse me idetë, me programet që hartuan, por edhe me pushke, janë ndodhur në radhët e para të luftës për interesat kombëtare, lirine dhe gjuhën e arbërorëve. Duke patur parasysh këtë nderim, fillova të lexoj me vëmëndje thirrjen e nënshkruar të intelektualëve drejtuar PS , liderit te saj Edi Rama, si dhe grevisteve të ngujuar përpara godinave më të rëndësishme të shtetit shqiptar, Kryeministrisë dhe Parlamentit.
Cuditërisht, mu krijua përshtypja se personat që e kishin nënshkruar atë, nuk do ta kishin lexuar përmbajtjen e saj (në të kundërt, nuk do ta kishin nënshkruar). Kjo “Thirrje” ishte jo vetëm hartuar me një mangësi të theksuar shprehëse, por përmbante një sërë lajthitjesh mbi historinë e shqiptarëve dhe demokracinë.
Përcaktimi i grevës së urisë, si një “kaos” dhe “anarki” dhe jo si mjet ekstrem i luftës për të fituar arritjen e normave të një shoqërie demokratike, më detyron t’iu kujtoj hartuesve, se pikërisht me anën e një greve të tillë, rinia e jonë në vitet 90, bëri të mundur përmbysjen e regjimit diktatorial të Partisë së Punës. Besoj se të gjithve ju kujtohet se si këtë lëvizje, shteti monist dhe media në shërbim të tij, e quajti “huliganizëm” , “anarshizëm” dhe “armike” të popullit shqiptar. Vlera e njohjes së Historisë, qëndron pikërisht në sjelljen e shëmbujve që kanë ndjekur lëvizjet e shoqërive në botë, për të përmbysur mënyrat despotike të qeverisjes, ku grevat e urisë, kanë qënë shëmbuj madhorë të sakrificës për ndërgjegjsimin e popujve.
A mund të besojmë se nënshkruesit nuk e kanë lexuar historinë? Mirë tonën, por as atë botërore?
Për ironi të fatit të tyre, pikërisht në të njejtën ditë me “thirrjen”, më 9 maj 2010, presidenti Topi ju drejtua veteranëve të luftës, të presekutuarve dhe të gjithë popullit shqiptar, që të kujtojnë qindra intelektualë të burgosur, masakruar dhe internuar pas 1945-ës deri në vitet 90, për shkak të ideve të tyre demokratike, të cilat nuk i fshehën, por patën kurajon t’i mbronin dhe të luftonin për to. Ata, kanë përdorur edhe grevën e urisë, si mjet proteste kundër diktaturës enveriane. A mund t’i quajme ata anarshistë?
Vetflijimi si veprim, njihet që në lashtësi dhe të krishterët, janë frymëzuar nga ky akt sublim për hir të njerëzimit, nëpërmjet figurës së Krishtit. Edhe lufta e arbërorëve, gjatë të gjithë historisë së tyre, për hir të Lirisë së Kombit, kanë qënë akte të vetflijimit. Sami Frashëri i quante ata që i kryenin këto akte,“shqiptarë të vërtetë”, kurse të tjerët thjeshtë: „njerëz me kombësi shqiptare“.
Sigurisht, vetëm njerëz me kurajo heroike dhe ide madhore, mund të sakrifikojne veten për të tjerët. Studiuesit e historisë njerëzore e kanë emertuar këtë veprim :“luftë për një ideal”!
Adem Jashari nga Drenica martire, i tregoi botës moderne europiane, se shqiptari edhe sot, vetflijohet për Kombin e tij. Arvanitasi dhe intelektuali Aristidh Kola, u vetflijua gjithashtu për një ideal: Të nxirte në shesh, të vërtetën historike të shqiptarëve !
Një njëri gati i panjohur, ishte kolonel Pashai, por nuk u tremb as nga kërcënimi për vdekje, as nga përballja me një aparat të tërë shtetëror, që e shpalli „sharlatan“ dhe „jokopetent“. Bile „specialisti“ qeveritar i marrëveshjes, e akuzoi se fliste si « patriot » duke na habitur, që ky emërtim, paskish hyrë në listën e vlerave negative të njeriut. Ky shqiptar i vërtetë, u shpreh se ishte detyra e tij, ishte të mbronte sovranitetin territorial të Atdheut. A nuk e emërtoi si shkelje të Kushtetutës, Marrëveshjen kufitare detare, edhe Gjykata Kushtetuese? Ku ishin këta intelektualë firmëtarë, kur cënohej sovraniteti i vëndit tonë dhe kur „fjala e lirë“ është e garantuar, që të kërkonin ndëshkimin sipas ligjit, siç ndodh në çdo vënd demokratik europian dhe jo shpërblimin, të hartuesve dhe nënshkruesve të marrëveshjes?
Monologu i hartuesve te “thirrjes”, se greva e urisë është “një rebelim i dënueshëm botërisht” dhe “rrugë pa krye”, “kaos” dhe “anarshi”, vijon me keqardhjen që ata (intelektualët) “fatkeqsisht” nuk ua mbajti të vetflijoheshin në kohën e diktaturës së kuqe “atëhere kur edhe do të kishte kuptim!”
Si vallë tani, e dënojnë grevën e urisë?
A mund të na sjellin fakte, që të hedhin poshtë vërejtjet e ndërkombëtarëve dhe specialistëve të politikës dhe ekonomisë, se vërtet në Shqipëri nuk ka korrupsion, se gjyqësori është i pavarur dhe “maliqët” nuk fshihen pas imunitetit dhe shqiptarët, në rrugë e në shtëpi, ankohen padrejtësisht se: “nuk ka shtet dhe nuk vepron ligji”? A mund të bindin, të uriturit, përmbyturit,analfabetët, të papunët e të pashpresët se nuk ka krizë? Se transparenca është e garantuar jo vetëm në votime por edhe në marrëveshjet politike dhe ekonomike të qeverisë sonë? Atëhere përse i zë frika europianët se mos shqiptarët marrin arratinë nga “vëndi i tyre i lulëzuar dhe demokratik” pas liberalizimit të vizave? Sigurisht verbëria në gjykimin e problemeve të sotme, është pasojë e verbërisë në gjykimin e historisë së kaluar.
Kështu, intelektualët tanë firmëtarë, na pohojnë se paskemi jetuar si “nomade” kur dihet historikisht se jemi autoktonë dhe jo “të ardhur” dhe se, jo më larg se në shekullin e XIX, mbretëritë dhe shtetet e kësaj “SHTEPIJE” europiane, nuk përbënin akoma një “familje europiane”, por sejcili veçmas apo në aleancë me të tjerët, përpiqej të zgjeronte sa të ishte e mundur , me lufte apo mashtrime ,kufijte e vet. Intelektuali Sami Frashëri, zbulon qartë parimet në politikat shtetërore të Europës së asaj kohe:
“ Në këto çaste, kur ne po shkruajmë këto fjalë, sytë e dipllomatëve të Kongresit (të Berlinit ,13 qershor-13 korrik 1878) janë ngulur mbi një pankarte që nuk ndahet nga tryeza që ndodhet në mes tyre. Sipër një topi të madh Krup, që është vizatuar në mes të pankartës, me shkronja të medha janë shkruar këto fjalë të një njeriu që është lideri i politikës (Otto Bismarkut, kancelar i Perandorisë Gjermane 1871-1890) në shekullin tonë:”Forca e mposht të drejtën” dhe “Sa i lumtur është ai, që ka dale fitimtar”. Kurse në cepat e pankartës janë shkruar me gërma të vogëla fjalet : « Autonomi », « Pavarsi », « Liri e popujve », « Sigurimi i paqes dhe i qetësise».
Sado që disa nga diplomatët mundohen të shikojnë nëpërmjet syzave të tyre këto shkronja të vogla që janë në cepa, figura e mesit që të shtie frikën dhe shkronjat e mëdha sipër saj, tërheqin vështrimet e tyre në qëndër të pankartës… (f108 S.F.shkrimi “Ceshtja e lindjes. Kongresi” 23, 06,1878 “Vepra vell I”)
Në emër të “lirisë, paqes dhe qetësisë” shtetet në familjen europiane zgjeronin kufijte e tyre : “Traktati i Berlinit vuri si kusht që Austria të merrej vesh (për okupimin e Bosnjë-Hercegovinës) me Perandorinë Osmane. Mirëpo Austria nuk e respektoi këtë kusht ...dhe hyri me kokë të vetë dhe filloi të vriste dhe të priste ...Austria po e shpall pothuaj zyrtarisht, se meqë vëndet që ka okupuar (Bosnje-Hercegovinen) i ka marre me gjak, ka ndërmënt që të mos i kthejë më ato, por t’i mbaj të pushtuara… ashtu siç morri Bosnjë-Hercegovinën për sigurimin e paqes e të qetësisë në Kroaci dhe Dalmaci, kërkon edhe Novipazarin për sigurimin e paqes dhe qetësisë në Bosnje-Hercegovine? Atehere kush mund të na siguroje se ajo, mbasi të ketë marrë Novipazarin, nuk do të kishte okupuar Shqipërinë që të mund të garantojë paqen e qetësinë në Novipazar e pastaj Maqedoninë e Thesalinë për sigurimin e paqes e qetesisë në Shqipëri? ...Veç Traktatit të Berlinit po lidhen veç e veç traktate të tjera . (f203-204 S.F.”Shënime politike” 2.09.1878 “Vepra” vëll I) .
Në këto kohë, shqiptarët që dëshironin të jetonin të lirë, në “SHTËPINË” e tyre shiheshin si „ pengesë për ekspansionin grek në veri, atë bullgar në perëndim dhe për atë serb e malazez në jug…Ata (këto shtete) e kanë kuptuar se në qoftëse të dy milion shqiptarët bashkohen si një trup i vetëm, bëhen një forcë e madhe. Prandaj intrigantët e kanë gjykuar si shumë të leverdishme për realizimin e qëllimeve të tyre, që në radhë të parë t’i ndajnë e t’i përçajnë shqiptarët. (f120 S.F. ”Vepra vell I”)
Shumë gjak u derdh në shekullin e XIX dhe XX në „SHTËPINË“ europiane dhe me shumë luftë nga ana e popujve e sidomos të intelektualeve, u arit të ndërgjëgjsohen politikanët dhe qeveritë, për një bashkjetesë, duke respektuar të drejtat e gjithsejcilit.
Kjo bashkjetesë nënkupton përpjekje të çdo shteti anëtar, që në shtëpinë e tij dhe në marrëdhenie me shtetet e tjera, të mbrojë konventat e nenshkruara nga kjo “familje europiane” mbi të drejtën e pronës private, fjalës së lirë, zbatimit të ligjit dhe sidomos transparencës - parimit bazë të Demokracisë.
Kështu na pranon Europa dhe vetëm duke zbatuar këto norma në shtëpinë tonë, plotësohen ëndrat e shqiptarëve. Lëvizja e lirë turistike, është një e drejtë që shoqëron të gjitha të drejtat e tjera të shprehura ne konventat europiane.
Ëndrra shekullore e shqiptarëve ka qënë dhe është: Të jetojnë në një shtet sovran, ku mirqënia dhe siguria , ku dinjiteti dhe ardhmëria, të jenë prioritete të politikave qeveritare.
Kur je mire në shtëpinë tënde, shkon me dinjitet edhe në shtëpinë europiane, qoftë për vizitë apo për të punuar. Për t’ia aritur kësaj dite, ashtu siç ka ndodhur dhe ndodh edhe ne shtetet e tjera europiane, luftojnë në radhë të parë intelektualët “e vërtetë” siç do t’i emërtonte Sami Frashëri , njerëzit që punojnë dhe luftojnë edhe për të tjeret.
“Thirrja” e firmëtarëve, na dëshmoi dukurinë e vërejtur nga studiuesi Tomas Maldonado në librin e tij „Che cos’è un intellettuale?“ (C’farë është një intelektual ?) se, intelektuali historikisht, ka luajtur rolin ose të diskretituesit ose të mbrojtësit të pushtetit. Kjo dukuri është emërtuar « mekiavelizëm » dmth aprovimi teorik, i heshtur në Realpolitik dhe arësye shtetërore , një dredhi manipuluese në ushtrimin e përditshëm të pushtetit, mosgjyqësimi i vendosur ndaj veprimeve të diktatorëve apo të synuesve për të qënë të tillë. Ky emërtim është bërë, për shkak të figurës së njohur historike të Makiavelit, i cili përfaqëson vështirësite që përballet gjithëmonë intelektuali, në rolin e mbështetësit të pushtetit.
Intelektualët që marrin përsipër këtë rol, pavarsisht bindjeve të tyre dhe fakteve reale, janë të destinuar të veprojnë larg misionit të tyre historik, dhe të transformohen në rrogëtarë të vlerësuar, të çfarëdo pushteti. Këtë transformim vetë Makiaveli, e përcakton në letrën e famshme drejtuar Francesco Guicciardinit :« Prej disa kohësh nuk them kurrë atë që unë besoj, nuk besoj kurrë, atë që them. Edhe kur më thuhet ndonjë gjë e vërtetë, une e fsheh ndërmjet shumë gënjeshtrave, sa është e vështirë ta gjesh » ... Studiuesi Tomas Maldonado, në librin e tij kushtuar gjithë historikut të veçorive të figurës së intelektualit në kohë, arin në përfundimin se:“Ne rast se intelektuali, do të jetë i dobishëm për kohët moderne, duhet t’i qëndrojë besnik, detyrës së tij: « të zgjimit te ndergjegjjes » ! Ne ditet e sotme, të tillë intelektualë, për fatin tonë të mirë, janë të shumtë.
Amjentalistë, gazetarë, historianë, politikanë dhe të shumë fushave të tjera të shkencës dhe artit, që punojnë brënda dhe jashtë trevave shqiptare, i mbështesin intelektualët dhe mbështetësit e tyre të greves së urisë, në emër të ardhmërisë të të gjith atyre që kanë veshur bluza të kuqe , blu apo dhe të ngjyrave të tjera, por që kanë vetëm një emër – Shqipëtarë!
Fatbardha Demi, 11.05.2010 Tema

No comments:
Post a Comment