PRISHTINË- Arrestohet sot në Prishtinë kreu i lëvizjes “Vetëvendosja” Albin Kurti.
Arrestimi i tij është bërë në zyrat e lëvizjes “Vetëvendosja”, pas një konference ku kjo lëvizje bëri të ditur se do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë. Policët kanë ushtruar dhunë mbi Kurtin, pas rezistencës që ky i fundit bëri për të mos iu dorëzuar.
“Vetëvendosje” nuk do të shndërrohet në subjekt politik, por do të vazhdojë së funksionuari si lëvizje politike. Kjo është bërë e ditur në një konferencë për media nga lideri i kësaj lëvizje, Albin Kurti, në një konferencë për media të shtunën në Prishtinë, me rastin e pesëvjetorit të themelimit të lëvizjes “Vetëvendosje”.
Mediat kosovare deklarojnë se menjëherë pas kësaj konference Albin Kurti është arrestuar nga forcat e policisë së Kosovës.
BalkanWeb
No comments:
Post a Comment