Kuvendi i Shqipërisë "bëhet" blu.
Nuk bëhet fjalë thjesht për emërimin e administratës sipas preferencave partiake, proces ky që ka mbaruar me kohë, por edhe për faqen zyrtare të këtij institucioni, e cila prej ditës së djeshme ka ndryshuar pamje dhe ku natyrisht simbolet kombëtare në pjesën më të madhe janë zhdukur, ndërsa ato që kanë mbetur janë mbivendosur në një fushë blu.
Kështu, tashmë, nëse do të klikosh në faqen zyrtare të Kuvendit me adresë www.parlament.al, nuk dalin më simbolet kombëtare, pra flamuri kuqe e zi me shqiponjën dykrenare, por do të hasësh një hapësirë virtuale me ngjyrën e flamurit të PD-së dhe diku në sfond shihet vetëm një cep i flamurit kombëtar, i cili nëse nuk je i vëmendshëm nuk e dallon dot. Por, sipas burimeve pranë Kuvendit, ndryshimi ngjyrës nga e kuqe në të blu nuk ka lidhje me preferencat apo simbolet partiake, por me ngjyrën e flamurit të BE-së, ku vendi ynë kërkon të anëtarësohet.
Gjithashtu, për tu përshtatur me ndyrën blu që ka faqja, Kuvendi është detyruar të ndryshojë edhe stemën e Republikës së Shqipërisë dhe ngjyra e zezë e shqiponjës, si dhe ngjyra e artë e përkrenares së Skënderbeut, janë bërë të bardha. Një ndryshim ky që bie në kundërshtim me ligjin themeltar të shtetit shqiptar, Kushtetutën. Neni 13, pika 3 e Kushtetutës përcakton: "Stema e Republikës së Shqipërisë paraqet një shqyt me fushë të kuqe me një shqiponjë të zezë dykrenore në mes. Në krye të shqytit, me ngjyrë të artë, është vendosur përkrenarja e Skënderbeut".
Një detyrim ky që nga sa vihet re në faqen e Kuvendit është marrë në konsideratë nga drejtuesit e këtij institucioni, të cilët kanë dhënë dhe pëlqimin për gjitha të ndryshimet që i janë bërë faqes zyrtare të Kuvendit, përfshi këtu edhe simbolet kombëtare të Shqipërisë. Faktikisht, faqja zyrtare e Kuvendit në internet, ishte "kalaja" e fundit që i kishte mbetur kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, pa marrë, pasi më parë ajo ndryshoi ngjyrën e rregullores, ndryshoi dy sallat e konferencave të shtypit, ku sërish ngjyra e kuqe u bë blu.
Madje, në rastin e njërës prej zyrave të shtypit ajo shpenzoi jo pak para për ta ndryshuar, megjithëse ajo ishte rikonstruktuar vetëm në vitin e fundit të drejtimit të Kuvendit nga ana e socialistit Servet Pëllumbi. Gjithashtu, gjatë katërvjeçarit të parë të qeverisjes së të djathtëve u ndryshua edhe kopertina e Kushtetutës, e cila gjithashtu u bë blu. Ndërkohë, me faqen e re të internetit, tashmë bëhet e mundur që seancat plenare të shihen drejtpërdrejtë.
Shekulli

No comments:
Post a Comment