Kushdo që ka hapur një biznes në Shqipërinë tonë, sigurisht që e njeh fare mirë fenomenin e borxhit. Nuk ka biznese të cilëve klientët e tyre nuk i kanë para borxh, për produktet që kanë konsumuar.
Por sot nuk do diskutojmë rreth borxhlinjve që mbushin listat dhe fletoret e shënimeve të borxheve nëpër ushqimore. Nuk do flasim për borxhlinjtë, që marrin borxh sepse nuk kanë para për të shtyrë fundin e muajit, por për një kategori shumë të veçantë borxhlinjsh.
Borxhlinjtë për të cilën do të diskutojmë, janë borxhlinj elitarë. Ata vishen bukur, kanë pasuri, truall, shtëpi, makinë, mund të mbajnë dhe ushqejnë edhe kafshë shtëpiake, jetojnë në luks, por gjithashtu mund edhe të mos punojnë fare. Ata ju kërkojnë para borxh në mënyrë urgjente edhe pa iu njohur mirë, duke ju prekur në sedër e duke aktruar. Janë artistë të vërtetë, mjeshtra, profesionistë të aktrimit.
Nga pamja e parë ju lënë idenë e disa njerëzve të një shtrese të lartë, njerëz seriozë dhe me moral, të cilët fare rastësisht atë ditë gjenden pa para. Mund t'iu joshin duke ju premtuar edhe përqindje marramendëse për paratë që i duhen. Nëse keni para me vete, është pothuajse e pamundur ti rezistoni. Ata ju marrin borxh shuma të mëdha dhe j'ua kthejnë brenda afatit apo edhe më herët disa herë rrjesht, sa të fitojnë besimin tuaj. Imponimi dhe siguria e tyre është gjithashtu profesionale, sepse borxhin ata e kanë profesion dhe art bashkë. Kjo është mënyra se si ata jetojnë, madje në një komoditet për tu patur zili...
Duke përfituar nga dhembshuria dhe keqardhja jonë, ata mashtrojnë çdo ditë njerëz të të gjitha shtresave. Pasi gllabërojnë individë dhe biznese të ndryshme përmes mashtrimit, ata gjithmonë shpërngulen pa lënë nam e farë.
Dikush do të pyeste :"Po si dreqin e bëjnë gjumin e natës, me gjithë ato borxhe në të cilat futen..."? dhe përgjigja do të ishte: "Si kokrra e mollës" dhe shumë më të qetë se njerëzit të cilëve u kanë marrë para borxh.
Ndodh që ndonjë kokëshkretë e xhepshkretë iu vihet nga pas, për të marrë paratë e veta dhe këtu nis akti i dytë i komedisë.
Ata të prekin në sedër sërish, krijojnë me imagjinatën e tyre gjithshfarë labirintesh për t'u justifikuar. Eshtë shumë e vështirë ti kapësh mat, sepse të masin pulsin me provokime të të gjitha llojeve, nga më të paimagjinueshmet dhe jo rrallë herë njerëzit që shkojnë për ti marrë paratë që iu kanë borxh përfundojnë ti japin përsëri të tjera para.
E megjithatë këta njerëz janë frikacakë edhe pse janë të sigurt që vlejnë më tepër gjallë se sa vdekur. Ju bëj një thirrje të gjithëve, të mos jepni para borxh në asnjë formë me shuma të mëdha dhe tek njerëz jo shumë të njohur. Dhembshuria dhe dashuria për njeriun është virtyti mbi të cilin këta njerëz parazitojnë.
Ndërkohë pyes veten, çfarë mund ti kishin dhënë shoqërisë këta njerëz nëse aftësitë e tyre do ti vinin në shërbim të saj...?
Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

No comments:
Post a Comment