Eshtë stërthënë që ballkanikët e kanë të shkurtër kujtesën; të dobët lidhjen sotdje; të cekët analizën shkakpasojë; të vakët e të mpakët vështrimin mbi historinë e mësim-pësimet e saj; të djerrë, dritëshkurtër (disa herë edhe të përdhosur) respektin për njëri-tjetrin; të ekzagjeruar adhurimin për figurat e ndritura të kombit e sidomos për folklorin; të mangët e të cekët gjykimin mbi udhëheqësit aktualë (të cilët vlerësohen realisht vetëm pasi vdesin, kur përmbysen ose arratisen), si dhe të flashkët atë që quhet kulturë demokratike, respekt për Ligjin e jetesën në komunitet, respekt për votën, për më të dobëtin e më të voglin, kujdes për ekosistemin në natyrë e në moral; zilia dhe mefshtësia tipike ballkanike vazhdon të komandojë gjykimin dhe drejtimin.
Nuk e di sa të vërteta janë gjithë këto.
Ca mangësi na i venë re ndërkombëtarët, ca ia hedhim vetes. Gjithsesi Ballkani mbetet produkt dhe skllav i paragjykimeve të së kaluarës, edhe pse homos balcanicus shpesh ngulmon të duket më amerikan se amerikani, më evropian se evropiani. Kjo natyrisht falë nacionalizmit, gjenit me brumë folklorik e sidomos arsyetimit prej fodulli të rritur keq në një fukarallëk-maskarallëk të tejzgjatur: o Zot, më nxirr mua një sy, mjaft që ai tjetri, fqinji im, të mbetet fare pa sy!...
I zhytur në përsiatjet e zonjës Durham kam ndjerë keqardhje teksa kam rilexuar ditët e fundit, kujtimet dhe shënimet e udhëtimit të saj “Brenga e Ballkanit”, shkruar para më se njëqind vjetësh. Sa pak kemi ndryshuar! Jam i bindur se, nëse në shkollimin e brezit tim, sigurisht nëpërmjet analizës, do të na jepeshin si tekste të historisë e të formimit këto kujtime të dëlira e të çmuara, në vend të ideologjizmave të historisë, të cilat me hir e pahir na nguleshin si gozhdë në kokë, sikur me demek ne shqiptarët paskemi qenë shqiponjat e lira e më krenare të Ballkanit, pse jo edhe të botës, se ne denbabaden kemi pas qenë “shkëmb graniti”, se “edhe në gojë të ujkut hidhnim valle” etj, me siguri që shumë nga mangësitë e mësipërme, nga brengat, paudhësitë, konfliktet, keqkuptimet apo, edhe nga shanset e humbura, do të kishin qenë më të pakta. Por, edhe nëse çlirohet nga këto zezona një popull, nuk e lënë të tjerët. Kështu që rrethi vicioz mbetet i mbyllur.
Sepse, a nuk gjykojnë po kështu edhe grekët për veten e tyre, edhe serbët, edhe rumunët, edhe bullgarët? Ky hendek e ka emrin Ballkan.
***
Ja ku erdhi për vizitë në Shqipëri një president ballkanik, ai i Rumanisë, që të na provonte se sa pak ka ndryshuar Ballkanëria, edhe ndër ato shtete që janë “evropianizuar” para nesh, duke u bërë anëtarë të BE-së. Ky shpirt e kjo mendje e kufizuar në territore e në interesa të ngushta, kjo mendësi ballkanike që vështron deri te hunda, synon pa u tutur të ndezë, sapo krijohet rasti, fitilin e vjetër në fuçitë e ndryshkura me barot, të cilat shumëkush beson se nuk ka më arsye përse të shpërthejnë në këto “kohë integrim-demokratizimesh”. .
Mjaftoi vizita e zotit Trajan Basesku në Tiranë që të na thoshte se Shqipëria duhet të njohë urgjentisht si minoritet vllehët, arumunët, paçka se Rumania nuk ka për të njohur pavarësinë e Kosovës, që ne të kuptojmë se Ballkani është po ai Ballkan që ka pas qenë dy shekuj më parë. Nuk ia vlen të hyjmë në analizë e në debat nëse janë apo nuk janë pakicë kulturore vllehët, por politikisht mund të thuhet se presidenti rumun hyri në një absurd tipik e arkaik ballkanik, sa megaloman aq edhe sherrndezës, kur në mes të Tiranës mohoi pavarësinë e një shteti të njohur si të pavarur, dhe sakaq kërkoi njohjen e një minoriteti që realisht nuk ekziston si i tillë! Minimalisht, nëse Shqipëria do të ishte në pozita normale, sadopak të barabarta me Rumaninë, pra nëse edhe ne do të ishim anëtarë të BE-së, nëse do të kishim fituar legalizimin e vizave, nëse do të kishim një klasë politike kombëtare e nëse nuk do të qemë vetëleqendisur deri në këtë farë feje, ky president që vjen e hedh në Shqipëri sherret që ka në shtëpinë e vet e me fqinjët, nuk do të guxonte të bënte atë skandal. Në fund të fundit ky politikan rumun bëri atë që kanë bërë me ne grekët, jo vetëm me ujërat e detit e me varrezat, por edhe me homogjenizimin e shqiptarëve, madje edhe atë që po bëjnë maqedonasit me shqiptarët, atë që bëjnë së fundi edhe serbët me pasaportat e liberalizuara.
Hungarezët, p sh kanë nxjerrë një ligj që lejon të marrin pasaporta të gjithë hungarezët që jetojnë jashtë kufijve, e të tillë ka shumë në Rumani, në Serbi, në Vojvodinë, etj. Pra, nëse tani kufijtë shtetërorë nuk mund të ndryshohen as me luftë e as me diplomaci, del se kufijtë e popujve mund të lëvizin demografikisht me ndihmën e pasaportave, vizave, pensioneve speciale, bursave, “projekteve”, homogjenizimit, nacionalizmit, ndërtimit të varrezave, kishave, xhamive, me gjuhën e priftërinjve e hoxhallarëve, me sponsorizime, dmth me tjetërsim të popullatave më të varfra që janë në nevojë, si jemi aktualisht ne, shqiptarët...
E gjithë kjo histori të kujton fabulën e vjetër të lepurit me breshkën: i ndjekur nga ujku lepuri u fsheh në një ferrë ku rrinte breshka dhe kjo, meqë lepuri nuk lëvizte dot, ia hipi dhe lepuri u detyrua të belbëzojë: “bëj qejf, o breshkë, bëj qejf, se të erdhi dita”!
Tani duhet të presim që të vijë edhe presidenti bullgar në Tiranë të na thotë se Bullgaria shtrihet deri në Vlorë, meqë aty ka një fshat që quhet Novoselë; që Bosnja të kërkojë të njëjtën gjë meqë diku nga Shijaku ka ca boshnjakë; që Egjipti të kërkojë njohjen e magjypëve dhe evgjitëve; të hidhet edhe Maqedonia e Mali i Zi, nj’ashtu si Serbia për Kosovën, e Greqia për Himarën etj.
Po, si e kur mund të demokratizohet dhe evropianizohet Ballkani dhe ballkanikët me këtë mendësi?
“Ky ishte një shembull tjetër i halleve të Ballkanit : ata ishin më tepër të zënë me grindje kundër njëri-tjetrit, se sa me punën për arritjen e qëllimit të përbashkët”. Zonja Durham, e njëjta gjë ndodh edhe sot!
***
Paritë politike në Ballkan tradicionalisht nuk kanë ditur nga kanë ardhur, pse kanë ardhur në pushtet, e rrjedhimisht edhe ç’mision e ç’përgjegjësi kanë para historisë, e sidomos para popullit të vet...
Sepse fuqia e tyre ka qenë më së shumti e mbështetur mbi mercenarizmin dhe flirtet me të huajt, pse jo edhe me pushtuesit...
Ndaj flamurit të tyre të nacionalizmit i ka dalë shpejt ngjyra, sepse ata, në shumicën e rasteve, kanë punuar kundër njëri-tjetrit, vetëm për vete, për lavdi e sundim vetjak. E ndoshta më lapërdharët në këtë drejtim kanë pas qenë e ndoshta janë krerët tanë.
Për këtë arsye këta kujtojnë se historia, e pse jo, edhe fati i Shqipërisë, fillon e mbaron me fatin e tyre.
Ndikimi i qeverive dhe qeveritarëve, i politikanëve dhe oborrtarëve, i parisë dhe elitës, i pushtuesve dhe sundimtarëve, në mos ka qenë i mangët për popullin, - këtë mund ta kuptosh pasi lexon zonjën Durham,- e pse jo, jo rrallë, ka pas qenë edhe i dëmshëm.
“Sikur qeveria të kish harxhuar për të inkurajuar gjysmën e energjisë që kish harxhuar për ta shtypur atë, unë me gjithë mend do të besoja se Turqia (kupto: qeveria e kohës) do të ish një nga shtetet më të informuara të Evropës. (Prandaj)...e vetmja gjë që mund të zhvillohet lirisht është ligësia”.
Zonja Durham na ka lënë një pasqyrë historike e faktike që shërben jo vetëm të kuptojmë ish-in tonë, por edhe t’i vështrojmë evropianët në raport me ne ballkanikët.
Kjo do të thotë se shënimet e saj vlejnë sot e kësaj dite si një pasqyrë unikale që nuk të tradhton dot, sepse kjo pasqyrë e markës britanike nuk synon të tregojë fytyrën e ballkanikut e të shqiptarit në veçanti, ndryshe nga ç’ka qenë e nga ç’dëshiron të duket para botës. Defektet e fytyrës së sotme të Ballkanit e të homos balcanicus, parë në këtë pasqyrë, mund të verifikohen edhe sot, se sa pak kanë ndryshuar përgjatë një shekulli nëpër luftëra, keqkuptime, grindje, sherre e mosmarrëveshje të ndërsjella. “Medet për idetë e Perëndimit të cilat janë mbjellë jashtë kohe në tokën e Lindjes! Ndoshta armiqtë më të mëdhenj të popujve të Ballkanit janë ata mirëdashës që i nxisin të shpejtojnë…(O Zot, sa aktuale, sa dramatike e domethënëse është kjo!
Mos vallë edhe Krokodilin e Strasburgut, edhe EULEX-in në Kosovë, ne shqiptarët e sotëm i kemi marrë zët për këtë arsye?
“Brenda javës së kthimit tim në Ohër u bë e mundur që të gjitha partitë, me përjashtim të bullgarëve, të bëheshin merak se mos ndihma humanitare e Britanisë do të mbështeste kërkesat bullgare. Grekët dhe serbët më thanë se sa më shpejt t’i dorëzoheshin sundimit bullgar, aq më shpejt do të vendosnin të mbeteshin me Turqinë. Grekët, po të mos arrinin që vendin ta siguronin për vete të tyre, do të preferonin që ai (Ohri dhe pjesa e sotme e Maqedonisë ,- shënimi im) t’i mbetej Serbisë dhe serbët po atë mendim kishin për grekët...”
E njëjta situatë është edhe sot pas më se 100 vjetësh në këtë rajon, ku ata ndërkombëtarë që tentojnë të mbjellin idetë e Perëndimit “jashtë kohe”, duke synuar e projektuar sa më shpejt demokratizimin dhe integrimin - si thuhet sot, - pas do kohe shihen si armiqtë më të mëdhenj!
Krushqia e vjetër Serbi-Greqi, grindjet Greqi-Maqedoni, Maqedoni-Bullgari, Kosovë-Serbi, Serbi-SHBA e BE-Bosnjë-Serbi, Mal i Zi-Serbi...nuk janë shuar e as fashitur me ndërhyrje diplomatike, e në kriza etnike edhe me ndërhyrje ushtarake, madje as me investime, ndihma humanitare e premtime për anëtarësim të shpejtë në BE dhe në NATO.
“Vështirësia, ndoshta edhe pamundësia e kësaj detyre, është shkaku pse deri tani të gjitha ndërhyrjet e Fuqive të Mëdha të Perëndimit, me gjithë qëllimin e mirë, kur kanë liruar një nyje të ngatërruar të lëmshit të politikës së Ballkanit, përgjithësisht (ndërhyrja) ka dalë me sukses (atëherë) kur ka shtrënguar të gjitha të tjerat. Pasi ke menduar se ia ke gjetur fillin lëmshit, sheh se gjendja ka ndryshuar prapë. Nuk mund të shohësh me sytë e Lindjes, por as mund të shohësh me të Perëndimit...”
Citimi i mësipërm besoj se nuk ka nevojë për koment. Mund të sillen shembuj të pafund për ilustrim jo vetëm nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Bosnja e Serbia, por edhe nga Bullgaria e Greqia të cilat janë anëtare të BE-së. Kriza greke dhe sherri për emrin e Maqedonisë, janë ndoshta nga më të spikaturit. Ballkani nga një fuçi baroti, sot është një kazan ku ziejnë të gjitha reliktet e shekujve të kaluar, e ku ka më shumë varreza makinash e njerëzish të vrarë nëpër rrugë.
“Na ishte një burrë në qytet, një refugjat nga anët e Dibrës. Kur ishte esëll fliste serbisht, i dehur fliste shqip...Ai ishte patriot bullgar. Ai më tregoi me mburrje se ishte njeriu që kishte hedhur helm në bukë e kishte helmuar pesëmbëdhjetë ushtarë turq. I thashë që të më largohej nga sytë se njerëz të tillë unë nuk mund t’i ndihmoja...”
Ballkani është një lesharap i kolokrepsur ku të gjitha racat: turqit, romakët, arabët, sllavët, shqiptarët, grekët, vllehët, jevgjit, magjypët, hungarezët, kanë nakatosur gjakun duke krijuar një hibrid që më shumë se në fe e në komb, në parime e në ligj, mesa duket, beson në aktin e mbijetesës me çdo çmim.
“Unë jam tetëdhjetë vjeç. Gjatë gjithë jetës sime njerëzit më kanë thënë se gjendja do të përmirësohet, por nuk ka dalë kështu. Tani po flasin për reforma. Për këto kam dëgjuar të flitet shpesh, por si duket do të vdes pa arritur gjë...-E pyeta për emrin. -Për turqit jam Sulejman, por i pagëzuar jam Kostandin. -Pastaj Kostandin Sulejmani ngriti kockën e shpatullës së pulës për të parë ngjarjet e së nesërmes. E ngriti drejt dritës së diellit për ta parë me hollësi... ‘Një prej nesh që jemi këtu do të vritet këtyre dy javëve’. Por nuk tha kush...”
Mos plaku i mençur e kishte fjalën për të ardhmen dhe zonja Durham nuk e ka kuptuar, nj’ashtu si shumë ngjarje e bëma të Ballkanit të sotëm, evropianët as nuk i shpjegojnë e as nuk i kuptojnë dot?!
G, Shqiptare, Kiço Blushi
Nuk e di sa të vërteta janë gjithë këto.
Ca mangësi na i venë re ndërkombëtarët, ca ia hedhim vetes. Gjithsesi Ballkani mbetet produkt dhe skllav i paragjykimeve të së kaluarës, edhe pse homos balcanicus shpesh ngulmon të duket më amerikan se amerikani, më evropian se evropiani. Kjo natyrisht falë nacionalizmit, gjenit me brumë folklorik e sidomos arsyetimit prej fodulli të rritur keq në një fukarallëk-maskarallëk të tejzgjatur: o Zot, më nxirr mua një sy, mjaft që ai tjetri, fqinji im, të mbetet fare pa sy!...
I zhytur në përsiatjet e zonjës Durham kam ndjerë keqardhje teksa kam rilexuar ditët e fundit, kujtimet dhe shënimet e udhëtimit të saj “Brenga e Ballkanit”, shkruar para më se njëqind vjetësh. Sa pak kemi ndryshuar! Jam i bindur se, nëse në shkollimin e brezit tim, sigurisht nëpërmjet analizës, do të na jepeshin si tekste të historisë e të formimit këto kujtime të dëlira e të çmuara, në vend të ideologjizmave të historisë, të cilat me hir e pahir na nguleshin si gozhdë në kokë, sikur me demek ne shqiptarët paskemi qenë shqiponjat e lira e më krenare të Ballkanit, pse jo edhe të botës, se ne denbabaden kemi pas qenë “shkëmb graniti”, se “edhe në gojë të ujkut hidhnim valle” etj, me siguri që shumë nga mangësitë e mësipërme, nga brengat, paudhësitë, konfliktet, keqkuptimet apo, edhe nga shanset e humbura, do të kishin qenë më të pakta. Por, edhe nëse çlirohet nga këto zezona një popull, nuk e lënë të tjerët. Kështu që rrethi vicioz mbetet i mbyllur.
Sepse, a nuk gjykojnë po kështu edhe grekët për veten e tyre, edhe serbët, edhe rumunët, edhe bullgarët? Ky hendek e ka emrin Ballkan.
***
Ja ku erdhi për vizitë në Shqipëri një president ballkanik, ai i Rumanisë, që të na provonte se sa pak ka ndryshuar Ballkanëria, edhe ndër ato shtete që janë “evropianizuar” para nesh, duke u bërë anëtarë të BE-së. Ky shpirt e kjo mendje e kufizuar në territore e në interesa të ngushta, kjo mendësi ballkanike që vështron deri te hunda, synon pa u tutur të ndezë, sapo krijohet rasti, fitilin e vjetër në fuçitë e ndryshkura me barot, të cilat shumëkush beson se nuk ka më arsye përse të shpërthejnë në këto “kohë integrim-demokratizimesh”.
Mjaftoi vizita e zotit Trajan Basesku në Tiranë që të na thoshte se Shqipëria duhet të njohë urgjentisht si minoritet vllehët, arumunët, paçka se Rumania nuk ka për të njohur pavarësinë e Kosovës, që ne të kuptojmë se Ballkani është po ai Ballkan që ka pas qenë dy shekuj më parë. Nuk ia vlen të hyjmë në analizë e në debat nëse janë apo nuk janë pakicë kulturore vllehët, por politikisht mund të thuhet se presidenti rumun hyri në një absurd tipik e arkaik ballkanik, sa megaloman aq edhe sherrndezës, kur në mes të Tiranës mohoi pavarësinë e një shteti të njohur si të pavarur, dhe sakaq kërkoi njohjen e një minoriteti që realisht nuk ekziston si i tillë! Minimalisht, nëse Shqipëria do të ishte në pozita normale, sadopak të barabarta me Rumaninë, pra nëse edhe ne do të ishim anëtarë të BE-së, nëse do të kishim fituar legalizimin e vizave, nëse do të kishim një klasë politike kombëtare e nëse nuk do të qemë vetëleqendisur deri në këtë farë feje, ky president që vjen e hedh në Shqipëri sherret që ka në shtëpinë e vet e me fqinjët, nuk do të guxonte të bënte atë skandal. Në fund të fundit ky politikan rumun bëri atë që kanë bërë me ne grekët, jo vetëm me ujërat e detit e me varrezat, por edhe me homogjenizimin e shqiptarëve, madje edhe atë që po bëjnë maqedonasit me shqiptarët, atë që bëjnë së fundi edhe serbët me pasaportat e liberalizuara.
Hungarezët, p sh kanë nxjerrë një ligj që lejon të marrin pasaporta të gjithë hungarezët që jetojnë jashtë kufijve, e të tillë ka shumë në Rumani, në Serbi, në Vojvodinë, etj. Pra, nëse tani kufijtë shtetërorë nuk mund të ndryshohen as me luftë e as me diplomaci, del se kufijtë e popujve mund të lëvizin demografikisht me ndihmën e pasaportave, vizave, pensioneve speciale, bursave, “projekteve”, homogjenizimit, nacionalizmit, ndërtimit të varrezave, kishave, xhamive, me gjuhën e priftërinjve e hoxhallarëve, me sponsorizime, dmth me tjetërsim të popullatave më të varfra që janë në nevojë, si jemi aktualisht ne, shqiptarët...
E gjithë kjo histori të kujton fabulën e vjetër të lepurit me breshkën: i ndjekur nga ujku lepuri u fsheh në një ferrë ku rrinte breshka dhe kjo, meqë lepuri nuk lëvizte dot, ia hipi dhe lepuri u detyrua të belbëzojë: “bëj qejf, o breshkë, bëj qejf, se të erdhi dita”!
Tani duhet të presim që të vijë edhe presidenti bullgar në Tiranë të na thotë se Bullgaria shtrihet deri në Vlorë, meqë aty ka një fshat që quhet Novoselë; që Bosnja të kërkojë të njëjtën gjë meqë diku nga Shijaku ka ca boshnjakë; që Egjipti të kërkojë njohjen e magjypëve dhe evgjitëve; të hidhet edhe Maqedonia e Mali i Zi, nj’ashtu si Serbia për Kosovën, e Greqia për Himarën etj.
Po, si e kur mund të demokratizohet dhe evropianizohet Ballkani dhe ballkanikët me këtë mendësi?
“Ky ishte një shembull tjetër i halleve të Ballkanit : ata ishin më tepër të zënë me grindje kundër njëri-tjetrit, se sa me punën për arritjen e qëllimit të përbashkët”. Zonja Durham, e njëjta gjë ndodh edhe sot!
***
Paritë politike në Ballkan tradicionalisht nuk kanë ditur nga kanë ardhur, pse kanë ardhur në pushtet, e rrjedhimisht edhe ç’mision e ç’përgjegjësi kanë para historisë, e sidomos para popullit të vet...
Sepse fuqia e tyre ka qenë më së shumti e mbështetur mbi mercenarizmin dhe flirtet me të huajt, pse jo edhe me pushtuesit...
Ndaj flamurit të tyre të nacionalizmit i ka dalë shpejt ngjyra, sepse ata, në shumicën e rasteve, kanë punuar kundër njëri-tjetrit, vetëm për vete, për lavdi e sundim vetjak. E ndoshta më lapërdharët në këtë drejtim kanë pas qenë e ndoshta janë krerët tanë.
Për këtë arsye këta kujtojnë se historia, e pse jo, edhe fati i Shqipërisë, fillon e mbaron me fatin e tyre.
Ndikimi i qeverive dhe qeveritarëve, i politikanëve dhe oborrtarëve, i parisë dhe elitës, i pushtuesve dhe sundimtarëve, në mos ka qenë i mangët për popullin, - këtë mund ta kuptosh pasi lexon zonjën Durham,- e pse jo, jo rrallë, ka pas qenë edhe i dëmshëm.
“Sikur qeveria të kish harxhuar për të inkurajuar gjysmën e energjisë që kish harxhuar për ta shtypur atë, unë me gjithë mend do të besoja se Turqia (kupto: qeveria e kohës) do të ish një nga shtetet më të informuara të Evropës. (Prandaj)...e vetmja gjë që mund të zhvillohet lirisht është ligësia”.
Zonja Durham na ka lënë një pasqyrë historike e faktike që shërben jo vetëm të kuptojmë ish-in tonë, por edhe t’i vështrojmë evropianët në raport me ne ballkanikët.
Kjo do të thotë se shënimet e saj vlejnë sot e kësaj dite si një pasqyrë unikale që nuk të tradhton dot, sepse kjo pasqyrë e markës britanike nuk synon të tregojë fytyrën e ballkanikut e të shqiptarit në veçanti, ndryshe nga ç’ka qenë e nga ç’dëshiron të duket para botës. Defektet e fytyrës së sotme të Ballkanit e të homos balcanicus, parë në këtë pasqyrë, mund të verifikohen edhe sot, se sa pak kanë ndryshuar përgjatë një shekulli nëpër luftëra, keqkuptime, grindje, sherre e mosmarrëveshje të ndërsjella. “Medet për idetë e Perëndimit të cilat janë mbjellë jashtë kohe në tokën e Lindjes! Ndoshta armiqtë më të mëdhenj të popujve të Ballkanit janë ata mirëdashës që i nxisin të shpejtojnë…(O Zot, sa aktuale, sa dramatike e domethënëse është kjo!
Mos vallë edhe Krokodilin e Strasburgut, edhe EULEX-in në Kosovë, ne shqiptarët e sotëm i kemi marrë zët për këtë arsye?
“Brenda javës së kthimit tim në Ohër u bë e mundur që të gjitha partitë, me përjashtim të bullgarëve, të bëheshin merak se mos ndihma humanitare e Britanisë do të mbështeste kërkesat bullgare. Grekët dhe serbët më thanë se sa më shpejt t’i dorëzoheshin sundimit bullgar, aq më shpejt do të vendosnin të mbeteshin me Turqinë. Grekët, po të mos arrinin që vendin ta siguronin për vete të tyre, do të preferonin që ai (Ohri dhe pjesa e sotme e Maqedonisë ,- shënimi im) t’i mbetej Serbisë dhe serbët po atë mendim kishin për grekët...”
E njëjta situatë është edhe sot pas më se 100 vjetësh në këtë rajon, ku ata ndërkombëtarë që tentojnë të mbjellin idetë e Perëndimit “jashtë kohe”, duke synuar e projektuar sa më shpejt demokratizimin dhe integrimin - si thuhet sot, - pas do kohe shihen si armiqtë më të mëdhenj!
Krushqia e vjetër Serbi-Greqi, grindjet Greqi-Maqedoni, Maqedoni-Bullgari, Kosovë-Serbi, Serbi-SHBA e BE-Bosnjë-Serbi, Mal i Zi-Serbi...nuk janë shuar e as fashitur me ndërhyrje diplomatike, e në kriza etnike edhe me ndërhyrje ushtarake, madje as me investime, ndihma humanitare e premtime për anëtarësim të shpejtë në BE dhe në NATO.
“Vështirësia, ndoshta edhe pamundësia e kësaj detyre, është shkaku pse deri tani të gjitha ndërhyrjet e Fuqive të Mëdha të Perëndimit, me gjithë qëllimin e mirë, kur kanë liruar një nyje të ngatërruar të lëmshit të politikës së Ballkanit, përgjithësisht (ndërhyrja) ka dalë me sukses (atëherë) kur ka shtrënguar të gjitha të tjerat. Pasi ke menduar se ia ke gjetur fillin lëmshit, sheh se gjendja ka ndryshuar prapë. Nuk mund të shohësh me sytë e Lindjes, por as mund të shohësh me të Perëndimit...”
Citimi i mësipërm besoj se nuk ka nevojë për koment. Mund të sillen shembuj të pafund për ilustrim jo vetëm nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Bosnja e Serbia, por edhe nga Bullgaria e Greqia të cilat janë anëtare të BE-së. Kriza greke dhe sherri për emrin e Maqedonisë, janë ndoshta nga më të spikaturit. Ballkani nga një fuçi baroti, sot është një kazan ku ziejnë të gjitha reliktet e shekujve të kaluar, e ku ka më shumë varreza makinash e njerëzish të vrarë nëpër rrugë.
“Na ishte një burrë në qytet, një refugjat nga anët e Dibrës. Kur ishte esëll fliste serbisht, i dehur fliste shqip...Ai ishte patriot bullgar. Ai më tregoi me mburrje se ishte njeriu që kishte hedhur helm në bukë e kishte helmuar pesëmbëdhjetë ushtarë turq. I thashë që të më largohej nga sytë se njerëz të tillë unë nuk mund t’i ndihmoja...”
Ballkani është një lesharap i kolokrepsur ku të gjitha racat: turqit, romakët, arabët, sllavët, shqiptarët, grekët, vllehët, jevgjit, magjypët, hungarezët, kanë nakatosur gjakun duke krijuar një hibrid që më shumë se në fe e në komb, në parime e në ligj, mesa duket, beson në aktin e mbijetesës me çdo çmim.
“Unë jam tetëdhjetë vjeç. Gjatë gjithë jetës sime njerëzit më kanë thënë se gjendja do të përmirësohet, por nuk ka dalë kështu. Tani po flasin për reforma. Për këto kam dëgjuar të flitet shpesh, por si duket do të vdes pa arritur gjë...-E pyeta për emrin. -Për turqit jam Sulejman, por i pagëzuar jam Kostandin. -Pastaj Kostandin Sulejmani ngriti kockën e shpatullës së pulës për të parë ngjarjet e së nesërmes. E ngriti drejt dritës së diellit për ta parë me hollësi... ‘Një prej nesh që jemi këtu do të vritet këtyre dy javëve’. Por nuk tha kush...”
Mos plaku i mençur e kishte fjalën për të ardhmen dhe zonja Durham nuk e ka kuptuar, nj’ashtu si shumë ngjarje e bëma të Ballkanit të sotëm, evropianët as nuk i shpjegojnë e as nuk i kuptojnë dot?!
G, Shqiptare, Kiço Blushi
No comments:
Post a Comment