Wednesday, June 16, 2010

Sherri me armë Noizy- Stresi, pranga vëllezërve

TIRANË- Pas sherreve të vazhdueshme dhe pas përplasjeve me armë midis dy grupeve muzikore OTR dhe TBA, policia arreston dy vëllezër pjesëtarë të grupit muzikor OTR, të drejtuar nga Rigels Rajku, i njohur me emrin e tij të artit Noizy. Ata dyshohen si plagosjen e Denis Dollapajt si dhe të Dritan Vitrinës. Bexhet dhe Rigers Kruda, 20 dhe 21 vjeç, me banim në Tiranë, u arrestuan dje nga Policia e kryeqytetit, me akuzën e vrasjes me dashje e mbetur në tentative me pasojë plagosjen e një personi. Arrestimi i dy vëllezërve u konfirmua dje nga burime zyrtare të Policisë së Tiranës, ku thuhet se këta të fundit janë të kërkuar për plahsojen me me thikë, Denis Dollapajt, ngjarje e ndodhur në me 28 prill të këtij viti në Tiranë. Kjo përplasje vijoi edhe më vonë, kur në fund të muajit maj, Jetnis Dollapaj, tentoi të vriste me armë zjarri, Rigels Rajkun.


Në sherrin e parë me armë, ku u plagos 19 -vjeçari Dollapi u përfshinë fansat e dy grupeve muzikore, OTR, drejtuar nga Rigels Rajku ose Noizy dhe grupit TBA, drejtuar nga Arkimed Lusha, i njohur si "Stresi". Arrestimi u krye mbrëmjen e të hënës, nga policia e kryeqytetit, ndërsa ndaj tyre gjykata kishte nxjerrë një urdhër arresti, me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë në bashkëpunim. Viktima Denis Dollapi, u plagos në një lokal pranë rrugës së Barrikadave, jo shumë larg shkollës së mesme "Sami Frashëri"Sipas policisë së Tiranës, të rinjtë janë konfliktuar me fjalë para se të përdornin thikën, fillimisht pranë shkollës së mesme, duke qenë se prej kohësh janë në rivalitet me njëri- tjetrin ndërsa nuk kanë munguar as fyerjet dhe kërcënimet në internet dhe në "Facebook" mes palëve.

Në këngët e tyre shihen qartë tekstet që flasin për grupin rival, madje në një emision televiziv një nga pjesëtarët e grupit TBA, kërcënoi Rigels Rajkun. Pas përplasjes pranë shkollës, sherri u spostuar disa metra më larg, në rrugën "Bardhok Biba", ku edhe ndodhi plagosja e Denis Dollapit. Në konfliktin mes fansave të grupeve muzikore mbeti i plagosur dhe një person tjetër. Pas përplasjes, policia identifikoi të dyshuarit e ngjarjes, të cilët u shpallën në kërkim. Vëllëzerit Kruda u arrestuan gjatë operacionit policor të koduar "OTR", dhe të dy njihen si anëtarë të grupit muzikor të drejtuar nga Noizy. Ata dyshohen si autorë të plagosjes së Denis Dollapajt, 19 vjeç, Dritan Vitrinës, 15 vjeç.

Në ngarkim të tyre, policia dhe prokuroria kanë mbledhur prova dhe dëshmi të ndryshme që hedhin dritë mbi vrasjen e mbetur në tentativë ndaj Dollapajt dhe Vitrinës.

Shekulli

No comments: