Drejtoria e Policisë së Tiranës në një konferencë për media tha sot se katër personat e arrestuar në kryeqytet për falsifikime shisnin me shtatë mijë euro një diplomë false të Fakultetit Juridik.
“Në kuadër të operacionit policor të koduar “Juristi” i realizuar nga Seksioni Kundër Korrupsionit në Drejtorinë e Policisë Qarkut Tirane, pas nje hetimi disa mujor në bashkëpunim me Njësinë Taks Forcë, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë e mundur kapja dhe më pas arrestimi i shtetasve :
- Medat Ruzhdi Kasa, 54 vjec, lindur ne Korce dhe banues ne Tirane,
- Anai Ramadan Muca, 46 vjec, lindur e banues ne Tirane,
- Fadil Isuf Gurri, 43 vjec, banues ne Domje Tirane, me pune ne sektorin privat – tregtare,
- Adriatik Resmi Koci, 45 vjec, lindur dhe banues ne Tirane, me profesion perkthyes ne disa gjuhë të huaja.
Sipas policisë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin si dhe persona të tjerë, bënin të mundur sigurimin e diplomave të Fakultetit të Drejtësisë kundrejt përfitimit të shumës së parave prej 7000 eurosh.
“Nga hetimet e kryera nga ky seksion, ka rezultuar se këto shtetas e kryenin këtë aktivitetet duke i depozituar këtë shumë eurosh, paraprakisht në filiale të ndryshme të bankave në Tiranë, si garanci për pregatitjen dhe dorëzimin e diplomës, afat i cili zgjaste rreth 2 muaj”, deklaroi policia.
Sipas saj, në cilësinë e provave materiale u gjetën dhe u sekuestruan :
- Diplomë e Fakultetit të Drejtësisë e plotësuar.
- Listë notash e plotësuar.
- Shuma prej 7000 eurosh ( në këmbim te një diplomë ).
- Një sërë dokumentash të ndryshëm, si certifikata, fotografi, dokumentacion pronash, vula etj.
Policia tha se po vazhdon kryerja e veprimeve hetimore per zbardhjen e plote te kesaj veprimetarie kriminale, si dhe identifikimi dhe arrestimi i personave te tjere te implikuar.
lajmiifundit.com

No comments:
Post a Comment