Fotot të rralla, pamje dhe dëshmi të mbledhura që prej vitit 1993, që flasin për prezencë të objekteve të paidentifikuara edhe mbi territorin shqiptarë
E çuditshme! E padëgjuar! Një UFO ka zbritur në Roskovec, në Cërrik, Vlorë, Elbasan e madje edhe në Tiranë. Në daç besojeni, në daç jo, ngjarje të tilla janë bërë shumë edhe për Shqipërinë, sa me to mund të bëhet një kronikë e plotë dëshmish. Më poshtë në listë janë gjashtë të tilla që ne mundëm t’i mblidhnim nga dëshmitë e medias dhe internetit, një pjesë janë bashkë me “prova” filmike dhe me më shumë se një dëshmitarë, që të gjitha të ndodhura brenda kufijve të Shqipërisë.
Frymëzim nga ato që ndodhin në botë apo dëshmi origjinale shqiptare, kjo ende mbetet e paqartë. Ndërkohë dje Nju Jorku u mahnit pas disa objekteve fluturuese të çuditshme që për disa mund të ishin edhe thjeshtë balona, por që u transmetuan live në rrjetin prestigjioz ABC apo në të gjitha faqet zyrtare të gazetave lokale si NyPost, e pushtuan në pak minuta internetin. Pikërisht kjo duket se e bën të pamundur që Shqipëria t’i shpëtojë manisë për të ngritur sytë nga qielli dhe për të parë aty gjëra që nuk mund të identifikohen lehtë. Pamjet e UFO-ve tashmë janë bërë të zakonshme, ndërkohë që po studiohen gjithmonë e më seriozisht. Sigurisht dëshmitë shqiptare kanë mbetur më të pasqaruarat edhe pse misteri mbetet i njëjtë edhe për objektet e shfaqura në Nju Jork, ku me gjithë teknologjinë, pak kanë mundur të thonë se për çfarë bëhet fjalë.
Korrik 1993
UFO shfaqen në Cërrik
Banorë të qytetit të Cërrikut, panë sipas medias së kohës për rreth dy orë një objekt fluturues të rrallë, të cilin e identifikuan si UFO. Për 2 orë me radhë qyteti u përfshi nga paniku dhe kurioziteti. Një gazetë e kohës lajmëron se policisë asaj nate iu desh të qetësonte qytetarët, të cilët ishin habitur pas pamjes së objektit që sipas dëshmive ishte ndriçues dhe fluturonte. Gazeta raporton se objekti qëndroi në qiell nga ora 20.00 e mbrëmjes deri në orën 22.00 dhe u largua vetëm pas ishte parë nga dhjetra dëshmitarë. Gazeta përmend një objekt të ngjashëm të parë në afërsi të kësaj zone në vitin 1963, por që atëherë debati ishte mbyllur me pohimin e përfaqësuesve të sistemit se bëhej fjalë për një avion të ri të hedhur në ajër nga Shqipëria.
Maj 2006
UFO zbret në Roskovec
Tre dëshmitarë okularë një grua e rritur dhe dy fëmijë, por edhe gjithë banorët e qytezës së Roskovecit, besojnë se 4 vjet më parë në qytetin e tyre zbriti një objekt i paidentifikuar, të cilin ata e quajtën UFO. Tre rradhë të zinj të fotografuar, që sipas banorëve qenë të nxehtë edhe një ditë pas “zbritjes” ishin dëshmia e madhe e objektit që preku tokën dhe në një fragment sekondash bëri që zona për rreth sipas dëshmitarëve të ndriçohej, errësohej në moment dhe më pas të përfshihej nga nj erë e fortë dhe e ftohtë. Një nga gratë, e quajtur Sherife Kola, ka mundur të dëgjojë vetëm zhurmën dhe të vërë re errësirën që u krijua në ato momente. Një pjesë e mirë thonë që kanë parë të nesërmen shenjat e lëna në asfalt, ndërsa tregojnë se petalet e trëndafilit ishin djegur kur i kishin vënë mbi hirin e lënë nga objekti, nëse ka qenë një i tillë. Gjithçka me aq sa mbajnë mend banorët ka ngjarë më 4 maj, rreth orës 19:00 të asaj dite.
Mars 2007
Rojet bregdetare dëshmojnë UFO-t mbi Seman
Mbrëmjen e së martës të marsit 2007, roja bregdetare Admir Jemishaj ishte në shërbim bashkë me komandantin e tij. Rreth orës 19:15 të kësaj dite ata rrëfyen se kishin parë një objekt të palëvizshëm në hapësirë. Objekti shihej me sy të lirë dhe se më pas e kanë parë akoma më qartë me dylbi . Objekti është shfaqur befas mbi hapësirën e bregdetit të Semanit në Fier e për 20 minuta ka qëndruar pa lëvizur në hapësirë. Rojat thanë se ai kishte shkëlqim vezullues, ndryshonte ngjyrat dhe formën e diskut, ndërsa ata e kanë parë me sy të lirë dhe me dylbi. “Ishim me shërbim kur pamë një objekt krejt të veçantë. Ai qëndronte në horizont me detin në një milje lartësi. Ngjyrat e tij ndryshonin herë pas here, nga jeshile në blu dhe në të kuqe. Për disa minuta kishte vetëm ngjyrë të kuqe ose blu. Ishte diçka e frikshme, por njëkohësisht dhe e bukur”, - tregoi për mediat roja bregdetare, Jemishaj.
Dhjetor 2008
Jashtëtokësorë në Elbasan për Krishtlindje
Katër gjahtarë nga Elbasani treguan në dhjetor të dy viteve më parë se u përballën me një disk fluturues mbrëmjen e së enjtes para krishtlindjeve më 2008. Sipas tyre, në orën 20.30 të mbrëmjes, në një fshat rreth 30 kilometra larg qytetit të Elbasanit kanë parë një gjë të jashtëzakonshme, nga e cila ia kanë mbathur me vrap. Katër gjahtarët janë nisur drejt fshatit Vidhas të Komunës së Paprit, në kufi me rrethin e Peqinit. Në të dalë të qendrës së komunës, rreth 7 kilometra larg saj, ata kanë marrë një rrugë pylli.
Pasi kanë ecur rreth 15 kilometra, ata janë befasuar në momentin që kabina e makinës së tyre tip fuoristradë është tronditur nga lart dhe motori është fikur. "Na verboi një dritë e fortë ngjyrë blu e çelët dhe një dritë vertikale e kuqe. Për një moment m‘u duk sikur na ndiqnin makinat e policisë nga pas", tregon Muharrem Kaçuli, njëri prej katër gjahtarëve që kanë përjetuar për pak minuta ngjarjen në fjalë. Sipas tij, djali 25- vjeçar që ishte me ta, kishte dashur të gjuante me çifte në drejtim të objektit të shëndritshëm, por i ati nuk e kishte lejuar.
Korrik 2009
Shfaqja vetëm për peshkatarët në Vlorë
Një objekt fluturues i paidentifikuar, i quajtur nga ata që thonë se e kanë parë edhe si disk fluturues, është parë në orët e para të mëngjesit, në Vlorë më 21 korrik 2009, në zonën mbas Karaburunit, pikërisht në vendin e quajtur Gjiri i Dafinës, një zonë e qetë dhe e papopulluar. Ky objekt fluturues, është parë nga disa peshkatar që ishin nisur që në mbrëmje me peshkarexhën e tyre, për aktivitetet rutinë në këtë zonë. Objekti ka qenë në trajtën e një sateliti, me diametër përreth 3 metra, i cili është parë nga tre pjesëtaret e ekuipazhit, që ndodheshin në det, për te tërhequr rrjetat e peshkimit. “Isha duke tërhequr rrjetat e peshkimit, në moment mbi kokat tona kalon një objekt i madh, qëndron vetëm 5 sekonda dhe menjëherë u zhduk duke u larguar me shpejtësi. Objekti gjatë ikjes lëshoi një shtellung tymi dhe ngjyra e saj ishte gri në të bardhë… edhe në këto momente ndihem i shokuar, e pamundur. Dukej vërtet si një disk fluturues”, shpjegon Shpëtim Alushaj, njëri nga peshkatarët.
Gusht 2010
Tirana vizitohet nga hapësira? (Video http://www.youtube.com/watch?v=13d5xXb1XtE)
Në mesnatën e 6-7 gushtit, një i ri në Parkun Rinia në kryeqytet dhe të tjerë persona në Tiranë filmuan me kamera amatore tre drita që lëviznin në qiellin e kryeqytetit. Ishin UFO?! E sigurtë është vetëm që nuk ishin avionë dhe mjete të tjera të njohura fluturuese. Loja me drita u dëshmua në You Tube shumë shpejt ndërsa dëshmitare e ngjarjes një meso grua rrëfeu për median se kishte parë ato që ajo i quajti drita të jashtëzakonshme. Rezmie Lulo tregoi se, "në atë moment nuk mendova gjatë dhe ato dy minuta i shijova. Të tre objektet ishin portokalli me formë sferike dhe ishin të shkëputura". Ajo ka thënë gjithashtu se fillimisht objektet “na u dukën afër dhe sa vinte e ngriheshin më lart. Objekti i parë u shkëput në veriperëndim. Dy objektet e tjerë ishin zhdukur menjëherë. Ka shumë mundësi të kenë qenë UFO".
http://www.youtube.com/watch?v=y0T7oJU-b48
Rastet më të famshme
UFO-t e fundit
2006, në Poloni fotografohet një objekt i çuditshëm metalik
2006, një objekt në formë harku dhe ngjyrë argjendi fotografohet në SHBA
2006, një sferë lëvizëse mjaft e madhe dëshmohet të jetë parë në Teksas SHBA
2000, tre trekëndësha në lëvizje fotografohen mbi Los Angeles
1997, një objekt i çuditshëm metalik shihet në Poloni
1990, një objekt gjysmë i rrumbullakët dhe me majë shihet në Britani
1983, një objekt me formën e një trapezi të përmbysur dhe mjaft i madh shihet mbi Britani
1970, një objekt më përmasa të mëdha filmohet për rreth kullës së një televizionin në Firence
Lashtësia
Libri i Ezekelit (Bibla) përshkruan objekte që shfaqeshin në qiell, një inxhinier i NASA-s SHBA, vizatoi prej këtyre shpjegimeve një objekt fluturues
Rreth vitit 1450 para Krishtit ekziston një përshkrim i disa rrathëve në zjarr prej rreth pesë metrash
Ushtria e Aleksandrit të Madh në vitin 329 para Erës Sonë, thuhet të ketë hasur dy disqe të argjendtë që fluturuan mbi ta ndërsa kalonin një lumë në Indi
Sërish Aleksandri i Madh në vitin 322 para erës sonë, ndërsa përgatitej të pushtonte një qytet, pa një disk që fluturoi disa herë. Ai përfitoi nga shfaqja dhe sulmoi duke marrë qytetin
Në erën tonë
1491-1492, eksploruesi i famshëm Kristofor Kolombi ka shënuar në ditarin e tij se ka parë një objekt fluturues të ndritshëm, që ka dalë nga deti dhe është zhdukur në ajër
Në 14 prill 1561, në qiejt përreth Nyrenbergut në Gjermani raportohet të jenë parë disa objekte fluturuese, përshkrimi duket sikur flet për një betejë ajrore
1897, në Texas SHBA raportohet përplasja e një anije fluturuese, gazetat lokale thonë se u gjet trupi i një marsiani
28 shkurt 1904, një komandat anijeje në San Francisko, i cili më vonë u bë gjeneral në flotën e SHBA-së, raportoi te kishte parë tre trekëndësha të lëvizshëm drite
Nga 1932 në 1937, janë raportuar dhjetëra raste pamjesh të objekteve të çuditshme fluturuese. Kinemaja realizoi në këto kohë filmat e parë me alienë
1946, ka më shumë se 2000 raporte për objekte të paidentifikuara fluturuese në vendet skandinave
1954, forcat ajrore amerikane thonë se kanë gjetur një objekt fluturues, pretendohet se ai ndodhet ende në NASA. Zyrtarisht thuhet se është gjetur objekti dhe që ai nuk është i njohur, por nuk bëhet e ditur asgjë për të
Marrë nga www.wikipedia.org
Shpjegimi shkencor për UFO
UFO është shkurtimi në anglisht i unidentified flying object. Në shqip: Objekte të Paidentifikuara Fluturuese. Bëhet fjalë për objekte apo fenomene, për të cilat edhe pas investigimit shkencor nuk arrihet të shpjegohen, kryesisht të shfaqur si ndriçuese në forma të ndryshme sidomos sferike. Një pjesë e mirë e rasteve janë fenomene atmosferike apo fenomene optike, të cilat krijohen nga objekte qiellore meteorë apo kometa. Mjaft të njohur sipas enciklopedive, janë errësimet apo shformimet e Diellit, që krijohen kur mes tij e Tokës kalojnë objekte që kanë akull. Shumë njerëz besojnë se UFO-t janë objekte jashtëtokësore fluturuese, por shkencërisht nuk ka asnjë provë që të mbështesë këtë përfundim. Njerëzit njohin që prej lashtësisë shfaqje të tilla, të cilat më shumë janë lidhur me fenë.
G. Standart
Thursday, October 21, 2010
Ura mbi Drin
Më kujtohet një artist tërë tangërllik, që dukej sikur e kishin lutur të vinte e të merrte një dorë lekësh në Tiranë, i cili, kur njerëzit që e duan muzikën e tij u ngritën ta shoqëronin në këngën e vetme që ia dinin tekstin, tha: "po kënduat edhe ju do më bëhet lëmsh kënga, kështu që më lini ta këndoj vetëm". Ky artist, është Goran Bregoviç. Hiti i tij më i madh titullohet "Kalashnikov". Është sllav (boshnjak, por serb i natyralizuar). Dhe ne, vdesim për të.
Do doja shumë ta injoroja tërë zhurmën (nuk e ekzagjeroj po të them, histerike) rreth flamurit të djegur në Xhenovë, aq më tepër që në një Tartë prilli, kam shkruar edhe më parë për ksenofobinë dhe nacionalizmin si mjet vetërealizimi te kombet e pacivilizuar. Por, Goran Bregoviç është qytetar nderi i Tiranës. Ndërsa në mes të Beogradit është një rrugë me emrin e Skënderbeut. Ia vlen të bëjmë një prerje tërthore për të parë marrëdhënien perverse që kemi ndërtuar (lexohet: ndërtue) me serbët.
ATA
Tek serbët që kam takuar, dhe nuk kanë qenë pak, kam vënë re që janë njerëz normalë. Por, si komb, janë shumë të kompleksuar. Më të kompleksuar se ne, më keq edhe se grekët. Që të vegjël i ushqejnë me legjenda sesi e gjithë bota i ka inat e po përpiqet t'i pengojë, sesi serbët janë kombi i dytë në botë për nga zgjuarsia (pas çifutëve - kushedi pse), sesi ku vdes një serb është tokë serbe, sesi ka një komplot ndërkombëtar ndaj tyre, ngaqë janë kombi më i zgjedhur mbi tokë (i dyti, në fakt, pas çifutëve), sesi "Serbia duhet të shtrihet deri në Tokio" e plot të tjera. Perceptimi i tyre, për atë që ka ndodhur në Kosovë vazhdon të jetë i deformuar, krejt ndryshe nga perceptimi i pjesës tjetër të globit.
Sigurisht, mes tyre ka mendimtarë, gazetarë e intelektualë, njerëz me botë perëndimore, që e kuptojnë vorbullën ku mund ta çojë kjo psikozë një popull. Por, prapëseprapë nuk janë në gjendje të ndikojnë, ta kontrollojnë, ta shndërrojnë në një energji pozitive zhvillimi, ta heqin nga hullia e mërive nacionaliste dhe ëndrrave shoviniste e ta kthejnë Serbinë në një komb fytyra e të cilit merr dritën e agimit. Gjë që ngjan përfundimisht e pamundur, në një komb të dëshpëruar e të ushqyer me magalomani si Serbia. Një shtet, që do të hyjë në Evropë, por një komb që do të ndjehet sikur po e lusin.
NE
Ngjan se brutaliteti është retorika e vetme e epokës, mënyra e vetme sesi të shprehemi, thotë Aldo Graso. Ngjarja në Xhenovë, polli një valë brutaliteti (virtual) tek ne. Them virtual, sepse me përjashtim të ca pak "trimave" që dogjën një flamur serb (që na e mbakan në sirtar, për të tilla raste) në Tiranë, ku ndjehen të mbrojtur, pjesa tjetër e dhunës u zhvillua në internet.
Edhe një herë u rishfaqën trimat e Facebookut, ata që fshihen pas emrave të rremë ose së paku pas identitetesh virtualë, dhe na bënë thirrje për nacionalizëm. Çfarë duhet të mendojmë për ata që krijojnë grupe FB "10mijë shqiptarë për të vrarë serbin që dogji flamurin", e plot të ngjashme, dhe madje anëtarësohen në to? Histeria mbërtheu pikësëpari emigrantët (sigurisht, me plot përjashtime) që bënin thirrje për atdhetari dhe bashkim kombi. Vetë ata ia kanë kërcitur jashtë, martohen me të huaj vetëm që të marrin nënshtetësi tjetër, mbarojnë shkollat e ngelen andej, ndërrojnë me mijëra emrat dhe fenë.
Kush lufton me përbindëshat, thotë Niçe tek "Përtej së mirës e të keqes", duhet të ruhet që të mos shndërrohet, ndërsa bën këtë, dhe ai në një përbindësh. Dhe nëse ti gërmon gjatë brenda një humnere, edhe humnera do të gërmojë në ty. Nuk mbaj mend të kem parë grupe që të mbështesin Kadarenë të fitojë Nobelin. Dhe, as kemi për të parë. Sepse, në mënyrë paradoksale, ne, "atdhetarët" kundër atij "legenit" që na dogji flamurin, nuk na ngroh as na ftoh Nobeli i Kadaresë. As na intereson fare. Madje, ata që e shajnë më shumë Kadarenë gjenden këtu, në Shqipëri. Mezi presin të ripublikojnë ndonjë koment shpesh joprofesional apo dhe malinj nga media të huaja ku kritikohet ndonjë roman i Kadaresë. Nulitetet artistike nuk lënë gjë pa sharë, publikisht ose nëpër tavolina ndaj gjësë më të mirë që i kemi ofruar botës (ose që bota ka dashur të marrë prej nesh). E kam fjalën për dikë që flet shqip, jo për shpikësin e viagrës, as për Nënën e të varfërve.
Rasti i atij serbit, ishte rasti i ca njerëzve që jetojnë akoma në shpellat e nacionalizmit ballkanas. Ne, vrapuam të tregojmë që po qe për punë shpellash, ne i kemi më të thella. Është paradoksal nacionalizmi akut që na kap në të tilla raste, që vihemi në sedër të kotë, kur jemi një komb i paaftë për të ndërtuar një vend të denjë për veten që të jetojmë. Them për ne që jemi akoma këtu, jo për ata që janë patriotë nga internet kafetë e Torontos.
NE, BRENDA. JU, JASHTË.
Në të njëjtën kohë që blogjet tona vlonin me urrejtjen kundër serbëve, një lajm shkau nëpër të ashtu si padukshëm, kështu si pa rëndësi, që qeveria ka miratuar importin e plehrave të Evropës tek ne.
Njeriu pret që pas këtij lajmi bota shqiptare virtuale të vlojë nga zemërimi. Të ngrihen peticione në Internet, të ngrihen "atdhetarët" jashtë Shqipërisë, e "atdhetarët" këtu brenda të lidhen me zinxhirë te hekurat e Ministrisë së Mjedisit. Sepse nacionalizmin, ne e kemi si pilulë gjumi që na bën të ndjehemi të lumtur pa shkak, një herë në hënë.
Por problemet e vërteta, nuk janë te një rreckë që digjet. Problemi është që atë rreckë - që e kemi shndërruar vetë në rreckë - ta bëjmë një simbol njerëzish që jetojnë me dinjitet. Për sa kohë ne nuk funksionojmë si komb, ai flamur, nuk ka si funksionon si simbol kombëtar. Ne na vënë flaken, na hedhin në erë, na vrasin çdo ditë nga pak, por "burrninë" e tregojmë duke djegur flamurin serb. Ne në protestë dalim për hatër sedre tribale e jo për halle konkrete.
Nacionalizmi është si lojë me pistoleta uji që ua japim kalamajve agresivë që të bëjnë qefin e tyre, por pa dëmtuar kënd realisht. Edhe pse psikologjia e sotme duket se nuk i ka qejf pistoletat, as kur janë lodër.
NE DHE ATA
Po ç'kemi ne në të vërtetë kundër serbëve?
Njerëzit tek New Irish, kërcejnë një këngë greke, një kengë të Bregoviç. Në dasmat tona, këngët greke kërcehen më fort se Naploni. Çashku që kopjon "Underground" të Kusturicës, që sipas një mikut tim është film tipik ekspansionist. A do lobonin shqiptarët për një Nobel për Kadarenë? Jo! Madje, do bënin të kundërtën. Do bënin çmos ta minonin, siç, thuhet dhe e kanë bërë. Unë vetë, ndërsa shkruaja këtë Tartë, rimora të dëgjoj një grup sllav të viteve '80 që e kam shumë për zemër, Crvena Jabuka.
Me aq sa mund të informohet njeriu në këtë vend, marrim vesh që rrugët tona i shtrojnë serbët, që supermarkatat tona i kanë serbët, që ushqimet që hamë vijnë nga Serbia edhe kur janë marka italiane, që energjinë e blejmë nëpërmjet serbëve, që bregdetin po e blejnë serbët, që dhe pallate po ndërtojnë serbët. Që të mos ju kujtoj se kush e furnizonte në luftë Serbinë me karburant. Dhe nuk është çështja nëse biznesi i mirë çan tregjet. Para një pako makaronash të prodhuara në Nish, preferoj të njëjtën markë të prodhuar në Itali. Dhe sardelet, i preferoj nga një vend që më së paku, ka det!
Nëse Serbia na mban me bukë, dritë dhe rrugë, ç'është ky inat i verbër kundër serbëve për një huligan të papërgjegjshëm? E vërteta e thatë dhe e trishtë, është që ne s'jemi nacionalistë. Ne, s'e duam këtë vend e as njerëzit tanë. Thjesht kemi nevojë të gjejmë armiq e të shfryjmë dufin e vogëlsisë dhe inferioritetit.
Dhe kur them për armiq, e kam fjalën për armiq virtualë, që t'i luftojmë me iniciativa bajate në FaceBook. Produktet serbe dallohen nga shifra që kanë në barkodin, ato vizat që janë mbi çdo produkt. Produktet serbe kanë nr. 860 poshtë bar-kodit. Doni të dini sa mallra serbe konsumojmë?? Futuni në supermarkatë.
NA DRINI ĆUPRIJA
"Na Drini Ćuprija" ("Ura mbi Drin") është libri që i dha Nobelin Ivo Andrić-it, shkrimtarit sërb të luftës së Dytë Botërore ("serb" e shkruaj me "ë", se me "ë" e shqiptoj). E kam lexuar librin në fillim në anglisht, e më pas të përkthyer në shqip. Në shijen time personale, Andrić nuk është aq i mirë sa Kadareja, edhe pse "Ura Mbi Drin" është një eksplorim në territoret ku Kadare është mjeshtër. Tek "Urat..." vë re tentativën për të ngritur tema epike me zor, aty ku epizëm nuk ka dhe aq shumë.
Karakteret, më vijnë të zbehtë, ngjarjet më vijnë të plogështa, epizmi mbahet me karaktere episodikë, magjia e asaj gjëje që quhej Perandoria Osmane e që ka formësuar krejt Ballkanin e sotëm që te Kadareja është një botë misterioze plot lëng, tek Andriç më vjen e zbehtë, e pa-kapur. Vende-vende, ngjarjet më vijnë të sajuara për të nxjerrë një ide fillestare të shkrimtarit. Ka një pikë që libri, fillon e bëhet dhe i mërzitshëm. Ti, thuajse e di se çfarë do shkruhet në faqet pas. "I urrej shkrimtarët që shkruajnë me teza" thotë diku Kadareja.
Megjithatë, Andrić e ka marrë një Nobel, Kadareja, akoma. Po, se mos na plasi. Ne, e kemi inatin me atë "legenin" që na dogji flamurin. Futuni në supermarkatë. Dhe boll lozët me pistoleta uji në Facebook.
Koloreto Cukali, Shekulli

Shkruesit e historisë duhet të jenë njerëz të lirë
“Përse na duhet Historia jonë e kaluar?” – lexojmë jo rrallë në median tonë, mendimet e disa politikanëve të moderuar, të disa “analistëve” apo “opinionistëve”.
“Përveç luftrave dhe gjakderdhjeve (të kota-sipas tyre) nuk na afron gjë tjetër. Duke u shkëputur “nga e kaluara” ne shkeëputemi nga burimi i “nacionalizmave ballkanike”, shkaktare të konflikteve të shumta, edhe në ditët e sotme.
Po, ku qëndron vlera e shkrimit dhe studimit të Historisë sonë të shkuar?
Senatori i Republikës romake dhe autor i librave historikë, Gaio Sallustio Crispo (86-34 pk) ju bënte thirrje bashkëkohësve të tij, se shkrimi i Historisë është po aq i rëndësishëm për qytetërimin romak, sa edhe veprat e njerëzve. Pas më se njëzet shekujsh, profesori i Universitetit “Sapienza” të Romeës, Pietro Scoppola pohon : “Historia është raporti i përhershëm midis së sotmes dhe të kaluarës sonë. Ne kerkojmë tek e kaluara, shpjegimin e problemeve që kemi, kërkojmë ndërgjegjjen e asaj që jemi sot”.
Pra nuk mund të kemi “një të sotme” të suksesshme, pa njohur “dritën e së vërtetës historike”siç vërente bashkohësi i Sallustios, Ciceroni. Ja përse, botimi i një libri të ri mbi historinë e popullit tonë, siç është vepra studimore e Nuri Dragoit “Shqipëria dhe Greqia”, ka një rëndësi të jashtëzakonshme për shoqërinë e sotme shqiptare. Duke qënë një popull, që për pesë dekada ju nënshtruam një periudhe diktatoriale, gjat së cilës u izoluam edhe nga e kaluara e jonë historike, nuk mundëm të ndërtonim një të ardhme të denjë për vete dhe pasardhësit tanë. Edhe njëzet vjet “demokraci”, nuk na bënë të ndihemi “europianë”, të gëzojmë mirqënje ekonomike dhe as të shkëputemi nga bishti i klasifikimeve ballkanike dhe më gjërë .
Pa lexuar Historinë tonë (100% dhe jo me një mesatare të mjeruar 3% , siç formohet brezi ynë i ri, në arsimin parauniversitar) pa i njohur të gjitha ngjarjet, pa zbuluar shkaqet dhe pasojat e rrjedhura prej tyre, nuk do të mundemi asnjëherë të mbrojmë interesat kombëtare dhe ekonomike, për të ndërtuar ardhmërinë tonë.
Ngjarjet e ndodhura mbas viteve 90, që na kanë lënë “pa gojë” për veprimet e hapura antikombëtare, të pasqyruara edhe në këtë libër, dëshmojnë se ashtu si në të kaluarën, Kombi Shqiptar vazhdon të jetë i rrezikuar. Autori, nëpërmjet fakteve të dites, paraqet rrugët e shumta (psikollogjike, fetare, ekonomike dhe politike), nëpërmjet të cilave po realizohet “pa u vënë re”dhe “paqësisht”, tkurrja dhe tjetërsimi i trevave shqiptare.
Në këto kushte, intelektualët patriotë dhe të gjithë ata që e ndjejnë veten shqiptarë, kërkojnë të bëjnë diçka, sejcili në mënyrën e tij , me mundësite e tij, ashtu siç veproi dhe autori i kësaj vepre historike “Shqipëria dhe Greqia”. “Arsyet që më nxitën për të shkruar këtë libër- shprehet autori, Nuri Dragoi - kanë të bëjnë me detyrimin qytetar për të ruajtur të paprekur identitetin e kombit...” Asgjë, në jetën e njeriut nuk vjen falas, por fitohet, qoftë edhe me çmimin e sakrificës. Historia, “ tregon se nuk ekziston ndonjë vlerë (nga rendi politik, tek drejtesia sociale) që nuk lind nga lufta dhe që nuk përcaktohet nga një luftë”. (f98 E.M.)
Të gjitha arritjet që ne i shikojmë në “familjen europiane”, janë rrjedhojë e luftës së popujve të tyre dhe përuljes para mësimeve të historisë së tyre. Vetëm me mjetet e shumta që ka lufta, për të mbrojtur qënësinë tonë kombëtare, mund të ndërtojmë të ardhmen tonë si shqiptarë, jo “të vetshpallur”, por me ADN-në tonë pellazgjike.
"Me heshtjen konjukturale shqiptare, brezat që po vijnë, e që do të vijnë në Shqipëri, nuk do të na e falin” shprehet autori, Nuri Dragoi. Në këtë libër të ri, në vijim të shumë botimeve të suksesshme historike shqiptare të viteve të fundit, shtrohet problemi thelbësor i shkencës sonë historike: Krijimi i veprave historike mbi baza shkencore, të çliruar nga çdo lloj diktati: politik, ideollogjik dhe fetar.
"Historia, -vëren P.Scoppola- për shumë kohë ka qënë histori e klasave drejtuese, historia e të fuqishmëve”. Edhe në kohën e sotme, interesat politike dhe ekonomike të forcave në pushtet, ndikojnë fuqishëm në botimet historike, sidomos në vëndet ku demokracia është akoma në fillesat e saj. Në këto kushte , ka historianë, që mbahen me rrogën e shtetit, dhe nuk e gëzojnë lirinë krijuese të historianëve të pavarur ekonomikisht. Gjithashtu , kemi edhe historianë që me vetëdije, botojnë e përkthejnë libra historikë, në mbështetje të politikave të ditës dhe rrjedhimisht bëjnë seleksionimin e fakteve historike, duke vënë në plan të parë, fakte të dorës së dytë dhe të tretë dhe fshehjes së fakteve më të rëndësishme, apo keq-interpretimin e tyre. Në raste të tilla kemi të bëjmë me botime pseudohistorike. Siç shprehet filozofi francez Emmanuel Mounier, ashtu sikundër duhet të çlirohet e vërteta historike nga çdo kufizim dhe dhunim për interesa ideologjike dhe politike, po kështu edhe shkruesit e historisë duhet të jenë njerëz të lirë, sepse “Historia e shpalos ende vlerën në fushën e pergjithësimit, ndërkohë që vëndi i saj i vërtetë është zëmra e gjallë tek personi.” Në librin “Shqipëria dhe Greqia”, kjo metodë bazohet tek vlerat njerëzore të autorit, qëndrimi besnik dhe i pavarur i tij, ndaj fakteve historike. Ky libër, zgjeron njohuritë e brezave të rinj për historinë e popullit të tyre, do të risë formimin e intelektualëve që udheheqin opinonin shoqëror, e sidomos merr një rëndësi të veçantë për punën e shtetit shqiptar, në hartimin e programeve politike dhe ekonomike të tij.
Libri “Shqipëria dhe Greqia” është një kronikë ndër shekuj, e përpjekjeve dhe luftës së pandërprerë të Geqisë, për të zhdukur popullsinë arbërore dhe tjetërsimin e trojeve të saj. Në këtë mision, që ka qënë prioritet i të gjitha kohërave e fqinjëve tanë, ata kanë shfrytëzuar të gjitha situatat që kanë ndodhur në Ballkan dhe në kontinentin europian. Kjo është e vërteta historike e cila mbështetet tek dokumentat dhe jo tek ligjerimet politike. Materialet e sjella nga autori, dëshmojnë se populli arbëror, deri në shekullin e XX, ka patur vetëm një vënd në Librin e Historisë Europiane: atë të viktimës. Fqinjët e tij, kanë patur vetëm një rol në Librin e Historisë Ballkanike, atë të agresorit!
Ngjarja më e rëndësishme dhe më e dhimshme në historinë e popullit tonë, është copëtimi dhe rrëmbimi i truallit kombëtar arbëror. Të thuash se janë shkëputur pjesë nga trevat arbërore, është një fakt, që jo rrallë ka ndodhur edhe në historinë popujve të tjerë të kontinentit tonë. Por, të japësh një pasqyrë me shifra, të gllabërimit të pjesës më të madhe, duke lënë copëzën (28.748 km²), që formon shtetin shqipëtar është një rast unik në historinë europiane.
Një nga aktet e kësaj grabitjeje, qe Marrëveshja midis Fuqive të Mëdha dhe shteteve ballkanike e fundit të shk.XIX. “ Kongresi i Berlinit (13qershor-13korrik 1878) u mbajt pikërisht për të harmonizuar, interesat e ortodoksisë dhe katolicizmit, duke e shndërruar Shqipërinë etnike, atë kohë me rreth 114.728 km², në gjah të Rusisë...” (f150-51 N.D).
Detyrën për të nënshtruar shqiptarët që rrëmbyen armët kundër kësaj kasaphane, gjashtë Fuqitë e Mëdha europiane ia caktuan Turqisë, që nuk e kurseu gjakun e banorëve autoktonë, për të kënaqur orekset e Serbise, Malit të Zi dhe Greqisë. Këto shtete europiane, i mbështetën komshinjtë tanë, që kryen krime masive, duke i furnizuar me armatime, oficerë dhe forca ushtarake.
Mirëpo, siç thotë populli ynë: “oreksi vjen duke ngrënë”. Kështu në përgjigjje të kërkesave gjithmonë në rritje të fqinjëve tanë ortodoksë, Fuqitë e Mëdha europiane (me “të drejtën e më të fortit” siç shprehej Bismarku), në Konferencën e Ambasadorëve (dhjetor 1912-gusht1913) aprovuan hartën ballkanike, ku :
Serbia përsëri “u rrit me 39.000 km² , duke i marrë Shqipërisë 1.290.000 banorë, ose 55% te banorëve të saj.
Mali i Zi u rrit me 7.000 km² dhe mori 260.000 banorë, duke dyfishuar popullsinë e vet.
Greqia u rrit me 51.300 km², duke marrë edhe 1.624.000 banorë.”(f 182 N.D.)
Kjo grabitje u arrit vetem duke shkelur mbi kufomat e banorëve autoktone shqiptarë. Në emër të palës shqiptare, amerikani C.T.Erikson në vitin 1919 përpara Komitetit të Marërdhënive me Jashtë të ShBA-së, theksoi :”Bota e qytetruar duhet të kërkojë falje për zhdukjet masive të fshatrave shqiptare, në prag të Luftës së I Botërore...
Kjo u pasua me një propagandë të tmerrshme, e cila ka favorizuar diskriminimin e popullit shqiptar duke nxitur urrejtjen ...”(f231 N.D.)
Intelektualit i shquar dhe besimtari Gjergj Fishta, duke përjetuar këto grabitje “në mes të ditës” shpërthen me një zëmërim të fuqishem: “Uh Europë, ti kurva e motit/ Qi i rae mohit besës Zotit/ Po a kta, a sheji i Gjytetniis (pse kjo është shënjë e qytetrimit? (-shën im)/ Me daa (nda) tokën e Shqypniis/ Për me majtë (majmur) klysht e Rusis?...” (f183 N.D.)
“ Kufijtë aktualë të shtetit të Shqipërisë, janë më të paarsyeshmit dhe më arbitrarët që mund të ishin” (f203 N.D.) – shprehet në librin e tij (Shqipëria 1930) akademiku italian, Antonio Baldacci.
Në tekstet e sotme shkollore historike(zyrtare), duke dhënë një pasqyrë të zbehtë dhe të pjesëshme të ngjarjeve, mungesa e shifrave, duke mos dhënë shkakun, se përse këtyre gjashtë Fuqive të Mëdha, “ju hypi në kokë” të ndihmojne synimet shoveniste të fqinjëve tanë, në kurriz të trevave shqiptare, i lihet rruga e lirë përcaktimeve dhe qëndrimeve,jo realiste. Herë-herë, në median tonë ndeshim mendime, që akuzojnë si shkaktarë të luftrave të përgjakshme ballkanike; si agresorin ashtu edhe viktimën, siç ishin arbëroret.
Këta “analistë” apo “opionionistë” zbulojnë se, fajtori na qënkesh vetem një : Nazionalizmat e shteteve ballkanike!
Këta analfabetë të historisë (gjë që është shumë e dallueshme në shkrimet e tyre), fillojnë të lëshojnë vrerë për anakronizmin në ditët e sotme të “nacionalizmit romantik të Rilindasve” , “ndjenjës tashmë jashtë mode, të kombëtarisë-shqiptarizmit”. Arrihet deri aty sa, gazetari dhe botuesi i gazetës “Agon”, Frok Cupi, në shkrimin e tij të datës 28.04.2009 na zbulon se “nacionalizmi shqiptar,(qënka-shën im) një idiotsi e jona !”
Të habit fakti, se këto lloj përfundimesh “studimore psikollogjike dhe historike” të këtij soji, nuk kane asgjë të përbashkët me shkencën e vërtetë të këtyre fushave. « Kombi - thekson filozofi E.Mounier - edukon dhe zhvillon njeriun racional, pasuron njeriun social përmes kompleksitetit të mjediseve që i afron dhe e projekton drejt një bote ku mund të shprehë të gjitha mundësitë e tij Ndjenja kombëtare është ende një ndihmë e fortë kundër egoizmit jetësor të individit dhe familjeve, kundër mësymjes së shtetit dhe skllavërimit të interesave ekonomike kozmopolite…Kombi është një element integrues i jetës sonë shpirtërore » (f135 E.M.)
Këta “europianistë” që ju a vret veshin “shqiptaria” dhe “ndjenja kombëtare”, nxitojnë të tregojnë elemente të përbashkëta folklorike të kulturës ballkanike, si dëshmues të marrdhënieve paqësore historike që kemi patur me fqinjët tanë. Sigurisht edhe kjo dukuri, ka një shpjegim historik që është larg tezës së pretenduar në shkrimet e tyre. Veprimtaria e këtyre intelektualëve, bashkombas tanë, është po aq e dëmshme sa dhe përpjekjet e atyre që duan ta zhdukin kombin shqiptar. Kjo është një luftë në kushtet e bashkjetesës europiane, e asgjesimit me mjete psikollogjike. Filozofi francez E.Mounier vëren se “Teknikat moderne të poshtërimit, lehtësite që sjellin paratë, nënshtrimi borgjez dhe friksimet partizane janë më vrastare se sa armët e zjarrit” (f99 E.M.)
Veprimtaria e këtyre “pseudo-intelektualëve”, “pseudo-minoritarëve”, “pseudo-politikanëve”, dhe “pseudo-perfaqësuesve të shtetit shqiptar” na jepen në librin e Nuri Dragoit, ashtu siç ka ndodhur para syve të popullit, të pasqyruara në median e shkruar dhe botimet e ndryshme.
Në veprën “Shqipëria dhe Greqia” nuk kemi thjesht rënditjen e fakteve të ndodhura, por i bëhet skaneri i ngjarjeve që kanë kaluar shqiptarët, në mënyrë që lexuesi të bëjë lidhjen me ngjarjet e diteve te sotme. Historiani P.Scoppola, përcakton se “Historia ka funksionin e katarsisit, ka qëllimin e çlirimit nga mundësia e përsëritjes”. Nga ky “katarsis” i së shkuarës dhe i së tashmes, që realizohet në veprën e Nuri Dragoit, vërehet se në sjelljen e shtetit grek, si ndaj shtetit dhe popullsisë shqiptare, si ndaj përligjjes së veprimeve të tij, tek Fuqitë e Mëdha dhe Institucionet e tyre, ka mbisunduar MASHTRIMI.
Mashtrimi më i paturp dhe më kriminal, ka qënë ay i Marrëveshjes meTurqinë, për këmbimin e popullsisë. Ky mashtrim djallëzor, racist dhe i dhunshëm, që u thurr dhe u zbatua nga dy skenaristë dhe aktorë: shteti dhe Kisha Ortodokse greke, la pas një lum të pareshtur gjaku.
Greqia, siç vërehet nga materialet historike, ka qënë nxënësja më e zellshme në “mësimin” e Historisë, por për fat të keq, nga ngjarjet më të errëta të saj. Metoda që përdori, për të realizuar mashtrimin e këmbimit të popullsisë turke, me atë greke (në fakt për të shkulur shqiptarët nga trojet e tyre) qe ajo e inkuizicionit të egër mesjetar të shekullit XI.
Urdhëri i ditës, me të cilën komanda e lartë ushtarake greke vuri në zbatim, nga vitin 1853 deri në mesin e shk.XX, për të realizuar largimin e shqiptarëve ishte: “Përpara, me kryqin në njerën dorë dhe në tjetrën thikën, në mënyrë që të pushtojmë çdo ditë nga një vend!” (f156 N.D.) Nën parullën “Ja vdekje, ja Greqi !”filloi zhdukja fizike masive e shqiptarëve. U masakruan, më 1913, 62 njerëz nga paria çame duke i mashtruar me nevojën e një takimi për të bërë marrëveshje. Vetëm në dy prefektura të Shqipërisë (më 1915), të Korçës dhe Gjirokastrës u dogjën 250 fshatra ; dhjetra të tjera u plaçkiten dhe mijra shqiptarë u vranë. Në Tobol, Luadh e Cair, “ u dogjën të gjallë, në shtëpitë e tyre, dhjetra dhe qindra familjarë ;burra, gra, fëmije e pleq...
Teqetë, ose vëndet e shenjta islame, u rrënuan tërësisht prej grekëve ” (f 192 N.D.) “Më 25 shkurt 1914, në Kuqar të Përmetit ushtria greke theri gjithë fëmijet, ndërsa burrat i mbylli në kishën e Kosinës, ku i vrau në mënyrë barbare...(Në fshatin Peshtan) foshnjat ulërinin duke kërkuar prindërit. Ushtarët i mblodhën dhe i çuan në një shtëpi, ku ishte një pus e ku i merrnin me radhe, u prisnin kokat dhe i hidhnin brënda. Ndërkohë, gratë pasi i përdhunuan, i vranë me bajoneta...Në Panarit andartët therën 275 vetë” (f199 N.D.)
Në fshatin Kodër ,pranë Tepelenës (1918) mbasi mblodhën 230 burra, gra dhe fëmije “oficerat greke ju dhanë urdhër ushtarëve të hapnin zjarr mbi ta me mitraloza. U vranë të gjithë; ua prenë kokat dhe i varën në muret e kishës” (f216 N.D.)
Lista e krimeve greke mbi populatën shqiptare, nuk ka kufij kohorë. Këto krime, ndërthureshin me një politike shoveniste antishqiptare, në arenën ndërkombëtare. Me të drejtë gazetari Jorgo Meksi, në vitet 1930 shkruante “mund të thuhet se kudo, që ka një komplot kundër interesave shqiptare, je i sigurt se do t’i gjesh grekët” (f19 N.D)
A duhet të flasim sot për krimet e bëra nga shteti grek, në kohën kur dëshirojmë t’i bashkohemi familjes europiane?
Dënimi i krimeve të së kaluarës, është garancia e një bashkjetese paqësore, në të ardhmen. Pendesa, është elementi thelbësor për pastrimin e shpirtit- predikon edhe feja.
Mbas mëse dhjetë shekujsh, Vatikani u kërkoi falje njerëzimit, për krimet e kryera në periudhën e inkuizicionit. Shtetet, që gjatë Luftës së Dytë Botërore ngjyen duart me gjakun e të pafajshmëve, gjithashtu kërkuan falje dhe dëmshpërblyen, për të shënuar nisjen e një rruge të re, me vëndet e këtyre popujve.
Shteti francez, ka ngritur një përmendore kushtuar heqjes së skllaverisë, për të përkujtuar fatin e zi të atyre viktimave, të shndërruar në skllevër të Kontinentit Afrikan, si rrjedhoje e politikës kolonialiste të Francës.
Shteti grek, dhe sot e kësaj dite refuzon të pranojë këtë faqe të zezë të historisë së tij.
Edhe kreu i Kishës Autoqefale Shqiptare, greku Janollatos, refuzon t’iu beje përshpirtje mijra viktimave çame, por edhe të jugut të Shqipërisë, prej ushtrive të udhëhequra edhe nga përfaqësues të Kishës ortodokse greke apo të frymëzuar dhe bekuar prej tyre, dhe të pendohet për rafshimin dhe shkatërrimin e dhjetra objekteve te kultit si xhami, kisha dhe teqe, të popullsisë shqiptare.
Pa njohur dhe kërkuar falje popullsisë shqiptare, për krimet e bëra në të dyja krahët e kufirit, pa i dëmshpërblyer për atë rënim ekonomik, dhe pa ju kthyer të gjitha të drejtat e mohuara popullsisë çame dhe shqiptare , fantazma e synimeve shoveniste greke, nuk do të zhduket kurrë nga marrëdhëniet midis dy shteteve.
Kujtimi i krimeve të së kaluarës, shprehet historiani P.Scoppola “është një detyrim kundrejt viktimave, pa përjashtuar asnjë. Është një detyrim edhe kundrejt të rinjve, sepse mësojnë që paqja, e çliruar nga paragjykimet është bashkeudhetare e tolerancës dhe respektit për çdo jetë njerëzore, është e vetmja shpresë e mbijetesës, për shoqërinë njerëzore”.Duke kujtuar viktimat “ju kthejmë atyre dinjitetin e dhunuar edhe nga haresa, që na bën, në fund të fundit , bashkëpunëtorë konspirative (te fshehte-shën im) të vrasjes së tyre.”
Duke lexuar librin e Nuri Dragoit “Shqipëria dhe Greqia”, të bie në sy, se shumë veprime në marredhënien midis dy shteteve tona, mbas viteve 90 , pothuaj nuk kanë ndryshuar nga ato të ndodhura në fundshekullin e XIX dhe gjysmës së parë të shk. XX:
- Ashtu si në të kaluarën, shteti grek të gjitha ndërhyrjet ndaj shtetit shqiptar, i justifikon me “mbrojtjen e të drejtave të minoritetit grek”,tezë e papërligjur nga realiteti, ndërkohë që nuk njeh asnjë të drejtë popullsisë shqiptare brënda kufijve të tij.
- Percaktimi i etnisë “turke” ju kërkohej shqiptarëve mbi bazën e vetdeklarimit të “lirë” nën presionin e favoreve dhe terrorit. Sot kërkohet regjistrimi i popullsisë (për të ditur se sa greke ka në Shqipëri) po me anën e deshirës së “lirë”për të zgjedhur kombësinë nën presionin e pensionit grek, të vizave, favoreve, punësimit dhe frikës së “fshesës” policore.
- Ashtu si në të kaluarën, zhvillohet luftë ndaj gjuhës shqipe dhe ndërohen emrat e njerëzve dhe (me gojë) emërtimet e fshatrave.
- Ashtu si në të kaluarën, edhe mbas viteve 90, janë kryer akte që prekin sovranitetin e Shqipërise (si në rastin e vrasjeve në posten e Peshkëpise, ndërtimit të shkollave, varrezave dhe nxjerrjen e eshtrve të shtetasve shqiptarë, etj) duke shkelur, pa ju hyre gjëmbi në këmbe, sovranitetin e Shqipërisë.
- Ashtu si në të kaluarën, edhe sot, dy shtyllat për çkombetarizimin e shqiptarëve janë shkollat dhe kishat, ku me gjith biblën e përkthyer në gjuhën shqipe nga Noli, mesha bëhet në greqisht.
- Ashtu si në të kaluarën, edhe sot, “bamirsitë” dhe shoqatat apo klubet “kulturore” , janë mjete mbështetëse për aritjen e qëllimeve politike dhe ekonomike.
- Po përsëriten edhe në ditet e sotme kërkesat “legjitime” për autonomi të “vëndbanimeve historike greke”në trevat shqiptare.
- Ashtu si në të kaluarën, ëndrra për helenizimin e popujve të tjerë, sundon në politikën greke të ditës. Kjo “kryqëzate” e nisur që në periudhën bizantine, vazhdon edhe sot, jo vetëm me shqipfolsit në trojet e tyre, por edhe me shqipfolesit e mbetur në Pakistan nga ushtria e Aleksandrit të Madh. “Mësues vullnetarë” të paguar nga Athina, kanë shkuar nëpër fshatra, për të përmirsuar jetesën kalashëve. Duke ndërtuar shkolla, ujë-sjellsa dhe ambulanca, po përpiqen të përligjin ndihmën, për “ helenet” të mbetur nga ushtria e Aleksandrit te Madh, heroit “grek” të lashtësisë dhe për t’iu rimësuar gjuhën e “të parëve”- greqishten.
- Ripërngjalljen e kufomës së sajuar të “Vorio-Epirit”.
- Ashtu si në të kaluarën, Kisha dhe shteti grek, janë motori që vë në lëvizje këtë “kryqëzatë”.
- Ashtu si në të kaluarën, shteti grek në shtëpinë e tij, nuk realizon asnjë nga detyrimet që nga ana e tij, ja kërkon shtetit shqiptar, duke vazhduar praktikën e tij të vjetër të “mos -reciprocitetit” në marredhënie me fqinjin e tij verior.
- Si në asnjë kohë nga e kaluara, shteti shqiptar i ka lënë rrugën e lirë (bile ka mbështetur) veprimet në dëm të interesave ekonomike, politike dhe kombëtare të popullit që përfaqëson. Rasti më flagrant, qe nënshkrimi i Marrëveshjes për kufijtë detarë dhe pranimit të regjistrimit të popullsisë mbi bazën e “vet-deklarimit të kombësisë” me deshirën e lirë të qytetarëve. Etj.
“Shqipëria dhe Greqia” është një botim që përmbledh vlera të mëdha, për formimin e brezit të ri, për emancipimin qytetar dhe kombëtar, të intelektualëve dhe politik-bërësve shqipëtarë. Gjithashtu është një kontribut human dhe shkencor historik, për shoqërinë, historiografinë dhe politik-bërësit grekë, për të shkulur “atë paragjykim që akoma mbijeton-siç vëren historiani P.Scoppola- në shpirtrat e një shumice dhe që është në themel të çfaqjeve të dhunshme të përditshme, të luftrave ,të terrorizmit.”
E.M- Emmanuel Mounier “Personalizmi” 2000
N.D.-Nuri Dragoi “Shqiperia dhe Greqia”2009
P.Scoppola- Pietro Scoppola “La verità storica” (E verteta historike) (dt 9.12.1997-internet)
Fatbardha Demi

Plumbi i pushkës së ndryshkur.
Shtëpitë tona ishin përballë.
Vetëm dy gjëra na ndanin, lumi i shpejtë dhe i zhurmshëm dhe shtëpia e saj. Në fakt lumi ndante gjithë fshatin, ndërsa familja e saj ne të dy. Gjithë ditën mendoja për të, të njetën gjë më thoshte edhe ajo në ato pak raste që ua vidhnim cdokujt për t`u takuar. Si mënyrë kontakitmi në mes ne të dyve pothuajse kishte mbetur ”lëvizja e perdeve”. Nganjëherë qëllonte që une i lëvizja më parë perdet, nganjëherë ajo.
Zakonisht këtë gjest neve e kryenim tre herë në ditë. Një herë në mëngjes, pasi njerëzit e shtërpisë, ca ngjiteshin në mal me bagëti, ca për të prerë dru, dikush kishte dalur në bjeshkë, disa të tjerë shkonin në arat e vogla dhe të pjerrta për të punuar. Unë pothuajse gjithë ditën pas dritares rrija, por perdet ishin të mbyllura. E shikoja dritaren e saj, mendoja për të, e dija se pas asaj dritareje sic isha ulur unë, ishte ulur edhe ajo. Kur im atë hynte në shtëpi me trup të kërrusur, me një fytyrë të pjekur, të kuqe në të zezë, me rrudha që i skaliteshin thellë përgjatë fytyrës, flokë të thinjura që i kishin shkuar crregullt në drejtime të ndryshme, me një zë që të jepte përshtypjen sikur kishte shumë nevojë që të kthente në fyt një tas plot me ujë të ftohtë, thërriste duke më dridhur zemrën sepse isha plotësisht i përqendruar me sy, mendje e zemër te dritarja e saj.
Ngrehu! Ngrehu nga ajo dritare! Djali tetëmbdhjetë vjec rrin gjithë ditën në dritare!
Tani je berë burrë ose nuk do bëhesh ndonjëherë. Në moshën tënde gjyshi yt ka qitur pushkë, u rrit jetim dhe i mori gjakun babait të vet. Edhe ti je bërë për të të blerë pushkën. Po më vrau dikush nesër, kështu do të ma marrësh gjakun, ti!?
Unë rrija me kokën ulur pa folur asnjë fjalë, nuk doja të dëgjoja të tilla muahbete, unë e urreja pushkën po ta shikoja, por po të ma blinin ajo do t^ishte një vegël e keqe që do të më shoqëronte kudo, sikur të kisha lindur me të.Po të shkoja në mal më duhej ta merrja, po të shkoja te miqtë, shokët, të afërmit e mi përseri do të merrja përseri do ta merrja me vete, aq më keq edhe në dhomën e gjumit dom ë duhej ta varja te koka e krvatit. Këto mendime qe më vinin rrotull më torturonin pa masë cdo here që përmendej fjala ”pushkë”. Në shtërpine toneë që përbehej nga dhjetë anëtar, vetëm nënën time kisha aleat. Sa herë që gjendesha përball kritikavetë tim eti, nëna ishte nër krahun tim e më mbronte deri në momentin që babai, si zot shtëpie në të gjitha aspektet, e shikonte nënën duke bashkuar vetullat e tij të trasha dhe duke u ndryshuar drejtimin rrudhave të fytyrës së tij. Kjo mjaftonte që nëna ime ose të dilte jashta oset ë qendronte aty pa folur asnjë fjalë. Ishte e shtunë, nata kishte kohë që po muzgej, hëna ishte e plotë, unë isha ulur në një gur që ndodhej në oborrin e shtëpisë time i cili përngjante me një stol të vjetër natyror. Ndodhesha në mes te dy zhurmave, prapa krahëve të mi degjoheshin të folurat e familjes time, që ndodheshin brenda, kush duke përgatitur darkën e kush duke u marrë merregullimin e bagëtive. Nganjëherë ndonjë e qarë e vëllait të vogël mbytej nga zhurma që bënte lumi i vogël i cili kalonte poshtë shtëpisë tonë. Dallgët kapricioze zbrisnin me shpejtësi dhe përplaseshinme shkëmbinjët duke krijuar një ushëtimë që dëgjohej shumë larg. Sytë e mi ishin përqendruar te shtëpia e saj. Vështroja hyrjet dhe daljet, nga dera për në oborr dhe pastaj te kasollja e bagëtive. Ndër ata njerëz që po lëviznin në oborrin e saj mundohesha të dalloja Bjeshkëzen time. Në oborr frynte një erë e freskët, që kur merrje frymë e ndjeje të të kalonte plot aromë deri në fundin e mushkërive. Në majat e maleve, dëbora ende nuk kishte shkrirë dhe krijonte një pamje mahnitëse që shquhej fort nga errësira e natës në kontrast me ndricimin që i bënte hëna. Në mënyrë të vazhdueshme ndër ato maja që ngriheshin mbi shtëpinë e Bjeshkës dëgjoheshin britmat e gjedheve të egra, ulërima e ndonjë ujku, klithmat që lëshonin shpendët e natës, etj. Papritur në katin e dytë të shtëpisë së saj, në dritarëne vogël që ngjante me një frengji lufte u ndez një dritë pishe, perdet u hapën njëherë dhe u mbyllën përseri. Ishte ajo. Zemra më rrahu fort, u ngrita në këmbë në mënyrë që të më dallonte, drita u zhduk përseri dhe dritarja nuk po dallohej më. Ndihesha shumë i gëzuar sepse atë pasdite isha takuar me Bjeshkëzen. Kur unë e pashë të shkonte për në krua me një buljerë në krah, nuk durova, mora një këmesë, gjoja për të prerë gjethe për gjënë dhe u drejtova për te kroi. Atë e gjeta aty, e kishte mbushur buljerën dhe po freskohej duke mbushur grushtat me ujë e duke ia hedhurë fytyrës së sajt ë bardhë që kishte marrë një ngjyrë të kuqërremtë nga uji i ftohtë. Kur më pa mua tek shkoja nåe drejtim të saj, fytyra i shndriti, sytë e sajt ë zinjë shkëlqyn dhe mori një pamje mahnitëse sikur të ishte një zanë mali. Iu afrova, e përshendeta, piva pak ujë në buljerën e saj dhe i putha dorën e bardhë e të lagur që kishte mbështetur te një gur i kmroit. Ajo me gjysëm zëri nga frikam ë tha se duhej të ikte dhe se nesër do të vinte në kishë. I humbur në mendime me të dy sytë e mbyllur duke i rikujtuar këto momente te dera e shtëpisë sime u degjua zëri i nënës që më thirri të haja darkë. U ngrita në këmbë hyra brenda dhe vërejta që rreth e qark sofrës ishin ulur të gjithë, u ula fillova të ha, por kënaqësi për t`u ushqyer nuk kisha. Vetëmn mendoja për të., mendoja që nesër do e shikoja tek kisha. Pas darkës shumë shpejt në dhomë u ndodhëm vetëm unë dhe im atë, i cili e mbushi cibukun me duhan që e kishte grirë me dorën e vet. Mori një gacë nga oxhaku e ndezi dhe e thithi dy herë radhazi me aq forcë saqë tavani u mbush me shtëllunga tymi. Passi nuk do ta shoqëroja me duhan u ngrita dhe u drejtova nga dera duke i uruar natën e mirë. Në vend të pëgjegjës ”natën e mirë dhe ti” ai më kërkoi që të qendroja. U ula pranë tij me veshtrim te cibuku që e mbante në dorë dhe po prisja se cfarë donte të më thoshte. Me një zë të qetë dhe një të folur të ngadaltë ai mu drejtua: Dukagjin, tani je rritur, une jam sot per nesër, ti do të më zëvendësosh mua. Janë disa gjëra mjaft të rëndësishme që tani duhet t`i dish. Biri im shtëpia e Balë Dedës janë hasmit tanë.
Aq befasuese ishte, sa për momentin nuk më dukej serioze, nuk më dukej një bisedë reale. Por kur u perqëndrova mendja më shkoi tek Bjeshkëza. Mos vallë Bjeshkëza ishte hasmi im, sepse vëllai i saj i madh ishte vetëm shtatëmbëdhjetë vjec i dyti gjashtëmbdhjetë, me ta sa herë ishim bashkuar në mal kur kullosnim bagëtin. Gjithëfarë mendimesh më vinin në kokë. Im atë vazhdoi: Familja jonë është në hasmëri me familjen e tyre që prej nëntëdhjetë e dy vjetësh. Mes këtyre viteve vetëm dy herë nuk kemi qenë në hasmëri. Një herë kur krahinën tonë e sulmuan pushtuesit serbë dhe ne luftuam krah per krah me ta për ta larguar pushtuesin, dhe tani që prej trembëdhjetë vjetësh. Përpara trembëshjtë vjetësh kishin shumë pak meshkuj në shtëpi. I ati i Bjeshkëzës, Arbrit dhe Kushtrimit vdiq duke lenë jetimë. Për këtë arësye gjyshi i tyre Bala na dergoi fjalë që neve jemi në besë deri kur djali i madh Arbri të mbushte gjashtëmbdhjetë dhe nga momenti në moment besa mund te prishet.
Isha i tronsitur, mendoja per Bjeshkëzen. Gjatë gjithë asaj nate nuk vura gjumë në sy. Mendoja gjithcka, por mendimi më i keq më vinte shpesh në kokë dhe shtërngoja duart e mundohesha të mos e mendoja ishte ndarja me Bjeshkëzen.
Zbardhja e ditës më zuri në këmbë para dritarës, me sy nga dritarja e saj, por më larg se kurrë nga ajo dritare. Sikur e ndjellëm nese bisedën që bëmë mbrëm, dy orë pas zbardhjes së dritës katër burrat më moshuar e ë dëgjuar të fshatitu shfaqen përpara shtëpisë sonë. Im atë u priu duke i futur brenda. Pinë duhan dhe kafe të idhët dhe qendruan sikur të ishte mort. Kur i përcollën kafet, babai na e bëri me shenjë të dilnim jashtë. Biseda mes tyre zgjati reth një orë. Ata ikën, bababi u kthye. U mundua të më inkurajonte. -Biri im, kjo na ka rënë për hise, nuk e di kur do të përfundojë kjo histori e shemtuar, ndoshta do të zgjasë edhe nëntëdhjetë e dy vjetë të tjera-dhe sytë iu lagën. Iu afrova tim eti e përqafova dhë e shtërngova fort në krahët e mi. Dëgjova aromën e tij që më kishte pëlqyer gjithëmonë, por dridhej nga tensioni. Nëna e kishte kuptuar dhe doli nga shtëpia duke qarë. Im atë iu drejtua me një zë urdhërues duke i thënë që të hynte brenda, sepse është ulje të shikonte katundi.
-Je shoqja e Jakin Gjonit ti?
Kaluan ato ditë që zgjasnin njëmijë orë. Unë qendroja në dritare, shikoja nga kulla e Bjeshkëzës sime dhe e hasmëve të mi. Ajo shpesh dilte në oborr, por nuk shikonte nga kulla ime. Vëllëzërit e saj që rrinin shumë në oborrin e tyre tani nuk i shikoja më. Ndoshta më kishin zënë mua pritën dhe prisnin e prisnin gjihtë ditën që unë të shkoj dhe të merrnin gjakun e vjtër dyzet e pesë vjecar. Kur e shikoja kullën më ngajnte m një tjetër nga ajo që kisha parë më pak ditë më përpara. E shikoja kaq shumë sa ngajëhrë më dukej si një fytyrë njerëzore që më shikonte me urrejtje. Dritaret e vogla më dukeshin si dy sy, ajo dorë e shkurtër më dukej si një gojë që më së shumti rrinte e mbyllur e ndersa catia si flokët e atij portreti. Edhe qeni i shtëpisë së tyre kishte marrë inat me qenin tonë , nuk donte ta degjonte. Kur qeni ynë lehte menjëherë pa u ndalur lehte dhe qeni i tyre. Tri ditë më pas në në darkë vonë dikush trokitin ë derë. Nëna u ngrit në kembë e hapi derën dhe brenda hynë dy burra. Njëri kishte në krah një pushkë dhe në dorë mbante një pushkë tjetër, kurse tjetri pas tij me një plis të bardhë në kokë me ca mustaqe bishtat e të cilave shkonin deri tek veshët. Pushka që mbante në dorë burri i parë ishte për mua, babai hyri brenda, shkoi tek arka e tij vonoipak dhe u kthye med isa para të vjetëruara që i shtërngonte në grusht. – Ja – tha duke ia drejë burrit. Këto i kisha mbledhur në vite për të blerë rrobat kombëtare që do ti mbaja ditën e vdekjes sime. Burri i mori paratë u përshendet me tim atë dhe doli përjashta.
Ajo ishte pushka ime. Tani isha bërë burrë. Me atë pushkë ose do I bëja varrin vetes ose dikujt tjetër. Cdo here e harroja në ato vende ku isha duke qëndruar.
Kaluan ato dy javë të zymta, unë I mbyllir Brenda kujtoja kohën e shkuar me Bjeshkëzen, takimet tona të shpeshta.Tmerrohesha kur mendoja se ajo nuk më donte më. Por zemra më thoahte se ajo më donte përseri. E shikoja dritaren, prisja që perdet të lëviznin përseri. Sytë i kisha gozhduar te dritarja, por për ta parë nuk e shikoja. Kisha humbur i tëri në atë shikim. Dicka e vrau syrin tim dhe bëri që unë të përqendrohesha. Pamja mu kthjellua, dritaren po e veshtroja qartë, perdet lëvizën dy herë. Ishte ajo. Sytë e mi që prej dy javësh nuk kishin qeshur, tani po shkëlqenin. Isha teper i gëzuar dhe këtë e shfaqja edhe me pjesëtarët e familjes. Përqafova nënën dhe e putha fort. Nuk më rrihej në një ven, lëvizja nëpër shtëpi, u ngjitesha shkallëve dhe si pa e kuptuar përfundoja në katin e dytë, zbrisja përsëri, hyja sa në dhomë në tjetrën. Doja të dilja jashtë, por ishte mollë e ndaluar, si gëzimet apo hidhërimet duhet ti konsideroja brenda katër mureve.
Atë mëngjes vere qielli ishte zgjuar i mbushur me grumbuj resh me ngjyrë grin ë të errët, pas pak një shi i imët dhe i dendur u shoqërua me disa bubullima rrënqethëse. Sa më shumë kohë kalonte duke rënë ai shia q më shumë qielli pastrohej nga retë. Pa pritur shiu pushoi dhe në qiell me gjithë madhështinë e tij u shfaq dielli. Ylberi shumëngjyrësh kishte rrethuar si një kurorë hyjnore kodrën në të cilën ndodhej shtëpia e Bjeshkëzës. E veshtroja këtë peisazh mahnitës më i kënaqur se kurrë. U ngrita në këmbë shkova në dhomën e gjumit. Aty ishte im atë. Nga freskia që kishte sjellë shiu Ttë e kishte zënë gjumi në një divan të vjetër, pranë kokës kishte mbështetur pushkën. I veshur me të gjitha rrobat po gërhiste me forcë në gjumin e tij më të mire. Poshtë në plevicë nëna ishte duke mbrujtur bukën. Shkova përsëri te vendi im më I preferuar, te dritarja ime. Shikova andej tej, por nuk pashë asgjë. Sytë me shkuan tek rruga e ngushtë që gjarpëronte përmes pemëve, shkurreve, lisave poshtë shtëpisë së Bjeshkëzës. Rruga pothuajse kishte të njejtat kthesa dhe drejtime me lumin, nganjëherë zbulohej e dukej qartë ngaqë ishte zhveshur nga pemët. Papritur në këtë rrugë vërejta se po lëvizte një vajzë që në shpinë mbante një thes. Ishte ajo, Bjeshkëza. Edhe pse ishte larg e dallova. E dallova nga trupi i saj i gjatë dhe i drejtë, nga flokët e saj ngjyrë ari që i binin valë valë mbi supe e përfundonin në belin e sajt ë hollë. Ajo rrugë të conte në krye të fshatit, në një vend ku lumi ishte më i thyeshëm dhe binte pingul me forcë të madhe, atje ndodhej mulliri i ndertuar me mure të thatë dhe i mbuluar rrasë guri, me një derë të vjetër, bashkimi i dërrasave krijonte një hapërsirë aq të madhe sa mund ta kaloje dorën pa pengesë. Ky mulli i vjetër në mes të lumit nuk dihej as nga pleqtë e fshatit sa kohë kishte që ishte ndërtuar. Ndoshta ishte i vjetër sa gjaku i jonë. Bjeshkëza ishte drejtuar atje për të bluar misrin që mbante në thes. E ndoqa me sy derisa nga dritarja nuk mund ta shikoja më. Në mendjen time u ngulit idea që duhej ta takoja patjetër. Këtë ide nuk mund ta mposhtë asgjë, as mendimi që unë isha në gjak dhe po ta kaloja pragun e derës, drejt meje mund të shprazeshin një ose më shumë grykë pushkësh. Dola në koridorinbe vogël të shtëpisë sime, nuk ishte askush, hyra përsëri në dhomë kapa në dorë pushkën që ishte e mbështetur te muri, e hodha në krah dhe dola përjashta. Sapo dola në derë në sytë e mi ndjeva një dhembje të thellë, pamja mu errësua saqë nuk shikoja dot asgjë. Nuk isha mësuar me dritën e natyrës, kishte aq kohë që sytë e mi nuk e kishin parë dritëne diellit. Dalëngadalër pamja filloi të më qartësohej. Gjënë e parë që dallova ishte shtëpia e Bjeshkës. Nga ajo pamje më kaploi një ndjenjë frike. Mendja më shkoi të hyja përseri brenda, por jo nuk e bëja dot. Duke e mbajtur pushkën me të dyja duart, me trup të kërrusur që të mos dallohem, fillova të ecja me një hap të shpejtuar, por të kujdesshëm mes pemëve derisa dola në rrugë sipër shtëpisë së Bjeshkës. Në ndonjë pjesë të rrugës dalloheshin gjurmët e këmbëve që kishte lënë ajo. Vazhdoja të ecja në atë rrugë tatëpjetë, me frikën që mposhtej nga dëshira për të takuar Bjeshkëzën. Shpesh herë në atë rrugë të ngushtë nga prania e ndonjë shkembi të madh ishin krijuar kthesa të forta. Në të tillav ende prisja që pas shkembit të shfaqej fytyra e Arbrit me pushkë në dorë. Për një moment ktheva mendjen nga pushka, Arbri e Bjeshkëza ma largoi një gjarper shumë i gjatë, i shkruar bukur me plot ngjyra përgjatë trupit, që më nderpreu rrugën qetë pa patur frikë aspak nga prania ime, sikur donte te më sfidonte. U ngjita edhe pak dhe dola ballë për ballë me mullirin.
Zemra filloi të më rrahë me shpejtësi, gjymtyrët e mia u dobësuan, nuk arrija të ngopesha me frymë. Iu afrova mullirit. Që të hyj brenda duhet të kaloje mbi një urë të improvizuar me dy trupa lisi, pa parmakë që këpusnin gjysmën e lumit dhe përfundonin te dera. Qëndrova pak në këmbë që të mbushesha frymë. Fillova të ecja i pasigurt përgjatë asaj ure. Pasi bëra dhjetë hapa u gjenda përpara derës. Zhurma që krijonte shkëputja e lumit dhe përplasja e tij nga një lartësi mjaft e madhe, të krijonte pamjen e një ujëvare të mahnitshme, e cila nuk lejonte të dëgjohej as zhurma që krijonte mulliri tek bluante drithine Bjeshkëzës. E vendosa dorën tek dera, e shtyva lehtë. Dera u hap përgjysmë dhe përpara meje u shfaq ajo që doja më shumë në jetë. Ishte ukur në një stol të madh prej druri me kokën poshtë. Flokët i kishin mbuluar fytyrën. Kur dëgjoi zhurmën time ajo ngriti kokën e frikësuar. Me fytyrë të skuqur dhe lotë që i rridhnin pa pushim nga sytë ajo më veshtroi habitur. Nuk munda ta duroja, një mall më pushtoi shpirtin, sytë mu mbushën dhe mua më lotë. Ajo u ngrit në këmbë dhe u nis drejt meje. U përqafuem. Trupat tonë u shtërnguan fort. E ndjeja butësinë e trupit të saj. Lotët e sajt ë ftohtë lagën faqet e mia.
Qendruam për një kohë të gjatë ashtu të shtërnguar pa folur asnjë fjalë. I vendosa duart në faqet e sajt ë ngrohta, e shikova, i largova flokët nga fytyra. I fshiva lotët. Ia putha sytë e zinjë. Qerpikët e gjatë ende lageshin nga lotët. E shtërngova përseri në gjoksin tim, duke e puthur kudo në qafën e gjatë e të bardhë, e cila kishte aromë të këndshme. Faqet e shendetshme, gushën e rrumbullakët. Buzët e sajt ë buta u lagën nga buzët e mia. Vazhdonim të putheshim pa pushim, nuk kishim kohë për fjalë. Gjoksi im ndjente prekjet që i bënte gjoksi i saj i fortë e aq i bukur i formuar. Buzët e mia nuk donin të ndaheshin nga buzët e saj. Puthjet e mia rrëshqitën nga buza në mjekër e dolën ngadal në qafë, pastaj u gjenden në gjoksin e saj, tamam aty ku ndahet gjoksi. Dallohej vija që ndante ate gjoks, sepse në të dyja anët e saj fryhej aq bukur sa që ngjante me një skulpturë mjaft të arritur. Ndërsa po i puthja lehtë gjoksin e sajt ë fortë dallova një shenjë ngjyrë kafe në lekurën e sajt ë bardhë, ishte një nishan në mes të krahërorit të saj. E puthja dhe nuk dnjeja të ngopur në atë nishan. Ajo foli. Ishte hera e parë qëfliste. Kishim qendruar kaq gjatë pa folur asnjë fjalë.
Të lutem… - duart mi vendosi në kokë duke më përkdhelur flokët.
Dukagjin, kemi nevojë të flasim, duhet të cmallemi. E ngrita kokën, ia putha përsëri buzët. I mbërthyem përsesi duart me njëri tjetrin dhe ajo vazhdoi:
Ti, o trimi im rrezikove jetën vetëm për të më takuar. Po sikur vëllai im të të kishte parë? Arbri është betuar se do të vrasë, ai ka thënë se do të marrë gjakun. Unë e vështroja. Kur fliste këto fjalë i merrej zëri.
Unë të dua shumë si do t`ia bëj pa ty. Mua s`më duhet jet apa ty. Dukagjin mbrëmë kam pare ëndërr sikur të shpëtova jetën, isha shumë e gëzuar. I vështroja sytë që i shkëlqenin dhe ndihesha shumë i lumtur. Mulliri vazhdonte të bluante dhe ishte pothuaj në drithin e fundit. Nga fjalët që fliste ishte shumë e mallëngjyer.
Si na ndodhi neve kjo? – përshpërsite ajo. Cfarë faji kemi une dhe ti?
Zemra ime, edhe unë të dua shumë ty. Të dua për jetë të jetëve. Duhet të jesh e forte. Mielli mbaroi së bluari. Ajo tha se duhej të largohemi sa më parë sepse dikush tjetër do të vijë për të bluar në mulli. Ndërsa u ngrit në këmbë sytë iu mbushën përsëri me lotë. Mu hodh në qafë duke më thënë me zë të drishur. Dukagjin kam një parandjenjë të keqe. Kam frikë se ky do të jetë takimi ynë i fundit. Jo, Bjeshkëza ime, neve dot ë jemi bashkë. Ti gjithëmonë do të jesh këtu në zemren time. Asgjë nuk do të na ndajë. Dolëm përjashta, kaluam nëpër urën që nxirrte tej lumit. Ndihesha I pasigurtë. Kur po përpiqesha të ndahesah nga Bjeshkëza ime, dëgjova një zë që thërriste emrin tim. E njoha atë zë. Shikova në drejtim të zërit dhe pashë atë. Atë që kasha patur frikë gjatë gjithë rrugës se do e shikoja. Ishte Arbri, vellai I Bjeshkëzës, në dorë mbante një pushkë që ma kishte drejtuar mua duke më thenë.
Tani nuk ke ku të shkosh, do të paguash gjakun e të parëve të mi, po ajo motra ime cfarë do me ty? Do e paguajë shtrenjtë edhe ajo, - dhe mbushi pushkën. Bjeshkëza kur dëgjoi këto fjalë doli me vrap përpara meje. Arbër, vëlla I dashur, ule pushkën. Dukagjinin e dua, pse do e vrasësh? Të lutem, nëse do ta vrasësh atë më mire vramë edhe mua. Ai kur dëgjoi këto fjalë bërtiti duke urdhëruar që të largohej. Ajo nuk u largua përkundrazi mu afrua dhe më tepër, pothuajse u bë një me mua. Pas kësaj dëgjova një krismë pushke dhe Bjeshkëzën që u shemb përpara këmbëve të mia. U ula, I vendosa dorën nën kokë, nga krahërori po i rridhte gjak. Një plumb e kishte marrë pran nishanit që ia kisha puthur aq shumë.
Ai vazhdonte që qëllonte në drejtimin tim. Për fatin tim të keq lumi ndodhej shumë afër, unë rashë në të dhe shpëtova, por duhej të kisha vdekur atë ditë, bashkë me Bjeshkëzën time.
Unë tani qëndroj në atë dritare duke vajtuar për të. Dikur jetoja me atë dhe kanunin. Tania jo iku e unë po jetoj vetëm me KANUNIN.
Fran Shkëmbi
Dituria.se

Sunday, October 17, 2010
Historia e Bibliotekave...
Një fushë tjetër ku secili mund të shtrijë më tej interesimin e tij për të njohur më mirë Shqipërinë e sotme, Shqipërinë e kaluar dhe historinë e shqiptarëve në trojet e tyre gjatë sundimin otoman është studimi i historisë së Bibliotekave të Evropës, Amerikës dhe Azisë.
E tërë Dija, që ka zotëruar njerëzimi deri në shekullin e 15-të, është gjymtuar e fallsifikuar duke filluar nga shekulli i 16-të e më pas, fallsifikim që e nisën të parët Humanistët Evropianë, e që Iluministët Francezë e çuan edhe më tej.
Shumë autorë po sjellin në dritë çdo ditë prova e të dhëna që provojnë se në shekullin e 16-të e tërë dija e së kaluarës është ndotur krejtësisht nga humanistët e asaj periudhe, se në shekullin e 16-të janë krijuar të gjitha gjuhët e reja dhe ato "të vjetra", se për 270 vjet, nga viti 1500 deri në vitin 1770 e tërë bota është mbajtur në Errësirë të Plotë, se në Evropë dhe në mbarë botën gjatë kësaj kohe nuk ka patur as shkolla fillore dhe as shkolla të mesme, se kjo është koha e artë kur jezuitët u shpërndanë në të gjitha drejtimet, në mbarë botën për të çelur universitete.
Çfarë qenë këto universitete, përse në këto universitete studionin vetëm një "elitë" e vogël?
Si qe e mundur që "eruditët", nga prehri i nënës dhe nga lojrat me top në oborrin e shtëpisë, në moshën 10 – 12 vjeç kapërcenin menjëherë në bangot e universitetit, pa patur nevojë të kalonin më parë në bangot e shkollës fillore dhe asaj të mesme?
Çfarë studjonte kjo "elitë", kur ne e dimë tashmë se në mbarë botën, nga viti 1500 deri aty rreth vitit 1770, i vetmi tekst mësimi, që qarkullonte për mbarë gjindjen, qenë botime të Biblës në vendet e krishtera dhe Kurani për pjesën tjetër?
Në vitin 1505 shkruhet në Evrope Bibla e parë në gjuhët e reja dhe në vitin 1590 shkruhet Bibla e fundit. E megjithatë, ato s'janë biblat që lexojnë sot besimtarët katolike, protestante dhe ortodokse. Duhen botime e ribotime të tjera, më të plota, pa të vijmë në tekstet që besimtarët kanë sot në dorë. Por, dija nuk është vetëm Bibla, bile, Bibla nuk është aspak një Dije.
Ç'ishin këto universite, që lulëzonin në Terrin e shekujve 16-18-të. Kë ndriçonin ato dhe çfarë dije përcillnin?
Në dekadat e para të shek. 16-të në Evrope kemi universitete, por s'kemi akoma një sistem arsimor për miletin. Mungojnë shkolla fillore e të mesme, tekste shkollore: matematike, fizike, gjeografie, kimie, vizatimi, ekonomie etj. ,etj.. E mbi të gjitha, mungojnë mësues. Mungojnë, gjithashtu, biblioteka. Deri në vitin 1770, kur fillon për herë të parë në të gjithë botën arsimi në Gjermani, mësimet jepeshin nëpër kisha e manastire nga murgj e priftërinj. Dhe teksti i vetëm në dorën e të tyre qenë disa kapituj të Biblës.
Përse Evropa dhe mbarë bota, nga viti 1500 deri më 1770 u la krejt në errësirë? Pa mësues, pa libra, pa shkolla dhe pa biblioteka?
Pa libra s'mund të ketë dituri. Në këto shekuj mungojnë bibliotekat dhe librat në qarkullim janë shumë të rrallë. Nga studimi i historisë së bibliotekave të Evropës, Amerikës dhe Azisë rezulton se biblioteka më e vjetër në Amerikë është ajo e Kolegjit të Harvardit, e cila trashëgoi nga themeluesi i saj më 1636-ën vetëm 400 libra. Ky kolegj a universitet njihet si institucion arsimor vetëm në kushtetutën e Masaçusets më 1780-ën. Universiteti nisi të hartojë tekste shkollore vetëm më 1800-ën. Sot, statujën e themeluesit të kolegjit e quajnë në Amerikë statuja e tre gënjeshtrave. Biblioteka e dytë në Amerikë ngrihet më 1731-in nga Benxhamin Frenklin, i cili themelon të parën bibliotekë për libra, që jepeshin me qira në Filadelfia, të cilën britanikët e djegin gjatë luftës më 1812-ën. Biblioteka e parë publike në mbarë Amerikën hapet vetëm më 1833-in në Petersburu të Nju Hempshajërit.
Më 1753 ngrihen në Angli Muzeumi Britanik dhe biblioteka e tij me 40,000 libra. Në perandorinë Habsburge më 1756-ën biblioteka më e vjetër universitare kishte vetëm 2,787 libra. Libraria akademike e universitetit të Vjenës u hap më 1777, në përvjetorin e ditëlindjes së Maria-Terezës, me 45.000 libra. Për të themeluar bibliotekën e parë në Rusi duhet të presim të vdesë Diderot më 1784-ën në France, që Katerina e II të sjellë në Rusi bibliotekën e tij, që bashkë me librat që ajo siguroi nga biblioteka e Volterit dhe librat që u sollën nga Polonia të formohesh fondi i parë i librave të Bibliotekës Kombëtare Ruse.
50 vjet më vonë, fondi i këtyre bibliotekave arrin në 200.000 e më shumë vëllime. Numri i librave në fondet e bibliotekave të Evropës dhe të Amerikës fillon të rritet në progresion gjeometrik, çka reflekton përpjekjet e ethshme për të fallsifikuar gjithçka mbi origjinën, kulturën dhe shkencën e kombeve që po lindin.
Çfarë po ndodh gjatë këtyre pak dekadave, në një kohë kur Erazmi i Roterdamit në vitin 1508 udhëtonte nëpër Evropë vetëm me një arkë me një grusht libra?
E tërë pasuria e Dijes së Njerëzimit në atë kohë ishte katandisur nga Monarkët dhe Vatikani në një thellë?!
Ku shkuan ato qindra mijëra libra, që mykeshin (dhe vazhdojnë të myken) në bibliotekat e monarkëve të Anglisë dhe monarkëve të tjerë të Evropës?
E tërë dija: historia, gjuha, dhe të gjitha lëmijtë e shkencës u manipuluan nga Humanistët dhe Rilindasit e Evropës. Per t'u përhapur kjo dije e manipuluar, kërkoheshin mësues të rinj. U deshën plot 270 vjet per të përgatitur armatën e re të mësuesve, që në vitin 1770 më në fund, vetëm në Gjermani, të mund të hapeshin disa shkolla për miletin. Tashmë gjuhët e reja (dhe ato të vjetra) të Evropës ishin testuar, me to ishin shkruar libra e traktate në mjaft fusha të Dijes.
Në këtë periudhë errësire të padëgjuar, paradoksalisht, shfaqen në literaturë "arritjet" më të mëdha të Dijes dhe të Shkencës. Kuptohet, që kemi të bëjmë me plagjiaturë dhe plagjiatë, për njerëz "eruditë", që nga hiçi dhe në mes të hiçit (deri më 1789-ën vetëm 12 % e francezëve dinin një frëngjishte të çalë) shndërrohen brenda gjashtë muajve apo dy vjetëve studimi në matematikanë të dëgjuar, fizikanë të famshëm, filozofë e biologë, që përmbysin epoka, astronomë e mjekë që ndryshojnë vizionin e krejt shkencës. Nga ky hiç, nga Terri i madh 270 vjeçar që mbuloi mbarë botën, i pa regjistruar më parë në të gjithë historinë e njerëzimit, lindin "Gjenitë", që sjellin në dritë zbulime që askush s'i kishte parë e dëgjuar gjatë 2000 – 2500 vjetëve të fundit.
Më interesant bëhet ky studim kur kohën e themelimit të bibliotekave në kryeqytetet kryesore të Evropës e ndërthurrim me kohën e themelimit të shteteve dhe kombeve, si dhe me procesin e arsimimit të shtetasve të tyre. Panorama që del është groteske!
Këtë punë provoni ta bëni për vendet e Evropës: Italinë, Gjermaninë, Anglinë, Francën, Spanjën, si dhe për vende të tjera si Turqia, Arabia Saudite, Egjipti, Siria apo dhe pak më larg, India, Pakistani, Singapori, Kina, Japonia, e deri në Zelandën e Re.
Vetëm në vitet 30-të shek. të 19-të fillon regjistrimi i çalë i popullsive në Perandoritë dhe mbretëritë e kohës. Ky regjistrim do të vijë duke u përmirësuar gjithnjë e më shumë krahas konfigurimit gjithnjë e më saktë të kombeve përmes luftrave, genocideve, shpërnguljeve të detyrueshme dhe shkëmbimeve të popullsive. Është kjo histori e re e Evropës, e gatuar qëllimisht në këtë mënyrë, që qëndron në themel të çdo konflikti të hapur apo të heshtur në kontinentin tonë.
Përse historia evropiane deri më sot nuk e kanë vënë në dukje Errësirën e Madhe, që sundoi në mbarë botën në periudhën prej 1500 deri më 1775?
Kush qenë ata që urdhëruan që njerëzimi të zhytej në errësirën më të madhe që njeh historia?
Dhe përse?
Përgjigja edhe për ju besoj se është tani e thjeshtë. Me dijen e manipuluar, me gjuhë e kultura të reja të mbështetura nga ato të "vjetra", me territore të ndara me kufij, me nocionet e reja të kombit, të flamurit dhe me armët moderne në krah aristokratët hodhën në luftra të papara ndonjëherë më parë kombet e sapokrijuara kundër njeri – tjetrit. Që atëhere njerëzimi ka njohur luftra që nuk kanë më të sosur. Me krijimin e kombeve fillon për herë të parë zbatimi i politikës të Monarko - Kryeklerikëve 'Përça e Sundo'.
Njohja e këtij versioni të ri të historisë nuk do të kalojë pa pasoja.
Librat e Konstandinopojës - Apo armiqësia që s'shuhet kurrë e Evropës ndaj shqiptarëve
Për të kuptuar se në ç'botë jetojmë, ne duhet të njohim origjinën dhe të shkuarën e saj, të civilizimeve të kaluara. Për këtë nuk mjafton të mësuarit përmendësh të librave të historisë, por shtruarja e pyetjeve për çdo paragraf të çdo libri të shkruar mbi historinë deri më sot, të çdo paragrafi të teksteve të historisë, që ne mësojmë në shkollë, apo të çdo libri historie që na bie në dorë. Përgjigjet që ne do t'u japim këtyre pyetjeve do të jenë themeli i një historie krejt tjetër nga ajo që ne kemi mësuar mbi të shkuarën e njerëzimit deri më sot.
Sa libra mori Perëndimi kur ra regjimi i Sadamit?
Asnjë. Edhe sikur të binte sot Londra apo Uashingtoni në duart e ndonjë fuqie tjetër, bota s'do të mbetej pa libra. Si në Perëndim ashtu dhe në Lindje, libri është i kudondodhur, ai sapo shkruhet, shtypet, botohet, dhe të nesërmen atë e gjen në çdo cep të botës. Kështu, ndonse pak më ndryshe, ka qenë situata deri në shek. e 15-të kur në Evropë (thuhet se) sundonte Bizanti. Ndonëse shpejtësia e komunikimit nuk ka qenë ajo e sotmja, komunikimi edhe në atë kohë ka qenë i pandërprerë, njerëzit dhe "idetë" lëviznin me shpejtësinë e karrocave dhe anijeve me vela. Por, nga ngjarjet e shek. 15-të neve na ka kaluar pa vënë re një fakt shumë i rëndësishëm:
• Si ka mundësi që vetëm me rënien e Bizantit dhe pushtimin e Konstandinopojës bibliotekat e mbarë Evropës nisin të mbushen e plotësohen me libra?
• Përse mbretëritë evropiane të Lindjes dhe Perëndimit fillojnë të përkthejnë në gjuhët e tyre autorët e Bizantit vetëm pas rënies së Konstandinopojës?
• Në rast se Konstandinopoja ra në duart e Turqve, si ka mundësi që librat përfunduan në bibliotekat e Perëndimorëve?
• Deri në vitin 1543 a nuk ishte Bizanti e vetmja perandoria e Botës dhe Konstandinopoja qendra e botës?
• Në qoftë se Bizanti paska qenë zemra e Evropianëve deri më 1543-in, si paska ndodhur që Evropianët të mos paskeshin pasur qasje në bibliotekat e pasura të Konstandinopojës?
Këtyre pyetjeve të shpejta kushdo mund t'i shtojë një listë edhe më të gjatë pyetjesh për këtë ndodhi në dukje të çuditshme, që demaskon variantin që ne njohim të historisë dhe që shpjegon të gjitha reperkusionet që e tërë kjo ngjarje e stisur (e luftës me Turqve dhe Bizantit dhe e Rilindjes Evropiane) ka patur në ngritjen dhe zhvillimin e kulturës evropiane dhe krijimin e kombeve..
Për ta ilustruar këtë ngjarje, ne duhët të sjellim shembuj, ku si Perëndimi dhe Lindja tregojnë me gojën e tyre se ç'ka ndodhur në Evropë "pas rënies së Konstandinopojës" në fushën e dijes.
Burimi : http://www.arberiaonline.com/viewtopic.php?f=78&t=2722
Autorë që flasin rreth falsifikimit të historisë:
Zhan Harduin (1646-1729)
http://en.wikipedia.org/wiki/Jean_Hardouin
Edvin Xhonson (1842–1901)
http://en.wikipedia.org/wiki/Edwin_Johnson_%28historian%29
Wilhelm Kammeier 1889-1959
http://de.wikipedia.org/wiki/Wilhelm_Kammeier
Uwe Topper 1940
http://en.wikipedia.org/wiki/Uwe_Topper
Gunnar Heinsohn 1943
http://en.wikipedia.org/wiki/Gunnar_Heinsohn
Anatoli Fomenko 1945
http://en.wikipedia.org/wiki/Anatoly_Timofeevich_Fomenko
Heribert Illig 1947
http://www.biographybase.com/biography/Illig_Heribert.html
Christoph Marx 1957-2002
http://de.wikipedia.org/wiki/Christoph_Marx
Materiale të ndryshme mbi falsifikimin historik në internet:
http://initial.bipedalism.pagesperso-orange.fr/25ma.htm#int
http://www.egodeath.com/newchronology.htm
http://chronologia.org/
http://www.revisedhistory.org/
http://www.radikalkritik.de/index.htm

Çlirim Xhunga
Çadrat dhe mendjet janë funksionale, vetëm kur qëndrojnë të hapura. Stop Injorancës!

Feja e Pellazgëve është e gjallë në Shqipëri
Pamvarësisht nga sa e sa rite të tjera fetare që i përkasin besimit të vjetër të pellazgëve dhe që as Krishti dhe as Muhameti nuk kanë mundur t’i zhdukin fare nga mendja e popullit shqiptar, është betimi mbi gur, që egziston dhe përdoret akoma në të gjitha malësitë shqiptare; ky betim shoqërohet me të njëjtin nderim dhe me të njëjtën madhështi sikurse në kohën e lashtësisë së hershme.
Në rastet e rënda dhe kur është fjala për të dhënë një vendim me peshë të madhe, pleqtë e fiseve të Shqipërisë, myslymanë e të krishterë pa dallim, ftohen në palët kundërshtare që të betohen me gur para se të fillojnë bisedimet për çështjet që janë thirrur të gjykojnë.
Ky betim bëhet shumë shpesh edhe në ditët tona, qoftë në Shqipërinë e sipërme, qoftë në Shqipërinë e poshtëme: ai shoqërohet me të njëjtat formalitete dhe me të njëjtat madhështi dhe pasohet me po ato mallkime që kanë përshkruar historianët e vjetër.
Malësorët e Epirit, Maqedonisë dhe Ilirisë, d.m.th. banorët që i përkasin familjes pellazgjike apo shqiptare e kanë zakon të betohen për gurin edhe sot e kësaj dite, krejt ashtu si betohen të tjerë për Perëndinë, për Krishtin apo për nderin e vet. Kështu që kur bisedojnë ndërmjet tyre banorët e Shqipërisë së Sipërme thonë, duke marrë në duar, apo duke treguar gurin e parë që e shohin me sy: Për këtë peshë! Dhe ata të Shqipërisë së poshtëme apo të Epirit shprehen kështu: Për të rëndët e këtij guri!.
Ne nuk e dimë që ky rit dhe ky betim të jenë futur ndonjëherë në zakonet fetare të Greqisë: të paktën nuk gjejmë as gjurmët që të na e provojnë këtë. Ky është pikërisht një rit primitiv, të cilin vetëm pasardhësit e pallazgëve e kanë ruajtur dhe e kanë mbartur me vete përmes shtegëtimeve të tyre, në ato vise ku janë vendosur. Pellazgët të cilët nuk shquheshin për zotërimin e arteve të bukura dhe nuk ishin ndonjë arsim relativisht të përparuar, adhuronin natyrën dhe fenomenet e saj mirëbërëse: hyjnitë e tyre ishin toka, qielli, fusha, mali, uji, zjarri, guri, dielli, hëna, yjet etj.(Gjithashtu këtu kemi dyshime shumë të mëdhaja, pasi gjetjet arkeologjike dhe faktet se Greqia e Lashtë është mbivendosje e kuturës pagane, thotë komplet të kundërtën S.I)
Populli shqiptar, i tillë siç është edhe sot, dhe veçanërisht njërëzit e malësive betohen zakonisht me dheun e qiellin: Për qiell e për dhe! Me zjarrin e ujin: Për këtë zjarr e për këtë ujë! Me malin e fushën: Për mal e për fushë! Me diellin e hënën; Për këtë diell e për këtë hënë!
Në vënd që të betohen për Perëndinë e për shenjtorët. Këto tradita betimesh që na shpien në lashtësinë më të hershme, kanë mbetur të pandryshuara për nga besimi prej të cilit rrjedhin dhe për nga shprehja e tyre. Mbasi kanë mbetur në vend dhe nuk kanë ndryshuar fare, megjithëse mbi kokën e tyre dyzet shekuj kanë kaluar, shqipëtarët nuk kanë mundur të gjejnë fjalë të tjera për të përfytyruar hyjnitë. Gjuha, doket, besimet intime, gjithçka me një fjalë ka mbetur pellazgjike nga njëri cep në cepin tjetër të Shqipërisë, pa u ndryshuar nga qytetërimi, pa u shndërruar nga shekujt që kanë ndjekur njëri-tjetrin dhe nga të papriturat që u ndodhin njerëzve.
Këtu kemi të bëjmë me të vërtetë me një dukuri të çuditshme: si ka mundësi që kjo gjuhë e lashtë, më e vjetra në Evropë dhe që është folur vetëm nga një popullsi prej milionë frymësh, si ka mundur, themi të mbahet ashtu siç ka qenë në fillimet e saj, pa pasur sa letërsi të përparuar, as qytetërim të theksuar? Edhe Zotin Paska Vasha, këto çudira të mëdha duhej ta kishin shtyrë të hulumtonte më tepër rreth faktit se sa greke ishte Greqia e lashtë dhe sa të besueshme janë informacionet me të cilat dija e kohës e ka ushqyer? S.I)
Gjuha e kësaj popullësie, si dhe vetë ata që e flasin, i kanë qëndruar çdo gjëje, edhe shqiptari ka mbetur pellazg kudo që është vendosur. Ky fakt i pashpjegueshëm shfaqet jo vetëm në Epir, në Maqedoni dhe në Iliri, d.m.th. në atë zonë që quhet Shipëri, ku popullata është kompakte, homogjene dhe e shumtë, por edhe në shumë ishuj të Arkipelagut, në malësitë e Atikës, në kolonitë shqiptare të Italisë e të Dalamcisë, kudo, me një fjalë, ku ky popull ka vendosur banimin e tij qoftë në kohët e vjetra, qoftë gjatë shtegtimeve të tij të vona.
Megjithëse ka përqafuar fe të tjera dhe është pranuar në shoqëri të ngushtë me popuj të tjerë, kujtimi fesë së tij primitive i ka mbetur i paprishur dhe gjuha e tij ndonëse në kontakt me gjuhë të tjera nuk ka humbur aspak dhe nuk është gjuhë tjetër. (S'kishte si të ndodhte ndryshe, kur shqipja ishte nëna e tyre S.I)
Kjo dukuri që historianët grekë e kanë konstatuar së lashti dhe që duket sheshi sot te populli shqiptar, meriton vërtet gjithë vëmëndjen e filologëve dhe dijetarëve dhe duhej të bëhej objekt i një studimi serioz e të duruar. Nga kjo gjë shkenca do të kishte shumë për të fituar.
Pavarësisht nga gjithë sa kemi thënë deri këtu për të provuar lashtësinë e popullit shqiptar dhe ekzistencën e tij vetjake jashtë familjes helenike, ka edhe fakte të tjerë që ndihmojnë për të forcuar mendimin tonë.
Në Shqipëri ushtrohet akoma në shkallë të gjerë fryma e parashikimit të ngjarjeve: kështu horoskopin e nxjerrin nga të brendshmet e kafshëve apo nga disa eshtra, nga fluturimi i zogjve, nga angullima e ujkut, nga ëndrrat etj.
Ky besim është i rrënjosur dhe asgjë nuk ka mundur ta dobësojë në mendjen e popullit. Gostitë e përmortshme, pastrimet me anë të ujit e sa e sa praktika të tjera besëtytnish të pandara nga kulti primitiv i pellazgëve, të cilat përdoren kudo, provojnë se shqiptarët, megjithëse janë bërë të krishterë ose myslimanë, i kanë ruajtur besimet e tyre të thella, po aq sa dhe gjuhën e tyre.
Marrë nga libri E vërteta për Shqipërinë dhe shqiptarët i autorit Pashko Vasa
Burimi: http://eltonvarfishqip.blogspot.com/2010/06/feja-e-pellazgeve-eshte-e-gjalle-ne_20.html

Franca e Shqipëria - Letër për vajzën time...
Mbasi mbylla telefonin, me mendje, vazhdova të arsyetoj me veten time duke të folur ty. Le të shikojmë Francën dhe Shqipërinë, vende ku jetojnë dhe formohen këta dy popuj, që simbas mendimit tënd, ndryshojnë shumë për nga formimi kulturor.
Mbas kolonializimit të kontinentit Aziatik, Afrikan dhe Amerikan, Franca kish shekuj që milte pasuritë e këtyre popujve. Këto pasuri u shkrinë për ndërtimin e kështjellave, rrugëve, qyteteve, për ekonominë dhe ushtrinë e saj.
Me këto pasuri, ajo zhvilloi artet dhe kulturën, ndërtoi opera dhe teatro, shtypë-shkronja dhe shkolla. Begatia e veëndit krijoi kushte të lakmueshme për ajkën e mendimtarëve dhe artistëve europianë që u derdhën drejt Parisit, ku nëpër sallonet aristokratike dhe skenat madhështore, i shfaqnin talentet e tyre. Kultura franceze është në një farë mënyre edhe produkt i kulturës europiane.
Ndërkohë Shqipëria ishte nën sundimin e fuqisë më të egër e më të prapambetur (nga ana e zhvillimit) ushtarake të kohës. Në një kohë kur i rëmbeheshin djemtë e vegjël dhe rriteshin në gazermat e jeniçerëve me frymëzimin ndaj perëndisë sulltan.
Ata ktheheshin në fanatikë të tij dhe bashkë me të rinjtë që sistemakisht rekrutoheshin me forcë, çoheshin si ushtarë në të katër anët e perandorisë gjigande osmane, shpesh edhe kundër vëllezërve të një gjaku.
Pasuritë e saj, rrëmbeheshin nga pushtuesi dhe në vend sundonte mjerimi.
Deri në çlirimin e vëndit nuk kish asnjë institucion kulturor përveç shpirtit të vet. Dhe pikërisht me folklorin e tij, kësaj skene pa kufi, shqipëtarët kultivuan artet, aty shtypën gazetat dhe gdhëndën historinë e tyre. Aty, ata krijuan pasuri të pallogaritshme letrare e muzikore, vizuale dhe etnografike, aty edukuan dhe arsimuan bijt e tyre.
Kur iluminizmi francez botonte kryeveprat e tij që ndriçuan errësirën mesjetare, shumë vite me vonë në kohë, Rilindasit shqiptarë, këta pishtarë të mendimit tonë filozofik dhe kulturor, syrgjynoseshin nga terrori turk ose aratiseshin larg Shqipërisë e librat e tyre digjeshin e lexuesit burgoseshin.
Kur Balzaku skicoi fytyrën meskine të shoqërisë aristokratike e borgjeze të kapitalizmit fillestar francez, në Shqipëri nuk lejohej të shkruhej gjuha shqipe dhe mësuesit e saj janë vrarë dhe burgosur.
Mjeda nga mërgimi shkruante:
Nje kto gjuhë që jam tuj ndie
Janë të bukra me themel
Por prap kjo [shqipja] si djell pa hije
Për mue t`tanave ju del
Për ironi të fatit, edhe sot në shk.20 - 21 po vriten ata që tregojnë për vlerat e gjuhës shqipe siç ndodhi me arvanitasin Aristidh Kola [«Gjuha e Perëndive»]
A ka më mizori kulturore se sa, kur në kohën e sundimit turk në Shqipëri ishin hapur 5000 shkolla të huaja, turke, greke, sllave, italiane, të presekutohesh e të mbyllej e vetmja shkollë fillore në gjuhën shqipe në Korçë apo simotrat e saj të më vonshme?
A do të lulëzonte kultura franceze po të mos shkruhesh gjuha e saj?
Në kohën kur Napoleoni pushtonte mbretëritë europiane dhe s`la muze e shtëpi pa grabitur veprat e artit, që sot e kanë bërë Luvrin muzeun më të pasur të botës. ( Lexoni: Museu i Luvrit - Sh.B ) Pasardhësit e atyre legjioneve që vranë e prenë, marrin të ardhura përrallore nga turizmi, të cilat i shfrytëzojnë për të zbukuruar dhe fuqizuar ekonomokisht Francën.
Ndërkohë, në Shqipëri, edhe ato që mbeten pas shkretimit romak, i përlau greku, austro-hungarezi dhe italiani. Mjafton të kujtojmë që në lashtësi, kur Athina dhe Roma kishin kasolle prej druri, në Epir lulëzonte një qytetrim i përparuar në ndërtime arte e kulturë.
Ishin pellazgo-ilirët ata që ndërtuan veprat monumentale të Romes. ( Shikoni e lexoni për: pellazgo-ilirët - Sh.B ) Edhe sot muri Aurelian [perandor ilir, sepse Roma ka patur 42 perandor ilir] përshkon qëndrën e saj. Në qytetin e Pirros kishte 1052 statuja madhështore që zbukuronin rrugët e që u rrëmbyen nga legjionet romake dhe sot zbukurojnë muzeumet e botës me emërtimin: "romake".
Shqipëria u dogj, u grabit dhe me 1913 u copëtua, por shpirti i shqiptarit e tregonte përherë vitalitetin e tij.
Në fillimet e shk 20, me t’u krijuar shteti i ri shqiptar, një nga ligjet e para të tij ishte ay mbi të drejtën e votës të femrave, në një kohë kur Franca e shkolluar dhe e emancipuar ja njohu këtë të drejtë shumë vite më vonë.
Fati qe më i zi për shqiptarët pas luftës së dytë botërore. Për ironi të fatit, përsëri na ra për pjesë socializmi më i egër i kohës.
Le ta krahasojmë Rusinë, djepin e socializmit, dhe Rumaninë, me vendin tonë.
Tek ne, njerëzit u zhveshën nga gjithshka: nga e drejta e pronës, fjalës, e mendimit të lirë [bile as rrobaqepëset nuk lejoheshin të punonin në shtëpitë e tyre] pra populli u bë ushtar i shtetit.
Në Rusi ekzistonte prona private, ekonomia e kufizuar fshatare dhe tregu i lirë. Njerëzit lëviznin lirshëm brënda kampit socialist. Po kështu edhe në Rumani, edhe nën diktaturën e Çausheskut, liria e pronës dhe personit qe e madhe në krahasim me ne.
Kjo jetë e ashpër plot privime dhe denigrime vazhdon edhe sot e kësaj dite, mjafton të kesh parasysh faktin e dhënies së vizave, pamundësia e së cilës e bën popullin e shkretë «të marrë detin me këmbë».
Kujto faktin që ne çamërit nuk kemi të drejtë as të njohim vendlindjen e të parëve tanë që ndodhen në një shtet «demokratik» ku edhe ata çamë që kanë mbetur s’guxojnë të flasin shqip, e ku shqiptarët për të gjetur punë, u detyruan të ndërrojnë emrin.
Të gjitha këto, e kanë egërsuar e varfëruar shpirtin tonë në kohë. Disave ju janë errësuar sytë dhe merren me të gjitha pisllëqet. Por mos të harojmë se profesorat dhe organizatorët e këtyre pisllëqeve, janë pinjollët e vëndeve të kulturuara e demokratike dhe kriminaliteti shqiptar nuk ja kalon atij italian, rus, rumun apo aziatik etj.
Dje dëgjova në media se para disa vitesh fallcifikatorët më të mëdhenj në botë të dollarit kishin qenë bullgarët.
Gjithashtu të mos harojmë se kanë kaluar vetëm 15 vjet nga dita kur u çliruam nga diktatura, që për historinë e një vendi është një kohë e papërfillshme për ndryshime shpirtërore të një populli. E megjithatë, sot emra shqipëtarësh dëgjohen në shkollat më prestigjoze, në skenat më me famë, në nivele të larta punësimi në fusha të shkencës dhe ekonomisë, në vende të para të sporteve të ndryshme etj.
E me gjithë ato që ka hequr e heq ky popull i shkretë e me merita të pallogaritshme jo vetëm për vendin tonë, por edhe për vendet europiane e me gjerë, arrihet deri aty sa disa nga bijtë e tij të flasin me neveri për të, e të mos dëshirojnë të takojnë mundësisht asnjë shqiptar aty ku jetojnë e të mos shkelin në vendin e tyre, në atë tokë ku lindën fillesat e filozofisë, letërsisë e kulturës botërore, asaj kulture që grekërit padrejtesisht [po jo për shumë kohë sepse të vërtetat historike, vetë shqiptarët do t’i bëjnë të njohura vetes dhe botës] i quajnë si të vetat.
Ledi, për sa më sipër, mos mendo se nuk vlerësoj kontributin dhe vlerat e mëdha të popullit francez si dhe ndihmesën direkte dhe indirekte që na kanë dhënë në fusha të ndryshme në kohë. Gjyshi, sikurse edhe breza të shumtë të rinjsh të shumë vendeve, u shkollua dhe u ushqye nga kjo kulturë e madhe, por kur flasim për disa dukuri të popujve, apo duam t’i krahasojmë në ditët e sotme, duhet të shohim edhe të vërtetat dhe kushtet historike të kaluara dhe të sotme të tyre.
Të përqafoj, Mami

Sami Frashëri: "Kombi dhe gjuha e shqiptarëve"
Shqiptarët flasin një nga më të vjetra e më të bukura gjuhë të dheut.
Gjuhët që kanë qënë të ngjashme dhe bashkëkohëse me gjuhën shqipe janë zhdukur prej mijëra vjetësh, dhe nuk fliten më në asnjë vend të botës. Në vendin e tyre fliten gjuhët që rrjedhin prej tyre.
Shqipja si gjuhë është e ngjashme me greqishten e vjetër, me latinishten, me sanskritishten gjuhë e vjetër e Indisë, me zendishten gjuhë e Persisë së vjetër, me keltishten, me teutonishten etj. Por këto gjuhë që numëruam më sipër janë me të reja se gjuha shqipe dhe kanë mijëra vjet që nuk fliten më, dhe rrojnë të shkruara vetëm në faqet e disa librave shumë të vjetër.
Këto gjuhë quhen “gjuhë të vdekura”, dhe shqipja, gjuha jonë që është më e vjetër nga ato është e gjallë dhe flitet edhe sot si në kohën e Pellazgëve.
Pa dyshim Pellazgët janë kombi më i vjetër arian i Europës. Ka shumë fakte dhe shumë rrëfime që na tregojnë se Pellazgët që ne na duken si një përrallë për faktin që janë një komb shumë i lashtë, kanë folur këtë gjuhë që flasim edhe ne sot e kësaj dite. Emrat e perëndive që Pellazgët u faleshin, i ka huazuar mitologia e grekëve dhe romakëve, por edhe shumë fjalë të tjera që historia i ka ruajtur si emra vendesh etj,.. duken që janë fjalë thjeshtë shqip edhe na tregojnë që Pellazgët kanë folur mijra vjet më parë të njëjtën gjuhë që flasim edhe ne sot, pothuajse pa ndryshime, ose me aq pak ndryshime saqë po të dilte ndonjë pellazg do të mund të flisnim me të si flet një gegë me një toskë.
Gramatika e gjuhës shqipe, lakimi dhe zgjedhimi, hollësia e nyjeve, dhe e përemrave e të tjera bukuri të kësaj gjuhe, që jo vetëm asnjë nga gjuhët e sotme nuk i ka, por as gjuhët e vjetra nuk i kanë, na tregojnë që shqipja është një gjuhë shumë e vjetër dhe na vjen nga kohët e qëmotëshme e ruajtur e paprishur dhe e pandryshuar.
Shënja e kombit është gjuha.
Çdo komb njihet me anë të gjuhës. Ata njerëz që harrojnë apo nuk flasin më gjuhën e tyre, ma kalimin e kohës bëhen qytetarë të atij kombi që i flasin gjuhën.
Shumë qytetërime që janë zhdukur mos pandehni se vdiqën ose u vranë të gjithë, jo, por u përzien me kombe të tjerë dhe morën gjuhën e tyre dhe u bënë pjesë e tyre.
Kështu u zhdukën Maqedonasit, Thrakët, Frigasit, dhe shumë popullësi të tjera që nuk ishin pellazgë (?) d.m.th. shqiptarë si ne, pra këto popullësi sot nuk janë, por u zhukën dhe u harruan sepse humbën gjuhën e tyre. Por shqiptarët e atij vendi që sot quhet Shqipëri e kanë ruajtur fort mirë gjuhën e tyre, dhe kështu edhe sot në këtë vend flitet gjuha e Pellazgëve të lashtë.
Si kanë mundur shqiptarët të ruajnë gjuhën e tyre të plotë e të paprishur për një kohë kaq të madhe? Si ka mundësi që gjuha shqipe nuk është prishur dhe nuk është ndryshuar edhe pse nuk ka pasur shkronja dhe libra, dhe duke mos qënë e shkruar dhe duke mos e mësuar nëpër shkolla, kur gjuhë të shkruara dhe të krijuara me kujdes të madh janë prishur aq shumë sa sot quhen gjuhë të tjera?
Përgjigja e këtyre pyetjeve është fare e lehtë: Shqiptarët e kanë mbajtur gjuhën dhe kombin e tyre jo me shkronja, jo me dituri dhe sa me qytetërim, por vetëm me pastërti, duke qënë gjithmonë vetëm dhe duke mos u përzjerë me të tjerë, dhe duke mos futur të huaj në vendin e tyre. Të qëndruarit larg nga e gjithë bota, nga dituritë, nga tregëtia me një fjalë të jetuarit nëpër male, u ka ruajtur shqiptarëve kombin dhe gjuhën. (këtu kam dyshimet e mia ?S.I)
Se përse shqiptarët nuk kanë menduar të shkruajnë gjuhën e tyre, kjo është një çudi e madhe. (kjo çudi e madhe duhej ta kishte bërë Z. Sami, të hulumtonte e të dyshonte pak më thellë S.I)
Nuk flasim për ato fise të vegjël dhe të shpërndarë të Pellazgëve dhe të Ilirëve të vjetër, sepse ata duke jetuar nëpër male nuk kishin nevojç që të shkruanin dhe as nuk u vinte ndër ment një gjë e tillë. Por Maqedonasit që kishin një mbretëri të sofistikuar, ashtu edhe mbretëria e Pirros në Epir dhe e Teutës në Iliri përse nuk patën nevojë që të shkruajnë gjuhën e tyre?
Filipi i Maqedonisë që donte që të zgjeronte mbretërinë e tij dhe të pushtonte Greqinë, përse nuk bëri të shkruhej gjuha e tij ashtu si greqishtja? Aleksandri i Madh le të themi që nuk pati kohë, por Ptolemenjtë që zgjuan diturinë dhe gjuhën greke në Aleksandri, si nuk menduan për gjuhën e tyre që ti bënin një palë shkronja, duke parë të gjithë kombet e Azisë dhe të Egjiptit që shkruanin cilido në gjuhën e tij? Romakët mësonin filozofinë në gjuhën greke, por kishin bërë shkronja edhe për gjuhën e tyre latinishten, kështu që shumë gjëra i shkruanin dhe i lexonin në këtë gjuhë.
Johan George von Hahn (1811-1869), filologu i madh gjerman, ka shkruar shumë të vërteta për Shqipërinë, dhe ka gjetur në një vend të Shqipërisë një gur të shkruar shqip me disa shkronja të cilat u ngjajnë shumë shkronjave fiqinishte edhe duken të marra prej atyre por pa qenë vetë ato. Por këto shkronja nuk janë parë gjetkë, dhe as dihet që të kenë qenë të përdorura në Shqipëri. Disa varre dhe të tjerë gurë të shkruara me shkronja greke në Azinë e Vogël afër Angoresë, si edhe disa të tjerë të shkruara me shkronja latine në Etruri të Italisë, gjuha e të cilëve (gjuha e shkruar mbi varret dhe gurët) nuk është as greqisht as latinisht, duken të jenë shkruar në gjuhën shqipe prej Frigasve dhe Etruskëve të vjetër, të cilët ishin Pellazgë d.m.th. shqiptarë.
Kuptohet që shqiptarët e vjetër kanë shkruar gjuhën e tyre me ato shkronja që njihnin, kështu që ata shkruanin herë me shkronja arabe, herë me shkronja greke dhe latine. Kjo ka ndodhur sepse shqiptarët nuk kanë menduar kurrë që të përgatitnin një palë shkronja për të shkruar gjuhën e tyre: dhe gjuha shqipe kishte mbetur deri në kohën tonë gjuhë e pashkruar.
Marrë nga libri Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhetë - i autorit Sami Frashëri
Burimi: http://eltonvarfishqip.blogspot.com/2010/07/kombi-dhe-gjuha-e-shqiptareve.html
Tipi: Unazë me figurë shqiponje
Materiali: Element zbukurimor
Teknika: Bronx Derdhje-rrahje në bronx
Kultura: Arbërore
Periudha: Shekulli VI
Dimensionet në cm: Diam. 5.4, Gjerësi. 0.51
Historiku: Zbuluar në pellgun e Korçës
Pronësia: Mezuraj Muze

Subscribe to:
Posts (Atom)