Thursday, January 13, 2011

Përkrenarja e Skënderbeut

Sipas Kristo Frasherit,
Përshkrimi i përkrenares
Përkrenarja e Skënderbeut është punuar në metal të bardhë, pajisur me një rrip (ruban) të larë në ar. Në majë të saj është vendosur një kokë dhije me brirë, punuan në bronx të larë gjithashtu në ar.
Në pjesën e poshtme të saj, ka rreth e rrotull një rrip bakri me një mbishkrim prej gjashtë rrokjesh, të ndarë midis tyre me rozeta: IM*PE*RA*TO*RE*BT, që do të thotë: Jhezus Nazarenus*Principi Emathiae “Regi Albaniae* Terrori Osmanorum *Benedictat Te (Jezuj i Nazaretit të beton ty Skënderbej, princ i Matit, Mbret i Shqipërisë, Tmerri i osmanllinjve, Mbret i Epirit). Por rripi prej bakri me këto gjashtë monograme duket se është vënë më vonë në përkrenare nga pasardhësit e Heroit, të cilët kanë menduar se me shtimin e titujve do t’ia rritnin atij vlerën, kurse, siç u tha, ai nuk ka mbajtur asnjë nga këto tituj, por vetëm “zot i Shqipërisë” (Dominus Albaniae).

Perkrenarja e Skenderbeut nuk mund te jete e kohes se Skenderbeut pasi ajo permban shkrimin:
*PE*RA*TO*RE*BT, që do të thotë: Jhezus Nazarenus*Principi Emathiae “Regi Albaniae* Terrori Osmanorum *Benedictat Te

dhe emri Jezus nuk del ne frengjisht para vitit 1740 (shih Petit Robert) dhe ne anglisht para vitit 1924.

http://dictionary.reference.com/search?q=Jesus
Jesus
c.1175 (O.E. simply used hælend "savior"), from Gk. Iesous, attempt to render Aramaic proper name Jeshua (Heb. Yeshua) "Jah is salvation," a common Jewish personal name, the later form of Heb. Yehoshua (see Joshua). As an oath, attested from 1377. For Jesus H. Christ (1924), see I.H.S. First record of Jesus freak is from 1970. Jesu, common in M.E., is from the O.Fr. objective case.

Në citimin e mësipërm nuk na jepet asnjë shembull tjetër se kur përmendet për herë të parë emri Jesus, pikërisht në këtë formë. Shembujt nga hebraishtja nuk janë shembuj. Civilizimi çifut është një nga Mashtrimet më të paturpshme të historisë.

Te http://www.cnrtl.fr/definition/jésus lexojme se

Hist. 1. 1496 Jhesus interj. (Andrieu de La Vigne, Le Mystère de Saint Martin, éd. A. Duplat, 3638); 2. 1633 papet. (doc. ds de Beaurepaire, Dern. mél. hist. et archéol., 195 ds Fonds Barbier : Papier du nom de Jesus); 1704 (Trév. : voilà de bon Jesus); 3. 1753 terme d'affection (Vadé, Bouquet du Roy, p. 15 : p'tit Jesus de cire); 4. 1840 dévotion au cœur de Jésus, à l'enfant Jésus « image représentant un cœur ou un enfant Jésus entouré d'une gloire » (Ac. Compl. 1842). De Jésus, nom propre. Au sens 2 parce que cette sorte de papier portait dans la marge la marque I.H.S., monogramme de Jésus. Fréq. abs. littér. : 77. Bbg. Chautard, (É.). La Vie étrange de l'arg. Paris, 1931, p. 652. - Quem. DDL t. 19. - Sain. Arg. 1972 [1907], p. 103, 115.

Keshtu, kush di frengjisht, sheh se me 1496 Jhesus eshte nje pasthirrme, nuk eshte emer, dhe me sa duket eshte shkruar ne ndonje fallsifikim te shkruar me vone, pasi nuk ndeshet ne biblen frenge. Edhe me 1633 nuk eshte bibla frenge qe e permend kete emer, por ndonje dokument tjeter i fallsifikuar dhe ky me vone. Edhe ne vitin 1704 ne nuk kemi perseri Jezusin per te cilin na kane folur. Keshtu qe mbetet i vertete shenimi i Petit Robert, qe ne frengjisht fjala jesus ka dale vetem ne vitin 1740

Përse kaq vonë?
Si ka mundësi, që ky Jesus të qëndronte në kapelen (përkrenaren) e Skënderbeut?

Këto gjëra nuk duan t'i lexojnë, i lexojnë por kanë frikë se mos përfundojnë si 48 mikrobiologët e Amerikës. Po pse, me frikacakë do të përmirësohet jeta e shqiptarëve? 

Çlirim Xhunga

Aleksandri i Madh i Greqisë apo i shqiptarëve

Emri i Aleksandrit të Madh ende vazhdon të krijojë trubullira politike edhe sot këtu e dymijë e dyqind vjet nga vdekja e tij duke bërë që politikat e vendeve të ndryshme të varen shpeshherë nga lavdia dhe emri i tij për ta privatizuar.

A ishte grek Aleksandri?
Aleksandri i Madh, skulpturë që gjendet te VILA ALBANI, Romë.
 Çfarë e lidhte atë me shqiptarët dhe grekët mbretin e Maqedonisë Antike?

Disa pseudo historianë të fqinjëve tanë të afërt dhe të largët pretendojnë që Leka i Madh nuk ka prejardhje shqiptar. Por historianët e lashtë kanë lënë shënime që tregojnë se Aleksandri i Madh ishte i biri i mbreti të Maqedonisë Filipit II dhe i Olimbisë, një princeshë Ilire, e bija e mbretit të Epirit Neoptolemi I.
Shumë shkrues të historisë Antike ndër ta babai i Historisë greke Herodoti dhe Tukidi na lajmërojnë se Pellazgjët(shqiptarët) janë popull para grekëve “proelinioi”.


Filipi II
Filipi II
Filipi lindi në vitin 382 para K., nga një baba maqedonas dhe nënën e kishte ilire e cila quhej Euridike dhe ishte nga fisi ilir i Lynkestisë. Lynkestët ishin ilirë, këtë na e dëshmojnë studiuesit dhe historianët antikë si: Livi, Plini, Straboini, Ptolemeu etj.

Ilirët Lynkestë banoni përreth liqenit ët Ohrit dhe kryeqytet kishin Manastirin e sotëm. Pra, vetë Filipi ishte gjysmë maqedonas dhe gjysmë ilir. Mbas vdekjes të babait Amynta, Euridikja e dërgon Filipin në Iliri tek Lynkestët,dhe më tej në Tebë. Filipi pas disa vitesh bëhet mbret i Maqedonisë më 359 p. K.
Filipi u martua me iliren Olimbi dhe nga kjo martesë do të lindte Kleopatra, Kynëna dhe Aleksandri, një burrë i fort, një legjendë Biblike që do bënte emër të madh.
Filipi me të hipur në frontin e maqedonasve nënshtroi fisin e nënës së tij Lynkestët të cilët kishin udhëhequr politikën e maqedonasve. Më tej Filipi i drejtoi synimet e tij për të spastruar territoret e Maqedonisë nga kolonët grekë. Ai shtiri në dorë Selanikun, Thraqin, Skithinë etj., duke zhdukur mbi 200 koloni greke.
Demosdenin i cili ishte oratori më i madh grek i quajtur edhe mbrojtësi i grekëve kundra maqedonasve ka thënë për Filipin mbasi pushtoi të tërë Greqinë në ligjëratën e tij të titulluar “FILIPIKA e Tretë” thotë: “Filipi, jo vetëm që nuk është grek, edhe asnjë lidhje nuk ka farefis me grekërit, por ai është një murtajë e ndyrë e Maqedonisë...”. Ndërsa Straboni shkruan: “Maqedonasit janë quajtur si Paion”.
Por nga historia kemi mësuar se në të vërtetë Paionët ishin ilirë1.
Një nga dashnoret e Filipit e akuzoi Olimbinë se Aleksandri nuk ishte djalë i Filipit por, Olimbia e kishte me Amonin. Amoni ishte një gjarpër, perëndia më e lartë. Olimbia u fye rëndë nga kjo akuzë. Pasi Filipi e ndau Olimbinë ajo bashkë me Aleksandrin shkuan për disa kohë të jetojnë mbretërinë e Lynkestëve. Atëherë Filipi i shpalli luftë Lynkestëve, por gjatë betejës ai desh u vra. Më tej Filipi kërkoi që Aleksandri të kthehej në Maqedoni, por Aleksandri këmbëngulës dhe kokë shkëmb i vuri kusht që të kthehej edhe nëna e tij Olimbia dhe të respektohej si mbretëreshë. Filipi e pranoi kushtin. Ai për tu afruar me fisin ilir të Olimbisë kërkoi që vajza e tij Kleopatra të martohej me mbretin e Epirit vëllanë e Olimbisë. Gjatë dasmës, Aleksandri në bashkëpunim me nënën e tij dhanë urdhër që Filipi të vritej. Gjatë dasmës një ushtar maqedonas i afrohej Filipit dhe i ngul thikën në zemër duke e lënë te vdekur në vend atë. Me ngjitjen e Aleksandërit në frontin e maqedonasve Olimbia e vret gruan e re të Filipit bashkë me fëmijët e saj.

Olimbia
Mirtali, nëna e Aleksandrit të Madhe e njohur me emrin Olimbi. E cila ishte Ilire.
Gruaja e Filipi dhe nëna e Aleksandri të Madh Olimbia vinte nga visi i Ilirëve të Epiriotëve. Olimbia ishte stërmbesë e mbretit të Mirmidonëve Akilit i cili u vra në luftën Trojë.
Pra Olimbia ishte e bija e mbretit të Epirit Neoptolemi I, i cili rridhte nga fisi i Pirro Neoptolemi djali i Akilit. Pirro Neoptolemi mbas luftës së Trojës u vendos në Toskëri duke themeluar mbretërinë e Epirit. Pirro Neoptolemi është stërgjyshi i Pirros së Madh që luftoi deri në Romë në shekullin III, përpara Krishtit. Olimbia dhe Pirrua janë kushërinj të parë. Emri i vërtetë i Olimbisë ishte Mirtal, pra edhe kjo një fjalë shqipe e përbërë nga MIR-DAL. Në gjuhën shqipe shpesh herë shkronja T ngatërrohet me D, sikurse S me Z, etj. Më vonë Mirtalia u quajt Olimbi, emër që ia vuri vetë Filipi. Edhe kjo fjalë rrjedh nga gjuha shqipe të cilën do ta shpjegojmë më poshtë. Olimbia ishte shumë bukur me flokë të verdha, të dredhura e të gjata. Bukurisë së Olimbisë nuk i rezistoi Filipi i cila la gruan e tij të parë që ishte ilire dhe quhej Audata. Siç duket bukuria e veçantë, zgjuarsia e Mirtalisë ka bërë që më tej ajo të thirrej me emrin madhështor Olimbi.
Olimbia është një emër shqiptar që përbëhet nga bashkimi i fjalëve pellazgje OLI dhe MBI2. OLI do të thotë i TË GJITHË dhe MBI, sipër. Emri OLIMBI është një emër që tregon madhështi. Lojërat më të mëdha në botë quhen Lojrat OLIMBIKE, mali më i madh në Greqi quhet Mali i OLIMBIT. Pra, emri Olimbi ka kuptimin e madhështisë “MBI TË GJITHË”. Dhe vërtetë a nuk janë Lojrat Olimbike aktiviteti më i madhsportivë në botë?!


Sot gjuhëtarët shqiptar e ngatërrojnë fjalën Olimbi me Olimpi. Fjala OLIMBI në greqisht shkruhet OLIMPI dhe shqiptohet OLIMBI. Shkronja MP në greqisht është B dhe kur ndodhen midis dy zanoreve shqiptohet MB. Gjuhëtarët shqiptar kanë bërë deri më sot transkriptim të fjalës greke OLIMBI, duke bërë që kjo fjalë të humbi kuptimin e saj që rrjedh nga gjuha shqipe(pellazgjike). Gjuhëtarët tanë me dashje ose pa dashje kanë bërë shumë gabime në disa fjalët shqipe duke i quajtur si fjalë të ardhura nga greqishtja, sllavishtja, latinishtja etj. Por po të studiohet më thellë do kuptojmë se kemi fjalë të gjuhës shqipe të përvetësuara nga gjuhët e tjera.

Pirro i Epirit

Aleksandri i Madh
Plutarku shkruan për Aleksandrin e Madh se ai ishte biond, me një përskuqje të lehtë në faqe dhe në gjoks. Dua të shtoj se edhe Pirrua i ynë i Epirit kishte një përskuqje në të tërë fytyrën e tij. Aleksandri pamjen e jashtme i ngjante nënës së tij Olimbisë dhe dajallarëve që ishin nga fisi ilir i Epirit.
Filipi për të mësuar Aleksandrin në edukimin e tij mori dy mësues Leonidhën që ishte kushëri me Olimbinë dhe Lisimakun edhe ky ishte nga krahina e Dodonës Pellazgjike3. Pra siç del nga historia me edukimin e Aleksandrit u morën dy mësues ilirë. Më vonë Filipi solli edhe Stagjire me prejardhje shqiptare4 i njohur me emrin Aristoteli, një filozof i zoti nga Selaniku për të mësuar Aleksandri gjuhën greke dhe letërsinë e tyre.
Në moshën 18 vjeçare Aleksandri në krye të 2.000 kalorës mposhti ushtrinë e Athinës. Mbas vrasjes së Filipit, Aleksandri në moshën 20 vjeçare bëhet mbret i Maqedonisë dhe i Greqisë në një moshë të re në verën e vitit 336 p.K. Në vjeshtën e vitit 335 para K. Aleksandri i Madh u kthye në Pellë për të përgatitur planin e tij të madh për të pushtuar Azinë dhe të shkatërronte perandorinë perse.
Aleksandri gjatë udhëtimit të tij për në Azi bëri edhe një ndalesë të vogël në bregdetin e Trojës që tashmë ishte shkatërruar e tëra nga lufta dhjetëvjeçare midis Trojanëve dhe Akejve. Kur mbërriti në Trojë Aleksandri u mallëngjye. Librin më të dashur ai kishte ILIADËN dhe nëpërmjet Iliadës kishte mësuar për Trojën dhe luftën e saj. Gjatë vizitës në Trojën e shkatërruar Aleksandri bëri fli në kujtim të mbretit të pafat të Trojanëve Priamit të cilin e kishte vrarë djali i Akilit, Pirroja. Por nga heronjtë e luftës së Trojës ai adhuronte Akilin mbretin e Mirmidonëve që e kishte stërgjyshin nga nëna.
Ishte mëngjesi i 3 qershorit ët vitit 323 p.K., kur Aleksandri ndeu se kishte zjarrmi të brendshme, pasi bëri një banjë ai ushtri përsëri në gjumë. Kur u zgjua thirri të gjithë gjeneralët për planin e betejës, por pa se vetë ishte i pamundur. Për disa ditë rënkoi në shtrat nga temperatura e lartë dhe më 13 qershor vdiq në krevat i sëmurë. Kështu, mbreti i Maqedonisë që kishte mposhtur në fillim Greqinë dhe i kishte marrë emrin nuk mundi të realizonte ëndrrën e tij për të pushtuar tërë botën. Ai për dhjet vjet pushtoi pjesën më të madhe të botës, ndërsa stërgjyshi i tij Akili me aleatët e tij iu deshën dhjetë vite për të mposhtur Trojanët me dredhi.
Aleksandri vdiq, por mbeti gjallë emri, legjenda e tij. Lavdia e tij ndriçon e herë errëson dhe krijon probleme, dymijë e dyqind vjet pas vdekjes së tij
Sipas disa studiuesve të huaj Aleksandri i madhe quhej Meryamun Aleksandri, këtë mendim studiuesit e mbështesin në një mbishkrim që është gjetur në Egjipt.
Ku thuhej në një citim “meryamun setepenra Aleksandros”5. Kjo është një dëshmi që tregon se emri Aleksandër është i mëvonshëm. Ose më mirë të themi që është Llagap. Shpesh herë duhet të na punojë logjika e thjeshtë për të mësuar shumë të fshehta të njerëzve në kohën antike.
Po ta ndajmë emrin ALEKSANDËR në tre pjesë do të lexojmë tre fjalë, A-LEKS-ANDËR, që do të thotë: A është fjala e sotme shqipe ËSHTË, LEKS që është emri LEK dhe ANDRA është një fjalë e vjetër pellazgje që e përdorin ende shqiptarët, dhe do të thotë Ëndërr.
Pra, emrin ALEKSANDËR do të thotë LËKA ËSHTË NË ËNDËRR. Dhe me të vërtetë Leka ishte burrë i madh që mbeti në historinë e botës për të realizuar ëndrrat që ai shihte në gjumë, ky fakt përmendet në disa shkrimtar dhe historian. Sot shqiptarët emrin Aleksandër e kanë në disa variante si: LEK, ALEKS, SANDRI, LEKSANDËR. Shqiptarët që njihen ne Itali me emrin arbëreshë dhe në Greqi me emrin arvanitas në vend të emrit Aleksandër ata përdornin Leksandër. Duhet të dimë që në kohët e lashta njerëzit shpeshherë e humbnin emrin e pagëzimit dhe thirreshin me Llagapet e tyre. Më vonë Llagapet u bënë mbiemrat e familjeve. Shqiptarët e sotëm i pagëzojnë fëmijët edhe me emrin Andra. Në Greqi ndodhet një ishull me emrin ANDRA. Gjatë një studime që kam bërë në vitin 2001 për këtë ishull kam zbuluar se ky ishull banohej që në shekullin e XII nga shqiptarët. Edhe sot ishulli Andra (Ëndra) banohet nga 70% e popullsisë greke që flet në familje gjuhën shqipe, pra nga shqiptarë që njihen me emrin arvanitas. Ishulli ANDRA6 ka 27 fshatra shqipfolës, toponime, dhe mbiemrat e familjeve janë të kuptimit të gjuhës shqipe. Emri ALEKSANDËR përbëhet nga fjalë të kuptimësisë në gjuhën shqipe.


Monedha e Republikës së Shqipërisë LEK me pamjen e Aleksandrit të Madh, 1926.
Elementët që tregojnë origjinën ilire(shqiptare) të Aleksandrit të Madh
1.- Më lartë kemi sjellë origjinat familjare të Filipi dhe Olimbisë që vijnë nga fiset ilire. Filipi ishte lindur nga një nënë ilire dhe Olimbia nënën dhe babain e kishte ilir. Shkencërisht ALEKSANDRI I MADH është Ilir, duke patur parasysh se logjika na shpie se nëna është ajo që përcakton babain e fëmijës. Pra, Filipi ishte djali i Eurodikes që vinte nga fisi ilir i Lynkestëve. Dhe për Aleksandrin kemi të sigurt që ishte djali i ilires Olimbisë që vinte nga fisi ilir i Epiriotëve. Më lartë thamë që Olimbia akuzoheshe shpeshherë që Aleksandri nuk ishte djalë i Filipit, por i gjarprit Amon.
2.- Nga pamja e jashtme dhe karakteri Aleksandri i ngjante Olimbisë, kishin të përbashkët ngjyrën e flokëve, bukurinë e fytyrës, ambicien, zgjuarsinë etj.
3.-Emri i pagëzimit të Aleksandrit ishte Meriamun, një emër që zbërthehet në gjuhën shqipe të dialektit geg, MER-JAM-UN. Sot disa fshatra shqiptar në Maqedoni ende thonë: MER JAM UN, që në gjuhës standarde shqipe është MIR JAM UNË.
4.- Emri i njohur botërisht nga bëmat e Miriamun ishte Aleksandër që siç e shpjeguam më lartë ka kuptim vetëm në gjuhën shqipe.
5.- Aleksandri ishte mbajtës i brirëve të Cjapit. Më vonë këtë shenjë do ta mbante Pirrua, mbreti i Epirit dhe Skënderbeu, mbreti i Epirit dhe Arbërisë.
6.- Gjuha që u fliste Aleksandri miqve të tij ishte ilirishtja e dialektit geg të Maqedonisë. Aleksandri greqishten e mësoi nga Aristoteli.
7.- Në vitin 1925 Republika e Shqipërisë që drejtohej nga Ahmet Zogu monedhës shtetërore e quajti me emrin LEK për nder të Aleksandrit të madh. Dhe në faqet e monedhës shqiptare LEK pasqyroheshin figurat e Aleksandrit, Herkulit, Akilit, Pirros etj. Kur shteti shqiptar kishte këto elemente në monedhën e tij në vitin 1925 që vazhdoi deri në vitet 1950, Greqia dhe Republika e Maqedonisë(FYROM) nuk kishin monedhë me këta figura të njohura të historisë së lashtë.



Monedha e Republikës së Shqipërisë LEK me pamjen e Aleksandrit të Madh, 1926.
Aleksandri në Bibël
Gjatë leximit të Biblës, në kapitullin e tetë, profecia e Danielit, thuhet se në shek.VII p.k. do të lindte Aleksandri i Madh. Profecia ka titullin: “Vegimi i Danielit: Dashi e Cjapi”7 ku shkruhet: “Në tretin vit të mbretërimit të mbretit Baltazar, unë, Danieli, pata një vegim, pas atij që pata në fillim të mbretërimit. Pashë në vegim dhe, ndërsa po shikoja, më ndodhi të gjëndesha në qytezën e Suzas, që është në krahinën e Elamit; nga vegimi e kuptova që isha pranë lumit Ulai. Ngrita sytë dhe shikova, dhe ja, pranë lumit pashë më këmbë një dash me dy brirë; të dy brirët ishin të lartë, por njëri ishte më i lartë se tjetri, megjithëse më i larti kishte dalë i fundit. Pashë dashin që godiste kundrejt perëndimit, drejt veriut dhe drejt jugut; asnjë kafshë nuk mund t'i rezistonte, askush nuk mund të çlirohej nga pushteti i tij; kështu ai bëri atë që desh dhe u bë i madh. Ndërsa kisha parasysh këtë, ja, ku po vinte nga perëndimi një cjap, që përshkonte tërë sipërfaqen e dheut pa e prekur tokën; cjapi kishte një bri të madh midis syve të vet. Arriti deri te dashi me dy brirë që kisha parë më këmbë përpara lumit, dhe iu hodh kundër me furinë e forcës së tij. E pashë të afrohet dhe të zemërohet kundër tij; pastaj i ra me bri dashit dhe copëtoi dy brirët e tij, ndërsa dashi nuk kishte fuqi për t'i rezistuar; kështu e hodhi për tokë dhe askush nuk mundi ta çlirojë dashin nga pushteti i këtij. Cjapi u bë shumë i madh; por, kur u bë i fuqishëm, briri i tij i madh u thye; në vend të tij dolën katër brirë të mëdhenj, që drejtoheshin drejt katër erërave të qiellit. Nga një prej tyre doli një bri i vogël, që u bë shumë i madh në drejtim të jugut, të lindjes dhe të vendit të lavdishëm. U rrit deri sa arriti ushtrinë e qiellit, bëri të bjerë për tokë një pjesë e ushtrisë dhe e yjeve dhe i shkeli. U ngrit madje deri te komandanti i ushtrisë, i hoqi flijimin e vazhdueshëm dhe vendi i shenjtërores së tij u shemb. Ushtria iu la në dorë bashkë me flijimin e vazhdueshëm, për shkak të shkeljes; ai hodhi për tokë të vërtetën; bëri tërë këto gjëra dhe i shkoi mbarë. Pastaj dëgjova një të shenjtë që fliste, dhe një i shenjtë tjetër i tha atij që fliste: "Deri kur do të vazhdojë ky vegim: ndalimi i flijimit të përditshëm, shkretimi për shkak të paudhësisë, shenjtërorja dhe ushtria të shkelur?" Ai më tha: "Deri dymijë e treqind ditë; pastaj shenjtërorja do të pastrohet". Tani, ndërsa unë, Danieli, e kisha parasysh vegimin dhe përpiqesha ta kuptoja, ja ku po rri para meje dikush që ka pamje burri. Dëgjova pastaj në mes të lumit Ulai zërin e një burri, që bërtiste dhe thoshte: "Gabriel, shpjegoja këtij vegimin". Ai iu afrua vendit ku ndodhesha unë dhe, kur arriti, unë pata frikë dhe rashë me fytyrë. Por ai më tha: "Kuptoje mirë, o bir njeriu, sepse ky vegim ka të bëjë me kohën e fundit". Ndërsa ai fliste me mua, unë rashë në një gjumë të rëndë me fytyrë për tokë, por ai më preku dhe më bëri të ngrihem më këmbë në vendin ku ndodhesha. Dhe tha: "Ja, unë do të të tregoj atë që ka për të ndodhur në kohën e fundit të indinjatës, sepse ka të bëjë me kohën e caktuar të fundit. Dashi me dy brirë, që ti ke parë, përfaqëson mbretërit e Medisë dhe të Persisë. Cjapi leshtor është mbreti i Javanit dhe briri i madh që ishte në mes të syve të tij është mbreti i parë. Briri i thyer dhe katër brirët që dolën në vend të tij janë katër mbretëri që do të dalin nga ky komb, por jo me të njëjtën fuqi të tij. Në fund të mbretërisë së tyre, kur rebelët do ta kenë mbushur kupën, do të dalë një mbret me pamje të egër dhe i rrahur në dredhitë luftarake. Fuqia e tij do të rritet, por jo për shkak të forcës së tij; do të bëjë shkatërrime të habitshme, do të ketë sukses në ndërmarrjet e tij dhe do të shkatërrojë të fuqishmit dhe popullin e shenjtorëve. Për shkak të dinakërisë së tij do shtohet mashtrimi në duart e tij; do të krenohet në zemër te vet dhe do të shkatërrojë shumë njerëz që janë në siguri; do të ngrihet kundër princit të princave, por do të thyhet jo nga dorë njeriu. Vegimi i mbrëmjeve dhe i mëngjeseve, për të cilin është folur, është i vërtetë. Ti e mban sekret vegimin, sepse ka të bëjë me gjëra që do të ndodhin mbas shumë kohe". Dhe unë, Danieli, e ndjeva veten të sfilitur dhe qeshë i sëmurë disa ditë; pastaj u ngrita dhe u interesova për punët e mbretit. Unë isha i tronditur nga vegimi, por askush nuk e vuri re”.
Shkencëtarët e kanë zbërthyer Profetësinë e Danielit dhe kanë nxjerrë përfundimin se bëhet fjalë për ngjarje që lidhen me Aleksandrin. Dashi ishte mbreti i Medisë dhe Persisë, që në shek. VI-V para K. vunë nën kontroll Maqedoninë dhe Thrakën. Cjapi me një brirë është Aleksandri i madh, i cili mundi Persinë, Darin e III që na paraqitet me shenjën e dashit. Cjapi që është shenja e Aleksandrit që pushtojë Persinë brenda 10 vjetësh, pra ashtu siç ka ndodhur me të vërtetë. Briri i thyer në katër pjesë ishte ndarja që pësoj mbretëria e Aleksandrit nga gjeneralët e tij. Ptolemeu, Lisimarku, Antipatrit dhe Seleku, që ishin të njëjtës kombësi, ilir. Po të shohim emri Lisimarku ka kuptimsin në të gjuhës së sotme shqipe Lis i Markut, edhe emri Seleku mund të jetë fjala shqipe Shelek që emërtohet qingji i vogël i sapo qethur. Këtë fjalë e ndeshim në tërë territoret Ballkanike që banohen nga shqiptarët. (INA)


Referime

1 Elena Kocaqi, Roli Pellazgo-Ilir..., Tiranë, 2007, fq.63.
2 Arben Llalla, ALBANIA, Tiranë, 24.01. 2007.
3 Edwin Jacques, SHQIPTARËT, Tiranë, 1996, fq.105
4 Robert d’Angely, ENIGMA, Tiranë, 1998, fq.244.
5 Elena Kocaqi, Albanët me famë në mijëvjeçarë, Tiranë, 2006, fq.93.
6 Τιτοσ Π. Γιοχαλας, ΑΝΔΡΟΣ, ΑΘΗΝΑ, 2000.
7 BIBLA, Ferizaj, 1996, fq.1220.

Arben Llalla

Saturday, January 8, 2011

72 virgjëresha na qenka parajsë, po 100?

Ore, këta mirë bëjnë që krijojnë dhe besojnë një Zot të gjithëpushtetshëm, kur përmes frikës ndaj tij detyrohen të sillen drejtë dhe mirë, po pse dreqin e shfaqin kaq të gabuar?
Më mbeti në mendje një përshkrim i sures 55:72, nga Al – Tirmidhiu, e më vonë edhe nga Ibn Kathiri, ku thuhet se shpërblimi më i vogël për banorët e xhenhetit (parajsës) do të jenë 72 virgjëresha.

E para që mendova ishte pikërisht numri 72, jo për faktin se më interesonte numri, por sepse më bëri kurioz fakti, se përse shkruhet pikërisht 72, përse pikërisht ky numër i caktuar? Pasi u rreka më kot t'i gjeja një kuptim, thashë direkt atë që mendova instiktivisht:
"Flitet për numra, për një jetë të pafundtë"?!!!

Sado i madh të jetë ky numër, përsëri mbetet i pakrahasueshëm me pafundësinë e përjetshme.

Megjithatë, iu riktheva termit e virgjër. Femra në moshë rinore dhe të virgjëra.  
Kush joshet vallë me femra të virgjëra, apo me femra që virgjërohen pas çdo akti seksual?

Si mund të jetë vallë kënaqësi të merresh gjithë jetën duke zhvirgjëruar, të njëjtat 72 femra të virgjëra?

72 virgjëreshat


Kaq banale është vallë kënaqësia, sa të izolohet vetëm në këtë përsiatje të dhimbshme fizike?

Opo e marrim si të mirëqenë, që kështu na qenka e ashtëquajtura Parajsë - Xhenheti, po femrat vallë pse u dashkan joshur, për të plotësuar këtë numër, apo për të parë të dashurit e tyre, rrethuar me virgjëresha?

I habitur e çoroditur e hedh tutje këtë kapitull të çuditshëm dhe i rikthehem asaj jetës time ferr, që edhe përse vetëm me një femër dhe aspak të virgjër, mrekullohem.
Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

A ka moral tek politikbërësit shqiptarë?

Sot kjo pyetje në vendin tonë mund të quhet "pyetje retorike" që në letërsi do të thotë se s'ka nevojë për përgjigje.

Mjafton të lexosh shtypin dhe çdo shqiptar e ka të qartë se në vendin tonë, klasa politike nuk ka moral (sigurisht pa përgjithësuar). Arsyeja është se vetë fjala "moral" nënkupton mos shkeljen e ligjeve: "të shoqërisë", "të shtetit", "të familjes" dhe kështu me radhë, sipas fushave në të cilat përdoret.

Morali është një kategori shoqërore d.m.th. një element që përdoret brenda një grupi njerëzish.

Historikisht tek shqiptarët ajo nënkuptonte normat (Kodet e qyteteve dhe kanunet) e vendosura nga komuniteti dhe respektimin e tyre. Kjo arrihej nëpërmjet ligjeve, traditës dhe besës.
Soloni (burrë shteti , poet dhe ligjvënës i Athinës v.640) p.k.) për t'i detyruar bashkëqytetaret e tij të zbatonin ligjin, u kërkoi t'i jepnin besën se deri sa të kthehej në qytetin e tij, të mos i shkelnin dhe as mos t'i ndryshonin. Soloni e dinte se nuk do të kthehej më, dhe dëshironte që ligjet të zbatoheshin përjetësisht.

Shkatërrimi i institucionit të traditës dhe të besës (një nga mbështetësit kryesor te ligjit dhe kombit), qe krimi më i madh që sistemi enverist i shkaktoi popullit shqiptar.
Ky shkatërrim nuk u synua të bëhej vetëm në Shqipëri. Edhe shtetet ku mbeten popullsi shqiptare, luftuan shume në këtë drejtim. Ngjarjet ne Maqedoni, janë dëshmuese të kësaj dukurie. Mos vënia e prioritetit për problemet kombëtare mbi ato partiake dhe personale, qe shprehje e qarte e degradimit shpirtëror te disa politikaneve shqiptare, por me pasoja të rënda për popullsinë tonë, bashkëjetesën paqësore dhe demokracinë në vendin fqinj.
Shpërfytyrimi gradual i karakterit te brezave filloi ne Shqipërinë e pas 45-sës, me anën e eliminimit të figurave me demokratike, trashëguese të vlerave shpirtërore te popullit tone, me anën e pushkatimeve, internimeve, varfërimit financiar dhe shpirtëror, me anën e lënies ne duart e njerëzve te pa afte, te pa skrupull, servileve dhe jo profesionistëve, te fateve ekonomike dhe politike te shtetit..
Media dhe shteti ligjor enverist, kjo "shpate e Demokleut" qe rinte mbi kokën e shqiptareve, e bene realitet këtë shpërfytyrim.
Trafiku i prostitucionit, shitja e kombësisë për një grusht para , dëmtimi i trashëgimisë historike dhe natyrore , etj. janë disa dukuri te shkatërrimit te karakterit te shqiptarit.
Të mos harrojmë se gruaja (simbol i familjes), atdheu dhe historia (simbole të përkatësisë dhe prejardhjes), kanë qenë gjithmonë të shenjta për popullin tonë.

Gjatë kësaj periudhe 45 vjeçare, ky shpërfytyrim maskohej nën parullat e paprekshmërisë territoriale, kontrollit punëtor, të drejtimit të pushteteve nga populli, qarkullimit të kuadrit, të shkojmë në gjirin e popullit, etj. Por në fakt, udhëheqja enveriane punonte për të përjetësuar pushtetin dhe pamoralshmërinë e vet. Edhe ne kushtet e ardhjes se pashmangshme te demokracisë, ajo shpejtoi "të fabrikoje" demokratet shqiptare, nga radhët e saj partiake. 20 vitet e "demokracisë shqiptare" janë pasqyrë e aktivitetit të pamoralshëm d.m.th., larg çdo ligji tradicional dhe shtetëror, te klasës drejtuese politike shqiptare.
Ne rast se ne kohen e Enverit, te drejtat e çameve ishte një kapitull i mbyllur, se ekzistonte "një miqësi e madhe midis dy popujve" dëshmi te te cilit kemi edhe një libër te tij, ne rast se shqiptaret ishin kthyer ne skllevër të një pakice, pa të drejtën e pronës private, besimit dhe të fateve të jetës së vet (se për çdo gjë do të vendoste Partia, lagjja, fronti, etj) edhe mbas viteve 90, pak gjë ose më mirë të themi përmes shumë sakrificave dhe viktimave, arritëm minimalisht te lëvizim dhe te punojmë për veten tone.

Parimi bazë në Shqipërinë e DEMOKRACISË u bë :
" secili të mendojë për kokën e tij dhe zoti (të huajt) për të gjithë! "
Dhe shteti, nga një shtet i shqiptarëve siç duhej të ishte, u bë shtet i politikanëve. Një miqësi e madhe na rrethon me shtetin jugor e "çelikosur" nga Traktati i Miqësisë 1996 qe garanton se, edhe ne dekadat e ardhshme, te drejtat e shqiptareve çam dhe te minoriteteve me kombësi shqiptare, nuk do te zgjidhen kurrë. Te braktisurve historike, siç janë minoriteti ynë ne Greqi (pavarësisht se është disa milionësh), ne kohen e demokracisë ju shtuan edhe te braktisurit ekonomike te pas viteve 90.
Këto 20 vjet treguan, qe këta nxënës te devotshëm te politikes enveriane, vazhdojnë te mos çajnë kokën për fatin ekonomik, ligjor dhe shpirtëror te afro 1 milion shqiptareve, te emigruar për te mundësuar jetesën për veten dhe familjen e tyre. Aktualisht, te ardhurat nga emigracioni përbejnë mbështetjen me te madhe ekonomike te shtetit tone (afro 950 milion euro ne vit) dhe mjet mbijetese te shume familjeve ne vend. (ndërkohë qe akoma nuk ju është njohur e drejta e votimit për vendin e tyre !).
Por nuk ndryshon gjendja as edhe për popullsinë e braktisur brenda vendit. Ndryshimi i vetëm i viteve te demokracisë është ndryshimi i parullave nga: "Të luftojmë për të mbajtur lart fenerin e socializmit" dhe "Gjithçka me forcat tona" ne: "Te luftojmë qe te bëhemi anëtare te BE-se dhe NATO-s".
A ka ndryshuar ndonjë gjë ne funksionimin e shtetit dhe plotësimin e kërkesave te natyrshme te shqiptareve?
Situata shëndetësore, ekonomike, rendi, liria e shtypit, korrupsioni e shume tregues te tjerë, nuk kane shënuar përmirësim. Dhe s'kish si te ndodhte ndryshe. A është valle e mundur qe, nga këta drejtues te politikes shqiptare , nxënës dhe pasues te karakterit dhe synimeve të sistemit enverian, por edhe të shembullit "të ustallarëve" nga shtetet perëndimore, të kërkojmë moral, shtet ligjor, mbrojtjen e interesave kombëtare, ndershmëri dhe përfaqësim dinjitoz ne arenën ndërkombëtare?
Përjetësimi i pushtetit dhe pasurimi personal, janë dy qëllime te vetme te tyre dhe përbejnë "moralin" e çdo partie qe e shikon "pushtetin" si shpellën e Ali Babait.
A është kjo një dukuri vetëm shqiptare?
Sigurisht qe jo.
Pushteti si mjet sundimi ekonomik dhe politik, është një filozofi e mësuar qe ne ditët e para te shoqërisë njerëzore.
Por a ekziston morali politik dhe ekonomik ne shoqërinë e sotme?
Kjo varet nga ndërgjegjësimi i qytetareve te një shteti. Shqiptaret nuk kane patur një shtet të konsoliduar historikisht, me gjithë përpjekjet e pareshtura e te vulosura me gjak dhe sakrifica. Por ka qene, një popull qe drejtohej nga një moral i forte tradicional familjar dhe shoqëror, qe shume popuj europiane e kane admiruar. Jo me kot emri i Aleksandrit te Madh, Pirros, Teutës, Skenderbeut, Ali Pashe Tepelenës, u bene jo vetëm emra historike për shqiptaret, por dhe figura frymëzimi te kulturës europiane.
Vete figura kolektive e shqiptareve, qe një figure admirimi nga te huajt (shpesh edhe armiq tanë), për vetitë më të vlerësueshme te njeriut si: besnik, luftëtar i lirisë, i ndershëm, punëtor, krenar, i zgjuar,?..

Pikërisht, për te shkatërruar këtë moral shoqëror te shqiptareve, qe ne periudhat para kristiane ne kohen e pushtimeve te Pol Emilit, u be ndarja gjeometrike e trevave shqiptare, qe edhe vëllai me vëllanë te mos takohej. Mohimi i qarkullimit te lire brenda shtetit te cunguar shqiptar (pas 45-sës) dhe te çdo lirie tjetër, gjenocidi politik dhe ekonomik ndaj përfaqësuesve me te shquar te patriotizmit, cënoi rëndë vlerat e traditës dhe te moralit kombëtar te komunitetit.

Sot shqiptaret, një popull tradicionalisht vital, ne kushtet e një demokracie (qe erdhi me shume si rrjedhoje e kushteve te krijuara ne Europe) akoma të mangët brenda vendit, janë ndërgjegjësuar, se kanë shumë të drejta që nuk i gëzojnë.
E drejta themelore është ajo e dinjitetit kombëtar.
Sot politikanet tanë dalin me teza se ne periudhën e bashkëjetesës brenda një familjeje europiane po humbet nocioni i Kombit, duke harruar se organizata me e madhe botërore quhet Organizata e Kombeve te Bashkuara dhe shenjtërimi i Kombit është ne bazën e çdo politike shtetërore ne vendet demokratike.

Shqiptaret kërkojnë te drejtën, për te plotësuar jetesën ekonomikisht, nëpërmjet zhvillimit ekonomik brenda vendit te tyre, si dhe te mos punojnë nen presionin e "fshesës" jashtë vendit. Demokracia në radhë të parë nënkupton fjalën "SIGURI", që do të thotë siguri brenda shtëpisë, në vendin ku jeton dhe siguri kombëtare. Siguri edhe kur ndodhet në çdo cep të botës, si qytetar të një shteti të caktuar, që figuron në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe pjesëtar i shumë organizmave të tjera ndërkombëtare.

A jemi ne të siguruar kombëtarisht?
Duke pare se brenda vendit, bëhen thirrje publike për tu tjetërsuar, për "autonomi" te tokave dhe popullsisë shqiptare, brenda territorit dhe popullsisë po shqiptare, kur nëpunësit e administratës shqiptare janë drejtuesit e këtyre veprimeve, kur përfaqësuesit më të larte shtetëror, nuk e ngrenë zërin me mjete ligjore tek institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare, por me buzëqeshjen qe s'iu hiqet nga buza bëjnë shurdhmemecin, populli e kupton qarte, se ne Shqipëri nuk ka siguri, pra nuk ka demokraci reale.

Fatbardha Demi
E Shtune, 14 Qershor 2008



Bishtpëllumbes tonë!

Moj bukuroshe bishtpëllumbe
që shpesh thua:
"Për askënd në botë
t'ia di, nuk dua"!

Dhe e thua
me zë të lartë ,
me arrogancë e krenari
mes miqve e mikeshave të tua.

Me sa mend në kokë
e në ballë, me sa sy,
pret që thirrje të tilla
të ftojnë ndokënd, t'ia dijë për ty?!

Ne të gjithë për njëri-tjetrin
duhet t'ia dimë gjithmonë
dhe realisht të gjithë ia dimë
me apo pa hipokrizi,
si ti...bishtpëllumbja jonë.




Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Arrestohet djali i deputetes Arta Dade, plagosi nipin e Adil Çarçanit

Besnik Dabulla, djali i deputetes të Partisë Socialiste, Arta Dade është vënë në pranga nga policia për akuzën e plagosjes dhe armëmbajtjes pa leje.

Policia e Tiranës bëri të ditur sot se zanafilla e ngjarjes ka qënë një sherr që ka nisur në mbrëmje vonë në lokalin që është në pronësi të Dabullës në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i plagosur rëndë për jetën, shtetasi Endrin Lufi, nipi i ish-anëtar I Byrosë politike të kohës së Hoxhës, Adil Carcani. Lufi ishte duke darkuar dhe ne lokal ndodhej dhe Shkëlzen Hoxha, nipit i Enver Hoxhës, djalit të Ilir Hoxhës.

Burime zyrtare nga Policia e Tiranes bënë të ditur se, në këtë konflikt u përfshinë shtetasit: Besnik Dabulla, djali i deputetes se Partise Socialiste, Arda Dade, Edrin Lufi, nipi i ish- kryeministrit te fundit komunist Adil Çarçani si dhe Shkelzen Hoxha, nipi i ish -diktatorit komunist Enver Hoxha.
Sipas policisë, shtetasit e lartepermendur ndodheshin duke darkuar në një lokal prane ish -zones se bllokut kur, Besnik Dabulla është konfliktuar me Edrin Lufin duke e plagosur me arme zjarri atë.

Forcat e policisë që shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes sekuestruan me cilesine e proves materiale një armë zjarri tip pistolete, që mendohet se i perket autorit të dyshuar të ngjarjes. Ndërkohë që u morr masa e arrestit në flagrancë ndaj shtetasit Besnik Dabulla me akuzat e "Plagosjes së rëndë" dhe "Armëmbajtjes pa leje".
Të njëjtat burime bene të ditur gjithashtu se, per dokumentimin e plote ligjor te ngjarjes është ngritur nje grup i posacem hetimor ne drejtimin e Prokurorise se Tiranes.

Balkanweb



Kur ish komunistët fillojnë e vriten mes njëri-tjetrit do të thotë se pazaret e tyre  për robërimin e qytetarëve nuk kanë shkuar si duhet. Eshtë qetësia dhe harmonia e tyre që duhet të na shqetësojë më shumë.
Ndal paditurisë!


Zogj të ngordhur bien nga qielli edhe në Suedi, bota sheh me ankth

Edhe në Suedi kanë nisur që të bien zogj të ngordhur nga qielli.
Disa ditë më përpara kishin nisur që të binin zogj nga qielli në disa shtete të Amerikës. Gjithashtu me mijëra peshq janë gjetur të ngordhur.

Askush nuk di të thotë me saktësi se çfarë po ndodh. Disa flasin për stres vdekjeprurës tek zogjtë e peshqit. Teoria e ngordhjes së zogjve për shkak të fishekzjarreve ka rënë për shkak se zogjtë po ngordhin sërish. Disa ekspertë thonë se shkak është fusha magnetike e tokës, e cila ka nisur e po humbet fuqinë.
Advocate staff photo by LIZ CONDO. Photo shot on 01/03/11. Trax No. 10022772A / Hundreds of dead Starlings, Red-winged Blackbirds and Brown-headed Cowbirds lay along the side of the Morganza Hwy. in New Roads. The birds were found dead and dying along a half mile stretch of the road Monday. No cause of death has yet been reported.


Në internet po qarkullojnë edhe shumë teori konspirative. Njëra flet për testimin e një arme të fuqishme nga amerikanët. Disa besimtarë thonë se këto janë shenjat e apokalipsit.

G. Tema 


Njeriu dhe uji i bekuar

Të gjithë po përballemi me një dukuri natyrore që për nga dëmi i ngjan përmasave të një epidemie, por që, kurrsesi, me këto njohuri të sotme që zotëron pjesa shkencore shqiptare të barazohet me fatkeqësi natyrore.

Pse?
Sepse me përkufizim është quajtur dhe do të quhet fatkeqësi natyrore, ajo dukuri e natyrës, që kur ndodh kalon kufijtë e njohjes inxhinierike apo shkencore ose është për herë të parë, e pastudiuar ende, e pandodhur më parë, e pamonitoruar më parë.

Në këtë kuptim janë quajtur proceset vullkanike, ato të tërmeteve, të përmbytjeve, deri në ato të bubullimave, në kohën kur njeriu primat trembesh dhe strukesh në shpella, siç bëjnë qeniet e sotme paranjerëzore, ato me ndërgjegje e arsyetim të ulët - Qentë.

Për disa nga proceset natyrore, kjo tromaksje ka vazhduar edhe në mesjetë, madje për pak nga këto dukuri, që lidhen ende me shkallën e injorancës vazhdon deri në ditët tona (ju kujtojmë eklipsin e vitit '99, se si media struku shqiptarët brenda mureve të shtëpisë).

Por, nuk mund të pranojmë, sot, se tërmeti, vullkani, përmbytja, rrëshqitja e erozioni përbëjnë fatkeqësi natyrore, në një kohë, kur për to në të gjithë botën e shkencëruar ekzistojnë harta të shpërndarjes së potencialeve të tyre të mundshme.
Kësisoj, çdo vend është i rajonizuar sipas kuptimit të rreziqeve natyrore në shkallë të ndryshme, ku edhe vendi ynë e gëzon këtë fakt në sajë të institucioneve shkencore që kishte, që sot janë kthyer si çiban apo si atashe aparatçikësh pranë katedrave pedagogjike. Harrojmë se këta i nevojiten vendit si deveja në shkretëtirë, si fotosinteza në bimë, por mbi të gjitha si oficeri në luftë.

Le të kthehemi tek halli që na ka zënë, por të jeni të bindur e të gatitur or qytetarë e katundarë shkodranë, se ky hall i ngjan miut që kaloi njëherë nëpër mustaqe. Zamzaneja prej qelqi u thye apo shtamba prej balte u kris.
Aq keq më vjen që po ju shkruaj, duke iu drejtuar juve këto reshta, aq sa po më dridhet dora mbi tastierë, por jo mendja, sepse më parë se të kesh këtë fatkeqësi, më saktë këtë zemërim natyror, ulu pak pranë një oxhaku me zjarr bubulak ose mund të ulesh edhe në banjat alla franga, sepse në kësi vendesh njeriu reflekton qetazi për ato që ka bërë dhe për ato që duhet të bëjë.
Çfarë?
Së pari, se si ndërtove në zonë përmbytje, duke zaptuar tokë buke, që shqiptari ka ndërtuar në mijëvjeçarë, qysh nga koha e Trojës, në kodra e në rrëzë saj (ju kujtojmë Beratin të ndërtuar në shtatë kodra, prej të cilit mori shembull Roma e Stambolli më pas).

Së dyti, nuk mjaftoi që ky vend fitoi nga ky lumë Drin, (i cili kur ndodh që gjëmon, ndodhka që ky popull edhe e mallkon), tokat që dikur përmbyteshin përgjatë zonës së Gjadrit. Sikur nuk mjaftoi, që ky komb fitoi nga ky lumë Drin, tokat, që dikur përmbyteshin përgjatë zonës së Lezhës.
Sikur nuk mjaftoi, që ky vendimmarrës qaraman fitoi energji elektrike për ditën, duke i zënë rrugën në Vaun e Dejës. Sikur nuk mjaftoi, që ky politikëbërës derëzi fitoi energji elektrike për natën, duke i zënë rrugën në Koman. Sikur nuk mjaftoi, që ky ligjvënës "hallemadh" fitoi energji elektrike për dimër e për verë, duke i zënë rrugën në Fierzë. Dhe pastaj e detyruan të bashkohej i tëri me Bunën.

Dhe pastaj katundarë e malësorë, që nga Shkodra gjer' në Vlorë, i zunë pusi me ndërtime të "legalizuara" anash majtas, anash djathtas, para e prapa rrjedhës, të njohura në mijëvjeçarë si zona përmbytje që janë vetëm për mish e oriz.

Çfarë nuk arrijmë të kuptojmë?
Mirë në zonë përmbytje, po pse në zonën gropë të saj, ku ju kujtojmë Nartën, Divjakën, Velipojën, Ulqinin, të cilat janë ndërtuar mbi mezhdë, që përmbytja t'i rrethojë për pak ditë, por jo t`i mbysë shtëpi e katandi për çdo vit.
Mirë në zonë përmbytje, po pse një ngrehinë këtu e një atje, duke betonizuar tokën, që në kësi kushtesh, rrit volumin e ujit përmbytës.
Së treti, si mund të derdhësh ujërat e zeza pranë një Liqeni që të ka dhënë ujë me u ngijue, peshk me jetue, shpezë me shijue, bimë me zbukurue, aq më tepër që ti o shkodran vajte e ndërtove jetë, qysh nga pellazgia, tek Liqeni, që pasi e pagëzove me emrin Shkodër, ku s'ka mundur gjuhë tjetër ta thyej, ti sot e thyen dhe e fyen, duke e bërë të thirret gjirizi i Shkodrës.

I dashur countryman and countrycitisen!
Jam i bindur, që si çdokush, e dini se uji ka një formulë të thjeshtë të ndërtuar nga dy atome hidrogjeni, si baza kimike e formimit të tokës që na ushqen dhe një atom oksigjeni, si baza kimike e jetës së gjallë, përfshirë dhe njeriun. Pra, uji është baza e jetës edhe për njeriun.
Sikundër jam i bindur, që nuk di të kundërtën e saj, që njeriu dhe qeniet e tjera të gjalla (kafshët, bimët etj.) janë baza e jetës së ujit.
Dëgjo këtu tani dhe dëgjomë mirë.
Uji, veç përbërjes kimike të mësipërme, duke qenë mineral, si gjithë të tjerët ka dhe ndërtohet prej kristalesh optikë, që marrin një formë të caktuar në varësi të sjelljes me të.
Pra, ndryshe nga të gjithë mineralet e tjerë, këto kristale optikë marrin formë të caktuar nga mënyra se si reagon, ajo qenie për të cilën ai është baza e jetës, pra, si qeniet e gjalla, si edhe njeriu. Ndërkohë që dihet, që qeniet e gjalla, si bimët edhe kafshët kanë ekuilibër dhe mënyrë të sjelluri me ujin sipas ligjeve e rregullave perfekte.
Ai që del nga binarët në marrëdhënie me të është vetëm qenia me dy këmbë.  
Kështu, në të gjitha eksperimentet e kryera në qindra pika të globit me ujin që rridhte nëpër rrjedha të caktuara, rezultoi se kur njeriu e bekonte me fjalë të ngrohta, dashamirëse e uruese, kristalet optike të ujit të rrjedhës vendoseshin sipas një forme të rregullt, duke e bërë atë ujë paqësor, të qetë, të dashur dhe dobiprurës.
man holding singing bowl at sunset
Kur njeriu nuk i bëzante kurrgjë ujit të kësaj rrjedhe, kristalet e tij merrnin formë amorfe dhe nuk reflektonin më vetitë e mësipërme. Por, kur njeriu i pëshpëriste fjalë të mallkuara, ai kthehesh në ujë agresiv, në ujë realisht i tërbuar, sepse kristalet e tij merrnin formën më të çrregullt të mundshme, sepse ato deformoheshin, zgjeroheshin, duke krijuar turbulenca brenda vetvetes, pa shkaqe të jashtme natyrore ose për të njëjtat shkaqe natyrore, si ato më sipër. Me këtë shkak shpjegohet rasti, pse një akshën gatim del me shije, edhe pa hedhur erëza.
Sepse, kuzhinieri apo amvisa e ka këndue apo ia ka pasë kënda ushqimin që gatuan, duke i dhënë një shije të papërsëritur. Kujtoj supën e prerë me vezë, kur dikush nga fisi im sëmurej në Berat, që vetëm nëna Minos (sime Mëje) i kërkohej ta gatiste, sepse ajo e këndonte kur e gatuante. Pra, është uji brenda gatimit që merr formë të gëzueshme, dhe/ose e kundërta, kur gjella del pa shije, dhe kuzhinieri e moleps me erëza.

Kjo po më tremb me këta politikëbërës apo me këta vendimmarrës, por më shumë më vjen të bërtas për këta qytetarë, që shajnë e shfrejnë për forcat e verbra të natyrës, duke harruar zemërimin natyror të saj për bëmat që i kanë kandisur. Po kur thonë: - "U çmendën apo u tërbuan ujërat!" Çështja është ujërat apo njerëzit?!

Nga prof. asc. Sazan Guri, G. Shekulli

Ndal Paditurisë - Ndiqni këtë eksperiment me video, se çfarë i ndodh realisht ujit, me anë të tingujve:
http://www.youtube.com/watch?v=rdOJZDWJkuk

Shqipëria hap dyert për plehrat e Napolit, merr me vete edhe “Sacra Corona Unita”

"Shqipëria hap dyert për plehrat e Napolit, merr me vete edhe "Sacra Corona Unita"
Kështu e titullon një shkrim të saj "AMI" (Agenzia Multimediale Italiana). Agjencia raporton se Shqipëria do të marrë plehrat e Europës, përfshi dhe ato të Napolit.

Gazeta e quan një mrekulli për Napolin. Agjencia thotë se pas këtij biznesi fshihen të afërm qeveritarësh në Tiranë.

Bashkë me plehrat, Shqipëria do të marrë edhe mafiozët e "Sacra Coirona Unita", shkruan kjo agjenci, duke supozuar se pas mafies së plehrave qëndron kjo organizatë. Një prej drejtuesve të saj u arrestua para disa kohësh në Shqipëri.  
Disa gazeta raportuan për lidhje të tij me Ministren e Integrimit, - shkruan agjensia.
Nga "biznesi" i plehrave italiane ka disa vende që e kanë pësuar tashmë. Nuk e di përse në Shqipëri nuk ngrihen e t'ua hedhin plehrat kokës, plehrave që firmosin marrëveshje të tilla.

Shekulli 

Adresa e gazetës italiane:
http://www.agenziami.it/articolo/7594/Spazzatura+da+Napoli+all+Albania+via+Sacra+Corona+Unita+

Wednesday, January 5, 2011

ISHP: 14 % e adoleshentëve shqiptarë, seks që 13 vjeç

Shuli i portës së hekurt lëviz me orar! Por djali që nuk është më shumë se 15 vjeç, me një zë të trashë dhe trup të hedhur, nuk duron më... "O i....(shan), këtu është burg fare, mua më presin jashtë, ky mban çelësin në xhep".
Roja, një mesoburrë i pjekur qëndron pak më tutje, krejt heshtur dhe bën sikur nuk dëgjoi asgjë. Fundja veshët e tij janë mësuar me fjalorin e rëndë. Hedh edhe një herë sytë përqark me shpresë se e dëgjuan edhe të tjerët dhe këmbëngul në të tijën.
Ndërsa nga krahu tjetër i murit ndodhet një grup vajzash. - "Hë pra, hajde, kalo hekurat po deshe se nuk do të rrimë gjithë ditën të presim", - i thotë njëra prej tyre djalit "të burgosur" brenda nga "kokëfortësia" e rojes që kërkon të zbatojë oraret.
Ky ishte vetëm një episod krejt i shkurtër në pak minuta që qëndrojmë në oborrin e një nga shkollave të mesme në kryeqytet.
Prindërit shqetësohen, por, tashmë, një vajzë që nis aktivitet seksual që në moshë të mitur, apo një djalë që me njërën dorë përqafon të dashurën e me tjetrën thith një cigare, janë realitet.  
Sa të përhapura janë ato që quhen vese të moshës?
Kanë dalë statistika nga Instituti i Shëndetit Publik dhe situata ka tashmë edhe numra.
Vihet re një rritje e fenomenit të kryerjeve të marrëdhënieve seksuale në moshë të mitur, apo përdorimi i pijeve alkoolike, duhanit dhe i drogave të lehta. Madje, edhe në shkollat 9-vjeçare.
Për të kuptuar se çfarë ndodh në shkollat e mesme dhe 9-vjeçare mjafton një "shëtitje" afër lokaleve të këtyre shkollave. Baret janë plot, duhani është i pranishëm në thuajse çdo tavolinë adoleshentësh, pasi ndryshe konsiderohesh si "jashtë mode".
Dikush mund ta quajë emancipim, një tjetër degjenerim të rrezikshëm, ndërsa duket se logjika më e mirë është që të mendohet për zgjidhjet duke respektuar temperamentin e moshës.
"Ka një konflikt brezash mes prindërve dhe fëmijëve, pasi vetë prindërit në radhë të parë kur flasin me fëmijën e tyre duhet të ndajnë, në se po bisedojnë më një fëmijë apo me një adoleshent",-shprehet psikologia Klodiana Turhani (Psikologe klinike dhe shkollore).
Puna si psikologe në gjimnaz e në shkolla 9-vjeçare, njohja nga afër e psikologjisë së adoleshentëve e kanë bërë që të rendisë me dhjetëra raste të problemeve që shfaqin ata dhe pasojat që kanë pasur.
I ka ndodhur të përballet me shumë probleme të adoleshentëve, që nga ato që në moshën 15 vjeç bie në dashuri dhe kërkon të martohet e deri tek ata që qajnë dhe vuajnë se prindërit nuk i japin lirinë e kërkuar, se ata vetë harrojnë se dikur kanë qenë në të njëjtën moshë. Ankthi i prindërve shqiptarë mbetet veçanërisht seksi në moshë fare të re tek fëmijët e sotëm.
E pyesim psikologen Turhani se çfarë mendim ka mbi raportet seksuale të hershme. - "Kjo varet se si i riu apo e reja e përjeton seksualitetin e vet dhe se sa dëshirë ka të eksplorojë në një marrëdhënie. Hyrja ose të pasurit marrëdhënie seksuale pa qenë i informuar ka problemet e veta. Është e rëndësishme që partneri ose partnerja me të cilin shoqërohesh, të ketë ndjenja, dëshirë dhe të përcjellë besim dhe mbi të gjitha çifti duhet t'i marrë kohë njëri-tjetrit. Vetëm kështu e shoh si proces normal.
Por kur marrëdhënia seksuale kthehet si një objekt që duhet ta konsumojë për të thënë që janë djem ose vajza me eksperiencë, atëherë lind pyetje a flasim këtu për intimitet apo thjesht për konsumim. Kjo e fundit i bën shumë dëm një adoleshenti, - thotë ajo.
Seksi nuk është i vetmi fenomen që streson prindërit e sotëm.
Konsumi i duhanit dhe i alkoolit është një tjetër shqetësim: "...Mendoj se fenomenin e alkoolit nuk duhet ta përgjithësojmë.
Mund të them që në çdo klasë të mesme kemi dy apo tre nxënës që e përfaqësojnë klasën me sjelljet e tyre. Por duhet të jemi të kujdesshëm se adoleshentët e përdorin duhanin apo alkoolin për t'i thënë të tjerëve që ne jemi rritur dhe kërkon të afirmohet dhe t'i afrohet modelit që do t'i ngjajë, - thotë psikologia.


Kontakti seksual
"Pra, ndër moshat 13-15 vjeç në vendin tonë janë gati 14 për qind nxënësve që janë të përfshirë në kontakte seksuale. Kurse në Europë lidhur me kontaktet seksuale të adoleshentëve respektive kemi një incidente që luhatet nga 12% në Sllovaki ne 61% në Groenlande).
Në përgjigje të pyetjes sonë rezulton se 14 % adoleshentë deklarojnë se kanë pasur kontakte seksuale, kemi rreth 7% të tyre që e kanë përdorur kondomin në kontaktin e fundit seksual dhe 7% të tjerë që nuk e kanë përdorur atë".

Duhani
"Janë 24 për qind e nxënësve që kanë tymosur të paktën një herë në jetë, një shifër kjo që nuk është për t'u nënvleftësuar. E themi këtë pasi është një precedent që shumë nga ata që tymosin sikur edhe një herë, janë potencialisht kontingjent për t'iu bashkangjitur radhëve të duhanpirësve.
Shifrat vërtet nuk janë alarmante, pavarësisht një trendi në rritje të tyre, por ajo që duhet të na shqetësojë është një e vërtetë e madhe, e pranuar nga vetë fëmijët gjatë anketimit: Kemi fëmijë të moshës 11 - 15 vjeç që pinë duhan, dhe kjo është problem sa shëndetësor po aq edhe edukativ, sa familjar aq edhe shoqëror, sa aktual po aq edhe perspektiv".

Këshilla

Çfarë duhet të bëjnë mësuesit kur ka nxënës të dashuruar në klasë?
Mos i gjykojnë ata.
Mos bisedojnë privatisht me mësuesit e tjerë rreth këtyre nxënësve
Të bëjnë sikur nuk i vënë re lëvizjet apo ngacmimet e tyre.
Të hapin shpesh tema për t'u debatuar rreth këtyre çështjeve.
E rëndësishme është t'i pranojnë ashtu siç janë.
Po prindërit si duhet të reagojnë?

Të bisedojnë shpesh me fëmijët për dashurinë dhe marrëdhëniet në çift.
Këto tema nuk duhet të konsiderohen tabu.

T'iu tregojnë fëmijëve historitë e tyre më të mira të dashurisë.
E rëndësishme është që fëmijët të kuptojnë anët pozitive të lidhjeve dashurore.
Shpesh herë gjërat nuk funksionojnë siç duam ne, probleme me veten, familjen, miqtë, shkollën apo punën. Herë flasim me dikë, herë heshtim.
Pengesat kapërcehen më lehtë nëse prindërit janë pranë!
Nëse jeni prind mund të sillni në mendje adoleshencën tuaj, apo karakteristikat e fëmijës suaj, nëse jeni adoleshent ju dini shumë gjëra për këtë moshë. Ju prindër duke u bazuar tek eksperiencat e prindërve tuaj me ju, tek ato që keni lexuar apo intuitivisht mund të keni zbatuar disa prej këshillave.

Vetë adoleshentët duhet të jenë bashkëpunues me prindërit, duhet t'i japin atyre mundësinë për t'i kuptuar dhe qëndruar pranë duke pasur parasysh se asnjë ndryshim nuk ndodh pa dëshirën e të dy palëve.
Simptomat e adoleshencës:

Ndryshimet e lehta shpirtërore.
Periudha e mbylljes në vetvete.
Mungesa e qetësisë shpirtërore.
Ndryshimi i oreksit.
Ndryshimi i orarit të gjumit.

Në këtë moshë, te të rinjtë rritet dëshira për të provuar gjëra të reja.
Në këtë periudhë, fëmija ka nevojë të vlerësohet dhe të mbështetet.
Një fëmijë, që nuk e plotëson këtë nevojë në familje, do ta gjejë këtë mbështetje të munguar në shoqëri.

STUDIMI I INSTITUTIT TË SHËNDETIT PUBLIK
SJELLJET E RREZIKSHME; PËRDORIMI I DUHANIT DHE ALKOOLIT NË FËMIJËT E MOSHËS SHKOLLORE.
"Duhanpirja është kërcënimi më i madh për shëndetin në Shqipëri"27) - theksohet në Strategjinë e Shëndetit Publik dhe Promocionit të Shëndetit, duke shpallur kështu një të vërtetë të hidhur, të përbotshme, duke demaskuar një "vrasës legal", që shëtit lirshëm në shoqëri, si edhe duke i rënë "kambanave të alarmit" për sensibilizimin dhe mobilizimin e të gjithë shoqërisë në luftë kundër pasojave të pa riparueshme të këtij "armiku të shëndetit".
Kështu pyetjes "a keni pirë ndonjëherë duhan në jetën tuaj (qoftë edhe një cigare)" nxënësit iu përgjigjën si më poshtë:


Nr Sa shpesh e pini duhanin? Numër %
1 Çdo ditë 34 1%
2 Disa herë në javë, jo çdo ditë 54 2%
3 Më pak se një herë në javë 117 4%
4 Nuk pi duhan 2523 91%
5 Pa përgjigje 55 2%
Kemi fëmijë të moshës 11 - 15 vjeç që pinë duhan, dhe ky është problem sa shëndetësor po aq edhe edukativ, sa familjar aq edhe shoqëror, sa aktual po aq edhe perspektiv. Për këtë arsye edhe përgjigja ndaj këtij problemi duhet të vijë nga strukturat shëndetësore dhe ato edukative, nga familja dhe nga e gjithë shoqëria, përgjigje që duhet dhënë sot, por edhe në vazhdimësi për nesër dhe përgjithmonë.

Shpeshtësia e pirjes Birrë Verë Pije me ngjyrë

Çdo ditë 69 2% 80 3% 134 5%
Çdo javë 163 6% 133 5% 135 5%
Çdo muaj 95 3% 134 5% 69 2%
Rrallë 1114 40% 1093 39% 494 18%
Kurrë 1260 45% 1239 45% 1816 65%
Pa përgjigje 82 3% 104 4% 132 5%

Nga ky këndvështrim nuk bën përjashtim as vendi ynë. Cilat janë shifrat që përfaqësojnë vendin tonë në këtë drejtim ? Pra, siç shihet nga kjo tabelë, niveli i alkolpirjes tek fëmijët e moshës
shkollore në vendin tonë është relativisht i ulët, pothuaj sa shumica e vendeve të tjera europiane që marrin pjesë në studim.
Kështu të dhënat për alkolpirjen javore luhaten në 6% për birrën, 5% për verën dhe 5% për pijet e forta me ngjyrë. Por, pavarësisht kësaj, na duhet të theksojmë se është gjithmonë e rëndësishme të parandalojmë fenomenin pa u bërë ende shqetësim shoqëror, kur ai është në fillimet e veta, dhe jo të presim e të kujtohemi për të, kur ai të jetë shtrirë në gjerësi e në thellësi. Gjykojmë të rëndësishme në këtë aspekt sqarimin e rolit dhe qëndrimit të shoqërisë kundrejt problemeve të tilla sociale tek fëmijët e moshës shkollore.

SJELLJET SEKSUALE; EKSPERIENCA E MARREDHËNIEVE SEKSUALE.

pd_sex_070731_ms.jpg
"Sjellja e shëndetshme seksuale ose mirëqenia seksuale përfshin katër fusha zhvillimi që janë :
- ndjenjat pozitive rreth trupit të dikujt
- ndjenjat e ngritjes dhe dëshirës seksuale
- përfshirja në sjellje seksuale
- dhe për ata që janë përfshirë në marrëdhënie seksuale, praktikimi i
seksit të sigurt".
"...Të gjithë duhet të jemi të ndërgjegjshëm që, përfshirja në sjellje seksuale dhe akoma më shumë përfshirja në marrëdhënie seksuale, është një sjellje që shoqërohet me shumë dilema dhe që ka nevojë të vlerësohet e të peshohet gjatë, para se të kryhet. Dhe kjo për shumë arsye. Është një ironi e fatit që shumë vendime për veten, njerëzit detyrohen t'i marrin kur nuk e kanë pjekurinë e duhur për atë që do të bëjnë.

Kështu edhe për përfshirjen në marrëdhënien seksuale, adoleshentët piqen seksualisht dhe kanë dëshira seksuale që në moshë fare të njomë, që kur janë 12-15 vjeç.
Pra, ndër moshat 13-15 vjeç në vendin tonë gati 14% janë të përfshirë në kontakte seksuale dhe një shumicë prej 2369 nxënësish , në 2779 pyetësorë të mbledhur, që nuk e kanë provuar këtë eksperiencë.

Kurse në Europë lidhur me kontaktet seksuale të adoleshentëve respektive kemi një incidencë që luhatet nga 12% në Sllovaki ne 61% në Groenlande). Nisur nga këto të dhëna duhet patjetër të modelojmë punën tonë edukative në drejtim të krijimit të qëndrimeve pozitive dhe sjelljeve të shëndetshme për ata që përfshihen në përvoja të caktuara seksuale.
Ajo që ne këshillojmë dhe tentojmë të edukojmë tek adoleshentët është që, në pamundësi për të spostuar moshën e kontaktit të parë seksual, gjithmonë duhet të përdoren masa mbrojtëse për seks të sigurt.
Në këtë kuptim metoda më e mirë është përdorimi i kondomit apo prezervativit. Sa e njohin dhe sa e përdorin adoleshentët tanë këtë metodë?
Në përgjigje të pyetjes sonë rezulton se në 14% adoleshentë që deklarojnë se kanë pasur kontakte seksuale, kemi rreth 7% të tyre që e kanë përdorur kondomin në kontaktin e fundit seksual dhe 7% të tjerë që nuk e kanë përdorur atë.
Ndaj tentativa jonë për të rritur ndjeshmërinë e brezit të ri për mbrojtjen e shëndetit përmes seksit të sigurt duhet të jetë e vazhdueshme, duhet të përsëritet me të njëjtin intensitet dhe mbi të gjitha, duhet të jetë sa më bindëse dhe sa më shkencore. Vetëm përmes kësaj pune ne do të arrijmë të jemi të suksesshëm tek adoleshentët, duke tentuar të realizojmë ndryshimin e sjelljeve të tyre drejt sjelljeve të shëndetshme - thuhet në studimin e ISHP-së.

Entela Resuli, G. Shekulli