Saturday, January 8, 2011

Arrestohet djali i deputetes Arta Dade, plagosi nipin e Adil Çarçanit

Besnik Dabulla, djali i deputetes të Partisë Socialiste, Arta Dade është vënë në pranga nga policia për akuzën e plagosjes dhe armëmbajtjes pa leje.

Policia e Tiranës bëri të ditur sot se zanafilla e ngjarjes ka qënë një sherr që ka nisur në mbrëmje vonë në lokalin që është në pronësi të Dabullës në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i plagosur rëndë për jetën, shtetasi Endrin Lufi, nipi i ish-anëtar I Byrosë politike të kohës së Hoxhës, Adil Carcani. Lufi ishte duke darkuar dhe ne lokal ndodhej dhe Shkëlzen Hoxha, nipit i Enver Hoxhës, djalit të Ilir Hoxhës.

Burime zyrtare nga Policia e Tiranes bënë të ditur se, në këtë konflikt u përfshinë shtetasit: Besnik Dabulla, djali i deputetes se Partise Socialiste, Arda Dade, Edrin Lufi, nipi i ish- kryeministrit te fundit komunist Adil Çarçani si dhe Shkelzen Hoxha, nipi i ish -diktatorit komunist Enver Hoxha.
Sipas policisë, shtetasit e lartepermendur ndodheshin duke darkuar në një lokal prane ish -zones se bllokut kur, Besnik Dabulla është konfliktuar me Edrin Lufin duke e plagosur me arme zjarri atë.

Forcat e policisë që shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes sekuestruan me cilesine e proves materiale një armë zjarri tip pistolete, që mendohet se i perket autorit të dyshuar të ngjarjes. Ndërkohë që u morr masa e arrestit në flagrancë ndaj shtetasit Besnik Dabulla me akuzat e "Plagosjes së rëndë" dhe "Armëmbajtjes pa leje".
Të njëjtat burime bene të ditur gjithashtu se, per dokumentimin e plote ligjor te ngjarjes është ngritur nje grup i posacem hetimor ne drejtimin e Prokurorise se Tiranes.

Balkanweb



Kur ish komunistët fillojnë e vriten mes njëri-tjetrit do të thotë se pazaret e tyre  për robërimin e qytetarëve nuk kanë shkuar si duhet. Eshtë qetësia dhe harmonia e tyre që duhet të na shqetësojë më shumë.
Ndal paditurisë!


No comments: