Saturday, January 8, 2011

72 virgjëresha na qenka parajsë, po 100?

Ore, këta mirë bëjnë që krijojnë dhe besojnë një Zot të gjithëpushtetshëm, kur përmes frikës ndaj tij detyrohen të sillen drejtë dhe mirë, po pse dreqin e shfaqin kaq të gabuar?
Më mbeti në mendje një përshkrim i sures 55:72, nga Al – Tirmidhiu, e më vonë edhe nga Ibn Kathiri, ku thuhet se shpërblimi më i vogël për banorët e xhenhetit (parajsës) do të jenë 72 virgjëresha.

E para që mendova ishte pikërisht numri 72, jo për faktin se më interesonte numri, por sepse më bëri kurioz fakti, se përse shkruhet pikërisht 72, përse pikërisht ky numër i caktuar? Pasi u rreka më kot t'i gjeja një kuptim, thashë direkt atë që mendova instiktivisht:
"Flitet për numra, për një jetë të pafundtë"?!!!

Sado i madh të jetë ky numër, përsëri mbetet i pakrahasueshëm me pafundësinë e përjetshme.

Megjithatë, iu riktheva termit e virgjër. Femra në moshë rinore dhe të virgjëra.  
Kush joshet vallë me femra të virgjëra, apo me femra që virgjërohen pas çdo akti seksual?

Si mund të jetë vallë kënaqësi të merresh gjithë jetën duke zhvirgjëruar, të njëjtat 72 femra të virgjëra?

72 virgjëreshat


Kaq banale është vallë kënaqësia, sa të izolohet vetëm në këtë përsiatje të dhimbshme fizike?

Opo e marrim si të mirëqenë, që kështu na qenka e ashtëquajtura Parajsë - Xhenheti, po femrat vallë pse u dashkan joshur, për të plotësuar këtë numër, apo për të parë të dashurit e tyre, rrethuar me virgjëresha?

I habitur e çoroditur e hedh tutje këtë kapitull të çuditshëm dhe i rikthehem asaj jetës time ferr, që edhe përse vetëm me një femër dhe aspak të virgjër, mrekullohem.
Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

No comments: