Thursday, January 13, 2011

Albioni i vjetër

Britania në prehistori është quajtur ALBION, rreth 1700-vjet p.k. Ajo ka qenë e banuar në antikitet nga një valë popujsh me origjinë nga zona e Azisë së Vogël dhe gadishulli Ilirik. http://en.wikipedia.org/wiki/Albion

 Edhe ne Britani gjendet varre me tuma, po ashtu si tek iliret, qe tregon se aty ka pasur nje prezence te forte ilire, ashtu sic deshmojne edhe burimet historike.

Librat me te rendesishem mesjetar te Britanise si ai i Gefrey of Manmouths & Nenniu, tregojne se Britanine antike e kane banuar fise te ndryshme, te cilat kane qene te nje etnie. Në këto dy libra shkruhet që Britania e vjetër ka qenë banuar nga trojanë, pasi një pjese e dardanëve të Trojës emigruan për në Britani me liderin e tyre Britin, i cili e nxori një pjesë të popullsisë dardane nga Italia, për arsye se pa dashur vrau të atin dhe në krye të tyre, emigroi për në Albion. Ai i vendosi te gjithe ishullit emrin Britani, sipas emrit te tij dhe nje pjese te tij e quajti Alban, sipas emrit te djalit te tij, ku sot ndodhet Skocia.

Per kete periudhe historike flitet shume pak, pasi historia e Bbritanise fillon vetem kur Çezari e pushton ate, ndersa per historine e popullit qe pushtoi Cezari, nuk thuhet asgje...

Kjo popullsi trojane banoi ne Britani deri ne kohen, qe aty mberriten anglo-sakset, ne shekullin e VII. Edhe anglo-sanksonet, ishin me origjine ilire dhe kjo tregohet nga vete ata, kur flasin per origjinen e tyre.
Irlandezet e vjeter, ia dedikojne origjinen e tyre Milesise se Azise se vogel, te cilet ishin nje popullsi me origjine trako-skithe. Kjo popullsi e udhehequr nga dy lideret e saj, Doni dhe Eremoni u vendos perfundimisht ne Irlande, qe ne ate kohe banohej nga nje popullsi tjeter, qe quhej Teuta Denan dhe para saj Partholanet.
E njejta gje mund te thuhet edhe per Belgjiken, pasi tek historia e "Hainhautit", thuhet se nga familja princore trojane, nje pinjoll i saj i quajtur Bavo, nipi i Laomedonit, kusheririt te Priamit, u vendos ne Belgjiken e sotme. Ne qytetin Gent eshte edhe sot Katedralja e Shen-Bavos, pasi aty ishte qendra e shtetit qe ngriti Bavo.

Sipas Strabonit, ne Belgjike ka nje qytet bregdetar qe quhet Venetia, si Venecia ne Itali dhe kjo mendohet si e themeluar nga trojanet, apo ndryshe iliret.
Po te njejten gje mund te themi edhe per Skandinavine antike, ku burimet mesjetare te Robert Wace, Proza Eda, Hemiskringla, tregojne se Skandinavia eshte banuar nga nje popullsi nga zona e Trojes dhe Trakes dhe territoret e Detit te Zi. Burimet historike jane te pakta, por ato deshmojne te njejten gje, si dhe te dhenat arkeologjike. Edhe ne territoret e Skandinavise mbizoteron varrimi me tuma, qe ne kohen e Bronzit, i cili del edhe gjate epokes se hekurit, ashtu si dhe tek iliret. Madje ne Skandinavi, varrimi me tuma vazhdon deri ne shek XI.

Origjina e britanikëve

Anglia ka një histori të vjetër shumë interesante. Kombi i sotëm anglez është formuar nga përzierja e popullsive të ndryshme që kanë pushtuar ishullin gjatë periudhave të ndryshme historike.
Në kohët më të vjetra rreth 1723 p.k. vendi është quajtur Albion dhe në shek. X-të p.k ka marrë emrin Britani. Dyndja më e rëndësishme që ka krijuar kombin anglez është dyndja anglo-sakse e shek. VI-VII-të. Përzierja e popullsisë anglo-sakse me popullsinë vendase që ishte me origjinë dardano-trojane, çoi në formimin e kombit anglez, apo britanik.

Kush ishin anglo-sakët dhe nga erdhën?

Në histori tashmë është pranuar hapur se të ashtëquajturat dyndje gjermanike kanë patur si fillesë të tyre rrethinat e Detit të Zi, sidomos pjesa perëndimore e tij, që në atë kohë ka qenë e banuar nga një popullsi e quajtur skithe dhe dake, si dhe nga Danubi, ku banonte në atë kohë popullsia e quajtur iliro-trake.
Shpërngulja e këtyre popujve drejt perëndimit u bë masive në shek. V-VI-të. Në këtë kohë në Evropë fillojnë dyndjet sllave, të cilat niseshin nga Azia Qëndrore drejt Evropës. Ardhja e sllavëve është shkaku kryesor i kësaj vale të madhe shpërnguljesh të popujve, të cilat trazuan Evropën për një kohë të gjatë. Mund të thuhet me bindje që dyndjet në Evropë mbarojnë në shek. X-XIII-të me vendosjen e disa fiseve turke në Azi të Vogël.
Britaninë në prehistori e kanë banuar keltët, të cilët nuk dihen se nga e kanë origjinën. Librat e mesjetës flasin për një prani të madhe të popullsisë me origjinë pellazgo-ilire dhe kështu keltët nuk janë gjë tjetër veçse degë e kësaj popullsie. Në shek. e VI-të, në Britaninë e sotme dynden anglo-saksët dhe piktët.
Në shek. X-XII-të ka një dyndje të skandinavëve dhe për këtë arsye britanikët kanë ngjashmëri antropologjike me skandinavët. Pra ka një numër të madh popujsh, që përbëjnë etninë britanike, që në thelb janë popullsi e vjetër evropiane.
Kur flitet për origjinën e anglo-saksëve nuk thuhet hapur se nga kanë ardhur, por thuhet me hamendje se kanë ardhur nga veriu i Gjermanisë dhe janë të një rrace me gjermanët, apo edhe me skandinavët.
Që janë të një rrace me gjermanët këtë nuk e diskuton askush, por ajo që diskutohet është origjina e fiseve gjermane. Sipas burimeve historike, fiset gjermane kanë ardhur nga territoret midis Detit të Zi dhe Adriatikut, pra nga veriu i Ilirisë.
Kështu edhe anglo-saksët, që janë të një rrace me gjermanët, kanë ardhur nga territore nga ku erdhën gjermanët.
Anglo-saksët në kronikat e tyre e kanë treguar shumë qartë origjinën e tyre.
Në kronikën më të rëndësishme anglo-sakse të quajtur "Widuking" thuhet se: anglo-saksët e kanë prejardhjen nga Maqedonia. (Vep. cit. Rydberg's teutonic mythology, pjesa e II, parag. 16)
Maqedonia është quajtur shumë më vonë me këtë emër, pasi emri i saj i vërtetë është Paioni. Pra, që anglo-saksët kanë dalë nga fisi ilir i paionëve, ashtu si edhe frankët, vandalët, ndërsa gotët dalin nga mysia.
Anglo-saksët pasi shpërngulen nga Paionia e Ilirisë vendosen në Gjermaninë veri-perëndimore. Kështu e fillojnë disa historianë zanafillën e anglo-saksëve dhe nuk u intereson apo dhe nuk duan t'ia dinë se para se të vendoseshin në atë territor, nga kanë emigruar.(?!) Kronikat e tjera të mëpasme tregojnë luftërat që bënë anglo-saksët për të pushtuar Britaninë. Pra, si përfundim, anglo-saksët janë me origjinë ilire.

Skithët dhe Piktët
Fise të rëndësishëm, që kanë luajtur rol të rëndësishëm në formimin e kombit britanik, sot janë pikët, të cilët quheshin pikërisht kështu pasi pikturonin trupin me tatuazhe, si edhe skithët.
Në "Piktich Chronical" thuhet se:
"Njerëzit e Skithisë kanë lindur me flokë të bardhë për shkak të borës së vazhdueshme dhe nga ngjyra e flokëve iu dha emri njerëzve alban, nga ata skotët dhe piktët e kanë origjinën".
Pra, një pjesë e britanikëve rrjedhin nga fiset skithe, të cilat kishin etnicitet të njëjtë me dakët dhe trakët dhe të njëjtën gjuhë me ta. Meqë gjuha dake sot përkthehet nga shqipja, atëherë edhe skithët e bardhë kanë folur një variant, apo dialekt të shqipes së sotme. Edhe antropologjikisht Britania ka një larmi popujsh përsa i përket të dhënave qafalike duke filluar nga mezocefalas, dolicefalas dhe brakicefalas, që tregon për diversitetin e fiseve që e kanë populluar atë rajon, të cilat në thelb kanë qenë pak a shumë të përafërt. Britanikët e vjetër kanë qenë brakicefal, por bashkimi i tyre me dolicefalin skandinaz ka sjellë edhe këtë përzierje.
Gjuha, pavarësisht se në shekuj evolon dhe ndryshon, mbetet një nga shtyllat kryesore për të përcaktuar origjinën e kombeve të caktuara. Pikërisht duke u bazuar tek gjuha do të tregojmë ngjashmëritë e anglishtes me shqipen, që kanë ardhur si rezultat i këtyre popujve ilirë, që kanë populluar historikisht Anglinë.

Anglishtja ka huazuar pjesën më të madhe të leksikut nga latinishtja, por siç e pamë (Shiko http://www.youtube.com/watch?v=UMLAWedKmtk&feature=related dhe http://www.youtube.com/watch?v=5YMHQNEB3k0&feature=related) shumë fjalë latine janë të përbashkëta me shqipen dhe kuptimin e marrin nga ajo. Pothuajse një pjesë e madhe e fjalëve të shpjeguara tek videot lart gjenden edhe tek anglishtja dhe për të mos i përsëritur 2-herë, nuk do i shpjegoj. Tek kjo pjesë do shpjegojmë ato fjalë që anglishtja letrare i ka të përbashkëta me shqipen.
Le ti marrim me rradhë ato fjalë të anglishtes që kanë etimologji të njëjtë me shqipen, ose që kuptimi i tyre tregohet nga shqipja, ose nga bashkimi i disa fjalëve shqip.

Në mitologjinë kelte njeriu i parë që ka lindur quhet Buri dhe u lind nga Ymri. Vetë Buri lindi Borin. Bori u martua me Bestlan, vajzën e gjigandit Boltha. (mit. gjermane)
Buri, sipas etimologjisë gjermane është i pari njeri që ka lindur në tokë. Fjalën burri, që tregon dhe të parin njeri që ka lindur në tokë, sot e ka vetëm shqipja dhe tregon burrin.
Fjala Ymri, që ka kuptimin edhe të shpirtit, ishte babai i Burrit.
Ymri është ai që i dha jetën Burit. Në shqip ymër, do të thotë jeta dhe sot ende të vjetrit e përdorin për të uruar dikë si: Tu rritë ymri, pra tu rrittë jeta.

Në mitologjinë Kelte ka disa emra perëndish që shpjegohen me shqipen.
- Lug, ishte perëndia që shërbente për të ngritur, ose kthyer diçka, që në shqip i përgjigjet fjala lugë, që është sendi, që përdorim për të trazuar diçka. Lug është përdorur për krahun dhe shqipja ruan shumë mirë fjalën lugë, që nuk është krah, por një që shërben për të trazuar ushqimin. Disa autorë këtë fjalë e përkthejnë edhe me emrin Lugat, që përdoret për diçkla të frikshme dhe të keqe.
- Ler, quhej djali i perëndeshës së detit. Ler në shqip quhet një pellg me ujë të pisët, (lërë).
Sidhe, ishte perëndia e tokës, pra e dheut dhe në shqip është si-dhe, pra është si dheu.
- Ben Sidhe, ishte perëndia që të lajmëronte vdekjen, pra është ajo që do të thotë se do të bëjë si dhe, pra do të vdesësh.
- Karman, ishte perëndia e së keqes dhe e ka shpjegimin me fjalën "kërmë" të shqipes, që përdoret ende sot jo vetëm për kërmën si kërmë, por edhe për të treguar një njeri shumë të keq.
Ritet e Druizmit
- Druid, ishte feja e vjetër e të gjithë Europës, që e ka origjinën nga fjala dru e shqipes, pasi ata praktikonin një fe që lidhej me drurët. Në Dodonë, në qendrën më të vjetër fetare të shqiptarëve praktikohej një ritual fetar, ku priftërinjtë shikonin fatin nga gjethet e lisit. Klasa priftërore në gjuhën e kësaj kohe, quhej sipas fesë që ata praktikonin, druid.
- Macha, ishte perëndia e luftës, ajo që bëhej shkaktore për fillimin e tyre dhe që nga shqipja masha që shtyn zjarrin, pra ajo që fut mashën dhe ndez zjarrin.
- Anu, ishte perëndia e qiellit, pra nga fjala shqipe ana, që mund të jetë edhe sinonimi i qiellit.
- Math, ishte perëndia që tregonte shumicën, pra nga fjala shqipe math apo madh e shqipes së sotme.

Në Angli ka ekzistuar edhe festa e quajtur Alban, që do të thotë festa e dritës dhe e bardhësisë dhe janë plot 4 festa verore që mbajnë emrin Alban.

Shkëputur nga libri "Roli pellazgo-ilir në formimin e kombeve dhe gjuhëve europiane" - Elena Kocaqi

Shkroi: Stop Injorancës

No comments: